LIGJI NR. 05/L-057 PËR THEMELIMIN E FONDIT KOSOVAR PËR GARANCI KREDITORE
This text is the preamble and title of a Kosovo law establishing the Kosovo Credit Guarantee Fund.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 05/L-057
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This text is the preamble and title of a Kosovo law establishing the Kosovo Credit Guarantee Fund. The Credit Guarantee Fund is created to improve access to finance for micro, small and medium enterprises in Kosovo. This article says the law establishes the Kosovo Credit Guarantee Fund and sets out its powers, structure, governance, operation, scope, and the policies and procedures for issuing credit guarantees. This article defines key terms used in the law. FKGK-ja nuk garanton kredi që mund të mbështesin veprimtari ilegale ose që përjashtohen nga Marrëveshja e Garancisë; kreditë e garantuara duhet të respektojnë standardet sociale, shëndetësore dhe të sigurisë.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 05/L-057 PËR THEMELIMIN E FONDIT KOSOVAR PËR GARANCI KREDITORE
Showing 28 of 28
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This text is the preamble and title of a Kosovo law establishing the Kosovo Credit Guarantee Fund.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 08 JANAR 2016, PRISHTINË 1 LIGJI Nr. 05/L-057 PËR THEMELIMIN E FONDIT KOSOVAR PËR GARANCI KREDITORE LIGJI Nr. 05/L-057 PËR THEMELIMIN E FONDIT KOSOVAR PËR GARANCI KREDITORE Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR THEMELIMIN E FONDIT KOSOVAR PËR GARANCI KREDITORE KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: The Credit Guarantee Fund is created to improve access to finance for micro, small and medium enterprises in Kosovo.
Neni 1 Qëllimi i Ligjit 1. Fondi Kosovar për Garanci Kreditore krijohet për të ndihmuar në përmbushjen e nevojës për rritje të qasjes në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Kosovë, me qëllim të krijimit të vendeve të punës, rritjen e prodhimit vendor dhe shërbimet me vlerë të shtuar, përmirësimit të bilancit tregtar dhe për të zgjeruar mundësitë e financimit për NMVM- të. 2. Fondi Kosovar për Garanci Kreditore ofron garanci kreditore për Institucionet e Regjistruara Financiare për kredi të caktuara të NMVM-ve. FKGK do të mund të ofrojë shërbime të tjera financiare me aprovimin paraprak të Bordit të Drejtorëve dhe BQK-së. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law establishes the Kosovo Credit Guarantee Fund and sets out its powers, structure, governance, operation, scope, and the policies and procedures for issuing credit guarantees.
Neni 2 Fushëveprimi i Ligjit Ky ligj themelon Fondin Kosovar për Garanci Kreditore si dhe përcakton autorizimet, strukturën, qeverisjen, funksionimin, fushëveprimi si dhe politikat e procedurat për lëshimin e garancive kreditore. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law.
Neni 3 Përkufizimet 1. Termat e përdorur në këtë Ligj kanë kuptimin si në vijim: 1.1. Statuti i FKGK – tërësia e rregullave të FKGK të aprovuara nga Bordi i Drejtorëve të cilat rregullojnë funksionimin e tij, organizimin e brendshëm dhe organizimin e fondit në harmoni me këtë ligj. 1.2. BQK – Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, përkufizuar me Ligjin nr. 03/L- 209 për Bankën Qendrore. 1.3. Fondi i Kapitalit – kapitali i krijuar nga kapitali i dhuruar, donacionet apo grantet GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 08 JANAR 2016, PRISHTINË 2 LIGJI Nr. 05/L-057 PËR THEMELIMIN E FONDIT KOSOVAR PËR GARANCI KREDITORE tjera, tarifat dhe të ardhurat tjera të pranuara e që nuk alokohen si shpenzime. 1.4. Kërkesa – kërkesë me shkrim për pagesë që paraqitet nga Institucioni i regjistruar financiar në FKGK kundrejt Rastit të Garantuar dhe me të cilënkërkohet pagesa e Shumës së Pagueshme. 1.5. Komitetet e Bordit të Drejtorëve-komitetet e themeluara nga Bordi i Drejtorëve. 1.6. Kredi –kredi, lizing apo instrument tjetër financiar që lëshohet nga një institucion financiar për një NMVM për t’i ofruar financim asaj NMVM-je. 1.7. Garanci kreditore – garanci që jepet nga FKGK-ja për një institucion të regjistruar financiar mbi një Kredi në përputhje me dispozitat e këtij Ligji si dhe Marrëveshjes së Garancisë. 1.8. Kapitali i dhuruar- fondet që i jepen FKGK nga Qeveria e Republikës së Kosovës, donatorët dhe institucionet financiare ndërkombëtare si donacion apo grant, si asete të përhershme të FKGK. 1.9. Institucion financiar – Institucion Financiar ashtu siç definohet me Ligjin nr. 04/L-093për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jo- Bankare. 1.10. Marrëveshja e Garancisë – Marrëveshje e nënshkruar ndërmjet FKGK-së dhe institucionit të regjistruar financiar, e cila përcakton kushtet dhe afatet për Garancinë Kreditore. 1.11. Shuma e Garantuar – shuma e kryegjësë së papaguar të Kredisë, shumëzuar me Përqindjen e Garancisë. 1.12. Rasti i Garantuar – njoftim nga institucioni i regjistruar financiar për FKGK- në, përcjellur nga Kërkesa që specifikon që Klienti NMVM ka dështuar në pagesën e Kredisë, si dhe janë shterruar të gjitha procedurat e përmbarimit dhe inkasimit. 1.13. Tarifa për Garancinë – një shumë që duhet paguar nga institucioni i regjistruar financiar për FKGK-në për lëshimin e Garancisë Kreditore dhe pastaj në baza vjetore për shumën e garantuar deri kur Rasti i Garantuar ndodh, ose deri kur Garancia Kreditore të mos jetë më në fuqi, cilado që paraqitet më herët. Shuma e tarifës në përqindje do të përcaktohet me Marrëveshjen e Garancisë. Shuma e tarifës së garancisë do të mbuloj shpenzimet operative dhe humbjet kreditore të FKGK, për të mundësuar qëndrueshmërinë e FKGK. 1.14. Përqindja e Garancisë – përqindja e kryegjësë së papaguar e Kredisë që mbulohet me Garancinë Kreditore, specifikuar nga institucioni i regjistruar financiar kur dorëzohet Kredia tek FKGK-ja për Garanci Kreditore, që nuk tejkalon 50% të kryegjësë së papaguar. 1.15. Agjencitë Ndërkombëtare të Klasifikimit– katër agjencitë ndërkombëtare të klasifikimit të njohura nga Banka Qendore Evropiane (Standard & Poor’s, Moody’s, Fitch Group dhe Dominion Bond Rating Service). GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 08 JANAR 2016, PRISHTINË 3 LIGJI Nr. 05/L-057 PËR THEMELIMIN E FONDIT KOSOVAR PËR GARANCI KREDITORE 1.16. Institucion Financiar Ndërkombëtar-institucionet financiare që janë themeluar apo ju janë bashkuar më shumë se një shtet dhe janë subjekt i legjislacionit ndërkombëtar. 1.17. Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) – entiteti juridik i pavarur dhe autonom, i krijuar me këtë Ligj për të menaxhuar asetet e FKGK dhe për të ofruar Garanci Kreditore sipas dispozitave të këtij Ligji dhe Statutit dhe Politikat e Procedurave të Brendshme . 1.18. Asetet e FKGK-së – të gjitha resurset e FKGK-së, përfshirë shumat e depozituara në BQK apo banka komerciale, apo llogari dhe investime tjera siç përcaktohet në nenin 13 dhe 22 të këtij Ligji. 