LIGJI NR. 05/L-058 PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL
This is the preamble and title of the Law on Industrial Design of the Republic of Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 05/L-058
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble and title of the Law on Industrial Design of the Republic of Kosovo. This article states that the law sets the conditions and procedures for registering industrial designs, the rights arising from that registration, and enforcement of those rights and Community Designs. This law applies to all industrial designs that are being registered or are already registered with the Industrial Property Agency, including community designs and international design registrations valid in Kosovo. This article defines key terms used in the law on industrial design. The Industrial Property Agency (API) is responsible for the registration procedure and protection of industrial designs under this law.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 05/L-058 PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL
Showing 90 of 90
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble and title of the Law on Industrial Design of the Republic of Kosovo.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 1 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL Ligji Nr. 05/L -058 PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të Nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article states that the law sets the conditions and procedures for registering industrial designs, the rights arising from that registration, and enforcement of those rights and Community Designs.
Neni 1 Qëllimi 1. Me ketë ligj përcaktohen kushtet dhe procedurat për regjistrimin e dizajnit industrial, të drejtat që rrjedhin nga regjistrimi dhe zbatimi i këtyre të drejtave dhe Dizajnit Komunitar. 2. Ky ligj është në përputhshmëri me Direktivën 98/71/KE të Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 13 tetor 1998 mbi mbrojtjen ligjore të dizajneve, Direktiven 2004/48/KE të Parlamentit European dhe Këshillit të datës 29 prill 2004 mbi zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale ( O.J. L 157, fq 45, 30.4.2004; O.J. L 195, fq.16, 2.6.2004). - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This law applies to all industrial designs that are being registered or are already registered with the Industrial Property Agency, including community designs and international design registrations valid in Kosovo.
Neni 2 Fusha e zbatimit Ky Ligj zbatohet për të gjitha dizajnët industriale që janë në procedurë të regjistrimit apo të regjistruara në Agjencinë për Pronësi Industriale, përfshirë dizajnët komunitare dhe regjistrimet ndërkombëtare të dizajnit që vlejnë në Republikën e Kosovës. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on industrial design.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Ministria - Ministria kompetente për pronësinë industriale; 1.2. Ministër - Ministri i ministrisë kompetente për pronësinë industriale; 1.3. Agjencia e Pronësisë Industriale (API) – Agjenci e themeluar në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë; 1.4. Dizajn - dukja e tërësisë apo e një pjese të produktit, e cila rezulton nga karakteristikat e produktit, në veçanti nga forma, ngjyrat, vijat, konturat, tekstura ose GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 2 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL materiali i vet produktit ose zbukurimet e tij; 1.5. Produkt - çdo lëndë industriale apo artizanate, duke përfshirë mes tjerash edhe pjesët e dedikuara për vendosje në tërësinë e produktit kompleks, paketimit, mbështjelljen, simbolet grafike dhe format tipografike të shkronjave, duke përjashtuar programet kompjuterike; 1.6. Produkt kompleks - produkti i cili është i përbërë prej më shumë pjesëve të cilat mund të zëvendësohen në atë mënyrë që është e mundur ndarja dhe ribashkimi i serishëm i produktit; 1.7. Konventa e Parisit - Konventa e Parisit për Mbrojtjen e Pronësisë Industriale të datës 20 mars 1883, të ndryshuar në Bruksel më 14 dhjetor 1900, në Uashington më 2 qershor 1911, në Hagë më 6 nëntor 1925, në Londër më 2 qershor 1934, në Lisbonë më 31 tetor 1958 dhe në Stokholm më 14 korrik 1967, e ndryshuar më 28 shtator 1979; 1.8. Marrëveshja e Lokarnos - Marrëveshja e Lokarnos për Themelimin e Klasifikimit Ndërkombëtar për Dizajnet Industriale, e nënshkruar në Lokarno më 8 tetor 1968, e ndryshuar më 28 shtator 1979 në Lokarno, e njohur si Klasifikimi i Lokarnos; 1.9. Klasifikim i Lokarnos - Klasifikimi Ndërkombëtar për dizajnet industriale, i themeluar me Marrëveshjen e Lokarnos; 1.10. Marrëveshja e Hagës - Marrëveshja e Hagës për depozitimin ndërkombëtar të Dizajneve Industriale të datës 6 nëntor 1925, e ndryshuar në Hagë më 28 nëntor 1960 (Akti i vitit 1960), të plotësuar në Stokholm më 14 korrik 1967, me ndryshimet e datës 28 shtator 1979 (Akti Plotësues i vitit 1967) dhe Akti i Gjenevës së marrëveshjes së Hagës për regjistrimin ndërkombëtar të dizajneve industriale, të miratuar në Gjenevë më 2 korrik 1999 (Akti i Gjenevës i vitit 1999) dhe dispozitat e Rregulloreve zbatuese të marrëveshjes së Hagës; 1.11. Zyra Ndërkombëtare - Zyra Ndërkombëtare e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale; 1.12. Rregullorja për Dizajnin Komunitar - Rregullorja e Këshillit (KE) nr.6/2002 për Dizajnin e Komunitetit dhe ndryshimet e tij; 1.13. Dizajni Komunitar - dizajn i regjistruar apo dizajni që është ne procedurë të regjistrimit konform Rregullores për Dizajnin Komunitar; 1.14. Aplikimi për Dizajn Komunitar - aplikimi për regjistrim të Dizajnit Komunitar, sipas dispozitave të Rregullores për Dizajnet Komunitare; 1.15. Dizajni Kombëtar - Dizajni Industrial të fituar para Agjencisë së pronësisë industriale, sipas procedurës dhe në pajtim me dispozitat e këtij ligji; 1.16. Aplikimi për dizajn kombëtar - aplikimi për regjistrim të dizajnit kombëtar në Agjencinë për Pronësi Industriale, në pajtim me dispozitat e këtij ligji. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 3 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Industrial Property Agency (API) is responsible for the registration procedure and protection of industrial designs under this law.
Neni 4 Agjencia e Pronësisë Industriale API është përgjegjëse për procedurën e regjistrimit dhe mbrojtjen e dizajnit industrial sipas këtij ligji. KREU II KUSHTET PËR MBROJTJEN E DIZAJNIT INDUSTRIAL - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This article protects an industrial design if it is new and has individual character.
Neni 5 Mbrojtja e dizajnit industrial 1. Me të drejtën e dizajnit industrial mbrohet dizajni deri në atë shkallë në të cilën është i ri dhe që ka karakter individual. 2. Dizajni i cili është zbatuar apo është pjesë përbërëse e produktit, i cili po ashtu është pjesë përbërëse e produktit tjetër kompleks konsiderohet i ri dhe me karakter individual: 2.1. nëse pjesa përbërëse e vendosur në produktin kompleks, mbetet e dukshme gjatë përdorimit te zakonshëm të produktit; 2.2. kur shkalla e dukshmërisë së pjesës përbërëse karakteristike, i plotëson pavarësisht kushtet e risisë dhe karakterit individual. 3. Sipas paragrafit 2 nën-paragrafit 2.1. të këtij neni ”Përdorim i zakonshëm” është përdorimi nga ana e përdoruesit të fundit, duke mos përfshirë mirëmbajtjen, servisimin ose riparimin e produktit. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: A design is treated as new if it is not identical to any design made public before the application date, or before the accepted priority date if priority is claimed.
Neni 6 Risia e dizajnit 1. Dizajni konsiderohet i ri nëse nuk është identik me asnjë dizajn të vënë në dispozicion të publikut para datës së aplikimit për regjistrimin e dizajnit, ndërsa nëse është kërkuar e drejta e përparësisë, para datës së pranuar të përparësisë. 2. Dizajnët konsiderohen identike nëse karakteristikat e tyre ndryshojnë vetëm në detaje të pa rëndësishme. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: A design has individual character if it creates a different overall impression on an informed user than earlier designs made available to the public, and the designer’s freedom of creation must be considered when assessing this.
Neni 7 Karakteri individual i dizajnit 1. Dizajni konsiderohet se ka karakter individual nëse përshtypja e përgjithshme që krijon tek shfrytëzuesi i informuar ndryshon nga përshtypja e përgjithshme e krijuar tek një shfrytëzues i tillë që e ka lënë çfarëdo dizajni tjetër që është vënë në dispozicion të publikut para datës së paraqitjes së aplikacionit për regjistrim, apo nëse është pretenduar e drejta e përparësisë, para datës së përparësisë. 2. Gjatë vlerësimit të karakterit individual të dizajnit, merret parasysh shkalla e lirisë së dizajnuesit në krijimin e dizajnit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 4 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: A design is treated as publicly available if it is published, displayed, used in trade, or otherwise disclosed before the filing date (or priority date). Some disclosures are ignored, including confidential disclosures and certain disclosures made by the designer or legal successor within 12 months before filing/priority, or through misuse harmful to them.
Neni 8 Shpalosja e dizajnit 1. Në pajtim me nenin 6 dhe 7 të këtij ligji, konsiderohet se dizajni ka qenë në dispozicion të publikut nëse është publikuar pas procedurës së regjistrimit, është ekspozuar, përdorur në tregti apo është shpalosur në forma të tjera, përveç atëherë kur mund të jetë shpalosur për shkaqe të arsyeshme në veprimtari afariste të specializuara në sektorin përkatës, brenda territorit të Republikës së Kosovës dhe nga data e aderimit të Kosovës në Bashkimin Evropian edhe brenda territorit te Bashkimit Evropian, para datës së paraqitjes së aplikacionit për regjistrim ose nëse kërkohet përparësia, para datës së njohjes së përparësisë. 2. Dizajni nuk konsiderohet se është shpalosur apo është bërë i njohur për publikun edhe nëse nën kushtet e konfidencialitetit është shpalosur për personin e tretë, qoftë në mënyrë eksplicite apo implicite. 3. Me qëllim të zbatimit të paragrafëve 1 dhe 2 të këtij neni, shpalosja e dizajnit nuk duhet të merret parasysh nëse dizajni për të cilin kërkohet mbrojtja sipas këtij Ligji ka qenë i vënë në dispozicion për publikun dhe atë: 3.1. nga dizajnuesi, trashëgimtari i tij ligjor apo personi i tretë, si rezultat i të dhënave të lëshuara apo aktiviteteve të ndërmarra nga dizajnuesi apo trashëgimtari i tij ligjor; dhe 3.2. gjatë periudhës prej dymbëdhjetë (12) muajve, para datës së paraqitjes së aplikacionit për dizajnin industrial, apo nëse është kërkuar përparësia, nga data e përparësisë. 4. Dispozitat nga paragrafi 3 i këtij neni do të zbatohen edhe në rastet ku dizajni është vënë në dispozicion të publikut si pasojë e një keqpërdorimi në dëm të dizajnuesit apo të trashëgimtarit të tij ligjor. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Design protection does not apply to product features dictated by technical function, or to features that must be reproduced exactly for mechanical fitting; however, a modular-system design may still be protected if the stated conditions are met.
Neni 9 Dizajni i kushtëzuar nga funksioni teknik dhe dizajni i ndërlidhur 1. E drejta e dizajnit nuk duhet të ekzistojë në karakteristikat e paraqitjes së produktit: 1.1. të cilat janë posaçërisht të kushtëzuara me funksionet e veta teknike; 1.2. të cilat duhet domosdoshmërisht të riprodhohen në formën dhe dimensionet e njëjta, në mënyrë që produkti në përbërjen e të cilit është inkorporuar apo ndaj të cilit zbatohet dizajni, mundet në mënyrë mekanike të bashkohet me, ose të vendoset në, rreth ose përballë produktit tjetër dhe mund të vendoset në të, apo bashkë me produktin tjetër rreth tij, ashtu që të dyja produktet të mund t’i kryejnë funksionet e veta. 2. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit 1 nën-paragrafit 1.2 të këtij neni, në përputhje me kushtet e përcaktuara në nenet 6 dhe 7 të këtij ligji, duhet që e drejta e dizajnit të ekzistojë edhe në dizajnin i cili i shërben qëllimit të lejimit të bashkimit të shumëfishtë ose lidhjes së produkteve të ndërrueshme brenda sistemit modular. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 5 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: A design that conflicts with the public interest and moral principles cannot be protected.
