LIGJI NR. 06/L-011 PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESIT NË USHTRIMIN E FUNKSIONIT PUBLIK
This law concerns preventing conflicts of interest in the exercise of public functions.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 06/L-011
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This law concerns preventing conflicts of interest in the exercise of public functions. This article says the law aims to strengthen public-sector integrity and ensure public duties are carried out objectively, impartially, and transparently in the public interest. This article sets the scope of the law: it covers officials’ permitted and prohibited conduct in public office, reporting duties, conflict-of-interest measures, and the duties of responsible authorities. This article defines key terms used in the law on conflict of interest in public office. This article says which people are covered by the law: certain officials, and also relatives of officials and trusted persons, with exceptions where the law expressly says otherwise.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 06/L-011 PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESIT NË USHTRIMIN E FUNKSIONIT PUBLIK
Showing 27 of 27
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This law concerns preventing conflicts of interest in the exercise of public functions.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 27 PRILL 2018, PRISHTINË 53 LIGJI Nr. 06/L -011 PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESIT NË USHTRIMIN E FUNKSIONIT PUBLIK LIGJI Nr. 06/L -011 PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESIT NË USHTRIMIN E FUNKSIONIT PUBLIK Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESIT NË USHTRIMIN E FUNKSIONIT PUBLIK KAPITULLI I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law aims to strengthen public-sector integrity and ensure public duties are carried out objectively, impartially, and transparently in the public interest.
Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është forcimi i integritetit të sektorit publik dhe garantimi i kryerjes së detyrave publike në mënyrë objektive, të paanshme dhe transparente në shërbim të interesit publik nëpërmjet identifikimit, parandalimit, menaxhimit dhe zgjidhjes së konfliktit të interesave të zyrtarëve. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article sets the scope of the law: it covers officials’ permitted and prohibited conduct in public office, reporting duties, conflict-of-interest measures, and the duties of responsible authorities.
Neni 2 Fushëveprimi Dispozitat e këtij ligji përcaktojnë parimet, rregullat dhe procedurat lidhur me sjelljet e lejuara dhe të ndaluara të zyrtarëve gjatë kryerjes së detyrës publike si dhe masat e parapara për shkeljen e dispozitave të përcaktuara në këtë ligj. Ky ligj rregullon gjithashtu procedurat për detyrimet e raportimit, masat për parandalimin, identifikimin, menaxhimin dhe zgjidhjen e rasteve të konfliktit të interesit publik dhe private të zyrtarit gjatë dhe pas ushtrimit të detyrës publike si dhe detyrat e përgjegjësitë e autoriteteve përgjegjëse. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on conflict of interest in public office.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1.Interes publik – interesi material ose jomaterial i ligjshëm dhe i drejtë në dobi të qytetarëve. 1.2 Interes privat i personit zyrtar – nënkupton çfarëdo përparësie për personin zyrtar, familjen e tij, të afërmit, miqtë dhe personat apo organizatat me të cilat ai ka pasur apo ka marrëdhënie afariste. 1.3. Zyrtar i lartë – nënkupton zytarët e lartë publikë të përcaktuar sipas Ligjit përkatës GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 27 PRILL 2018, PRISHTINË 54 LIGJI Nr. 06/L -011 PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESIT NË USHTRIMIN E FUNKSIONIT PUBLIK për deklarimin, kontrollin dhe prejardhjen e pasurisë. 1.4. Person zyrtar – nënkupton çdo person tjetër të zgjedhur ose të emëruar në një organ shtetëror si edhe personat zyrtarë të përcaktuar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës që ushtrojnë detyra publike dhe që nuk përfshihen në nën-paragrafin 1.3. të këtij neni. 1.5. Zyrtar - nënkupton çdo zyrtar të lartë dhe çdo person zyrtar sipas nën-paragrafëve 1.3. dhe 1.4. të këtij neni. 1.6. Person i afërm me zyrtarin – bashkëshorti ose personi që bashkëjeton, të afërmit në vijë të drejtë të gjakut pa kufizime, të afërmit në vijë të tërthortë deri në shkallën e katërt, adoptuesi, i adoptuari, i afërmi në gjini të krushqisë deri në shkallën e dytë si dhe çdo person fizik apo juridik i cili ka pasur ose ka një lidhje të përbashkët interesi privat pasuror ose jopasuror me zyrtarin. Për qëllime të këtij ligji, personi juridik konsiderohet si person i afërm, sipas dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 1.7. Person i besuar – personi fizik ose juridik që ushtron në mënyrë të pavarur të drejtat e administrimit te ndërmarrjes apo të drejta të tjera të përcaktuara me marrëveshje për aksionet ose pjesët në kapital të zotëruara në mënyrë pasive nga zyrtari i lartë. Personi i besuar nuk mund të jetë bashkëshorti, fëmijët, një zyrtar apo person tjetër me lidhje varësie, qoftë edhe të tërthortë, për shkak të funksionit publik me zyrtarin në fjalë dhe një ndërmarrje ose organizatë jofitimprurëse ku zyrtari zotëron pjesë në kapital ose aksione apo ka pasur ose ka marrëdhënie interesi të çfarëdo lloji. 