LIGJI Nr. 04/L-159 PËR ZONAT EKONOMIKE
This is the preamble identifying Law No. 04/L-159 on Economic Zones in the Official Gazette of Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-159
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble identifying Law No. 04/L-159 on Economic Zones in the Official Gazette of Kosovo. This provision states the law’s purpose: to establish economic zones and free economic zones, create a basis for a national plan for economic zones, define their location and use, promote them, and form a national council for economic zones. This article says the law sets the rights and duties for developers, users/operators, and other entities involved in economic zones. Kjo dispozitë përcakton kuptimin e disa termave për zonat ekonomike, institucionet përkatëse dhe rolet si aplikuesi, shfrytëzuesi dhe themeluesi. This provision states the aims of creating economic zones in Kosovo, including attracting investment, supporting business activity, creating jobs, and improving competitiveness and regional development.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI Nr. 04/L-159 PËR ZONAT EKONOMIKE
Showing 26 of 26
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble identifying Law No. 04/L-159 on Economic Zones in the Official Gazette of Kosovo.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 12 MARS 2013, PRISHTINË 1 LIGJI Nr. 04/L-159 PËR ZONAT EKONOMIKE Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR ZONAT EKONOMIKE
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision states the law’s purpose: to establish economic zones and free economic zones, create a basis for a national plan for economic zones, define their location and use, promote them, and form a national council for economic zones.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj ka për qëllim themelimin e zonave ekonomike, zonave ekonomike të lira, krijimin e bazës për hartimin e planit kombëtar për zonat ekonomike, vend ndodhjen e zonave ekonomike, mënyrën e shfrytëzimit të zonave ekonomike, promovimin e zonave ekonomike, hartimin e planit kombëtar për zonat ekonomike dhe formimin e këshillit kombëtar për zonat ekonomike. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law sets the rights and duties for developers, users/operators, and other entities involved in economic zones.
Neni 2 Fushëveprimi Me këtë ligj përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e zhvilluesve, përdoruesve/operatoreve dhe të subjekteve të tjerë që ushtrojnë aktivitete në lidhje me zona ekonomike, llojin e veprimtarive që kryhen brenda zonave ekonomike, mënyrën e lëvizjes së mallrave nëpër to, dhe lehtësirat fiskale të parashikuara në kuadër te tyre. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Kjo dispozitë përcakton kuptimin e disa termave për zonat ekonomike, institucionet përkatëse dhe rolet si aplikuesi, shfrytëzuesi dhe themeluesi.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në ketë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Qeveria – Qeveria e Republikës së Kosovës, 1.2. Ministria - Ministria përkatëse për Tregti dhe Industri, 1.3. Ministër - Ministri i Ministrisë përkatëse për Tregtisë dhe Industrisë, 1.4. Zonë Ekonomike – një territor, që ka një status të veçantë ekonomik, sipas përcaktimeve të mëposhtme: 1.4.1. Zonë e Lirë – zonë e lirë e përcaktuar sipas Kodit Doganor dhe të Akcizave të Republikës së Kosovës. 1.4.2. Park Industrial – një territor i ndarë, në përputhje me një plan të përgjithshëm, i pajisur me infrastrukturën e nevojshme, si rrugë, shërbime transporti dhe publike, me ose pa ndërtesa industriale, të ngritura paraprakisht, i destinuar për zhvillim industrial. 1.4.3. Park Teknologjik - një territor i ndarë sipas një plani të caktuar, i dizajnuar të akomodoj ndërmarrjet me shkallë të lartë teknologjike, zakonisht ka lidhje të ngushta me Universitetin dhe mund të jetë afër kompleksit Universitar. 1.4.4 Inkubatori i Biznesit – një ndërtesë që ofron një ambient fizikë dhe ambiente biznesi për ndërmarrësit e rinj dhe të atyre të cilët në mungesë të hapësirës nuk mund të zgjerojnë kapacitetet e tyre. Të cilët mund të krijohen në kuadër të zonave ekonomike dhe jashtë tyre. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 12 MARS 2013, PRISHTINË 2 1.5. Depo doganore – një depo doganore e përcaktuar sipas Kodit Doganor dhe të Akcizave të Republikës së Kosovës. 1.6. Aplikues - çdo person fizik apo juridik, vendas apo i huaj, i cili sipas këtij ligji paraqet kërkesë për fitimin e të drejtës për zhvillimin e një zone ekonomike. 1.7. Shfrytëzues - personi fizik ose juridik, vendas ose i huaj, i cili investon dhe ushtron veprimtari ekonomike brenda zonës ekonomike, ne përputhje me dispozitat e këtij ligji si dhe akteve tjera nënligjorë që e rregullojnë këtë fushë. 1.8. Themelues – institucioni publik i cili sipas këtij ligji themelon Zonën Ekonomike. 1.9. Këshilli – Këshilli Kombëtar për Zonat Ekonomike. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This provision states the aims of creating economic zones in Kosovo, including attracting investment, supporting business activity, creating jobs, and improving competitiveness and regional development.