Neni 10 Dizajni kundër interesit publik dhe parimeve morale Dizajni i cili është në kundërshtim me interesin publik dhe parimet morale nuk mund të mbrohet. KREU III E DREJTA NË DIZAJNIN INDUSTRIAL - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: A designer is the natural person who created the industrial design; someone who only gave technical assistance is not considered a designer.
Neni 11 Dizajnuesi 1. Dizajnues është personi fizik i cili ka krijuar dizajnin industrial. 2. Personi i cili ka ofruar vetëm ndihmë teknike në krijimin e dizajnit, nuk konsiderohet dizajnues. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The industrial design right belongs to the designer or legal heir, unless a specific contract or employment/commissioned-work rule gives it to someone else.
Neni 12 E drejta në dizajnin industrial dhe e drejta e pronarit të supozuar 1. E drejta e dizajnit industrial i takon dizajnuesit ose trashëgimtarit të tij ligjor. 2. Nëse dizajnuesi nuk është aplikues, paraqitësi i aplikacionit ka të drejtë të filloj procedurën për fitimin e dizajnit industrial në pajtim me këtë ligj derisa të mos dëshmohet e kundërta. 3. Nëse dizajni është krijuar në bazë të kontratës me porosi, e drejta për dizajnin i takon porositësit të dizajnit nëse me kontratë nuk është paraparë ndryshe. 4. Nëse dizajni është krijuar nga dizajnuesi gjatë kryerjes së detyrave të punës si i punësuar apo duke i zbatuar këshillat e punëdhënësit, e drejta për dizajn industrial i takon punëdhënësit, nëse me kontratë nuk është e paraparë ndryshe. 5. Personi në emër të të cilit është regjistruar dizajni industrial ose personi në emër të të cilit është paraqitur aplikacioni para regjistrimit, do të konsiderohet të jetë personi i cili ka të drejtë në të gjitha procedurat që zhvillohen në API-së lidhur me dizajnin në fjalë e po ashtu edhe në çfarëdo procedurash të tjera. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Kur një dizajn industrial krijohet bashkërisht nga disa dizajnues, e drejta i takon atyre ose trashëgimtarëve të tyre ligjor.
Neni 13 Krijimi i përbashkët i dizajnit industrial 1. Nëse dizajni është krijuar nga puna e përbashkët e disa dizajnuesve, e drejta për dizajnin industrial u takon atyre ose trashëgimtarëve të tyre ligjor dhe konsiderohet se ata kanë të drejtë në dizajnin industrial në pajtim me këtë ligj. 2. Pjesa e secilit dizajnues në dizajnin e krijuar në mënyrë të përbashkët, përcaktohet në bazë të kontributit të secilit dizajnues, përveç nëse përcaktohet ndryshe me kontratë. 3. Nëse kontributi i dizajnuesve nuk përcaktohet në kontratë dhe nuk mund të përcaktohet në bazë të kontributit të secilit dizajnues, ata konsiderohen të barabartë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 6 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The designer has a moral right to be named as designer in documents during public display of the design, and that moral right cannot be transferred.
Neni 14 Të drejtat morale të dizajnuesit 1. Dizajnuesi ka të drejtë morale të ceket si dizajnues në të gjitha dokumentet gjatë ekspozimit publik të dizajnit të tij, pavarësisht se a është paraqitës i aplikacionit apo bartës i së drejtës së dizajnit industrial të regjistruar. 2. E drejta morale e dizajnuesit nuk mund të bartet. 3. Nëse disa dizajnues kanë marrë pjesë së bashku në krijimin e dizajnit, e drejta nga paragrafi 1 i këtij Neni duhet tu takojë të gjithë dizajnuesve, pavarësisht kontributit të tyre në krijimin e dizajnit. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Natural and legal persons, domestic and foreign, have equal rights to obtain and protect industrial design under this law.
Neni 15 Të drejtat për dizajnin industrial Personat fizik dhe juridik, vendas dhe të huaj, kanë të drejta të barabarta për fitimin dhe mbrojtjen e dizajnit sipas këtij ligji. KREU IV EFEKTET E DIZAJNIT INDUSTRIAL TË REGJISTRUAR - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: An industrial design is acquired when the registration decision is issued and the design is entered in the register.
Neni 16 Fitimi i dizajnit industrial 1. Dizajni industrial fitohet me nxjerrjen e vendimit për regjistrim dhe regjistrimin e dizajnit në regjistër. 2. Data e regjistrimit në regjistër është e njëjtë me datën e nxjerrjes së vendimit për fitimin e së drejtës së dizajnit industrial. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Pronari i dizajnit industrial ka të drejtë ekskluzive ta përdorë dizajnin e regjistruar dhe t’u ndalojë të tretëve përdorimin pa leje.
Neni 17 Të drejtat ekskluzive të fituara nga dizajni industrial 1. Pronari i dizajnit industrial ka të drejtën ekskluzive për përdorimin e dizajnit të regjistruar dhe ndalimin e palëve të treta në përdorimin e dizajnit pa lejen e tij. 2. Përdorimi, sipas paragrafit 1 të këtij neni, përfshinë, veçanërisht përpunimin, ofertën, vënien në treg, importimin, eksportimin, apo përdorimin e produktit në të cilin është përfshirë apo për të cilin zbatohet dizajni, apo deponimin e produktit të tillë për këto qëllime. 3. Nëse publikimi i dizajnit të regjistruar industrial është shtyrë konform nenit 45 të këtij ligji, gjatë kohës sa vlen shtyrja, pronari ka të drejtë të pengoj personat e tretë në përdorimin e dizajnit sipas paragrafit 2. të këtij neni, vetëm nëse ky përdorim është rezultat i kopjimit të dizajnit të regjistruar. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 7 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Exclusive design rights cannot be enforced against certain private, experimental, citation/education, and aircraft-related repair/import activities.
Neni 18 Kufizimet e të drejtave ekskluzive që rrjedhin nga e drejta e dizajnit 1. E drejta ekskluzive nuk mund të realizohet ndaj: 1.1. veprimeve të ndërmarra për qëllime private dhe jotregtare; 1.2. veprimeve të ndërmarra për qëllime eksperimentale; 1.3. veprimeve të reprodukimit të ndërmarra me qëllim të citimit apo edukimit, nëse kjo është në pajtim me rregullat e mirësjelljes në afarizëm dhe nuk shkakton dëm gjatë përdorimit normal të dizajnit si dhe të ceket burimi. 2. Përveç veprimeve të cekura në paragrafin 1 të këtij neni, të drejtat ekskluzive që rrjedhin nga dizajni industrial pas regjistrimit nuk mund të realizohen lidhur me: 2.1. pajisjet e fluturakeve të regjistruara në shtetin tjetër, kur ato përkohësisht hyjnë në territorin e Kosovës; 2.2. importin e pjesëve rezervë dhe atyre shtesë në Kosovë, me qëllim të riparimit të mjeteve të tilla; 2.3. realizimin e riparimeve të atyre mjeteve. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Personi i tretë mund të ketë të drejtë të përdorimit të mëhershëm për dizajnin, nëse përdorimi ose përgatitjet kanë nisur në mirëbesim para datës përkatëse dhe dizajni nuk është kopjuar.
Neni 19 E drejta në bazë të përdorimit të mëhershëm të dizajnit 1. Personi i tretë ka të drejtën në dizajn në bazë të përdorimit të mëhershëm, nëse mund të argumentoj se para datës së paraqitjes së aplikacionit për dizajn, apo para datës së përparësisë nëse është kërkuar, në territorin e Republikës së Kosovës ka filluar në mirëbesim përdorimin e dizajnit apo ka kryer përgatitje paraprake me qëllim të përdorimit dhe nëse dizajni i tillë nuk është krijuar me kopjimin e dizajnit të mbrojtur më parë. 2. E drejta e përdorimit të mëhershëm, i jep të drejtë personit të tretë për përdorimin e dizajnit me qëllime për të cilat është menduar përdorimi i tij, apo për të cilat janë bërë përgatitje para datës së paraqitjes së aplikacionit për dizajn industrial apo para datës së përparësisë së pranuar, nëse përparësia është kërkuar. 3. E drejta e përdorimit të mëhershëm nuk mund t’i jep të drejtë personave të tretë për përdorim të dizajnit. 4. E drejta e përdorimit të mëhershëm nuk mund të bartet, përveç kur personi i tretë është një ndërmarrës dhe dizajni bartet bashkë me bartjen e ndërmarrjes në kuadrin e së cilës janë ndërmarrë veprimet dhe janë bërë përgatitjet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 8 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: When the industrial design owner, or someone with the owner’s explicit permission, puts a product on the market, the exclusive rights in that product are exhausted in Kosovo; the rule also extends to the EU and EEA territories after Kosovo joins the EU.
Neni 20 Shterrja e të drejtave Me futjen në treg nga pronari i dizajnit industrial apo me lejen eksplicite të tij, në Republikën e Kosovës, respektivisht pas aderimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian edhe në territorin e ndonjërës nga shtetet e Bashkimit Evropian, përkatësisht në territorin e ndonjërës nga shtetet anëtare nënshkruese të Marrëveshjes mbi Zonën Ekonomike Evropiane, të produktit i cili përmban dizajnin industrial, shterren të drejtat ekskluzive në raport me atë produkt për territorin e Republikën e Kosovës. KREU V DIZAJNI INDUSTRIAL SI OBJEKT I PRONËSISË - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The holder of an industrial design right may transfer those rights to other persons, in whole or in part.
Neni 21 Transferimi 1. Bartësi i të drejtës së Dizajnit Industrial mund të transferojë të drejtat e tij lidhur me dizajnin industrial tek personat tjerë. Transferimi mund të jetë i plotë apo i pjesërishëm. 2. Transferimi regjistrohet në regjistër dhe publikohet në buletinin e API-së me kërkesë të ndonjërës nga palët në bazë të marrëveshjes paraprake në mes tyre. Regjistrimi në regjistër i bartjes së të drejtave duhet të dëshmohet me një kontratë për transferimin e të drejtave apo me një deklaratë të vërtetuar tek organi kompetent mbi bartjen e të drejtave dhe të nënshkruar nga të dyja palët. 3. Transferimi ka efekt ndaj personave të tretë pas regjistrimit në regjistër. 4. Kërkesa për regjistrimin e transferit të të drejtave, tarifat, kushtet dhe të dhënat që duhet të përmbaj kërkesa rregullohen me akt nënligjor. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The industrial design owner may grant exclusive or non-exclusive licences, and a written, signed licence contract is required.
Neni 22 Licenca 1. Pronari i dizajnit industrial mund të lëshojë licencë ekskluzive apo joeksluzive për shfrytëzimin e dizajnit industrial në tërësi apo pjesërisht, për një pjesë apo për tërë territorin e Republikës së Kosovës. 2. E drejta për shfrytëzimin e dizajnit industrial fitohet në bazë të kontratës së licencës dhe ka efekt ndaj personave të tretë pas regjistrimit të licencës në Regjistër. 3 Kontrata për licencën duhet të jetë në formë të shkruar dhe e nënshkruar nga ana e palëve kontraktuese. 4. Pronari i dizajnit industrial mund t’i realizojë të drejtat nga dizajni ndaj të licencuarit i cili shkelë ndonjë dispozitë të kontratës për licencën, e veçanërisht në lidhje me kohëzgjatjen e licencës, formën në të cilën mund të përdoret dizajni, sasinë e produkteve për të cilat është dhënë licenca, cilësinë e produkteve të prodhuara nga i licencuari si dhe territorin e përdorimit të dizajnit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 9 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL 5. I licencuari mund të inicioj procedura gjyqësore në lidhje me shkeljen e të drejtave që rrjedhin nga dizajni industrial vetëm nëse pronari i dizajnit industrial pajtohet me këtë. 6. I licencuari mund të lëshoj nën-licencë vetëm nëse kjo përcaktohet me kontratë. 7. Regjistrimi i licencës bëhet me kërkesën e pronarit të dizajnit ose të fituesit të licencës, me kusht që API-së t’i parashtrohet kopja e kontratës për licencën. 8. Regjistrimi i licencës publikohet në buletinin e Agjencisë. 9. Forma dhe përmbajtja e kërkesës për regjistrimin e licencës përcaktohet me akt nënligjor. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: A pledge over an industrial design may be created, and on request it must be registered and published by the Agency.