1.8. Zotërimi aktiv i aksioneve ose pjesëve në kapital – ushtrimi i plotë i të gjitha të drejtave që burojnë nga pronësia mbi aksionet ose pjesët në kapital. 1.9. Zotërimi pasiv i aksioneve ose i pjesëve në kapital – gjendja në të cilën pronari ruan të drejtën e përfitimit të fryteve të pronësisë, por nuk mund të ushtrojë vetë asnjë veprim tjetër mbi këtë pronë. Të gjitha veprimet e tjera si administrimi apo menaxhimi dhe drejtimi i ndërmarrjes kryhen nga personi i besuar nga pronari në emër të vet por për llogari të zyrtarit të lartë mbi bazën e një marrëveshje të lidhur ndërmjet tyre. 1.10. Përfitim i padrejtë – çdo pasuri dhe përfitim i padrejtë material ose jomaterial. 1.11. Dhuratë – e përcaktuar sipas Ligjit përkatës për deklarimin, kontrollin dhe prejardhjen e pasurisë. 1.12. Vendimmarrje – çasti i fundit i procesit vendimmarrës gjatë të cilit vendoset përmbajtja përfundimtare e aktit apo kontratës si dhe ato çaste paraprake të vendimmarrjes të cilat janë thelbësore dhe përcaktuese në të cilat pjesëmarrja, ndikimi dhe qëndrimi i zyrtarit përcaktojnë përmbajtjen përfundimtare të aktit apo kontratës si dhe çdo veprim i zyrtarit në ushtrimin e funksionit publik. 1.13. Institucion – përfshin institucionet publike të nivelit qendror dhe lokal, ndërmarrjet e nivelit qendror dhe lokal në të cilat ekziston pjesëmarrje e kapitalit shtetëror ose vendor dhe institucionet e tjera të themeluara me ligj. 2. Fjalët e një gjinie përfshinë edhe gjininë tjetër. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 27 PRILL 2018, PRISHTINË 55 LIGJI Nr. 06/L -011 PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESIT NË USHTRIMIN E FUNKSIONIT PUBLIK - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article says which people are covered by the law: certain officials, and also relatives of officials and trusted persons, with exceptions where the law expressly says otherwise.
Neni 4 Subjektet Përveç kur parashihet shprehimisht ndryshe me këtë ligj, subjekte të këtij ligji janë zyrtarët e përcaktuar sipas paragrafit 1., nën-paragrafit 1.5. të nenit 3 të këtij ligji. Personat e afërm me zyrtarët dhe personat e besuar janë subjekte të këtij ligji sipas përcaktimeve në dispozitat përkatëse të tij. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Officials must act lawfully, honestly, transparently, and in the public interest, avoid conflicts of interest and improper rewards, and must not use office for private gain.
Neni 5 Parimet e veprimit dhe mosveprimit të zyrtarit 1. Zyrtari ushtron funksionin e tij në pajtim me ligjin dhe kodin përkatës të mirësjelljes. 2. Zyrtari duhet ta kryejë punën e tij me ndershmëri, ndërgjegje, paanshmëri, të ruajë autoritetin e zyrtarit dhe institucionit dhe me punën e tij të forcojë besimin e qytetarëve në institucione. 3. Zyrtari, gjatë ushtrimit të funksionit publik, duhet të veprojë në mbrojtje të interesit publik dhe nuk ka të drejtë që interesin e tij privat ta vë para interesit publik. 4. Zyrtari gjatë ushtrimit të funksionit të tij duhet të veprojë me transparencë duke respektuar të drejtën e organeve përfaqësuese dhe të drejtën e qytetarëve që të informohen për veprimet e zyrtarit si personalitet publik. 5. Zyrtari përgjigjet personalisht për veprimet e tij gjatë ushtrimit të funksionit në të cilin është emëruar apo zgjedhur nga institucioni apo qytetarët. 6. Zyrtarit nuk i lejohet të kryejë një veprim të kundërligjshëm apo të mos kryejë një veprim të ligjshëm, gjatë ushtrimit të funksionit të tij, me qëllim të marrjes së një përfitimi të padrejtë për vete ose një person apo subjekt tjetër. 7. Zyrtari për punën që kryen në ushtrimin e funksionit nuk ka të drejtë të pranojë apo kërkojë shpërblim tjetër si dhe ofrimin ose premtimin e shpërblimit përveç kompensimit që i lejohet në bazë të dispozitave ligjore në fuqi. 8. Zyrtari duhet të shmang konfliktin e interesit pavarësisht nëse ai është real, i mundshëm apo në dukje. 9. Zyrtari nuk mund të përdorë pozitën apo funksionin e vet për t’i avancuar interesat e veta personale apo të personave të afërm. KAPITULLI II KONFLIKTI I INTERESIT - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: A conflict of interest exists when an official has a private interest that affects, may affect, or appears to affect the impartial and objective performance of official duties.
Neni 6 Konflikti i interesit Konflikti i interesit lind nga një rrethanë në të cilën zyrtari ka interes privat, që ndikon, mund të ndikojë ose duket se ndikon në kryerjen me paanshmëri dhe objektivitet të detyrës së tij zyrtare. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 27 PRILL 2018, PRISHTINË 56 LIGJI Nr. 06/L -011 PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESIT NË USHTRIMIN E FUNKSIONIT PUBLIK - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: People who know or reasonably suspect a conflict of interest involving an official must report it to the official’s employer institution or the Anti-Corruption Agency.
