LIGJI NR. 04/L-205 PËR AGJENCINË E PUNËSIMIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
This is the preamble to the law on the Employment Agency of the Republic of Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-205
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble to the law on the Employment Agency of the Republic of Kosovo. This article says the law regulates the establishment, organization, operation, duties, responsibilities, and financing of the Employment Agency of the Republic of Kosovo. Ky nen përcakton se Agjencia e Punësimit e Kosovës ofron shërbime publike në tregun e punës dhe se edhe ofruesit jopublikë mund të organizojnë ose të sigurojnë shërbime punësimi dhe aftësimi profesional, si dhe të kontraktohen nga Agjencia kur janë të akredituar dhe në përputhje me kornizën ligjore. This article defines key terms used in the law, including agencies, officials, jobseekers, employers, employment, training, and vulnerable groups. The Agency is an independent body within MPMS, has legal-person status, is named the Employment Agency of the Republic of Kosovo, and has its own logo and seal.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-205 PËR AGJENCINË E PUNËSIMIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Showing 22 of 22
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble to the law on the Employment Agency of the Republic of Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 09 JANAR 2014, PRISHTINË LIGJI NR. 04/L-205 PËR AGJENCINË E PUNËSIMIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR AGJENCINË E PUNËSIMIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law regulates the establishment, organization, operation, duties, responsibilities, and financing of the Employment Agency of the Republic of Kosovo.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj rregullon themelimin, organizimin, funksionimin, detyrat, përgjegjësitë dhe financimin e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: Ky nen përcakton se Agjencia e Punësimit e Kosovës ofron shërbime publike në tregun e punës dhe se edhe ofruesit jopublikë mund të organizojnë ose të sigurojnë shërbime punësimi dhe aftësimi profesional, si dhe të kontraktohen nga Agjencia kur janë të akredituar dhe në përputhje me kornizën ligjore.
Neni 2 Fushëveprimi 1. Agjencia e Punësimit e Kosovës është ofrues publik i shërbimeve në tregun e punës, që ka për qëllim administrimin e tregut të punës dhe zbatimin e politikave të punësimit dhe aftësimit profesional. 2. Shfrytëzuesit e shërbimeve të punësimit janë personat e papunë, punëkërkuesit, punëdhënësit, të punësuarit dhe shtetasit e huaj të cilët kanë për qëllim punësimin në Kosovë. 3. Shërbimet e punësimit dhe aftësimit profesional për fuqinë punëtore mund të organizohen dhe sigurohen edhe nga ofrues jopublikë, të cilët kanë fushëveprim punësimin dhe aftësimin profesional të grupeve të specifikuara. 4. Ofruesit jopublikë të akredituar, mund të kontraktohen nga Agjencia, në përputhshmëri me kornizën ligjore, për të ofruar shërbime punësimi dhe aftësimi profesional. 5. Të drejtat, përgjegjësitë, fushëveprimi, monitorimi i punës dhe raportet e ofruesve jo publik të shërbimeve në raport me Agjencinë, rregullohen me akt nënligjor të propozuar nga Ministria e të miratuar nga Qeveria. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including agencies, officials, jobseekers, employers, employment, training, and vulnerable groups.