LIGJI NR. 05/L -015 PËR LETËRNJOFTIM
This is the preamble of the Law on Identity Cards.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 05/L -015
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble of the Law on Identity Cards. This article says the law sets the conditions, procedures, and competent authority for issuing and using ID cards for citizens of Kosovo. This article defines key terms used in the law, including the identity card, competent authority, minister, biometric data, chip, electronic certificate, electronic signature, certification authority, electronic service provider, and authorization certificate. Kosovo citizens aged 16 or older must obtain an identity card, and no citizen may hold more than one valid identity card issued in Kosovo. Shtetasi duhet ta mbajë letërnjoftimin me vete dhe t’ia japë për identifikim personit zyrtar të autorizuar me ligj kur kërkohet. Letërnjoftimi nuk mund t’u jepet apo përdoret si i dikujt tjetër, por mund të përdoret për udhëtim kufitar kur kjo rregullohet me marrëveshje ndërmjet shteteve dhe për shërbime elektronike.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 05/L -015 PËR LETËRNJOFTIM
Showing 25 of 25
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble of the Law on Identity Cards.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 36 / 21 DHJETOR 2015, PRISHTINË 1 LIGJI Nr. 05/L -015 PËR LETËRNJOFTIM LIGJI NR. 05/L -015 PËR LETËRNJOFTIM Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR LETËRNJOFTIM KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law sets the conditions, procedures, and competent authority for issuing and using ID cards for citizens of Kosovo.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj përcakton kushtet, procedurat dhe organin kompetent për lëshimin, dhe përdorimin e letërnjoftimit nga shtetasit e Republikës së Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including the identity card, competent authority, minister, biometric data, chip, electronic certificate, electronic signature, certification authority, electronic service provider, and authorization certificate.
Neni 2 Përkufizimet 1.Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Letërnjoftim- dokumenti i identifikimit i cili përmban të dhënat personale në formë fizike dhe elektronike, i cili i lëshohet shtetasit të Republikës së Kosovës për të vërtetuar identitetin dhe shtetësinë e bartësit të dokumentit; 1.2. Shtetas i Republikës së Kosovës - personi i cili e ka shtetësinë e Republikës së Kosovës, në pajtim me Ligjin për Shtetësinë; 1.3. Organi kompetent- Ministria e Punëve të Brendshme; 1.4. Ministri- Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme”; 1.5. Të dhënat biometrike -janë të dhëna unike që paraqesin karakteristikat unike të individit dhe shërbejnë për të përcaktuar identitetin përmes pamjes së fytyrës (portretit), shenjave të gishtërinjve, ngjyrës së syve dhe nënshkrimit elektronik; 1.6. Vendbanimi - vendi në të cilin qytetari vendoset me qëllim që të jetojë përgjithmonë; 1.7.Çip- pajisje elektronike e vendosur në letërnjoftim, në të cilën në formë elektronike janë të vendosura të dhënat e bartësit të letërnjoftimit; 1.8. Certifikatë elektronike- vërtetimi elektronik, që lidh të dhënat kontrolluese të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 36 / 21 DHJETOR 2015, PRISHTINË 2 nënshkrimit me një person dhe konfirmon identitetin e atij personi; 1.9. Nënshkrimi elektronik- të dhënat në formë elektronike, të cilat u bashkëngjiten ose shoqërojnë logjikisht porosinë e të dhënave, dhe që mund të përdoren për të identifikuar nënshkruesin në lidhje me porosinë e të dhënave; 1.10. Autoriteti certifikues – autoriteti në kuadër të ministrisë që i lëshon certifikatat elektronike të vendosura në çipin e letërnjoftimit; 1.11.Ofruesi i shërbimeve elektronike- ndërmarrja/institucioni publik ose privat që ofron shërbime elektronike duke përdorur letërnjoftimin; 1.12.Certifikata e autorizimit- certifikatë elektronike e cila i lëshohet ofruesit të shërbimeve për ti mundësuar qasjen elektronike në të dhënat elektronike në letërnjoftim në mënyrë të sigurt. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Kosovo citizens aged 16 or older must obtain an identity card, and no citizen may hold more than one valid identity card issued in Kosovo.
Neni 3 Pajisja me letërnjoftim dhe posedimi i letërnjoftimit 1. Çdo shtetas i Republikës së Kosovës nga mosha gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçare, është i detyruar të pajiset me letërnjoftim. 2. Shtetasi nuk mund të posedojë me shumë se një letërnjoftim të vlefshëm të lëshuar në Republikën e Kosovës. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Shtetasi duhet ta mbajë letërnjoftimin me vete dhe t’ia japë për identifikim personit zyrtar të autorizuar me ligj kur kërkohet. Letërnjoftimi nuk mund t’u jepet apo përdoret si i dikujt tjetër, por mund të përdoret për udhëtim kufitar kur kjo rregullohet me marrëveshje ndërmjet shteteve dhe për shërbime elektronike.