Neni 4 Qëllimi i krijimit të zonave ekonomike 1. Krijimi i zonave ekonomike ka për qëllim: 1.1. nxitjen dhe inkurajimin e investimeve në Kosovë duke iu ofruar investitorëve infrastrukturë të përshtatshme për zhvillimin e veprimtarive afariste; 1.2. nxitjen e investimeve private në veprimtaritë prodhuese; 1.3. të ndihmojë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik në Kosovë, veçanërisht në sektorin privat; 1.4. hapjen e vendeve te reja te punës dhe krijimin e të ardhurave; 1.5. përqendrimin e bizneseve në një vend të caktuar dhe promovimin e tyre; 1.6. zgjerimin e bashkëpunimit mes bizneseve; 1.7. krijimin e kushteve për biznese për qasje më të lehtë në transport, furnizim me energji, ujë dhe shërbime në mbështetje të biznesit; 1.8. rritjen e konkurrencës në biznesin vendor dhe ndërkombëtar; 1.9. tërheqjen e teknologjive të përparuara dhe rritjen e konkurueshmërisë se prodhimeve dhe shërbimeve vendore; 1.10. përshpejtimin e zhvillimit rajonal dhe zgjerimin e lidhjeve ekonomike të tregut kosovar me atë ndërkombëtar; 1.11. shpejtimin e qarkullimit të mallrave dhe të kapitalit. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This article says economic zones are set up by government or municipalities, with Ministry consent required for municipal establishment and Ministry approval conditions for the zone.
Neni 5 Themelimi i zonave ekonomike 1. Zonat ekonomike themelohen me vendim nga Qeveria e Kosovës në bazë të propozimit të Ministrisë dhe pas konsultimit me komunën ose komunat përkatëse brenda territorit të së cilës parashikohet të themelohet zona ekonomike. 2. Zonat ekonomike mund themelohen me vendim edhe nga komunat brenda territorit dhe në kuadër të kompetencave të tyre të përcaktuara me ligj. 3. Komuna themelon zonën ekonomike sipas paragrafit 2. të këtij neni vetëm pas marrjes së pëlqimit nga Ministria. Një ose më shumë shoqëri tregtare si dhe një ose më shumë asociacone afariste të Kosovës mund t’ia paraqesin Ministrisë apo Komunës kërkesën për themelimin e një zone ekonomike. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 12 MARS 2013, PRISHTINË 3 4. Ministria jep pëlqimin për themelimin e zonës ekonomike nëse propozimi për themelimin e zonës ekonomike është në pajtim me planin nacional për zonat ekonomike dhe nëse studimi i fizibilitetit sipas nenit 8 të këtij ligji arsyeton themelimin e zonës ekonomike. 5. Ministria me akt nënligjor e përcakton proceduren e paraqitjes së kërkesës për marrjen e pelqimit, procedimit të saj dhe dhenien e pelqimit. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Government may establish free zones by decision, after a ministry proposal and consultation with customs and the relevant municipality. Some free zones in a city or settlement may remain unfenced if the Government finds this will not hinder administration or customs/excise rules.
Neni 6 Themelimi i Zonave të Lira 1. Qeveria me vendim themelon zonat e lira në bazë të propozimit të Ministrisë dhe konsultimit me Doganat e Kosovës dhe komunën në territorin e së cilës parashikohet të themelohet zona e lirë. 2. Për themelimin dhe administrimin e zonës së lirë zbatohen dispozitat përkatëse të Kodit të Doganor dhe të Akcizave të Republikës së Kosovës. 3. Zonat e lira që përfshijnë ose gjenden brenda territorit të një qyteti ose vendbanimi mund të mos rrethohen nëse Qeveria, pas konsultimit me Doganat e Kosovës, vlerëson se një gjë e tillë nuk e pengon administrimin e zonës së lirë si dhe zbatimin e Kodit Doganor dhe të Akcizave të Republikës së Kosovës. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: An applicant must justify creating an economic zone with a feasibility study, and the founder must hold a public hearing with the municipality and the public.
