LIGJI NR. 04/L-196 PËR FSHATIN ZYM I HASIT
This provision is the preamble announcing the law on Fshati Zym i Hasit.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-196
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble announcing the law on Fshati Zym i Hasit. This provision says the law’s purpose is to protect and preserve the cultural heritage of Zym i Hasit village and promote it as a place of local, national, and international cultural value, while supporting sustainable and harmonious development. This provision gives the village of Zym i Hasit the right to exercise its limited authority. This article defines key terms used in the law. This article sets out how the Village Council is formed, who elects its members and chair, how it takes decisions, and what it does.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-196 PËR FSHATIN ZYM I HASIT
Showing 11 of 11
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble announcing the law on Fshati Zym i Hasit.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 53 / 19 DHJETOR 2013, PRISHTINË LIGJI NR. 04/L-196 PËR FSHATIN ZYM I HASIT Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR FSHATIN ZYM I HASIT
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law’s purpose is to protect and preserve the cultural heritage of Zym i Hasit village and promote it as a place of local, national, and international cultural value, while supporting sustainable and harmonious development.
Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është mbrojtja dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore e fshatit Zym i Hasit dhe promovimi i tij si fshat me vlera kulturore të rëndësisë lokale, shtetërore e ndërkombëtare si dhe zhvillimi i qëndrueshëm dhe harmonizimi i tij. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision gives the village of Zym i Hasit the right to exercise its limited authority.
Neni 2 Fushëveprimi Me këtë ligj përcaktohet e drejta e fshatit Zym i Hasit në ushtrimin e autoritetit të tij të kufizuar, me qëllim të mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore dhe të planifikimit rural në përputhje me legjislacionin në fuqi. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Trashëgimia kulturore - trashëgimia arkitekturale, arkeologjike, peizazhet kulturore dhe natyrore, trashëgimia e luajtshme dhe shpirtërore siç është përcaktuar në Ligjet ne fuqi. 1.2. Planifikimi Rural - planifikimi për shfrytëzimin, mbrojtjen, rregullimin dhe menaxhimin e hapësirës ose territorit të përkufizuar si “Fshat- Zonë Rurale” me Ligjin për Planifikimin Hapësinor. 1.3. Promovimi- aktivitetet reklamuese për të promovuar vlerat e trashëgimisë kulturore me qëllim të rritjes së numrit të vizitorëve dhe njohurive për të. 1.4. Mbrojtja - nomenklaturë e masave të mbrojtjes të natyrës juridike me qëllim të ruajtjes së vlerave të trashëgimisë kulturore, siç është parashikuar me Ligjin për Trashëgiminë Kulturore. 1.5. Konservimi - krijimi i kushteve të përshtatshme dhe marrjen e masave paraprake për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, duke përfshirë edhe mirëmbajtjen, siç parashihet me Ligjin për Trashëgiminë Kulturore. 1.6. Plani i Konservimit - dokument i planifikimit hapësinor për konservimin, përdorimin dhe zhvillimin në të ardhmen të një hapësire me vlera të trashëgimisë kulturore. 2 1.7. Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit - Institucion kompetent për Mbrojtjen e Monumenteve në Prizren. 1.8. Fshati- Fshati Zym i Hasit të Komunës së Prizrenit. 1.9. ZVM- Zona e veçantë të mbrojtur të fshatit Zym i Hasit siç përkufizohet me Ligjin për Zonat e Veçanta të Mbrojtura, Ligjin për Trashëgiminë Kulturore dhe Ligjin për Planifikim Hapësinor. 1.10. Këshilli- Këshilli për fshatin Zym i Hasit, i themeluar nga Kuvendi i Komunës së Prizrenit në pajtim me këtë ligj. 1.11. Komuna - Komuna e Prizrenit ashtu siç është përcaktuar me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale. 1.12. Kuvendi i Komunës - organi më i lartë i Komunës së Prizrenit që përbëhet prej anëtarëve të tij të zgjedhur siç është përkufizuar në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale. 1.13. PZHK - Plani Zhvillimor i Komunës së Prizrenit. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article sets out how the Village Council is formed, who elects its members and chair, how it takes decisions, and what it does.