Neni 4 Përdorimi i letërnjoftimit dhe detyrimet e shtetasit 1. Shtetasi është i detyruar të ketë letërnjoftimin me vete, dhe me kërkesën e personit zyrtar të autorizuar me ligj, është i detyruar që t’ia japë letërnjoftimin për identifikim. 2. Shtetasi nuk ka të drejtë t’i japë letërnjoftimin e vet personit tjetër për përdorim apo ta përdorë letërnjoftimin e personit tjetër si të vetin. 3. Letërnjoftimi i shtetasit tjetër nuk lejohet të përdoret me qëllim të sigurimit të ndonjë përfitimi apo të drejte, për vete ose një personi tjetër fizik ose juridik. 4. Letërnjoftimi mund të shërbejë si dokument udhëtimi për kalimin e kufirit shtetëror, në qoftë se kjo është e rregulluar me marrëveshje ndërmjet shteteve. 5. Letërnjoftimi mund të përdoret nga shtetasi për kryerjen e shërbimeve elektronike. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 36 / 21 DHJETOR 2015, PRISHTINË 3 LIGJI Nr. 05/L -015 PËR LETËRNJOFTIM KAPITULLI II KOMPETENCA PËR LËSHIMIN E LETËRNJOFTIMIT - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This article assigns the competent body to issue, process, personalize, and distribute ID cards, allows Kosovo citizens to obtain an ID card at diplomatic and consular missions, and gives the ministry’s relevant authority and the Minister roles in issuing related certificates and regulating related matters.
Neni 5 Organi kompetent për lëshimin e letërnjoftimit 1. Letërnjoftimi është pronë e Republikës së Kosovës. 2. Lëshimi, procesimi, personalizimi dhe shpërndarja e letërnjoftimit bëhet nga organi kompetent. 3. Shtetasit e Republikës së Kosovës mund të pajisen me letërnjoftim në misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës. 4. Certifikatat elektronike të vendosura në çipin e letërnjoftimit dhe certifikatat autorizuese për ofruesit e shërbimeve elektronike lëshohen nga autoriteti përkatës në kuadër të minsitrisë. 5. Çështjet që kanë të bëjnë me autoritetin certifikues dhe autorizimet e ofruesve të shërbimeve do të rregullohen me akt nënligjor nga Ministri. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Electronic signatures on identity cards are regulated by the Law on Information Society Services.
Neni 6 Nënshkrimi elektronik Nënshkrimi elektronik në letërnjoftim është i rregulluar me Ligjin për Shërbimet e Shoqërisë Informatike. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Only the listed authorities, certified electronic service providers, and public/private enterprises or institutions may use the electronic data on the ID card, and only for identity verification.
Neni 7 Shfrytëzimi i të dhënave elektronike nga letërnjoftimi 1.Të dhënat elektronike në letërnjoftim mund të shfrytëzohen vetëm nga: 1.1.Autoriteti i përcaktuar për verifikim të indentitetit, dhe 1.2. Ofruesit e shërbimeve elektronike të cilët janë të pajisur me certifikata të autorizimit. 2. Të dhënat elektronike, ndërmarrjet/ institucionet publike ose private mund ti përdorin vetëm për verifikim të identitetit. 3. Të dhënat nga paragrafi 1 dhe 2 të këtij neni duhet të përdoren në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Minister determines the form and manner of producing the ID card through subordinate acts.
Neni 8 Forma dhe mënyra e punimit të letërnjoftimit Forma dhe mënyra e punimit të letërnjoftimit përcaktohet me akt nënligjorë nga Ministri. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 36 / 21 DHJETOR 2015, PRISHTINË 4 - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The ID card must contain the listed personal and document data, and its chip must also store fingerprints, residence address, and electronic certificates.