Neni 23 E drejta e pengut në dizajnin industrial 1. Dizajni industrial mund të jetë objekt i pengut. 2. Me kërkesë të pengmarrësit ose pengdhënësit, pengu duhet të regjistrohet në regjistër dhe të publikohet në Buletinin e Agjencisë. 3. Gjykata e cila zbaton pengun sipas detyrës zyrtare e informon Agjencinë për zbatimin e pengut ndaj dizajnit me qëllim të regjistrimit në regjistër dhe publikimit në Buletinin e Agjencisë. 4. Pengu ka efekt tek palët e treta vetëm pas regjistrimit në regjistër. Regjistrimi i pengut publikohet në buletinin e Agjencisë. 5. Forma dhe përmbajtja e kërkesës për regjistrimin e pengut përcaktohet me akt nënligjor. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The competent authority deciding on enforcement must immediately notify the Agency about the design.
Neni 24 Procedura e përmbarimit 1. Dizajni industrial mund të jetë objekt i procedurës së përmbarimit. 2. Organi kompetent që vendos për përmbarimin duhet që menjëherë ta njoftojë Agjencinë për përmbarimin lidhur me dizajnin me qëllim të regjistrimit në regjistër dhe publikimit në Buletinin e Agjencisë. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Kur një dizajn industrial përfshihet në procedurat e falimentimit, organi kompetent duhet ta njoftojë menjëherë Agjencinë për procedurat e paaftësisë paguese.
Neni 25 Procedurat e falimentimit Kur dizajni industrial është i përfshirë në procedurat e falimentimit, atëherë organi kompetent duhet që me propozim të tij menjëherë ta njoftojë Agjencinë lidhur me procedurat e paaftësisë paguese dhe atë me qëllim të regjistrimit të këtyre të dhënave në regjistër dhe publikimit në Buletinin e Agjencisë. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The rules in Articles 21 to 25 apply to industrial design registration applications.
Neni 26 Aplikimi për regjistrimin e dizajnit industrial si objekt i pronësisë Dispozitat e neneve 21, 22, 23, 24 dhe 25 zbatohen në përputhje me aplikacionet për regjistrim GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 10 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL të dizajneve industriale. KREU VI APLIKIMI PËR REGJISTRIMIN E DIZAJNIT INDUSTRIAL - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The procedure for registering an industrial design starts when an application is filed with the Agency.
Neni 27 Inicimi i procedurës për regjistrimin e dizajnit industrial Procedura për regjistrimin e dizajnit industrial fillon me paraqitjen e aplikacionit në Agjenci. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: An industrial design application must include specific information and attachments, and it must be accompanied by proof of fee payment.
Neni 28 Përmbajtja e aplikacionit 1. Aplikacioni për dizajnin industrial duhet të përmbajë: 1.1. kërkesën për regjistrimin e dizajnit industrial; 1.2. të dhënat për paraqitësin e aplikacionit; 1.3. dukja e dizajnit e cila duhet të jetë e përshtatshme për reprodukim. Megjithatë, nëse lënda e aplikacionit është dizajn dydimenzional, ndërsa aplikacioni përmban kërkesën për shtyrjen e publikimit në pajtim me nenin 45 të këtij ligji, atëherë paraqitja e dizajnit mund të bëhet me mostër. 2. Aplikacioni për dizajn industrial duhet të përmbaj edhe: 2.1. emërtimin e produkteve në të cilat do të inkorporohet dizajni ose në të cilat ka për qëllim të zbatohet; 2.2. të dhënat për përfaqësuesin e autorizuar, autorizimin nëse paraqitësi i aplikacionit e posedon; 2.3. të dhënat për përfaqësuesin e përbashkët, nëse ka një të tillë. 3. Aplikacioni për dizajn industrial mund të përmbajë edhe: 3.1. përshkrimin me të cilin shpjegohet dukja apo mostra e dizajnit; 3.2. kërkesën për shtyrjen e publikimit të dizajnit të regjistruar në pajtim me nenin 45 të këtij ligji; 3.3. klasifikimin e produktit sipas klasës në të cilin do të inkorporohet dizajni ose në të cilin ka për qëllim të zbatohet, në pajtim me Marrëveshjen e Lokarnos, duke u bazuar në Klasifikimin e Lokarnos; 3.4. të dhënat për dizajnuesin apo dizajnuesit dhe shënimet se dizajnuesi apo GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 11 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL dizajnuesit nuk dëshirojnë të ceken; 3.5. të dhënat për dëshmitë për përparësinë sipas nenit 33 dhe 34 të këtij ligji. 4. Forma dhe përmbajtja e aplikacionit për dizajn industrial dhe të gjitha pjesët tjera përbërëse të aplikacionit përcaktohen me akt nënligjor. 5. Të dhënat e përmbajtura në elementet e cekura në paragrafin 2 dhe paragrafin 3 nën- paragrafi 3.1 dhe 3.3 të këtij Neni, nuk kanë ndikim në vëllimin e mbrojtjes së dizajnit industrial. 6. Aplikacioni duhet të jetë subjekt i pagimit të taksës së regjistrimit dhe të publikimit, ndërsa nëse është kërkuar shtyrja e publikimit sipas paragrafit 3 nën-paragrafi 3.2 të këtij Neni, taksa e publikimit duhet të zëvendësohet me pagesën e taksës për shtyrje të afatit. 7. Dëshmia për pagesën e taksës përkatëse duhet t’i bashkëngjitet aplikacionit. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: A multiple application for industrial designs must meet class and filing requirements, and it may trigger additional registration and publication fees.
Neni 29 Aplikacioni i shumëfishtë për dizajne industriale 1. Nëse aplikacioni përmban disa dizajne, përveç në rastet e dekorimeve të tyre, të gjitha produktet në të cilat do të inkorporohet dizajni ose ato në të cilat ka për qëllim të zbatohet duhet të jenë në klasën e njëjtë të Klasifikimit të Lokarnos. 2. Në aplikacionin e shumëfishtë duhet të shënohet numri i dizajneve për të cilat kërkohet mbrojtja. 3. Secili dizajn që është i përfshirë në aplikacion ose në regjistrimin e shumëfishtë, mund të shqyrtohet ndaras nga të tjerët me qëllim të zbatimit të dispozitave të këtij Ligji. Dizajni mundet veçanërisht, si i pavarur nga të tjerët të zbatohet, licencohet, të jetë objekt i pengut, i procedurës së përmbarimit apo falimentimit, objekt i heqjes dorë, vazhdimit të mbrojtjes ose transferimit, të jetë objekt i shtyrjes së publikimit apo i shpalljes si i pavlefshëm. 4. Aplikacioni i shumëfishtë i nënshtrohet pagesës shtesë të taksës së regjistrimit dhe publikimit. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: An applicant may split a multiple application into two or more applications, each covering one or more product designs.
Neni 30 Ndarja e aplikacionit të shumëfishtë 1. Aplikuesi mund të ndajë aplikacionin e shumëfishtë në dy apo më tepër aplikacione, ashtu që çdo njëri mund të përmbajë një apo më tepër dizajne të produktit. 2. Secili aplikacion i ndarë nga aplikacioni i shumëfishtë e fiton përparësinë e aplikacionit të shumëfishtë. 3. Kushtet për ndarjen e aplikacionit të shumëfishtë përcaktohen me akt nënligjor. 4. Ndarja e aplikacionit nga paragrafi 1 i këtij neni duhet t’i nënshtrohet pagesës së taksës së ndarjes së aplikacionit dhe publikimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 13 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: For an industrial design application, the filing date is the date the applicant submits to the Agency the documents containing the data required by Article 28(1) and (2).
Neni 31 Data e aplikimit Data e paraqitjes së aplikacionit për regjistrimin e dizajnit industrial duhet të jetë data kur aplikuesi i ka paraqitur Agjencisë dokumentet që përmbajnë të dhënat e përcaktuara në nenin 28 paragrafi 1 dhe 2 të këtij ligji. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Nëse një aplikacion për regjistrim të dizajnit industrial është paraqitur sipas neneve 28 dhe 29, aplikuesi ka të drejtën e përparësisë ndaj aplikimeve të mëvonshme për të njëjtin ose një dizajn industrial identik.
Neni 32 E Drejta e përparësisë 1. Nëse aplikacioni për regjistrim të dizajnit industrial është paraqitur konform neneve 28 dhe 29 të këtij ligji, aplikuesi nga data e paraqitjes së aplikacionit, ka të drejtën e përparësisë ndaj çdo aplikuesi tjetër, i cili e paraqet më vonë aplikacionin për regjistrim të një dizajni industrial të njëjtë apo identik. 2. Aplikacioni i paraqitur sipas Marrëveshjes Ndërkombëtare nënshkruese e së cilës është Republika e Kosovës, fiton të drejtën e përparësisë sipas dispozitave të marrëveshjes përkatëse ndërkombëtare. 3. E drejta e përparësisë e kërkuar konform nenit 33 dhe 34 të këtij ligji, ka efekt ashtu që data e përparësisë llogaritet si data e paraqitjes së aplikaconit për dizajn industrial me qëllim të përcaktimit të të drejtave të cilat kanë përparësi në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: An industrial design applicant, or the applicant’s legal successor, may claim priority from the first filing date if the first filing was in a Paris Convention or WTO member state and the application is filed with the Agency within 6 months.
Neni 33 E drejta e përparësisë sipas Konventës së Parisit 1. Nëse aplikuesi për dizajn industrial ka paraqitur aplikacionin për herë të parë në ndonjë shtet anëtar që është palë e Konventës së Parisit ose e marrëveshjes së themelimit të Organizatës Botërore të Tregtisë, ai ose pasardhësi i tij ligjor, me qëllim të paraqitjes së aplikacionit për dizajn industrial sipas këtij ligji për të njëjtin dizajn industrial, mund të thirret në datën e aplikimit të parë, me kusht që sipas këtij ligji t`ia paraqesë aplikacionin Agjencisë brenda afatit prej gjashtë (6) muajsh nga data e paraqitjes së aplikacionit të parë. 2. Aplikuesi që thirret në të drejtën e përparësisë sipas paragrafit 1 të këtij neni, Agjencisë do t’i paraqesë të dhënat përkatëse lidhur me aplikacionin në të cilin thirret, shtetin, datën dhe numrin e aplikacionit dhe brenda afatit prej tre (3) muajsh nga data e aplikimit në Agjenci, duhet të dorëzojë kopjen e aplikacionit të parë të vërtetuar nga organi kompetent i Shtetit Anëtar të Konventës së Parisit ose të Organizatës Botërore të Tregtisë si dhe përkthimin e kopjes së vërtetuar në gjuhë zyrtare të Republikës së Kosovës. 3. Nëse paraqitësi i aplikacionit nuk i përmbush kushtet konform paragrafit 1 dhe 2 të këtij neni, konsiderohet se e drejta e përparësisë nuk është kërkuar. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: An applicant may claim priority for a design shown at a qualifying exhibition if the application is filed within 6 months of first exhibition date.
