LIGJI NR. 05/L-124 PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES FINANCIARE PËR IPA 2015 NDËRMJET KOSOVËS DHE BASHKIMIT EVROPIAN
This provision states that the Assembly of the Republic of Kosovo ratifies the financial agreement for IPA 2015 between Kosovo and the European Union.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 05/L-124
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision states that the Assembly of the Republic of Kosovo ratifies the financial agreement for IPA 2015 between Kosovo and the European Union. This provision says the law’s purpose is to ratify the IPA 2015 financial agreement between Kosovo and the European Union. This article says the IPA 2015 financial agreement between Kosovo and the European Union is treated as ratified when this law enters into force, and that the agreement and its annexes are an integral part of the law. This provision says the law enters into force on the day it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo. This provision sets up the Program’s financing and says the Union will finance it while the IPA II beneficiary will accept the financing.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 05/L-124 PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES FINANCIARE PËR IPA 2015 NDËRMJET KOSOVËS DHE BASHKIMIT EVROPIAN
Showing 50 of 50
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision states that the Assembly of the Republic of Kosovo ratifies the financial agreement for IPA 2015 between Kosovo and the European Union.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 41 / 15 dhjETOR 2016, PRIShTINË 1 LIGJI Nr. 05/L-124 PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES FINANCIARE PËR IPA 2015 NDËRMJET KOSOVËS DHE BASHKIMIT EVROPIAN LIGjI Nr. 05/L-124 PËR RATIFIKIMIN e MARRËVeSHjeS FINANCIARe PËR IPA 2015 NdËRMjeT KoSoVËS dHe BASHKIMIT eVRoPIAN Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të neneve 18 dhe 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGj PËR RATIFIKIMIN e MARRËVeSHjeS FINANCIARe PËR IPA 2015 NdËRMjeT KoSoVËS dHe BASHKIMIT eVRoPIAN
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law’s purpose is to ratify the IPA 2015 financial agreement between Kosovo and the European Union.
Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është ratifikimi i Marrëveshjes financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the IPA 2015 financial agreement between Kosovo and the European Union is treated as ratified when this law enters into force, and that the agreement and its annexes are an integral part of the law.
Neni 2 Ratifikimi i Marrëveshjes Marrëveshja financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, konsiderohet e ratifikuar me hyrjen në fuqi të këtij ligji. Marrëveshja dhe shtojcat e saj janë pjesë integrale të këtij ligji. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This provision says the law enters into force on the day it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 3 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi në ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 05/L -124 01 dhjetor 2016 Shpallur me dekretin Nr. DL-043-2016, datë 14.12.2016 nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi. Shtojca e ligjit nr. 05/l-124, Marrëveshja Financiare per IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian bashkangjitur me ligj është publikuar në web faqen e Gazetës Zyrtare ( gzk.rks-gov.net ) 1 MARRËVESHJE E FINANCIMIT KUSHTET E VEÇANTA Komisioni Evropian, këtej e tutje në tekst i referuar si “Komisioni", duke vepruar në emër të Bashkimit Evropian, këtej e tutje në tekst i referuar si “Unioni”, në njërën anë, dhe Kosova*, këtej e tutje në tekst të referuar si “përfituesi i IPA II”, e përfaqësuar nga Ministria e Integrimit Evropian nga ana tjetër, janë pajtuar si në vijim: - 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision sets up the Program’s financing and says the Union will finance it while the IPA II beneficiary will accept the financing.
Neni 1 - Programi (1) Unioni pajtohet të financojë dhe përfituesi i IPA II pajtohet të pranojë financimin e Programit në vijim: Programi vjetor i veprimit për Kosovën IPA 2015 2015/038-065 2015/038-066 Ky Program financohet nga Buxheti i BE nën aktin themelor në vijim: Instrumenti i Asistencës së Para-anëtarësimit, IPA II. 1 (2) Kostoja totale e vlerësuar e këtij Programi është EUR 81 000 000 dhe kontributi maksimal i Unionit për këtë Program është EUR 78 000 000. Ky program kërkon kontribute financiare edhe nga përfituesi i IPA II edhe nga BE. Ndarja e kontributeve financiare përkatëse është e përcaktuar në Shtojcën I. * Ky përcaktim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe në përputhje me Rezolutën 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. 1 Rregullorja (BE) Nr 231/2014 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 11 mars 2014 që themelon një Instrument të Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA II), OJ L 77, 15.03.2014, fq. 11. 2 (3) Programi do të zbatohet në përputhje me përshkrimin e dhënë në Shtojcën I, e cila është detajuar më tej në dokumentet e Veprimit të cilat duhet të dakordohen përmes shkëmbimit të letrave ndërmjet Komisionit dhe përfituesit të IPA II. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: Ky nen cakton 12 vjet për periudhën e ekzekutimit dhe 6 vjet për periudhën e zbatimit operacional të Marrëveshjes së Financimit, duke filluar nga hyrja në fuqi e saj.
Neni 2 – Periudha e ekzekutimit dhe periudha e zbatimit operacional (1) Periudha e ekzekutimit të kësaj Marrëveshjeje të Financimit siç parashihet në Nenin 12 të Shtojcës II (Kushtet e përgjithshme) është caktuar për një afat 12 vjeçar, nga koha e hyrjes në fuqi e kësaj Marrëveshjeje të Financimit. (2) Kohëzgjatja e periudhës së zbatimit operacional të kësaj Marrëveshje të Financimit siç parashihet në Nenin 12 të shtojcës II është caktuar për një afat 6 vjeçar, nga koha e hyrjes në fuqi e kësaj Marrëveshjeje të Financimit. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: All communications about implementing this financing agreement must be in writing, must expressly refer to the Program, and must be sent to the listed addresses.
Neni 3 – Adresat dhe Komunikimi I tërë komunikimi në lidhje me zbatimin e kësaj Marrëveshjeje të Financimit do të jetë me shkrim dhe në mënyrë eksplicite duhet t'i referohet këtij Programi, siç përcaktohet në Nenin 1 (1) dhe do të dërgohet në adresat e mëposhtme: (1) për Komisionin Ms Catherine Wendt Acting Director D – Western Balkans DG Neighbourhood and Enlargement Negotiations European Commission B-1049 Brussels, Belgium E-mail: near-D3@ec.europa.eu (2) për përfituesit e IPA II Zt. Bekim Çollaku Ministër i Integrimeve Evropiane Ministria e Integrimeve Evropiane 10000 Prishtinë, Kosovë E-mail: mei@rks-gov.net - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The contact point for IPA II beneficiaries with the proper competencies to work directly with OLAF is designated as Z. Demush Shasha.
Neni 4 – Pika e kontaktit për OLAF Pika e kontaktit i përfituesit të IPA II që ka kompetencat e duhura të bashkëpunojë drejtpërdrejtë me Zyrën Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) në mënyrë që të lehtësojë aktivitetet operative OLAF-it do të jetë: Z. Demush Shasha, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Integrimeve Evropiane, Koordinator Kombëtar i IPA (NIPAC) Prishtinë E-mail: demush.shasha@rks-gov.net - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The program must be implemented in line with the Framework Agreement, and if this Financing Agreement conflicts with the Framework Agreement, the Framework Agreement prevails.
Neni 5 – Marrëveshja Kornizë Programi do të zbatohet në pajtim me dispozitat e Marrëveshjes Kornizë në mes Komisionit Evropian dhe Kosovës për marrëveshjet e zbatimit të ndihmës financiare të Unionit për Kosovën nën 3 Instrumentin e Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA II), e cila ka hyrë në fuqi më 16 prill 2015 (këtej e tutje në tekst "Marrëveshja Kornizë”). Kjo Marrëveshje e Financimit plotëson dispozitat e Marrëveshjeve Kornizë të përmendura më lartë. Në rast konflikti midis dispozitave të kësaj Marrëveshje të Financimit, në njërën anë, dhe dispozitave të Marrëveshjes Kornizë në anën tjetër, do të mbizotërojë kjo e fundit. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This provision lists the parts of the Financing Agreement and says the Special Conditions override conflicting annex provisions.
Neni 6 - Anekset (1) Kjo Marrëveshje e Financimit përbëhet nga: (a) këto Kushte të Veçanta; (b) Shtojca I: Programi vjetor i veprimit, duke detajuar objektivat, rezultatet e pritura, aktivitetet, përshkrimin e detyrave të besuara të implementimit të buxhetit dhe buxhetin e këtij Programi; (c) Shtojca II: Kushtet e Përgjithshme. (d) Shtojca III: Modeli i Raportit Vjetor mbi zbatimin e asistencës së IPA II në përputhje me nenin 58 të Marrëveshjes Kornizë (2) Në rast të një konflikti në mes të, nga njëra anë, dispozitave të anekseve dhe nga ana tjetër, dispozitat e këtyre Kushteve të Veçanta, kjo e fundit do të kenë përparësi. Në rast të një konflikti ndërmjet dispozitave të Aneksit I dhe / ose Shtojcës IA në njërën anë dhe dispozitave të Aneksit II, nga ana tjetër, kjo e fundit do të kenë përparësi. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Funds may not be reallocated between the two specified global commitment amounts.
Neni 7 – Dispozitat që dalin nga apo e plotësojnë Shtojcën II Nuk është e mundur për të ri-alokohen fonde në mes të shumës prej EUR 31 000 000 të angazhimi global numër 2015/038-065 dhe shumës prej EUR 47 000 000 të angazhimi global numër 2015/038- 066. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Marrëveshja hyn në fuqi kur Komisioni merr njoftimin e përfituesit që konfirmon përfundimin e procedurave të brendshme të nevojshme.
Neni 8 – Hyrja në fuqi Kjo Marrëveshje e Financimit do të hyjë në fuqi në datën në të cilën Komisioni merr një njoftim nga përfituesi i IPA II, që konfirmon përfundimin e procedurave të brendshme të përfituesit të IPA II, të nevojshme për hyrjen e saj në fuqi. Komisioni do të informojë përfituesin e IPA II për datën e pranimit të këtij njoftimi. Kjo Marrëveshje e Financimit nuk do të hyjë në fuqi nëse njoftimi i tillë nuk është pranuar nga Komisioni deri më 31 dhjetor 2016. Kjo Marrëveshje e Financimit hartohet në dy kopje në gjuhën angleze, një i dorëzohet Komisionit dhe një përfituesit të IPA II. Për përfituesin e IPA II: Për Komisionin: Zt. Bekim Çollaku Ministër i Integrimit Evropian Ministria e Integrimit Evropian Ms Catherine Wendt Acting Director D – Western Balkans DG Neighbourhood and Enlargement Negotiations European Commission 4 B-1049 Brussels, Belgium SHTOJCA PROGRAMI VJETOR I VEPRIMIT PËR KOSOVË* PËR VITIN 2015 1 IDENTIFIKIMI Përfituesi Kosova Referencat e zotimeve në CRIS/ABAC Kostoja totale Kontributi i BE-së Linjat buxhetore 2015/038-065 EUR 31 000 000 22.02 01 01 2015/038-066 EUR 47 000 000 22.02 01 02 EUR 81 000 000 EUR 78 000 000 22.02 01 01 dhe 22.02 01 02 Metoda e Menaxhimit / Entitetet e besuara Menaxhimi i drejtpërdrejt nga Komisioni Evropian Data finale për arritjen e Marrëveshjeve për Financim me përfituesin e IPA II Më së voni deri me 31 dhjetor 2016 Data finale për arritjen e marrëveshjeve për delegim nën menaxhim indirekt Më së voni deri me 31 dhjetor 2016 Data finale për kryerjen e kontratave për prokurim dhe grante 3 vite pas datës së nënshkrimit të Marrëveshjes së Financimit, me përjashtim të rasteve të listua në bazë të nenit 189 (2) Rregullorja Financiare Data finale për implementimin operacional 6 vite pas datës së nënshkrimit të Marrëveshjes së Financimit. Data finale për implementimin e Marrëveshjes për Financim 12 vite pas datës së nënshkrimit të Marrëveshjes së Financimit. Njësia Programuese NEAR D3 Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Kosovë Njësia Implementuese / Delegacioni i BE-së Zyra e BE-së në Kosovë * Ky përcaktim nuk paragjykon qëndrimin ndaj statusit dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB 1244/1999 dhe me opinionin e GjND mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës 5 2 PËRSHKRIMI I PROGRAMIT TË VEPRIMIT 2.1 SEKTORËT E PËRZGJEDHUR NË KUADËR TË KËTIJ PROGRAMI TË VEPRIMIT Arsyetimi për përzgjedhjen e sektorëve të veçantë në kuadër të këtij programi: Në kuadër të Programit Vjetor të Veprimit të IPA 2015 për Kosovën, do të mbështeten sektorët e mëposhtëm: demokracia dhe qeverisja, sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore; energjia, bujqësia dhe zhvillimi rural. Në kuadër të demokracisë dhe qeverisjes, do t'i kushtohet fokus i veçantë përpjekjeve për të fuqizuar kapacitetet teknike dhe administrative të administratës së Kosovës në lidhje me procesin e përafrimit evropian dhe mbështetjes për menaxhimin dhe absorbimin efektiv dhe efikas të fondeve të IPA-s. Programi po ashtu do të mbështesë implementimin e Dialogut Prishtinë-Beograd dhe do të përmirësoj efektivitetin, pavarësinë dhe llogaridhënien e shoqërisë civile përmes pjesëmarrjes së saj në procesin e politikë-bërjes. Në kuadër të sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore, do të adresohen sfidat në dy nën- sektorë: në kuadër të nën-sektorit të "drejtësisë", fokusi do të jetë në ofrimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe të centralizuar për regjistrimin dhe menaxhimin e dosjeve kriminale, reformimin e kornizës rregullative për të drejtat e pronësisë, fuqizimin e kornizës së sistemit penitenciar dhe përmirësimin e shërbimeve korrektuese dhe sprovuese. Po ashtu do të ofrohet mbështetje për shërbimet e mjekësisë ligjore dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Në kuadër të nën-sektorit të "punëve të brendshme", fokusi do të jetë në kontribuimin në drejtim të përmirësimit të efikasitetit dhe efektivitetit