LIGJI NR. 04/L-187 PËR TREGUESIT GJEOGRAFIK DHE PËR EMËRTIMET E ORIGJINËS
This is the preamble to the law on geographical indicators and appellations of origin.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-187
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble to the law on geographical indicators and appellations of origin. This article says the law sets rules for how products can obtain and protect appellations of origin and geographical indications. This provision says the law applies to all products whose protection of designations of origin comes from a specific region, country, or state. This article says the law does not apply to products covered by a special law on protected origin names and geographical indications. This article defines key terms used in the law and says the Industrial Property Office keeps the relevant registers.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-187 PËR TREGUESIT GJEOGRAFIK DHE PËR EMËRTIMET E ORIGJINËS
Showing 78 of 78
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble to the law on geographical indicators and appellations of origin.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 4 KORRIK 2013, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-187 PËR TREGUESIT GJEOGRAFIK DHE PËR EMËRTIMET E ORIGJINËS Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR TREGUESIT GJEOGRAFIK DHE PËR EMËRTIMET E ORIGJINËS KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law sets rules for how products can obtain and protect appellations of origin and geographical indications.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj përcakton rregullat për mënyrën e fitimit dhe mbrojtjes së emërtimeve të origjinës dhe treguesve gjeografik të produkteve. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision says the law applies to all products whose protection of designations of origin comes from a specific region, country, or state.
Neni 2 Fushëveprimi Ky ligj zbatohet për të gjitha produktet për të cilat mbrojtja e emërtimeve të origjinës ka origjinë nga një rajon, vend specifik ose shtet. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article says the law does not apply to products covered by a special law on protected origin names and geographical indications.
Neni 3 Përjashtimet Dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen për ato produktet për të cilat mbrojtja e emërtimeve të origjinës dhe treguesve gjeografik është e rregulluar me një ligj të veçantë. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law and says the Industrial Property Office keeps the relevant registers.
Neni 4 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Ministri - Ministrin përkatës të Tregtisë dhe Industrisë; 1.2. Ministria - Ministria përkatëse e Tregtisë dhe Industrisë; 1.3. Emërtim origjine - emrin e një rajoni, të një vendi specifik apo në raste të veçanta, emri i një shteti, i cili përdoret për të përshkruar një produkt që ka origjinë nga ai rajon, vend specifik ose shtet, cilësitë ose karakteristikat e të cilit janë esencialisht ose ekskluzivisht si rezultat i një mjedisi gjeografik të veçantë me faktorët natyrorë dhe njerëzorë të trashëguar nga ky mjedis, dhe si rezultat i prodhimit, përpunimit dhe përgatitjes së produktit e cila zhvillohet tërësisht në zonën e përcaktuar gjeografike; 1.4. Tregues gjeografik - emrin e një rajoni, të një vendi specifik apo në raste të veçanta emri i një shteti, që përdoret për të përshkruar një produkt që ka origjinë nga ai rajoni, vend specifik ose shtet, zotëron një cilësi, reputacion apo karakteristika tjera specifike të cilat vijnë si rezultat i origjinës gjeografike, prodhimi dhe/ose përpunimi dhe/apo përgatitja e të cilit zhvillohet tërësisht në zonën e përcaktuar gjeografike; 2 1.5. Zyra - Zyrën për Pronësi Industriale e cila është përgjegjëse për procedurën e regjistrimit të emërtimeve të origjinës dhe treguesve gjeografik dhe për procedurat tjera sipas këtij ligji dhe legjislacionit në fuqi; 1.6. Emër gjenerik - emrin e një produkti i cili edhe pse lidhet me vendin apo rajonin ku ky produkt fillimisht është prodhuar ose tregtuar, është bërë emër i zakonshëm i një produkti në Kosovë; 1.7. Vendi i origjinës - sistemet rajonale në të cilat është dhënë mbrojtja e emërtimit të origjinës apo e treguesit gjeografik për produktet që lidhen me një zonë gjeografike e cila shtrihet në një apo disa shtete pjesë e atij sistemi rajonal; 1.8. Regjistrin e emërtimeve të origjinës të mbrojtur dhe treguesve gjeografik – regjistri i cili mirëmbahet nga Zyra, përmbajtja e të cilit do të përcaktohen me akt nënligjor; 1.9. Regjistrin e përdoruesve të autorizuar të emërtimeve të origjinës të mbrojtur dhe treguesve gjeografik - regjistri i cili mirëmbahet nga zyra, përmbajtja e të cilit do të përcaktohen me akt nënligjor. 2. Emërtimet e caktuara gjeografike pavarësisht nga nënparagrafi 1.7 i paragrafit 1. të këtij neni, do të trajtohen si emërtime të origjinës, kur dëshmojnë karakter tradicional dhe një reputacion dhe famë të jashtëzakonshme dhe lënda e parë e produktet në fjalë vjen nga një zonë gjeografike më e gjerë ose e ndryshme nga, zona ku përpunohet produkti, me kusht që: 2.1. zona e prodhimit të lëndës së parë të jetë e përcaktuar; 2.2. të ekzistojnë kushte të veçanta për prodhimin e lëndës së parë; dhe 2.3. të ekzistojnë baza juridike për inspektim, që sigurojnë respektimin/përmbushjen e kushteve të cekura në këtë paragraf. 3. Vetëm kafshët e gjalla, mishi dhe qumështi mund të konsiderohen si lëndë e parë për produkte bujqësore apo ushqime për qëllim të paragrafit 2. të këtij neni. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Traditional geographic or non-geographic names that identify a product, or meet Article 4 criteria, are treated as appellations of origin or geographical indications.
Neni 5 Emrat Tradicional Emrat tradicional gjeografik apo jo-gjeografik që emërtojnë / përcaktojnë një produkt apo i cili përmbush kriteret e cekura në nenin 4 të këtij ligji konsiderohen po ashtu si emërtime të origjinës apo tregues gjeografik. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The industrial property office is responsible for registration procedures for appellations of origin and geographical indications, and for other procedures under this law and applicable legislation.
Neni 6 Zyra e pronësisë industriale Zyra është përgjegjëse për procedurën e regjistrimit të emërtimeve të origjinës dhe treguesve gjeografik dhe për procedurat tjera sipas këtij ligji dhe legjislacionit në fuqi. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Parties may appeal Office decisions within 15 days, the Appeals Review Commission must decide and notify the party, and parties may challenge the commission’s decision in the competent administrative court within 30 days.
Neni 7 Shqyrtimi i vendimeve të marra nga Zyra 1. Kundër vendimeve të Zyrës lejohet ankesa në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e pranimit të vendimit. 2. Ankesa i drejtohet Komisionit të shqyrtimit të Ankesave në Zyrën e Pronësisë Industriale që detyrohet, të vendosë dhe ta njoftojë palën. 3. Komisioni i shqyrtimit të ankesave formohet me vendim të Ministrit. 4. Kompetencë e Komisionit është shqyrtimi i të gjitha ankesave të cilat palët i paraqesin kundër vendimit të Zyrës në fushën e treguesit gjeografik dhe emërtime të origjinës. 3 5. Kundër vendimit të komisionit mund të parashtrohet padi në Gjykatën kompetente për çështje administrative në afat prej tridhjetë (30) ditësh. 6. Puna e komisionit dhe procedura e parashtrimit të ankesave rregullohen me akt nënligjor të cilin e nxjerr Ministria. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: People and businesses with residence or a business seat in Kosovo may act as parties before the Office; non-residents without a Kosovo residence or seat must use an authorized representative unless an international or bilateral agreement says otherwise.
Neni 8 Përfaqësimi 1. Personat fizik dhe juridik me vendbanim apo seli të biznesit në Republikën e Kosovës, gëzojnë mbrojtje dhe kanë të drejtë të veprojnë si palë në procedurat e zhvilluara pranë Zyrës. 2. Personat fizik apo juridik që nuk janë banorë të Republikës së Kosovës apo nuk kanë vendbanim apo seli për biznes në Kosovës, në procedurat para Zyrës përfaqësohen përmes përfaqësuesve të autorizuar, me përjashtim në rastet e ekzistimit të ndonjë marrëveshje ndërkombëtare apo bilaterale që rregullon përfaqësimin reciprok në procedurat para zyrës. KREU II MBROJTJA E EMËRTIMEVE TË ORIGJINËS DHE TREGUESVE GJEOGRAFIK - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: A name cannot be registered as an appellation of origin or geographical indication if it is generic, misleading, conflicts with a plant variety or animal breed name, goes against public order or morality, or was already registered.
Neni 9 Bazat për refuzim 1.Një emër nuk mund të regjistrohet si emërtim i origjinës apo tregues gjeografik nëse/kur: 1.1. është bërë emër gjenerik; 1.2. bie në konflikt me emrin e një varieteti bimor apo race shtazore dhe si rezultat do të mashtronte konsumatorin për origjinën e vërtetë të produktit; 1.3. tregon apo sugjeron se produkti ka prejardhje nga një zonë tjetër gjeografike dhe jo nga vendi i saktë i prejardhjes ashtu që çorienton apo keqinformon publikun lidhur me origjinën gjeografike të produktit; 1.4. mashtron konsumatorin të besoj se produkti vjen nga një territor tjetër edhe nëse territori, rajoni apo vendi i origjinës së produktit është i saktë dhe i vërtetë; 1.5. mund të krijon konfuzion në treg në lidhje me llojin, origjinën, kualitetin, mënyrën e prodhimit ose karakteristikat tjera të produktit; 1.6. është në kundërshtim me rendin apo moralin publik; 1.7. është i regjistruar më parë. 2. Për të përcaktuar nëse një emër është bërë apo nuk është bërë gjenerik, merren parasysh të gjithë faktorët, veçanërisht situata/gjendja ekzistuese në Kosovë dhe zonat e konsumimit si dhe ligji përkatës. 3. Duke marrë parasysh reputacionin dhe famën e markës tregtare si dhe kohëzgjatjen e përdorimit të saj, me anë të regjistrimit ekziston mundësia e çorientimit të konsumatorit lidhur me identitetin e vërtetë të produktit. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: A user of homonymous origin names must give enough packaging-label information about the product’s true origin.
Neni 10 Homonimet e emërtimeve të origjinës apo treguesve gjeografik 1. Kur emrat e dy apo më shumë vendeve të produkteve apo të shërbimeve të origjinës të cilat janë identike apo pothuajse identike në të shkruar ose në të shqiptuar, mbrojtja e emrave të tillë nga një tregues gjeografik apo emërtim i origjinës do të jepet te të gjitha palët e interesuara që i plotësojnë 4 kërkesat e përcaktuara me këtë ligj, dhe në përputhje me parimet e trajtimit të barabartë të prodhuesve të tregut, informimin e drejt të konsumatorëve dhe bërjen e biznesit me mirëbesim. 2. Përdoruesi i homonimeve do të siguroj informata të mjaftueshme mbi etiketën e materialeve të paketimit në lidhje me origjinën e vërtetë të produktit, në mënyrë që të dallojnë një homonim nga një tjetër dhe të mos çorientohet konsumatori. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Anyone may apply for protection of an appellation of origin or geographical indication, but protection for names linked to areas outside Kosovo depends on the law’s conditions and on protection in the place of origin.
