LIGJI NR. 05/L -003 PËR MBIKËQYRJEN ELEKTRONIKE TË PERSONAVE, TË CILËVE U KUFIZOHET LËVIZJA ME VENDIM TË GJYKATËS
This is the title and opening of a law on electronic monitoring of persons whose movement is restricted by a court decision.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 05/L -003
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the title and opening of a law on electronic monitoring of persons whose movement is restricted by a court decision. This article says the law regulates the use of electronic surveillance in criminal justice. This provision says the law applies to electronic monitoring for certain people covered by a court decision. This article defines key terms used in the law on electronic monitoring. The electronic oversight body’s activities must follow stated principles, including legality, public order and safety, protection of the victim’s personal freedom, human rights, non-discrimination, proportionality, objectivity, and effectiveness.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 05/L -003 PËR MBIKËQYRJEN ELEKTRONIKE TË PERSONAVE, TË CILËVE U KUFIZOHET LËVIZJA ME VENDIM TË GJYKATËS
Showing 21 of 21
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the title and opening of a law on electronic monitoring of persons whose movement is restricted by a court decision.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 04 qERShOR 2015, PRIShTINË 1 Ligji Nr. 05/L -003 PËR MBiKËQYRjEN ELEKTRONiKE TË PERSONAVE, TË CiLËVE U KUFiZOHET LËViZjA ME VENDiM TË gjYKATËS Ligji Nr. 05/L -003 PËR MBIKËqYRJeN eLeKTRoNIKe TË PeRSoNAVe, TË CILËVe U KUFIZoHeT LËVIZJA Me VeNDIM TË GJYKATËS Kuvendi i Republikës së Kosovës; në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, miraton LIGJ PËR MBIKËqYRJeN eLeKTRoNIKe TË PeRSoNAVe, TË CILËVe U KUFIZoHeT LËVIZJA Me VeNDIM TË GJYKATËS KReU I DISPoZITA TË PËRGJITHSHMe
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law regulates the use of electronic surveillance in criminal justice.
Neni 1 qëllimi qëllimi i këtij ligji është të rregulloj përdorimin e mbikëqyrjes elektronike në procesin e drejtësisë penale për të ngritur sigurinë publike dhe për të garantuar ekzekutim efektiv të vendimeve të gjykatës, duke i respektuar plotësisht të drejtat e personave të përfshirë. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision says the law applies to electronic monitoring for certain people covered by a court decision.
Neni 2 Fushëveprimi 1. Ky ligj zbatohet për mbikëqyrjen elektronike të personave, ndaj të cilëve me vendim të gjykatës janë vendosur: 1.1. masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit, të parashikuar nga nenet 176, 177, 178 dhe 183 të Kodit të Procedurës Penale; 1.2. urdhrat mbrojtës ose të mbrojtjes emergjente, të parashikuar me nenin 5 të Ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on electronic monitoring.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. mbikëqyrje elektronike- nënkupton mekanizmin që garanton zbatimin efektiv të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 04 qERShOR 2015, PRIShTINË 2 Ligji Nr. 05/L -003 PËR MBiKËQYRjEN ELEKTRONiKE TË PERSONAVE, TË CiLËVE U KUFiZOHET LËViZjA ME VENDiM TË gjYKATËS vendimit të gjykatave, nëpërmjet përcaktimit në kohë reale të vendndodhjes së një personi, me anë të përdorimit të mjeteve elektronike të vendosura në trupin e tij; 1.2. pajisje – nënkupton mjetin elektronik i vendosur në trupin e personit dhe që mundëson përcaktimin në kohë reale të vendndodhjes së tij; 1.3. person i afërt – nënkupton personin që ka lidhje të afërta familjare në vijë të drejtë pa kufij ndërsa në vijë të tërthortë deri në shkallë të tretë me personin si dhe jeton në të njëjtën shtëpi me të; 1.4. sallë operative- nënkupton zyrën e cila funksionon në kuadër të Policisë së Kosovës, e cila realizon mbikëqyrjen elektronike për mbledhjen, përpunimin dhe raportimin e të dhënave që vijnë nga pajisja dhe që mundëson kontrollin e zbatimit efektiv të vendimit gjyqësor; 1.5. person nënkupton personin e vendosur nën mbikëqyrje elektronike sipas përcaktimeve të këtij ligji. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The electronic oversight body’s activities must follow stated principles, including legality, public order and safety, protection of the victim’s personal freedom, human rights, non-discrimination, proportionality, objectivity, and effectiveness.
