LIGJI NR. 06/L-009 PËR NDËRMJETËSIM
This text identifies the Law on Mediation and introduces Chapter I, General Provisions.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 06/L-009
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This text identifies the Law on Mediation and introduces Chapter I, General Provisions. This article says the law regulates mediation and the rights, duties, and responsibilities of mediators. This article sets the scope of mediation and says when it does not apply. This article defines key terms used in the mediation law, including mediation, mandatory mediation, mediator, mediation agreement, chamber, workspace, and register. The mediation procedure must be based on the free will of the parties, stated orally or in writing, in accordance with the law.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 06/L-009 PËR NDËRMJETËSIM
Showing 30 of 30
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This text identifies the Law on Mediation and introduces Chapter I, General Provisions.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË 49 LIGJI Nr. 06/L-009 PËR NDËRMJETËSIM LIGJI Nr. 06/L-009 PËR NDËRMJETËSIM Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR NDËRMJETËSIM KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law regulates mediation and the rights, duties, and responsibilities of mediators.
Neni 1 Qëllimi 1. Ky ligj rregullon mënyrën, funksionimin, procedurën dhe organizimin e ndërmjetësimit, të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e ndërmjetësuesve me qëllim të lehtësimit të qasjes në zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve dhe kontesteve si dhe të promovon zgjidhjen miqësore të tyre. 2. Ky ligj është ne pajtueshmëri me Direktivën 2008/52/KE të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të datës 21 maj 2008 në Disa Aspekte të Ndërmjetësimit në Çështje Civile dhe Komerciale. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article sets the scope of mediation and says when it does not apply.
Neni 2 Fushëveprimi 1. Dispozitat e këtij ligji zbatohen në procedurën e ndërmjetësimit në marrëdhëniet kontestuese të subjekteve të së drejtës në raportet juridiko-pasurore, tregtare, familjare, të punës, rastet tjera të kontesteve nga e drejta pronësore, siç janë të drejtat që kanë të bëjnë me fitimin e të drejtave pronësore përmes marrëdhënieve kontraktuale apo të fituara përmes trashëgimisë, procedurat e falimentimit, raporte të tjera civile, administrative dhe penale, në të cilat palët lirisht mund të disponojnë vullnetin e tyre të lirë, në rast se me ligj të veçantë nuk është paraparë përgjegjësia ekskluzive e gjykatës, prokurorisë apo e një organi tjetër kompetent. 2. Ndërmjetësimi në fushën penale zbatohet në rastet ku parashihet dënimi me gjobë dhe dënimi me burgim deri në tri (3) vjet, përveç rasteve të parapara në paragrafin 3. të këtij neni. 3. Ndërmjetësimi dhe procedura e ndërmjetësimit nuk zbatohet për rastet që kanë të bëjnë me dhunën në familje, në pajtim me Ligjin kundër Dhunës në Familje ose për çdo mosmarrëveshje për të cilat është paraparë përgjegjësia ekskluzive e gjykatës apo ndonjë organi tjetër kompetent. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the mediation law, including mediation, mandatory mediation, mediator, mediation agreement, chamber, workspace, and register.