Neni 11 Emrat e origjinës dhe treguesit gjeografik që kanë të bëjnë me zonat gjeografike jashtë Kosovës 1. Çdo person fizik apo juridik mund të aplikon për mbrojtjen e emrit të origjinës ose të treguesit gjeografik sipas dispozitave të përcaktuara të këtij ligji. 2. Nëse emri i origjinës apo treguesi gjeografik ka të bëjë me zonat gjeografike jashtë Kosovës, mbrojtja jepet nëse aplikacioni përputhet me kërkesat /kushtet e përcaktuara në këtë ligj si dhe nëse emri në fjalë është i mbrojtur në vendin e origjinës. Pavarësisht nga dispozita e nenit 9 të këtij ligji, në këto raste një emër nuk mund të regjistrohet si emërtim i origjinës apo tregues gjeografik kur nuk është mbrojtur ose nuk mbrohet më tej apo nuk përdoret në vendin e origjinës. 3. Mbrojtja e emërtimit të origjinës apo treguesit gjeografik mund të jepet gjithashtu në bazë të marrëveshjeve bilaterale apo ndërkombëtare mbi mbrojtjen e ndërsjellë të emërtimit të origjinës apo treguesit gjeografik me të cilat Republika e Kosovës lidh marrëveshje. 4. Fusha e mbrojtjes së këtyre emërtimeve të origjinës apo treguesve gjeografik do të jetë e njëjtë me mbrojtjen e dhënë për emërtimet e origjinës apo treguesit gjeografik në bazë të këtij ligji nëse dhe deri në atë masë që marrëveshja përkatëse bilaterale apo ndërkombëtare nuk e parashikon ndryshe. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Registered geographical indications and designations of origin are protected against misleading, imitation, and other improper uses, while people may still use their own name or business name if it does not mislead the public.
Neni 12 Fusha e mbrojtjes 1. Emërtimet e origjinës apo treguesi gjeografik të regjistruar do të mbrohet ndaj: 1.1. çdo përdorimi direkt apo indirekt në tregti të produkteve të cilat nuk janë regjistruar për aq kohë sa këto produkte janë të krahasueshme me produktet e regjistruara nën emërtimin e origjinës, apo për aq kohë sa përdorimi i emërtimit të origjinës apo treguesit gjeografik shfrytëzon reputacionin e emërtimit të origjinës apo treguesit gjeografik të mbrojtur; 1.2. çdo keqpërdorimi, imitimi apo shkelje, edhe po që se shënohet origjina e vërtet e produktit apo nëse emri i emërtimit të origjinës apo treguesi gjeografik është i përkthyer apo i transliteruar apo është shoqëruar shprehje të tillë si “stil”, “lloj”, “metodë”, “si prodhohet në”, “imitim”, apo të tjera të ngjashme me to; 1.3. çdo treguesi të pasaktë (fals) apo çorientues për sa i përket prejardhjes, origjinës, natyrës apo cilësive thelbësore të produktit, në paketimin e brendshëm apo të jashtëm, në materialet e reklamimit apo dokumentet për produktin, dhe paketimi i produktit në kontejner që ka prirje të jap përshtypje të gabuar për sa i përket origjinës; 1.4. çdo praktikë/veprim tjetër që mund të çorientoj konsumuesin për sa i përket origjinës së vërtet të produktit. 2. kur emërtimi i origjinës apo treguesi gjeografik përmban brenda vetes emrin e produktit i cili konsiderohet të jetë gjenerik, përdorimi i emrit gjenerik në produktet përkatëse nuk konsiderohet të jetë në kundërshtim me nënparagrafët 1.1. dhe 1.2. të paragrafit 1. të këtij neni. 3. emërtimet e origjinës apo treguesit gjeografik të regjistruar nuk mund të bëhen gjenerike. 5 4. emërtimet e origjinës apo treguesit gjeografik i regjistruar nuk përjashton të drejtën e përdorimit nga çdo person, në treg, emrin e tij apo emrin e ndërmarrjes së tij, përveç atëherë kur emri i tillë përdoret në mënyrë të tillë që çorienton publikun. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Registration can be refused for certain trademarks that conflict with a registered appellation of origin or geographical indication, and conflicting registrations may be annulled by the Office.
Neni 13 Marrëdhëniet në mes markave tregtare, emërtimeve të origjinës dhe treguesve gjeografik 1 Kur një emërtim i origjinës apo tregues gjeografik është i regjistruar sipas këtij ligji, refuzohet aplikimi për regjistrimin e një marke tregtare që korrespondon me njërën nga situatat e përmendura në nenin 12 të këtij ligji lidhur dhe me klasë të njëjtë të produktit nëse aplikimi për regjistrim të markës tregtare është parashtruar për regjistrim pas datës së parashtrimit të aplikacionit për regjistrim në bazë të këtij ligji. 2. Markat tregtare të regjistruara në kundërshtim me paragrafin e mësipërm do të shfuqizohen nga Zyra. 3. Një markë tregtare, përdorimi i së cilës korrespondon me njërën nga situatat e përmendura në nenin 12 të këtij ligji, dhe për të cilën është aplikuar për regjistrim në mirëbesim në Kosovë para datës së parashtrimit të aplikacionit për regjistrim në bazë të këtij ligji mund të vazhdoj të përdoret pavarësisht nga regjistrimi i emërtimit të origjinës apo treguesit gjeografik po që se nuk ekziston baza për shfuqizim apo revokim të saj në bazë të Ligjit për Markat Tregtare. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Producers or processors may use a registered origin name or geographical indication for advertising if the products match the specifications and the producer/processor is registered in the Authorized Users Register. Products from Kosovo marketed under such a designation must be labeled as protected origin/geographical indication, while products from outside Kosovo may be labeled similarly.
Neni 14 E drejta e përdorimit 1. Një emërtim i origjinës apo tregues gjeografik i regjistruar sipas këtij ligji mund të përdoret nga çdo prodhues apo përpunues për reklamim të produktit kur sigurohet që këto produkte janë në përputhje me specifikimet përkatëse dhe prodhuesi apo përpunuesi është i regjistruar në Regjistrin e Përdoruesve të Autorizuar. 2. Çdo produkt me prejardhje nga Kosova që tregtohet në bazë të emërtimit të origjinës apo treguesit gjeografik në përputhje me këtë ligj duhet të etiketohet me treguesin “emërtim i origjinës i mbrojtur” dhe “tregues gjeografik i mbrojtur” apo simbole që i shoqërojnë apo ato. 3. Çdo produkt me prejardhje jashtë Kosovës që tregtohet në bazë të emërtimit të origjinës apo treguesit gjeografik të regjistruar në përputhje me këtë ligj njësoj mund të etiketohet me treguesit “emri i origjinës i mbrojtur” dhe “treguesi gjeografik i mbrojtur” apo simbole që ndërlidhen me ato. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Protection starts when the registered designation or geographical indication is entered in the register, and an authorized user’s right of use lasts 10 years and may be renewed for further 10-year periods while the indication remains registered.
Neni 15 Kohëzgjatja e mbrojtjes 1. Mbrojtja e emërtimit të origjinës apo treguesit gjeografik të regjistruar sipas këtij ligji fillon që nga data e hyrjes në Regjistrin e emërtimeve të origjinës apo treguesve gjeografik të regjistruar. 2. E drejta e përdorimit të emërtimit të origjinës apo treguesit gjeografik zgjatë për dhjetë (10) vite që nga data e hyrjes së përdoruesit të autorizuar në Regjistrin e Përdoruesve të Autorizuar dhe mund të përtërihet nga ana e palës pafundësisht për periudha dhjetë (10) vjeçare në bazë të dispozitave të këtij ligji për sa kohë që emërtimi i origjinës apo treguesi gjeografik është i regjistruar. KREU III DISPOZITAT E PËRGJITHSHME MBI PROCEDURËN E DHËNIES SË MBROJTJES - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Emërtimet e origjinës dhe treguesit gjeografikë mbrohen me vendimin për regjistrim, pasi të përfundojnë procedurat administrative dhe regjistrimi në regjistrin përkatës.
Neni 16 Mbrojtja e emërtimeve të origjinës dhe treguesve gjeografik Emërtimeve të origjinës apo treguesve gjeografik u jepet mbrojtje me vendimin për regjistrim pas përfundimit të procedurave administrative nga Zyra dhe regjistrimit në regjistrin përkatës. 6 - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Office grants the right to use a designation of origin or geographical indication by decision after the authorized user is registered.
Neni 17 Dhënia e të drejtës së përdorimit të emërtimit të origjinës apo treguesit gjeografik E drejta e përdorimit të emërtimit të origjinës apo treguesit gjeografik jepet me vendimin për regjistrimin e përdoruesit të autorizuar, pas përfundimit të procedurave administrative nga Zyra. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Fees for procedures covered by this law are paid at the rates set by a subordinate act issued by the Ministry.
Neni 18 Tarifat Për procedurat e Zyrës të përcaktuara me ketë ligj paguhen tarifat përkatëse të përcaktuara me akt nënligjor të cilin e nxjerr Ministria. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Zyra mban dy regjistra për emërtimet e origjinës dhe treguesit gjeografikë të mbrojtur; Ministria përcakton përmbajtjen e tyre me akt nënligjor; regjistrat janë publikë pa pagesë, dhe Zyra lëshon kopje ose ekstrakte me kërkesë dhe pas pagesës së tarifës.
Neni 19 Regjistrat 1. Zyra mbanë Regjistrin e emërtimeve të origjinës të mbrojtur dhe treguesve gjeografik të mbrojtur, këtu e tutje i referuar si “Regjistri”. 2. Zyra mbanë Regjistrin e përdoruesve të autorizuar të emërtimeve të origjinës të mbrojtur dhe të treguesve gjeografik të mbrojtur, këtu e tutje i referuar si “Regjistri i Përdoruesve të Origjinës”. 3. Përmbajtja e regjistrave të përmendur në paragrafin 1. dhe 2. të këtij neni do të përcaktohen me akt nënligjor të nxjerr nga Ministria. 4. Regjistrat e përmendur në paragrafin 1. dhe 2. të këtij neni janë publik për çdo person të interesuar pa ndonjë tarifë apo pagesë të veçantë. 5. Zyra lëshon kopje të shënimeve apo ekstrakte nga regjistrat sipas kërkesës së bërë nga pala dhe pas pagesës së tarifës. KREU IV PROCEDURA E REGJISTRIMIT TË EMËRTIMEVE TË ORIGJINËS DHE TREGUESVE GJEOGRAFIK - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The registration procedure starts when the registration application is completed at the office.
Neni 20 Fillimi i procedures së regjistrimit 1. Procedura për regjistrim të një emërtimi të origjinës apo një treguesi gjeografik fillohet me plotësimin e aplikacionit për regjistrim në Zyrë. 2. Aplikacioni për regjistrim mund të ketë vetëm një emërtim të origjinës apo një tregues gjeografik të lidhur me vetëm një lloj të produktit. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Some producers’ associations and certain single persons may apply to register a designation of origin or a geographical indication, if the stated conditions are met.
