LIGJI NR. 05/L -077 PËR REGJISTRIMIN DHE OFRIMIN E SHËRBIMEVE PËR TË PAPUNËT, PUNËKËRKUESIT DHE PUNËDHËNËSIT
This text is the preamble to a law on registering and providing services for unemployed persons, job seekers, and employers.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 05/L-077
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This text is the preamble to a law on registering and providing services for unemployed persons, job seekers, and employers. This article says the law sets the rules for registering unemployed people, jobseekers, and employers, and for employment services and measures provided by APRK. This provision says APRK applies the law’s provisions to unemployed people, jobseekers, and registered employers. This article defines key terms used in the law. Employment services must treat parties without discrimination, keep their activities confidential, and provide registered users with services free of charge.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 05/L -077 PËR REGJISTRIMIN DHE OFRIMIN E SHËRBIMEVE PËR TË PAPUNËT, PUNËKËRKUESIT DHE PUNËDHËNËSIT
Showing 25 of 25
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This text is the preamble to a law on registering and providing services for unemployed persons, job seekers, and employers.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 21 KORRIK 2016, PRISHTINË 1 LIGJI Nr. 05/L -077 PËR REGJISTRIMIN DHE OFRIMIN E SHËRBIMEVE PËR TË PAPUNËT, PUNËKËRKUESIT DHE PUNËDHËNËSIT LIGJI Nr. 05/L -077 PËR REGJISTRIMIN DHE oFRIMIN E SHËRBIMEVE PËR TË PAPUNËT, PUNËKËRKUESIT DHE PUNËDHËNËSIT Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës se Kosovës, Miraton LIGJ PËR REGJISTRIMIN DHE oFRIMIN E SHËRBIMEVE PËR TË PAPUNËT, PUNËKËRKUESIT DHE PUNËDHËNËSIT
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law sets the rules for registering unemployed people, jobseekers, and employers, and for employment services and measures provided by APRK.
Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është që të rregullohen kushtet dhe procedurat e regjistrimit të të papunësuarve, punëkërkuesve dhe punëdhënësve, ofrimin e shërbimeve dhe masave për punësim nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës në tekstin e mëtejmë (APRK) dhe detyrimet e tyre ndaj APRK, për të marrë këto shërbime që kanë synim rritjen e punësimit dhe parandalimin e papunësisë afatgjate në Republikën e Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision says APRK applies the law’s provisions to unemployed people, jobseekers, and registered employers.
Neni 2 Fushëveprimi Dispozitat e këtij ligji zbatohen nga APRK, ndaj të papunësuarve, punëkërkuesve dhe punëdhënëseve të regjistruar. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. I papunësuari i regjistruar - çdo person i moshës prej tetëmbëdhjetë (18) deri gjashtëdhjetekatër (64) vjeç, i papunësuar dhe i regjistruar në APRK-ë; 1.2. Punëkërkuesi i regjistruar – çdo person që kërkon punë prej moshës pesëmbëdhjetë (15) deri tetëmbëdhjetë (18) vjeçare, personat që punojnë me orar të plotë apo gjysmë orari, personat që janë suspenduar përkohësisht nga puna, të cilët janë të regjistruar në sistemin e shërbimeve online të APRK; 1.3. Punëdhënësi i regjistruar - personi fizik ose juridik i cili i siguron punë punëmarrësit dhe i paguan pagën për punën ose për shërbimet e kryera, dhe i cili regjistrohet në Zyrën e Punësimit personalisht ose në sistemin e shërbimeve online të APRK; 1.4. Deklarata e Papunësisë - dokument zyrtar i Zyrës së Punësimit, përmes së cilës vërtetohet se personi është i papunë dhe në mënyrë aktive ka kërkuar punë; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 21 KORRIK 2016, PRISHTINË 2 LIGJI Nr. 05/L -077 PËR REGJISTRIMIN DHE OFRIMIN E SHËRBIMEVE PËR TË PAPUNËT, PUNËKËRKUESIT DHE