Neni 3 Përkufizimet 1. Për qëllimet e këtij ligji shprehjet e përdorura kanë këtë kuptim: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË 50 LIGJI Nr. 06/L-009 PËR NDËRMJETËSIM 1.1. Ndërmjetësimi - nënkupton procedurën jashtëgjyqësore për zgjidhjen e kontesteve dhe mosmarrëveshjeve ndërmjet subjekteve të së drejtës në pajtim me kushtet e parashikuara në këtë ligj; 1.2. Ndërmjetësimi i detyrueshëm-nënkupton procedurën e ndërmjetësimit të iniciuar nga gjyqtari kompetent i cili obligon palët ta provojnë procedurën e ndërmjetësimit, siç është paraparë me këtë ligj; 1.3. Referent për ndërmjetësim- nënkupton zyrtarin e gjykatës apo atë të prokurorisë themelore. Zyrtarin e gjykatës që administron me rastet e referuara për ndërmjetësim nga gjykata dhe organet administrative, si dhe zyrtarin e prokurorisë që administron me rastet e referuara nga prokuroria. Referenti për ndërmjetësim mundet t’ i asistojë palët me rastet e vetë inicimit; 1.4. Ndërmjetësuesi, është personi i tretë, i paanshëm, i licencuar nga Ministria e Drejtësisë, i cili është përzgjedh të ndërmjetësojë në mes palëve me qëllim të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, në pajtim me parimet e ndërmjetësimit; 1.5. Dokument përmbarues (Titulli përmbarimor) nënkupton dokumentin siç është përcaktuar me Ligjin për Procedurën Përmbarimore; 1.6. Marrëveshja e ndërmjetësimit, është marrëveshje e arritur me shkrim e nënshkruar nga palët dhe ndërmjetësuesi për zgjidhjen e kontestit ndërmjet palëve në procedurën e ndërmjetësimit. Pa marrë parasysh mënyrën e referimit të rastit marrëveshja e ndërmjetësimit ka fuqinë e titullit ekzekutiv - përmbarues dhe është i detyrueshëm për palët; 1.7. Oda e Ndërmjetësuesve, është person juridik i pavarur jofitimprurës, që vepron në pajtim me këtë ligj dhe statutin e saj të miratuar nga Kuvendi i Përgjithshëm i Odës së Ndërmjetësueseve dhe të aprovuar nga Ministria e Drejtësisë; 1.8. Hapësirë pune, zyrë apo ambient i përshtatshëm për zhvillimin e seancave të ndërmjetësimit sipas parimeve të ndërmjetësimit, e cila do të jetë në kuadër të gjykatës, prokurorisë apo lokacion tjetër të caktuar nga Oda e Ndërmjetësuesve, duke marrë në konsideratë vullnetin e palëve; 1.9. Regjistri, është regjistri i ndërmjetësuesve të Licencuar nga Ministria e Drejtësisë. KAPITULLI II PARIMET E NDËRMJETËSIMIT - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The mediation procedure must be based on the free will of the parties, stated orally or in writing, in accordance with the law.
Neni 4 Shprehja e vullnetit Procedura e ndërmjetësimit zhvillohet me vullnetin e lirë të palëve, i shprehur gojarisht dhe me shkrim, në pajtim me Ligjin. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË 51 LIGJI Nr. 06/L-009 PËR NDËRMJETËSIM - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: In mediation, the parties are equal and have rights and duties according to law.
Neni 5 Barazia e palëve në procedurë Në procedurën e ndërmjetësimit palët janë të barabarta dhe kanë të drejta dhe detyrime në pajtim me ligjin. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The mediator must be independent and impartial during the mediation procedure.
Neni 6 Paanshmëria dhe pavarësia Ndërmjetësuesi gjatë zhvillimit të procedurës së ndërmjetësimit është plotësisht i pavarur dhe i paanshëm. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Mediation proceedings are confidential, and the mediator, the parties, and their representatives must keep that confidentiality unless the parties agree otherwise.
Neni 7 Privatësia dhe konfidencialiteti 1. Në procedurën e ndërmjetësimit duhet të përjashtohet publiku. 2. Procedura e ndërmjetësimit është e natyrës konfidenciale. Deklaratat dhe të gjitha informacionet tjera lidhur me procedurën e ndërmjetësimit nuk mund të përdoren si dëshmi në ndonjë procedurë tjetër, pa miratimin e palëve. 3. Ndërmjetësuesi, palët dhe përfaqësuesit e tyre janë të obliguar që ta ruajnë konfidencialitetin e procedurës së ndërmjetësimit, përveç nëse palët pajtohen ndryshe. 4. Marrëveshja e ndërmjetësimit me pëlqimin e palëve mund të bëhet publike në pajtim me ligjin. KAPITULLI III PROCEDURA - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Mediation can be started by the parties, the court, the prosecution, or the competent administrative body, and several authorities must issue bylaw rules for referrals and self-initiation.
