LIGJI NR. 05/L-044 PËR ZONËN E RREZIKUAR MJEDISORE TË OBILIQIT DHE RRETH TIJ
This excerpt is the preamble and title of a law about the environmentally at-risk zone of Obiliq and its surroundings.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 05/L-044
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This excerpt is the preamble and title of a law about the environmentally at-risk zone of Obiliq and its surroundings. This provision states that the law aims to designate the Municipality of Obiliq and its area as a special environmental risk zone and to improve environmental conditions. This article sets the scope of the law for the environmentally endangered area of Obiliq and its surroundings. This article defines key terms used in the law. Obiliq is declared a municipality with special environmental status.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 05/L-044 PËR ZONËN E RREZIKUAR MJEDISORE TË OBILIQIT DHE RRETH TIJ
Showing 13 of 13
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This excerpt is the preamble and title of a law about the environmentally at-risk zone of Obiliq and its surroundings.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 43 / 29 DhJETOR 2016, PRIShTINË 1 LIGJI NR. 05/L-044 PËR ZONËN E RREZIKUAR MJEDISORE TË OBILIQIT DHE RRETH TIJ LIGJI NR. 05/L-044 PËR ZONËN E RREZIKUAR MJEDISORE TË OBILIQIT DHE RRETH TIJ Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR ZONËN E RREZIKUAR MJEDISORE TË OBILIQIT DHE RRETH TIJ KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision states that the law aims to designate the Municipality of Obiliq and its area as a special environmental risk zone and to improve environmental conditions.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj ka për qëllim përcaktimin e Komunës së Obiliqit dhe rrethit të tij si zonë me rrezik të veçantë mjedisor, si pasojë e ndotjes së vazhdueshme të ajrit, tokës dhe ujit si dhe përmirësimin e kushteve mjedisore, që lidhen me cilësinë e jetës dhe mbrojtjen e shëndetit të njeriut. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article sets the scope of the law for the environmentally endangered area of Obiliq and its surroundings.
Neni 2 Fushëveprimi 1.Me këtë ligj rregullohen kushtet e përgjithshme për përcaktimin e zonës së rrezikuar mjedisore të komunës së Obiliqit dhe rreth saj, mënyra e financimit, si dhe mekanizmat institucionalë për zbatimin e këtij ligji, nëpërmjet të: 1.1. përcaktimit të kufijve të zonës së rrezikuar dhe të mbrojtur nga ndotja e mjedisit që vjen si rezultat i aktiviteteve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta të termocentraleve dhe operatorëve të tjerë ndotës që operojnë në zonën e Obiliqit dhe rreth saj; 1.2. përcaktimit të rrezes së Zonës së Rrezikuar, duke u bazuar në masën e ndotjes dhe në shkallën e rrezikshmërisë; 1.3. përcaktimit të përgjegjësisë institucionale dhe shtetërore për inicimin dhe realizimin e politikave të veçanta, duke ua përshtatur specifikave të zonës së ndotur dhe të rrezikuar; 1.4. përcaktimit të institucioneve përgjegjëse dhe masave të nevojshme për trajtimin dhe përdorimin e gropave të mihjeve, grumbujve të hirit dhe thëngjillit; 1.5. krijimit të politikave dhe veprimeve te nevojshme institucionale në dobi të banorëve duke trajtuar nevojat e tyre shëndetësore që vijnë si rezultat apo si pasojë e jetesës në mjedis të ndotur; 1.6. ndërtimit të mekanizmit financiarë për realizimin e politikave shtetërore në funksion të përcaktimit dhe menaxhimit të zonës me status të veçantë mjedisor. 1.7. ofrimit të mundësisë për qasjen e komunës së Obiliqit në projektet e kogjenerimit GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 43 / 29 DhJETOR 2016, PRIShTINË 2 LIGJI NR. 05/L-044 PËR ZONËN E RREZIKUAR MJEDISORE TË OBILIQIT DHE RRETH TIJ - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këto kuptime: 1.1. Banorë - banorët e përhershëm që jetojnë në Zonë; 1.2. Zona - zona e rrezikuar mjedisore e Obiliqit dhe rreth tij; 1.3. Komuna - Komuna e Obiliqit; 1.4. Ministria - Ministria përgjegjëse për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor; 1.5. Qeveria - Qeveria e Republikës së Kosovës 1.6. Mjedis - rrethina natyrore: ajri, toka, uji, klima, flora dhe fauna, në tërësinë e ndërveprimit dhe trashëgimia kulturore si pjesë e rrethinës të cilën e ka krijuar njeriu; 1.7. Rripi i sigurisë - një rrip dheu përreth burimit të ndotjes, me lartësi të nevojshme, të gjelbëruar me bar dhe drunj, i cili do të ndikonte në zvogëlimin e ndotjes akustike dhe formave të tjera të ndotjes; 1.8. Ndotja e mjedisit - është ndikimi i drejtpërdrejtë ose i tërthortë të materieve ndotëse në mjedis, të shkaktuara përmes aktiviteteve të personave juridikë e fizikë që kanë pasoja të dëmshme në cilësinë e mjedisit dhe në shëndetin e njeriut; 1.9. Operatorë ekonomik - kompanitë që veprojnë në zonë, e të cilat me ushtrimin e aktivitetit të tyre shkaktojnë dëme në mjedis; 1.10. Burim i ndotjes - konsiderohen: Mihjet sipërfaqësore; Gropat e mihjeve; Grumbujt e hirit dhe thëngjillit; Termocentralet; Deponite e mbeturinave. 1.11. Granti për Zonën e Veçantë - grant i veçantë, i cili ndahet nga Qeveria e Republikës së Kosovës për Zonën e Rrezikuar Mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij. KREU II DISPOZITAT THEMELORE - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Obiliq is declared a municipality with special environmental status.