PUNËDHËNËSIT 1.5. Aftësimi dhe riaftësimi profesional - aktivitetet që kanë për qëllim të ofrojnë njohuri dhe shkathtësi praktike për realizim efikas të aktiviteteve në kuadër të një profesioni apo një grupi profesionesh; 1.6. Grupet e cenueshme - personat e klasifikuar nga këshilltarët e punësimit që kanë më shumë vështirësi në gjetjen e punës, siç janë të papunët nën njëzetepesë (25) vjeç, të papunët afatgjatë të regjistruar mbi dymbëdhjetë (12) muaj, të papunët pa kualifikime profesionale, të papunët me aftësi të kufizuara, dhe përfitues nga asistenca sociale, etj; 1.7. Personat me aftësi të kufizuara – persona që kanë dëmtime fizike, mendore, intelektuale apo shqisore afat-gjatë të cilat në ndërveprim me barriera të ndryshme mund të pengojnë pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe efektive në shoqëri në baza të barabarta me të tjerët; 1.8. Punësimi i përshtatshëm - çdo punë e cila është në përputhje me kushtet dhe kërkesat e dispozitave ligjore që e rregullojnë marrëdhënien e punës, punë të cilën e kryen personi në përputhje me aftësitë, mundësitë si dhe në përputhje me kualifikimin përkatës të fituar gjatë shkollimit, aftësimit apo riaftësimit profesional të tij; 1.9. MPMS - Ministria përkatëse për Punë dhe Mirëqenie Sociale; 1.10. APRK - Agjencia përkatëse për Punësim në Republikën e Kosovës; 1.11. DPP - Departamenti i Punës dhe Punësimit; 1.12. ZP - Zyra e Punësimit, si strukturë organizative e APRK; 1.13. QAP - Qendra e Aftësimit Profesional, si strukturë organizative e APRK; 1.14. Sistemi i shërbimeve online - ofrimi i shërbimeve të punësimit për klientët nga ana e APRK nëpërmjet internetit, e-mailit, telefonave etj; 1.15. Plani individual i punësimit (PIP) - plan që përgatitet për personin i cili është pjesë e grupit të cenueshëm, për të rritur mundësinë e tij për të gjetur punë; 1.16. Klubi i punës - është një program specifik i Shërbimeve Publike të Punësimit- SHPP, i cili i bashkon një grup individësh të papunësuar në baza të rregullta në mënyrë që të ofrohet mbështetja për të zhvilluar aftësitë e të papunësuarve për të kërkuar dhe gjetur punë. Klubi ju mundëson anëtarëve që të zgjerojnë rrjetin e tyre të kontakteve, ofron mbështetje gjatë kërkimit të punës në grup dhe krijon vetëbesimin dhe optimizmin e pjesëmarrësve; 1.17. Panairet e punës - është një ngjarje që zhvillohet në zonë të caktuar disa herë në vit, ku një numër i punëdhënësve dhe punëkërkuesve vijnë së bashku për qëllime të aplikimit dhe intervistimit për punë; - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Employment services must treat parties without discrimination, keep their activities confidential, and provide registered users with services free of charge.
Neni 4 Kushtet e ofrimit të shërbimeve të punësimit nga APRK 1. Shërbimet e punësimit lehtësojnë punësimin e personave që kërkojnë punë dhe punëdhënësit GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 21 KORRIK 2016, PRISHTINË 3 LIGJI Nr. 05/L -077 PËR REGJISTRIMIN DHE OFRIMIN E SHËRBIMEVE PËR TË PAPUNËT, PUNËKËRKUESIT DHE PUNËDHËNËSIT në gjetjen e fuqisë së përshtatshme punëtore. 2. Zyrat e Punësimit gjatë ndërmjetësimit në punësim trajtojnë palët pa diskriminim në bazë të prejardhjes etnike, gjinisë, moshës, fesë, mendimit politik, ngjyrës, apo ndonjë formë tjetër të diskriminimit që rregullohet sipas dispozitave ligjore në fuqi. 3. APRK do të siguroj konfidencialitet në të gjitha aktivitetet dhe shërbimet e tyre. 4. Të gjitha shërbimet e ofruara për të papunët e regjistruar, punëkërkuesit e regjistruar dhe punëdhënësit e regjistruar janë pa pagesë. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Unemployed persons may register at the Employment Offices if they meet the listed conditions, and registered unemployed persons can view and correct their personal data.
