LIGJI Nr. 05/L-022 PËR ARMË
This provision is the preamble to the Kosovo firearms law and identifies the act and its constitutional basis.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 05/L-022
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble to the Kosovo firearms law and identifies the act and its constitutional basis. This article says the law regulates conditions for buying, holding, storing, producing, repairing, trading, importing, transiting, selling, transporting, marking, and exporting firearms and ammunition, mainly for civilian use. This article defines key terms used in the weapons law, including authorized security institutions, licenses, permits, consent, certificates, and the competent authority. This provision defines which items count as weapons under the law and lists items that do not count as weapons. This article classifies weapons into categories A, B, C, and D, states an exception for hunting and sporting firearms with optical sights, and says certain A10 and C8 items will be defined by the competent authority through subordinate legislation.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI Nr. 05/L-022 PËR ARMË
Showing 76 of 76
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble to the Kosovo firearms law and identifies the act and its constitutional basis.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 1 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË LIgJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIgJ PËR ARMË KAPITuLLI I DISPOZITA E PËRgJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law regulates conditions for buying, holding, storing, producing, repairing, trading, importing, transiting, selling, transporting, marking, and exporting firearms and ammunition, mainly for civilian use.
Neni 1 Qëllimi dhe fushëveprimi 1. Ky ligj rregullon kushtet për blerjen, posedimin, armëmbajtjen, ruajtjen, prodhimin, çaktivizimin, riparimin, tregtimin, importimin, transitin, shitjen, transportimin dhe shënjimin e armëve dhe municionit për personat fizik dhe juridik, brenda territorit të Republikës së Kosovës, si dhe eksportimin nga Republika e Kosovës të destinuara vetëm për përdorim civil. 2. Ky ligj është në përputhshmëri me Rregulloren (BE) nr. 258/2012 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të datës 14 mars 2012, që implementon nenin 10 të Protokollit të Kombeve të Bashkuara kundër prodhimit ilegal dhe trafikimit me armë, pjesëve të tyre, përbërësve dhe municionit, që e plotëson Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit të Organizuar Transnacional (Protokolli i Armëve të Zjarrit të KB) dhe krijimi i autorizimit të eksportit, dhe importit dhe masat transite të armëve, pjesëve të tyre, përbërësve dhe municionit dhe Direktivën e Këshillit 91/477/KEE mbi kontrollin e marrjes dhe posedimit të armëve e ndryshuar me Direktiven 2008/51/KE e Parlamentit Evropian dhe Këshillit e datës 21 maj 2008. 3. Tregtia e armatimit, pajisjeve, armëve pjesëve të armëve dhe municionit, për qëllime ushtarake, i nënshtrohet Ligjit për Tregtinë e Mallrave Strategjike. 4. Dispozitat e këtij ligji, nuk zbatohen për armatim ushtarak, pajisje, armë, pjesë të armëve dhe municion, të dedikuar për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe institucioneve tjera të autorizuara shtetërore të sigurisë. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the weapons law, including authorized security institutions, licenses, permits, consent, certificates, and the competent authority.
Neni 2 Përkufizimet 1. Për qëllim të këtij ligji, termat, shprehjet dhe shkurtesat kanë kuptimin si në vijim: 1.1. Institucionet e autorizuara shtetërore të sigurisë përfshijnë: Forcën e Sigurisë së GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 2 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË Kosovës, Policinë e Kosovës, Inspektoratin Policor të Kosovës, Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë, Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Shërbimin Korrektues, Doganën e Kosovës, Agjencionin Pyjor të Kosovës, Agjencinë e Kosovës për Forenzikë si dhe institucionet tjera të autorizuara të cilat mund të krijohen me ligj të veçantë; 1.2. Licencë - dokumenti që i lëshohet personit juridik nga organi kompetent të përcaktuar me këtë ligj, me të cilin personit juridik i njihet e drejta për të ushtruar aktivitete që kanë të bëjnë me armë, pjesë të armës dhe municion; 1.3. Leja - dokumenti që i lëshohet personit juridik dhe fizik nga organi kompetent të përcaktuar me këtë ligj, me të cilin personit juridik i njihet e drejta e posedimit, koleksionimit, prodhimit, riparimit, tregtisë, transportit që kanë të bëjnë me armë, pjesë të armës dhe municion dhe për personat fizik leja për kategorinë D, gjah, shenjëtari, koleksion dhe armëmbajtje të armës së zjarrit; 1.4. Pëlqimi - dokumenti që i lëshohet personit fizik dhe juridik nga organi kompetent për blerjen e armës, pjesës së armës dhe municionit; 1.5. Certifikatë - dokumenti që i lëshohet personit juridik apo personit fizik nga organi kompetent, me të cilin i vërtetohet gjendja faktike e përcaktuar me këtë ligj; 1.6. Leja për lëvizje me armë - dokumenti që i lëshohet personit juridik dhe personit fizik nga organi kompetent të përcaktuar me këtë ligj, me të cilin personit juridik i njihet e drejta e lëvizjes nga depoja në vendin për gjah, shenjëtari ose në vendin për riparim dhe transport për armët e koleksionit të lejuara ose për ekspozitë, kurse për personin fizik me leje të lëshuara për armë i njihet e drejta për lëvizjen nga vendbanimi i personit fizik në vendin për gjah ose shenjëtari ose në vendin për riparim dhe transport të armëve të koleksionit për ekspozitë; 1.7. Armë - konsiderohet secili mjet ose vegël e punuar me qëllim që nën presionin e gazrave të cilat shkaktohen gjatë djegies së materialeve shpërthyese, elektricitetit, gazrave nën presion ose energjisë tjetër potenciale, të hedhë predha, grumbullit prej saçmash, gazi, lëngu, shigjete ose përbërësish të tjerë, që është e përcaktuar ose është përdorur për të shkaktuar dëm trupor, dëm fizik, dëm psikologjik dhe po ashtu çdo mjet tjetër qëllimi i të cilit është të bëjë sulm fizik ndaj integritetit fizik të njerëzve ose pronës; 1.8. Armë e zjarrit - çdo armë e bartshme me tytë që hedh, e cila është e projektuar për të hedhur apo mund të jetë e konvertuar për të hedhur predhë, saçmë apo diabollë nga veprimi i një shtytësi të djegshëm. Objekti konsiderohet si i aftë për tu konvertuar, nëse plotëson kushtet si në vijim: ka pamjen e armës së zjarrit ose si rezultat i konstruksionit apo për shkak të strukturës së materialit, mund të konvertohet në armë zjarri; 1.9. Armë e shkurtër e zjarrit - armë e zjarrit me tytë e cila nuk kalon gjatësinë prej tridhjetë centimetra (30 cm) apo gjatësia e gjithëmbarshme e së cilës nuk kalon gjashtëdhjetë (60 cm); 1.10. Armë e gjatë e zjarrit -çdo armë të zjarrit, përjashtimisht armën e shkurtër sipas nënparagrafit 1.9 të këtij neni; 1.11. Armë e zjarrit me vjaska - armë e zjarrit, tyta e së cilës është e kanalizuar nga ana e brendshme e cila gjatë qitjes ka ndikim në shpejtësinë dhe drejtimin e predhës; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 3 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË 1.12. Armë e zjarrit pa vjaska - armë e zjarrit e cila nuk është armë e zjarrit me vjaska; 1.13. Armë automatike e zjarrit - armë e zjarrit e cila mbushet automatikisht sa herë që shkrepet fisheku dhe e cila mund të shkrep më shumë së një fishek me një tërheqje të këmbëzës; 1.14. Armë gjysmë-automatike e zjarrit - armë e zjarrit që rimbushet në mënyrë automatike sa herë që shkrepet fisheku dhe e cila mund të shkrep vetëm një fishek me një tërheqje të këmbëzës; 1.15. Armë e drejtuar me energji (ADE) - lloj të armës që liron energji në një drejtim të shënjuar pa përdorur predhën. Kjo armë e bartë energjinë tek shënjestra për qëllim të efektit të dëshiruar; 1.16. Armë e zjarrit përsëritëse - armë e zjarrit e cila pas shkrepjes së fishekut është e paraparë për t’u rimbushur me dorë nga karikatori apo nga cilindri; 1.17. Armë e zjarrit me qitje një nga një -armë e zjarrit pa karikator e cila mbushet përmes futjes me dorë të fishekut në fole apo në prerjen e tytës për mbushje para çdo shkrepje; 1.18. Armë pneumatike - armë përmes së cilës hedhet predha me presion të ajrit apo gazrave të kompresuara, Këto ndahen në tri tipe sipas fuqisë së burimit të tyre: me Dyoksid Karboni (CO2) armë me fuqi të cilat përdorin bombola me dyoksid karboni të kompresuar, me fuqi të spirales të cilat përdorin spiralen për të kompresuar ajrin në dhomën e ajrit dhe me pumpim pneumatik me fuqi të leves e cila kompreson ajrin në dhomën e ajrit; 1.19. Armë për përdorim të agjentëve kimik - të gjitha llojet e armëve apo të mjeteve të tjera të cilat nën shtypjen e barotit ose të gazrave që përhapin në një drejtim gaz irritues që ka ndikim në shëndetin e njeriut; 1.20. Armë e zjarrit për sinjalizim me dritë dhe akustikë - armë e zjarrit që përdoret si sinjal për ndonjë fatkeqësi si dhe për qëllime të tjera sinjalizuese në det, në mes të fluturakeve dhe njerëzve në tokë, duke përfshirë të gjitha llojet e armëve dhe mjeteve të tjera të cilat nën shtypjen e barotit apo të gazrave shkrepin apo hedhin të shtëna sinjalizuese në një drejtim dhe zbrazin apo shkapërderdhin predha, me përjashtim të pistoletave ndriçuese për përdorim ushtarak. Sinjalizimi me akustikë përdoret nga arma qorre që nënkupton se kjo armë nuk hedh predhë; 1.21. Armë eksplozive - çdo lloj i bombës, minës, raketës, granatës apo mjetit tjetër që përmban substanca eksplozive apo materiale ndezëse, ndaj të cilave për shkak të proceseve të brendshme apo të jashtme (peshës, ndikimit, fërkimit, reagimit kimik, energjisë elektrike dhe të ngjashme) shkaktohet lirimi apo krijimi i energjisë dhe eksplodimit. Armë eksplozive gjithashtu konsiderohen pjesët e eksplozivëve, detonatorët, mjetet piroteknike apo pjesët e tjera për të cilat qartë duket se janë të parapara për përgatitjen e armëve eksplozive. Ky përkufizim është i paraparë të përfshijë armët termobarike të cilat dallohen nga armët konvencionale eksplozive për shkak se funksionojnë me oksigjen atmosferik dhe nuk kanë oksidues në eksplozivët e tyre. Armët termobarike po ashtu quhen armë termobarike me impuls të lartë (TIL), eksploziv karburant-ajër (EKA apo FAX), si dhe nganjëherë quhen edhe municione karburant-ajër, armë me nxehtësi dhe shtypje apo bomba vakumike; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 4 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË 1.22. Raketat ushtarake dhe sistemet e lansimit - raketat për përdorim ushtarak të cilat janë projektuar nga sistemet për lansim, të cilat janë të bartshme; 1.23. Armët me hark, tojë apo tetivë - harqet dhe mekanizmat e tjerë që funksionojnë nën shtypjen e tojës apo tetivës së shtrënguar të cilat gjuajnë shigjetë apo predhë tjetër; 1.24. Armë e ftohtë - çdo mjet që mund të përdoret për sulm apo për shkaktim të lëndimeve trupore duke përdorë forcë fizike nga sulmuesi në rastet kur ato mbahen, në tubime publike, në objekte publike apo në vende të ngjashme. Klasifikimi i tyre përcaktohet me akt nënligjor të nxjerrë nga organi kompetent; 1.25. Armë me elektroshok - armë e cila përdoret për paaftësim të përkohshëm të personit përmes elektroshokut që ka për qëllim pengimin e funksioneve të muskujve sipërfaqësorë; 1.26. Armë për qëllime industriale - armë e prodhuar për therje të kafshëve apo për peshkim me harpun, për qëllime industriale ose teknike me kusht që ato të përdoren vetëm për qëllimin e lartcekur; 1.27. Armë gjahu - armë e prodhuar apo kryesisht e përdorur për gjah të kafshëve në përputhje me legjislacionin për gjahun e cilat dallohet nga ato të kategorisë A apo nga armët që kryesisht përdoren për qëllime luftarake dhe të cilat i përkasin kategorisë B, C dhe D; 1.28. Armë shenjtarie (sportive) - armë e prodhuar apo kryesisht e përdorur për ngjarje sportive specifike dhe është armë që i përket kategorisë B, C dhe D e cila është në përputhje me legjislacionin e veçantë që rregullon sportet e qitjes; 1.29. Armë koleksioni apo relikte - armë që përket kategoritë B, C dhe D e cila duhet të futet së paku njërën prej tri kategorive vijuese: 1.29.1. armët që janë prodhuar së paku pesëdhjetë (50) vjet para datës aktuale duke mos përfshirë imitimet e saj; 1.29.2. armët, duke përfshirë kategorinë A e certifikuar nga kuratori i muzeut të vendit i cili i ekspozon armët si kuriozitete dhe relikte për interesa të muzeut, sipas Ligjit të Trashëgimisë Kulturore; dhe 1.29.3. çdo armë tjetër ku vlera substanciale e vlerës së tyre monetare vjen nga fakti se janë të reja, të rralla, bizare apo për shkak të ndërlidhjes së tyre me ndonjë figurë, periudhë apo ngjarje historike. Dëshmia për kualifikimin e ndonjë arme të caktuar në kuadër të kësaj kategorie mund të caktohet përmes dëshmisë që armët e ngjashme nuk janë në dispozicion, përveç në rast se janë eksponate të koleksionarëve, apo përveç nëse vlera e armëve të ngjashme që është në dispozicion përmes kanaleve të rregullta komerciale është shumë më e vogël. Kjo vlerë përcaktohet me akt nënligjor të nxjerrë nga organi kompetent. 1.30. Armë dekorative -mjeti i prodhuar për qëllime dekorative, i cili nuk mund të përdoret si armë; 1.31. Imitim i armës - mjeti, dukja e jashtme e të cilit ngjason me atë të armës, por i cili GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 5 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË nuk mund të përdoret si armë zjarri dhe nuk i përket kategorisë A;B, C dhe D; 1.32. Armë antike e zjarrit - çdo armë të zjarrit e prodhuar para vitit 1899 që ndizet me shkrepës, gur stralli apo me kapsollë ose me sistem të ngjashëm të ndezjes; 1.33. Riprodhim i armës antike të zjarrit - kopja e armës së zjarrit antike, mekanizmi shkrepës i së cilës është modifikuar përmes teknologjisë moderne; 1.34. Pjesët e armës së zjarrit - çdo element apo zëvendësim, por duke mos u kufizuar, që është e dizajnuar në mënyrë specifike për armë të zjarrit dhe është thelbësore për funksionimin e saj duke përfshirë tytën, kornizën ose pranuesin, kafkën ose cilindrin, mekanizmin mbyllës të folesë, gjilpërën goditëse dhe çdo mjet tjetër i dizajnuar ose përshtatur për të zvogëluar zhurmën e shkaktuar nga qitja e armës së zjarrit; 1.35. Pjesët thelbësore të armës së zjarrit - pjesët e ndara të armës së zjarrit si: mekanizmin mbyllës të folesë, folenë dhe tytën e armës së zjarrit që janë të përfshira në kategorinë e armës së zjarrit në të cilën montohen ato; 1.36. Pajisje e veçantë për armë të zjarrit - çdo mekanizëm që është i prodhuar dhe i dedikuar për rritjen e përformancës dhe cilësisë së përdorimit të armës së zjarrit, përveç shënjestrës optike; 1.37. Zhurmëmbytësi - pajisje që i bashkëngjitet apo është pjesë e tytës së armës së zjarrit me qëllim të zvogëlimit të zhurmës dhe flakës së krijuar nga qitja me armë zjarri; 1.38. Shënjestra optike -pajisje për armë që është e prodhuar si mjet ndihmës për shënjestrim apo mjet optik që përdoret si mjet ndihmës në caktimin e shënjestrës; 1.39. Adaptues - pajisje mekanike që vendoset në tytë apo në fole në mënyrë që të ndërroj tipin e tytës apo kalibrin; 1.40. Armë e çaktivizuar - armët e kategorisë A,B,C dhe D, pjesët thelbësore të të cilave janë bërë në mënyrë të përhershme dhe të papërshtatshme për përdorim përmes çaktivizimit, duke siguruar se të gjitha pjesët thelbësore të armës janë bërë në mënyrë të përhershme jofunksionale dhe të pamundshme për t’u lëvizur, zhvendosur dhe për t’u modifikuar që do t’ia mundësonte armës për t’u riaktivizuar. Procedurat teknike dhe kërkesat e shënjimit për çaktivizim duhet të vërtetohen nga organi kompetent; 1.41. Municion - fishekët, diabollat dhe predhat e tjera së bashku me fitilat dhe mbushësit e tyre. Përkufizimi përfshinë, por nuk kufizohet në: 1.41.1. fisheku është njësi e municionit për armën e zjarrit e cila paraqet kombinimin e ndezësit, mbushësit gëzhojës dhe predhës në një njësi të vetme; 1.41.2. fisheku me saçme është njësi e municionit për armë të zjarrit e cila paraqet kombinimin e saçmave (pjesë e vogël sferike), ndezësit, mbushësit dhe të gëzhojës në një njësi të vetme; dhe 1.41.3. diabolla është predhë jo sferike e paraparë për qitje nga armë pneumatike. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 6 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË 1.42. Municion me nivel të lartë depërtues - municioni që njihet si predhë depërtues të mjeteve të blinduara dhe paisjeve antiplumb, ku predha është e mbushur dhe ka fuqi të lartë depërtuese; 1.43. Municion me predhë eksplozive - municioni për përdorim ushtarak, ku predha përmban një mbushje e cila eksplodon në momentin e përplasjes; 1.44. Municion me predhë të ndezshëm - municioni për përdorim ushtarak, ku predha përmban një përzierje të ndezëshme kimike i cili shpërthen në flakë në kontakt me ajrin apo në momentin e përplasjes; 1.45. Municion gjurmëlënës - lloj i municionit që lë gjurmë në ajër gjatë trajektores së vet në formë të gjurmës së tymit apo flakës, për të lehtësuar gjetjen e cakut. Në municionin gjurmëlënës përdoren predhat e posaçme që janë të modifikuara për të pranuar mbushje të vogël piroteknike në bazën e tyre; 1.46. Municion për armët për përdorim të agjentëve kimikë - municion që përmban mbushje kimike në fishek e që ndikon në shëndetin e njerëzve apo të shtazëve; 1.47. Organ kompetent - Ministria e Punëve të Brendshme; 1.48. DSP - Departamenti përkatës për Siguri Publike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme; 1.49. Armëmbajtje - të gjitha mënyrat e bartjes së armës përmes të cilave arma e zjarrit është e gatshme për përdorim të menjëhershëm; 1.50. Prodhim i armëve dhe municionit - çdo veprimtari të hulumtimit, studimit, zhvillimit, prodhimit, riprodhimit dhe e montimit të armëve, të pjesëve të armëve dhe të municionit, përveç veprimtarive të zbatuara nga pronari i armës së gjahut apo të asaj sportive, me qëllim të rimbushjes së municionit të armës për nevoja personale e cila përdoret si armë e gjahut apo sportive; 1.51. Riparim i armës - eliminimi i defekteve me qëllim të mirëmbajtjes së armës, zëvendësimin e pjesëve jofunksionale të vjetruara apo atyre të prishura të armës me pjesë tjera origjinale me qëllim që arma të ribëhet funksionale sipas nevojës dhe kërkesës; 1.52. Ndërmjetësimi - aktiviteti i personave juridik të licencuar që sigurojnë shërbime gjatë negocimit apo aranzhimeve të transaksioneve për blerje, shitje apo furnizim të armëve, pjesëve të armëve dhe municionit, nga shteti i tretë në një shtet tjetër të tretë apo shitja dhe blerja e armëve, pjesëve të armëve dhe municionit, që janë të vendosura në shtetet e treta për transferim të tyre në një shtet tjetër të tretë; 1.53. Tregti - furnizimi ose shpërndarja e armëve, pjesëve të armëve dhe municionit me qëllim të shitjes, ndërmjetësimit, transferimit dhe ruajtjes së armëve, pjesëve të armës dhe municionit. Si tregti gjithashtu konsiderohet eksporti, importi dhe transiti i një sasie të armëve, pjesëve të armës dhe municionit; 1.54. Import - aplikimi i formaliteteve të hyrjes mbi mallra duke përfshirë procedurat e politikës komerciale dhe në raste përkatëse detyrimet e importit në përputhje me rregullat doganore; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 7 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË 1.55. Eksport - aplikimi i formaliteteve të daljes mbi mallra duke përfshirë procedurat e politikës komerciale dhe në raste përkatëse detyrimet e eksportit në përputhje me rregullat doganore; 1.56. Eksport i përkohshëm - lëvizje e armëve që largohen nga territori doganor i Republikës së Kosovës dhe të destinuara për ri-importim brenda një periudhe që nuk tejkalon njëzet e katër (24) muaj; 1.57. Rieksport - eksporti nga Kosova i armëve, pjesëve të armëve dhe municionit që paraprakisht kanë qenë të importuara në Kosovë; 1.58. Gjurmim i armëve dhe i pjesëve të armëve dhe municionit - gjurmimi sistematik i armëve dhe aty ku është e mundur, i pjesëve të armëve dhe të municionit prej prodhuesit tek blerësi, me qëllim të ofrimit të ndihmës organeve kompetente në zbulimin, hetimin dhe analizimin e prodhimit dhe trafikimit të kundërligjshëm; 1.59. Armë e kombinuar e zjarrit - armë e zjarrit me më shumë tyta, kur kombinimi i tytave bëhet prej tytave ose kalibrave të ndryshëm në të njëjtën armë; 1.60. Sekuestrim - pezullimi i përkohshëm i mjeteve nga organi kompetent në përputhje me legjislacionin në fuqi; 1.61. Konfiskim - pezullimi i përhershëm i mjeteve me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente ose organit tjetër kompetent në pajtim me legjislacionin në fuqi; 1.62. Revokim -shfuqizimi i fuqisë juridike të aktit administrativ deri në nxjerrjen e aktit tjetër administrativ në pajtim me legjislacionin në fuqi; 1.63. Certifikatë e përdoruesit të fundit - dokumenti që përdoret për transferime ndërkombëtare për të vërtetuar se blerësi është marrësi përfundimtar i materialeve dhe nuk është duke e planifikuar transferimin e këtyre materialeve ndonjë pale tjetër; 1.64. Transit - mallrat që dalin nga territori doganor i Republikës së Kosovës dhe kalojnë nëpër territorin e një ose më shumë vendeve të treta me destinacion përfundimtar në një vend tjetër të tretë ose hyjnë në territorin doganor të Republikës së Kosovës nga një vend tjetër dhe kalon në vendin e tretë; 1.65. Trans-ngarkim - transiti që përfshinë operacionin fizik të shkarkimit të mallrave nga mjetet transportuese të importit duke i ringarkuar me qëllim të ri-eksportimit, përgjithësisht mbi një mjet tjetër transporti; 1.66. Trafikimi i kundërligjshëm - importi, eksporti, shitja, shpërndarja, lëvizja apo transferimi i armëve, pjesëve të tyre dhe pjesëve thelbësore ose municionit nga, në ose përmes një territori tjetër në territorin e Republikës së Kosovës, drejt ose nga një vend tjetër i tretë, nëse ndonjëra nga këto situata aplikohet: 1.66.1. vendi i tretë apo Republika e Kosovës nuk e autorizojnë këtë në përputhje me dispozitat ligjore në vend; 1.66.2. armët nuk janë shënjuar në pajtim me këtë ligj ose në përputhje me GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 8 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË Direktiven e BE-së 91/477/EC e amandamentuar sipas Direktivës 2008/51 EC; apo 1.66.3. armët e importuara nuk janë të shënjuara në kohën e importit me identifikimin e vetëm të lejuar të vendit të parë të importit, ose kur armët nuk mbajë shënjim të tillë, prodhim unik që identifikon armët e importuara. 1.67. Shënjim - vendosja e shënjimit unik, duke përfshirë, por nuk kufizohet në: emrin e prodhuesit, vendin e prodhimit, numrin serik, vitin e prodhimit nëse nuk është pjesë e numrit serik ose përmban ndonjë shenjë alternative e kuptueshme për përdoruesin me një numër apo kod alfanumerik i cili lejon identifikimin e menjëhershëm nga shtetet e treta, përveç vendit të prodhimit; 1.68. Autorizim i vetëm - autorizimi i lëshuar nga organi kompetent për një person juridik të vetëm, për eksport ose import për një dërgesë, për një apo më shumë armë të zjarrit, pjesëve të armëve dhe municionit të një pranuesi të identifikuar të fundit në shtetin e tretë; 1.69. ADR -marrëveshje evropiane për bartjen ndërkombëtare të mallrave të rrezikshme përmes transportit rrugor; 1.70. Person përgjegjës - personi fizik në kuadër të personit juridik, i cili ka besimin për kryerjen e detyrave të caktuara ose autorizimin për të vepruar në emër të personit juridik; 1.71. Prodhimi kundërligjshëm - prodhimi ose grumbullimi i armëve të zjarrit, pjesëve të tyre dhe municionit: 1.71.1. nga ndonjë pjesë përbërëse e armës së tillë të trafikuar kundërligjshëm; 1.71.2. pa një autorizim të lëshuar nga një autoritet kompetent i Republikës së Kosovës ku prodhimi apo grumbullimi i tij ndodh; 1.71.3. pa shënjim të armëve të grumbulluara në kohën e prodhimit në përputhje me këtë ligj. 1.72. Municion me predha gome për përdorim për menaxhimin e turmave - municioni me predha gome në forme sferike me mase homogjene që përdoret nga institucionet e autorizuara për kontrollimin dhe menaxhimin e turmave me njerëz“; 1.73. Armë dhe municion për pasivizim të përkohshëm të kafshëve - armë jo vdekjeprurëse që e përdorin institucionet e specializuara siç janë organizata për mirëqenien e kafshëve, institucionet e veterinarisë dhe personat e tjerë juridik të licencuar për kontrollimin e kafshëve që i neutralizojnë përkohësisht kafshët me qëllim të trajtimit (kapjes se sigurtë). Municioni i përdorur mund të jetë një shiringë apo gjilpërë që përmban agjentet kimik për qetësim anestezik apo paralizues të përkohshëm. Shiringa apo gjilpëra mund të hidhet nga harqe të kryqëzuara, gypi me frymë apo armë pneumatike si dhe me përdorim të fishekut pa predhë; 1.74. Verifikimi i së kaluarës - procesi i zhvilluar nga ana e Policisë së Kosovës për kërkimin dhe për mbledhjen e të dhënave kriminale, komerciale dhe financiare për personin juridik nga neni 13 paragrafi 3. nënparagrafi 3.6. të këtij ligji. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 9 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This provision defines which items count as weapons under the law and lists items that do not count as weapons.
Neni 3 Llojet e armëve 1. Sipas këtij ligji, armë konsiderohen: 1.1. armët e zjarrit; 1.2. armët koleksioni; 1.3. armët pneumatike; 1.4. armët për përdorim të agjentëve kimik; 1.5. armët eksplozive (shpërthyese); 1.6. armët me hark, tojë (tetivë); 1.7. armët e ftohta; 1.8. armët për sinjalizim me dritë dhe akustik; 1.9. armët me elektroshok (paralizuesit elektrikë); dhe 1.10. armët e drejtuara me energji (ADE). 2. Armë konsiderohen edhe municioni, adaptuesit dhe pjesët thelbësore të armëve, përveç nëse me këtë ligj nuk është përcaktuar ndryshe. 3. Armë sipas këtij ligji nuk konsiderohen: 3.1. armët për qëllime industriale; 3.2. armët dekorative; 3.3. imitimet e armëve; 3.4. armët të cilat janë bërë të papërdorshme (të çaktivizuara) në mënyrë të përhershme, përmes zbatimit të procedurave teknike të cilat janë të përcaktuara nga organi kompetent; dhe 3.5. harpunët për peshkim nën ujë. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article classifies weapons into categories A, B, C, and D, states an exception for hunting and sporting firearms with optical sights, and says certain A10 and C8 items will be defined by the competent authority through subordinate legislation.
Neni 4 Kategorizimi i armëve 1. Armët sipas këtij ligji kategorizohen si në vijim: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 10 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË 1.1. Kategoria A - armët e zjarrit të ndaluara për civilë si përdorues të fundit janë: 1.1.1. predhat ushtarake plasëse dhe sistemet për lansim (A1); 1.1.2. armë zjarri automatike (A2); 1.1.3. armë zjarri të kamufluara në formë të një mjeti tjetër (A3); 1.1.4. municion me shkallë të lartë depërtuese, municioni me predha shpërthyese, municioni me predha ndezëse, si dhe predhat për municion të tillë dhe municion me predha gome për menaxhim të turmave (A4); 1.1.5. municioni me predhë shpërndarëse dhe hapëse, si dhe predhat për municion të tillë, përveç në rastet e armëve për gjah apo për shenjëtari të personave që kanë të drejtë t’i përdorin ato (A5); 1.1.6. armë zjarri me zhurmëmbytës të montuar (A6); 1.1.7. armë zjarri me tytë të vjaskuar me kalibër mbi 12.7 milimetra (A7); 1.1.8. mjetet plasëse dhe pjesët e tyre (A8); 1.1.9. armë për përdorim të agjentëve kimik dhe municioni i saj (A9); 1.1.10. pajisja e veçantë për armë zjarri e cila mundëson ndryshimin e armës së zjarrit në kategori tjetër nga ajo origjinalja (A10); 1.1.11. armë me elektroshok (paralizues elektrikë) (A11); 1.1.12. municioni gjurmëlënës (A12); 1.1.13. municioni me veprim të dyfishtë (A13); 1.1.14. municioni me kapacitet depërtues në pajisjet mbrojtëse antiplumba (A14); 1.1.15. armë e drejtuar me energji ADE (A15); dhe 1.1.16. armë zjarri me tytë poligonale (A16). 1.2. Kategoria B – armët për të cilat kërkohet leja janë: 1.2.1. armë e shkurtër zjarri gjysmë-automatike apo përsëritëse (B1); 1.2.2. armë e shkurtër zjarri për një qitje, me ndezje qendrore (B2); 1.2.3. armë e shkurtër zjarri me ndezje anësore për një qitje, me gjatësi të përgjithshme më të vogël së 28 cm (B3); GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 11 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË 1.2.4. armë zjarri të gjata gjysmë-automatike me arkëz dhe fole për fishekë së bashku që mund të mbajnë më tepër së tre (3) fishekë (B4); 1.2.5. armë zjarri të gjata gjysmë-automatike me arkëz dhe fole për fishekë që së bashku mund të pranojnë deri në tre (3) fishekë dhe mbushësi i të cilave ndërrohet, apo kur nuk është e sigurtë që kjo armë nuk mund të konvertohet me ndihmën e veglës së rëndomtë, me ç’rast arkëzat e fishekëve mund të pranojnë më tepër së tre (3) fishekë (B5); 1.2.6. armë zjarri e gjatë gjysmë-automatike ose me përsëritje, me tytë të pavjaskuar të gjatë deri më 60 cm (B6). 1.3. Kategoria C- armët me cilësi teknike të kufizuara për të cilat kërkohet leja janë: 1.3.1. armë zjarri e gjatë me përsëritje që nuk është përfshirë në pikën 1.2.6 të kategorisë B (C1); 1.3.2. armë zjarri e gjatë me një gjuajtje me tytë të vjaskuar (C2); 1.3.3. armë zjarri e gjatë gjysmë-automatike, që nuk është përfshirë në pikat 1.2.4, 1.2.5. dhe 1.2.6 të kategorisë B (C3); 1.3.4. armë zjarri e shkurtër me një qitje me goditje anësore gjatësia e përgjithshme e së cilës nuk është më e vogël së 28 cm (C4); 1.3.5. armë zjarri e gjatë me një qitje, me tytë të pavjaskuar (C5); 1.3.6. armë pneumatike me energji në grykën e armës mbi 7.5 J dhe me kalibër mbi 4.5 mm (C6); 1.3.7. armë zjarri për sinjalizim me dritë dhe akustikë (C7); 1.3.8. armë dhe municion për pasivizim të përkohshëm të kafshëve (C8); dhe 1.3.9. adaptues (C9). 1.4. Kategoria D - armët që duhet të lajmërohen dhe për të cilat lëshohet leje janë: 1.4.1. armët e zjarrit antike (D1); 1.4.2. armë pneumatike me energji në grykën e armës deri në 7.5 J dhe me kalibër deri në 4.5 mm (D2); 1.4.3. armët me hark, tojë apo tetivë (D3); dhe 1.4.4. armët e ftohta (D4). 2. Armët e zjarrit të kombinuara do të jenë të klasifikuara në kategorinë e armëve të zjarrit GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 12 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË me tytë të vjaskuar ose të kalibrit më të madh me tytë të pavjaskuar, në rast se nuk ka tytë të vjaskuar. 3. Përjashtimisht nga paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 i këtij neni, si armë zjarri të ndaluara nuk konsiderohen armët e gjahut dhe ato sportive të pajisura me shënjestër optike. 4.Pajisjet e veçanta nga kategoria A10 dhe armët për pasivizim të përkohshëm te kafshëve nga kategoria C8 do të përcaktohet me akt nënligjor nga organi kompetent. KAPITuLLI II BLERJA DHE POSEDIMI I ARMËVE - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Arms, parts of arms, and ammunition may be bought only with consent issued by the competent authority, and that authority sets by sublegal act which weapons can be bought on that consent.