Neni 4 Parimet e Mbikëqyrjes Elektronike 1. Veprimtaria e organit të mbikëqyrjes elektronike bazohet në parimet: 1.1. ligjshmërisë; 1.2. mbrojtjes së rendit dhe sigurisë publike; 1.3. garantimit të lirisë personale të të dëmtuarit nga vepra penale apo të viktimës; 1.4. respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut; 1.5. mosdiskriminimit; 1.6. proporcionalitetit të mbikëqyrjes elektronike me rrethanat e rastit dhe personalitetin e personit; 1.7. objektivitetit dhe efektivitetit. KReU II PËRDoRIMI I MBIKËqYRJeS eLeKTRoNIKe - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Gjykata vendos për përdorimin e mbikëqyrjes elektronike kur ka kërkesë nga prokurori, personi, mbrojtësi i tij, prindërit ose kujdestari i të miturit.
Neni 5 Nisma për përdorimin e Mbikëqyrjes Elektronike Gjykata, vendos për përdorimin e mbikëqyrjes elektronike me kërkesën e prokurorit, personit, mbrojtësit të tij, prindërve ose kujdestarit të personit të mitur. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 04 qERShOR 2015, PRIShTINË 3 Ligji Nr. 05/L -003 PËR MBiKËQYRjEN ELEKTRONiKE TË PERSONAVE, TË CiLËVE U KUFiZOHET LËViZjA ME VENDiM TË gjYKATËS - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The court must ask for consent and explain rights and duties before deciding on electronic monitoring; monitoring is generally allowed only with the person’s consent, with a narrow exception and a right to appeal.
Neni 6 Pëlqimi i personit 1. Gjykata, përpara shpalljes së vendimit përfundimtar, apo të ndonjë vendimi për masat e sigurimit të pranisë së të pandehurit, pyet personin nëse jep pëlqimin për përdorimin e mbikëqyrjes elektronike dhe i shpjegon atij të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga përdorimi i saj te përcaktuara me këtë ligj. 2. Përdorimi i mbikëqyrjes elektronike vendoset vetëm me pëlqimin e personit dhe pasi gjykata sigurohet se ai i kupton të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga përdorimi i mbikëqyrjes elektronike. 3. Pëlqimi i personit për përdorimin e mbikëqyrjes elektronike jepet me shkrim ose nëpërmjet deklarimit në seancë gjyqësore. në rastin kur personi është i mitur, pëlqimi duhet të jepet në të njëjtën formë edhe nga prindërit ose kujdestari i tij ligjor. 4. Nëse personi nuk jep pëlqimin, sipas paragrafit 2 të këtij neni, gjykata nuk mund të vendosë përdorimin e mbikëqyrjes elektronike. 5. Përjashtimisht nga paragrafi 2 i këtij neni, gjykata mund të vendosë përdorimin e Mbikëqyrjes Elektronike, edhe pa pëlqimin e personit, në rastin e parashikuar në nenin 2 paragrafin 1, nënparagrafin 1.2 të këtij ligji, nëse vlerëson se është e domosdoshme për të garantuar të drejtat kushtetuese të të tretëve dhe ekziston dyshimi i arsyeshëm, se personi paraqet rrezikshmëri për cenimin e këtyre të drejtave. 6. Kundër vendimit nga paragrafi 5 i këtij neni mund të paraqitet ankesë në Gjykatën e Apelit. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: When needed and possible, the person appoints a close person to help carry out the electronic supervision decision. If that close person agrees, they must give the court and the electronic supervision body their exact address and contact phone number at all times.
Neni 7 Caktimi i personit të afërt Kur është e nevojshme dhe e mundur, personi cakton një person të afërt, i cili ndihmon në zbatimin e vendimit për përdorimin e mbikëqyrjes elektronike. nëse jep pëlqimin të caktohet si i tillë, personi i afërt ka detyrimin të vendosë në dispozicion të gjykatës, dhe organit që realizon mbikëqyrje elektronike, adresën e tij të saktë dhe numrin e telefonit për kontakt, që duhet të jenë të dispozicion në çdo kohë. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Gjykata mund të urdhërojë përdorimin e mbikëqyrjes elektronike në rastet e nenit 2 dhe mund t’i kërkojë Shërbimit Sprovues një raport para vendimit; afati i mbikëqyrjes caktohet nga gjykata dhe nuk mund të kalojë 1 vit.