Neni 5 Regjistrimi i të papunëve 1. Çdo i papunë ka të drejtë të regjistrohet në Zyrat e Punësimit, për të marrë shërbimet e punësimit, nëse i plotëson kushtet si vijon: 1.1. nuk ka të regjistruar një subjekt tregtar apo subjekt tjetër juridik, ose nuk është bashkëpronar në ndonjë subjekt tregtar apo ndonjë subjekt tjetër juridik; 1.2. nuk ka të regjistruar ndonjë fermë në regjistrin e fermave pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; 1.3. nuk është i pensionuar, ose i pensionuar parakohshëm; 1.4. nuk është nxënës apo student i rregullt; 1.5. në mënyrë aktive kërkon punë dhe është në dispozicion për punësim; 1.6. është shtetas i Republikës së Kosovës dhe jeton në Kosovë, është shtetasi i huaj apo person pa shtetësi, nëse ka leje të qëndrimit në kohë të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, 1.7. nuk është i regjistruar në zyrën e punësimit. 2. Regjistrimi i të papunëve bëhet në Zyrat e Punësimit të cilat veprojnë në kuadër të APRK. 3. Për regjistrim të papunët duhet të lajmërohen personalisht në Zyrat e Punësimit sipas vendbanimit të tyre dhe me vete të sjellin: 3.1. letërnjoftimin valid; 3.2. dëshmitë për përgatitjen shkollore; 3.3. dëshmitë për trajnimet eventuale të kryera. 4. Zyrat e Punësimit kryejnë regjistrimin e personave të papunë në bazë të deklarimit të personit të papunë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 21 KORRIK 2016, PRISHTINË 4 LIGJI Nr. 05/L -077 PËR REGJISTRIMIN DHE OFRIMIN E SHËRBIMEVE PËR TË PAPUNËT, PUNËKËRKUESIT DHE PUNËDHËNËSIT 5. Regjistri i të papunëve përfshin: 5.1. të dhënat personale; 5.2. të dhënat e edukimit dhe trajnimit; 5.3. të dhënat e përvojës së punës; 5.4. interesimit profesional, 5.5. çdo informacion tjetër që është drejtpërdrejtë i lidhur me ndërmjetësimin e punëkërkuesit. 6. Mbledhja, ruajtja, përpunimi dhe komunikimi i të dhënave personale të të papunësuarve të regjistruar nga Zyrat e Punësimit, bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. 7. Zyrat e Punësimit sigurojnë dhe dokumentojnë pëlqimin nga çdo i papunësuar para publikimit, shpërndarjes, komunikimit dhe dorëzimit të informacionit personal tek punëdhënësit. 8. I papunësuari i regjistruar ka të drejtë të shikojë të dhënat personale të tij/saj të cilat mbahen në bazën e të dhënave të Zyrave të Punësimit dhe të kërkojë plotësimin dhe korrigjimin e të dhënave, nëse eventualisht ka ndonjë gabim ose parregullsi dhe ndonjë azhurnim. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Job seekers have the right to register in the online employment services system to receive job-mediation services.
Neni 6 Regjistrimi i punëkërkuesve 1. Çdo punëkërkues, ka të drejtë të regjistrohet në sistemin e shërbimeve online të Zyrës së Punësimit për të marrë shërbimet për ndërmjetësim në punësim. 2. Regjistrimi përmes sistemit të shërbimeve online të APRK-së bëhet duke krijuar llogarinë e tij/saj personale dhe duke ndërtuar profilin në formë të CV-së. 3. Mbledhja, ruajtja, përpunimi dhe komunikimi i të dhënave personale të punëkërkuesve të regjistruar nga sistemi i shërbimeve online kufizohet vetëm në ato çështje që lidhen me kualifikimin dhe përvojën profesionale të punëkërkuesve në fjalë dhe çdo informacion tjetër që është drejtpërdrejtë i lidhur me ndërmjetësimin e punëkërkuesve. 4. Të dhënat e profilit të punëkërkuesit të regjistruar, mund të komunikohen me një person të tretë për qëllime të ndërmjetësimit për punësim apo për trajnim, vetëm me pëlqimin e punëkërkuesit të regjistruar. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Employers who meet legal conditions have the right to register with the Employment Office to receive job-matching services, and employers may register through Employment Offices or the online services system.
