LIGJI Nr. 04/L-193 PËR AVOKATINË
This text is the preamble and title of a law on advocacy in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-193
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This text is the preamble and title of a law on advocacy in Kosovo. This provision states the law’s purpose: it regulates the practice of advocacy, the work methods and forms, and the rights, duties, and responsibilities of lawyers and trainee lawyers, as well as the organization and work of the Kosovo Bar Association. Lawyers may practice in an individual office, a shared lawyers’ office, or a lawyers’ company, if registered in the Chamber’s register. The provision says advocacy is an independent profession that provides legal aid to natural and legal persons, and it describes how that independence is carried out. This article defines legal aid as including legal advice, drafting legal documents, representing and defending persons before courts and other state bodies, and other legal assistance.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI Nr. 04/L-193 PËR AVOKATINË
Showing 64 of 64
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This text is the preamble and title of a law on advocacy in Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 31 MAJ 2013, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-193 PËR AVOKATINË Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR AVOKATINË KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision states the law’s purpose: it regulates the practice of advocacy, the work methods and forms, and the rights, duties, and responsibilities of lawyers and trainee lawyers, as well as the organization and work of the Kosovo Bar Association.
Neni 1 Qëllimi Me këtë ligj rregullohen kushtet për ushtrimin e avokatisë, mënyrat dhe format e punës, të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e avokatëve dhe praktikantëve, organizimi dhe puna e Odës së Avokatëve të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Oda), si dhe çështje tjera të rëndësishme për ushtrimin e avokatisë. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: Lawyers may practice in an individual office, a shared lawyers’ office, or a lawyers’ company, if registered in the Chamber’s register.
Neni 2 Zyra e Avokatit Avokatët mund ta ushtrojnë avokatinë në zyrën individuale, në zyrën e përbashkët të avokatëve ose në shoqërinë të avokatëve, të regjistruar në regjistrin e Odës. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The provision says advocacy is an independent profession that provides legal aid to natural and legal persons, and it describes how that independence is carried out.
Neni 3 Avokatia 1. Avokatia është profesion i lirë dhe i pavarur që merret me dhënien e ndihmës juridike personave fizikë dhe juridikë për mbrojtjen e lirive, të drejtave dhe të interesave të tyre në pajtim me rendin juridik. 2. Pavarësia e avokatisë realizohet përmes: 2.1. ushtrimit të pavarur të avokatisë; 2.2. dhënies së ndihmës juridike; 2.3. nxjerrjes së Statutit dhe akteve tjera të Odës; 2.4. vendosjes për fitimin, ndërprerjen dhe pushimin e të drejtës në ushtrimin e avokatisë. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article defines legal aid as including legal advice, drafting legal documents, representing and defending persons before courts and other state bodies, and other legal assistance.
Neni 4 Ndihma juridike 1. Ndihma juridike përfshin: 1.1. dhënien e këshillave dhe mendimeve juridike; 1.2. hartimin e padive, kërkesave, propozimeve, lutjeve, mjeteve juridike dhe parashtresave tjera; 2 1.3. hartimin e kontratave, marrëveshjeve, testamenteve, deklaratave, akteve të përgjithshme dhe të veçanta si dhe dokumenteve tjera; 1.4. përfaqësimin dhe mbrojtjen e personave fizikë dhe juridikë, shoqëritë afariste dhe subjektet tjera juridike para gjykatave dhe organet tjera shtetërore; 1.5. përfaqësimi i personave fizikë e juridikë në punët e tyre juridike, në zgjidhjen miqësore të kontesteve dhe raporteve kontestuese; 1.6. kryerjen e punëve tjera të ndihmës juridike në emër dhe për llogari të personave fizikë e juridikë vendorë apo të huaj, në bazë të të cilave realizohen të drejtat dhe mbrohen liritë dhe interesat tjerë. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including lawyer, foreign lawyer, candidate, trainee, register, and the Bar.
Neni 5 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Avokatia – profesion që merret me dhënien e ndihmës juridike; 1.2. Avokat – person që është i regjistruar në Odë, që e ka dhënë betimin dhe merret me avokati; 1.3. Avokat vendor – avokatin shtetas të Republikës së Kosovës; 1.4. Avokat i huaj – avokati, i cili e ka fituar të drejtën për ushtrimin e profesionit të avokatit në shtetin amë, mund të ushtrojë profesionin e avokatit në Republikën e Kosovës në pajtim me kushtet e përcaktuara me këtë ligj dhe aktet tjera të Odës; 1.5. Kandidat – personi që e ka dorëzuar kërkesën për regjistrim në regjistrin e avokatëve dhe e mban këtë status gjer në ditën e regjistrimit në listën e avokatëve dhe të dhënies së betimit; 1.6. Kartela – Kartela identifikuese e çdo avokati dhe praktikanti të regjistruar në Odë; 1.7. Kodi – Kodi i Etikës së Avokatëve; 1.8. Oda – Oda e Avokatëve të Kosovës; 1.9. Pala – person fizik apo juridik, i cili i drejtohet avokatit me kërkesë për ndihmë juridike dhe personi, të cilin avokati e përfaqëson apo e mbron; 1.10. Përfaqësim – përfaqësim apo mbrojtje në procedurë; 1.11. Praktikant – juristi i diplomuar, i cili është regjistruar në regjistrin e praktikantëve dhe është duke u aftësuar për profesionin e avokatit; 1.12. Regjistri – regjistri, në të cilin regjistrohen avokatët, praktikantët, zyrat e përbashkëta të avokatëve dhe shoqëritë e avokatëve; 1.13. Regjistrimi – Regjistrimi i Avokatëve, zyrave të përbashkëta të avokatëve, shoqërive të avokatëve dhe praktikanteve në regjistrin përkatës të odës. 1.14. Shoqëria e avokatëve – ortakëria e përgjithshme, shoqëria komandite dhe shoqëria me përgjegjësi të kufizuar siç është përkufizuar në Ligjin për Shoqëritë Tregtare. 1.15. Zyra e avokatisë – lokali në të cilin ushtrohet avokatia. 3 KREU II KUSHTET PËR USHTRIMIN E AVOKATISË - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: E drejta për ushtrimin e avokatisë fitohet me regjistrim në regjistrin e Odës.
Neni 6 E drejta për ushtrimin e avokatisë 1. E drejta për ushtrimin e avokatisë fitohet me regjistrim në regjistrin e Odës. 2. Procedura për realizimin e të drejtës për ushtrimin e avokatisë iniciohet me parashtrimin e kërkesës së kandidatit për regjistrim në Odë. 3. Kundër vendimit lidhur me refuzimin e kërkesës për regjistrimin, pezullimin, ndërprerjen ose humbjen e të drejtës për ushtrimin e avokatisë lejohet ankesa. 4. Ankesa i dorëzohet Komisionit për Ankesa të Odës në afat prej tetë (8) ditësh prej ditës së pranimit. 5. Vendimi i Komisionit për Ankesa është përfundimtar. 6. Kundër vendimit të Komisionit të Odës për Ankesa, mund të iniciohet konflikti administrativ. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: A candidate for lawyer must pay the registration costs and sign professional liability insurance before taking the oath.