Neni 5 Pëlqimi 1. Armët, pjesët e armëve dhe municioni blihen vetëm në bazë të pëlqimit të lëshuar nga organi kompetent, sipas kategorizimit të armëve B dhe C nga neni 4 i këtij ligji. 2. Organi kompetent me akt nënligjor përcakton llojet e armëve që mund të blihen në bazë të pëlqimit. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Certain buyers must get consent before purchasing category B and C firearms, and the article sets ammunition and powder possession limits for several permitted holders.
Neni 6 Kufizimi i pëlqimit 1. Personi fizik i cili është shtetas apo i huaj me vendqëndrim të përhershëm në Republikën e Kosovës ose personi juridik i regjistruar në regjistrin e biznesit të Republikës së Kosovës, duhet të kërkojnë pëlqim për blerjen e armës nga kategoria B dhe C të këtij ligji të cilin e lëshon organi kompetent. 2. Pjesët thelbësore të armëve dhe municionit për armët me tyta të vjaskuara duhet të blihen në bazë të pëlqimit në përputhje me llojin e armës së zjarrit për të cilën është lëshuar leja. 3. Pëlqimi për blerjen e armëve të zjarrit dhe pjesëve të armëve të zjarrit dhe të municionit nga paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni, vlen gjashtë (6) muaj nga dita e lëshimit të pëlqimit. 4. Municioni për armë zjarri me tyta të pavjaskuara mund të blihet në bazë të lejes së lëshuar për këto armë zjarri, për të cilin nuk është i nevojshëm pëlqimi. 5. Personi fizik mund të posedojë municion për armë me tytë me vjaska më së shumti deri në dyqind (200) fishekë, përveç nëse dëshmohet së ekzistojnë shkaqe të arsyeshme për blerje dhe posedim të sasive më të mëdha si për gjah, shenjëtari ose në aktivitete të ngjashme. 6. Personi fizik ose personi juridik i regjistruar si subjekt i gjahut, shenjëtarisë ose qendër për trajnim mund të posedojë deri në tre (3) kg barut të zi me qëllim të rimbushjes së municionit për armët me tytë pa vjaska për të cilën ata posedojnë leje. 7. Personi fizik dhe personi juridik mund të posedoj municion të pakufizuar për armët pneumatike për të cilat posedon leje. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 13 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË 8. Personi juridik që është i licencuar për ushtrimin e veprimtarisë në fushën e shërbimeve private të sigurisë i cili lejon mbajtjen e armës, mund të posedoj municion në sasi të kufizuar në bazë të dhomës së ruajtjes, kurse punëtori i licencuar te ky person juridik mund të mbajë më së shumti pesëdhjetë (50) fishekë për çdo armë të lejuar për mbajtje. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: A physical person may be issued consent to buy a weapon only if the listed conditions are met.
Neni 7 Kërkesa e personit fizik për blerjen e armës 1. Pëlqimi për blerjen e armës mund t’i lëshohet personit fizik në bazë të kërkesës së paraqitur, nëse i plotëson kushtet si në vijim: 1.1. të ketë mbushur moshën njëzet e një (21) vjeçare; 1.2. të posedojë aftësi të plotë ligjore për veprim; 1.3. të posedojë aftësi psiko-fizike; 1.4. të mos paraqet rrezik për vetëvete, për rendin publik dhe sigurinë publike; 1.5. të ketë të kryer testin teorik dhe praktik për përdorimin e armës; 1.6. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës ose i huaj me qëndrim të përhershëm të lejuar në territorin e Republikës së Kosovës, përveç nëse me marrëveshje ndërkombëtare është përcaktuar ndryshe; 1.7. të ketë dëshminë për anëtarësi të rregullt i certifikuar si gjahtar pranë subjektit të gjahtarëve. Ky kriter vlen vetëm për rastet kur blerja e armës është për qëllim gjahu; 1.8. të deklaroj arsyen për blerjen e armës, sipas nenit 11 të këtij ligji. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Qendra për Punë Sociale lëshon dëshmi që vërteton se aplikuesit nuk i është marrë ose kufizuar aftësia për të vepruar me vendim gjyqësor; dëshmia nuk mund të jetë më e vjetër se 6 muaj.
Neni 8 Dëshmia për aftësi të plotë veprimi 1. Qendra për Punë Sociale lëshon dëshminë me të cilën vërteton se aplikuesi me vendim gjyqësor nuk i është marrë ose kufizuar aftësia për të vepruar. 2. Dëshmia nga paragrafi 1 i këtij neni nuk mund të jetë më e vjetër së gjashtë (6) muaj. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: A medical certificate is used to prove fitness to possess and carry a weapon, and it must not be older than one year.
Neni 9 Dëshmia për aftësi psiko- fizike 1. Aftësia për posedimin e armës dhe armëmbajtja dëshmohet përmes certifikatës mjekësore, e cila nuk mund të jetë më e vjetër së një (1) vit. 2. Shpenzimet e kontrollit mjekësor i bartë personi fizik. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 14 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË 3. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me organin kompetent, me akt nënligjor përcakton llojin dhe mënyrën e kryerjes së kontrollit mjekësor për verifikimin e aftësisë psiko-fizike për posedimin e armës dhe armëmbajtjen. 4. Kontrollin mjekësor të personit fizik të cekur në këtë nen për verifikimin e aftësisë psiko- fizike lidhur me posedimin e armës dhe armëmbajtjen, duhet ta kryejnë institucionet përkatëse shëndetësore që i përcakton Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me organin kompetent. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: This provision lists when a person is treated as posing a risk to public order and safety, identifies who issues the related certificate, and requires the competent body to stop the weapon-purchase consent procedure while certain proceedings are pending.
Neni 10 Rreziku për rendin dhe sigurinë publike 1. Rrezik për rendin dhe sigurinë publike në kuptim të nenit 7 nën-paragrafi 1.4 të këtij ligji konsiderohet nëse: 1.1. personi fizik është dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale; 1.2. personi fizik është dënuar me vendim të formës së prerë për kundërvajtje të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, si pasojë e elementeve të dhunës; 1.3. rrethanat e tjera që tregojnë së armët mund të keqpërdoren, veçanërisht kur personi është i regjistruar në evidencën e organeve kompetente për konsumim të shpeshtë dhe tej mase të alkoolit ose për përdorim të substancave narkotike, substancave psikotrope, dhunës në familje, në institucione arsimore apo në vendin e punës; dhe 1.4. personi fizik i cili është nën hetime për vepra penale. 2. Vërtetimin për personat fizik nga nën-paragrafët 1.1 dhe 1.2 të paragrafit 1 të këtij neni e lëshon Gjykata, kurse për personat fizik nga nën-paragrafët 1.3 dhe 1.4 të paragrafit 1 të këtij neni e lëshon Policia e Kosovës. 3. Organi kompetent do ta ndërpres procedurën për lëshimin e pëlqimit për blerjen e armës, nëse kundër personit fizik zhvillohet procedurë për vepër penale ose kundërvajtje të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, armëmbajtjes pa leje si pasojë e elementeve të dhunës, deri në marrjen e vendimit të plotfuqishëm. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: A physical person may buy weapons, weapon parts, and ammunition only for carrying, hunting, target shooting, or collecting, and carrying weapons is allowed only in special public-safety cases set by a subordinate act from the competent body.
Neni 11 Arsyet për blerjen e armës për personat fizik 1. Arsyet për blerjen e armës, pjesëve të armës dhe municionit nga personi fizik, janë vetëm për armëmbajtje, gjah, shenjëtari ose për qëllime koleksioni për të cilat lëshohet pëlqimi. 2. Armëmbajtja nga paragrafi 1 i këtij neni, lejohet për rastet e veçanta të sigurisë publike e cila përcaktohet me akt nënligjor të nxjerrë nga organi kompetent. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: This article sets out the professional exam and practical training requirements for weapons category B and C, and assigns the competent authority and licensed legal persons specific roles.
Neni 12 Provimi profesional 1. Testimi i njohurisë profesionale për përdorimin, mirëmbajtjen e armës për kategorinë B dhe C dhe njohurinë mbi dispozitat e këtij ligji, bëhet përmes dhënies së provimit profesional i GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 15 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË përcaktuar nga organi kompetent. 2. Provimi profesional përbëhet nga pjesa teorike dhe praktike: 2.1. në pjesën teorike të provimit verifikohen njohuritë teorike për: 2.1.1. posedimin dhe ruajtjen e armëve dhe municionit; 2.1.2. përdorim të armëve; dhe 2.1.3. ofrimin e ndihmës së parë. 2.2. pjesa praktike e provimit përmban: 2.2.1. testin e njohurive për përdorim të sigurt të armëve dhe municionit; dhe 2.2.2. qitjen në shenjë. 3. Aftësimi praktik për mënyrën e përdorimit të armës të kategorisë B dhe C të personave fizik që kërkojnë pëlqim për blerjen e armës së kategorisë B dhe C bëhet nga personi juridik i licencuar. Personi juridik i licencuar duhet t’i lëshoj certifikatën personit fizik pas përfundimit të suksesshëm të aftësimit praktik. 4. Licenca për personat juridik nga paragrafi 3 i këtij neni, lëshohet nga organi kompetent. 5. Aftësimin praktik nga paragrafi 3 i këtij neni, e bëjnë instruktorë të certifikuar. 6. Organi kompetent me akt nënligjor përcakton kushtet minimale teknike dhe të sigurisë që duhet t’i plotësojë personi juridik i licencuar lidhur me objektet për aftësimin praktik, si dhe për njohuritë teorike dhe praktike. 7. Organi kompetent me akt nënligjor do të përcaktojë llojin dhe modalitetet e aftësimit teorik dhe praktik, provimin profesional si dhe verifikimin e kualifikimit të instruktorëve të punësuar tek personat juridik që do të licencohen për ofrim të aftësimit. 8. Shpenzimet për mbajtjen e provimit profesional i bartë vetë aplikuesi. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: A legal person may be granted consent to buy a weapon if it applies to the competent authority.
Neni 13 Kërkesa e personit juridik për blerjen e armës 1. Pëlqimi për blerjen e armës mund t’i lëshohet personit juridik në bazë të kërkesës së parashtruar pranë organit kompetent. 2. Personat juridik nga paragrafi 1 i këtij neni, nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: 2.1. qendrat trajnuese për armë; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 16 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË 2.2. subjektet e gjahut; 2.3. subjektet e shenjëtarisë; 2.4. Personi juridik që është i licencuar për ushtrimin e veprimtarisë në fushën e shërbimeve private të sigurisë i cili lejon mbajtjen e armës sipas legjislacionit në fuqi; 2.5. institutet që merren me hulumtime shkencore ose me kontrollim të kafshëve; 2.6. muzetë; 2.7. aeroporti; dhe 2.8. industria e filmit. 3. Personat juridik nga paragrafi 2 i këtij neni, pajisen me pëlqim pasi të kenë plotësuar kriteret si në vijim: 3.1. certifikata e biznesit; 3.2. vërtetimin gjyqësor që puna e personit juridik nuk ndalohet ose ndërpritet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente; 3.3. dëshminë nga organi kompetent që posedon hapësirë për ruajtjen dhe vendosjen e sigurt të armës, pjesëve të armës dhe municionit; 3.4. dëshminë për ushtrim të veprimtarisë përkatëse; 3.5. dëshminë që ka së paku qarkullim vjetor mbi tridhjetë mijë euro (30.000€) brenda vitit paraprak kalendarik ose ka buxhet fillestar prej tridhjetë mijë euro(30.000€) me rastin e themelimit të veprimtarisë për personat juridik nga paragrafi 2 nën-paragrafi 2.1., 2.4., 2.7. dhe 2.8 të këtij neni mbi pesëmijë euro (5.000€) për personat juridik nga nën- paragrafi 2.2., 2.3., dhe 2.6., të këtij neni. Ky kriter nuk aplikohet për personat juridik nga nënparagrafi 2.5. i paragrafit 2 të këtij neni; 3.6. verifikimi i së kaluarës për subjektin aplikues, themeluesit e tij, pronarët dhe personat përgjegjës. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: This article allows certain legal persons and institutions to get consent to buy or possess firearms for specific activities, and requires one service provider to be licensed.
Neni 14 Arsyet për blerjen e armës për personin juridik 1. Personit juridik i cili ofron trajnime, mund t’i lëshohet pëlqimi për blerjen e armës në bazë të licencës për punën të cilën e kryen. Personi juridik nga ky paragraf mund të posedojë një armë për çdo linjë të qitjes, si dhe dy armë për poligon për nevoja të zëvendësimit. 2. Subjektet e gjahtarëve dhe shenjëtarëve të cilët posedojnë vende për gjah dhe shenjëtari mund t’i jepet pëlqimi të blejnë armë për qëllimet e aktiviteteve që kryejnë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 17 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË 3.Instituteve shkencore, organeve shtetërore ose personave juridik që merren me hulumtime shkencore, mund t’i jepet pëlqimi të blejnë armë, pjesë të armës dhe municion. Kurse për institucionet apo subjektet që merren me kontrollimin e kafshëve mund të marrin pëlqimin për armët e kategorisë C8. 4. Personi juridik i cili ofron shërbime sipas nenit 13 paragrafi 2 nënparagrafi 2.4 të këtij ligji duhet të jetë i licencuar. Posedimi i armës së zjarrit kufizohet në jo më shumë se një armë për një punëtor të specializuar të sigurisë, si dhe deri në pesëmbëdhjetë përqind (15%) për qëllime të zëvendësimit në raste të dëmtimit apo riparimit. Armët që nuk përdoren gjatë kontratave të rregullta do të ruhen në arka të veçanta të metalit apo kasaforta të bllombuara nga organi kompetent. Menaxhimi i këtyre armëve do të përcaktohet me akt nënligjor të nxjerrë nga organi kompetent. 5. Personit juridik mund t’i jepet pëlqimi për qëllim koleksioni dhe ekspozimi të armëve. 6. Muzeve mund t’i lëshohet pëlqimi sipas ligjit për trashëgiminë kulturore dhe ligjeve tjera relevante. 7. Aeroporteve mund t’i lëshohet pëlqimi për qëllime të largimit të shpezëve. 8. Industrisë së filmit mund t’i lëshohet pëlqimi për prodhim të filmit. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: This article sets deadlines and appeal steps for weapons-related requests, with DSP as first instance and appeal/review commissions for later review.
