LIGJI NR. 04/L-154 PËR PUNIMET NGA METALET E ÇMUARA
This provision is the preamble/title of a law on works made from precious metals, noting that the Kosovo Assembly adopts it under Article 65(1) of the Constitution.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-154
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble/title of a law on works made from precious metals, noting that the Kosovo Assembly adopts it under Article 65(1) of the Constitution. This article says the law sets rules for controlling work made from precious metals, trading it, technical purity/composition requirements, marking, inspection, metrological supervision, and consumer-protection compliance. The law also applies to unfinished goods such as granules, rods, plates, sheets, wire, gold foil, and similar items when they are intended for sale. This article says the law does not apply to several listed categories of precious-metal works and related items. This article defines terms used in the law on precious metals, purity, inspection, and related laboratory concepts.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-154 PËR PUNIMET NGA METALET E ÇMUARA
Showing 33 of 33
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble/title of a law on works made from precious metals, noting that the Kosovo Assembly adopts it under Article 65(1) of the Constitution.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 21 JANAR 2013, PRISHTINË LIGJI NR. 04/L-154 PËR PUNIMET NGA METALET E ÇMUARA Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR PUNIMET NGA METALET E ÇMUARA
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law sets rules for controlling work made from precious metals, trading it, technical purity/composition requirements, marking, inspection, metrological supervision, and consumer-protection compliance.
Neni 1 Qëllimi 1. Me këtë ligj përcaktohen kushtet, mënyra dhe veprimi i kontrollit të punimeve të punuara nga metalet e çmuara si dhe, tregtimi i tyre. 2. Përcaktohen kërkesat teknike me të cilat definohet shkalla e pastërtisë, përbërjes dhe përmbajtjes së metaleve tjera, pjesë prej metaleve jo të çmuara dhe jo metaleve. 3. Rregullon kushtet dhe mënyrën e shënjimit në harmonizim me shenjat ndërkombëtarisht të pranuara, si dhe detyrimet mbi shpenzimet për ekzaminimet dhe shënjimin, rregullon realizimin e inspektimit dhe mbikëqyrjes metrologjike. 4. Siguron që punimet nga metalet e çmuara tregtohen ne përputhje me standardet e mbrojtjes se konsumatorëve. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: The law also applies to unfinished goods such as granules, rods, plates, sheets, wire, gold foil, and similar items when they are intended for sale.
Neni 2 Fushëveprimi Dispozitat e këtij ligji zbatohen edhe për punimet të papërpunuara siç janë: granula, shufra, pllaka, fleta, tela, foli ari dhe të ngjashme, në rast se janë të destinuara për shitje. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article says the law does not apply to several listed categories of precious-metal works and related items.
Neni 3 Përjashtimi 1. Dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen për: 1.1. punime të cilat janë të importuara përkohësisht si një mostër e punimit, punimet për qëllim të promovimit të tregtisë, mostrat për ndërkrahasime laboratorike; 1.2. punime e veshura plotësisht me smalt, gurë të çmuara, perla apo veshje jo metalike; 1.3. punime që metali bazë nuk është metal i çmuar, por janë të veshura plotësisht me metale të çmuara; 1.4. punimet e destinuara për eksport, mund të kenë përbërje dhe përmbajtje tjetër nga ajo që është e paraparë me këtë ligj; 1.5. punime me gurë të çmuar, perla apo punime të tjera të cilave pesha dhe vlera e metalit të çmuar është nën një (1) gram; 1.6. instrumente muzikore, pjesët e instrumenteve muzikore të punuara nga metalet e çmuara; 1.7. pajisjet që janë krijuar për qëllime mjekësore, dentare, veterinare shkencore dhe teknike; 2 1.8. shufra dhe granula të metaleve te çmuara të përdorura në shërbimin bankar, duke përfshirë pllaka të aksioneve; 1.9. monedha antike, medalje që janë punuara nga metalet e çmuara. 1.10. punim i thyer, metali e thyer të destinuar për përpunim të mëtutjeshëm për rafinim. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article defines terms used in the law on precious metals, purity, inspection, and related laboratory concepts.
