LIGJI Nr. 05/L-040 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR.04/L-026 PËR MARKAT TREGTARE
This text is the heading and preamble for an amendment law on trade marks in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 05/L-040
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This text is the heading and preamble for an amendment law on trade marks in Kosovo. This provision says the law is in conformity with two cited EU directives on trade marks and intellectual property enforcement. Article 2. Article 2 is deleted and reformulated, but this excerpt does not include the replacement text. This provision says the law applies to trademarks for goods and services, including applications handled by the Industrial Property Agency and community and international trademark registrations valid in Kosovo.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI Nr. 05/L-040 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR.04/L-026 PËR MARKAT TREGTARE
Showing 43 of 43
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This text is the heading and preamble for an amendment law on trade marks in Kosovo.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 24 GUShT 2015, PRIShTINË 1 LIGJI Nr. 05/L-027 PËR DIXHITALIZIMIN E TRANSMETIMEVE RADIODIFUZIVE TOKËSORE / SHTOJCA LIgJI Nr. 05/L - 040 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIgJIT Nr.04/L-026 PËR MARKAT TREgTARE Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIgJ PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIgJIT NR.04/L-026 PËR MARKAT TREgTARE
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law is in conformity with two cited EU directives on trade marks and intellectual property enforcement.
Neni 1 Në nenin 1 të ligjit bazik pas paragrafit 1 shtohet paragrafi i ri 2 me tekstin si në vijim: 2. Ky ligj është në përputhshmëri me Direktivën nr. 2008/95/EC e Parlamentit Europian dhe Këshillit të datës 22 tetor 2008 Për përafrim të ligjeve të Shteteve Anëtare lidhur me Markat Tregtare (Version i kodifikuar), (OJ L 299, 8.11.2008 p. 25-33), Direktivën 2004/48/ EC e Parlamentit European dhe Këshillit, Prill 2004 Mbi Zbatimin e të Drejtave te Pronësisë Intelektuale ( O.J. L 157, p.45, 30.4.2004; O.J. L 195, p.16, 2.6.2004). - 2
- 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: Article 2 is deleted and reformulated, but this excerpt does not include the replacement text.
Neni 2 i ligjit bazik fshihet dhe riformulohet me tekstin si në vijim: - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision says the law applies to trademarks for goods and services, including applications handled by the Industrial Property Agency and community and international trademark registrations valid in Kosovo.
Neni 2 2. Ky ligj zbatohet për markat tregtare në lidhje me mallrat dhe shërbimet në të cilën subjektet i nënshtrohen procedurës së regjistrimit në Agjencinë për Pronësi Industriale të Republikës së Kosovës të themeluar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (në tekstin e mëtejshëm Agjencia) si dhe markat komunitare dhe regjistrimet ndërkombëtare të markës tregtare që vlejnë në Republikën e Kosovës. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article amends the basic law by deleting one subparagraph, replacing the name “Zyra e pronësisë industriale” with “Agjencia për Pronësi Industriale” throughout the basic law, and redefining “Exclusive License.”
Neni 3 1. Në nenin 3 të ligjit bazik, paragrafi 1 nënparagrafi 1.3. fshihet, si dhe në tërë tekstin e Ligjit bazik emërtimi “Zyra e pronësisë industriale” (ZPI) - zëvendësohet me emërtimin Agjencia për Pronësi Industriale, tani e tuje (API). 2. Në nenin 3 të ligjit bazik, paragrafi 1 nënparagrafi 1.19 fshihet dhe riformulohet me tekstin si në vijim: 1.19. Licenca Ekskluzive – jepet nga pronari i markës tregtare për përdorimin e saj në baza ekskluzive, qoftë edhe duke e përjashtuar pronarin e markës tregtare nga përdorimi i saj. LIGJI Nr. 05/L - 040 PËR N RYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr.04/L-026 PËR MARKAT TREGTARE GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 24 GUShT 2015, PRIShTINË 2 LIGJI Nr. 05/L-027 PËR DIXHITALIZIMIN E TRANSMETIMEVE RADIODIFUZIVE TOKËSORE / SHTOJCA - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This amendment replaces a rule about trade marks made up only of signs or indications that are common in everyday language or used in good faith and that have become part of common trade practice.
