LIGJI NR. 04/L-202 PËR SISTEMIN E LEJEVE DHE LICENCAVE
This is the preamble to a law on the system of permits and licences in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-202
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble to a law on the system of permits and licences in Kosovo. This article says the law aims to improve the business environment by reducing administrative barriers for economic, trade, and professional activities, while protecting public health, public safety, the environment, and natural resources. This article says the law covers regulations made by any public institution in Kosovo that affect private or public activity. This article defines key terms used in the law, including competent authority, continuing education, licensed person, licensing board, notice, permit, professional license, registration, and voluntary compliance declaration. A person has a fundamental right to engage in lawful activity in Kosovo, and public institutions may not regulate or restrict activities except as allowed by this law.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-202 PËR SISTEMIN E LEJEVE DHE LICENCAVE
Showing 35 of 35
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble to a law on the system of permits and licences in Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 53 / 19 DHJETOR 2013, PRISHTINË LIGJI NR. 04/L-202 PËR SISTEMIN E LEJEVE DHE LICENCAVE Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR SISTEMIN E LEJEVE DHE LICENCAVE KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law aims to improve the business environment by reducing administrative barriers for economic, trade, and professional activities, while protecting public health, public safety, the environment, and natural resources.
Neni 1 Qëllimi i Ligjit Ky ligj ka për qëllim të vendos parimet dhe rregullat për përmirësimin e mjedisit për të bërë biznes, nëpërmjet reduktimit të barrierave administrative, në kryerjen e veprimtarive ekonomike, tregtare apo profesionale, që është e domosdoshme për të mbrojtur shëndetin publik, sigurinë publike, mjedisin dhe përdorimin e resurseve natyrore në Republikën e Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law covers regulations made by any public institution in Kosovo that affect private or public activity.
Neni 2 Fushëveprimi Ky ligj rregullon të gjitha rregullimet që i bëhen veprimtarisë private dhe publike nga cilido institucion publik në Republikën e Kosovës. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including competent authority, continuing education, licensed person, licensing board, notice, permit, professional license, registration, and voluntary compliance declaration.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Autoriteti kompetent - një institucion publik që ushtron detyrat dhe kompetencat e deleguara sipas rregullit nga një autoritet i tillë, i autorizuar sipas ligjit që është kompetent për të rregulluar një apo më shumë fusha të veprimtarisë. 1.2. Arsimim i vazhdueshëm – program i vazhdimit të arsimimit profesional që mund të kërkohet nga bordi i licencimit. 1.3. I licencuari – personi fizik të cilit i është lëshuar një licencë profesionale. 1.4. Bordi licencimit – një trupë e formuar nga një autoritet kompetent për të administruar të gjitha aspektet e licencimit profesional për një profesion specifik. 1.5. Njoftimi – një lloj leje të cilën autoriteti kompetent mund ta kërkojë me përcaktimin se veprimtaria do të zhvillohet si instancë e vetme dhe do të paraqesë rrezik të ulët për shëndetin publik, sigurinë publike ose mjedisin. 2 1.6. Lejim – mekanizëm i kërkesave rregullative që autoriteti kompetent mund ta përdorë për të rregulluar veprimtarinë private dhe publike; llojet e lejeve dallojnë nga rreptësia e tyre, e cila duhet të jetë proporcionale me nivelin e rrezikut që paraqet veprimtaria që rregullohet. 1.7. Sistemi i lejeve dhe licencave profesionale – tërësi e parimeve ligjore dhe kërkesave të përcaktuara nga institucioni publik për të rregulluar veprimtarinë publike dhe private. 1.8. Leje – lloj i lejimit që autoriteti kompetent mund ta kërkojë me tu përcaktuar se veprimtaria do të paraqesë rrezik të mesëm apo të lartë për shëndetin publik, sigurinë dhe mjedisin dhe që nuk është e rregulluar me licencë profesionale. 1.9. Person – person fizik apo person juridik. 1.10. Licencë profesionale – lloj lejimi i dhënë një personi fizik për tu angazhuar në një profesion me tu përcaktuar nga autoriteti kompetent se ky profesion paraqet rrezik të mesëm apo të lartë për shëndetin publik, sigurinë dhe mjedisin siç përcaktohet me ligj. 1.11. Regjistrimi – një lloj lejimi të cilin autoriteti kompetent mund ta kërkojë me tu përcaktuar se veprimtaria do të kryhet në baza të vazhdueshme dhe se do të paraqesë rrezik të ultë për shëndetin publik, sigurinë publike ose mjedisin. 1.12. Deklaratë vullnetare e pajtueshmërisë – raportim vullnetar te autoriteti kompetent që deklaron pajtueshmërinë me kërkesat e një leje të lëshuar. KREU II RREGULLAT E PËRGJITHSHME - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: A person has a fundamental right to engage in lawful activity in Kosovo, and public institutions may not regulate or restrict activities except as allowed by this law.