Neni 7 Regjistrimi i punëdhënësve 1. Çdo punëdhënës i cili i plotëson kushtet ligjore ka të drejtë të regjistrohet në Zyrën e Punësimit për të marrë shërbimet për ndërmjetësim në punësim. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 21 KORRIK 2016, PRISHTINË 5 LIGJI Nr. 05/L -077 PËR REGJISTRIMIN DHE OFRIMIN E SHËRBIMEVE PËR TË PAPUNËT, PUNËKËRKUESIT DHE PUNËDHËNËSIT 2. Punëdhënësit regjistrohen në Zyrat e Punësimit apo përmes sistemit online të shërbimeve. Regjistrimi online bëhet duke krijuar një llogari dhe duke ndërtuar profilin e punëdhënësit; 3. Regjistrimi i punëdhënësve bëhet përmes mbledhjes së informacionit bazë në lidhje me punëdhënësin, si: 3.1. emri i biznesit; 3.2. numri i biznesit / fiskal; 3.3. adresa; 3.4. lloji i biznesit; 3.5. veprimtaria ekonomike, dhe 3.6. çdo informacion tjetër që është drejtpërdrejtë relevant për ndërmjetësim. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Zyrat e Punësimit must provide services to registered unemployed persons, and APRK must meet several duties when mediating work abroad.
Neni 8 Ofrimi i shërbimeve për të papunët e regjistruar 1. Zyrat e Punësimit ofrojnë shërbime për të papunët e regjistruar, bazuar në vlerësimin e nevojave të tyre, si: 1.1. dhënia e informacionit për tregun e punës; 1.2. dhënia e informacionit për shërbimet dhe masat që ofrohen nga Zyrat e Punësimit; 1.3. këshillimin profesional; 1.4. ndërmjetësim për punësim; 1.5. asistencë profesionale për kërkim pune; 1.6. orientimi në karrierë dhe ofrimi i mundësive të mësimit gjatë gjithë jetës bazuar në nevojat e tyre; 1.7. përgatitja e Planit Individual të Punësimit; 1.8. dhënien e deklaratës së papunësisë; 1.9. ndërmjetësim në punësim jashtë vendit; 1.10. klubet e punës; 1.11. panairet e punës; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 21 KORRIK 2016, PRISHTINË 6 LIGJI Nr. 05/L -077 PËR REGJISTRIMIN DHE OFRIMIN E SHËRBIMEVE PËR TË PAPUNËT, PUNËKËRKUESIT DHE PUNËDHËNËSIT 1.12. masa tjera që kanë të bëjnë me shërbimet e punësimit. 2. Ndërmjetësimi jashtë vendit, lejohet vetëm me ato shtete me të cilat Kosova ka marrëdhënie diplomatike. Për të ndërmjetësuar punësimin e të papunësuarave të regjistruar jashtë vendit, APRK-ja, është e detyruar të lidhë një kornizë kontratë me punëdhënësin e huaj. Kontrata e nënshkruar me punëdhënësin duhet të përfshijë së paku, këto aspekte të mëposhtme: 2.1. të dhënat për punëdhënësin e huaj; 2.2. përshkrimi i punës, vendi i punës dhe kohëzgjatjen e kontratës; 2.3. lartësinë e pagës bazë si dhe ndonjë shtesë ose përfitim tjetër të cilën personi i angazhuar për punë do të gëzon; 2.4. kushtet e sigurimeve shoqërore; sigurimet e aksidenteve, sëmundjet dhe kontributet tjera; 2.5. shkalla e përgjegjësisë civile të palëve në rast të mos-ekzekutimit apo ekzekutimit jo të plotë të kontratës në mes të APRK dhe punëdhënësit, duke përfshirë edhe palën që mbulon koston e udhëtimit, dhe kthimin e personit të emëruar në punë si dhe procedurën për ndjekjen e kërkesave lidhur me këto të drejta; 2.6. udhëtimi dhe kthimi i personit të caktuar; 2.7. çështja e vizës dhe marrjes së lejeve të punës dhe banimit jashtë vendit; 2.8. ekzaminimet mjekësore nëse kërkohet; 2.9. përkthimi i dokumenteve dhe 2.10. numri i vendeve të punës. 