Neni 4 Këshilli 1. Këshilli përfaqëson interesat e Fshatit në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore si dhe në fushën e planifikimit hapësinor dhe rural. 2. Këshillin e themelon Kuvendi i Komunës në pajtim me Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale. 3. Këshilli përbëhet prej pesë (5) anëtarëve: 3.1. tre (3) anëtarë zgjedhën drejtpërdrejtë nga banorët e fshatit të Zym i Hasit ; 3.2. dy (2) anëtarë zgjedhën nga Kuvendi i Komunës; 4. Zgjedhja e Këshillit organizohet nga Kuvendi i Komunës përmes ftesës publike në pajtim me legjislacionin në fuqi. 5. Anëtarët e Këshillit zgjedhën me mandatin e njëjtë të anëtarëve të Kuvendit të Komunës me të drejtë rizgjedhjeje. 6. Kuorumi për të gjitha takimet e Këshillit përbëhet prej shumicës së thjeshtë të Anëtarëve të Këshillit. 7. Këshilli mund të marr vendim nëse për të voton shumica e anëtarëve që janë të pranishëm. 8. Këshilli e zgjedh Kryetarin e Këshillit nga anëtarët e tij, të cilët duhen të jenë banorë të fshatit, zgjedhja e të cilit bëhet me vota të fshehta të Këshillit. 9. Këshilli dhe Kryetari i Këshillit ushtrojnë veprimtaritë e tyre në bazë të vendimeve të nxjerra nga Kuvendi i Komunës dhe në bazë të autorizimeve që ua jep ky ligj. 10. Buxheti për themelimin dhe funksionimin e Këshillit ndahet në pajtim me Ligjin mbi Financat e Pushtetit Lokal, i cili i ofrohet Komunës si grant për kompetencat e shtuara. 11. Komuna aplikon lehtësira fiskale për personat fizik dhe juridik brenda zonës rurale të fshatit Zym i Hasit sipas Ligjit për Trashëgiminë Kulturore. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The municipality and central authorities must review, implement, or integrate the Council’s contributions, assessments, and recommendations, and the municipality must prepare and approve planning documents for the village with the relevant cultural heritage institutions and the Council.
Neni 5 3 Marrëdhënia ndërmjet Këshillit dhe Autoriteteve Komunale dhe Qëndrore 1. Komuna ose autoritetet Qendrore i shqyrtojnë, zbatojnë ose integrojnë kontributet, vlerësimet dhe propozimet / rekomandimet e Këshillit siç përcaktohet me këtë Ligj dhe ligjet në fuqi. 2. Komuna, në konsultim me institucionet përkatëse të trashëgimisë kulturore dhe në bashkëpunim me Këshillin hartojnë dhe miratojnë dokumentet e planifikimit për Fshatin në përputhje me Ligjin për Planifikimin Hapësinor dhe Ligjin për Trashëgiminë Kulturore. 3. Me qëllim të zbatimit të paragrafit 2. të këtij neni, Komuna zhvillon një qasje të integruar ndaj ZVM- së dhe rrethinës së saj, duke respektuar strukturën dhe karakterin e saj. 4. Këshilli, sipas nevojës, mund të kërkojë mbështetje nga Kuvendi i Komunës dhe Autoritetet Qendrore të cilat sigurojnë mbështetje për zbatimin e të drejtave dhe autorizimeve sipas këtij ligji. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Council may exercise limited authority over cultural heritage protection and promotion, in consultation and cooperation with the municipality’s competent bodies.
Neni 6 Autoriteti i kufizuar lidhur me aktivitetet për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore 1. Këshilli ka të drejtë që në konsultim dhe bashkëpunim me organet kompetente të Komunës të ushtrojë autoritet të kufizuar në aktivitetet që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore: 1.1. organizimit, kontribuimit dhe monitorimit të aktiviteteve gjatë hartimit të planit për konservim të Fshatit, në bashkëpunim me Instituti për mbrojtjen e monumenteve të Prizrenit dhe në pajtim me Ligjin për Trashëgiminë Kulturore; 1.2. monitorimit dhe vlerësimit të gjendjes së trashëgimisë kulturore në Fshat; - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Council is entitled to exercise limited authority in spatial and rural planning by taking part in drafting the village’s planning documents, in consultation and cooperation with the competent municipal body.
