LIGJI NR. 05/L-019 PËR AVOKATIN E POPULLIT
This provision is the preamble to the Law on the Ombudsman.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 05/L-019
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble to the Law on the Ombudsman. This article states the law’s purpose: to protect and promote fundamental rights and freedoms against unlawful or irregular acts or omissions by public authorities, and to establish a national mechanism for torture prevention. It also says the Ombudsperson is an equality mechanism for promoting and supporting equal treatment without discrimination. This article says the law regulates the organization and functioning of the Ombudsman institution, including appointment and dismissal procedures, its powers and working methods, and complaint submission and investigation procedures. The Ombudsman is an independent institution guided by impartiality, independence, confidentiality, professionalism, and human-rights protection. The Ombudsperson Institution must use the official languages prescribed by the Constitution and law as its working languages.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 05/L-019 PËR AVOKATIN E POPULLIT
Showing 41 of 41
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble to the Law on the Ombudsman.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 26 qERShOR 2015, PRIShTINË 1 LIGJI Nr. 05/L -019 PËR AVOKATIN E POPULLIT LIGJI Nr. 05/L -019 PËR AVoKATIN e PoPULLIT Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR AVoKATIN e PoPULLIT KAPITULLI I DISPoZITAT e PËRGJITHSHMe
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article states the law’s purpose: to protect and promote fundamental rights and freedoms against unlawful or irregular acts or omissions by public authorities, and to establish a national mechanism for torture prevention. It also says the Ombudsperson is an equality mechanism for promoting and supporting equal treatment without discrimination.
Neni 1 qëllimi 1.Ky ligj ka për qëllim krijimin e mekanizmit ligjor për mbrojtjen, mbikëqyrjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore të personave fizik dhe juridik nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme dhe të parregullta të autoriteteve publike, institucioneve dhe personave apo autoriteteve tjera të cilët ushtrojnë autorizime publike në Republikën e Kosovës (në tekstin e mëtejmë: autoritetet publike), si dhe krijimin e Mekanizmit Kombëtar për parandalim të torturës dhe trajtimeve e ndëshkimeve të tjera mizore, jonjerëzore dhe poshtëruese. 2.Avokati i Popullit është mekanizëm i barazisë për promovim, monitorim dhe mbështetje të trajtimit të barabartë pa diskriminim në bazat e mbrojtura nga Ligji për barazi gjinore dhe Ligji për mbrojtje nga diskriminimi. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law regulates the organization and functioning of the Ombudsman institution, including appointment and dismissal procedures, its powers and working methods, and complaint submission and investigation procedures.
Neni 2 Fushëveprimi Me këtë ligj rregullohet organizimi dhe funksionimi i Institucionit të Avokatit të Popullit, duke përcaktuar procedurat për emërim dhe shkarkim, kompetencat dhe mënyrën e punës së Institucionit të Avokatit të Popullit si dhe rregullon procedurat për parashtrimin e ankesave dhe hetimin e tyre. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Ombudsman is an independent institution guided by impartiality, independence, confidentiality, professionalism, and human-rights protection.
Neni 3 Parimet bazë të veprimtarisë së Avokatit të Popullit 1.Avokati i Popullit është institucion i pavarur që udhëhiqet nga parimet e paanësisë, pavarësisë, epërsisë së të drejtave të njeriut, konfidencialitetit dhe profesionalizmit. 2.Dispozitat e këtij ligji zbatohen për mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave të të gjithë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 26 qERShOR 2015, PRIShTINË 2 LIGJI Nr. 05/L -019 PËR AVOKATIN E POPULLIT personave në Republikën e Kosovës dhe jashtë saj nga veprimet apo mosveprimet e paligjshme të autoriteteve publike. 3.Institucioni i Avokatit të Popullit gëzon pavarësi organizative, administrative e financiare për realizimin e detyrave të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me ligj. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Ombudsperson Institution must use the official languages prescribed by the Constitution and law as its working languages.
Neni 4 Gjuha e punës Gjuhë e punës së Institucionit të Avokatit të Popullit janë gjuhët zyrtare të parapara me Kushtetutë dhe ligj. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Ombudsman institution is made up of the Ombudsman, five deputy ombudsmen, and the institution’s staff.
Neni 5 Përbërja e Institucionit të Avokatit të Popullit 1.Institucioni i Avokatit të Popullit, përbëhet nga: 1.1. Avokati i Popullit; 1.2. Pesë (5) zëvendës të Avokatit të Popullit; 1.3. Personeli i Institucionit të Avokatit të Popullit. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Candidates for Ombudsman or deputy must meet listed eligibility conditions.
Neni 6 Kushtet për zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të tij/saj 1.Avokati i Popullit dhe zëvendësit e tij/saj zgjedhen personat që i plotësojnë këto kushte: 1.1.të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 1.2.të ketë arsimim të lartë universitar; 1.3.të ketë karakter, ndershmëri dhe moral të lartë; 1.4. të ketë eksperiencë dhe njohuri të dalluara në fushën e të drejtave të njeriut; 1.5.të mos ushtrojë funksion në parti politike, të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit të Republikës së Kosovës që e zgjedhë atë apo anëtar/e i/e kabinetit qeveritar. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Ombudsman and deputies must not join political parties or do political, state, or paid private professional work, with a limited exception for teaching in higher education.
Neni 7 Papajtueshmëria 1. Avokati i Popullit dhe zëvendësit e tij/saj nuk mund të jenë anëtarë të asnjë partie politike e as të ushtrojnë veprimtari politike, shtetërore a private profesionale. 2. Avokati i Popullit dhe zëvendësit e tij/saj nuk marrin pjesë në organizmat drejtues të organizatave civile, ekonomike dhe tregtare. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 26 qERShOR 2015, PRIShTINË 3 LIGJI Nr. 05/L -019 PËR AVOKATIN E POPULLIT 3. Përveç ndalesave të përcaktuara në nën-paragrafin 1.5 të nenit 6 të këtij ligji dhe paragrafin 1 dhe 2 të këtij neni, Avokati i Popullit dhe zëvendësit e ti/saj nuk kanë të drejtë të ushtrojnë ndonjë detyrë tjetër publike apo profesionale për të cilën shpërblehen me pagesë, përveç mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë. 4. Avokati i Popullit dhe zëvendësit e tij/saj mund të merren me veprimtari shkencore, kulturore, akademike dhe veprimtari tjera, të cilat nuk bien në kundërshtim me funksionet e tyre dhe me legjislacionin në fuqi. 5. Avokati i Popullit mund të ushtrojë funksione tjera me autorizim të Kuvendit të Republikës së Kosovës. KAPITULLI II PRoPoZIMI, ZGJeDHJA DHe SHKARKIMI I AVoKATIT TË PoPULLIT DHe ZËVeNDËSVe TË TIJ/SAJ - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Rregullon procedurën dhe afatet për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, përfshirë shpalljen e konkursit, vlerësimin e kandidatëve dhe listën e ngushtë.