1.19. Bordi i Drejtorëve – një nga organet e FKGK-së, siç përcaktohet në nenin 16 të këtij Ligji. 1.20. Kapitali Minimal - minimumi i kapitalit që kërkohet të ketë FKGK. 1.21. NMVM – ndërmarrje mikro, e vogël apo e mesme e regjistruar sipas Ligjit në Agjensionin për Regjistrim të Bizneseve të Kosovës (ARBK), e pajisur me numër fiskal dhe që ka më pak se 250 punëtorë. 1.22. Shuma e pagueshme – shuma që FKGK-ja i paguan institucionit të regjistruar financiar nëse ndodh Rasti i Garantuar e i dokumentuar, e cila do të jetë shuma neto e kryegjësë së papaguar, pas ekzekutimit dhe inkasimeve me shpenzimet e institucionit të regjistruar financiar, shumëzuar me Përqindjen e Garancisë. 1.23. NMVM e Kualifikuar - një NMVM që është e përshtatshme për të qenë subjekt i Garancisë Kreditore në pajtim me kriteret e përcaktuara në Marrëveshjen e Garancisë. 1.24. Institucion i Regjistruar Financiar – institucioni financiar i licencuar dhe mbikqyrur nga BQK dhe që ka lidhur Marrëveshje të Garancisë me FKGK-në, si dhe sic dakordohet mes FKGK dhe Institucionit te Regjistruar Financiar respektiv. 1.25. Palët e ndërlidhura - çdo person që ka së paku njërën nga marrëdhëniet e mëposhtme me NMVM: 1.25.1.çdo menaxher i lartë ose drejtor i NMVM dhe çdo aksionar kryesor i NMVM; 1.25.2. çdo person që është i afërt me Menaxherin e lartë ose Drejtorin apo me aksionarin kryesor të NMVM që lidhen me martesë ose afërsi të gjakut deri në shkallë të dytë; 1.25.3.çdo person juridik në të cilin menaxher i lartë ose drejtori apo aksionari kryesor i NMVM është po ashtu aksionar kryesor; 1.25.4 çdo person që ka interes të konsiderueshëm në personin juridik ku NMVM ka interes të konsiderueshëm; 1.25.5. çdo filial i NMVM; dhe GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 08 JANAR 2016, PRISHTINË 4 LIGJI Nr. 05/L-057 PËR THEMELIMIN E FONDIT KOSOVAR PËR GARANCI KREDITORE 1.25.6. çdo person tjetër i përfshirë në marrëdhënie me NMVM ngjashëm me personat e identifikuar në nën-paragrafët 1-5 të këtij paragrafi, që FKGK e përcakton me politikat dhe procedurat e tij që është palë e ndërlidhur me NMVM. 1.26. Ri-sigurimi - shpërndarja e rrezikut nga FKGK me një entitet apo entitete tjera duke shfrytëzuar instrumentet e sigurimit. 1.27. Drejtori Menaxhues - një udhëheqes ekzekutivi FKGK i emëruar nga Bordi i Drejtërove me përgjegjësitë e specifikuara në nenin 20 të këtij Ligji. 1.28. Humbjet Kreditore - tërësia e shumës së pagueshme të cilën FKGK ia paguan Institucionit të Regjistruar Financiar kundrejt kërkesës së paraqitur për pagesë pas dokumentimit të Rastit të Garantuar. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: FKGK-ja nuk garanton kredi që mund të mbështesin veprimtari ilegale ose që përjashtohen nga Marrëveshja e Garancisë; kreditë e garantuara duhet të respektojnë standardet sociale, shëndetësore dhe të sigurisë.
Neni 4 Kualifikimi për garanci FKGK-ja nuk garanton kredi që mund të përkrahin veprimtari ilegale apo që janë të përjashtuara me Marrëveshje të Garancisë. Të gjitha kreditë e garantuara nga FKGK-ja duhet të jenë në përputhje me standardet e aplikueshme sociale, shëndetësore e të sigurisë. KAPITULLI II GARANCITË KREDITORE - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: FKGK may issue and manage credit guarantees, register eligible licensed financial institutions, and must pay guaranteed claims when the required conditions are met.
Neni 5 Parimet e garancive kreditore 1. FKGK-ja mund të lëshojë Garanci Kreditore apo produkte dhe shërbime të tjera të miratuara në përputhje me këtë Ligj dhe me aprovim të Bordit të Drejtorëve siç përcaktohet në nenin 17 të këtij Ligji. Çdo produkt apo shërbim i ri i nënshtrohet dispozitave të Nenit 9 të këtij Ligji, duke përfshirë edhe aprovimin nga BQK. 2. Institucionet Financiare të licencuara dhe mbikqyrura nga BQK-ja mund të aplikojnë për regjistrim në FKGK, dhe FKGK do të vlerësoj institucionet financiare bazuar në metodologjinë e BQK-së për vlerësimin e rrezikut, faktorët e tjerë institucional dhe riskun e portfolios kreditore. Nëse konsiderohet se kualifikohet, FKGK do të regjistroj atë institucion financiar. 3. FKGK-ja regjistron institucionet financiare dhe hyn në Marrëveshje Garancie me secilin institucion të regjistruar, duke specifikuar mbulimin, kufizimet, politikat dhe procedurat në fuqi për garantimin e kredive, duke i paguar provizionet për FKGK-në dhe për institucionet e regjistruara financiare që parashtrojnë kërkesë tek FKGK-ja për Rastet e Garantuara si dhe çështje të caktuara që mund të specifikohen me Statutin dhe Politikat e Procedurave të Brendshme. 4. FKGK-ja mund të ofrojë garanci kreditore për institucionet financiare të regjistruara në FKGK, si dhe që përmbushin kriteret e kërkesat e Marrëveshjes së Garancisë. 5. FKGK-ja duhet të miratojë paraprakisht ristrukturimin, riafatizimin apo negocimin e të gjitha kredive që futen nën garancinë kreditore. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 08 JANAR 2016, PRISHTINË 5 LIGJI Nr. 05/L-057 PËR THEMELIMIN E FONDIT KOSOVAR PËR GARANCI KREDITORE 6. Kur të ndodh Rasti i Garantuar, FKGK-ja i paguan institucionit të regjistruar financiar shumën e pagueshme, pasi që institucioni financiar i regjistruar parashtron kërkesën e vlefshme dhe të dokumentuar, si dhe FKGK-ja vërteton dhe miraton atë Kërkesë. Çdo arkëtim i mëtutjeshëm i kyegjësë së kredisë nga institucioni i regjistruar financiar do të ndahet me FKGK bazuar në Përqindjen e Garancisë. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: A loan can qualify for credit guarantee coverage only if it meets the listed minimum conditions.
Neni 6 Aplikimi dhe kualifikimi i kredive për mbulim me garanci 1. Për kualifikimin e një kredie për garanci kreditore, duhen përmbushur kushtet minimale vijuese: 1.1. kredia duhet të jetë për një NMVM të kualifikuar; 1.2. kredia duhet të jetë për financime të reja, si dhe nuk mund të jetë për ripërtëritje, ristrukturim apo riafatizim të një kredie, lizingu apo ndonjë financimi tjetër ekzistues apo paraprak; 1.3. kredia duhet të jetë për qëllime të ligjshme, si dhe për shtytjen e rritjes dhe qëndrueshmërisë së NMVM-së; 1.4. kredia nuk mund të tejkalojë vlerën maksimale të kryegjësë të specifikuar në Marrëveshjen e Garancisë; 1.5. të gjitha kreditë për të njëjtën NMVM dhe Palët e Ndërlidhura nuk mund të tejkalojnë vlerën maksimale të kufirit kreditor të specifikuar në Marrëveshjen e Garancisë për çdo NMVM, e cila përfshin shumën e kredive të mbuluara me garanci dhe kredive të pa mbuluara me garanci; 1.6. kredia duhet të përmbushë të gjitha kushtet dhe afatet e specifikuara me Marrëveshjen e Garancisë. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: FKGK must pay the payable amount, but it must not pay the registered financial institution in several listed cases and must notify that institution within 15 days in one of those cases.