Neni 8 Inicimi i Procedurës së Ndërmjetësimit 1. Procedura e ndërmjetësimit mund të iniciohet nga palët, gjykata, prokuroria apo organi kompetent administrativ sipas legjislacionit në fuqi. 2. Nëse rasti gjendet në gjykatë, prokurori apo në organin kompetent administrativ dhe palët pajtohen për të shkuar në ndërmjetësim, gjykata, prokuroria apo organi kompetent administrativ informon dhe udhëzon palët në procedurë të ndërmjetësimit. 3. Nëse njëra palë i kërkon palës tjetër fillimin e procedurës së ndërmjetësimit dhe kjo e fundit nuk i përgjigjet ftesës në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga data e pranimit të kërkesës për ndërmjetësim, konsiderohet si mospranim për fillimin e procedurës së ndërmjetësimit. 4. Këshilli Gjyqësor i Kosovës, nxjerr akt nënligjor me të cilin përcaktohet procedura e referimit të rasteve nga gjykata sipas paragrafit 1. të këtij neni. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË 52 LIGJI Nr. 06/L-009 PËR NDËRMJETËSIM 5. Këshilli Prokurorial i Kosovës, nxjerr akt nënligjor me të cilin përcaktohet procedura e referimit të rasteve nga prokuroria sipas paragrafit 1. të këtij neni. 6. Ministria e Drejtësisë, nxjerr akt nënligjor me të cilin përcaktohet procedura e vet inicimit të rasteve dhe rastet e referimit nga organi administrativ sipas paragrafit 1. të këtij neni. 7. Në bazë të këtij ligji pranohet marrëveshja në mes palëve për fillimin e procedurës së ndërmjetësimit, në çdo fazë të zhvillimit të procedurës në gjykatë kompetente, apo në një organ tjetër kompetent. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Për disa familjare dhe pronësore, gjyqtari duhet t’i udhëzojë palët në ndërmjetësim, dhe palët duhet të provojnë ndërmjetësimin brenda 30 ditëve.
Neni 9 Ndërmjetësimi i detyrueshëm 1. Kur palët parashtrojnë kërkesëpadi në gjykatë, për kontestet nga marrëdhëniet familjare lidhur me rastet nga alimentacioni, kujdestaria, kontaktet, mbajtja e fëmijës dhe ndarjen e pronës së përbashkët martesore, gjyqtari në seancën përgatitore dhe pas shqyrtimit paraprak të padisë, duhet të informojë dhe obligojë palët në procedurën e ndërmjetësimit. 2. Kur palët parashtrojnë kërkesëpadi në gjykatë, për kontestet pronësore që kanë të bëjnë me të drejtat dhe detyrimet nga të drejtat e servituteve, dhe kompensimi i pronës së shpronësuar, gjyqtari në seancën përgatitore dhe pas shqyrtimit paraprak të kërkesëpadisë, detyrohet të informojë dhe udhëzojë palët në procedurën e ndërmjetësimit. 3. Në rrethana të tilla, palët duhet të takohen me ndërmjetësuesin dhe kanë tridhjetë (30) ditë kohë për të provuar fillimin e ndërmjetësimit, duke filluar nga dita kur gjyqtari i obligon palët të provojnë ndërmjetësimin. 4. Palët mund të mos vazhdojnë me procedurën e ndërmjetësimit dhe mund të kthehen në procedurën gjyqësore, jo më gjatë se tridhjetë (30) ditë. 5. Para se të kthehet rasti në procedurë gjyqësore, palët duhet të prezantojnë dëshmi të shkruar, të nënshkruar nga palët dhe ndërmjetësuesi, se palët e kanë provuar ndërmjetësimin. 6. Ndërmjetësimi i detyrueshëm nuk ua mohon të drejtën e qasjes në gjykatë apo në procedurën e arbitrazhit, nëse nuk arrihet marrëveshje në procedurë të ndërmjetësimit, lënda dërgohet prapë në gjykatë apo në arbitrazh. 7. Palët nuk janë të obliguara të arrijnë marrëveshje përmes ndërmjetësimit, pa vullnetin e tyre të lirë. 8. Afatet tjera shtesë për ndërmjetësimin janë në pajtueshmëri me nenin 16 të këtij Ligji. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: This article sets how the mediator is chosen in mediation cases, including fallback steps and a 3-day confirmation deadline.
