LIGJI NR. 04/L-153 PËR RATIFIKIMIN E AMENDAMENTIT TË NENEVE TË MARRËVESHJES SË FONDIT MONETAR NDËRKOMBËTAR MBI REFORMËN E BORDIT EKZEKUTIV / ANEKSI
This law ratifies an amendment to the Articles of Agreement of the International Monetary Fund concerning reform of the Executive Board.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-153
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This law ratifies an amendment to the Articles of Agreement of the International Monetary Fund concerning reform of the Executive Board. This article says the law’s purpose is to ratify an amendment to the IMF Articles of Agreement on Executive Board reform. This article ratifies an IMF amendment on Executive Board reform and says the amendment text is attached in Annex I. The Government of the Republic of Kosovo is responsible for implementing this law, in cooperation with the Central Bank of the Republic of Kosovo. This article says the law takes effect 15 days after publication in the Official Gazette.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-153 PËR RATIFIKIMIN E AMENDAMENTIT TË NENEVE TË MARRËVESHJES SË FONDIT MONETAR NDËRKOMBËTAR MBI REFORMËN E BORDIT EKZEKUTIV / ANEKSI
Showing 5 of 5
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This law ratifies an amendment to the Articles of Agreement of the International Monetary Fund concerning reform of the Executive Board.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 32 20 NËNTOR 2012, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-153 PËR RATIFIKIMIN E AMENDAMENTIT TË NENEVE TË MARRËVESHJES SË FONDIT MONETAR NDËRKOMBËTAR MBI REFORMËN E BORDIT EKZEKUTIV Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të neneve 18 dhe 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR RATIFIKIMIN E AMENDAMENTIT TË NENEVE TË MARRËVESHJES SË FONDIT MONETAR NDËRKOMBËTAR MBI REFORMËN E BORDIT EKZEKUTIV
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law’s purpose is to ratify an amendment to the IMF Articles of Agreement on Executive Board reform.
Neni 1 Ky ligj ka për qëllim të ratifikojë Amendamentin e Neneve të Marrëveshjes së Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi Reformën e Bordit Ekzekutiv, të miratuar nga Bordi i Guvernatorëve më 15 dhjetor 2010 me Rezolutën nr. 66-2. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article ratifies an IMF amendment on Executive Board reform and says the amendment text is attached in Annex I.
Neni 2 1. Ratifikohet Amendamenti i Neneve të Marrëveshjes së Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi Reformën e Bordit Ekzekutiv, i miratuar nga Bordi i Guvernatorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar më 15 dhjetor 2010 me Rezolutën Nr. 66-2. 2. Amendamenti i Neneve të Marrëveshjes së Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi Reformën e Bordit Ekzekutiv në origjinal në gjuhën angleze dhe i përkthyer në gjuhët shqipe dhe serbe është i paraqitur në Aneksin I të këtij ligji. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Government of the Republic of Kosovo is responsible for implementing this law, in cooperation with the Central Bank of the Republic of Kosovo.
Neni 3 Për zbatimin e këtij ligji në pajtim me procedurat në fuqi është përgjegjëse Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect 15 days after publication in the Official Gazette.