Neni 9 Përmbajtja e letërnjoftimit 1.Letërnjoftimi përmban të dhënat si në vijim: 1.1. Stemën e Republikës së Kosovës; 1.2. Emrin e shtetit; 1.3. Emrin e dokumentit; 1.4. Simboli i dokumentit elektronik (biometrik); 1.5. Mbiemrin; 1.6. Emrin; 1.7. Datën e lindjes; 1.8. Gjininë; 1.9. Shtetësinë; 1.10. Datën e skadimit; 1.11.Vendin e lindjes; 1.12. Fotografinë; 1.13. Nënshkrimi; 1.14. Numri i qasjes në kartelë (NQK); 1.15. Data e lëshimit; 1.16. Organin që e lëshon; 1.17. Numrin personal; 1.18. Numrin e letërnjoftimit; 1.19.Vendbanimin; 1.20. Zona e leximit me makinë (ZLM). 2. Letërnjoftimi përmban çip-in, në të cilin përveç të dhënave nga paragrafi 1 i këtij neni janë të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 36 / 21 DHJETOR 2015, PRISHTINË 5 LIGJI Nr. 05/L -015 PËR LETËRNJOFTIM ruajtura edhe: 2.1. Gjurmët e gishtërinjve; 2.2. Adresa e vendbanimit; dhe 2.3. Certifikatat elektronike. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Forms and identity cards must be printed in line with the Language Law, and for non-majority communities they must also be printed in the local-use languages.
Neni 10 Shtypja e formularëve dhe letërnjoftimeve 1.Formularët dhe letërnjoftimet shtypen në pajtim me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. 2. Formularët dhe letërnjoftimet për pjëstarët e komuniteteve jo shumicë shtypen edhe në gjuhët e tyre të cilat janë në përdorim në nivel lokal. KAPITULLI III VLEFSHMЁRIA E LETËRNJOFTIMIT - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The identity card is issued for 10 years, but for people aged 16 to 26 it is issued for 5 years.
Neni 11 Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit 1. Letërnjoftimi lëshohet me afat vlefshmërie prej dhjetë (10) viteve. 2. Për personat e moshës gjashtëmbëdhjetë (16) deri në njëzetegjashtë (26) vjet letërnjoftimi ju lëshohet me afat vlefshmërie prej pesë (5) viteve. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The ID card becomes invalid if the person dies, loses Kosovo citizenship, changes data, loses it, it is stolen or damaged, or its validity period ends.
Neni 12 Pavlefshmëria e letërnjoftimit 1. Përjashtimisht nga neni 11 i këtij ligji letërnjoftimi është i pavlefshëm në rastet vijuese: 1.1. me vdekjen e personit; 1.2. me humbjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës; 1.3. nëse shtetasi e bën ndërrimin e të dhënave; 1.4. në rast të humbjes, vjedhjes apo dëmtimit; 1.5. me kalimin e afatit të vlefshmërisë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 36 / 21 DHJETOR 2015, PRISHTINË 6 KAPITULLI IV PROCEDURA PËR PAJISJE ME LETËRNJOFTIM - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Citizens must submit an ID-card application personally to the competent authority; some applicants must apply within 15 days, minors and persons without legal capacity must be accompanied by a legal representative, and the competent authority must issue a receipt for the application.
Neni 13 Kërkesa për letërnjoftim 1. Shtetasi e paraqet personalisht kërkesën për tu pajisur me letërnjoftim, në organin kompetent. 2. Shtetasi nga paragrafi 1 i nenit 3 të këtij ligji, si dhe shtetasit të cilit i ka skaduar afati i vlefshmërisë në letërnjoftim, duhet të parashtroj kërkesë për pajisje me letërnjoftim brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh. 3. Shtetasit më të rinj se tetëmbëdhjetë (18) vjet, si dhe shtetasit që nuk kanë zotësi veprimi, në momentin e paraqitjes së kërkesës duhet të jenë të shoqëruar nga përfaqësuesi ligjor. 4. Shtetasit më të rinj se tetëmbëdhjetë (18) vjet të cilët a kanë fituar zotësinë juridike të veprimit mund të paraqesin personalisht kërkesën për tu pajisur me letërnjoftim në organin kompetent. 5. Organi kompetent i lëshon parashtruesit të kërkesës dëshminë mbi pranimin e kërkesës. 6. Procedurat për pajisje me letërnjoftim, përcaktohen me akt nënligjor nga Ministri. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The competent authority must issue the ID card within 15 days of the request, and citizens must report damage, loss, or theft within 8 days.