Neni 34 E drejta e përparësisë nga ekspozimi 1. Nëse aplikuesi ka bërë ekspozimin e produktit që përbën dizajn industrial në ndonjë ekspozitë zyrtare ose në ndonjë ekspozitë ndërkombëtare zyrtarisht të pranuar në Kosovë ose në ndonjë shtet anëtar të Konventës së Parisit ose Organizatës Botërore të Tregtisë, ai mund të pretendojë përparësinë nëse e paraqet aplikacionin brenda afatit prej gjashtë (6) muajsh nga GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 14 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL data e ekspozimit të parë të produktit të tillë. 2. Aplikuesi i cili thirret në të drejtën e përparësisë në bazë të datës së ekspozimit të produktit, është i detyruar që krahas aplikacionit në Agjenci brenda afatit prej tre (3) muajsh të paraqes edhe vërtetimin e lëshuar nga ana e organit kompetent të shtetit anëtar të Konventës së Parisit ose Organizatës Botërore të Tregtisë në të cilin vërtetohen të dhënat për llojin e ekspozitës, vendin e mbajtjes së ekspozitës, datën e hapjes dhe mbylljes, ditën e parë të ekspozimit të produktit të cekur në aplikacion si dhe dëshmi se dizajni i produktit është identik me atë të paraqitur në aplikacion. 3. Nëse paraqitësi i aplikacionit nuk i përmbush kushtet konform paragrafit 1 dhe 2 të këtij neni konsiderohet se e drejta e përparësisë nuk është kërkuar. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: The Agency issues the priority certificate when the applicant or industrial design owner requests it and the required fee is paid.
Neni 35 Certifikata e përparësisë Me kërkesë të aplikuesit ose pronarit të dizajnit industrial dhe pas pagesës së taksës së caktuar, Agjencia lëshon certifikatën e përparësisë. KREU VII REGJISTRIMI I DIZAJNIT - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The Agency must keep the application and industrial design registers, make the register public, keep certain information non-public before publication when publication is deferred, and issue extracts on request and payment of the fee.
Neni 36 Regjistri 1. Agjencia mban regjistrin e aplikacioneve, në të cilin regjistrohen aplikacionet për regjistrim të dizajneve industriale të cilat i plotësojnë kushtet konform nenit 28 të këtij ligji dhe të cilave u është pranuar data e paraqitjes sipas nenit 31 të këtij ligji, si dhe regjistrin e dizajneve industriale, në të cilin regjistrohen dizajnet industriale për të cilat nuk është refuzuar regjistrimi sipas nenit 42 të këtij ligji. 2. Përmbajtja e regjistrit përcaktohet me akt nënligjor. 3. Regjistri është publik. 4. Nëse aplikacioni përmban kërkesën për shtyrje të afatit të publikimit të regjistrimit konform nenit 45 të këtij ligji, informata për këtë aplikacion ose regjistrim nuk është publike para publikimit të regjistrimit në pajtim me nenin 44 të këtij ligji. 5. Me kërkesë të palës së interesuar dhe pas pagesës së tarifës përkatëse, Agjencia lëshon një ekstrakt nga regjistri. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Agjencia duhet të publikojë buletinin e saj me të dhënat e përcaktuara nga ky ligj dhe aktet nënligjore.
Neni 37 Buletini i Agjencisë Agjencia publikon buletinin e saj me të dhënat e përcaktuara me këtë ligj dhe me akte nënligjore. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 15 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Fees must be paid for procedures under this law, and unpaid fees can lead to rejection or loss of validity for industrial design protection continuation.
Neni 38 Tarifat 1. Për të gjitha procedurat e parapara me këtë ligj paguhen tarifa përkatëse. 2. Llojet e tarifave dhe lartësia e tarifave përcaktohen me akt nënligjor. 3. Nëse tarifat e parapara nuk janë paguar, aplikimi apo kërkesa do të refuzohet, kurse në rast të mos pagesës së taksës për vazhdimin e mbrojtjes së dizajnit industrial, i njëjti pushon të vlejë. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Me kërkesë të palës së interesuar dhe pas pagesës së taksës së caktuar, Agjencia ofron shërbime që përfshijnë hulumtimin e risisë së dizajneve të regjistruara në fuqi në Kosovë.
Neni 39 Hulumtimi i risisë së dizajnit Me kërkesë të palës së interesuar dhe pas pagesës së taksës së caktuar, Agjencia do të ofrojë shërbime që përfshijnë hulumtiminë e risisë së dizajneve të regjistruara që janë në fuqi në Republikën e Kosovës - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: The agency checks whether an industrial design application meets the legal requirements, can invite the applicant to fix defects or prove fee payment within set time limits, may refuse the application if the applicant does not act, and allows limited corrections without expanding protection.
Neni 40 Përcaktimi i datës së paraqitjes të aplikacionit për dizajn industrial 1. Pas pranimit të aplikacionit, Agjencia për përcaktimin e datës së aplikimit, shqyrton aplikacionin se a i plotëson kushtet konform nenit 28 të këtij ligji. 2. Nëse aplikacioni nuk i plotëson kushtet për pranimin e datës së aplikimit, Agjencia i lëshon ftesë aplikuesit që në afat prej gjashtëdhjetë (60) ditësh, nga dita e marrjes së ftesës t’i plotësoj këto mangësi. 3. Nëse paraqitësi i aplikacionit, në afatin e caktuar i plotëson mangësitë e aplikacionit në përputhje me paragrafin 2 të këtij neni, Agjencia përcakton si datë të pranimit të aplikacionit datën e plotësimit të mangësive. 4. Pas përcaktimit së datës së aplikimit, Agjencia lëshon ftesë aplikuesin i cili nuk ka paraqit dëshmi për pagesën e taksës, që në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e pranimit të ftesës, t’i ofroj Agjencisë dëshmi për pagesën. 5. Nëse paraqitësi i aplikacionit, në afatin e përcaktuar nuk vepron në bazë të ftesës së Agjencisë, aplikacioni refuzohet me vendim. 6. Aplikacioni të cilit i është pranuar data e aplikimit, nuk mund të ndryshohet duke zgjeruar fushëveprimin e mbrojtjes së dizajnit. 7. Me kërkesë të aplikuesit ose pronarit të dizajnit të regjistruar, lejohet përmirësimi i emrit ose adresës së aplikuesit, pronarit të dizajnit ose përmirësimi i gabimeve të tjera teknike me kusht që objekti i mbrojtjes nuk zgjerohet dhe pasi të jetë paguar taksa shtesë. 8. Përmbajtja e kërkesës për ndryshimet sipas paragrafit 7 të këtij neni përcaktohet me akt nënligjor. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 16 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: Agjencia kontrollon nëse aplikacioni i plotëson kushtet; nëse mungojnë gjëra, kërkon plotësim brenda 60 ditëve dhe afati mund të zgjatet edhe 60 ditë me kërkesë dhe pagesë të tarifës shtesë.
Neni 41 Ekzaminimi formal i aplikacionit 1. Me anë të ekzaminimit formal të aplikacionit, Agjencia vërteton nëse aplikacioni i paraqitur i plotëson kushtet konform nenit 28 paragrafi 1 dhe 2 të këtij Ligji, respektivisht kushtet sipas nenit 29 të këtij Ligji për aplikacionin e shumëfishtë. 2. Nëse aplikacioni nuk i plotëson kushtet nga paragrafi 1 i këtij neni, Agjencia e fton aplikuesin që në afat prej gjashtëdhjetë (60) ditësh, të plotësoj mangësitë në aplikacion. 3. Me kërkesën e paraqitësit të aplikacionit, afati nga paragrafi 2 i këtij neni mund të zgjatet më së shumti edhe për gjashtëdhjetë (60) ditë të tjera, me kusht që të jetë paguar tarifa shtesë. 4. Nëse paraqitësi i aplikacionit për dizajn nuk vepron në bazë të ftesës, aplikacioni refuzohet me vendim. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: Agjencia mund të refuzojë regjistrimin e një dizajni industrial kur nuk plotësohen kushtet e kërkuara, dhe aplikuesi ka të drejtë të japë vërejtje me shkrim brenda 60 ditëve.
Neni 42 Refuzimi i regjistrimit të dizajnit industrial 1. Agjencia me vendim refuzon regjistrimin e dizajnit industrial nëse: 1.1. Dizajni nuk i plotëson kërkesat sipas nenit 3 paragrafi 1 nën-paragrafi 1.4 të këtij ligji; 1.2. Dizajni nuk i plotëson kërkesat e përmendura në nenin 10 të këtij ligji; ose 1.3. Dizajni përbën përdorim të palejuar të ndonjë nga elementet e produkteve, të parapara në nenin 6 të Konventës së Parisit, ose të shenjave, emblemave apo stemave si dhe mbishkrimet e ndryshme që janë paraparë në nenin 6 të Konventës së Parisit e të cilat janë me interes të veçantë publik për Republikën e Kosovës. 2. Agjencia mund të refuzojë pjesërisht regjistrimin e dizajnit industrial sipas paragrafit 1 nën- paragrafit 1.2 dhe 1.3 të këtij neni nëse dizajni i plotëson kërkesat për regjistrim duke ruajtur formën dhe identitetin e dizajnit. 3. Vendimi për refuzim të regjistrimit të dizajnit nuk lëshohet nëse aplikuesi nuk është informuar paraprakisht me shkrim lidhur me arsyet e refuzimit dhe nuk është ftuar që të tërheqë aplikacionin ose t’i jep vërejtjet e tij për arsyet e refuzimit të regjistrimit. 4. Aplikuesi ka të drejtë që të paraqesë vërejtjet e veta me shkrim lidhur me arsyet e refuzimit të regjistrimit në afat prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e pranimit të njoftimit me shkrim konform paragrafit 3 të këtij neni, si dhe të sjell dëshmi për të dhënat e reja që do të mund të ndikonin në vendimin përfundimtar të Agjencisë. 5. Me kërkesë të aplikuesit, afati kohor i cekur në paragrafin 4 të këtij neni mund të vazhdohet edhe për maksimum gjashtëdhjetë (60) ditë, me pagesë të taksës përkatëse. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 17 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: The Agency registers the design by decision if the application meets the legal conditions, has not been refused, and the industrial design registration fee has been paid.
Neni 43 Regjistrimi Nëse aplikacioni i plotëson kushtet për regjistrimin e dizajnit sipas nenit 41 të këtij ligji, deri në atë masë në të cilën aplikimi nuk është refuzuar sipas nenit 42 të këtij ligji, Agjencia me vendim regjistron dizajnin, me kusht që të jetë paguar taksa për regjistrim të dizajnit industrial, në afatin kohor prej tridhjetë (30) ditësh nga data e pranimit të ftesës. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: A registered industrial design is published in the Agency’s bulletin.
Neni 44 Publikimi i dizajnit industrial 1. Dizajni i regjistruar publikohet në buletinin e Agjencisë. 2. Të dhënat e publikimit përcaktohen me akt nënligjor. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: An applicant may ask to delay publication of a registered design for 12 months, and the Agency must publish the request and later invite submission of design images after the delay expires.
