LIGJI Nr. 04/L-175 PËR INSPEKTORATIN E MJEDISIT, UJËRAVE, NATYRËS, PLANIFIKIMIT HAPËSINOR DHE NDËRTIMIT
This preamble identifies the law and states that the Assembly of Kosovo adopts it on the basis of Article 65(1) of the Constitution.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-175
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble identifies the law and states that the Assembly of Kosovo adopts it on the basis of Article 65(1) of the Constitution. This article states that the law regulates inspection oversight, including its principles, organisation, coordination, the inspector’s rights and duties, the rights and obligations of supervised entities, and the procedure for carrying out inspections. This provision says the law covers inspectors’ duties and authorizations in environmental, water, spatial planning, and construction oversight at local and central level bodies. This article defines key terms used in the law, including inspection oversight, inspectorate, inspector, subject of supervision, controlled installations, operator, inspection measures, and the ministry inspectorates. The Ministry Inspectorate is an executive body within the Ministry, led by a Chief Inspector, with field inspectors reporting to the Chief Inspector.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI Nr. 04/L-175 PËR INSPEKTORATIN E MJEDISIT, UJËRAVE, NATYRËS, PLANIFIKIMIT HAPËSINOR DHE NDËRTIMIT
Showing 54 of 54
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble identifies the law and states that the Assembly of Kosovo adopts it on the basis of Article 65(1) of the Constitution.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 43 / 29 TETOR 2013, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-175 PËR INSPEKTORATIN E MJEDISIT, UJËRAVE, NATYRËS, PLANIFIKIMIT HAPËSINOR DHE NDËRTIMIT Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR INSPEKTORATIN E MJEDISIT, UJËRAVE, NATYRËS, PLANIFIKIMIT HAPËSINOR DHE NDËRTIMIT KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article states that the law regulates inspection oversight, including its principles, organisation, coordination, the inspector’s rights and duties, the rights and obligations of supervised entities, and the procedure for carrying out inspections.
Neni 1 Qëllimi Me këtë ligj rregullohen parimet, organizimi dhe mbikëqyrja inspektuese, koordinimi i mbikëqyrjeve inspektuese, të drejtat, detyrat, autorizimet e inspektorit, të drejtat, detyrimet e subjekteve të mbikëqyrjes, procedura për kryerje të mbikëqyrjes inspektuese dhe çështje tjera me rëndësi që kanë të bëjnë me mbikëqyrjen inspektuese. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision says the law covers inspectors’ duties and authorizations in environmental, water, spatial planning, and construction oversight at local and central level bodies.
Neni 2 Fushëveprimi Fushëveprimi i këtij ligji ka të bëjë me detyrat dhe autorizimet e inspektorëve sipas fushave mbikëqyrëse për mjedis, ujëra, planifikim hapësinor dhe ndërtim në kuadër të organeve të nivelit lokal dhe qëndror. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including inspection oversight, inspectorate, inspector, subject of supervision, controlled installations, operator, inspection measures, and the ministry inspectorates.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Mbikëqyrje inspektuese - kontrollë dhe mbikëqyrje për zbatimin e ligjit dhe akteve tjera ligjore, zbatimin e masave administrative dhe masave tjera ndaj aktivitetiteve punuese, personave fizikë dhe juridikë në nivel lokal dhe qëndror me qëllim të parandalimit, zvogëlimit dhe mënjanimit të parregullsive në zbatimin e ligjit dhe dispozitave tjera ligjore në fuqi; 1.2. Mbikëqyrje administrative- kontrollë dhe mbikëqyrje për zbatimin e ligjit dhe akteve tjera me qëllim të parandalimit, zvogëlimit dhe mënjanimit të parregullsive në zbatimin e ligjit dhe dispozitave tjera ligjore në fuqi; 1.3. Procedura inspektuese - Përgatitja, vizita në terren, konstatimi dhe marrja e masave; 1.4. Kontrollë inspektive – Kontrollë e drejtpërdrejt ndaj personit fizik dhe juridik; 2 1.5. Inspektorat - organ shtetëror në nivel lokal dhe qëndror i cili ushtron detyrat dhe përgjegjësitë e mbikëqyrjes inspektive në fushën e mbrojtjes së mjedisit, natyrës, ujërave, urbanizmit dhe ndërtimit; 1.6. Inspektor - personi zyrtar me autorizime dhe përgjegjësi të veçanta të përcaktuara me këtë ligj dhe dispozitat tjera ligjore në fuqi; 1.7. Subjekt i mbikëqyrjes - personi fizik dhe juridik, ndaj të cilit kryhet mbikëqyrja dhe kontrolli inspektues; 1.8. Instalimet e kontrolluara - të gjitha instalimet industriale, ndërmarrjet apo paisjet tjera, aktiviteti i të cilave, si emisioni në ajër, shkarkimet në ujëra, deponimi dhe menaxhimi i mbeturinave i nënshtrohen kushteve dhe lejeve përkatëse mjedisore si pëlqimi mjedisor, leja mjedisore dhe licencë për mbeturina, bazuar në legjislacionin mjedisor; 1.9. Operator - personi juridik ose fizik i cili udhëheq me punën ose mbikëqyrë funksionimin e instalimeve të kontrolluara; 1.10. Masat inspektuese - nënkuptojnë masat administrative të parapara me këtë ligj dhe dispozitat tjera ligjore, të cilat i shqiptojnë inspektorët gjatë procedurave të mbikëqyrjes inspektuese për mënjanimin e parregullsive të konstatuara; 1.11. Inspektim i mjedisit - kontrollë dhe mbikëqyrje inspektive, me qëllim të respektimit të normave, standardeve dhe zbatimin e legjislacionit në fushën e mjedisit; 1.12. Inspektim i planifikimit hapësinor dhe urbanistik - kontrollë dhe mbikëqyrje inspektive, në fushën e planifikimit hapësinor dhe urbanistik; 1.13. Inspektim i ndërtimit - kontrollë dhe mbikëqyrje inspektive në fushën e ndërtimit; 1.14. Inspektim i ujërave - kontrolli dhe mbikëqyrje inspektive, me qëllim të respektimit të normave, shfrytëzimit dhe mbrojtjen e resurseve ujore dhe zbatimin e legjislacionit në fushën e ujërave; 1.15. Inspektim i natyrës - kontrolli dhe mbikëqyrje inspektive, me qëllim të mbrojtjes dhe ruajtjes së përgjithshme të natyrës, vlerave të saj dhe zbatimin e legjislacionit në fushën e natyrës; 1.16. Fushat përkatëse - mbikëqyrje inspektive dhe kontrollë në fushën e mjedisit, ujërave, natyrës, planifikimit hapësinor dhe ndërtimit të rregulluara me ligje të veçanta; 1.17. Organ kompetent - organi në nivel lokal dhe qëndror që lëshon dokumentin në fushat përkatëse; 1.18. Inspektorati i Ministrisë - Inspektorati i Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektorati i Mbrojtjes së Natyrës, Inspektorati i Ujërave, Inspektorati i Ndërtimit dhe Inspektorati i Planifikimit Hapësinor dhe Urbanistik; 1.19. Ministria - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. KREU II STRUKTURA ORGANIZATIVE E INSPEKTORATIT TË MINISTRISË - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Ministry Inspectorate is an executive body within the Ministry, led by a Chief Inspector, with field inspectors reporting to the Chief Inspector.