Neni 21 E drejta për të aplikuar 1. Të drejtën për të aplikuar për regjistrim të emërtimit të origjinës apo treguesit gjeografik e ka: 1.1. çdo shoqatë e prodhuesve apo përpunuesve që punojnë më të njëjtin produkt, pa marrë parasysh përbërjen apo formën e saj ligjore, (këtu e tutje të referuar si “Grupi”); 1.2. një person i vetëm fizik apo juridik me kusht që të paraqitet në kohën e plotësimit të aplikacionit për regjistrim, se personi në fjalë është i vetmi prodhues në zonën e përcaktuar gjeografike i gatshëm të dorëzoj një aplikacion dhe se zona e përcaktuar gjeografike posedon karakteristika të cilat dukshëm ndryshojnë nga ato të zonave fqinje apo karakteristikat e produktit janë të ndryshme prej atyre që prodhohen në zonat fqinje. 2. Një grup apo një person i vetëm i cili plotëson kërkesat e caktuara në nënparagrafin 1.2. të paragrafit 1. të këtij neni, mund të aplikojnë për regjistrim të një emërtimi të origjinës apo treguesi gjeografik për produktin të cilin ata e prodhojnë apo e ofrojnë. 7 - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: A registration application must include the listed names, addresses, product details, geographic area, proof, authorisation, fee evidence, and any additional documents required by subordinate acts.
Neni 22 Përmbajtja e aplikacionit për regjistrim 1. Aplikacioni për regjistrim përfshinë: 1.1. emrin dhe adresën e grupit që aplikon të shoqëruar me informata për statusin ligjor dhe përbërjen e grupit, nëse aplikacioni plotësohet nga grupi; 1.2. emrin dhe adresën e personit që aplikon të shoqëruar me prova adekuate për statusin ligjor, nëse aplikacioni plotësohet nga një person i vetëm; 1.3. emri i emërtimit të origjinës apo të treguesit gjeografik; 1.4. përshkrimin e produktit; 1.5. përcaktimin e zonës gjeografike; 1.6. specifikacionet e produktit; 1.7. përshkrimin e lidhjes në mes produktit dhe origjinës gjeografike të cekur në nenin 26 të këtij ligji; 1.8. dëshminë mbi pagesat e kryera të tarifave të përcaktuara; 1.9. autorizimin nëse personi që aplikon përfaqësohet nga përfaqësuesi i autorizuar; 1.10. dëshmi mbi mbrojtjen e emërtimit të origjinës apo treguesit gjeografik në vendin e tij sipas nenit 8 të këtij ligji, në formë të kopjes së një certifikate apo dokument tjetër ligjor në gjuhën zyrtare të vendit të origjinës me përkthim të dokumentit, nëse emri i origjinës apo treguesi gjeografik ka të bëjë me një zonë gjeografike të vendosur jashtë Kosovës; 1.11. informata tjera apo dokumente të cilat do të përcaktohen me akte nënligjore në zbatim të këtij ligji. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Product descriptions must include the technical details commonly used for that product type, including sensory characteristics when appropriate.
Neni 23 Përshkrimi i produktit 1. Përshkrimi i produktit, për tu përcaktuar nga emërtimi i origjinës apo treguesi gjeografik duhet të përfshijë të dhëna specifike teknike që përdorën zakonisht për ta përshkruar atë lloj produkti, përfshirë edhe karakteristikat ndijore (organoleptike) kurdo që të jetë e përshtatshme. 2. Përshkrimi i këtij produkti përfshinë, kur të jetë e përshtatshme, rregulla specifike lidhur me paketimin(ambalazhimin) dhe etiketën. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: This provision says the geographical zone must be defined precisely and without ambiguity, with clear boundaries tied to the product’s qualities and its geographic environment or origin.
Neni 24 Përcaktimi i zonës gjeografike Zona gjeografike përcaktohet në një mënyrë të hollësishme dhe të përpiktë që nuk paraqet ndonjë dykuptimësi dhe cakton kufijtë në kuptim të lidhjes në mes cilësisë apo karakteristikave të produktit dhe mjedisit gjeografik të përmendur/referuar në paragrafin 2. të nenit 4 të këtij ligji apo në kuptim të lidhjes në mes te një cilësie specifike, reputacionit apo ndonjë karakteristike tjetër të produktit dhe origjinës gjeografike të referuar në nënparagrafin 1.4. paragrafi 1. të nenit 4 të këtij ligji. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: A product specification must include listed details about the product, its origin, the geographic area, verification, labelling, and any other required legal or regulatory details.
Neni 25 8 Specifikacioni i produktit 1. Specifikacioni i produktit përmban: 1.1. emrin e produktit që përmban emërtimin e origjinës apo treguesin gjeografik; 1.2. përshkrimin e produktit përfshirë lëndën e parë, nëse është e mundur, si dhe karakteristikat kryesore fizike, kimike, mikrobiologjike, ndijore (organoleptike) apo karakteristikat tjera të produktit; 1.3. përcaktimin e zonës gjeografike dhe, nëse është e mundur, hollësitë që tregojnë pajtueshmëri me kërkesat e paragrafit 2 të nenit 4 të këtij ligji; 1.4. dëshminë që produkti ka prejardhje nga zona e përcaktuar gjeografike e referuar në nënparagrafin 1.3. apo 1.4 të paragrafit 1. të këtij ligji; 1.5. përshkrimin e metodës së përfitimit të produktit dhe, nëse është e mundur, metodat vendore autentike të pandryshuara si dhe informata lidhur me paketimin, nëse personi që aplikon përcakton, jep arsye dhe justifikim specifik për produktin, se pse paketimi duhet të bëhet në zonën e përcaktuar gjeografike për të ruajtur kualitetin e origjinës apo për të siguruar kontroll; 1.6. hollësitë që vërtetojnë lidhjen në mes cilësisë apo karakteristikave të produktit dhe mjedisit gjeografik të referuar/cekur/përmendur në nënparagrafin 1.3. të paragrafit 1. të nenit 4 të këtij ligji apo lidhjen në mes cilësisë specifike, reputacionit apo karakteristikë tjetër të produktit dhe origjinës gjeografike të referuar/cekur/përmendur në nënparagrafin 1.4. të paragrafit 1. të nenit 4 të këtij ligji; 1.7. emrin dhe adresën e autoriteteve apo organeve që verifikojnë pajtueshmërinë e dispozitave të specifikacionit dhe detyrave të tyre specifike; 1.8. çdo rregull specifik i etiketës për produktin në fjalë; 1.9. rregulla të hollësishme mbi origjinën dhe cilësinë e ushqimit, për produktet me origjinë/prejardhje shtazore të përcaktuara si emërtime të origjinës; 1.10. çdo kërkesë tjetër e cila përshkruhet në dispozitat e një ligji të veçantë apo ne aktet nënligjore të miratuara nga Ministria relevante sipas këtij ligji. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Kjo dispozitë përcakton se çfarë duhet të përmbajnë të dhënat që vërtetojnë lidhjen me zonën gjeografike për emërtimet e origjinës dhe treguesit gjeografikë.
Neni 26 Lidhja 1. Hollësitë që vërtetojnë lidhjet e referuara në nënparagrafin 1.6. të paragrafit 1. të nenit 25 të këtij ligji duhet të sqarojnë dhe shpjegojnë se si karakteristikat e zonës së përcaktuar gjeografike ndikojnë në produktin final. Kurdo që është e përshtatshme përfshihen edhe elementet specifike të përshkrimit të produktit apo metoda e prodhimit e cila e arsyeton lidhjen. 2. Emërtime të origjinës përmban: 2.1. hollësitë e zonës gjeografike, përshirë faktorin njeri dhe faktorin natyror, përkatës për lidhjen; 2.2. hollësitë e cilësisë apo karakteristikave të produktit që janë esencialisht ose ekskluzivisht si rezultat i mjedisit gjeografik; 2.3. përshkrimi i bashkëveprimit në mes të hollësive sipas nënparagrafëve 2.1. dhe 2.2. të këtij paragrafi. 3. Treguesit gjeografik përmban: 3.1. hollësitë e zonës gjeografike me ndikim për lidhje te referuara në nenin 25 të këtij ligji; 9 3.2. deklarata nëse është e bazuar në kualitetin specifik apo reputacionin apo karakteristika tjera që i atribuohen origjinës gjeografike së bashku me hollësitë e kualitetit specifik, reputacionit apo karakteristikave tjera të produktit që i atribuohen origjinës gjeografike; 3.3. përshkrimi i bashkëveprimit të rastësishëm në mes hollësive në bazë të nënparagrafëve 3.1. dhe 3.2. të këtij paragrafi. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Authorized bodies and certification bodies must verify product compliance with the specification rules before the product is placed on the market.
Neni 27 Verifikimi i pajtueshmërisë me specifikacionet 1. Autoritetet apo organet e autorizuara për verifikimin e pajtueshmërisë së produktit me dispozitat e specifikacionit duhet të jenë institucione të autorizuara dhe të pranuara për verifikim të pajtueshmërisë së produktit me dispozitat e specifikacionit (këtu e tutje të referuara si Organe Certifikuese) në përputhje me legjislacionin në fuqi për konformitet. 2. Organet certifikuese do të sigurojnë që verifikimi i pajtueshmërisë së produktit me dispozitat e specifikacionit te jetë kryer para se ta vendosin produktin në treg. 3. Për sa i përket emrave të origjinës apo treguesve gjeografik lidhur me zonën gjeografike që ndodhet jashtë Kosovës verifikimi i pajtueshmërisë së produktit me dispozitat e specifikacionit para vendosjes së produktit në treg do të sigurohet nga autoritetet publike të përcaktuara nga vendi i origjinës dhe/apo nga organet certifikuese të produktit. 4. Shpenzimet për verifikimin e tillë të pajtueshmërisë së produktit me dispozitat e specifikacionit do të barten nga përdoruesit e autorizuar të nënshtruar ndaj kontrollit. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: For agricultural products and food articles, the responsible minister approves the certifying bodies and sets the special certification conditions, the list of approved bodies, verification procedures, and fee-setting method.
Neni 28 Verifikimi i prodhimeve bujqësore dhe artikujve ushqimorë 1. Në rast të produkteve bujqësore apo artikujve ushqimorë organet certifikuese të cekura në nenin 27 të këtij ligji miratohen nga Ministri i Ministrisë përkatëse për Bujqësi. Kushtet e veçanta të cilat kërkohen për certifikim, lista e organeve të miratuara dhe çështje tjera të kësaj natyre do të përcaktohen nga Ministri i Ministrisë përkatëse për Bujqësi. 2. Hollësitë mbi kushtet dhe procedurën për verifikim të pajtueshmërisë me prodhimin bujqësorë apo artikullin ushqimor me dispozitat e specifikacionit, në rast se organet certifikuese kanë vërtetuar se produkti nuk përputhet me dispozitat e specifikacionit, procedura si dhe mënyra e caktimit të tarifave për verifikim nga organet certifikuese do të përcaktohen nga Ministri i Ministrisë përkatëse për Bujqësi. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The Office must check an application, decide within 60 days, and ask the applicant to fix missing requirements; the correction period can be extended by up to 30 days on request.
Neni 29 Ekzaminimi i aplikimit 1. Zyra do të kontrolloj nëse aplikacioni i parashtruar përmban të gjitha dokumentet e kërkuara sipas nenit 22 të këtij ligji dhe nxjerr vendim në afat prej gjashtëdhjetë (60) ditësh. 2. Nëse Zyra konstaton se aplikacioni nuk përmban të gjitha kërkesat e nevojshme në bazë të nenit 22 të këtij ligji, Zyra do të ftoj personin që aplikon të korrigjoj aplikacionin brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh. 3. Me kërkesë të aplikuesit, e cila duhet të bëhet brenda afatit të caktuar kohorë të referuar në paragrafin 2. të këtij neni, afati kohor mund të zgjatet për maksimum tridhjetë (30) ditë duke llogaritur që nga data e skadimit të atij afati. 4. Nëse personi që aplikon nuk e korrigjon aplikacionin e tij bazuar në ftesën e Zyrës apo dështon të korrigjoj atë brenda afatit, aplikacioni do të refuzohet. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The Office must review qualifying applications, notify applicants if requirements are not met, allow observations within 60 days, may extend that period by up to 30 days on request, reject noncompliant applications, and publish compliant application parts in its official bulletin.