Neni 4 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Ministria - Ministria përkatëse e Tregtisë dhe Industrisë; 1.2. Ministër - Ministri përkatës i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë; 1.3. Metal i çmuar - platin, ari, paladium dhe argjend; 1.4. Aliazh i metaleve të çmuara - përzierjen homogjene te një metali të çmuar me një ose më shumë metale tjera; 1.5. Punim - çdo artikull i punuar tërësisht apo pjesërisht nga metalet e çmuara dhe aliazhet e tyre; 1.6. Pastërtia - përmbajtja e caktuar e metalit të çmuar në masën e përgjithshme të aliazhit, e shprehur në njëmijë (1000g) gram; 1.7. Shkallë e pastërtisë - përmbajtje më e lartë e metaleve të çmuara në masën e përgjithshme të aliazhit, e shprehur në njëmijë (1000g) gram; 1.8. Shenja e harmonizimit - konformiteti i punimit me kërkesat e përshkruara si dhe përputhshmërinë me pastërtinë e deklaruar; 1.9. Veshje me metale të çmuara - një shtresë të metalit te çmuar, e cila e mbulon të gjithë pjesën e punimit; 1.10. Lidhëse - një lidhje nga metalet e çmuara, të cilat mund të përdoren vetëm si lidhje. 1.11. Punim i papastër - metal i thyer i destinuar për përpunim të mëtutjeshëm për rafinim; 1.12. Gjysmë punim - punim i papërpunuara me qëllim të përpunimit drejt punimit final; 1.13. Shufra dhe granula të metaleve të çmuara - pjesë të metaleve të papërpunuara - thyera; 1.14. Inspektimi metrologjike - mbikëqyrje metrologjike e një punimi, shërbimi, procesi ose të një sistemi matës, sipas kërkesave të caktuara . 1.15 Metoda statistikore - analiza kimike-kuantitative të më shumë se dhjetë (10) copë të punimeve të metaleve të çmuara. 1.16. Laboratori i metaleve të çmuara – laboratori për kontrollimin e cilësisë së punimeve nga metalet e çmuara. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The precious metals laboratory must carry out professional quality-control work and perform listed tasks such as identifying producer marks, keeping records, examining and marking works, testing precious metals and alloys, and cooperating with inspection bodies.
Neni 5 Detyrat dhe Përgjegjësit e laboratorit për fushën e punimeve nga metalet e çmuara 1. Në kuadër të Drejtoratit të Metrologjisë së Kosovës në pajtim me Rregulloren përkatëse për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës të Ministrisë Tregtisë dhe Industrisë, 3 funksionon laboratori i metaleve të çmuara i cili kryen punë profesionale në fushën e kontrollit të cilësisë se punimeve nga metalet e çmuara. 2. Në kryerjen e punëve nga paragrafi 1. i këtij neni, Laboratori i metaleve të çmuara kryen këto detyra: 2.1. përcakton shenjën e prodhuesit; 2.2. mban evidencën e shenjave te prodhuesit; 2.3. kryen ekzaminim dhe shënjimin e punimeve; 2.4. kryen ekzaminim cilësisë se metaleve të çmuara dhe legurave të tyre; 2.5. bashkëpunon me organet inspektuese, organet tjera përgjegjëse dhe ofron ndihmë profesionale në fushën e kontrollit të cilësisë se punimeve. 3. Në rast kontesti të laboratorit me organet tjera përgjegjëse, Drejtorati i Metrologjisë së Kosovës, është organi i fundit në marrjen e vendimit në fushën e kontrollit të cilësisë së punimeve. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Items made of platinum, gold, palladium, or silver must meet one of the listed purity grades in ISO 9202:1991.