Neni 15 Procedura dhe afati përshqyrtimin e kërkesës 1. Kërkesat për blerjen, posedimin, armëmbajtjen, ruajtjen, prodhimin, çaktivizimin, riparimin, shitjen, transportimin, shënjimin e armëve dhe municionit për personat fizik dhe juridik, shqyrtohet dhe vendoset nga DSP-ja si shkallë e parë. 2. DSP-ja do të vendos lidhur me kërkesën nga paragrafi 1 i këtij neni për personin fizik dhe personin juridik brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh pas parashtrimit të kërkesës, ose në raste të veçanta deri në nëntëdhjetë (90) ditë, me ç’rast DSP-ja obligohet ta informojë palën që ka parashtruar kërkesën për arsyet e rastit të veçantë. 3. Pala e pakënaqur kundër vendimit të DSP-së sipas paragrafit 2 të këtij neni, ka të drejtë ankese në Komisionin e Ankesave si shkallë e dytë në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e pranimit të vendimit. 4. Komisioni i Ankesave në afat prej tridhjetë (30) ditësh duhet të vendos lidhur me ankesën nga paragrafi 3 i këtij neni. Vendimi i komisionit të ankesave është i formës përfundimtare. Pala e pakënaqur kundër këtij vendimi mund t’i drejtohet gjykatës themelore kompetente. 5. Kërkesat për tregtimin, përfshirë importin, eksportin, transportin, transit, si dhe kërkesat që dalin nga Ligji për Pajisje me Armë, Municion dhe Pajisje Përkatëse të Sigurisë për Institucionet e Autorizuara Shtetërore për Siguri, shqyrtohen dhe vendoset brenda afati prej nëntëdhjetë (90) dite nga komisioni shqyrtues i emëruar nga organi kompetent si shkallë e parë. Vendimi i komisionit shqyrtues është i formës përfundimtare. Pala e pakënaqur kundër këtij vendimi mund t’i drejtohet gjykatës themelore kompetente. 6. Organi kompetent me akt nënligjor përcakton përbërjen dhe rregullat e punës për Komisionin Shqyrtues dhe Komisionin e Ankesave. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 18 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: A person who has permission to buy a firearm must apply to the competent authority for registration within 15 days of purchase. A licensed legal person dealing in firearms must also report the transaction within 5 days and present shell casings and test-fired bullets. The competent authority assigns each firearm a unique identification number.
Neni 16 Afati kohor për regjistrim 1. Personit fizik dhe juridik të cilit i është lëshuar pëlqimi për blerjen e armës, ka afat pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e blerjes së armës që të paraqes kërkesë tek organi kompetent për regjistrimin e armës me qëllim të marrjes së lejes përkatëse për armë. 2. Personi juridik i licencuar që merret me shitblerje të armëve në afat prej pesë (5) ditëve nga shitblerja e armëve, duhet të paraqes raport te organi kompetent për shitblerjen dhe të prezantoj gëzhojat dhe predhat e qitjes provuese. 3. Raporti nga paragrafi 2 i këtij neni duhet të përmbajë të dhëna për personin fizik ose juridik i cili ka blerë armën, të dhënat për personin juridik i cili i ka shitur armën, të dhënat e sakta për armën e shitur dhe së paku dy (2) gëzhoja dhe dy (2) predha nga qitjet provuese dorëzohen me raport. 4. Organi kompetent i cakton çdo arme numrin unik të identifikimit. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: This article lists the permit types available for physical persons.
Neni 17 Llojet e lejeve për persona fizik 1. Lejet për personat fizik janë: 1.1. leja për armëmbajtje të armës së zjarrit; 1.2. leja për armë koleksioni; 1.3. leja për armë gjahu; 1.4. leja për armë shenjëtarie; dhe 1.5. leja për armë të kategorisë D. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: A person may apply for a firearm carrying permit only if the listed conditions are met.
Neni 18 Leja për armëmbajtje 1. Personi fizik mund të aplikojë për leje për armëmbajtje të armës së zjarrit, vetëm nëse i plotëson arsyet si në vijim: 1.1. punëtori i certifikuar dhe i kontraktuar tek personi juridik i licencuar sipas nenit 13 paragrafi 2.4 mund të mbajë armë sipas legjislacionit përkatës në fuqi, në vendin e punës, gjatë orarit të punës, siç është përcaktuar në nenin 19 të këtij ligji; 1.2. Personi fizik i cili të ketë përmbushur kushtet sipas nenit 7 të këtij ligji, si dhe kushtet e tjera të përcaktuara me akt nënligjor nga organi kompetent; dhe 1.3. Zyrtarët e sigurisë që janë punonjës të Misioneve Diplomatike në Republikën e Kosovës. Për zbatimin e këtij nënparagrafi organi kompetent nxjerrë akt nënligjor. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 19 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: A legal person may give a weapon only to a certified worker who meets the statutory conditions, and the competent authority issues a one-year carrying permit on request.
Neni 19 Leja për armëmbajtje për punëtorët e kompanive private të sigurisë 1. Personat juridik që posedojnë armë në bazë të lejes për posedim të armës, i japin armën për përdorim vetëm punëtorit të certifikuar sipas nenit 18 paragrafin 1, nënparagrafi 1.1 dhe qe i plotëson kushtet e përcaktuara në nenin 7 të këtij ligji. 2. Me kërkesën e personit juridik nga paragrafi 1 i këtij neni, organi kompetent përdoruesit të armës i lëshon leje për armëmbajtjen në afat vlefshmërie prej një (1) viti. 3. Afati i vlefshmërisë së lejes për armëmbajtje sipas paragrafit 2 të këtij neni do të vazhdohet me kërkesën e personit juridik, nëse personi nën emrin e të cilit është dhënë leja edhe më tej i plotëson kushtet nga neni 7 i këtij ligji. 4. Personi juridik parashtron kërkesën për vazhdimin e lejes për armëmbajtje më së voni gjashtëdhjetë (60) ditë para skadimit të afatit të vlefshmërisë së saj. 5. Personit të cilit i ka pushuar marrëdhënia e punës tek personi juridik, në ditën e pushimit të marrëdhënies së punës është i obliguar që armën dhe lejen për armëmbajtje t’ia dorëzojë personit përgjegjës të personit juridik. 6. Personi juridik është i obliguar që në afat prej pesë (5) ditëve nga dita e pushimit të marrëdhënies së punës, të njoftojë me shkrim dhe ta sjellë lejen për armëmbajtje tek organi kompetent. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: A person may hold a firearm collection permit, but must meet conditions for purchase, registration, storage, and inspection in specified cases.
Neni 20 Leja për armë koleksioni 1. Leja për armë koleksioni është leje që e lejon personin fizik të posedojë koleksion të armëve sipas këtij ligji. 2. Pëlqim për blerjen e armës së koleksionit i lëshohet personit fizik në bazë të kërkesës nëse i përmbush kushtet sipas nenit 7, 41 dhe 42 të këtij ligji. 3. Nëse koleksioni i armëve përbëhet nga më shumë së njëzetepesë (25) armë, në bazë të kërkesave nga paragrafi 2 i këtij neni, koleksionuesi duhet t’ia bashkangjesë kërkesës deklaratën me shkrim me të cilën deklarohet se do të lejojë kontroll të papenguar të këtyre armëve nga organi kompetent dhe t’i përmbush kriteret për vendin e ruajtjes së armëve. 4. Koleksionuesi të cilit i është lëshuar pëlqimi për blerjen e armës koleksioni është i obliguar që në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e blerjes së armës, të parashtrojë kërkesë pranë organit kompetent për regjistrimin e armës dhe për lëshimin e lejes për armë koleksioni. 5. Leja nga paragrafi 4 i këtij neni lëshohet në afat vlefshmërie dhjetë (10) vite. 6. Pas lëshimit të lejes së parë për koleksionimin e armëve nga paragrafi 4 i këtij neni, pëlqimi për blerjen e një arme tjetër koleksioni lëshohet nëse koleksionuesi e përmbush vetëm kushtin nga neni 7 paragrafi 1.4 i këtij ligji. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 20 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË 7. Arma që i takon kësaj leje nuk lejohet të mbahet me vete, por vetëm mund të dërgohet në vendin për riparim ose të ekspozohet sipas lejes për lëvizje me armë të lëshuar nga organi kompetent. Municioni nuk lejohet të blihet për këtë armë. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: A hunting-gun permit lets a natural person possess category B, C, and D weapons only for hunting, and the permit lasts five years.
Neni 21 Leja për armë gjahu 1. Leja për arme gjahu është leje e cila e lejon personin fizik të posedojë armë që i takojnë kategorisë B, C dhe D vetëm për qëllime gjahu. 2. Armët mund të barten nga vendbanimi deri të poligoni për qitje, terreni për gjah ose vendi për riparim me leje për lëvizje me armë të autorizuara nga stacioni policor. 3. Kërkesën për lëvizje me armë personi e bën tek stacioni policor në afat prej pesë (5) ditësh para lëvizjes me armë. 4. Anëtari aktiv i subjektit të gjahut i cili posedon leje për gjah mund të merr me qira një (1) ditore armë për gjah nga ky subjekt për rajonin e gjahut. Subjekti duhet të lëshoj vërtetim të dhënies me qira anëtarit aktiv, derisa ai është në posedim të armës me qira. 5. Leja nga paragrafi 1 i këtij neni ka afat vlefshmërie pesë (5) vite. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: This article lets a physical person hold category B, C, and D weapons only for shooting purposes, sets a 5-day advance application rule for moving weapons, and allows a one-day rental of a shooting weapon by an active member with a shooting permit.
Neni 22 Leja për armë shenjëtarie 1. Leja për shenjëtari është leje e cila e lejon personin fizik të posedojë armë që i takojnë kategorisë B, C dhe D vetëm për qëllime shenjëtarie. 2. Armët mund të barten nga vendbanimi deri të poligoni për qitje ose vendi për riparim me leje për lëvizje me armë të autorizuara nga stacioni policor. 3. Kërkesën për lëvizje me armë personi e bën tek stacioni policor në afat prej pesë (5) ditësh para lëvizjes me armë. 4. Anëtari aktiv i subjektit të shenjëtarisë, i cili posedon leje për shenjëtari mund të merr me qira një (1) ditore armë për shenjëtari nga ky subjekt për poligonin e qitjes. Subjekti duhet të lëshoj vërtetim të dhënies me qira anëtarit aktiv, derisa ai është në posedim të armës me qira. 5. Leja nga paragrafi 1 i këtij neni ka afat vlefshmërie pesë (5) vite. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: A person may buy category D weapons if they meet the conditions in article 7, and may carry them only in specified places under a police-authorized movement permit.
Neni 23 Leja për armë të kategorisë D 1. Personi fizik mund të blejë armë nga kategoria D nëse i përmbush kushtet nga neni 7 paragrafi 1.1 dhe 1.6 të këtij ligji. 2. Armët që i takojnë kategorisë D lejohen të barten vetëm në vendet e gjahut, shenjëtarisë vendeve të trajnimit ose vendeve për riparim në bazë të lejes për lëvizje me armë të autorizuara nga stacioni i policisë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 21 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË 3. Personi fizik i cili ka blerë armë sipas këtij neni prezanton armën për regjistrim tek stacioni përkatës i policisë në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita që është blerë arma. 4. Leja nga paragrafi 1 i këtij neni, ka afat vlefshmërie pesë (5) vite. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: This article lists the types of permits available for legal persons and says the review procedure and deadline for applications follow Article 15.
Neni 24 Llojet e lejeve për personat juridik 1. Lejet për personat juridik janë: 1.1. leja për posedimin e armës; 1.2. leja për prodhim të armëve, pjesëve të armës dhe municionit të kategorisë A; 1.3. leja për riparim të armëve të kategorisë A; 1.4. leja për koleksion të armëve; 1.5. leja për tregti të armëve dhe municionit; 1.6. leja për transport të armëve; dhe 1.7. leja për armë të kategorisë D. 2. Procedurat dhe afati për shqyrtimin e kërkesës nga DSP-ja, Komisioni Shqyrtues dhe Komisioni të Ankesave bëhen në përputhje me nenin 15 të këtij ligji. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: A licensed legal person may possess category B, C, and D weapons under a possession permit, if the Article 13 criteria are met.
Neni 25 Leja për posedim të armës 1. Leja për posedim të armës është leje e cila e lejon personin juridik të licencuar të posedojë armë që i takojnë kategorisë B,C dhe D. 2. Personi juridik sipas nenit 13 paragrafi 2 i këtij ligji mund të merr lejen për posedim të armës vetëm nëse i plotësojnë kriteret sipas nenit 13 paragrafit 3 të këtij ligji. 3. Leja për posedimin e armës i jepet personit juridik në afat vlefshmërie pesë (5) vite. 4. Leja për posedimin e armës mund të vazhdohet me kërkesë me shkrim të personit juridik më së voni gjashtëedhjetë (60) ditë para skadimit të afatit të vlefshmërisë së saj. 5. Personi juridik duhet t’ia bashkangjesë kërkesës për vazhdimin e lejes për posedim të armës, dëshminë se i plotëson kushtet sipas nenit 13 paragrafi 3 të këtij ligji. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 22 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The competent authority may issue a production permit for category A weapons, parts, and ammunition, and the applicant must file the required request and documents. A licensed legal person must notify the authority within 15 days after production starts.
Neni 26 Leja për prodhim të armëve të kategorisë A 1. Leja për prodhim është leje që lejon personin juridik të prodhoj armë, pjesë të armës dhe municion të kategorisë A. 2. Aplikuesi paraqet kërkesën tek organi kompetent për lëshimin e lejes për prodhim të armëve, pjesëve të armëve dhe municionit të kategorisë A. Kërkesa përfshinë dokumentet sipas nenit 13 paragrafit 3 nënparagrafët 3.1, 3.2, 3.3, 3.5 dhe 3.6 të këtij ligji si dhe licencën për prodhim të armëve, pjesë të armëve dhe municionit. 3. Personit juridik të cilit i është dhënë licenca nga neni 50 i këtij ligji, duhet ta informojë organin kompetent në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e fillimit të prodhimit të armëve, pjesëve të armëve dhe municionit. 4. Organi kompetent në bashkëpunim me Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës nxjerrë akt nënligjor për kushtet minimale teknike dhe të sigurisë që duhet t’i plotësojnë objektet ku do të bëhet prodhimi, riparimi apo shitblerja, si dhe deponimi i armëve dhe municionit. 5. Leja sipas këtij neni lëshohet nga organi kompetent pas marrjes së pëlqimit nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës. 6. Për zbatim të paragrafit 5 të këtij neni organi kompetent nxjerr akt nënligjor. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: This article sets the permit rules for repairing category A weapons.
Neni 27 Leja për riparim të armëve të kategorisë A 1. Leja për riparim është leje që lejon personin juridik të riparojë armë të kategorisë A. 2. Aplikuesi paraqet kërkesën tek organi kompetent për lëshimin e lejes për riparim të kategorisë A. Kërkesa përfshinë dokumentet sipas nenit 13 paragrafit 3 nënparagrafët 3.1, 3.2, 3.3,3.5 dhe 3.6 të këtij ligji, si dhe licencën për riparim të armës. 3. Personit juridik të cilit i është dhënë licenca nga neni 51 i këtij ligji, duhet ta informojë organin kompetent në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e fillimit të riparimit të armëve, pjesëve të armëve dhe municionit. 4. Organi kompetent nxjerrë akt nënligjor për kushtet minimale teknike dhe të sigurisë që duhet t’i plotësojnë objektet ku do të bëhet prodhimi, riparimi apo shitblerja, si dhe deponimi i armatimit dhe i municionit. 5. Leja sipas këtij neni lëshohet nga organi kompetent pas marrjes së pëlqimit nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës. 6. Për zbatim të paragrafit 5 të këtij neni organi kompetent nxjerr akt nënligjor. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 23 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: This article says a legal person may hold collection firearms under the law, but must apply to the competent authority with required documents. If the collection has more than 25 firearms, the applicant must add a written declaration allowing inspection and confirming storage conditions.