3. APRK për të ndërmjetësuar punësimin e të papunësuarave të regjistruar jashtë vendit për punëdhënësit e huaj është detyruar të lidhë një kontratë me të papunësuarin të regjistruar. Kontrata e nënshkruar me të papunësuarin duhet së paku të përshijë paragrafët 2.1 deri në 2.9 të këtij neni. 4. APRK ofron informatat lidhur me kushtet e jetesës, dhe kushtet e përgjithshme të punës jashtë vendit, si dhe informacion në lidhje me procedurën dhe kushtet për pranimin e personave të huaj në tregun e punës (leja e punës) në shtetin ku kryhet puna. 5. APRK është përgjegjëse për personat të cilët janë të punësuar jashtë vendit për ligjshmërinë e punës së tyre dhe të gjitha obligimet që dalin nga kornizë kontrata. 6. APRK mban një regjistër të dhënash për të gjithë personat të ndërmjetësuar për punë jashtë vendit, me kusht që informacioni i marrë është i kufizuar në çështjet që lidhen drejtpërdrejt me rekrutimin. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 21 KORRIK 2016, PRISHTINË 7 LIGJI Nr. 05/L -077 PËR REGJISTRIMIN DHE OFRIMIN E SHËRBIMEVE PËR TË PAPUNËT, PUNËKËRKUESIT DHE PUNËDHËNËSIT - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Regular students and certain service recipients aged 15–18 are not to be registered as unemployed; for regular students, the Employment Office provides only career guidance.
Neni 9 Shërbimet për nxënësit dhe studentët e rregullt në zyrat e punësimit 1. Nxënësit dhe studentët e rregullt si dhe personat nga mosha pesëmbëdhjetë (15) deri në tetëmbëdhjetë (18) vjeçare që marrin shërbime nga Zyra e Punësimit, nuk do të jenë të regjistruar si të papunësuar. 2. Zyra e Punësimit për nxënësit e rregullt, ofrojnë vetëm shërbimet e orientimit në karrierë. 3. Studentët e rregullt që kërkojnë punë më orar jo të plot konsiderohen si punëkërkues të regjistruar. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Zyra e Punësimit ofron shërbime online për punëkërkuesit e regjistruar, duke përfshirë profile personale, njoftime për vende pune dhe trajnime, dhe aplikime për to.
Neni 10 Shërbimet për punëkërkuesit e regjistruar 1. Zyra e Punësimit përmes sistemit të shërbimeve online si platformë online, ofron këto shërbime për punëkërkuesin e regjistruar: 1.1. krijimin dhe menaxhimin e profilit personal; 1.2. njoftimet për pozitat e përshtatshme të punës në bazë të profilit profesional; 1.3. njoftimet për trajnimet e përshtatshme profesionale; 1.4. aplikimin për pozitat e përshtatshme të punës dhe 1.5. aplikimin për trajnimet e përshtatshme të punës. 2. Punëkërkuesit e regjistruar të cilët vizitojnë Zyrat e Punësimit mund të ju ofrohen këto shërbime të definuara në paragrafët 1.1, 1.3. 1.4, 1.6, 1.9 dhe 1.12 të nenit 8 të këtij ligji. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Zyra e Punësimit ofron online services to registered employers, including profile management, job postings, candidate notices, training offers, application tracking, and candidate search; direct users also get pre-selection and selection for recruitment.
