LIGJI NR. 05/L-078 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-019 PËR AFTËSIMIN, RIAFTËSIMIN PROFESIONAL DHE PUNËSIMIN E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA
This provision is the preamble to a law amending and supplementing the law on professional training, rehabilitation, and employment of persons with disabilities.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 05/L-078
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble to a law amending and supplementing the law on professional training, rehabilitation, and employment of persons with disabilities. This article states that the law’s purpose is to amend and supplement the law on vocational training, rehabilitation, and employment of persons with disabilities. Neni 2 1. Article 3 states that the basic law is amended and supplemented, but this excerpt does not include the added text. This article defines key terms used in the law, including disability, persons with disabilities, the medico-social commission, vocational rehabilitation, accessible environment, assistive tools, suitable work, trainer, specific education, assistant, protected workshop, work center, MPMS, APRK, QAP, and employment offices.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 05/L-078 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-019 PËR AFTËSIMIN, RIAFTËSIMIN PROFESIONAL DHE PUNËSIMIN E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA
Showing 24 of 24
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble to a law amending and supplementing the law on professional training, rehabilitation, and employment of persons with disabilities.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 31 / 30 GUShT 2016, PRIShTINË 9 LIGJI NR. 05/L -078 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-019PËR AFTËSIMIN, RIAFTËSIMIN PROFESIONAL DHE PuNËSIMIN E PERSONAVE ME AFTËSI TË KuFIZuARA Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIgJ PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIgJIT NR. 03/L-019 PËR AFTËSIMIN, RIAFTËSIMIN PROFESIONAL DHE PUNËSIMIN E PERSONAVE ME AFTËSI TË KuFIZuARA
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article states that the law’s purpose is to amend and supplement the law on vocational training, rehabilitation, and employment of persons with disabilities.
Neni 1 Qëllimi i këtij ligji, është ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit nr. 03/L-019 për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara. - 2
- 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Article 3 states that the basic law is amended and supplemented, but this excerpt does not include the added text.
Neni 3 i ligjit bazik, ndryshohet dhe plotësohet me tekstin si në vijim: - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including disability, persons with disabilities, the medico-social commission, vocational rehabilitation, accessible environment, assistive tools, suitable work, trainer, specific education, assistant, protected workshop, work center, MPMS, APRK, QAP, and employment offices.
Neni 3 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj, kanë këtë kuptim: 1.1. Aftësia e kufizuar - kufizim në qasje dhe aktivitete të zakonshme në jetën e përditshme të një personi, si pasojë e dëmtimeve fizike, shqisore, intelektuale ose mendore, që e pengojnë atë për pjesëmarrje në aktivitet e zakonshme ditore; 1.2. Personat me aftësi të kufizuara - personat që kanë dëmtime fizike, shqisore, intelektuale ose mendore afatgjata të cilat në ndërveprim me barriera të ndryshme mund të pengojnë pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe efektive në shoqëri në baza të barabarta me të tjerët; 1.3. Kategoritë e personave me aftësi të kufizuara, si pasojë e dëmtimit - Invalidin e luftës, invalidin civil të luftës, invalidin e punës, personi i lindur me dëmtime fizike, shqisore , intelektuale ose mendore, dhe personi i cili si shkas i fatkeqësisë apo sëmundjes ka aftësi të kufizuar fizike, shqisore , intelektuale ose mendore; 1.4. Komisioni Mediko-Social - ekip i përbërë prej ekspertësh mjekësor dhe ekspert të lëmive të tjera, i themeluar nga institucioni përkatës, me qëllim të konstatimit dhe vlerësimit të shkallës së aftësisë së kufizuar të një personi; 1.5. Aftësimi dhe riaftësimi profesional - të gjitha aktivitetet që synojnë të sigurojnë njohuri, shkathtësi të reja për punë efikase brenda profesionit që e ka kryer edhe më parë, apo për një profesion tjetër që personi me aftësi të kufizuar mund t’a kryejë me sukses; 1.6. Përshtatshmëria e mjedisit - masat e ndërmarra me qëllim të sigurimit të një mjedisi pa barriera të natyrave të ndryshme për sigurim të qasjes së përshtatshme për personat me aftësi të kufizuar; 1.7. Mjetet ndihmëse - mjete të cilat i përdorin personat me aftësi të kufizuara, me qëllim të tejkalimit të pengesave të cilat e kufizojnë pjesëmarrjen e tyre në aktivitetet e zakonshme; LIGJI NR. 05/L -078 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-019PËR AFTËSIMIN, RIAFTËSIMIN PROFESIONAL DHE PUNËSIMIN