LIGJI NR. 05/L-055 PËR AUDITORIN E PËRGJITHSHËM DHE ZYRËN KOMBËTARE TË AUDITIMIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
This provision is the preamble identifying the Law on the Auditor General and the National Audit Office of the Republic of Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 05/L-055
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble identifying the Law on the Auditor General and the National Audit Office of the Republic of Kosovo. This provision says the law regulates the organization, activity, and competences of the Auditor General and the establishment, organization, and functioning of the National Audit Office of the Republic of Kosovo. This article sets the scope of the law for external audit of public funds, budget execution, and the use and governance of public resources. This article defines key audit terms used in the law. The Auditor General is independent and answerable to Parliament, must meet appointment qualifications, cannot hold paid outside employment, and may be suspended, resigned, or removed under specified conditions.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 05/L-055 PËR AUDITORIN E PËRGJITHSHËM DHE ZYRËN KOMBËTARE TË AUDITIMIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Showing 33 of 33
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble identifying the Law on the Auditor General and the National Audit Office of the Republic of Kosovo.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË 57 Ligji Nr. 05/L-055 PËR AUDiTORiN E PËRgjiTHSHËM DHE ZYRËN KOMBËTARE TË AUDiTiMiT TË REPUBLiKËS SË KOSOVËS LIGJI Nr. 05/L-055 PËR AUDITORIN E PËRGJITHSHËM DHE ZYRËN KOMBËTARE TË AUDITIMIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR AUDITORIN E PËRGJITHSHËM DHE ZYRËN KOMBËTARE TË AUDITIMIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law regulates the organization, activity, and competences of the Auditor General and the establishment, organization, and functioning of the National Audit Office of the Republic of Kosovo.
Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është që të rregullojë organizimin, veprimtarinë, dhe kompetencat e Auditorit të Përgjithshëm si dhe themelimi, organizimi dhe funksionimi i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article sets the scope of the law for external audit of public funds, budget execution, and the use and governance of public resources.
Neni 2 Fushëveprimi Ky ligj përcakton fushëveprimin për auditimin e jashtëm të fondeve publike, ekzekutimin e buxhetit, përdorimin dhe qeverisjen e burimeve publike. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key audit terms used in the law.
Neni 3 Përkufizimet 1. Për qëllime të këtij ligji definicionet e më poshtme kanë këtë kuptim: 1.1. Auditim do të thotë një ekzaminim i kualifikuar pajtueshmërisë ligjore dhe financiare ose performancës që kryhet për të plotësuar kërkesat e menaxhmentit (auditimi i brendshëm) apo nga një entitet i auditimit të jashtëm ose nga një auditor tjetër i pavarur për të përmbushur obligimet e caktuara me ligj (auditimi i jashtëm); 1.2. Opinion i Auditimit do të thotë shprehje formale e mendimit në formë të shkruar për pasqyrat financiare, ose ndonjë proces të caktuar brenda një kornize të specifikuar, që tregon konkluzionin e përgjithshëm të auditorit bazuar mbi dëshmitë e auditimit të marra të cilat ofrojnë një nivel të arsyeshëm sigurie (të lartë por jo absolute); GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË 58 Ligji Nr. 05/L-055 PËR AUDiTORiN E PËRgjiTHSHËM DHE ZYRËN KOMBËTARE TË AUDiTiMiT TË REPUBLiKËS SË KOSOVËS 1.3. Entiteti i audituar do të thotë çdo institucion publik, ndërmarrje publike, ose autoritet tjetër që menaxhon fonde publike, i cili i nënshtrohet auditimit; 1.4. Auditor do të thotë një zyrtar i autorizuar nga Auditori i Përgjithshëm për t’i kryer të gjitha funksionet e parapara në këtë ligj; 1.5. Informacion i klasifikuar do të thotë çdo informacion i klasifikuar si konfidencial në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi; 1.6. Auditim i jashtëm do të thotë një auditim i kryer nga një organ, i cili është i jashtëm dhe i pavarur nga entiteti i audituar; 1.7. Kontroll i brendshëm do të thotë organizimi, politikat dhe procedurat e përdorura për të siguruar që programet qeveritare arrijnë rezultatet eplanifikuara, burimet e përdorura për këto programe janë në pajtim me objektivat e deklaruara të organizatës në fjalë, programet janë të mbrojtura nga humbjet dhe keq menaxhimi, dhe që ofrohen informata të besueshme dhe në afat të duhur kohor; 1.8. Standardet Ndërkombëtare për Institucionet Supreme të Auditimit (SNISA) do të thotë Standardet e Auditimit të lëshuara nga ONISA; 1.9.ONISA (INTOSAI) do të thotë Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit; 1.10. Entitet i sektorit publik është një term i përgjithshëm i cili nënkupton dhe përfshin të gjitha organizatat buxhetore, agjencitë e pavarura publike dhe autoritetet e tjera publike; 1.11. Auditim i performancës do të thotë auditimi i ekonomicitetit, efikasitetit dhe efektshmërisë, me të cilat një institucion, program, ose veprimtari i përdorë burimet gjatë kryerjes së detyrave të tij; 1.12. Auditim i rregullsisë është verifikimi i llogaridhënies financiare të entiteteve llogaridhënëse, duke përfshirë ekzaminimin dhe vlerësimin e të dhënave financiare si dhe shprehjen e opinioneve mbi pasqyrat financiare; verifikimin e llogaridhënies financiare të administratës qeveritare si e tërë; auditimi i sistemeve dhe transaksioneve financiare, duke përfshirë vlerësimin e pajtueshmërisë me statutet dhe rregulloret në zbatim; auditimi i funksioneve të auditimit të brendshëm dhe kontrollit të brendshëm; auditimi i korrektësisë dhe drejtësisë së vendimeve administrative të marra nga entiteti i audituar; dhe raportimi i çdo çështjeje tjetër që del nga auditimi apo që ka lidhje me të. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Auditor General is independent and answerable to Parliament, must meet appointment qualifications, cannot hold paid outside employment, and may be suspended, resigned, or removed under specified conditions.