Neni 4 Në nenin 6 të ligjit bazik, paragrafi 1 nënparagrafi 1.4 fshihet dhe riformulohet me tekstin si në vijim: 1.4. markat tregtare të cilat përbëhen ekskluzivisht nga shenja ose tregues të cilat janë bërë të zakonshme në gjuhën e përditshme ose janë përdorur në mirëbesim (bona fide) dhe që kanë krijuar praktika të zakonshme tregtare; - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Article 5 rewrites parts of Article 7 on trademark registration grounds and opposition.
Neni 5 1. Në nenin 7 të ligjit bazik, paragrafi 2 nënparagrafi 2.1 fshihet dhe riformulohet me tekstin si në vijim: 2.1. marka e regjistruar me një datë aplikimi apo datë të përparësisë më të hershme në Republikën e Kosovës. 2. Në nenin 7 të ligjit bazik, paragrafi 2 nënparagrafi 2.3 fshihet dhe riformulohet me tekstin si në vijim: 2.3 marka tregtare e cila është e mirënjohur në territorin e Republikës së Kosovës në datën e aplikimit për regjistrimin e markës tregtare, ose kur është e përshtatshme, të drejtën e përparësisë së kërkuar në lidhje me aplikimin për regjistrimin e markës tregtare. 3. Në nenin 7 të ligjit bazik, paragrafi 3 fshihet dhe riformulohet me tekstin si në vijim: 3. Me rastin e paraqitjes së kundërshtimit nga pronari i markës së mëhershme tregtare, sipas nenit 7. 2 të ligjit bazik nuk duhet të regjistrohet marka tregtare që është identike ose e ngjashme me markën e mëhershme tregtare, e cila mbrohet për mallra ose shërbime që nuk janë të ngjashme me ato për të cilat është regjistruar marka e mëparshme tregtare, nëse marka e mëhershme tregtare ka reputacion në Republikën e Kosovës dhe nga përdorimi i markës tregtare në fjalë, pa shkak të arsyeshëm, realizohet një përfitim i padrejtë nga karakteristika dalluese ose nga reputacioni i markës së mëhershme tregtare ose dëmtohet karakteristika dalluese ose reputacioni i markës së mëhershme tregtare. 4. Në nenin 7 të ligjit bazik, paragrafi 4 fshihet dhe riformulohet me tekstin si në vijim: 4. Me rastin e paraqitjes së kundërshtimit nga pronari i markës së mëhershme tregtare, marka tregtare nuk duhet të regjistrohet nëse përfaqësuesi ose agjenti i pronarit të markës tregtare pa autorizimin e pronarit aplikon për regjistrimin e markës tregtare në emrin e vet, përveç në rastet kur përfaqësuesi ose agjenti i arsyeton veprimet e tij. - 6
- 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Nëse marka tregtare është regjistruar në emër të përfaqësuesit tregtar ose agjentit pa autorizimin e pronarit, pronari ka të drejtë të kundërshtojë përdorimin e saj, përveç kur përfaqësuesi ose agjenti e arsyeton veprimin.
Neni 10 i ligjit bazik, fshihet dhe riformulohet me tekstin si në vijim: Kur marka tregtare është e regjistruar në emër te përfaqësuesit tregtar ose agjentit pa autorizimin e pronarit të markës tregtare, pronari ka të drejtë ta kundërshtojë përdorimin e asaj marke tregtare nëse ai nuk e ka autorizuar një veprim të tillë, përveç nëse përfaqësuesi ose agjenti e arsyeton veprimin e tij. - 040 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr.04/L-026 PËR MARKAT TREGTARE GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 24 GUShT 2015, PRIShTINË 3 LIGJI Nr. 05/L-027 PËR DIXHITALIZIMIN E TRANSMETIMEVE RADIODIFUZIVE TOKËSORE / SHTOJCA - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The trademark owner cannot stop third parties from using certain descriptive information or an earlier local right, if the stated conditions are met.