Neni 4 Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/ L-153 01 nëntor 2012 Shpallur me dekretin Nr.DL-051-2012, datë 09.11.2012 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga. 1 LIGJI Nr. 04/L-153 PËR RATIFIKIMIN E AMENDAMENTIT TË NENEVE TË MARRËVESHJES SË FONDIT MONETAR NDËRKOMBËTAR MBI REFORMËN E BORDIT EKZEKUTIV ANEKSI 1. Qeveritë në emër të të cilave është nënshkruar kjo Marrëveshje pajtohen si më poshtë: 1. Teksti i nenit XII, pjesa 3 (b) do të ndryshohet si në vijim: (b) Në bazë të (c) më poshtë, Bordi Ekzekutiv do të përbëhet nga njëzet(20) Drejtorë Ekzekutivë të zgjedhur nga anëtarët, me Drejtorin Menaxhues si kryesues. 2. Teksti i nenit XII, pjesa 3 (c) do të ndryshohet si në vijim: (c) Për qëllimet e çdo zgjedhjeje të rregullt të Drejtorëve Ekzekutivë, Bordi i Guvernatorëve, me një shumicë prej tetëdhjetë e pesë për qind (85 %) të votave të përgjithshme, mund të rrisë apo të ulë numrin e Drejtorëve Ekzekutivë të specifikuar në pikën (b) më sipër. 3. Teksti i nenit XII, pjesa 3 (d) do të ndryshohet si në vijim: (d) Zgjedhjet e Drejtorëve Ekzekutivë do të kryhen në intervale prej dy (2) vitesh në përputhje me rregulloret që do të miratohen nga Bordi i Guvernatorëve. Këto rregullore do të përfshijnë një kufizim në numrin e përgjithshëm të votave që më shumë se një (1) anëtar mund të hedh për kandidatin e njëjtë. 4. Teksti i nenit XII, pjesa 3 (f) do të ndryshohet si në vijim: (f) Drejtorët Ekzekutivë do të vazhdojnë detyrën derisa pasardhësit e tyre të jenë zgjedhur. Nëse pozita e një Drejtori Ekzekutiv mbetet vakante më shumë se nëntëdhjetë (90) ditë para përfundimit të mandatit të tij, një tjetër Drejtor Ekzekutiv do të zgjedhet për mandatin e mbetur, nga ana e anëtarëve që kanë zgjedhur ish-Drejtorin Ekzekutiv. Për zgjedhje do të nevojitet shumica e votave. Derisa pozita mbetet vakante, Zëvendësuesi i ish-Drejtorit Ekzekutiv do të ushtrojë kompetencat e tij, përveç atë të emërimit të Zëvendësuesit. 5. Teksti i nenit XII, pjesa 3 (i) do të ndryshohet si në vijim: (i) Çdo Drejtor Ekzekutiv ka të drejtë të hedhë numrin e votave që u hodhën në dobi të zgjedhjes së tij. (ii) Kur dispozitat e pjesës 5 (b) të këtij neni janë të zbatueshme, votat që një Drejtor Ekzekutiv ndryshe do të kishte të drejtë t’i hedhte do të rriten ose zvogëlohen në mënyrën përkatëse. Të gjitha votat që një Drejtor Ekzekutiv ka të drejtë të hedhë, do të hedhën si një njësi. (iii) Kur pezullimi i të drejtave të votës së një anëtari të ndërpritet sipas nenit XXVI, pjesa 2(b), anëtari mund të pajtohet me të gjithë anëtarët që kanë zgjedhur një Drejtor Ekzekutiv që numri i votave të ndara për atë anëtar do të hedhen nga ai Drejtor Ekzekutiv, me kusht që, nëse nuk është kryer zgjedhja e rregullt e Drejtorëve Ekzekutivë gjatë periudhës së pezullimit, Drejtori Ekzekutiv në zgjedhjen e të cilit anëtari kishte marrë pjesë para pezullimit, apo pasardhësi i tij i zgjedhur në përputhje me paragrafin 3 (c) (i) të Aneksit L ose me (f) më sipër, ka të drejtë të hedhë numrin e votave të ndara për anëtarin. Anëtari, do të konsiderohet se ka marrë pjesë në zgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv, me të drejtë për të hedhur numrin e votave të ndara për atë anëtar. 6. Teksti i nenit XII, pjesa 3 (j) do të ndryshohet si në vijim: (j) Bordi i Guvernatorëve miraton rregullore sipas të cilave një anëtar mund të dërgojë një përfaqësues për të marrë pjesë në çdo mbledhje të Bordit Ekzekutiv, kur është duke u 2 konsideruar një kërkesë e bërë nga ai anëtar ose një çështje që veçanërisht ka të bëjë me atë anëtar. 7. Teksti i nenit XII, pjesa 8 do të ndryshohet si në vijim: Fondi në çdo kohë do të ketë të drejtë të komunikojë pikëpamjet e veta në mënyrë joformale tek secili anëtar për çdo çështje që del nga kjo Marrëveshje. Fondi, mundet, me një shumicë prej shtatëdhjetë për qind (70%) të votave të përgjithshme, të vendosë të botojë një raport të bërë për një anëtar në lidhje me kushtet e tij monetare apo ekonomike dhe zhvillimet të cilat drejtpërdrejt kanë tendencë për të krijuar një çekuilibrimin serioz në bilancin ndërkombëtar të pagesave të anëtarëve. Anëtari përkatës ka të drejtë të përfaqësimit në pajtim me pjesën 3 (j) të këtij neni. Fondi nuk do të publikojë raportin që përfshin ndryshime në strukturën fundamentale të organizimit ekonomik të anëtarëve. 