Neni 4 Auditori i Përgjithshëm 1. Auditori i Përgjithshëm është i pavarur nga ana funksionale, financiare dhe operative dhe nuk i nënshtrohet urdhrit ose ndikimit nga cilido person apo institucion tjetër. 2. Auditori i Përgjithshëm, si Kreu i Zyrës Kombëtare të Auditimit, i jep llogari Kuvendit për ushtrimin e detyrave dhe kompetencave të përcaktuara në Kushtetutë, në këtë ligj, në aktet nënligjore dhe në standardet të auditimit të sektorit publik të njohura ndërkombëtarisht. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË 59 Ligji Nr. 05/L-055 PËR AUDiTORiN E PËRgjiTHSHËM DHE ZYRËN KOMBËTARE TË AUDiTiMiT TË REPUBLiKËS SË KOSOVËS 3. Në përputhje me dispozitat e këtij ligji, Auditori i Përgjithshëm ka liri të plotë veprimi në kryerjen dhe ushtrimin e funksioneve dhe kompetencave. Në veçanti, Auditori i Përgjithshëm nuk i nënshtrohet kurrfarë urdhri për sa i përket: 3.1. se a duhet apo nuk duhet të kryhet një auditim i caktuar; 3.2. mënyrës si duhet të bëhet një auditim i caktuar; ose 3.3. përparësisë që i duhet dhënë ndonjë çështjeje të caktuar. 4. Me propozim të Presidentit të Republikës së Kosovës, Kuvendi i Kosovë, me shumicë të votave nga të gjithë deputetët, emëron Auditorin e Përgjithshëm për një periudhë pesë (5) vjeçare. Kjo duhet të bëhet pas një procesi të hapur, të paanshëm dhe transparent të përzgjedhjes dhe intervistimit të administruar nga komisioni përzgjedhës i caktuar nga Presidenti i Kosovës. Anëtarët e këtij komisioni përzgjedhës duhet të jenë apartiak dhe i bëjnë publike rezultatet e procesit të përzgjedhjes. 5. Auditori i Përgjithshëm duhet të jetë: një person i cili posedon kualifikimet e kërkuara, me moral të lartë, i paanshëm, i ndershëm, dhe me integritet për kryerjen e funksionit, si dhe: 5.1. duhet të posedojë diplomë universitare dhe përvojën e duhur në fushën e kontabilitetit dhe auditimit, financave publike ose administratës publike për jo më pak se tetë (8) vite, nga të cilat duhet të jenë katër (4) përvojë menaxheriale; dhe 5.2. nuk është subjekt i një hetimi për kryerje të veprës penale, nuk është nën procedurë penale dhe nuk është dënuar nga një gjykatë kompetente për kryerjen e një vepre penale. 5.3. nuk është, ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës tre (3) vjeçare, para datës së aplikimit ka qenë zyrtar i zgjedhur publik, i emëruar politikisht ose bartës i një posti udhëheqës, ose vendimmarrës në një subjekt politik. 6. Pozita e Auditorit të Përgjithshëm është punë me orar të plotë dhe nuk mund të jetë i punësuar me pagesë në ndonjë vend tjetër pune gjatë kohës gjersa shërben si Auditor i Përgjithshëm. 7. Niveli i pagës së Auditorit të Përgjithshëm, caktohet me Ligjin përkatës që rregullon pagat e funksionarëve të lartë publikë. 8. Deri në miratimin e Ligjit përkatës që rregullon pagat e funksionarëve të lartë publikë, paga e Auditorit të Përgjithshëm caktohet nga Kuvendi. 9. Kurdo që pozita e Auditorit të Përgjithshëm mbetet e zbrazët, Kuvendi, në afat prej nëntëdhjetë (90) ditësh, e plotëson atë në pajtim me paragrafin 4 të këtij neni. Në rast të skadimit të mandati, Auditori i Përgjithshëm ushtron funksionin si Auditor i Përgjithshëm në largim deri në emërimin e Auditorit të ri të Përgjithshëm dhe marrjen e detyrave nga ana e tij/saj. 10. Auditori i Përgjithshëm mund të japë dorëheqje, duke e njoftuar Kuvendin me shkrim gjashtëdhjetë (60) ditë më parë. 11. Në rast të dorëheqjes së Auditorit të përgjithshëm, Zëvendës Auditori i Përgjithshëm do të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË 60 Ligji Nr. 05/L-055 PËR AUDiTORiN E PËRgjiTHSHËM DHE ZYRËN KOMBËTARE TË AUDiTiMiT TË REPUBLiKËS SË KOSOVËS shërbejë si Ushtrues Detyre i Auditorit të Përgjithshëm në përputhje me këtë ligj, dhe do t’i ketë të njëjtat kompetenca dhe përgjegjësi si të Auditorit të Përgjithshëm. 12. Auditori i përgjithshëm mund të suspendohet nëse: 12.1. nëse ndaj Auditorit të Përgjithshëm ngritët aktakuzë për vepër penale, ai/ajo suspendohet me pagesë prej pesëdhjetë për qind (50%) të pagës së tij/ saj, deri në largimin e tij/ saj ose derisa të shpallet i pafajshëm me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës. Suspendimi hyn në fuqi që nga momenti i ngritjes së aktakuzës nga ana e prokurorit. 12.2. Gjykata kompetente në ditën e ngritjes së aktakuzës ndaj Auditorit të Përgjithshëm e dërgon njoftimin tek Kryetari i Kuvendit, i cili pasi ta njofton Kuvendin, si institucion që e ka emëruar, e njofton Auditorin e Përgjithshëm për suspendimin e tij. 13. Kuvendi, me dy të tretat (2/3) të të gjithë deputetëve, mund ta shkarkojë nga detyra Auditorin e Përgjithshëm nëse: 13.1. për një periudhë gjashtë (6) mujore nuk është në gjendje t’i kryejë detyrat për shkak të ndonjë sëmundjeje fizike apo mendore, që mund të ndikojnë në aftësinë për t’i kryer këto detyrat; 13.2. gjatë kryerjes së detyrës merret me punë që bien ndesh me kodin etik ose gjendet në rrethana të cilat mund të komprometojnë aftësinë për të ushtruar detyrën; 13.3. me anë të një aktgjykimi të plotfuqishëm, shpallet fajtor për ndonjë vepër penale dhe dënohet me burg; 13.4. falimenton ose kërkon të përfitojë nga çfarëdo ligji ose rregulle për lirimin e debitorëve që kanë falimentuar ose janë josolventë. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This provision establishes the National Audit Office as an independent institution.