Neni 7 1. Kandidati për avokat është i detyruar të bëjë pagesën e shpenzimeve të parapara për regjistrim dhe të lidhë kontratën për sigurimin ndaj përgjegjësisë profesionale. para dhënies së betimit. 2. Me akt të veçantë të nxjerrë nga Oda përcaktohet lartësia e shpenzimeve për regjistrim. Lartësia e shpenzimeve për regjistrim nuk mund të jetë më e lartë se vlera e tri (3) pagave minimale në Kosovë. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: A registered lawyer is entitled to receive an identification card every year, and the procedure authority may ask for that card from anyone presenting as a lawyer.
Neni 8 1. Avokati, i cili është i regjistruar në regjistrin e avokatëve në pajtim me dispozitat e këtij ligji, pajiset për çdo vit me kartelën e identifikimit të avokatit. 2. Organi, para të cilit është duke u zhvilluar procedura, mund të kërkojë kartelën identifikuese nga çdo person që prezantohet në cilësinë e avokatit. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: A lawyer who has obtained the right to practice in their home state may practice law in Kosovo, subject to the conditions set by this law.
Neni 9 Avokati i cili e ka fituar të drejtën për ushtrimin e profesionit të avokatit në shtetin amë, mund të ushtrojë profesionin e avokatit në Republikën e Kosovës në pajtim me kushtet e përcaktuara me këtë ligj. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: This article sets registration conditions for candidates and limits who may provide legal aid.
Neni 10 Kushtet për regjistrim 1. Oda merr vendim të regjistrojë kandidatin, i cili i plotëson kushtet në vijim, përveç nëse nuk është përcaktuar ndryshe me këtë ligj: 1.1. shtetësia e Republikës së Kosovës; 1.2. diploma e fakultetit juridik në Kosovë apo diploma e fituar në fakultetin juridik të ndonjë shteti tjetër, e cila është pranuar në pajtim me ligjet që rregullojnë fushën e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës; 1.3. zotësia e plotë e veprimit; 1.4. provimi i dhënë i jurisprudencës në Republikën e Kosovës; 4 1.5. të mos jetë në marrëdhënie të punës; 1.6. që kundër tij mos të jetë në zhvillim e sipër procedurë penale apo të mos jetë gjykuar për vepër penale, për të cilën është paraparë dënimi me burg deri në një (1) vit, e cila kandidatin do ta kishte bërë të padenjë për të ushtruar avokatinë; 1.7. të jetë i denjë për ushtrimin e avokatisë në pajtim me Kodin; 1.8. të ketë siguruar zyrën e përshtatshme për ushtrimin e avokatisë dhe kushtet e nevojshme teknike në pajtim me aktet nënligjore të Odës; 1.9. të ketë kaluar më së paku një (1) vit nga vendimi i plotfuqishëm për refuzimin e regjistrimit në Odë; 1.10 të këtë dhënë provimin nga kodi i etikës profesionale të avokatëve sipas Rregullores së miratuar nga Oda. 2. Vetëm avokatët kanë të drejtë të japin ndihmë juridike, nëse me ligj nuk është paraparë ndryshe. 3. Profesorët ordinar dhe inordinar të lëndëve juridike në fakultetet e Republikës së Kosovës janë të autorizuar të ofrojnë këshilla dhe mendime juridike me pagesë, por jo edhe për forma të tjera të ndihmës juridike. 4. Shprehjet "këshillë juridike" dhe "mendim juridik" nga paragrafi 3. i këtij neni nuk nënkuptojnë përpilimin e shkresave (kontratave, testamenteve, deklaratave, etj.) e as të padive, kërkesave, lutjeve, mjeteve juridike të jashtëzakonshme dhe parashtresave tjera. 5. Personat nga paragrafi 2. i këtij neni janë të detyruar te njoftojnë Odën për ushtrimin e veprimtarisë së tyre sipas këtij ligji me qëllim evidentim që ushtrojnë veprimtarinë e tyre ne pajtim me aktet e Odës. 6. Evidentimi i personave nga paragrafi 2. i këtij neni bëhet në pajtim me aktet e Odës. 7. Personat nga paragrafi 2. i këtij neni ofrojnë këshilla dhe mendime juridike në pajtim me dispozitat e ligjit, akteve të Odës dhe të Kodit të Etikës së Avokatëve. 8. Oda është e autorizuar dhe e detyruar të fillojë procedurën përkatëse ligjore për çdo rast të ofrimit të ndihmës juridike në mënyrë të paautorizuar, përveç nëse me ligj të veçantë nuk është përcaktuar ndryshe. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: A lawyer who has been approved for registration must take the solemn oath before the competent body of the Bar within 60 days after receiving notice of registration approval.
Neni 11 Betimi 1. Avokati, për të cilin është marrë vendimi për regjistrim në regjistrin e avokatëve, është i detyruar që brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh, prej ditës kur i dorëzohet njoftimi për lejimin e regjistrimit, të jep betimin solemn para organit kompetent të Odës. Në të kundërtën, konsiderohet se ka hequr dorë nga regjistrimi. 2. Teksti i betimit solemn është si vijon: „Betohem, se avokatinë do ta ushtroj me dinjitet, ndërgjegje, i pavarur dhe me nder, duke respektuar rendin juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës” KREU III TË DREJTAT DHE DETYRIMET E AVOKATIT - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Avokati duhet të ofrojë ndihmë juridike në mënyrë profesionale dhe të ruajë fshehtësinë e të dhënave të marra gjatë përfaqësimit të klientëve.
Neni 12 Detyrimet themelore të avokatit 1. Avokati është i detyruar: 5 1.1. të ofrojë ndihmën juridike në mënyrë profesionale, të ndërgjegjshme, te denjë dhe në pajtim me këtë ligj, Statutin dhe Kodin; 1.2. të ruaj fshehtësinë e të dhënave, fakteve dhe informatave që i janë dhënë gjatë përfaqësimit të klientëve. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: A lawyer must keep learning and improve knowledge for practicing law, and must provide suitable work and training conditions and supervision for a trainee in the lawyer’s office.
Neni 13 Arsimi i vazhdueshëm ligjor 1. Avokati është i detyruar të arsimohet në mënyrë të vazhdueshme dhe të pasurojë njohuritë për ushtrimin e avokatisë në pajtim me aktet e përgjithshme të Odës. 2. Avokati është i detyruar që, praktikantit që kryen stazhin në zyrën e tij, t’i sigurojë kushte të përshtatshme për punë dhe trajnim në pajtim me programin e trajnimit të përcaktuar nga Oda si dhe të mbikëqyr punën e tij dhe ngritjen profesionale. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Avokati mund të vendosë lirisht nëse e pranon ndihmën juridike, por nuk mund ta refuzojë kur caktohet si përfaqësues ose mbrojtës në pajtim me ligjin, përveç rasteve kur ligji e detyron ta refuzojë.
Neni 14 Liria dhe detyrimi i dhënies së ndihmës juridike 1. Avokati vendos në mënyrë të lirshme se a e pranon dhënien e ndihmës juridike, përveç rasteve të përcaktuara me këtë ligj. 2. Avokati nuk mund ta refuzojë ndihmën juridike, nëse gjykata, ndonjë organ tjetër shtetëror ose Oda e caktojnë si përfaqësues apo mbrojtës, në pajtim me ligjin, përveç nëse ekzistojnë arsyet e parapara me ligj, për shkak të të cilave avokati është i detyruara ta refuzojë ndihmën juridike. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The Chamber must regulate free legal aid for people in difficult social conditions in relevant legal matters, including other cases set out in the Chamber’s sublegal acts.
