LIGJI NR. 05/L-154 PËR RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT FINANCIAR MIDIS QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË FRANCËS, DHE TË MARRËVESHJES PËR HUA PËR ZBATIMIN E PROTOKOLLIT FINANCIAR NDËRMJET MINISTRISË SË FINANCAVE SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE NATIXIS
This law ratifies a financial protocol between the Government of Kosovo and the Government of France, and a loan agreement for implementing that protocol between Kosovo’s Ministry of Finance and Natixis.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 05/L-154
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This law ratifies a financial protocol between the Government of Kosovo and the Government of France, and a loan agreement for implementing that protocol between Kosovo’s Ministry of Finance and Natixis. This article says the law’s purpose is to ratify a Financial Protocol and a loan agreement related to its implementation. This article ratifies a Financial Protocol between the Government of Kosovo and the Government of France, and a loan agreement for implementing that protocol. This article says the law’s annex includes three attached documents. This law enters into force 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 05/L-154 PËR RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT FINANCIAR MIDIS QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË FRANCËS, DHE TË MARRËVESHJES PËR HUA PËR ZBATIMIN E PROTOKOLLIT FINANCIAR NDËRMJET MINISTRISË SË FINANCAVE SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE NATIXIS
Showing 22 of 22
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This law ratifies a financial protocol between the Government of Kosovo and the Government of France, and a loan agreement for implementing that protocol between Kosovo’s Ministry of Finance and Natixis.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 28 mARS 2017, PRISHTINË 3 LIGJI Nr. 05/L-154 PËR RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT FINANCIAR MIDIS QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË FRANCËS, DHE TË MARRËVESHJES PËR HUA PËR ZBATIMIN E PROTOKOLLIT FINANCIAR NDËRMJET MINISTRISË SË FINANCAVE SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE NATIXIS LIGJI Nr. 05/L-154 PËR RaTIFIKImIN E PROTOKOLLIT FINaNCIaR mIDIS QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË FRANCËS, DHE TË MARRËVESHJES PËR HUa PËR ZBaTImIN E PROTOKOLLIT FINaNCIaR NDËRmJET mINISTRISË SË FINaNCaVE SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE NaTIXIS Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të neneve 18 dhe 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR RaTIFIKImIN E PROTOKOLLIT FINaNCIaR mIDIS QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË FRANCËS, DHE TË maRRËVESHJES PËR HUa PËR ZBaTImIN E PROTOKOLLIT FINaNCIaR NDËRmJET mINISTRISË SË FINaNCaVE SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE NaTIXIS
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law’s purpose is to ratify a Financial Protocol and a loan agreement related to its implementation.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj ka për qëllim të ratifikojë Protokollin Financiar midis Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Francës, e nënshkruar më 5 korrik 2016, Marrëveshjen për Hua për zbatimin e Protokollit Financiar, ndërmjet Ministrisë së Financave së Republikës së Kosovës dhe NATIXIS, e nënshkruar më 19 janar 2017. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article ratifies a Financial Protocol between the Government of Kosovo and the Government of France, and a loan agreement for implementing that protocol.
Neni 2 Ratifikimi i Marrëveshjes 1. Nëpërmjet këtij Ligji ratifikohen: 1.1. Protokolli Financiar midis Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Francës; dhe 1.2. Marrëveshja për Hua për zbatimin e Protokollit Financiar e nënshkruar më 5 korrik 2016 ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Francës, ndërmjet Ministrisë së Financave së Republikës së Kosovës, e cila vepron në emër dhe për llogari të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe NATIXIS, e cila vepron në emër dhe për llogari të Qeverisë së Republikës së Francës. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article says the law’s annex includes three attached documents.