Neni 7 Përgjegjësia e FKGK-së 1. FKGK-ja ka përgjegjësi të paguajë Shumën e Pagueshme siç përcaktohet në nenin 5 paragrafi 6 të këtij Ligji. 2. FKGK-ja nuk do të paguajë Shumën e Pagueshme institucionit të regjistruar financiar, nëse FKGK vlerëson se kredia apo NMVM nuk i kanë përmbushur kriteret dhe kërkesat minimale apo Institucioni i Regjistruar Financiar nuk i është përmbajtur kushteve dhe specifikave të Marrëveshjes së Garancisë. Në një rast të tillë, FKGK do të njoftoj Institucionin e Rgjistruar Financiar, brenda 15 ditëve nga data kur institucioni i regjistruar financiar ka bërë kërkesën për Shumën e Pagueshme te FKGK. FKGK nuk do të bëj asnjë pagesë të çfarëdo lloji për Institucionin e Regjistruar Financiar, për asnjë arsye, nëse: 2.1. Institucioni i regjistruar financiar nuk ka paguar plotësisht dhe me kohë Tarifat e Garancisë që i detyrohet FKGK-së; 2.2. Institucioni i regjistruar financiar bën shkelje të këtij Ligji, Ligjeve apo rregulloreve GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 08 JANAR 2016, PRISHTINË 6 LIGJI Nr. 05/L-057 PËR THEMELIMIN E FONDIT KOSOVAR PËR GARANCI KREDITORE të tjera në fuqi që rregullojnë fushën e kreditimit, apo të kushteve dhe afateve të Marrëveshjes së Garancisë; 2.3. Institucioni i regjistruar financiar nuk ka ndërmarrë dhe përfunduar të gjitha procedurat e përmbarimit dhe të mbledhjes së borxhit sic specifikohet në Marrëveshjen e Garancisë kundrejt kredimarrësit NMVM për kthimin e kredisë e cila është mbuluar me Garanci Kreditore; 2.4. FKGK nuk ka aprovuar paraprakisht ndonjë ristrukturim, riprogramim apo nuk ka negocuar ndonjë marrëveshje për kredinë, në përputhje me paragrafin 5 të nenit 5 të këtij Ligji. 2.5. Institucioni i regjistruar financiar në ndonjë mënyrë ka paraqitur keq kualifikimet e NMVM-së apo kredisë të paraqitur për Garanci Kreditore. 3. Përgjegjësia e FKGK-së kufizohet me Shumën e Pagueshme. 4. FKGK-ja do të përgjigjet për detyrimet e veta vetëm me asetet e saj. Asnjë institucion apo individ tjetër nuk është përgjegjës për detyrimet e FKGK përveç nëse palët pajtohen me shkrim. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Registered financial institutions must pay the guarantee fee to FKGK when a loan becomes guaranteed, and again each year on the unpaid principal.
Neni 8 Tarifat dhe provizionet 1. Institucioni i regjistruar financiar i paguan FKGK-së Tarifën e Garancisë në kohën kur Kredia i nënshtrohet Garancisë Kreditore në FKGK, si dhe çdo vit pas kësaj për shumën e mbetur të papaguar të kryegjësë së kredisë së garantuar. Përqindja e tarifës së garancisë përcaktohet me Marrëveshjen e Garancisë.Tarifat e garancisë do të caktohen dhe shfrytëzohen për të mbuluar shpenzimet operative dhe humbjet eventuale kreditore të FKGK për të mundësuar qëndrueshmërinë e FKGK. Çfarëdo teprice e mbledhur e tarifave që tejkalon shpenzimet operative dhe humbjet eventuale kreditore do të mbahet në FKGK dhe përdoret për rritje të qëndrueshmërisë së FKGK. 2. Lartësia e tarifës do të udhëhiqet nga parimet si vijon: 2.1. funksionimi, menaxhimi dhe administrimi udhëhiqet nga parimi i racionalitetit, efiçiencës dhe efektivitetit me shpenzimet administrative dhe kostot tjera, duke siguruar qëndrueshmërinë e FKGK, dhe 2.2. FKGK do të ndërmarrë masat e duhura që niveli i tarifës të mos ndikojë në normat e interesit lidhur me financimin e huave të NMVM në nevojë. 3. FKGK-ja në mënyrë periodike vlerëson nivelet e tarifave në raport me qëndrueshmërinë e vet operative dhe buxhetore, si dhe i përshtatë ato sipas këtyre vlerësimeve me qellim të mbulimit të shpenzimeve operative dhe humbjeve kreditore. Institucionet e Regjistruara Financiare janë përgjegjëse për analizën kreditore dhe vlerësimin e rrezikut të kredive që do të mbulohen me garanci nga FKGK. 4. Tarifat që i ngarkohen Institucioneve të regjistruara financiare për garanci kreditore nuk janë kamatë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 08 JANAR 2016, PRISHTINË 7 LIGJI Nr. 05/L-057 PËR THEMELIMIN E FONDIT KOSOVAR PËR GARANCI KREDITORE - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: FKGK-ja may start offering new financial products and services after 24 months of operating credit guarantees, but only with prior approval from the Board of Directors and the BQK.
Neni 9 Produktet dhe shërbimet tjera financiare Pas 24 muajsh operimi në ofrimin e garancive kreditore, FKGK-ja mund të fillojë të ofrojë produkte e shërbime të reja me aprovimin paraprak të Bordit të Drejtorëve dhe BQK-së. Për të implementuar produkte apo shërbime të reja, FKGK-ja do të hartojë studimin e fizibilitetit dhe planin e biznesit, si dhe do të marrë aprovimin paraprak të Bordit të Drejtorëve dhe BQK-së. KAPITULLI III FONDI KOSOVAR PËR GARANCI KREDITORE - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: FKGK is a separate legal entity with power to contract, sue and be sued, own assets, and accept grants or donations; it must keep minimum capital of 300,000 Euro.
Neni 10 Themelimi dhe Forma e Organizimit e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore 1.FKGK-ja është entitet juridik i pavarur, autonom, i themeluar me këtë Ligj, me personalitet të plotë juridik, një entitet juridik i ndarë dhe i ndryshëm nga Bordi i Drejtorëve dhe Drejtuesit e FKGK. Pa kufizime për veprimet e ardhshme, FKGK ka të drejtë të lidhë kontrata, të padis dhe të paditet në emër të tij, të ketë në pronësi asetet e tij si dhe të pranojë grante apo donacione për të arritur objektivat e veta, duke përfshirë vecanërisht Kapitalin e Fondit sic specifikohet në këtë Ligj. 2. Kapitali minimal i FKGK duhet të jetë 300,000 Euro, i cili kapital kërkohet të mbahet minimumi në këtë shumë nga FKGK. 3. FKGK-ja ka autonomi të plotë operacionale dhe administrative si dhe funksionon jashtë kuadrit të strukturave qeveritare të Kosovës dhe Shërbimit Civil të Kosovës. 4. Çdo e hyrë që pranon FKGK nga tarifat, kthimi në investime, donacionet apo ndonjë e ardhur tjetër e pranuar ligjërisht dhe në bazë të këtij ligji dhe legjislacionit të aplikueshëm, duhet të rregullohet me dispozitat e këtij ligji, Statutit dhe Politikave e Procedurave të Brendshme të FKGK në fuqi. Në rast të mospërputhjeve me ligjet tjera në fuqi në lidhje me buxhetin dhe shpenzimet e FKGK, ky ligj mbizotëron përveç ligjit për BQK. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: FKGK-ja may issue credit guarantees and perform several related administrative, financial, reporting, and risk-management functions, but it must not grant loans, financial gifts, or donations.