Neni 15 Ndihma juridike pa pagesë Oda është e detyruar të rregullojë ndihmën pa pagesë personave në gjendje sociale të vështirë në çështjet juridike, në të cilat, personat e tillë realizojnë të drejtat që janë në lidhje të drejtpërdrejtë me pozitën e tyre, si dhe me rastet tjera të parapara me aktet nënligjore të Odës. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: A lawyer must refuse legal assistance to a party in specified conflict-of-interest situations.
Neni 16 Detyrimi i refuzimit të ndihmës juridike 1. Avokati është i detyruar t'ia refuzojë palës ndihmën juridike: 1.1. nëse ai ose ndonjë avokat tjetër, i cili ka punuar në zyrën e njëjtë dhe ka qenë i angazhuar në çështjen e njëjtë apo në ndonjë çështje që ka pasur lidhje juridike me të parën duke përfaqësuar palën kundërshtare ose të dy palët, i ka dhënë këshillë juridike; 1.2. nëse në çështjen e njëjtë apo në çështjen që ka lidhje juridike me të parën ka punuar si praktikant te avokati, i cili e ka përfaqësuar palën kundërshtare; 1.3. nëse është anëtar, apo ka qenë anëtar i zyrës së përbashkët të avokatëve apo të shoqërisë së avokatëve, në të cilat, pala kundërshtare është duke u përfaqësuar apo ka qenë e përfaqësuar; 1.4. nëse në çështjen e njëjtë apo në çështjen që ka lidhje juridike me të parën ka punuar si gjyqtar, prokuror apo person zyrtar në procedurë administrative apo ndonjë procedurë tjetër; 1.5. në rastet tjera të parapara me ligj, statut dhe me kod. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Avokati must keep professional secrecy and make sure office employees do the same.
Neni 17 Fshehtësia e avokatit 1. Avokati është i detyruar që, në pajtim me Statutin dhe Kodin të ruaj sekretin profesional dhe të kujdeset që, në mënyrë të njëjtë të veprojnë edhe të gjithë të punësuarit në zyrën tij. 6 2. Detyrimi i ruajtjes së fshehtësisë profesionale nuk është i kufizuar në kohë. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: An attorney may refuse a representation, must immediately inform the competent authority, and if the client requests it after refusal, must continue necessary legal aid for up to 15 days.
Neni 18 Refuzimi i prokurës 1. Avokati ka të drejtë ta refuzojë përfaqësimin (prokurën) në pajtim me këtë ligj. 2. Avokati është i detyruar ta informojë menjëherë organin kompetent, te i cili është duke u zhvilluar procedura. 3. Në rast të kërkesës së klientit, prokurën e të cilit e ka refuzuar, avokati është i detyruar të vazhdojë t’i jep ndihmë juridike të domosdoshme, por jo më shumë se pesëmbëdhjetë (15) ditë prej ditës së dorëzimit të denoncimit rregullisht në organin, i cili është duke udhëhequr procedurën për denoncimin e prokurës. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Avokati duhet t’i kthejë palës të gjitha shkresat e lëndës pas përfundimit të përfaqësimit, dhe t’i ruajë ato për të paktën 5 vjet pas përfundimit të plotfuqishëm të procedurës, përveç nëse pala heq dorë me shkrim.
Neni 19 Ruajtja dhe kthimi i shkresave të lëndës 1. Avokati është i detyruar t'ia kthejë palës të gjitha shkresat e lëndës pas përfundimit të përfaqësimit me kërkesën e tij. 2. Avokati është i detyruar t'i ruaj shkresat e lëndës në formë të shkresave apo të skanuara më së paku për pesë (5) vjet pas përfundimit të plotfuqishëm të procedurës, përveç nëse pala ka hequr dorë me shkrim nga një kërkesë e tillë. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: A lawyer may be replaced by an employed intern or another lawyer; the intern may represent without separate authorization, must follow the replacing lawyer’s instructions, and the employing lawyer bears material responsibility for the intern’s violations.
Neni 20 Zëvendësimi i avokatit 1. Avokatin mund ta zëvendësojë praktikanti i punësuar në zyrën e tij ose ndonjë avokat tjetër në pajtim me këtë ligj. 2. Praktikantit të punësuar në zyrën e avokatit nuk i nevojitet autorizimi zëvendësuar për përfaqësim. 3. Praktikanti është i detyruar të veprojë sipas udhëzimeve të avokatit që e zëvendëson. 4. Për shkeljet e bëra nga praktikanti, përgjegjësinë materiale e bartë avokati, te i cili është i punësuar praktikanti. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The lawyer is entitled to payment of fees and reimbursement of expenses for work done under the advocates’ tariff regulation.
Neni 21 Shpërblimi dhe kompensimi i shpenzimeve 1. Avokati ka të drejtë për pagesën e honorarit dhe kompensimin e shpenzimeve për punën e tij në pajtim me Rregulloren për tarifën e avokatëve. 2. Për përfaqësim sipas detyrës zyrtare, lartësinë e shpërblimit dhe shpenzime të avokatëve e përcaktojnë Këshilli Gjyqësor, Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Agjencia për ndihmë Juridike falas në bashkëpunim me organet e Odës. 3. Fatura e avokatit për shpërblim dhe shpenzime paraqet dokument autentik në procedurën e përmbarimit. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Avokati, zyra e përbashkët e avokatëve ose shoqëria e avokatëve mund t’i paguajnë honorarin dhe shpenzimet nga fondet e depozituara ose të marra në emër të klientit, nëse nuk është rënë dakord ndryshe; avokati duhet t’u japë palëve faturë dhe ka të drejtë pengu mbi fondet e pranuara në emër të palës për pagesën e shpërblimit dhe shpenzimeve.
Neni 22 E drejta e pagesës dhe pengut 1. Honorarin dhe shpenzimet, avokati, zyra e përbashkët e avokatëve apo shoqëria e avokatëve janë të autorizuar t'i paguajnë nga të hollat e deponuara nga pala, apo nga të hollat që i janë paguar apo i ka pranuara në emër të klientit, nëse avokati dhe klienti nuk janë marrë vesh ndryshe. 2. Avokati është i detyruar t'ia jap palëve faturën për shërbimet e kryera dhe shpenzimet e paguara. 7 3. Nga mjetet financiare të pranuara në emër të palës, avokati ka të drejtën e pengut për pagesën e shpërblimit dhe shpenzimeve. KREU IV PRAKTIKANTËT - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: A person may register in the trainees register only if all listed conditions are met.