Neni 30 Kontrollimi i kërkesave për mbrojtje 10 1. Nëse aplikacioni plotëson kushtet sipas nenit 29 të këtij ligji Zyra do të ekzaminoj më tej nëse aplikacioni i përmbush kërkesat e parashkruara për mbrojtjen e emrit të origjinës apo treguesve gjeografik dhe në veçanti nëse plotëson kërkesat e caktuara prej nenit 21 deri tek neni 28 të këtij ligji. 2. Nëse Zyra konstaton se aplikacioni nuk përputhet me kërkesat e nevojshme, Zyra do ta njoftoj personin që aplikon, me shkrim, lidhur me arsyet se pse mbrojtja e emrit të origjinës apo treguesit gjeografik nuk i është lejuar dhe do ta ftojnë atë të dorëzoj vërejtjen e tij brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve. 3. Me anë të kërkesës nga personi që aplikon, e cila duhet të bëhet brenda afatit të caktuar kohorë të referuar në paragrafin 2. të këtij neni, ai afat i kufizuar kohorë mund të zgjatet deri në maksimum tridhjetë (30) ditë i llogaritur që nga data e skadimit të afatit. 4. Nëse personi që aplikon nuk dorëzon ndonjë vërejtje apo nëse përkundër vërejtjes së tij, Zyra konsideron se personin që aplikon nuk i përmbush kërkesat e parashkruara për mbrojtje të emrit të origjinës apo treguesit gjeografik, aplikacioni do të refuzohet. 5. Nëse Zyra pas kryerjes së procedurës në përputhje me dispozitat e këtij neni konsideron se personin që aplikon përmbush kërkesat e parashkruara për mbrojtje të emrit të origjinës apo treguesit gjeografik, do ta publikoj në Buletinin e saj zyrtar pjesën e aplikacionit për regjistrim të emrit të origjinës apo treguesit gjeografik që është i referuar në nënparagrafët 1.3., 1.4., 1.5. dhe 1.7. paragrafit 1. të nenit 22 të këtij ligji. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: For agricultural products and food articles, the control and the decision under Article 30 are carried out by an expert commission.
Neni 31 Kontrollimi i prodhimeve bujqësore dhe artikujve ushqimorë Në rastet e produkteve bujqësore dhe artikujve ushqimor kontrollimi dhe vendimi i referuar në nenin 30 të këtij ligji do të kryhen dhe merren nga një komision ekspertësh i përbërë nga dy (2) ekspert të emëruar nga Ministri i Ministrisë përkatëse për Bujqësi dhe dy (2) ekspert të emëruar nga Drejtori i Zyrës për çdo rast në veçanti. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Brenda 3 muajve nga publikimi i aplikimit, çdo person mund të paraqesë kundërshtim ndaj regjistrimit të propozuar të një emri të origjinës ose treguesi gjeografik.
Neni 32 Kundërshtimi 1. Brenda tre (3) muajve që nga data e publikimit të aplikimit sipas paragrafit 5. të nenit 30 të këtij ligji, çdo person mund të parashtroj kundërshtim ndaj regjistrimit të propozuar të emrit të origjinës apo treguesit gjeografik sipas kushteve në vijim: 1.1. që nuk pajtohet me definicionet e referuara në nenin 4 të këtij ligji; apo, 1.2. që regjistrimi i emrit të propozuar do të jetë në kundërshtim të nenit 10 apo nënparagrafët 1.2. dhe 1.3 të paragrafit 1. të nenit 9 të këtij ligji;, apo 1.3. që regjistrimi i emrit të propozuar do të rrezikonte ekzistencën e pjesshme apo komplete të një emri identik apo marke tregtare apo ekzistencën e produkteve të cilët kanë qenë ligjërisht në treg për së paku pesë (5) vite duke i paraprirë datës së publikimit të referuar në paragrafin 5. të nenit 30 të këtij ligji; apo 1.4. ai emër për të cilin kërkohet regjistrimi është gjenerik në kuptim të nënparagrafit 1.1. të paragrafit 1. të nenit 9 të këtij ligji. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: The Office checks whether an objection was filed on time and supported by evidence, then either rejects it or sends it to the applicant for comments.
Neni 33 Procedura e kundërshtimit 1. Zyra do të kontrolloj nëse kundërshtimi është parashtruar përbrenda afatit të caktuar kohorë të parashkruar në paragrafin 1. të nenit 30 të këtij ligji dhe nëse janë dorëzuar dhe ekzistojnë dëshmitë që vërtetojnë bazën sipas së cilës është bërë kundërshtimi. 11 2. Nëse Zyra konstaton se kundërshtimi nuk është parashtruar përbrenda afatit të caktuar apo që pala kundërshtuese nuk i ka dorëzuar dëshmitë e kërkuara, kundërshtimi do të refuzohet. 3. Nëse Zyra konstaton se kundërshtimi është parashtruar përbrenda afatit të caktuar dhe të gjitha dëshmitë e kërkuara janë dorëzuar, kundërshtimi së bashku me të gjitha dëshmitë e dorëzuara do ti dërgohen personit që ka aplikuar. Personi që ka aplikuar do të ftohet që të paraqes vërejtjet e tij mbi kundërshtimin e bërë si dhe dëshmitë e dorëzuara brenda tridhjetë (30) ditëve. 4. Me anë të kërkesës së personit që aplikon, e cila duhet të bëhet përbrenda afatit të caktuar cekur në paragrafin 3. të këtij neni, afati kohor mund të zgjatet për tridhjetë (30) ditë llogaritur nga data e skadimit të afatit. 5. Zyra do të vendos se a është kundërshtimi i justifikuar në kuptim të përdorimit të drejtë dhe tradicional dhe mundësisë aktuale të konfuzionit. 6. Nëse Zyra konstaton se kundërshtimi është i justifikuar, ajo do të refuzoj aplikacionin për regjistrim të një emri të origjinës apo një treguesi gjeografik. 7. Nëse Zyra konstaton se kundërshtimi nuk është i justifikuar ajo do të refuzoj kundërshtimin dhe do të vazhdoj me procedurën e regjistrimit. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The Office must decide on and register a protected designation of origin or geographical indication when the application meets the required conditions and any objections have been reviewed.
Neni 34 Regjistrimi i një emri të origjinës apo një treguesi gjeografik 1. Nëse aplikacioni për regjistrim i një emri të origjinës apo një treguesi gjeografik i plotëson të gjitha kërkesat e parashkruara për mbrojtjen e emrit të origjinës apo treguesit gjeografik dhe pas shqyrtimit te kundërshtimeve nëse ka, Zyra do të lëshon vendim për regjistrimin e një emri të origjinës apo një treguesi gjeografik dhe do të regjistroj emrin e mbrojtur të origjinës apo treguesin gjeografik në Regjistër. 2. Regjistrimi do të publikohet në gazetën zyrtare të Zyrës. 3. Të dhënat për publikim për regjistrimin e një emri të origjinës apo një treguesi gjeografik do të përcaktohen me akt nënligjor të nxjerr nga Ministria. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: The Office must record specified information in the Register when a protected designation of origin or geographical indication is registered.
Neni 35 Përmbajtja e shënimeve në Regjistër 1. Zyra do të regjistroj të dhënat në vijim në Regjistër me rastin e regjistrimit të emrit të mbrojtur të origjinës apo treguesit gjeografik në Regjistër: 1.1. emri i regjistruar i produktit të mbrojtur nga një emër i origjinës apo një tregues gjeografik; 1.2. llojin nëse emri është i mbrojtur si emër i origjinës apo tregues gjeografik; 1.3. lloji i produktit që përmban emrin e mbrojtur të origjinës apo treguesin gjeografik; 1.4. treguesin e vendit të origjinës; 1.5. të dhënat për vendimin e regjistrimit të një emri të origjinës apo një treguesi gjeografik. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Eligible applicants may apply to change an approved product specification.
Neni 36 Ndryshimet në specifikacionin e produktit 1. Çdonjëri i cili ka të drejtë të aplikoj për regjistrim të një emri të origjinës apo një treguesi gjeografik në bazë të nenit 21 të këtij ligji, mund të aplikoj për të ndryshuar specifikacionin e miratuar të produktit, në veçanti të merr parasysh zhvillimet dhe të arriturat shkencore dhe teknike apo të ri-përcaktoj zonën gjeografike të referuar në nënparagrafin 1.3. të paragrafit 1. të nenit 25 të këtij ligji. 12 2. Aplikacioni për miratim të një ndryshimi në specifikacionin e produktit do të përshkruaj dhe paraqes arsyet për ndryshimin e kërkuar. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: This article sets the procedure for changes to a product specification and gives the Office power to decide on approval.
Neni 37 Procedura për ndryshimet e specifikacionit të produktit 1. Kur ndryshimi përfshinë një apo më shumë ndryshime lidhur me emrin, përshkrimin e produktit, përcaktimin e zonës gjeografike apo përshkrimin e lidhjes, procedura për ndryshim bëhet sipas procedurave të përcaktuara nga neni 29 deri te neni 34 të këtij ligji. 2. Në rastin e tillë siç është përshkruar në paragrafin 1. të këtij neni të dhënat e kërkuara në bazë të nën-paragrafit 1.10. të paragrafit 1. të nenit 22 të këtij ligji duhet të përmbajnë aplikacionin të kompletuar sipas rregullit në bazë të këtij neni si dhe specifikacionin e propozuar më të dhëna të reja të produktit. 3. Në rast të ndryshimit nga paragrafi 1. i këtij neni, të dhënat për publikim bëhen në përputhje me paragrafin 5. të nenit 30 të këtij ligji. 4. Ndryshimet do të konsiderohen si të vogla dhe Zyra do të vendos nëse do të miratoj kërkesën duke mos përcjell procedurën e deklaruar prej nenit 32 deri 34 të këtij ligji, nëse ndryshimet nga paragrafi 1. i këtij neni nuk: 4.1. lidhen me karakteristikat thelbësore të produktit; 4.2. ndryshojnë lidhjet e referuara ne nenin 25 të këtij ligji; 4.3. përfshijnë ndryshim të emrit, apo të ndonjë pjese të emrit të produktit; 4.4. ndikojnë në zonën e përcaktuar gjeografike; 4.5. përfaqësojnë një rritje në kufizimet e tregtisë së produktit apo lëndës së tij të parë. 5. Kur ndryshimi nuk përfshinë ndonjë ndryshim nga paragrafi 1. i këtij neni apo ka të bëjë më ndonjë ndryshim të përkohshëm në specifikacione që rezulton nga imponimi i masave të detyrueshme sanitare apo fitosanitare nga autoritetet publike, Zyra do të përcaktoj nëse do të miratoj ndryshimin e propozuar. 6. Kur Zyra të vendos të pranoj një ndryshim në specifikacionin i cili përfshinë apo përmban një ndryshim të dhënave të regjistruara në Regjistër në bazë të nenit 35 të këtij ligji, këto ndryshime do të regjistrohen në regjistër dhe janë efektive që nga data kur është marrë vendimi për të pranuar ndryshimin. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: A decision protecting a name of origin or geographical indication must be annulled if the Office verifies one of the listed grounds.