Neni 4 Rregullat e përgjithshme që rregullojnë lejimet 1. Është e drejtë themelore e personit për tu angazhuar në aktivitet ligjor brenda territorit të Republikës së Kosovës. 2. Asnjë veprimtari nuk do ti nënshtrohet rregullimit apo kufizimit nga një institucion publik përveç siç parashihet me këtë ligj. 3. Asnjë institucion publik nuk do të rregullojë ose kufizojë të drejtën e një personi për tu angazhuar në një veprimtari përveç përmes një lejimi që është në përputhje me kërkesat e këtij ligji. 4. Lejimi nuk do të ketë fuqi ligjore nëse nuk i përmbush kriteret e mëposhtme: 4.1. Veprimtaria të cilën lejimi i tillë është projektuar ta rregullojë është gjetur në baza objektive se paraqet rrezik për shëndetin publik, sigurinë publike ose mjedisin ose se ka ndikim në përdorimin e resurseve natyrore; 4.2. Rreziku ose ndikimi i përmendur në nënparagrafin 4.1. të këtij neni nuk mund të adresohen përmes mekanizmave të tregut të lirë në mungesë të rregullimit të tillë; 4.3. Forma e lejimit e përdorur për të rregulluar veprimtarinë është proporcionale me rrezikun ose ndikimin e krijuar nga veprimtaria; dhe 4.4. Lejimi i tillë angazhon mjetet më pak kufizuese të mjaftueshme për të adresuar rrezikun apo ndikimin e identifikuar. 5. Një veprimtari mund ti nënshtrohet një ndalimi të përgjithshëm vetëm në bazë të Kodit penal. 3 KREU III LLOJET E LEJIMEVE - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This provision lists the allowed permit types and says a permit has no legal force unless it fits the required type and conditions.
Neni 5 Llojet e Lejimeve 1. Llojet e lejimeve të lejueshme me këtë ligj do të jenë si më poshtë, të listuara në renditje proporcionale me nivelin e rrezikut të cilin secili lloj është i projektuar të adresojë, nga rreziku më i ultë për shëndetin publik, sigurinë publike ose mjedisin ose ndikimin më të ultë në përdorimin e resurseve natyrore deri te rreziku apo ndikimi më i lartë: 1.1. njoftimi; 1.2. regjistrimi; 1.3. leja; 1.4. licenca profesionale; dhe 2. Asnjë lejim nuk do të ketë fuqi ligjore nëse nuk është në përputhje me kërkesat, si përshkruhet më poshtë, për një nga llojet e lejimeve të përcaktuara në paragrafin 1. të këtij neni. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: A competent authority may require notice for a single-instance, low-risk activity; if notice is required, giving notice is enough to allow the activity.
Neni 6 Njoftimi 1. Njoftimi mund të kërkohet nga një autoritet kompetent me tu përcaktuar se veprimtaria do të ushtrohet si instancë e vetme dhe do të paraqesë rrezik të ultë për shëndetin publik, sigurinë publike ose mjedisin. 2. Sa i përket një veprimtarie për të cilën kërkohet njoftimi nga autoritetet kompetente, dhënia e njoftimit të tillë do të mjaftojë për të lejuar ushtrimin e veprimtarisë. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The competent authority may require registration for a continuous activity that poses low risk to public health, public safety, or the environment.
Neni 7 Regjistrimi 1. Regjistrimi mund të kërkohet nga autoriteti kompetent për një aktivitet që do të ushtrohet në baza të vazhdueshme dhe do të paraqesë rrezik të ultë për shëndetin publik, sigurinë publike ose mjedisin. 2. Regjistrimi përbën një njoftim nga një person të qëllimit për tu angazhuar në një veprimtari në baza të vazhdueshme. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: A competent authority may require a permit for activities with medium or high risk to public health, public safety, or the environment, unless the activity is regulated by a professional licence.
Neni 8 Leja Një leje mund të kërkohet nga një autoritet kompetent për një veprimtari që paraqet një rrezik të mesëm apo të lartë për shëndetin publik, sigurinë publike ose mjedisin, që nuk është i rregulluar nga një licencë profesionale. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: A competent authority may require a professional license for a profession that poses medium or high risk to public health, public safety, or the environment.
