LIGJI Nr. 04/L-189 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr.04/L-078 PËR SIGURINË E PËRGJITHSHME TË PRODUKTEVE
This provision is the preamble to a law amending and supplementing Kosovo’s general product safety law.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-189
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble to a law amending and supplementing Kosovo’s general product safety law. Neni 1 This provision says the law applies to all products, including products sold electronically or at a distance, and also to products whose general safety is not regulated by a separate act. This provision adds a definition of a trade ban measure for products proven dangerous to consumers. Neni 3 1.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI Nr. 04/L-189 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr.04/L-078 PËR SIGURINË E PËRGJITHSHME TË PRODUKTEVE
Showing 21 of 21
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble to a law amending and supplementing Kosovo’s general product safety law.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 02 MAJ 2013, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-189 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr.04/L-078 PËR SIGURINË E PËRGJITHSHME TË PRODUKTEVE Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr.04/L-078 PËR SIGURINË E PËRGJITHSHME TË PRODUKTEVE
- 1
- 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision says the law applies to all products, including products sold electronically or at a distance, and also to products whose general safety is not regulated by a separate act.
Neni 2 i ligjit bazik, paragrafi 1. riformulohet me tekstin si në vijim: 1. Ky ligj zbatohet për të gjitha produktet, pavarësisht mënyrës së (tregtimit) shitjes, përfshirë këtu shitjen elektronike dhe atë në distancë. Dispozitat e këtij ligji do të zbatohen edhe për produktet siguria e përgjithshme e të cilave nuk është rregulluar me akt të veçantë. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision adds a definition of a trade ban measure for products proven dangerous to consumers.
Neni 2 Në nenin 3 të ligjit bazik pas paragrafit 1.13 shtohet paragrafi i ri 1.14. me tekstin si në vijim: 1.14 Ndalim tregtimi – çdo masë të ndërmarrë për të ndaluar shpërndarjen, ekspozimin dhe ofrimin e produktit i cili vërtetohet se është i rrezikshëm për konsumatorët. - 3
- 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: A product is considered safe if it complies with the requirements of the harmonized European standards adapted as Kosovo standards that cover the relevant product risks.
Neni 4 i ligjit bazik, paragrafi 2. riformulohet me tekstin si në vijim: 2. Produkti konsiderohet i sigurt nëse është në përputhje me kërkesat e standardeve të harmonizuara Evropiane të cilat janë të adaptuara si standarde të Kosovës që mbulojnë rreziqet dhe kategoritë përkatëse të rreziqeve të produktit në fjalë. 2. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: If there are no special rules or standards under paragraph 2, product compliance with general safety requirements is assessed using listed standards, guidance, technology level, and consumer expectations.
Neni 4 i ligjit bazik, paragrafi 4. riformulohet me tekstin si në vijim: 4. Nëse nuk ka rregulla të veçanta (specifike) ose standarde sipas paragrafit 2. të këtij neni, përputhshmëria e produktit me kërkesat e përgjithshme të sigurisë vlerësohet në bazë të elementeve të mëposhtme: 4.1. standardet Kosovare, të adaptuara nga standardet përkatëse Evropiane, të ndryshme nga ato të përcaktuara në paragrafin 2. të këtij neni; 4.2. standardet e tjera Kosovare; 4.3. rekomandimet e Komisionit Evropian të cilat ofrojnë udhëzime për vlerësimin e sigurisë së produkteve; 2 4.4. udhëzuesit e hartuar për praktikat e mira në fushën e sigurisë së produktit që janë në fuqi në këtë sektor; 4.5. nivelin e teknologjisë dhe artizanatit; 4.6. nivelin e sigurisë që presin konsumatorët. 3. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The listed products may not be produced, imported, exported, displayed, or placed on the market.
Neni 4 i ligjit bazik, pas paragrafit 4, shtohet paragrafi i ri 5. me tekstin si në vijim:. 5. Ndalohet të prodhohen, importohen, eksportohen, ekspozohen dhe të vendosen në treg produktet e përcaktuara në nenin 3, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5. dhe 1.11. të ligjit bazik. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This text only says a new Article 4.A is added after Article 4; the inserted article text is not included here.