Neni 23 Kushtet për regjistrim në regjistrin e praktikantëve 1. Të drejtën për t'u regjistruar në regjistrin e praktikantëve e fiton personi, i cili i plotëson këto kushte: 1.1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 1.2. të posedojë diplomën e fakultetit juridik në Kosovë apo diplomën nga fakulteti juridik i ndonjë shteti tjetër, e cila është pranuar në pajtim me ligjet që rregullojnë lëmin e shkollimit të lartë në Republikën e Kosovës; 1.3. të ketë zotësinë e plotë e veprimit; 1.4. të mos jetë në marrëdhënie të punës; 1.5. të mos jetë i dënuar për vepër penale, e cila do ta kishte bërë të padenjë për t’i besuar ushtrimin e avokatisë; 1.6. të mos merret me ndonjë veprimtari tjetër të regjistruar; 1.7. të jetë i denjë për ushtrimin e avokatisë në pajtim me kodin; 1.8. të ketë lidhur kontratën e punës me avokatin, zyrën e përbashkët të avokatëve apo me shoqërinë e avokatëve. 2. Kohëzgjatja e praktikës në zyrën e avokatit është një (1) vit. 3. Dispozitat tjera materiale dhe procedurale që kanë të bëjnë me avokatët, në mënyrë të përshtatshme aplikohen edhe për praktikantët. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Praktikanti duhet të kryejë punët që i beson avokati dhe të zbatojë udhëzimet e tij; gjithashtu nuk mund të kryejë punë juridike të avokatit pa lejen e shprehur të avokatit ku po praktikon.
Neni 24 Të drejtat dhe detyrimet e praktikantit 1. Praktikanti është i detyruar të kryejë të gjitha punët që ia beson avokati dhe detyrohet t'u përmbahet udhëzimeve të tij. 2. Praktikantit i ndalohet kryerja e punëve juridike të avokatit pa lejen shprehimore të avokatit, te i cili është duke kryer praktikën. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: This article says the lawyer, joint law office, or law firm is directly responsible for damage the intern may cause to a third party while performing assigned tasks under the lawyer’s written authorization. The intern is personally responsible for damage caused while performing duties if the damage was intentional or due to gross negligence.
Neni 25 Përgjegjësia e praktikantëve 1. Për dëmin që mund të shkaktojë praktikanti ndaj palës gjatë kryerjes së detyrës sipas autorizimit me shkrim të avokatit, në mënyrë të drejtpërdrejt përgjigjet avokati, Zyra e përbashkët e avokatëve dhe shoqëria e avokatëve. 2. Praktikanti përgjigjet personalisht për dëmin e shkaktuar gjatë ushtrimit të detyrës, nëse ky dëm është shkaktuar me dashje apo nga pakujdesia e rëndë. 8 KREU V ZYRA E AVOKATISË - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Lawyers and lawyer firms may keep only one office, the office must meet Oda criteria, legal help is generally provided in the office, and any office change must be reported in writing within 15 days.
Neni 26 1. Avokati individual, zyrat e përbashkëta të avokatëve dhe shoqëritë e avokatëve mund të kenë vetëm një zyrë, e cila duhet të jetë në vendin, për të cilin ekziston vendimi i Odës. 2. Vendi, pajisja dhe rregullimi i zyrës duhet të jenë në harmoni me rëndësinë dhe prestigjin e avokatisë në kushtet e nevojshme për ruajtjen e sekretit profesional, në pajtim me kriteret e përcaktuara me aktet nënligjore të Odës. 3. Avokati mund të jep ndihmën juridike vetëm në zyrë, përveç rasteve kur përfaqëson në seanca, shqyrtime, shikime në vendin e ngjarjes, rekonstruktime, negociata ose në lidhjen e punëve juridike. 4. Përjashtimisht, për arsye të rrethanave të rastit dhe natyrës së ndihmës juridike, avokati mund të ofrojë ndihmë juridike edhe në banesë/shtëpi apo në selinë së palës. 5. Avokati është i detyruar që në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh ta informojë me shkrim Odën për çdo ndërrim të selisë së zyrës së tij. 6. Themelimi, organizimi dhe funksionimi i zyrës së avokatit rregullohet me aktet e përgjithshme të Odës. KREU VI FORMAT E USHTRIMIT TË AVOKATISË - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Lawyers may practice law in an individual office, a shared lawyers’ office, or a lawyers’ company.
Neni 27 1. Avokatët mund ta ushtrojnë avokatinë: 1.1. në zyrë individuale; 1.2. në zyrën e përbashkët të avokatëve dhe 1.3. në shoqërinë e avokatëve. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: A lawyer may have only one office, must keep the office seat at the location notified to the Bar, and must inform the Bar in writing of any change within 15 days.
Neni 28 Zyra individuale 1. Avokati mund të ketë vetëm një (1) zyrë. 2. Avokati mund të veprojë si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar. 3. Selia e zyrës së avokatit duhet të jetë në vendin, në të cilin avokati e ka të lajmëruar në Odë dhe, për të cilin ekziston vendimi i Odës. 4. Vendi dhe rregullimi i zyrës së avokatit duhet të jenë në harmoni me rëndësinë dhe prestigjin e avokatisë në kushtet e nevojshme për ruajtjen e sekretit profesional, në pajtim me kriteret e përcaktuara me aktet e Odës. 5. Avokati mund të jep ndihmën juridike vetëm në zyrën e tij, përveç rasteve kur përfaqëson në seanca, shqyrtime, shikime në vendin e ngjarjes, rekonstruktime, negociata ose në lidhjen e punëve juridike. 6. Përjashtimisht, për arsye të rrethanave të rastit dhe natyrës së ndihmës juridike, avokati mund të ofrojë ndihmë juridike edhe në banesë/shtëpi apo në zyrat e selisë së palës. 9 7. Avokati është i detyruar që në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh ta informojë me shkrim Odën për çdo ndërrim të selisë së zyrës së tij. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Some lawyers may share an office, and they must notify the Bar of the contract; the Bar must register the shared office within 30 days after receiving the decision.
Neni 29 Zyra e përbashkët e avokatëve 1. Disa avokatë mund të kenë zyrë të përbashkët dhe në atë rast, të drejtat dhe detyrimet e ndërsjella i rregullojnë me kontratë. 2. Avokatët që kanë për qëllim themelimin e zyrës së përbashkët janë të detyruar ta informojnë Odën për lidhjen e kontratës nga paragrafi 1. i këtij neni. 3. Themelimi i zyrës së përbashkët të avokatëve regjistrohet në regjistrin përkatës të Odës pas marrjes së vendimit. 4. Oda është e detyruar që të bëjë regjistrimin nga paragrafi 2., 3. i këtij neni në afat prej tridhjetë (30) ditësh. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Article 30 lets registered lawyers form a law firm, limits membership and legal-aid work to lawyers and trainees, and requires protection of lawyers’ independence.
Neni 30 Shoqëritë e avokatëve 1. Dy ose më shumë avokatë të regjistruar në Odë, mund të themelojnë shoqëri të avokatëve. 2. Vetëm avokati mund të jetë anëtar i shoqërisë së avokatëve. 3. Vetëm avokatët dhe praktikantët e shoqërisë së avokatëve mund të ofrojnë ndihmë juridike në shoqërinë e avokatëve. 4. Shoqëria e avokatëve mund të punësojë avokatë pa status të anëtarit të shoqërisë. 5. Me anë të akteve të përgjithshme të shoqërisë duhet të mbrohet pavarësia e avokatëve në kryerjen e profesioni. 6. Avokati që është i punësuar në shoqëri është i detyruar të ofrojë atë ndihmë juridike që ia cakton shoqëria, nëse me kontratë nuk është përcaktuar ndryshe. 7. Format e organizimit dhe të qeverisjes së shoqërive të avokatëve rregullohet me akte nënligjore të Odës dhe me Ligjin për shoqëritë tregtare. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Zyrat e avokatëve mund të lidhen me zyra të tjera vendore dhe të huaja për punë të përbashkëta; lidhja bëhet me kontratë me shkrim dhe kopja i dorëzohet Odës brenda 15 ditësh nga nënshkrimi.