Neni 7 Identifikimi i konfliktit të interesit dhe burimi i informatave 1. Pavarësisht çdo detyrimi tjetër ligjor, çdo person që ka njohuri ose dyshim të arsyeshëm për konflikt interesi të ndonjë zyrtari duhet ta lajmërojë institucionin punëdhënës të zyrtarit ose Agjencinë kundër Korrupsionit (në tekstin e mëtejmë Agjencia). 2. Palët e prekura nga veprimet e zyrtarit apo cilido person që ka njohuri dhe interesa të ligjshme duhet të ofrojnë informata të cilat i kanë në dispozicion lidhur me rastin. 3. Personi që ofron informata të bazuara për rastet e konfliktit të interesit gëzon mbrojtje në pajtim me ligjin - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Zyrtarët must prevent and resolve conflicts between public and private interests, notify their direct supervisor or managing body when a conflict is suspected, and stop related actions until a decision is made.
Neni 8 Detyrimi për parandalimin dhe zgjidhjen e konfliktit të interesit 1. Me marrjen e detyrës dhe gjatë ushtrimit të saj, zyrtari ka për detyrë të parandalojë dhe të zgjidhë vetë në mënyrën më efektive të mundshme, çdo situatë të konfliktit ndërmjet interesave të tij publike dhe private. 2. Në rast se zyrtari ka dyshime apo konstaton se konflikti i interesit ka lindur ose mund të lindë, ai duhet të këshillohet dhe të informojë sa më parë udhëheqësin e drejtpërdrejtë apo organin udhëheqës. Gjatë kësaj kohe, zyrtari duhet të pezullojë të gjitha veprimet që ndërlidhen me këtë çështje, deri në vendimin përkatës në lidhje me rastin. 3. Çdo udhëheqës dhe institucion udhëheqës duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar dhe zgjidhur rastet e konfliktit të interesit. 4. Në rast se udhëheqësi apo institucioni udhëheqës nuk është i bindur për ekzistimin e konfliktit të interesit apo dyshon se edhe vetë ka ose mund të ketë konflikt të interesit, atëherë i drejtohet Agjencisë për marrje të vendimit për rastin. 5. Zyrtarët udhëheqës të institucioneve, që nuk kanë udhëheqës të drejtpërdrejtë për situatën e përshkruar në paragrafin 3. të këtij neni i drejtohen Agjencisë. 6. Zyrtari apo institucioni i ndërmarrin veprimet e parapara në paragrafët 1. deri në 5. të këtij neni brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh. 7. Agjencia ndërmerr veprimet e duhura dhe informon sa më parë subjektet e përmendura më lart por jo më vonë se afati i përcaktuar në nenin 22, paragrafi 3. të këtij ligji. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: A public official is prohibited from soliciting, accepting, offering, using, or benefiting from improper gifts, benefits, influence, information, or official assets while performing public functions.
Neni 9 Veprimet e ndaluara për zyrtarin 1. Gjatë ushtrimit të funksionit publik zyrtarit i ndalohen këto veprime: 1.1. të kërkojë apo pranojë dhuratë apo përfitim tjetër të padrejtë për vete apo personin tjetër, ose ofertë apo premtim për dhuratë, në mënyrë që zyrtari të veprojë ose të mos veprojë në kryerjen e detyrës së tij publike; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 27 PRILL 2018, PRISHTINË 57 LIGJI Nr. 06/L -011 PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESIT NË USHTRIMIN E FUNKSIONIT PUBLIK 1.2. të kërkojë, përvetësojë, pranojë shpërblime, dhurata, përfitime apo shërbime të padrejta për vete ose për tjetrin si kompensim për përcaktimin e tij në vendimmarrje; 1.3. të ndikojë në vendimin e ndonjë zyrtari apo organi për arsye të përfitimit të padrejtë për vete apo të çdo personi tjetër fizik dhe juridik; 1.4. të premtojë, ofrojë ose japë dhuratë apo ndonjë përfitim tjetër të padrejtë në këmbim të ndonjë dhurate apo përfitimi të padrejtë real ose të premtuar; 1.5.të ndikojë në kontraktimin, dhënien e punëve apo furnizimeve publike për përfitime të padrejta për vete apo të çdo personi tjetër fizik dhe juridik; 1.6. të shfrytëzojë informatat e besueshme që i ka në dispozicion apo të marra në mirëbesim në ushtrimin e funksionit për përfitime të padrejta për vete apo të çdo personi tjetër fizik dhe juridik, të bashkaksionarëve apo personave në lidhje të mëhershme afariste në pesë (5) vitet e fundit; 1.7. të ndikojë në vendimmarrje të organeve legjislative, gjyqësore apo ekzekutive duke shfrytëzuar pozitën e zyrtarit me qëllim të përfitimit të padrejtë për vete apo të çdo personi tjetër fizik dhe juridik, të bashkaksionarëve apo personave në lidhje të mëhershme afariste në pesë (5) vitet e fundit; 1.8. të ndërmarrë veprime të cilat në ndonjë mënyrë