Neni 10 Përzgjedhja e ndërmjetësuesit 1. Në bazë të marrëveshjes së palëve në procedurën e ndërmjetësimit, palët duhet të zgjedhin vullnetarisht ndërmjetësuesin nga regjistri i ndërmjetësuesve të licencuar nga Ministria e Drejtësisë. 2. Në rastet e ndërmjetësimit të inicuara nga gjykata, prokuroria ose organi kompetent administrativ, referenti për ndërmjetësim do ta kontaktoj menjëherë ndërmjetësuesin e përzgjedhur nga palët. Ndërmjetësuesi i përzgjedhur duhet të konfirmoj disponueshmërinë dhe GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË 53 LIGJI Nr. 06/L-009 PËR NDËRMJETËSIM pranimin e lëndës brenda afatit prej tri (3) ditëve. Nëse ndërmjetësuesi i përzgjedhur nuk e konfirmon thirrjen për të ndërmjetësuar brenda këtij afati, Referenti për ndërmjetësim do ta kontaktojë ndërmjetësuesin tjetër. 3. Nëse ndërmjetësuesi tjetër nuk e konfirmon thirrjen për të ndërmjetësuar brenda afatit prej tri (3) ditësh nga dita e thirrjes, Referenti për ndërmjetësim do të informojë palët dhe do t’ua prezantoj palëve listën me emrat e ndërmjetësuesve tjerë. 4. Nëse ndërmjetësuesi nuk mund të përzgjidhet si në paragrafët 2. dhe 3. të këtij neni, atëherë referenti për ndërmjetësim do të bëjë përzgjedhjen e ndërmjetësuesit sipas radhës së rajonit që mbulon gjykata apo prokuroria. 5. Në rastet kur palët pajtohen që të angazhojnë bashkëndërmjetësues në procesin e ndërmjetësimit, bashkëndërmjetësuesi propozohet nga ndërmjetësuesi i përzgjedhur nga palët me pajtimin paraprak të tyre. 6. Procedura për përzgjedhjen e bashkëndërmjetësuesit është e njëjtë sikur përzgjedhja e ndërmjetësuesit - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Before mediation starts, the mediator must inform the parties about the rules, costs, and legal effects of the agreement.
Neni 11 Pëlqimi për fillimin e procedurës së ndërmjetësimit 1. Para se të fillojë procedura e ndërmjetësimit, ndërmjetësuesi është i obliguar t’i informojë palët për parimet, rregullat, shpenzimet e procedurës dhe efektet juridike të marrëveshjes. 2. Procedura e ndërmjetësimit për të gjitha rastet e parapara në dispozitat e këtij ligji fillon në momentin kur palët nënshkruajnë marrëveshjen për ndërmjetësim me shkrim për fillimin e procedurës së ndërmjetësimit. 3. Marrëveshja nga paragrafi 2. i këtij neni përmban të dhëna si në vijim: 3.1. palët në procedurë dhe përfaqësuesit e tyre; 3.2 . objektin e ndërmjetësimit; 3.3. deklaratën e pranimit të ndërmjetësimit; si dhe 3.4. shpenzimet e procedurës së ndërmjetësimit dhe tarifën e ndërmjetësuesit. 4. Në procedurë të ndërmjetësimit, personi fizik duhet të jetë i pranishëm personalisht, përmes teknologjisë apo përfaqësimit me pëlqim të palëve, ndërsa personin juridik e përfaqëson personi i autorizuar. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Rregullon si zhvillohet procedura e ndërmjetësimit: referenti njofton organin iniciues, procedura pezullohet gjatë ndërmjetësimit, palët duhet të japin rrethana të sakta dhe pala e tretë mund të marrë pjesë vetëm me pëlqim.
Neni 12 Zhvillimi i procedurës së ndërmjetësimit 1. Në rast se palët pajtohen ta zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre përmes ndërmjetësimit, referenti për ndërmjetësim e informon organin iniciues, duke ia dorëzuar një kopje të marrëveshjes së nënshkruar për fillimin e procedurës së ndërmjetësimit, me ç’ rast organi iniciues do të pezullojë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË 54 LIGJI Nr. 06/L-009 PËR NDËRMJETËSIM procedurën, deri sa të kalojë afati i ndërmjetësimit. 2. Palët në procedurë janë të lira të vendosin për zhvillimin e procedurës së ndërmjetësimit. 3. Palët janë të obliguara që gjatë procedurës së ndërmjetësimit, të prezantojnë në mënyrë sa më reale dhe të vërtetë rrethanat e rastit kontestues. 4. Procedura e ndërmjetësimit zhvillohet nga një ndërmjetësues i vetëm, përveç në rastet kur palët pajtohen të kenë edhe një bashkëndërmjetësues. 5. Pas nënshkrimit të marrëveshjes për fillimin e procedurës së ndërmjetësimit, ndërmjetësuesi në pajtim me palët, do të caktoj kohën dhe vendin e zhvillimit të procedurës së ndërmjetësimit. 6. Në qoftë se ndërmjetësuesi vlerëson se do të ishte në dobi të procedurës së ndërmjetësimit, ai mund të zhvillojë takime të ndara me qëllim të gjetjes së alternativave për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, por jo edhe vetë zgjidhjen. 7. Përveç palëve, përfaqësuesve të tyre dhe ndërmjetësuesit, në procedurën e ndërmjetësimit mund të marrë pjesë edhe pala e tretë, pas pëlqimit paraprak të palëve në procedurë. 8. Pala e tretë që merr pjesë në procedurën e ndërmjetësimit është e detyruar ta respektoj parimin e fshehtësisë së procedurës. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: When mediation is referred by a court, prosecution, or competent administrative body, those bodies must ensure the parties are not blocked from starting or continuing court proceedings or arbitration because limitation or prescription expires during mediation.
