LIGJI NR. 05/L-071 PËR BUXHETIN E REPUBLIKЁS SЁ KOSOVЁS PЁR VITIN 2016
This preamble says the Assembly of Kosovo is adopting the Budget Law for the Republic of Kosovo for fiscal year 2016.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 05/L-071
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the Assembly of Kosovo is adopting the Budget Law for the Republic of Kosovo for fiscal year 2016. This article defines key budget terms used in the law. The Republic of Kosovo’s budget for fiscal year 2016 is approved under this law. The Minister must keep a register of approved budget allocations and related changes for fiscal year 2016, and must report on those changes to the Assembly at least twice a year and whenever requested. Municipal own revenues from education and primary health care contributions must be recorded separately, and municipalities may use them only for those purposes.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 05/L-071 PËR BUXHETIN E REPUBLIKЁS SЁ KOSOVЁS PЁR VITIN 2016
Showing 22 of 22
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the Assembly of Kosovo is adopting the Budget Law for the Republic of Kosovo for fiscal year 2016.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 1 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL Ligji Nr. 05/L -071 PËR BUXHETIN E REPUBLIKЁS SЁ KOSOVЁS PЁR VITIN 2016 Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të paragrafëve (1) dhe (5) të nenit 65 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenit 21 të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë; Me qëllim të përcaktimit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin fiskal 2016 Miraton LIGJ PËR BUXHETIN E REPUBLIKЁS SЁ KOSOVЁS PЁR VITIN 2016
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article defines key budget terms used in the law.
Neni 1 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Buxheti i Republikës së Kosovës - shuma e lejuar me ligj e cila vihet në dispozicion për shpenzim nga Fondi i Kosovës për një nën-program apo qëllim specifik apo, aty ku nuk është identifikuar qëllimi specifik, për një kategori të shpenzimeve të një Organizate Buxhetore, siç është e paraparë në këtë Ligj për Buxhetin e Republikës së Kosovës. 1.2. Mëditjet - pagesa plotësuese që merret parasysh për: 1.2.1. ngarkimi me detyra specifike me përgjegjësi të veçanta; 1.2.2. detyra të punës të cilat janë të rrezikshme; dhe 1.2.3. puna e natës e cila nuk paguhet si punë jashtë orarit. 1.3. Bilancet - shumat e zotimeve të papritura, ndarjeve buxhetore të pa alokuara, alokimet e pa zotuara dhe çfarëdo të ardhurash të një shume më të madhe se sa shuma e shpenzimeve dhe zotimet e papritura të bartura nga viti fiskal paraprak. 1.4. Organizatat Buxhetore - të gjitha Ministritë, Komunat apo Agjencitë dhe Institucionet të cilat pranojnë ndarje buxhetore nga Fondi i Kosovës sipas këtij Ligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës. 1.5. Të hyrat vetanake të Organizatës Buxhetore Qendrore – çfarëdo forme e parasë publike e cila është vlerësuar ligjërisht në bazë të kthimit të kostos dhe e mbledhur si tarifa dhe pagesa nga Organizatat Buxhetore Qendrore. Megjithatë, ky përkufizim në veçanti përjashton të Ardhurat e Dedikuara për Agjencitë e Pavarura. 1.6. Organizatat Buxhetore Qendrore - të gjitha Organizatat Buxhetore duke LIGJI Nr. 05/L -071 PËR BUXHETIN E REPUBLIKЁS SЁ KOSOVЁS PЁR VITIN 2016 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 2 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL përjashtuar Komunat. 1.7. Zotimet - shpenzimet e parashikuara, për të cilat Urdhëresa për Pagesë të Zotimit është plotësuar me rregull në pajtim me Rregullat Financiare të Thesarit dhe të cilat janë regjistruar në Sistemin Informativ për Menaxhimin e Financave të Kosovës, pa marrë parasysh nëse i nënshtrohen apo jo ndonjë detyrimi ligjor. 1.8. Të Ardhurat e Dedikuara - paratë publike të cilat janë të përfituara nga burimet e posaçme të të ardhurave dhe kërkohet me ligj që t’i ndahen një Agjencie të Pavarur. 1.9. Njësitë e Përcaktuara - ato njësi të përfshira në Listën A të LMFPP. 1.10. Pozita e të punësuarit - pozitën me orar të plotë apo ekuivalentin e orarit të plotë të punësimit të paraparë në Tabelën 2 të këtij Ligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës. 1.11. ZRrE - Zyrën e Rregullatorit për Energji e themeluar në përputhje me Ligjin Nr. 03/L-185 për Rregullatorin e Energjisë. 1.12. Kategoritë e shpenzimeve - kategoritë për shpenzime të cilat gjenden në këtë Ligj për Buxhetin e Republikës së Kosovës: Pagat dhe Mëditjet, Mallrat dhe Shërbimet, Shërbimet Komunale, Subvencionet dhe Transferet, Shpenzimet Kapitale dhe Rezervat. 1.13. Shpenzimet - pagesat e parave nga Fondi i Kosovës. 1.14. Viti Fiskal - periudhën nga 1 Janari i një viti deri 31 Dhjetor të vitit të njëjtë. 1.15. Alokimi i fondeve – shuma maksimale për Shpenzime dhe Zotime që mund të bëhen kundrejt ndarjeve specifike buxhetore, siç është përcaktuar me procedurat e përfshira në nenin 34 të LMFPP dhe të regjistruara në SIMFK. 1.16. Agjenci e pavarur – trupat publik, autoritetet apo agjencitë të cilat janë përcaktuar si të pavarura në bazë të Kushtetutës apo në bazë të ligjit dhe që ushtrojnë fuqi rregullatore, ekzekutive, të administrimit publik apo gjyqësore. 1.17. Fondi i Kosovës - fondin e krijuar në Bankën Qendrore të Kosovës dhe llogaritë tjera bankare komerciale të cilat mund të krijohen nga Thesari dhe ku të gjitha paratë publike, duke përfshirë edhe interesin e mbledhur nga këto, janë të depozituara dhe nga të cilat bëhen të gjitha Shpenzimet në pajtim me këtë Ligj për Buxhetin e Republikës së Kosovës. 1.18. Sistemi Informativ për Menaxhimin e Financave të Kosovës (SIMFK) -regjistri kontabël i themeluar përbrenda Thesarit të Ministrisë së Financave. SIMFK siç përdoret këtu ka kuptimin e njëjtë si termi “Regjistrin Kontabël të Thesarit” i cili është i definuar në LMFPP. 