Neni 7 1.Në nenin 11 të ligjit bazik, paragrafi 1 fshihet dhe riformulohet me tekstin si në vijim: 1. Në përputhje me praktikat e ndershme në çështjet industriale ose tregtare, pronari i markës tregtare nuk ka të drejtë t`ia ndalojë një pale të tretë që në veprimtarinë e tij afariste të përdorë: 2. Në nenin 11 të ligjit bazik, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2 fshihet dhe riformulohet me tekstin si në vijim: 1.2. të dhënat për llojin, cilësinë, sasinë, qëllimin e përdorimit, vlerën, prejardhjen gjeografike, kohën e prodhimit të produkteve ose kohën e shërbimeve të ofruara, apo karakteristikat e të tjera të mallrave ose shërbimeve; 3. Në nenin 11 të ligjit bazik, paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 fshihet dhe riformulohet me tekstin si në vijim: 1.3. markën tregtare, kur është e nevojshme për të treguar qëllimin e përdorimit të mallrave dhe shërbimeve, veçanërisht në rastin e pajisjeve shtesë apo pjesëve rezervë. 4. Në nenin 11 të ligjit bazik pas paragrafit 1 shtohet paragrafi i ri 2, me tekstin si ne vijim: 2. Pronari nuk ka të drejtë që marken tregtare t`ua ndalojë palëve të treta, që në praktikat tregtare, ta përdorin një të drejtë të mëhershme e cila vlen vetëm në një lokalitet të caktuar, nëse kjo e drejtë njihet nga ligjet e Republikës së Kosovës dhe brenda kufijve të territorit në të cilën ajo është e njohur. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: This provision deletes paragraph 4 of article 13 of the basic law.
Neni 8 Në nenin 13 të ligjit bazik paragrafi 4 fshihet në tërësi. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: A trademark can face sanctions if it is not used in Kosovo within five years after registration, unless there are reasonable grounds for not using it. The article also explains several forms of use that count as use.
Neni 9 1. Në nenin 14 të ligjit bazik paragrafët 2, 3 dhe 4 fshihen dhe riformulohen me tekstin si në vijim: 2. Nëse brenda një periudhe pesë (5) vjeçare nga data e përfundimit të procedurës së regjistrimit, pronari i markës tregtare nuk e ka përdorur atë në Republikën e Kosovës, për mallrat ose shërbimet për të cilat është regjistruar marka, apo nëse përdorimi i markës tregtare është pezulluar për një periudhë të pandërprerë pesë (5) vjeçare, marka tregtare bëhet subjekt i sanksioneve të parashikuara me këtë ligj, përveç kur ekzistojnë shkaqe të arsyeshme për mospërdorimin e saj. 3. Përdorimi i markës tregtare, sipas paragrafit 2. të këtij neni, duhet gjithashtu të nënkuptojë: 3.1. përdorimin e markës tregtare në mënyrë që dallon në elementet të cilat nuk e dëmtojnë karakterin dallues të saj në formën që ajo është regjistruar; LIGJI Nr. 05/L - 040 PËR N RYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr.04/L-026 PËR MARKAT TREGTARE GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 24 GUShT 2015, PRIShTINË 4 LIGJI Nr. 05/L-027 PËR DIXHITALIZIMIN E TRANSMETIMEVE RADIODIFUZIVE TOKËSORE / SHTOJCA 3.2. ngjitjen e markës tregtare në mallrat apo paketimet e tyre në Republikën e Kosovës të menduara vetëm për qëllime eksporti; 3.3. vendosjen e markës tregtare në mallrat apo paketimet e tyre në Republikën e Kosovës vetëm për qëllime eksporti. 4. Përdorimi i markës tregtare me pëlqimin e pronarit apo të ndonjë personi që ka autorizimin për përdorimin e markës kolektive apo certifikuese duhet të kuptohet si përdorim nga ana e pronarit. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: This article deletes and reformulates paragraph 7 of article 15. The new text says documents required for notice of a trademark owner must be sent to the newly registered owner from the date the right is registered.
Neni 10 Në nenin 15 të ligjit bazik paragrafi 7 fshihet dhe riformulohet me tekstin si në vijim: 7. Dokumentet që kërkohen për njoftimin e pronarit të markës tregtare duhet t’i dërgohen pronarit të ri të regjistruar nga data e regjistrimit të të drejtës. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: This article says the priority right is calculated using the trademark application filing date.
Neni 11 Në nenin 27 të ligjit bazik paragrafi 3 fshihet dhe riformulohet me tekstin si në vijim: 3. E drejta e përparësisë, e njohur sipas nenit 28 dhe 29 të Ligjit bazik e ka efektin që data e prioritetit duhet të llogaritet si data e dorëzimit të aplikimit të markës tregtare, me qëllim të themelimit të të drejtave të cilat marrin përparësi në përputhje me paragrafin 1 të nenit 27 të ligjit bazik. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: This provision changes Article 28, paragraph 2 by adding wording after “aplikimit të parë” that means “and translated into the official language.”