Neni 7 Arsyetimi për themelimin e zonës ekonomike 1. Aplikuesi duhet të arsyetojë themelimin e një zonë ekonomike në bazë të një studimi të fizibilitetit i cili përfshin: arsyeshmërisë ekonomike, fiskale, mjedisore, ligjore dhe administrative sipas të cilës rezulton se përfitimet ekonomike, fiskale dhe shoqërore që rrjedhin nga themelimi i zonës ekonomike tejkalojnë kostot e themelimit dhe të administrimit të saj dhe se themeluesi ka mjete financiare dhe kapacitete administrative të nevojshme për ndërtimin dhe administrimin e zonës ekonomike. 2. Ministria me akt nënligjor e përcakton përmbajtjen e studimit të fizibilitetit. 3. Studimi i fizibilitetit, mbi bazën e të cilit është miratuar themelimi i zonës ekonomike, është dokument publik. 4. Themeluesi në bashkëpunim me komunën ku ndodhet zona ekonomike organizon dëgjim publik për konsultimin me publikun. 5. Ministria me akt nënligjor e përcakton mënyrën dhe procedurat për konsultimin e publikut. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Ministry must prepare the national plan for economic zones, the Government must approve it within one year of the law entering into force, and the Government and municipalities must align their spatial plans with it.
Neni 8 Plani kombëtar për zonat ekonomike 1. Ministria, në konsultim me komunat, Doganat e Kosovës dhe grupet e interesit, përgatit planin kombëtar për zhvillimin e zonave ekonomike në Kosovë, i cili përfshinë të gjitha zonat ekonomike komunale dhe qëndrore që planifikohen të ndërtohen brenda pesë (5) viteve nga miratimi i këtij plani. 2. Plani kombëtar për zhvillimin e zonave ekonomike miratohet nga Qeveria, brenda një (1) viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji. 3. Qeveria dhe komunat kanë për detyrë të harmonizojnë planet e tyre hapësinore me planin kombëtar për zhvillimin e zonave ekonomike. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Economic zones must be located according to the approved national and local spatial plans and related land-use laws; the government and relevant municipalities may expropriate land needed for an economic zone.
Neni 9 Vendndodhja e zonës ekonomike 1. Përcaktimi i vendndodhjes së zonës ekonomike bëhet në pajtim me planin kombëtar për zhvillimin e zonave ekonomike të miratuar nga Qeveria dhe planet përkatëse hapësinore komunale dhe qendrore, si dhe legjislacionit në fuqi që e rregullon fushën e planifikimit të përdorimit të tokës bujqësore, dhe pyjore. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 12 MARS 2013, PRISHTINË 4 2. Zonat ekonomike vendosen në sipërfaqen tokësore e cila është në pronësi të themeluesit ose në të cilën themeluesi ka të drejtën e shfrytëzimit për tërë kohëzgjatjen e zonës ekonomike. 3. Zona eknomike nuk mund të vendoset në sipërfaqen tokësore pronësia e së cilës nuk është e qartë ose është e kontestuar. 4. Qeveria dhe komunat përkatëse kanë të drejtë që, në pajtim me Ligjin për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme, të shpronësojnë sipërfaqën tokësore e cila nevojitet për themelimin, ndërtimin dhe zhvillimin e zonës ekonomike. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The founder administers the economic zone and must provide funding and suitable organizational, spatial, infrastructure, environmental, energy, and technical conditions.
Neni 10 Administrimi i zonës ekonomike 1. Zona ekonomike administrohet nga themeluesi i cili ka për detyrë të sigurojë mjetet financiare për themelimin dhe administrimin e zonës ekonomike, duke përfshirë krijimin e kushteve të përshtatshme organizative, hapësinore, infrastrukturore, ekologjike, energjetike dhe teknike që nevojiten për kryerjen e veprimtarisë afariste në zonën ekonomike. 2. Themeluesi ka të drejtë që, në pajtim me Ligjin për Prokurimin e Publik, të kontraktojë subjekte afariste për kryerjen e punëve të caktuara në lidhje me ndërtimin dhe administrimin e zonës ekonomike. 3. Themeluesi ka të drejtë të ndërtojë dhe administrojë zonën ekonomike përmes partneritetit publiko- privat në pajtim me Ligjin për Partneritetin Publik-Privat. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Rregullon shfrytëzimin e zonës ekonomike, kushtet për vendosjen e subjekteve afariste, kontratën e shfrytëzimit, të drejtën e shfrytëzimit dhe kufizimet për transferim.