Neni 14 Lëshimi i letërnjoftimit 1. Organi kompetent është i detyruar të lëshoj letërnjoftimin, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e paraqitjes së kërkesës. 2. Letërnjoftimi i dorëzohet shtetasit nga organi kompetent së bashku me të dhënat konfidenciale për përdorimin e formës elektronike të letërnjoftimit. 3. Nëse shtetasi nuk e tërheqë letërnjoftimin brenda gjashtë (6) muajsh, letërnjoftimi i kthehet organit kompetent. 4. Përjashtimisht nga paragrafi 3 i këtij neni në raste të arsyeshme afati për tërheqjen e letërnjoftimit mund të zgjasë për një kohë të arsyeshme, por jo më gjatë se dymbëdhjetë (12) muaj. Neni15 Dëmtimi, humbja apo vjedhja e letërnjoftimit 1. Dëmtimin e letërnjoftimit, shtetasi duhet ta lajmërojë në organin kompetent brenda tetë (8) ditëve, duke bërë përshkrimin e rrethanave të dëmtimit të letërnjoftimit. 2. Dëmtimin, e letërnjoftimit jashtë vendit, shtetasi duhet që brenda tetë (8) ditëve pas hyrjes në Republikën e Kosovës, ta lajmëroj organin kompetent në mënyrën e përcaktuar nga paragrafi 1 i këtij neni. 3. Humbjen apo vjedhjen e letërnjoftimit, shtetasi duhet ta lajmëroj në stacionin më të afërt GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 36 / 21 DHJETOR 2015, PRISHTINË 7 LIGJI Nr. 05/L -015 PËR LETËRNJOFTIM policor brenda tetë (8) ditëve, duke bërë përshkrimin e rrethanave të humbjes apo vjedhjes së letërnjoftimit. 4. Humbjen apo vjedhjen e letërnjoftimit jashtë vendit, shtetasi duhet që brenda tetë (8) ditëve pas hyrjes në Republikën e Kosovës, ta lajmëroj në stacionin më të afërt policor në mënyrën, e përcaktuar nga paragrafi 3 i këtij neni. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The citizen must apply to replace the identity card within 15 days if personal data changes, the photo no longer looks like them, the card is damaged, or the card contains incorrect data.
Neni 16 Ndërrimi i letërnjoftimit 1.Shtetasi duhet që brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve të bëjë kërkesën për ndërrim të letërnjoftimit nëse: 1.1. ndërron të dhënat personale nga paragrafi 1 i nenit 9 të këtij ligji; 1.2. fotografia nuk tregon më pamjen e tij të vërtetë; 1.3. letërnjoftimi është dëmtuar; 1.4. letërnjoftimi përmban të dhënat e pasakta. KAPITULLI V EVIDENCAT - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The competent body must keep records of accepted applications and issued ID cards in physical and electronic form. The ministry must keep the records for 5 years after the ID card expires, then handle them under the State Archives law, and destroy border-use restriction data after 5 years when the reason ends.
Neni 17 Evidenca e kërkesave të pranuara dhe letërnjoftimeve të lëshuara 1. Evidencën mbi kërkesat e pranuara dhe letërnjoftimet e lëshuara ruhen në formë fizike dhe elektronike nga organi kompetent. 2. Evidenca nga paragrafi 1 i këtij neni, përmban: 2.1.të dhënat nga paragrafi 1 i nenit 9 të këtij ligji; 2.2. datën e lëshimit të letërnjoftimit; 2.3. afatin e vlefshmërisë së letërnjoftimit; 2.4. numrin serik të regjistrimit të letërnjoftimit; 2.5. të dhënat për letërnjoftimet e dëmtuara, të humbura, të vjedhura dhe të shpallura të pavlefshme; 2.6. të dhënat nga paragrafi 1 i nenit 21 të këtij ligji. 3. Të dhënat nga evidencat ministria i ruan pesë (5) vite pas pushimit të vlefshmërisë së GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 36 / 21 DHJETOR 2015, PRISHTINË 8 letërnjoftimit dhe pastaj trajtohen sipas Ligjit për Arkivat Shtetërore. 4. Të dhënat për ndalimin e përdorimit të letërnjoftimit për kalimin e kufirit shtetëror ministria i shkatërron pas pesë (5) viteve, kur kalon arsyeja për këtë ndalesë. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: State institutions may use record data for issued identity cards, but only as authorized by law.
Neni 18 Përdorimi i të dhënave nga evidencat Institucionet shtetërore varësisht nga autorizimi i përcaktuar me ligj, mund t’i përdorin të dhënat nga evidenca për letërnjoftimet e lëshuara në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. KAPITULLI VI MBIKËQYRJA - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The ministry supervises implementation of this law’s provisions.
Neni 19 Mbikëqyrja Mbikëqyrjen për zbatimin e dispozitave të këtij ligji e bënë ministria. KAPITULLI VII DISPOZITAT NDЁSHKIMORE - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Nëse bartësi i letërnjoftimit, brenda 5 viteve, e humb, e dëmton ose i vidhet letërnjoftimi më shumë se dy herë, letërnjoftimi lëshohet për 1 vit.