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorua në këtë ligj, kanë këtë kuptim: 1.1. APRK - Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës që është ofruesi publik i shërbimeve në tregut të punës; 2 1.2. Bordi Këshillues - organ këshillëdhënës që ofron këshilla për çështjet që kanë të bëjnë me tregun e punës dhe punësimin si dhe për zhvillimin dhe funksionimin e përgjithshëm të Agjencisë; 1.3. Drejtori i Përgjithshëm - zyrtari më i lartë nga nëpunësit civil, përgjegjës për udhëheqjen e Agjencisë; 1.4. AKK - Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve që përcakton dhe ruan një kornizë gjithëpërfshirëse kualifikimesh dhe rregullon njohjen e kualifikimeve; 1.5. Masat aktive në tregun e Punës - masat që përbëhen nga përkrahja dhe intervenime të përkohshme për individë ose grupe të identifikuara me vështirësi për të hyrë në punësim në tregun e punës; 1.6. Punësim - punësim të përshtatshëm, fitimprurës e të zgjedhur lirisht, në baza kontraktuale; 1.7. Aftësimi dhe Riaftësimi Profesional - të gjitha aktivitetet që kanë për qëllim të ofrojnë njohuri dhe shkathtësi praktike për realizim efikas të aktiviteteve në kuadër të një profesioni apo një grupi profesionesh; 1.8. Ofrues jo publik të punësimit dhe aftësimeve profesionale - të gjitha format tjera të organizimit institucional që ofrojnë shërbime të punësimit dhe aftësimeve profesionale në tregun e punës; 1.9. Punëkërkuesit - të gjithë personat që kërkojnë punë duke përfshirë edhe personat që punojnë me orar të plotë, apo me orar jo të plotë, dhe personat që janë suspenduar përkohësisht nga puna; 1.10. Të papunësuarit - personat të cilët janë të papunë, të aftë për punë dhe që aktivisht kërkojnë punë; 1.11. Të punësuarit - personat fizik të cilët me punën e tyre, kryejnë shërbime me pagesë për Punëdhënësin; 1.12. Punëdhënësit - personat fizik ose juridik të cilët ju sigurojnë punë të punësuarve dhe ju paguajnë pagën për punën ose për shërbimet e kryera; 1.13. Organizatat e të punësuarve - sindikatat të cilat janë të pavarura, vullnetare, të themeluara për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të të punësuarave; 1.14. Organizatat e punëdhënësve - organizatat në të cilat punëdhënësit bashkohen vullnetarisht për mbrojtjen e interesave të tyre; 1.15. Bashkëpunimi Ndërkombëtar - i referohet cilit do lloj të bashkëpunimit në sferën e punësimit dhe aftësimit profesional ndërmjet Agjencisë dhe entiteteve ndërkombëtare; 1.16. DPP - Departamenti përkatës i punës dhe punësimit si strukturë organizative në kuadër të MPMS-së; 1.17. ZQP - Zyra Qendrore e Punësimit; 1.18. QAP - Qendrat e Aftësimit Profesional, si strukturë organizative e APRK-së; 1.19. ZP - Zyrat e Punësimit, si strukturë organizative e APRK-së; 1.20. MPMS - Ministria përkatës e Punës dhe Mirëqenies Sociale; 3 1.21. Grupet e cenueshme - punëkërkuesit apo të papunët si: nëna me shumë fëmijë, personat me moshën mbi pesëdhjetë (50) vjeç, të rinj nën moshën pesëmbëdhjetë (15) vjeç, të pa punë afatgjatë dhe personat të cilët janë në asistencë sociale; KREU II ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I AGJENCISË - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Agency is an independent body within MPMS, has legal-person status, is named the Employment Agency of the Republic of Kosovo, and has its own logo and seal.
Neni 4 Themelimi 1. Agjencia është organ i pavarur në kuadër të MPMS-së, me statusin e personit juridik në bazë të Ligjit për Administratën Shtetërore. 2. Ky organ emërtohet si Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës. 3. Selia e Agjencisë është në Prishtinë. 4. Agjencia, ka logon dhe vulën e vet. Forma, përmbajtja e vulës rregullohet në pajtim me legjislacionin në fuqi. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Employment Agency of Kosovo has a set internal organizational structure, and its internal organization and systematization are set by a regulation proposed by the ministry and approved by the Government.
Neni 5 Organizimi i Agjencisë 1.Agjencia e Punësimit të Kosovës, ka këtë strukturë organizative: 1.1. Zyra Qendrore e Agjencisë; 1.2. Zyrat e Punësimit; 1.3. Qendrat e Aftësimit Profesional; 1.4. Drejtori i Përgjithshëm. 2. Struktura organizative dhe sistematizimi i brendshëm, përcaktohet me Rregullore e cila propozohet nga ministria e miratohet nga Qeveria. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Central Office of the Agency must carry out employment, training, labor-market, and foreign-work-permit tasks.