1.19. AKP - Agjencia Kosovare e Pronës - e themeluar në bazë të Rregullores Nr. 2006/10 të UNMIK-ut të datës 4 mars 2006 dhe të ndryshuar me Rregulloren Nr. 2006/50 të UNMIK-ut të datës 16 tetor 2006 dhe Ligjit Nr. 03/L-079 për ndryshimin e IGJI 71 BUXHETIN E REPUBLIKЁS SЁ KOSOVЁS PЁR VITIN 2016 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 3 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL rregullores të UNMIK-ut Nr. 2006/50 për zgjidhjen e kërkesave lidhur për pronën e paluajtshme private, duke përfshirë pronën bujqësore dhe atë komerciale. 1.20. Ligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës – ky ligj i miratuar nga Kuvendi për vitin fiskal 2016. 1.21. LMFPP – Ligji Nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 03/L-221, Ligjin Nr. 04/L-116 dhe me Ligjin Nr. 04/L-194. 1.22. Ministër - Ministri i Financave. 1.23. Të hyrat vetanake të komunave - çfarëdo artikulli të parasë publike e cila është vlerësuar dhe mbledhur ligjërisht nga komunat nga burimet e specifikuara në nenin 8 të Ligjit Nr. 03/L-049 për Financat e Pushtetit Lokal. 1.24. Detyrim - marrëveshje ligjore, siç është kontrata apo urdhëresa për blerje, e cila është lidhur nga një Organizatë Buxhetore, që të kryej shpenzimin në të ardhmen. 1.25. Fondet e pashpërndara - shumat e parave të cilat kanë mbetur të pandara apo të pashpenzuara në Fondin e Kosovës deri më 31 dhjetor të Vitit paraprak fiskal. 1.26. Burimet e finanacimit – përfshinë grantet qeveritare, të hyrat vetanake, të hyrat e dedikuara dhe financimet nga huamarrja. 1.27. Thesari - Departamentin e Thesarit përbrenda Ministrisë së Financave. 1.28. Rregullat Financiare të Thesarit - Rregullat për Kontrollin dhe Menaxhimin Financiar, siç është e definuar në LMFPP. 1.29. Fondi i Mirëbesimit - paratë publike të cilat mbahen nga një organizatë buxhetore për dobi të një personi, organi apo ndërmarrjeje e që nuk është organizatë buxhetore. 1.30. Transferet- Çdo ndryshim i ndodhur brenda ndarjeve të aprovuara të paraqitura në tabelat 3.1, 3.1 A dhe 4.1. Kjo nënkupton që transferet janë: 1.30.1. ndryshimi i shumave të ndara mes organizatave buxhetore, 1.30.2. ndryshimet që ndodhin mes programeve të të njëjtës organizatë, 1.30.3. ndryshimet që ndodhin mes nën-programeve të po të njëjtës organizatë buxhetore, dhe 1.30.4. ndryshimet e ndodhura mes secilës kategori ekonomike të paraqitur në tabelën 3.1, 3.1A dhe 4.1. 1.31. Rialokimet - Çdo ndryshim i ndodhur në tabelën 3.2 dhe 4.2 në kategorinë e shpenzimeve kapitale brenda një nën-programi të një organizate buxhetore. LIGJI Nr. 05/L -071 PËR BUXHETIN E REPUBLIKЁS SЁ KOSOVЁS PЁR VITIN 2016 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 4 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL 2. Çfarëdo termash të përdorura në këtë ligj për Buxhetin e Republikës së Kosovës, e të cilat nuk janë definuar këtu, do të kenë kuptimin i cili u përshkruhet në LMFPP. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: The Republic of Kosovo’s budget for fiscal year 2016 is approved under this law.
Neni 2 Miratimi i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin fiskal 2016 Buxheti i Republikës së Kosovës për vitin fiskal 2016 siç është i përcaktuar në Tabelën 1, miratohet në bazë të këtij ligji. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Minister must keep a register of approved budget allocations and related changes for fiscal year 2016, and must report on those changes to the Assembly at least twice a year and whenever requested.
Neni 3 Ndarjet Buxhetore të Buxhetit të Përgjithshëm të Kosovës 1. Ndarjet Buxhetore nga Fondi i Kosovës për vitin fiskal 2016, siç është i paraqitur në Tabelën 3.1, Tabelën 3.1A dhe Tabelën 4.1 të bashkangjitura këtij ligji, miratohen në bazë të këtij ligji. 2. Ministri do të mbajë regjistrin e të gjitha ndarjeve buxhetore të miratuara, transferet e ndarjeve buxhetore dhe përshtatjet e tjera të miratuara të ndarjeve buxhetore të kryera gjatë vitit fiskal 2016 përmes SIMFK dhe të plotësuar, nëse ka kërkesë, me regjistra tjerë. Të paktën dy herë në vit, gjatë shqyrtimit të raportit gjashtë (6) mujor dhe raportimit përfundimtar për mbylljen e vitit fiskal, Ministri mbi bazën e këtij regjistri do të raportoj për ndryshimet dhe përshtatjet buxhetore të ndodhura gjatë vitit fiskal 2016. 3. Në çdo kohë kur kërkohet nga Kuvendi, Ministri, në emër të Qeverisë, prezanton para Kuvendit raportin gjithëpërfshirës që ofron detajet dhe barazimin e ndarjeve buxhetore të aprovuara për vitin 2016 dhe të gjitha transferet pasuese dhe ndryshimet e tjera, dhe ndarjet buxhetore finale për vitin fiskal 2016. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Municipal own revenues from education and primary health care contributions must be recorded separately, and municipalities may use them only for those purposes.
Neni 4 Ndarjet buxhetore komunale 1. Pavarësisht nga neni 3 i këtij ligji, ndarjet buxhetore në Tabelën 4.1, që janë të bazuara në të hyrat vetanake komunale, janë të autorizuara vetëm në atë nivel ku të hyrat e tilla depozitohen në Fondin e Kosovës dhe regjistrohen në kohë në SIMFK. 2. Në rastet kur gjatë vitit fiskal shumat e të hyrave vetanake të një komune, që janë depozituar në Fondin e Kosovës dhe regjistruar në SIMFK, kalojnë shumat e të hyrave të ndara në Tabelën 4.1 të asaj komune, Thesari do të regjistroj këto mjete si bilance në dispozicion të komunave përkatëse. Këto bilance janë në dispozicion për të financuar ndarjet shtesë buxhetore në vitin aktual ose vitet vijuese të aprovuara në përputhje me procedurat e përcaktuara në LMFPP. 3. Të hyrat vetanake komunale nga arsimi duhet të regjistrohen veçmas. Të hyrat e tilla mund të autorizohen dhe shfrytëzohen nga komuna vetëm për qëllime të arsimit. 4. Të hyrat vetanake nga bashkë-pagesat e kujdesit primar shëndetësor duhet të regjistrohen veçmas dhe të hyrat e tilla mund të autorizohen dhe shfrytëzohen nga komuna vetëm për qëllime të kujdesit primar shëndetësor. IGJI 71 BUXHETIN E REPUBLIKЁS SЁ KOSOVЁS PЁR VITIN 2016 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 5 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Central budget organizations must deposit all own revenues into the Kosovo Fund and record them in SIMFK under Treasury financial rules.