Neni 6 Kërkesat teknike për punime 1. Punimet duhet të kenë një nga shkallët të pastërtisë të përcaktuara me standardin ISO 9202:1991 si në vijim: 1.1. punimet e punuara nga Platini: 1.1.1. 950/1000 nëntëqind e pesëdhjetë pjesë në njëmijë gram; 1.1.2. 900/1000 nëntëqind pjesë në njëmijë gram; 1.1.3. 850/1000 tetëqind pesëdhjetë pjesë në njëmijë gram; 1.2. punimet e punuara nga Ari: 1.2.1. 916/1000 nëntëqind e gjashtëmbëdhjetë pjesë në njëmijë gram; 1.2.2. 750/1000 shtatëqind e pesëdhjetë pjesë në njëmijë gram; 1.2.3. 585/1000 pesëqind e tetëdhjetë e pesë pjesë në njëmijë gram; 1.2.4. 375/1000 treqind e shtatëdhjetë e pesë pjesë në njëmijë gram; 1.3. punimet e punuara nga paladiumi; 1.3.1. 950/1000 nëntëqind e pesëdhjetë pjesë në njëmijë gram; 1.3.2. 500/1000 pesëqind pjesë në njëmijë gram; 1.4. punimet i punuara nga argjendi; 1.4.1. 925/1000 nëntëqind e njëzete e pesë pjesë në njëmijë gram; 1.4.2. 835/1000 tetëqind e tridhjetë e pesë pjesë në njëmijë gram; 1.4.3. 800/1000 tetëqind pjesë në njëmijë gram; 2. Punimet e punuara me farkëtim si: monedha ari, monedha argjendi, pllaka përkujtimore e të ngjashme, duhet të kenë këto shkallë të pastërtisë: 4 2.1. punimet e punuara nga Platini: 2.1.1. 999/1000 nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë pjesë në njëmijë gram; 2.1.2. 950/1000 nëntëqind e pesëdhjetë pjesë në njëmijë gram; 2.1.3. 900/1000 nëntëqind pjesë në njëmijë gram; 2.1.4. 850/1000 tetëqind e pesëdhjetë në njëmijë gram; 2.2 punimet e punuara nga Ari; 2.2.1. 999/1000 nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë pjesë në njëmijë gram; 2.2.2. 995/1000 nëntëqind e nëntëdhjetë e pesë pjesë në njëmijë gram; 2.2.3. 990/1000 nëntëqind e nëntëdhjetë pjesë në njëmijë gram; 2.2.4. 986/1000 nëntëqind e tetëdhjetë e gjashtë pjesë në njëmijë gram; 2.2.5. 916/1000 nëntëqind e gjashtëmbëdhjetë pjesë në njëmijë gram; 2.2.6. 900/1000 nëntëqind pjesë në njëmijë gram; 2.2.7. 875/1000 tetëqind e shtatëdhjetë e pesë pjesë në njëmijë gram; 2.3. punimet e punuara nga paladiumi; 2.3.1. 999/1000 nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë pjesë në njëmijë gram; 2.3.2. 950/1000 nëntëqind e pesëdhjetë pjesë në njëmijë gram; 2.3.3. 500/1000 pesëqind pjesë në njëmijë gram; 2.4. punimet e punuara nga argjendi; 2.4.1. 999/1000 nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë pjesë në njëmijë gram; 2.4.2. 925/1000 nëntëqind e njëzetë e pesë pjesë në njëmijë gram 2.4.3. 900/1000 nëntëqind pjesë në njëmijë gram 2.4.4. 835/1000 tetëqind e tridhjetë e pesë në njëmijë gram 2.4.5. 800/1000 tetëqind pjesë në njëmijë gram - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: If a work falls between two purity grades, it is treated as the lower of the two.
Neni 7 Vlerësimi i Shkalles se Pastërtisë Pastërtia e një punimi i cili është ndërmjet dy shkallëve të pastërtisë të përcaktuara sipas nenit 6 të këtij ligji do të konsiderohet si punim i shkallës me te ulët të pastërtisë ndërmjet atyre dy shkallëve. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Producers must mark the goods they produce with the producer mark and purity mark; imported goods must have at least a purity mark.