Neni 8 Procedura e propozimit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit 1. Procedura për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, fillon gjashtë (6) muaj para skadimit të mandatit të tij. 2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, kur mandati përfundon para kohe në rast dorëheqjeje, shkarkimi apo vdekjes së Avokatit të Popullit, procedura për zgjedhjen e Avokatit të Popullit fillon brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e lirimit të postit. 3. Kuvendi i Republikës së Kosovës e shpall konkursin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit në media të shkruara dhe elektronike. 4. Në konkurs caktohen kushtet për zgjedhjen e Avokatit të Popullit të paraparë me Kushtetutë dhe me këtë ligj. Afati i kohëzgjatjes së konkursit nuk mund të jetë më i shkurtër se pesëmbëdhjetë (15) e as më i gjatë se njëzetë (20) ditë. 5. Pas skadimit të afatit të paraparë në paragrafin 4 të këtij neni, Paneli përzgjedhës (në tekstin e mëtejmë: Paneli), i caktuar nga Komisioni kompetent për të drejtat e njeriut, i Kuvendit të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Komisioni) brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, vlerëson nëse kandidatët i plotësojnë kushtet për t’u zgjedhur Avokat i Popullit të paraparë me Kushtetutë dhe me këtë ligj, dhe hedh poshtë kandidaturat që nuk i plotësojnë kushtet e përcaktuara në konkurs. 6. Gjatë procedurës së zgjedhjes së kandidatëve për Avokat të Popullit, duhet të inkurajohet përfaqësimi etnik dhe gjinor. 7. Paneli zhvillon intervistë me secilin kandidat i cili plotëson kushtet për t’u zgjedhur Avokat i Popullit dhe në bazë të të dhënave të paraqitura dhe rezultateve të intervistës, përgatitë listën e ngushtë të kandidatëve të kualifikuar për Avokat të Popullit. 8. Lista e ngushtë përmban tre (3) kandidatë, përveç në rastin kur brenda numrit 3 (tre), ka më GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 26 qERShOR 2015, PRIShTINË 4 LIGJI Nr. 05/L -019 PËR AVOKATIN E POPULLIT shumë kandidatë me pikë të barabarta vlerësuese. Paneli përzgjedhës listën e kandidatëve ia dorëzon Komisionit. 9. Propozimin e Avokatit të Popullit e bënë Komisioni. 10. Komisioni, bashkëngjitur me listën e ngushtë, i dërgon Kuvendit të Republikës së Kosovës listën e të gjithë kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për t’u zgjedhur Avokat i Popullit. 11. Propozimi i Komisioni përmban arsyetimin përse Paneli ju ka dhënë përparësi disa kandidatëve në krahasim me kandidatët tjerë. 12. Procedura e zgjedhjes dhe e shkarkimit të Avokatit të Popullit, rregullohet me Rregullore të posaçme të Kuvendit të Republikës së Kosovës. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The Kosovo Assembly elects the Ombudsman by majority vote, within 30 days of candidate nomination, and re-runs voting or opens a new competition if no one is elected.
Neni 9 Zgjedhja e Avokatit të Popullit 1. Avokatin e Popullit e zgjedh Kuvendi i Republikës së Kosovës, me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të tij, për një mandat pesë (5) vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje. 2. Avokati i Popullit duhet të zgjedhet brenda tridhjetë (30) ditëve nga dita e propozimit të kandidatëve. 3. Në rrethin e parë votohet për kandidatët e propozuar nga Komisioni përkatës i Kuvendit. Nëse në rrethin e parë asnjëri nga kandidatët nuk e fiton shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, dy (2) kandidatët që fitojnë më së shumti vota, i nënshtrohen rrethit të dytë të votimit. Nëse as në rrethin e dytë nuk zgjedhet Avokati i Popullit, kandidati me numrin më të madh të votave nga rrethi i dytë, si kandidat i vetëm i nënshtrohet rrethit të tretë të votimit. 4. Nëse kandidatët marrim numër të njëjtë të votave, votimi përsëritet derisa njëri prej kandidatëve fiton numrin më të madh të votave. 5. Nëse Avokati i Popullit nuk zgjedhet në seancën e parë, Kuvendi i Republikës së Kosovës voton për zgjedhjen e Avokatit të Popullit në seancë plenare brenda tridhjetë (30) ditëve në vijim. 6. Në seancën e ardhshme për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Kuvendi, sipas procedurës në paragrafin 3 të këtij neni voton për kandidatët e tjerë që kanë plotësuar kushtet e konkursit, sipas radhitjes në listën hartuar pas intervistimit nga Komisioni përzgjedhës i Kuvendit, duke përjashtuar kandidatët e propozuar nga komisioni përkatës për të cilët është votuar në seancën e parë. 7. Nëse Avokati i Popullit nuk zgjidhet as në seancën e dytë brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve, Kuvendi përsëri do të shpallë konkurs për Avokat të Popullit. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Assembly elects the Ombudsman’s deputies, and the Ombudsman proposes candidates and sets the internal selection procedure.
Neni 10 Procedura për zgjedhjen e zëvendësve të Avokatit të popullit 1. Zëvëndësit e Avokatit të Popullit i zgjedh Kuvendi i Republikës së Kosovës, me shumicën e GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 26 qERShOR 2015, PRIShTINË 5 LIGJI Nr. 05/L -019 PËR AVOKATIN E POPULLIT votave të deputetëve të pranishëm dhe që votojnë. 2. Propozimi për zëvendësit e Avokatit të Popullit, bëhet nga Avokati i Popullit në bazë të konkurrencës së hapur dhe transparente, sipas konkursit të shpallur nga Institucioni i Avokatit të Popullit. 3. Avokati i Popullit për zgjedhjen e një (1) zëvendësi, i propozon Kuvendit së paku dy (2) kandidatë. 4. Propozimi i Avokatit të Popullit përmban arsyetimin për kandidatët e propozuar. 5. Gjatë procedurës së zgjedhjes së kandidatëve për zëvendësit e Avokatit të Popullit, duhet të sigurohet përfaqësimi etnik dhe gjinor. Të paktën njëri nga zëvendësit e Avokatit të Popullit duhet të jetë pjesëtar i njërit nga komunitetet dhe gjinisë tjetër që ndryshon nga ajo e Avokatit të Popullit. 6. Zëvendësit e Avokatit të Popullit zgjedhen nga Kuvendi, me mandat tre (3) vjeçar me mundësi rizgjedhjeje. 7. Paragrafi 1,2,4 të nenit 8 të këtij ligji përshtatshmërisht aplikohen edhe për zëvendësit e Avokatit të Popullit. 8. Avokati i Popullit me Rregullore të brendshme përcakton mënyrën e konkurimit, procedurën e zgjedhjes dhe të propozimit të listës me emrat e kandidatëve për zëvendës të Avokatit të Popullit. 9. Avokati i Popullit, njërin nga zëvendësit e zgjedhur e cakton zëvendës kryesor të tij me rotacion për një mandat një (1) vjeçar. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Ombudsperson takes office only after taking an oath before the deputies of the Assembly of the Republic of Kosovo.