Neni 5 Të hyrat vetanake të organizatave buxhetore të nivelit qendror 1. Të gjitha të hyrat vetanake për organizatat buxhetore të nivelit qendror duhet të depozitohen nga organizatat buxhetore qendrore në Fondin e Kosovës dhe regjistrohen në SIMFK në pajtim me Rregullat Financiare të Thesarit. Pavarësisht nga dispozitat e nenit 3 të këtij ligji dhe ndarjet buxhetore në Tabelën 3.1, të hyrat vetanake të nivelit qendror janë të ndara vetëm në atë nivel ku të hyrat e tilla depozitohen në Fondin e Kosovës dhe regjistrohen në kohë në SIMFK. 2. Në rastet kur gjatë vitit fiskal shumat e të hyrave vetanake të një organizate të nivelit qendror, që janë depozituar në Fondin e Kosovës dhe regjistruar në SIMFK, kalojnë shumat e të hyrave të ndara në Tabelën 3.1 të asaj organizate buxhetore, apo mbesin të pashpenzuara në fund të vitit fiskal, atëherë ato të hyra bëhen të hyra të përgjithshme. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Independent agencies must deposit dedicated revenues into the Kosovo Fund, record them in SIMFK, and submit a cash-flow plan to the Treasury.
Neni 6 Të hyrat e dedikuara të Agjencive të pavarura 1. Të gjitha të hyrat e dedikuara duhet të depozitohen nga agjencitë e pavarura në Fondin e Kosovës dhe regjistrohen në SIMFK në pajtim me Rregullat Financiare të Thesarit. Të gjitha agjencitë e pavarura duhet të dorëzojnë planin e rrjedhës së parasë së gatshme në Thesar. 2. Të gjitha të hyrat e dedikuara ndahen për secilën agjenci të pavarur sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Buxheti i Republikës së Kosovës përfshin të gjitha të hyrat e dedikuara ashtu si pranohen gjatë vitit fiskal 2016. 3. Tërë bilanci i pashpenzuar i të hyrave të dedikuara nga viti fiskal 2015 ndahet dhe autorizohet për vitin fiskal 2016 për agjencitë e pavarura sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, me kusht që shuma maksimale e të Hyrave të Dedikuara e cila ndahet përmes këtij ligji nuk duhet të tejkalojë shumën e specifikuar në tabelën 3.1 të këtij ligji dhe pjesa e mbetur më nuk mund të konsiderohet si e Hyrë e Dedikuar. 4. Shuma e të hyrave të dedikuara të ndara në paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni nuk duhet të kalojë ndarjen maksimale për agjencitë e pavarura të specifikuar në Tabelën 3.1 të këtij ligji. 5. Nëse gjatë vitit fiskal 2016 nuk ka mjete të mjaftueshme të mbledhura dhe në dispozicion, sipas paragrafëve 2 dhe 3 të këtij neni, për të plotësuar kërkesat e përcaktuara në planin e rrjedhës së parasë së gatshme të dorëzuar në Thesar, fondet e tjera publike nga Fondi i Kosovës autorizohen në këtë mënyrë për tu ndarë në një shumë të mjaftueshme për të plotësuar deficitin. Gjatë tërë kohës, të hyrat e dedikuara duhet të përdoren si burim financimi me prioritet të parë për pagesat e Shpenzimeve të Agjencisë së pavarur para se të ndahen dhe përdoren burimet tjera të financimit. Ministri, së paku dy herë në vit, gjatë rishikimit buxhetor dhe në Raportin Financiar, i raporton Komisionit për Buxhet dhe Financa nëse fondet kanë qenë të mjaftueshme dhe cilat masa janë marrë që fondet e duhura të jenë në dispozicion. 6. Përderisa pranohen dhe ndahen të hyrat e dedikuara për vitin fiskal 2016 ato do të zëvendësojnë të tërë ndarjet dhe financimet e bëra sipas paragrafit 5 të këtij neni në atë nivel që financimi i deficitit nga Fondi i Kosovës të mos jetë shpenzuar ende. 7. Pavarësisht nga paragrafët 3 dhe 4 të këtij neni, Agjencia Kosovare e Privatizimit në pajtim LIGJI Nr. 05/L -071 PËR BUXHETIN E REPUBLIKЁS SЁ KOSOVЁS PЁR VITIN 2016 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 6 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL me Ligjin Nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe Agjencia për Shërbimet e Navigacionit Ajror në pajtim me Ligjin Nr.04/L-250 për Agjencinë e Shërbimet të Navigacionit Ajror, për vitin 2016 do të financohen tërësisht nga të hyrat e dedikuara dhe të depozituara në Fondin e Kosovës sipas tabelës 3.1.A të bashkangjitur me këtë ligj. Fondet e mbetura nga të hyrat e dedikuara e të pashpenzuara nga viti paraprak vazhdojnë të trajtohen si të hyra të dedikuara për financim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe Agjencisë për Shërbimet e Navigacionit Ajror, për vitet vijuese. 8. Të gjitha mjetet e pashfrytëzuara deri më 31.12.2015, Agjencia për Shërbimet e Navigacionit Ajror, nga llogaria e tanishme i bartë në Fondin e Kosovës, në llogarinë zyrtare të hapur nga Thesari, Ministria e Financave për këtë Agjenci. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Qeveria must submit a preliminary statement and an information table to the Assembly within 30 days after full budget allocations are issued for fiscal year 2016.