Neni 8 Shënjimi i punimeve me shenjë 1. Prodhuesit janë të detyruar që punimet të cilat i prodhojnë ti shënjon me shenjen e prodhuesit dhe shenjën e pastërtisë. 5 2. Shenja e pastërtisë sipas paragrafit 1. këtij neni duhet ti përgjigjet njërës nga shkallët e pastërtisë sipas nenit 6 të këtij ligji. 3. Punimet e importuara duhet të kenë së paku shenjën e pastërtisë. 4. Punimet nga metalet e çmuara të cilat prodhohen, para vendosjes në qarkullim në treg duhet të kontrollohen dhe të shënjohen me shenjën e harmonizimit. 5. Punimet nga metalet e çmuara të cilat importohen, para vendosjes në qarkullim në treg duhet të kontrollohen dhe të shënjohen me shenjën e harmonizimit. 6. Shenjen e harmonizimit e vendos vetëm Laboratori i metaleve të çmuara në kuadër të Drejtoratit të Metrologjisë. 7. Me akt nënligjor përcaktohet shenja e pastërtisë, prodhuesit, dhe shenja e harmonizimit. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Punimet që përmbajnë lidhëse duhet të kenë të njëjtën shkallë pastërtie të lidhëses si punimi bazë.
Neni 9 Punimet të cilat përmbajnë lidhëse Punimet të cilat përmbajnë lidhëse, shkalla e pastërtisë së lidhëses duhet të jetë e njëjtë me shkallën e pastërtisë të punimit bazë, sipas nenit 6 të këtij ligji. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Precious metal works may include non-precious and precious metal parts if they can be easily separated. Non-precious parts must not be coated to look like precious metal, and precious-metal coating cannot be less pure than the work it covers.
Neni 10 Përmbajtja e punimeve të metaleve të çmuara 1. Punimet mund të përmbajë pjesë të metaleve jo të çmuara dhe pjesë të metaleve të çmuara, me kusht që ato lehtë të ndahen fizikisht nga tërësia e punimit. 2. Pjesët e metaleve jo të çmuara nuk duhet të jenë të veshura më një shtresë prej metali të çmuar e cila do t’u japë atyre pamjen e metaleve të çmuara. 3. Veshja prej metali të çmuar nuk duhet të ketë pastërti më të ulët se punimi që e ka mbuluar. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Before being placed on the market, the producer must present the item for examination and marking to confirm compliance with the law.
Neni 11 Vlerësimi i Pastërtisë 1. Para vendosjes në treg, prodhuesi është i obliguar që punimin ta ofroj për ekzaminim dhe shenjim, me qëllim të vërtetimit të përputhshmërisë së tyre me kërkesat e përcaktuara në këtë ligj. 2. Laboratori i metaleve të çmuara pas ekzaminimit te punimeve nga paragrafi 1. i këtij neni, lëshon raport me shkrim me të cilin ceket sasia dhe cilësia e punimeve të ekzaminuara. 3. Një kopje e raportit me shkrim i dorëzohet palës. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Small imported or worked precious-metal items below the stated weight limits are not marked with the producer or purity mark, but are marked with the state mark after examination and meeting the legal conditions.
Neni 12 Shënjimi me shenjën shtetërore Punimi i importuar dhe i punuar nga platina, ari dhe paladiumi në masë më pakë se një (1g), gram dhe punimet nga argjendi i cili është ne masë më pakë se tre (3g) gram nuk shënjohen me shenjen e prodhuesit as me shenjen e pastërtisë, por pas ekzaminimit dhe plotësimit të kushteve të përcaktuar me këtë ligj shënjohen me shenjën shtetërore. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Items made of precious metals must be marked with the purity indication required by the item’s composition and visible purity boundaries.