Neni 45 Shtyrja e publikimit 1. Aplikuesi, me rastin e paraqitjes së aplikacionit, mund të kërkoj që publikimi i dizajnit të regjistruar të shtyhet për një periudhë prej dymbëdhjetë (12) muajsh nga data e paraqitjes së aplikacionit ose nëse kërkohet e drejta e përparësisë, nga data e pranimit të saj. 2. Pas kërkesës dhe plotësimit të kushteve të caktuara nga paragrafi 1 i këtij Neni, dizajni regjistrohet, por as prezantimi i dizajnit dhe asnjë e dhënë lidhur me dosjen e aplikacionit nuk duhet të jenë publike. 3. Agjencia duhet ta publikojë në Buletinin e Agjencisë kërkesën për shtyrjen e publikimit të dizajnit të regjistruar industrial, të cilës i bashkëngjiten të dhënat për pronarin e dizajnit të regjistruar, data e paraqitjes së aplikacionit dhe të dhënat tjera që përcaktohen me akt nënligjor. 4. Në rastet nga paragrafi 1 i këtij neni, Agjencia pas skadimit të afatit për shtyrjen e publikimit, fton paraqitësin e aplikacionit apo pronarin e dizajnit, që në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e pranimit të ftesës, të paraqes fotografitë dhe paraqitjet grafike të dizajnit, në pajtim me nenin 28 paragrafi 1 nën-paragrafi 1.3 të këtij ligji. 5. Nëse pronari i dizajnit nuk vepron në pajtim me ftesën e përmendur në paragrafin 4 të këtij neni ose nëse tarifa e mirëmbajtjes për periudhën e parë pesë (5) vjeçare të mbrojtjes së dizajnit nuk është paguar, konsiderohet se dizajni nuk ka prodhuar efekte juridike. 6. Në rast të paraqitjes së aplikacionit të shumëfishtë sipas nenit 29, dispozitat e paragrafit 1 dhe 3 të këtij neni mund të zbatohen gjithashtu për disa prej dizajneve të përfshira në atë aplikacion. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: Agjencia lëshon certifikatën e dizajnit industrial kur pronari kërkon dhe paguan taksën përkatëse.
Neni 46 Certifikata e dizajnit industrial 1. Me kërkesë të pronarit të dizajnit industrial dhe pas pagesës së taksës përkatëse, Agjencia i lëshon certifikatë për dizajnin industrial. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 18 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL 2. Përmbajtja e certifikatës përcaktohet me akt nënligjor. KREU VIII FUSHËVEPRIMI DHE KOHËZGJATJA E MBROJTJES SË DIZAJNIT - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: Industrial design protection covers designs that do not give the consumer the impression of another design, and the designer’s freedom must be considered when assessing the scope of protection.
Neni 47 Fushëveprimi i mbrojtjes 1. Mbrojtja e cila rrjedh nga dizajni industrial përfshin çdo dizajn i cili tek konsumatori nuk lë përshtypje të ndonjë dizajni tjetër. 2. Gjatë përcaktimit të fushëveprimit të mbrojtjes, do të merret parasysh shkalla e lirisë të cilën e ka pasur dizajnuesi gjatë krijimit të dizajnit. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: A registered design is protected for 5 years from the application date, and the protection can be renewed in additional 5-year periods up to a total of 25 years.
Neni 48 Kohëzgjatja e mbrojtjes 1. Pas regjistrimit nga Agjencia dizajni mbrohet për një periudhë pesë (5) vjeçare, duke llogaritur nga data e paraqitjes së aplikacionit. 2. Mbrojtja e dizajnit industrial mund të vazhdohet për një ose më shumë periudha shtesë prej pesë (5) vitesh, e më së tepërmi për periudhën e përgjithshme prej njëzetepesë (25) vitesh duke llogaritur nga data e paraqitjes së aplikacionit. - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: Industrial design registration can be continued by the right holder or an expressly authorized person, if the relevant fee is paid and the request is filed within the stated time limits.
Neni 49 Vazhdimi i regjistrimit 1. Regjistrimi i dizajnit industrial vazhdohet me kërkesë të pronarit të së drejtës ose nga personi shprehimisht i autorizur nga ai, me kusht që të jetë paguar taksa përkatëse. Kërkesa për vazhdim duhet të paraqitet dhe taksa për vazhdim duhet të paguhet brenda periudhës prej dymbëdhjetë (12) muajsh e cila përfundon në datën e fundit të muajit në të cilin përfundon mbrojtja. Nëse dështohet kjo atëherë kërkesa mund të paraqitet dhe taksa duhet të paguhet brenda periudhës prej gjashtë (6) muajsh pas skadimit të mbrojtjes, me kusht që të jetë paguar taksa shtesë për këtë periudhë. 2. Vazhdimi i regjistrimit fillon ditën e nesërme të datës së skadimit të afatit të periudhës së mëparshme të mbrojtjes. 3. Vazhdimi regjistrohet në regjistër dhe publikohet në buletinin e Agjencisë. 4. Taksa përkatëse lidhur me paragrafin 1 dhe 2 të këtij neni dhe të dhënat të cilat duhet t’i përmbaj aplikacioni për vazhdimin e regjistrimit të dizajnit industrial përcaktohen me akt nënligjor. - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: Agency decisions may be appealed within 15 days of receipt.
Neni 50 Ankesat kundër vendimit të Agjencisë 1. Vendimet e Agjencisë mund të ankimohen brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga data e GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 19 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL pranimit të vendimit. 2 Ankesat i shqyrton Komisioni i Ankesave brenda tridhjetë (30) ditësh nga data e pranimit të vendimit. 3. Komisioni i Ankesave formohet me vendim të Ministrit. 4. Kundër vendimeve të Komisionit të ankesave mund të paraqitet ankesë në Gjykatën kompetente në afat prej tridhjetë (30) ditësh, nga data e pranimit të vendimit. 5. Kompetencat, mandati dhe puna e Komisionit të Ankesave rregullohen me akt nënligjor. KREU IX PËRFUNDIMI I EFEKTIT TË DIZAJNIT INDUSTRIAL - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: An industrial design stops having effect if its protection period expires, it is waived, or it is declared invalid.
Neni 51 Përfundimi i efektit të dizajnit industrial 1. Dizajni industrial pushon të ketë efekt në rastet si në vijim: 1.1. me skadimin e periudhës së mbrojtjes sipas Nenit 48 dhe Nenit 49 të këtij Ligji; 1.2. në bazë të heqjes dorë; 1.3. në bazë të deklarimit të pavlefshmërisë. 2. Përfundimi i efektit të dizajnit industrial regjistrohet në regjistër dhe publikohet në Buletinin e Agjencisë. - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: The owner may waive an industrial design in writing to the Agency, and the waiver takes legal effect only after registration.
Neni 52 Heqja dorë nga dizajni industrial 1. Heqja dorë nga dizajni bëhet përmes deklaratës me shkrim nga pronari drejtuar Agjencisë. Deklarata prodhon efekte juridike pas regjistrimit në regjistër. 2. Në rast të heqjes dorë nga dizajni i cili i nënshtrohet shtyrjes së afatit të publikimit, vlerësohet se dizajni nuk ka prodhuar efektet e caktuara me këtë ligj. 3. Pronari mund të heqë dorë pjesërisht nga dizajni me kusht që forma e tij e ndryshuar të jetë në përputhje me kushtet për mbrojtje dhe nëse ruhet identiteti i dizajnit. 4. Nëse licenca është e regjistruar, heqja dorë futet në regjistër vetëm nëse pronari i dizajnit dëshmon se ai e ka informuar të licencuarin për synimet e tij për të hequr dorë nga dizajni. 5. Nëse është paraqitur kërkesë në gjykatë lidhur me dizajnin, konform nenit 71 të këtij ligji, Agjencia nuk e regjistron heqjen dorë në regjistër pa pëlqimin e paraqitësit të kërkesës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 20 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: Agjencia mund ta shpallë të pavlefshëm, tërësisht ose pjesërisht, një dizajn industrial të regjistruar kur plotësohen kushtet e renditura në nen.
Neni 53 Shpallja e plotë apo e pjesërishme e pavlefshmërisë së dizajnit industrial të regjistruar 1. Agjencia me vendim e shpall dizajnin e regjistruar industrial si tërësisht apo pjesërisht të pavlefshëm, nëse: 1.1. dizajni nuk është dizajn sipas nenit 3 paragrafi 1 nën-paragrafi 1.4 të këtij ligji; 1.2. dizajni nuk i plotëson kërkesat sipas neneve 5, 6, 7, 8, 9 dhe 10 të këtij ligji; 1.3. aplikuesi ose pronari i dizajnit të regjistruar, nuk ka të drejtë në të sipas këtij ligji; 1.4. dizajni është në konflikt me një dizajn të mëhershëm i cili është bërë publik pas datës së paraqitjes së aplikacionit, ose nëse kërkohet përparësia, pas datës së përparësisë dhe që është i mbrojtur nga data para datës së cekur nga dizajni i regjistruar në Republikën e Kosovës ose aplikimit për një të drejtë të tillë. 1.5. shenja dalluese përdoret në dizajnin e mëvonshëm, ndërsa pronari i së drejtës së shenjës dalluese ka të drejtë ta ndalojë përdorimin e tillë; 1.6. nëse dizajni përbën përdorim të paautorizuar të punës së mbrojtur sipas ligjit për të drejtën e autorit; 1.7. nëse dizajni përbën përdorim të padrejtë të produkteve të parapara me menin 6 të Konventës së Parisit, ose të shenjave, emblemave ose stemave dhe mbishkrimeve të ndryshme nga ato të parapara me nenin 6 të Konventës e Parisit, e të cilat janë me interes të veçantë publik për Republikën e Kosovës. 2. Kur dizajni industrial deklarohet pjesërisht i pavlefshëm, mund të mirëmbahet në formën e ndryshuar, nëse ajo formë është në përputhje me kërkesat për mbrojtje dhe nëse ruhet identiteti i dizajnit. - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: Kërkesa për shpalljen e pavlefshmërisë së dizajnit paraqitet me shkrim te Agjencia, dhe disa persona kanë të drejtë ta paraqesin vetëm sipas kushteve të caktuara.
Neni 54 Kërkesa për shpalljen e pavlefshmërisë 1. Kërkesa për shpalljen e pavlefshmërisë së dizajnit sipas nenit 53 të këtij Ligji, i paraqitet Agjencisë me shkrim. 2. Kërkesa për shpalljen e pavlefshmërisë mund të paraqitet gjatë periudhës së mbrojtjes. Kërkesa mund të paraqitet edhe pas përfundimit të efektit të dizajnit, nëse paraqitësi i kërkesës dëshmon se kundër tij kanë filluar procedurat për shkeljen e këtij dizajnit, apo që ai e ka filluar procedurën gjyqësore për të vërtetuar se ai nuk është duke e shkelur dizajnin industrial në fjalë. 3. Kërkesa e pranuar sipas paragrafit 1 të këtij neni nuk merret parasysh derisa të mos jetë paguar taksa përkatëse. 4. Përmbajtja e kërkesës për shpalljen e pavlefshmërisë përcaktohet me akt nënligjor. 5. Arsyet për shpalljen e pavlefshmërisë së dizajnit industrial të përcaktuara sipas nenit 53 paragrafi 1 nën-paragrafi 1.3 të këtij ligji mund të kërkohen vetëm nga personi i cili sipas këtij GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 21 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL ligji ka të drejtë në dizajn industrial. 6. Arsyet për shpalljen e pavlefshmërisë së dizajnit industrial të përcaktuar sipas nenit 53 paragrafi 1 nën-paragrafi 1.5 dhe 1.6 të këtij ligji, mund të kërkohen vetëm nga aplikuesi ose nga pronari i së drejtës së kontestuar. 7. Arsyet për shpalljen e pavlefshmërisë së dizajnit industrial të përcaktuar sipas nenit 53 paragrafi 1 nën-paragrafi 1.7 të këtij ligji mund të kërkohen vetëm nga personi ose subjekti të drejtat e të cilit janë shkelur nga përdorimi. 8. Pa paragjykim ndaj dispozitave të përcaktuara në paragrafët 5, 6 dhe 7 të këtij neni, kërkesa për shpalljen e pavlefshmërisë së dizajnit industrial mund të paraqitet nga cilido person fizik ose juridik. - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: The Agency reviews requests to invalidate an industrial design and may refuse them if legal conditions are not met.