Neni 7 Ndarja dhe rindarja e fondeve të bartura si dhe obligimet e pakryera financiare nga viti paraprak 1. Jo më vonë se tridhjetë (30) ditë pas lëshimit të ndarjeve buxhetore të plota për vitin fiskal 2016, Qeveria dorëzon në Kuvend Pasqyrën preliminare ku tregohet përbërja e bilanceve të Thesarit dhe të Fondit të Kosovës nga viti fiskal 2015, që përfshijnë: 1.1. bilancet e pashpenzuara të të hyrave vetanake të Qeverisë qendrore; 1.2. bilancet e pashpenzuara të të hyrave vetanake të Komunave; 1.3. bilancet e pashpenzuara të granteve të përcaktuara të donatorëve; 1.4. bilancin e fondeve të mirëbesimit që mbahen nga organizatat buxhetore; 1.5. fondet që do të mbahen si kursime të ruajtura, dhe 1.6. huat e pashpenzuara për entitetet e përcaktuara. 2. Jo më vonë se tridhjetë (30) ditë pas lëshimit të ndarjeve buxhetore të plota për vitin fiskal 2016, Qeveria dorëzon në Kuvend për informim Tabelën që tregon ndryshimet e bëra në Tabelat 3.2 dhe 4.2 të bashkëngjitura, që kërkohet nga organizatat buxhetore për të përmbushur obligimet e pakryera financiare nga viti paraprak që lidhen me projektet kapitale shumëvjeçare. Ndryshimet në Tabelat 3.2 dhe 4.2 kufizohen në sa vijon: 2.1. ndarja buxhetore totale për projektet kapitale, të dhënë në Tabelat 3.1 dhe 4.1 për cilëndo organizatë buxhetore, nuk do rritet si rezultat i këtyre ndryshimeve; 2.2. cilido projekt i ri i shtuar në Tabelat 3.2 dhe 4.2 duhet të jetë projekt kapital që ka qenë pjesë e Tabelës 3.2 dhe 4.2 të Ligjit për ndarjet buxhetore të vitit 2015; 2.3. me kusht që projektet e reja kapitale mund të shtohen në Tabelat 3.2 dhe 4.2 atëherë kur projekti kapital financohet plotësisht nga bilancet e pashpenzuara të kategorisë ekonomike të shpenzimeve kapitale dhe të cilat janë paraparë në paragrafin 1. të këtij neni dhe të ndara në vitin fiskal 2016. IGJI 71 BUXHETIN E REPUBLIKЁS SЁ KOSOVЁS PЁR VITIN 2016 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 7 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL 3. Bilancet e pashpenzuara të të hyrave vetanake të organizatave buxhetore qendrore të grumbulluara gjatë vitit fiskal 2015, të depozituara në Fondin e Kosovës dhe të regjistruara në SIMFK si ndarje buxhetore për një organizatë buxhetore qendrore, përmes kësaj ndahen për vitin fiskal 2016. 4. Bilancet e pashpenzuara të “Të hyrave vetanake të komunave” nga viti fi skal 2015 dhe nga vitet paraprake, të depozituara në Fondin e Kosovës dhe të regjistruara në SIMFK si ndarje buxhetore për një komunë, ndahen për vitin fiskal 2016. 5. Bilancet e pashpenzuara të granteve të përcaktuara të donatorëve, të regjistruara në SIMFK, ndahen për vitin fiskal 2016 nëse ka një marrëveshje detyruese ligjore në fuqi. 6. Bilancet e pashpenzuara të fondit të mirëbesimit nga viti fiskal 2015 dhe të regjistruara në SIMFK, ndahen për vitin fiskal 2016. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Donor grants must be deposited into the Fund of Kosovo and registered in SIMFK, unless the donor requests otherwise and the Minister gives written consent.
Neni 8 Ndarja e granteve të donatorëve 1. Në pajtim me LMFPP, të gjitha grantet e donatorëve depozitohen në Fondin e Kosovës, përveç nëse kërkohet ndryshe nga donatori dhe nëse ka një pajtim me shkrim nga ana e Ministrit. Të gjitha grantet e donatorëve duhet të regjistrohen në SIMFK. 2. Pas kompletimit të procedurave sipas Rregullave Financiare të Thesarit, grantet e donatorëve do të ndahen për qëllimet e specifikuara, dhe mund të alokohen dhe të shpenzohen për ato qëllime. 3. Kur marrëveshja për grantin e donatorit kërkon shprehimisht që donatori të bëjë kompensimin e shpenzimeve të caktuara që shkaktohen nga organizata buxhetore, shuma e plotë e grantit ndahet pas ekzekutimit të marrëveshjes së grantit. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Article 9 requires certain public funds to be recorded in SIMFK and sets reporting and funding rules for AKP and RTK.
Neni 9 Ndarjet buxhetore të tjera 1. Të gjitha paratë publike që mbahen nga Agjencia Kosovare e Pronës (AKP) në ushtrimin e përgjegjësisë së saj për përcaktim, implementim dhe administrim të Skemës së qirave për pronat që Agjencia Kosovare e Pronës i ka në inventarin e saj, dhe pagesat tjera përkatëse nga llogaria e Agjencisë Kosovare të Pronës, regjistrohen si duhet në SIMFK dhe konsiderohen si pjesë e Fondit të Kosovës në përputhje me kornizën legjislative të Agjencisë Kosovare të Pronës, LMFPP-në, Ligjit të Buxhetit dhe R regullat Financiare të Thesarit. 2. Të gjitha paratë publike të mbledhura nga mallrat e importuara nga bizneset e regjistruara në Mitrovicën Veriore, Zubin Potok, Leposaviq apo Zveçan, të cilat janë të destinuara për konsum në këto komuna të dokumentuara përmes dokumenteve përkatëse, në momentin e hyrjes në Kosovë përmes pikave doganore në Jarinjë (pika 1) ose Bërnjakë (pika 31) duhet të dërgohen në Fondin e Kosovës duke u identifikuar dhe regjistruar veçanërisht në SIMFK, dhe ndahen për Fondin Zhvillimor të Mirëbesimit i krijuar nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë në Bankë Komerciale të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës. 3. Bilancet e pashpenzuara nga vitet paraprake në Fondin Zhvillimor të Mirëbesimit ndahen për vitin fiskal 2016. Mjetet nga Fondi Zhvillimor i Mirëbesimit do të transferohen tek komunat përfituese pas miratimit të projekteve specifike nga ana e Bordit Menaxhues të këtij Fondi. LIGJI Nr. 05/L -071 PËR BUXHETIN E REPUBLIKЁS SЁ KOSOVЁS PЁR VITIN 2016 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 8 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL Pavarësisht dispozitave të përcaktuara në nenin 30 të LMFPP-së, mjetet e buxhetuara në Thesar për këtë qëllim, do të transferohen në komunat përfituese nga ministri bazuar në miratimin e projekteve specifike nga ana e Bordit Menaxhues të Fondit Zhvillimor të Mirëbesimit. 4. Të gjitha fondet e mirëbesimit do të regjistrohen si duhet në SIMFK dhe do të konsiderohen pjesë e Fondit të Kosovës, në përputhje me LMFPP-në dhe me Rregullat Financiare të Thesarit. Ato fonde të mirëbesimit përmes kësaj ndahen për shfrytëzim nga apo në emër të përfituesve të përcaktuar. 5. Në rast se gjatë vitit fiskal shumat e Fondit Zhvillimor të Mirëbesimit që janë të depozituar në Fondin e Republikës së Kosovës dhe të regjistruara në SIMFK, tejkalojnë shumën e ndarjeve buxhetore sipas tabelës 3.1., nënprogrami Thesari, kategoria kapitalet, me vendim të Ministrit këto mjete regjistrohen si bilanc në dispozicion për Fondin Zhvillimor të Mirëbesimit. Ministri i Financave në Raportin vjetor financiar në mënyrë specifike raporton për ndarjen dhe mënyrën e shfrytëzimit të mjeteve për Fondin Zhvillimor të Mirëbesimit. 6. Për periudhën Janar-Qershor të vitit 2016, Radiotelevizionit të Kosovës, i ndahet një shumë prej katër milion e tetëqindmijë (4.800.000) Euro, në kategorinë ekonomike subvencione dhe transfere. Para secilit tremujor, RTK do të dorëzojë në Kuvendin e Kosovës, programin e shpezimeve të planifikuara. Në fund të çdo tremujori, RTK do të dorëzojë në Kuvendin e Kosovës, raportin për shpenzimet e bëra. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The allocated funds for community programs must be used in line with a government-approved Community Program, and only after that program is approved by the Government.