Neni 31 Ndërlidhja e zyrave të avokatëve 1. Zyrat e avokatëve mund të ndërlidhen me zyra tjera vendore dhe të huaja për kryerjen e punëve të caktuara me interes të përbashkët dhe për bashkëpunim të ndërsjellë. 2. Ndërlidhja e zyrave të avokatëve bëhet me anë të kontratës me shkrim, e cila i dorëzohet Odës në kopje në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh prej ditës së nënshkrimit të saj. 3. Kushtet dhe mënyra e ndërlidhjes së zyrave nga paragrafi 1. i këtij neni rregullohet me akte të përgjithshme të Odës. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Public organs may not close or seal a lawyer’s office during ongoing criminal, misdemeanor, administrative, or economic-offence proceedings against the lawyer.
Neni 32 Pacenueshmëria e zyrës së avokatit 1. Zyra e avokatit, gjësendet dhe të dhënat që gjenden në të, mund t'i nënshtrohen kontrollimit vetëm në pajtim me këtë ligji. 2. Asnjë organ publik nuk mund të zbatojë masat e mbylljes ose të vulosjes ndaj zyrës së avokatit, gjatë procedurës penale, kundërvajtëse, administrative apo të ndonjë delikti ekonomik që është duke u zhvilluar kundër avokatit. 10 - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Gjykatat dhe organet tjera shtetërore duhet ta njoftojnë menjëherë Odën kur nis procedura kundër avokatit ose kur merret vendim për mbajtjen/paraburgimin e tij.
Neni 33 Heqja e lirisë e avokatit dhe bastisja e zyrës së tij 1. Avokati nuk mund të privohet nga liria për vepra penale lidhur me ushtrimin e shërbimet e tij në cilësinë e avokatit pa vendimin e gjykatës kompetente. 2. Për privimin e avokatit nga liria njoftohet Oda. 3. Zyra e avokatit mund të bastiset vetëm në bazë të vendimit të gjykatës kompetente edhe atë, lidhur me shkresa, dokumente apo lëndë të përcaktuara shprehimisht. 4. Zyra e avokatit mund të bastiset vetëm në prezencën e avokatit dhe të përfaqësuesit të autorizuar të Odës të caktuar nga Kryetari i Odës. 5. Sendet, shkresat ose dokumentet, përveç atyre nga paragrafi 3. i këtij neni, si dhe informatat që mund të mblidhen me rastin e bastisjes së zyrës së avokatit, nuk mund të shfrytëzohen për zhvillim të asnjë procedure kundër palëve të avokatit nga zyra e tij. 6. Gjykatat ose organet tjera shtetërore duhet menjëherë ta informojnë Odën për fillimin e procedurës kundër avokatit apo për vendimin e mbajtjes apo paraburgimit të tij. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Certain public bodies and persons with public authorisations must give a lawyer the data and information needed for specific cases, when requested and in accordance with law, unless doing so would conflict with official or professional secrecy.
Neni 34 E drejta e avokatit për sigurimin e informatave Organet shtetërore, personat fizikë dhe juridikë me autorizime publike janë të detyruar që avokatit me kërkesën e tij në pajtim me ligjin ti ofroj të dhënat dhe informatat që i nevojiten për ushtrimin e avokatisë në rastet konkrete, nëse një gjë e tillë nuk është në kundërshtim me ruajtjen e fshehtësisë zyrtare dhe profesionale. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Lawyers must have professional liability insurance with a registered insurer.
Neni 35 Sigurimi i detyrueshëm ndaj përgjegjësisë profesionale 1. Avokati është i detyruar të sigurohet ndaj përgjegjësisë profesionale në institucionin që është i regjistruar për këtë lloj të sigurimit. 2. Oda e përcakton shumën minimale të sigurimit për dëmin nga përgjegjësia profesionale. 3. Oda do t’ia refuzojë dhënien e kartelës avokatit, i cili nuk e ka lidhur kontratën e sigurimit ndaj përgjegjësisë profesionale. 4. Procedura për sigurimin e përgjegjësisë profesionale rregullohet me aktet e Odës. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: A lawyer must sign and stamp every submission and document. If the lawyer practices in a law firm, the lawyer must also use their own seal in addition to the firm’s seal.
Neni 36 Shënjimi i parashtresave dhe i dokumenteve Avokati duhet të nënshkruaj dhe të vëj vulën e tij në çdo parashtresë dhe dokument. Në qoftë se avokati profesionin e avokatisë e ushtron në shoqërinë e avokatëve krahas vulës së shoqërisë së avokatëve duhet të vej edhe vulën e vetë. KREU VII PEZULLIMI, NDËRPRERJA DHE HUMBJA E TË DREJTËS PËR USHTRIMIN E AVOKATISË - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Avokati mund të kërkojë pezullim të përkohshëm të ushtrimit të avokatisë për shkaqe të caktuara; vendimin e merr Oda.
Neni 37 Pezullimi i ushtrimit të avokatisë 1. Avokati ka të drejtë të kërkojë pezullimin e përkohshëm të ushtrimit të avokatisë: 1.1. për shkak të ngritjes profesionale apo shkaqeve tjera të arsyeshme, për periudhën sa të zgjasin ato shkaqe; 11 1.2. gjatë kohës së pengimit të përkohshëm për shkak të sëmundjes, pushimit të lehonisë, pushimit për kujdesin ndaj fëmijës dhe shkaqeve tjera shëndetësore; 1.3. në rast të zgjedhjes apo emërimit në funksion publik për kohëzgjatjen e mandatit. 2. Vendimin për ndërprerjen, gjegjësisht pezullimin e ushtrimit të avokatisë e merr Oda. 3. Nëse ushtrimi i avokatisë është ndërprerë për shkak se kundër avokatit është në zhvillim e sipër procedura disiplinore, kohëzgjatja e ndërprerjes së ushtrimit të avokatisë llogaritet në kohëzgjatjen e masës së shqiptuar, sipas të cilës iu ka ndërprerë e drejta e ushtrimit të avokatisë. 4. Pas pushimit të ndërprerjes gjegjësisht pezullimit të shkaqeve, avokati fillon ushtrimin e profesionit të avokatisë. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: The practice of law stops if certain criminal or disciplinary proceedings are started against a lawyer, or if the lawyer is convicted for an offense making them unfit to practice.
Neni 38 Ndërprerja e ushtrimit të avokatisë 1. Ushtrimi i avokatisë ndërpritet, nëse: 1.1. kundër avokatit është iniciuar procedurë penale për veprën penale, e cila e bën të padenjë për ushtrimin e avokatisë; 1.2. kundër avokatit është iniciuar procedurë disiplinore për shkak të shkeljes së rëndë të detyrës së avokatit dhe prestigjit të avokatisë, 1.3. avokati është dënuar për veprën penale, e cila e bën të padenjë për ushtrimin e avokatisë; 1.4. në rastet nga paragrafi 1. i këtij neni dhe në rastet tjera, në të cilat avokati, për shkaqe të arsyeshme, nuk e ushtron avokatinë detyrohet ta informojë Odën. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: A lawyer loses the right to practise law if any listed condition occurs, including loss of Kosovo citizenship, loss of legal capacity, permanent health-related inability, disciplinary or security bans, resignation, more than 6 months without reasonable cause, certain outside employment, a serious unconditional prison sentence, or failure to meet financial obligations to the Bar within one year.