Neni 11 Shërbimet për punëdhënësit e regjistruar 1. Zyra e Punësimit përmes sistemit të shërbimeve online si platformë online ofron këto shërbime për punëdhënësin e regjistruar: 1.1. krijimin dhe menaxhimin e profilit të Punëdhënësit; 1.2. shpalljen e vendeve të lira të punës; 1.3. njoftimet për kandidatët e përshtatshëm, sipas shpalljes së vendit të lirë të punës; 1.4. shpalljen e ofrimit të trajnimit; 1.5. përcjelljen e aplikimeve për vendet e lira të punës; dhe GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 21 KORRIK 2016, PRISHTINË 8 LIGJI Nr. 05/L -077 PËR REGJISTRIMIN DHE OFRIMIN E SHËRBIMEVE PËR TË PAPUNËT, PUNËKËRKUESIT DHE PUNËDHËNËSIT 1.6. kërkimin e kandidatëve të përshtatshëm në relacion me vendet e lira të punës. 2. Për punëdhënësit që përdorin drejtpërdrejt shërbimet nga Zyrat e Punësimit, përpos shërbimeve që janë paraqitur në paragrafin 1 të këtij neni do të ofrohen edhe shërbimet e para- përzgjedhjes dhe përzgjedhjes për rekrutim të kandidatëve. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Employment offices must provide active labour market measures for registered unemployed people, based on needs assessment, and also for registered employers; the Ministry must issue a subordinate act on how those measures are provided.
Neni 12 Masat aktive të Tregut të Punës 1. Zyrat e Punësimit ofrojnë këto masa aktive të tregut të punës për të papunët e regjistruar bazuar në vlerësimin e nevojave të tyre si dhe për punëdhënësit e regjistruar: 1.1. subvencionimet në punësim; 1.2. trajnimi në punë; 1.3. aftësim profesionalë; 1.4. praktika në punë; 1.5. vetëpunësimi dhe promovimi i ndërmarrësisë; 1.6. punët publike, dhe 1.7. masa tjera që kanë të bëjnë me tregun e punës. 2. MPMS-ja, nxjerr akt nënligjor për mënyrën e ofrimit të masave aktive të tregut të punës. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Registered unemployed persons must regularly attend the employment office, respond to summons, accept suitable offers, carry out their individual employment plan, actively seek work, and report relevant changes within 15 days.
Neni 13 Detyrimet e të papunëve të regjistruar 1. Detyrimet për të papunësuarin e regjistruar janë: 1.1. të paraqitet në zyrën e punësimit për t’u informuar rreth mundësive të punësimit dhe për të marrë shërbimet e punësimit të paktën një herë në tre (3) muaj; 1.2. të paraqitet në zyrën e punësimit për çdo thirrje nga zyra e punësimit, që të informohet rreth mundësive të reja për punësim dhe masa aktive të tregut të punës; 1.3. mos të refuzojë punësimin dhe masat aktive në tregun e punës të përshtatshëm, të ofruar nga zyrat e punësimit; 1.4. të ndërmerr të gjitha aktivitetet që dalin nga plani individual i punësimit; 1.5. të kërkoj punë në mënyrë aktive, dhe 1.6. të lajmëroj çdo ndryshim që ndikon në realizmin apo humbjen e së drejtës së GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 21 KORRIK 2016, PRISHTINË 9 LIGJI Nr. 05/L -077 PËR REGJISTRIMIN DHE OFRIMIN E SHËRBIMEVE PËR TË PAPUNËT, PUNËKËRKUESIT DHE PUNËDHËNËSIT statusit të papunësuarit të regjistruar, më se voni në afatin prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita kur ka pasur ndryshim. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Registered jobseekers must keep profile information truthful and use their profile or account at least once every six months.
Neni 14 Detyrimet e punëkërkueseve të regjistruar 1. Çdo informatë që futet në profilin e punëkërkuesit duhet të jetë e vërtetë. 2. Punëkërkuesi duhet të përdor profilin apo llogarinë e tij/saj së paku një herë në gjashtë (6) muaj. 3. Ndaj punëkërkuesit që keqpërdorin profilin ndërmerren masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Registered employers must keep profile information true and must not post discriminatory job ads or discriminate in hiring.
Neni 15 Detyrimet e punëdhënësve të regjistruar 1. Çdo informatë që futet në profilin e punëdhënësit, duhet të jetë e vërtetë. 2. Punëdhënësit e regjistruar nuk duhet të publikojnë shpallje të vendeve të lira të punës që përmbajnë kufizime apo diskriminime në bazë të gjinisë, përkatësisë kombëtare, moshës, fesë, ngjyrës së lëkurës dhe çështje tjera që mbrohen me ligje përkatëse. 3. Punëdhënësit e regjistruar nuk duhet të bëjnë ndonjë diskriminim në rekrutim gjatë përzgjedhjes së kandidatit për punësim. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Zyra e Punësimit duhet të mbajë evidencë për të papunët, punëkërkuesit dhe punëdhënësit e regjistruar, si edhe për shërbimet dhe masat aktive të tregut të punës.