Neni 13 Kufiri i pastërtisë 1. Punimet e përbëra nga pjesë të ndryshme, me shkallë të ndryshme të pastërtisë së metalit të njëjtë të çmuar, në mes të të cilëve nuk ka kufi të dallueshëm të pastërtisë, duhet te mbajnë shenjën e pastërtisë së aliazhit me cilësi më të vogël. 6 2. Punimet e përbëra nga pjesë të ndryshme të metaleve të ndryshme të çmuara, i cili nuk ka kufij të pastërtisë qartësisht të dallueshëm, duhet të shënjohen me shenjën e pastërtisë me të ulët të metalit të çmuar. 3. Punimet tek i cili kufiri i pastërtisë është qartësisht i dallueshëm, secila pjesë duhet të shënjohet me shenjën përkatëse të pastërtisë. 4. Punimet që në përbërje ka pjesë nga metalet e çmuara dhe pjesë të gurëve të çmuar, duhet të shënjohen me pastërtinë e metalit të çmuar. 5. Kur veshja e punimit ka pastërti me të madhe se punimi bazë, duhet të shënjohet me pastërtinë e punimit bazë. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Punimet në pronësi personale zakonisht nuk i nënshtrohen ekzaminimit dhe shënjimit të detyrueshëm, por bëhen të detyrueshme kur poseduesi i vendos në shitje. Poseduesi mund të kërkojë edhe ekzaminim dhe shënjim pa i nxjerrë në shitje.
Neni 14 Ekzaminimi 1. Punimet në pronësi personale nuk i nënshtrohet ekzaminimit dhe shënjimit të detyrueshëm. 2. Punimet në pronësi personale i nënshtrohet ekzaminimit dhe shënjimit të detyrueshëm nëse poseduesi i tyre i vendosë ato në shitje. 3. Me kërkesën e poseduesit, laboratori i metaleve te çmuara kryen ekzaminimin dhe shënjimin e punimit edhe nëse poseduesi nuk i vendosë ato në shitje. 4. Nëse me rastin e ekzaminimit të punimeve nga metalet e çmuara në pronësi personale, vërtetohet se ato në pikëpamje të pastërtisë nuk kanë as shkallën më të ultë të pastërtisë të përcaktuar me ketë ligj, punimet e tilla nuk shënjohen dhe i kthehen poseduesit. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: If items are reworked or changed after being marked by the precious-metals laboratory, they must be examined again.
Neni 15 Riekzaminimi Nëse punimet pas shënimit nga ana e laboratorit të metaleve të çmuara, ripërpunohen ose bëhet ndonjë ndryshim në to, atëherë punimet duhet ti nënshtrohen ekzaminimit përsëri. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Producers and importers, or their authorized representatives, must complete the form when submitting precious-metal items to the metals laboratory for examination and marking.
Neni 16 Plotësimi i formularit 1. Prodhuesi, përkatësisht përfaqësuesi i autorizuar, me rastin e dorëzimit të punimeve në laboratorin e metaleve te çmuara, për ekzaminim dhe shënjim ka për detyrë të plotësoj formularin me të dhënat mbi llojin e punimit, numrin e tyre, masën, përbërjen dhe përmbajtjen e legurës. 2. Importuesi, përkatësisht përfaqësuesi i autorizuar, me rastin e dorëzimit të punimeve në laboratorin e metaleve te çmuara, për ekzaminim dhe shënjim ka për detyrë të plotësoj formularin me të dhënat mbi llojin e punimit, numrin e tyre, masën, shkallën e pastërtisë dhe Dokumentin Unik Doganor. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Transferring the sealed part from one work to another is prohibited.
Neni 17 Bartja e pjesës së vulosur Ndalohet bartja e pjesës së vulosur nga një punim në punimin tjetër. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The applicant pays the examination and marking costs for the work, and the Metrology Directorate bears compensation if precious-metal items are damaged during marking.