Neni 8 Vendimi për përdorimin e Mbikëqyrjes Elektronike 1. Përdorimi i mbikëqyrjes elektronike urdhërohet nga gjykata në vendimin gjyqësor të dhënë ndaj personit në rastet e përcaktuara në nenin 2 të këtij ligji. 2. Gjykata, gjatë gjykimit para marrjes së vendimit, mund ti kërkojë Shërbimit Sprovues një raport parandëshkues për të pandehurin dhe nevojën e përdorimit të mbikëqyrjes elektronike. 3. afati i kohëzgjatjes së mbikëqyrjes elektronike përcaktohet me vendim të gjykatës. afati i kohëzgjatjes së mbikëqyrjes elektronike nuk mund të jetë më i gjatë se një (1) vit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 04 qERShOR 2015, PRIShTINË 4 Ligji Nr. 05/L -003 PËR MBiKËQYRjEN ELEKTRONiKE TË PERSONAVE, TË CiLËVE U KUFiZOHET LËViZjA ME VENDiM TË gjYKATËS - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: A court decision ordering electronic monitoring must include the required consent, movement zones, the person’s duty to stay within the allowed zone or avoid prohibited zones, the monitoring period, and notice that non-compliance may lead to revocation.
Neni 9 Përmbajtja e vendimit 1. Vendimi gjyqësor që urdhëron përdorimin e mbikëqyrjes elektronike përveç si përcaktohet në Kodin e Procedurës Penale, përmban edhe: 1.1. pëlqimin nga personi si përcaktohet me këtë ligj, apo pëlqimin nga prindi apo kujdestari i personit të mitur, për përdorimin e mbikëqyrjes elektronike; 1.2. zonat e lejuara dhe zonat e ndaluara të lëvizjes së personit; 1.3. detyrimin e personit për të qëndruar brenda zonës së lejuar ose për të mos hyrë në zonë të ndaluar; 1.4. kohëzgjatjen e përdorimit të mbikëqyrjes elektronike; 1.5 njoftimin për personin se në rast të mosrespektimit të kushteve nga paragrafi 1 i këtij neni mund ti revokohet masa. KReU III ReALIZIMI I MBIKËqYRJeS eLeKTRoNIKe - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Kosovo Police carries out electronic surveillance and is responsible for installing, removing, and keeping the device working properly.
Neni 10 Organi që realizon Mbikëqyrjen Elektronike 1. Policia e Kosovës realizon mbikëqyrjen elektronike dhe është përgjegjës për vendosjen, heqjen dhe funksionimin e rregullt të pajisjes. 2. Vendi, koha dhe rregullat për vendosjen dhe heqjen e pajisjes përcaktohen në urdhrin e ekzekutimit të vendimit gjyqësor, të cilët e njoftojnë menjëherë personin dhe organin që realizon mbikëqyrjen elektronike. 3. Organi që realizon mbikëqyrjen elektronike, nëpërmjet sallës operative mbledh, përpunon dhe raporton të dhënat që vijnë nga pajisja. 4. Kriteret që duhet të plotësojë organi që realizon mbikëqyrjen elektronike, të drejtat dhe detyrimet e tij caktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga ministri i drejtësisë. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Policia e Kosovës must supervise how electronic monitoring is carried out and provide updated data to the court when requested by the court and the Probation Service.
Neni 11 Policia e Kosovës 1. Policia e Kosovës, është organ përgjegjës për të kontrolluar mënyrën e realizimit të mbikëqyrjes elektronike. 2. Policia e Kosovës, i ofron gjykatës të dhëna të përditësuara për realizimin e mbikëqyrjes elektronike, sipas kërkesës së Gjykatës dhe Shërbimit Sprovues. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 04 qERShOR 2015, PRIShTINË 5 Ligji Nr. 05/L -003 PËR MBiKËQYRjEN ELEKTRONiKE TË PERSONAVE, TË CiLËVE U KUFiZOHET LËViZjA ME VENDiM TË gjYKATËS 3. Realizimi i mbikëqyrjes elektronike dhe mënyra e raportimit nga ana e Policisë së Kosovës përcaktohet me akt nënligjor i nxjerrë nga ministria e Punëve të brendshme. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Electronic monitoring is carried out using a special body-worn device that must meet specific size, safety, visibility, signal, durability, and tamper-detection features.