Neni 4 Pas nenit 4 të ligjit bazik shtohet neni i ri 4.A me tekstin si në vijim: - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The inspectorate may block dangerous products from the market and order their withdrawal or return from consumers.
Neni 4. A Masat për ndalimin ose kufizimin e vendosjes ne treg të produkteve të rrezikshme 1. Inspektoriati në pajtim me nenin 6 të këtij ligji me vendim ndalon vendosjen e produkteve në treg përkatësisht urdhëron tërheqjen e tyre nga tregu dhe/ose kthimin e produkteve nga konsumatorët nëse vërteton që ato produkte rrezikojnë sigurinë dhe shëndetin e konsumatorëve dhe të përdoruesve edhe nëse i plotësojnë dispozitat e nenit 4, paragrafit 3 të ligjit bazik dhe nenit 3 të këtij ligji. 2. Në afat prej njëzet (20) ditëve nga data e publikimit të vendimit të inspektoratit me të cilin ndalohet ose kufizohet vendosja në treg apo importi i një produkti të caktuar apo grupi të produkteve që paraqesin rrezik serioz, organi kompetent për sigurinë e përgjithshme të produkteve nxjerr urdhëresë me të cilën përcakton mënyrën se si duhet të veprojnë prodhuesit apo distributorët. 3. Inspektoriati në pajtim me nenin 8 të ligjit bazik gjatë mbikëqyrjes së zbatimit të urdhëresës sipas paragrafit 2 të këtij neni, është kompetent të ndërmerr të gjitha masat e përcaktuara në nenin 8 të ligjit bazik. - 5
- 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Product return is used as a last step when other measures are not enough, when producers see it as necessary, or when inspection measures require it.
Neni 5 i ligjit bazik, paragrafi 2, pas nënparagrafit 2.2. shtohet nënparagrafi i ri 2.3. me tekstin si në vijim: 2.3. Kthimi i produktit zbatohet si hap i fundit, kur: 2.3.1. Masat tjera nuk mjaftojnë për të parandaluar rreziqet; 2.3.2. vetë prodhuesit e konsiderojnë të nevojshme; 2.3.3. prodhuesit janë të detyruar ta bëjnë këtë për shkak të masave të ndërmarra nga mbikëqyrja inspektuese. - 6
- 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: This article says Article 8 of the basic law is reformulated with the text that follows.
Neni 8 i ligjit bazik riformulohet me tekstin si në vijim: - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Market Inspectorate supervises market compliance and inspectors may order safety checks, warnings, temporary supply stops, market withdrawal, recalls, and other measures for risky or dangerous products.
Neni 8 Mbikëqyrja e Tregut 3 1. Mbikëqyrja inspektuese e tregut për zbatimin e këtij ligji kryhet nga Inspektorati i Tregut në përputhje me kompetencat dhe detyrimet e tyre të përcaktuara në këtë ligj dhe ligjit përkatës për inspektoratin dhe mbikëqyrjen e tregut. 2. Inspektorët e tregut përveç kompetencave për të marrë masa që kanë të bëjnë me punën e tyre, në bazë të këtij ligji kanë edhe përgjegjësi të tjera plotësuese si në vijim: 2.1. për çdo produkt: 2.1.1. të kryejnë verifikimin e karakteristikave të produktit të cilat ndikojnë në sigurinë e tij edhe pas vendosjes në treg si produkt i sigurt, deri në fazën e fundit të përdorimit respektivisht konsumit; 2.1.2. të kërkojnë të gjitha informacionet e nevojshme nga prodhuesit apo shpërndarësit; 2.1.3. të marrin mostra për verifikimin e sigurisë së produkteve. 2.2. për çdo produkt i cili në kushte të caktuara mund të paraqes rrezik: 2.2.1. të urdhërojë shënjimin në mënyrë të qartë, të kuptueshme në gjuhët zyrtare me të dhënat për rreziqet që mund të paraqet produkti; 2.2.2. të urdhërojë plotësimin e kushteve paraprake në mënyrë që vendosja në treg e produkteve të jetë e sigurt. 