Neni 5 Themelimi i Zyrës Kombëtare të Auditimit Përmes këtij ligji themelohet Zyra Kombëtare e Auditimit, si një institucion i pavarur objektiva e të cilit është ti ndihmojë Auditorit të Përgjithshëm gjatë kryerjes së detyrave të tij/saj. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Zyra Kombëtare e Auditimit must carry out its mandate independently, manage its own budget, make recommendations, promote transparency and accountability, and submit audit reports to the Assembly and audited entities.
Neni 6 Detyrat e Zyrës Kombëtare të Auditimit 1. Zyra Kombëtare e Auditimit: 1.1. zbaton mandatin e saj në pajtim me Kushtetutën, Ligjin, dhe Standardet e auditimit në sektorin publik të njohura ndërkombëtarisht; 1.2. ushtron funksionet e saj në mënyrë të pavarur nga çdo organ apo autoritet tjetër të Republikës së Kosovës; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË 61 Ligji Nr. 05/L-055 PËR AUDiTORiN E PËRgjiTHSHËM DHE ZYRËN KOMBËTARE TË AUDiTiMiT TË REPUBLiKËS SË KOSOVËS 1.3. ka buxhetin e saj, të cilin e administron në mënyrë të pavarur dhe pajtim më legjislacionin në fuqi; 1.4. jep rekomandime dhe kontribuon në menaxhimin e shëndoshë të buxhetit dhe fondeve të tjera publike; 1.5. promovon standardet e larta për transparencë dhe llogaridhënie në menaxhimin financiar dhe performancën e administratës publike; 1.6. dorëzon raportet e auditimit tek Kuvendi dhe entitetet e audituara. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The National Audit Office’s work is public, and it must publish specified reports and internal materials on its website.
Neni 7 Transparenca 1. Puna e Zyrës Kombëtare të Auditimit bëhet publike. 2. Zyra Kombëtare e Auditimit publikon në faqen e saj të internetit: 2.1. të gjitha raportet individuale të auditimit; 2.2. Raportin vjetor të auditimit; 2.3. Raportin vjetor të performancës së zyrës, duke përfshirë pasqyrat financiare të audituara; 2.4. Udhëzuesit dhe rregulloret e brendshme; dhe 2.5. Informacione të tjera në lidhje me zyrën dhe aktivitetet e saj. KAPITULLI II MENAXHMENTI DHE ORGANIZIMI - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Neni 8 thotë se Zyra Kombëtare e Auditimit përbëhet nga Auditori i Përgjithshëm, Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Ndihmës Auditorët e Përgjithshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës, auditorët dhe stafi administrativ/mbështetës.
Neni 8 Struktura e Zyrës Kombëtare e Auditimit Zyra Kombëtare e Auditimit përbëhet nga Auditori i Përgjithshëm, Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Ndihmës Auditorët e Përgjithshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës, auditorët, dhe stafi administrativ/mbështetës. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The General Auditor manages the National Audit Office and may choose key deputies and the General Director after an open competition.
Neni 9 Menaxhmenti 1. Auditori i Përgjithshëm menaxhon Zyrën Kombëtare të Auditimit dhe është përgjegjës për detyrat dhe kompetencat të caktuara me këtë ligj. 2. Auditori i Përgjithshëm, pas një konkursi të hapur, zgjedh një Zëvendës Auditor të Përgjithshëm, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË 62 Ligji Nr. 05/L-055 PËR AUDiTORiN E PËRgjiTHSHËM DHE ZYRËN KOMBËTARE TË AUDiTiMiT TË REPUBLiKËS SË KOSOVËS Ndihmësit e Auditorit të Përgjithshëm dhe Drejtorin e Përgjithshëm, të cilët do t’i ndihmojnë në kryerjen e detyrave. Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Ndihmës Auditorët e Përgjithshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm emërohen për një periudhë pesë (5) vjeçare. Kriteret dhe procedurat rreth emërimit dhe kushteve të punës përcaktohen në pajtim me nenin 10 dhe duke marrë në konsideratë nenin 15 të këtij ligji. 3. Nën urdhrin e Auditorit të Përgjithshëm, Zëvendës Auditori i Përgjithshëm mund të ushtrojë të gjitha funksionet dhe mund të ketë të gjitha detyrat dhe kompetencat e Auditorit të Përgjithshëm. 4. Drejtori i Përgjithshëm është përgjegjës për tërë mbështetjen administrative. 5. Auditori i Përgjithshëm dhe Zëvendës Auditori i Përgjithshëm nuk mund të marrin pjesë në, apo të marrin ndonjë vendim për, auditimin e institucionit në të cilin kanë qenë anëtarë të menaxhmentit gjatë tre (3) viteve të mëparshme. 6. Auditori i Përgjithshëm dhe Zëvendës Auditori i Përgjithshëm nuk munden, pasi të kenë dhënë dorëheqje nga detyra, të pranojnë ndonjë detyrë në emër të Zyrës Kombëtare të Auditimit për një periudhë tre (3) vjeçare. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Auditori i Përgjithshëm may set, approve, update, and publish internal rules and an administrative manual for the National Audit Office.