8. Teksti i nenit XXI(a)(ii) do të ndryshohet si në vijim: (a) (ii) Për vendimet nga ana e Bordit Ekzekutiv për çështjet që kanë të bëjnë ekskluzivisht me Departamentin për të Drejtat Speciale të Tërheqjes, vetëm Drejtorët Ekzekutivë të zgjedhur nga të paktën një anëtar që është pjesëmarrës, kanë të drejtë vote. Secili nga këta Drejtorë Ekzekutivë ka të drejtë të hedhë numrin e votave të ndara për anëtarët që janë pjesëmarrës, votat e të cilëve janë numëruar për zgjedhjen e tij. Vetëm prania e Drejtorëve Ekzekutivë të zgjedhur nga anëtarët që janë pjesëmarrës dhe votat që i ndahen anëtarëve që janë pjesëmarrës do të llogariten për të përcaktuar nëse ekziston kuorumi ose nëse një vendim merret nga shumica e kërkuar. 9. Teksti i nenit XXIX(a) do të ndryshohet si në vijim: (a) Çdo paqartësi sa i përket interpretimit të dispozitave të kësaj Marrëveshjeje, që lind ndërmjet ndonjërit anëtar dhe Fondit ose ndërmjet anëtarëve të Fondit do t’i paraqitet Bordit Ekzekutiv për vendimin e tij. Nëse pyetja prek ndonjë anëtar në veçanti, ai ka të drejtë të përfaqësimit në përputhje me nenin XII, pjesa 3 (j). 10. Teksti i paragrafit 1(a) të Aneksit D do të ndryshohet si në vijim: (a) Çdo anëtar ose grup i anëtarëve që ka numrin e votave të ndara për të të hedhura nga një Drejtor Ekzekutiv do të emëroj një (1) Këshilltar në Këshill, i cili do të jetë Guvernator, Ministër në qeverinë e një anëtari ose person i rangut të krahasueshëm, dhe mund të emëroj deri në shtatë (7) Ndihmës. Me një shumicë prej tetëdhjetë e pesë për qind (85%) të votave të përgjithshme, Bordi i Guvernatorëve mund ta ndryshojë numrin e ndihmësve të cilët mund të emërohen. Një Këshilltar apo Ndihmës do të shërbejë deri në një emërim të ri ose deri në zgjedhjet e ardhshme të rregullta të Drejtorëve Ekzekutivë, cilado që ndodhë më parë. 11. Teksti i paragrafit 5(e) të Aneksit D do të hiqet. 12. Paragrafi 5(f) i Aneksit D do të rinumërohet si 5(e) e Aneksit D ndërsa teksti i paragrafit të ri 5(e) do të ndryshohet si në vijim: (e) Kur një Drejtor Ekzekutiv ka të drejtë të hedhë numrin e votave që i ndahen një anëtari në pajtim me nenin XII, pjesa 3 (i) (iii), Këshilltari i emëruar nga grupi, anëtarët e të cilit kanë zgjedhur atë Drejtor Ekzekutiv ka të drejtë të votojë dhe të hedhë numrin e votave të ndara për atë anëtar. Anëtari do të konsiderohet të ketë marrë pjesë në emërimin e Këshilltarit i cili ka të drejtë për të votuar dhe për të hedhur numrin e votave të ndara për anëtarin. 13. Teksti i Aneksit E do të ndryshojë si në vijim: Dispozitat kalimtare në lidhje me Drejtorët Ekzekutivë 1. Me hyrjen në fuqi të këtij Aneksi: 3 (a) Çdo Drejtor Ekzekutiv i cili është emëruar në pajtim me ish-nenin XII, pjesët 3 (b) (i) ose 3 (c), dhe ka qenë në detyrë menjëherë para hyrjes në fuqi të këtij Aneksi, do të konsiderohet të jetë zgjedhur nga anëtari që e emëroi atë, dhe (b) Secili Drejtor Ekzekutiv i cili hedh numrin e votave të një anëtari në pajtim me ish-nenin XII, pjesët 3 (i) (ii) menjëherë para hyrjes në fuqi të këtij Aneksi, do të konsiderohet të jetë zgjedhur nga ai anëtar. 14. Teksti i paragrafit 1(b) i Aneksit L do të ndryshojë si në vijim: (b) të emërojë një Guvernator ose Guvernator Zëvendësues, të emërojë ose të marrë pjesë në emërimin e një Këshilltari ose Këshilltari Zëvendësues, të zgjedhë ose të marrë pjesë në zgjedhjen e një Drejtori Ekzekutiv. 15. Teksti i pjesës hyrëse të paragrafit 3 (c) të Aneksit L do të ndryshojë si në vijim: (c) Drejtori Ekzekutiv i zgjedhur nga anëtari, ose në zgjedhjen e të cilit ka marrë pjesë anëtari, do të pushojë së mbajturi pozitën, përveç nëse ai Drejtori Ekzekutiv ka të drejtë të hedhë numrin e votave të ndara për anëtarët e tjerë, të drejtat e votimit të të cilëve nuk janë suspenduar. Në rastin e dytë:
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-153 PËR RATIFIKIMIN E AMENDAMENTIT TË NENEVE TË MARRËVESHJES SË FONDIT MONETAR NDËRKOMBËTAR MBI REFORMËN E BORDIT EKZEKUTIV / ANEKSI
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in