Neni 10 Shfrytëzimi i mjeteve për komunitete 1. Buxheti i ndarë për Zyrën për komunitete në Zyrën e Kryeministrit, kategoria subvencione dhe transfere dhe buxheti i ndarë për Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, për projektet kapitale, shfrytëzohet në pajtim me Programin për komunitete të miratuar nga Qeveria. 2. Shfrytëzimi i mjeteve sipas paragrafit 1 të këtij neni, bëhet vetëm pas miratimit të Programit për komunitete të miratuar nga Qeveria. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Organizatat buxhetore nuk duhet të tejkalojnë kufijtë e vendeve të punës dhe disa shpenzime/tendera janë të kufizuara; pagesat e marra gabimisht duhet të kthehen.
Neni 11 Limitet në zotime dhe shpenzime 1. Asnjë organizatë buxhetore nuk mund të tejkalojë numrin e pozitave të punësimit në nivel të programit për komunat dhe nën-programit për nivel qendror, në asnjë kohë gjatë vitit fiskal 2016 siç specifikohet në Tabelat 3.1, 3.1A dhe 4.1 të bashkëngjitur në këtë ligj. 2. Pavarësisht paragrafit 1 të këtij neni, me kusht që numri total i të punësuarve nuk ndryshon, numri i të punësuarve në p rog rame në Tabe lën 4 .1 dhe nën-programe në Tabelën 3.1 mund të përshtatet me vendim të Qeverisë me arsyetim përkatës nga organizata buxhetore e nivelit qendror apo lokal. Në rast se propozohen ndryshime në numrin e të punësuarve në nën-programe të një organizate buxhetore të nivelit lokal në Tabelën 4.1, atëherë ndryshimet duhet të aprovohen p a r a p r a k i s h t nga Kuvendi Komunal. Të gjitha këto ndryshime të aprovuara në lidhje me stafin i dorëzohen Ministrit që do të bëjë azhurnimin e tyre në Tabelat 3.1 dhe 4.1. 3. Dështimi për të respektuar limitet në numrin e të punësuarve është shkelje e këtij ligji dhe e LMFPP-së. IGJI 71 BUXHETIN E REPUBLIKЁS SЁ KOSOVЁS PЁR VITIN 2016 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 9 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL 4. Shpenzimi i parave publike nga kategoria e shpenzimeve “ Subvencione e transfere” është i kufizuar në rrethanat kur ka bazë ligjore të qartë sipas këtij ligji dhe ndonjë ligji tjetër për ato shpenzime. 5. Shpenzimi i parave publike nga kategoria e shpenzimeve “Mallra e shërbime” nuk është i lejuar për pagesën e punonjësve, qoftë në formë të mëditjeve apo si kontribute në mall, përfshirë këtu shujtat apo dhuratat. 6. Një organizatë buxhetore nuk duhet të shpallë ftesën për tender për një projekt kapital të aprovuar, të identifikuar në Tabelat 3.2 dhe 4.2, pas datës 31 tetor 2016 për shpenzim potencial në vitin fiskal 2016, përveç nëse ato shpenzime janë planifikuar për atë projekt kapital për vitin 2017, të specifikuar qartë në Tabelat 3.2 dhe 4.2. 7. Shpenzimet që kanë të bëjnë me shpronësimin për projekte të veçanta duhet të aprovohen nga Qeveria para se të bëhet shpenzimi i tyre. 8. Në rast se një individ, zyrtar, person apo një entitet pranon ndonjë pagesë nga Fondi i Kosovës si rrjedhim i gabimit, ngatërrimit apo lëshimit, ato fonde i kthehen Fondit të Kosovës në afat prej pesë (5) ditësh nga pranimi i njoftimit me shkrim nga Drejtori i Thesarit, me të cilin njoftohet pala pranuese që ajo pagesë është bërë gabimisht: 8.1. në rastet kur një organizatë buxhetore vëren që është bërë një pagesë e gabueshme, ajo informon menjëherë Drejtorin e Thesarit dhe menjëherë jepet urdhri për kthim; 8.2. në rastet kur është bërë një pagesë e gabueshme dhe nuk është bërë kthimi, Drejtori i Thesarit ka tërë autoritetin për të përdorur mjetet e nevojshme juridike. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: This article lets budget organizations make advance payments in limited cases, with percentage caps, approval conditions, and contract safeguards.