Neni 39 Humbja e të drejtës për ushtrimin e avokatisë 1. Avokati e humb të drejtën për ushtrimin e avokatisë, nëse: 1.1. humb shtetësinë e Republikës së Kosovës; 1.2. humb zotësinë për të vepruar; 1.3. për arsye shëndetësore e humb përgjithmonë aftësinë për ta ushtruar avokatinë; 1.4. i është shqiptuar masa e sigurisë - ndalesa e ushtrimit të avokatisë; 1.5. i është shqiptuar dënimi disiplinor i ndalesës së përhershme të ushtrimit të avokatisë; 1.6. vullnetarisht heq dorë nga ushtrimi i avokatisë; 1.7. më shumë se gjashtë (6) muaj pa shkaqe të arsyeshme nuk e ushtron avokatinë; 1.8. themelon marrëdhënie pune, përveç në zyrë të avokatisë, zyrën e përbashkët apo shoqëri të avokatëve; 1.9. është dënuar më shumë se një (1) vit pa kusht me burgim për vepra penale, të cilat e bëjnë të padenjë për ushtrimin e avokatisë; 1.10. në periudhë prej një (1) viti nuk i përmbush detyrimet financiare ndaj Odës. 12 KREU VIII USHTRIMI I AVOKATISË NGA AVOKATËT E SHTETEVE TJERA NË REPUBLIKËN E KOSOVËS - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Foreign lawyers may practice in Kosovo if reciprocity applies; EU and U.S. lawyers may also practice, and lawyers registering in the special register must submit proof documents.
Neni 40 1. Avokatët nga shtetet e tjera mund të ushtrojnë profesionin e avokatit në territorin e Republikës së Kosovës nën kushtet e reciprocitetit. 2. Konfirmimin për ekzistimin e reciprocitetit e lëshon Ministria e Drejtësisë pas marrjes paraprake të mendimit të Odës së Avokatëve. 3. Me Statutin e Odës së Avokatëve rregullohen kushtet, mënyra dhe procedura sipas të cilëve avokatët nga shtetet e tjera mund të ushtrojnë profesionin e avokatisë në territorin e Republikës së Kosovës. 4. Avokatët nga shtetet anëtare të Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të ushtrojnë profesionin e avokatit në territorin e Republikës së Kosovës. 5. Me rastin e regjistrimit në Regjistrin e veçantë të avokatëve në Odën e Avokatëve të Republikës së Kosovës, avokati nga paragrafi 1. dhe 4. i këtij neni, paraqet dokumentin e odës së avokatëve anëtarë i të cilës është për të dëshmuar se në shtetin amë ushtron profesionin e avokatit, si dhe dokumentet për plotësimin e kushteve nga paragrafi 1, nënparagrafët 2, 3, 5, 6, 7, 8 dhe 9 të nenit 10 të këtij ligji. KREU IX ODA E AVOKATËVE - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: The Bar Association is an independent professional body with public powers, and lawyers, joint offices, and law firms must join it.
Neni 41 Organizimi dhe statusi i Odës 1. Oda është organizatë profesionale e pavarur e avokateve me cilësinë e personit juridik e themeluar në pajtim me ligjin dhe Statutin e Odes, e cila është kompetente për ushtrimin e autorizimeve publike dhe kryerjen e punëve me interes të përgjithshëm, në pajtim me këtë ligj dhe Statutin e Odes me autorizime publike me cilësi të personit juridik. 2. Selia e Odës është në Prishtinë. 3. Oda e avokatëve: 3.1. vendos për fitimin dhe pushimin e drejtës së ushtrimit të veprimtarisë së avokaturës dhe shlyerjen në Regjistrin e avokatëve, zyrat e përbashkëta të avokatëve, dhe të shoqërive të avokatëve; 3.2. vendos për kërkesat për pushimin e ushtrimit të përkohshëm të profesionit të avokatit; 3.3. nxjerr Tarifën për shpërblimin dhe kompensimin e shpenzimeve të avokatëve; 3.4. nxjerrë aktet e përgjithshme të Odës; 3.5. nxjerr Kodin profesional të avokatëve; 3.6. vendos për përgjegjësinë për shkeljen e detyrës së avokatëve dhe imazhin e avokaturës; 3.7. kujdeset për aftësimin dhe ngritjen profesionale të bashkëpunëtorëve profesional të avokaturës dhe të praktikantëve të avokaturës; 3.8. jep mendim për reciprocitet me kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë. 4. Organizimi i brendshëm i Odës rregullohet me Statut. 13 5. Oda i ka degët regjionale në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Gjilan, Ferizaj dhe Mitrovicë. Me Statutin e Odes përcaktohen kompetencat e degëve regjionale. 6. Avokatët, zyrat e përbashkëta të avokatëve dhe shoqëritë e avokatëve detyrimisht anëtarësohen në Odë. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: This article lists the Chamber’s organs and says the Assembly is made up of regional branch delegates.
Neni 42 Organet e Odës 1. Organet e Odës janë: Konferenca e përgjithshme, Kuvendi, Kryetari, Këshilli Drejtues, Këshilli Mbikëqyrës, organet disiplinore, dhe organet e përcaktuara me Statutin e Odës. 2. Struktura, kompetenca, përbërja, mënyra e zgjedhjes, të drejtat dhe detyrimet e organeve të Odës rregullohen me aktet e Odës. 3. Kuvendi i Odës përbëhet nga përfaqësuesit e degëve regjionale, mbi parimin e sistemit të delegimit, të cilët zgjidhen në proporcion me numrin e anëtarëve të Degëve Regjionale. 4. Kuvendin e Odës e përbëjnë tetëdhjetë e pesë (85) delegatë. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: Oda must send an annual written report to the Assembly and Government and cooperate with state, local, and international bodies on advocacy matters.
Neni 43 Bashkëpunimi me institucionet 1. Oda e informon Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe Qeverinë, përmes një raporti vjetor të shkruar, për ecuritë e punës, gjendjen dhe sfidat e avokatisë dhe masat që duhet ndërmarrë për qëllim të përparimit të avokatisë dhe për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. 2. Oda bashkëpunon me institucionet shtetërore dhe me organet e vetëqeverisjes lokale në zgjedhjen e problemeve me rëndësi për realizimin e detyrave të avokatisë. 3. Oda vendos bashkëpunim me odat dhe asociacionet tjera ndërkombëtare me qëllim të zhvillimit të avokatisë. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo may supervise the legality of the Bar Association’s general acts and stop an unlawful act from being executed until the competent court decides; the Ministry of Justice may monitor advocacy and ask the Bar Association for relevant information and data.