Neni 6 Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrës Qendrore 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrës Qendrore të Agjencisë, janë: 1.1. zbatimi i politikave të MPMS-së në fushën e punësimit, aftësimit dhe riaftësimit profesional, përshtatur për personat e papunë, punëkërkuesit, punëdhënësit të punësuarit dhe shtetasit e huaj të cilët kanë për qëllim punësimin në Kosovë; 1.2. monitorimi dhe koordinimi i zbatimit të masave dhe programeve aktive të tregut të punës; 1.3. përgatitja e informacioneve, analizave për tregun e punës, hulumtimeve, dhe studimeve për nevojat e tregut të punës si dhe shpërndarja e informatave me palët relevante të interesit në të gjitha nivelet; 1.4. publikimi dhe Promovimi i punësimit; 4 1.5. hartimi i kurrikulave, materialeve mësimore dhe procedurave të vlerësimit sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve përfshirë certifikimin e kandidatëve dhe njohjen e mësimit paraprak; 1.6. kontraktimi i shërbimeve nga ofrues jopublikë të akredituar në fushën e aftësimit profesional, në profilet e avancuara dhe në profilet të cilat nuk zhvillohen në QAP-a; 1.7. këshillimi dhe ofrimi i informatave lidhur me migracion e punës; 1.8. të jep konfirmimin zyrtar në Departamenti e Shtetësisë, Azilit dhe Migracionit, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për lejimin e punës për të huaj, dhe lëshon vërtetim për lejimin e punës për tridhjetë (30) ditë, gjashtëdhjetë (60) ditë dhe nëntëdhjetë (90) ditë brenda një (1) një viti kalendarik, për të cilën kohë i huaji mund të punojë në Republikën e Kosovës; 1.9. Propozimi për nismat legjislative nga fusha e politikave te punësimit dhe aftësimit profesional ose mbrojtjes së punësimit, tek zyrtarët përgjegjës të Ministrisë; 1.10. Përgatitja e raporteve periodike dhe vjetore për Ministrinë lidhur me implementimin e Programit Vjetor dhe projekteve të veçanta; 1.11. Identifikimi i nevojave për trajnimin/avancimin e stafit në nivel lokal me qëllim të përmirësimit të ofrimit te shërbimeve; 1.12. Koordinimi i aktiviteteve me zyrat e punësimit, Qendrat për aftësime profesionale dhe Institucionet tjera relevante; 1.13. Shpërndarja e detyrave nga Programi i Punës për Zyrat e punësimit dhe Qendrat e aftësimit profesional; 1.14. Krijimi i partneritetit me komunitetin lokal dhe akterë të tjerë që si qëllim kanë punësimin e grupeve të cenueshme; si dhe, 1.15. Kryen punë dhe detyra tjera të përcaktuara me Rregulloren e brendshme të Agjencisë. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Zyrat e Punësimit must carry out the listed job-service tasks.
Neni 7 Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrave të Punësimit 1. Detyrat dhe përgjegjësit e Zyrave të Punësimit janë: 1.1. regjistrimi, mbajtja e evidencës dhe freskimi i informatave për personat që kërkojnë punë; 1.2. ofrimi i informatave dhe shërbimeve të këshillimit për të papunësuarit dhe punëkërkuesit me qëllim të punësimit të tyre; 1.3. orientimi në karrierë dhe i mundësive të mësimit gjatë gjithë jetës bazuar në vlerësimin e nevojave të tyre; 1.4. përgatitja e planit Individual të Punësimit për grupet e cenueshme; 1.5. ndërmjetësimi i personave në punësim, propozimi për trajnime apo në masa dhe programe tjera aktive; 1.6. zbatimi i detyrave dhe masave aktive në tregun e punës, të cilat konsistojnë në: 1.6.1. asistencë për kërkim pune; 1.6.2. punë publike; 1.6.3. aftësimi dhe ri-aftësimi profesional i fuqisë punëtore; 5 1.6.4. stazhieri; 1.6.5. praktika në punë; 1.6.6. trajnimi në punë; 1.6.7. subvencionimet e punësimit; 1.6.8. vetëpunësimi dhe promovimi i ndërmarrësisë; 1.6.9. rehabilitimi profesional për grupe te cenueshëm; 1.7. harmonizimin e ofertës dhe kërkesës për vendet e lira të punës; 1.8. dhënien e deklaratës së papunësisë e cila për punëkërkuesit dhe përfituesit e Skemës së Ndihmës Sociale të kategorisë së II-të do të shërbejë si marrëveshje në mes të Zyrës së Punësimit dhe të papunësuarit të regjistruar. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Qendrat e Aftësimit Profesional must provide vocational training services, assess and certify candidates, monitor certain training providers, prepare individual training plans, and prepare training progress information.
Neni 8 Detyrat dhe përgjegjësitë e Qendrave të Aftësimit Profesional 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Qendrave të Aftësimit Profesional, janë: 1.1. ofrimi i shërbimeve te aftësimeve profesionale, që kërkohen nga tregu i punës; 1.2. vlerësimi dhe Certifikimi i kandidateve; 1.3. njohja e mësimit paraprak; 1.4. monitorimi i ofruesve tjerë të trajnimit që zhvillojnë trajnime me marrëveshje me agjencinë, vlerësimi dhe certifikimi i kandidatëve; 1.5. përgatitja e Planin Individual te Trajnimit për kandidat që kryejnë punë praktike në kompani si dhe monitorimi, vlerësimi dhe certifikimi; 1.6. përgatitja e informatave për ecurinë e trajnimeve; dhe 1.7. kryen punë dhe detyra tjera të përcaktuara me akte tjera ligjore dhe nënligjore përkatëse. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The General Director of APRK/the Agency has civil servant status.