Neni 11 Shfrytëzimi i zonës ekonomike 1. Zona ekonomike mund të epet në shfrytëzim për kryerjen e investimeve dhe kryerjen e vepimtarisë afariste pas krijimit të kushteve për kryerjen e veprimtarisë afariste. 2. Vendosja e subjekteve afariste brenda hapësirave të zonës ekonomike lejohet nga themeluesi në bazë të konkursit dhe në pajtim me kushtet dhe kriteret e përcaktuara me akt nënligjor nga Ministria. Konkursi duhet të jetë transparent dhe të trajtojë të gjithë subjektet afariste në mënyrë të barabartë dhe të drejtë. 3. Ministria me akt nënligjor e përcakton procedurën, formën dhe përmbajtjën e konkursit. 4. Themeluesi dhe subjekti afarist i përzgjedhur sipas paragrafit 1. të këtij neni lidhin kontratën për shfrytëzimin e zonës ekonomike. 5 Kontrata përcakton llojin dhe vëllimin e investimit dhe të veprimtarisë afariste, si dhe kohëzgjatjen gjatë së cilës shfrytëzuesi ka të drejtë të investojë dhe të kryej veprimtari afariste brenda zonës ekonomike. 6. Me lidhjen e kontratës, shfrytëzuesi fiton të drejtën e shfrytëzimit të sipërfaqës tokësore brenda zonës ekonomike të përcaktuar në leje dhe të infrastrukturës së nevojshme për kryerjen e veprimtarisë afariste. E drejta e shfrytëzimit të sipërfaqës tokësore brenda zonës ekonomike nuk mund të jetë më e gjatë se nëntëdhjetë e nëntë (99) vite. 7. Shfrytëzuesit e zonës ekonomike kanë për detyrë të kryejnë investiment dhe të ushtrojnë veprimtarinë e tyre afariste në pajtim me ligjin dhe kontratën e lidhur me themeluesin sipas këtij ligji. 8. E drejta e shfrytëzimit brenda zonës ekonomike nuk mund t’i bartet ndonjë personi të tretë pa pëlqimin e themeluesit ose, në rast të mbikëqyrjes të zonës ekonomike përmes partneritetit publik- privat, të personit të autorizuar për ndërtimin dhe mbikëqyrjen e zonës ekonomike. 9. E drejta e shfrytëzimit të sipërfaqës tokësore brenda zonës ekonomike shuhet me rastin e skadimit apo shkëputjes së kontratës për shfrytëzimin e zonës ekonomike. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 12 MARS 2013, PRISHTINË 5 10. Ligji për detyrimet zbatohet ndaj kontratës për shfrytëzimin e zonës ekonomike, përveç nëse është përcaktuar ndryshe me këtë ligj. 11. Themeluesi mund të delegojë të drejtat e tij sipas këtij neni te operatori privat i cili përmes partneritetit publik-privat përzgjidhet që të ndërtojë ose mbikëqyre zonën ekonomike. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: In economic zones, the operator may carry out banking, financial, insurance, and reinsurance activities, and foreign trading companies may operate there if they have a contract with the founder, are registered in Kosovo for that activity, and meet the law’s conditions.
Neni 12 Veprimtaritë e lejuara në zonat e ekonomike 1. Në zonat ekonomike mund të zhvillohet çdo veprimtari afariste e cila nuk cenon rendin publik, mbrojtjen e shëndetit publik, mjedisin, florën dhe faunën dhe pasuritë kombëtare të Kosovës dhe që nuk bie në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. 2. Operatori mund të ushtroj në zonën ekonomike po ashtu aktivitete bankare dhe aktivitete të tjera financiare, veprimtari në fushën sigurimit jo-të-jetës dhe të jetës dhe të ri-sigurimit. 3. Shoqëritë e huaja tregtare mund të ushtrojnë veprimtarinë në zonën ekonomike në bazë të një kontrate me themeluesin si përfitues i parcelës, në qoftë se ato janë të regjistruara në Republikën e Kosovës për ushtrimin e veprimtarisë e cila do të kryhet në zonën ekonomike dhe që plotësojnë kushtet e përcaktuara me këtë ligj. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Qeveria, me akt nënligjor, përcakton kushtet dhe lehtësitë për bizneset që veprojnë në zonat ekonomike.