Neni 12 Në nenin 28 të ligjit bazik në paragrafin 2 në fund të fjalisë pas fjalës ’’aplikimit të parë’’ shtohet fjala ’’dhe të përkthyer në gjuhën zyrtare“. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The procedure for third-party remarks is to be regulated by a subordinate act.
Neni 13 Në nenin 33 të ligjit bazik pas paragrafit 2 shtohet paragraf i ri 3 me tekstin si në vijim: 3. Procedura në lidhje me vërejtjet e palëve të treta rregullohet me akt nënligjor. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: If the conditions in article 35.1 are met, the Agency must send the applicant a copy of the objection and invite comments within 60 days.
Neni 14 Në nenin 35 të ligjit bazik paragrafi 3 fshihet dhe riformulohet me tekstin si në vijim: 3. Nëse kushtet e cekura në nenin 35.1 të Ligjit bazik janë plotësuar, Agjencia i dërgon aplikuesit një kopje të kundërshtimit të parashtruar dhe e fton që t’i paraqesë vërejtjet për kundërshtimin brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh nga data e pranimit të ftesës. - 040 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr.04/L-026 PËR MARKAT TREGTARE GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 24 GUShT 2015, PRIShTINË 5 LIGJI Nr. 05/L-027 PËR DIXHITALIZIMIN E TRANSMETIMEVE RADIODIFUZIVE TOKËSORE / SHTOJCA - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: This provision says the title of article 36 of the basic law is deleted and reformulated, but the replacement text is not included here.
Neni 15 Titulli i nenit 36 i ligjit bazik fshihet dhe riformulohet me tekstin si në vijim: - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: This provision concerns proof of use of an earlier trade mark during opposition proceedings.
Neni 36 Dëshmia e përdorimit të markës së mëhershme tregtare gjatë procedurës së kundërshtimit - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: This article deletes a sentence from Article 46(3) of the basic law.
Neni 16 Në nenin 46 të ligjit bazik paragrafi 3, fshihet fjalia e dytë me tekstin “Kufizimi i listës së mallrave dhe shërbimeve bëhet pasi të paguhet tarifa përkatëse”. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Agency must check whether the revocation-request fee has been paid and whether the request was filed under the subordinate act; it must refuse the revocation request if those requirements are not met or if the request is filed more than five years after trademark registration.
Neni 17 1. Në nenin 50 të ligjit bazik, paragrafi 1 fshihet dhe riformulohet me tekstin si në vijim: 1. Agjencia shqyrton nëse është paguar tarifa e përcaktuar për kërkesën për revokim dhe nëse kërkesa për revokim është paraqitur sipas aktit nënligjor. 2. Në nenin 50 të ligjit bazik paragrafi 2 fshihet dhe riformulohet me tekstin si në vijim: 2.Nëse nuk janë përmbushur kërkesat e parashtruara në paragrafin 1 të këtij Neni ose në qoftëse kërkesa për revokim është parashtruar pas skadimit të periudhës prej pesë (5) vitesh nga regjistrimi i markës tregtare për të cilën kërkohet revokimi, Agjencia duhet ta refuzojë kërkesën për revokim. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: This provision says the title of Article 55 is deleted and reformulated.
Neni 18 1.Titulli i nenit 55 i ligjit bazik fshihet dhe riformulohet me tekstin si në vijim: - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: On request, the owner of the earlier trademark in an invalidity proceeding must provide evidence of use in Kosovo, or of proper reasons for non-use, if the trademark had been registered for at least five years.