të institucioneve të zbatimit të ligjit dhe të sundimit të ligjit në ofrimin e shërbimeve të tyre për nën-sektorin e drejtësisë dhe shoqërisë kosovare në përgjithësi. Veprimet në kuadër të energjisë do të fokusohen në ndërtimin e një objekti për magazinimin e mbeturinave të rrezikshme për mbetjet që dalin nga çmontimi i pjesëve jo-funksionale të termocentralit Kosova A dhe mbetjeve tjera të rrezikshme në Kosovë. Programi do të mbështesë përmirësimet në ngrohje qendrore në Prishtinë dhe Gjakovë. Këto veprime do të kontribuojnë në zvogëlimin e vëllimit të mbetjeve të rrezikshme, në reduktimin e emetimeve të karbonit dhe në përmirësimin e efikasitetit të sektorit të energjisë në Kosovë. Sa i përket bujqësisë dhe zhvillimit rural, veprimet e parapara do të ndihmojnë në përmirësimin e aftësisë konkurruese të sektorit agro-ushqimor në Kosovë, për të përmirësuar kushtet e jetesës së popullsisë që merren me bujqësi, për të përmirësuar sigurinë e produkteve ushqimore dhe për të rritur kapacitet e eksportit të prodhuesve bujqësor. Përmbledhje veprimeve të kaluara dhe në vazhdim e sipër të BE-së, donatorëve të tjerë, përfituesve të IPA II në sektorët relevant: Veprimet nën secilin seksion të zhvilluar në asistencën e ofruar në të kaluarën nga BE-ja përmes IPA I dhe IPA II 2014: mësimet e nxjerra nga vlerësimet dhe auditimet e kaluara janë marrë në konsideratë gjatë zhvillimit të këtyre veprimeve, si dhe plotsueshmëria me veprime të financuara nga donatorët tjerë. Në nën-sektorët e drejtësisë dhe punëve të brendshme asistenca e mëparshme e BE-së ka vënë në shënjestër zbatimin e ligjit dhe gjyqësorin në mënyrë që të asistoj institucionet e Kosovës në luftën e tyre të përgjithshme kundër krimit të organizuar, siç janë ngritja e kapaciteteve (njerëzore dhe teknike) të Policisë së Kosovës, mbështetja për zbatimin e Strategjisë së Menaxhimit të Kufijve të Kosovës dhe Planin e tij të Veprimit, lufta kundër 6 krimit të organizuar dhe korrupsionit, trafikimi i drogës dhe trafikimi i qenieve njerëzore, si dhe ofrimi i asistencës së vazhdueshme për Ministrinë e Drejtësisë, institucionet gjyqësore të Kosovës dhe në tërë sektorin, në procesin për arritjen e standardeve të BE-së dhe kërkesave për përafrim me acquis të BE-së. Nën-sektori i punëve të brendshme është mbështetur fuqishëm edhe nga Ambasada e SHBA-së, Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Programi Ndërkombëtar i Asistencës në Trajnim për Hetime Penale (ICITAP), në formën e ngritjes së kapaciteteve për Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Kosovës, Inspektoriatin Policor të Kosovës si edhe në fusha të tilla siç janë lufta kundër trafikimit të drogës dhe trafikimit të qenieve njerëzore, kontrollin kufitar / e vijës kufitare, teknikat e hetimit dhe në fusha të tjera relevante. Këta nën-sektor po ashtu janë mbështetur edhe nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) përderisa Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar - Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) ka ofruar mbështetje për Ministrinë e Punëve të Brendshme nën ombrellën e mbështetjes për Ministrinë për Integrime Evropiane. Edhe sektori i energjisë ka gëzuar mbështetje deri më tani, si në aspektin e ngritjes së kapaciteteve profesionale, zbatimin e studimeve poashtu edhe në implementimin e projekteve konkrete. Përkrahje për sektorin e energjisë po ashtu është ofruar nga Qeveria e Kosovës, BE-ja në kuadër të IPA I, Banka Botërore, USAID-i, Kreditanstalt für Wiederaufbau (KfW) dhe nga donatorët tjerë që e kanë mbështetur zhvillimin e sektorit të energjisë në implementimin e projekteve për funksionimin e ndërmarrjeve për energji në hartimin e legjislacionit të sektorit të energjisë, dokumenteve strategjike dhe programeve të implementimit, implementimin e studimeve dhe projekteve konkrete për transmisionin, distribuimin, dhe dekomisionimin, zbatimin e projektit të kogjenerimit Kosova B - Termokos, përgatitjen e Pakos së projektit të termocentralit "Kosova e Re", realizimin e linjës 400 kV mes Kosovës dhe Shqipërisë, implementimin e projekteve mjedisore në vendpunishtet e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) etj. Në bujqësi asistenca e mëparshme është fokusuar ndër të tjerash edhe në krijimin e regjistrave të fermës, planifikimin hapësinor rural, fuqizimin e shërbimeve këshillimore të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve teknike të ofruara nga laboratorët e MBPZHR-së. Brenda këtyre viteve të fundit, projektet kryesore të asistencës synonin Programin e Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural / skemat e granteve rurale për të rritur konkurrueshmërinë e sektorit në përgjithësi. Në nen- sektorin e Veterinarisë, Fito-sanitarisë, Sigurisë së Ushqimit fokusi është në përmirësimin e standardeve të sigurisë së ushqimit, veterinarisë dhe fitosanitarisë për të përmirësuar sigurinë dhe konkurrueshmërinë e prodhimeve bujqësore të Kosovës. Donatorët tjerë aktiv në këtë sektor përfshijnë donatorë bilateral siç janë USAID-i, Agjencia Daneze për Zhvillim Ndërkombëtar -DANIDA, GIZ, Banka Botërore etj. Në qeverinë e Kosovës, Ministria e Integrimit Evropian (MIE) është përgjegjëse për koordinimin e asistencës së donatorëve. Platforma për Menaxhimin e Ndihmës, e themeluar me mbështetje të BE-së, është përdorur si mjet kryesor për monitorimin e aktiviteteve të donatorëve. Zyra e BE-së është nikoqire e takimeve koordinuese dy-mujore me shtetet anëtare të BE-së dhe me donatorët tjerë bilateral dhe multilateral (agjencitë e SHBA-së, OKB-së etj.). Është arritur bashkëpunim i afërt me Misionin për Sundimin e Ligjit të Bashkimit Evropian (EULEX) mbi asistencën e BE-së të ofruar për sektorin e sundimit të ligjit. Kosova ka filluar punën drejt integrimit të qasjes sektoriale, për të koordinuar ndërhyrjet e BE-së dhe donatorëve tjerë me ndërhyrjet e veta në mënyrë më efikase, në kuadër të implementimit të strategjive të saj sektoriale. 7 Lista e Veprimeve të parapara në kuadër të Sektorëve/Prioriteteve të përzgjedhur: Demokracia dhe Qeverisja MENAXHIMI I DREJTPËRDREJTË Veprimi 1 "Lehtësimi i procesit të përafrimit me BE " EUR 5 000 000 Veprimi 2 "Lehtësim për implementimin e prioriteteve politike, duke përfshirë dialogun Prishtinë-Beograd" EUR 3 000 000 GJITHSEJ EUR 8 000 000 Sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore MENAXHIMI I DREJTPËRDREJTË Veprimi 3 "Mbështetje e mëtejshme për reformën gjyqësore në Kosovë" EUR 11 000 000 Veprimi 4 "Mbështetje e mëtejshme për punët e brendshme në Kosovë" EUR 12 000 000 GJITHSEJ EUR 23 000 000 Energjia MENAXHIMI I DREJTPËRDREJTË Veprimi 5 " Ndërtimi i objekteve për magazinimin e mbeturinave të rrezikshme " EUR 12 000 000 Veprimi 6 " Përmirësimi i ngrohjes qendrore në Prishtinë dhe Gjakovë" EUR 21 000 000 GJITHSEJ EUR 33 000 000 Bujqësia dhe zhvillimi rural MENAXHIMI I DREJTPËRDREJTË Veprimi 7 " Mbështetje për Zhvillimin e Mëtejshëm të sektorit agro-rural të Kosovës dhe krijimi i parakushteve për zhvillimin dhe implementimin e një qasjeje të integruar tek siguria ushqimore " EUR 14 000 000 GJITHSEJ EUR 14 000 000 8 2.2 PËRSHKRIMI DHE IMPLEMENTIMI I VEPRIMEVE SEKTORI 1 Demokracia dhe Qeverisja EUR 8 000 000 Veprimi 1 Lehtësimi i procesit të përafrimit me BE EUR 5 000 000 (1) Përshkrimi i veprimit, objektivi, rezultatet e pritshme dhe treguesit kyç të performancës Objektivi kryesor i këtij aksioni është që të mbështesë Kosovën në krijimin e një administrate publike efektive, efikase dhe transparente në të gjitha nivelet që siguron zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik, fuqizon përafrimin sektorial dhe në mënyrë konstruktive angazhohet në bashkëpunimin rajonal. Përveç kësaj, ky lehtësim synon të fuqizojë kapacitetet teknike dhe administrative të administratës së Kosovës në lidhje me procesin e përafrimit evropian dhe për të mbështetur menaxhimin dhe absorbimin efektiv dhe efikas të fondeve të IPA-s. Rezultatet e pritshme përfshijnë plotësimin e nevojave të veçanta dhe urgjente të identifikuara gjatë procesit të përafrimit me BE, menaxhimin, monitorimin dhe vlerësimin e veprimeve të IPA-s, ngritjen e kapaciteteve të Ministrisë së Integrimeve Evropiane dhe ministrive përkatëse të linjës në lidhje me përpjekjet e përafrimit të Kosovës me BE dhe agjendën e reformave të BE-së dhe integrimit gjinor në legjislacion, politika, dokumente sektoriale, dokumente të veprimeve të IPA-së, dhe programeve të IPA-së. Indikatorët kyç: Ngritja e kapacitetit të MIE-së për të marrë përgjegjësinë për koordinimin dhe menaxhimin e programeve të asistencës së BE-së; Ngritja e kapaciteteve të MIE-së dhe ministrive të linjës për përfshirje gjinore në programet e asistencës së BE-së, përmirësimin e qasjes në shërbime, të drejtave të përfituesve dhe cilësinë e shërbimeve. (2) Supozimet dhe kushtet Duhet të plotësohen kushtet e mëposhtme nëse synohet arritja e rezultateve të mësipërme indikative: angazhimi politik në procesin e reformës; angazhimi i stafit në ministritë përkatëse; alokimi i resurseve adekuate. Dështimi në përmbushjen e kërkesave të përcaktuara më lartë mund të shpie në kthimin e fondeve në bazë të këtij programi dhe / ose ri-alokimin e fondeve në të ardhmen. (3) Marrëveshja implementuese për veprim: menaxhimi i drejtpërdrejtë Elementet thelbësore të veprimit Varësisht nga nevojat që lidhen me procesin e përafrimit në BE, lehtësimi i përshkruar më sipër do të implementohet përmes një sërë kontratash për shërbime/kontrata kornizë, si dhe kontratave të punës dhe kontratave për furnizim, ku nevoja për një reagim të shpejtë të 9 Komisionit për ngjarjet e jo-programuara është e tillë që kohëzgjatja e procedurës për ndryshimin e këtij vendimi do të frustronte qëllimin e reagimit të tillë. Implementimi do të përfshijë: Prokurimim: Ndarja e përgjithshme buxhetore e rezervuar për prokurim: EUR 2.500.000: Numri indikativ dhe lloji i kontratave: 10 kontrata të shërbimeve, 7 kontrata për punë, 2 kontrata për furnizim. Afati kohor indikativ për fillimin e procedurës së prokurimit: TM2 2016 - TM4 2017 Grantet: Një shumë indikative deri në EUR 2,500,000 mund të përdoret për aktivitetet që do të implementohen përmes binjakëzimit, twinning light apo thirrjeve për propozime. a) Objektivat dhe rezultatet e parapara: Mbështetje për plotësimin e kritereve për përafrim me BE-në dhe ngritja e kapacitetit të administratës së Kosovës b) Kriteret thelbësore të kualifikimit: Për binjakëzim (twinning)/twinning light: aplikantët duhet të jenë nga administratat e vendeve anëtare të BE, organe të mandatuara apo organizata ndërkombëtare me përvojë të njohur teknike dhe administrative në fushë. Për thirrjet për propozime, aplikuesi duhet: • të jetë një person juridik dhe • të jetë regjistruar dhe operoj në Kosovë për së paku një vit para lansimit të thirrjes për propozime dhe • të jetë drejtpërdrejt përgjegjës për përgatitjen dhe menaxhimin e veprimit me bashkë- aplikuesit dhe entitetin e lidhur, që nuk vepron si një ndërmjetës. c) Kriteri thelbësor i përzgjedhjes është kapaciteti financiar dhe operacional i aplikuesit. d) Kriteret thelbësore të aprovimit të propozimit janë ekspertizat teknike të aplikuesit, dhe ndërlidhja, metodologjia dhe qëndrueshmëria e veprimit të propozuar. e) Norma maksimale e bashke-financimit të BE-së: Norma maksimale e mundshme e financimit nga ana e BE-së mund të jetë deri në 100% të kostos totale të veprimit në përputhje me nenin 192 të Rregullores Financiare, nëse financimi i plotë është thelbësor për kryerjen e veprimit. Nevoja për financim të plotë të BE-së do të arsyetohet nga zyrtari i autorizuar përgjegjës për aprovimin e propozimit, në lidhje me parimet e trajtimit të barabartë dhe menaxhimit të shëndoshë financiar. f) Shuma indikative e kontratës së grantit: deri në EUR 500 000, përveç nëse arsyetohet me objektivin dhe natyrën e ndërhyrjes g) Data indikative për fillimin e procedurës së përzgjedhjes: TM2 2016 - TM4 2017 SEKTORI 1 Demokracia dhe Qeverisja EUR 8 000 000 Veprimi 2 Lehtësimi për implementimin e prioriteteve politike, duke EUR 3 000 000 10 përfshirë dialogun Prishtinë-Beograd (1) Përshkrimi i Veprimit, objektivi, rezultatet e pritshme dhe treguesit kyç të performancës Objektivi kryesor i këtij veprimi është të mbështesë institucionet e Kosovës në implementimin e masave që lidhen me prioritetet urgjente politike në mbështetje të perspektivës evropiane të Kosovës, duke përfshirë edhe ato çështje që mund të lindin nga dialogu Prishtinë-Beograd, normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, rishikimin strategjik të EULEX-it, liberalizimin e vizave dhe çdo zhvillim tjetër politik. Rezultatet e pritshme përfshijnë progresin në implementimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd, progresi në zhvillimin socio-ekonomik të veriut të Kosovës dhe rritja e besimit të ndërsjellë në mes të komuniteteve dhe fuqizimi i kapaciteteve të autoriteteve të Kosovës për të marrë përsipër përgjegjësitë e tyre pas largimit të EULEX-it. Treguesit kyç: Progresi i arritur nga Kosova mbi kriteret politike (vlerësim cilësor, Raporti i Progresit) (2) Supozimet dhe kushtet Duhet të plotësohen kushtet e mëposhtme nëse synohet arritja e rezultateve të mësipërme: vazhdimi i procesit të dialogut dhe implementimi i marrëveshjeve të arritura; implementimi i "marrëveshjes së parë të parimeve" të prillit të vitit 2013; Implementimi i Rishikimit Strategjik të EULEX-it. Dështimi në përmbushjen e kërkesave të përcaktuara më lartë mund të shpie në kthimin e fondeve në bazë të këtij programi dhe / ose ri-alokimin e fondeve në të ardhmen. (3) Marrëveshja implementuese për veprim: menaxhimi i drejtpërdrejtë Elementet thelbësore të veprimit Ky veprim do të shërbej për financimin e aktiviteteve të cilat janë të nevojshme për të implementuar objektivat dhe rezultatet e përcaktuara më lart. Varësisht prej zhvillimeve të mëtejshme, duke përfshirë edhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, largimit