Neni 13 Efekti i ndërmjetësimit në kufizimin dhe në periudhën e parashkrimit 1. Në rastet e ndërmjetësimit të referuara nga gjykata, prokuroria apo organi kompetent administrativ, gjykata, prokuroria apo organi kompetent administrativ do të siguroj që palët të cilët zgjedhin ndërmjetësimin në një përpjekje për të zgjidhur një mosmarrëveshje nuk do të jenë të penguar të iniciojnë dhe vazhdojnë procedurën gjyqësore ose arbitrazhin në lidhje me këtë mosmarrëveshje me skadimin e kufizimit ose në periudhën e parashkrimit gjatë procesit të ndërmjetësimit. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The mediator must assist the parties and draft a written mediation agreement, and both the parties and the mediator must sign it.
Neni 14 Marrëveshja për zgjedhjen e ndërmjetësuar 1. Marrëveshja për zgjedhjen e ndërmjetësuar varet ekskluzivisht nga vullneti i palëve. 2. Ndërmjetësuesi duhet të ndihmoj palët dhe të jetë i përkushtuar për arritjen e marrëveshjes. 3. Pasi që palët të kenë arritur marrëveshjen, ndërmjetësuesi përpilon me shkrim marrëveshjen e ndërmjetësimit, të cilën duhet ta nënshkruajnë palët dhe ndërmjetësuesi. 4. Marrëveshja është obligative vetëm për palët që janë në mosmarrëveshje dhe vetëm për objektin e marrëveshjes. 5. Marrëveshja duhet të jetë në pajtim me Ligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve dhe e përshtatshme për përmbarim. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË 55 LIGJI Nr. 06/L-009 PËR NDËRMJETËSIM - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: A mediated written agreement is sent to the relevant body for approval, and once approved it can have the force of an enforceable document or, in one case, a final decision.
Neni 15 Efekti juridik i marrëveshjes së ndërmjetësimit 1. Nëse lënda është referuar nga gjykata, marrëveshja e arritur me shkrim i dërgohet gjykatës, e cila pas aprovimit, e ka fuqinë e dokumentit përmbarues sipas ligjit përkatës për procedurën përmbarimore. 2. Nëse lënda është referuar nga prokuroria, marrëveshja e arritur me shkrim i dërgohet prokurorisë, e cila pas aprovimit nga kryeprokurori ka fuqinë e vendimit të formës së prerë. 3. Nëse lënda është referuar nga organi kompetent administrativ, marrëveshja e arritur me shkrim duhet t’i dërgohet organit kompetent administrativ, e cila pas aprovimit nga udhëheqësi i organit administrativ, e ka fuqinë e dokument përmbarues. 4. Nëse Ndërmjetësimi fillon me vetëinicimin e palëve, marrëveshja e arritur me shkrim e nënshkruar nga palët dhe ndërmjetësuesi, e cila përmban klauzolën (vërtetimin) mbi plotfuqishmërinë dhe ekzekutueshmerinë e marrëveshjes, ka fuqinë e dokumentit përmbarues në përputhje me ligjin përkatës për procedurën përmbarimore. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Palët duhet të arrijnë marrëveshje brenda 90 ditëve për të filluar ndërmjetësimin; në disa raste mund të kërkohet ose nënshkruhet një zgjatje shtesë 30-ditore.