Neni 44 Mbikëqyrja dhe përcjellja e punës së Odës dhe avokatisë 1. Qeveria e Kosovës mbikëqyr ligjshmërinë e akteve të përgjithshme të Odës së Avokatëve dhe ka të drejtë që gjer në vendimin e gjykatës kompetente, të ndaloj ekzekutimin e aktit i cili është në kundërshtim me ligjin. Kjo mbikëqyrje kufizohet në përfilljen e ligjit dhe të së drejtës, duke mos e cenuar autonominë administrative të Odës së Avokatëve. 2. Ministria e Drejtësisë përcjell punën e avokatisë dhe kushtet për punën e saj. Për këtë qëllim nga Oda mund të kërkojë informacione dhe të dhëna përkatëse duke pasur kujdes për pavarësinë e avokatisë. 3. Informacionet dhe të dhënat nga paragrafi 2. i këtij neni Oda është e detyruar t’ia dërgoj Ministrisë së Drejtësisë në afat prej tridhjetë (30) ditësh apo të njoftoj për arsyet për të cilat nuk mundet t’i dërgojë informacionet dhe të dhënat e kërkuara. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: The Chamber keeps registers of lawyers, trainees, shared offices, law firms, and foreign lawyers.
Neni 45 Evidenca dhe regjistrat e avokatëve 1. Oda e mban regjistrin e avokatëve, praktikantëve, zyrave të përbashkëta, të shoqërive të avokatëve dhe të avokatëve të huaj. 2. Evidencat, regjistrat dhe vërtetimet nga paragrafi 1. i këtij neni paraqesin dokumente publike. 14 - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: Registered lawyers must pay the annual membership fee and comply with other duties set out in the Statute and the Chamber’s general acts.
Neni 46 Pagesa e anëtarësisë Avokatët e regjistruar në regjistrin e avokatëve janë të detyruar të paguajnë anëtarësinë vjetore dhe të përmbushin të gjitha detyrimet tjera të parapara me Statut dhe aktet e përgjithshme të Odës. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: The Kosovo Chamber of Advocates is financed from licensing income, membership fees, chamber stamps, donations and grants, and other income allowed by law and its statute.
Neni 47 Format e financimit të Odës 1. Oda e Avokateve të Kosovës financohet nga të hyrat: 1.1. për licencim; 1.2. për anëtarësi; 1.3. nga pulla e Odës; 1.4. nga dhuratat dhe grantet, si dhe 1.5. të hyrat tjera në pajtim me ligjin dhe statutin. KREU X SPECIALIZIMI I AVOKATIT DHE SHOQËRIVE TË AVOKATËVE - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: Lawyers may request recognition of a specialization in a field of law.
Neni 48 Specializimi i avokatëve 1. Avokati mund të kërkojë t'i pranohet specializimin në ndonjë lëmi të së drejtës. 2. Për kërkesën për pranimin e specializimit vendos organi i Odës, i përcaktuar me Statut. 3. Kundër vendimit, me të cilin refuzohet kërkesa për pranimin e specializimit mund të ushtrohet ankesë. 4. Specializimi i pranuar i avokatit regjistrohet në regjistrin e avokatëve dhe mund të ceket në emërtimin e zyrës së avokatit. - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: Law firms may be designated for a specific legal-aid field when they register, and if so their specialization must appear in their name.
Neni 49 Shoqëritë e specializuara të avokatëve 1. Shoqëritë e avokatëve, me rastin e regjistrimit mund të përcaktohen për ndihmë juridike në ndonjë lëmi të caktuar. Në atë rast, specializimi i shoqërisë së avokatëve detyrimisht ceket në emërtimin e saj. 2. Specializimi do t'i pranohet shoqërisë së avokatëve nëse vetëm njërit prej anëtarëve të saj i është pranuar specializimin sipas dispozitave të nenit paraprak. 3. Kushtet, procedura dhe lëmenjtë, në të cilët mund t'i pranohet specializimi avokatit dhe shoqërisë së avokatëve përcaktohet me aktet e Odës. 15 KREU XI PËRGJEGJËSIA DISIPLINORE E AVOKATËVE, PRAKTIKANTËVE - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: Avokatët dhe praktikantët mund të përgjigjen para organeve disiplinore të Odës për shkelje të lehta ose të rënda të detyrës dhe prestigjit të avokatisë.
Neni 50 Shkeljet disiplinore 1. Avokatët dhe praktikantët përgjigjen për shkelje të lehta dhe të rënda të detyrës dhe prestigjit të avokatisë para organeve disiplinore të Odës, të përcaktuara me Statut. 2. Shkelje e rëndë konsiderohet posaçërisht prishja e prestigjit të avokatisë si funksion i mëvetësishëm dhe i pavarur. 3. Shkelje e rëndë konsiderohet edhe çdo shkelje e detyrës zyrtare, prestigjit dhe Kodit të etikës së avokatëve, e cila ka peshë më të rëndë për shkak të rëndësisë së të mirave të rrezikuara, natyrën e detyrës zyrtare të shkelur, lartësia e dëmit material ose pasojat tjera dhe duke marrë parasysh rrethanat, në të cilat është kryer apo nuk është kryer veprimi. 4. Shkelje të lehtë paraqet shkelja e detyrës zyrtare, prestigjit dhe Kodit të etikës së avokatëve me peshë më të vogël. 5. Me Statutin e Odës përcaktohet se çka konsiderohet shkelje e rëndë e avokatisë, prestigjit dhe Kodit të etikës së avokatëve. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: This article lists disciplinary measures for lawyers and trainees for breaches of duties or the prestige of the legal profession.
Neni 51 Masat disiplinore 1. Për shkelje të rëndë të detyrave dhe prestigjit të avokatisë, mund të shqiptohen këto masa: 1.1. vërejtje; 1.2. gjoba; 1.3. humbja e të drejtës së ushtrimit të avokatisë prej gjashtë (6) muajsh gjer në pesë (5) vjet; 1.4. humbja e të drejtës së ushtrimit të avokatisë prej pesë (5) gjer në dhjetë (10) vjet; 1.5. humbja e përhershme e të drejtës së ushtrimit të avokatisë. 2. Për shkelje më të rënda të detyrës dhe prestigjit të avokatisë, praktikantit mund t'i shqiptohen këto masa: 2.1. gjoba; 2.2. çregjistrimi nga regjistri i praktikantëve prej gjashtë (6) muajsh; 2.3. çregjistrimi i përhershëm nga regjistri. 3. Për shkelje të lehta të detyrës dhe prestigjit të avokatisë, avokatit mund t'i shqiptohet vërejtja, gjoba, kurse praktikantit vërejtja. 4. Lartësia dhe destinimi i gjobave sipas këtij neni, përcaktohet me Statutin e Odës. Gjobat e shqiptuara paguhen në favor të Odës së avokatëve. - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: Disciplinary proceedings are started by the disciplinary body, and certain actions for foreign lawyers must be handled with notice to the home-state authority.