2.3. për çdo produkt që mund të paraqes rrezik për persona të caktuar: 2.3.1. të urdhërojë që ata të paralajmërohen për rrezikun në kohën e duhur dhe mënyrë të përshtatshme, duke përfshirë edhe publikimin e paralajmërimeve të veçanta. 2.4. për çdo produkt që mund të jetë i rrezikshëm: 2.4.1. përkohësisht të ndalojnë furnizimin për periudhën e nevojshme derisa të kryhet verifikimi për sigurinë e produktit. 2.5. për çdo produkt të rrezikshëm: 2.5.1. të ndalon vendosjen e tij në treg dhe të urdhëron masa përkatëse për të siguruar se ndalimi është duke u respektuar. 2.6. për çdo produkt të rrezikshëm i cili është vendos në treg: 2.6.1. urdhëron dhe mbikëqyrë tërheqjen e plotë të tij dhe njëkohësisht paralajmëron konsumatorët për rreziqet që paraqet produkti, përmes mjeteve të informimit; 2.6.2. urdhëron dhe mbikëqyrë prodhuesit dhe shpërndarësit në kthimin e produktit nga konsumatorët dhe shkatërrimin e tij; 2.6.3. urdhëron dorëzimin e produktit në gjendje të rregullt te konsumatori pasi ti ketë eliminuar defektet në atë produkt i cili mund të ketë shkaktuar dëme. 3. Inspektorët e tregut ndërmarrin masat e përcaktuara në paragrafin 2. të këtij neni ndaj: 3.1. prodhuesve; 4 3.2. shpërndarësve, në kuadër të aktiviteteve të tyre, sidomos ndaj atyre të cilët janë përgjegjës për vendosjen e parë të produktit në tregun e Republikës së Kosovës; 3.3. çdo personi tjetër juridik ose fizik, nëse kjo është e nevojshme, me qëllim të bashkëpunimit në aktivitetet e ndërmarra për të shmangur rrezikun që shkaktohet nga produkti. 4. Në rast se produktet paraqesin rrezik serioz, inspektorët janë kompetent të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e procedurave të përcaktuara në paragrafin 2, nënparagrafët 2.1. deri te nënparagrafi 2.6. të këtij neni. 5. Kur inspektorët marrin masa sipas paragrafit 2. të këtij neni, në veçanti ato të përcaktuara në nënparagrafin 2.4. deri 2.6., veprojnë ashtu që këto masa të zbatohen në mënyrë proporcionale me seriozitetin e rrezikut duke marrë parasysh rrezikun drejtpërdrejt apo tërthorazi për shëndetin dhe sigurinë e konsumatorit të cilat rreziqe kanë efekte të menjëhershme ose të mëvonshme. 6. Inspektorët ndërmarrin masat e kthimit të produktit nga konsumatorët vetëm si mjetin e fundit, kur masat e tjera nuk janë të mjaftueshme për të parandaluar rreziqet e caktuara. 7. Kundër vendimit nga paragrafi 2. i këtij neni mund të paraqitet ankesë brenda tetë (8) ditëve nga data e marrjes së vendimit. 8. Ankesa kundër vendimit të përcaktuar në paragrafin 2. të këtij neni nuk e shtyn ekzekutimin e tij. 9. Në qoftë se inspektorati sipas paragrafi 1. të këtij neni nuk ka (përgatitjet) njohuritë e nevojshme adekuate ose pajisjet e nevojshme për kryerjen e verifikimeve dhe inspektimeve të përcaktuara në paragrafin 2. të këtij neni, mund t’ia besojë kryerjen e veprimeve profesionale brenda kufijve të veprimtarisë mbikëqyrëse një institucioni apo individi të kualifikuar. 10. Nëse vërtetohet se produkti nuk është i sigurt për shkak të mangësive ose gabimit të bërë nga prodhuesi, shpenzimet e procedurës inspektuese, të cilat krijohen në procesin e inspektimit do të barten nga prodhuesi. 11. Dispozitat e paragrafit 2. deri në paragrafin 10. të këtij neni do të zbatohen edhe për produktet nga neni 3, nënparagrafi 1.11. të ligjit bazik. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: This provision says that after Article 8, a new Article 8.A is added to the basic law.
Neni 7 Pas nenit 8 të ligjit bazik shtohet neni i ri 8. A. me tekstin si në vijim: - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Autoritetet Doganore duhet të ndalojnë për 3 ditë pune disa produkte para lëshimit në qarkullim të lirë dhe të njoftojnë menjëherë inspektoratin.