të EULEX-it dhe dialogun e vizave, veprimi mund të implementohet përmes binjakëzimit /twinning light/kontratat për shërbime / kontrata kornizë / kontratat për grante, si dhe kontratat për punë dhe kontratat për furnizim ku është e theksuar nevoja për një përgjigje të shpejtë. SEKTORI 2 Sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore EUR 23 000 000 Veprimi 3 Mbështetje e mëtejshme për reforma gjyqësore në Kosovë EUR 11 000 000 11 (1) Përshkrimi i veprimit, objektivi, rezultatet e pritshme dhe treguesit kyç të performancës Ky veprim synon të përmirësoj pavarësinë, efikasitetin, llogaridhënien dhe paanshmërinë e sistemit të drejtësisë dhe të përfundoj me sukses procesin e reformave të gjyqësorit në përputhje me acquis të BE-së. Rezultatet e pritshme përfshijnë: themelimin dhe funksionalizimin e Sistemit Qendror Kombëtar të të Dhënave Penale (SQKDHP) në kuadër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës; kompletimi i Kodit Civil të Kosovës; përmirësimi i sistemeve korrektuese dhe sprovuese, me vëmendje të veçantë në implementimin e dënimeve alternative; përmirësimi i kapaciteteve të Departamentit të Mjekësisë Ligjore (DML) për menaxhimin e rasteve në mënyrë të pavarur; ngritja e kapaciteteve të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (ASHMDHP) dhe implementimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Treguesit kyç përfshijnë: Përqindjen e të dhënave penale të arkivuara në NCCR; Numrin e akteve ligjore të identifikuara, të rishikuara dhe të harmonizuara me dispozitat e kodit civil, duke përfshirë adresimin e pabarazive gjinore specifike kulturore në Kosovë; Përqindja e ekzekutimit të masave alternative të dënimit. (2) Supozimet dhe kushtet Duhet të plotësohen kushtet e mëposhtme nëse synohet arritja e rezultateve të mësipërme: Autoritetet e Kosovës do të sigurojnë që të ketë buxhet dhe burime njerëzore të mjaftueshme për të mirëmbajtur çdo pajisje të financuar nga projektet e BE-së. Në buxhetin vjetor të vitit 2016, në kuadër të ndarjeve buxhetore të "Mallrave dhe Shërbimeve" dhe "Investimeve Kapitale" do të ketë alokim të mjaftueshëm (të paktën 10% e vlerës së kontratës) për mirëmbajtjen e pajisjeve të dhëna përmes mbështetjes së BE-së. Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të mbështesë reformat në sektorin e sundimit të ligjit dhe në nën-sektorët përkatës, institucionet e Kosovës dhe akterët tjerë janë të gatshëm dhe të përkushtuar për të marrë pjesë në mënyrë pro-aktive në implementimin e veprimit. Dështimi në përmbushjen e kërkesave të përcaktuara më lartë mund të shpie në kthimin e fondeve në bazë të këtij programi dhe / ose ri-alokimin e fondeve në të ardhmen. (3) Marrëveshja implementuese për veprim: menaxhimi i drejtpërdrejtë Elementet thelbësore të veprimit Granti – Binjakëzimi 1 – Thirrje për propozime (EUR): 2 000 000 a) Objektivat dhe rezultatet e parapara: Cilësia e përgjithshme e shërbimeve korrektuese dhe sprovuese është përmirësuar, duke përfshirë programet e parandalimit dhe ri-integrimit për të gjitha kategoritë e autorëve të shkeljes, si dhe përdorimin e dënimeve alternative; b) Kriteret thelbësore të kualifikimit: aplikuesit duhet të jenë nga administratat e vendeve anëtare të BE ose organe të mandatuara. c) Kriteri thelbësor i përzgjedhjes është kapaciteti operacional i aplikuesit. 12 d) Kriteret thelbësore të aprovimit të propozimit janë ekspertiza teknike e aplikuesit dhe ndërlidhja, metodologjia dhe qëndrueshmëria e veprimit të propozuar. e) Norma maksimale e bashkë-financimit të BE-së mund të jetë deri në 100% e kostos totale të veprimit në përputhje me nenin 192 të Rregullores Financiare, nëse financimi i plotë është thelbësor për kryerjen e veprimit. Nevoja për financim të plotë të BE-së do të arsyetohet nga zyrtari i autorizuar përgjegjës për aprovimin e propozimit, në lidhje me parimet e trajtimit të barabartë dhe menaxhimit të shëndoshë financiar. f) Shuma indikative e kontratës së Binjakëzimit: EUR 2 000 000 g) Data indikative për fillimin e procedurës së përzgjedhjes: TM4 2015 Grant – Binjakëzimi 2 – Thirrje për propozime (EUR): 2 000 000 a) Objektivat dhe rezultatet e parapara: Legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave është përfunduar, duke përfshirë fushën e drejtësisë, shëndetësisë dhe telekomunikacionit si dhe kapacitetet e të gjithë praktikuesve përkatës është rritur. Publiku është i vetëdijshëm për të drejtat e tyre për mbrojtjen e të dhënave. b) Kriteret thelbësore të kualifikimit: aplikuesit duhet të jenë nga administratat e vendeve anëtare të BE ose organe të mandatuara. c) Kriteri thelbësor i përzgjedhjes është kapaciteti operacional i aplikuesit. d) Kriteret thelbësore të aprovimit të propozimit janë ekspertiza teknike e aplikuesit, dhe ndërlidhja, metodologjia dhe qëndrueshmëria e veprimit të propozuar. e) Norma maksimale e bashke-financimit tw BE-së mund të jetë deri në 100% e kostos totale të veprimit në përputhje me nenin 192 të Rregullores Financiare, nëse financimi i plotë është thelbësor për kryerjen e veprimit. Nevoja për financim të plotë të BE-së do të arsyetohet nga zyrtari i autorizuar përgjegjës për aprovimin e propozimit, në lidhje me parimet e trajtimit të barabartë dhe menaxhimit të shëndoshë financiar. f) Shuma indikative e kontratës së Binjakëzimit: EUR 2 000 000 g) Data indikative për fillimin e procedurës së përzgjedhjes: TM4 2015 Prokurimi: a) ndarja e përgjithshme buxhetore e rezervuar për prokurim: EUR 7 000 000 b) numri indikativ dhe lloji i kontratave: 1-4 kontrata: shërbime dhe furnizime. c) afati kohor indikativ për fillimin e procedurës së prokurimit: TM1 2016 SEKTORI 2 Sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore EUR 23 000 000 Veprimi 4 Mbështetje e mëtejshme për punët e brendshme në Kosovë EUR 12 000 000 13 (1) Përshkrimi i veprimit, objektivi, rezultatet e pritshme dhe treguesit kyç të performancës Ky veprim ka për qëllim të kontribuojë në drejtim të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të institucioneve të zbatimit të ligjit / sundimit të ligjit në ofrimin e shërbimeve të tyre në drejtësi dhe shoqërinë kosovare në përgjithësi nëpërmjet ngritjes së synuar të kapaciteteve të institucioneve që janë aktive në luftimin e krimit të organizuar, përmes reformës së përgjithshme të policisë në përputhje me standardet dhe kërkesat e BE-së, si dhe përmes sigurimit të një sistemi të besueshëm të regjistrit civil. Rezultatet e pritshme përfshijnë: mbështetjen për luftën kundër krimit të organizuar si dhe mbështetjen për regjistrimin civil dhe sigurinë e dokumenteve në arritjen e sigurisë funksionale të dokumenteve dhe sistemit të regjistrimit civil në nivel komunal dhe qendror në Kosovë. Treguesit kyç përfshijnë: Rritjen e normës së hetimeve të suksesshme në Policinë e Kosovës që shpijnë në aktakuza dhe dënime; Rritjen e përqindjes së regjistrimit të lindjeve, veçanërisht të komuniteteve RAE; Rritjen e përqindjes së regjistrimeve të vdekjeve. (2) Supozimet dhe kushtet Duhet të plotësohen kushtet e mëposhtme nëse synohet arritja e rezultateve të mësipërme: Buxhet dhe burime njerëzore të mjaftueshme që do të vihen në dispozicion nga autoritetet e Kosovës për të mirëmbajtur çdo pajisje të dhënë nga projektet e BE-së dhe sigurimi i qëndrueshmërisë së projektit. Në buxhetin vjetor të vitit 2016, në kuadër të ndarjeve buxhetore të "Mallrave dhe Shërbimeve" si dhe "Investimet Kapitale" do të ketë alokime të mjaftueshme (të paktën 10% e vlerës së kontratës) për mirëmbajtjen e pajisjeve të furnizuara përmes mbështetjes së BE-së. Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të mbështesë reformat në sektorin e sundimit të ligjit dhe nën-sektorët përkatës, institucionet e Kosovës dhe akterët tjerë janë të gatshëm dhe të përkushtuar që të marrin pjesë në mënyrë pro-aktive në zbatimin e veprimit. Dështimi në përmbushjen e kërkesave të përcaktuara më lartë mund të shpie në kthimin e fondeve në bazë të këtij programi dhe / ose ri-alokimin e fondeve në të ardhmen. (3) Marrëveshja implementuese për veprim: menaxhimi i drejtpërdrejtë Elementet thelbësore të veprimit Granti –Binjakëzimi 1 – Thirrje për propozime (EUR): 4 500 000 a) Objektivat dhe rezultatet e parapara: Mbështetje për Reformën e Policisë së Kosovës: Mbështetje për Policinë e Kosovës në reformimin e strukturës organizative dhe funksionale në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira; b) Kriteret thelbësore të kualifikimit: aplikuesit duhet të jenë nga administratat e vendeve anëtare të BE ose organe të mandatuara. c) Kriteri thelbësor i përzgjedhjes është kapaciteti operacional i aplikuesit. 14 d) Kriteret thelbësore të aprovimit të propozimit janë ekspertizat teknike të aplikuesit dhe ndërlidhja, metodologjia dhe qëndrueshmëria e veprimit të propozuar. e) Norma maksimale e bashkë-financimit të BE-së mund të jetë deri në 100% e kostos totale të veprimit në përputhje me nenin 192 të Rregullores Financiare, nëse financimi i plotë është thelbësor për kryerjen e veprimit. Nevoja për financim të plotë të BE-së do të arsyetohet nga zyrtari i autorizuar përgjegjës për aprovimin e propozimit, në lidhje me parimet e trajtimit të barabartë dhe menaxhimit të shëndoshë financiar. f) Shuma indikative e kontratës së Binjakëzimit: EUR 4 500 000 g) Data indikative për fillimin e procedurës së përzgjedhjes: TM4 2015 Granti – Binjakëzimi 2 – Thirrje për propozime (EUR): 2 000 000 a) Objektivat dhe rezultatet e parapara: Ofrimi i mbështetjes për Agjencinë e Regjistrimit Civil dhe Zyrave Komunale të Gjendjes Civile për të përmirësuar dhe zbatuar më tej parimet e menaxhimit dhe mirëmbajtjes në lidhje me sistemet e TI-së dhe kornizën ligjore, si dhe implementimin e strukturave që garantojnë shërbime civile të qëndrueshme dhe të vazhdueshme. b) Kriteret thelbësore të kualifikimit: aplikuesit duhet të jenë nga administratat e vendeve anëtare të BE ose organe të mandatuara. c) Kriteri thelbësor i përzgjedhjes është kapaciteti operacional i aplikuesit. d) Kriteret thelbësore të aprovimit të propozimit janë ekspertizat teknike të aplikuesit, dhe ndërlidhja, metodologjia dhe qëndrueshmëria e veprimit të propozuar. e) Norma maksimale e bashkë-financimit të BE-së mund të jetë deri në 100% e kostos totale të veprimit në përputhje me nenin 192 të Rregullores Financiare, nëse financimi i plotë është thelbësor për kryerjen e veprimit. Nevoja për financim të plotë të BE-së do të arsyetohet nga zyrtari i autorizuar përgjegjës për aprovimin e propozimit, në lidhje me parimet e trajtimit të barabartë dhe menaxhimit të shëndoshë financiar. f) Shuma indikative e kontratës së Binjakëzimit: EUR 2 000 000 g) Data indikative për fillimin e procedurës së përzgjedhjes: TM4 2015 Prokurimi: a) ndarja e përgjithshme buxhetore e rezervuar për prokurim: EUR 5 500 000: b) numri indikativ dhe lloji i kontratave: 1-4 kontrata, shërbime dhe furnizime. c) afati kohor indikativ për fillimin e procedurës së prokurimit: TM4 2015 – TM2 2016 SEKTORI 5 Energjia EUR 33 000 000 Veprimi 5 Ndërtimi i objekteve për magazinimin e mbeturinave të rrezikshme EUR 12 000 000 15 (1) Përshkrimi i veprimit, objektivi, rezultatet e pritshme dhe treguesit kyç të performancës Ky veprim synon të kontribuojë në menaxhimin e sigurt të mbeturinave toksike dhe industriale në Kosovë, në veçanti mbeturinave të rrezikshme që rezultojnë nga procesi i dekomisionimit të termocentralit Kosova A, si dhe nga proceset tjera industriale përmes ndërtimit të objekteve për magazinimin e mbeturinave të cekura. Rezultatet e pritshme përfshijnë: ndërtimin dhe funksionimin e objekteve për magazinimin e mbeturinave të rrezikshme, mbikëqyrjen e punëve ndërtimore, hartimin e manualeve të rrezikut dhe të sigurisë dhe udhëzimet për magazinimin e mbeturinave të rrezikshme dhe trajnimin e stafit. Treguesit kyç përfshijnë: Ndërtimi i objekteve për magazinimin e mbeturinave të rrezikshme; Ndotja e reduktuar nga mbeturinat e rrezikshme në Kosovë. (2) Supozimet dhe kushtet Duhet të plotësohen kushtet e mëposhtme nëse synohet arritja e rezultateve të mësipërme: Autoritetet e Kosovës duhet të themelojnë operatorin e objektit për magazinimin e mbeturinave të rrezikshme dhe të alokojnë burime financiare dhe njerëzore për funksionimin e tij si dhe të gjitha lejet e nevojshme, procedurat dhe pronësinë e tokës për ndërtimin dhe funksionimin e objektit. Korniza ligjore që rregullon menaxhimin e mbeturinave të rrezikshme duhet të kompletohet dhe institucionet e Kosovës (Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Komuna e Fushë Kosovës) dhe akterët tjerë janë të gatshëm dhe të përkushtuar për të marrë pjesë në mënyrë pro-aktive në zbatimin e veprimit. Dështimi në përmbushjen e kërkesave të përcaktuara më lartë mund të shpie në kthimin e fondeve në bazë të këtij programi dhe / ose ri-alokimin e fondeve në të ardhmen. (3) Marrëveshja implementuese për veprim: menaxhimi i drejtpërdrejtë Elementet thelbësore të veprimit Prokurimi: a) ndarja e përgjithshme buxhetore e rezervuar për prokurim: EUR 12 000 000: b) numri indikativ dhe lloji i kontratave: 1-4 kontrata, shërbime dhe punë. c) afati kohor indikativ për fillimin e procedurës së prokurimit: TM1 2016 – TM3 2016 SEKTORI 5 Energjia EUR 33 000 000 Veprimi 6 Përmirësimi i ngrohjes qendrore në Prishtinë dhe Gjakovë EUR 21 000 000 (1) Përshkrimi i veprimit, objektivi, rezultatet e pritshme dhe treguesit kyç të performancës 16 Ky veprim synon të përmirësojë furnizimin me ngrohje qendrore në Prishtinë dhe Gjakovë në mënyrë që të ulen humbjet e energjisë për ngrohje brenda sistemeve të ngrohjes qendrore, të kontribuojnë në efikasitet më të lartë të sistemeve, në përmirësimin e cilësisë së furnizimit me ngrohje për konsumatorët dhe përmirësim të performancës mjedisore, dmth reduktimi i emetimeve të gazit nga dy sistemet e ngrohjes qendrore përmes kalimit në burime të ripërtërishme të energjisë (biomasa) në Gjakovë dhe përmirësimin e efikasitetit të