Neni 9 Licenca profesionale 4 1. Një licencë profesionale mund të kërkohet nga autoriteti kompetent për tu angazhuar në një profesion që paraqet një rrezik të mesëm apo të lartë për shëndetin publik, sigurinë publike ose mjedisin. 2. Një autoritet kompetent që kërkon një licencë profesionale për një profesion të caktuar duhet të vendosë dhe tu përmbahet kërkesave për licencim profesional siç parashihet në këtë ligj. KREU IV RREGULLAT DHE PROCEDURAT QË RREGULLOJNË LICENCIMIN PROFESIONAL - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The competent authority must create a licensing board for each kind of professional licensing it undertakes, and each licensing board must keep an online register and electronic files.
Neni 10 Bordi i Licencimit Profesional 1. Autoriteti kompetent, për çdo lloj të licencimit profesional që ndërmerr, krijon bord licencimi. 2. Bordi i licencimit vepron si organ ekzekutiv që administron dhe mbikëqyrë të gjitha fushat që kanë të bëjnë me licencimin e profesionistëve në atë profesion. 3. Çdo bord licencimi ka detyrat e përcaktuara me Rregullore të nxjerrë nga Qeveria dhe përfshin çështjet e mëposhtme: 3.1. Shtrirjen e veprimtarive të rregulluara me licencë profesionale; 3.2. Kërkesat për marrjen e licencës profesionale; 3.3. Procedurat për aplikim për licencë profesionale; 3.4. Rregullat dhe kërkesat për provimet profesionale, nëse aplikohen; 3.5. Kërkesat për mbajtjen e licencës profesionale; 3.6. Rregullat dhe procedurat që rregullojnë mohimin, revokimin dhe pezullimin e licencës profesionale; 3.7. Të gjitha taksat e lidhura me licencën profesionale; 3.8. Rregullat dhe procedurat që rregullojnë ankesat ndaj një vendimi të marrë nga bordi i licencimit; 3.9. Rregullat etike dhe disiplinore që rregullojnë të licencuarit 3.10. Përpilimin dhe miratimin e raportit vjetor dhe përcjelljen te Ministria sponsorizuese. Raporti vjetor do të përfshijë një raport financiar. 4. Çdo bord licencimi do të krijojë dhe mbajë regjistrin e tij në internet, që do të përmbajë informatat e mëposhtme: 4.1. njoftimet; 4.2. informata për bordin e licencimit; 4.3. veprimtaritë e ardhshme; procesverbalet e takimeve të kaluara; 4.4. rregulloret e bordit licencues; 4.5. vendimet e bordit të licencimit dhe njoftimet; 5 4.6. procedurat për paraqitjen e ankesës; 4.7. një listë të atyre personave të cilëve licenca profesionale u është lëshuar, mohuar,pezulluar ose revokuar; 4.8. aplikimet për licencë profesionale që janë në pritje të shqyrtimit. 5. Çdo bord licencimi mban dosjet e veta elektronike që përfshijnë emrin dhe adresën aktuale të çdo të licencuari, identifikuesin e licencës, datën e lëshimit dhe skadimit dhe statusin. Të gjitha informatat që këto dosje elektronike përmbajnë do të jenë informata publike. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Rregullon lëshimin e licencës profesionale dhe disiplinën për mbajtësit e saj.
Neni 11 Veprimet Administrative për Licenca Profesionale 1. Autoriteti kompetent do ti lëshojë licencë profesionale një aplikuesi që i përmbush kërkesat për licencë profesionale dhe paguan taksën e kërkuar. 2. Mbajtësi i licencës profesionale do ti nënshtrohet kërkesave disiplinore dhe etike të miratuara nga bordi i licencimit. 3. Asnjë mbajtës i licencës profesionale nuk mund të privohet nga licenca e tillë, përveç siç parashihet me rregulla dhe procedura të qarta dhe transparente që janë bërë publike paraprakisht. 4. Një bord licencimi mund të marrë masat e mëposhtme disiplinore: 4.1. pezullimin e licencës profesionale; dhe 4.2. revokimin e licencës profesionale. 5. Bordi i licencimit mund të marrë masë disiplinore sipas përcaktimeve të këtushme ndaj një të licencuari në bazë të një ankese me shkrim nga një anëtar i bordit ose person tjetër. Ankesa e tillë do të deklarojë në mënyrë specifike faktet në të cilat bazohet ankesa. 6. Nëse bordi licencues gjen se ankesa pohon fakte që bazë adekuate për masë disiplinore, bordi licencues duhet ti ofrojë personit ndaj të cilit parashihet masa disiplinore mundësin për një dëgjim para bordit të licencimit. Nëse bordi i licencimit nuk bën gjetje të tillë, do të refuzojë ankesën. 7. Ky dëgjim do të mbahet brenda një kohe të arsyeshme, që nuk tejkalon gjashtë (6) muaj pas bërjes së ankesës në bordin licencues. Personi ndaj të cilit parashihen masa disiplinore do të njoftohet siç parasheh ligji. Në rast se ky njoftim është bërë dhe personi nuk paraqitet në dëgjim, bordi licencues mund të marrë veprime përfundimtare për atë çështje. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: A person with a professional license issued abroad must submit proof to the relevant licensing board before doing the regulated activity, and may not act until the board recognizes the person.