Neni 12 Pagesat e paradhënies 1. Organizatat Buxhetore mund të paguajnë paradhënie kontraktuesve për projektet kapitale dhe për mallra dhe shërbime deri në maksimumin e pesëmbëdhjetë përqindëshit (15%) të vlerës së kontratës. Pagesa e tillë e paradhënies mund të bëhet vetëm në bazë të kontratës së lidhur në mënyrë ligjore, me vlerë më të lartë se dhjetë mijë (10.000) Euro, e cila është arritur në përputhje me Ligjin e Prokurimit Publik. Për pagesën e paradhënies për projektet kapitale, kontrata duhet të përmbaj garancionin e performansës dhe orarin qartazi të përcaktuar të pagesave, e cila njëkohësisht parasheh punën që duhet kryer para se të bëhet secila pagesë. 2. Në raste të veçanta, Qeveria mund të aprovoj pagesën e paradhënies në vlerë deri në tridhjetë për qind (30%) të vlerës së kontratës për projektet kapitale. Qeveria mund të aprovojë pagesën e paradhënies prej më shumë se tridhjetë për qind (30%) dhe deri në njëqind për qind (100%) të vlerës së kontratës për mallra dhe shërbime vetëm pas rekomandimit nga Komisioni për Buxhet e Financa të Kuvendit. 3. Në muajin nëntor nuk do të ketë pagesa të paradhënies mbi dhjetë për qind (10%) dhe në muajin dhjetor mbi pesë për qind (5%) të vlerës së kontratës dhe vetëm pas aprovimit nga Ministri. 4. Organizatat buxhetore mund të bëjnë pagesat e paradhënies për të punësuarit që udhëtojnë jashtë në përputhje me rregullat në fuqi për udhëtimet jashtë vendit dhe në përputhje me LIGJI Nr. 05/L -071 PËR BUXHETIN E REPUBLIKЁS SЁ KOSOVЁS PЁR VITIN 2016 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 10 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL Rregullat Financiare të Thesarit. Paradhëniet e tilla duhet të mbyllen, ndërsa shumat e pashpenzuara do të kthehen në Fondin e Kosovës, në përputhje me Rregullat Financiare të Thesarit. 5. Nëse paradhëniet për para të imta ose për udhëtime të bëra gjatë vitit 2015 nuk mbyllen para 15 janarit 2016 në përputhje me Rregullat Financiare të Thesarit, shpenzimet e ndërlidhura me këto avance do të regjistrohen kundrejt ndarjeve buxhetore për 2016. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Kjo dispozitë rregullon përdorimin e shpenzimeve të paparashikuara, transferet e tyre, dhe rialokimin e disa fondeve me miratim ose vendim të autoriteteve përkatëse.
Neni 13 Shpenzimet e paparashikuara dhe rezervat 1. Shpenzimet e paparashikuara janë të ndara në kuadër të nën-programit “Shpenzimet e paparashikuara” në Tabelën 3.1. Shuma mund të bartet nga rezerva e paparashikuar në përputhje me nenin 29 të LMFPP. Shumat e autorizuara për shpenzimet e paparashikuara mund të shfrytëzohen vetëm për nevojat urgjente dhe të paplanifikuara. 2. Në harmoni me paragrafin 3 të nenit 29 të LMFPP, Qeveria mund të autorizoj Ministrin që të aprovoj transferet nga nën-programi “Shpenzimet e paparashikuara” në n d o n j ë nën- program tjetër në Tabelat 3.1 dhe 4.1 për shumat individuale të kërkuara deri në vlerën prej katërdhjetë mijë (40.000) Euro. Shuma e totalit të këtij autorizimi nga Qeveria të dhënë për Ministrin, nuk mund të kalojë njëzetë për qind (20%) të shumës së ndarë vjetore të nën- programit “Shpenzimet e paparashikuara”. 3. Fondet e ndara për Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për Bashkëfinancim me IPA, Bashkëfinancim me IPA për zhvillim regjional dhe Granti Stimulues si bashkëfinancim me Kuvendet komunale, rialokohen në projekte kapitale pas aprovimit të Ministrit në përputhje me marrëveshjen e mirëkuptimit të nënshkruara nga Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Kryetari i Komunës përkatëse. Kufizimet e parapara në paragrafët 1, 2, 3 dhe 5 të nenit 15 të këtij ligji nuk vlejnë për këtë paragraf. 4. Fondet e ndara për Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëfinancimin e projekteve komunale, do të rialokohen në projekte kapitale pas aprovimit të Ministrit në përputhje me marrëveshjen e mirëkuptimit të nënshkruara nga Ministri i Infrastrukturës dhe Kryetari i Komunës përkatëse. Kufizimet e parapara në paragrafët 1, 2, 3 dhe 5 të nenit 15 të këtij ligji nuk vlejnë për këtë paragraf. 5. Mjetet financiare dhe stafi i paraparë në “Kontigjencën në Paga për Marrëveshjen e Brukselit” e ndarë në Ministrinë e Financave, transferohet në organizatat buxhetore me vendim të Qeverisë. Transferet e tilla nuk janë subjekt i limitimeve të transfereve të përfshira në nenin 30 të LMFPP, nenin 14 apo paragrafëve 1, 2 dhe 3 të nenit 15 të këtij ligji. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The Minister may authorize certain budget transfers and reductions under specified conditions, but some transfers need prior approval and total transfers are capped at 5%.
Neni 14 Transferi i shumave të ndara buxhetore 1. Ministri mundet, nëse i ofrohen arsyetime të vlefshme nga Zyrtari Kryesor Administrativ i organizatës buxhetore, të autorizoj transferin e një ose më tepër ndarjeve buxhetore në përputhje me nenin 30 të LMFPP. Përqindja e llogaritjes së ndarjes buxhetore të ndikuar negativisht përfshinë të gjitha burimet e financimit. 2. Kur organizata buxhetore ka nën shpenzim në përputhje me planin e rrjedhës së parave të dorëzuar në Thesar, Ministri mundet gjatë tre (3) mujorit të fundit të vitit financiar me aprovimin IGJI 71 BUXHETIN E REPUBLIKЁS SЁ KOSOVЁS PЁR VITIN 2016 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 11 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL paraprake nga Qeveria, të autorizoj shkurtimin e ndarjes buxhetore për të gjitha kategoritë ekonomike të asaj organizate buxhetore, duke përjashtuar të hyrat vetanake, të hyrat e dedikuara dhe huamarrjet, dhe të transferoj atë brenda po të njëjtës organizatë buxhetore apo të transferoj atë ndarje tek një organizatë tjetër buxhetore, duke përjashtuar të gjithë paragrafët dhe nenet të cilët kufizojnë transferet buxhetore. Këto mjete nuk mund të transferohen për projekte të reja kapitale. Vlera kumulative e të gjitha këtyre transfereve nuk duhet të tejkaloj pesë për qind (5%) të vlerës totale të të gjitha ndarjeve buxhetore duke përjashtuar të gjitha ndryshimet e ndarjeve buxhetore të ndodhura deri më 30 shtator të vitit fiskal. 3. Përqindja e llogaritur e ndarjeve buxhetore e ndikuar negativisht sipas paragrafit 2 të këtij neni, përjashtohet nga përqindja e transfereve dhe rialokimeve të cilat janë të rregulluara me nenin 30 të LMFPP dhe paragrafëve 1, 2 dhe 3 të nenit 15 të këtij ligji. 4. Pavarësisht paragrafit 2 të këtij neni, asnjë transfer i ndarjeve buxhetore nuk mund të bëhet në kategorinë e pagave dhe mëditjeve nga ndonjë kategori tjetër ekonomike pa aprovim paraprak të Kuvendit. 5. Transferi i ndarjeve buxhetore brenda kategorisë së pagave dhe mëditjeve mund të bëhet në mes të nën programeve të së njëjtës organizatë buxhetore me aprovim nga Ministri. Transferet e tilla nuk janë subjekt i kufizimeve të transfereve buxhetore të cilitdo paragraf apo nen që kufizon transferet e tilla. 6. Aprovimi paraprak nga Kuvendi kërkohet për çdo transfer ndërmjet organizatave buxhetore me përjashtim të paragrafit 2 të këtij neni. 7. Pas aprovimit të çdo transferi, do të bëhet përshtatja e shumave të ndara në Tabelat 3.1 dhe 4.1 nga ana e Ministrit dhe e tërë kjo do të regjistrohet në SIMFK. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: This article limits when budgeted funds may be moved between capital projects and sets approval thresholds for the Minister, Government, and Assembly.