Neni 4 1. Inspektorati i Ministrisë është organ ekzekutiv në kuadër të Ministrisë, i cili përbëhet nga: 1.1. Inspektorati i mbrojtjes së mjedisit; 3 1.2. Inspektorati i mbrojtjes së natyrës; 1.3. Inspektorati i ujërave; 1.4. Inspektorati i planifikimit hapësinor dhe urbanistik; 1.5. Inspektorati i ndërtimit. 2. Inspektorati i Ministrisë udhëhiqet nga Kryeinspektori i cili për punën e tij dhe të inspektoratit i përgjigjet Sekretarit të Përgjithshëm dhe Ministrit. 3. Inspektorët e fushave përkatëse i përgjigjen Kryeinspektorit. 4. Inspektorati i Ministrisë posedon vulën e rrumbullakët dhe vulën e thatë. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Ministry may regulate the Ministry Inspectorate’s internal organization, internal systematization, and number of employees by subordinate act.
Neni 5 Organizimi dhe sistematizimi i brendshëm Ministria me akt nënligjor rregullon organizimin, sistematizimin e brendshëm dhe numrin e punonjësve të Inspektoratit të Ministrisë. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Municipal inspectorates are organized under municipal directorates, and municipal inspectors must keep inspection records and report to the Ministry Inspectorate.
Neni 6 Organizimi i Inspektoratit në nivel lokal 1. Për ushtrimin e detyrave të mbikëqyrjes dhe kontrollit, inspektorati komunal është i organizuar në kuadër të drejtorive komunale sipas fushave përkatëse: 1.1. Inspektorati komunal i mbrojtjes së mjedisit, dhe 1.2. Inspektorati komunal i ndërtimit. 2. Caktimin e numrit të inspektorëve sipas fushave përkatëse të mbikëqyrjes në nivel lokal, e rregullon organi i pushtetit lokal. 3. Inspektori komunal i ushtron detyrat dhe përgjegjësitë sipas fushave përkatëse. 4.Inspektorë komunal udhëheqin evidencën e mbikëqyrjeve inspektuese dhe janë të obliguara t’i raportojnë Inspektoratit të Ministrisë përmes raporteve vjetore në fushat përkatëse. 5. Në raste të veçanta dhe sipas kërkesës së Inspektoratit të Ministrisë, inspektorët komunal, janë të obliguara të raportojnë sipas kërkesës. KREU III DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Kryeinspektori must carry out the listed tasks while performing his duties and responsibilities.
Neni 7 Kryeinspektori 1. Kryeinspektori gjatë ushtrimit të detyrave dhe përgjegjësive kryen këto punë: 1.1. siguron zbatimin e dispozitave të këtij ligji dhe ligjeve në fuqi sipas fushave përkatëse; 1.2. koordinon punët e inspektorateve sipas fushave përkatëse; 4 1.3. siguron informata për mbikëqyrjet inspektive që zbatojnë inspektoratet; 1.4. bashkëpunon në nivel rajonal dhe ndërkombëtar sipas fushave përkatëse; 1.5. bashkëpunon dhe koordinon veprimtarinë me institucionet relevante të nivelit qëndror dhe lokal në fushat përkatëse të mbikëqyrjes; 1.6. siguron përparimin e punës dhe ngritjen profesionale të inspektorëve; 1.7. përgatitë planet dhe raportet periodike dhe vjetore për punën e Inspektoratit. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The unit leader must carry out the listed inspection-management duties while performing official responsibilities.
Neni 8 Udhëheqësi i njësisë 1. Udhëheqësi i njësisë gjatë ushtrimit të detyrave dhe përgjegjësive kryen këto punë: 1.1. udhëheq, organizon, koordinon dhe mbikëqyrë punën sipas fushës përkatëse të inspektoratit; 1.2. për punën e tij i raporton kryeinspektorit të inspektoratit; 1.3. përmes programit vjetor të punës përcakton strukturën dhe mënyrën e kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese; 1.4. përcjell mënyrën e kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese për zbatimin e këtij ligji dhe ligjeve tjera në fuqi; 1.5. përcakton formën, përmbajtjen, mënyrën e udhëheqjes dhe evidencën e mbikëqyrjeve inspektuese; 1.6. përgatitë planet, raportet periodike dhe vjetore për punën e inspektorateve sipas fushave përkatëse. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The inspector must carry out inspection control and supervision duties under this law and other applicable laws, and answer to the unit leader for their work.
Neni 9 Inspektori 1. Inspektori ushtron detyrat dhe përgjegjësitë e kontrollit dhe mbikëqyrjes inspektive në bazë të dispozitave të këtij ligji dhe ligjeve tjera në fuqi. 2. Inspektori për punën e tij i përgjigjet udhëheqësit të njësisë. KREU IV FUSHË VEPRIMTARIA E INSPEKTORATIT TË MINISTRISË - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The environmental protection inspectorate has inspection and control powers for enforcing this law and related environmental laws.
Neni 10 Inspektorati i Mbrojtjes së Mjedisit 1. Inspektorati i mbrojtjes së mjedisit ushtron mbikëqyrjen inspektive dhe kontrollë përmes inspektimit mjedisor në zbatimin e këtij ligji dhe ligjeve që kanë të bëjnë me fushën e mbrojtjes së mjedisit. 2. Inspektorati për mbrojtjen e mjedisit, ushtron detyrat dhe përgjegjësitë e tij në mbrojtje të mjedisit, duke harmonizuar aktivitetin e tij me Rekomandimet e Parlamentit Evropian dhe Këshillit për “Kriteret Minimale për Inspektimet Mjedisore në Shtetet Anëtare” ( RMCEI 2001/331/EC). 5 - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The nature protection inspectorate carries out inspection and control over implementation of this law, related laws, and secondary acts concerning nature protection.