do t’i përshtaten interesit personal të tij apo të çdo personi tjetër fizik dhe juridik, të bashkaksionarëve apo personave në lidhje të mëhershme afariste në pesë (5) vitet e fundit; 1.9. të ndërmarrë veprime të cilat në ndonjë mënyrë do t’i përshtaten apo do të favorizonin interesin privat të ndonjë personi tjetër në dëm të interesit publik; 1.10. të fitojë për vete, personat e afërm dhe të besuar çdo përfitim të padrejtë ekzistues ose të ardhshëm, dhuratë, pjesë në kapital, aksione dhe pasuri nga ndërmarrjet publike me pjesë në kapital ose në aksione të një institucioni ku ai është përfaqësues, përfshirë përfitime të padrejta të drejtpërdrejta ose të tërthorta nga furnizues apo klientë të këtyre ndërmarrjeve; 1.11. të fitojë për vete, personat e afërm dhe të besuar çdo përfitim të padrejtë ekzistues ose të ardhshëm, dhuratë, pjesë në kapital, aksione dhe pasuri nga personat juridikë privatë që përfitojnë kontrata publike, kreditim ose fonde të tjera publike, privatizim të pronës publike, lehtësi nga detyrimet doganore ose tatimore ose që ushtrojnë veprimtari në zona të lira në rastet kur është përfshirë gjatë ushtrimit të funksionit dhe ka ndikuar drejtpërdrejt ose tërthorazi në fitimin e këtyre të drejtave në dobi të tyre; 1.12. të ndërmarrë veprime me efekte ndëshkuese apo të bëhet pengesë për fitimin e të drejtave të ligjshme të zyrtarëve apo subjekteve që ofrojnë informata për raste të konfliktit të interesit të zyrtarit, personave të lidhur me të ose personave të besuar për këtë shkak. 1.13. të përdorë ose të lejojë që të përdoren pasuritë zyrtare të institucionit punëdhënës, përfshirë dokumentet zyrtare, për ndonjë qëllim tjetër që nuk përputhet me ushtrimin e detyrës publike. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 27 PRILL 2018, PRISHTINË 58 LIGJI Nr. 06/L -011 PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESIT NË USHTRIMIN E FUNKSIONIT PUBLIK - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: An official elected as a party representative keeps the right to serve in the party unless a special law says otherwise.
Neni 10 Ushtrimi i punëve të tjera nga zyrtari 1. Zyrtari i zgjedhur si përfaqësues i partisë politike ruan të drejtën e ushtrimit të funksionit në parti politike nëse me ligj të veçantë nuk është paraparë ndryshe. 2. Gjatë kohës së ushtrimit të funksionit publik, zyrtari mund të ushtrojë punë nga lëmi i shkencës, sportit, arsimit, kulturës dhe veprimtarisë humanitare, nëse nuk parashihet ndryshe me ligje të tjera. 3. Gjatë kohës së ushtrimit të funksionit publik, zyrtari mund të realizojë fitime në bazë të drejtave të autorit, patentave, pronësisë intelektuale dhe industriale dhe të drejtave të ngjashme, përveç nëse përcaktohet ndryshe me ligj. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: An officer must not do other work in several conflict-of-interest situations, unless a special law provides otherwise.
Neni 11 Punët e ndaluara për zyrtarin 1. Zyrtarit i ndalohet që të kryejë punë të tjera nëse: 1.1. mund të keqpërdorë informacionin zyrtar për interesa private; 1.2. punët e tilla mund të ndikojnë në paanshmërinë e ushtrimit të detyrës publike dhe cenojnë respektimin e parimeve të konkurrencës së lirë; 1.3. angazhime të tilla mund të dëmtojnë reputacionin e institucionit; 1.4. angazhimi ka të bëjë me zgjedhjen, emërimin apo caktimin në institucione vartëse të institucionit punëdhënës, me përjashtim kur një angazhim i tillë është paraparë me ligj të veçantë. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: A high official may not practice certain licensed professions or work full-time in another job while holding public office.
Neni 12 Kufizimi i zyrtarit të lartë në ushtrimin e veprimtarive të tjera krahas ushtrimit të funksionit publik 1. Zyrtari i lartë nuk mund të ushtrojë veprimtari profesionale të avokatisë, noterisë, përmbaruesit privat, administratorit të falimentimit, ekspertit të licencuar, konsulentit ose agjentit të personave juridikë si dhe nuk mund të jetë i punësuar, me kohë të plotë, në një detyrë tjetër. 2. Në kuptim të këtij neni, veprimtari profesionale nënkuptojnë veprimtaritë për të cilat kërkohet licencim sipas ligjit në fuqi. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: This article restricts high officials from holding certain management or supervisory roles, limits multiple board memberships in public bodies, bars certain contracts or aid, and gives them only expense compensation in one case.