Neni 28 Leja për armë koleksioni 1. Leja për armë koleksioni është leje që lejon personin juridik të posedojë armë koleksioni sipas këtij ligji. 2. Aplikuesi paraqet kërkesën tek organi kompetent për lëshimin e lejes për armë koleksioni. Kërkesa përfshinë dokumentet sipas nenit 13 paragrafit 3 nënparagrafët 3.1, 3.2, 3.3, 3.5 dhe 3.6 të këtij ligji. 3. Nëse koleksioni i armëve përbëhet nga më shumë së njëzetepesë (25) armë, në bazë të kërkesave nga paragrafi 2 i këtij neni, koleksionuesi duhet t’ia bashkangjesë kërkesës deklaratën me shkrim me të cilën deklarohet se do të lejojë kontroll të papenguar të këtyre armëve nga organi kompetent dhe t’i përmbush kriteret për vendin e ruajtjes së armëve. 4. Detyrimet për regjistrimin e armës duhet të aplikohen nga neni 16 i këtij ligji. 5. Leja nga paragrafi 1 i këtij neni, ka afat vlefshmërie dhjetë (10) vite. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: This article sets the permit process for trading arms, parts of arms, and ammunition, including application contents, transit authorization, temporary export, and re-export limits.
Neni 29 Leja për tregti me armë, pjesë të armëve dhe municion 1. Leja për tregti me armë, pjesë të armëve dhe municion për personat juridik lëshohet nga organi kompetent. 2. Aplikuesi paraqet kërkesën tek organi kompetent për lëshimin e lejes për tregti me armë, pjesë të armës dhe municionit. 3. Organi kompetent lëshon katër (4) lloje të lejeve për tregti, me autorizim të vetëm për çdo transaksion: 3.1. leja për tregti –import; 3.2. leja për tregti me ndërmjetësim; 3.3. leja për tregti – eksport; dhe 3.4. leja për tregti të brendshme. 4. Kërkesa për leje për tregti – import dhe leje për tregti të brendshme duhet të përmbajë të dhënat si në vijim: 4.1. emrin e kompanisë, numrin e certifikatës së biznesit, emrin e personit përgjegjës, adresën e dërguesit dhe pranuesit dhe emrin e teknikut të personit juridik; 4.2. emrin e kompanisë prodhuese, shtetin e prodhimit të armëve, pjesëve të armëve dhe municionit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 24 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË 4.3. llojin, markën, modelin, kalibrin dhe sasinë e armëve, pjesve të armëve dhe municionit; 4.4. certifikatën e përdoruesit të fundit; 4.5 kontratën apo dokumentin tjetër zyrtar për sasinë e kontraktuar të armëve, pjesëve të armëve dhe municionit. 5. Kërkesa për leje për tregti me ndërmjetësimin duhet të përmbajë të dhënat si në vijim: 5.1. emrin e kompanisë, numrin e certifikatës së biznesit, emrin e personit përgjegjës, adresën dhe identifikimin e dërguesit dhe pranuesit dhe emrin e teknikut të personit juridik; 5.2. emrin e kompanisë prodhuese, shtetin e prodhimit të armëve, pjesëve të armëve dhe municionit; 5.3. llojin, markën, modelin, kalibrin dhe sasinë e armëve, pjesëve të armëve dhe municionit; 5.4. shtetin e eksportit dhe shtetin e importit; 5.5. certifikatën e përdoruesit të fundit nëse kërkohet nga shteti përkatës; 5.6. autorizimin e importit të lëshuar nga autoriteti kompetent i shtetit importues; 5.7. autorizimin e eksportit të lëshuar nga autoriteti kompetent i shtetit eksportues; 5.8. kontratën apo dokumentin tjetër zyrtarë për sasinë e kontraktuar të armëve, pjesëve të armëve dhe municionit. 6. Kërkesa për leje për tregti – eksport duhet të përmbajë të dhënat si në vijim: 6.1. emrin e kompanisë, numrin e certifikatës së biznesit, emrin e personit përgjegjës, adresën e dërguesit dhe pranuesit dhe emrin e teknikut të personit juridik; 6.2. emrin e kompanisë prodhuese, shtetin e prodhimit të armëve, pjesve të armëve dhe municionit; 6.3. llojin, markën, modelin, numrin serik, kalibrin dhe sasinë e armëve, pjesëve të armëve dhe municionit; 6.4. certifikatën e përdoruesit të fundit, nëse është e aplikueshme; 6.5. kontratën apo dokumentin tjetër zyrtar për sasinë e kontraktuar të armëve, pjesëve të armëve dhe municionit; 6.6. certifikatën ose autorizimin e transitit apo dokumentet tjera të nevojshme nga shtetet GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 25 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË nëpër të cilat do të kaloj ngarkesa; 6.7. autorizimin e importit të lëshuar nga autoriteti kompetent i shtetit importues që përmban të dhënat e kërkuara si në vijim: 6.7.1. datat e lëshimit dhe skadimi; 6.7.2 .vendi i lëshimit; 6.7.3. shteti i eksportit; 6.7.4. shteti i importit; 6.7.5. kur është e aplikueshme, shtetet e treta apo shtetet transit; 6.7.6. pranuesi i dërgesës; 6.7.7. pranuesi i fundit, nëse është i njohur në kohën e ngarkesës; dhe 6.7.8. të dhënat që mundësojnë identifikimin e armëve, pjesëve, pjesëve thelbësore dhe municionit, përfshirë sasinë e tyre, duhet të dërgohen para ngarkesës. Armët duhet të jenë të shënjuara. 7. Çdo kërkesë për leje për eksport, para lëshimit, do të shqyrtohet nga ana e komisionit shqyrtues sipas Ligjit për Tregtinë me Mallrat Strategjike. 8. Ri-eksporti nuk lejohet pa autorizimin e organit kompetent në konsultim me autoritetin përkatës të shtetit eksportues fillestar. 9. Eksporti i përkohshëm në afat prej jo me shumë se gjashtë (6) muaj mund të lejohet me qëllim të riparimit, vlerësimit apo ekspozimit, por pa mundësi të shitjes. 10. Leja për tregti me armë, pjesëve të armëve dhe municionit lëshohet me afat vlefshmërie nëntë (9) muaj, mirëpo nuk duhet të kaloj vlefshmërinë e autorizimit të importit. 11. Leja nga paragrafi 1 i këtij neni, revokohet nëse në periudhën për sa është e vlefshme leja për tregti, ndërmerren masa restriktive nga organizatat ndërkombëtare për të ndaluar tregtinë. 12. Organi kompetent brenda tridhjetë (30) ditëve lëshon autorizim për transit përmes territorit të Republikës së Kosovës në bazë të kërkesës nga aplikuesi. 13. Kërkesa për autorizim për transit duhet të përmbajë: 13.1. licencën për tregti me armë e lëshuar nga autoriteti përkatës; 13.2. përshkrimi i mallrave që kalojnë transit për armët, pjesët e armëve dhe municionit e që përfshijnë: llojin, tipin, modelin, kalibrin, numrin serik, numrin lot, prodhuesin dhe vendin e prodhimit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 26 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË 13.3. emrin dhe adresën e kompanisë transportuese, numrin kontaktues, mjetet transportuese dhe detajet lidhur me mjetet transportuese; 13.4. përdoruesin e fundit dhe destinacionin e fundit; 13.5. pikën kufitare të hyrjes dhe daljes; dhe 13.6. kohën e përafërt të arritjes dhe nisjes. 14. Tekniku i armëve i personit juridik që merret me tregti të armëve duhet të jetë i certifikuar në çështje teknike lidhur me armët dhe municionet. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Për transportin e armëve, pjesëve të armëve dhe municionit nevojitet leje nga organi kompetent, dhe transporti transit nëpër Kosovë duhet të ketë autorizim.
Neni 30 Leja për transport me armë, pjesë të armëve dhe municion 1. Për çdo transportim të armëve, pjesëve të armëve dhe municionit nevojitet leje nga organi kompetent. 2. Aplikuesi paraqet kërkesën tek organi kompetent për lëshimin e lejes për transport me armë, pjesë të armës dhe municionit. 3. Kërkesa duhet të përmbajë të dhënat si në vijim: 3.1 emrin e kompanisë, numrin e certifikatës së biznesit, emrin e personit përgjegjës, adresën e dërguesit, transportuesit dhe pranuesit; 3.2. emrin e kompanisë prodhuese dhe shtetin e prodhimit të armëve, pjesëve të armëve dhe municionit; 3.3. llojin, markën, numrin serik, modelin, kalibrin dhe sasinë e armëve pjesëve të armëve dhe municionit; 3.4. kohën e përafërt, datën, drejtimin e lëvizjes dhe vendin e dorëzimit; 3.5. masat e sigurisë të implementuara nga transportuesi gjatë kohës së transportit; 3.6. emrin e pikës së kalimit kufitar ku transportohen armët, pjesët e armëve dhe municionit dhe data e arritjes në pikën e kalimit kufitar në rast të eksportit apo importit; 3.7. kontratën apo dokumentin tjetër zyrtar për sasinë e kontraktuar të armëve, pjesëve të armëve dhe municionit; 3.8. licencën për transport të armëve pjesëve të armëve dhe municionit e lëshuar nga organi kompetent; 3.9. licencën për transport nga Ministria përkatëse për Transport; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 27 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË 3.10. kopjen e lejes për tregti; 3.11. kopjen e dokumentit personal, letërnjoftimit ose pasaportës së vozitësit në rast të transportit rrugor dhe në rast të transportit të municionit kopjen e certifikatës së ADR-it të mjetit transportues, vagonin dhe numrin e trenit në rast të transportit hekurudhor dhe numrin e fluturimit në rast të transportit ajror; 3.12. në rast importimi duhet të sillet edhe leja përkatëse për tregti; dhe 3.13. veçoritë të cila e mundësojnë indentifikimin e armëve dhe kontrollin e armëve, sipas standardeve ndërkombëtare. 4. Para datës së transportit kompania eksportuese duhet t’i komunikoj shtetit eksportues nga i cili do të kryhet transporti të gjitha veçoritë e përshkruara në paragrafin 3 nënparagrafi 3.13 të këtij neni, autoriteti nga shteti eksportues duhet të kryejë inspektimin, sa herë që është e mundur në vendin e eksportimit, për të verifikuar përputhshmërinë e informatave nga shitësi dhe karakteristikat aktuale të transportit. 5. Çdo transport transit përmes Republikës së Kosovës duhet të ketë autorizim nga organi kompetent. Procedurat për transngarkesën do të rregullohen me akt nënligjor nga organi kompetent. 6. Leja për transport të armëve, pjesëve të armëve dhe municionit lëshohet në afat vlefshmërie nëntëdhjetë (90) ditë. 7. Organi kompetent sipas nevojës do të caktojë marrjen e masave të veçanta për siguri gjatë transportit të armës dhe municionit. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Legal persons may obtain a category D weapon permit, and must present a purchased weapon to the competent authority within 5 days.
Neni 31 Leja për armë të kategorisë D për personat juridik 1. Leja për armë të kategorisë D është leja e lëshuar nga organi kompetent për personat juridik sipas neni 13 paragrafi 2 nënparagrafët 2.2, 2.3, 2.5, 2.6 dhe 2.8. të këtij ligji. 2. Armët e regjistruara sipas kësaj leje mund të barten vetëm në vendet e gjahut, shenjëtarisë, trajnimeve, ekspozimit, sheshxhirimet për nevojat e industrisë së filmit dhe në vendet për riparim në bazë të lejes për lëvizje me armë të lëshuar nga organi kompetent. 3. Personi juridik i cili ka blerë armë sipas këtij neni duhet ta prezantojë armën tek organi kompetent në afat kohor prej pesë (5) ditëve nga dita që është blerë arma. 4. Dispozitat e këtij neni nuk zbatohen për kompanitë private të sigurisë për pajisjet e autorizuara individuale të punës të cilat i takojnë kategorisë D4. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The competent authority must refuse certain weapons-permit applications if the last legal user cannot be proved, the weapon is not marked as required by law, or registration shows grounds for refusal.
Neni 32 Refuzimi për të gjitha llojet e lejeve për armë Organi kompetent refuzon kërkesën për lëshimin e lejes për armë të gjahut ose shenjëtarisë, lejes për armëmbajtje, për posedimin e armëve, për armë koleksioni, lejen e armëve të kategorisë D, nëse për armën nuk mund të dëshmohet përdoruesi i fundit legal, nëse nuk është GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 28 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË e shënjuar në mënyrën e përcaktuar me ligj ose nëse në procedurën e regjistrimit konfirmohet ekzistimi i shkaqeve për refuzimin e kërkesës për regjistrimin e armës. KAPITuLLI III LEJET PËR REGJISTRIMIN, LEGALIZIMIN DHE DORËZIMIN E ARMËVE - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: This article sets a two-year transitional period for firearm registration cards, firearm authorization cards, and other relevant permits, starting when the law enters into force.
Neni 33 Kartelat e regjistrimit të armëve, kartelat e autorizimit të armëve dhe lejet tjera relevante 1. Periudha kalimtare për kartelat e regjistrimit të armëve, kartelat për autorizimin e armëve dhe lejet tjera relevante është dy (2) vite prej ditës kur hyn në fuqi ky ligj. 2.Organi kompetent me akt nënligjor do të përcaktojë procedurat për periudhën kalimtare nga paragrafi 1 i këtij neni. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The legalization and surrender of weapons are regulated by a special law.
Neni 34 Legalizimi dhe dorëzimi i armëve Legalizimi dhe dorëzimi i armëve rregullohet me ligj të veçantë. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: People or legal entities holding certain prohibited category A, B, C, or D weapons must hand them in within 6 months of the law taking effect.
Neni 35 Dorëzimi dhe çaktivizimi i armëve Personi fizik ose personi juridik që posedon armë të kategorisë A, B, C dhe D dhe për të cilën është lëshuar kartelë regjistrimi për armë ose kartelë autorizimi për armë ose ndonjë dokument përkatës nga organi kompetent, por janë të ndaluara sipas dispozitave të këtij ligji, duhet në afat kohor prej gjashtë (6) muajve nga dita kur ky ligj hyn në fuqi, ta dorëzojë armën e kategorisë A B, C dhe D tek personi juridik sipas nenit 54 paragrafi 2 i këtij ligji, me qëllim të çaktivizimit ose t’i dorëzoj ato tek organi kompetent për shkatërrim ose ruajtje të përkohshme. KAPITuLLI IV SEKUESTRIMI, REVOKIMI DHE KONFISKIMI I LICENCËS DHE LEJES - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Weapons-related licenses, permits, firearms, and ammunition may be seized if the person has not complied with the law’s criteria.
Neni 36 Sekuestrimi 1. Licenca, leja, arma, leja e armës dhe municioni sekuestrohen në rastin kur personi fizik dhe juridik nuk i është pëmbajtur kritereve të përcaktuara me këtë ligj. 2. Organi kompetent sekuestron lejen, armën dhe municionin nëse gjatë vlefshmërisë së lejes, përcaktohet se arma është e amortizuar ose e dëmtuar në atë masë sa që me përdorimin e saj do të mund të rrezikohej siguria publike ose arma nuk mund të riparohet nga pronari. 3. Pronari mund të paraqesë ankesë tek Komisioni i Ankesave në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të vendimit në paragrafin 1 dhe 2 të këtij neni. Ankesa nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 29 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Article 37 sets out when permits and licences are revoked, how an unhappy party may appeal, and when a new request is blocked after revocation.
Neni 37 Revokimi i lejes dhe licencës 1. Leja e lëshuar sipas nenit 17 të këtij ligji, personit fizik i revokohet në rastet kur: 1.1. skadon afati i lejes dhe kur e njëjta nuk është vazhduar; 1.2. është marrë vendim i formës së prerë për revokimin e lejes; 1.3. leja për qëndrim të përhershëm të të huajit në territorin e Republikës së Kosovës ka pushuar në pajtim me dispozitat e Ligjit për të huajt; 1.4. vdes poseduesi i lejes. 2. Licenca dhe leja e lëshuar sipas dispozitave të këtij ligji, personit juridik i revokohet në rastet kur: 2.1. skadon afati i licencës apo lejes dhe licenca apo leja nuk është vazhduar; 2.2. është marrë vendim i formës së prerë për revokimin e licencës apo lejes; dhe 2.3. personi juridik pushon së ekzistuari. 3. Nëse i është revokuar leja për posedimin e armës personit juridik, leja për armëmbajtje gjithashtu duhet të revokohet. 4. Në rast kur licenca dhe leja nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni është revokuar, arma, pjesa e armës dhe municioni do të sekuestrohet. 5. Pala e pakënaqur mund të paraqet ankesa kundër vendimit për revokim në Komisionin e Ankesave, në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të vendimit. 6. Ankesa kundër vendimit për revokim nga paragrafi 1 dhe 2 të këtij neni, nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit. 7. Në rast kur licenca dhe leja e lëshuar për personin fizik dhe juridik është revokuar, kërkesa e re nuk mund të paraqitet pa kaluar pesë (5) vite nga dita e marrjes së vendimit për revokim, nëse nuk është përcaktuar ndryshe me vendim të gjykatës kompetente. 8. Kërkesat e reja nuk do të merren parasysh nëse personi juridik ka shkelur sanksionet ndërkombëtare dhe embargon për armë dhe municion. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: The competent authority must confiscate a permit or license in specified court-determined cases, delete the weapon from records, and destroy the weapon after a final decision.