Neni 12 Njohja e Licencave Profesionale të lëshuara jashtë 1. Personi që mban licencë profesionale, para angazhimit në veprimtarinë e rregulluar,do ti paraqesë bordit përkatës të licencimit dokumentet relevante që dëshmojnë posedimin e licencës profesionale të lëshuar jashtë vendit 2. Personi sipas paragrafit 1. të këtij neni nuk mund të angazhohet në ndonjë veprimtari derisa nuk njihet nga Bordi përkatës për licenca. 3. Në rast të një ndryshimi në statusin e licencimit profesional në një vend tjetër, i licencuari do të njoftojë bordin licencues përkatës brenda dhjetë (10) ditëve të punës nga ndodhja e ndryshimit. 6 - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The licensing board may require licensees to complete continuing education training to keep their professional qualifications.
Neni 13 Arsimim i vazhdueshëm Bordi licencues mund tu kërkojë të licencuarve të plotësojnë programe të arsimimit të vazhdueshëm përmes trajnimeve për të mbajtur kualifikimet e tyre profesionale. KREU V KËRKESAT SHTESË - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Competent authorities must publish complete and accurate permit information on their websites and allow permit applications to be submitted electronically.
Neni 14 Qasja Elektronike Publike në Informata 1. Çdo autoritet kompetent do ti bëjë lehtësisht të arritshme për publikun në faqen e vet të internetit informatat e plota dhe të sakta që kanë të bëjnë me secilin lloj të lejimeve që i lëshojnë. Këto informata do të përfshijnë, por nuk ka nevojë të kufizohen në, përshkrimin e lejimit; fushëveprimin dhe qëllimin e tij; llojet e veprimtarive të cilave u referohet lejimi; kërkesat, rregullat dhe procedurat që rregullojnë lëshimin, administrimin dhe revokimin e tij; dhe formularët, me informata shpjeguese, që do të përdoren kur aplikohet për lejim ose për të qenë në përputhje me kërkesat e lejeve ose licencave. 2. Çdo autoritet kompetent duhet ta bëjë të mundur për një person që aplikacionin për lejim ta bëjë në mënyrë elektronike. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Certain competent authorities must provide written conformity opinions before proposing draft acts that affect economic activity or permit requirements, and the Prime Minister’s Office must also prepare an opinion before Government review.
Neni 15 Shqyrtimi paraprak i lejimeve të propozuara 1. Nëse një autoritet kompetent ne kuadër të Qeverisë së Kosovës propozon një projekt-akt që ka ndikim në veprimtarinë ekonomike ose përfshin vendosjen ose rishikimin e një kërkese për lejim, ky autoritet kompetent do ti dorëzojë Zyrës së Kryeministrit, para dorëzimit të projekt-aktit të tillë në Qeveri, një mendim me shkrim për konformitetin e këtij projekt-akti me këtë ligj. 2. Zyra e Kryeministrit do të përgatisë dhe paraqesë në Qeveri një mendim me shkrim për konformitetin e projekt-aktit të tillë me këtë ligj para rishikimit të këtij projekt-aktit nga ana e Qeverisë. 3. Nëse një autoritet kompetent, që është agjenci e pavarur dhe i raporton Kuvendit, propozon një projekt-akt që ka ndikim në veprimtarinë ekonomike ose përfshin vendosjen ose rishikimin e një kërkese për lejim, ky autoritet kompetent, do të dorëzojë projekt aktin te komisioni parlamentar i fushës përkatëse, se bashku me një mendim të hollësishëm me shkrim për konformitetin e projekt- aktit të propozuar me këtë ligj. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The competent authority must create a single office or contact point for permit-related matters.