Neni 20 Ndëshkimet 1. Bartësi i letërnjoftimit i cili brenda pesë (5) viteve humb, dëmton apo i është vjedhur letërnjoftimi më shumë se dy herë, letërnjoftimi i lëshohet në kohëzgjatje prej një (1) viti. 2. Dispozita nga paragrafi 1 i këtij neni nuk zbatohet, nëse shtetasi, të cilit i është vjedhur letërnjoftimi, paraqet dëshmi që vjedhja është lajmëruar si vepër penale. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: A person who is banned from leaving the country must not use the ID card for that purpose during the ban period.
Neni 21 Ndalesa e përdorimit të letërnjoftimit 1. Personi të cilit i është ndaluar largimi jashtë vendit, nuk mund ta përdorë letërnjoftimin për këtë qëllim gjatë afatit të ndalimit. 2. Lidhur me ndalesën vendos vetëm gjykata e cila njofton ministrinë. 3. Ankesa kundër vendimit nga paragrafi 2 i këtij neni nuk e ndalon ekzekutimin e tij. 4. Pas pushimit të arsyeve për ndalesën e përdorimit të letërnjoftimit për kalimin e kufirit shtetëror gjykata nga paragrafi 1 i këtij neni duhet ta lajmëroj menjëherë ministrinë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 36 / 21 DHJETOR 2015, PRISHTINË 9 LIGJI Nr. 05/L -015 PËR LETËRNJOFTIM - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Citizens can be fined for not applying for an ID card, not handing it in on time, not reporting its loss or finding, or misusing it.
Neni 22 Gjobat 1. Me gjobë prej njëzet (20) Euro dënohet shtetasi: 1.1. i cili nuk parashtron kërkesën për pajisje me letërnjoftim të përcaktuar në paragrafin 2 të nenit 13 të këtij ligji; 1.2. i cili nuk ia dorëzon organit kompetent letërnjoftimin në afatin e caktuar në paragrafin 1 të nenit 16 të këtij ligji; 1.3. i cili në afatin e caktuar me ligj dhe në mënyrë të rregullt nuk e lajmëron organin kompetent për humbjen apo gjetjen e letërnjoftimit, paragrafi 3 dhe 4 i nenit 15 të këtij ligji. 2. Me gjobë prej njëzet (20) Euro deri në njëqind (100) Euro, dënohet për kundërvajtje shtetasi: 2.1. i cili nuk e ka letërnjoftimin e vlefshëm; 2.2. i cili me kërkesën e personit zyrtar, të autorizuar me ligj, letërnjoftimin nuk e posedon me vete, ose nuk dëshiron ta jap për identifikim sipas paragrafit 1 të nenit 4 të këtij ligji; 2.3. i cili letërnjoftimin e tij e jep apo huazon personit tjetër për përdorim ose përdor letërnjoftimin e huaj si të vetin, paragrafit 2 dhe 3 i nenit 4 të këtij ligji; 2.4. përdor letërnjoftimin në kundërshtim me paragrafin 1 të nenit 21 të këtij ligji; 2.5. i cili ka më shumë se një letërnjoftim të vlefshëm, sipas nenit 11 të këtij ligji. KAPITULLI VIII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: All revenues collected from implementing this law are paid into the budget of the Republic of Kosovo.
Neni 23 Të hyrat që realizohen nga ky ligj Të gjitha të hyrat që realizohen me zbatimin e këtij ligji derdhen në buxhetin e Republikës së Kosovës. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The Minister must issue subordinate rules for ID-card procedures, form, and related certification/service-provider matters within 6 months after this law enters into force, and may issue other subordinate acts for implementing the law.
Neni 24 Nxjerrja e akteve nënligjore 1. Për zbatimin e këtij ligji do të nxirren aktet e mëposhtme nënligjore në afatin kohor brenda gjashtë (6) muajsh nga hyrja në fuqi e këtij ligji. 2. Ministri nxjerr aktet nënligjore për: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 36 / 21 DHJETOR 2015, PRISHTINË 10 2.1.procedurat për pajisje me letërnjoftim; 2.2. forma dhe mënyra e punimit të letërnjoftimit; 2.3. çështjet që kanë të bëjnë me autoritetin certifikues dhe autorizimet e ofruesve të shërbimeve. 3. Për zbatimin e këtij ligji Ministri mund të nxjerrë edhe akte të tjera nënligjore. Neni25 Shfuqizimi Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji Nr.03/L-099 për Letërnjoftimin dhe Ligji Nr.04/L-126 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.03/L-099 për Letërnjoftimin. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 26 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 05/L -015 30 nëntor 2015 Shpallur me dekretin Nr. DL-034-2015, datë 16.12.2015 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 05/L -015 PËR LETËRNJOFTIM
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in