Neni 38 Konfiskimi i licencës, lejes dhe armës 1. Organi kompetent ekzekuton konfiskimin e lejes së lëshuar sipas dispozitave të këtij ligji për personin fizik në bazë të vendimit gjyqësor sipas të cilit është konstatuar se personi: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 30 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË 1.1. ka humbur aftësinë e plotë ligjore të veprimit sipas nenit 8 të këtij ligji; 1.2. ka humbur aftësinë psiko-fizike të posedojë ose të mbajë armë në pajtim me nenin 9 të këtij ligji; 1.3. me aktgjykim të formës së prerë është dënuar për vepër penale ose kundërvajtje sipas nenit 10 paragrafin 1 të këtij ligji; dhe 1.4. nuk iu ka pëmbajtur kritereve të përcaktuara me këtë ligj. 2. Organi kompetent ekzekuton konfiskimin e licencës dhe lejes së lëshuar sipas dispozitave të këtij ligji për personin juridik në bazë të vendimit gjyqësor sipas të cilit është konstatuar se: 2.1. nuk ekzistojnë më shkaqet për dhënien e licencës dhe lejes; dhe 2.2. nuk iu ka pëmbajtur kritereve të përcaktuara me këtë ligj. 3. Organi kompetent shlyen armën nga evidenca dhe e shkatërron atë pas vendimit të formës së prerë. Për shkatërrimin e armës nuk i paguhet kompensim pronarit të armës. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: If legally sourced seized weapons, parts, or ammunition are involved, the competent authority issues a confiscation certificate and orders the person or legal entity to sell them within 90 days after the appeal process ends.
Neni 39 Shitja e armëve të konfiskuara 1. Nëse arma, pjesa e armës dhe municioni ka prejardhje ligjore, organi kompetent do t’i lëshoj vërtetim për konfiskim dhe do ta urdhëroj personin fizik ose personin juridik që në afat prej nëntëdhjetë (90) ditëve ta shesë armën, pjesën e armës dhe municionin, pasi që ka mbaruar procedura e ankimimit. 2. Afati nga paragrafin 1 i këtij neni, mund të zgjatet në rastet kur kompania ka bankrotuar ose është në procedurë të bankrotimit. 3. Nëse pronari ose personi juridik në afatin e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni, nuk e shet armën dhe municionin, organi kompetent zhvillon procedurat komform Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar. 4. Nëse arma nuk shitet përmes ankandit publik me armën do të veprohet sipas nenit 40 të këtij ligji. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Confiscated weapons, weapon parts, and ammunition are to be handled under Kosovo’s Criminal Procedure Code.
Neni 40 Procedurat për armë, pjesë të armëve dhe municionit të konfiskuar Arma, pjesa e armës dhe municioni i konfiskuar në procedurën penale ose kundërvajtëse do të trajtohen sipas Kodit të Procedurës Penale të Kosovës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 31 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË KAPITuLLI V DETYRIMET PËR ARMËT DHE MuNICIONIN - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: The owner or user of a weapon, weapon part, or ammunition must keep it in proper condition, use it carefully, store it to prevent access by unauthorized persons, and must not erase or change identifying marks.
Neni 41 Detyrimi për kujdesin e armës, pjesës së armës dhe municionit 1. Pronari ose shfrytëzuesi i armës, pjesës së armës dhe municionit është i detyruar që armën ta mirëmbajë në kushte adekuate, ta përdorë me kujdes dhe ta ruaj në mënyrë që të pamundësojë qasjen e personave të paautorizuar në të. 2. Pronari ose shfrytëzuesi i armës, pjesës së armës dhe municionit nuk duhet t’i fshijë ose t’i ndryshojë shenjat identifikuese të gdhendura në armë nga ana e prodhuesit të armës ose shenjat e vëna në mënyrë plotësuese në armë nga ana e organeve të tjera shtetërore kompetente. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: Rregullat kufizojnë mbajtjen, transportin, përdorimin dhe ndryshimin e armëve dhe municionit, dhe vendosin disa kërkesa për njoftim, leje dhe përjashtime të kufizuara.
Neni 42 Detyrimet për të siguruar armën, pjesën e armës dhe municionin 1. Pronari ose shfrytëzuesi i armës, pjesës së armës dhe municionit është i detyruar që armën ta mbajë në atë mënyrë që nuk do ta rrezikojë sigurinë personale dhe sigurinë e të tjerëve. 2. Pronari ose shfrytëzuesi i armës duhet që transportin e armës ta bëjë në atë mënyrë që arma, nëse është e mundur teknikisht, të jetë e çmontuar, respektivisht tyta të jetë e ndarë nga mekanizmi për mbyllje, nëse kjo nuk është e mundur së paku municioni të jetë i ndarë nga arma. 3. Ndalohet përdorimi i armës nga ana e pronarit ose e shfrytëzuesit të armës nën ndikimin e alkoolit, drogave ose në kushte të tjera ku nuk mund ta kuptojë rëndësinë e veprimeve të tij. 4. Ndalohet mbajtja e armës përveç siç është përcaktuar me këtë ligj. 5. Është e ndaluar që arma e gjahut apo sportive të përdoret jashtë vendit të gjahut ose poligonit civil të qitjes. Nëse pronari ose shfrytëzuesi i armës së gjahut transporton armën jashtë vendit të gjahut ose poligonit civil të qitjes pronari ose shfrytëzuesi është i detyruar që armën e gjahut ta transportojë në këllëf adekuat, ndërsa municionin doemos duhet ndarë nga arma. 6. Ndalohet mbajtja e armës së koleksionit jashtë objektit të banimit ose vendqëndrimit të koleksionuesit. Arma e koleksionit mund të bartet jashtë vendqëndrimit apo vendbanimit vetëm për qëllim të riparimit, të ekspozimit ose të shitjes së armës së koleksionit në bazë të lejes për lëvizje të lëshuar nga organi kompetent. 7. Ndalohet furnizimi, posedimi dhe prodhimi i municionit për armën e koleksionit. 8. Dispozita nga paragrafi 4 i këtij neni, nuk vlejnë për: 8.1. pjesëmarrësit e produksionit të filmit, shfaqjeve teatrale dhe manifestimeve të tjera kulturore për të cilat kërkohet të përdoren armë të zbrazëta apo armë me municion manovrues, municion për përdorim kinematografik, shkollor; dhe 8.2. pistoleta për dhënien e sinjalit akustik në manifestime sportive. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 32 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË 9. Organi kompetent duhet të jetë i informuar për ngjarjet nga paragrafi 8 i këtij neni, së paku katërmbëdhjetë (14) ditë para ngjarjes. Organizata përkatëse duhet të marrë pëlqim nga organi kompetent para ngjarjeve. 10. Arma pneumatike dhe arma me hark, (tojë apo tetivë) ndalohen të përdoren jashtë poligonit të qitjes ose ndonjë hapësire tjetër të licencuar dhe të siguruar. 11. Armë zjarri sportive, mund të përdorin edhe personat prej gjashtëmbëdhjetë (16) deri në njëzetenjë (21) vjeç, kurse armë pneumatike dhe armë me hark, (tojë apo tetivë) mund të përdorin edhe personat prej dhjetë (10) deri në njëzetenjë (21) vjeç, vetëm në poligone civile të licencuara për qitje ose në hapësira të tjera të siguruara dhe të caktuara për gara në qitje sportive, vetëm nën mbikëqyrjen e personit të autorizuar, përveç nëse është përcaktuar ndryshe me rregulla të Federatës Ndërkombëtare të Qitjes Sportive ose Federata Botërore e Shigjetarisë. 12. Ndalohet ndryshimi i armëve nga një kategori në tjetrën, përjashtimisht nëse ka leje për adaptues. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: A person carrying or transporting a weapon must have the relevant weapon permit with them and must show the permit and the weapon when an authorized official asks.
Neni 43 Detyrimet e prezantimit të lejes përmbajtje dhe transport të armës para personit të autorizuar 1. Personi i cili me vete mban apo transporton armë duhet ta ketë me vete lejen përkatëse të armës. 2. Me kërkesë të personit të autorizuar zyrtar personi nga paragrafi 1 i këtij neni, duhet t’ia tregojë lejen përkatëse dhe armën. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: People and legal entities with permitted weapons must store weapons, parts, and ammunition separately in secure storage.
Neni 44 Ruajtja e armës, pjesëve të armës dhe municionit 1. Personi fizik dhe personi juridik i cili posedon armë të lejuara, është i detyruar që armën, pjesët e armës dhe municionin ta ruajnë ndaras nga njëra tjetra në dollap të mbyllur, në kasafortë ose në lokal të veçantë që është i siguruar teknikisht. 2. Personi juridik është i detyruar që për armën, pjesën e armës dhe municionit të mbajë evidencë dhe të përcaktojë personin përgjegjës për mbikëqyrjen e armës, pjesëve të armës dhe municionit. Personi juridik duhet ta informojë organin kompetent për identitetin e personit përgjegjës. Për çdo ndryshim të personit përgjegjës, personi juridik është i detyruar ta informojnë organin kompetent në afat prej pesë (5) ditë nga dita e ndryshimit. 3. Personi përgjegjës duhet të jetë i aftë ta kontrollojë mënyrën e ruajtjes së armës, pjesëve të armës dhe municionit si dhe mbajtjen e evidencës. 4. Muzet dhe pikat e shitjes me pakicë duhet t’i ruajnë armët, pjesët e armës dhe municionin në lokale të cilat janë të siguruara teknikisht dhe ta ekspozojnë atë ashtu që të pamundësohet qasja e paautorizuar ndaj armëve, pjesëve të armëve dhe municionit. 5. Organi kompetent përcakton me akt nënligjor kushtet minimale teknike për ruajtjen e armëve dhe municionit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 33 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË - 45 Verify source ↗
Neni 45
Neni 45 Shitja e armës, pjesëve të armës dhe municionit 1. Armët, pjesët e armës dhe municioni mund t’u shiten vetëm personave juridik dhe personave fizik që posedojnë pëlqim për furnizim me armë të dhënë në pajtim me këtë ligj. 2. Shitja e armës ndërmjet personave fizik dhe juridik të cilët nuk janë të licencuar për tregti, bëhet me kontratë të vërtetuar tek noteri e cila përmban, por nuk kufizohet në llojin, markën, numrin serik dhe kalibrin e armës, të dhënat për prodhuesin, të dhënat që përfshihen në pëlqim dhe pëlqimin. 3. Shkëmbimi i armëve, pjesëve të armës dhe municionit konsiderohet si shitje dhe zbatohen procedurat e njëjta sikurse për shitjen e armëve, pjesëve të armës dhe municionit në pajtim me paragrafin 2 të këtij neni. 4. Panairet me qëllim të ekspozimit të armëve mund të organizohen në pajtim me akt nënligjor të nxjerrë nga organi kompetent. 5. Personi fizik dhe juridik nga paragrafi 2 i këtij neni i cili ka blerë apo ka shkëmbyer armë, pjesë të armës dhe municion në pajtim me paragrafin 2 dhe 3 të këtij neni, obligohet që në afat prej pesë (5) ditëve nga dita e lidhjes së kontratës për shitblerje, t’ia dorëzojë armën e zjarrit të blerë për qitje provuese organit kompetent ose në stacioni policor përkatës. 6. Ndalohet shitblerja e armëve, pjesëve të armës dhe municionit përmes internetit. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: If a weapon, weapon parts, ammunition, or certain documents are lost, stolen, or destroyed, the person or owner must report it to the competent authority or nearest police station; the competent authority must issue copies of the documents within 8 days.
Neni 46 Zhdukja, humbja apo vjedhja e armës, pjesëve të armës dhe municionit 1. Në rast të zhdukjes, humbjes apo të vjedhjes së armës, pjesëve të armës dhe municionit, personi fizik apo juridik duhet ta paraqesin rastin tek organi kompetent apo në stacionin më të afërt policor, menjëherë pasi që ta kenë vërejtur zhdukjen, humbjen apo vjedhjen. 2. Në rast të zhdukjes, humbjes apo vjedhjes së dokumenteve të lëshuara nga organi kompetent sipas dispozitave të këtij ligji, personi fizik apo juridik duhet ta informojë organin kompetent ku është e regjistruar arma, pjesa e armës dhe municioni apo në stacionin më të afërt policor. Pronari duhet të paraqes kërkesë për lëshimin e kopjeve të atyre dokumenteve tek organi kompetent i cili duhet t’i lëshojë këto kopje brenda tetë (8) ditëve. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: Found weapons, weapon parts, and ammunition must be reported immediately to the nearest police station.
Neni 47 Arma, pjesa e armës dhe municioni i gjetur 1. Arma, pjesa e armës dhe municioni i gjetur duhet të lajmërohet menjëherë në stacionin më të afërt policor. 2. Nëse nuk gjendet pronari i armës, pjesës së armës dhe municionit, brenda nëntëdhjetë (90) ditëve nga dita e dorëzimit, atëherë vendoset sipas nenit 40 të këtij ligji. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 34 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: A person or legal entity that changes residence, stay, or seat must notify the nearest police station within 30 days.
Neni 48 Ndërrimi i vendbanimit Nëse personi fizik apo juridik i cili posedon dokumentin e vlefshëm të lëshuar nga organi kompetent sipas dispozitave të këtij ligji e ndërron vendbanimin, vendqëndrimin ose selinë, duhet ta njoftoj stacionin më të afërt policor në afat prej tridhjetë (30) ditëve. - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: When a gun owner dies, adult family members or other adults living in the same household must deliver the gun and ammunition to the competent authority or nearest police station within 30 days, and notify the authority if they do not know where the gun is but know the deceased possessed it.
Neni 49 Trashëgimia e armës 1. Në rast të vdekjes së pronarit të armës, anëtarët e moshës madhore të familjes së tij ose persona të tjerë të moshës madhore që kanë jetuar me të në të njëjtën familje, janë të detyruar që në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga vdekja e personit t’ia dorëzojnë armën dhe municionin organit kompetent ose stacionit policor më të afërt për të cilën duhet të lëshohet dëshmi për dorëzim. Në rastet kur anëtarët madhorë të familjes nuk e dinë vendin së ku gjendet arma, por janë të sigurt se i vdekuri ka poseduar armën, ata duhet ta informojnë organin kompetent. 2. Arma dhe municioni duhet të ruhen nga organi kompetent derisa të vendoset në lidhje me trashëgiminë. 3. Organi kompetent me akt nënligjor përcakton mënyrën e dorëzimit, pranimit dhe ruajtjes së armës dhe municionit në rast të vdekjes së pronarit të armës si dhe formën dhe përmbajtjen e dëshmisë për dorëzim për armën dhe municionin që lëshohet nga organi kompetent. 4. Personi që ka trashëguar armën dhe i përmbush kushtet nga nenit 7 i këtij ligji, brenda gjashtëdhjetë (60) dite pas përfundimit të procedurës së trashëgimisë mund të paraqet kërkesë për lëshimin e lejes për armën. Personi që ka trashëguar armën dhe nuk i përmbush kushtet nga neni 7 i këtij ligji ose nuk e dëshiron marrjen e lejes, e informon organin kompetent që të fillojë procedurën në pajtim me paragrafin 3 të këtij neni. 5. Nëse kërkesa nga paragrafi 4 i këtij neni nuk paraqitet në afatin e paraparë ose kur kërkesa refuzohet, arma dhe municioni do të konfiskohet sipas nenit 40 të këtij ligji. 6. Në rast kur i vdekuri nuk ka trashëgimtarë me armën dhe municioni veprohet sipas nenit 40 të këtij ligji. KAPITuLLI VI PRODHIMI, RIPARIMI DHE ÇAKTIVIZIMI I ARMËS DHE MUNICIONIT - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: A licensed, registered legal person may manufacture weapons, parts, and ammunition in categories B, C, and D; the applicant must file the license request with the competent authority, which must decide within 30 days.