Neni 55 Shqyrtimi i kërkesës për shpalljen e pavlefshmërisë 1. Agjencia shqyrton kërkesën për shpalljen e pavlefshmërisë së dizajnit industrial. 2. Nëse Agjencia konstaton se kërkesa për shpalljen e pavlefshmërisë është e pranueshme, atëherë Agjencia vlerëson nëse arsyet për pavlefshmëri, të cekura në aplikacion, paragjykojnë mirëmbajtjen e dizajnit industrial. 3. Gjatë shqyrtimit të kërkesës, Agjencia i fton palët për të paraqitur vërejtjet në lidhje me kërkesën, në afat prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga data e pranimit të ftesës me shkrim. 4. Me kërkesë të palës, afati kohor i përmendur në paragrafin 3 të këtij neni mund të vazhdohet edhe për gjashtëdhjetë (60) ditë, pas pagesës së taksës përkatëse. 5. Nëse nuk janë përmbushur kushtet për shpalljen e pavlefshmërisë së dizajnit sipas nenit 53 të këtij ligji, atëherë Agjencia me vendim e refuzon kërkesën për shpalljen e pavlefshmërisë. - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: Certain third parties and the invalidity applicant may join invalidity proceedings for a registered industrial design, by written request to the Agency, if the stated conditions are met.
Neni 56 Pjesëmarrja e shkelësit të dyshuar në procedurë 1. Në rast të paraqitjes së kërkesës për shpalljen e pavlefshmërisë së dizajnit industrial të regjistruar, të paraqitur gjatë periudhës së mbrojtjes dhe derisa Agjencia nuk ka marrë ende vendim, personi i tretë i cili dëshmon se kundër tij është filluar procedurë gjyqësore për shkak të shkeljes së këtij dizajni si dhe paraqitësi i kërkesës për shpallje të pavlefshmërisë, mund të bashkohet si palë në procedurën e shpalljes së pavlefshmërisë, me kërkesë të paraqitur para Agjencisë. 2. Paragrafit 1 i këtij Neni, zbatohet edhe në rastet kur pala e tretë dëshmon që pronari i të drejtës së dizajnit industrial ka kërkuar që ai të ndërpresë shkeljen e dyshuar të dizajnit dhe se pala e tretë ka filluar procedurën për të vërtetuar se ai nuk e ka shkelur dizajnin industrial. 3. Kërkesa për tu bashkangjitur si palë i paraqitet me shkrim dhe përfshinë deklarimin e arsyeve të kërkesës. Kërkesa nuk duhet të merret parasysh derisa të mos jetë paguar taksa e përcaktuar në nenin 54 paragrafi 3 të këtij ligji. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 22 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: If an industrial design is declared invalid, all legal effects from its registration are invalid too.
Neni 57 Efektet juridike të shpalljes së pavlefshmërisë Nëse dizajni industrial shpallet i pavlefshëm, të gjitha efektet juridike që rrjedhin nga regjistrimi i dizajnit duhet të jenë të pavlefshme. KREU X REGJISTRIMI NDËRKOMBËTAR - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: International design registrations are to be made in line with the Hague Agreement, with applications and fees sent directly to the International Bureau.
Neni 58 Regjistrimi ndërkombëtar i dizajnit industrial 1. Regjistrimi ndërkombëtar i dizajnit bëhet në pajtim me dispozitat e Marrëveshjes së Hagës. 2. Aplikacioni për regjistrim ndërkombëtar të dizajnit industrial paraqitet drejtpërdrejtë në Zyrën Ndërkombëtare të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (ne tekstin e mëtutjeshëm Zyra Ndërkombëtare). 3. Tarifat për regjistrim ndërkombëtar të dizajnit paguhen drejtpërdrejtë në Zyrën Ndërkombëtare. 4. Në pajtim me dispozitat e Marrëveshjes së Hagës, dispozitat e këtij ligji zbatohen sipas parimeve të përgjithshme për kërkesat për vazhdimin e efekteve të regjistrimit ndërkombëtar në Republikën e Kosovës, me përjashtim të neneve 40 dhe 41 të këtij ligji. 5. Kërkesa për vazhdim nga paragrafi 4 i këtij neni, zëvendësohet me kohëzgjatje të afatit kohor konform nenit 42 paragrafi 4 i këtij ligji në afat prej katër (4) muajsh. KREU XI DIZAJNI KOMUNITAR - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: Community Design applications and registered Community Designs made before Kosovo accedes to the EU gain legal effect in Kosovo after accession.
Neni 59 Zgjerimi i efekteve të dizajnit komunitar Efektet e aplikacioneve të paraqitura për Dizajn Komunitar si dhe Dizajnet Komunitare të regjistruara para datës së aderimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian kanë efekt juridik në Republikën e Kosovës pas aderimit të Republikës së Kosovës në BE. - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: This article says Community Design filings and registered Community Designs are treated as earlier designs against later national design applications and registrations, after Kosovo joins the EU.
Neni 60 Dizajni komunitar si dizajn i mëhershëm Sipas neneve 6, 7, 8 dhe 53 të këtij Ligji, aplikimet për regjistrim të Dizajnit Komunitar si dhe Dizajnët Komunitare të regjistruara konsiderohen si dizajne të mëhershme në raport me aplikimet e paraqitura për dizajne kombëtare dhe dizajnët kombëtare të regjistruara në bazë të atyre aplikacioneve pas aderimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 23 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: If a community design application has been submitted to the Agency under Article 32(2), the relevant transfer fee is payable.
Neni 61 Kalimi i aplikacionit për dizajn komunitar Nëse aplikacioni për dizajn komunitar i është paraqitur Agjencisë, në pajtim me nenin 32 paragrafi 2 të rregullores për dizajnin komunitar, paguhet taksa përkatëse e kalimit të aplikacionit. - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: The owner of a national design may start a procedure to stop use of a Community Design in Kosovo if the two designs conflict, and the owner must prove that conflict.
Neni 62 Ndalimi i përdorimit të dizajnit komunitar Nëse përdorimi i dizajnit komunitar, efekti i të cilit është përcaktuar në nenin 59 të këtij ligji, është në kundërshtim me përdorimin e dizajnit kombëtar të regjistruar para hyrjes së Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, ose me aplikimin për dizajn kombëtar të regjistruar para hyrjes së Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, pronari i dizajnit kombëtar mund të fillojë procedurën për ndalimin e përdorimit të Dizajnit Komunitar në Republikën e Kosovës, efekti i së cilës është zgjeruar në territorin e Republikës së Kosovës. Pronari dëshmon që Dizajni Komunitar është në kundërshtim me dizajnin kombëtar. - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: Në rast të shkeljes së dizajnit komunitar, zbatohen dispozitat për mbrojtjen e dizajnit kombëtar; gjykatat vendore janë gjykata kompetente për këto raste.
Neni 63 Mbrojtja e dizajnit komunitar në rast të shkeljes 1. Në rast të shkeljes së dizajnit komunitar, duhet të zbatohen dispozitat për mbrojtjen e dizajnit kombëtar. 2. Gjykatë kompetente për rastet e shkeljes së dizajnit komunitar janë gjykatat vendore duke u bazuar në Rregulloren e BE-së për Dizajn Komunitar. KREU XII ZBATIMI I TË DREJTAVE CIVILO-JURIDIKE - 64 Verify source ↗
Neni 64
AI-assisted research summary: Gjykata Themelore e Prishtinës is responsible for enforcing rights related to industrial design.
Neni 64 Gjykata kompetente për zbatimin e dizajnit industrial Gjykata Themelore e Prishtinës është kompetente për zbatimin e të drejtave lidhur me dizajnin industrial. - 65 Verify source ↗
Neni 65
AI-assisted research summary: The right holder, authorized representatives, and an exclusive licensee may request enforcement of rights under this law.
Neni 65 Personat që kanë të drejtë të kërkojnë zbatimin e të drejtave Përpos pronarit të së drejtës ose personave të autorizuar nga pronari i së drejtës në përputhje me rregullat e përgjithshme të përfaqësimit, zbatimi i të drejtave të fituara nga ky Ligj ka të drejtë të kërkohet edhe nga i licencuari me licencë ekskluzive deri në atë masë të cilën ai/ajo e ka fituar të drejtën për përdorim të dizajnit industrial në bazë të ligjit ose transaksionit ligjor. - 66 Verify source ↗
Neni 66
AI-assisted research summary: The design owner may go to court to prove infringement and seek an order stopping unauthorized or similar infringement.
Neni 66 Kërkesa për deklarimin dhe kërkesa për ndërprerjen e shkeljes së dizajnit 1. Pronari i dizajnit mund të inicioj procedurë gjyqësore për vërtetimin e shkeljes së të drejtave të dizajnit të tij, kundër personit i cili ka shkelur të drejtën e dizajnit, duke kryer pa autorizim ndonjë prej veprimeve të përcaktuara sipas nenit 17 të këtij ligji duke kërkuar deklarimin e shkeljes. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 24 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL 2. Pronari i dizajnit industrial mund të inicioj procedurë gjyqësore kundër personit i cili ka shkelur dizajnin duke kryer pa autorizim ndonjë prej veprimeve të përcaktuara sipas nenit 17 të këtij ligji, duke kërkuar ndalimin e shkeljeve të tilla ose të ngjashme në të ardhmen. 3. Pronari i dizajnit mund të inicioj procedurë gjyqësore kundër personit i cili ka ndërmarrë veprime pa autorizim, që kanë shkelur apo përbëjnë tentim serioz për shkelje të dizajnit dhe kërkon ndalimin e veprimeve të tilla. 4. Procedura sipas paragrafit 1, 2 dhe 3 të këtij neni mund të iniciohet kundër personit i cili gjatë aktivitetit afarist kryen shërbime që përdoren në veprimet që shkelin dizajnin ose nga i cili mund të pasojë shkelja e dizajnit. - 67 Verify source ↗
Neni 67
AI-assisted research summary: The design owner may sue an infringer and ask the court to remove, confiscate, or destroy infringing products at that person’s expense.
Neni 67 Kërkesa për konfiskim dhe shkatërrim të produkteve 1. Pronari i dizajnit mund të inicioj procedurë gjyqësore kundër personit i cili ka shkelur dizajnin duke kryer pa autorizim ndonjë prej veprimeve sipas nenit 17 të këtij ligji, dhe të kërkoj që produktet që shkelin dizajnin të hiqen nga tregu, të konfiskohen ose të shkatërrohen me shpenzimet të atij personi. 2. Gjykata shqipton masën e përcaktuar sipas paragrafit 1 të këtij neni, me shpenzime të të paditurit përveç rasteve kur ekzistojnë arsye të veçanta që të mos ndërmerret një veprim i tillë. 3. Kur t’i shqiptojë masat e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni, Gjykata duhet të sigurohet se ato janë në proporcion me natyrën dhe seriozitetit e shkeljes. - 68 Verify source ↗
Neni 68
AI-assisted research summary: The design owner may sue for damages, claim the license-contract amount if a license exists, and seek return or compensation of benefits obtained without legal basis.
Neni 68 Kërkesa për kompensimin e dëmit, për kompensim të zakonshëm dhe pasurim të padrejtë 1. Pronari i dizajnit mund të inicioj procedurë gjyqësore kundër personit i cili i ka shkaktuar dëm duke kryer pa autorizim veprimet sipas nenit 17 të këtij ligji, dhe të kërkoj kompensim për dëmin e shkaktuar në përputhje me dispozitat ligjore për kompensim të dëmeve. 2. Pronari i dizajnit mund të inicioj procedurë gjyqësore kundër personit i cili ka kryer pa autorizim veprimet sipas nenit 17 të këtij ligji, duke kërkuar kompensimin në shumën që ai/ajo ka kërkuar në kontratën për licencën, nëse ajo ekziston. 3. Pronari i dizajnit mund të inicioj procedurë gjyqësore kundër personit i cili ka kryer pa autorizim veprime sipas nenit 17 të këtij ligji dhe i cili pa bazë ligjore apo vendim gjykate, ka përfituar nga kjo. Pronari mund të kërkojë kthimin apo kompensimin e përfitimeve të tilla në bazë të rregullave të përgjithshme për pasurim të padrejtë. 4. Kërkesat sipas paragrafit 1, 2 dhe 3 të këtij neni nuk e përjashtojnë njëra tjetrën. Kur vendoset për këto kërkesa të përmendura në paragrafët 1, 2 dhe 3 të këtij neni të paraqitura në mënyrë kumulative, Gjykata duhet të bazohet në dispozitat e përgjithshme të ligjit mbi Marrëdhëniet Detyrimore. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 25 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL - 69 Verify source ↗
Neni 69
AI-assisted research summary: The design owner may ask the court to publish a judgment finding full or partial infringement of the design right, and the publication costs are paid by the defendant.