Neni 11 Inspektorati i Mbrojtjes së Natyrës 1. Inspektorati i mbrojtjes së natyrës ushtron mbikëqyrje inspektive dhe kontrollë përmes inspektimit në natyrë në zbatimin e këtij ligji, ligjeve dhe akteve nënligjore që kanë të bëjnë me mbrojtjen e natyrës. 2. Inspektorati për mbrojtjen e natyrës, ushtron detyrat dhe përgjegjësitë e tij në mbrojtje të natyrës, duke harmonizuar aktivitetin e tij me kërkesat e Bashkimit Evropian për rrjetin “NATURA - 2000”. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Water Inspectorate carries out supervisory inspection and control by inspecting waters.
Neni 12 Inspektorati i Ujërave Inspektorati i ujërave ushtron mbikëqyrje inspektive dhe kontrollë përmes inspektimit të ujërave në zbatimin e këtij ligji dhe akteve nënligjore që kanë të bëjnë me mbrojtjen e ujërave. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Planning and Urbanism Inspectorate has power to carry out administrative supervision and control through urban inspection.
Neni 13 Inspektorati i Planifikimit Hapësinor dhe Urbanistik Inspektorati i planifikimit hapësinor dhe urbanistik ushtron mbikëqyrje administrative dhe kontrollë përmes inspektimit urbanistik në zbatimin e këtij ligji dhe ligjeve tjera që kanë të bëjnë me fushën e urbanizmit dhe planifikimit hapësinor. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The Construction Inspectorate has power to carry out inspection-based supervision and control over compliance with this law and other laws relating to construction.
Neni 14 Inspektorati i Ndërtimit Inspektorati i ndërtimit ushtron mbikëqyrje inspektive dhe kontrollë përmes inspektimit ndërtimor në zbatimin e këtij ligji dhe ligjeve që kanë të bëjnë me fushën e ndërtimit. KREU V FUSHËVEPRIMI I INSPEKTORATIT KOMUNAL - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The municipal inspectorate is organized within municipal directorates for supervision and control, including environmental protection and construction inspection units.
Neni 15 Inspektorati komunal 1. Për ushtrimin e detyrave të mbikëqyrjes dhe kontrollit, inspektorati komunal organizohet në kuadër të drejtorive komunale sipas fushave përkatëse: 1.1. Inspektorati komunal i mbrojtjes së mjedisit, dhe 1.2. Inspektorati komunal i ndërtimit. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The municipal environmental inspectorate must inspect and supervise compliance with environmental, water, and nature laws, and with conditions in municipal environmental, water, and nature-protection permits issued by the municipality.
Neni 16 Inspektorati komunal i mbrojtjes së mjedisit 1. Inspektorati komunal i mbrojtjes së mjedisit ushtron detyrat dhe përgjegjësitë përmes kontrollit dhe mbikëqyrjes inspektive në zbatimin e ligjeve në fushën e mbrojtjes së mjedisit, ujërave dhe natyrës. 6 2. Inspektorati komunal i mbrojtjes së mjedisit ushtron mbikëqyrjen në zbatimin e masave dhe kushteve të përcaktuara me lejet komunale mjedisore, lejet ujore dhe të mbrojtjes së natyrës, të lëshuara nga komuna. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The municipal construction inspectorate must carry out inspection and supervision duties for construction and spatial planning laws, and supervise compliance with construction conditions and building permits issued by the municipality.
Neni 17 Inspektorati komunal i ndërtimit 1. Inspektorati komunal i ndërtimit ushtron detyrat dhe përgjegjësitë përmes kontrollit dhe mbikëqyrjes inspektive në zbatimin e ligjeve në fushën e ndërtimit dhe planifikimit hapësinor. 2. Inspektorati komunal i ndërtimit ushtron mbikëqyrjen në zbatimin e masave dhe kushteve të përcaktuara me kushtet e ndërtimit dhe lejet ndërtimore të lëshuara nga komuna. KREU VI ZGJEDHJA DHE SHKARKIMI I INSPEKTORËVE - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Kryeinspektori dhe inspektori i ministrisë zgjidhen me konkurs publik, dhe për këto poste mund të caktohet një inxhinier i diplomuar i fushave përkatëse.
Neni 18 Kriteret për zgjedhje 1. Për pozitën kryeinspektor dhe inspektor të inspektoriatit të ministrisë mund të caktohet inxhinier i diplomuar i profileve të fushave përkatëse dhe në harmoni me ligjet tjera në fuqi qe rregullojnë fushën e administratës shtetërore dhe shërbyesve civil. 2. Kryeinspektori dhe inspektori zgjidhen sipas konkursit publik në pajtim me dispozitat e Ligjit për Shërbimin Civil. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The inspector is dismissed if any listed condition is met, including voluntary request, misuse or abuse of office, unlawful procedures, permanent loss of capacity, failure to meet appointment criteria, unprofessional supervision, or other cases where the law provides for service termination.
Neni 19 Shkarkimi i inspektorit 1. Inspektori shkarkohet, nëse: 1.1. me vet dëshirë kërkon shkarkimin e tij; 1.2. nëse konstatohet se ka keqpërdorur, abuzuar me detyrën zyrtare; 1.3. nëse konstatohet se ka udhëhequr procedurat jashtë kërkesave ligjore; 1.4. nëse nga organi kompetent vërtetohet se përgjithmonë e ka humbur aftësinë për kryerjen e punëve të mbikëqyrjes inspektive; 1.5. vërtetohet se nuk i ka plotësuar kriteret sipas nenit 18 te këtij ligji për t’u emëruar inspektor; 1.6. pa përgjegjësi dhe në mënyrë joprofesionale kryen mbikëqyrjen inspektuese dhe detyrat tjera të punës, dhe; 1.7. në raste tjera për të cilat ligji parasheh ndërprerje të shërbimit. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Ministry must provide the inspectorate with seasonal clothing, a vehicle, and other work tools. Inspectors are entitled to training and professional development, and they are compensated under the Civil Servants Salary Law.
Neni 20 Kushtet e punës për kryerjen e detyrës së Inspektorit 1. Ministria është e obliguar që inspektoratin ta pajisë me veshmbathje stinore, makinë dhe mjete tjera pune për ushtrimin e detyrës së tij. 7 2. Për kryerjen e detyrave të punës inspektive, Inspektori ka të drejtë në aftësim dhe ngritje profesionale përmes trajnimeve. 3. Për shkak te specifikave të natyrës së punës, ndërlikueshmerisë dhe rrezikut për jetë, Inspektori gjatë ushtrimit të kompetencave dhe autorizimeve ligjore, kompensohet sipas Ligjit për Pagat e Nëpunësve Civilë. KREU VII BUXHETI I INSPEKTORIATIT - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The Inspectorate has its own budget within the Ministry, and the Chief Inspector manages it, prepares the annual budget plan, and may propose extra budget needs to the Minister.