Neni 4 Shpallja e sonës së rrezikuar si zonë me status të veçantë mjedisor 1. Komuna e Obiliqit shpallet si zonë me status të veçantë mjedisor në Republikën e Kosovës. 2. Komuna e Obiliqit përfshin tërësinë territoriale ashtu siç përcaktohet me zonën kadastrale të Komunës. 3. Në zonën me status të veçantë mjedisor përfshihen edhe vendbanimet e komunave fqinje të cilat përfshihen brenda rrezes së zonës me rrezikshmëri mjedisore. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The environmental risk zone covers an air-distance radius up to 5,000 meters from the midpoint between the two power plants in Obiliq.
Neni 5 Zona e rrezikuar mjedisore 1. Zona e rrezikuar mjedisore përfshinë rrezen në distancë ajrore deri pesëmijë (5.000) metra nga pika në mes dy termocentraleve në Obiliq. 2. Komuna në bashkëpunim me Ministrinë, përcakton prioritetet për investime brenda zonave të përcaktuara, në bazë të shkallës së ndotjes. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 43 / 29 DhJETOR 2016, PRIShTINË 3 LIGJI NR. 05/L-044 PËR ZONËN E RREZIKUAR MJEDISORE TË OBILIQIT DHE RRETH TIJ - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The municipality, together with the Ministry, must take all necessary measures provided for by applicable law to reduce negative environmental impacts from pollution sources.
Neni 6 Masat mbrojtëse nga burimet e ndotjes 1.Komuna, në bashkëpunim me Ministrinë, ndërmerr të gjitha masat e nevojshme, të parapara në ligjet në fuqi të cilat e rregullojnë këtë fushë, për zvogëlimin e ndikimit negativ të mjedisit që rezultojnë drejtpërdrejt apo tërthorazi nga burimet e ndotjes së mjedisit. 2. Masat duhet të kenë si synim kryesor : 2.1 zvogëlimin e emetimit të pluhurit dhe elementeve tjera ndotëse brenda standardeve të lejuara mjedisore; 2.2. reduktimin në vazhdimësi të ndotjes së ajrit nga vetëdjegia e thëngjillit nëpër minierat dhe grumbujt e thëngjillit; 2.3. planifikimin dhe realizimin e mbylljes së gropave dhe të rikultivimit në mihjet sipërfaqësore; 2.4. krijimi i rripit të sigurisë nga ana e operatorëve ndotës; 2.5. trajtimi i grumbujve të hirit në përputhje të plotë me nevojat e eksploatimit të të njëjtëve, duke e balancuar edhe me interesin shoqëror, ashtu siç përcaktohet edhe me Ligjin për Vlerësimin Strategjik Mjedisor të Republikës së Kosovës. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Ministry, Municipality, and economic operators must take measures to stop chemical waste dumping and reduce pollution in the protected zone.
Neni 7 Masat për mbrojtjen e Zonës së Veçantë 1.Ministria, në bashkëpunim të vazhdueshëm me Komunën dhe operatorët ekonomikë që veprojnë në zonë, merr të gjitha masat për ndalimin e derdhjes së mbetjeve kimike në lumin Sitnica dhe ndalimin e deponimit të tyre në hapësira të cilat nuk i përmbushin standardet mjedisore. 2. Komuna dhe Ministria bëjnë monitorimin e vazhdueshëm të shkallës së ndotjes së ajrit, ujit e tokës dhe publikimin e këtyre të dhënave në mënyrë të rregullt periodike. 3. Komuna, me mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë dhe operatorëve ekonomik, bën investimin e vazhdueshëm në krijimin, zgjerimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra të cilat ndihmojnë në uljen e ndotjes së mjedisit. 4. Ministria, në bashkëpunim të vazhdueshëm me operatorët ekonomikë, duhet t’i marrë të gjitha masat për reduktimin e ndotjes akustike nga termocentralet, duke instaluar pajisje të nevojshme për realizimin e qëllimit të tillë sipas Ligjit për Mbrojtjen nga Zhurma. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Qeveria, Komuna dhe other listed actors must provide ongoing benefits and support for residents of the Special Zone, including lower electricity pricing, regular power supply, employment priority in certain jobs, access to thermal power-plant steam for heating, and local infrastructure, sports, and cultural policies.