Neni 11 Autorizimet dhe përgjegjësitë e FKGK-së 1. FKGK-ja ka autorizim që të: 1.1. të lëshoj garanci kreditore në pajtim me këtë Ligj; 1.2. caktoj kushtet për regjistrimin e institucioneve të kualifikuara financiare të Kosovës në FKGK. 1.3. caktoj kushtet për lëshimin e Garancive Kreditore nga FKGK-ja. 1.4. caktoj tarifat e garancisë të FKGK-së; 1.5. investoj, drejtpërdrejt apo përmes delegimit të autorizimeve, asetet e FKGK-së në GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 08 JANAR 2016, PRISHTINË 8 LIGJI Nr. 05/L-057 PËR THEMELIMIN E FONDIT KOSOVAR PËR GARANCI KREDITORE përputhje me kufizimet e këtij Ligji; 1.6. paguaj Shumat e Pagueshme për Garancitë Kreditore tek Institucioni i regjistruar financiar në përputhje me dispozitat e këtij Ligji dhe Marrëveshjen e Garancisë; 1.7. bashkëpunoj me Bankën Qendrore në këmbim të informatave që kanë të bëjnë me synimet dhe operacionet e FKGK-së. 1.8. të raportoj te BQK sipas këtij Ligji dhe Statutit dhe Politikat e Procedurave të Brendshme të FKGK dhe rregulloret e BQK-së për instrumentet kreditore. Në rast se FKGK ofron shërbime të tjera financiare me aprovimin paraprak të Bordit të Drejtorëve dhe BQK-së, FKGK do të raportojë edhe për ato shërbime në BQK sipas rregulloreve respektive. 1.9. marrë hua në rast të pamjaftueshmërisë së fondeve për veprimtarinë e vet; 1.10. hyj në mekanizma të avancimit të kredive dhe zbutjes së rrezikut për risigurim apo rigarantim të plotë apo të pjesshëm të portfolios ekzistuese apo të ardhme të garancive të FKGK-së, si dhe të paguajë shpenzimet përkatëse për risigurim apo rigarantim; 1.11. nxjerr politikat dhe procedurat e brendshme; 1.12. hartoj, menaxhojë dhe monitorojë buxhetin e vet, përfshirë të gjitha të hyrat dhe shpenzimet; 1.13. zhvilloj menaxhimin vetanak të burimeve njerëzore, përfshirë angazhimin e personelit dhe caktimit të kompensimeve; 1.14. FKGK-ja nuk jep kredi e as nuk ofron dhurata financiare apo donacione. 1.15. ushtroj ndonjë autorizim apo përgjegjësi tjetër në përputhje me këtë Ligj. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: FKGK must use its income, fees, and fund capital to cover operating costs and support credit guarantees, and it must not distribute surplus fee income outside the fund.
Neni 12 Financimi dhe instrumentet e FKGK-së 1. FKGK-ja siguron të ardhura nga depozitat dhe investimet e aseteve të FKGK, si dhe inkason tarifa të ngarkuara për Garanci Kreditore. FKGK shfrytëzon këto të ardhura dhe tarifa për të mbuluar shpenzimet e veta operacionale dhe kostot e pagesës së Shumave të Pagueshme mbi Garancitë Kreditore. Çfarëdo teprice e mbledhur e tarifave që tejkalon shpenzimet operative dhe humbjet eventuale kreditore do të mbahet në FKGK për qëllime të funksionimit të tij dhe nuk do të shpërndahet jashtë FKGK në asnjë formë apo mënyrë duke përfshirë edhe dividentën. 2. FKGK-ja depoziton dhe/ose investon Kapitalin e Fondit për të mundësuar garancitë kreditore dhe për të fituar të hyra për operimin e FKGK-së, në pajtim me dispozitat e këtij Ligji dhe veçanërisht me nenin 22 të këtij Ligji. 3. FKGK-ja përmbush qëllimin për të cilin është themeluar, si dhe ushtron veprimtarinë e tij me instrumentet si në vijim: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 08 JANAR 2016, PRISHTINË 9 LIGJI Nr. 05/L-057 PËR THEMELIMIN E FONDIT KOSOVAR PËR GARANCI KREDITORE 3.1. garanci kreditore për Institucionet e regjistruara financiare për kreditë për NMVM- të; 3.2. instrumente tjera financiare siç përcaktohet me nenin 9 të këtij Ligji. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: This article lists the funding sources for FKGK.
Neni 13 Burimet e financimit për FKGK-në 1. Burimet e financimit të FKGK-së përfshijnë: 1.1. kapitali i Fondit i dhuruar nga Qeveria e Republikë së Kosovës dhe donatorët, në formë të grantit; 1.2. tarifat e Garancisë që paguhen nga Institucionet e regjistruara financiare për Garancitë Kreditore; 1.3. interesi dhe të ardhurat e investimeve nga depozitimet dhe investimet e Kapitalit të Fondit dhe aseteve tjera të FKGK; 1.4. kontribute tjera kapitale, përfshirë kapital shtesë të dhuruar që mund të pranohet; 1.5. huamarrja, duke përjashtuar huamarrjen nga Institucionet e Regjistruara Financiare; - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: If FKGK is judged to lack sufficient financial resources, the Managing Director must propose a plan to an extraordinary Board meeting, and the plan may include fee increases, grants or donations, borrowing (not from registered financial institutions), or additional capital.
Neni 14 Financimi emergjent apo i jashtëzakonshëm 1. Nëse në bazë të rishikimit të planit financiar apo informatave të tjera ndihmëse financiare, Drejtori Menaxhues apo Bordi i Drejtorëve i FKGK-së vlerëson se FKGK-ja nuk ka burime të mjaftueshme financiare për përmbushjen e objektivave të veta, Drejtori Menaxhues rekomandon dhe prezanton një plan për aprovim në një takim të jashtëzakonshëm të Bordit të Drejtorëve, i cili në zbatim të parimeve të qëndrueshmërisë së sektorit financiar, mund të përfshijë ndërmarrjen e një apo më shumë nga veprimet vijuese: 1.1 rritja e tarifave që i ngarkohen Institucioneve të regjistruara financiare për Garanci të reja Kreditore si dhe identifikimi i tarifave dhe provizioneve shtesë sipas nevojës; 1.2. marrja e granteve dhe/ose donacioneve; 1.3. huamarrja e fondeve, duke përjashtuar huamarrjen nga Institucionet e Regjistruara Financiare; 1.4. përvetësimi i kapitalit shtesë, që krijon interes shtesë apo të ardhura investimi shtesë. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The Board of Directors and the Managing Director are the FKGK’s bodies. The Board must approve the Statute and Internal Procedures Policies within 60 days of its first meeting, and those documents may later be changed by the Board using the same procedure.
Neni 15 Organet e FKGK-së 1. Organet e FKGK janë Bordi i Drejtorëve dhe Drejtori Menaxhues. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 08 JANAR 2016, PRISHTINË 10 LIGJI Nr. 05/L-057 PËR THEMELIMIN E FONDIT KOSOVAR PËR GARANCI KREDITORE 2. Detajet operative për secilin nga këto organe, përfshirë të drejtat dhe obligimet e secilit organ specifikohen në këtë Ligj, Statut dhe Politikat e Procedurave të Brendshme të miratuara nga Bordit i Drejtorëve. 3. Detajet operative, rregullat dhe procedurat do të specifikohen në Statut dhe Politikat e Procedurave të Brendshme të FKGK të cilat do të aprovohen brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga mbledhja e parë e Bordit të Drejtorëve, dhe do të shërbejnë si bazë ligjore për të drejtat dhe obligimet e secilit organ në pajtim me këtë Ligj. 4. Bordi i Drejtorëve brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga mbledhja e parë, duhet të aprovoj Statutin dhe Politikat e Procedurave të Brendshme me shumicën e thjeshtë të votave të Anëtarëve të Bordit. Statuti dhe Politikat e Procedurave të Brendshme mund të ndryshohen kohë pas kohe nga anëtarët e Bordit të Drejtorëve, me procedurën e njëjtë siç aprovohen fillimisht. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: This article sets the composition, qualifications, independence rules, confidentiality duty, and meeting powers of the FKGK Board of Directors.