Neni 13 Papajtueshmëria me ushtrimin e funksionit publik 1. Zyrtari i lartë nuk mund të jetë menaxher, përfaqësues i autorizuar ose anëtar i ndonjë organi menaxhues apo mbikëqyrës i personave juridikë privatë, fitimprurës sipas ligjit përkatës për shoqëritë tregtare dhe organizatave joqeveritare, përjashtuar subjektet e përcaktuara në nenin 14 të këtij ligji, subjektet politike si dhe rastet kur një funksion i tillë i dedikohet me ligj për shkak të funksionit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 27 PRILL 2018, PRISHTINË 59 LIGJI Nr. 06/L -011 PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESIT NË USHTRIMIN E FUNKSIONIT PUBLIK 2. Zyrtari i lartë nuk mund të jetë anëtar i më shumë se një organi drejtues të ndërmarrjes në pronësi publike, shoqërisë aksionare me pronë publike si dhe organeve të institucioneve të tjera publike, përveç nëse parashihet ndryshe shprehimisht me ligj. Zyrtari i lartë, në cilësinë e anëtarit të organeve të përmendura në këtë paragraf, nuk ka të drejtë shpërblimi me pagesë, përveç të drejtës në kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe shpenzimeve të tjera të lidhura me të. 3. Personat e përmendur në paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni, si dhe ndërmarrja në të cilën zyrtari i lartë ka pronësi apo pjesë të pronësisë, e drejtuar nga personi i besuar apo i afërm, nuk kanë të drejtë të lidhin kontratë ose të përfitojnë ndihmë nga institucionet qendrore ose lokale, në të cilat zyrtari i lartë ushtron detyra publike. 4. Nëse zyrtari i lartë bie në kundërshtim me paragrafin 3. të këtij neni, atëherë Agjencia duhet të kërkojë nga organi kompetent anulimin e kontratës me ndërmarrjen apo kthimin e çfarëdo përfitimi të padrejtë të ndërmarrjes tek institucioni në të cilin zyrtari i lartë ushtron funksion publik. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: A senior official may sit on the governing body of certain NGOs, but not in a leadership role and not for paid remuneration; travel and related expenses may still be reimbursed. The NGO may not contract with or receive funds from the official’s institution.
Neni 14 Anëtarësia në organizata joqeveritare 1. Zyrtari i lartë mund të jetë anëtar i organit drejtues, me përjashtim të funksionit drejtues, të organizatës joqeveritare nga lëmi i shkencës, sportit, arsimit, kulturës, veprimtarive humanitare dhe të ngjashme pa të drejtë shpërblimi me pagesë, përveç të drejtës në kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe shpenzimeve të tjera të lidhura me to. 2. Organizata joqeveritare sipas paragrafit 1. të këtij neni nuk ka të drejtë të lidhë kontratë ose të përfitojë fonde nga institucioni ku ushtron detyrën zyrtari që është anëtar i organit drejtues në këtë organizatë. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: A high official must transfer company management rights to a trusted person and notify the Agency within the stated deadlines.
Neni 15 Transferimi i të drejtave në drejtimin e ndërmarrjes 1.Zyrtari i lartë nuk mund të ushtrojë në mënyrë aktive të drejtën e administrimit dhe drejtimit në një ndërmarrje, pavarësisht nga fusha e veprimtarisë së saj. 2. Zyrtari i lartë, pronari i aksioneve, gjegjësisht pjesës së kapitalit në një ndërmarrje, gjatë ushtrimit të funksionit publik, duhet t’i transferojë të drejtat e administrimit ose menaxhimit, apo drejtimit tё ndërmarrjes tek ndonjë person i besuar. 3. Zyrtari i lartë, është i obliguar që në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga zgjedhja, vendosja ose emërimi në detyrën publike, të bëjë transferimin e të drejtave në udhëheqjen e ndërmarrjes në personin e besuar kurse brenda afatit prej pesë (5) ditësh nga data e transferimit të këtyre të drejtave ta njoftojë me shkrim Agjencinë mbi personin e besuar dhe evidencën e transferimit të të drejtave të menaxhimit. 4. Personi i besuar sipas paragrafit 2. të këtij neni do të veprojë në drejtim të realizimit të drejtave të zyrtarit të lartë dhe të drejtave nga kapitali në emër të tij por për llogari të zyrtarit të lartë. 5. Nëse personi i besuar apo i afërm krijon marrëdhënie afariste me institucionet e qeverisjes qendrore, lokale, ndërmarrjet publike apo me ndërmarrjet private ku kapitali i pronës publike GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 27 PRILL 2018, PRISHTINË 60 LIGJI Nr. 06/L -011 PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESIT NË USHTRIMIN E FUNKSIONIT PUBLIK ka më shumë se pesë përqind (5)% të kapitalit apo aksioneve, ai është i detyruar që të njoftojë zyrtarin e lartë dhe institucionin e tij punëdhënës lidhur me marrëdhëniet e tilla afariste. 6. Gjatë kohës kur të drejtat për administrim dhe drejtim të ndërmarrjes i janë transferuar personit të besuar, zyrtari i lartë nuk ka të drejtë të përfaqësojë biznesin, të deklarohet për biznesin, të japë informata, udhëzime, urdhëresa apo të ushtrojë ndikim në ndonjë mënyrë tjetër, të qëndrojë në lidhje me personin e besuar ashtu që të ketë ndikim në realizimin e të drejtave dhe përmbushjen e detyrave që dalin nga administrimi dhe drejtimi i ndërmarrjeve të tilla. 7. Zyrtari i lartë ka të drejtë të informohet për ecuritë dhe gjendjen në ndërmarrjen ku ka pronësi, ose pjesë të pronësisë. Palët, në çdo rast, ruajnë të drejtën e zgjidhjes së marrëveshjes. 8. Zyrtari i lartë ka të drejtë të rikthejë të drejtat në administrimin apo menaxhimin e ndërmarrjes nga personi i besuar, kur sipas këtij ligji kushtet që diktuan këtë veprim nuk ekzistojnë më. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: An official must report and respond in writing when someone tries to influence their will, and must refuse and document improper offers or gifts.