Neni 3 Dokumentet e bashkëngjitura 1. Në Shtojcën e këtij ligji janë të bashkëngjitura dokumentet si në vijim: 1.1. Protokolli Financiar midis Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Francës; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 28 mARS 2017, PRISHTINË 4 LIGJI Nr. 05/L-154 PËR RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT FINANCIAR MIDIS QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË FRANCËS, DHE TË MARRËVESHJES PËR HUA PËR ZBATIMIN E PROTOKOLLIT FINANCIAR NDËRMJET MINISTRISË SË FINANCAVE SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE NATIXIS 1.2. Marrëveshja për Hua për zbatimin e Protokollit Financiar e nënshkruar më 5 korrik 2016 ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Francës, ndërmjet Ministrisë së Financave së Republikës së Kosovës, e cila vepron në emër dhe për llogari të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe NATIXIS, e cila vepron në emër dhe për llogari të Qeverisë së Republikës së Francës; dhe 1.3. Dakordimi i palëve mbi afatin lidhur me nenin 7, paragrafi i parë, të Protokollit Financiar. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 4 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 05/L-154 10 mars 2017 Shpallur me dekretin Nr. DL-011-2017, datë 23.03.2017 nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi. ______________________ Shtojca e ligjit nr. 05/l-154, Marrëveshja për Hua për zbatimin e Protokollit Financiar e nënshkruar më 5 korrik 2016 ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Francës, ndërmjet Ministrisë së Financave së Republikës së Kosovës, e cila vepron në emër dhe për llogari të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe NATIXIS, e cila vepron në emër dhe për llogari të Qeverisë së Republikës së Francës, bashkangjitur me ligj është publikuar ne web faqen e Gazetës Zyrtare (gzk.rks-gov.net ) MARRËVESHJE PËR HUA për zbatimin e Protokollit Financiar të nënshkruar më 5 korrik 2016 ndërmjet Qeverisë së REPUBLIKËS SË KOSOVËS dhe Qeverisë së REPUBLIKËS SË FRANCËS NDËRMJET MINISTRISË SË FINANCAVE SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, e cila vepron në emër dhe për llogari të Qeverisë së REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE NATIXIS, e cila vepron në emër dhe për llogari të Qeverisë së REPUBLIKËS SË FRANCËS 2 PËRMBLEDHJE PARATHËNIE - 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article concerns the amount and purpose of the loan.
Neni 1 - Shuma dhe qëllimi i huas - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: Article 2 is titled as opening rights for loan withdrawal.
Neni 2 - Hapja e të drejtave për tërheqje të huas - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article is about the conditions that must be met before a loan is withdrawn.
Neni 3 - Kushtet paraprirëse - Kushtet që duhet të plotësohen para tërheqjes së huas - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Article 4 concerns loan withdrawals.
Neni 4 - Tërheqjet e huas - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This provision concerns repayment of the principal and payment of loan interest.
Neni 5 - Shlyerja e kryegjësë - Pagesa e interesit të huas - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This article concerns claims or defenses that arise from a contract.
Neni 6 - Pretendimet ose mbrojtjet që rezultojnë nga kontrata - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: This provision is titled “Accounting currency and payment currency – place of payment.”
Neni 7 - Valuta kontabël dhe e pagesës - Vendi i pagesës - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: This provision concerns covering amounts that arise from the implementation of guarantees issued under a contract.
Neni 8 - Mbulimi i shumave që rezultojnë nga zbatimi i garancive të lëshuara në kuadër të një kontrate - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: This provision is titled “Taxes - Duties - Taxes and other expenses.”
Neni 9 - Tatimet - Detyrimet - Taksat dhe shpenzimet e tjera - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: This provision is about repaying a loan before its due date.
Neni 10 - Shlyerja para kohe e huas - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: This provision concerns interest on late payments.
Neni 11 - Interesi për pagesat e vonuara - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: This provision is about loan termination and speeding up repayment of a loan.
Neni 12 - Ndërprerja e huas - Përshpejtimi i shlyerjes së huas - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: This provision concerns how sums received from NATIXIS are applied.
Neni 13 - Aplikimi i shumave të marra nga NATIXIS - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: This excerpt only provides the article title: “Law in Force.”
Neni 14 - Ligji në Fuqi - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Article title: Choice of place.
Neni 15 - Zgjedhja e vendit - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Article 16 concerns interpretation, unresolved issues, and disputes.
Neni 16 - Interpretimi – Çështjet e papërcaktuara - Mosmarrëveshjet - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: This article sets out a loan agreement and says the Ministry of Finance of Kosovo and NATIXIS must follow the loan, disbursement, repayment, and anti-corruption terms.