Neni 69 Kërkesa për publikimin e aktgjykimit 1. Pronari i dizajnit mund të kërkojë që aktgjykimi i Gjykatës me të cilin vërtetohet shkelja e plotë apo pjesshme e së drejtës së dizajnit, të publikohet në mjetet e informimit publik, me shpenzimet e të paditurit. 2. Gjykata vendos brenda kufijve të kërkesës për publikimin e tërësishëm ose pjesërishëm të aktgjykimit dhe mjetin e informimit se ku do të bëhet publikimi. - 70 Verify source ↗
Neni 70
AI-assisted research summary: Pronari i dizajnit industrial që ka nisur një padi civile për zbatim të dizajnit mund të kërkojë informacion për origjinën dhe rrjetin e shpërndarjes së produkteve që dyshohet se e shkelin atë.
Neni 70 Kërkesa për informacione 1. Pronari i dizajnit industrial, i cili ka iniciuar procedurë civile për zbatimin e dizajnit në rastet e shkeljes, mund të kërkojë informacionet për origjinën dhe rrjetin e shpërndarjes së produkteve që shkelin dizajnin. 2. Kërkesa sipas paragrafit 1 të këtij neni mund të paraqitet në formë të padisë ose për marrjen e masave të përkohshme kundër: 2.1. personit kundër të cilit është ngritur padi sipas paragrafit 1 të këtij neni; 2.2. personit i cili në kuadër të aktivitetit të tij afarist posedon produkte për të cilat ekziston dyshimi se kanë shkelur dizajni; 2.3. personit i cili gjatë ushtrimit të aktivitetit të tij afarist ofron shërbime, për të cilat dyshohet se shkelin dizajnin; 2.4. personave të cilët gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre afarist ofrojnë shërbime apo përdorin shërbimet e ofruara në aktivitetet e dyshuara që shkelin dizajn; 2.5. personit për të cilin dëshmohet se është përfshirë në prodhimin ose shpërndarjen e produkteve ose ofrimin e shërbimeve të dyshuara se shkelin dizajnin. 3. Kërkesa për informacione për origjinën dhe rrjetin e shpërndarjes së produkteve dhe shërbimeve sipas paragrafit 1 të këtij neni mund të përfshijë në veçanti: 3.1. informatat për emrat dhe adresat e prodhuesve, shpërndarësve, furnitorëve dhe pronarëve të tjerë të mëparshëm të produkteve dhe shërbimeve, shitësve me shumicë dhe pakicë; 3.2. informatat për sasitë e prodhuara, shpërndara, pranuara dhe porositura, si dhe çmimin për produktet dhe shërbimet; 4. Nëse personi në fjalë refuzon të ofrojë informacione pa arsye bindëse, ai/ajo do të jetë përgjegjës për dëmin e shkaktuar, në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi. 5. Dispozitat e këtij neni nuk kanë ndikim në dispozitat që kanë të bëjnë me mënyrën e shfrytëzimit të informacioneve konfidenciale në procedurat civile dhe penale, dispozitat me të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 26 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL cilat rregullohet përgjegjësia për keqpërdorimin e të drejtës për marrjen e të dhënave, si dhe dispozitat që rregullojnë përpunimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale. 6. Dispozitat e këtij neni nuk kanë ndikim ndaj neneve 73 dhe 74 të këtij ligji, që e rregullojnë ruajtjen dhe sigurimin e dëshmive. - 71 Verify source ↗
Neni 71
AI-assisted research summary: A person authorised to seek a design transfer may apply to court, and the court must notify the Agency of an unappealable judgment for registration. The court may also grant a non-exclusive licence in some cases.
Neni 71 Kërkesa për transferimin e të drejtave të dizajnit përmes gjykatës 1. Nëse aplikacioni për dizajn është paraqitur nga personi i paautorizuar apo është regjistruar në regjistër në emrin e personit në kundërshtim me dispozitat e neneve 11, 12, 13 dhe 14 të këtij ligji, personi i autorizuar mund të paraqesë në gjykatë kërkesë për transferimin e dizajnit industrial, ose kërkesën që të regjistrohet në regjistër si dizajnues në pajtim me nenin 16 të këtij ligji. 2. Personi i autorizuar sipas paragrafit 1 të këtij neni mund të inicioj procedurë gjyqësore për transferim të dizajnit, gjatë tërë kohëzgjatjes së mbrojtjes së dizajnit industrial. 3. Gjykata duhet menjëherë sipas detyrës zyrtare ta informojë Agjencinë për aktgjykimin ndaj të cilit nuk mund të paraqitet ankesë, me qëllim të regjistrimit të transferimit në regjistër për publikim në buletinin e Agjencisë. 4. Nëse dizajni transferohet përmes aktgjykimit, licenca dhe të drejtat e tjera që janë në favor të personave të tretë pushojnë në ditën e hyrjes në regjistër të transferimit. 5. Nëse para regjistrimit të transferimit gjyqësor të dizajnit, bartësi i paautorizuar i dizajnit përkatës ose i licencuari, e kanë përdorur dizajnin ose kanë bërë përgatitje serioze dhe efektive për ta përdorur atë në mirëbesim, gjykata mund t’ua njoh atyre të drejtën për licencë jo-ekskluzive për përdorim të tillë dhe atë pas kërkesës së paraqitur në gjykatë jo më vonë se tre (3) muaj nga dita e regjistrimit të transferimit. - 72 Verify source ↗
Neni 72
AI-assisted research summary: The court may order temporary measures for alleged design infringement if the design owner requests them and proves infringement or a threat of infringement.
Neni 72 Masat e përkohshme në rast të shkeljes së dizajnit 1. Me kërkesën nga pronari i dizajnit, i cili vërteton se dizajni i tij/saj është shkelur ose është kërcënuar të shkelet; gjykata mund të shqiptojë marrjen e masave të përkohshme me qëllim që t’i japë fund ose ta parandalojë shkeljen dhe në veçanti: 1.1. të urdhërojë shkelësin e supozuar që t’i ndalojë apo të pushojë nga veprimet e shkeljes së dizajnit industrial, Gjykata gjithashtu mund të lëshojë urdhër të tillë kundër ndërmjetësuesit, shërbimet e të cilit janë duke u përdorur nga personi i tretë për të shkelur dizajnin; 1.2. të urdhërojë konfiskimin ose heqjen nga tregu të produkteve të cilat shkelin dizajnin. 2. Me kërkesën e pronarit të dizajnit, i cili vërteton se dizajni i tij/saj është shkelur në veprimtari komerciale me qëllim të sigurimit të përfitimit ekonomik dhe se shkelja e tillë ka kërcënuar që t’i shkaktojë atij dëm të pariparueshëm ose vështirë të riparueshëm, gjykata përveç masave të përkohshme të përmendura në paragrafin 1 të këtij neni, mund të urdhërojë sekuestrimin e pasurisë së të luajtshme dhe të paluajtshme të palës kundërshtuese, e cila nuk është GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 27 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL drejtpërdrejtë e lidhur me shkeljen, duke përfshirë edhe ngrirjen e llogarive bankare dhe aseteve të tjera të tij/saj. 3. Me qëllim të shqiptimit dhe ekzekutimit të masave të përkohshme nga Paragrafi 2 i këtij neni, gjykata mund të kërkojë nga pala kundërshtuese ose personat e tjerë relevant, paraqitjen e informacioneve bankare, financiare dhe ekonomike, ose qasjen në informacione dhe dokumente të tjera relevante. Gjykata siguron mbrojtjen e konfidencialitetit të informacioneve të tilla dhe e ndalon çfarëdo keqpërdorimi të këtyre të dhënave. 4. Masat e përkohshme nga paragrafi 1 i këtij neni mund të shqiptohen pa e informuar palën kundërshtuese, nëse aplikuesi për masat vërteton se në të kundërtën masat e përkohshme nuk do të ishin efektive, apo se ekziston rreziku i qartë i shkaktimit të dëmit të pariparueshëm ose vështirë të riparueshëm. Masat e përkohshme të paraqitura në paragrafin 2 të këtij neni mund të shqiptohen pa e informuar palën kundërshtuese, nëse aplikuesi për masën, vërteton se në të kundërtën masa e përkohshme nuk do të ishte efektive ose që, duke marrë parasysh rrethanat e rastit, kjo do të ishte e domosdoshme. 5. Në vendimin për masën e përkohshme, gjykata duhet ta specifikojë kohëzgjatjen e masës së tillë dhe nëse masa është shqiptuar para paraqitjes së padisë, periudha brenda së cilës aplikuesi për masën duhet të iniciojë padinë për të arsyetuar masën, e që nuk duhet të jetë më pak se njëzet (20) ditë pune dhe jo më shumë se tridhjetenjë (31) ditë kalendarike, cilado që skadon më vonë. - 73 Verify source ↗
Neni 73
AI-assisted research summary: The court may order temporary measures to preserve evidence of alleged design infringement, including description or seizure of products and related materials.
Neni 73 Masat e përkohshme për ruajtjen e dëshmisë 1. Me kërkesë të pronarit të dizajnit i cili vërteton se është shkelur ose rrezikuar të shkelet dizajni i tij/saj dhe se ekziston mundësia që dëshmia e shkeljes ose rrezikimit të shkeljes në fjalë nuk mund të sigurohet ose do të bëhet më e vështirë të sigurohet, gjykata mund të shqiptojë marrjen e masës së përkohshme për ruajtjen e dëshmisë. 2. Përmes masës së përkohshme të përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni, gjykata mund të urdhërojë në veçanti: 2.1. përshkrimin e detajuar të produkteve të dyshuara për shkeljen e dizajnit, me ose pa marrjen e mostrave; 2.2. sekuestrimin e produkteve të dyshuara për shkeljen e dizajnit; 2.3. sekuestrimin e materialeve dhe mjeteve të përdorura për prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve të dyshuara për shkeljen e dizajnit, si dhe dokumentacionin që ka të bëjë me to. 3. Masat e përkohshme e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij Neni, mund të urdhërohen pa e informuar palën kundërshtuese, nëse aplikuesi për masën vërteton dhe e bën të qartë se ekziston rreziku që dëshmia mund të shkatërrohet ose mund t’i shkaktohet dëm i pariparueshëm ose vështirë i riparueshëm. 4. Në vendimin që urdhëron masën e përkohshme, gjykata duhet ta specifikojë kohëzgjatjen e masës së tillë dhe nëse masa është urdhëruar para fillimit të veprimeve gjyqësore, periudhën brenda së cilës aplikuesi për masën duhet të iniciojë veprime ligjore për të arsyetuar masën, e GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 28 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL që duhet të jetë brenda afatit prej njëzet (20) ditë pune dhe jo më shumë se tridhjetenjë (31) ditë kalendarike, cilado që skadon më vonë. - 74 Verify source ↗
Neni 74
AI-assisted research summary: Gjykata mund të kërkojë që pala kundërshtuese të paraqesë prova brenda një afati kur ato pretendohen të jenë nën kontrollin e saj; në disa raste të shkeljes së dizajnit, gjykata mund edhe t’i marrë provat nëse pala nuk pranon se janë të saj.