Neni 12 Pajisja për realizimin e Mbikëqyrjes Elektronike 1.mbikëqyrja elektronike realizohet nëpërmjet vendosjes së një pajisje të posaçme në trupin e personit, e cila duhet: 1.1. të ketë përmasa të vogla, në mënyrë që të mbulohet lehtësisht nga veshjet dhe të mos shikohet nga të tretët; 1.2. të mos lëshojë tinguj ose dritë; 1.3. të përbëhet nga materiale të parrezikshme për jetën dhe shëndetin e personit dhe të personave të tretë; 1.4. të vendoset në një pjesë të trupit që e bën të pamundur shikimin e saj nga të tretët; 1.5. të lejojë personin të kryejë pa vështirësi të gjitha veprimtaritë e tij të zakonshme. 2. Pajisja duhet të plotësojë karakteristikat teknike si në vijim: 2.1. të jetë në gjendje të transmetojë sinjal nga çdo pjesë e territorit të Republikës së Kosovës; 2.2. të ketë rezistencë të lartë ndaj elementeve natyrore, e cila mundëson funksionimin normal edhe gjatë ekspozimit ndaj tyre; 2.3. të jetë e vështirë për t’u hequr; 2.4. të transmetojë sinjal të posaçëm nëse dëmtohet ose hiqet. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The operational room must be able to receive location information in real time, and the electronic surveillance authority must keep the room running continuously and connected in real time to the location device.
Neni 13 Salla operative 1. Salla operative duhet të ketë kapacitete teknike të marrë në kohë reale informacionin për vendndodhjen e personave që ndodhen brenda territorit ku ushtron kompetencën organi që realizon mbikëqyrjen elektronike. 2. informacioni i siguruar nga pajisja i transmetohet drejtpërdrejt sallës operative, e cila funksionon pa ndërprerje. 3. Organi që realizon mbikëqyrjen elektronike siguron funksionimin pa ndërprerje të sallës operative dhe lidhjen e saj në kohë reale me pajisjen që përcakton vendndodhjen e personit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 04 qERShOR 2015, PRIShTINË 6 Ligji Nr. 05/L -003 PËR MBiKËQYRjEN ELEKTRONiKE TË PERSONAVE, TË CiLËVE U KUFiZOHET LËViZjA ME VENDiM TË gjYKATËS - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Informacioni i pajisjes shfaqet në harta për të treguar vendndodhjen e personit; shfaqja pamore ndalohet kur personi është brenda zonës së lejuar ose jashtë zonës së ndaluar.
Neni 14 Informacioni i transmetuar sallës operative 1. informacioni i siguruar nga pajisja shfaqet në harta, të cilat mundësojnë perceptimin e vendndodhjes së personit në mënyrë të vazhdueshme në përputhje me sistemin rrugor dhe administrativ të Republikës së Kosovës. 2. Shfaqja e informacionit në harta dhe perceptimi pamor i tij është i ndaluar nëse personi qëndron brenda zonës së lejuar ose jashtë zonës së ndaluar të lëvizjes. 3. informacioni për vendndodhjen e personit shfaqet në hartë vetëm në rast se: 3.1. personi del nga zona e lejuar ose hyn në zonën e ndaluar të lëvizjes, sipas përcaktimit të vendimit gjyqësor që urdhëron përdorimin e mbikëqyrjes elektronike; 3.2. personi dyshohet se ka shkelur kushtet e vendosura në vendimin gjyqësor; 3.3. duhet të evitohet rreziku i mundshëm që i kanoset personit ose personave të tjerë; 3.4. personi mund të ketë dëmtuar ose hequr pajisjen; 3.5. pajisja ka pësuar dëmtim aksidental dhe nuk transmeton informacionin përkatës. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The electronic surveillance body must follow personal data protection rules, and location information may not be given to unauthorized persons, agencies, or bodies.
Neni 15 Konfidencialiteti i informacionit 1. Organi që realizon mbikëqyrjen elektronike, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij, respekton rregullat e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. 2. informacioni i siguruar për vendndodhjen e personit është i ndaluar t’u jepet personave tjerë, agjencive apo organeve që nuk janë të autorizuara me këtë ligj. KReU IV ZBATIMI I VeNDIMIT PËR PËRDoRIMIN e MBIKËqYRJeS eLeKTRoNIKe - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The monitored person must follow the court’s conditions, provide address and phone details, return to the allowed area or leave the forbidden area within 15 minutes after being contacted, not damage or remove the device, and report any accidental damage or malfunction immediately.
Neni 16 Detyrimet e personit 1. Personi detyrohet të: 1.1. zbatojë kushtet e përcaktuara në vendimin gjyqësor; 1.2. vendosë në dispozicion të gjykatës dhe organit që realizon mbikëqyrjen elektronike adresën e saktë të banimit dhe të punës, si dhe numrin e telefonit i cili duhet të jetë në dispozicion në çdo kohë; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 04 qERShOR 2015, PRIShTINË 7 Ligji Nr. 05/L -003 PËR MBiKËQYRjEN ELEKTRONiKE TË PERSONAVE, TË CiLËVE U KUFiZOHET LËViZjA ME VENDiM TË gjYKATËS 1.3. kthehet brenda zonës së lejuar të lëvizjes ose të largohet nga zona e ndaluar, brenda pesëmbëdhjetë (15) minutave nga çasti kur është kontaktuar nga salla operative; 1.4. mos dëmtoj ose heqë në asnjë rast pajisjen; 1.5. njoftojë menjëherë organin që realizon mbikëqyrjen elektronike për çdo dëmtim aksidental të pajisjes ose mosfunksionimin e saj. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Rregullon hapat që salla operative duhet të ndjekë kur ka shkelje të vendimit gjyqësor ose të mbikëqyrjes elektronike.