Neni 10 Organizimi 1. Auditori i Përgjithshëm përcakton, me rregullore të brendshme, organizimin dhe menaxhimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit. 2. Auditori i Përgjithshëm miraton rregullore dhe udhëzues të brendshëm për funksionimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit. 3. Auditori i Përgjithshëm miraton, azhurnon dhe publikon Doracakun Administrativ që mbulon paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Auditor General may delegate any of their powers in writing to any subordinate in the National Audit Office.
Neni 11 Delegimi i përgjegjësive nga Auditori i Përgjithshëm Auditori i Përgjithshëm mund të delegojë me shkrim cilëndo nga kompetencat tek cilido vartës në Zyrën Kombëtare të Auditimit. Në rast të tillë Auditori i Përgjithshëm mbetet përsëri përgjegjës. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The National Audit Office may cooperate with audit-related institutions and professional organizations, and the Auditor General may engage qualified persons, firms, or other supreme audit institutions to assist its work.
Neni 12 Bashkëpunimi me Palët e Jashtme 1. Zyra Kombëtare e Auditimit bashkëpunon me institucione dhe organizata të ndryshme në fushat e ndërlidhura me auditimin apo zhvillimin profesional. 2. Auditori i Përgjithshëm mund të angazhojë persona, firma të kualifikuara apo ndonjë institucion tjetër suprem të auditimit për t’i ndihmuar në kryerjen e çfarëdo detyre të Zyrës së auditimit. Duke e bërë këtë, ata do të respektojnë standardet e zbatueshme të auditimit të njohura ndërkombëtarisht si dhe standardet të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Auditori i Përgjithshëm është përgjegjës për rezultatet dhe cilësinë e punës së kryer. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË 63 Ligji Nr. 05/L-055 PËR AUDiTORiN E PËRgjiTHSHËM DHE ZYRËN KOMBËTARE TË AUDiTiMiT TË REPUBLiKËS SË KOSOVËS 3. Zyra Kombëtare e Auditimit mund të bashkëpunojë me Gjykatën Evropiane të Auditorëve dhe Institucionet Supreme të Auditimit të vendeve të huaja dhe ta përfaqësojë Kosovën në ONISA. KAPITULLI III BUXHETI DHE LLOGARIDHËNIA - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The National Audit Office is financed from Kosovo’s budget, must have financial, managerial, and administrative independence plus sufficient resources, and the Government must inform the Assembly if it changes the Office’s budget proposal. The Auditor General may hire extra staff for a project period in a case covered by Article 18.6.
Neni 13 Buxheti 1. Zyra Kombëtare e Auditimit financohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës. 2. Zyra Kombëtare e Auditimit ndjek procesin buxhetor siç përshkruhet në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë. 3. Zyra Kombëtare e Auditimit duhet të ketë pavarësi financiare, menaxheriale dhe administrative si dhe burime të mjaftueshme njerëzore, materiale dhe financiare. 4. Nëse Qeveria ndryshon ose në ndonjë mënyrë tjetër modifikon propozimin buxhetor të Zyrës Kombëtare të Auditimit, ajo duhet të informojë Kuvendin për propozimin buxhetor të Zyrës Kombëtare të Auditimit në të njëjtën kohë kur projektbuxheti të dërgohet në Kuvend. 5. Nëse Auditori i Përgjithshëm hyn në marrëveshje kontraktuale në pajtim me Nenin 18.6 të këtij Ligji, detyra konsiderohet si një projekt dhe Auditori i Përgjithshëm ka të drejtën të punësojë staf shtesë sipas nevojës për periudhën e implementimit të këtij projekti. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The General Auditor must send annual financial statements to the Government, submit an annual performance report to the Assembly within 4 months after the budget year ends, and the Assembly must appoint an independent international firm to audit the National Audit Office’s annual financial statements.
Neni 14 Llogaridhënia 1. Auditori i Përgjithshëm dorëzon në Qeveri Pasqyrat Vjetore Financiare për t’i përfshirë ato në Raportin e Qeverisë mbi Buxhetin e Kosovës në pajtim me Ligjin përMenaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë. 2. Brenda katër (4) muajve nga përfundimi i vitit buxhetor, Auditori i Përgjithshëm i dorëzon Kuvendit Raportin Vjetor të Performancës rreth aktiviteteve të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Ky raport përfshin ekstraktet relevante nga Pasqyrat Vjetore Financiare si dhe opinionin e auditimit të dhënë nga auditorët e pavarur. 3. Kuvendi cakton një firmë të jashtme të pavarur dhe të pranuar ndërkombëtarisht që të kryejë auditimit e detyrueshëm me ligj të Pasqyrave Vjetore Financiare të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Kjo firmë nuk do të zgjidhet për më shumë se tre (3) vitet me radhë dhe nuk mund të ketë lidhje të tjera pune me Zyrën Kombëtare të Auditimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË 64 Ligji Nr. 05/L-055 PËR AUDiTORiN E PËRgjiTHSHËM DHE ZYRËN KOMBËTARE TË AUDiTiMiT TË REPUBLiKËS SË KOSOVËS KAPITULLI IV PUNONJËSIT NË ZYRËN KOMBËTARE TË AUDITIMIT - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The civil service law does not apply to the Auditor General, the Deputy Auditor General, assistant auditors general, and the auditors of the National Audit Office; other staff are handled under the Civil Service Law.