Neni 52 Inicimi i procedurës disiplinore 1. Procedura disiplinore iniciohet nga organi disiplinor, i përcaktuar me Statut, sipas detyrës zyrtare ose me kërkesën e organit të përcaktuar me Statut. 16 2. Për kërkesën lidhur me inicimin e procedurës disiplinore kundër avokatëve nga shtetet tjera, që janë të regjistruar në regjistrin e avokatëve të huaj në pajtim me nenin 40 të këtij ligji, organi disiplinor do ta informojë organin gjegjës në shtetin amë të atij avokati. 3. Komisioni disiplinor hetimor është i detyruar t'i mundësoj përfaqësuesit të organit kompetent të shtetit amë të avokatit të huaj të merr pjesë në procedurë duke iu mundësuar të jep propozime për ndihmë të avokatit. 4. Dënimi disiplinor dhe masa disiplinore, me të cilën i kufizohet avokatit ushtrimi i avokatisë mund të zbatohet vetëm në territorin e Republikës së Kosovës. 5. Nëse organi kompetent i shtetit amë i avokatit ia ndalon përkohësisht apo përgjithmonë ushtrimin e avokatisë, efekti i një vendimi të tillë të ndalesës së ushtrimit të avokatisë vlen edhe për territorin e Republikës së Kosovës. - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: In disciplinary proceedings against a lawyer or trainee, criminal law and criminal procedure rules apply unless the Statute or another approved general act of the Chamber provides otherwise.
Neni 53 Zbatimi i përshtatshëm i ligjit Në procedurën disiplinore kundër avokatit apo praktikantit në mënyrë të përshtatshme zbatohen dispozitat e legjislacionit penal dhe procedurës penale, nëse nuk është përcaktuar ndryshe me Statut apo me ndonjë akt tjetër të përgjithshëm të Odës të aprovuar në pajtim me këtë ligj dhe me statutin. - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: Final disciplinary decisions that impose fines are enforceable documents, and the Oda may seek forced enforcement under the Enforcement Procedure Law.
Neni 54 Ekzekutimi i gjobave Vendimet e plotfuqishme të organeve disiplinore të Odës me të cilat janë shqiptuar gjobat paraqesin dokumente ekzekutive dhe Oda është e autorizuar të kërkojë përmbarimin e tyre me dhunë në pajtim me dispozitat e Ligjit të Procedurës përmbarimore. - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: A final or second-instance disciplinary decision can be challenged by opening an administrative dispute in the competent court.
Neni 55 Apelimi në gjykatën kompetente Kundër vendimit të shkallës së dytë përkatësisht përfundimtar, me të cilin është shqiptuar masa disiplinore – humbja e të drejtës për ushtrimin e avokatisë prej gjashtë (6) muajsh deri në pesë (5) vjet, humbjes së të drejtës së ushtrimit të avokatisë prej pesë (5) vjet gjer në dhjetë (10) vjet apo të humbjes së përhershme të së drejtës për ushtrim të avokatisë apo shlyerje nga regjistri i praktikantëve prej gjashtë (6) muajsh gjer në tre (3) vjet, si dhe shlyerja e përhershme nga regjistri i praktikantëve, mund të hapet konflikti administrativ në gjykatën kompetente. - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: This article sets prescription periods for starting disciplinary proceedings and executing disciplinary measures, with different time limits for minor and serious violations.
Neni 56 Parashkrimi 1. Fillimi i procedurës disiplinore për shkelje të lehta parashkruhet gjashtë (6) muaj pas njoftimit për shkeljen e bërë dhe kryesin, kurse në çdo rast parashkruhet pas kalimit të afatit kohor prej një (1) viti prej ditës së kryerjes së shkeljes. 2. Fillimi i procedurës disiplinore për shkelje të rënda, parashkruhet një (1) vit pas njoftimit për shkeljen e bërë dhe për kryesin, kurse gjithsesi parashkruhet pas kalimit të afatit kohor prej dy (2) vjetësh prej ditës së kryerjes së shkeljes. 3. Ekzekutimi i masave disiplinore, të shqiptuara për shkelje të lehta, parashkruhet pas kalimit të afatit kohor prej gjashtë (6) muajve prej ditës së plotfuqishmërisë së vendimit. 4. Ekzekutimi i masave disiplinore, të shqiptuara për shkelje të rënda parashkruhet pas kalimit të afatit kohor prej një (1) viti prej ditës së plotfuqishmërisë së vendimit. 5. Nëse ndaj avokatit të paraqitur ka filluar procedura për përcaktimin e përgjegjësisë penale për të njëjtën vepër për të cilën ka filluar procedura disiplinore, afati i parashkrimit ndërpritet deri në përfundimin definitiv të procedurës penale para gjykatave të rregullta. 17 6. Pas përfundimit të procedurës penale, afati i parashkrimit për procedurën disiplinore, vazhdon të rrjedhë. KREU XII DISPOZITAT NDËSHKUESE - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: A legal person that provides legal aid contrary to Article 10(2) can be fined, and the responsible person inside the legal person can also be fined.
Neni 57 1. Për ndihmën e dhënë juridike në kundërshtim me dispozitat e këtij Ligji neni 10 paragrafi 2., personi juridik do të dënohet për kundërvajtje me gjobë në lartësi prej katërmijë (4,000) Euro gjer në dyzetmijë (40,000) Euro. 2. Për kundërvajtje nga paragrafi 1. i këtij neni do të dënohet personi përgjegjës në personin juridik me gjobë në lartësi prej pesëqind (500) Euro gjer në pesëmijë (5,000) Euro. 3. Për kundërvajtje nga paragrafi 1. i këtij neni të përsëritur për herë të dytë, përveç dënimit me të holla, personit juridik do t'i shqiptohet masa e marrjes së lejes për ushtrimin e avokatisë në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh, kurse për kundërvajtjen e përsëritur për herë të tretë, pos dënimit me të holla, do të shqiptohet masa e marrjes së përhershme të lejes për ushtrimit të avokatisë. - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: A physical person who provides legal aid contrary to this law is fined between 1,000 and 5,000 Euro.
Neni 58 Për ndihmën e dhënë juridike të dhënë në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, do të dënohet personi fizik me gjobë në lartësi prej njëmijë (1,000) Euro gjer në pesëmijë (5,000) Euro. KREU XIII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: The Chamber must harmonize its general acts with this law within one year from the law’s entry into force.
Neni 59 Afati për harmonizimin e akteve të Odës 1. Oda është e detyruar të bëjë harmonizimin e akteve të përgjithshme me dispozitat e këtij Ligji në afat prej një (1) viti nga dita e hyrjes së këtij ligji në fuqi. 2. Deri në nxjerrjen e Statutit dhe të akteve tjera të përgjithshme të Odës së Avokatëve të Kosovës do të zbatohen Statuti dhe aktet e tjera të përgjithshme ekzistuese të cilat nuk janë në kundërshtim me këtë ligj. - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: The provisions of this law about professional liability insurance apply from 1 January 2014.
Neni 60 Sigurimi për përgjegjësinë profesionale Dispozitat e këtij ligji që kanë të bëjnë me sigurimin për përgjegjësinë profesionale zbatohen duke filluar prej 1 janarit 2014. - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: Procedures already underway in the Chamber’s bodies when this law takes effect must continue under the rules then in force.
Neni 61 Procedurat në zhvillim e sipër Procedurat në zhvillim e sipër në organet e Odës në kohën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të vazhdohen sipas dispozitave që kanë qenë në fuqi në atë kohë. - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: When this law enters into force, the Law on Advocacy No. 03/L-117 is repealed.
Neni 62 Shfuqizimi i dispozitave Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Ligji për Avokatinë nr. 03/L-117 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës nr. 49, datë 23.09.2009). 18 - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 63 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji nr. 04/L-193 2 maj 2013 Shpallur me dekretin Nr.DL-025-2013, datë 21.05.2013 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI Nr. 04/L-193 PËR AVOKATINË
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in