E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 31 / 30 GUShT 2016, PRIShTINË 10 1.8. Punë e përshtatshme - punën të cilën e kryen personi me aftësi të kufizuara në përputhje me mundësitë e tij fizike, shqisore, intelektuale ose mendore si dhe me kualifikimin përkatës të fituar gjatë shkollimit të rregullt apo specifik, apo aftësimit dhe riaftësimit profesional; 1.9. Trajneri – profesionist i certifikuar, i cili ka mandat nga Qendra për Aftësim Profesional – QAP, që të organizoj procesin teorik dhe praktik të aftësimit dhe riaftësimit profesional të kandidatëve të përfshirë në trajnim, t’i vlerësoj kandidatët për njohurit dhe shkathtësitë e arritura gjatë trajnimit; 1.10. Edukimi specifik - proces arsimor i aprovuar nga organet kompetente arsimore për plotësimin e nevojave të personave me aftësi të kufizuara; 1.11. Asistenti - person i domosdoshëm pa të cilin personi me aftësi të kufizuar nuk mund të aftësohet apo të riaftësohet për punë, ose të krijojë marrëdhënie pune; 1.12. Punëtoria mbrojtëse - ndërmarrje që themelohet me qëllim të ofrimit të punës dhe të punësimit të përshtatshëm, në vendin dhe hapësirën me pajisje përkatëse për personat me aftësi të kufizuara; 1.13. Qendra punuese - vend punishte e specializuar që punëson persona me aftësi të kufizuara, të cilët nuk mund të punësohen apo ta mbajnë punën, sipas kushteve të përgjithshme, dhe të veçanta në punëtorinë mbrojtëse; 1.14. MPMS - Ministrinë përkatëse për Punë dhe Mirëqenie Sociale; 1.15. APRK - Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës; 1.16. QAP - Qendrat e Aftësimit Profesional të themeluara nga MPMS-ja që ofrojnë shërbime për aftësim, riaftësim dhe kualifikim të punëkërkuesve, me qëllim të rritjes së mundësive për punësim produktiv dhe vetëpunësim në harmoni me kërkesat e tregut të punës; 1.17. ZP - Zyrat e Punësimit. 2. Në tërë tekstin e ligjit bazik, fjalët “Komision Profesional, Komisioni Mjekësor dhe Komisioni për ekspertizë”, zëvendësohen me fjalët “Komisioni Mediko-social”. 3. Në tërë tekstin e ligjit bazik, fjalët “Qendrat për aftësim, riaftësim dhe punësim”, zëvendësohen me fjalët “Qendrat për aftësim profesional.” - 3
- 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Article 4 is amended to state that a person with a disability is a user of rights and financial benefits under applicable law.
Neni 4 i ligjit bazik, paragrafi 1, nën paragrafi 1.1, ndryshohet dhe plotësohet me tekstin si në vijim: 1.1. Personi me aftësi të kufizuar, shfrytëzues i të drejtave dhe përfitimeve financiare sipas dispozitave ligjore në fuqi. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The medical-social commission assesses disabled persons’ remaining work capacity, and the ministry may issue subordinate rules on the assessment method and the commission’s scope, powers, composition, and mandate.
Neni 4 Pas nenit 6 të ligjit bazik, shtohen dy nene të reja 6A dhe 6B, me tekstin si në vijim: Neni 6A Vlerësimi i aftësisë së mbetur për punë 1. Vlerësimi i aftësisë së mbetur për punë dhe mundësitë për punësim apo mbajtjen (ruajtjen) e punës përfshinë kriteret mjekësore, sociale dhe kritere të tjera të cilët përcaktojnë mundësitë dhe aftësinë e personave me aftësi të kufizuara për inkuadrimin e domosdoshëm në tregun e punës dhe kryerjen e punëve në mënyrë të pavarur apo me mjetet ndihmuese teknike, përkatësisht punësimin në kushtet e përgjithshme dhe të veçanta. LIGJI NR. 05/L -078 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-019PËR AFTËSIMIN, RIAFTËSIMIN PROFESIONAL DHE PUNËSIMIN E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 31 / 30 GUShT 2016, PRIShTINË 11 2. Vlerësimi i aftësisë së mbetur për punë të personave me aftësi të kufizuara vlerësohet nga Komisioni Mediko-social. Për mënyrën dhe procedurat e vlerësimit të aftësisë së mbetur për punë të personave me aftësi të kufizuara MPMS-ja nxjerrë akt nënligjor. 3. Gjatë procesit të vlerësimit të aftësisë së mbetur për punë, caktohet gjendja sociale, psikologjike dhe faktorë të tjerë të cilët ndikojnë në aftësinë për punë dhe mundësitë e punësimit. 4. Fushëveprimi, kompetencat, përbërja dhe mandati i Komisionit Mediko-social, rregullohen me akte nënligjore të nxjerrë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Neni 6B Konfidencialiteti Vlerësimi i aftësisë së mbetur për punë dhe mundësitë për punë apo ruajtjen e punës, duhet të bëhen në mënyrë të tillë që të sigurojnë respektimin e personalitetit, dinjitetit dhe mbrojtjen e të dhënave personale, në përputhje me legjislacionin në fuqi. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This article deletes the words “Ministrinë e Shëndetësisë” from paragraph 1 of article 7 of the basic law.
Neni 5 Në nenin 7 të ligjit bazik, paragrafi 1, fjalët “Ministrinë e Shëndetësisë”, fshihen nga teksti i ligjit. - 6
- 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Persons with disabilities may be employed in protected workshops, work centers, and other jobs, and may also work in the open labor market or keep their own job under general conditions.