sistemit të ngrohjes qendrore në Prishtinë. Rezultatet e pritshme përfshijnë: ndërrimi e karburantit nga nafta në biomasë të kombinuar me prodhimin e ngrohjes dhe energjisë në objektin e ngrohjes qendrore të Gjakovës, përmirësimin e cilësisë së furnizimit me ngrohje në Prishtinë duke përmirësuar rrjetin e ngrohjes qendrore, performanca e përmirësuar mjedisore e sistemeve të ngrohjes qendrore dhe përmirësimi i ekonomisë lokale duke promovuar përdorimin e biomasës dhe rritjen e mundësive të punësimit. Faktorët kyç përfshijnë: Shtimi i prodhimit të ngrohjes dhe energjisë elektrike nga biomasa; Rritja e efikasitetit të kapaciteteve të prodhimit të ngrohjes; Rritja e numrit të konsumatorëve të lidhur në rrjetet e ngrohjes qendrore. (2) Supozimet dhe kushtet Duhet të plotësohen kushtet e mëposhtme nëse synohet arritja e rezultateve të mësipërme: para fillimit të ndërtimit të impiantit të ngrohjes qendrore në Gjakovë, duhet të nxirret leja mjedisore dhe çdo çështje pronësore / lokacionit të jetë e zgjidhur. Përfituesit duhet të sigurojnë bashkë-financim për rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes qendrore në Gjakovë dhe për implementimin e këtij veprimi në Prishtinë. Burimet financiare për blerjen e karburantit të biomasës për funksionimin e impiantit të ngrohjes qendrore në Gjakovë duhet të buxhetohet për çdo vit para fillimit të tarifave të reja të ngrohjes. Dështimi në përmbushjen e kërkesave të përcaktuara më lartë mund të shpie në kthimin e fondeve në bazë të këtij programi dhe / ose ri-alokimin e fondeve në të ardhmen. (3) Marrëveshja implementuese për veprim: menaxhimi i drejtpërdrejtë Elementet thelbësore të veprimit Prokurimi: a) ndarja e përgjithshme buxhetore e rezervuar për prokurim: EUR 21 000 000: b) numri indikativ dhe lloji i kontratave: 1-4 kontrata: shërbime dhe punë. c) afati kohor indikativ për fillimin e procedurës së prokurimit: TM1 2016 – TM3 2016 SEKTORI 8 Bujqësia dhe zhvillimi rural EUR 14 000 000 Veprimi 7 Mbështetje për Zhvillimin e mëtejshëm të sektorit agro- rural të Kosovës dhe krijimi i EUR 14 000 000 17 parakushteve për zhvillimin dhe implementimin e një qasjeje të integruar tek siguria ushqimore (a) Përshkrimi i veprimit, objektivi, rezultatet e pritshme dhe treguesit kyç të performancës Objektivat kryesore të veprimit janë për të siguruar qasje të përmirësuar dhe konkurrueshmëri në tregjet e brendshme dhe ndërkombëtare për sektorin agro-rural të Kosovës dhe të mbështesë harmonizimin e ardhshëm të Kosovës me acquis të BE-së në lidhje me zhvillimin dhe implementimin e qasjes së integruar të sigurisë së ushqimit. Rezultatet e pritshme përfshijnë kapacitetin e përmirësuar prodhues të fermerëve të Kosovës me potencial për t'u bërë agro-sipërmarrës dhe operatorë agro-rural; kapacitete të përmirësuara për Kosovën në raport me Organizatën e Tregut të Përbashkët të BE-së (CMO) dhe statistikat bujqësore; Dokumentacioni teknik i nevojshëm për zhvillimin e një sistemi të ujitjes; një sistem i centralizuar dhe gjithëpërfshirës i teknologjisë informative (TI) për Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AVUK); dhe fuqizimi i sistemit dhe kapaciteteve të kultivimit dhe mbrojtjes së bimëve në Kosovë. Treguesit kyç: Rritja e prodhimtarisë bujqësore Numri i fermave dhe operatorëve agro-rurale me kapacitet të zgjeruar, modernizuar ose të larmishëm të prodhimit Shkalla e gatishmërisë së Kosovës për të zbatuar Kapitullin 12 të acquis të BE - Politikat e sigurisë së ushqimit, veterinarisë dhe fitosanitarisë (b) Supozimet dhe kushtet Duhet të plotësohen kushtet e mëposhtme nëse synohet arritja e rezultateve të parapara: Institucionet e Kosovës dhe akterët tjerë janë të gatshëm dhe të përkushtuar për të marrë pjesë në mënyrë pro-aktive në implementimin e veprimit duke përfshirë edhe komunat në veri të Kosovës; duhet të alokohet buxhet i mjaftueshëm për AVUK me qëllim të mbulimit të shpenzimeve operative dhe mirëmbajtjen e sistemeve aktuale të TI; transferimin në kohë të inspektorëve veterinarë / sanitarë dhe fitosanitarë nga komunat në nivel qendror. Dështimi në përmbushjen e kërkesave të përcaktuara më lartë mund të shpie në kthimin e fondeve në bazë të këtij programi dhe / ose ri-alokimin e fondeve në të ardhmen. (3) Marrëveshja implementuese për veprim: menaxhimi i drejtpërdrejtë Elementet thelbësore të veprimit Granti – Thirrje për propozime (EUR): 8 800 000 a) Objektivat dhe rezultatet e parapara: Për të siguruar qasje të përmirësuar dhe konkurrueshmërine në tregjet e brendshme dhe ndërkombëtare për sektorin agro-rural të Kosovës me anë të ngritjes së 18 kapaciteteve të fermerëve të Kosovës me potencial për t'u bërë agro-sipërmarrës dhe operator agro- rural. b) Kriteret thelbësore të kualifikimit: në mënyrë që të jetë i kualifikuar për një grant, aplikuesi duhet: të jetë person juridik dhe të jetë i regjistruar si prodhues bujqësor me potencial për t'u bërë agro-sipërmarrës ose të jetë operator agro-rural 2 dhe të jetë i regjistruar dhe operacional në Kosovë për së paku një vit para lansimit të thirrjes për propozime dhe të jetë drejtpërdrejt përgjegjës për përgatitjen dhe menaxhimin e veprimit me bashkë- aplikuesin (-it) dhe entitetin(-tet) e lidhur, jo duke vepruar si një ndërmjetës. c) Kriteret thelbësore të përzgjedhjes janë kapacitet financiare dhe operative të aplikuesit. d) Kriteret thelbësore të aprovimit të propozimit janë rëndësia, efektiviteti dhe fizibiliteti, qëndrueshmëria dhe kosto-efektiviteti i veprimit. e) Norma maksimale e bashke-financimit të BE-së: Norma maksimale e mundshme e bashkë- financimit të BE-së për grante në këtë thirrje është 60% e kostos së pranueshme të veprimit. Nëse aplikuesi propozon masa ridistribuese dhe/ose të ndërlidhura me ndryshimet klimatike, përqindja maksimale e shpenzimeve të përgjithshme të pranueshme të vlerësuara të këtij veprimi është 75%. f) Shuma indikative e thirrjes: EUR 8 800 000 g) Data indikative për fillimin e thirrjes për propozime: TM2-3 2016 Granti – Binjakëzimi – Thirrja për propozime (Euro): 1 200 000 a) Objektivat dhe rezultatet e parapara: Ofrimi i mbështetjes në përgatitjen e: legjislacionit të plotë dhe në përputhje me BE-në; procedurat e operimit dhe kapacitetet e kontrollit; një sistemi për: mbrojtjen e bimëve, kultivimin e produkteve të bimëve, importin, eksportin dhe marketingun e bimëve dhe produkteve të bimëve; 2 Operatorët agro-rural përfshijnë të gjithë përpunuesit agro-ushqimor dhe bizneset të tjera në zonat rurale sipas përkufizimit për "zonë rurale", të paraparë në programin e zhvillimit rural të Kosovës 19 b) Kriteret thelbësore të kualifikimit: aplikuesit duhet të jenë administrata të Shtetit Anëtar të BE-së apo organe të mandatuara. c) Kriteri thelbësor i përzgjedhjes është kapaciteti operacional i aplikuesit. d) Kriteret thelbësore të aprovimit të propozimit janë ekspertiza teknike të aplikantit dhe rëndësia, metodologjia dhe qëndrueshmëria e veprimit të propozuar. e) Norma maksimale e financimit të BE-së mund të jetë deri në 100% e kostos së përgjithshme të veprimit në përputhje me Nenin 192 të Rregullores Financiare nëse financimi është thelbësor për veprimin që duhet të bëhet. Nevoja për financimin e plotë nga BE-ja do të justifikohet nga zyrtari përgjegjës autorizues në vendimin për aprovim, në lidhje me parimet e trajtimit të barabartë dhe menaxhimit të shëndoshë financiar. f) Shuma indikative e kontratës së binjakëzimit: EUR 1 200 000 g) Data indikative për fillimin e procedurës së përzgjedhjes: TM3-4 2016 Prokurimi: a) ndarja e përgjithshme buxhetore e rezervuar për prokurim: EUR 4 000 000 b) numri indikativ dhe lloji i kontratave: 3 kontrata për shërbime; c) afati kohor indikativ për fillimin e procedurës së prokurimit: TM2-3 2016 20 3 BUXHETI 3.1 TABELA INDIKATIVE E BUXHETIT – PROGRAMI I VEPRIMIT PËR KOSOVËN Menaxhimi i drejtpërdrejtë Kontributi i BE-së Bashkëfinancimi nga përfituesi i IPA II Shpenzimet e përgjithshme MM Objektivi 1 Sektori 1 Demokracia dhe qeverisja EUR 8 000 000 EUR 8000 000 drejtpërdrejtë Veprimi 1 Lehtësimi i përafrimit me BE-në EUR 5000 000 EUR 5000 000 drejtpërdrejtë Veprimi 2 Lehtësimi për implementimin e prioriteteve politike, duke përfshirë dialogun Prishtinë-Beograd EUR 3 000 000 EUR 3 000 000 drejtpërdrejtë Sektori 2 Sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore EUR 23 000 000 EUR 23 000 000 drejtpërdrejtë Veprimi 3Mbështetje e mëtejshme për reformën gjyqësore në Kosovë EUR 11 000 000 EUR 11 000 000 drejtpërdrejtë Veprimi 4 Mbështetje e mëtejshme për punët e brendshme në Kosovë EUR 12 000 000 EUR 12 000 000 drejtpërdrejtë Buxheti i përgjithshëm për objektivin 1- linja buxhetore 22.02 01 01 EUR 31 000 000 EUR 31 000 000 drejtpërdrejtë Objektivi 2 Sektori 5 Energjia EUR 33 000 000 EUR 3 000 000 EUR 36 000 000 drejtpërdrejtë Veprimi 5 Ndërtimi i objekteve për magazinimin e mbeturinave të rrezikshme EUR 12 000 000 EUR 12 000 000 drejtpërdrejtë Veprimi 6 Përmirësimi i ngrohjes qendrore në Prishtinë dhe Gjakovë EUR 21 000 000 EUR 3 000 000 EUR 24 000 000 drejtpërdrejtë Sektori 8 Bujqësia dhe zhvillimi rural EUR 14 000 000 EUR 14 000 000 drejtpërdrejtë Veprimi 7 Mbështetje për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit agro- rural dhe krijimin e parakushteve për zhvillimin dhe zbatimin e një EUR 14 000 000 EUR 14 000 000 drejtpërdrejtë 21 qasje të integruar për sigurinë e ushqimit Buxheti i përgjithshëm për objektivin 2 – linja buxhetore 22.02 01 02 EUR 47 000 000 EUR 3 000 000 EUR 50 000 000 drejtpërdrejtë GJITHSEJ EUR 78 000 000 EUR 3 000 000 EUR 81 000 000 drejtpërdrejtë 22 Programet vjetore të Marrëveshjeve të financimit të IPA II - Shtojca II - Kushtet e përgjithshme v. 2.2 4 MODALITETET E ZBATIMIT DHE RREGULLAT E PËRGJITHSHME PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT DHE TË DHËNIES SË GRANTEVE Ky program zbatohet përmes menaxhimit të drejtpërdrejtë nga Zyra e BE-së në Kosovë në përputhje me Nenin 58(1)(a) të Rregullores Financiare dhe dispozitat korresponduese të Rregullave të tij të Aplikimit. Prokurimi ndjek dispozitat e Pjesës Dy, Titulli IV, Kapitulli 3 i Rregullores Financiare Nr 966/2012 dhe Pjesës Dy, Titulli II, Kapitulli 3 i Rregullave të tij të Aplikimit. Procedurat për dhënien e grantit ndjekin dispozitat e Pjesës Dy, Titulli IV, Kapitulli 4 i Rregullores Financiare Nr 966/2012 dhe Pjesa Dy, Titulli II, Kapitulli 4 i Rregullave të tij të Aplikimit. Sipas Rregullores Financiare, Pjesët Një dhe Tre të Rregullores Financiare dhe Rregullave të tij të Aplikimit, zbatohen për veprimet e jashtme, përveç nëse parashihet ndryshe në Pjesën Dy, Titulli IV. Komisioni mund t’i përdorë shërbimet dhe furnizimet sipas Kontratave Kornizë që janë arritur në bazë të Pjesës Një të Rregullores Financiare. Binjakëzimi: Projektet e Binjakëzimit organizohen në formë të marrëveshjeve të granteve, përmes së cilave administratat e përzgjedhura të Shteteve Anëtare pajtohen për ofrimin e ekspertizës së kërkuar të sektorit publik kundrejt rimbursimit të shpenzimeve që paraqiten. Kontrata mund të parasheh në veçanti delegimin afatgjatë të një zyrtari të caktuar për ofrimin e këshillave me orar të plotë për administratën e përfituesit të IPA II si këshilltar rezident i binjakëzimit. Marrëveshja e grantit të binjakëzimit përcaktohet në përputhje me dispozitat relevante të Pjesës Dy, Titulli IV, Kapitulli 4 i Rregullores Financiare dhe Pjesa Dy, Titulli II, Kapitulli 4 i Rregullave të tij të Aplikimit. Pjesët Një dhe Tre të Rregullores Financiare zbatohen për veprimet e jashtme, përveç nëse parashihet ndryshe në Pjesën Dy, Titulli IV. 5 ARANZHIMET PËR MONITORIMIN E PERFORMANCËS Si pjesë e kornizës së tij për matjen e performancës, Komisioni monitoron dhe vlerëson progresin drejt arritjes së objektivave specifike të përcaktuara në Rregulloren e IPA II në bazë të indikatorëve të matshëm të paracaktuar, të qartë dhe transparent. Raportet e progresit të referuar në Nenin 4 të Rregullores së IPA II merren si pikë referimi në vlerësimin e rezultateve të asistencës së IPA II. Komisioni do t’i mbledhë të dhënat në lidhje me performancën (indikatorët e procesit, outputit dhe rezultatit) nga të gjitha burimet, të cilat do të grumbullohen dhe analizohen në aspektin e përcjelljes së progresit kundrejt caqeve dhe kritereve të përcaktuara për secilin nga veprimet e këtij programi, si dhe Dokumenti Indikativ Strategjik. 23 Programet vjetore të Marrëveshjeve të financimit të IPA II - Shtojca II - Kushtet e përgjithshme v. 2.2 Në kontekstin specifik të menaxhimit indirekt nga përfituesit e IPA II, Koordinatorët Kombëtarë të IPA-s (KKIPA-të) do të mbledhin informacionet në lidhje me performancën e veprimeve dhe programeve (indikatorët e procesit, outputit dhe rezultatit) dhe koordinojnë mbledhjen dhe gjenerimin e indikatorëve që vijnë nga burimet kombëtare. Progresi i përgjithshëm do të monitorohet nëpërmjet këtyre mjeteve: a) sistemi për Monitorimin e Orientuar në Rezultate (MOR); b) Monitorimi i përfituesve të IPA II; c) vetë- monitorimi i kryer nga Delegacionet e BE-së; d) monitorimi i përbashkët i DP për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim dhe përfituesve të IPA II, përmes së cilës do të monitorohet rregullisht përputhja, koherenca, efikasiteti, efektiviteti dhe koordinimi në zbatimin e asistencës financiare nga Komiteti Monitorues i IPA II, i mbështetur nga Komitetet Sektoriale Monitoruese, të cilët do të sigurojnë një proces monitorues në nivel të sektorit. SHTOJCA II – KUSHTET E PËRGJITHSHME Përmbajtja SHTOJCA II – KUSHTET E PËRGJITHSHME .................................................................................. 1 Pjesa e parë: Dispozitat e zbatueshme për aktivitetet për të cilat përfituesi i IPA II është Autoriteti Kontraktues ................................................................................................................... 2 - 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article is titled “General principles.”