Neni 16 Kohëzgjatja e Procedurës 1. Nëse rasti është referuar nga gjykata apo prokuroria, ose organi tjetër kompetent, apo në rastet me vetëinicim, palët duhet të arrijnë marrëveshje brenda nëntëdhjetë (90) ditëve nga dita e nënshkrimit të marrëveshjes mes palëve për të filluar procedurën e ndërmjetësimit. 2. Nëse palët nuk mund të arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e ndërmjetësuar si në paragrafin 1. të këtij neni, atëherë ato përmes ndërmjetësuesit apo bashkëndërmjetësueve të kontestit në ndërmjetësim mund t’i drejtohen organit kompetent që ka aprovuar referimin e kontestit në ndërmjetësim për të zgjatur afatin për një afat shtesë dhe përfundimtar prej tridhjetë (30) ditëve. Organi kompetent mund ta aprovoj një afat të tillë shtesë nëse afati nuk shkakton pasoja ligjore në humbjen e së drejtës ose fitimi i të drejtave për njërën palë me kalimin e kohës. 3. Në rastet kur palët në kontestin me vet inicim nuk kanë arritur të zgjidhin mosmarrëveshjen brenda afatit nëntëdhjetë (90) ditor, ato bashkërisht me ndërmjetësuesin mund të nënshkruajnë marrëveshje për një afat shtesë prej tridhjetë (30) ditësh me kusht që ndërmjetësuesi i çështjes kujdeset se një vazhdim i tillë i afatit nuk sjellë pasoja ligjore në humbjen e së drejtës ose fitimin e të drejtave për njërën palë me kalimin e kohës. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: This article says mediation ends in certain listed situations, and the mediator must notify the court, prosecutor, or other competent body in writing when the case file exists there.
Neni 17 Përfundimi dhe ndërprerja e procedurës 1. Procedura e ndërmjetësimit përfundon me: 1.1.arritjen e marrëveshjes në mes të palëve; 1.2.tërheqjen e cilësdo palë, në çfarëdo kohe gjatë zhvillimit të procedurës, duke deklaruar se nuk ka interes për vazhdimin e procedurës së ndërmjetësimit; 1.3. konfirmim të ndërmjetësuesit, pas konsultimit me palët kur vlerësohet se vazhdimi GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË 56 LIGJI Nr. 06/L-009 PËR NDËRMJETËSIM i procedurës nuk është i arsyeshëm; 1.4. kalimin e afatit ligjor për arritjen e marrëveshjes. 2. Pas përfundimit të procedurës së ndërmjetësimit, ndërmjetësuesi përmes Referentit për ndërmjetësim është i detyruar ta njoftoj gjykatën, prokurorinë apo organin tjetër kompetent me shkrim lidhur me përfundimin e procedurës së ndërmjetësimit në çdo rast kur pranë gjykatës, prokurorisë apo organit tjetër kompetent ekziston dosja e lëndës për të cilin është zhvilluar ndërmjetësimi. 3. Pas përfundimit të procedurës së ndërmjetësimit, në rastet me vetinicim, palët duhet të veprojnë sikur në nenin 16, paragrafin 3. të këtij ligji. 4. Ndërmjetësuesi dhe palët mund ta ndërpresin procedurën e ndërmjetësimit nëse gjatë zhvillimit të procedurës ekzistojnë apo shfaqen arsye që e vënë në pyetje paanshmërinë e tij. 5. Gjykata ose prokuroria mund ta anuloj marrëveshjen e arritur me ndërmjetësim, kur konstaton se është lidhur në kundërshtim me ligjin në fuqi dhe kur nuk pasqyrohet vullneti i palëve në ndërmjetësim. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: A mediator must disclose any circumstances that may affect impartiality, stop the mediation if a conflict of interest arises, and must not act for either party in the same dispute during or after the mediation.
Neni 18 Konflikti i interesit 1. Ndërmjetësuesi gjatë gjithë procedurës duhet të kujdeset në atë formë që nëse beson se pozita e tij ose ndonjë rrethanë e njohur nga ai e vënë në pikëpyetje paanësinë e tij, i njëjti duhet t’i deklaroj ato rrethana dhe të ndërmarrë veprimet me anë të së cilave i shmanget konfliktit të interesit të mundshëm. 2. Në rast se paraqitet konflikt i interesit, ndërmjetësuesi duhet të ndërpres procedurën e ndërmjetësimit dhe të kërkoj që procedura e ndërmjetësimit të vazhdoj me ndonjë ndërmjetësues tjetër, përveç nëse palët, pasi të janë informuar për ekzistimin e rrethanave të tilla, janë pajtuar shprehimisht me shkrim që ai ndërmjetësues të zhvillojë procedurën e ndërmjetësimit. 3. Ndërmjetësuesi nuk mund të angazhohet për asnjërën palë në të njëjtën mosmarrëveshje apo kontest ku ai ka ndërmjetësuar, qoftë gjatë apo pas përfundimit të procedurës së ndërmjetësimit. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Palët paguajnë shpenzimet e ndërmjetësimit proporcionalisht, përveç kur kanë rënë dakord ndryshe. Tarifa e ndërmjetësuesit rregullohet me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Drejtësisë.