Neni 15 Stafi 1. Legjislacioni përkatës për shërbimin civil, nuk zbatohet vetëm për Auditorin e Përgjithshëm, zëvendës auditorin e përgjithshëm, ndihmës auditorët e Përgjithshëm dhe auditorët e Zyrës Kombëtare të Auditimit, ndërsa stafi tjetër trajtohet në bazë të Ligjit për Shërbimin Civil. 2. Bazuar në legjislacionin në fuqi, Auditori i Përgjithshëm nxjerr rregullore dhe udhëzues për mënyrën e trajtimit të të gjitha çështjeve në lidhje me burimet njerëzore. Duke e bërë këtë, do të merren parasysh vlerat dhe parimet në Ligjin për Shërbimin Civil dhe Ligjin e Punës. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Auditori i Përgjithshëm nxjerr Kodin e Etikës dhe Mirësjelljes për punonjësit, dhe punonjësit e Zyrës Kombëtare të Auditimit kanë detyra dhe të drejta sipas rregulloreve dhe udhëzimeve të brendshme.
Neni 16 Detyrat dhe të drejtat e stafit 1. Auditori i Përgjithshëm nxjerr Kodin e Etikës dhe Mirësjelljes për punonjësit, bazuar në standardet e auditimit në sektorin publik të njohura ndërkombëtarisht dhe legjislacionin në fuqi. 2. Të gjithë punonjësit e Zyrës Kombëtare të Auditimit kanë detyrat dhe të drejtat e përcaktuara me rregulloret dhe udhëzimet e brendshme. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Employees are barred from holding conflicting roles or certain outside positions and activities, unless previously authorized by the Auditor General. Former employees of the National Audit Office may not take paid assignments related to that office for 3 years.
Neni 17 Mospërputhshmëritë 1. Punonjësit nuk ushtrojnë funksione apo aktivitete, ose mbajnë pozita, të cilat përbëjnë konflikt interesi me detyrat e zyrtare dhe: 1.1. nuk mban ndonjë funksion tjetër në cilindo nivel të sektorit publik; 1.2. nuk është anëtar i bordeve drejtuese ose bordeve të tjera të kompanive publike ose private; 1.3 nuk mban ndonjë funksion në një parti politike dhe nuk ndjek udhëzimet e partive politike; dhe 1.4. nuk ushtron aktivitete tjera i cili kompensohet, përveç nëse është i autorizuar paraprakisht nga Auditori i Përgjithshëm. 2. Një person, i cili ka qenë më parë i punësuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit, nuk mundet që brenda tre (3) viteve të pranojë detyra me kompensim që kanë lidhje me Zyrën Kombëtare të Auditimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË 65 Ligji Nr. 05/L-055 PËR AUDiTORiN E PËRgjiTHSHËM DHE ZYRËN KOMBËTARE TË AUDiTiMiT TË REPUBLiKËS SË KOSOVËS KAPITULLI V AUDITIMI - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Zyra Kombëtare e Auditimit has the right and, in some cases, the duty to audit public financial and administrative activity, and it must not take on tasks outside those provided by the law.
Neni 18 Mandati i auditimit 1. Zyra Kombëtare e Auditimit ka të drejtë t’i auditojë të gjitha aktivitetet financiare, administrative dhe të tjera, programe dhe projekte të menaxhuara nga një apo më shumë institucione të cilave iu referohet në këtë nen, përfshirë proceset dhe të ardhurat nga shitja e pasurive, privatizimi dhe koncesionet. 2. Zyra Kombëtare e Auditimit ka të drejtë t’i përcjellë fondet publike deri tek përfituesi i fundit. 3. Zyra Kombëtare e Auditimit është e obliguar të kryej në baza vjetore auditimin e detyrueshëm të rregullsisë së: 3.1. Raportit të Qeverisë për Buxhetin e Kosovës; 3.2. të gjitha organizatave buxhetore të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë pranuar një buxhet përmes Ligjit vjetor të Buxhetit dhe janë të obliguara të hartojnë Pasqyra Vjetore Financiare; 4. Zyra Kombëtare e Auditimit mund të kryej auditime të detyrueshme të rregullsisë në Ndërmarrjet Publike. Auditori i Përgjithshëm informon Aksionarin më së voni me 30 shtator të vitit aktual mbi atë se cilat nga këto auditime do të kryhen. 5. Zyra Kombëtare e Auditimit ka të drejtën që në çfarëdo kohe të kryej auditime të tjera të ndryshme nga auditimete rregullsisë në institucionet e përmendura në paragrafin 3 dhe 4 të këtij neni dhe për: 5.1. fondet e dhëna nga buxheti për një institucion apo organizatë; 5.2. trajtimin e gjithë parasë publike siç përcaktohet në Ligjin për Menaxhimin e Financave dhe Përgjegjësitë; 5.3. partneritetet publiko- private; 5.4. huatë, kreditë dhe detyrimet e garantuara nga entitetet e sektorit publik. 6. Pas një kërkese të shkruar nga ndonjë shtet apo organizatë donatore, Zyra Kombëtare e Auditimit mund të kryejë një auditim të fondeve që ai shtet apo organizatë ia ka dhuruar një entiteti referuar në paragrafin 3 dhe 4 të këtij neni, me kusht që marrëveshja të jetë arritur me shtetin apo organizatën donatore për t’i mbuluar shpenzimet e auditimit të kërkuar. 7. Zyra Kombëtare e Auditimit nuk merr përsipër detyra të tjera përveç atyre të parapara me këtë Ligj. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË 66 Ligji Nr. 05/L-055 PËR AUDiTORiN E PËRgjiTHSHËM DHE ZYRËN KOMBËTARE TË AUDiTiMiT TË REPUBLiKËS SË KOSOVËS - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The National Audit Office must work in line with current law and internationally recognized public-sector auditing standards, publish the standards it uses, approve needed guidance and acts, and run a quality assurance system. The Assembly of Kosovo may initiate a professional review of the Office’s work at least every five years.