Neni 38 Anulimi 1. Vendimi për mbrojtjen e një emri të origjinës apo një treguesi gjeografik do të anulohet nëse Zyra vërteton se: 1.1. gjatë kohës së plotësimit të aplikacionit për regjistrim kushtet për mbrojtjen e parashkruar në bazë të këtij ligji nuk ishin plotësuar; 1.2. pajtueshmëria me kushtet e specifikacionit për produktin e mbuluar nga emri i mbrojtur ka pushuar së ekzistuari; 1.3. në rast se një emër i origjinës apo një tregues gjeografik i cili ka të bëjë më një zonë gjeografike e cila ndodhet jashtë Kosovës, emri në fjalë nuk do të jetë më tutje i mbrojtur në vendin e tij të origjinës; 13 1.4. bazuar në një kërkesë të bazuar ligjore të një personi fizik apo juridik për anulimin e një vendimi të tillë mbi mbrojtjen e emrit të origjinës apo treguesit gjeografik; 2. Në rast së procedura e anulimit është e bazuar mbi bazat e parashkruara në nënparagrafin 1.4. të këtij neni, neni 32 dhe paragrafi 5. i nenit 33 të këtij ligji do të zbatohet në përputhje me rrethanat. 3. Kur një vendim për mbrojtjen e emrit të origjinës apo treguesit gjeografik është anuluar do të konsiderohet se emri i origjinës apo treguesi gjeografik nuk ka pasur, që nga fillimi, efektet e specifikuara në këtë ligj. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: This article sets out how a cancellation request for protection of an origin name or geographical indication is filed, published, objected to, and decided.
Neni 39 Procedura e Anulimit 1. Anulimi i një vendimi mbi mbrojtjen e një emri të origjinës apo një treguesi gjeografik mund të kërkohet nga çdo person juridik apo fizik apo nga zyra sipas detyrës zyrtare. 2. Kërkesa nga paragrafi 1. i këtij neni do të përmbaj arsyet e kërkesës si dhe çdo informatë tjetër apo dokument që do të jetë i parashkruar në mënyrë të hollësishme me akt nënligjor të nxjerr nga Ministria. 3. Nëse Zyra konstaton se kërkesa nuk përmban të gjitha kërkesat e parashkruara në bazë të paragrafit 2. të këtij neni, kërkesa do të anulohet. 4. Nëse kërkesa nga paragrafi 1. i këtij neni do të përmbaj të gjitha kërkesat e parashkruara nga paragrafi 2. i këtij neni ajo do të publikohet në gazetën zyrtare të Zyrës. 5. Brenda tre (3) muajsh që nga data e publikimit të relevantet dhënave mbi kërkesën për anulim të vendimit të mbrojtjes se një emri të origjinës apo treguesi gjeografik bazuar në paragrafin 4. të këtij neni çdo person i interesuar mund të jap një deklaratë mbi vërejtjen në kërkesën për anulim të vendimit për mbrojtje të një emri të origjinës apo treguesi gjeografik nëse një person i tillë mund të tregojë mbështetje të vazhdueshme komerciale mbi emrin e regjistruar. 6. Nëse Zyra konstaton se kërkesa për anulimin e vendimit për mbrojtjen e emrit të origjinës apo treguesit gjeografik është e justifikuar, ajo do të anuloj regjistrimin e emrit të origjinës apo një treguesi gjeografik, do të fshij shënimet nga Regjistri pasi që vendimi mbi anulim të merr formën e prerë dhe do të publikoj faktin në Buletinin e Zyrës. 7. Zyra do të refuzoj kërkesën për anulimin e regjistrimit për mbrojtjen e një emri të origjinës apo një treguesi gjeografik nëse konstaton se ajo nuk është e bazuar. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Për produktet bujqësore dhe artikujt ushqimorë, kontrollimi dhe vendimi i përmendur në nenin 39 kryhen nga komisioni i ekspertëve, sipas nenit 31.
Neni 40 Anulimi i procedurës për produkte bujqësore dhe artikujt ushqimorë Në rastet e produketeve bujqësore dhe artikujve ushqimor kontrollimi dhe vendimi i referuar në nenin 39 të këtij ligji do të kryhen nga komisioni i ekspertëve bazuar në nenin 31 të këtij ligji. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: For certain cancellation requests, the relevant authorities of the country of origin may also submit the request, and the request must include a copy of a certificate or other legal document in the origin-country language and translated proof that the name is no longer protected there.
Neni 41 Anulimi i procedurës për emrat e origjinës apo treguesit gjeografik të cilët kanë të bëjnë me zonën gjeografike që ndodhet jashtë Kosovës 1. Në rast se anulimi kërkohet mbi bazat e referuara në nënparagrafin 1.3. të paragrafit 1. të nenit 38 të këtij ligji, pavarësisht prej dispozitës së paragrafit 1. të nenit 39 të këtij ligji, kërkesa ka mundësi që gjithashtu të parashtrohet nga autoritetet relevante të vendit të origjinës dhe pavarësisht prej dispozitës së paragrafit 2. të nenit 39 të këtij ligji kërkesa e tillë duhet që gjithashtu të shoqërohet me një kopje të certifikatës apo ndonjë dokumenti tjetër ligjor në gjuhën e vendit origjinës dhe të përkthyer që vërteton se emri tash e tutje nuk është i mbrojtur në vendin e origjinës. 2. Në rast se kërkohet anulim mbi bazat e referuara në nënparagrafin 1.3. paragrafi 1. të nenit 38 dhe paragrafët 4. dhe 5. të nenit 39 të këtij ligji, nuk do të zbatohen. 14 - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: A registered designation of origin or geographical indication cannot be transferred, licensed, or assigned in the ways listed here.
Neni 42 Kufizimet për sa i përket administrimit Një emër i regjistruar i origjinës apo tregues gjeografik nuk mund të transferohet, licencohet, apo të jetë subjekt i të drejtave të njëjta, marrëveshjes së lirë apo çfarëdo forme e caktimit të të drejtave. KREU V PROCEDURA PËR REGJISTRIMIN E NJË PËRDORUESI TË AUTORIZUAR TË EMRIT TË MBROJTUR TË ORIGJINËS APO NJË TREGUESI GJEOGRAFIK - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: A registration procedure starts by submitting a registration application to the Office.
Neni 43 Inicimi i procedurës së regjistrimit 1. Procedura për regjistrimin e një përdoruesi të autorizuar të një emri të mbrojtur të origjinës apo treguesi gjeografik do të iniciohet duke parashtruar një aplikacion për regjistrim në Zyrë. 2. Aplikacioni nga paragrafi 1. i këtij neni mund të plotësohet nga çdo prodhues ose përpunues, qoftë person juridik apo fizik, i cili prodhon apo përpunon produktin e mbrojtur nga emri i origjinës apo treguesi gjeografik në përputhje me specifikacionet relevante të produktit. 3. Aplikacioni nga paragrafi 1. i këtij neni mund të plotësohet vetëm pasi që emri i origjinës apo treguesi gjeografik përkatës është regjistruar në përputhje me dispozitat e këtij ligji. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: An authorized user’s registration application must include specified information and be accompanied by the listed supporting documents.
Neni 44 Përmbajtja e aplikacionit për regjistrim nga përdoruesi i autorizuar 1. Aplikacioni për regjistrim të një përdoruesi të autorizuar do të përfshijë: 1.1. një kërkesë nga përdoruesi i autorizuar; 1.2. informata që identifikon personin që aplikon; 1.3. emri i regjistruar i origjinës dhe treguesi gjeografik për të cilin personi që aplikon dëshiron të autorizohet për ta përdorur; 1.4. lloji i produktit që përmban emrin e mbrojtur të origjinës apo treguesin gjeografik; 1.5. informata, përfshirë emrin dhe adresën, mbi autoritetet apo organet e besuara për verifikim të përputhjes së produktit me dispozitat e specifikacionit. 2. Aplikacioni për regjistrim duhet të shoqërohet me dokumentet në vijim: 2.1. certifikata e përputhjes së produktit me dispozitat e specifikacionit të lëshuar nga autoritetet apo organet e besuara për verifikimin e përputhjes së produktit me dispozitat e specifikacionit të identifikuar në aplikacion në përputhje me dispozitat e nenit 27 të këtij ligji; 2.2. dëshmi e lëshuar nga autoriteti kompetent që personin që aplikon kryen aktivitetin specifik apo prodhon produktin specifik në zonën gjeografike të përshkruar në specifikacionin e produktit; 2.3. dëshmi mbi pagesën e kryer të tarifave të parashkruara. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: Zyra must check submitted applications, ask for corrections if required documents are missing, and may allow an extra 30 days on request; uncured applications are refused.
Neni 45 Ekzaminimi i aplikimit 15 1. Zyra do të kontrolloj nëse aplikacioni i parashtruar i përdoruesit të autorizuar përmban të gjitha dokumentet e kërkuara bazuar në nenin 44 të këtij ligji. 2. Nëse Zyra konstaton se aplikacioni nuk i përmban të gjitha kërkesat e nevojitura sipas nenit 44 të këtij ligji, Zyra do të ftoj nga personi që aplikon të korrigjoj aplikacionin brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve. 3. Me anë të kërkesës nga personi që aplikon, e cila duhet të bëhet brenda afatit të caktuar kohorë të referuar në paragrafin 2. të këtij neni, afati i caktuar kohorë mund të zgjatet për maksimum tridhjetë (30) ditë duke llogaritur që nga data e skadimit të atij afati kohorë. 4. Nëse personi që aplikon nuk e korrigjon aplikacionin në përputhje me ftesën e Zyrës apo dështon të korrigjoj atë brenda afatit të caktuar kohorë, aplikacioni për regjistrim të përdoruesit të autorizuar do të refuzohet. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: The Office must check completed applications for protected origin names or geographical indications and, if requirements are not met, notify the applicant in writing and invite observations within 60 days.
Neni 46 Kontrollimi i kërkesave për mbrojtje 1. Nëse aplikacioni është i plotë bazuar në nenin 45 të këtij ligji. Zyra më tej do të kontrolloj nëse kërkesat e parashkruara për dhënien e të drejtës së përdorimit të emrit të origjinës apo treguesit gjeografik janë përmbushur. 2. Nëse Zyra konstaton se aplikacioni nuk është në pajtim me kërkesat e nevojitura, Zyra do të njoftoj personin që aplikon, me shkrim, lidhur me arsyet se pse e drejta e përdorimit të një emri të mbrojtur të origjinës apo treguesi gjeografik nuk do ti lejohet dhe do ta ftoj atë të dorëzoj vërejtjen e tij brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve. 3. Me anë të kërkesës së personit që aplikon, e cila duhet të bëhet brenda afatit të caktuar kohorë të referuar në paragrafin 2. të këtij neni, ai afat kohorë mund të zgjatet për një maksimum prej tridhjetë (30) ditëve i llogaritur që nga data e skadimit të atij afati kohorë. 4. Nëse personi që aplikon nuk paraqet ndonjë vërejtje apo nëse, përkundër vërejtjeve të tij, Zyra konsideron se personi që aplikon nuk i plotëson kërkesat e parashkruara për lejimin e të drejtës së përdorimit të emrit të mbrojtur të origjinës apo treguesit gjeografik, aplikacioni do të refuzohet. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: For agricultural products and food articles, the expert commission carries out the control and makes the decision.