Neni 21 Buxheti 1. Inspektorati e ka buxhetin e vet, i cili është në kuadër të Ministrisë. 2. Kryeinspektori përgatitë dhe dorëzon planin për buxhetin vjetor të Inspektoratit për procedim të mëtejshëm. 3. Përgjegjësinë për menaxhimin, përdorimin dhe shpenzimin e buxhetit të Inspektoratit e ka Kryeinspektori. 4. Kryeinspektori sipas nevojave i propozon Ministrit buxhet shtesë për nevojat e Inspektoratit. 5. Të hyrat nga gjobat derdhen në Buxhetin e Republikës së Kosovës. KREU VIII TË DREJTAT, DETYRIMET DHE AUTORIZIMET E INSPEKTORIT - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The Inspector is authorized to inspect work documents, offices and equipment, request identification and written explanations, take samples, record facts, issue on-the-spot fines, and start misdemeanor or criminal proceedings.
Neni 22 Autorizimet dhe detyrat e Inspektorit 1. Inspektori në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive është i autorizuar që: 1.1. të kontrollojë dokumentacionin e punës, i cili mundëson qasjen në punën e subjektit të mbikëqyrur në lidhje me zbatimin e ligjit; 1.2. të kontrollojë organin kompetent, në nivel qendror dhe lokal, i cili ka obligim dhe përgjegjësi për dhënie të dokumentacionit si: pëlqim, leje, licencë, autorizim, vërtetim, konkluzion etj.; 1.3. të kontrollojë inspektoratin komunal në zbatimin e dispozitave ligjore në fushat përkatëse; 1.4. t`iu propozon organeve përkatëse komunale marrjen e masave disciplinore ndaj udhëheqësit të inspektoratit, inspektorëve dhe zyrtarëve për veprim dhe mos veprim sipas përgjegjësive të përcaktuara me këtë ligj dhe ligjet tjera në fuqi; 1.5. të hyjë dhe të kontrolloj objektet afariste dhe hapësira punuese, instalimet dhe paisjet, mjetet e punës, mjete transportuese etj; 1.6. të kërkojë dokumentin e identifikimit personave me qëllim të vërtetimit të identitetit gjatë procedurave të inspektimit; 1.7. të kërkojë nga subjekti i mbikëqyrjes ose personave përgjegjës, sqarime, raporte me shkrim në lidhje me çështjet e mbikëqyrjes inspektive; 8 1.8. të sigurojë mostra pa kompensim për analizë ose kontrollë për verifikim në raste të përcaktuara me ligj; 1.9. të konstatojë gjendjen faktike përmes shiqimit vizuel, audio dhe video incizimit të cilat mund të shfrytëzohen në procedurën e mbikëqyrjes inspektuese; 1.10. të kërkojë nga subjekti i mbikëqyrjes që gjatë kontrollit, t’i mundësoj qasje në cilëndo hapësirë, paisje, objekte të mbyllura, makinë ose mjete; 1.11. të shqiptoj dënimin në të holla në vend ngjarje - gjoba mandatore - sipas këtij ligji apo ligjeve përkatëse në fuqi; 1.12. të inicoj procedurë kundërvajtëse dhe penale për shkak të shkeljes së dispozitave ligjore në fuqi ndaj personave fizikë dhe juridikë; 1.13. të ndërmerr masa tjera për të cilat është i autorizuar me ketë ligj dhe ligjet tjera në fuqi. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The inspector must carry out inspection duties independently and professionally, notify the requester promptly, notify the supervised entity’s responsible person of the inspection start unless that would reduce efficiency, identify the legal basis, keep minutes, and act according to law and the civil servants’ code of ethics.
Neni 23 Detyrimet e Inspektorit 1. Inspektori gjatë kryerjes së kontrollit dhe mbikëqyrjes inspektuese është i detyruar që: 1.1. t’i përmbushë detyrat e tij në mënyrë të pavarur e profesionale, në pajtim me këtë ligj dhe ligjet të tjera në fuqi; 1.2. në bazë të kërkesave të parashtruara për parregullsi, të informojë parashtruesin e kërkesës brenda afatit sa më të shkurtër për rrjedhën e procedurës së inspektimit; 1.3. të lajmëroj personin përgjegjës të subjektit mbikëqyrës për fillimin e procedurës së inspektimit, përveç në rastet kur njoftimi i tillë do të ketë ndikim në efikasitetin e procedurës inspektive; 1.4. të legjitimohet para subjektit të mbikëqyrjes dhe ta njoftoj për bazën ligjore për ushtrimin e kontrollit dhe mbikëqyrjes inspektive; 1.5. të mbaj procesverbal për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kryer inspektive; 1.6. të veproj sipas ligjit dhe në pajtim me kodin etik të shërbyesve civil. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The inspector may and must act to fix detected irregularities by notifying the supervised entity, setting a deadline, ordering measures, temporarily stopping the activity, confiscating relevant equipment, and starting court proceedings where appropriate.
Neni 24 Të drejtat dhe detyrimet e inspektorit për mënjanimin e parregullsive 1. Për mënjanimin e parregullsive të konstatuara, inspektori ka të drejtë dhe detyrim që subjektin e mbikëqyrjes: 1.1. ta njoftoj për parregullsitë e konstatuara dhe t’i përcaktojë afat për mënjanimin e tyre; 1.2. ta urdhërojë ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve përkatëse në afatin të cilin do ta përcaktojë inspektori; 1.3. përkohësisht të ndalojë kryerjen e veprimtarisë, deri në mënjanimin e parregullsive të konstatuara; 1.4. të konfiskoj paisjet, mjetet e punës me të cilat është kryer vepra penale ose kundërvajtëse, në pajtim me ligjin; 1.5. të inicojë procedurën gjyqësore për kundërvajtje, vepër penale ose procedurë tjetër përkatëse. 9 2. Ushtron të drejta dhe detyrime tjera në pajtim me ligjet në fuqi. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: If an activity, undertaking, or construction may pose risk to the population or the environment, the inspector must send a written suspension notice to the supervised subject and a copy to the competent permit-granting authority.