Neni 13 Lehtësirat për bizneset qe operojnë ne kuadër te zonave ekonomike 1. Qeveria me akt nenligjr i percakton kushtet dhe lehtësitrat për bizneseve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në kuadër të zonave ekonomike. 2. Lehtësirat zbatohen me qellim të përmbushjes së dispozitave të parapara me këtë ligj me qellim të tërheqjes së investimeve të reja në kuadër të zonave ekonomike. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The Ministry must keep a register of all established economic zones and may set the register’s contents by subordinate act.
Neni 14 Regjistri i zonave të themeluara 1. Ministria mban një regjistër për të gjitha zonat ekonomike të themeluara. 2. Ministria me akt nënligjor përcakton përmbajtjen e regjistrit. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The founder of an economic zone may promote the zone to attract investors.
Neni 15 Promovimi i zonave ekonomike Themeluesi i zonës ekonomike mund të promovojë zonën ekonomike me qëllim të tërheqjes së investitorëve. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Përdoruesit e zonave ekonomike duhet të mbajnë regjistrat dhe librat e kontabilitetit sipas ligjit dhe t’i mbajnë dokumentet kontabël e financiare në dispozicion të organeve doganore dhe tatimore.
Neni 16 Librat e Kontabilitetit dhe Raportimi Shfrytëzuesit e zonave ekonomike kanë për detyrë që të mbajnë të gjithë regjistrat dhe librat e kontabilitetit sipas ligjislacionit në fuqi dhe të mbajnë në dispozicion të organeve doganore dhe tatimore dokumentacionin e tyre kontabël e financiar, për të ushtruar kontroll sa herë që këto të fundit e shohin të nevojshme. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The founder and developer of the economic zone must cooperate closely with Kosovo Customs and the Kosovo Tax Administration to help implement the law effectively.
Neni 17 Bashkëpunimi me autoritetin Doganor dhe Administratën Tatimore të Kosovës Themeluesi dhe zhvilluesi i zonës ekonomike bashkëpunon ngushtë me Doganat e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës me qëllim të zbatimit efektiv të këtij ligji. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 12 MARS 2013, PRISHTINË 6 - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: This article says economic-zone activities end if the founder dissolves the zone, the supervisor does not see continued operation as possible after the contract expires, the activities are not economically effective, or the founder’s operating contract expires.
Neni 18 Përfundimi i aktiviteteve në zona ekonomike 1. Aktivitetet në zonat ekonomike përfundojnë nëse: 1.1. themeluesi vendosë shpërbërjen e zonës ekonomike; 1.2. autoriteti mbikëqyrës nuk e sheh të mundshme vazhdimin e operimit në zonat ekonomike pas skadimit të kontratës; 1.3. nuk kanë efektshmëri ekonomike. 1.4. kontrata e themeluesit për operimin në zonën ekonomike skadon. 2. Në rast përfundimi të operimit të zonës ekonomike që ndodh gjatë kohës që ajo është aktive, themeluesi i zonës së lirë apo gjykata kompetente duhet të informojë përdoruesit e zonës ekonomike për këtë vendim. Përdoruesit e zonës ekonomike duhet të lajmërojnë organet përgjegjëse rreth vendimit dhe të përfundojnë kalkulimet rreth lehtësirave të cilat i janë nënshtruar gjatë operimit në zonën ekonomike. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Business incubators are described as support tools for businesses, and the Ministry sets their establishment and operating rules by subordinate act.
Neni 19 Inkubatorët e Biznesit 1. Inkubatorët e biznesit janë mjete lehtësues për bizneset, me një staf menaxhues dhe mbështetës i cili ka për qëllim sigurimin e hapësirave fizike për punë, lehtëson dhe mundëson mbështetje në shërbimet teknike të biznesit. 2. Inkubatori i biznesit është proces dinamik i zhvillimit të veprimtarisë se ndërmarrjeve, inkubatorët përkujdesen për ndërmarrjet fillestare duke iu ndihmuar që të mbijetojnë në periudhën e ndjeshme fillestare kur ato janë në fazën fillestare. 3. Ministria me akt nënligjor e përcakton mënyrën e themelimit dhe funksionimit të inkubatorëve të biznesit. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Government appoints the National Council for Economic Zones on the Minister’s proposal, and the Council must work publicly, report to the Minister, and operate under its own rules of procedure.