Neni 50 Licenca për prodhim të armëve, pjesëve të armës dhe municionit 1. Prodhimin e armës, pjesëve të armës dhe municionit sipas kategorive B, C dhe D të përcaktuara me këtë ligj, mund ta bëj personi juridik i cili është i regjistruar në regjistrin e bizneseve në Republikën e Kosovës dhe i cili është pajisur me licencën për kryerjen e kësaj veprimtarie. 2. Aplikuesi paraqet kërkesën tek organi kompetent për lëshimin e licencës për prodhim. Kërkesa përfshinë dokumentet sipas nenit 13 paragrafit 3 nënparagrafët 3.1, 3.2, 3.3, 3.5 dhe 3.6 të këtij ligji. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 35 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË 3. Organi kompetent vendos brenda tridhjetë (30) ditëve në lidhje me kërkesën nga paragrafi 2 i këtij neni, sipas procedurave nga neni 15 të këtij ligji. 4. Organi kompetent nxjerrë akt nënligjor për kushtet minimale teknike dhe të sigurisë që duhet t’i plotësojnë objektet ku do të bëhet prodhimi, riparimi apo shitblerja, si dhe deponimi i armëve dhe i municionit. 5. Personi juridik i cili dëshiron të prodhoj armë të kategorisë A, duhet të veprojë sipas nenit 26 të këtij ligji. 6. Licenca mund të jepet për prodhim të të gjitha llojeve të armëve, pjesëve të armës dhe municionit, që mund të furnizohen në bazë të lejes, ose vetëm për kategoritë e veçanta të armëve dhe municionit. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: Only a licensed, registered legal person may repair firearms in categories B, C, and D, and the repairer must follow reporting, testing, and documentation rules.
Neni 51 Licenca për riparim të armës 1. Riparimin e armës për kategoritë B, C dhe D të përcaktuara me këtë ligj mund ta bëj personi juridik i cili është i regjistruar në regjistrin e bizneseve në Republikën e Kosovës, dhe i cili është pajisur me licencën për kryerjen e kësaj veprimtarie. 2. Aplikuesi paraqet kërkesën tek organi kompetent për lëshimin e licencës për riparim. Kërkesa përfshinë dokumentet sipas nenit 13 paragrafit 3 nënparagrafët 3.1, 3.2, 3.3, 3.5 dhe 3.6 të këtij ligji. 3. Organi kompetent vendos brenda tridhjetë (30) ditëve në lidhje më kërkesën nga paragrafi 2 i këtij neni, sipas procedurave nga neni 15 i këtij ligji. 4. Personi juridik që bën riparimin e armëve duhet të riparojë vetëm armët e regjistruara. 5. Personi juridik nga paragrafi 4 i këtij neni është i detyruar të lëshojë vërtetim për secilën armë të riparuar. 6. Pas riparimit të bërë të pjesëve thelbësore të armës së zjarrit, personi juridik nga paragrafi 5 i këtij neni, është i detyruar të bëjë qitje provuese të armës. 7. Personi juridik nga paragrafi 6 i këtij neni, është i detyruar që në afat prej pesë (5) ditëve nga kryerja e qitjeve provuese të armës t’i paraqes raport për qitjen provuese organit kompetent. 8. Raporti nga paragrafi 7 i këtij neni, duhet të përmbajë të dhëna për personin fizik, ose personin juridik që posedon armën e zjarrit, të dhënat për armën e zjarrit si markën, llojin, prodhuesin, shteti i prodhuesit, numri serik, kalibri, pjesët thelbësore të riparuara dhe qitjen provuese. Së paku nga dy (2) gëzhoja dhe predha nga qitjet e bëra provuese duhet t’i bashkëngjiten raportit. 9. Pronari i armës së zjarrit të riparuar duhet ta prezantojë armën e zjarrit të riparuar në stacionin policor në afat prej pesë (5) ditëve, në rastet kur pjesët thelbësore të armës janë riparuar. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 36 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: Personat juridik duhet të sigurojnë mbrojtje të përhershme fiziko-teknike në lokalet ku ruhen armët dhe municioni, dhe organi kompetent mund të përcaktojë me akt nënligjor kushtet minimale teknike dhe të sigurisë.
Neni 52 Detyrimet e personit juridik 1. Armët dhe municioni në procesin e prodhimit dhe riparimit duhet të përdoren vetëm nga ana e personave të kualifikuar. 2. Personat juridik janë të detyruar të sigurojnë mbrojtje të përhershme fiziko – teknike në lokalet ku i ruajnë armët dhe municionin. 3. Organi kompetent me akt nënligjor përcakton kushtet minimale teknike dhe të sigurisë për objektet për prodhim dhe riparim. - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: A licensed legal person may buy and keep the ammunition needed to check a repaired weapon, based on purchase consent.
Neni 53 Armët gjatë riparimit 1. Arma që është pranuar për riparim nuk lejohet të bartet jashtë objekteve të personit juridik, përveç qitjeve provuese. 2. Për kontrollimin e armës së riparuar, personi juridik që posedon licencën nga neni 51 i këtij ligji, mund të blejë dhe të ruaj lloje dhe sasi të nevojshme të municionit në bazë të pëlqimit për blerje të municionit. - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: Rregullon licencimin dhe procedurën për çaktivizimin e përhershëm të armëve, si edhe ndalon riaktivizimin, eksportin dhe largimin e armës së çaktivizuar nga vendi ku mbahet.
Neni 54 Licenca për çaktivizim të përhershëm të armës 1. Çaktivizimi i përhershëm i armës sipas kategorive A, B, C dhe D do të bëhet përmes procedurave teknike të përcaktuara me akt nënligjor të nxjerrë nga organi kompetent, duke siguruar se arma është çaktivizuar sipas nenit 2 paragrafi 1 dhe nënparagrafi 1.40 të këtij ligji. 2. Çaktivizimin e përhershëm të armës e bën personi juridik i cili është i regjistruar në regjistrin e bizneseve në Republikën e Kosovës dhe i cili është pajisur me licencë për prodhimin e armëve, pjesëve te armëve dhe municionit ose për riparimin e armëve, dhe kanë marrë licencën për çaktivizim nga organi kompetent. 3. Aplikuesi paraqet kërkesën tek organi kompetent për marrjen e licencës për çaktivizim. Kërkesa përfshinë dokumentet sipas nenit 13 paragrafit 3 nënparagrfi 3.1, 3.2, 3.3, 3.5 dhe 3.6 të këtij ligji si dhe dëshminë për posedim të licencës për prodhim ose riparim. 4. Organi kompetent vendos brenda tridhjetë (30) ditëve në lidhje me kërkesën nga paragrafi 3 i këtij neni, sipas procedurave nga neni 15 të këtij ligji. 5. Pas kryerjes së procedurave teknike nga paragrafi 1 i këtij neni, personi juridik duhet të lëshoj vërtetim së është kryer procedura teknike për çaktivizimin e përhershëm të armës dhe duhet ta informojnë organin kompetent brenda dy (2) ditëve. 6. Pronari i armës së çaktivizuar është i detyruar që në afat prej pesë (5) ditëve, sipas paragrafit 5 të këtij neni, t’ia dorëzojë armën dhe vërtetimin stacionit policor, kurse DSP-ja do të lëshoj certifikatë se arma është çaktivizuar. Personi juridik duhet ta vendos shenjën e identifikimit në armën e zjarrit të çaktivizuar e cila përfshinë shkronjat e kodit zyrtar ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, vitin e çaktivizimit dhe shenjën D të çaktivizimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 37 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË 7. Është i ndaluar riaktivizimi për përdorimin e armës e cila është çaktivizuar me parë. 8. Është i ndaluar eksportimi i armëve të çaktivizuara. 9. Arma e çaktivizuar ndalohet të nxjerret nga vendi ku mbahet. KAPITuLLI VII TREGËTIA ME ARMË, PJESË TË ARMËS DHE MUNICION - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: This article says a registered and licensed legal entity may trade in weapons, weapon parts, and ammunition, must apply to the competent authority, may sell only to buyers with purchase consent, and state employees are barred from involvement in licensed weapons-trade companies.
Neni 55 Licenca për tregti me armë, pjesë të armëve dhe municion 1. Tregtinë me armë, pjesë të armëve për kategoritë B, C dhe D dhe municion, e bën personi juridik i cili është i regjistruar në regjistrin e bizneseve në Republikën e Kosovës dhe i cili është pajisur me licencën për kryerjen e kësaj veprimtarie. 2. Aplikuesi paraqet kërkesën tek organi kompetent për lëshimin e licencës për tregti. Kërkesa përfshinë dokumentet sipas nenit 13, paragrafit 3, nënparagrafi 3.1, 3.2, 3.3 3.5 dhe 3.6 të këtij ligji, kurse nënparagrafi 3.3 nuk zbatohet për ndërmjetësimin. 3. Organi kompetent vendos brenda tridhjetë (30) ditëve në lidhje me kërkesën nga paragrafi 2 i këtij neni, sipas procedurave nga neni 15 të këtij ligji. 4. Tregtia me armë, pjesëve të armës dhe municion për kategorinë A, rregullohet me Ligjin për pajisje me armë, municion dhe pajisje përkatëse të sigurisë për institucionet e autorizuara shtetërore për siguri. 5. Personat juridik nga paragrafi 1 i këtij neni, mund t’ju shesin armë, pjesë të armëve dhe municion vetëm personave fizik dhe juridik të cilët posedojnë pëlqim për blerje të armëve, pjesëve të armëve dhe municionit. 6. Ndalohet që të punësuarit në organet shtetërore të përfshihen në kompanitë e licencuara për tregti me armë, pjesë të armëve dhe municion. - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: Only properly marked weapons, weapon parts, and ammunition may be sold.
Neni 56 Shënjimi i armëve 1. Vetëm armët, pjesët e armëve dhe municioni të cilët janë në rregull të shënjuara mund të shiten. 2. Organi kompetent nxjerrë akt nënligjor për shënjimin e armëve, pjesëve të armëve dhe municionit. - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: Depots and premises where weapons, parts, or ammunition are produced or traded must meet explosive-material storage and placement conditions.
Neni 57 Ruajtja Depot dhe objektet ku bëhet prodhimi dhe tregtia me armë, pjesëve të armëve dhe municionit, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 38 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË duhet t’i plotësojnë kushtet për vendosjen dhe ruajtjen e materieve shpërthyese, në pajtim me këtë ligj, me Ligjin për Përdorim Civil të Eksplozivëve, si dhe legjislacionin tjetër që e rregullon këtë fushë. - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: Importers of arms or arm parts must mark the arm with an import mark.
Neni 58 Shënjimi i armëve të importuara 1. Personi juridik nga neni 55 paragrafi 1 i këtij ligji i cili importon armë, pjesë të armës, e ka për detyrë që armën ta shënjojë me shenjën për import. 2. Shenja nga paragrafi 1 i këtij neni shënjohet në një pjesë të armës në vendin ku janë shtypur shenjat e tjera të armës nga prodhuesi. 3. Shenja nga paragrafi 1 i këtij neni, është në formë rrethi me diametër prej gjashtë (6) milimetrash, e shënjuar në armë në thellësi prej më së paku zero pikë tetë (0.8) milimetra. 4. Shenja nga paragrafi 1 i këtij neni, përmban kodin zyrtar ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe vitin e importit të armës. 5. Armët që kalojnë transit nëpër territorin e Republikës së Kosovës, importi i përkohshëm dhe armët e koleksionit me vlera të larta, me pëlqim të organit kompetent nuk shënjohen me shenjën e importit. KAPITuLLI VIII BARTJA E ARMËVE, PJESËVE TË ARMËVE DHE MUNICIONIT PËRMES KUFIRIT SHTETËROR - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: A legal person may transport arms, certain parts of arms, and ammunition only if it is registered in Kosovo’s business register and has the required transport license.
Neni 59 Licenca për transport të armëve, pjesëve të armës dhe municionit 1. Transportin me armë, pjesë të armëve për kategoritë B, C dhe D dhe municion, e bën personi juridik i cili është i regjistruar në regjistrin e bizneseve në Republikën e Kosovës dhe i cili është pajisur me licencën për kryerjen e kësaj veprimtarie. 2. Aplikuesi paraqet kërkesën tek organi kompetent për lëshimin e licencës për transport. Kërkesa përfshinë dokumentet sipas nenit 13, paragrafit 3, nënparagrafi 3.1, 3.2, 3.3, 3.5 dhe 3.6 të këtij ligji dhe licencën nga Ministria e përkatëse për çështje të transportit. 3. Organi kompetent vendos brenda tridhjetë (30) ditëve në lidhje me kërkesën nga paragrafi 2 i këtij neni, sipas procedurave nga neni 15 të këtij ligji. - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: Certain Kosovars and foreign nationals in transit or with permanent residence may carry only weapons, parts, and ammunition allowed by this law, must show them and the permit at the border crossing, and an authorized officer may confiscate undeclared items or missing permits/licenses.
Neni 60 Transporti i armëve, pjesëve të armëve dhe municionit nga personi fizik 1. Shtetasi i Republikës së Kosovës ose i huaji me leje qëndrim të përhershëm ose i huaji që kalon transit, mund t’i bartë vetëm ato lloje të armës, pjesë të armëve dhe municionit, të cilat janë të lejuara në pajtim me dispozitat e këtij ligji. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 39 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË 2. Gjatë bartjes së armës, pjesëve të armës dhe municionit nga paragrafi 1 i këtij neni, shtetasi i Republikës së Kosovës ose i huaji e kanë për detyrë të paraqesin armën, pjesët e armës dhe municionin, si dhe lejen e lëshuar nga autoritet përgjegjëse, zyrtarit të autorizuar në pikën e kalimit kufitar. 3. Nëse zyrtari i autorizuar në pikën e kalimit kufitar gjatë kontrollit gjenë armë dhe municion të cilin nuk e ka lajmëruar ose për armën dhe municionin nuk e ka paraqitur lejen apo licencën, zyrtari i autorizuar duhet t’ia konfiskoj armën dhe municionin deri në përfundim të procedurës për kundërvajtje ose procedurës penale, me vendim të plotfuqishëm. 4. Organi kompetent rregullon me akt nën ligjor mënyrën e bartjes së armëve dhe municionit në kufirin shtetëror. - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: Certain residents abroad and foreigners may bring hunting guns and ammunition into Kosovo for hunting if they have the required permit, health insurance, and an approved hunting invitation.
Neni 61 Transporti i armës për gjah nga personi fizik 1. Shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët kanë qëndrim të përhershëm në vende të jashtme dhe të huajt, kanë mundësi që për qëllime të gjahut të transportojnë armë gjahu dhe municion për atë armë në Republikën e Kosovës, nëse kanë leje për posedimin e armës së gjahut për gjah, sigurimin shëndetësor dhe ftesën për pjesëmarrje në gjah të aprovuar paraprakisht nga organi kompetent i destinacionit të fundit. 2. Personat e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni, janë të obliguar që gjatë kalimit në pikën kufitare ta paraqesin armën për gjah dhe municionin tek zyrtari i autorizuar. 3. Zyrtarët e autorizuar gjatë kontrollit në pikën kufitare i lëshojnë personit nga paragrafi 1 i këtij neni pëlqim për transport të armëve për gjah gjatë aktiviteteve të gjahut në territorin e Republikës së Kosovës. - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: Members of shooting entities may carry weapons and ammunition across the border for shooting competitions or preparation, if the competent authority consents. Foreign shooting entities may bring sport weapons into Kosovo for the same purposes with consent and an adequate document from the relevant foreign authority. Those persons must also have health insurance.