Neni 55 Dëshmia e përdorimit të markës së mëhershme tregtare gjatë procedurës së pavlefshmërisë 2. Në nenin 55 të ligjit bazik paragrafi 1 fshihet dhe riformulohet me tekstin si në vijim: 1. Me kërkesë të pronarit të markës tregtare, pronari i markës së mëhershme tregtare që është palë në procedurën e shfuqizimit duhet të sigurojë dëshmi, që gjatë periudhës pesë (5) vjeçare para datës së kërkesës për deklarimin e shfuqizimit, marka e mëhershme tregtare ka qenë në përdorim në Republikën e Kosovës për mallrat apo shërbimet për të cilat është regjistruar dhe cilat i citon si arsyetime për pavlefshmërinë e deklaratës, apo që ekzistojnë arsye të duhura për mospërdorim, me kusht që marka e mëhershme tregtare deri në atë datë ka qenë e regjistruar për jo më pak se pesë (5) vjet. LIGJI Nr. 05/L - 040 PËR N RYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr.04/L-026 PËR MARKAT TREGTARE GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 24 GUShT 2015, PRIShTINË 6 LIGJI Nr. 05/L-027 PËR DIXHITALIZIMIN E TRANSMETIMEVE RADIODIFUZIVE TOKËSORE / SHTOJCA - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: This article lets a trademark applicant or owner ask to restore rights after missing a deadline, but only if the stated conditions are met.
Neni 19 Pas nenit 56 të ligjit bazik, shtohet neni i ri 56A me tekstin si në vijim: Neni 56A Rivendosja e serishme e të drejtave 1. Nëse aplikuesi ose pronari i markës nuk ka vepruar brenda afatit kohor, të përcaktuar me këtë ligj ose akt nënligjor, në lidhje me përmbushjen e obligimeve në afat ndaj Agjencisë, rezultat i së cilës është humbja e të drejtës së fituar përmes aplikacionit për markë ose markës, mund të paraqes kërkesë për rivendosjen e së drejtës për njohjen e markës. 2. Agjencia aprovon kërkesën për rivendosjen e së drejtës për njohjen e markës me vendim, me kusht që aplikuesi: 2.1. të paraqet kërkesën për rivendosje e të drejtës dhe të paguaj tarifën e caktuar; 2.1. të tregojë bazat në të cilën bazohet kërkesa dhe vendos faktet në të cilat mbështet ajo; 2.3. kompleton veprimet e lëna jashtë brenda afatit të caktuar kohor. 3. Kërkesa për rivendosjen e të drejtave mund të dorëzohet brenda tre (3) muajve, duke llogaritur prej datës kur pushon së ekzistuari arsyeja e mos përmbushjes, dhe nëse aplikuesi është vënë në dijeni për këtë mos përmbushje në afat të mëvonshëm, llogaritja bëhet prej ditës kur ka marrë dijeni për këtë. 4. Kërkesa sipas paragrafit 1. të këtij neni nuk dorëzohet pas skadimit të një (1) viti nga data e dështimit për të përmbushur afatit kohor. 5. Para vendimit të refuzimit të plotë ose të pjesërishëm, Agjencia duhet të njoftoj paraqitësin e kërkesës për rivendosjen e të drejtave për arsyet për të cilat do të refuzoj kërkesën tërësisht ose pjesërisht, dhe e njofton paraqitësin të deklarohet lidhur me njoftimin në afat prej gjashtëdhjetë (60) ditëve nga data e marrjes së njoftimit. 6. Kërkesa për rivendosjen e të drejtave nuk mund te dorëzohet në rast të mos përmbushjes së veprimeve të mëposhtme: 6.1. paraqitjen e kërkesës për vazhdimin e afatit; dhe 6.2. pagesën e tarifës administrative dhe pagesën e tarifës për mirëmbajtjen e markës - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: This provision deletes and reformulates the title of Article 60 of the basic law.
Neni 20 1.Titulli i nenit 60 i ligjit bazik fshihet dhe riformulohet me tekstin si në vijim: - 040 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr.04/L-026 PËR MARKAT TREGTARE GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 24 GUShT 2015, PRIShTINË 7 LIGJI Nr. 05/L-027 PËR DIXHITALIZIMIN E TRANSMETIMEVE RADIODIFUZIVE TOKËSORE / SHTOJCA - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: Kërkuesi për markë kolektive ose certifikuese duhet të dorëzojë dokumentet ose kontratën për përdorimin e markës bashkë me aplikimin.