Neni 16 Tentimi dhe ndikimi në vullnetin e zyrtarit 1. Nëse ekziston tentimi i ndikimit në vullnetin e tij, zyrtari duhet ta lajmërojë me shkrim dhe të konsultohet me udhëheqësin apo institucionin udhëheqës të organit që e ka zgjedhur apo emëruar në mënyrë që të shmang çdo ndikim në vullnetin e tij. 2. Nëse ndaj zyrtarit gjatë dhe lidhur me ushtrimin e funksionit publik ushtrohet ndikim i drejtpërdrejtë apo i tërthortë, haptazi apo në mënyrë anonime për të votuar apo për të marrë vendim konkret, zyrtari e njofton me shkrim institucionin që e ka zgjedhur apo emëruar si dhe Agjencinë e cila pas shqyrtimit do të vendosë nëse ekziston një bazë e arsyeshme që të lajmërohen organet e ndjekjes. 3. Në rast tentimi apo ushtrimi të ndikimit për ta ndryshuar vullnetin e tij, zyrtari duhet: 3.1. të refuzojë ofertën; 3.2. të përpiqet të identifikojë ofertuesin nëse oferta është anonime dhe shkaqet ose interesat e mundshme; 3.3. nëse është fjala për dhuratë e cila për shkak të rrethanave nuk mund të kthehet, zyrtari duhet menjëherë ta njoftojë me shkrim dhe ta dorëzojë dhuratën te udhëheqësi mundësisht sa më shpejt dhe jo më vonë se pesë (5) ditë; 3.4. të tregojë dëshmitarët e ndodhisë nëse kjo është e mundur. 4. Nëse konstatohet se votimi dhe vendimi është marrë në kundërshtim me paragrafin 3. të këtij neni ai shpallet i pavlefshëm nga institucioni përkatës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 27 PRILL 2018, PRISHTINË 61 LIGJI Nr. 06/L -011 PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESIT NË USHTRIMIN E FUNKSIONIT PUBLIK KAPITULLI III DEKLARIMI I INTERESAVE PRIVATE - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Zyrtarët duhet të deklarojnë privat-interestet e lidhura me vendimmarrjen, të tërhiqen nga ajo vendimmarrje dhe, kur kërkohet, të bëjnë deklarimin me shkrim.
Neni 17 Deklarimi rast për rast i interesave private të zyrtarit 1. Çdo zyrtar gjatë ushtrimit të funksionit të tij publik, në bazë të njohurive të tij dhe në mirëbesim, detyrohet që të bëjë vetëdeklarimin paraprak, rast për rast, të ekzistencës së interesit të tij privat ose të personave të afërm me të lidhur me vendimmarrjen në një çështje të caktuar, që mund të bëhet shkak për lindjen e një konflikti të interesit dhe të tërhiqet nga kjo vendimmarrje. 2. Deklarimi rast për rast i interesave private bëhet çdo herë nga zyrtari, kur kjo kërkohet nga udhëheqësi ose nga institucioni udhëheqës apo mbikëqyrës. Deklarimi, si rregull, duhet kërkuar dhe bërë paraprakisht. Kur kjo nuk është e mundur ose kur nuk ka ndodhur, deklarimi duhet të kërkohet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur por jo më vonë se tridhjetë (30) ditë nga data e kërkesës ose e konstatimit të konfliktit të interesit. 3. Vetëdeklarimi ose deklarimi me kërkesë si rregull bëhet me shkrim, kur zyrtari përfshihet në një vendimmarrje për ndonjë çështje të caktuar. 4. Për çdo rast të shfaqjes së një konflikti rast për rast të interesit, institucioni punëdhënës regjistron identitetin e zyrtarit, interesat private të tij, shkak për një konflikt interesi dhe konfliktin apo papajtueshmërinë e konstatuar, palët e interesuara, burimin e informatave, si dhe vendimet e marra për parandalimin, trajtimin dhe zgjidhjen e tyre. 5. Deklaratat për interesat private dhe të gjitha dokumentet që i shoqërojnë konsiderohen dokumente zyrtare. KAPITULLI IV KUFIZIMET PAS USHTRIMIT TË DETYRËS PUBLIKE - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: A former senior official is barred for up to two years from certain jobs, contracts, representation, and misuse of confidential information; the institution must notify the Agency within 30 days of relevant circumstances, and the former institution may not do business for one year with certain related entities.