Neni 7 Autoriteti i kufizuar për aktivitetet në fushën e planifikimit hapësinor dhe rural Këshilli ka të drejtë, që në konsultim dhe në bashkëpunim me organin kompetent të Komunës, të ushtrojë autoritet të kufizuar në aktivitetet e fushës së planifikimit hapësinor dhe rural përmes pjesëmarrjes në hartimin e dokumenteve të planifikimit hapësinor dhe rural të Fshatit. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: This article bans a range of activities in the village protection zone to preserve the village’s structure and special characteristics.
Neni 8 Konservimi i strukturës dhe karakteristikave të veçanta të Fshatit 1. Me qëllim të ruajtjes së strukturës dhe karakteristikave të veçanta të Fshatit, në ZVM ndalohen këto aktivitete: 1.1. aktivitetet që do të rezultojnë në ndryshimin e përhershëm të profilit fizik të peizazhit natyror dhe kulturor; 1.2. ndërtimet apo zhvillimet që çojnë në shpyllëzimin ose ndotjen e mjedisit; 1.3. urbanizimi i tokës bujqësore ; 1.4. bashkimi i dy apo më shumë parcelave kadastrale në një njësi të vetme, përveç kur parcela është duke u kthyer në gjendjen e saj origjinale gjatë restaurimit, rindërtimit ose revitalizimit të ndërtesave tradicionale dhe monumentit që është nën mbrojtje; 1.5. vendosja e kiosqeve, tezgave, tavolinave dhe elementeve tjera montazhe, parkingjeve ose të ngjashme që do të pengonte vizurat dhe qasje të lirshme në monument si dhe vendosja e kontejnerëve dhe shportave tjera për mbeturina para dhe në afërsi të monumentit; 4 1.6. muzika me zë më të lartë se shtatëdhjetë (70) db, përveç gjatë ngjarjeve/organizimeve të natyrës publike, për të cilat merret paraprakisht leja prej Komunës; 1.7. vendosja e reklamave të përhershme, shenjave private, dekorimeve apo elementeve penguese me sipërfaqe më të madhe se një metër katror (1m²) dhe pa pëlqimin e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit. 1.8. aktivitetet ndërtimore apo transformuese që do të rezultonin në objekte me lartësi më të madhe se përdhese + dy (2) etazhe (P+2); apo lartësia e të cilëve, e matur prej nivelit të terrenit natyror deri në nivel të vijës së strehës, tejkalon nëntë metra e gjysmë (9.5m); apo lartësia e tërësishme e të cilëve, e matur prej nivelit të terrenit natyror duke përfshirë çatinë dhe çfarëdo vazhdim tjetër fizik në objekt, tejkalon dymbëdhjetë metra e gjysmë (12.5m); 1.9. aktivitetet ndërtimore apo transformuese që do të rezultonin me objekte ku sipërfaqja e përdheses tejkalon njëqindepesëdhjetë metra katror (150m²), me përjashtim të rasteve të veçanta të rindërtimit apo rifunksionalizimit të objekteve publike, duke e respektuar karakteristikat e Fshatit, të cilat duhet të kalojnë po të njëjtat procedura të marrjes së lejes urbanistike nga Komuna dhe pëlqimit nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit, 1.10. pompat e reja të derivateve të naftës si dhe ndërtimet industriale, fabrikat ose zhvillimet e ngjashme përfshirë eksploatimin e burimeve minerale dhe furrënaltat; 1.11. funksionimi i kazinove, bastoreve dhe veprimtarive tjera të lojërave të fatit - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Council members must be elected within 3 months after this law enters into force, and they keep serving until the next elections held at the same time as local elections.
Neni 9 Dispozitat kalimtare Anëtarët e Këshillit zgjedhën brenda tre (3) muajsh nga hyrja në fuqi e këtij ligji dhe vazhdojnë mandatin deri në zgjedhjet e ardhshme që zhvillohen në të njëjtën kohë me zgjedhjet lokale. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect 15 days after it is published in the Official Gazette.
Neni 10 Hyrja në fuqi Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji nr. 04/L-196 21 nëntor 2013 Shpallur me dekretin Nr. DL-055-2013, datë 11.12.2013 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-196 PËR FSHATIN ZYM I HASIT
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in