Neni 16 Parimi i një sporteli të vetëm Autoriteti kompetent që kërkon lejim do të krijojë një sportel të vetëm ose pikë kontakti përmes së cilës të gjitha çështjet e lidhura me këtë lejim do të mund të kryhen. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Permits and licenses, and the criteria for issuing, administering, and revoking them, are set by law; where applicable, related criteria, requirements, rules, and procedures may also be set by subordinate act.
Neni 17 Kriteret për lejime 1. Lejet dhe licencat përcaktohen vetëm me ligj. 7 2. Kriteret, kërkesat, rregullat dhe procedurat lidhur me lëshimin, administrimin dhe revokimin, nëse janë të aplikueshme, e një lejimi definohen me ligj ose me akt nënligjor - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The competent authority may charge a permit fee, but it cannot be more than the amount needed to cover the authority’s permit-administration costs.
Neni 18 Taksat për lejimet Taksa që autoriteti kompetent mund të ngarkojë për një lejim nuk do të kalojë shumën e nevojshme për të mbuluar shpenzimet që i dalin autoritetit kompetent për të administruar lejimin. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The competent authority must assess the risk of an activity when deciding whether a permit is appropriate, and must use international standards when setting the risk level and suitable permit type.
Neni 19 Vlerësimi i rrezikut 1. Gjatë përcaktimit nëse një lejim është i përshtatshëm për të rregulluar veprimtari,autoriteti kompetent do të bëjë një vlerësim të rrezikut në lidhje me veprimtarinë. Veprimtaritë do të klasifikohen si: 1.1. pa rrezik të dukshëm; 1.2. rrezik i ultë; 1.3. rrezik i mesëm; ose 1.4. rrezik i lartë. 2. Kur vendoset për nivelin e rrezikut që paraqet një veprimtari, faktorët në vijim do të merren parasysh: 2.1. shtrirja e ndikimit të mospajtueshmërisë në shëndetin dhe sigurinë publike; 2.2. ashpërsia e pasojave të mospajtueshmërisë në shëndetin dhe sigurinë publike; dhe 2.3. probabiliteti i mospajtueshmërisë nga subjektet ekonomike që ndërmarrinveprimtarinë. 3. Autoriteti kompetent do të merr për bazë standardet ndërkombëtare kur përcakton nivelin e rrezikut për një veprimtari dhe llojin e lejimit që është i përshtatshëm për rregullimin e kësaj veprimtarie. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The competent authority may inspect permit holders for compliance with permit conditions, may request a voluntary compliance declaration during inspection, and may assess professional licence holders’ compliance after a justified complaint.
Neni 20 Mjetet për vlerësimin e përputhshmërisë me kërkesat e lejeve dhe licencave 1. Sa i përket mbajtësit të lejes, sipas përkufizimeve të këtij ligji, autoriteti kompetent mund të monitorojë përputhshmërinë e mbajtësit të lejes me kushtet e lejes duke kryer inspektime, siç parashihet me legjislacionin në fuqi për inspektimet. Kompetenti mund të zgjedhë që, në lidhje me kryerjen e inspektimit, të kërkojë një deklaratë vullnetare për pajtueshmëri nga mbajtësi i lejes. 2. Sa i përket mbajtësit të licencës profesionale, sipas përkufizimeve të këtij ligji, autoriteti kompetent mund të vlerësojë përputhshmërinë e të licencuarit me kushtet e licencës profesionale në përgjigje të një ankese të bazuar për të licencuarin siç parashihet në nenin 11 të këtij ligji. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Autoriteti kompetent mund të refuzojë një njoftim, regjistrim ose leje vetëm kur kërkuesi nuk i plotëson kërkesat e vendosura nga ky autoritet.
Neni 21 Arsyet për refuzim të lnjoftimit, regjistrimit ose lejes Autoriteti kompetent mund të refuzojë shënimin e një njoftimi, regjistrimi ose lëshimi të lejes vetëm në rast se personi i cili kërkon të bëjë njoftim apo regjistrim ose të marrë leje nuk i përmbush kërkesat e përcaktuara nga autoriteti kompetent. 8 KREU VI CERTIFIKIMI DHE TRANSFERI I LEJIMIT - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: A certificate issued for a professional permit or licence must include specified identifying details and authority marks.