Neni 18 Kufizimet e zyrtarit të lartë pas përfundimit të ushtrimit të detyrës publike 1. Zyrtari i lartë nuk ka të drejtë: 1.1. të punësohet ose të emërohet, për një periudhë deri në dy (2) vjet pas përfundimit të funksionit publik, në pozitë udhëheqëse ose menaxhuese, apo të përfshihet në kontrollin ose auditimin e institucioneve publike dhe private dhe institucioneve vartëse të tyre të cilat kanë marrëdhënie biznesi me institucionin ku ka ushtruar funksionin publik, nëse detyrat e tij gjatë periudhës dy-vjeçare para përfundimit të ushtrimit të funksionit publik kanë qenë drejtpërdrejtë të lidhura me mbikëqyrjen, kontrollin apo sanksionimin e aktivitetit të tyre; 1.2. të përfshihet në marrëdhënie kontraktore, drejtpërdrejt ose nëpërmjet ndonjë personi të afërm ose të besuar, me institucionin ku ka ushtruar funksionin publik për një periudhë deri në dy (2) vjet pas përfundimit të funksionit publik; 1.3. të përfaqësojë, ndihmojë ose këshillojë ndonjë person fizik ose juridik, drejtpërdrejt GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 27 PRILL 2018, PRISHTINË 62 LIGJI Nr. 06/L -011 PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESIT NË USHTRIMIN E FUNKSIONIT PUBLIK ose nëpërmjet ndonjë personi të afërm ose të besuar, në një konflikt ose marrëdhënie biznesi me institucionin, për detyrën që ai ka kryer ose që është në vazhdimësi të saj për një periudhë deri në dy (2) vjet pas përfundimit të funksionit publik; dhe 1.4. të përdorë informacionin e privilegjuar ose konfidencial të siguruar gjatë ushtrimit të funksionit publik për qëllime e punësime të tjera në të ardhmen për interesin privat të vet ose të një personi të afërm apo të besuar për një periudhë deri në dy (2) vjet pas përfundimit të funksionit publik. 2. Institucioni në të cilën zyrtari i lartë ka ushtruar funksion publik nuk mund të bëjë biznes deri në një vit nga mbarimi i funksionit publik me subjektin në të cilin ish-zyrtari, personi i afërm me të apo personi i besuar kanë një pjesëmarrje prej jo më pak se pesë përqind (5%) në të drejtat e themeluesve, menaxhimin apo kapitalin, si me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet pjesëmarrjes së personave të tjerë juridikë. 3. Institucioni në të cilin zyrtari i lartë ka ushtruar funksion publik duhet, sa më parë por jo më vonë se tridhjetë (30) ditë, të informojë Agjencinë për ndonjë nga rrethanat e përmendura në paragrafin 1. të këtij neni. KAPITULLI V MBIKËQYRJA - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Zyrtarët dhe drejtuesit përkatës duhet të marrin masa për shmangien dhe zgjidhjen e konfliktit të interesit, duke përfshirë transferim interesi, vetëpërjashtim, dorëheqje nga detyra të papajtueshme, masa organizative dhe njoftim të Agjencisë.
Neni 19 Masat për parandalimin dhe zgjidhjen e konfliktit të interesave 1. Në ushtrimin e funksionit publik, zyrtari sipas rastit dhe rrethanave: 1.1. transferon interesin privat dhe të drejtat në drejtimin e ndërmarrjes sipas përcaktimeve të nenit 15 të këtij ligji; 1.2. merr masa për vetëpërjashtimin ose përjashtimin paraprak nga procesi i vendimmarrjes, diskutimit dhe votimit të çështjes në konflikt me përjashtim të rasteve të përcaktuar shprehimisht me ligj; 1.3. jep dorëheqjen nga detyrat, funksionet ose veprimtaritë që janë në konflikt ose të papajtueshme me funksionin e tij publik; 1.4. dorëhiqet nga funksioni publik. 2. Çdo udhëheqës i zyrtarit ose institucion udhëheqës merr masat e nevojshme, të përshkallëzuara dhe proporcionale për të shmangur paraprakisht dhe në çdo rast konfliktin real ose të mundshëm të interesave për shkak të zgjedhjes, emërimit apo caktimit të detyrave ose përgjegjësive të caktuara të zyrtarit. Këto masa përfshijnë por nuk kufizohen: 2.1. kufizimin e informatave të caktuara për zyrtarin ose shmangien e detyrave dhe përgjegjësive që përbëjnë shkak në shfaqjen e konfliktit të interesit ose të papajtueshmërive; 2.2. përjashtimin e zyrtarit nga pjesëmarrja në vendimmarrje; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 27 PRILL 2018, PRISHTINË 63 LIGJI Nr. 06/L -011 PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESIT NË USHTRIMIN E FUNKSIONIT PUBLIK 2.3. rishikimin ose ndryshimin e detyrave dhe kompetencave të zyrtarit ose transferimin në një detyrë tjetër që mënjanon konfliktin e interesave, për aq sa nuk parashihet ndryshe me ligj; 2.4. shmangien e emërimit ose të zgjedhjes së zyrtarit në funksione në të cilat ekzistojnë ose mund të lindin konflikte të interesave; 2.5. revokimin ose anulimin e një akti të marrë në kushtet e konfliktit të interesave. 3. Pavarësisht masave bazë të mësipërme dhe çdo mase tjetër të paraparë me ligj, zyrtari ose udhëheqësi i tij sipas hierarkisë nuk përjashtohen nga përgjegjësia kur masat e marra nuk japin efekt në parandalimin dhe zgjidhjen e konfliktit të interesit ose papajtueshmërive sipas këtij ligji. 4. Udhëheqësi ose institucioni udhëheqës njoftojnë Agjencinë për masat e marra për parandalimin dhe zgjidhjen e konfliktit të interesit ose papajtueshmërive sipas këtij ligji. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Agency supervises implementation of this law, and institutions/employers must gather, verify, disclose, record, and report conflict-of-interest information.