Neni 17 - Hyrja në fuqi Shtojca - Ekzemplari me udhëzime të përgjithshme 3 PREAMBULË Duke pasur parasysh që Qeveria e REPUBLIKËS SË FRANCËS dhe Qeveria e REPUBLIKËS SË KOSOVËS nënshkruan Protokollin Financiar më 5 korrik 2016, të njohur tani e tutje si “Protokoll”, përmes së cilit Qeveria Franceze i ka dhënë Qeverisë së Kosovës përmes thesarit francez huanë deri në shumën maksimale prej GJASHTËDHJETË E GJASHTË MILIONË EUROSH (66 000 000 euro), të njohur tani e tutje si “Hua”, të destinuar për realizimin e projektit të trajtimit të ujërave të zeza në Prishtinë, të njohur tani e tutje si “projekti”. Huaja e Thesarit Francez ka për synim financimin e: - Blerjes së mallrave dhe shërbimeve franceze në FRANCË; - Blerjes së mallrave dhe shërbimeve nga KOSOVA apo nga vendet e huaja, brenda kufizimeve prej 30% të lehtësimit financiar, realizimit të kontratave të cilat bien nën përgjegjësinë e furnizuesit francez. Duke pasur parasysh që neni 4 i protokollit, nënshkrimi i marrëveshjes së zbatimit ndërmjet MINISTRISË SË FINANCAVE SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, që vepron në emër dhe për llogari të Qeverisë së REPUBLIKËS SË KOSOVËS dhe NATIXIS që vepron në emër dhe për llogari të Qeverisë së REPUBLIKËS SË FRANCËS, ka paraparë përcaktimin e modaliteteve të shfrytëzimit dhe shlyerjes së huas. MINISTRIA E FINANCAVE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, përfaqësuar nga në një anë, NATIXIS (Drejtoria për Aktivitete Institucionale), përfaqësuar nga në anën tjetër, KANË RËNË DAKORD SI NË VIJIM: 4 NENI 1.- Shuma dhe qëllimi i huas Huaja, deri në shumën maksimale prej GJASHTËDHJETË E GJASHTË MILIONË EUROSH (66 000 000 euro) dedikohet për financimin e: - Blerjes së mallrave dhe shërbimeve franceze në FRANCË; - Blerjes së mallrave dhe shërbimeve nga KOSOVA apo nga vendet e huaja, brenda kufizimeve prej 30% të mbështetjes financiare, realizimit të kontratave të cilat bien nën përgjegjësinë e furnizuesve francez. Në pajtim me legjislacionin e Kosovës, mund të aplikohen edhe format e prokurimit të paraqitura si në vijim: - Ofertim i Limituar (i limituar për kompanitë e kualifikuara sipas kushteve të kësaj Marrëveshje për Hua) - Kontraktim Direkt Transporti konsiderohet si shërbim francez nëse realizohet nga një kompani franceze për dërgesa ose përmes dokumentit për transport ajror të lëshuar nga një kompani franceze e dërgesave përmes transportit ajror, ose nëpërmjet fletë dorëzimit të lëshuar nga një kompani franceze, dhe certifikuar si shërbim francez nga autoritetet përkatëse franceze. Sigurimi konsiderohet si shërbim francez nëse nënshkruhet me një kompani franceze e sigurimit, e autorizuar për të vepruar në Francë dhe që i nënshtrohet rregullimit me Kodin francez des Assurances ose me degë të një kompanie të Bashkimit Evropian të themeluar në Francë. Megjithatë, financimi mund të zgjerohet për mallra dhe shërbime me origjinë nga vendet e tjera përveç FRANCËS, të përfshira në furnizimin e furnizuesve francez dhe nën përgjegjësinë e tyre brenda kufijve dhe sipas kushteve të përcaktuara nga autoritetet franceze. Huaja do t’i vihet në dispozicion MINISTRISË SË FINANCAVE SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS nga NATIXIS sipas modaliteteve të përcaktuara me nenet 2, 3 dhe 4 më poshtë. NENI 2.- Hapja e të drejtave për tërheqje të huas Secila kontratë e cila ndërlidhet me zbatimin e Projektit e nënshkruar ndërmjet një furnizuesi francez dhe një blerësi kosovar dhe e regjistruar në protokoll, në përputhje me nenin 6 të Protokollit, tani e tutje do të njihet si “Kontratë”. Palët e kontratave të regjistruara në protokoll as nuk ofrojnë e as nuk japin, nuk do të kërkojnë, e as pranojnë, nuk premtojnë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, për vete ose për një palë tjetër, çfarëdo avantazhi të padrejtë financiar apo ndryshe që do/ose mund të interpretohet si praktikë e paligjshme dhe e