Neni 19 Standardet e auditimit, kontrolli i cilësisë dhe sigurimi i cilësisë 1. Zyra Kombëtare e Auditimit: 1.1. Kryen aktivitetet në pajtim me ligjin e tanishëm dhe standardet e auditimit në sektorin publik të njohura ndërkombëtarisht; 1.2. Publikon standardet e auditimit që përdoren; 1.3. Miraton doracakë dhe udhëzues si dhe akte të tjera të nevojshme për zbatimin e standardeve të auditimit në sektorin publik të njohura ndërkombëtarisht; 1.4. Është përgjegjëse për zbatimin e sistemit të sigurimit të cilësisë në mënyrë që të sigurojë zbatimin e standardeve dhe praktikave të mira. 2. Kuvendi i Republikës së Kosovës mundet që, të paktën çdo pesë (5) vite, të inicioj vlerësimin profesional të punës së Zyrës Kombëtare të Auditimit, i cili do të kryhet nga një Institucion Suprem i Auditimit ose ndonjë partner tjetër relevant. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Auditori i Përgjithshëm must approve the audit plans, send the annual plan to KMFP by 31 October, and publish the plan online.
Neni 20 Planifikimi i auditimit 1. Auditori i Përgjithshëm miraton Planin Strategjik tre (3) vjeçar të Auditimit që azhurnohet në baza vjetore. 2. Auditori i Përgjithshëm miraton Planin e Auditimit në baza vjetore dhe e dorëzon atë tek Komisioni për Mbikëqyrjen e financave publike (KMFP), deri më 31 tetor. 3. Me kërkesë të shkruar nga Kuvendi ose Qeveria, Auditori i Përgjithshëm mund të kryejë auditime shtesë. 4. Plani i auditimit publikohet në faqen elektronike të Zyrës Kombëtare të Auditimit. 5. Ekzekutimi i Planit të auditimit bëhet në pajtim me Kushtetutën, këtë Ligj, dhe standardet e auditimit në sektorin publik të njohura ndërkombëtarisht. 6. Auditori i Përgjithshëm mund të konsultohet në çdo kohë me ndonjë institucion publik ose entitet për të koordinuar përgjegjësitë e auditimit. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The National Audit Office must carry out annual regularity audits, intermediate audits during the financial year, and performance/other audits under recognized public-sector auditing standards.
Neni 21 Llojet e auditimit 1. Gjatë kryerjes së auditimeve vjetore të rregullsisë të detyrueshme me ligj, Zyra Kombëtare e Auditimit, në përputhje me standardet e njohura ndërkombëtare të auditimit të sektorit publik: 1.1. ekzaminon pasqyrat vjetore financiare dhe llogaritë kryesore të institucionit të audituar, me qëllim të vlerësimit nëse raportet janë të besueshme dhe llogaritë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË 67 Ligji Nr. 05/L-055 PËR AUDiTORiN E PËRgjiTHSHËM DHE ZYRËN KOMBËTARE TË AUDiTiMiT TË REPUBLiKËS SË KOSOVËS pasqyrojnë rezultatet e realizimit të buxhetit në mënyrë të drejtë; 1.2. vlerëson nëse menaxhmenti iu ka përmbajtur ligjeve dhe akteve nënligjore të zbatueshme dhe nëse fondet janë përdorur për qëllimet e synuara; dhe 1.3. vlerëson fuksionimin e sistemit të menaxhimit financiar, funksionet e auditimit të brendshëm dhe sistemet e kontrollit të brendshëm. 2. Zyra Kombëtare e Auditimit kryen auditime të ndërmjetme gjatë vitit financiar, duke përfshirë përcjelljen e zbatimit të rekomandimeve të auditimeve të mëhershme si dhe një analizë të masave të marra mbi bazën e këtyre rekomandimeve. 3. Gjatë kryerjes së auditimeve të performancës ose llojeve tjera të auditimeve, Zyra Kombëtare e Auditimit, në përputhje me standardet e auditimit në sektorit publik të njohura ndërkombëtarisht vlerëson efikasitetin, efektivitetin dhe/ose ekonomiciteti e një aspekti të veçantë të operacioneve në tërësi ose të pjesshme të ndonjë institucioni, programi ose aktiviteti. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The audited institution must send written comments on the draft audit report within 15 calendar days of receiving it, unless the Auditor General sets a longer period.