Neni 16 Bordi i Drejtorëve 1. Bordit i Drejtorëve përbëhet nga shtatë (7) anëtarë, me strukturë si në vijim: 1.1. një (1) përfaqësues i emëruar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, i cili do të shërbejë si anëtarë ex-officio me të drejtë vote; 1.2. një (1) përfaqësues i emëruar i Ministrisë së Financave, i cili do të shërbejë si anëtarë ex-officio me të drejtë vote; 1.3. Drejtori Menaxhues i FKGK, i cili do të emërohet nga Bordi i Drejtorëve dhe do të shërbejë si anëtarë ex-officio me të drejtë vote; 1.4. katër (4) anëtarë të tjerë të pavarur të zgjedhur nga donatorët, në përputhje me kriteret dhe kërkesat e specifikuara me këtë ligj dhe do të konsiderohen si anëtarë të pavarur të Bordit të Drejtorëve, në tekstin tutje Anëtarët e Pavarur të Bordit të Drejtorëve. 2. Statuti dhe Politikat e Procedurave të Brendshme do të përfshijnë një mekanizëm për zgjedhjen e anëtarëve të pavarur të Bordit në rast se ose kur donatorët nuk do të jenë më të përfshirë në FKGK. 3. Anëtarët e Bordit të Drejtorëve do t’i plotësojnë kriteret e përshtatshme të përcaktuara me dispozitat e këtij Ligji. 4. Anëtarët e Bordit kanë mandat katër (4) vjeçar. Me skadimin e mandatit të anëtarëve të Bordit, anëtarët ekzistues të Bordit do të vazhdojnë të shërbejnë si ushtrues detyre të anëtarëve të Bordit deri në zgjedhjen e Anëtarëve të ardhshëm dhe krijimin e Bordit të ri. 5. Bordit i Drejtorëve mbikqyr FKGK dhe objektivat strategjike të tij në kontekstin e këtij Ligji dhe Statutit dhe Politikat e Procedurave të Brendshme. Aprovon planet vjetore dhe objektivat si dhe rishikon rregullisht rezultatet e këtyre objektivave. 6. Kryesuesi i Bordit të FKGK, duhet të ketë ekspertizë në njërën nga fushat e specifikuara në paragrafin 8.1 apo 8.2 të këtij neni; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 08 JANAR 2016, PRISHTINË 11 LIGJI Nr. 05/L-057 PËR THEMELIMIN E FONDIT KOSOVAR PËR GARANCI KREDITORE 7. Drejtori Menaxhues i FKGK-së duhet të ketë ekspertizë në banka dhe financa; 8. Katër (4) pozitat e mbetura do të plotësohen me kandidatë me fushat vijuese të ekspertizës: 8.1. Banka dhe financa 8.2. Kontabilitet/Auditim 8.3. Juridik (E Drejta Komerciale apo Financiare) 8.4. Sektori Privat i Biznesit 9. Anëtarët e Bordit të Drejtorëve duhet të jetën individë me integritet dhe etikë, shkollim adekuat dhe përvojë profesionale veçanërisht relevante për aktivitetet e FKGK, siç specifikohet në nenin 16 të këtij Ligji, si dhe të plotësojnë kriteret përkatëse siç specifikohet në Ligjin nr. 04/L-093 për Bankat, Institucionet Mikro-Financiare dhe Institucionet Financiare Jo-Bankare. 10. Anëtarët e Bordit të Drejtorëve mund të ri-zgjedhen sipas dispozitave të Statutit dhe Politikat e Procedurave të Brendshme, por për maksimumi dy mandate pasuese. 11. Asnjë anëtar i Bordit të Drejtorëve nuk do të jetë ndonjë zyrtar i zgjedhur, i emëruar politik apo person që ka mbajtur ndonjë pozitë të zgjedhur apo udhëheqëse në ndonjë parti politike në çdo kohë gjatë dymbëdhjetë muajve paraprak, apo anëtarë apo udhëheqës të Bordeve të ndonjë institucioni financiar të licencuar nga BQK-ja në çdo kohë gjatë dymbëdhjetë muajve paraprak. Katër (4) anëtarët e pavarur të Bordit të Drejtorëve si dhe Drejtori Menaxhues nuk mund të jenë persona që ushtrojnë funksionin e shërbyesve civil. 12. Në mbledhjen e parë, anëtarët e zgjedhur të Bordit të parë të Drejtorëve, duhet të zgjedhin Kryesuesin. Deri sa Bordi i Drejtorëve të emërojë Kryesyesin për të shërbyer në Bordin e Drejtorëve, anëtari më i vjetër i Bordit do të shërbejë si Kryesues i Përkohshëm. Kryesuesi duhet të emërohet nga Bordi i Drejtorëve nga anëtarët e zgjedhur. 13. Kryesuesi duhet të thërras, kryesoj dhe të sigurojë mbarëvajtjen e rregullt të mbledhjeve të Bordit të Drejtorëve. 14. Anëtarët e Bordit të Drejtorëve ushtrojnë funksionet e veta në mënyrë të pavarur dhe vetëm në interesin më të mirë të FKGK-së, si dhe në mënyrë profesionale dhe kolegiale. Anëtarët e Bordit pritet të sjellin ekspertizën dhe njohuritë e specializuara tek Bordi i Drejtorëve por në asnjë mënyrë nuk ushtrojnë votën e tyre sipas udhëzimeve apo interesit të ndonjë pale të përfshirë apo grupi interesi. Të gjithë anëtarët duhet tu përmbahen standardeve më të larta të etikës dhe profesionalizmit të tyre gjatë periudhës së shërbimit. 15. Asnjë person nuk do të ndikojë në asnjë anëtarë të Bordi i Drejtorëve të FKGK apo punonjës gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre apo të ndërhyjë në aktivitetet e FKGK. Anëtarët e Bordit të Drejtorëve apo punonjësit nuk duhet të veprojë në pajtim me ndonjë instrukcion të papërshtatshëm gjatë ushtrimit të funksionit të tyre si anëtarë të Bordit të Drejtorëve apo punonjës, si dhe duhet të shmangin konfliktin e interesit. 16. Anëtarët e Bordit të Drejtorëve, Komitetet e Bordit të Drejtorëve, këshilltarët dhe ekspertët duhet pakufizim të mbajnë konfidenciale informatat që marrin gjatë ushtrimit të funksioneve të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 08 JANAR 2016, PRISHTINË 12 LIGJI Nr. 05/L-057 PËR THEMELIMIN E FONDIT KOSOVAR PËR GARANCI KREDITORE tyre, përveç rasteve që specifikohen në nenin 21 të këtij Ligji. 17. Anëtarët e Bordit të Drejtorëve, me përjashtim të Drejtorit Menaxhues të FKGK-së, marrin kompensim të arsyeshëm për pjesëmarrjen në mbledhjet e Bordit që do të specifikohet me Statutin dhe Politikat e Procedurat e Brendshme dhe në bazë të buxhetit të FKGK. 18. Anëtarët e Bordit Drejtues duhet të dëshmojnë faktin që nuk janë zyrtarë ekzekutiv apo anëtarë të Bordit Drejtues të ndonjë institucioni financiar që merr garanci kreditore përgjatë gjithë kohëzgjatjes së shërbimit të tyre, e as që ofrojnë shërbime për ndonjë Institucion të regjistruar financiar përgjatë shërbimit të tyre në Bordin Drejtues apo një (1) vit pas tij. 19. Anëtarët e Bordit të Drejtorëve që kanë interes financiar në një vendimi të Bordit duhet të zbulojnë interesat e tillë dhe nuk marrin pjesë në shqyrtime dhe votim në raste të tilla. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Board of Directors has authority to appoint the Managing Director, approve registrations, agreements, policies, budgets, auditors, borrowing, and other FKGK management matters.