Neni 25 Njoftimi për pezullim 1. Inspektori, në rast se një aktivitet, veprimtari apo ndërtim përbën ose paraqet rrezik të mundshëm për popullatën dhe mjedisin, i dërgon njoftimin për pezullimin subjektit mbikëqyrës. Një kopje e njoftimit për pezullim i dërgohet organit kompetent, që ka dhënë lejen për aktivitet, veprimtari apo ndërtim. 2. Njoftimi për pezullimin bëhet me shkrim në të cilin: 2.1. përcaktohet rreziku i mundshëm që ka lidhje me ndërtimin apo kryerjen e veprimtarisë; 2.2. përcaktohen hapat që merren për ta shmangur atë rrezik; 2.3. përcaktohet periudha kohore kur merren këta hapa; 2.4. deklarohet që leja përkatëse apo pjesë të veçanta të saj nuk janë më të vlefshme, derisa të hiqet ky njoftim. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: If an inspector finds irregularities during inspection supervision that the inspector is not competent to fix, the inspector must record them and notify the competent body.
Neni 26 Njoftimi i organit kompetent Nëse gjatë mbikëqyrjes inspektuese, inspektori konstaton parregullsi, për mënjanimin e të cilave nuk është kompetent, me procesverbal konstaton dhe e njofton organin kompetent. KREU IX TË DREJTAT DHE DETYRIMET E SUBJEKTIT TË MBIKËQYRJES - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Subjekti i mbikëqyrjes duhet të bashkëpunojë me inspektorin, të japë dokumente dhe të dhëna, të lejojë qasje dhe, kur kërkohet, të ndërpresë punën ose të përgatisë materiale brenda afatit të caktuar.
Neni 27 Detyrimet e subjektit të mbikëqyrjes 1. Subjekti i mbikëqyrjes është i detyruar që: 1.1. të veprojë sipas kërkesës, përkatësisht afatit të caktuar me urdhër të inspektorit; 1.2. t`i mundësojë inspektorit kryerje të pa penguar procedurën e inspektimit; 1.3. t’i ofroj inspektorit dokumentet dhe të dhënat të cilat janë të nevojshme për kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese; 1.4. t'i sigurojë inspektorit kushte të nevojshme për kryerjen e pa penguar të punës dhe vlerësimin e gjendjes faktike; 1.5. inspektorit t'i mundësojë qasje në hapësirat punuese, dokumentet dhe paisjet që janë lëndë e mbikëqyrjes inspektuese; 1.6. me kërkesë të inspektorit, ta ndërpresë punën gjatë kohës së mbikëqyrjes inspektuese, në rastet kur inspektori nuk mund ta kryej mbikëqyrjen dhe ta vlerësojë gjendjen faktike; 1.7. të kryejë veprime gjatë procedurës inspektuese, për të vlerësuar gjendjen faktike; 10 1.8. sipas kërkesës së inspektorit, që në afat të caktuar, t'i dorëzojë ose përgatitë të dhëna, raporte, materiale dhe dokumente tjera të nevojshme për procedurën e mbikëqyrjes inspektuese. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The subject of supervision is entitled to make written remarks in the inspection minutes and may refuse to sign the minutes if they disagree with the findings.
Neni 28 Të drejtat e subjektit të mbikëqyrjes 1. Subjekti i mbikëqyrjes ka të drejtë që: 1.1. gjatë mbikëqyrjes inspektuese të deklaroj dhe jep vërejtje me shkrim në procesverbal; 1.2. të refuzojë nënshkrimin në procesverbal, nëse nuk pajtohet me konstatimet e paraqitura në procesverbal, i cili refuzim nuk e ndalon kryerjen e procedurës së mbikëqyrjes inspektuese. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Subjekti i mbikëqyrjes dhe personi përgjegjës duhet të mundësojnë mbikëqyrjen dhe zbatimin e masave të urdhëruara, dhe t’i njoftojnë me shkrim inspektorit brenda 3 ditëve pas përfundimit të afatit të zbatimit nëse masat janë zbatuar.
Neni 29 Personat përgjegjës në procedurën e mbikëqyrjes 1. Për kryerjen e papenguar të mbikëqyrjes inspektuese si dhe për zbatimin e masave të urdhëruara është përgjegjës subjekti i mbikëqyrjes dhe personi përgjegjës i subjektit të mbikëqyrjes. 2. Subjekti i mbikëqyrjes, përkatësisht personi përgjegjës i subjektit të mbikëqyrjes është i detyruar që në afat prej tre ditëve, pas përfundimit të afatit të caktuar për zbatimin e masave te urdhëruara, që me shkrim të informojë inspektorin se a janë zbatuar masat e urdhëruara. 3. Përjashtim nga paragrafi 2. i këtij neni, afati mund të shtyhet vetëm në raste të veçanta. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: A person who is not the supervised subject must allow inspection supervision if the inspector has reasonable suspicion about activities or relevant tools/equipment in that person’s premises or objects.
Neni 30 Detyrimet e personave tjerë 1. Kur Inspektori gjatë mbikëqyrjes inspektuese konstaton se personi i cili nuk i takon subjektit mbikëqyrës, por ekziston dyshim i bazuar se në hapësirat dhe objektet e tij, kryhet veprimtari ose gjenden mjete dhe paisje të cilat janë të lidhura me mbikëqyrjen inspektuese, personi në fjalë detyrohet të mundësojë ushtrimin e mbikëqyrjes inspektive. 2. Nëse personi nga paragrafi 1. i këtij neni nuk lejon kryerjen e kontrollit inspektues, ndaj tij do të zbatohen autorizime të cilat inspektori i ka si ndaj subjektit të mbikëqyrjes. KREU X PROCEDURAT E MBIKËQYRJES INSPEKTUESE - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: This provision lists three types of inspection supervision: regular, extraordinary, and control supervision.
Neni 31 Llojet e mbikëqyrjes inspektuese 1. Llojet e mbikëqyrjes inspektuese janë: 1.1. mbikëqyrja e rregullt inspektuese e lajmëruar dhe jo e lajmëruar e cila kryhet në bazë të planit për punë të organeve inspektuese; 1.2. mbikëqyrja inspektuese e jashtëzakonshme e paparalajmëruar kryhet në bazë të njoftimeve nga organet shtetërore, personat fizikë ose juridikë, si dhe në rast të dyshimit të inspektorit; 1.3. mbikëqyrja inspektuese kontrolluese kryhet pas kalimit të afatit të caktuar nga inspektori. 11 - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: If the responsible person is not present on the inspection day, the inspector must leave a summons for them to attend at a set time.