Neni 11 i ligjit bazik, paragrafi 2 ndryshohet dhe plotësohet me tekstin si në vijim: 2. Në kushte të veçanta, personat me aftësi të kufizuara, mund të punësohen në Punëtoritë Mbrojtëse, Qendrat Punuese dhe në punë të tjera, në bazë të aftësive të punës dhe sipas kushteve të përgjithshme mund të punësohen në tregun e hapur të punës ose ta mbajnë punën e vet. - 7
- 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: If an employer does not meet the duties in paragraphs 1 and 2 of Article 12, it must pay monthly amounts to a special account in the Kosovo budget line, equal to the minimum wage in Kosovo, for each person with a disability it should have employed.
Neni 12 i ligjit bazik, paragrafi 3, ndryshohet dhe plotësohet me tekstin si në vijim: 3. Punëdhënësi i cili nuk i përmbush detyrimet nga paragrafi 1 dhe 2 i nenit 12 të ligjit bazik, obligohet që për nxitjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuara të paguajë në një xhirollogari të veçantë në vijën buxhetore të Buxhetit të Kosovës, pagesat mujore në lartësi të shumës së pagës minimale të realizuar në Republikën e Kosovës, për çdo person me aftësi të kufizuar që duhet të kishte punësuar. - 8
- 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Ministry of Labour and Social Welfare may issue a subordinate act to regulate the methods, procedures, and deadlines for the monthly payment under paragraph 1.
Neni 12 i ligjit bazik, pas paragrafit 3, shtohet paragrafi i ri 3a, me tekstin si në vijim: 3a. Mënyrat, procedurat dhe afatet e pagesës mujore sipas paragrafit 1 të këtij neni, rregullohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: This provision amends Article 13(1) and (2) of the basic law by adding reference to the Kosovo Civil Service Law and other special laws regulating employment relationships.
Neni 9 1. Në nenin 13 të ligjit bazik, paragrafët 1 dhe 2, pas fjalëve “Ligjit të Punës” shtohen fjalët “Ligjit për Shërbimin Civil të Kosovës dhe ligjeve të veçanta me të cilat rregullohet marrëdhënia e punës”. 2. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: A person with disability may work at night, outside normal working hours, or on a changed schedule only with their consent and signature, and in line with the Medico-Social Commission’s assessment.
Neni 13 i ligjit bazik paragrafi 3 ndryshohet dhe plotësohet, me tekstin si në vijim: 3. Personi me aftësi të kufizuara vetëm me pëlqimin dhe me nënshkrimin e tij mund të punojë natën, jashtë orarit të punës ose me orar të ndryshuar, në harmoni me vlerësimin e Komisionit Medico-Social, i cili ia ka përcaktuar nivelin e aftësisë për punë. LIGJI NR. 05/L -078 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-019PËR AFTËSIMIN, RIAFTËSIMIN PROFESIONAL DHE PUNËSIMIN E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 31 / 30 GUShT 2016, PRIShTINË 12 - 10
- 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: During professional training and retraining for persons with disabilities, a sign language interpreter and an assistant must be provided when necessary.
Neni 15 i ligjit bazik, pas nën-paragrafit 1.5 shtohet nën-paragraf i ri 1.5a, me tekstin si në vijim: 1.5a. Gjatë aftësimit, riaftësimit profesional për personat me aftësi të kufizuara të sigurohet interpretuesi i gjuhës së shenjave dhe asistenti në raste të nevojshme . - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: This provision amends Article 18 of the base law by replacing one phrase in paragraph 1 and adding a new sentence to paragraph 2.
Neni 11 1. Në nenin 18. të ligjit bazik, në fund të paragrafit 1, fjalia ,,ligjeve tatimore dhe doganore në fuqi’’ zëvendësohet me ,,një akti nënligjor të nxjerr nga Qeveria e Kosovës’’. 2. Në nenin 18. të ligjit bazik, në fund të paragrafit 2. shtohet fjalia ,,dhe kjo të rregullohet me ligj të veçantë”. - 12
- 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Labor Inspectorate supervises implementation of this law’s provisions.
Neni 26 i ligjit bazik, ndryshohet dhe plotësohet me tekstin si në vijim: Mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave të këtij ligji e bën Inspektorati i Punës në bazë të Ligjit në fuqi për Inspektoratin e Punës dhe Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Ministry of Labour and Social Welfare must issue the subordinate acts required by this law within one year after the law enters into force.
Neni 13 Nxjerrja e akteve nënligjore Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, brenda afatit prej një (1) viti pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, duhet të nxjerrë aktet nënligjore që parashihen me këtë ligj. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: This law takes effect 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 14 Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 05/L -078 5 gusht 2016 Shpallur me dekretin Nr. DL-036-2016, datë 23.08.2016 nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi. LIGJI NR. 05/L -078 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-019PËR AFTËSIMIN, RIAFTËSIMIN PROFESIONAL DHE PUNËSIMIN E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 05/L-078 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-019 PËR AFTËSIMIN, RIAFTËSIMIN PROFESIONAL DHE PUNËSIMIN E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in