Neni 17 Autorizimet e Bordit të Drejtorëve 1. Bordi i Drejtorëve do të: 1.1. emëron Drejtorin Menaxhues të FKGK-së, i cili shërben ex officio si anëtar i Bordit të Drejtorëve me të drejtë vote, dhe përcakton kompensimin e Drejtorit Menaxhues; 1.2. miraton regjistrimin e institucioneve financiare për pjesëmarrje në garancitë kreditore të FKGK-së; 1.3. miraton hyrjen në Marrëveshje të Garancisë me Institucionet e regjistruara financiare; 1.4. autorizon Drejtorin Menaxhues të nënshkruajë dhe ekzekutojMarrëveshjet e aprovuara tëGarancisë; 1.5. përvetëson, zotëron dhe shpërndan pasuritë e FKGK-së; 1.6. miraton të gjitha politikat, procedurat, rregullat si dhe udhëzimet për menaxhimin dhe operimin e FKGK-së; 1.7. aprovon dhe ndryshon Statutin dhe Politikat e Procedurave të Brendshme të FKGK; 1.8. miraton planin finaciar të FKGK, buxhetin vjetor dhe pasqyrat financiare; 1.9. miraton depozitat në euro në bankat e Kosovës dhe përcakton nëse banka e tillë ka rangim të mjaftueshëm të rrezikut bazuar në metoologjinë e BQK-së për vlerësimin e rrezikut. 1.10. merr vendime për përcaktimin e tarifave e pagesave sipas dispozitave të këtij Ligji; 1.11. bën rekomandime mbi ndryshim-plotësimin e këtij Ligji në bazë të përvojës së vet operative në zbatimin e tij; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 08 JANAR 2016, PRISHTINË 13 LIGJI Nr. 05/L-057 PËR THEMELIMIN E FONDIT KOSOVAR PËR GARANCI KREDITORE 1.12. miraton caktimin e auditorit të jashtëm të FKGK; 1.13. miraton metodën e pagesës nga FKGK-së për Rastin e Garantuar, për shumat specifike sic specifikohet në Statut dhe Politikat e Procedurave të Brendshme; 1.14. miraton huamarrjen sipas nenit 14 për qëllime emergjente; 1.15. miraton hyrjen në mekanizma risigurimi apo ri-garantimi apo bashkë-garantimi; 1.16. miraton numrin total të personelit dhe eprorëve si dhe kompensimin e tyre, sipas rekomandimeve të Drejtorit Menaxhues të FKGK-së; 1.17. përgjegjësi dhe autorizime të tjera të parapara me këtë ligj që nuk përfshihen shprehimisht në nenin 20 të këtij ligji si dhe sic mund të përcaktohen me Statut dhe Politikat e Procedurave të Brendshme. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Anëtarët e Bordit të Drejtorëve mund të japin dorëheqje dhe, nëse japin dorëheqje, duhet të njoftojnë bordin duke treguar datën efektive.
Neni 18 Shkarkimi i një anëtari të Bordit të Drejtorëve 1. Anëtari i Bordit të Drejtorëve shkarkohet nga detyra në bazë dhe sipas fuqisë së këtij Ligji, nëse ai apo ajo: 1.1. është i papërshtatshëm apo ka humbur përshtatshmërinë për të shërbyer në Bordin e Drejtorëve sipas kërkesave në nenin 16 të këtij ligji; 1.2. është dënuar për vepër penale me burgim për gjashtë (6) muaj apo më shumë me vendim Gjykate të formës së prerë ; 1.3. është vetë-debitor apo është përfshirë si debitor në procedurë falimentimi apo insolvence; 1.4. për shkak të një sjellje të keqe personale, është diskualifikuar apo suspenduar nga një autoritet kompetent nga ushtrimi i profesionit; 1.5. nuk është në gjendje të ushtrojë funksionet e një mandati të tillë për shkak të ndonjë paaftësie mendore apo trupore që ka zgjatur për më shumë se gjashtëy (6) muaj; 1.6. ka munguar në tri (3) mbledhje të njëpasnjëshme të Bordit të Drejtorëve pa ndonjë arsyetim të justifikueshëm. 2. Një anëtar i Bordit të Drejtorëve shkarkohet nga detyra nëse është angazhuar në aktivitete që nuk përputhen me standardet dhe integritetin apo janë të pahijshme për anëtar të Bordit të Drejtorëve. 3.Procedura dhe procesi i vendim-marrjes për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve duhet të zhvillohet siç specifikohet me Statut dhe Politikat e Procedurave të Brendshme të FKGK. 4. Secili anëtar i Bordit ka të drejtë të dorëzojë dorëheqjen e tij apo saj.Në rast të dorëheqjes, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 08 JANAR 2016, PRISHTINË 14 LIGJI Nr. 05/L-057 PËR THEMELIMIN E FONDIT KOSOVAR PËR GARANCI KREDITORE anëtari i Bordit të Drejtorëve njofton Bordin e Drejtorëve duke e theksuar datën efektive të dorëheqjes së tij/ saj. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Sets rules for how the Board of Directors meets, votes, and forms committees.
Neni 19 Mbledhjet e Bordit të Drejtorëve 1. Mbledhjet e Bordit të Drejtorëve kryesohen nga Kryesuesi, apo në mungesën e tij apo saj, i/e emëruari nga Kryesuesi. 2. Bordi i Drejtorëve mblidhet për aq herë sa nevojitet për veprimtarinë e FKGK-së, por jo më pak se katër (4) herë në vit, me së paku dy (2) mbledhje në vit me pjesëmarrje personale në Kosovë. 3. Mbledhjet e Bordit të Drejtorëve thirren dhe njoftohen për të gjithë Anëtarët e Bordit nga Kryesuesi, i cili vendos rendin e ditës sipas propozimit të Drejtorit Menaxhues të Fondit. Mbledhjet mund të thirren edhe me kërkesë të shkruar të dy (2) anëtarëve të Bordit të Drejtorëve. 4. Në rendin e ditës përcaktohet se cila pjesë e mbledhjes së Bordit të Drejtorëve do të jetë e mbyllur dhe cila do të jetë publike. 5. Mbledhjet e Bordit të Drejtorëve thirren duke komunikuar kohën, vendin dhe rendin e ditës të mbledhjes tek të gjithë anëtarët e Bordit të Drejtorëve së paku dhjetë (10) ditë pune para datës së caktuar për mbledhje; në raste urgjente, mbledhjet mund të thirren brenda një afati më të shkurtër. 6. Secili anëtar i Bordit të Drejtorëve ka një votë. Në rast të votave të barabarta, vota e Kryesuesit do të jetë vendimtare. 7. Kuorumi për mbajtjen e mbledhjes dhe marrjen e vendimeve në secilën mbledhje të Bordit të Drejtorëve arrihet me katër (4) anëtarë të Bordit të Drejtorëve, ku së paku njëri prej të cilëve është Kryesuesi apo i/e emëruari i Kryesuesit. 8. Përveç rasteve të përcaktuara me këtë ligj, vendimet e Bordit të Drejtorëve merren me shumicë të thjeshtë të anëtarëve të pranishëm votues. Megjithatë, mbledhjet dhe votimet me telekonferencë janë të lejuara, por çdo vit mbahen së paku dy mbledhje të Bordit të Drejtorëve me prani personale. 9. Në përputhje me kriterin e kuorumit si më lart, asnjë akt apo procedim i Bordit të Drejtorëve nuk shfuqizohet për shkak të ekzistimit të një apo më shumë vendeve të lira në Bordin e Drejtorëve. 10. Punëtorët apo ata që veprojnë si agjent për FKGK-në nuk mbajnë përgjegjësi për humbjet, detyrimet, kërkesat, shpenzimet, vendimet dhe shpenzimet e shkaktuara gjatë ushtrimit të detyrave të veta, përveç nëse me vendim gjyqësor vendoset se dëmet kanë rezultuar nga sjellje e keqe e qëllimshme apo pakujdesia e rëndë. 11. Bordin e Drejtorëve mund të ftojë persona si vëzhgues dhe ekspertë në seancat publike të Bordit, të cilët nuk do të kenë qasje në informata konfidenciale. Vëzhgues të tillë mund të jenë përfaqësues të donatorëve, institucioneve financiare ndërkombëtare, shoqatave, odave ekonomike, grupeve të grave e pakicave, NMVM-të dhe jeta akademike. Të ftuarit dhe ekspertët nuk kanë të drejtë votimi por mund të kërkojnë dhe të ftohen nga Kryesuesi për t’iu drejtuar Bordit të Drejtorëve. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 08 JANAR 2016, PRISHTINË 15 LIGJI Nr. 05/L-057 PËR THEMELIMIN E FONDIT KOSOVAR PËR GARANCI KREDITORE 12. Bordi i Drejtorëve do të themelojë Komitetet e Auditimit dhe Menaxhimit të Riskut. Komitete të tjera shtesë mund të themelohen nga Bordi i Drejtorëve. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Managing Director of FKGK also serves as the Chief Executive Officer full-time.