Neni 60 Kontrata dhe dokumentet që rregullojnë përdorimin e markës kolektive dhe certifikuese 2. Në nenin 60 të ligjit bazik, paragrafët 1, 2 dhe 3 fshihen dhe riformulohen me tekstin si në vijim: 1. Aplikuesi për markë kolektive apo certifikuese duhet që së bashku me aplikimin për regjistrimin e markës kolektive apo certifikuese ti paraqesë dokumentet që rregullojnë përdorimin ose kontratën e cila specifikon përdorimin e saj. 2. Dokumentet që rregullojnë përdorimin ose kontrata që specifikon përdorimin e markës kolektive duhet ti theksojnë në mënyrë të qartë personat e autorizuar për përdorimin e markës, kushtet e anëtarësisë së subjektit, dhe kur ato ekzistojnë, kushtet e përdorimit të markës duke përfshirë sanksionet që pasojnë në rast të keqpërdorimit të markës kolektive apo në rast të shkeljes së dispozitave të rregulloreve ose kontratës. 3. Dokumentet që rregullojnë përdorimin ose kontrata që përcakton përdorimin e markës certifikuese specifikon personat e autorizuar për përdorim të markës, karakteristikat që duhet të certifikohen nga marka, se si organi certifikues i teston ato karakteristika dhe se si e mbikëqyrë përdorimin e markës, tarifave që duhet të paguhen lidhur me përdorimin dhe procedurat për zgjedhjet e mosmarrëveshjeve. - 21
- 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: Article 63 is deleted and reformulated, but the replacement text is not included here.
Neni 63 i ligjit bazik fshihet dhe riformulohet me tekstin si në vijim: - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: A person who is authorized and meets the legal requirements may use a collective or certification mark.
Neni 63 Të drejtën e përdorimit të markës kolektive ose certifikuese e ka çdo person i cili është i autorizuar ta përdor atë pasi të përmbushë kërkesat dhe kushtet tjera të cilat i përcakton legjislacioni në fuqi në lidhje me përdorimin e markave tregtare. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The owner of a collective or certification mark must submit any changes to the contract and documents governing use of the mark to the Agency.
Neni 22 Në nenin 64 të ligjit bazik paragrafi 1 fshihet dhe riformulohet me tekstin si në vijim: 1. Pronari i markës kolektive apo certifikuese duhet t’ia dorëzojë Agjencisë çfarëdo ndryshimi të kontratës dhe dokumenteve që e rregullojnë përdorimin e markës. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The provision rewrites a rule about the trademark owner’s conduct: the owner is described as not taking reasonable steps to prevent trademark use that does not comply with the use conditions in the governing regulations or contract.
Neni 23 Në nenin 66 të ligjit bazik paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 fshihet dhe riformulohet me tekstin si në vijim: 1.1. pronari nuk ndërmerr hapa të arsyeshëm për te parandaluar përdorimin e markës në mospërputhje me kushtet e përdorimit të përcaktuara në rregulloret ose kontratën që e rregullojnë përdorimin e tyre; LIGJI Nr. 05/L - 040 PËR N RYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr.04/L-026 PËR MARKAT TREGTARE GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 24 GUShT 2015, PRIShTINË 8 LIGJI Nr. 05/L-027 PËR DIXHITALIZIMIN E TRANSMETIMEVE RADIODIFUZIVE TOKËSORE / SHTOJCA - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: This provision says the title of Article 78 in the basic law is deleted and replaced with new text.
Neni 24 1.Titulli i nenit 78 i ligjit bazik fshihet dhe riformulohet me tekstin si në vijim: - 78 Verify source ↗
Neni 78
AI-assisted research summary: The time period under Article 78.2 may not be extended.
Neni 78 Procedura për revokimin dhe shpalljen e pavlefshmërisë së një regjistrimi ndërkombëtar 2. Në nenin 78 të ligjit bazik paragrafi 3 fshihet dhe riformulohet me tekstin si në vijim: 3. Afati kohor sipas nenit 78.2 të ligjit bazik nuk mund të zgjatet. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: This provision changes a reference in Article 83(2) of the basic law.
Neni 25 Në nenin 83 të ligjit bazik, paragrafi 2, referimi në ’’nenin 7 nënparagrafi 2.1.3. ndryshohet ’’Sipas nenit 7 paragrafi 3“. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: This provision amends Article 89 by adding the words “in the Republic of Kosovo” after the specified phrase.
Neni 26 Në nenin 89 të ligjit bazik pas fjalës ’’sipas dispozitave ligjore në fuqi“ shtohet fjala “në Republikën e Kosovës”. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Pronari i markës tregtare mund të ngrejë padi kundër personave që shkelin markën tregtare pa autorizim, përfshirë edhe raste të shërbimeve gjatë aktivitetit ekonomik dhe kërcënimeve serioze për shkelje.