Neni 47 Kontrollimi në rast të produkteve bujqësore apo artikujve ushqimor Në rastet e produkteve bujqësore dhe artikujve ushqimorë kontrollimi dhe vendimi i referuar në nenin 44 të këtij ligji do të kryhet dhe merret nga komisioni i ekspertëve në bazë të nenit 29 të këtij ligji. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: If the application meets the required conditions, the Office invites the applicant to pay the relevant fees; if payment proof is not submitted, the Office rejects the application; if proof is submitted on time, the Office registers the authorized user and records the protected name or geographical indication.
Neni 48 Regjistrimi i përdoruesit të autorizuar 1. Nëse aplikacioni për regjistrim të një përdoruesi të autorizuar i plotëson të gjitha kërkesat e parashkruara për dhënien e të drejtës së përdorimit të një emri të mbrojtur të origjinës apo një treguesi gjeografik Zyra do të ftoj personin që aplikon të paguaj tarifat përkatëse për periudhën fillestare të mbrojtjes. 2. Nëse personi që aplikon nuk dorëzon në Zyrë dëshmi të pagesës së kryer të tarifave të parashkruara për periudhën fillestare të mbrojtjes në bazë të paragrafit 1. të këtij neni, Zyra do të refuzoj aplikacionin. 3. Nëse personi që aplikon dorëzon në Zyrë dëshmi mbi pagesën e kryer të tarifës për periudhën fillestare të mbrojtjes brenda afatit të caktuar në paragrafin 1. të këtij neni, Zyra do merr vendim për regjistrimin e një përdoruesi të autorizuar të një emri të mbrojtur të origjinës apo një treguesi gjeografik dhe do të regjistroj emrin e mbrojtur të origjinës apo treguesin gjeografik në Regjistrin e Përdoruesve të Autorizuar. 16 - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: The Office must record authorized-user details in the Authorized Users Register for a protected designation of origin or geographical indication.
Neni 49 Përmbajtja e shënimeve në Regjistrin e Përdoruesve të Regjistruar 1. Në Regjistrin e Përdoruesve të Autorizuar Zyra regjistron përdoruesin e autorizuar të një emri të mbrojtur të origjinës apo treguesi gjeografik regjistron të dhënat në vazhdim: 1.1. emri dhe adresa e përdoruesit të autorizuar; 1.2. të dhënat nëse përdoruesi i autorizuar ka të drejtë të përdor emrin e origjinës apo treguesin gjeografik; 1.3. emri i regjistruar i origjinës apo treguesi gjeografik të cilin përdoruesi i autorizuar ka të drejtë të përdor; 1.4. referenca e vendimit mbi regjistrimin e një përdoruesi të autorizuar të emrit të origjinës apo një treguesi gjeografik. - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: An authorized user may use the protected name of origin or geographical indication in product marketing, and also on packaging and other business materials, only in line with the relevant specification.
Neni 50 Obligimi dhe mënyra e përdorimit nga përdoruesi i autorizuar 1. Përdoruesi i autorizuar do të ketë të drejtë të përdor emrin e mbrojtur të origjinës apo treguesin gjeografik vetëm në marketingun e produktit në përputhje me specifikacionin relevant. 2. E drejta e referuar në paragrafin 1. të këtij neni gjithashtu do të përmbaj të drejtën e paketimit, katalogëve, broshurave, reklamave, dokumenteve biznesi për identifikim dhe forma tjera të dokumentacionit të biznesit si dhe importi apo eksporti i produkteve të tilla. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: The Office must issue a certificate for the right to use a name of origin or geographical indication when an authorized user requests it and the fee has been paid.
Neni 51 Certifikata e të drejtës së përdorimit 1. Me anë të kërkesës së një përdoruesi të autorizuar me kusht që të jetë paguar tarifa përkatëse, Zyra do të lëshoj një certifikatë mbi të drejtën e përdorimit të një emri të origjinës apo treguesi gjeografik. 2. Të dhënat që përmban certifikata do të rregullohen me akt nënligjor të cilin e nxjerr Ministria. - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: On request by the authorized user, the Office must register changes to the user’s name and address if the request includes adequate evidence that the change does not affect the required conditions for using a protected designation of origin or geographical indication.
Neni 52 Regjistrimi i ndryshimeve në Regjistrin e Përdoruesve të Autorizuar Me anë të kërkesës nga përdoruesi i autorizuar, Zyra do të regjistroj të gjitha ndryshimet lidhur me emrin dhe adresën e përdoruesit të autorizuar, me kusht që kërkesa është e shoqëruar me dëshmi adekuate se ndryshimi nuk ndikon në përmbushjen e kërkesave të parashkruara për dhënien e të drejtës së përdorimit të një emri të mbrojtur të origjinës apo treguesi gjeografik. - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: The registered authorized user’s registration is renewed if the referenced name of origin or geographical indication remains registered and the authorized user submits a request.
Neni 53 Përtërirja e regjistrimit të një përdoruesi të autorizuar 1. Regjistrimi i një përdoruesi të autorizuar do të përtërihet për periudhën e parashkruar në paragrafin 2. të nenit 15 të këtij ligji me kusht që emri i origjinës apo treguesi gjeografik që i referohet të mbes i regjistruar dhe pas kërkesës së parashtruar nga përdoruesi i autorizuar e cila duhet të shoqërohet me dokumentet vijuese: 2. Certifikata e përputhshmërisë së produktit me dispozitat e specifikacionit të lëshuar nga autoritetet apo organet e besuara për verifikimin e përputhshmërisë së produkteve me dispozitat e specifikacionit; 3. Dëshmi mbi pagesën e kryer të tarifave përkatëse. 17 - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: Zyra must revoke an authorized user's registration if it verifies the user no longer meets the required conditions for using a protected designation of origin or geographical indication.
Neni 54 Revokimi i regjistrimit të një përdoruesi të autorizuar Nëse Zyra vërteton se përdoruesi ka pushuar të përmbush të gjitha kërkesat e parashkruara për dhënien e të drejtës së përdorimit të një emri të mbrojtur të origjinës apo treguesi gjeografik, Zyra do të marr vendim për revokimin e regjistrimit të një përdoruesi të autorizuar pas kryerjes së procedurës për revokim pranë Zyrës. - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: This article sets out how revocation proceedings are started, how the authorized user is notified and can respond, and when the Office may cancel or refuse cancellation of the registration.
Neni 55 Procedura e revokimit 1. Procedura e revokimit e referuar në nenin 54 të këtij ligji do të iniciohet sipas detyrës (ex officio) apo me anë të kërkesës për revokim e cila mund të parashtrohet nga çdo person fizik dhe juridik që ka interes të ligjshëm. 2. Zyra do të njoftoj përdoruesin e autorizuar mbi faktin se procedura e revokimit është iniciuar dhe do ta ftoj atë të dorëzoj vërejtjet e tij, në veçanti të dëshmoj ekzistencën e kërkesave të parashkruara për dhënien e të drejtës së përdorimit të një emri të mbrojtur të origjinës apo treguesi gjeografik brenda tridhjetë (30) ditëve. 3. Me anë të kërkesës së përdoruesit të autorizuar e cila duhet të bëhet brenda afatit të caktuar kohorë të referuar në paragrafin 2. të këtij neni, ai afat i kufizuar kohorë mund të zgjatet për një maksimum prej tridhjetë (30) ditëve i llogaritur që nga data e skadimit të afatit kohor. 4. Nëse Zyra konstaton se kërkesa për revokim të regjistrimit të një përdoruesi të autorizuar është e bazuar, ajo do të anuloj regjistrimin e përdoruesit të regjistruar dhe do të fshij emrin e tij nga Regjistri i Përdoruesve të Autorizuar pasi që vendimi mbi revokimin të merr formën e prerë. 5. Zyra do të refuzoj kërkesën për anulim të regjistrimit të një përdoruesi të autorizuar nëse e konstaton se ajo nuk është e bazuar. - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: For agricultural products and food articles, the decisions referred to in articles 54 and 55 are taken by an expert commission.
Neni 56 Revokimi i procedurës në rastet e produkteve bujqësore dhe artikujve ushqimor Në rastet e produkteve bujqësore dhe artikujve ushqimorë vendimet e referuara në nenin 54 dhe 55 të këtij ligji do të merren nga një komision ekspertësh bazuar në nenin 31 të këtij ligji. - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: The right of use ends if specified events happen, such as expiry without renewal, waiver by the authorized user, cessation of the user’s existence, cancellation or revocation of the user’s registration, or no further protection for the origin name/geographical indication.
Neni 57 Pushimi i të drejtës së përdorimit 1. E drejta e përdorimit do të pushoj së ekzistuari nëse: 1.1. periudha e mbrojtjes skadon dhe nuk është përtërirë sipas nenit 43 të këtij ligji, që nga data e skadimit të periudhës së mbrojtjes; 1.2. përdoruesi i autorizuar heq dorë nga e drejta e përdorimit, që nga data e dorëzimit të njoftimit mbi atë fakt në Zyrë; 1.3. përdoruesi i autorizuar pushon së ekzistuari që nga data e atij fakti apo vendimi i autoritetit kompetent që e vërteton këtë fakt; 1.4. regjistrimi i përdoruesit të autorizuar anulohet, do të konsiderohet se regjistrimi i përdoruesit të autorizuar nuk ka pas, që nga fillimi, efektet e specifikuara në këtë ligj; 1.5. regjistrimi i përdoruesit të autorizuar është i revokuar, që nga data kur vendimi mbi revokim merr formën e prerë; 18 1.6. emri i origjinës apo treguesi gjeografik nuk është i mbrojtur më tutje sipas kushteve të caktuara në këtë ligj. - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: The Office must annul the registration decision for an authorized user if it finds the protection conditions were not met when the application was completed.
Neni 58 Anulimi i të drejtës së përdorimit Vendimi për regjistrimin e përdoruesit të autorizuar do të anulohet nëse Zyra e vërteton gjatë procedurës së në kohën e plotësimit të aplikacionit për regjistrim të një përdoruesi të autorizuar kushtet për mbrojtje nuk ishin plotësuar të përcaktuara në bazë të këtij ligji. - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: This article sets out how a cancellation procedure for an authorized user’s registration starts, how the request must be made, and when the Office must reject, send, or cancel it.
Neni 59 Procedura e anulimit të drejtës së përdorimit 1. Procedura e anulimit e referuar në nenin 58 të këtij ligji do të iniciohet sipas detyrës (ex officio) apo me anë të kërkesës kundër vendimit për regjistrimin e përdoruesit të autorizuar parashtrohet nga çdo person juridik dhe fizik që ka interes ligjor. 2. Kërkesa nga paragrafi 1. i këtij neni do të përmbaj arsyet për kërkesën si dhe çdo informatë tjetër apo dokument të kërkuar me akte nënligjore në zbatim të këtij ligji. 3. Nëse Zyra konstaton se kërkesa nuk i përmban të gjitha kërkesat e parashkruara sipas paragrafit 2. të këtij neni kërkesa do të refuzohet. 4. Nëse Zyra konstaton se kërkesa për anulim është paraqitur në përputhje me paragrafin 2. të këtij neni, kërkesa për anulim së bashku me të gjitha dëshmitë e dorëzuara do ti dërgohet përdoruesit të autorizuar dhe përdoruesi i autorizuar do të ftohet të dorëzoj vërejtjen e tij mbi kërkesën e parashtruar brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve. 5. Me anë të kërkesës nga përdoruesi i autorizuar e cila duhet të bëhet brenda afatit të caktuar kohorë të referuar në paragrafin 4. të këtij neni, afati kohorë mund të zgjatet edhe për një maksimum prej tridhjetë (30) ditëve duke llogaritur që nga data e skadimit të atij afati të kufizuar kohorë. 6. Nëse Zyra konstaton se kërkesa për anulim të vendimit për regjistrimin e përdoruesit të autorizuar është e bazuar, ajo do ta anuloj atë dhe do të fshije regjistrimin nga Regjistri i Përdoruesve të Autorizuar pasi që vendimi mbi anulimin të merr formën e prerë. 7. Zyra do të refuzoj kërkesën për anulimin e vendimit mbi regjistrimin e një përdoruesi të autorizuar nëse konstaton se nuk është e bazuar. - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: For agricultural products and foodstuffs, the decision referred to in articles 58 and 59 is to be taken by the expert commission.