Neni 9 Drejtori i Përgjithshëm i APRK-së Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë ka statusin e nëpunësit civil. Zgjedhja e tij bëhet në pajtim me dispozitat për emërimin e zyrtarëve të lartë drejtues, sipas Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Agency’s Director General is responsible for managing Agency tasks and finances, proposing the organizational structure and work program, representing the Agency, and carrying out other assigned duties.
Neni 10 Përgjegjësitë e Drejtorit 1. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë, është përgjegjës për: 1.1. administrimin dhe kryerjen e detyrave të Agjencisë; 1.2. propozimin e strukturës organizative të Agjencisë; 1.3.përfaqësimin e Agjencisë me palët e treta si në nivel kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar; 6 1.4. propozimin e Programit të Punës së Agjencisë; 1.5. propozimin e ndryshimit dhe plotësimit të programit duke u bazuar në këshillat që i jep Bordi Këshillëdhënës dhe i dorëzon ato për aprovim në MPMS; 1.6. propozimin e draft buxhetit vjetor; 1.7. udhëheqjen me mjetet financiare që i ndahen Agjencisë nga Buxheti i Kosovës, dhe burime tjera të financimit; dhe 1.8. detyrat tjera shtesë, të përcaktuara me Rregulloren për Organizimin e Brendshëm të Agjencisë. 2. Në rastet kur Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për ndonjë arsye nuk mund të ushtrojë detyrën e tij, atëherë caktohet zëvendësi i përkohshëm sipas legjislacionit në fuqi. 3. Dorëheqja dhe Shkarkimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë, bëhet në pajtim me rregullat ligjore për pozitat e larta drejtuese në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës. 4. Zyra e Drejtorit te Përgjithshëm, shërben si sekretariat i Bordit Këshillëdhënës. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Agency’s Director General must send a progress report every six months to the Minister of Labour and Social Welfare, and must provide extra information when the Minister asks.
Neni 11 Raportimi 1. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë, çdo gjashtë (6) muaj paraqet raportin për progresin e aktiviteteve të Agjencisë dhe çështjeve të tjera lidhur me punësimin dhe aftësimin profesional tek Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale. 2. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë, sipas kërkesës së Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale i ofron informata tjera shtesë për gjendjen e gjithëmbarshme në tregun e punës, veçmas zbatimin e politikave të punësimit dhe aftësimit profesional. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Advisory Board is set up to advise on employment and vocational training policy and on the Agency's overall development and functioning.
Neni 12 Bordi Këshillëdhënës 1. Bordi themelohet për të dhënë këshilla, për përgatitjen dhe zbatimin e politikave te punësimit dhe aftësimit profesional në tregun e punës dhe për zhvillimin e përgjithshëm dhe funksionimin e përgjithshëm të Agjencisë. 2. Në përmbushje të mandatit, Bordi Këshillëdhënës kryen këto detyra: 2.1. jep rekomandime për zbatimin e politikave te punësimit dhe aftësimit profesional në tregun e punës; 2.2. siguron këshilla për Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë; 2.3. analizon zbatimin e Programit dhe të Planit vjetor të punës së Agjencisë; 2.4. jep këshilla dhe ndihmon Agjencinë në rritjen e performancës së sistemit të tregut të punës në koherencë me zhvillimet ekonomike kombëtare e ndërkombëtare; 2.5. propozon pasqyrat buxhetore të zbatimit të programeve për punësim dhe aftësim profesional. 3. Bordit Këshillëdhënës mund t’i caktohen detyra të tjera shtesë sipas Rregullores së brendshme të Agjencisë. 7 - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Advisory Board has 9 members. The Agency’s Director General must attend board meetings, the board must meet at least 6 times a year, and the board chair may call additional meetings when needed.