Neni 11 Marrja e detyrës dhe betimi 1.Avokati i Popullit merr detyrën pasi të ketë dhënë betimin para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. 2.Teksti i betimit është si në vijim: “Unë betohem dhe premtoj solemnisht se do t’i kryej me besnikëri në mënyrë të pavarur dhe të paanshme detyrat dhe funksionet që më janë besuar me Kushtetutë dhe me ligj, se do t’i mbroj dhe avancoj të drejtat dhe liritë e njeriut në Republikën e Kosovës”. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Ombudsman, deputies, and institution staff have immunity for words spoken or written and for activities or decisions within the institution’s responsibilities. The institution’s offices, archives, files, communications, property, funds, and assets are inviolable and protected against search, seizure, confiscation, expropriation, and other interference.
Neni 12 Imuniteti 1. Avokati i Popullit, zëvendësit e tij dhe personeli i Institucionit të Avokatit të Popullit gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile ose shkarkimi për fjalët e dhëna apo të shkruara, për veprimtari ose vendimet që janë brenda fushës së përgjegjësisë të Institucionit të Avokatit të Popullit. Imuniteti funksional vazhdon edhe pas përfundimit të detyrës. 2. Zyrat e Institucionit të Avokatit të Popullit janë të pacenueshme. Arkivat, lëndët, komunikimet, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 26 qERShOR 2015, PRIShTINË 6 LIGJI Nr. 05/L -019 PËR AVOKATIN E POPULLIT prona, fondet dhe pasuritë e Institucionit të Avokatit të Popullit, kudo që janë apo nga kushdo që mbahen, janë të pacenueshme dhe gëzojnë imunitet nga kontrolli, marrja, nga kërkimi zyrtar i tyre, nga konfiskimi, nga shpronësimi apo nga çfarëdo ndërhyrje tjetër, qoftë përmes veprimit përmbarues, administrativ, gjyqësor apo legjislativ. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: This article allows the Ombudsman and deputy ombudsmen to be dismissed for specified reasons, and requires the dismissal procedure to be open, public, and include a public hearing for the Ombudsman.
Neni 13 Shkarkimi nga funksioni i Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të tij/saj 1. Avokati i Popullit,dhe zëvendësit e tij/saj mund të shkarkohen për arsyet në vijim: 1.1.paaftësia fizike apo mendore që shkakton pamundësinë e tij për kryerjen e funksioneve të tij; 1.2.ka kryer vepër penale të dënueshme me legjislacionin e Republikës së Kosovës me gjashtë (6) apo më tepër muaj burgim në bazë të një vendimi gjyqësor të formës së prerë; 1.3.nëse kryen veprime në kundërshtim me nën-paragrafin 1.5 të nenit 6 dhe paragrafi 2 të nenit 7 të këtij ligji. 2. Procedura për shkarkimin e Avokatit të Popullit duhet të jetë procedurë e hapur dhe publike, ku Avokatit të Popullit i garantohet e drejta të dëgjohet publikisht. 3. Zëvendës Avokatin e Popullit e shkarkon Kuvendi, me votat e shumicës së të gjithë deputetëve të Kuvendit. 4. Avokati i Popullit kërkon që Kuvendi i Republikës së Kosovës të shkarkojë nga detyra një apo më shumë zëvendës të tij/saj, për shkak të një apo më shumë arsyeve të parapara në këtë ligj. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The Ombudsman’s function ends on death, resignation, expiry of term, or dismissal; substitutes cover the role in those cases, and the Ombudsman may propose one more term for first-term deputies without a competition process.
Neni 14 Përfundimi i funksionit të Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të tij/saj 1.Funksioni i Avokatit të Popullit dhe i zëvendësve të tij/saj mbaron: 1.1. me vdekjen e tij; 1.2. kur jep dorëheqje; 1.3.me përfundim të mandatit të Avokatit të Popullit, respektivisht zëvendësve të tij/saj; 1.4. kur shkarkohet. 2. Në rast mungese, vdekje, paaftësie të përhershme ose të përkohshme, dorëheqjes ose shkarkimit, Avokati i Popullit zëvendësohet nga zëvendësi kryesor apo zëvendësit e tjerë. Në rast të mungesës së zëvendësve, Avokatin e Popullit e zëvendëson zyrtari më i lartë i personelit të Institucionit të Avokatit të Popullit. 3. Në rast të përfundimit të mandatit, Avokati i Popullit apo zëvendësi i tij/saj do ta ushtroj funksionin e tij deri në zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, përkatësisht zëvendësit të ri. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 26 qERShOR 2015, PRIShTINË 7 LIGJI Nr. 05/L -019 PËR AVOKATIN E POPULLIT 4. Avokati i Popullit për zëvendësit e tij/saj të cilët e kanë përfunduar mandatin e parë ka të drejtë t’i propozoj Kuvendit për vazhdimin edhe të një mandati pa procedura të konkurrimit. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Pas përfundimit të mandatit, Avokati i Popullit mund të kthehet në punën e mëparshme; nëse kjo nuk është e mundur, punëdhënësi i mëhershëm duhet t’i sigurojë punë të njëjtë ose të ngjashme me pagë të barasvlefshme.