Neni 15 Ndryshimet në shumat e ndara për projektet kapitale në kuadër të nën-programeve 1. Mjetet mund të alokohen vetëm në projektet kapitale të listuara në Tabelën 3.2. Për projektet kapitale të paraqitura në Tabelën 3.2, Ministri mundet, nëse i ofrohen arsyetime të vlefshme nga ana e kryesuesit të Organizatës Buxhetore, të autorizoj lëvizjen e mjeteve të alokuara nga një projekt kapital në tjetrin brenda nën programit të njëjtë të asaj Organizate Buxhetore, me kusht që shuma e bartur të jetë më e vogël ose e barabartë me pesëmbëdhjetë përqind (15%) të vlerës totale të kategorisë ekonomike kapitale të aprovuar për atë nën program. 2. Për çdo projekt kapital të paraqitur në Tabelën 3.2., Ministri mundet, nëse i ofrohen arsyetime të vlefshme nga ana e kryesuesit të organizatës buxhetore, të dorëzoj kërkesë për aprovim në Qeveri, për lëvizjen e mjeteve të alokuara nga një projekt kapital në tjetrin brenda nën- programit të njëjtë të asaj Organizate Buxhetore në shumën më të lartë se pesëmbëdhjetë për qind (15%), por më pak se njëzetepesë për qind (25%) të vlerës totale të kategorisë ekonomike kapitale të aprovuar për atë nën-program. 3. Për çdo projekt kapital të paraqitur në Tabelën 3.2, pas aprovimit nga Qeveria, Ministri i dorëzon kërkesë për aprovim në Kuvend, për lëvizjen e mjeteve të alokuara nga një projekt kapital në tjetrin brenda nën- programit të njëjtë të asaj Organizate Buxhetore në vlerën e barabartë ose më të lartë se njëzetepesë për qind (25%) të vlerës totale të kategorisë ekonomike kapitale të aprovuar për atë nën-program me përjashtim të paragrafit 2 të nenit 14 të këtij ligji kur ministrit i lejohet të bëjë një transfer të tillë, pas shkurtimeve buxhetore me miratim të Qeverisë. Paraprakisht, Ministri shqyrton arsyetimin e kryesuesit të organizatës buxhetore. LIGJI Nr. 05/L -071 PËR BUXHETIN E REPUBLIKЁS SЁ KOSOVЁS PЁR VITIN 2016 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 12 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL 4. Përqindja e llogaritjes së ndarjes buxhetore të ndikuar negativisht të paragrafëve 1, 2 dhe 3 të këtij neni përfshinë të gjitha burimet e financimit. 5. Projektet e reja kapitale mund të shtohen në Tabelat 3.2 dhe 4.2, me kusht që të financohen sipas procedurave të autorizuara në paragrafin 2 të nenit 4, paragrafin 2 të nenit 7 të këtij ligji dhe paragrafit 7 të këtij neni nëse bëhen pjesë e Programit të Investimeve Publike në përputhje me udhëzimet e nxjerra nga Ministri. 6. Për qëllimet e paragrafëve 1, 2, 3 dhe 5 të këtij neni, duhet të përgatitet një arsyetim i vlefshëm nga ana e kryesuesit të organizatës buxhetore i cili do të përmbaj arsyeshmërinë se kostoja e vlerësuar e projektit kapital është më e lartë se mjetet në dispozicion që përcaktohet në përputhje me Ligjin e Prokurimit Publik Nr. 04/L-042, apo që një projekt kapital ka nevojë për më pak se sa shuma e specifikuar, sikurse edhe përshkrimin e ndikimit që kërkesa mund ta ketë në Programin e Investimeve Publike. 7. Projektet e reja kapitale mund të shtohen në Tabelën 3.2 dhe Tabelën 4.2 vetëm në këto raste: (i) kur projektet ekzistuese financohen plotësisht apo pjesërisht nga donatorët, për aq sa financimi për projektet e reja nuk e tejkalon shumën e financimit të projektit ekzistues nga donatori; (ii) k u r ka fonde të mbetura nga projektet ekzistuese që janë kompletuar, projektet e reja kapitale mund të shtohen vetëm për aq sa ka fonde të mbetura tepricë; (iii) kur projektet ekzistuese financohen nga Fondi Zhvillimor i Mirëbesimit; (iv) kur Qeveria merr vendim sipas nenit 29 të LMFPP. Nëse komuna propozon të shtohet projekti i ri kapital në Tabelën 4.2, atëherë kërkohet aprovimi paraprak nga Kuvendi Komunal. Ndryshimet e tilla do të regjistrohen në SIMFK nga Ministri, në afat prej pesë (5) ditësh nga pranimi i aprovimit prej Kuvendit Komunal. Nëse organizata buxhetore qendrore propozon të shtohet një projekt i ri kapital, atëherë kërkesa duhet të dorëzohet tek Ministri nga kryesuesi i organizatës buxhetore për aprovimin e projektit të ri kapital në Tabelën 3.2. Më pas, projekti duhet të regjistrohet në SIMFK. 8. Ndryshimet në shumat e alokuara për projektet ekzistuese apo zëvendësimin e projekteve kapitale të komunave, të prezantuara në Tabelën 4.2, duhet të aprovohen paraprakisht nga Kuvendi Komunal. Ato ndryshime regjistrohen në SIMFK nga Ministri në afat prej pesë (5) ditësh nga pranimi i aprovimit të dhënë nga ana e Kuvendit Komunal. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Chief financial officers must register all obligations in SIMFK and submit quarterly capital-project progress reports in specified cases.