Neni 32 Mbikëqyrja pa praninë e subjektit mbikëqyrës 1. Nëse inspektori në ditën e inspektimit nuk e gjen personin përgjegjës të subjektit të mbikëqyrjes, atëherë inspektori në vendin e mbikëqyrjes, do t'i lë ftesë që në kohë të caktuar të jetë i pranishëm për kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese. 2. Dëmtimi, shkatërrimi ose mënjanimi i mëvonshëm i ftesës nuk ndikon në vlefshmërinë e dorëzimit. 3. Nëse personi nga paragrafi 1. i këtij neni nuk i përgjigjet ftesës, inspektori do të kryejë mbikëqyrje inspektuese në prani të personit zyrtar ose personit tjetër të pranishëm. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: The ministry inspectorate must cooperate with relevant state and local bodies, and the inspector must immediately seek police intervention in specified situations.
Neni 33 Bashkëpunimi me organet e administratës shtetërore 1. Inspektorati i Ministrisë bashkëpunon me institucionet relevante shtetërore, organet komunale, policinë, gjyqësorin, prokurorinë, doganën, inspektoratet e fushave përkatëse dhe institucionet relevante. 2. Inspektorati - inspektori kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të organeve të rendit kur: 2.1. pengohet apo kërcënohet gjatë kryerjes së detyrës zyrtare; 2.2. nuk zbatohet urdhëri i inspektorit për ndërprerjen e punës, konfiskimin e mjeteve, rrënimi i objektit dhe të ngjajshme; 2.3. nuk zbatohet vendimi në rastet e jashtëzakonshme dhe emergjente; 2.4. në bashkëpunim me organet e policisë, mbikëqyrja inspektive ushtrohet kur është e nevojshme edhe në çdo kohë. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The inspector may ask relevant institutions for professional opinion and cooperation when needed to fairly assess the facts.
Neni 34 Bashkëpunimi me institucionet tjera profesionale Inspektori mundet të kërkojë në kuadër të procedurës inspektuese mendim dhe bashkëpunim profesional nga institucionet relevante, nëse kjo është e nevojshme për vlerësim të drejtë të gjendjes faktike. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: The inspector must prepare an inspection report, and both the inspector and the supervised subject must sign it. In some cases the report may be prepared within 3 days at the inspection service’s offices, and the subject has 8 days to respond or return the signed report.
Neni 35 Procesverbali 1. Për kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese, inspektori harton procesverbal. 2. Inspektori dhe subjekti i mbikëqyrjes e nënshkruajnë procesverbalin pas kryerjes së inspektimit dhe një kopje e procesverbalit i mbetet subjektit të mbikëqyrjes. 3. Me përjashtim nga paragrafi 1. i këtij neni, kur për shkak të vëllimit dhe ndërlikueshmërisë së mbikëqyrjes inspektuese, natyrës së saj dhe rrethanave, procesverbali mund të përgatitet në hapësirat zyrtare të shërbimit inspektues në afat prej tre (3) ditësh nga dita e mbikëqyrjes me arsyetim dhe shkaqet për këtë. 12 4. Kopja e procesverbalit nga paragrafi 3. i këtij neni, i dorëzohet për nënshkrim subjektit të mbikëqyrjes. 5. Nëse subjekti i mbikëqyrjes nga paragrafi 3 i këtij neni në afat prej tetë (8) ditësh nga dita e pranimit të procesverbalit nuk prononcohet në lidhje me procesverbalin e dorëzuar, ose nuk ia kthen të nënshkruar inspektorit, konsiderohet se subjekti i mbikëqyrjes është pajtuar me procesverbalin nga mbikëqyrja e kryer inspektuese. 6. Nëse subjekti i mbikëqyrjes refuzon ta nënshkruajë procesverbalin, inspektori do t'i cekë arsyet për refuzim. 7. Në procesverbal shënohet emri i organit inspektues i cili e kryen mbikëqyrjen, vendi, dita dhe ora kur fillon dhe kryhet mbikëqyrja, lënda e mbikëqyrjes, emrat e inspektorëve, të personave të pranishëm dhe të përfaqësuesve të tyre dhe të autorizuarit. 8. Procesverbali doemos duhet të hartohet shkurt në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme. 9. Procesverbali duhet të përmbajë pasqyrim për gjendjen faktike, vërejtjet, deklaratat, rrethanat dhe faktet tjera relevante të konstatuara gjatë mbikëqyrjes inspektive. 10. Formën dhe elementet obliguese të përmbajtjes së procesverbalit për mbikëqyrje inspektive, i përcakton Ministria. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: If the inspector cannot identify the supervised subject, the inspector must leave an invitation at the inspection site and tell the unknown subject to attend on a specified day. If the unknown subject does not respond, the inspection may proceed without the responsible person's presence.
Neni 36 Mbikëqyrje inspektuese te subjektet e panjohura 1. Në rastet kur inspektori nuk mund të identifikojë se cili është subjekt mbikëqyrës, inspektori i lenë ftesë subjektit të panjohur në vend ngjarje të inspektimit duke e informuar që në ditë të caktuar të jetë i pranishëm për inspektim. 2. Nëse subjekti i panjohur i mbikëqyrjes nuk i përgjigjet ftesës nga paragrafi 1. i këtij neni, mbikëqyrja inspektuese kryhet pa praninë e personit përgjegjës të subjektit të mbikëqyrjes. KREU XI KONKLUZIONI DHE AKTVENDIMI NË PROCEDURËN INSPEKTIVE - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: During inspection supervision, the inspector issues a conclusion and a decision.
Neni 37 Gjatë procedurës së mbikëqyrjes inspektive, inspektori nxjerr konkluzion dhe aktvendim. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Conclusions on procedural matters during inspection supervision are issued, and a written conclusion is issued only when an appeal is allowed in that conclusion.
Neni 38 Konkluzioni 1. Me konkluzion vendoset për çështjet e procedurës të cilat paraqiten gjatë procedurës së mbikëqyrjes inspektive. 2. Konkluzioni me shkrim nxirret vetëm në rastet, kur në konkluzion është e lejuar ankesa. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Inspektori may set a deadline to remove irregularities, must issue a decision within 15 days, may give an oral decision for immediate danger to life or health, and must then issue a written decision within 3 days.
Neni 39 Aktvendimi 1. Nëse inspektori gjatë procedurës inspektive konstaton parregullsi ligjore dhe të njëjtat parregullsi i konstaton edhe në procesverbal, atëherë edhe me vendim mundet të përcaktoj afatin e mënjanimit të parregullsive. 13 2. Inspektori në bazë të fakteve të konstatuara në procedurë inspektive, do të nxjerr aktvendimin në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve. 3. Gjatë procedurës inspektive, kur inspektori konstaton rrezikun e drejtëpërdrejt për jetën dhe shëndetin e njerëzve dhe të njëjtin rrezik e konstaton në proceverbal, atëherë inspektori shqipton masën e vendimit gojor. 4. Në rastin nga paragrafi 3. të këtij neni, inspektori është i detyruar që në afat prej tre (3) ditëve nga dita e shqiptimit të vendimit me gojë, të nxjerr aktvendim me shkrim. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: This article sets deadlines for appeals and administrative review of inspection decisions.