Neni 16 Mbajtja e evidencës nga APRK 1. Zyra e Punësimit mban evidencë për: 1.1. të papunët e regjistruar; 1.2. punëkërkuesit e regjistruar; 1.3. punëdhënësit e regjistruar; 1.4. të gjitha shërbimet që ofrohen për të papunët, punëkërkuesit dhe punëdhënësit e regjistruar dhe masat aktive të tregut të punës për të papunët e regjistruar. 2. Për të papunët e regjistruar mbahet evidenca në bazën e të dhënave në mënyrë elektronike, ndërsa kopjet e letërnjoftimin valid, certifikatat për përgatitjen shkollore dhe certifikatat për trajnimet eventuale të përfunduara mbahen në dosje të veçanta fizike ose elektronike. 3. Për punëkërkuesit dhe punëdhënësit e regjistruar mbahet evidenca në bazën e të dhënave në mënyrë elektronike. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 21 KORRIK 2016, PRISHTINË 10 LIGJI Nr. 05/L -077 PËR REGJISTRIMIN DHE OFRIMIN E SHËRBIMEVE PËR TË PAPUNËT, PUNËKËRKUESIT DHE PUNËDHËNËSIT - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Zyrat e Punësimit duhet të ndërpresin regjistrimin e një të papuni të regjistruar kur plotësohen kushtet e listuara; i regjistruari mund të kërkojë edhe vetë ndërprerjen e të dhënave të tij/saj.
Neni 17 Ndërprerja e mbajtjes se evidencës së të papunëve të regjistruar 1. Zyrat e Punësimit ndërpresin mbajtjen evidencës së të papunëve të regjistruar, nëse: 1.1. nuk paraqitet në Zyrat të Punësimit dy herë radhazi brenda gjashtë (3+3) muajve; 1.2. themelon marrëdhënie pune; 1.3. regjistron ndonjë biznes apo merret me aktivitetet e vetëpunësimit; 1.4. bëhet student i rregullt; 1.5. refuzon ndërmjetësimin e ofruar për punësim të përshtatshëm dy herë; 1.6. refuzon të hyjë në ndonjë mase aktive dy herë apo e ndërpret pa arsye atë; 1.7. refuzon të kërkoj punë në mënyrë aktive në tregun e punës. 1.8. refuzon të zbatoj aktivitetet e planit individual të punësimit, apo nuk i përmbahet planit individual; 1.9. ndërpritet leja e qëndrimit të përkohshëm apo të përhershëm të shtetasit të huaj. 2. Të papunët të regjistruar mund t’i ndërpritet mbajtja në bazën e të dhënave edhe me kërkesën e tij/saj. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Registered unemployed people are removed from the employment office register if they turn 65, take early retirement, become fully unable to work under the law, or die.
Neni 18 Ç ‘regjistrimi nga evidenca e të papunëve të regjistruar 1. Te papunët e regjistruar ç‘regjistrohen nga evidenca në Zyrat e Punësimit, nëse: 1.1. mbush moshën gjashtëdhjetë e pesë (65) vjeçare ose del në pensionim të parakohshëm; 1.2. bëhet plotësisht i paaftë për punë, në pajtim me ligjin, dhe 1.3. në rast të vdekjes. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The record of a registered jobseeker may be discontinued if information in the profile is false or if the jobseeker does not use the online profile/account at least once a year.
Neni 19 Ndërprerja e mbajtjes në evidencë të punëkërkuesve të regjistruar 1. Punëkërkuesit të regjistruar do të i ndërpritet mbajtja e evidencës nëse: 1.1. ndonjë informatë që futet në profilin e punëkërkuesit nuk është e vërtetë; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 21 KORRIK 2016, PRISHTINË 11 LIGJI Nr. 05/L -077 PËR REGJISTRIMIN DHE OFRIMIN E SHËRBIMEVE PËR TË PAPUNËT, PUNËKËRKUESIT DHE PUNËDHËNËSIT 1.2. punëkërkuesi nuk e përdor profilin online apo llogarinë e tij/saj së paku një herë në vit. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: For registered employers, record keeping is interrupted if the employer profile contains intentionally false information, the business closes, or the employer tries to discriminate in hiring.