Neni 1 - Parimet e përgjithshme ................................................................................................................. 2 - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article is titled “Visibility and communication.”
Neni 2 - Vizibiliteti dhe komunikimi .......................................................................................................... 4 - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article concerns ex-ante and ex post controls on grant and procurement procedures and on contracts and grants carried out by the Commission.
Neni 3 - Kontrollete ex-ante mbi procedurat e granteve dhe prokurimit dhe në kontrollet ex post mbi kontratat dhe grantet që do të kryhen nga Komisioni ........................................................................ 4 - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Article 4 is about bank accounts, accounting systems, and acceptable expenses.
Neni 4 - Llogaritë bankare, sistemet i kontabilitetit dhe shpenzimet e pranueshme ................................... 5 - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This provision is about payments made by the Commission to the IPA II beneficiary.
Neni 5 - Dispozitat për pagesat e bëra nga Komisioni për përfituesin e IPA II .......................................... 5 - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This excerpt lists Article 6 on stopping payments, Article 7 on returning funds, and the start of Part Two on rules for budget support.
Neni 6 - Ndërprerja e pagesave ................................................................................................................... 6 Article 7 - Rikthimi i fondeve ..................................................................................................................... 7 Pjesa e dytë: Dispozitat e zbatueshme për Mbështetjen buxhetore ...................................................... 7 - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Neni 8 - Dialogu i politikave ....................................................................................................................... 7
Neni 8 - Dialogu i politikave ....................................................................................................................... 7 - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Article 9 is titled “Verification of conditions and disbursement.”
Neni 9 - Verifikimi i kushteve dhe i disbursimit ......................................................................................... 7 - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: This provision concerns transparency of budget support.
Neni 10 - Transparenca e mbështetjes buxhetore ........................................................................................ 7 - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Heading only: “Article 11 – Rikthimi i mbështetjes buxhetore” (Return of budget support).
Neni 11 - Rikthimi i mbështetjes buxhetore ................................................................................................ 8 24 Programet vjetore të Marrëveshjeve të financimit të IPA II - Shtojca II - Kushtet e përgjithshme v. 2.2 Pjesa e tretë: Dispozitat e zbatueshme për këtë Marrëveshje të Financimit pavarësisht nga mënyra të menaxhimit .................................................................................................................... 8 - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: This article is about the execution period, the operational implementation period, and the contractual deadline.
Neni 12 - Periudha e ekzekutimit, periudha e zbatimit operacional dhe afati kontraktues ......................... 8 - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Article 13 is titled “Permits and authorizations.”
Neni 13 - Lejet dhe autorizimet ................................................................................................................... 8 - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Article 14 is titled “Reporting requirements.”
Neni 14 - Kërkesat e raportimit ................................................................................................................... 9 - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Article 15 is titled “Intellectual property rights.”
Neni 15 - Të drejtat e pronësisë intelelktuale .............................................................................................. 9 - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: This article is about consultation between the IPA II beneficiary and the Commission.
Neni 16 - Konsultimi ndërmjet përfituesit të IPA II dhe Komisionit .......................................................... 9 - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Article 17 concerns changing this financing agreement.
Neni 17 - Ndryshimi i kësaj Marrëveshjeje të Financimit ........................................................................ 10 - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: This provision is titled “Suspension of this Financing Agreement.”
Neni 18 - Pezullimi i kësaj Marrëveshjeje të Financimit ......................................................................... 10 - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: This provision is about the termination of the financing agreement.
Neni 19 - Ndërprerja e kësaj Marrëveshjeje të Financimit ....................................................................... 11 - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: This text only shows the heading for Article 20 on dispute-settlement arrangements and the start of Part I; it does not state a concrete rule.
Neni 20 - Arranzhimet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ...................................................................... 11 25 Programet vjetore të Marrëveshjeve të financimit të IPA II - Shtojca II - Kushtet e përgjithshme v. 2.2 PJESA E PARË: DISPOZITAT E ZBATUESHME PËR AKTIVITETET PËR TË CILAT PËRFITUESI I IPA II ËSHTË AUTORITETI KONTRAKTUES 1.1. - 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: The IPA II beneficiary must follow the Commission’s procedures, keep required records, inform the Commission of exclusion issues, and maintain documents; the Commission may suspend payments or end the financing agreement.
Neni 1 - Parimet e përgjithshme (1) Qëllimi i pjesës së parë është që të përcaktojë rregullat për zbatimin e detyrave të besuara të zbatimit-buxhetor siç përshkruhen në Aneksin I dhe për të përcaktuar të drejtat dhe detyrimet e përfituesit të IPA II dhe Komisionit përkatësisht, në kryerjen e këtyre detyrave. Pjesa e parë do të aplikohet për detyrat e besuara të zbatimit-buxhetor, përfituesit të IPA II në lidhje me kontributin vetëm të BE-së, ose të kombinuar me fondet e përfituesit të IPA II ose fondet e një pale të tretë, në rast se fondet e tilla janë zbatuar në bashkë-financim të përbashkët, dmth aty ku janë të grupuara. (2) Përfituesi i IPA II do të mbetet përgjegjës për përmbushjen e detyrimeve të parashikuara në këtë Marrëveshje të Financimit dhe në Marrëveshjen Kornizë, edhe nëse ajo ia nën-delegon subjekteve tjera të identifikuara në Aneksin I për të kryer disa detyrave të besuara zbatimit të buxhetit. Komisioni, në veçanti, rezervon të drejtën të pezullojë pagesat, dhe të pezullojë dhe/ose të ndërpresë këtë Marrëveshje të Financimit mbi bazën e akteve, lëshimeve dhe/ose situatave të çdo subjekti të përcaktuar. (3) Detyrat e përmendura në paragrafin 1 të këtij neni duhet të kryhen nga përfituesi i IPA II në përputhje me procedurat dhe dokumentet standarde të përcaktuara dhe të publikuara nga Komisioni për dhënien kontratave të prokurimit dhe granteve në veprimet e jashtme, në fuqi në kohën e fillimit të procedurës në fjalë (PRAG), si dhe në përputhje me standardet e kërkuara të vizibilitetit dhe komunikimit të përmendura në nenin 2 (2). Përfituesi i IPA II duhet të kryejë procedurat e prokurimit dhe dhënies së grantit, të lidhë kontratat që rezultojnë, dhe të sigurojë që të gjitha dokumentet relevante për dokumentimin e auditimit janë në gjuhën e kësaj Marrëveshje të Financimit. (4) Përfituesi IPA II duhet të respektojë normën minimale të kontributit të tij të specifikuar në Aneksin I. Në rastin e kontributeve edhe nga përfituesi i IPA II edhe nga BE, kontributi përfituesit të IPA II do të vihet në dispozicion në të njëjtën kohë si kontributi përkatës nga BE. (5) Përfituesi i IPA II duhet të informojë Komisionin, kur një kandidat, ofertues ose aplikant është në një situatë të përjashtimit nga pjesëmarrja në procedurat e prokurimit dhe dhënies së grantit, ose është gjetur në shkelje të rëndë të detyrimeve të tij kontaktuese. Në raste të tilla, pa rënë ndesh me fuqinë e Komisionit për të marrë masa kundër një subjekti të tillë në bazë të Rregullores Financiare të zbatueshme, ndëshkimet financiare të përmendura në dispozitat për dënimet administrative dhe financiare të Kushteve të Përgjithshme të kontratave të prokurimit dhe granteve të lidhura nga përfituesi i IPA II mund të shqiptohen për kontraktorët dhe përfituesit e granteve nga ky përfitues i IPA II, nëse kjo lejohet me legjislacionin e vet kombëtar. Ndëshkimet e tilla financiare do të shqiptohen pas një procedure kundërshtuese që siguron të drejtën e mbrojtjes së 26 Programet vjetore të Marrëveshjeve të financimit të IPA II - Shtojca II - Kushtet e përgjithshme v. 2.2 kontraktorit ose përfituesi të grantit. Përfituesi i IPA II do të marrë parasysh informatat që gjinden në Bazën qendrore të të dhënave të përjashtimit, gjatë dhënies së kontratave të prokurimit dhe granteve. Qasja në informata mund të sigurohet përmes pikës(ve) ndërlidhëse ose nëpërmjet konsultimeve me Commission 3 (Komisioni Evropian, Drejtoria e Përgjithshme për Buxhet, Zyrtari i kontabilitetit i Komisionit, BRE2-13 / 505, B-1049 Bruksel, Belgjikë dhe përmes emailit për BUDG-C01-EXCL- DB@ec.europa.eu në kopje të adresës së Komisionit të identifikuar në nenin 3 të Kushteve të veçanta) (6) Përfituesi i IPA II do të mbajë të gjitha dokumentet mbështetëse relevante financiare dhe kontraktuale nga data e hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje Financimi apo nga një datë e mëhershme në rast se procedurat e prokurimit, thirrja për propozime apo procedura e dhënies së granteve të drejtpërdrejta ishte nisur para hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje Financimi: (a) Për procedurat e prokurimit në veçanti: a) Njoftimi i parashikimit me dëshmi të publikimit të njoftimit të prokurimit dhe çdo ndreqje të gabimeve; b) Emërimi i panelit nga lista e ngushtë; c) Raporti i listës së ngushtë (përfshirë anekset) dhe aplikacionet; d) Dëshmi e publikimit të njoftimit të listës së ngushtë; e) Letrat për kandidatët që nuk janë në listën e ngushtë; f) Ftesë për tender ose ekuivalent; g) Dosja e tenderit, duke përfshirë anekset, sqarimet, procesverbalet e mbledhjeve, dëshmitë e publikimit; h) Emërimi i komisionit të vlerësimit; i) Raportin e hapjes së tenderit, duke përfshirë anekset; j) Raporti i vlerësimit / negocimit, duke përfshirë anekset dhe ofertat t pranuara;4 k) Letrën e njoftimit; 3 Përfituesi i IPA II, do të lejohet të ketë qasje të drejtpërdrejtë në Bazën qendrore të të dhënave të përjashtimit përmes një pike ndërlidhëse kur Përfituesi i vërteton shërbimit përgjegjës të Komisionit që zbaton masat adekuate për mbrojtjen e të dhënave të parashikuara në Rregulloren (KE) Nr 45/2001 të Parlamentit Evropian dhe e Këshillit të datës 18 dhjetorit 2000 mbi mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin e të dhënave personale nga institucionet dhe organet e Komunitetit dhe për lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave (GZ L 8, 12.1.2001, fq. 1 ). 4 Eliminimi i ofertave të pasuksesshme pesë vite pas mbylljes së procedurave të prokurimit. 27 Programet vjetore të Marrëveshjeve të financimit të IPA II - Shtojca II - Kushtet e përgjithshme v. 2.2 l) Letra përcjellëse për dorëzimin e kontratës; m) Letrat për kandidatët pasuksesshëm; n) Njoftim për dhënie/anulim, duke përfshirë edhe dëshminë e publikimit; o) Kontratat, ndryshimet, shtojcat, raportet e zbatimit, dhe korrespondencë përkatëse të nënshkruara. (b) Për thirrjet për propozime dhe dhënien e drejtpërdrejtë të granteve në veçanti: a) Emërimi i komisionit të vlerësimit; b) Hapja dhe raporti administrativ duke përfshirë anekset dhe aplikacionet e pranuara;5 c) Letrat për aplikantët suksesshëm dhe të pasuksesshëm pas vlerësimit të koncept dokumentit; d) Raporti i vlerësimit koncept dokumentit; e) Raporti i vlerësimit të raportit të plotë të aplikimit apo negocimit me shtojcat përkatëse; f) Kontrollimi përshtatshmërisë dhe dokumentet mbështetëse; g) Letrat për aplikantët suksesshëm dhe të pasuksesshëm me listë rezervë të aprovuar pas vlerësimit të plotë të aplikimit; h) Letra përcjellëse për dorëzimin e kontratës së grantit; i) Njoftim për dhënie/anulim, me dëshminë e publikimit; j) Kontratat, ndryshimet, shtojcat dhe korrespondenca përkatëse të nënshkruara. Përveç kësaj, dokumentet financiare dhe kontraktuale të përmendura në paragrafin 6 (a) dhe (b) të këtij neni, duhet të plotësohet nga të gjitha dokumentet mbështetëse përkatëse siç kërkohen nga procedurat e përmendura në nenin 3 të këtij neni, si dhe të gjithë dokumentacionin përkatës në lidhje me pagesat, rekuperimit dhe shpenzimet operative, për shembull raportet e kontrolleve të projektit dhe në vend të ngjarjes, pranimin e furnizimeve dhe të punës, garancitë, garancionet, raportet e inxhinierëve mbikëqyrës. Të gjitha dokumentet relevante financiare dhe kontraktuale do të mbahen për të njëjtën kohëzgjatje, në përputhje me nenin 49 të Marrëveshjes Kornizë. 1.2. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: The IPA II beneficiary must take measures to ensure EU fund visibility, prepare a coherent visibility and communication plan, and submit it to the Commission within 2 months after the financing agreement enters into force.