Neni 20 Drejtori Menaxhues i FKGK-së 1. Drejtori Menaxhues i FKGK-së do të jetë edhe Zyrtari Kryesor Ekzekutiv i FKGK-së me orar të plotë. 2. Drejtori Menaxhues emërohet për pesë (5) vite, me mundësinë e ri-emërimit nga Bordi i Drejtorëve bazuar në vlerësimin e performancës. Rregullat dhe procedurat për kriteret dhe vlerësimin e performancës do të rregullohen me Statut dhe Politikat e Procedurave të Brendshme të FKGK-së. 3. Drejtori Menaxhues merr të gjitha vendimet menaxheriale dhe operative për FKGK dhe është përgjegjës për: 3.1. përfaqësim dhe menaxhim të punëve të FKGK-së dhe zbatimin e vendimeve e politikave të Bordit të Drejtorëve; 3.2. ofrim të rekomandimeve për Bordin e Drejtorëve në lidhje me përmirësimin e operacioneve të FKGK-së dhe përputhshmërinë me këtë Ligj dhe rregullat e kërkesat tjera të aplikueshme; 3.3. përgatitje dhe propozim të planit financiar, përfshirë edhe nivelin e tarifës së vlerësuar për institucionet financiare, si dhe dorëzim të pasqyrave vjetore financiare për miratim; 3.4. harton dhe dorëzon politikën investuese për miratim; 3.5. paraqitje të të gjitha veprimeve, rregullave, urdhrave e udhëzimeve të propozuara për miratim nga Bordi i Drejtorëve; 3.6. ofrim të rekomandimeve në lidhje me auditorin e jashtëm të FKGK-së; 3.7. angazhim të personelit në pajtim me këtë ligj; si dhe 3.8. kryerje të veprimtarive tjera në përputhje me këtë ligj dhe Statutin dhe Politikat e Procedurave të Brendshme. 3.9. rishikimi i aktiviteteve të FKGK nga perspektiva e vlerësimit të rrezikut dhe përcaktimi se cilat rreziqe janë të pranueshme dhe të sigurojë masat për zvogëlimin e rrezikut dhe që këto masa të jenë në pajtim të plotë me dispozitat e këtij ligji dhe Statutin dhe Politikat e Procedurave të Brendshme në fuqi. 4. Drejtori Menaxhues merr kompensimin e arsyeshëm, të caktuar nga Bordi i Drejtorëve sipas rekomandimit të Kryesuesit, nga FKGK-ja në formë të pagës, si dhe në raste të caktuara. Kjo pagë duhet të jetë një kompensim i arsyeshëm bazuar në buxhetin e FKGK dhe standarded e tij të qeverisjes korporative. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 08 JANAR 2016, PRISHTINË 16 LIGJI Nr. 05/L-057 PËR THEMELIMIN E FONDIT KOSOVAR PËR GARANCI KREDITORE - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Institucionet financiare të regjistruara që punojnë me FKGK-në duhet t’i japin informacionet e nevojshme dhe të sigurojnë saktësinë, cilësinë dhe menaxhimin e të dhënave; disa persona të lidhur me FKGK-në nuk mund të zbulojnë ose përdorin informata jo-publike, përveç rasteve të caktuara.
Neni 21 Qasja, përdorimi dhe këmbimi i informatave 1. Të gjitha Institucionet e regjistruara financiare që punojnë me FKGK-në duhet të ofrojnë informatat e nevojshme që kërkohen nga FKGK-ja dhe janë përgjegjëse për saktësinë dhe cilësinë e informatave të dhëna. Institucionet e Regjistruara Financiare janë po ashtu përgjegjëse për të siguruar menaxhimin e të dhënave në pajtim me Ligjin e aplikueshëm për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. 2. Personat që shërbejnë apo kanë shërbyer si anëtarë të Bordit të Drejtorëve apo si personel, si dhe personat tjerë të angazhuar nga FKGK-ja për të ofruar shërbime profesionale apo teknike, si agjentë apo korrespondentë të FKGK-së nuk mund të lejojnë qasje, të zbulojnë apo publikojnë informatat jo-publike të cilat i kanë marrë në ushtrimin e detyrave, e as të përdorin apo të mundësojnë përdorimin e informatave të tilla, për përfitime personale, në mënyra të paautorizuara me këtë ligj. 3. Pavarësisht nga paragrafin paraprak, personat e tillë mund të zbulojnë informata jo-publike jashtë FKGK-së, në pajtim me procedurat e përcaktuara nga FKGK-ja, vetëm: 3.1. në pajtim me pëlqimin e shprehur apo të nënkuptuar të personit me të cilin lidhen ato informata; 3.2. në kryerjen e një detyrimi për të bërë zbulimin, duke përfshirë edhe ndihmën për agjencitë e zbatimit të Ligjit, si dhe në përputhje me urdhër gjykate apo ndonjë personi tjetër të ndonjë autoriteti kompetent; 3.3. nëse i jepen auditorëve të FKGK-së; 3.4. nëse i jepen autoriteteve mbikëqyrëse të institucionit financiar dhe personelit të institucioneve financiare ndërkombëtare publike në ushtrimin e detyrave të tyre zyrtare; 3.5. nëse interesi i vetë FKGK-së në procedura Ligjore kërkon zbulimin e tillë; 3.6. nëse Bordi i Drejtorëve ka dhënë pëlqimin. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: FKGK’s capital must be invested only under the law and the approved investment policy, and the policy must be drafted by the Managing Director and approved by the Board.