Neni 18 Shpenzimet e ekzaminimit 1. Shpenzimet e ekzaminimit dhe shënjimit të punimeve i bartë parashtruesi i kërkesës. 2. Me akt nënligjor përcaktohen tarifa me rastin e kryerjes se këtyre shërbimeve. 3. Të ardhurat nga ekzaminimi dhe shënjimit të punimeve derdhen në Buxhetin e Republikës se Kosovës. 7 4. Nëse gjatë shënjimit, punimet nga metalet e çmuara dëmtohen, zhdëmtimin e punimeve e bart Drejtorati i Metrologjisë në përputhje me Ligjin përkatës për Detyrime. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Punimet nga metalet e çmuara mund të vihen në qarkullim vetëm nëse përmbushin kërkesat teknike dhe janë të shënjuara sipas këtij ligji.
Neni 19 Vendosja në treg e punimeve nga metalet e Çmuara Punime nga metalet e çmuara vihen në qarkullim vetëm nëse ato i përmbushin kërkesat teknike dhe të jenë të shënjuara sipas dispozitave te këtij ligji. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Punimet nga metalet e çmuara të ekspozuara për shitje duhet të mbahen të ndara nga punimet që nuk janë nga metalet e çmuara.
Neni 20 Ndarja e punimeve nga metalet e çmuara Punimet nga metalet e çmuara që janë të ekspozuara për shitje duhet të jenë të ndara prej punimeve që nuk janë punime nga metalet e çmuara-bizhuteri. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Certain precious-metals sellers, and manufacturers/importers/authorized representatives, must display specified decision/verification materials in a visible place in their sales area.
Neni 21 Vendosja e vendimit në vend të dukshëm 1. Shitësi i punimeve nga metalet e çmuara duhet të ketë foton e vulave shtetërore në vend të dukshëm, thjerrëzën zmadhuese me të cilën mund të dallohen shenjat e punimeve, tabelat me shkallë të pastërtisë te lejuar sipas dispozitave te këtij ligji si dhe peshoren të klasës së saktësisë II te verifikuara nga laboratori i masës ne Agjensionin e Metrologjisë së Kosovës 2. Prodhuesi, importuesi përkatësisht përfaqësuesi i autorizuar është i obliguar që në hapësirën e vetë shitëse në vend të dukshëm të mbajë vendimin mbi shenjën e tij. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The Metrology Inspectorate and the Market Inspectorate carry out metrological supervision and enforce this law and other subordinate acts for precious-metal works.
Neni 22 Mbikëqyrja Metrologjike Mbikëqyrjen metrologjike dhe zbatimin e këtij ligji dhe të akteve tjera nënligjore në fushën e punimeve nga metalet e çmuara e kryen Inspektorati i Metrologjisë dhe Inspektorati i Tregut. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The Metrology Inspectorate must carry out metrological supervision over certain goods placed on the market and over entities collecting or processing precious metals.
Neni 23 Përgjegjësitë e Inspektoratit të Metrologjisë 1. Inspektorati i Metrologjisë kryen mbikëqyrjen metrologjike mbi: 1.1. Punimet të cilat vendosen në treg në kuptimin e përmbushjes së kërkesave teknike të këtij ligji; 1.2. Subjektet që merren me grumbullimin e punimeve nga metalet e çmuara për përpunimet të mëtutjeshëm; 1.3. Subjektet qe merren me punimin e metaleve te çmuara. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Inspektorati i tregut mbikëqyr punimet nga metalet e çmuara dhe mund të ndalojë përkohësisht shitjen e punimeve të pashënjuara; prodhuesi/importuesi duhet t’i dërgojë punimet e blombuara në laborator brenda 15 ditëve.