Neni 20 Këshilli Kombëtar për Zona Ekonomike 1. Qeveria e Republikës së Kosovës me propozim të Ministrit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë e emëron Këshillin Kombëtar për Zona Ekonomike. 2. Këshilli është organ këshillues lidhur me politikat e zonave ekonomike; 3. Këshilli përbëhet nga përfaqësues të: 3.1. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë; 3.2. Ministria e Financave; 3.3. Ministria e Zhvillimit Ekonomik; 3.4. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural; 3.5. Ministria e Administrimti të Pushtetit Lokal; 3.6. një (1) përfaqësues i Asociacionit të Komunave të Kosovës; 3.7. tre (3) përfaqësues të asociacineve të bizneseve të Kosovës. 4. Kryesuesi dhe anëtarët e Këshillit me propozim të Ministrit të MTI-se emërohen nga Qeveria për një periudhë katër (4) vjeçare. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 12 MARS 2013, PRISHTINË 7 5. Puna e Këshillit do të jetë publike dhe Këshilli i raporton Ministrit të MTI-së. 6. Këshilli përmes Ministrit të MTI-së, do t'i dorëzojë raportin vjetor Qeverisë së Republikës së Kosovës. 7. Punët adminsitrative dhe teknike të Këshillit i kryen Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. 8. Këshilli funksionon në bazë të rregullores së punës, të cilën e harton Këshilli. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Legal entities or subjects face a fine if they start activity in an economic zone before required approval or conduct economic activity contrary to the law.
Neni 21 Dispozitat ndëshkuese 1. Personi juridik ose subjekti do t’i nënshtrohet një gjobë prej dymijë (2.000) euro deri dhjetëmijë (10.000) euro, nëse ai kryen një nga shkeljet në vijim: 1.1. fillon veprimtarinë në zonën ekonomike para marrjes se miratimit të nevojshëm të autoriteteve përkatese. 1.2. zhvillon veprimtari ekonomike në kundërshtim me dispozitat e ketij ligji, 2. Personi përgjegjës që përfaqëson një entitet i cili kryen një shkelje në bazë të paragrafit 1. të këtij neni do ti nënshtrohet gjobës prej njëmijë (1.000) euro deri tremijë (3.000) euro. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The Ministry must issue sublegal acts to implement this law within 1 year after the law enters into force.
Neni 22 Zbatimi Ministria nxjerr aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji në afat prej një (1) viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Current subordinate acts remain in force until new implementing acts are issued, as long as they do not conflict with this law.
Neni 23 Aktet nënligjore të aplikueshme deri në nxjerrjen e akteve të reja nënligjore 1. Me kusht që të mos jenë në kundërshtim me këtë ligj dhe deri në nxjerrjen e akteve të reja nënligjore për zbatimin e drejtë dhe të plotë të këtij ligji, aktet nënligjore të aplikueshme aktualisht do të vazhdojnë të mbeten në fuqi si në vijim: 1.1. Udhëzim administrativ Nr.2009/14 Për themelimin e divizionit të zonave ekonomike; 1.2. Udhëzim administrativ Nr.2009/23 Për procedurën për aplikim dhe kriteret e pajisje me vendim të zhvilluesit; 1.3. Udhëzim administrativ Nr.2009/24 Për marrëdhëniet ndërmjet institucionit përgjegjës, zhvilluesit të zonës dhe institucioneve tjera; 1.4. Udhëzim administrativ Nr.2009/25, Për procedurat e kontrollit të zonave ekonomike; 1.5. Udhëzim administrativ Nr.2009/26, Për formën, përmbajtjen, vlefshmërinë dhe taksën për dhënien e vendimit; 1.6. Udhëzim administrativ Nr.2009/27 Për rregullimin e logos, vulës se agjencisë për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe përdorimi i tyre. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: This article repeals the Law No. 03/L-129 on Economic Zones when this law enters into force.
Neni 24 Shfuqizimi Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji Nr. 03/L-129 Për Zonat Ekonomike. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 12 MARS 2013, PRISHTINË 8 - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: This law takes effect 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 25 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/L-159 14 shkurt 2013 Shpallur me dekretin Nr.DL-005-2013, datë 04.03.2013 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI Nr. 04/L-159 PËR ZONAT EKONOMIKE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in