Neni 19 Shpenzimet e procedurës dhe tarifa për ndërmjetësues 1. Shpenzimet e procedurës së ndërmjetësimit do të paguhen proporcionalisht nga palët, përveç nëse janë marrë vesh ndryshe. 2. Tarifa për ndërmjetësuesin do të rregullohet me akt nënligjor, të cilin e nxjerr Ministria e Drejtësisë dhe do të jenë ekuivalente apo të përafërta me tarifat e shërbimeve që afrohen në kuadër të profesioneve të tjera të lira. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË 57 LIGJI Nr. 06/L-009 PËR NDËRMJETËSIM - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Ministry of Justice sets development policy for mediation, supervises the field, and can impose disciplinary measures. Mediators must continuously attend training. The Ministry also runs public information and promotion campaigns about mediation.
Neni 20 Aftësimi profesional 1.Ministria e Drejtësisë është përgjegjëse për përcaktimin e politikave zhvillimore lidhur me fushën e ndërmjetësimit, mbikëqyrjen dhe shqiptimin e masave disiplinore që rrjedhin nga Kodi i Mirësjelljes. 2.Ndërmjetësuesit janë të obliguar që t’i ndjekin në mënyrë të vazhdueshme trajnimet për t’u pasuruar me njohuri të reja për ushtrimin e ndërmjetësimit në pajtim me legjislacionin në fuqi, aktet e përgjithshme dhe programin e trajnimeve të përgatitura nga Ministria e Drejtësisë. 3.Ministria e Drejtësisë angazhohet në organizimin e kampanjave të ndryshme me qëllim të informimit të publikut për mundësitë e shfrytëzimit të ndërmjetësimit, si dhe në promovimin e procesit të ndërmjetësimit. KAPITULLI IV ODA NDERMJETËSUESVE, NDËRMJETËSUESI DHE REGJISTRI - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Oda e Ndërmjetësuesve është një person juridik i pavarur, jofitimprurës, që vepron sipas këtij ligji dhe statutit të saj.
Neni 21 Oda e Ndërmjetësuesve 1. Oda e Ndërmjetësuesve është person juridik i pavarur jofitimprurës, që vepron në pajtim me këtë ligj dhe statutin e saj të miratuar nga Kuvendi i Përgjithshëm i Odës së Ndërmjetësueseve dhe të aprovuar nga Ministria e Drejtësisë. 2. Mënyra e organizimit dhe funksionimit rregullohet me akt të brendshëm të Odës. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: A person may act as a mediator only if they meet the stated qualifications, and the Ministry of Justice certifies, licenses, suspends, or revokes mediator licences.
Neni 22 Kushtet e kërkuara për ndërmjetësuesit, certifikimi dhe licencimi i tyre 1. Ndërmjetësues mund të jetë çdo person i cili i plotëson kushtet: 1.1. të ketë diplomë universitare; 1.2. të ketë zotësi të veprimit; 1.3.të ketë kaluar me sukses trajnimin për ndërmjetësim, përfshirë edhe zgjidhjen e rasteve praktike në kuadër të trajnimit dhe nën mbikëqyrjen e një ndërmjetësuesi të licencuar. 2. Personit i cili është i suksesshëm në kryerjen e trajnimit për ndërmjetësues do t’i lëshohet një certifikatë, e cila shërben si bazë për hyrjen në regjistrin e ndërmjetësuesve. 3. Certifikimin e ndërmjetësuesve e bënë Ministri i Drejtësisë. 4. Ministria e Drejtësisë licencon ndërmjetësuesit të cilët i përmbushin kushtet si vijon: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË 58 LIGJI Nr. 06/L-009 PËR NDËRMJETËSIM 4.1.të jetë certifikuar si ndërmjetësues; 4.2.të mos jetë i dënuar për vepër penale; 4.3.të ketë reputacion të lartë profesional dhe integritet moral. 5. Ministria e Drejtësisë pezullon apo revokon licencën e ndërmjetësuesit, në përputhje me këtë ligj. 6. Licenca ndërmjetësuesit i revokohet: 6.1. nëse ndaj tij është iniciuar procedura penale, përkatësisht, i cili me aktgjykim të formës së prerë është dënuar për vepër penale; 6.2. për shkelje të rëndë të Kodit të Etikës. 7. Vendimi i Ministrit nga paragrafët 4. dhe 5. i këtij neni është përfundimtar në procedurë administrative. 8. Trajnimet për ndërmjetësues i organizon Ministria e Drejtësisë. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The Ministry of Justice and the Chamber of Mediators must keep a public register of licensed mediators.