Neni 60 Procedura e anulimit në rastet e produkteve bujqësore dhe artikujve ushqimorë Në rastet e produkteve bujqësore dhe artikujve ushqimorë vendimi i referuar në nenin 58 dhe 59 të këtij ligji do të merret nga komisioni i ekspertëve bazuar në nenin 31 të këtij ligji. KREU VI MBROJTJA CIVILE - JURIDIKE - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: Unauthorized use of an appellation of origin, geographical indication, or a prohibited symbol or practice is treated as an infringement.
Neni 61 Shkelja e të drejtës Çdo përdorim i paautorizuar i emrit të origjinës apo treguesit gjeografik apo çfarëdo simboli apo praktike të ndaluar sipas nenit 12 dhe 14 të këtij ligji paraqet shkelje të emrit të origjinës apo treguesit gjeografik. - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: The owner or rights holder of an origin name or geographical indication may bring a lawsuit if those rights are infringed.
Neni 62 Subjektet që kanë të drejtë të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave 19 Padinë në rast të shkeljes së të drejtave të emrit të origjinës apo treguesit gjeografik sipas këtij ligji kanë të drejtë ta ushtrojnë pronari i emrit të origjinës apo treguesit gjeografik, apo bartësi i së drejtës së emrit të origjinës apo treguesit gjeografik. - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: Pronari i një emri të origjinës ose treguesi gjeografik mund të padisë në gjykatë për të konstatuar shkeljen dhe për të kërkuar ndalimin e saj.
Neni 63 Procedura për konstatimin dhe ndalimin e shkeljes 1. Pronari i një emri të origjinës apo treguesi gjeografik mund të parashtrojë padi në gjykatë për konstatimin e shkeljes së të drejtës se një emri të origjinës apo treguesi gjeografik kundër personit i cili ka shkelur te drejtën e një emri të origjinës apo treguesi gjeografik duke kryer pa autorizim njërën nga veprimet e cekura në nenin 12 dhe 14 të këtij ligji, duke kërkuar: 1.1. vërtetimin e shkeljes së një emri të origjinës apo treguesi gjeografik; 1.2. ndalimin e shkeljes dhe ndalimin e vazhdimit të shkeljeve të tilla dhe të ngjashme në të ardhmen; 1.3. ndalimin dhe ndërprerjen e mëtutjeshëm të shkeljes së të drejtave të fituara në bazë të nenit 12 dhe 14. të këtij ligji, që kanë shkaktuar apo përbëjnë tentim serioz për shkeljen e mundshme të një emri të origjinës apo treguesi gjeografik. 2. Veprimet e cekura në nënparagrafët 1.1., 1.2. dhe 1.3. të paragrafit 1., të këtij neni që gjithashtu mund të bëhen kundër personave të cilët gjatë aktivitetit të tyre ekonomike kanë kryer shërbime duke shkelur një emër të origjinës apo treguesi gjeografik apo bëjnë kërcenim për shkelje të të drejtave të një emri të origjinës apo treguesi gjeografik. - 64 Verify source ↗
Neni 64
AI-assisted research summary: Pronari mund të kërkojë veprim ligjor kundër shkelësit për largim nga tregu, konfiskim ose shkatërrim të produkteve; gjykata duhet t’i urdhërojë këto masa, përveç arsyeve të veçanta.
Neni 64 Kërkesë për konfiskimin dhe shkatërrimin e produkteve 1. Pronari në përputhje me nenin 62 të këtij ligji mund të ndërmarr veprim ligjor kundër çdo personi i cili ka kryer shkelje të një emri të origjinës apo treguesi gjeografik duke kryer pa autorizim njërin prej akteve të referuar në nenin 12 apo nenin 14 të këtij ligji, duke kërkuar që produktet që shkelin emrin e origjinës apo treguesin gjeografik të largohen nga tregu, të konfiskohen apo shkatërrohen në llogari të atij personi. 2. Gjykata do të urdhëroj masat e referuara në paragrafin 1. të këtij neni kundër të paditurit, përveç nëse ekzistojnë arsye të veçanta për të mos marrë një vendim të tillë. 3. Në rast të urdhërimit të masës së referuar në paragrafin 1. të këtij neni, Gjykata do të kujdeset që ato të jenë përkatëse për natyrën dhe seriozitetin e shkeljes. - 65 Verify source ↗
Neni 65
AI-assisted research summary: Pronari i një emri të origjinës ose treguesi gjeografik mund të ngrejë padi për dëm dhe për kompensim/kthim të përfitimeve të marra pa bazë ligjore.
Neni 65 Kërkesa për kompensim të demit 1. Pronari i një emri të origjinës apo treguesi gjeografik mund të inicioj padi kundër personit i cili i ka shkaktuar dëm duke kryer pa autorizim veprimet sipas nenit 12 dhe 14 të këtij ligji, dhe të kërkoj kompensimin e dëmit. 2. Pronari i një emri të origjinës apo treguesi gjeografik mund të inicioj padi kundër personit i cili ka kryer pa autorizim veprimet e cekura në paragrafët 1. dhe 2. të nenit 10 të këtij ligji, i cili ka përfituar pa bazë ligjore duke shkelur emrin e origjinës apo treguesi gjeografik të huaj, dhe të kërkoj kthimin apo kompensimin e atyre përfitimeve, sipas dispozitave të përgjithshme për përfitimin pa bazë. 3. Kërkesat sipas paragrafit 1. dhe 2. të këtij neni nuk e përjashtojnë njëra tjetrën. - 66 Verify source ↗
Neni 66
AI-assisted research summary: On the request of the owner of an appellation of origin or geographical indication, the final judgment is published in the public media at the defendant’s expense.
Neni 66 Kërkesa për publikimin e aktgjykimit 1. Me kërkesën e pronarit të një emri të origjinës apo treguesi gjeografik aktgjykimi i formës së prerë, publikohet në mjetet e informimit publik me shpenzimet e të paditurit. 20 2. Gjykata vendos brenda kufijve të kërkesës për publikimin e tërësishëm ose pjesërishëm të aktgjykimit dhe mjetin e informimit se ku do të bëhet publikimi. - 67 Verify source ↗
Neni 67
AI-assisted research summary: The owner of an origin name or geographical indication may request information about the origin and distribution network of the products when infringement proceedings have started.
Neni 67 Kërkesa për informacione 1. Pronari i një emri të origjinës apo treguesi gjeografik i cili ka filluar procedurën për mbrojtjen e një emri të origjinës apo treguesi gjeografik në rastet e shkeljes, mund të kërkojë informacionet për origjinën dhe rrjetin e shpërndarjes së produkteve të një emri të origjinës apo treguesi gjeografik. 2. Kërkesa sipas paragrafit 1. të këtij neni mund të paraqitet në formë të padisë ose për marrjen e masave të përkohshme kundër: 2.1. personit kundër të cilit është ngritur padi sipas paragrafit 1. të këtij neni; 2.2. personit i cili në kuadër të aktivitetit të tij afarist posedon produkte për të cilat ekziston dyshimi se kanë shkelur një emër të origjinës apo treguesi gjeografik; 2.3. personit i cili gjatë ushtrimit të aktivitetit të tij afarist ofron shërbime, për të cilat dyshohet se shkelin një emër të origjinës apo tregues gjeografik; 2.4. personave të cilët gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre afarist ofrojnë shërbime apo përdorin shërbimet e ofruara në aktivitetet e dyshuara që shkelin një emër të origjinës apo treguesi gjeografik; 2.5. personit për të cilin dëshmohet se është përfshirë në prodhimin ose shpërndarjen e produkteve ose ofrimin e shërbimeve të dyshuara se shkelin një emri të origjinës apo treguesi gjeografik. 3. Kërkesa për informacione për origjinën dhe rrjetin e shpërndarjes së produkteve dhe shërbimeve sipas paragrafit 1. të këtij neni mund të përfshijë në veçanti: 3.1. informatat për emrat dhe adresat e prodhueseve, shpërndarësve, furnitorëve dhe pronareve të tjerë të mëparshëm të produkteve dhe shërbimeve, shitësve me shumicë dhe pakicë; 3.2. informatat për sasitë e prodhuara, shpërndara, pranuara dhe porositura, si dhe çmimin për produktet dhe shërbimet; 4. Nëse personi në fjalë refuzon të ofrojë informacione pa arsye bindëse, ai është përgjegjës për dëmin e shkaktuar në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi; 5. Dispozitat e këtij neni nuk vlejnë për përdorimin e informacioneve të fshehta. - 68 Verify source ↗
Neni 68
AI-assisted research summary: The court may order temporary measures for alleged or attempted infringement of an origin name or geographical indication, on the owner’s request.
Neni 68 Masat e përkohshme në rastet e shkeljes së një emri të origjinës apo treguesi gjeografik 1. Me kërkesën e pronarit të një emri të origjinës apo treguesi gjeografik i cili dëshmon se një emër i origjinës apo treguesi gjeografik është shkelur apo tentohet të shkelet, gjykata mund të urdhërojë çfarëdo mase të përkohshme që përfshin ndalimin apo parandalimin e shkeljes dhe në veçanti: 1.1. të urdhëroj shkelësin e supozuar që t’i ndalojë dhe t’i ndërpresë veprimet që shkelin një emër të origjinës apo treguesi gjeografik; gjykata po ashtu mund të lëshojë një urdhër ndalimi kundër ndërmjetësuesit shërbimet e të cilit i përdorin personat e tretë që shkelin një emër të origjinës apo treguesi gjeografik; 1.2. të urdhëroj konfiskimin apo largimin nga tregu të produkteve që pa të drejtë emërtohen si një emër i origjinës apo treguesi gjeografik. 21 2. Me kërkesën e pronarit të një emri të origjinës apo treguesi gjeografik i cili dëshmon se një emri të origjinës apo treguesi gjeografik e tij është shkelur në veprimtari afariste me qëllim të sigurimit të përfitimit material dhe shkelja ka tentuar që t’i shkaktojë atij dëm të pariparueshëm ose vështirë të riparueshëm, gjykata përveç masave të përkohshme të përmendura në paragrafin 1. të këtij neni, mund të urdhërojë konfiskimin e pasurisë së tundshme dhe të patundshme të palës kundërshtuese, e cila nuk është drejtpërdrejt e lidhur me shkeljen, duke përfshirë edhe ngrirjen e llogarive të tij bankare. 3. Me qëllim të caktimit dhe ekzekutimit të masës së përkohshme sipas paragrafit 2. të këtij neni, gjykata kërkon nga pala kundërshtare ose personat e tjerë përkatës, paraqitjen e informacioneve bankare, financiare dhe informacioneve të tjera ekonomike, ose vënien në disponim të informacioneve dhe dokumenteve të tjerë në lidhje me to. Gjykata siguron mbrojtjen e konfidencialitetit të informacioneve të tilla dhe e ndalon shpërdorimin e tyre. 4. Në qoftë se një masë e përkohshme është urdhëruar pa e njoftuar palën kundërshtare, gjykata do të komunikojë vendimin për masën e përkohshme për palën kundërshtare, menjëherë pas zbatimit të tij. 5. Në vendimin për masën e përkohshme, gjykata cakton kohëzgjatjen e masës së tillë dhe nëse është urdhëruar ndonjë masë para fillimit të procedurës, periudhën brenda së cilës paraqitësi i kërkesës për masën inicion procedurë për të arsyetuar masën, në afat prej njëzet (20) ditë pune dhe jo më e gjatë se tridhjetë e një (31) ditë kalendarike, nga data e shqiptimit të masës së përkohshme. - 69 Verify source ↗
Neni 69
AI-assisted research summary: The court may order temporary measures to preserve evidence about an allegedly infringed or threatened name of origin or geographical indication, on the owner’s request.