Neni 27 1.Në nenin 96 të ligjit bazik paragrafët 1 dhe 2 fshihen dhe riformulohen me tekstin si në vijim: 1.Pronari i markës tregtare mund të parashtrojë padi kundër secilit person i cili ka shkelur të drejtën e markës tregtare duke kryer pa autorizim cilëndo nga veprimet e cekura në nenin 8, paragrafët 1. dhe 2. të ligjit bazik duke kërkuar: 1.1. konstatimin e shkeljes së të drejtave të markës; 1.2. ndalimin e shkeljes së të drejtave dhe ndalimin e vazhdimit të shkeljes të tilla dhe të ngjashme të të drejtave në të ardhmen. 2. Veprimet e cekura në paragrafit 1, nën-paragrafët 1.1, dhe 1.2. dhe në paragrafin 2 të nenit 96 ligjit bazik gjithashtu mund të bëhen kundër personave të cilët gjatë aktivitetit të tyre ekonomik kanë kryer shërbime duke shkelur markën tregtare apo bëjnë kërcenim për shkelje të të drejtave të markës tregtare. 2. Në nenin 96 të ligjit bazik, pas paragrafit 2 shtohet paragrafi i ri 3 me tekstin si në vijim: 3. Pronari i markës tregtare mund të parashtrojë padi kundër secilit person i cili duke kryer cilindo nga veprimet pa autorizim ka shkaktuar kërcënim serioz të shkeljes së markës së tij tregtare, duke kërkuar distancim nga veprimi në fjalë dhe ndalim të shkeljeve të të drejtave të markës tregtare. - 040 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr.04/L-026 PËR MARKAT TREGTARE GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 24 GUShT 2015, PRIShTINË 9 LIGJI Nr. 05/L-027 PËR DIXHITALIZIMIN E TRANSMETIMEVE RADIODIFUZIVE TOKËSORE / SHTOJCA - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The trademark owner may sue an infringer and ask the court to remove, confiscate, or destroy infringing products, and sometimes the materials and tools used to make them.
Neni 28 1.Në nenin 97 të ligjit bazik paragrafët 1, 2 dhe 3 fshihen dhe riformulohen me tekstin si në vijim: 1. Pronari i markës tregtare mund të inicioj procedurë gjyqësore kundër çdo personi që ka shkelur të drejtat e markës tregtare duke kryer pa autorizim njërën nga veprimet e cekura në nenin 8, paragrafët 1. dhe 2. të ligjit bazik duke kërkuar që produktet që përbëjnë shkelje të të drejtave të markës tregtare dhe në raste të përshtatshme, materialet dhe mjetet e përdorura kryesisht në krijimin apo prodhimin e atyre produkteve të largohen nga tregu, të konfiskohen apo shkatërrohen. 2. Gjykata shqipton masat e përmendura në paragrafin 1 të këtij neni dhe ate me shpenzime e të pandehurit, përveç nëse ka arsye të veçanta për të mos vendosur kështu. 3. Shqiptimi i masave nga Gjykata sipas paragrafit 1 të këtij neni duhet të jetë në proporcion me natyrën dhe seriozitetin e shkeljes dhe duke marrë parasysh interesat e palëve të treta. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The trademark owner may sue an infringer to seek payment or recovery of benefits, and the court must consider economic loss, unfair profit, and, where appropriate, moral harm when assessing damages.
Neni 29 1. Në nenin 98 të ligjit bazik paragrafët 2, 3 dhe 4 fshihen dhe riformulohen me tekstin si në vijim: 2. Pronari i markës tregtare mund të inicioj procedurë gjyqësore kundër çdo personi që ka shkelur të drejtat e markës tregtare duke kryer pa autorizim njërën nga veprimet e cekura në Nenin 8, paragrafët 1 dhe 2 të Ligjit bazik, duke pretenduar pagesën e shpërblimit në shumën që ai do të kishte kërkuar, duke pasur parasysh kushtet në kontratën e licencës, nëse ajo ka ekzistuar ndonjëherë. 3. Pronari i markës tregtare mund të inicioj procedurë gjyqësore kundër çdo personi që ka shkelur të drejtat e markës tregtare duke kryer pa autorizim njërën nga veprimet e cekura në Nenin 8, paragrafët 1 dhe 2 të Ligjit bazik, pa pasur ndonjë bazë ligjore për këtë veprim, vendim të gjykatës ose ligjit, dhe ka përfituar prej saj, duke pretenduar rikthimin ose kompensimin e përfitimeve të tilla në bazë të rregullave të përgjithshme për pasurimin e pabazë. 4. Kur bëhet përcaktimi i dëmeve gjykata duhet t’i marrë parasysh të gjitha aspektet përkatëse, të tilla si pasojat negative ekonomike, përfshirë fitimet e humbura, të cilat i ka pësuar i dëmtuari, çdo fitim të padrejtë të bërë nga shkelësi dhe, në rastet e duhura, elementet e tjera, përveç faktorëve ekonomik, të tilla si dëmin morale të shkaktuar tek pronari i të drejtave si pasojë e shkeljes së të drejtës. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: This article changes a cross-reference in Article 100(6), replacing “103 and 104” with “102 and 103”.