Neni 22 Komentet mbi draft raportet 1. Pas përfundimit të punës audituese, Zyra Kombëtare e Auditimit përgatit draft raportin e auditimit dhe ia dorëzon atë Kreut të institucionit të audituar për komente me shkrim. 2. Institucioni i audituar dorëzon komentet e tij tek Zyra Kombëtare e Auditimit brenda pesëmbdhjetë (15) ditëve kalendarike pas pranimit të draft raportit të auditimit, ose për një kohë më të gjatë të caktuar nga Auditori i Përgjithshëm. Zyra Kombëtare e Auditimit merr parasysh këto komente para se të përgatisë raportin final të auditimit. Në rast të mospajtimit, ato do ti bashkëngjiten Raportit final të auditimit. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The Kosovo National Audit Office must deliver final audit reports to audited institutions, publish them one day later, and send certain reports and responses to the Assembly and municipal assemblies within set deadlines.
Neni 23 Raportet e Auditimit 1.Zyra Kombëtare e Auditimit i dorëzon institucioneve të audituara raportet finale të auditimit. Kopje mund t’i dorëzohen çdo institucioni tjetër të ndërlidhur. Zyra Kombëtare e Auditimit publikon raportet finale të auditimit një (1) ditë pas dorëzimit të raporteve të tilla. 2. Gjatë raportimit mbi auditimet e detyrueshme të rregullsisë, Zyra Kombëtare e Auditimit i dorëzon Raporte finale të Auditimit secilit institucion të audituar dhe Kuvendit jo më vonë se nëntëdhjetë (90) ditë nga dorëzimi i Pasqyrave Vjetore Financiare finale të organizatave buxhetore. Në rastet kur institucioni i audituar është një komunë, raporti final i Auditimit i dorëzohet edhe Kuvendit Komunal përkatës. 3. Për auditimin e Raportit Vjetor të Qeverisë mbi ekzekutimin e Buxhetit të Kosovës, Zyra Kombëtare e Auditimit i dorëzon Kuvendit Raportin Vjetor të auditimit, në afatin e paraparë në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë. 4. Zyra Kombëtare e Auditimit, në raportin e përmendur në paragrafin 3 të këtij neni, paraqet konkluzione dhe rekomandime të rëndësishme nga të gjitha auditimet e kryera. 5. Brenda tridhjetë (30) ditësh nga pranimi i Raportit të Auditimit, çdo institucion i audituar GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË 68 Ligji Nr. 05/L-055 PËR AUDiTORiN E PËRgjiTHSHËM DHE ZYRËN KOMBËTARE TË AUDiTiMiT TË REPUBLiKËS SË KOSOVËS dorëzon një përgjigje Zyrës Kombëtare të Auditimit, ku përcaktohet se si institucioni do t’i adresojë rekomandimet e dhëna në raportin final të auditimit. Kjo përgjigje i dorëzohet gjithashtu Komisionit relevant të Kuvendit. Në rastet kur institucioni i audituar është një komunë, përgjigjja i dorëzohet edhe Kuvendit Komunal përkatës. 6. Raportet e auditimit janë në dispozicion në ueb faqen e Zyrës Kombëtare të Auditimit, me përjashtim të informacioneve që kanë klasifikim (si sensitive dhe jo për publik) apo ndalesa tjera ligjore apo administrative në pajtim me legjislacionin në fuqi. 7. Auditori i Përgjithshëm prezanton çdo vit Raportin vjetor të auditimit në seancë plenare të Kuvendit. 8. Auditori i Përgjithshëm mundet, në çdo kohë, t’i drejtohet Kuvendit për çdo çështje brenda mandatit të Zyrës Kombëtare të Auditimit. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Auditori i Përgjithshëm must notify the competent law-enforcement authorities when it sees a legal violation.
Neni 24 Informacioni për autoritetet e zbatimit të ligjit Auditori i Përgjithshëm njofton organet kompetente për zbatimin e ligjit kur vëren se ka shkelje ligjore. Nëse kjo bëhet pa ndikuar në hetime, udhëheqësi më i lartë i institucionit që i nënshtrohet auditimit do të informohet gjithashtu. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Auditori i Përgjithshëm ka akses të gjerë në informata, dokumente dhe shpjegime për auditim, dhe mund të kërkojë përgjigje ose dokumente nga persona të autorizuar. Zyrtarët e entiteteve të audituara nuk duhet të japin informacion të pasaktë ose çorientues.
Neni 25 E drejta për të mbledhur informata 1. Auditori i Përgjithshëm ka qasje të pakufizuar në të gjitha informatat dhe shpjegimet, që vlerëson se i nevojiten për qëllime të auditimit në pajtim me Nenin 18 të këtij ligji; 2. Auditori i Përgjithshëm ose një person i autorizuar nga ai ose ajo: 2.1. mund të hyjë dhe të qëndrojë në çdo kohë të arsyeshme në institucion ose në entitet që i nënshtrohet auditimit; 2.2. ka qasje të lirë dhe të plotë të auditojë, në çdo kohë të arsyeshme, prona ose dokumente qoftë në letër qoftë në formë elektronike; dhe 2.3. mund të ekzaminojë, bëjë kopje, ose të marrë ekstrakte nga çdo dokument. 3. Auditori i Përgjithshëm mund të kërkojë në formë të shkruar nga një person i autorizuar që, brenda një kohe të arsyeshme: 3.1. t’i ofrojë çfarëdo informacioni që kërkon; 3.2 të prezantojë dhe japë dëshmi relevante; 3.3 ofrojë dokumentet e kërkuara në lidhje me detyrat nën menaxhimin apo kontroll të personit në fjalë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË 69 Ligji Nr. 05/L-055 PËR AUDiTORiN E PËRgjiTHSHËM DHE ZYRËN KOMBËTARE TË AUDiTiMiT TË REPUBLiKËS SË KOSOVËS 4. Auditori i Përgjithshëm mund të kërkojë që: 4.1. informacioni ose përgjigjet të jepen në mënyrë verbale ose me shkrim; dhe 4.2. informacioni ose përgjigjet e pyetjeve të verifikohen ose dokumentohen për të konfirmuar saktësinë e tyre. 5. Një person zyrtar i entitet që i nënshtrohet auditimit nuk duhet të japë ndonjë informacion që e dinë që nuk është i saktë dhe çorienton çështjet themelore që janë subjekt i auditimit. 6. Auditori i Përgjithshëm mundet, në çdo kohë, të konsultohet me entitetin që i nënshtrohet auditimit për të koordinuar përgjegjësitë e auditimit mes Auditorit të Përgjithshëm dhe Auditimit të Brendshëm të atij entiteti. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Authorized officials from the Auditor General may enter and stay in premises scheduled for audit at any reasonable time, and the audited entity must let them access premises needed for the audit.