Neni 69 Masat e përkohshme që përmbajnë ruajtjen e dëshmive 1. Me anë të kërkesës nga pronari në pajtim me nenin 62 të këtij ligji i cili paraqet mundësinë se një emër i origjinës apo një tregues gjeografik është shkelur apo kërcënohet të shkelet, gjykata mund të urdhëroj masat e përkohshme që përmbajnë ruajtjen e dëshmive. 2. Masat e përkohshme të referuara në paragrafin 1. të këtij neni, gjykata mund të urdhëroj në veçanti: 2.1. përgatitjen e përshkrimit të hollësishëm të mallrave që kanë mundësi të shkelin emrin e origjinës apo treguesin gjeografik, me apo pa marrjen e mostrave; 2.2. konfiskimi i mallrave që kanë mundësi të shkelin emrin e origjinës apo treguesin gjeografik; 2.3. konfiskimi i materialeve dhe mjeteve të përdorura në prodhimin dhe shpërndarjen e mallrave që kanë mundësi të shkelin emrin e origjinës apo treguesin gjeografik dhe dokumentet e lidhura me ato. 3. Masa e përkohshme e referuar në këtë nen mund të urdhërohet edhe pa e informuar palën kundërshtuese të saj, nëse personi që aplikon supozon se ekziston rreziku që dëshmitë të shkatërrohen apo të shkaktohet dëm i pariparueshëm. Në qoftë se masa e përkohshme është e urdhëruar pa e informuar palën kundërshtuese të saj, gjykata do t’ia komunikoj palës kundërshtuese vendimin mbi masën e përkohshme menjëherë me zbatimin e saj. 4. Në vendimin që urdhëron masën e përkohshme gjykata do të specifikoj kohëzgjatjen e masës së tillë, dhe, nëse masa është urdhëruar para ndërmarrjes së një veprimi ligjor, periudha, brenda së cilës personi që aplikon për masa do të ndërmarrë veprim ligjor për të justifikuar masën, nuk do të jetë më e shkurtë se njëzet (20) ditë pune apo më e gjatë se tridhjetë e një (31) ditë kalendarike, që nga dita e komunikimit, personit që aplikon, mbi masat, cilado që skadon më vonë. 5. Dispozitat e Ligjit mbi Procedurën Përmbarimore do të zbatohen për çështjet që nuk janë të rregulluar me anë të këtij neni. 22 6. Dispozitat e këtij neni do të jenë pa paragjykime ndaj mundësisë së gjykatës të urdhëroj masa të përkohshme që përmbajnë ruajtjen e dëshmive në përputhje me dispozitat e Ligjit mbi Procedurën Kontestimore. - 70 Verify source ↗
Neni 70
AI-assisted research summary: This article lets the court require the opposing party to produce evidence held by, or under the control of, that party within a court-set deadline.
Neni 70 Marrja e provave në rrjedhën e procedurës civile 1. Kur pala në procedurë civile mbështetet në dëshmi që pohojnë se ndodhen me palën kundërshtuese apo nën kontroll të saj, gjykata do të ftoj palën kundërshtuese të paraqes dëshmi të tilla brenda afatit të caktuar kohorë. 2. Kur pronari në pajtim me nenin 62 të këtij ligji në veprim ligjor pohon se shkelja e markës tregtare është kryer në nivel komercial për qëllime të sigurimit të përfitimit komercial apo ekonomik, dhe në të cilën ai mbështetet procedurat bankare, financiare apo dokumente të ngjashme ekonomike, letra apo dëshmi të ngjashme, duke pohuar se ato ndodhen me palën kundërshtuese apo janë nën kontroll të saj, Gjykata do të ftoj palën kundërshtuese të paraqes dëshmitë e tilla brenda afatit të caktuar kohorë. 3. Kur pala e cila është ftuar të paraqes dëshminë, mohon se dëshmitë ndodhen me të apo janë nën kontroll të saj, gjykata mund të marr dëshmi për të vërtetuar një fakt të tillë. 4. Dispozitat e Ligjit mbi Procedurën Kontestimore lidhur me të drejtën e refuzimit të paraqes dëshmi si dëshmitarë do të zbatohen mutatis mutandis për të drejtën e palës të refuzoj të paraqes dëshmi. 5. Gjykata, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat e rastit, vendos sipas zgjidhjes së saj, mbi rëndësinë e faktit që pala në posedim të dëshmisë refuzon të pajtohet me vendimin e gjykatës që e urdhëron të paraqes dëshmitë, apo mohon, në kundërshtim të vendimit të gjykatës, se dëshmitë ndodhen me të. 6. Kundër vendimit të gjykatës të referuar në paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni, nuk lejohet ankesë e veçantë. - 71 Verify source ↗
Neni 71
AI-assisted research summary: Procedurat për shkeljet e një emri të origjinës ose treguesi gjeografik duhet të trajtohen me shpejtësi.
Neni 71 Procedurat përshpejtuese dhe zbatimi i dispozitave të ligjeve të tjera 1 Procedura në lidhje me shkeljen e një emri të origjinës apo treguesi gjeografik duhet të jetë e përshpejtuar. 2. Gjatë procedurës në lidhje me shkeljen e të drejtës së një emri të origjinës apo treguesi gjeografik zbatohen edhe dispozitat e Ligjeve mbi Procedurën Kontestimore dhe mbi Procedurën Përmbarimore. 3. Me kërkesë të gjykatës ose të palës që ka iniciuar procedurën për shkeljen e së drejtës së një emri të origjinës apo treguesi gjeografik, Zyra pranon kërkesën për anulimin apo shpalljen e pavlefshëm të vendimit për një emër të origjinës apo treguesi gjeografik të regjistruar, të paraqitur para ose gjatë procedurës dhe do të veproj në procedurë të shpejtë. 4. Gjykata duke marrë parasysh rrethanat mund të vendos ndërprerjen e procedurës deri te vendimi përfundimtar. - 72 Verify source ↗
Neni 72
AI-assisted research summary: The competent court decides all cases involving infringement of rights to a name of origin or a geographical indication.
Neni 72 Kompetencat e gjykatës Për të gjitha rastet e shkeljes së të drejtave të një emri të origjinës apo treguesi gjeografik vendos Gjykata kompetente sipas legjislacionit përkatës ne fuqi. 23 KREU VII DISPOZITA NDËSHKUESE - 73 Verify source ↗
Neni 73
AI-assisted research summary: Using a protected origin name or geographical indication without authorization, or trading a product contrary to the cited provisions, is punished by fines and confiscation/destruction of the relevant products.
Neni 73 Gjobat 1. Çdo person juridik i cili pa autorizim përdor emrin e origjinës apo treguesin gjeografik në kundërshtim me nenin 9 ose nenin 11 të këtij ligji, ose tregton ndonjë produkt në kundërshtim me paragrafin 1. të nenit 49 të këtij ligji do të dënohet për kundërvajtje në vlerë prej tremijë (3.000) € deri nëntëmijë (9.000) €. 2. Personi fizik do të dënohet për kundërvajtje, të referuar në paragrafin 1. të këtij neni, me një gjobë në vlerë prej dyqind e pesëdhjetë (250) € deri shtatqind e pesëdhjetë (750) €. 3. Personi i përgjegjshëm në personin juridik do të dënohet për kundërvajtje, të referuar në paragrafin 1. të këtij neni, me një gjobë në vlerë prej pesëqind (500)€ deri njëmijë e pesëqind (1.500) €. 4. Produktet e caktuara apo të përdorura për kundërvajtjen e referuar në këtë nen do të konfiskohen dhe me vendimin e formës së prerë të gjykatës kompetente do të shkatërrohen, duke u bërë të paidentifikueshme ose të papërdorshme në ndonjë mënyrë. - 74 Verify source ↗
Neni 74
AI-assisted research summary: The relevant inspectorate must carry out supervision of this law’s implementation in Kosovo.
Neni 74 Mbikëqyrja Mbikëqyrja për zbatimin e këtij ligji do të zbatohet nga inspektorati përkatës në territorin e Kosovës. KREU VIII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 75 Verify source ↗
Neni 75
AI-assisted research summary: Some foreign persons must be represented before the Office by a trade mark agent in the procedures covered by this law; certain resident persons may use a trade mark agent, and legal persons may also use an authorized employee.
Neni 75 Zbatimi i dispozitës së Ligjit mbi Markën Tregtare 1. Personat e huaj fizik dhe juridik pa qëndrim të përhershëm, vendbanim apo seli kryesore për biznes në Republikën e Kosovës duhet të përfaqësohen pranë Zyrës në të gjitha procedurat e caktuara nga ky ligj nga një agjent për markën tregtare në përputhje me dispozitat e Kapitullit XIV të Ligjit mbi Markën Tregtare. 2. Personat fizik dhe juridik të cilët kanë seli kryesore të biznesit, qëndrim të përhershëm apo vendbanimi në Republikën e Kosovës mund të përfaqësohen pranë Zyrës në procedurat e caktuara nga ky ligj nga një agjent për markë tregtare në përputhje me dispozitat e Kapitullit XIV të Ligjit mbi Markën Tregtare. 3. Personat juridik të cilët kanë seli kryesore të biznesit, qëndrim të përhershëm apo vendbanim në Republikën e Kosovës mund të përfaqësohet pranë Zyrës në procedurat e caktuara nga ky ligj nga ndonjë punonjës me autorizim të nënshkruar nga personi juridik. 4. Dispozitat e Kapitullit XIV të Ligjit mbi Markën Tregtare që kanë të bëjnë me përfaqësimin do të zbatohen në pajtim me përfaqësimin në fushën e emrave të origjinës ose treguesve gjeografik. - 76 Verify source ↗
Neni 76
AI-assisted research summary: The Ministry must issue implementing by-laws within one year after this law enters into force.
Neni 76 Nxjerrja e akteve nënligjore Ministria për zbatimin e këtij ligji do të nxjerr akte nënligjore në afat prej një (1) viti nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. 24 - 77 Verify source ↗
Neni 77
AI-assisted research summary: This article says the law enters into force 15 days after its publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 77 Hyrja në fuqi Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/L-187 30 maj 2013 Shpallur me dekretin Nr.DL-028-2013, datë 17.06.2013 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-187 PËR TREGUESIT GJEOGRAFIK DHE PËR EMËRTIMET E ORIGJINËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in