Neni 13 Përbërja e Bordit Këshillëdhënës 1. Bordi Këshillëdhënës përbëhet nga nëntë (9) anëtarë, nën kryesimin e Kryetarit të Bordit të zgjedhur nga anëtarët e tij. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë duhet të merr pjesë në takimet e Bordit. 2. Bordi këshillëdhënës përbëhet me nga një përfaqësues të këtyre Institucioneve: 2.1. Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale; 2.2. Ministrisë së Financave; 2.3. Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë; 2.4. Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë; 2.5. Ministrisë së Rinisë, Kulturës dhe Sporteve; 2.6. Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve; 2.7. Organizatave të Punëdhënësve; 2.8. Organizatave të Punëmarrësve; 2.9. Asociacioni i Komunave të Kosovës. 3. Anëtarët e Bordit Këshillëdhënës nominohen nga institucionet e cekura në paragrafin 2. të këtij neni. 4. Përcaktimi i anëtareve të Bordit Këshillëdhënës, bëhet në bazë të vendimit të propozuar nga Ministria, e të nxjerrë nga Qeveria. 5. Takimi i parë i Bordit Këshillëdhënës, udhëhiqet nga anëtari me i vjetër deri në përzgjedhjen e Kryetarit. 6. Kryetari i Bordit Këshillëdhënës zgjidhet me propozimin e anëtarëve të bordit, me shumicë të thjeshtë votash përmes votës se fshehtë, në takimin e parë, me mandat prej tre (3) vjetësh. 7. Mandati i anëtareve të Bordit Këshillëdhënës është tre (3) vjeçar. 8. Bordi Këshillëdhënës mblidhet se paku gjashtë (6) herë në vit, në rastet e veçanta, Kryetari i Bordit mund të thërras takimet tjera sipas nevojës. 9. Organizimi dhe funksionimi i Bordit Këshillëdhënës, përcaktohen me Rregullore të brendshme të punës se Bordit. 10. Rregullorja e punës së Bordit Këshillëdhënës përgatitet nga anëtarët e Bordit në bashkëpunim me Agjencinë, e cila miratohet nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: MPMS drafts and monitors employment and vocational training policy, approves the Agency’s annual work program and budget process, and the Agency prepares and submits annual planning for MPMS approval.
Neni 14 Ndërlidhja ndërmjet Agjencisë dhe MPMS-së 1. MPMS, është përgjegjëse për hartimin e politikave të punësimit dhe të aftësimit profesional. 2. MPMS-ja aprovon Programin Vjetor të punës së Agjencisë, për implementim të politikave të punësimit, përfshirë dhe të aftësimit profesional për tregun e punës. 3. MPMS-ja miraton buxhetin e propozuar nga Agjencia dhe e dorëzon për aprovim në Qeveria në përputhshmëri me Ligjin. 8 4. MPMS,-ja është përgjegjëse për monitorim të implementimit të politikave të punësimit dhe aftësimit profesional dhe mund të propozojë masa për përmirësimin e tyre. 5. Agjencia organizon dhe koordinon planifikimin vjetor për implementim të politikave vjetore të punësimit dhe të aftësimit profesional të hartuara nga MPMS-ja dhe e dorëzon planin vjetor të punës për miratim në MPMS, përfshirë dhe buxhetin. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Non-public employment service providers are licensed by the Ministry of Labour and Social Welfare, and their work is monitored by the Agency.
Neni 15 Licencimi i ofruesve jopublik 1. Licencimi i ofruesve jopublikë të shërbimeve të punësimit, bëhet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. 2. Monitorimi i Punës së ofruesve jopublik të shërbimeve të punësimit bëhet nga Agjencia. 3. Licencimi ofruesve jopublikë të shërbimeve të punësimit, rregullohet me akt nën-ligjor të nxjerr nga Ministria. KREU III BASHKËPUNIMI - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The Agency must cooperate with stakeholders, share labor-market information, appoint representatives to boards, involve local offices, coordinate with MASHT, and work with AKK on vocational training quality.
Neni 16 Bashkëpunimi kombëtar dhe ndërlidhja me Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve dhe MASHT-in 1. Agjencia zhvillon marrëdhënie bashkëpunimi me të gjitha palët e interesit në nivel kombëtar dhe lokal, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve që ofrohen në përputhje me kornizën ligjore. 2. Agjencia delegon përfaqësues në borde të ndryshme dhe siguron informata relevante të tregut të punës për institucione/organizata me të cilët bashkëpunojnë, sipas kërkesës. 3. Agjencia angazhon Zyrat e veta lokale në borde të komuniteteve lokale dhe regjionale duke u dhënë mandatin për pjesëmarrje aktive dhe për informata për aspektet dhe zhvillimet që kanë të bëjnë me punësimin. 4. Agjencia dhe MASHT, shkëmbejnë informata relevante për tregun e punës dhe propozojnë aktivitete të përbashkëta me institucionet e MASHT-it që kanë për synim të mbështesin orientimin cilësor në karrierë dhe kalimin e nxënësve/studentëve në punë, në të gjitha nivelet. 5. APRK bashkëpunon me AKK-në për të përmirësuar cilësinë dhe relevancën e aftësimit profesional në tregun e punës që ofrohet në kuadër të programit të masave aktive. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Agency must implement international agreements in employment and vocational training, under authorization from the Ministry of Foreign Affairs.