Neni 20 Ndërprerja e mbajtjes në evidencë të punëdhënësve të regjistruar 1. Punëdhënësit e regjistruar i ndërpritet mbajtja e evidencës nëse: 1.1. informatat që futen me qëllim në profilin e punëdhënësit nuk janë të vërteta; 1.2. punëdhënësi e mbyll veprimtarinë e vetë ekonomike; 1.3. gjatë shpalljes së vendeve të lira të punës dhe gjatë përzgjedhjes së kandidatit, punëdhënësi tenton të bëjë ndonjë diskriminim e pranimit në punë me kërkesën e tij/ saj. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: This article gives registered unemployed people, registered jobseekers, and registered employers the right to re-register after specified periods or on request.
Neni 21 Ri-evidentimi 1. Të papunët e regjistruar të cilët janë larguar nga baza e të dhënave të përcaktuar nenin 17, paragrafëve 1.5, 1.6 dhe 1.7 të këtij ligji, kanë të drejtë të ri-evidentohen përsëri në Zyrat e Punësimit si të papunë të regjistruar, pas kalimit të afatit prej gjashtë (6) muajsh. Të papunët e tjerë të regjistruar kanë të drejtë të ri-evidentohen pa ndonjë afat të caktuar. 2. Punëkërkuesit e regjistruar të cilët janë ndërprerë nga evidenca të përcaktuar ne nenin 19, paragrafi 1.2 të këtij ligji, kanë të drejtë të ri-evidentohen përsëri në sistemin e shërbimeve online me kërkesë të drejtuar tek APRK, ndërsa punëkërkuesit e regjistruar të cilët janë ndërprerë nga evidenca të përcaktuar ne nenin 19, paragrafit 1.1. të këtij ligji, mund të kthehen pas një periudhe së paku gjashtë (6) mujore. 3. Punëdhënësit e regjistruar të cilët janë larguar nga baza e të dhënave të përcaktuar në nenin 20, paragrafi 1.1 të këtij ligji, kanë të drejtë të ri evidentohen përsëri në evidence pas një periudhe së paku gjashtë (6) mujore, ndërsa punëdhënësit e regjistruar të cilët janë larguar nga baza e të dhënave për të përcaktuara në nenin 20, paragrafi 1.3., mund të kthehen pas një periudhe së paku një (1) vjeçare. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The Ministry must issue secondary legislation to implement the law properly and fully within 6 months of the law entering into force.
Neni 22 Nxjerrja e akteve nënligjore Ministria, në afat prej gjashtë (6) muajsh, prej hyrjes në fuqi të këtij ligji, nxjerrë akte nënligjore për zbatimin e drejtë dhe të plotë të tij. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: This article repeals one earlier law when this law enters into force and keeps certain subordinate acts in force until new subordinate acts are issued within the time required by this law.
Neni 23 Shfuqizimi i akteve 1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji Nr. 04/L–83, për regjistrimin dhe evidencën e të papunësuarave dhe punëkërkuesve. 2. Deri në nxjerrjen e akteve nënligjore, brenda afatit të paraparë me këtë ligj, mbetet në fuqi GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 21 KORRIK 2016, PRISHTINË 12 LIGJI Nr. 05/L -077 PËR REGJISTRIMIN DHE OFRIMIN E SHËRBIMEVE PËR TË PAPUNËT, PUNËKËRKUESIT DHE PUNËDHËNËSIT Rregullorja Nr. 01/2012, për Programet aktive të tregut të punës, dhe të gjitha aktet nënligjore që nuk janë në kundërshtim me këtë ligj. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: This provision says the law takes effect 15 days after publication in the Official Gazette.
Neni 24 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 05/L-077 16 qershor 2016 Shpallur me dekretin Nr. DL-022-2016, datë 01.07.2016 nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 05/L -077 PËR REGJISTRIMIN DHE OFRIMIN E SHËRBIMEVE PËR TË PAPUNËT, PUNËKËRKUESIT DHE PUNËDHËNËSIT
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in