Neni 17 Veprimet në rast të shkeljes së vendimit gjyqësor 1. Kur informacioni në hartë evidenton daljen nga zona e lejuar ose hyrjen në zonën e ndaluar të lëvizjes, si edhe dëmtimin ose heqjen e pajisjes, salla operative kontakton menjëherë personin. nëse ky i fundit nuk mund të kontaktohet, atëherë salla operative kontakton personin e afërt të përcaktuar në vendimin e gjykatës. 2. nëse personi kthehet në zonën e lejuar ose largohet nga zona e ndaluar brenda pesëmbëdhjetë (15) minutave nga momenti që ai ose personi i afërt i tij kontaktohen nga salla operative, atëherë nuk ndërmerret asnjë veprim i mëtejshëm. në këtë rast salla operative e evidenton këtë fakt në një regjistër të posaçëm. 3. nëse personi dhe personi i afërt nuk mund të kontaktohen, salla operative njofton menjëherë Policinë, duke ia përcjell informacionin për vendndodhjen e personit. Salla operative, brenda njëzet e katër (24) orëve, njofton gjykatën dhe prokurorinë për shkeljen, dhe veprimet e kryera. 4. informacionet e përcaktuara me këtë nen ruhen për një periudhë gjashtë (6) mujore, duke filluar nga çasti i evidentimit të shkeljes. Prokurori ose gjykata mund të urdhërojë që informacionet të ruhen për një kohë më të gjatë se gjashtë (6) muaj. 5. nuk evidentohet si shkelje e kushteve të përdorimit të mbikëqyrjes elektronike, rasti kur Gjykata apo Prokuroria i ka komunikuar me shkrim sallës operative autorizimin e lëshuar ndaj personit për të dalë nga zona e lejuar ose për të hyrë në zonën e ndaluar. 6. autorizimi duhet të përmbajë përcaktimin e saktë të zonës ku lejohet të lëvizë subjekti dhe afatin e lejimit të lëvizjes. 7. Rregulla të hollësishme për kriteret e dhënies së autorizimeve përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga ministri i drejtësisë. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Police must inform the court about electronic monitoring breaches and, in some cases, file a report within 48 hours; the court then decides whether monitoring continues or stops.
Neni 18 Shkelja e kushteve të Mbikëqyrjes Elektronike 1. Policia e Kosovës vënë në dijeni gjykatën përkatëse, sapo të marrin njoftimin për shkeljen e kushteve të mbikëqyrjes elektronike. 2. Policia, kur vlerëson se janë shkelur qëllimisht, ose në mënyrë të përsëritur, kushtet për përdorimin e mbikëqyrjes elektronike, e harton raportin, të cilin ia paraqet gjykatës brenda dyzet e tetë (48) orëve. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 04 qERShOR 2015, PRIShTINË 8 Ligji Nr. 05/L -003 PËR MBiKËQYRjEN ELEKTRONiKE TË PERSONAVE, TË CiLËVE U KUFiZOHET LËViZjA ME VENDiM TË gjYKATËS 3. Raporti detal i hartuar në rastet e parashikuara nga paragrafi 2 i këtij neni, i paraqitet të njëjtës gjykatë që ka vendosur përdorimin e mbikëqyrjes elektronike. 4. Gjykata, pasi vlerëson të gjitha rrethanat, vendos për vazhdimin apo ndërprerjen e mbikëqyrjes elektronike. KReU V DISPoZITA KALIMTARe - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The Ministry of Justice must issue implementing secondary legislation within 6 months after this law enters into force.
Neni 19 Aktet nënligjore ministria e drejtësisë brenda gjashtë (6) muajsh pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, nxjerr aktet nënligjore për zbatimin e tij. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo and starts to apply from 1 July 2015.
Neni 20 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, ndërsa fillon të zbatohet nga 1 korriku i vitit 2015. Ligji Nr. 05/L -003 7 maj 2015 Shpallur me dekretin Nr. DL- 007-2015, datë 27.05.2015 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 05/L -003 PËR MBIKËQYRJEN ELEKTRONIKE TË PERSONAVE, TË CILËVE U KUFIZOHET LËVIZJA ME VENDIM TË GJYKATËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in