Neni 30 Në nenin 100 të ligjit bazik, paragrafi 6, referimi i neneve ’’nga 103 dhe 104’’ ndryshohet në ’’102 dhe 103“. LIGJI Nr. 05/L - 040 PËR N RYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr.04/L-026 PËR MARKAT TREGTARE GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 24 GUShT 2015, PRIShTINË 10 LIGJI Nr. 05/L-027 PËR DIXHITALIZIMIN E TRANSMETIMEVE RADIODIFUZIVE TOKËSORE / SHTOJCA - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: This provision says the title of Article 101 of the basic law is deleted and reformulated.
Neni 31 1. Titulli i nenit 101 i ligjit bazik fshihet dhe riformulohet me tekstin si në vijim: - 101 Verify source ↗
Neni 101
AI-assisted research summary: The court may grant a temporary measure for trademark-rights infringement cases, including without first informing the other party if strict conditions are met.
Neni 101 Masat e përkohshme në rastet e shkeljes së të drejtave të markës tregtare 2. Në nenin 101 të ligjit bazik paragrafi 1 fjala’’gjykata mund të urdhëroje“ ndryshohet me tekstin si në vijim ’’gjykata mund të shqiptojë“. 3. Në nenin 101 të ligjit bazik paragrafi 4 fshihet dhe riformulohet me tekstin si në vijim: 4. Masa e përkohshme e përmendur në nenin 101.1 të ligjit bazik mund të shqiptohet pa e informuar palën kundërshtare të saj, nëse aplikuesi paraqet dëshmi së në të kundërtën masa e përkohshme nuk do të jetë efektive, ose ekziston rreziku se mund të ndodhë dëmtim i pariparueshëm. Kjo masë mund të shqiptohet pa e informuar palën kundërshtare të saj, nëse aplikuesi paraqet dëshmi së në të kundërtën masa e përkohshme nuk do të jetë efektive, ose që, duke marrë në konsideratë rrethanat shumë të rënda të shkeljes së të drejtave, kjo do të jetë e domosdoshme. Në qoftëse masa e përkohshme është shqiptuar pa e njoftuar palën kundërshtuese, atëhere gjykata duhet të ia komunikojë palës kundërshtare vendimin për masën e përkohshme, menjëherë pas zbatimit të saj. 4. Në nenin 101 të ligjit bazik pas paragrafit 5 shtohet paragrafi i ri 6 me tekstin si ne vijim: 6. Kur masat e përkohshme të përmendura në këtë nen revokohen ose parashkruhen për shkak të çfarëdo veprimi ose mosveprimi nga ana e aplikuesit ose kur është gjetur më pas se nuk ka pasur shkelje të markës tregtare ose kërcënim të shkeljes të markës tregtare, atëherë me kërkesë të palës kundërshtare gjykata mund ta urdhërojë aplikuesin që t’i ofrojë palës kundërshtare kompenzimin e duhur për çdo dëm të shkaktuar nga masat e përkohshme. Sigurimi i kompensimit të tillë të përcaktuar në këtë nen mund t’i nënshtrohet garancioni depozitimi të sigurt ose depozite të barabartë për qëllimet e shprehura nga aplikuesi. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Ky nen thotë se ligji hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Neni 32 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 05/L -040 30 korrik 2015 Shpallur me dekretin Nr. DL-026-2015, datë 17.08.2015 nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga - 040 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr.04/L-026 PËR MARKAT TREGTARE
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI Nr. 05/L-040 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR.04/L-026 PËR MARKAT TREGTARE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in