Neni 15 Sigurimi i punës pas përfundimit të mandatit 1. Pas përfundimit të mandatit, Avokati i Popullit mund të kthehet në funksionin e tij/saj ose punën publike që kishte para zgjedhjes si Avokat i Popullit. Kur kjo nuk është e mundur, atëherë punëdhënësi i mëhershëm duhet t’i sigurojë një punë të paktën në nivelin e njëjtë, dhe që do të gëzonte pagën e barasvlefshme me atë që kishte para zgjedhjes si Avokat i Popullit. 2. Avokatit të Popullit, të cilit i përfundon mandati, ose që për shkaqe të arsyeshme nuk mund ta vazhdojë punën e mëparshme ose nuk mund të gjejë punë tjetër adekuate, e as që i ka plotësuar kushtet e përgjithshme të pensionimit, gëzon të drejtën e pagës në vlerën e pagës së fundit të pranuar, por jo më gjatë se një (1) vit nga përfundimi i mandatit. KAPITULLI III KoMPeTeNCAT DHe PËRGJeGJËSITË e AVoKATIT TË PoPULLIT - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: This article sets out the Ombudsperson’s powers to investigate complaints, act on its own initiative, and provide related services and recommendations.
Neni 16 Kompetencat 1. Avokati i Popullit ka kompetenca për t’i hetuar ankesat e pranuara nga çdo person fizik a juridik lidhur me pohimet për shkeljen e të drejtave të njeriut të parapara me kushtetutë, ligje dhe akte tjera, si dhe me instrumente ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, veçanërisht me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke përfshirë veprimet apo mosveprimet që paraqesin keqpërdorim të autoritetit. 2. Kompetencat e Avokatit të Popullit shtrihen në mbarë territorin e Republikës së Kosovës. 3. Në ushtrimin e funksioneve të tij, Avokati i Popullit mund t’u ofrojë shërbime të mira të gjithë banorëve të Republikës së Kosovës si dhe personave të tjerë që ndodhen jashtë territorit të Republikës së Kosovës. 4. Avokati i Popullit ka kompetencë të bëjë hetime qoftë për t’iu përgjigjur ankesës së parashtruar apo me iniciativën e vet (ex officio), nëse nga konstatimet, dëshmitë dhe faktet e paraqitura me parashtresë ose nga njohuritë e fituara në mënyrë tjetër, ka bazë të rezultojë se nga ana e autoriteteve janë shkelur të drejtat dhe liritë e njeriut të përcaktuara me Kushtetutë, ligje dhe akte të tjera, si dhe me instrumente ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. 5. Nëse Avokati i Popullit gjatë kryerjes së hetimeve vëren se ka elemente të veprës penale e informon organin kompetent për fillimin e hetimeve. 6. Nëse Avokati i Popullit fillon procedurë me iniciativë të vetë apo ndonjë person tjetër në emër të të dëmtuarit i drejtohet me parashtresë Avokatit të Popullit për ngritjen e procedurës, është i nevojshëm pëlqimi nga personi, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e njeriut. Përjashtimisht, nëse personi i dëmtuar ka vdekur apo nuk është në gjendje të jap pëlqimin për ndonjë arsye tjetër, ky pëlqim duhet të kërkohet nga të afërmit e ngushtë dhe nëse të afërmit e tillë nuk GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 26 qERShOR 2015, PRIShTINË 8 LIGJI Nr. 05/L -019 PËR AVOKATIN E POPULLIT ekzistojnë apo nuk mund të kontaktohen, pëlqimi nuk është i nevojshëm. 7. Kur Avokati i Popullit fillon procedurë me iniciativë të vetë lidhur me shkeljen e të drejtave dhe lirive të një numri më të madh të qytetarëve, të fëmijëve apo personave me aftësi të humbura veprimi, nuk është i nevojshëm pëlqimi nga paragrafi 6 i këtij neni. 8. Avokati i Popullit mund të jep rekomandime të përgjithshme për funksionimin e sistemit gjyqësor. Avokati i Popullit nuk do të ndërhyjë në rastet dhe në procedura tjera ligjore që janë duke u zhvilluar para gjykatave, përveç rastit kur ka zvarritje të procedurave. 9. Avokati i Popullit mund të paraqitet në cilësinë e mikut të gjykatës (amicus curiae) në proceset gjyqësore që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, çështjet e barazisë dhe mbrojtjes nga diskriminimit. 10. Avokati i Popullit mund të iniciojë çështje në Gjykatën Kushtetuese në pajtim me Kushtetutën dhe Ligjin për Gjykatën Kushtetuese. 11. Avokati i Popullit i ushtron kompetencat e veta edhe me anë të ndërmjetësimit dhe pajtimit. 12. Shërbimet e ofruara nga Institucioni i Avokatit të Popullit janë falas. 13. Avokati i Popullit kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me Ligjin për mbrojtje nga diskriminimi, Ligjin për barazi gjinore dhe legjislacionin tjetër në fuqi. 14. Mbledh të dhëna statistikore në lidhje me çështjet e diskriminimit dhe barazisë të paraqitura në Institucionin e Avokatit të Popullit dhe i publikon ato. 15. Publikon raporte dhe bën rekomandime mbi politikat dhe praktikat për të luftuar diskriminimin dhe promovuar barazinë. 16. Bashkëpunon me partnerët social dhe organizatat jo-qeveritare që merren me çështje të barazisë dhe jo-diskriminimit, si dhe me trupa të ngjashëm ndërkombëtare me Avokatin e Popullit. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Avokati i Popullit acts as the National Preventive Mechanism against torture and must inspect places where deprived persons are held, cooperate with domestic and international mechanisms, and may issue recommendations.