Neni 22 Certifikata e lejimit 1. Çdo certifikatë e lëshuar për leje ose licencë profesionale do të përmbajë si më poshtë: 1.1. emrin dhe logon e autoritetit kompetent; 1.2. numrin identifikues të certifikatës dhe datën e lëshimit; 1.3. emrin e palës së regjistruar ose të njoftuar, mbajtësit lejes ose licencës; 1.4. destinimi i llojit të lejimit të lëshuar; 1.5. lloji i veprimtarisë me të cilën ka të bëjë lejimi; 1.6. vendi i veprimtarisë, nëse ka; 1.7. periudha e vlefshmërisë, nëse ka; dhe 1.8. vula e autoritetit kompetent dhe/apo nënshkrimi i personit të autorizuar për të nënshkruar në emër të autoritetit kompetent. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: If a permit is lost, damaged, or the identifying information changes, the holder or licensee must apply in writing or electronically to the competent authority for a copy. The authority must decide within 5 days and, if the permit is valid, issue the copy within 2 days after that.
Neni 23 Zëvendësimi i certifikatës së lejimit 1. Në rast të humbjes apo dëmtimit të një lejimi, apo të informatave që identifikojnë palën e regjistruar apo të shënuar, nëse mbajtësi i lejes ose i licencuari ka ndryshuar, personi i tillë do të dorëzojë një kërkesë të shkruar ose elektronike te autoriteti kompetent për lëshim të kopjes së certifikatës së lejimit. 2. Në rast se autoriteti kompetent përcakton se lejimi është i vlefshëm, do të lëshojë një kopje të certifikatës së lejimit brenda dy (2) dite pas përcaktimit. Autoriteti kompetent do të bëjë përcaktimin brenda pesë (5) dite pas pranimit të kërkesës. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Professional licences are not transferable to third parties.
Neni 24 Transferimi i lejimeve Licencat profesionale nuk do të jenë të transferueshme te palët e treta. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: This article allows certain permit documents to be transferred, but only where the relevant law specifically allows it, and it requires a joint application to the competent authority with supporting documents and the prescribed fee.
Neni 25 Transferimi i dokumentit lejues 1. Dokumentet lejuese mund të transferohen nga titullarët e tyre te ndonjë person tjetër vetëm nëse ato të drejta specifikohen në mënyrë të veçantë në ligjet përkatëse. 2. Titullari i lejes për shfrytëzim mund të transferojë licencën për shfrytëzim apo ta ndajë në disa pjesë dhe t'i transferojë të drejtat e shfrytëzimit në pjesë te personat tjerë përmes shitjes apo qirasë. 9 3. Nëse bartësi i dokumentit lejues dëshiron të bëjë transferimin e Licencës ose Lejes në fjalë, Bartësi i kësaj Licence ose Leje dhe pranuesi i propozuar i saj duhet që bashkërisht të dorëzojnë tek autoriteti kompetent një kërkesë të plotësuar në formën e paraparë së bashku me taksën e paraparë. Kësaj kërkese duhet t’i bashkëngjiten të dhënat në vijim: 3.1. një (1) kopje të dokumentit lejues dhe të marrëveshjes së propozuar për transferim si dhe të gjitha dokumentet tjera përkatëse; 3.2. një (1) deklaratë nga Bartësi i dokumentit lejues që i parashtron arsyet për transferimin e propozuar; 3.3. të dhënat që vërtetojnë se pranuesi i transferimit sipas këtij ligji do të kishte të drejtë që të marrë dokumentin lejues në fjalë, nëse pranuesi i transferimit do të kishte aplikuar për atë dokument lejues dhe 3.4. një (1) deklaratë me shkrim nga ana e pranuesit të transferimit të propozuar që i pranon dhe do t’i përmbushë të gjitha detyrimet e mbetura të bartësit të dokumentit lejues – pavarësisht nëse këto detyrime lindin nga Licenca, Leja, ky ligj ose ndonjë element tjetër i Ligjit të Kosovës – nga data e hyrjes në fuqi transferimit. 4. Me miratimin e kërkesës, autoriteti kompetent bën ndryshimet përkatëse në regjistrin qendror për dokumentet lejuese dhe lëshon certifikatën përkatëse të dokumentit lejues brenda tre (3) ditëve. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The competent authority may suspend or revoke a permit for non-compliance, and the permit holder must stop the activity while the permit is suspended or revoked.