korruptuar. MINISTRIA E FINANCAVE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS deklaron se, me aq sa është në dijeni, Kontratat në fjalë nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë subjekt i ndonjë praktike të përshkruar më lartë. Një kopje e kontratës që mban vulën e Udhëheqësit të Shërbimit Ekonomik Rajonal kompetent për KOSOVËN do të përcillet tek NATIXIS; Udhëheqësi i Shërbimit Ekonomik Rajonal do të ketë përmendur shumën në Kontratë që do të financohet sipas Protokollit. Në momentin e pranimit të kopjes së kontratës dhe autorizimin për të paguar furnizuesin francez nga MINISTRIA E FINANCAVE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS të dhënë përmes një letre të udhëzimeve të përgjithshme -në kuptim të ekzemplarit të sqaruar në shtojcë, NATIXIS do të informojë furnizuesin francez për atribuim të kontratës sipas Protokollit. Për më tepër, NATIXIS do të kërkojë nga furnizuesi francez se pranon ti nënshtrohet kontrollit të mundshëm të aplikimit të shumave të disbursuara dhe pajtueshmërisë së zotimeve të ndërmarra, në mënyrë të veçantë konformitetit të tyre me rregullat franceze të financimit në raport me protokollet financiare. 5 Pasi furnizuesi francez të ketë pranuar këtë marrëveshje, NATIXIS do të hap të drejtat për tërheqje për Projektin sipas huas deri në shumën që do të financohet, ashtu siç është përmendur nga Udhëheqësi i Shërbimit Ekonomik Rajonal. Transmetimi i kontratës dhe letrës me udhëzime të përgjithshme do të përbëjnë vërtetim nga MINISTRIA E FINANCAVE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS se Kontrata është krejtësisht e rregullt në raport me praktikat dhe ligjet e Kosovës dhe miratimit nga ana e autoriteteve kosovare të financimit të kontratës sipas Protokollit. NENI 3.- Kushtet që duhet të plotësohen para tërheqjes së huas Pas hapjes së të drejtave të tërheqjes në bazë të huas, siç përcaktohet me nenin 2 më sipër, disbursimet e huas do të bëhen për llogari të MINISTRISË SË FINANCAVE SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, siç parashihet me nenin 4, kur të plotësohen kushtet në vijim sipas pritshmërisë së NATIXIS: a) dorëzimi tek NATIXIS i autorizimit të përfaqësimit të përfaqësuesve të MINISTRISË SË FINANCAVE SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS të autorizuar për të nënshkruar këtë marrëveshje huaje; b) për secilën kontratë: . dorëzimi tek NATIXIS i autorizimit të përfaqësimit dhe ekzemplarëve të nënshkrimit të përfaqësuesve të blerësit kosovar, kur për pagesat e faturave nevojitet miratimi nga përfaqësuesit e blerësit kosovar; . dorëzimi tek NATIXIS i një dokumenti që vërteton hyrjen në fuqi të kontratës, për tërheqjet e bëra pas pagesës nga NATIXIS të pagesës së parë. NENI 4.- Tërheqjet e huas Pagesa e parë e paraparë në çdo Kontratë do të jetë midis 10% dhe 20% të shumës së kontratës që do të financohet sipas protokollit, pas zbritjes së shumës së transportit të mallrave dhe sigurimit dhe do të paguhen me tërheqje sipas huas. Sa i përket financimit të transportit të mallrave dhe sigurimit, pagesat nuk mund të kryhen para dërgesës aktuale. Çdo tërheqje sipas huas do t’i vihet në dispozicion furnizuesit francez sipas kushteve të pagesës në kontratë dhe kundrejt prezantimit të faturave të miratuara nga blerësi Kosovar tek NATIXIS nga furnizuesi francez dhe fotokopjeve të dokumenteve të përcaktuara në Kontratë. Nëse NATIXIS konsideron se nevojiten dokumente shtesë që t’i mundësohet të shikoj nëse aplikimi i tërheqjes është në përputhje me rregulloret franceze në fuqi të protokollit, atëherë NATIXIS i kërkon dokumentet e tilla nga furnizuesi francez. NATIXIS i paguan shumat, brenda afateve të parapara me nenin 2 duke bërë tërheqjen e huas. Përgjegjësi e vetme e NATIXIS në shqyrtimin e dokumenteve të përmendura më lart është konstatimi se ato duken të jenë në përputhje me termat dhe kushtet e pagesës në kontratë dhe kushteve të kësaj marrëveshjeje të huas. Qëllimi i shqyrtimit të tillë duhet të jetë në përputhje me Doganat Uniforme dhe praktikat për Kreditë Dokumentare (versioni i fundit). NATIXIS i kryen pagesat brenda pesëmbëdhjetë ditëve pune që nga pranimi dhe konstatimi se dokumentet janë të pranueshme. NATIXIS do të njoftojë përmes postës elektronike ose me faks MINISTRINË E FINANCAVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS për shumën dhe datën e secilës tërheqje. 