Neni 74 Sigurimi i dëshmive gjatë procedurës civile 1. Kur pala në procedure civile kërkon dëshmi të cilat pretendon se i përkasin palës kundërshtuese apo që janë nën kontrollin e saj, gjykata fton palën kundërshtuese t’i paraqesë dëshmitë e tilla brenda afatit të caktuar kohor. 2. Kur pronari i dizajnit është paditës dhe pretendon se shkelja e dizajnit është kryer në veprimtari komerciale me qëllim të përfitimit material apo ekonomik dhe këtë e vërteton gjatë procedurës, si dhe paraqet dëshmi si: dokumente bankare, financiare ose dokumente komerciale apo dëshmi të tjera duke pretenduar se ato i përkasin palës kundërshtuese apo janë nën kontrollin e saj, gjykata fton palën kundërshtuese t’i paraqesë dëshmitë e tilla brenda afatit të caktuar kohor. 3. Kur pala ftohet që të paraqesë dëshmitë dhe ajo nuk pranon që dëshmitë i përkasin asaj ose janë nën kontrollin e saj, gjykata mund t’i marrë dëshmitë për të vërtetuar një fakt të tillë. - 75 Verify source ↗
Neni 75
AI-assisted research summary: Design-infringement procedures must be expedited.
Neni 75 Procedurat e përshpejtuara 1. Procedura në lidhje me shkeljen e dizajnit duhet të jetë e përshpejtuar. 2. Me kërkesë të gjykatës ose të palës që ka iniciuar procedurën në lidhje me shkeljen e së drejtës së dizajnit, Agjencia pranon kërkesën për shpalljen e pavlefshmërisë së vendimit për dizajnin industrial të regjistruar të paraqitur para ose gjatë procedurës, do të veprojë në procedurë të përshpejtuar. Gjykata duke marrë parasysh rrethanat mund të vendos pezullimin e procedurës deri në marrjen e vendimit përfundimtar me kërkesë të palës për deklarimin e pavlefshmërisë së dizajnit industrial. KREU XIII PËRFAQËSIMI - 76 Verify source ↗
Neni 76
AI-assisted research summary: Some persons may exercise their rights under this law through authorized representatives, if those representatives are registered in the representatives register kept by the Agency.
Neni 76 Përfaqësimi nga përfaqësuesit e autorizuar 1. Personat fizik ose juridik që kanë vendbanimin ose selinë e veprimtarisë në Republikën e Kosovës mund t’i realizojnë të drejtat e tyre sipas këtij ligji edhe përmes përfaqësuesve të autorizuar, të cilët janë të regjistruar në regjistrin e përfaqësuesve, që e mban Agjencia. 2. Personat fizik ose juridik të huaj, që nuk kanë vendbanimin ose seli të veprimtarisë në Republikën e Kosovës, mund t’i realizojnë të drejtat sipas këtij ligji në procedurat në Agjenci vetëm përmes përfaqësuesve të autorizuar të cilët janë të regjistruar në regjistrin e përfaqësuesve që e mban Zyra/Agjencia. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 29 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL - 77 Verify source ↗
Neni 77
AI-assisted research summary: People and legal entities may be represented before the Agency by authorized representatives registered by the Agency; the Agency registers and deregisters those persons based on conditions set by subordinate act.
Neni 77 Përfaqësuesit e autorizuar 1. Përfaqësimi i personave fizik apo juridik para Agjencisë, mund të bëhet nga përfaqësues të autorizuar të regjistruar me vendim të Agjencisë në Regjistrin e përfaqësueseve që e mban Agjencia. 2. Agjencia e regjistron dhe e çregjistron personin në Regjistrin e përfaqësuesve të autorizuar, varësisht nëse ai person i plotëson apo nuk i plotëson kushtet të cilat përcaktohen me akt nënligjor. - 78 Verify source ↗
Neni 78
AI-assisted research summary: An authorized representative for industrial designs may represent a natural or legal person before the Agency if that person has issued an authorization.
Neni 78 Autorizimi i përfaqësuesve të autorizuar 1. Përfaqësuesi i autorizuar për dizajn industrial mund të përfaqësojë një person fizik apo juridik para Agjencisë në bazë të autorizimit të lëshuar nga personi fizik apo juridik. 2. Autorizimi mund të jepet për një ose më shumë aplikime apo regjistrime të dizajneve industriale, si për ato ekzistuese ose për të ardhmen. 3. Autorizimi që lidhet me të gjitha aplikimet dhe regjistrimet e dizajneve industriale të një personi fizik apo juridik njihet si autorizim i përgjithshëm. 4. Autorizimi mund të jetë i kufizuar vetëm për disa veprime të përcaktuara që ndërmerren pranë Agjencisë. 5. Në rast se hiqet dorë nga dizajni industrial, autorizimi duhet të përmbajë qartë kërkesat e cekura nga pronari i dizajnit. - 79 Verify source ↗
Neni 79
AI-assisted research summary: The design owner may withdraw the authorization given to a design representative at any time.
Neni 79 Tërheqja e autorizimit 1. Pronari i dizajnit mund ta tërheqë autorizimin e dhënë për përfaqësuesin e dizajnit në çdo kohë. 2. Pasi të informohet për ndryshimin e përfaqësuesit, Agjencia vazhdon të komunikojë me përfaqësuesin e ri për dizajn apo drejtpërdrejt me pronarin e dizajnit. 3. Pronari i dizajnit i cili ka dhënë dy apo më shumë autorizime përfaqësuesve të ndryshëm për të njëjtin dizajn, është i vlefshëm autorizimi i fundit. - 80 Verify source ↗
Neni 80
AI-assisted research summary: A design representative who says they are authorized but has not delivered the authorization to the Agency is invited to submit a valid authorization within 60 days of receiving the invitation.
Neni 80 Dorëzimi i autorizimit 1. Përfaqësuesi i dizajnit industrial që pohon së është i autorizuar për të përfaqësuar pronarin para Agjencisë, por nuk i dorëzon Agjencisë autorizimin për të argumentuar, ftohet që në afat prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga data e pranimit të ftesës të paraqesë një autorizim të vlefshëm. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 30 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL 2. Me kërkesën e përfaqësuesit për dizajn industrial, afati kohor mund të vazhdohet edhe për gjashtëdhjetë (60) ditë të tjera nga data e skadimit të afatit të cekur në paragrafin 1 të këtij neni. 3. Nëse përfaqësuesi për dizajn industrial nuk i dorëzon Agjencisë autorizimin e vlefshëm brenda afatit kohor dhe vazhdon të veprojë në emrin e vet, veprimet e ndërmarra nga përfaqësuesi konsiderohen sikur të mos ishin ndërmarrë fare. - 81 Verify source ↗
Neni 81
AI-assisted research summary: This provision says the law does not affect other legal rules on trademarks, other distinctive signs, patents, civil liability, or unfair competition.
Neni 81 Marrëdhënia me të drejtat e tjera të pronësisë industriale Dispozitat e këtij ligji nuk ndikojnë në zbatimin e dispozitave tjera ligjore lidhur me marka tregtare apo shenjave tjera dalluese, patentave si dhe dispozitave që e rregullojnë përgjegjësinë civile dhe konkurrencën jolojale. - 82 Verify source ↗
Neni 82
AI-assisted research summary: Një dizajn i regjistruar dhe i mbrojtur sipas këtij ligji ka të drejtë për mbrojtje sipas ligjit të së drejtës së autorit nga dita kur është krijuar.
Neni 82 Marrëdhënia me të drejtën e autorit Dizajni i mbrojtur nga e drejta e dizajnit industrial e regjistruar në pajtim me këtë Ligj (në ose në lidhje me Republikën e Kosovës), duhet të kenë të drejtë për mbrojtje në bazë të Ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, që nga data kur është krijuar dizajni. Shkalla në të cilën, dhe kushtet në të cilat, ipet një mbrojtje e tillë, duke përfshirë nivelin e origjinalitetit të kërkuar, duhet të përcaktohet me Ligjin për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta. KREU XIV DISPOZITAT NDËSHKUESE - 83 Verify source ↗
Neni 83
AI-assisted research summary: This provision sets fines for legal persons, responsible persons, and natural persons who use products or services that infringe rights under Article 17 while carrying on business activity.
Neni 83 Dispozitat ndëshkuese 1. Me gjobë në shumë prej pesëmijë (5.000) deri tetëmijë (8.000) Euro ndëshkohet personi juridik i cili gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij tregtare, në çfarëdo forme përdor produkte apo shërbime që shkelin të drejtat e përcaktuara sipas nenit 17 të këtij ligji. 2. Me gjobë në shumë prej dymijë (2.000) deri tremijë (3.000) Euro ndëshkohet personi përgjegjës i personit juridik për shkeljet sipas nenit 17 të këtij ligji. 3. Me gjobë në shumë prej tremijë (3.000) deri katërmijë (4.000) Euro ndëshkohet personi fizik i cili gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij tregtare, në çfarëdo forme përdor produkte apo shërbime që shkelin të drejtat e përcaktuara sipas nenit 17 të këtij ligji. 4. Në rastet kur dizajni përdoret në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, me të cilin supozohet se është kryer vepër penale, zbatohen dispozitat e Kodit Penal të Kosovës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 31 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL KREU XV DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 84 Verify source ↗
Neni 84
AI-assisted research summary: This article is titled “Transitional provisions.”
Neni 84 Dispozitat kalimtare 1. - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: This article sets when parts of the law apply and how certain pending industrial design procedures are treated.
Neni 58 i këtij ligji do të zbatohet nga data e nënshkrimit të Marrëveshjes së Hagës nga ana e Republikës së Kosovës si dhe neni 59, 60, 61, 62 dhe 63 të këtij ligji do të zbatohen nga dita e hyrjes së Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian. 2. Për të gjitha procedurat për regjistrim të dizajnëve industriale, të filluara para ditës së hyrjes në fuqi të këtij ligji, e për të cilat Agjencia nuk e ka filluar ekzaminimin, procedurat lidhur me anulimin apo shfuqizimin e dizajnëve si dhe për procedurat lidhur me aplikimet për regjistrimin e dizajnëve industriale të rivaliduara zbatohen dispozitat e këtij ligji. 3. Në nenin 8 paragrafi 1 të këtij ligji, fjalët “territori i Republikës së Kosovës” do të zëvendësohen me fjalët “Bashkim Evropian”, në ditën e hyrjes së Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian. - 85 Verify source ↗
Neni 85
AI-assisted research summary: The Ministry must issue subordinate acts to implement this law within 12 months after the law enters into force.
Neni 85 Nxjerrja e akteve nënligjore Ministria për zbatimin e këtij ligji do të nxjerr akte nënligjore në afat prej dymbëdhjetë (12) muaj nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 86 Verify source ↗
Neni 86
AI-assisted research summary: Current subordinate acts stay in force if they do not conflict with this law, until new subordinate acts are issued.
Neni 86 Aktet nënligjore të aplikueshme deri në nxjerrjen e akteve të reja nënligjore 1. Me kusht që të mos jenë në kundërshtim me këtë ligj dhe deri në nxjerrjen e akteve të reja nënligjore për zbatimin e drejtë dhe të plotë të këtij ligji, aktet nënligjore të aplikueshme aktualisht do të vazhdojnë të mbeten në fuqi si në vijim: 1.1. Udhëzimi Administrativ Nr. 11/2012 Për Regjistrimin e Dizajnit Industrial. - 87 Verify source ↗
Neni 87
AI-assisted research summary: When this law enters into force, the Industrial Design Law No. 04/L-028 is repealed.
Neni 87 Dispozitat shfuqizuese Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji Nr.04/L-028 për Dizajnin Industrial. - 88 Verify source ↗
Neni 88
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 88 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 05/L -058 14 dhjetor 2015 Shpallur me dekretin Nr. DL-043-2015, datë 29.12.2015 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 05/L-058 PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in