Neni 26 Pezullimi dhe Revokimi i Lejeve 1. Kur autoriteti kompetent të ketë përcaktuar se ka ndodhur një mospërputhje me kushtet dhe kërkesat e një leje, autoriteti kompetent do ti jep njoftimin për mospërputhjen mbajtësit të lejes dhe do ti jep mbajtësit të lejes kohë të arsyeshme për të korrigjuar mospërputhjen. 2. Nëse mbajtësi i lejes nuk e korrigjon mospërputhjen, autoriteti kompetent mund të vendosë një gjobë. 3. Gjobat do të specifikohen nga autoriteti kompetent me një udhëzim administrativ dhe do ti nënshtrohen aprovimit nga Qeveria. 4. Në rast se mbajtësi i lejes vazhdon të jetë në mospërputhje me kushtet dhe kërkesat e lejes pas vendosjes së gjobës, leja mund të pezullohet ose revokohet për një periudhë të caktuar kohore, deri në korrigjimin e mospërputhjes. 5. Vendimi për të pezulluar ose revokuar lejen do të bazohet në nivelin rrezikut që autoriteti kompetent ia atribuon mospërputhjes me kushtet dhe kërkesat e lejes. 6. Nëse mospërputhja krijon rrezik të pashmangshëm dhe të rëndë për shëndetin publik, sigurinë publike ose për mjedisin, mbajtësi i lejes duhet të pushojë veprimtarinë e tij të lejuar menjëherë dhe leja do të pezullohet. 7. Në rast se autoriteti kompetent pezullon ose revokon një leje, do të njoftojë mbajtësin e lejes menjëherë. 8. Mbajtësi i lejes nuk do të ushtrojë veprimtarinë e lejuar derisa leja është e pezulluar ose revokuar. 9. Në rast të revokimit apo pezullimit të një leje, mbajtësi i lejes do të kthejë certifikatën e lejimit te autoriteti kompetent brenda tri 3 ditësh pas hyrjes në fuqi të vendimit për revokim ose pezullim të lejes. 10. Kur mospërputhja me kushtet dhe kërkesat e lejes të jetë korrigjuar, mbajtësi i lejes do të njoftojë autoritetin kompetent për këtë efekt dhe pas konfirmimit ë kësaj, autoriteti kompetent do të anulojë pezullimin apo revokimin dhe do të njoftojë mbajtësin e lejes për këtë efekt në kohën e duhur. 10 11. Autoriteti kompetent do të shënojë në kohë të duhur në regjistrin e duhur në internet çdo ndryshim që ndodh në statusin e lejes. 12. Nëse për ndonjë arsye gjatë afatit të vlefshmërisë së lejes, mbajtësi i lejes nuk mund të jetë në përputhje me kushtet dhe kërkesat e lejes, mbajtësi i lejes duhet ta njoftojë autoritetin kompetent me shkrim menjëherë për këtë. Pezullimi ose revokimi i lejes do të jetë efektiv në datën e dorëzimit të njoftimit me shkrim. 13. Në rast se mbajtësi i lejes është në gjendje për të rifilluar përputhshmërinë me kushtet e lejes, mbajtësi i lejes mund të njoftojë autoritetin kompetent për këtë dhe pas konfirmim të kësaj autoriteti kompetent do të anulojë pezullimin ose revokimin dhe do të njoftojë mbajtësin e lejes për këtë brenda pesë (5) dite pune. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The competent authority must give a full written reason for decisions refusing, suspending, or revoking a permit, and it must decide appeals.
Neni 27 E drejta për ankesë ndaj një vendimi administrativ 1. Vendimi i autoritetit kompetent për të refuzuar, pezulluar ose revokuar një lejim do të jetë plotësisht i arsyetuar dhe i përcaktuar me shkrim. 2. Për një vendim të tillë mund të bëhet ankesë tek autoriteti kompetent. 3. Autoriteti kompetent do ta shqyrtojë dhe do të nxjerr një vendim për ankesën. 4. Në rast se autoriteti kompetent afirmon vendimin fillestar ose dështon të nxjerr vendim të vetin siç parashihet më lartë, mund të bëhet ankesë për vendimin në gjykatën e kompetente. 5. Një ankesë siç përshkruhet në paragrafët 2. dhe 4. këtij neni do të pezullojë vendimin për lejim në pritje të zgjidhjes së ankesës. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: For permit and licence procedures, the general administrative procedure law applies unless this law says otherwise.
Neni 28 Zbatimi i ligjit për procedurën e përgjithshme administrative Nëse me këtë ligj nuk përcaktohet ndryshe, për procedurën për leje dhe licenca, zbatohen dispozitat e ligjit për procedurën e përgjithshme administrative. KREU VII REGJISTRI QENDROR I LLOJEVE TË LEJEVE DHE LICENCAVE - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The Legal Office of the Prime Minister’s Office, or another authority set by the Government, must keep and update the register of permits and licenses issued by central institutions in Kosovo.