Neni 24 Mbikëqyrja dhe Masat Administrative 1. Mbikëqyrjen e punimeve nga metalet e çmuara ne qarkullim e benë Inspektorati i tregut që ka te drejtë të ndaloj përkohësisht nga shitja punimin i cili nuk është i shënjuar sipas dispozitave të këtij ligji dhe i detyron të dërgoj për kontrollim të cilësisë në laboratorin e metaleve te çmuara. 2. Punimet të cilave iu ndalohet shitja duhet të tërhiqen nga qarkullimi, paketohen, blombohen nga inspektorati i tregut. 3. Prodhuesi, importuesi i punimeve është i obliguar që punimet e blombuara nga organi inspektues brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve së bashku me procesverbalin e inspektorit të lëshuar nga inspektori ti sjell për kontroll të cilësisë dhe shënjim në laboratorin e metaleve të çmuara. 8 4. Për punimet të cilat pas analizës laboratorike konstatohet se shkalla e pastërtisë nuk është në pajtim me paragrafin 1. i nenit 6 të këtij ligji, Drejtorati i Metrologjisë Ligjore merr vendim për prishjen e punimeve që nuk janë konform kërkesave teknike të këtij ligji. 5. Pala e pakënaqur me vendimin e Drejtoratit të Metrologjisë Ligjore mund të parashtroj ankesë në komisionin profesional për ankesa i cili formohet me vendim të Ministrit të Ministrisë përkatëse të Tregtisë dhe Industrisë. 6. Komisioni profesional për ankesa përbëhet prej tre (3) anëtarëve, dy (2) anëtarë të përhershëm dhe një (1) anëtarë caktohet nga rasti në rast. 7. Mandati i anëtarëve të komisionit profesional për ankesa është tre (3) vjeçar. 8. Ankesa i parashtrohet komisionit në afat prej pesë (5) ditëve nga marrja e vendimit. 9. Ankesa e parashtruar e ndalon ekzekutimin e Vendimit 10. Pala e pakënaqur më Vendimin e Komisionit profesional, i drejtohet gjykatës kompetente sipas legjislacionit në fuqi - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The complaint commission must examine a complaint within 5 days of receiving it, may order re-examination of precious-metal works, and if the directorate’s decision matches the re-examination report the party bears all costs. If a complaint is filed late, the metrology directorate decides on destruction of the works.
Neni 25 Komisioni për ankesa 1. Komisioni shqyrtimin e ankesës duhet ta shqyrtoj në afat prej pesë (5) ditësh nga marrja e ankesës. 2. Komisioni mund të merr vendim që të bëhet riekzaminimi i punimeve nga metalet e çmuara për ankesë e bërë nga pala. 3. Nëse vendimi i drejtoratit përputhet me raportin e analizës të lëshuar nga riekzaminimi, të gjitha shpenzimet i bart pala dhe ekzekutohet vendimi i drejtoratit të metrologjisë ligjore. 4. Nëse ankesa nuk parashtrohet sipas afatit të përcaktuar në paragrafi 8. të nenit 24 të këtij ligji, Drejtorati i metrologjisë ligjore, merr vendim për dëmtimin e këtyre punimeve. 5. Punimet të cilat dëmtohen në laboratorin e metaleve te çmuara, i kthehen palës. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Inspektori i metrologjisë duhet të kryejë mbikëqyrjen metrologjike të punimeve nga metalet e çmuara gjatë mbikëqyrjes metrologjike.
Neni 26 Procedura e inspektimit 1. Inspektori i metrologjisë gjatë mbikëqyrjes metrologjike është i detyruar të kryej mbikëqyrjen metrologjike të punimeve nga metalet e çmuara. 2. Procedura e inspektimit metrologjik të punimeve nga metalet e çmuara përcaktohet me akt nënligjor. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Businesses and responsible persons can be fined for selling or handling certain precious-metal works if the works are not examined before being placed on the market or if marked parts are moved from one item to another.