Neni 17 Mekanizmi Kombëtar për Parandalim të torturës dhe trajtimeve e ndëshkimeve të tjera mizore, jonjerëzore dhe poshtëruese 1. Avokati i Popullit vepron si Mekanizëm Kombëtar për Parandalim të torturës dhe trajtimeve e ndëshkimeve të tjera mizore, jonjerëzore dhe poshtëruese (në tekstin e mëtejmë: MKP). 2. Në kuadër të përgjegjësive si MKP, Avokati i Popullit është i obliguar që: 2.1.të vizitojë rregullisht dhe pa paralajmërim të gjitha vendet ku mbahen personat e privuar nga liria, duke përfshirë ndalimin policor, paraburgimin, qëndrimin në institucionet shëndetësore, ndalimin doganor, ndalimin e emigracionit dhe çdo vend tjetër kur dyshohet se ka shkelje të të drejtave dhe lirive të njëriut; 2.2.në kuadër të Institucionit të Avokatit të Popullit të krijojë një mekanizëm të veçantë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 26 qERShOR 2015, PRIShTINË 9 LIGJI Nr. 05/L -019 PËR AVOKATIN E POPULLIT që do të kryejë të gjitha funksionet e MKP. Personeli i këtij mekanizmi, përveç juristëve duhet të përfshijë profesionistë të fushave të ndryshme, posaçërisht mjekë, psikologë dhe punëtorë social me përvojë në këtë fushë. 3. Ekspertët dhe personat e specializuar të angazhuar nga Avokati i Popullit për nevojat e MKP- së, duhet të kenë të drejtat dhe obligimet e njëjta sikurse personeli tjetër i Avokatit të Popullit, përfshirë të drejtën për të vizituar vendet ku mbahen personat e privuar nga liria, për fotografim dhe incizim radio dhe audio vizuele, të gëzojnë mbrojtjen nga ndërhyrja e jashtme në punën e tyre, si dhe të drejtën që të mos japin të dhëna, informata apo sqarime për gjetjet e tyre gjatë kryerjes së detyrave të tyre në këtë fushë. 4. Gjatë kryerjes së funksionit si MKP, Avokati i Popullit dhe përfaqësuesit e tij kanë të drejtë qasjeje në informatat për gjendjen shëndetësore të personave të privuar nga liria, përfshirë edhe qasjen në dosjet e tyre mjekësore, me pajtimin e tyre, si dhe të dhënat personale të këtyre personave. 5. Avokati i Popullit mund të jap rekomandime për përputhshmërinë e ligjeve, dhe akteve të tjera nënligjore apo administrative, udhëzuesve dhe të praktikave të aplikuara në Kosovë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe standardet ndërkombëtare në fushën e parandalimit të torturës si dhe formave të tjera trajtimit apo ndëshkimit mizor, jonjerëzor dhe poshtërues. 6. Avokati i Popullit duhet të bashkëpunojë me mekanizmat ndërkombëtar dhe vendor në fushën e parandalimit të torturës si dhe formave të tjera trajtimit apo ndëshkimit mizor, jonjerëzor dhe poshtërues. 7. Avokati i Popullit mund të jap sugjerime dhe rekomandime për personat dhe institucionet përgjegjëse ku mbahen personat e privuar nga liria pa marrë parasysh llojin apo objektin dhe rrethanat e mbajtjes së tyre, për përmirësimin e trajtimit dhe kushteve të tyre. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: This article lists the Ombudsman’s responsibilities and powers, including investigating complaints, issuing recommendations, accessing documents, and keeping information confidential.
Neni 18 Përgjegjësitë 1. Avokati i Popullit ka këto përgjegjësi: 1.1.të hetojë shkeljet e pohuara të të drejtave të njeriut dhe veprimet e diskriminimit dhe të angazhohet për eliminimin e tyre; 1.2.të tërheqë vëmendjen për rastet kur autoritetet i shkelin të drejtat e njeriut dhe të bëjë rekomandim që t’u jepet fund rasteve të tilla dhe kur është e domosdoshme të shprehë mendimin e vet mbi qëndrimet dhe reagimet e autoriteteve përkatëse në lidhje me rastet e tilla; 1.3.të hartojë dhe miratojë procedura të veçanta për pranimin dhe trajtimin e ankesave nga fëmijët, si dhe krijimin e një ekipi të specializuar për të drejtat e fëmijëve dhe një programi të përhershëm që fëmijët të bëhen të vetëdijshëm për të drejtat e tyre dhe rolin e Institucionit të Avokatit të Popullit në mbrojtjen e tyre; 1.4.të bëjë të njohura të drejtat e njeriut dhe përpjekjet për të luftuar të gjitha format e diskriminimit përmes ngritjes së vetëdijesimit, posaçërisht përmes informimit dhe edukimit edhe me anë të mediave; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 26 qERShOR 2015, PRIShTINË 10 LIGJI Nr. 05/L -019 PËR AVOKATIN E POPULLIT 1.5.të rekomandoj qeverinë, Kuvendin dhe autoritetet tjera kompetente të Republikës së Kosovës për çështjet që kanë të bëjnë me avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, barazisë dhe jo diskriminimit; 1.6. t’i publikojë njoftimet, mendimet, rekomandimet, propozimet dhe raportet e veta; 1.7. të rekomandojë nxjerrjen e ligjeve të reja në Kuvend, ndryshimin e ligjeve që janë në fuqi dhe nxjerrjen apo ndryshimin e akteve nënligjore dhe administrative nga institucionet e Republikës së Kosovës; 1.8.të përgatitë raporte vjetore, periodike dhe të tjera mbi gjendjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, barazisë dhe diskriminimit dhe të kryejë hulumtime mbi çështjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, barazisë dhe diskriminimit në Republikën e Kosovës; 1.9.t’i rekomandojë Kuvendit harmonizimin e legjislacionit me standardet ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut si dhe zbatimin e tyre efektiv; 1.10.të bashkëpunojë, në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, me të gjitha autoritetet vendore dhe ndërkombëtare që merren me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut; 1.11.Avokati i Popullit, zëvendësit dhe personeli i tij duhet ruajtur fshehtësinë e të gjitha informatave dhe të të dhënave që i merr, duke i kushtuar kujdes të veçantë sigurisë së ankuesve, palëve të dëmtuara dhe dëshmitarëve, në pajtim me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale; 1.12.obligimi për ruajtjen e fshehtësisë zyrtare vlen edhe pas përfundimit të mandatit ose marrëdhënies së punës. 2. Avokati i Popullit mund t’i ofrojë këshilla dhe t’i japë rekomandime çdo personi fizik dhe juridik lidhur me pajtueshmërinë e ligjeve dhe akteve nënligjore me standardet e pranuara ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut. 3. Avokati i Popullit mund t’i këshillojë dhe t’u rekomandojë autoriteteve të Republikës së Kosovës për programet dhe politikat e tyre për të siguruar mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në Republikën e Kosovës. 4. Avokati i Popullit i ndërmerr të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për t’i shqyrtuar ankesat e parashtruara sipas paragrafit 1 të nenit 16 të këtij ligji, duke përfshirë edhe intervenimin e drejtpërdrejtë tek autoritetet kompetente, nga të cilët do të kërkohet që të përgjigjen brenda kohës së arsyeshme të caktuar nga Avokati i Popullit. Nëse vazhdon dëmi i rëndë si pasojë e ankesës së parashtruar sipas paragrafit 1 të nenit 16 të këtij ligji, nga autoritetet kompetente kërkohet të përgjigjen me nguti. 5. Nëse gjatë hetimeve, Avokati i Popullit konstaton se ekzekutimi i ndonjë vendimi administrativ mund të ketë pasoja të pariparueshme për personin fizik apo juridik, mund të rekomandojë që autoriteti kompetent ta pezullojë ekzekutimin e vendimit në fjalë deri në përfundimin e hetimeve lidhur me këtë çështje nga ana e Avokatit të Popullit. 6. Avokati i Popullit ka qasje në dosjet dhe në dokumentet, te çdo autoriteti të Republikës së Kosovës, duke përfshirë dosjet mjekësore për personat e privuar nga liria, në pajtim me ligj, dhe GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 26 qERShOR 2015, PRIShTINË 11 LIGJI Nr. 05/L -019 PËR AVOKATIN E POPULLIT mund t’i shqyrtojë ato lidhur me rastet që i ka në shqyrtim dhe sipas këtij ligji, mund të kërkojë nga çdo autoritetet i Republikës së Kosovës dhe nga personeli i tyre të bashkëpunojnë me Avokatin e Popullit, duke siguruar informacione relevante, përfshirë edhe kopjen e plotë apo të pjesshme të dosjes dhe dokumenteve sipas kërkesës së Avokatit të Popullit. 7. Zyrtarët e Institucionit të Avokatit të Popullit në çdo kohë dhe pa paralajmërim mund të hyjnë dhe të inspektojnë çdo vend ku personat janë privuar nga liria si dhe në institucionet tjera me liri të kufizuar të lëvizjes dhe mund të jenë të pranishëm në mbledhje ose seanca dëgjimore ku përfshihen personat e tillë. Zyrtarët e Institucionit të Avokatit të Popullit mund të mbajnë edhe takime me personat e tillë pa praninë e zyrtarëve të institucionit përkatës. Çdo lloj korrespondence e këtyre personave me Institucionin e Avokatit të Popullit nuk pengohet apo kontrollohet. 8. Avokati i Popullit dhe përfaqësuesit e tij, sipas detyrës zyrtare, mund të hyjnë në të gjitha hapësirat zyrtare të të gjitha autoriteteve. KAPITULLI IV PRoCeDURAT e SHqYRTIMIT TË ANKeSAVe - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Any person who claims their rights or freedoms were violated may ask the Ombudsperson Institution to start a procedure.