6 Në fund të çdo tremujori kalendarik, NATIXIS do të dërgojë MINISTRISË SË FINANCAVE SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS pasqyrën e tërheqjeve të bëra sipas huas gjatë tremujorit kalendarik në fjalë. Kjo pasqyrë do të specifikojë datën dhe shumën e secilës tërheqje. Pagesat e kryera nga NATIXIS sipas modaliteteve të parapara me nenet 2, 3 dhe 4 më lartë përbëjnë përmbushjen e mandatit nga NATIXIS të dhënë nga MINISTRIA E FINANCAVE SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS në letrën e saj të udhëzimeve të përgjithshme të përmendura në nenin 2 dhe vërteton realizimin e detyrimit të saj për të vënë huan në dispozicion të MINISTRISË SË FINANCAVE SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS. NENI 5.- Shlyerja e kryegjësë- Pagesa e interesit të huas E drejta për shlyerje për NATIXIS lind nga pagesat e kryera në lidhje me huan, për llogari të MINISTRISË SË FINANCAVE SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, në lidhje me realizimin e kësaj Marrëveshjeje të huas. Huaja do të ndahet në pjesë të njëpasnjëshme, secila korrespondon me tërheqjet e bëra nga NATIXIS gjatë një tremujori kalendarik. Çdo pjesë e huas, e cila ka një kohëzgjatje prej tridhjetë (30) vjetësh, është e pagueshme për njëzet e pesë (25) vjet, në pesëdhjetë (50) këste të barabarta dhe të njëpasnjëshme gjysmë-vjetore, ku e para për t’u paguar bie gjashtëdhjetë e gjashtë (66) muaj pas ditës së fundit të tremujorit kalendarik gjatë të cilit janë bërë tërheqjet. Çdo pjesë e huas mbart interes me normën zero pikë zero tridhjetë e gjashtë për qind (0.036%) në vit, të llogaritur mbi shumat e disbursuara dhe ende të pa shlyera. Interesi realizohet nga data e çdo tërheqjeje dhe llogaritet mbi bazën e një viti të treqind e gjashtëdhjetë (360) ditëve dhe një muaj prej tridhjetë (30) ditësh. Interesi është i pagueshëm për gjysmë viti, në borxhe, kësti i parë bie gjashtë (6) muaj pas ditës së fundit të tremujorit kalendarik gjatë të cilit janë bërë tërheqjet. Në fund të çdo tremujori kalendarik, për çdo pjesë të huas siç përcaktohet më lart, NATIXIS do të përcjell, sa më shpejt të jetë e mundur, MINISTRISË SË FINANCAVE SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS një (1) kopje të planit të shlyerjes së kryegjësë dhe interesit përkatës. NATIXIS këtij plani do t’i bashkëngjit shtojcën e pasqyrës së tërheqjeve të bëra në bazë të huas të përmendur në nenin 4. Ky plan i shlyerjes do të përbëjë një angazhim të pakushtëzuar dhe të parevokueshëm të pagesës nga ana e MINISTRISË SË FINANCAVE SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS në favor të NATIXIS për të gjitha këstet e përcaktuara në planin në fjalë. Në çdo datë të maturimit, MINISTRIA E FINANCAVE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS do të kreditojë shumën e duhur, në llogarinë n° 30007 99999 63565775000 89 e NATIXIS të hapur në librat e saj, në PARIS. Data e pagesës së maturimit së kryegjësë ose interesit, kur ajo bie për pagesë një ditë jo pune në FRANCË, shtyhet deri në ditën vijuese të punës. Me arkëtimin e shumës në fjalë, NATIXIS konfirmon me dëftesë pagesën e bërë MINISTRISË SË FINANCAVE SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS. NENI 6.- Pretendimet ose mbrojtjet që rezultojnë nga kontrata . Të gjitha marrëveshjet e lidhura nga MINISTRIA E FINANCAVE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS në përputhje me këtë Marrëveshje të huas dhe në veçanti zotimin për të paguar këstet e kryegjësë dhe të interesit janë të pavarura nga zotimet e lidhura ndërmjet blerësit kosovar dhe furnizuesit francez në pajtim me kushtet e kontratave. 