Neni 2 - Vizibiliteti dhe komunikimi 5 Eliminimi i aplikacioneve të pasuksesshme tri vite pas mbylljes së procedurave të granteve. 28 Programet vjetore të Marrëveshjeve të financimit të IPA II - Shtojca II - Kushtet e përgjithshme v. 2.2 (1) Në përputhje me nenin 24 (3) të Marrëveshjes Kornizë, përfituesi i IPA II do të marrë masat e nevojshme për të siguruar vizibilitetin e fondeve të BE-së për aktivitetet që i janë besuar, dhe do të përgatisë një plan koherent të aktiviteteve të dukshmërisë dhe të komunikimit të cilat duhet të dorëzohet në Komision për një marrëveshje brenda 2 muajve pas hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje të Financimit. (2) Këto aktivitete të vizibilitetit dhe komunikimit duhet të jenë në përputhje me Doracakun e Komunikimit dhe Vizibilitetit për veprimet e jashtme të BE-së të hartuar dhe publikuar nga Komisioni, në fuqi në kohën e aktiviteteve. 1.3. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Commission may carry out ex ante and ex post controls over certain contract and grant procedures, and the IPA II beneficiary must provide the needed documents when selected for control.
Neni 3 - Kontrollete ex-ante mbi procedurat e granteve dhe prokurimit dhe në kontrollet ex post mbi kontratat dhe grantet që do të kryhen nga Komisioni (1) Komisioni mund të ushtrojë kontrolle ex ante për tenderimin e kontratave, fillimin e thirrjeve për propozime dhe dhënien e kontratave dhe granteve për fazat e mëposhtme të prokurimit ose dhënies së granteve: (a) miratimi i njoftimeve të kontratës për prokurim, programet e punës për thirrjet për propozime, dhe çdo ndreqje të gabimeve të tij; (b) miratimi i dosjeve të tenderit dhe udhëzimeve për aplikantët për grante; (c) miratimi i përbërjes së komisioneve të vlerësimit; (d) miratimi i raporteve të vlerësimit dhe të vendimeve të dhënies6; (e) miratimi i dosjeve të kontratës dhe shtojcave të kontratës. (2) Në lidhje me kontrollet ex ante Komisioni duhet të vendosë: (a) të kryejë kontrolle ex ante për të gjithë fajlat, ose (b) të kryejë kontrolle ex ante në një përzgjedhje e këtyre fajlave, ose (c) të heq dorë krejtësisht nga kontrollet ex ante. (3) Nëse Komisioni vendos të kryej kontrolle ex ante në përputhje me paragrafin 2 (a) ose (b) të këtij neni, ai duhet të informojë përfituesin e IPA II për fajlat e përzgjedhur për kontrollet ex ante. Përfituesi i IPA II do të ofrojë të gjithë dokumentacionin dhe informatat e nevojshme Komisionit pas marrjes së informtës se një fajl është përzgjedhur për kontroll ex ante, më së voni në kohën e dorëzimit të njoftimit të kontratës ose programit të punës për publikim. (4) Komisioni mund të vendosë të kryejë kontrolle ex post, duke përfshirë auditimet dhe kontrollet në terren, në çdo kohë për ndonjë kontratë ose grant të dhënë nga përfituesi i IPA II, që del nga kjo Marrëveshje e Financimit. Përfituesi i IPA II duhet të vë në dispozicion gjithë dokumentacionin dhe informatat e nevojshme për Komisionin pasi të jetë informuar se një fajl është përzgjedhur për kontroll ex post. Komisioni mund të autorizojë një person ose një subjekt për realizimin e kontrolleve ex post në emër të tij. 6 Për kontratat e shërbimit këtë hapa përfshijnë kontrollet ex ante në lidhje miratimin e listës së ngushtë. 29 Programet vjetore të Marrëveshjeve të financimit të IPA II - Shtojca II - Kushtet e përgjithshme v. 2.2 1.4. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Rregullon hapjen e një llogarie bankare në euro, raportimin e parashikimeve të disbursimit dhe mbajtjen e sistemit të kontabilitetit për Programin.
Neni 4 - Llogaritë bankare, sistemet i kontabilitetit dhe shpenzimet e pranueshme (1) Pas hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje për Financim, Fondi Kombëtar dhe struktura operative e përfituesit të IPA II, i cili është Autoriteti Kontraktues, për Programin duhet të hapin të paktën një llogari bankare në Euro. Bilanci i përgjithshëm bankar për Programin do të jetë shuma e bilanceve në të gjitha llogaritë bankare të Programit të mbajtura nga Fondi Kombëtar dhe në të gjitha strukturat operative pjesëmarrëse të përfituesit të IPA II. (2) Përfituesi i IPA II duhet të përgatisë dhe dorëzojë planet e parashikimit për disbursim tek Komisioni për kohëzgjatjen e periudhës së zbatimit të Programit. Këto parashikime duhet të përditësohen për raportin vjetor financiar të përmendur në Nenin 14(2) dhe për çdo kërkesë për fonde. Parashikimet duhet të bazohen në një analizë të dokumentuar të detajuar (duke përfshirë kontraktimin e planifikuar dhe orarin e pagesës për kontratë për katërmbëdhjetë muajt vijues), e cila do të jetë në dispozicion të Komisionit nëse e kërkon një gjë të tillë. (3) Plani fillestar i parashikimit të disbursimit duhet të përmbajë parashikimet përmbledhëse vjetore të disbursimit për gjithë periudhën e zbatimit dhe parashikimet mujore të disbursimit për katërmbëdhjetë muajt e parë të Programit. Planet e mëvonshme duhet të përmbajnë parashikime përmbledhëse vjetore të disbursimit për bilancin e periudhës së zbatimit të Programit dhe parashikimet mujore të disbursimit për katërmbëdhjetë muajt në vijim. (4) Përfituesi i IPA II është i detyruar që të krijojë dhe të mirëmbajë një sistem të kontabilitetit në përputhje me Nenin 2(3)(b) të Shtojcës A të Marrëveshjes Kornizë e cila do të mban së paku informatat lidhur me kontratat e menaxhuara sipas Programit të cilat janë treguar në Aneksin V. (5) Shpenzimet e pranueshme në sistemin e kontabilitetit sipas pikës 4 të këtij Neni, mund të jenë shkaktuar, paguar dhe pranuar si dhe të korrespondojnë me shpenzimet aktuale me dokumentacion mbështetës dhe do të përdoren kur është e përshtatshme për të pastruar para-financimin e paguar nga përfituesi i IPA II sipas kontratave lokale. (6) Përfituesi i IPA II duhet t`i ofrojë Komisionit raportet në vijim: (a) Raportin për shlyerje të detyrimeve – siç përcaktohet në Nenin 14(4); (b) Raportet vjetore siç përcaktohen në paragrafët (2) deri (4) të Nenit 14; (c) (c) Kërkesat për raportet e fondeve, siç është referuar në Nenin 5. 1.5. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This article sets rules for IPA II beneficiary pre-financing requests, bank-balance conditions, possible Commission reductions/recovery, and the final financial statement deadline.
Neni 5 - Dispozitat për pagesat e bëra nga Komisioni për përfituesin e IPA II (1) Përfituesi i IPA II duhet të paraqes parashikimin e vet fillestar të disbursimit për Programin, i përgatitur në përputhje me Nenin 4(2), me kërkesën e parë për pagesë para-financimit. Pagesa e parë e para-financimit do të jetë për 100% e disbursimeve të parashikuara për vitin e parë të planit të parashikimit të disbursimit. (2) Përfituesi i IPA II duhet të paraqesë kërkesat e vazhdueshme të pagesës të para-financimit kur bilanci i përgjithshëm bankar për Programin bie nën parashikimin e disbursimeve për pesë muajt e ardhshëm të Programit. (3) Çdo kërkesë shtesë për para-financim do të mbështetet nga dokumentet në vijim: a) Një përmbledhje e të gjitha disbursimeve të bëra për Programin; b) Bilancet bankare për Programin në datën e fundit të kërkesës; 30 Programet vjetore të Marrëveshjeve të financimit të IPA II - Shtojca II - Kushtet e përgjithshme v. 2.2 c) Një parashikim të disbursimeve për Programin për katërmbëdhjetë muajt në vijim në datën e fundit të kërkesës, në përputhje me Aneksin IV pika (d). (4) Përfituesi i IPA II mund të kërkojë për çdo para-financim të mëvonshëm shumën e përgjithshme të parashikimeve të disbursimeve për katërmbëdhjetë muaj pas datës së fundit të kërkesës, pa bilancet e përmendura në seksionin 3 (b) i këtij Neni, në datën e fundit të ndërprerjes së kërkesës për fonde e rritur me çdo shumë të financuar nga përfituesi i IPA II sipas paragrafit 5 të këtij Neni dhe të pa rimbursuara ende. Komisioni rezervon të drejtën të reduktojë çdo pagesë të para-financimit pasues nëse totalet e bilanceve bankare të mbajtura nga përfituesi i IPA II në bazë të këtij Programi dhe në të gjitha programet e tjera të IPA I apo IPA II të menaxhuara nga përfituesi i IPA II tejkalojnë parashikimin e disbursimit për katërmbëdhjetë muajt e ardhshëm. (5) Kur pagesa është reduktuar sipas paragrafit 4 të këtij Neni, përfituesi i IPA II duhet të financojë Programin nga burimet e veta deri në shumën e reduktimit. Përfituesi i IPA II mundet pastaj të kërkojë rimbursimin e atij financimi, si pjesë e kërkesës së ardhshme për fonde siç përcaktohen në paragrafin 4 të këtij Neni. (6) Komisioni ka të drejtë të rikuperojë bilancet e tepruara bankare të cilat kanë mbetur të papërdorura për më shumë se dymbëdhjetë muaj. Para se të ushtroj këtë të drejtë, Komisioni do të ftojë Përfituesin e IPA II për të dhënë arsyet e vonesës në disbursimin e fondeve dhe për të demonstruar nevojën e vazhdueshme për to brenda dy muajve në vijim. (7) Kamata e gjeneruar nga para- financimi i bilanceve bankare të Programit nuk duhet të jetë me vonesë. (8) Sipas Nenit 33(4) të Marrëveshjes Kornizë, në qoftë se ndërprerja e afatit kohor për pagesë tejkalon dy muaj, përfituesi i IPA II mund të kërkojë një vendim nga Komisioni nëse ndërprerja e afatit duhet të vazhdojë. (9) Deklarata financiare përfundimtare e përmendur në Nenin 37(2) të Marrëveshjes Kornizë do të dorëzohet nga ZAK jo më vonë se 16 muaj pas përfundimit të periudhës së zbatimit operativ. 1.6. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Commission may stop payments partly or fully, and may recover funds, if the beneficiary’s errors, irregularities, fraud, or other breaches affect the program or the legality and regularity of spending.
Neni 6 - Ndërprerja e pagesave (1) Pa paragjykim për pezullimin ose përfundimin e kësaj Marrëveshjeje për Financim sipas Neneve 18 dhe 19 respektivisht, dhe poashtu pa paragjykim të Nenit 39 të Marrëveshjes Kornizë, Komisioni mund të ndërpresë pagesat pjesërisht ose plotësisht, në qoftë se: (a) Komisioni konstaton, ose ka shqetësime serioze se përfituesi i IPA II ka bërë gabime të konsiderueshme, parregullsi ose mashtrim që vë në pikëpyetje ligjshmërinë ose rregullsinë e transaksioneve në fjalë të caktuara në implementimin e Programit, ose ka dështuar të përmbushë detyrimet e tij sipas kësaj Marrëveshjeje për Financim, duke përfshirë obligimet në lidhje me zbatimin e planit të Vizibilitetit dhe Komunikimit; (b) Komisioni konstaton se, ose ka shqetësime serioze, nëse përfituesi i IPA II ka bërë gabime sistemike ose të përsëritura ose parregullsi, mashtrime apo shkelje të detyrimeve të kësaj ose Marrëveshjeve tjera të Financimit, me kusht që ato gabime, parregullsi, mashtrime ose shkelje të detyrimeve të kenë një ndikim material në zbatimin e kësaj Marrëveshjeje për Financim apo të vënë në dyshim besueshmërinë e sistemit të kontrollit të brendshëm të përfituesit të IPA II ose ligjshmërinë dhe rregullsinë e shpenzimeve themelore. 31 Programet vjetore të Marrëveshjeve të financimit të IPA II - Shtojca II - Kushtet e përgjithshme v. 2.2 1.7. Article 7 - Rikthimi i fondeve (1) Përveç rasteve të përmendura në Nenin 41 të Marrëveshjes Kornizë, Komisioni mund të rikthej fondet nga përfituesi i IPA II siç parashikohet në Rregulloren financiare, veçanërisht në rastet kur: 32 Programet vjetore të Marrëveshjeve të financimit të IPA II - Shtojca II - Kushtet e përgjithshme v. 2.2 (a) Komisioni konstaton se objektivat e Programit të përcaktuara në Aneksin I nuk janë arritur; (b) Shpenzimeve të pa pranueshme; (c) mosrespektimi i shkallës së kontributit, siç është përcaktuar në Aneksin I; (d) shpenzimet e shkaktuara janë si rezultat i gabimeve, parregullsive, mashtrimeve apo shkeljeve të detyrimeve në zbatimin e Programit, në mënyrë të veçantë në procedurën e prokurimit dhe dhënies së grantit. (2) Në përputhje me ligjin kombëtar, përfituesi i IPA II do të rikthej kontributin e BE të paguar për përfituesin e IPA II nga marrësit që çfarëdo rasti janë të caktuar në paragrafin 1 pikat b) ose c) të këtij Neni ose të përmendur në Nenin 41 të Marrëveshjes Kornizë. Fakti se përfituesi i IPA II nuk do të ketë sukses në kthimin e të gjithë ose një pjese të fondeve nuk do të pengojë Komisionin të rimarr fondet nga përfituesi i IPA II. (3) Shumat e paguara në mënyrë jo të rregullt apo të rikthyera nga përfituesi i IPA II shumat nga garancitë financiare, të performancës dhe para-financimit të depozituara në bazë të prokurimit dhe procedurave të dhënies së grantit, shumat nga gjobat e vendosura nga Përfituesi i IPA II për kandidatët, ofertuesit, aplikantët, kontraktuesit ose përfituesit të granteve, për përfituesin e IPA II do të ripërdoren për Programin ose do t’i kthehen Komisionit. PJESA E DYTË: DISPOZITAT E ZBATUESHME PËR MBËSHTETJEN BUXHETORE 1.8. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Përfituesi i IPA II dhe Komisioni duhet të angazhohen në një dialog të rregullt konstruktiv për zbatimin e Marrëveshjes së Financimit.