Neni 19 Fillimi i procedurës Çdo person i cili pretendon se të drejtat apo liritë e tij janë shkelur me ndonjë ligj, veprim apo mosveprim, keqadministrim të autoriteteve, mund të kërkojë nga Institucioni i Avokatit të Popullit fillimin e procedurës. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Complaints to the Ombudsman should be signed, include the complainant’s personal details and supporting facts and evidence, and state whether legal remedies have been used. A request to start proceedings is normally written, but may be filed electronically or orally if it cannot be made in writing.
Neni 20 Forma e paraqitjes së ankesës 1. Çdo ankesë që i parashtrohet Avokatit të Popullit duhet të jetë e nënshkruar dhe t’i ketë shënimet personale të paraqitësit të ankesës si dhe të përmbajë të gjitha rrethanat, faktet dhe dëshmitë në të cilat kjo ankesë bazohet. Paraqitësi i ankesës duhet të deklarojë nëse mjetet juridike janë ushtruar apo jo, dhe nëse po cilat prej këtyre mjeteve janë zbatuar. 2. Çdo ankesë për fillimin e procedurës, si rregull paraqitet me shkrim. Kërkesa për fillimin e procedurës mund të paraqitet në mënyrë elektronike edhe gojarisht, në rast se nuk mund të bëhet me shkrim. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: After receiving a complaint, the Ombudsman must decide on admissibility within 10 working days and must notify the party in writing within 30 days in the listed cases.
Neni 21 Procedura pas pranimit të ankesës 1. Pas pranimit të ankesës, Avokati i Popullit në afat prej dhjetë (10) ditë pune vendos për pranueshmërinë e çështjes si në vijim: 1.1.të shqyrtojë në procedurë të përshpejtuar rastin; 1.2.të fillojë hetimin e plotë; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 26 qERShOR 2015, PRIShTINË 12 LIGJI Nr. 05/L -019 PËR AVOKATIN E POPULLIT 1.3. të hedh poshtë ankesën për shkak se: 1.3.1. nuk është në kompetencën e Avokatit të Popullit sipas këtij ligji; 1.3.2. ankesa është parashtruar pas afatit të paraparë me këtë ligj; 1.3.3. ankesa është anonime dhe e pa dokumentuar; 1.3.4.ankesa paraqet keqpërdorim të së drejtës për paraqitjen e ankesës; 1.3.5.ankuesi ka dështuar të sigurojë informatat e kërkuara nga Avokati i Popullit. 1.4. të refuzojë ankesën si të pabazuar. 1.5. të ndërpretë hetimet kur konstaton se rasti është zgjidhur në ndonjë mënyrë tjetër në pajtim me kërkesën e ankuesit. 2. Në të gjitha rastet e mësipërme, Avokati i Popullit e njofton me shkrim palën brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e pranimit të ankesës. 3. Vendimi i Avokatit të Popullit për të hedhur poshtë apo për të refuzuar ankesën është i formës së prerë. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The Ombudsman may refuse a complaint in listed situations and must give reasons for the refusal unless the other party expressly objects.
Neni 22 Rastet e refuzimit të shqyrtimit të ankesës 1. Avokati i Popullit refuzon kërkesën për shkak të arsyeve si në vijim: 1.1. kur nga shënimet e paraqitura dhe nga rrethanat e rastit del se të drejtat dhe liritë e njeriut nuk janë shkelur apo nuk është kryer kurrfarë keqadministrimi; 1.2.kur kërkesa është jo e plotë dhe nuk është kompletuar edhe pas kërkesave të Avokatit të Popullit; 1.3. kur procedurat për një lëndë janë duke u zhvilluar në organet gjyqësore, përveç në rastet e specifikuara me ketë ligj; 1.4.kur të gjitha mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme nuk janë shterur, përpos nëse ai vlerëson se do të jetë e padobishme për paraqitësin e ankesës për të filluar apo vazhduar procedurën, apo nëse vlerëson se individët kanë pësuar dëm të madh apo mund të pësojnë dëm të madh dhe të pa riparueshëm në ndërkohë. 2. Avokati i Popullit duhet të jep arsyetim për shkaqet e refuzimit të ankesës, përveç në rastet kur pala e kundërshton këtë shprehimisht. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 26 qERShOR 2015, PRIShTINË 13 LIGJI Nr. 05/L -019 PËR AVOKATIN E POPULLIT - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Avokati i Popullit nuk fillon hetim për shkelje të të drejtave të njeriut nëse kanë kaluar më shumë se 3 vjet nga vendimi i formës së prerë ose njoftimi deri te dorëzimi i ankesës; megjithatë, mund të veprojë edhe pas këtij afati në raste të caktuara.