Neni 27 Dispozitat Ndëshkuese 1. Me gjobë prej dymijë (2000) deri gjashtëmijë (6000) Euro dënohet subjekti afarist i cili merret me punimet e punuara nga platina, ari nëse: 1.1. punimet para se të vendosen në treg nuk i nënshtrohen ekzaminimit; 1.2. bëhet bartja e pjesës së shënjuara nga një punim në tjetër punim. 2. Me gjobë prej njëmijë (1000) deri tremijë (3000) Euro dënohet personi përgjegjës i subjektit, nëse nuk është në pajtim me nënparagrafin 1.1. dhe 1.2. të këtij neni. 9 3. Me gjobë prej pesëqind (500) deri njëmijë e pesëqind (1500) Euro dënohet subjekti afarist i cili merret me shitjen e punimeve e punuara nga argjendi, paladiumi nëse: 3.1. punimet para se të vendosen në treg nuk i nënshtrohen ekzaminimit; 3.2. bëhet bartja e pjesës së shënjuara nga një punim në tjetër punim. 4. Me gjobë prej treqind (300) deri nëntëqind (900) Euro dënohet personi përgjegjës i subjektit afarist, nëse nuk është ne pajtim me nënparagrafin 3.1. dhe 3.2. të këtij neni. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Subjektet afariste dhe personat fizikë mund të gjobiten me 100–300 Euro nëse nuk shfaqin ose nuk mbajnë pajisjet dhe shenjat e kërkuara për punimet nga metalet e çmuara; gjobat i shqipton inspektorati i tregut.
Neni 28 1. Me gjobë prej njëqind (100) deri treqind (300) Euro dënohet subjekti afarist dhe personi fizik nëse: 1.1. nuk i vendos ne vend të dukshëm fotot e shenjave te harmonizimit për vërtetimin e pastërtisë së punimeve nga metalet e çmuara; 1.2. nuk posedon thjerrëzën zmadhuese për kontrollim e vulave në punime; 1.3. nuk posedon peshoren e verifikuar nga Laboratori i Masës, dhe nuk e vendosë në vend të dukshëm dhe me mundësi leximi nga konsumatori. 2. Të gjitha gjobat e parapara sipas këtij ligji shqiptohen nga inspektorati i tregut. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Current subordinate acts stay in force until new subordinate acts are issued, as long as they do not conflict with this law.
Neni 29 Aktet nënligjore të aplikueshme deri në nxjerrjen e akteve të reja nënligjore 1. Me kusht që të mos jenë në kundërshtim me këtë ligj dhe deri në nxjerrjen e akteve të reja nënligjore për zbatimin e drejtë dhe të plotë të këtij ligji, aktet nënligjore të aplikueshme aktualisht do të vazhdojnë të mbeten në fuq si ne vijim: 1.1. Udhëzimi Administrativ Nr. 2008/04 Për përcaktimin e tarifave të përshtatshmërisë së punimeve nga metalet e çmuara; 1.2. Udhëzimi Administrativ Nr. 2008/06 Për shenjat e prodhuesi, punuesit dhe shitësve të punimeve nga metalet e çmuara; 1.3. Udhëzimi Administrativ Nr. 2008/07 Për formën dhe përmbajtjen e shenjave të pastërtisë, mënyrën e përcaktimit dhe shënjimit të shkallës së pastërtisë të punimeve nga metalet e çmuara; 1.4. Udhëzimi Administrativ Nr. 2010/06 Për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit administrativ nr. 2008/07 Për formën dhe përmbajtjen e shenjave të pastërtisë, mënyrën e përcaktimit dhe shënjimit të shkallës së pastërtisë të punimeve nga metalet e çmuara. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The relevant Minister must issue subordinate acts to implement this law, in line with the law, within 12 months from its entry into force.
Neni 30 Dispozitat Kalimtare Ministri i Ministrisë përkatëse të Tregtisë dhe Industrisë për zbatim te këtij ligji detyrohet të nxjerr akte nënligjore në pajtim me ligjin brenda dymbëdhjetë (12) muajsh nga data e hyrjes ne fuqi të këtij ligji. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: When this law enters into force, it repeals Law No. 2004/28 on precious metals works and any other acts that conflict with it.
Neni 31 Dispozitat Shfuqizuese Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji nr. 2004/28 Për punimet nga metalet e çmuara, si dhe aktet tjera që janë në kundërshtim më këtë ligj. 10 - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette.
Neni 32 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/L-154 13 dhjetor 2012 Shpallur me dekretin Nr. DL-061-2012, datë 27.12.2012 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-154 PËR PUNIMET NGA METALET E ÇMUARA
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in