7 Prandaj, asnjë pretendim apo mbrojte që blerësi kosovar mund të ketë kundrejt furnizuesit francez që rezulton nga kontrata nuk mund të parashtrohet kundër NATIXIS dhe si rrjedhojë të ndërhyjë me pagesë të çfarëdo shume për t’u paguar sipas kësaj Marrëveshjeje të huas. NENI 7.- Valuta kontabël dhe e pagesës - Vendi i pagesës Shuma e secilës kontratë shprehet në Euro. Huaja jepet dhe paguhet në euro. Çdo pagesë e shumave për t’u paguar nga MINISTRIA E FINANCAVE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS për NATIXIS do të bëhet duke kredituar llogarinë n ° 89 30007 99999 635657775000 të NATIXIS-it e hapur në librat e saj, në PARIS, me referencë si në vijim: A.I./P.E.E. - Huaja n° C39 NENI 8.- Mbulimi i shumave që rezultojnë nga zbatimi i garancive të lëshuara në kuadër të një kontrate Në rast se lëshohen garancitë (garanci bankare, obligacione...) në favor të blerësit kosovar në kuadër të një kontratë, MINISTRIA E FINANCAVE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS do të informojë blerësin kosovar që përfitimi i cili rezulton nga garancitë duhet të caktohet në favor të NATIXIS. Rrjedhimisht, teksti i këtyre garancive do të sigurojë një klauzolë e cila specifikon se cilado shumë që rezulton nga futja në lojë e këtyre garancive do të paguhet në mënyrë të plotë dhe të drejtpërdrejt NATIXIS-it. Në rast se garancitë në fjalë mbështeten me kundër-garanci, kundër-garantuesi duhet të dëshmojë se do të paguajë drejtpërdrejt NATIXIS-it fondet që rrjedhin nga futja në lojë e garancive në fjalë. Të ardhurat e arkëtuara nga NATIXIS me të drejtën e këtyre garancive do të aplikohen në përputhje me nenin 13. NENI 9.- Tatimet - Detyrimet - Taksat dhe shpenzimet e tjera Huaja nuk do të përdoret për të financuar ndonjë tatim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, detyrim doganor, taksë apo shpenzim administrative në KOSOVË. Në mënyrë që burimet financiare të parapara në protokoll të dedikohen për zhvillimin e REPUBLIKËS SË KOSOVËS, është rënë dakord nga të dy qeveritë që për Kontratat e regjistruara, furnizimi i mallrave dhe shërbimeve, përfshirë asistencën teknike, nga kompanitë franceze nën kornizën e protokollit, si dhe importimi, eksportimi, blerja, shfrytëzimi ose asgjësimi i mallrave dhe shërbimeve që kontribuojnë në prodhimin e furnizimeve të tilla, nuk do t'i nënshtrohen asnjë lloj tatimi, detyrimi doganor, takse të sigurimeve shoqërore ose taksave tjera në KOSOVË. Nëse taksat e tilla, pavarësisht objektit ose natyrës së tyre mblidhen sipas rregullave të Kosovës në lidhje me veprimet e mësipërme, atëherë pagesa e këtyre taksave do të jetë përgjegjësi e blerësit kosovar. Çdo detyrim, taksë e çfarëdo lloji, pagesë për pullë, të tashme dhe të ardhshme, në lidhje me këtë Marrëveshje të Huas që duhet paguar në FRANCË do ti ngarkohet NATIXIS-it. Çdo detyrim, taksë e çfarëdo lloji, pagesë për pullë postare, tani dhe në të ardhmen, në lidhje me këtë Marrëveshje të huas që duhet paguar në KOSOVË do ti ngarkohet MINISTRISË SË FINANCAVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS. Si pasojë, shumat e kryegjësë dhe interesit do të paguhen pa ndonjë zbritje apo tatim në burim. Megjithatë, nëse çfarëdo ngjarje parandalon pagesën e shumave për t’u paguar, MINISTRIA E FINANCAVE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS me kërkesë të parë dhe menjëherë duhet të paguajë diferencën e saktë NATIXIS-it. 8 Të gjitha shpenzimet, detyrimet dhe tarifat të çfarëdo lloji në lidhje me këtë Marrëveshje të huas dhe çdo transaksion të kryer në bazë të këtij ligji dhe në veçanti kostot dhe tarifat e këshilltarëve ligjorë apo avokatëve dhe shpenzimet që rezultojnë nga hetimet ose procedurat e nxitura si të nevojshme nga veprimet e MINISTRISË SË FINANCAVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS ose mos veprimit të saj do ti ngarkohen kësaj të fundit. NENI 10. - Shlyerja para kohe e huas MINISTRIA E FINANCAVE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS mund të paguajë para kohe të gjitha ose një pjesë të huas. Shuma e huas së parapaguar aplikohet në përputhje me dispozitat e nenit 13. NENI 11.