Neni 8.A Kontrolli doganor i produkteve që hyjnë në tregun e Republikës së Kosovës 1. Gjatë zhdoganimit të mallrave dhe zbatimit të veprimeve tjera brenda kufijve të përgjegjësive të tyre Autoritetet Doganore, para lëshimit të produkteve në qarkullim të lirë, ndalojnë produktet dhe/ose grupet/seritë e produkteve për tri (3) ditë pune dhe menjëherë informojnë inspektoratin nëse konstaton se: 1.1. produktet e veçanta apo grupet e produkteve kanë karakteristika të caktuara të cilat çojnë në dyshim të arsyeshëm se ato mund të paraqesin rrezik serioz për sigurinë dhe shëndetin e konsumatorëve kur vendosen në treg dhe përdoren sipas qëllimit të dedikuar apo kushteve arsyeshëm të parashikuara; 5 1.2. produktet e veçanta apo grupet/seritë e produkteve që nuk janë të shoqëruara me dokumentet përkatëse, nuk janë të shënjuara në mënyrë adekuate ose shenja e përcaktuar është e vendosur në mënyrë jo të rregullt. 2. Nëse brenda tri (3) ditë pune inspektorati nuk zbaton asnjë nga masat sipas nenit 8 të ligjit bazik ose brenda këtij afati nuk i informon Autoritetet Doganore për zbatimin e masave të tilla, kjo e fundit lëshon për qarkullim të lirë produktet apo grupet e produkteve, me kusht që të gjitha detyrimet tjera për lëshimin e tyre në qarkullim janë plotësuar. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Article 8 is identified, but no substantive rule text is provided here.
Neni 8 - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Article 9 is reformulated with the text that follows.
Neni 9 i ligjit bazik riformulohet me tekstin si në vijim: - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Certain legal persons, responsible persons, and natural persons may be fined for placing unsafe or dangerous products on the market, failing to inform users, failing to cooperate with the inspectorate, or failing to follow an inspectorate decision.
Neni 9 Dispozitat ndëshkuese 1. Me gjobë në shumë prej pesëmijë (5,000) euro deri në pesëmbëdhjetë mijë (15,000) euro ndëshkohen personat juridik nëse: 1.1. në kundërshtim me nenin 4 të ligjit bazik dhe nenit 3 të këtij ligji, vendosin në treg produkte që nuk janë të sigurta; 1.2. në kundërshtim me nenin 3, paragrafin 5. të këtij ligji, prodhojnë, importojnë, eksportojnë, ekspozojnë dhe vendosin në treg një produkt të rrezikshëm ose imitim të rrezikshëm; 1.3. në kundërshtim me nenin 7 të ligjit bazik nuk i informojnë konsumatorët dhe përdoruesit e tjerë për sigurinë e produkteve, nuk i marrin masat e duhura me qëllim që të shmangin rrezikun, nuk posedojnë dokumentet e nevojshme për origjinën e produktit dhe nuk bashkëpunojnë me inspektoratin sipas nenit 8 të ligjit bazik ; 1.4. në kundërshtim me nenin 8 të ligjit bazik nuk zbatojnë vendimin e inspektoratit. 2. Për shkeljet e përcaktuara në paragrafin 1. të këtij neni, ndëshkohet edhe personi përgjegjës i personit juridik me gjobë në shumë prej njëmijë (1000) euro deri në tremijë (3000) euro. 3. Për shkeljet e referuara në paragrafin 1. të këtij neni, ndëshkohet edhe personi fizik me gjobë në shumë prej njëqind (100) euro deri në katërqind (400) euro. 4. Inspektori nuk do të shqiptojë gjobë sipas paragrafit 1. të këtij neni, në qoftë se prodhuesit ose shpërndarësit vullnetarisht marrin masa për të plotësuar kërkesat e sigurisë, apo përmes thirrjes për bashkëpunim me inspektoratin sipas nenit 8 të ligjit bazik i përmbushin të gjitha detyrimet e përcaktuara në nenin 5 të ligjit në bazik. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 9 Hyrja në Fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/L-189 28 mars 2013 Shpallur me dekretin Nr.DL-014-2013, datë 18.04.2013 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI Nr. 04/L-189 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr.04/L-078 PËR SIGURINË E PËRGJITHSHME TË PRODUKTEVE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in