Neni 26 Qasja në hapësirat e punës 1. Zyrtarët e autorizuar nga Auditori i Përgjithshëm mundën në çdo kohë të arsyeshme të hyjnë dhe të qëndrojnë në objektet e entitetit ose institucionit i cili është i caktuar që të auditohet. 2. Nëse një zyrtar i autorizuar që vepron nën autoritetin e Auditorit të Përgjithshëm hyn, ose vendos që të hyjë në objektet e entitetit, atëherë entiteti do t’ia mundësojë zyrtarit në fjalë që t’iu qaset të gjithave objekteve të cilat janë të arsyeshme për ta ushtruar autoritetin dhe detyrat e Zyrës Kombëtare të Auditimit. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Certain audit officials and authorized audit staff have full independence and legal protection when performing their authorized duties.
Neni 27 Mbrojtja ligjore për ushtrimin e detyrave profesionale 1. Auditori i Përgjithshëm, Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Ndihmës Auditorët e Përgjithshëm dhe personeli tjetër i autorizuar që kryejnë auditime gëzojnë pavarësi të plotë dhe mbrojtje ligjore në ushtrimin e detyrave të tyre ligjore të autorizuara me këtë ligj. 2. Mbrojtja ligjore që jepet përmes paragrafit 1 të këtij neni, nuk e mbron personin e autorizuar i cili, gjatë kryerjes së detyrave, vepron në kundërshtim me këtë ligj ose kryen vepra penale që nuk kanë lidhje me kryerjen e arsyeshme dhe profesionale të detyrave të punës. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Zyrtarët e entiteteve të audituara duhet t’u përgjigjen kërkesave të auditorëve të Zyrës Kombëtare të Auditimit që lidhen me auditimin. Personi përgjegjës nuk mund të shmangë dhënien e dokumenteve ose përgjigjen në pyetje specifike duke thënë se kjo mund ta implikojë ligjërisht.
Neni 28 Përgjigjet ndaj kërkesave 1.Zyrtarët e entiteteve të audituara janë të obliguar ti përgjigjen kërkesave të auditorëve të Zyrës Kombëtare të Auditimit, të cilat kanë lidhje me auditimin. 2. Personi përgjegjës nuk lirohet nga përgjegjësia për të ofruar ndonjë dokument apo për t’iu përgjigjur pyetjeve specifike me justifikimin se ofrimi i këtij dokumenti apo përgjigja mund ta implikojë atë apo ta bëjë atë përgjegjës para ligjit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 10 QERSHOR 2016, PRISHTINË 70 Ligji Nr. 05/L-055 PËR AUDiTORiN E PËRgjiTHSHËM DHE ZYRËN KOMBËTARE TË AUDiTiMiT TË REPUBLiKËS SË KOSOVËS KAPITULLI VI ARKIVIMI - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The National Audit Office must classify and keep audit reports and audit documentation for 7 years, and documentation used as a basis for information for competent law-enforcement authorities for 15 years.
Neni 29 Ruajtja e dokumentacionit të auditimit 1. Zyra Kombëtare e Auditimit klasifikon dhe ruan raporte dhe dokumentacion të auditimit për një periudhë shtatë (7) vjeçare. 2. I gjithë dokumentacioni që formon bazën për informacion për organet kompetente për zbatimin e ligjit ruhet për një periudhë pesëmbëdhjetë (15) vjeçare. 3. Metodat e klasifikimit, ruajtjes, dhe arkivimit përcaktohen në rregullore dhe udhëzues. 4. Të gjitha dokumentet e tjera trajtohen në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi. KAPITULLI VII DISPOZITAT KALIMTARE - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: This article repeals Law No. 03/L-075 establishing the Office of the Auditor General of Kosovo and the Office of Audit of Kosovo.
Neni 30 Dispozitat shfuqizuese Ky Ligj shfuqizon Ligji Nr. 03/L-075 për themelimin e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës dhe Zyrës së Auditimit të Kosovës. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The General Auditor must approve implementing subordinate acts under this law within one year from the law’s entry into force.
Neni 31 Aktet nënligjore për zbatimin e ligjit Auditori i Përgjithshëm miraton aktet nënligjore në pajtim me këtë ligj brenda një (1) viti nga data e hyrjes së këtij ligji në fuqi. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Neni 32 Hyrja në Fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 05/L-055 18 maj 2016 Shpallur me dekretin Nr. DL-012-2016, datë 03.06.2016 nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 05/L-055 PËR AUDITORIN E PËRGJITHSHËM DHE ZYRËN KOMBËTARE TË AUDITIMIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in