- Interesi për pagesat e vonuara Pa cenuar dispozitat e nenit 12, që do të thotë pa këtë nen 11 i cili paragjykon të drejtën për të kërkuar pagesën para kohe ose përbën një arsye për vonesë në pagesë, cilido maturitet i kryegjësë ose interesit që nuk është paguar në datën e caktuar nga MINISTRIA E FINANCAVE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS automatikisht do të jetë subjekt i interesit për pagesat e vonuara nga data e caktuar deri në datën aktuale të pagesës. Në pajtim me nenin 3 të protokollit, interesi për pagesë të vonuar llogaritet me kursin e Euro OverNight Index Average (EONIA) të rritur me katër për qind (4%) në vit. Kjo normë nuk mund të jenë më e ulët se pesë për qind (5%) në vit. Interesi për pagesë të vonuar në vetvete do të ngërthen interes me normën e përmendur më lart nëse duhet paguar për një vit të plotë. NENI 12.- Ndërprerja e huas - Përshpejtimi i shlyerjes së huas Asnjë tërheqje e mëtejshme e huas nuk mund të kërkohet nga NATIXIS dhe të gjitha shumat në lidhje me huan për t’u paguar nga MINISTRIA E FINANCAVE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NATIXIS-it do të bëhet menjëherë e pagueshme me kërkesën e parë të NATIXIS në ndonjë prej rrethanave të mëposhtme: - Ndërprerje, anulim, përfundim i pjesshëm ose i plotë i kontratës për çfarëdo arsye; ndërprerja e huas dhe shlyerja para kohe e huas do të aplikohet vetëm për pjesën e huas që ndërlidhet me kontratën e ndërprerë, të anuluar ose përfunduar. Megjithatë, në një rast të tillë, me kërkesë të MINISTRISË SË FINANCAVE SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, NATIXIS me miratimin e autoriteteve franceze mund të mbajë huan tashmë të paguar; - Mos pagesë nga MINISTRIA E FINANCAVE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS në lidhje me ndonjë nga marrëveshjet e saja për pagesë që rezultojnë nga kjo Marrëveshje e huas; - Dështim në përmbushje nga MINISTRIA E FINANCAVE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, në cilëndo prej kushteve, përcaktimeve ose marrëveshjeve që rrjedhin nga kjo Marrëveshje e huas; - Çdo veprim apo vendim i Qeverisë së REPUBLIKËS SË KOSOVËS që mund të parandalojë përmbushjen e kësaj Marrëveshjeje të huas. Çdo kërkesë për shlyerjen para kohe të huas në rastet e përmendura më lart do të bëhet pa formalitete të tjera ose vendim ligjor, duke dërguar një letër të thjeshtë të regjistruar në vendin e MINISTRISË SË FINANCAVE SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS siç përmendet në nenin 15 më poshtë. Në asnjë rast të ndonjë vonese ose mosveprimi nga NATIXIS duke ushtruar të drejtat e veta siç u përmend më lart, nuk mund të konsiderohet nga MINISTRIA E FINANCAVE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, si heqje dorë nga këto të drejta, ose si pëlqim për mos pagesë nga ana e MINISTRISË SË FINANCAVE SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS. NENI 13.- Aplikimi i shumave të marra nga NATIXIS 9 Përveç për shlyerjen e kryegjësë dhe pagesat e interesit të përcaktuar në nenet 5 dhe 11, çdo shumë e pranuar nga NATIXIS sipas kësaj Marrëveshjeje të huas, veçanërisht në pajtim me nenet 8, 10 dhe 12, do të zbatohen nga NATIXIS si më poshtë: - me prioritet, për pagesën e çfarëdo borxhi; - atëherë: . ose duke zbritur tërheqjet e bëra në bazë të huas gjatë tremujorit kalendarik kur NATIXIS merr të ardhurat respektive; . ose, duke zbritur nga tërheqjet e bëra në bazë të huas gjatë tremujorëve të mëparshëm kalendarik, plan(et) korresponduese të shlyerjes duke i rillogaritur në përputhje me rrethanat; . ose, për shumat e mbetura për t’u paguar në raport me huan, duke filluar me këste më të largëta të kryegjësë, këstet e interesit të rillogaritur në përputhje me rrethanat. NENI 14.