Neni 29 Regjistri Qendror i llojeve të lejeve dhe licencave Zyra Ligjore e Zyrës së Kryeministrit apo autoriteti tjetër i përcaktuar nga Qeveria mban dhe përditëson Regjistrin e lejeve dhe licencave që lëshohen nga institucionet qendrore në Republikën e Kosovës. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The register of permits and licences issued by central institutions must be kept electronically and made open to the public.
Neni 30 Transparenca e Regjistrit Qendror të llojeve të lejeve dhe licencave Regjistri i lejeve dhe licencave që lëshohen nga institucionet qendrore në Republikën e Kosovës mbahet në formë elektronike dhe do jetë i hapur për publikun. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Regjistri qendror i llojeve të lejeve dhe licencave duhet të përfshijë të dhëna për llojin, autoritetin lëshues, kushtet, dokumentacionin, kostot, formularin, afatin e përgjigjes dhe ankimimin.
Neni 31 Përmbajtja e Regjistrit Qendror të llojeve të lejeve dhe licencave 11 1. Regjistri i llojeve të Lejeve dhe licencave përmban: 1.1. llojin e Lejes apo licencës; 1.2. autoritetin përkatës që lëshon lejen apo licencën; 1.3. procedurat dhe kushtet e përfitimit të lejeve dhe licencave; 1.4. dokumentacioni i nevojshëm dhe kostoja për realizimin e shërbimit; 1.5. formulari i aplikimit për çdo shërbim dhe udhëzuesi i plotësimit të tij; 1.6. afati i detyrueshëm për të marrë përgjigje për shërbimin e kërkuar; 1.7. afati dhe organi, ku bëhet Ankimi, në rast refuzimi të përgjigjes, apo të mos ofrimit të shërbimit në afatin e detyrueshëm ligjor, si dhe kushtet dhe detajet tjera të përcaktuara me akt nënligjor sipas paragrafit 2. të këtij neni; 2. Të gjitha autoritetet e nivelit qendror, që lëshojnë leje dhe licenca, janë të detyruara që të dërgojnë të dhënat e kërkuara për Regjistrin qendror të llojeve të Lejeve dhe licencave, sipas kërkesave të këtij ligji dhe aktit përkatës nënligjor të miratuar nga Qeveria. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Lejet dhe licencat që nuk figurojnë në Regjistrin Qendror nuk kanë efekt juridik. Udhëheqësit e institucioneve përkatëse që lëshojnë leje dhe licenca duhet t’i dërgojnë dhe përditësojnë të dhënat e regjistrit.
Neni 32 Efekti juridik i Regjistrit Qendror të llojeve të lejeve dhe licencave 1. Të gjitha llojet e lejeve dhe licencave të cilat nuk figurojnë në Regjistrin Qendror të lejeve dhe licencave nuk kanë efekt juridik. 2. Udhëheqësit e institucione përkatëse që lëshojnë leje dhe licenca janë përgjegjës për dërgimin dhe përditësimin e të dhënave për Regjistrin Qendror të llojeve të lejeve dhe licencave. KREU VIII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Within 6 months, central institutions and competent authorities must align permits with this law, create permit registers, and send required data to the central register. After 1 year, permits and licenses defined by subordinate acts are repealed.
Neni 33 Lejimet dhe Regjistri i Lejimeve 1. Brenda gjashtë (6) muajsh pas hyrjes në fuqi të këtij ligji: 1.1. të gjitha institucionet qendrore që lëshojnë leje dhe licenca sipas nevojës propozojnë ndryshime të ligjeve përkatëse për të sjellë kërkesat e tyre për lejime në përputhje me këtë ligj. 1.2. çdo autoritet kompetent do të sjellë lejimet e veta në përputhje me këtë ligj dhe duhet të krijojë regjistrin e vet të lejimeve dhe ti dërgojë të dhënat e kërkuara në Regjistrin Qendror të lejeve dhe licencave. 2. Një (1) vit pas hyrjes në fuqi të këtij ligji shfuqizohen të gjitha lejet dhe licencat te cilat janë te përcaktuara me akte nënligjore. Të gjitha autoritetet që kanë nxjerrë akte nënligjore ku përcaktohen lejet dhe licencat me akte nënligjore obligohen që në harmoni me këtë ligj të propozojnë lejet dhe licencat me akte ligjore. 12 - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 34 Hyrja në fuqi Ky ligj hynë në fuqi pesëmbëdhjetë (15) dite pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji nr. 04/L-202 21 nëntor 2013 Shpallur me dekretin Nr. DL-054-2013, datë 11.12.2013 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-202 PËR SISTEMIN E LEJEVE DHE LICENCAVE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in