Neni 40 Ankesa 1. Kundër aktvendimit të Inspektorit të Ministrisë nga neni 39 i këtij ligji, mund të ushtrohet ankesë në afat prej tetë (8) ditësh nga dita e pranimit të aktvendimit. 2. Ankesa kundër aktvendimit të inspektorit në nivel lokal, shqyrtohet nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave në komunë, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e pranimit të aktvendimit. 3. Kundër aktvendimit të Komisionit për shqyrtimin e ankesave në komunë, mund të ushtrohet ankesë në Ministri, në afat prej tetë (8) ditësh nga dita e pranimit të aktvendimit. 4. Ankesa kundër aktvendimit të Inspektorit të Ministrisë, në afat prej (8) ditësh shqyrtohet nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave në Ministri. 5. Kundër aktvendimit të Ministrisë, mund të iniciohet konflikt administrativ me padi në gjykatën kompetente brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e pranimit të këtij vendimi. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: Ministry inspectors must have an official ID, badge, and related equipment. The Ministry sets the ID’s form and content by subordinate act, and the competent local body sets the municipal inspector’s ID form and content.
Neni 41 Legjitimacioni zyrtar 1. Inspektori i Ministrisë posedon legjitimacionin zyrtar, shenjën dhe pajisjen përkatëse. 2. Formën dhe përmbajtjen e legjitimacionit e përcakton Ministria me akt nënligjor. 3. Formën dhe përmbajtjen e legjitimacionit të inspektorit komunal e përcakton organi kompetent në nivel lokal. KREU XII VEPRIME TË VEÇANTA NË PROCEDURËN INSPEKTUESE - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: The inspector may take a sample when needed to verify the substance’s composition during inspection supervision, and the Ministry sets the sampling method and procedures by subordinate act.
Neni 42 Marrja e mostrave 1. Inspektori mund të marrë mostër, nëse në procedurën e mbikëqyrjes inspektuese është e nevojshme që të vërtetohet përbërja e lëndës në pajtim me këtë ligj dhe ligjet në fuqi. 2. Mënyrën dhe procedurat e marrjes së mostrave i përcakton Ministria me akt nënligjor. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: During supervisory inspections, an inspector may temporarily confiscate documents, materials, work machines, and other items that can serve as evidence if irregularities are found.
Neni 43 Konfiskimi 14 1. Nëse inspektori gjatë kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese konstaton parregullsi, përkohësisht konfiskon dokumente, materiale, makina pune dhe mjete tjera të cilat mund të shfrytëzohen si dëshmi në procedurën përkatëse. 2. Mënyrën dhe procedurat e konfiskimit i përcakton Ministria me akt nënligjor. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: The inspector may temporarily stop an activity by sealing or taping the site, equipment, or work area when inspection finds dangerous irregularities.
Neni 44 Ndërprerja e përkohshme e veprimtarisë 1. Nëse gjatë kontrollit dhe mbikëqyrjes inspektive, Inspektori konstaton parregullsi që e rrezikojnë jetën, shëndetin, mjedisin dhe rastet tjera të përcaktuara me ligj, përkohësisht do të ndërpres kryerjen e veprimtarisë me vulosjen-blombimin, vendosjen e shiritit hapësirave, objekteve, kantierëve, pajisjeve, mjeteve të punës dhe mjeteve tjera, deri në mënjanimin e parregullsive. 2. Në rastet nga paragrafi 1. i këtij neni, inspektori në bashkëpunim me organet kompetente urdhëron personat juridik të cilët kryejnë shërbime publike të furnizimit me ujë, rrymë elektrike dhe të ngjashme t’i ndërprej shërbimin subjektit të mbikëqyrjes. 3. Personi juridik nga paragrafi 2 i këtij neni, është i detyruar që të veprojë sipas urdhërit të inspektorit. 4. Nëse subjekti i mbikëqyrjes vazhdon aktivitetin pas vendosjes së vulës- blombës, inspektori zbaton urdhërin e ndërprerjes së punës me ndihmën e policisë dhe zbaton masa ndëshkuese. 5. Vazhdimi i veprimtarisë nga subjekti i mbikëqyrur pas vulosjes/vendosjes së shiritit, konsiderohet vepër penale. 6. Urdhëresa për ndërprerjen e veprimtarisë ndaj subjektit të mbikëqyrur, shfuqizohet pas vendimit me shkrim të inspektorit. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: Inspectors must issue a mandatory fine during supervision or inspection control, and when unlawful acts or activities are found.
Neni 45 Gjobat mandatore 1. Gjatë mbikëqyrjes, kontrollit inspektiv dhe në rastet kur haset në veprime ose aktivitete të kundërligjshme, inspektori shqipton gjobë mandatore në pajtim me legjislacionin në fuqi. 2. Formën dhe përmbajtjen e formularit për ndëshkim me gjobë mandatore e përcakton Ministria kurse për njësitë e administrimit lokal, autoriteti komunal. KREU XIII SHPENZIMET E PROCEDURËS INSPEKTUESE - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: Inspection costs are generally borne by the inspection authority if no inspection measure was imposed, and by the supervised subject if an inspection measure was imposed, unless another law provides otherwise.
Neni 46 Shpenzimet e procedurës 1. Shpenzimet nga procedura inspektuese e cila është kryer pa shqiptimin e masës inspektuese, i bartë organi inspektues, nëse me ligj nuk është përcaktuar ndryshe. 2. Shpenzimet nga procedura inspektuese e cila është kryer me shqiptimin e masës inspektuese i bart subjekti i mbikëqyrjes, nëse me ligj nuk është përcaktuar ndryshe. 3. Për shpenzimet e procedurës të cilat janë të njohura në momentin e miratimit të aktvendimit, vendoset në vet aktvendimin. 15 KREU XIV MBIKËQYRJA E PËRBASHKËT INSPEKTUESE - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: Multiple inspection bodies may inspect at the same time, and joint inspection is mandatory in listed situations.