Neni 23 Regjistri i ndërmjetësuesve 1. Ministria e Drejtësisë dhe Oda e Ndërmjetësuesve mban regjistrin publik të ndërmjetësuesve të licencuar. 2. Regjistri përmban të gjitha të dhënat personale për secilin ndërmjetësues si dhe natyra e rasteve të cilat i kanë ndërmjetësuar. 3. Kopjet e regjistrit të ndërmjetësuesve shpërndahen në gjykata, prokurori dhe në institucione të tjera kompetente varësisht nga ndryshimet. 4. Ministria e Drejtësisë fshinë nga regjistri emrin e secilit ndërmjetësues, pasi të jetë marrë vendimi i formës së prerë nga Ministri në pajtim në pajtim me këtë nen. 5. Ndërmjetësuesi fshihet nga lista në rast të: 5.1. kërkesës së tij; 5.2. vdekjes; 5.3. revokimit të licencës; 5.4. humbjes së aftësisë së veprimit; 5.5. ushtrimit të ndonjë detyre apo funksioni, i cili është në kundërshtim me GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË 59 LIGJI Nr. 06/L-009 PËR NDËRMJETËSIM ndërmjetësimin apo me ligjin në fuqi. KAPITULLI V TË DREJTAT DHE DETYRIMET - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The mediator and the parties must agree their rights and duties before mediation starts.
Neni 24 Të drejtat dhe detyrimet e ndërmjetësuesve dhe palëve Të drejtat dhe detyrimet e ndërmjetësuesit në njërën anë dhe palëve në anën tjetër specifikohen para fillimit të procedurës së ndërmjetësimit. Ndërmjetësuesi dhe palët pajtohen për të drejtat dhe detyrimet të cilave duhet tu përmbahen deri në përfundim të procedurës, në pajtim me ligjin në fuqi dhe normat e moralit. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: A foreign citizen may serve as a mediator in Kosovo only in individual cases, subject to reciprocity and prior approval from the Ministry of Justice.
Neni 25 Njohja e ndërmjetësuesve të huaj 1. Shtetasi i huaj mund të shërbej si ndërmjetësues në Kosovë në raste individuale dhe sipas kushtit të reciprocitetit, pas marrjes së pëlqimit paraprak nga Ministria e Drejtësisë. 2. Reciprociteti supozohet se ekziston, përderisa njëra palë në procedurë e kundërshton ndërmjetësuesin e huaj për mungesë të reciprocitetit. Në raste të tilla pala kundërshtuese ka barrën e provës për mungesë të reciprocitetit me vendin e origjinës. 3. Procedura për njohjen e kualifikimeve të ndërmjetësit të huaj nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, do të rregullohet me akt nënligjor. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Ndërmjetësuesi can be held criminally responsible if, while performing his duty, he unlawfully discloses an official secret or misuses the official duty in any form.
Neni 26 Dispozitat ndëshkimore Ndërmjetësuesi, i cili gjatë ushtrimit të detyrës së tij zbulon në mënyrë të kundërligjshme sekretin zyrtar apo në çfarëdo forme keqpërdorë detyrën zyrtare, përgjigjet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. KAPITULLI VI DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The Ministry of Justice must issue secondary regulations for mediation within six months after this law enters into force.
Neni 27 1. Gjashtë (6) muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Ministria e Drejtësisë nxjerr aktet nënligjore për: 1.1. trajnimin dhe certifikimin e ndërmjetësuesve; 1.2. licencimin e ndërmjetësuesve; 1.3. mbikëqyrjen, përgjegjësinë dhe procedurën disiplinore të ndërmjetësuesve; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË 60 LIGJI Nr. 06/L-009 PËR NDËRMJETËSIM 1.4. regjistrin e ndërmjetësuesve; 1.5. Kodin e Mirësjelljes së Ndërmjetësuesve. 2. Deri në nxjerrjen e akteve nënligjore të reja vlejnë aktet ekzistuese nënligjore. 3. Procedura e ndërmjetësimit për të mitur dhe arbitrazhit tregtar rregullohet me ligje të veçanta. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: When this law enters into force, Law No. 03/L-057 on mediation is repealed.
Neni 28 Shfuqizimi Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Ligji Nr. 03/L-057 për ndërmjetësim - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: This law takes effect 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 29 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 06/L-009 23 korrik 2018 Shpallur me dekretin Nr. DL-032-2018, datë 08.08.2018 nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 06/L-009 PËR NDËRMJETËSIM
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in