Neni 16 Ekzekutimi i Buxhetit 1. Të gjithë zyrtarët kryesor financiar do të sigurojnë që të gjitha obligimet janë të regjistruara në SIMFK në përputhshmëri me LMFPP-në dhe Rregullave Financiare të Thesarit. Dështimi për të regjistruar këto obligime përbën shkelje të këtij ligji dhe të LMFPP-së. 2. Zyrtari kryesor financiar i çdo organizate buxhetore, e cila nuk është komunë apo agjenci e pavarur, i dorëzon Ministrit përmes Departamentit të Thesarit brenda tre (3) javëve nga mbyllja e secilit tremujor një raport të detajuar për progresin e arritur në zbatimin e të gjitha projekteve kapitale me vlerë më të lartë se dhjetë mijë (10.000) Euro. 3. Zyrtari kryesor financiar i secilës komunë i dorëzon Kryetarit të Komunës brenda tre (3) javëve nga mbyllja e secilit tre (3) mujor një raport të detajuar për progresin e arritur në zbatimin e të gjitha projekteve kapitale me vlerë më të lartë se dhjetë mijë (10.000) Euro. Një kopje e raportit të tillë duhet t’i dorëzohet edhe Ministrit. IGJI 71 BUXHETIN E REPUBLIKЁS SЁ KOSOVЁS PЁR VITIN 2016 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 13 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Proposals for new legislation, strategies, or similar acts must first be submitted to the Ministry of Finance with the budget and economic impact form, and an independent opinion on budget impact must be obtained before submission to Government and Assembly.
Neni 17 Vlerësimet buxhetore për legjislacionin e propozuar 1. Kurdo që propozohet një legjislacion i ri, strategji ose ndonjë akt tjetër të ngjashëm, ministria ose organi propozues, paraprakisht duhet të dorëzojë atë në Ministrinë e Financave, së bashku me Formularin mbi Vlerësimin e Ndikimit Buxhetor dhe Ekonomik. Ministria e Financave bën një vlerësim detal t ë ndikimit që mund të ketë legjislacioni i propozuar në Buxhetin e Kosovës dhe në ekonomi. 2. Propozuesi sipas paragrafit 1 të këtij neni, duhet të merr një Opinion të pavarur mbi vlerësimin e ndikimit buxhetor nga Ministria e Financave lidhur me ndikimet buxhetore, para dorëzimit të tij në Qeveri dhe Kuvend, për shqyrtim dhe miratim. 3. Departamenti i Buxhetit, sipas nevojës, në bashkëpunim me Departamentin e Politikave Ekonomike dhe Fiskale, shqyrtojnë Formularin mbi Ndikimin Buxhetor dhe Ekonomik të projektligjit të ri ose projektligjit për ndryshim dhe plotësim të ligjit ekzistues të propozuar dhe paraqesin opinionin e tyre të pavarur lidhur me këto çështje para Qeverisë ose Kuvendit, kur propozues është Kuvendi. 4. Çdo iniciativë e re për shpenzime, përfshirë këtu legjislacionin e ri të propozuar, që nuk ka ndarje buxhetore të përfshirë në tabelat e bashkëngjitura, nuk do të marrë ndarjen buxhetore përveç nëse zbatohen shkurtime përkatëse në ndarjet e tjera buxhetore në vlerë të njëjtë. 5. Asnjë projektligj nuk mund të procedohet më tutje nëse nuk zgjidhet çështja e implikimeve financiare për vitin fiskal 2016 të paraparë në tabelat në kuadër të këtij ligji. - 18 Verify source ↗
Neni 18
Neni 18 Kredia për entitetet e përcaktuara dhe Ndërmarrjet në Pronësi Publike Ministri është i autorizuar që Entiteteve të Përcaktuara sipas paragrafit 2 të nenit 50 të LMFPP- së, apo ndërmarrjeve në pronësi publike sipas Ligjit për Ndërmarrjet në Pronësi Publike Nr.03/L-087, tu japë kredi të kthyeshme dhe në përputhje me Afatet dhe Kushtet e aprovuara nga Qeveria. Shumat e aprovuara për kredi të tilla ndahen në bazë të këtij ligji dhe janë të paraqitura në Tabelën 1. Kredia e kthyeshme ose kredia do të bazohet në marrëveshjen e arritur në mes të Entitetit të përcaktuar apo Ndërmarrjes në Pronësi Publike që i pranojnë huat ose kreditë në njërën anë, dhe Ministrit në anën tjetër, ndërsa do të përdoren vetëm për qëllimet e shpenzimeve kapitale. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The Minister must sign a memorandum to allocate EUR 46,000,000 from the government bank balance as a reserve for emergency liquidity assistance.
Neni 19 Fondet për ruajtjen e asistencës emergjente për likuiditet Në pajtim me parashikimet e specifikuara në Tabelën 1, përfshirë edhe financimin nga Institucionet Financiare Ndërkombëtare, Ministri nënshkruan Memorandum të Mirëkuptimit për ndarjen e dyzetegjashtë milion (46.000.000) Euro nga bilanci bankar i Qeverisë, si rezerve për ruajtjen e asistencës emergjente për likuiditet të sistemit financiar. Këto fonde mund të shfrytëzohen vetëm në pajtim me Memorandumin e Mirëkuptimit për Asistencën emergjente për likuiditet të nënshkruar ndërmjet Guvernatorit të Bankës Qendrore, Ministrit të Financave dhe Kryesuesit të Komisionit për Buxhet e Financa. LIGJI Nr. 05/L -071 PËR BUXHETIN E REPUBLIKЁS SЁ KOSOVЁS PЁR VITIN 2016 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 40 / 31 DHJETOR 2015, PRISHTINË 14 Ligji Nr. 05/L -058 PËR DiZAjNiN iNDUSTRiAL - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Budget allocations for fiscal year 2016 expire at midnight on 31 December, except certain unspent own-source revenues that may be carried into the next year.
Neni 20 Skadimi i Buxhetit të Republikës së Kosovës Të gjitha ndarjet buxhetore për vitin fiskal 2016 skadojnë në mesnatën e 31 dhjetorit, me përjashtim të ndarjeve buxhetore nga të ardhurat vetanake të pashpenzuara të komunave apo të ndonjë organizatë tjetër buxhetore të lejuara me këtë ligj, të cilat barten në vitin vijues. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: This article says the law enters into force on 1 January 2016.
Neni 21 Hyrja në fuqi Ky ligji hyn në fuqi më 1 janar 2016. Ligji Nr. 05/L -071 14 dhjetor 2015 Shpallur me dekretin Nr. DL-037-2015, datë 29.12.2015 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga IGJI 71 BUXHETIN E REPUBLIKЁS SЁ KOSOVЁS PЁR VITIN 2016
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 05/L-071 PËR BUXHETIN E REPUBLIKЁS SЁ KOSOVЁS PЁR VITIN 2016
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in