Neni 22 Investimi Kapitalit të FKGK-së 1. Fondi i Kapitalit të FKGK do të investohet në pajtim me dispozitat e këtij Ligji dhe politikën e investimit të aprovuar nga Bordi i Drejtorëve, për të mbrojtur Fondin Kapital për të mbështetur garancitë, për të gjeneruar të hyra mbështetëse për qëndrueshmërinë e FKGK dhe për të ruajtur likuiditetin adekuat. 2. Politika e investimit të FKGK do të hartohet nga Drejtori Menaxhues dhe do të aprovohet nga Bordi i Drejtorëve. 3. Politika e investimit do të kufizojë investimet në mënyrë strikte si vijon: 3.1. depozita të euros ose instrumente në Bankën Qendrore të Kosovës; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 08 JANAR 2016, PRISHTINË 17 LIGJI Nr. 05/L-057 PËR THEMELIMIN E FONDIT KOSOVAR PËR GARANCI KREDITORE 3.2. bono të thesarit dhe Letra me Vlerë të Qeverisë së Kosovës; 3.3. depozita të euros ose instrumente me bankat që janë Institucione të Regjistruara Financiare, të licencuara dhe që operojnë në Kosovë, të kufizuara në shumën dhe kushtet e bazuara në niveline garancive që ka banka me FKGK dhe rangimin e rrezikut të Bankës me FKGK. 3.4. depozita të euros dhe jo-euros apo instrumente me Bankën Qendore Evropiane dhe Bankat tjera të Bashkimit Evropian nga shtetet anëtare të cilat, në kohën e investimit, janë të klasifikuara si Primare apo me Shkallë të Lartë nga agjencitë ndërkombëtare të klasifikimit; 3.5. depozita të euros dhe jo-euros apo instrumente të lëshuara nga shtetit apo bankat komerciale të licencuara si të tilla në vendet e përcaktuara në paragrafin 3.4 dhe të cilat po ashtu janë të klasifikuara individualisht si të Larta (a) nga klasifikimi Fitch, apo ndonjë klasifikim ekuivalent; 3.6. depozita në jo-euro apo instrumente me Bankat Qendore të Shteteve Jo-Anëtare të BE-së që janë anëtare të OECD dhe poashtu i plotësojnë kriteret e klasifikimit siç përcaktohet në paragrafin 3.4 3.7. depozita në jo-euro apo instrumente të lëshuara nga shteti apo bankat komerciale të licencuara në shtetet përkatëse jo-anëtare të BE-së siç specifikohet në paragrafin 3.5 dhe të cilat poashtu janë të klasifikuara si të Larta (a) nga klasifikimi Fitch, apo klasifikim ekuivalent; 3.8. depozita të euros apo jo-euros apo investime në fondet e tregjeve për fitimin e parave në të hyra si dhe fondet me të hyra fikse që janë të klasifikuara së paku si „të forta“ (Ammf) nga klasifikimi Fitch, apo ndonjë klasifikim ekuivalent, dhe që janë të vendosura në BE apo shtete jo-anëtare të BE-së por që janë anëtare të OECD dhe poashtu i plotësojnë kriteret e klasifikimit siç përcaktohet në paragrafin 3.3. 4. Kapitali i FKGK nuk mund të investohet në: 4.1. ndonjë vend që nuk kualifikohet në paragrafët 3.3 dhe 3.5 të këtij neni. 4.2. patundshmëri apo ndonjë aset të luajtshëm apo të paluajtshëm, qoftë brenda apo jashtë Kosovës, duke përjashtuar pronësinë mbi asetet të paguar me buxhetin operativ të FKGK apo donacionet e dhëna për këtë qëllim por jo të paguar me kapitalin e fondit për mbulimin e Garancive Kreditore; 4.3. kredi apo garancione përveç siç parashihet me Ligj. 5. Pajtueshmëria e FKGK me këtë nen do të verifikohet nga Drejtori Menaxhues dhe do të raportohet në auditimin vjetor sipas SNRF. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: FKGK must keep accounts and books under IFRS/SNRF, prepare annual financial statements, have them audited, submit them to the Board for approval, and publish the annual report and audited statements online.
Neni 23 Raportimi financiar dhe auditimi i FKGK-së 1. FKGK mban llogaritë dhe librat në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 08 JANAR 2016, PRISHTINË 18 LIGJI Nr. 05/L-057 PËR THEMELIMIN E FONDIT KOSOVAR PËR GARANCI KREDITORE Financiar (SNRF) për të shfaqur operacionet dhe gjendjen financiare të tij. 2. Viti financiar i FKGK-së fillon në ditën e parë të janarit dhe përfundon në ditën e fundit të dhjetorit. 3. FKGK përgatit pasqyrat vjetore financiare në pajtim me SNRF. Pasqyrat financiare të FKGK- së auditohen dhe publikohen jo më vonë se 30 qërshor për vitin paraprak. 4. Llogaritë, librat dhe pasqyrat financiare të FKGK-së auditohen nga një auditor i jashtëm i pavarur nga lista e aprovuar e auditorëve ligjor dhe firmave audituese të Këshillit Kosovar për Raportim Financiar dhe i emëruar nga Bordi i Drejtorëve. I njëjti auditor i jashtëm apo firmë auditimi nuk mund të angazhohet për më shumë se tri (3) vjet të njëpasnjëshme. 5. FKGK duhet të i’a dorëzoj pasqyrat e audituara financiare Bordit të Drejtorëve për aprovim. 6. Drejtori Menaxhues është përgjegjës që Bordit të Drejtorëve t’i dorëzohen pasqyrat e audituara financiare të FKGK së paku 15 ditë para finalizimit dhe aprovimit të tyre. 7. FKGK duhet të publikojë raportin vjetor dhe pasqyrat e audituara financiare në faqen e tij të internetit. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: FKGK is exempt from several taxes and related charges, and it may not distribute any surplus.
Neni 24 Imuniteti nga Tatimi në të Ardhurat e Korporatave, TVSH dhe Tatimet tjera FKGK-ja është i liruar nga tatimi në të ardhura të korporatave, TVSH-ja, tatimi në dividentë, kamatë, apo të ardhura investimi të fituara nga fondet e depozituara apo investuara, si dhe nga të gjitha ngarkesat, mbajtjet apo taksat në lidhje me cilindo aspekt të opertimit të FKGK-së. FKGK nuk shpërndan ndonjë tepricë (suficit) dhe cfarëdo teprice (suficiti) do të mbetet në FKGK. KAPITULLI V DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: FKGK must comply with BQK reporting and supervision rules, submit an annual audited IFRS report, provide regular portfolio/risk reports, exchange relevant information with BQK, and BQK must issue rules on risk weighting and reserve requirements.
Neni 25 Raportimi dhe Bashkëpunimi me BQK 1. FKGK duhet të jetë pajtueshmëri të plotë me mekanizmat e raportimit dhe mbikqyrjes në raport me BQK-në, të përcaktuara me këtë Ligj, Statutin dhe Politikat e Procedurave të Brendshme të FKGK, dhe përfshijnë: 1.1. FKGK i dorëzon BQK-së raportin vjetor të audituar SNRF. 1.2. FKGK do ti raportojë BQK-së për porfolion e garancive dhe vlerësimin e rrezikut të porfolios së garancive, përfshirë çdo kërkesë të paguar, në baza mujore, tremujore, gjysëmvjetore dhe vjetore.FKGK do të raportojë edhe për porfolion e tërësishme të garancive si dhe për porfolion e garancive për secilin institucion të regjistruar financiar, siç specifikohet në Marrëveshjen e Garancisë. 1.3. FKGK dhe BQK do të shkëmbejnë informacione relevante për operimin e FKGK. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 08 JANAR 2016, PRISHTINË 19 LIGJI Nr. 05/L-057 PËR THEMELIMIN E FONDIT KOSOVAR PËR GARANCI KREDITORE 2. BQK do të nxjerrë rregullore lidhur me peshimin e riskut dhe kërkesat për rezerva për Institucionet e Regjistruara Financiare për pjesët e Kredisë së mbuluar nga Garancitë Kreditore të lëshuara nga FKGK. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: This law applies specifically to FKGK and overrides any conflicting law or legal provision, except the law on BQK.
Neni 26 Ligji në fuqi Ky ligj ka aplikueshmëri specifike dhe ka përparësi ndaj çdo ligji apo dispozite ligjore që nuk është në përputhje me të, kur ka të bëjë me FKGK-në si institucion, përveç ligjit për BQK. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: This article says the law starts 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 27 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit të tij në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 05/L-057 14 dhjetor 2015 Shpallur me dekretin Nr. DL-040-2015, datë 29.12.2015 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 05/L-057 PËR THEMELIMIN E FONDIT KOSOVAR PËR GARANCI KREDITORE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in