Neni 17 Bashkëpunimi ndërkombëtar Agjencia bën zbatimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare nga fusha e punësimit dhe aftësimit profesional të nënshkruara nga MPMS-ja, sipas autorizimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme. KREU IV BUXHETI I AGJENCISË - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Rregullon financimin e Agjencisë, buxhetin e saj, të ardhurat e mundshme dhe përdorimin e fondeve.
Neni 18 Buxheti 9 1. Funksionimi i Agjencisë financohet nga Buxheti i Kosovës dhe donatorët e mundshëm, në pajtim me ligjet e zbatueshme. 2. Agjencia, ka linjën e veçantë buxhetore në kuadër të buxhetit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. 3. Buxheti i Agjencisë, propozohet në bazë të Programit të paraparë vjetor të punës. 4. Buxheti i Agjencisë, shqyrtohet dhe miratohet në procesin e rregullt buxhetor, në pajtim me Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë. 5. Shërbimet që ofrohen nga Agjencia janë pa pagesë për grupet e cenueshme në tregun e punës. 6. Agjencia mund të gjenerojë të hyra përmes shitjes së produkteve të krijuara në Qendrat e aftësimit profesional, si dhe të hyrave tjera të përcaktuara me akte ligjore dhe nënligjore. 7. Aktiviteti i aftësimit profesional në Agjenci do të ketë një linjë të veçantë buxhetore në APRK. Financat nga Buxheti i Republikës së Kosovës, donatorët dhe ato të gjeneruara përmes shitjes së produkteve të krijuara të qendrave të aftësimit profesional shërbejnë për blerjen e materialeve te trajnimit dhe blerjen e shërbimeve nga ofruesit tjerë. 8. Të hyrat e gjeneruara përmes shitjes së shërbimeve të parapara duhet të shpërndahen dhe menaxhohen sipas ligjeve të aplikueshme. KREU V DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Ky nen kërkon që transferimi i vendeve të punës, stafit, pagave dhe pasurisë nga MPMS në Agjenci të miratohet me protokoll ose memorandum, që protokolli të përgatitet brenda 60 ditëve, dhe që rregullorja e rishikuar organizative të përgatitet e miratohet sipas ligjit.
Neni 19 Kalimi i stafit dhe strukturave të DPP-së në APRK 1. Numri i vendeve të punës, stafi, pagat, pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme që do të transferohet nga MPMS në Agjenci do të vendoset dhe aprovohet përmes një Protokolli apo Memorandumi ndërmjet menaxhmentit të MPMS-së dhe Agjencisë. 2. Protokolli do të përgatitet nga një grup punues i emëruar nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale më së voni gjashtëdhjetë (60) ditë nga data e aprovimit të këtij ligjit. 3. Bazuar në këtë Protokoll, rregullorja e rishikuar për strukturën organizative te MPMS-së dhe të Agjencisë, do të përgatitet dhe aprovohet në përputhshmëri me ligjin. 4. Divizionet e DPP-së në MPMS, të cilat barten në strukturën e brendshme organizative të Agjencisë, janë: 4.1. Divizioni për Monitorim dhe Koordinim i zyrave te punësimit; 4.2. Divizioni për Aftësim Profesional; 4.3. Zyrat e Punësimit; 4.4. Qendrat Rajonale të Aftësimit Profesional. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Ministry of Labour and Social Welfare must issue by-laws to implement this law within 6 months after the law enters into force.
Neni 20 Nxjerrja e akteve nënligjore 10 Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në afat prej gjashtë (6) muajsh pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, nxjerr aktet nënligjore për zbatimin e këtij Ligji të përcaktuara si dispozitat e këtij ligji. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: This article says the law enters into force on 1 January 2015.
Neni 21 Hyrja në fuqi Ky ligji hyn në fuqi me 1 janar 2015. Ligji nr. 04/L-205 12 dhjetor 2013 Shpallur me dekretin Nr. DL-058-2013, datë 30.12.2013 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-205 PËR AGJENCINË E PUNËSIMIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in