Neni 62 Transportimi i armëve nga anëtarët e subjekteve të shenjëtarisë 1. Anëtarët e subjektit të shenjëtarisë në grupe apo në mënyrë individuale të cilët udhëtojnë në vend të huaj për arsye të pjesëmarrjes në gara të qitjes ose për arsye të përgatitjeve për gara të tilla, kanë mundësi që përmes kufirit shtetëror të bartin armë, pjesë të armëve dhe municion për ato nevoja të përcaktuara me pëlqim nga organi kompetent. 2. Anëtarët e subjekteve të huaja të shenjëtarisë mund të transportojnë armë sportive në Republikën e Kosovës me qëllim të pjesëmarrjes në gara për qitje ose me qëllim të përgatitjeve për gara të tilla, me pëlqim të dhënë nga organi kompetent i Republikës së Kosovës dhe në bazë të dokumentit tjetër adekuat të dhënë nga organi kompetent i shtetit përkatës. 3. Zyrtarët e autorizuar në pikën e kalimit kufitar ua lëshojnë pëlqimin personave nga paragrafi 2 i këtij neni. 4. Anëtarët e subjekteve të shenjëtarisë nga paragrafi 2 i këtij neni, duhet të posedojnë sigurimin shëndetësor. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 40 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: Weapons and ammunition may be transported through a border crossing point under this law, unless an international agreement provides otherwise.
Neni 63 Marrëveshjet ndërkombëtare Armët dhe municioni mund të transportohen përmes pikës së kalimit kufitar sipas dispozitave të këtij ligji, përveç nëse është përcaktuar ndryshe me marrëveshje ndërkombëtare. KAPITuLLI IX POLIgONET CIVILE PËR QITJE - 64 Verify source ↗
Neni 64
AI-assisted research summary: Civil shooting ranges may be opened only by a registered legal person that has the required activity license.
Neni 64 Licenca për poligonet civile për qitje 1. Poligonet civile për qitje janë objekte të dedikuara për ushtrime sportive – rekreative në qitje, si dhe për aftësime lidhur me përdorimin e drejtë dhe të sigurt të armës së zjarrit, pneumatike dhe armës me hark, tojë apo tetivë që plotësojnë kushte teknike dhe të sigurta për përdorimin e armës së zjarrit, pneumatike dhe armës me hark, tojë apo tetivë. 2. Poligonet civile për qitje me armë të kategorive B, C dhe D mund të hapen nga personi juridik i cili është i regjistruar në regjistrin e bizneseve në Republikën e Kosovës dhe i cili është pajisur me licencën për kryerjen e kësaj veprimtarie. 3. Aplikuesi paraqet kërkesën tek organi kompetent për lëshimin e licencës për poligonet civile për qitje. Kërkesa përfshinë dokumentet sipas nenit 13, paragrafit 3, nënparagrafët 3.1, 3.2, 3.3, 3.5 dhe 3.6 të këtij ligji. 4. Organi kompetent vendos brenda tridhjetë (30) ditëve në lidhje me kërkesën nga paragrafi 3 i këtij neni, sipas procedurave nga neni 15 i këtij ligji. 5. Dispozitat e këtij ligji për poligonet civile të qitjes nuk zbatohen për vendet e gjahut që janë themeluar, në pajtim me dispozitat e Ligjit për Gjah. 6. Organi kompetent me akt nënligjor përcakton kushtet teknike dhe të sigurisë që duhet t’i plotësojnë objektet nga paragrafi 1 i këtij neni. - 65 Verify source ↗
Neni 65
AI-assisted research summary: Certain persons may shoot at civil shooting ranges, and they must follow range safety rules while shooting.
Neni 65 Shfrytëzimi i poligoneve civile për qitje 1. Qitje në poligonet civile kanë të drejtë të bëjnë personat fizik të cilët kanë leje të vlefshme për armë, ata të cilët janë në proces të trajnimin praktik, si dhe personat që kanë certifikatë të lëshuar nga organi kompetent për dhënien e provimit profesional për armë përkatëse. 2. Personat fizik nga paragrafi 1 i këtij neni, kanë për detyrë që gjatë qitjes t’i respektojnë rregullat e sigurisë së poligonit për qitje. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 41 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË - 66 Verify source ↗
Neni 66
AI-assisted research summary: Civil shooting ranges may be supplied with ammunition, but only with prior approval from the competent authority and subject to the range’s type, use, and storage capacity.
Neni 66 Municioni për poligonet civile për qitje 1. Poligonet civile për qitje mund të furnizohen me sasi të municionit, sipas tipit të poligonit, shfrytëzimit të tij dhe kapaciteteve të depos, në bazë të pëlqimit paraprak të organit kompetent. 2. Municioni për qëllime të qitjes në poligon nuk duhet të shfrytëzohet jashtë hapësirës së poligonit për qëllime tjera. KAPITuLLI X EVIDENCAT - 67 Verify source ↗
Neni 67
AI-assisted research summary: Organi kompetent duhet të mbajë evidencë dhe të mirëmbajë një sistem kompjuterik për të dhënat e armëve, pjesëve të armëve dhe municionit; të dhënat ruhen të paktën 30 vjet.
Neni 67 Mbajtja e evidencave nga organi kompetent 1. Organi kompetent mban evidencë për të gjitha kërkesat nga aplikuesi, dokumentet e lëshuara dhe informatat tjera të nevojshme për zbatimin e dispozitave të këtij ligji ose për bashkëpunim me autoritetet tjera relevante. 2. Organi kompetent mirëmban një sistem kompjuterik i cili siguron qasje autoriteteve të autorizuara në të dhënat për armë, pjesë të armëve dhe municion, përfshirë por, duke mos u kufizuar në: kategori, tip, model, prodhues, vend të prodhimit, kalibër, numër serik, si dhe emrin e eksportuesit, importuesit dhe përdoruesit të fundit të njohur. Të dhënat do të lejojnë që armët të identifikohen dhe gjurmohen. Të dhënat do të ruhen jo më pak se tridhjetë (30) vite. - 68 Verify source ↗
Neni 68
AI-assisted research summary: Legal persons and several shooting/hunting-related entities must keep weapon and ammunition records, retain them for at least 30 years, and give them to the competent authority within 15 days if they stop operating.
Neni 68 Detyrimi për mbajtjen e evidencave nga personi juridik 1. Personi juridik duhet të mbajë regjistrin e të gjitha armëve, pjesëve të armëve dhe municionit si dhe të dhënat mbi pranimin dhe tjetërsimin e tyre, të autorizuar sipas këtij ligji. 2. Të dhënat e përshkruara në paragrafin 1 të këtij neni, duhet të përfshijnë si në vijim: 2.1 të dhënat që mundësojnë identifikimin dhe gjurmimin, duke përfshirë, kategorinë, tipin, modelin, prodhuesin, vendin e prodhimit, kalibrin dhe numrin serik; dhe 2.2 të dhënat e personit juridik, përfshirë emrin dhe adresën e shitesit, blerësit dhe përdoruesin e fundit të njohur. 3. Të dhënat duhet të ruhen jo më pak se tridhjetë (30) vite dhe ato duhet t’i dorëzohen organit kompetent në afatin prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nëse personi juridik e ndërprenë veprimtarinë e tij. 4. Subjektet e gjahtarëve dhe të shenjëtarisë, qendrat e trajnimit, personat juridik shfrytëzues të terreneve të gjahut dhe personat e tjerë juridik që posedojnë armë në bazë të lejes për posedimin e armëve, janë të obliguar të mbajnë evidencë të armëve dhe municionit, si dhe të dhënat e personave të cilëve ua japin armën dhe municionin për përdorim. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 42 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË 5. Personat juridik janë të detyruar të mbajnë evidencë për qitjet provuese (predhat dhe gëzhojat) për çdo armë. 6. Poligonet civile të qitjes janë të detyruar të mbajnë evidencë për municionin e dhënë dhe të përdorur. KAPITuLLI XI MBIKËQYRJA - 69 Verify source ↗
Neni 69
AI-assisted research summary: The competent authority supervises compliance with this law, and authorized persons must allow that supervision, provide documents, and give needed data and notices.
Neni 69 Mbikëqyrja nga organi kompetent 1. Organi kompetent mbikëqyrë përmbushjen e kushteve të parapara për zbatim të këtij ligji, përfshirë grumbullimin e informatave në secilën porosi apo transakcion që përfshin armët, pjesët e tyre dhe municionin. 2. Personat e autorizuar fizik dhe juridik janë të detyruar ta mundësojnë kryerjen e mbikëqyrjes, të kontrollit të armëve dhe municionit, t’i vë në dispozicion dokumentacionin përkatës dhe t’i ofroj të dhënat dhe njoftimet e nevojshme. Kjo përfshin të drejtën e organit kompetent të hyjë në hapësirat e personave me interes në transakcion apo aktivitet me armë, pjesë të armëve dhe municionit. 3. Organi kompetent autorizon inspektorët për të mbikëqyrë zbatimin e dispozitave të këtij ligji. KAPITuLLI XII DISPOZITAT NDËSHKuESE - 70 Verify source ↗
Neni 70
AI-assisted research summary: People and legal entities that act contrary to this law are subject to punishment.
Neni 70 Dispozitat ndëshkuese 1. Personat fizik dhe personat juridik që veprojnë në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji do të ndëshkohen. 2. Lidhur me veprat penale për armë vlejnë dispozitat e Kodit Penal të Kosovës. 3. Personi fizik dhe juridik i cili është ndëshkuar sipas paragrafit 1 por, nuk është dënuar sipas paragrafit 2 të këtij neni, kërkesa për pëlqim, licencë dhe leje do t’i refuzohet për një (1) vit nga plotfuqishmëria e vendimit. 4. Personi fizik dhe juridik i cili është sanksionuar sipas paragrafit 1 dhe 2 të këtij neni, kërkesa për pëlqim, licencë dhe leje do t’i refuzohet sipas afatit kohor të përcaktuar sipas vendimit të gjykatës dhe sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 43 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË - 71 Verify source ↗
Neni 71
AI-assisted research summary: This article sets fines for legal persons and natural persons that violate specified provisions, miss required deadlines, or fail to comply with trial-release conditions.
Neni 71 Gjobat 1. Dënohet me gjobë prej njëmijë euro (1000€) deri më dhjetëmijë euro (10.000€) personi juridik i cili shkelë dispozitat e nenit 12, 16, 44, 62, 64 dhe 66 si dhe nuk i respekton afatet kohore të përcaktuara me dispozitat përkatëse të këtij ligji dhe nuk i përmbahet kushteve për qitjen provuese, sipas këtij ligji. 2. Dënohet me gjobë prej pesëqind euro (500€) deri në pesëmijë euro (5000€) personi fizik i cili shkelë dispozitat e nenit 16, 44, 46, 47 dhe 66 si dhe nuk i respekton afatet kohore të përcaktuar me dispozitat përkatëse të këtij ligji dhe nuk i përmbahet kushteve për qitjen provuese, sipas këtij ligji. - 72 Verify source ↗
Neni 72
AI-assisted research summary: All funds realized under this law must be paid into the Budget of the Republic of Kosovo.
Neni 72 Të hyrat nga ligji Të gjitha mjetet e realizuara në bazë të këtij ligji derdhen në Buxhetin e Republikës së Kosovës. KAPITuLLI XIII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 73 Verify source ↗
Neni 73
AI-assisted research summary: Some existing subordinate acts continue to apply, and the competent organ must issue implementing subordinate acts for this law.
Neni 73 Zbatimi i akteve nënligjore në fuqi dhe nxjerrja e akteve tjera nënligjore 1. Me qëllim që të mos jenë në kundërshtim me këtë ligj, deri në miratimin e akteve nënligjore tjera për zbatimin e këtij ligji, vazhdojnë të zbatohen: 1.1. Udhëzimi Administrativ Nr. 06/2010 - MPB për katalogun e armëve të zjarrit; 1.2. Udhëzimi Administrativ Nr. 07/2010 - MPB për llojin dhe mënyrën e aftësimit teorik dhe praktik, si dhe verifikimin e kualifikimit të instruktorëve të punësuar te personat juridik që do të licencohen për ofrim të aftësimit; 1.3. Udhëzimi Administrativ Nr. 08/2010 - MPB për themelimin e Komisionit Shqyrtues dhe të Komisionit për Ankesa; 1.4. Udhëzimi Administrativ Nr. 09/2010 - MPB për kushtet minimale të ruajtjes së armëve të zjarrit dhe municionit; 1.5. Udhëzimi Administrativ Nr. 10/2010 - MPB për kushtet minimale teknike dhe të sigurisë që duhet të përmbushen në objektet e poligoneve civile të qitjes; 1.6. Udhëzimi Administrativ Nr. 11/2010 - MPB për leje të veçantë; 1.7. Udhëzimi Administrativ Nr. 12/2010 - MPB lidhur me kushtet minimale teknike dhe të sigurisë së objekteve që përdoren për aftësimin praktik dhe teorik të manipulimit me armë; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 44 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË 1.8. Udhëzimi Administrativ Nr. 13/2010 - MPB për armët koleksionuese; 1.9. Udhëzimi Administrativ Nr. 14/2010 - MPB për armët e ftohta; 1.10. Udhëzimi Administrativ Nr. 15/2010 - MPB për legalizimin e armëve të zjarrit që i takojnë kategorisë B, C dhe D1; 1.11. Udhëzimi Administrativ Nr. 24/2010 – MPB për procedurat e trashëgimisë së armëve të zjarrit dhe municionit në rast të vdekjes së pronarit të armës së zjarrit; 1.12. Udhëzimi Administrativ Nr. 25/2010 - MPB për gjurmimin e armëve të zjarrit, pjesëve të tyre dhe municionit; 1.13. Udhëzimi Administrativ Nr. 26/2010 - MPB për shënjimin e armëve të zjarrit, pjesëve të tyre dhe municionit; 1.14. Udhëzimi Administrativ Nr. 27/2010 - MPB për mënyrën e transferimit të armëve të zjarrit, pjesëve të tyre dhe municionit përtej kufirit shtetëror; 1.15. Rregullorja Nr. 04/2012 për armëmbajtje në Republikën e Kosovës. 2. Për zbatim të këtij ligji organi kompetent nxjerr akte nënligjore për: 2.1. pajisje të veçanta dhe armët për pasivizim të përkohshëm të kafshëve sipas nenit 4, paragrafi 4 të këtij ligji; 2.2.Armëmbajtje sipas nenit 11 paragrafi 2; 2.3. objektet ku do të bëhet prodhimi, riparimi, deponimi dhe shitblerja e armëve të kategorisë A sipas nenit 26 paragrafi 4 dhe sipas nenit 27 paragrafi 4 dhe kategorisë B,C dhe D sipas nenit 50 dhe 52 të këtij ligji; 2.4. pëlqimin për prodhim, riparim të armëve të kategorisë A sipas nenit 26 paragrafi 6 dhe sipas nenit 27 paragrafi 6 të këtij ligji; 2.5. përcaktimin e procedurave për periudhën kalimtare të regjistrimit të armëve, kartelave për autorizimin e armëve dhe lejeve tjera relevante sipas nenit 33 paragrafi 2 të këtij ligji; 2.6. panairet dhe ekspozimin e armëve sipas nenit 45 paragrafi 4 të këtij ligji; 2.7. procedurat teknike për çaktivizimin e armëve të kategorive A,B,C dhe D sipas nenit 54 paragrafi 1 të këtij ligji. 3. Ministria në bashkëpunim me organet tjera shtetërore mund të nxjerrë edhe akte tjera nënligjore për zbatimin e këtij ligji në afat prej një (1) viti nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij ligji. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 19 GUShT 2015, PRIShTINË 45 LIGJI Nr. 05/L -022 PËR ARMË - 74 Verify source ↗
Neni 74
AI-assisted research summary: When this law enters into force, the cited weapons law and any other conflicting provisions are repealed.
Neni 74 Shfuqizimi 1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohen: 1.1. Ligji Nr. 03/L-143 për Armët; 1.2. të gjitha dispozitat tjera që mund të jenë në kundërshtim me këtë ligj. - 75 Verify source ↗
Neni 75
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 75 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 05/L -022 23 korrik 2015 Shpallur me dekretin Nr. DL-022-2015, datë 11.08.2015 nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI Nr. 05/L-022 PËR ARMË
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in