Neni 8 Masat shtesë për përmirësimin e jetës së banorëve të Zonës së Veçantë 1. Qeveria në bashkëpunim me Komunën, krijon lehtësira të vazhdueshme për banorët e Zonës së Veçantë, 2. Qeveria në bashkëpunim me Zyren e Rregullatorit te Energjise siguron: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 43 / 29 DhJETOR 2016, PRIShTINË 4 LIGJI NR. 05/L-044 PËR ZONËN E RREZIKUAR MJEDISORE TË OBILIQIT DHE RRETH TIJ 2.1. një kuotë më të ulët të çmimit për energji elektrike, 2.2. furnizim të rregullt me energji elektrike për banorët e zonës. 3. Qeveria në bashkëpunim me operatorët siguron: 3.1. trajtim me përparësi në kushte të barabarta, për ata që janë banorë te zonës së veçantë së paku pesë (5) vite, në procedurat e punësimit për profesionet dhe vendet e punës që gjenerohen nga mihjet sipërfaqësore dhe prodhimi i energjisë elektrike, në përputhje me procedurat ligjore të Republikës së Kosovës. 3.2. mundësi qasjeje në shfrytëzimin e avullit të termoelektranave për ngrohje qendrore. 4. Komuna, në bashkëpunim me operatorët ekonomik, përcakton dhe zbaton politika të vazhdueshme në krijimin e infrastrukturës dhe stimulimin e aktivitete të veçanta sportive dhe kulturore. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The provision says funding for the special zone comes from mineral rent and donations, including 20% of the mineral rent value being reallocated from the Central Budget to the municipal budget where the business unit is located.
Neni 9 Mjetet financiare të dedikuara për Zonën e Veçantë 1.Mjetet financiare të dedikuara për zonën e veçantë sigurohen prej : 1.1. Inkasimit të rentës minerale nga institucioni përkatës, njëzet përqind (20%) e vlerës së kësaj rente rialokohet nga Buxheti Qendror për Buxhetin Komunal të Komunës ku ndodhet njësia biznesore, e dedikuar në mënyrë specifike për investime në zhvillimin e komunitetit në lokacionin ku ndodhet njësia biznesore në fushën e mbrojtjes së mjedisit, infrastrukturës, sport, shëndetësi dhe arsim. 1.2. Donacioneve. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: This article assigns implementation responsibilities to several public bodies and requires the municipality, with ministry support, to establish a special pollution-monitoring institution.
Neni 10 Subjektet përgjegjëse për zbatimin e këtij ligji 1. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është autoriteti përgjegjës për sigurimin e zbatimit të këtij ligji në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor. 2. Ministria e Shëndetësisë është autoriteti përgjegjës për sigurimin e zbatimit të këtij ligji në fushën e shëndetësisë. 3. Ministria e Financave siguron alokimin e mjeteve të nevojshme buxhetore për realizimin e mandatit të përcaktuar me këtë ligj dhe Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë si dhe Ligjin për financat e pushtetit lokal. 4. Komuna e Obiliqit është autoriteti kryesor lokal, përgjegjës për zbatimin e dispozitave të këtij ligji. 5. Komuna, me mbështetjen e Ministrisë, themelon institucionin e veçantë monitorues të parametrave të ndotjes, të pavarur nga operatorët ndotës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 43 / 29 DhJETOR 2016, PRIShTINË 5 LIGJI NR. 05/L-044 PËR ZONËN E RREZIKUAR MJEDISORE TË OBILIQIT DHE RRETH TIJ KREU III DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Qeveria, ministritë përkatëse dhe Komuna duhet të nxjerrin aktet nënligjore për zbatimin e ligjit brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi.
Neni 11 Nxjerrja e akteve nënligjore Qeveria dhe ministritë përkatëse me Komunën brenda gjashtë (6) muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji nxjerrin aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 12 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 05/L-044 30 nëntor 2016 Ligji shpallet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, duke u bazuar në nenin 80 paragrafi 5 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 05/L-044 PËR ZONËN E RREZIKUAR MJEDISORE TË OBILIQIT DHE RRETH TIJ
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in