Neni 8 - Dialogu i politikave Përfituesi i IPA II dhe Komisioni zotohen që të angazhohen në një dialog të rregullt konstruktiv në nivelin e duhur për zbatimin e kësaj Marrëveshjeje të Financimit. 1.9. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The Commission must verify payment conditions for budget support parts, notify the IPA II beneficiary without undue delay if the conditions are not met, and the beneficiary must apply national foreign exchange rules non-discriminatorily for all disbursements.
Neni 9 - Verifikimi i kushteve dhe i disbursimit (1) Komisioni do të verifikojë kushtet për pagesën e pjesëve të komponentit të mbështetjes buxhetore, siç është identifikuar në Aneksin I dhe Aneksin IA. (2) Në rastet kur Komisioni arrin në përfundimin se kushtet e pagesës nuk janë plotësuar, duhet të informojë përfituesin esaj të IPA II pa vonesa të panevojshme. (3) Kërkesat e disbursimit të dorëzuara nga përfituesi i IPA II do të jenë të pranueshme për financimin e BE-së me kusht që ato janë në përputhje me dispozitat e përcaktuara në Aneksin I dhe Aneksin IA dhe se ato janë dorëzuar gjatë fazës së zbatimit operativ. (4) Përfituesi i IPA II do të zbatojë rregullat e saj kombëtare të këmbimit të huaj në një mënyrë jodiskriminuese për të gjitha disbursimet e komponentit të mbështetjes buxhetore. 1.10. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The IPA II beneficiary agrees to the Commission publishing the financing agreement, any changes, and basic budget-support information, including electronically.
Neni 10 - Transparenca e mbështetjes buxhetore 33 Programet vjetore të Marrëveshjeve të financimit të IPA II - Shtojca II - Kushtet e përgjithshme v. 2.2 Përfituesi IPA II në këtë mënyrë pajtohet me publikimin nga Komisioni, të kësaj Marrëveshjeje të Financimit dhe çdo ndryshimi dhe plotësimi të saj, duke përfshirë edhe me mjete elektronike, dhe i informatave të tilla bazë për përkrahjen buxhetore të cilat Komisioni i konsideron të nevojshme. Përmbajtja e publikimit të tillë duhet të jetë në përputhje me ligjet e BE-së të aplikueshme për mbrojtjen e të dhënave personale. 1.11. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Komisioni mund të rikthejë të gjitha ose një pjesë të disbursimeve mbështetëse buxhetore kur pagesa rezulton e pavlefshme për shkak të një parregullsie serioze që i atribuohet përfituesit, duke respektuar proporcionalitetin.
Neni 11 - Rikthimi i mbështetjes buxhetore Të gjitha ose një pjesë e disbursimeve mbështetëse buxhetore mund të rikthehen nga Komisioni, duke e respektuar parimin e proporcionalitetit, nëse Komisioni konstaton se pagesa ka qenë e pavlefshme për shkak të një parregullsie serioze që i atribuohet përfituesit të IPA II, në veçanti nëse përfituesi i IPA II ka dhënë informacione të besueshme apo të pasakta, ose në qoftë se janë të përfshira korrupsioni ose mashtrimi. PJESA E TRETË: DISPOZITAT E ZBATUESHME PËR KËTË MARRËVESHJE TË FINANCIMIT PAVARËSISHT NGA MËNYRA TË MENAXHIMIT 1.12. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: This article sets the implementation and operational periods for the Financing Agreement, requires the contracting authority to respect them, and makes EU financing eligible only for costs incurred during the operational implementation period.
Neni 12 - Periudha e ekzekutimit, periudha e zbatimit operacional dhe afati kontraktues (1) Periudha e ekzekutimit është periudha gjatë së cilës zbatohet Marrëveshja e Financimit dhe përfshin periudhën e zbatimit operacional, si dhe në një fazë të mbylljes. Kohëzgjatja e periudhës së ekzekutimit është e përcaktuar në nenin 2(2) të Kushteve të Veçanta, dhe ajo do të fillojë me hyrjen në fuqi të kësaj Marrëveshjeje të Financimit. (2) Periudha e zbatimit operacional është periudha në të cilën të gjitha aktivitetet operative të mbuluara nga prokurimi, kontratat e granteve dhe marrëveshjet e delegimit janë përfunduar. Kohëzgjatja e kësaj periudhe është përcaktuar në nenin 2(2) të Kushteve të Veçanta, dhe ajo do të fillojë me hyrjen në fuqi të kësaj Marrëveshjeje të Financimit. (3) Periudha e ekzekutimit dhe zbatimit operacional duhet të respektohet nga Autoriteti kontraktues kur lidhen dhe zbatohen kontratat e prokurimit dhe granteve dhe marrëveshjet e delegimit në këtë Marrëveshje të Financimit. (4) Shpenzimet e ndërlidhura me aktivitetet duhet të jenë të pranueshme për financimin nga BE-ja vetëm nëse ato janë shkaktuar gjatë periudhës së zbatimit operacional; kostot e shkaktuara nga përfituesi i IPA II para hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Financimit nuk do të jenë të pranueshme për financim nga BE-ja. (5) Kontratat e prokurimit dhe të granteve duhet të lidhen më së largu brenda tre vjetëve nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Financimit, me përjashtim të: 34 Programet vjetore të Marrëveshjeve të financimit të IPA II - Shtojca II - Kushtet e përgjithshme v. 2.2 (a) ndryshimeve dhe plotësimeve në kontratat tashmë të lidhura; (b) kontratat individuale të prokurimit që lidhen pas përfundimit të parakohshëm të një kontrate ekzistuese të prokurimit; (c) kontratat që kanë të bëjnë me auditimin dhe vlerësimin, të cilat mund të nënshkruhen pas zbatimit operacional; (d) ndryshimi i subjektit të ngarkuar me detyrat e besuara. (6) Një kontratë e prokurimit ose e grantit e cila nuk i ka dhënë rritje në asnjë pagesë brenda dy viteve të nënshkrimit të saj, do të ndërpritet automatikisht dhe fondet e saj do të tërhiqen. 1.13. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Competent authorities of the IPA II beneficiary must issue any permits or authorizations needed to implement the Program in due time, in line with national law.
Neni 13 - Lejet dhe autorizimet Çdo lloj i lejes dhe / ose autorizimit i nevojshme për zbatimin e Programit do të jepet në kohën e duhur nga autoritetet kompetente të përfituesit të IPA II, në përputhje me ligjin kombëtar. 1.14. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: KKIPA and the ZKA must use specified reporting templates, and KKIPA must submit a final report by four months after the last disbursement; ZKA must provide accounting data by 15 January of the next financial year with a signed unaudited financial summary report.
Neni 14 - Kërkesat e raportimit (1) Për shkak të kërkesave të përgjithshme të raportimit në Komision të përcaktuara në nenin 58 të Marrëveshjes Kornizë dhe kërkesave specifike të raportimit sipas menaxhimit indirekt të përcaktuara në nenin 59(1) të Marrëveshjes Kornizë në raportin vjetor mbi zbatimin e asistencës IPA II, KKIPA do të përdorin modelin e dhënë në Aneksin III të kësaj Marrëveshjeje të financimit. 35 Programet vjetore të Marrëveshjeve të financimit të IPA II - Shtojca II - Kushtet e përgjithshme v. 2.2 (2) Për shkak të kërkesave specifike të raportimit nën menaxhimin indirekt të përcaktuar në pikën (a) të nenit 59(2) të Marrëveshjes Kornizë mbi raportin apo deklaratat vjetore financiare, ZKA në përfituesin e IPA II do të përdorë modelet e parapara në pikat (a) dhe (b) të Aneksit IV të kësaj Marrëveshjejes së Financimit. (3) Për qëllim të nenit 59(4) të Marrëveshjes Kornizë, KKIPA duhet të paraqesë një raport përfundimtar Komisionit mbi zbatimin e asistencës së IPA II të këtij Programit jo më vonë se katër muaj pas disbursimit të fundit për kontraktorët e saj apo përfituesit e granteve. (4) Për qëllim të nenit 59(6) të Marrëveshjes Kornizë ZKA duhet të sigurojë deri më 15 janar të vitit financiar vijues në format elektronik një kopje të të dhënave të mbajtura në sistemin e kontabilitetit të krijuar sipas nenit 4(4). Kjo duhet të mbështetet nga një raport i nënshkruar i pa-audituar i përmbledhjes financiare në përputhje me pikën (c) të Aneksit IV. 1.15. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Funding contracts must ensure the IPA II beneficiary gets the intellectual property rights needed for the listed materials, and the beneficiary must ensure the Commission can access and use those materials.
Neni 15 - Të drejtat e pronësisë intelelktuale (1) Kontratat e financuara sipas kësaj Marrëveshjeje të Financimit do të sigurojnë që përfituesi i IPA II fiton të gjitha të drejtat e nevojshme të pronësisë intelektuale në lidhje me teknologjinë e informacionit, studimeve, vizatimeve, planeve, publicitetit dhe çdo material tjetër të bërë për qëllime të planifikimit, zbatimit, monitorimit dhe vlerësimit. (2) Përfituesi i IPA II duhet të garantojë që Komisioni, ose dikush tjetër apo personi i autorizuar nga Komisioni, do të kenë qasje dhe të drejtën për të përdorur një material të tillë. Komisioni do të përdorin një material të tillë vetëm për qëllimet e veta. 1.16. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The IPA II beneficiary and the Commission must consult each other before referring disputes about the Financing Agreement. The Commission must also take necessary contacts and steps if it knows of implementation problems, and must regularly inform the beneficiary about certain Annex I activities.
Neni 16 - Konsultimi ndërmjet përfituesit të IPA II dhe Komisionit (1) Përfituesi i IPA II dhe Komisioni do të konsultohen me njëri-tjetrin para se ta dërgojnë tutje çdo mosmarrëveshje që lidhet me zbatimin ose interpretimin e kësaj Marrëveshjeje të Financimit në pajtim me nenin 20. (2) Në rastet kur Komisioni është në dijeni për problemet në kryerjen e procedurave që kanë të bëjnë me zbatimin e kësaj Marrëveshjeje të Financimit, ajo do të vendosë të gjitha kontaktet e nevojshme me përfituesin e IPA II për të ndrequr situatën dhe për të marrë çdo hap që është i nevojshëm. (3) Konsultimet mund të çojë në një ndryshim dhe plotësim, pezullim ose ndërprerje të kësaj Marrëveshjeje të financimit. (4) Komisioni rregullisht duhet të informjë përfituesin e IPA II për zbatimin e aktiviteteve të përshkruara në Aneksin I, të cilat nuk bien nën Pjesën e parë të këtyre Kushteve të përgjithshme. 36 Programet vjetore të Marrëveshjeve të financimit të IPA II - Shtojca II - Kushtet e përgjithshme v. 2.2 1.17. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Amendments to the financing agreement must be in writing.
Neni 17 - Ndryshimi i kësaj Marrëveshjeje të Financimit (1) Çdo ndryshim i kësaj Marrëveshje të Financimit, duhet të bëhet me shkrim. (2) Nëse përfitues i IPA II kërkon një ndryshim, kërkesa duhet t'i dorëzohet Komisionit të paktën gjashtë muaj para se ndryshimit ka për qëllim të hyjë në fuqi. 37 Aneksi IIIA Model Raporti Vjetor (3) Komisioni mund të ndryshojë dokumentet model në Aneksin III, IV dhe V pa nevojën e ndryshimit të kësaj Marrëveshjeje të Financimit. Përfituesi i IPA II duhet të informohet me shkrim për çdo ndryshim të tillë dhe hyrjes së tij në fuqi. 1.18. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Commission may suspend the Financing Agreement in several cases, including beneficiary breaches, failure to meet requirements, stopping EU accession, serious human rights/democracy/rule-of-law breaches, corruption, or force majeure.