Neni 47 Mbikëqyrje inspektuese nga më shumë organe inspektuese 1. Mbikëqyrja inspektuese mund të kryhet njëkohësisht, nga më shumë organe inspektuese. 2. Mbikëqyrja e përbashkët inspektuese detyrimisht kryhet, nëse: 2.1. është e domosdoshme për mënjanimin e rrezikut të drejtpërdrejtë të jetës dhe shëndetit të njerëzve, çrregullimeve mjedisore ose pronës me vlerë të veçantë; 2.2. është e domosdoshme për shkak të ndërlikueshmërisë së mbikëqyrjes ose të rëndësisë së mënjanimit të mangësive; 2.3. kjo është e domosdoshme për kontrollë të objekteve me rëndësi të veçantë për turizmin, tregtinë, hotelerinë, trafikun dhe të tjera, për marrjen e mostrave, kontrolli i të cilave është në kompetencë të më shumë organeve inspektive; 2.4. vlerësohet se mbikëqyrja në këtë mënyrë kryhet më shpejt, me më pak shpenzime dhe është më efikase. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: If joint supervision is carried out, inspection bodies must coordinate plans, share experience, align working methods, and hold joint meetings and consultations. If they find irregularities that fall under another relevant body’s competence, they must inform the competent body.
Neni 48 Bashkëpunimi me organe tjera inspektuese 1. Në rast të kryerjes së mbikëqyrjes së përbashkët, organet inspektuese janë të obliguara: 1.1. t'i harmonizojnë programet dhe planet për punë dhe ta planifikojnë kryerjen e inspektimeve të përbashkëta; 1.2. të shkëmbejnë përvoja dhe t’i harmonizojnë qëndrimet për mënyrën dhe metodat e punës; 1.3. të mbajnë takime, konsultime, këshillime të përbashkëta dhe forma tjera të bashkëpunimit. 2. Nëse gjatë mbikëqyrjes inspektuese organet inspektuese konstatojnë parregullsi, të cilat janë kompetencë e organit tjetër relevant, informohet organi kompetent. KREU XV DISPOZITAT NDËSHKIMORE - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: This article sets fines for a legal person and its responsible person if they fail to comply with an inspector’s order or obstruct inspection measures.
Neni 49 Kundërvajtjet 1. Me gjobë në të holla prej njëmijë (1.000) deri në pesëmijë (5 000) Euro, gjobitet për kundërvajtje personi juridik, kurse pesëqind (500) deri në njëmijë (1.000) Euro, gjobitet personi përgjegjës i personit juridik, nëse: 16 1.1. nuk vepron sipas kërkesës, përkatësisht afatit të caktuar me urdhër të inspektorit, sipas nenit 27, paragrafi 1. nënparagrafi 1.1. të këtij ligji; 1.2. inspektorit nuk i mundëson kryerje të papenguar të mbikëqyrjes inspektuese, sipas nenit 27 paragrafi 1. nënparagrafi 1.2. të këtij ligji; 1.3. inspektorit nuk i ofron dokumentacionin dhe të dhënat e nevojshme për procedurë të mbikëqyrjes inspektuese, sipas nenit 27 paragrafi 1. nën paragrafi 1.3. të këtij ligji; 1.4. inspektorit nuk i siguron kushte të nevojshme për kryerjen e procedurës inspektuese, sipas nenit 27 paragrafi 1. nën paragrafi 1.4. të këtij ligji; 1.5. inspektorit nuk i mundëson qasje në hapësira punuese dhe pajisje për kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese, sipas nenit 27 paragrafi 1. nën paragrafi 1.5. të këtij ligji; 1.6. nuk kryen veprimet e detyruara gjatë procedurës inspektuese, për të vlerësuar gjendjen faktike, sipas nenit 27, paragrafi 1. nën paragrafi 1.7. të këtij ligji; 1.7. në afatin e caktuar, nuk i dorëzon ose përgatitë të dhënat, raportet, materialet dhe dokumentet tjera të nevojshme për procedurën e mbikëqyrjes inspektuese, sipas nenit 27 paragrafi 1. nën paragrafi 1.8. të këtij ligji; 1.8. në afatin e caktuar nuk zbaton masat e urdhëruara nga inspektori, përkatësisht nuk e informon atë me shkrim për kryerjen dhe zbatimin e atyre masave të urdhëruara, sipas nenit 29 paragrafi 2, të këtij ligji; 1.9. për dyshimet e bazuara nga ana e inspektorit për ndonjë veprimtari të dyshuar që mund të jetë subjekt i inspektimit, nuk i mundësohet inspektorit kryerjen e kontrollit dhe mbikëqyrjen inspektuese, sipas nenit 30 të këtij ligji; 1.10. subjekti mbikëqyrës nuk zbaton kërkesat dhe afatin e përcaktuar në njoftimin për pezullimin e veprimtarisë nga inspektorati, sipas nenit 25 të këtij ligji. 2. Me gjobë në të holla prej pesëmijë (5000) deri në dhjetëmijë (10.000) Euro gjobitet për kundërvajtje personi juridik kurse pesëqind (500) deri në njëmijë (1.000) Euro personi përgjegjës i personit juridik në organin kompetent në nivel qendror dhe lokal, sipas nenit 22, nënparagrafit 1.2. të këtij ligji. 3. Me gjobë në të holla prej pesëmijë (5.000) deri në dhjetëmijë (10.000) Euro gjobitet për kundërvajtje personi juridik dhe pesëqind (500) deri në njëmijë (1000) Euro personi përgjegjës në nivel lokal, sipas nenit 22 nënparagrafit 1.3. të këtij ligji. KREU XVI DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: The Ministry carries out administrative supervision, and the Ministry’s Inspectorate carries out inspection supervision, for this law and its sublegal acts.
Neni 50 Mbikëqyrja 1. Mbikëqyrjen administrative për zbatimin e dispozitave të këtij ligji dhe akteve nënligjore të nxjerrura nga ky ligj, e bën Ministria. 2. Mbikëqyrjen inspektuese në zbatimin e dispozitave të këtij ligji dhe akteve nënligjore e kryen Inspektorati i Ministrisë. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: Inspection procedures started before this law entered into force must be carried out under the rules that applied before that date.
Neni 51 Zbatimi i Ligjit për procedurat e filluara 17 Procedurat inspektuese të filluara para hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të kryhen sipas rregullave të cilat kanë vlejtur para ditës së hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: The Ministry must issue the by-laws required by this law within 6 months from the law’s entry into force.
Neni 52 Miratimi i akteve nënligjore Ministria nxjerr aktet nënligjore të parapara me këtë ligj, në afat prej gjashtë (6) muaj, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 53 Hyrja në Fuqi Ky Ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji nr. 04/L-175 02 tetor 2013 Shpallur me dekretin Nr.DL-053-2013, datë 21.10.2013 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI Nr. 04/L-175 PËR INSPEKTORATIN E MJEDISIT, UJËRAVE, NATYRËS, PLANIFIKIMIT HAPËSINOR DHE NDËRTIMIT
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in