Neni 23 Rastet e parashkrimit dhe përjashtimit 1. Avokati i Popullit nuk inicion procedurë për të hetuar shkeljen e të drejtave të njeriut nëse prej datës që pala e ka marrë vendimin e formës së prerë apo është njoftuar lidhur me të dhe deri në dorëzimin e ankesës në Institucionin e Avokatit të Popullit kanë kaluar më shumë se tri (3) vite. 2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, Avokati i Popullit mund të iniciojë procedurë edhe pas kalimit të afatit prej tri (3) vite në rast se vlerëson se paraqitësi i ankesës ka qenë i penguar, në rast se shkelja është duke vazhduar, apo në rast se vlerëson se çështja është e rëndësisë së veçantë. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The Ombudsperson must notify the complainant and the complained-against authority when it starts an investigation, may ask for more information, and can escalate or report the case if responses are insufficient.
Neni 24 Procedura pas fillimit të hetimit 1. Kur Avokati i Popullit vendos t’i fillojë hetimet në pajtim me nenin 19 të këtij ligji, vendimin e vet do t’ia komunikojë paraqitësit të ankesës. Gjithashtu, Avokati i Popullit i’a komunikon këtë vendim autoritetit kundër të cilit është paraqitur ankesa në një kohë të arsyeshme sipas vlerësimit të tij. Avokati i Popullit mund të kërkojë informata shtesë lidhur me rastin. 2. Avokati i Popullit cakton afatin brenda të cilit organi duhet t’ia dorëzojë të gjitha informatat e kërkuara në pajtim më paragrafin 1. të këtij neni. Afati nuk mund të jetë më i shkurtër se tetë (8) ditë dhe as më i gjatë se tridhjetë (30) ditë. Kur organi nuk arrin t’i dorëzojë në afatin e paraparë informatat e kërkuara nga Avokati i Popullit, ai pa vonesë duhet t’i paraqesë me shkrim arsyet e vonesës në ofrimin e informatës së kërkuar. 3. Në rast se Avokati i Popullit i vlerëson të pamjaftueshme përgjigjet ose masat e ndërmarra nga organi, ai/ajo ka të drejtë ta procedojë çështjen tek organi më i lartë kompetent, ose t’i paraqesë raport të veçantë Kuvendit, duke i propozuar edhe masa konkrete për vënien në vend të së drejtës së shkelur. 4. Refuzimi apo dështimi për t’iu përgjigjur kërkesave të Avokatit të Popullit konsiderohet pengim i punës së Avokatit të Popullit. Kjo nuk e pengon Avokatin e Popullit për të nxjerrë konkludimet dhe rekomandimet e tij. 5. Avokati i Popullit mund të raportojë veprimet e parapara në paragrafin 4 të këtij neni në raportet e tij. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: All authorities must answer the Ombudsman’s investigation requests and provide adequate assistance; refusal to cooperate can trigger disciplinary and legal steps.
Neni 25 Detyrimi i bashkëpunimit dhe pasojat e refuzimit 1. Të gjitha autoritetet kanë për obligim t’i përgjigjen Avokatit të Popullit në kërkesat e tij për zhvillimin e hetimeve, si dhe t’i ofrojnë ndihmë adekuate sipas kërkesës së tij. 2. Refuzimi për të bashkëpunuar me Avokatin e Popullit nga nëpunësi civil, funksionari ose nga autoriteti publik përbën shkak që Avokati i Popullit të kërkojë nga organi kompetent fillimin e procedurës administrative duke përfshirë marrjen e masave disiplinore, deri në largimin nga puna ose nga shërbimi civil. 3. Në rastin kur institucioni refuzon të bashkëpunojë ose ndërhynë në procesin e hetimit, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 26 qERShOR 2015, PRIShTINË 14 LIGJI Nr. 05/L -019 PËR AVOKATIN E POPULLIT Avokati i Popullit ka të drejtë të kërkojë nga prokuroria kompetente fillimin e procedurës ligjore, për pengimin e kryerjes së detyrës zyrtare. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Avokati i Popullit may summon any witness or expert to interview them about a case under review, and a summoned person who works in public institutions must respond.
Neni 26 Thirrja e dëshmitarëve dhe ekspertëve Avokati i Popullit mund t’i dërgojë thirrje çdo dëshmitari ose eksperti për ta intervistuar lidhur me rastin që e shqyrton. Personi i thirrur e që punon në institucionet publike është i obliguar t’i përgjigjet thirrjes. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: After an investigation, the Ombudsman must issue a decision setting out the findings and recommendations, and send that decision to the complainant and the responsible public authorities.
Neni 27 Marrja e vendimit Pas përfundimit të hetimit, Avokati i Popullit në pajtim me kompetencat dhe përgjegjësitë e tij/ saj, nxjerrë vendim në të cilin paraqiten konstatimet dhe rekomandimet e tij/saj. Vendimi i tij/saj i dërgohet parashtruesit të ankesës dhe autoriteteve publike përgjegjëse. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Authorities that receive a recommendation, request, or proposal from the Ombudsman must respond within 30 days and give written reasons for the actions taken.
Neni 28 Përgjigjja në kërkesat e Avokatit të Popullit Autoritetet, të cilave Avokati i Popullit u ka drejtuar rekomandim, kërkesë ose propozim për ndërmarrjen e veprimeve konkrete, përfshirë edhe masat disiplinore, duhet të përgjigjen brenda afatit tridhjetë (30) ditor. Përgjigjja duhet të përmbajë arsyet me shkrim për veprimet e ndërmarra lidhur me çështjen në fjalë. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The Ombudsman must submit an annual report to the Kosovo Assembly, and the Assembly must review it in plenary during the spring session.
Neni 29 Raporti i Avokatit të Popullit 1. Avokati i Popullit i paraqet Kuvendit të Republikës së Kosovës raportin vjetor. 2. Avokati i Popullit ia paraqet Kuvendit të Kosovës raportin për vitin paraprak deri më 31 mars të vitit vijues. 3. Kuvendi i Kosovës shqyrton raportin vjetor të Avokatit të Popullit në seancë plenare, gjatë sesionit pranveror. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The Ombudsman must submit special reports on certain human rights areas to the Assembly of Kosovo and may publish special reports through the media.
Neni 30 Publikimi i raporteve të veçanta 1. Avokati i Popullit i paraqet edhe raporte të veçanta për fusha të caktuara të të drejtave të njeriut Kuvendit të Kosovës. 2. Avokati i Popullit mund të publikojë raporte të veçanta edhe përmes mediave. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 26 qERShOR 2015, PRIShTINË 15 LIGJI Nr. 05/L -019 PËR AVOKATIN E POPULLIT KAPITULLI V ZYRA, oBJeKTI, PeRSoNeLI DHe BUXHeTI I INSTITUCIoNIT TË AVoKATIT TË PoPULLIT - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The Ombudsman’s institution is based in Pristina, the government must provide suitable public premises and equipment, and municipalities must provide suitable public spaces or offices for regional offices. The Ombudsman may also open other offices in Kosovo if needed.