Neni 18 - Pezullimi i kësaj Marrëveshjeje të Financimit (1) Marrëveshja e Financimit mund të pezullohet në rastet si në vijim: (a) Komisioni mund të pezullojë zbatimin e kësaj Marrëveshjeje të Financimit nëse përfituesi i IPA II shkelë një detyrim sipas kësaj Marrëveshjeje të Financimit; (b) Komisioni mund të pezullojë zbatimin e kësaj Marrëveshjeje të Financimit nëse përfituesi i IPA II shkelë ndonjë detyrim të përcaktuar me procedurat dhe dokumentet standarde të përmendura në Nenin 18(2) të Marrëveshjes përkatëse Kornizë; (c) Komisioni mund të pezullojë zbatimin e kësaj Marrëveshjeje të Financimit nëse përfituesi i IPA II nuk i plotëson kërkesat për t`ia besuar detyrat e zbatimit të buxhetit; (d) Komisioni mund të pezullojë zbatimin e kësaj Marrëveshjeje të Financimit nëse përfituesi i IPA II vendos të pezullojë ose të pushojë procesin e anëtarësimit në BE; (e) Komisioni mund të pezullojë zbatimin e kësaj Marrëveshjeje të Financimit nëse përfituesi i IPA II shkelë një detyrim në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut, parimet demokratike dhe sundimin e ligjit, si dhe në raste të rënda të korrupsionit; (f) Kjo Marrëveshjeje e Financimit mund të pezullohet në rastet e “forcës madhore” të definuar si më poshtë. “ Forca madhore” do të thotë çfarëdo situate e paparashikueshme dhe e jashtëzakonshme ose ngjarje jashtë kontrollit të palëve e cila pengon njërin prej tyre nga përmbushja e ndonjë detyrimi të tyre, jo i atribueshëm ndaj gabimit apo pakujdesisë nga ana tyre (ose ana e kontraktuesve, agjentëve dhe punonjësve të tyre) dhe që dëshmohet të jetë e pakapërcyeshme me gjithë përpjekjet e tyre. Prishjet e pajisjeve ose materialit ose vonesat në ri-funksionalizimin e tyre, kontestet me punëtorët, grevat ose vështirësitë financiare nuk mund të përdoren si forcë madhore Një palë nuk mund të mbahet përgjegjëse për shkelje të detyrimeve të saj nëse është penguar nga përmbushja e obligimeve të saj nga një rast i forcës madhore për të cilën pala tjetër informohet në mënyrën e duhur. Pala e përballur me forcën madhore duhet të informojë pa vonesë palën tjetër duke deklaruar për natyrën, kohëzgjatjen e mundshme dhe efektet e parashikueshme të problemit dhe të marr çdo masë për të minimizuar dëmin e mundshëm. Nëse forca madhore ndikon vetëm në një pjesë të Programit, pezullimi i Marrëveshjes së Financimit mund të jetë i pjesshëm. 38 Aneksi IIIA Model Raporti Vjetor (g) Asnjëra nga palët nuk duhet të mbahet përgjegjëse për shkeljet e detyrimeve të veta sipas kësaj Marrëveshjeje të Financimit nëse pengohet për t’i përmbushur ato nga forca madhore, me kusht që ajo merr masa për të minimizuar çfarëdo dëmi të mundshëm. (2) Komisioni mund të pezulloj këtë Marrëveshje të Financimit pa njoftim paraprak. (3) Komisioni mund të marr ndonjë masë të duhur parandaluese para se të ndodh pezullimi. (4) Kur njoftohet për pezullim, duhet të tregohen pasojat për kontratat në vazhdim e sipër apo që do të nënshkruhen për prokurim apo për grante dhe marrëveshjet për delegim. (5) Pezullimi i kësaj Marrëveshjeje për Financim është pa paragjykim ndaj ndërprerjes së kësaj Marrëveshje për Financim nga Komisioni, në përputhje me nenin 6 dhe nenin 19. (6) Palët duhet të rifillojnë zbatimin e Marrëveshjes së Financimit sapo kushtet të lejojnë, me miratimin paraprak me shkrim nga Komisioni. Kjo është pa paragjykim ndaj çdo ndryshimi të kësaj Marrëveshjeje të Financimit që mund të jenë të nevojshme për të përshtatur Programin për kushtet e reja zbatuese, duke përfshirë, nëse është e mundur, zgjatjen e periudhës së zbatimit, ose ndërprerjen e kësaj Marrëveshjeje të Financimit në përputhje me Nenin 19. 1.19. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Article 19 allows either party to end the Financing Agreement with 30 days’ prior notice if the suspension-related issues are not resolved within 180 days, and it ends automatically if no payment and no implementing/delegation contract occur within two years of signing.
Neni 19 - Ndërprerja e kësaj Marrëveshjeje të Financimit (1) Në qoftë se çështjet që çuan në pezullimin e kësaj Marrëveshje të Financimit nuk janë zgjidhur brenda një periudhe maksimale prej 180 ditëve, secila palë mund ta ndërpres Marrëveshjen e Financimit me një njoftim paraprak prej 30 dite. (2) Kjo Marrëveshje e Financimit duhet të ndërpritet automatikisht, në qoftë se brenda një periudhe prej dy viteve nga nënshkrimi i saj: (a) nuk ka çuar deri tek asnjë pagesë; (b) nuk është nënshkruar asnjë kontratë zbatuese ose marrëveshje për delegim. (3) Kur të njoftohet për ndërprerjen, duhet të tregohen pasojat për prokurimin në vazhdim e sipër dhe kontratat për grante, si dhe kontratat dhe grantet e tilla që duhet të nënshkruhen. (4) Ndërprerja e kësaj Marrëveshje të Financimit nuk duhet të përjashtojë mundësinë që Komisioni të kryej korrigjime financiare në pajtim me Nenet 36 dhe 44 të Marrëveshjes Kornizë. 39 Aneksi IIIA Model Raporti Vjetor 1.20. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Disputes under the Financing Agreement may go to arbitration if they are not resolved within six months of consultations; each party must appoint an arbitrator within 30 days, and the parties must carry out the arbitral decision.
Neni 20 - Arranzhimet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve (1) Çdo mosmarrëveshje në lidhje me Marrëveshjen e Financimit, të cilat nuk mund të zgjidhen brenda një periudhe gjashtëmujore nga konsultimet midis palëve të parashikuara në Nenin 16, mund të zgjidhen nga arbitrazhi me anë të një kërkese nga njëra palë. (2) Secila palë do të caktojë një arbitër brenda 30 ditëve nga data e kërkesës për arbitrazh. Nëse dështohet në këtë, secila palë mund t'i kërkojë Sekretarit të Përgjithshëm të Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit (Hagë) të caktojë një arbitër të dytë. Të dy arbitrat nga ana e tyre do të caktojnë një arbitër të tretë brenda 30 ditëve. Nëse dështohet në këtë, secila palë mund t'i kërkojë Sekretarit të Përgjithshëm të Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit të caktojë arbitrin e tretë. (3) Përveç nëse arbitrat vendosin ndryshe, duhet të aplikohet procedura e parashikuar në Rregullat Opsionale për Arbitrazh të Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit që lidhen me Organizatat Ndërkombëtare dhe Shtetet. Vendimi i Arbitrazhit duhet të merret nga shumica brenda një periudhe prej tre muajve. (4) Secila palë detyrohet që të ndërmarrë masat e nevojshme për zbatimin e vendimeve të arbitrave. Periudha e mbuluar nga raporti: 01/01/20XX-31/12/20XX Raporti është lëshuar më: XX/XX/20XX Raporti vjetor për Zbatimin e asistencës IPA II nën menaxhimin direkt dhe indirekt nga [vendi] i dorëzuar nga Koordinatori Kombëtar i IPA-s I. Përmbledhje ekzekutive 1. Reference në objektivat e Dokumenteve Strategjike të Vendit dhe një përmbledhje e shkurtër e sfidave në sektorë 2. Përfshirja në programim 3. Raportet me Komisionin Evropian. 4. Problemet e hasura në përmbushjen e kushteve të nevojshme për zbatimin dhe garantimin e qëndrueshmërisë, masat përkatëse të ndërmarra/planifikuara, rekomandimet për veprime të mëtejshme. 5. Çështjet përkatëse që rrjedhin nga pjesëmarrja e përfituesit IPA II në Komisionin monitorues IPA dhe në komisionet sektoriale monitoruese (duke përfshire Komitetin e përbashkët të monitorimit për BNK), nëse ekziston ndonjë. 6. Përfshirja në aktivitetet shumëkombëshe dhe çështjet e ndërlidhura. 7. Aktivitetet për monitorim dhe vlerësim, mësimet kryesore të nxjerra dhe veprimet pasuese nga rekomandimet 40 Aneksi IIIA Model Raporti Vjetor 8. Komunikimi dhe aktivitetet e vizibilitetit . 9. Koordinimi i donatorëve. Në rast të menaxhimit indirekt, përmbledhja ekzekutive duhet të përfshije gjithashtu edhe: 10. Zbatimin e përgjithshëm të asistencës IPA nën menaxhimin indirekt (maks. një faqe). 11. Problemet kryesore horizontale të hasura në zbatimin e asistencës IPA dhe masat e nevojshme të ndërmarra/planifikuara (maks. gjysmë faqe). 12. Rekomandimet për veprime të mëtejme (maks. gjysmë faqe). 13. Auditimet – gjetjet kryesore dhe rekomandimet dhe veprimet e ndërmarra korrigjuese. 41 Aneksi IIIA Model Raporti Vjetor II. Informacione për secilin sektorë Titulli i sektorit 7 : [Transporti] Pjesa narrative: përmbledhja sipas sektorit, duke përfshirë informacionin në vijim: 1. Përfshirjen në programim 2. Përmbledhjen e rezultateve në zhvendosje drejt një qasje sektoriale plotësisht e kualifikuar (p.sh. objektivat e arritura sipas udhërrëfyesit të Sektorit në dokumentin e planifikimit sektorial). 3. Koordinimi me instrumentet dhe/apo donatorët e tjerë/IFN në kuadër të sektorit 4. Ndikimi i veprimeve të IPA II në kuadër të sektorit për zhvillimin e kapaciteteve përkatëse kombëtare administrative në sektorë, planifikim dhe buxhetim strategjik. Në rast të menaxhimit indirekt duhet të përfshihet edhe informacioni në vijim: 5. Struktura vepruese ekzistuese dhe ndryshimet e ndërlidhura, nëse relevante: [Ministria e Transportit] 6. Informacioni për zbatimin e programeve në sektor 7. Arritjet kryesore në sektor 8. Problemet e rëndësishme të hasura gjatë zbatimit të detyrave të besuara p.sh. vonesat në kontraktim, dhe masat pasuese të ndërmarra/planifikuara. 9. Rekomandimet për veprime të mëtejshme 10. Aktivitetet e realizuara monitoruese dhe vlerësuese, auditimet- gjetjet kryesore dhe mësimet e nxjerra, rekomandimet, veprimet pasuese dhe korrigjuese të ndërmarra Titulli i sektorit: Bashkëpunimi Ndërkufitar 8 1. Përfshirja në programim sipas rastit. 2. Progresi i bërë në zbatimin e programit BNK dhe në veçanti në arritjen e objektivave të veçanta sipas prioritetit tematik (duke përfshirë elementet kualitative dhe kuantitative që tregojnë progresin lidhur me objektivat) 3. Përmbledhja e problemeve të hasura gjatë zbatimit të programit BNK dhe çdo veprim korrektues i ndërmarrë, si dhe rekomandimet për masa korrigjuese të mëtejshme. 7 Sipas sektorit në Dokumentet indikative strategjike. 8 Për Bashkëpunimi Ndërkufitar kërkohet raportim specifik. 42 Aneksi IIIA Model Raporti Vjetor 4. Monitorimi, duke përfshirë marrëveshjen për grumbullimin e të dhënave dhe aktivitetet e vlerësimit aty ku ka. 5. Aktivitetet e komunikimi dhe vizibilitetit. 6. Koordinimi me vendin partner. Në rast të menaxhimit indirekt duhet të përfshihet edhe informacioni në vijim: 1. Strukturat Vepruese ekzistuese dhe ndryshimet e ndërlidhura, nëse relevante. 2. Problemet e rëndësishme të hasura gjatë zbatimit të detyrave të besuara p.sh. vonesat në kontraktim, dhe masat pasuese të ndërmarra/planifikuara. 3. Rekomandimet për veprime të mëtejshme 4. Auditimet e zbatuara – të gjeturat kryesore dhe rekomandimet dhe masat e ndërmarra korrigjuese Aneksi IIIA Model Raporti Vjetor II a. Treguesit e performancës për sektorin [p.sh Transportit] duke përfshirë menaxhimin direkt dhe indirekt : Treguesit 9 sipas programit Marrëveshja/Programi Financues referenca 10 Treguesi për sektorin e [Transportit] Burimi Baza Pika referuese (2017) Objektivi (2020) Vlera (2014 11 ) 2014 programi i vendit Reduktimi i kohës mesatare të udhëtimit për udhëtarët në mes të qendrave të mëdha urbane me metoda të transportit 2014-20xx programi shumëkombësh Kostot e reduktuara të transportit për njësi të prodhimit 9 Këto kryesisht duhet të jenë rezultatet (outcome), si dhe prodhimet (output) e treguesit të përzgjedhur përkatës 10 Duhet të jetë në përputhje me mënyrën e programimit ( vjetor, shumë vjetor me apo pa zotime të ndara) dhe me raportin e ZShA-së 11 Të përshtatet numri i kolonave për të gjitha vitet prej vitit 2014 deri tek viti i periudhës raportuese. Vlerat duhet të jenë kumulative. Aneksi IIIA Model Raporti Vjetor II b. Përmbledhje në nivel të veprimit për Sektorë [p.sh. Transportit] Marrëveshja financiare/Progra mi referenca Veprimi Gjendja aktuale/Progresi për veprim të veçantë (p.sh. TeR në përgatitjen e tenderit të lancuar, të kontraktuar në zbatim e sipër, të përfunduar) Arritjet kryesore dhe vlerësimi i tyre Problemet kryesore të hasura gjatë zbatimit të detyrave të besuara dhe masat e ndërmarra/planifi kuara për t’i tejkaluar ato Zhvillimet që ndikojnë në zbatim për të ardhmen. Rekomandimet për masat e mëtejme korrigjuese [programi i vendit 2014] Elektrifikimi i vijës hekurudhore nga xxx deri në kufi me xxx p.sh. Kontrata e shërbimit për përgatitjen e TeR për kontratën e realizimit të punëve të nënshkruar dhe në zbatim e sipër,tenderi për kontratën e realizimit punëve që do të do të lancohet në tremujorin e dytë 2015 p.sh. Kontrata e shërbimit për përgatitjen e TeR për kontratën e realizimit të punëve është vonuar pasi që procedura për negocim ka dështuar dhe është dashur të ri- lancohet p.sh ndryshimi i ligjit vendor, si radhitja me, dhe zbatimi i paketës së katërt për Hekurudhë Programi vjetor i veprimit i Marrëveshjes për Financim IPA II - Kushtet e veçanta V.2.0 45 Në rast të menaxhimit indirekt duhet të përfshihet edhe informacioni në vijim: Aneksi 1 Përmbledhja e funksionimit të sistemit të menaxhimit dhe kontrollit (duke përfshirë ndryshimet në strukturën institucionale) (maks. një faqe). Transparenca, vizibiliteti, informacioni dhe aktivitetet e komunikimit në përputhje me Marrëveshjen kornizë (maks. një faqe). Aneksi 2 Tregimi i suksesit (N.B. ky seksion mund të përdoret për raportin vjetor të asistencës financiare të përgatitur nga Komisioni Evropian) Aneksi 3 Plani vjetori i prokurimit Aneksi në vijim duhet të sigurohet për menaxhimin direkt dhe indirekt: Aneksi 4 Udhërrëfyesi për qasje sektoriale– të arriturat (duke theksuar nëse objektivat e planifikuara janë apo nuk janë përmbushur)
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 05/L-124 PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES FINANCIARE PËR IPA 2015 NDËRMJET KOSOVËS DHE BASHKIMIT EVROPIAN
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in