- Ligji në Fuqi Realizimi i kësaj Marrëveshjeje të huas rregullohet me ligjin francez. NENI 15.- Zgjedhja e vendit Për qëllim të realizimit së kësaj Marrëveshjeje të huas, palët e mësipërme zgjedhin vendin si më poshtë: - për NATIXIS : Secrétariat général Direction des Activités Institutionnelles 30, avenue Pierre Mendès-France 75013 PARIS (France) (FRANCE) E. Mail : d.a.i@natixis.com Telefoni : (33-1) 58 19 26 42 / 26 82 Telefax : (33-1) 58 19 26 70 - për MINISTRINË E FINANCAVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS: Thesari i Kosovës Bulevardi Nëna Terezë Ndërtesa Kryesore e Qeverisë së Kosovës Kati 10, Prishtinë, Republika e Kosovës, 10000 E. Mail : debtunit@rks-gov.net Telefoni : +381 (38) 200-34043 Telefax : +381 (38) 212-362 NENI 16.- Interpretimi - Çështjet e papërcaktuara - Mosmarrëveshjet Kjo Marrëveshje e huas mund të ndryshohet në çdo kohë përmes pëlqimit me shkrim të të dyja palëve, në pajtim me procedurat e brendshme ligjore. Çdo ndryshim i tillë do të jetë pjesë e kësaj Marrëveshjeje të huas. Nëse lindin probleme me interpretim apo ndonjë çështje tjetër e papërcaktuar me këtë tekst gjatë realizimit të Marrëveshjes aktuale të huas, MINISTRIA E FINANCAVE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS dhe NATIXIS në frymën e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe të vullnetit të mirë, do të përpiqen të gjejnë zgjidhje adekuate me anë të shkëmbimit të letrave. 10 Në rast të ndonjë mosmarrëveshjeje, palët e interesuara bien dakord të negociojnë për të zgjidhur këtë çështje në baza miqësore, me mbështetje të mundshme të qeverive përkatëse për konsultim. Nëse nuk ka zgjidhje, mosmarrëveshja do t'i dorëzohet qeverive përkatëse të cilat do të vendosin mbi mjetet e përshtatshme për të zgjidhur atë. NENI 17.- Hyrja në fuqi Marrëveshja e huas në fjalë do të hyjë në fuqi pas nënshkrimit të saj nga NATIXIS dhe MINISTRIA E FINANCAVE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS dhe në datën e pranimit të njoftimit me shkrim nga ana e palës kosovare kundrejt palës franceze mbi atë se e ka përmbushur procedurën e saj të brendshme ligjore për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së huas në fjalë. Nënshkruar më 19.01.2017 (Në tri kopje, në gjuhën angleze). MINISTRIA E FINANCAVE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NATIXIS 11 SHTOJCA EKZEMPLARI I UDHËZIMEVE TË PËRGJITHSHME për NATIXIS-in I nderuar Zotëri, Kontrata në shumë prej ............................ EUROVE (EUR ............) është nënshkruar më............ mes ..............., furnizuesit francez, dhe............................, blerësit kosovar. Kjo kontratë që ndërlidhet me projektin e theksuar në Protokollin Financiar të nënshkruar më 5 korrik 2016 mban vulën e Udhëheqësit të Shërbimit Ekonomik Rajonal kompetent për KOSOVË. Me kërkesë të blerësit kosovar, ne kërkojmë nga ju që të vazhdoni, në emrin tonë, me pagesë të drejtpërdrejtë ndaj furnizuesit francez, në përputhje me kushtet e pagesave të rëna dakord nga furnizuesi francez dhe blerësi kosovar dhe në prezantimin e faturave të aprovuara nga blerësi kosovar dhe fotokopjeve të dokumenteve të përmendura në kontratën në fjalë. Pagesa nga huaja e thesarit francez do të bëhet brenda kufijve dhe kushteve të përcaktuara në Marrëveshjen tonë të huas të datës .......….. MINISTRIA E FINANCAVE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 05/L-154 PËR RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT FINANCIAR MIDIS QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË FRANCËS, DHE TË MARRËVESHJES PËR HUA PËR ZBATIMIN E PROTOKOLLIT FINANCIAR NDËRMJET MINISTRISË SË FINANCAVE SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE NATIXIS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in