Neni 31 Selia e Institucionit, paprekshmëria e selisë dhe zyrave të Avokatit të Popullit 1. Selia e Institucionit të Avokatit të Popullit është në Prishtinë. 2. Institucionit të Avokatit të Popullit, qeveria i siguron objekte të përshtatshme për punë në pronësi publike dhe pajisje të nevojshme për punë, në mënyrë që t’i mundësohet kryerja efektive e funksioneve dhe e përgjegjësive të tij. 3. Avokati i Popullit sipas nevojës mund të hapë zyra tjera brenda territorit të Republikës së Kosovës. 4. Zyrave regjionale të Institucionit të Avokatit të Popullit, u sigurohen hapësira apo zyra të përshtatshme për punë në objektet publike, nga komunat. 5. Në kuadër të Institucionit të Avokatit të Popullit do të funksionojnë njësi të veçanta për mbrojtjen e kategorive të posaçme të të drejtave të njeriut. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Staff of the Ombudsman Institution is subject to civil service rules, and staff selection must be open, transparent, and based on professional criteria.
Neni 32 Personeli 1. Ndaj të punësuarve tjerë të Institucionit të Avokatit të Popullit zbatohen dispozitat ligjore në fuqi për nëpunësit civil. 2. Personeli i Institucionit të Avokatit të Popullit zgjidhet në mesin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, në një proces të hapur dhe transparent, bazuar në kriteret profesionale. Ndaj të punësuarve në IAP, zbatohen dispozitat e Ligjit për Shërbimin Civil, për aq sa nuk cenohet pavarësia kushtetuese e Institucionit. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Avokati i Popullit may engage external advisors and experts when needed.
Neni 33 Angazhimi i këshilltarëve dhe ekspertëve të jashtëm Avokati i Popullit, sipas nevojës mund të angazhoj, këshilltarë dhe ekspertë të jashtëm, për t’i shërbyer për një periudhë të caktuar. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Salaries in the Ombudsman institution are regulated by the relevant law on salaries from the Budget of the Republic of Kosovo.
Neni 34 Pagat Pagat në Institucionin e Avokatit të Popullit rregullohen sipas ligjit përkatës për Pagat nga Buxheti i Republikës së Kosovës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 26 qERShOR 2015, PRIShTINË 16 LIGJI Nr. 05/L -019 PËR AVOKATIN E POPULLIT - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: The Ombudsman institution is financed from the Kosovo budget and must prepare and submit its annual budget proposal for Assembly approval.
Neni 35 Financimi 1. Institucioni i Avokatit të Popullit financohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës. 2. Pavarësisht nga dispozitat e ligjeve të tjera, Institucioni i Avokatit të Popullit përgatit propozimin e buxhetit të tij vjetor dhe ia dërgon atë për miratim Kuvendit të Republikës së Kosovës, cili nuk mund të jetë më i vogel se buxheti i miratuar për vitin e mëparshëm. Buxheti mund të shkurtohet vetëm me miratimin e Avokatit të Popullit. 3. Në rast të shtimit të obligimeve dhe kompetencave të Insitucionit të Avokatit të Popullit me këtë ligj dhe ligje të tjera, kjo përcillet edhe me burime shtesë përkatëse dhe adekuate financiare dhe njerëzore. 4. Institucioni i Avokatit të Popullit menaxhon në mënyrë të pavarur me buxhetin e tij dhe i nënshtrohet auditimit të brendshëm si dhe auditimit të jashtëm nga Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The Ombudsman Institution may accept additional donations from domestic and international donors, but must notify the Assembly.
Neni 36 Pranimi i donacioneve Institucioni i Avokatit të Popullit mund të pranojë donacione shtesë nga donatorët vendorë dhe ndërkombëtarë, për të cilat njoftohet Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe të cilat nuk ndikojnë në pavarësinë financiare të Institucionit të Avokatit të Popullit dhe nuk janë në kundërshtim me ligjin dhe që nuk ndikojnë në pavarësinë e Institucionit të Avokatit të Popullit ose në të drejtat e tij prej Buxhetit të Republikës së Kosovës. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: The Ombudsperson may issue internal work, organization, staffing, decision-making, and other organizational regulations in accordance with the law.
Neni 37 Rregulloret e Institucionit 1. Avokati i Popullit nxjerrë Rregulloren e punës, Rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizmin e vendeve të punës, proceset e vendimmarrjes dhe çështje të tjera organizative në pajtim me ligjin. 2. Rregulloret e nxjerra nga Avokati i Popullit hyjnë në fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. KAPITULLI VI DISPoZITAT KALIMTARe DHe PËRFUNDIMTARe - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Ky nen cakton dispozita kalimtare për Avokatin e Popullit dhe Institucionin e tij.
Neni 38 Dispozitat kalimtare 1. Avokati i Popullit ka kompetenca edhe për rastet që paraqiten para hyrjes në fuqi të këtij ligji kur nga faktet rezulton vazhdimi i shkeljes së një ose më shumë standardeve ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut ose përbëjnë keqpërdorim të vazhdueshëm të pushtetit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 26 qERShOR 2015, PRIShTINË 17 LIGJI Nr. 05/L -019 PËR AVOKATIN E POPULLIT 2. Brenda gjashtë (6) muajve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Institucioni i Avokatit të Popullit nxjerrë Rregulloret e parapara me këtë ligj. 3. Brenda një (1) viti pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Institucioni i Avokatit të Popullit fillon me ushtrimin e kompetencave dhe obligimeve ligjore si Mekanizëm Kombëtar për Parandalim të torturës dhe trajtimeve e ndëshkimeve të tjera mizore, jonjerëzore dhe poshtëruese. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: When this law enters into force, Law No. 03/L-195 on the Ombudsperson is repealed, along with any other provisions that conflict with this law.
Neni 39 Dispozitat shfuqizuese Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji nr.03/L-195 për Avokatin e Popullit dhe të gjitha dispozitat tjera që janë në kundërshtim me këtë ligj. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: This law takes effect 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 40 Hyrja në Fuqi Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 05/L -019 28 maj 2015 Shpallur me dekretin Nr. DL-015-2015, datë 15.06.2015 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 05/L-019 PËR AVOKATIN E POPULLIT
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in