Neni 20 Autoritetet përgjegjëse 1. Agjencia është autoriteti qendror përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave të këtij ligji. 2. Autoritetet përgjegjëse për zbatimin e këtij ligji në institucionet janë: 2.1.udhëheqësit e drejtpërdrejtë të zyrtarëve, sipas hierarkisë, brenda një institucioni; 2.2.institucionet dhe autoritetet udhëheqëse sipas ligjit. 3. Institucionet në kuadër të akteve të tyre të brendshme, parashohin dhe zbatojnë rregulla të veçanta për parandalimin e konfliktit të interesit, varësisht fushëveprimit të institucionit përkatës. 4. Institucioni punëdhënës: 4.1. mbledh dhe pranon nga burime të ligjshme informata për interesat privatë të një zyrtari, përfshirë të dhënat publike ose private, informatat e ofruara nga media dhe ankesat e qytetarëve sipas ligjit përkatës për mbrojtjen e informatorëve dhe çdo dispozitë tjetër ligjore në fuqi; 4.2. verifikon besueshmërinë e burimeve dhe informatave për të vërtetuar konfliktin e interesit; 4.3. vë në dijeni zyrtarin për informatat e siguruara për të dhe që përbëjnë shkak për konflikt të interesit dhe i jep mundësi të provojë të kundërtën nëse kjo kërkohet nga zyrtari; 4.4. njofton me shkrim raportuesin brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh për shqyrtimin e mëtejmë të informatës. 5. Punëdhënësi i zyrtarit kryen regjistrimin e interesave privatë të zyrtarit, ndërmerr masat e GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 27 PRILL 2018, PRISHTINË 64 LIGJI Nr. 06/L -011 PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESIT NË USHTRIMIN E FUNKSIONIT PUBLIK duhura për zgjidhjen e konfliktit të interesit dhe raporton tek Agjencia brenda afatit kohor të përcaktuar nga ajo. 6. Autoritetet përgjegjëse për zbatimin e këtij ligji në institucione i dorëzojnë Agjencisë çdo vit për vitin pararendës, por jo më vonë se data 31 janar, një raport për veprimtarinë e kryer në zbatim të këtij ligji, përfshirë rastet e konfliktit të interesave, mënyrat e ndjekura për parandalimin ose trajtimin e tyre, rezultatet e arritura, si dhe statusin e trajtimit të tyre. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The Agency may observe public procurement activities and has multiple duties to prevent and investigate conflicts of interest.
Neni 21 Detyrat dhe kompetencat e Agjencisë 1. Agjencia kryen detyra dhe ka këto përgjegjësi: 1.1. ndihmon në përgatitjen dhe përmirësimin e politikave dhe të mekanizmave të parandalimit dhe shmangies së konfliktit të interesave si dhe monitoron zbatimin e tyre; 1.2. ofron ndihmë profesionale dhe teknike për këshillimin dhe mbështetjen e nismave ligjore dhe nënligjore, të cilat duhet të ndërmerren nga institucionet, për parandalimin e konfliktit të interesave; 1.3. ofron rekomandime për Kuvendin e Republikës së Kosovës për vlerësimin e projektligjeve që kanë të bëjnë me çështjen e konfliktit të interesave, kur kjo kërkohet nga ky institucion; 1.4. kryen hetim administrativ në përputhje me procedurën administrative dhe jep rekomandime për forcimin e kapaciteteve për administrimin e konfliktit të interesave në institucione; 1.5. ofron këshillim për zyrtarët të lartë të veçantë, udhëheqësve, institucioneve udhëheqëse, me kërkesën e tyre, për raste të caktuara të shfaqjes së konfliktit të interesave, përfshirë këshillime të veçanta për personat zyrtarë sipas këtij ligji pasi janë shteruar mjetet e brendshme në institucionet punëdhënëse dhe kur gjykohet e domosdoshme përfshirja e Agjencisë; 1.6. mban regjistrin për rastet e konfliktit të interesit dhe masat përkatëse të ndërmarra nga Agjencia dhe mbledh informatat e raportuara nga institucionet për regjistrat përkatës të deklarimit, trajtimit dhe zgjidhjes së rasteve të shfaqjes së konfliktit të interesave; 1.7. ofron opinione dhe ndërmerr të gjitha masat e tjera ligjore me qëllim të parandalimit të konfliktit të interesit dhe të korrupsionit në tërësi; 1.8. inicion veprimet ligjore në institucionet kompetente, me qëllim shpalljen e pavlefshmërisë dhe rregullimin e pasojave që rrjedhin prej saj për aktet dhe kontratat administrative të nxjerra në kushtet e konfliktit të interesave, me kërkesën e palëve të interesuara ose me nismën e saj; 1.9. ushtron çdo kompetencë tjetër, të dhënë në këtë ligj. 2. Në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj, Agjencia shprehet me vendime, rekomandime dhe opinione. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 27 PRILL 2018, PRISHTINË 65 LIGJI Nr. 06/L -011 PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESIT NË USHTRIMIN E FUNKSIONIT PUBLIK 3. Agjencia ka të drejtë të marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit në çdo fazë të aktiviteteve të prokurimit publik. Me rastin e marrjes së vendimeve që kanë të bëjnë me përbërjen e komisioneve vlerësuese dhe mbikëqyrëse për procedura të prokurimit publik, udhëheqësi i institucionit ose i autorizuari i tij e njofton Agjencinë me shkrim, për anëtarët e atij komisioni dhe çdo ndryshim të mundshëm. Në rastet e konfliktit të interesave sipas përcaktimeve në këtë ligj dhe në legjislacionin për prokurimin publik, Agjencia vepron në përputhje me këtë ligj. Në rast të parregullsive të tjera të mundshme, Agjencia nxjerr një opinion, ua dërgon atë autoriteteve përkatëse dhe e publikon. 4. Për verifikimin dhe hetimin administrativ të konfliktit të interesit dhe papajtueshmërive, Agjencia ka të drejtë të shfrytëzojë informatat e nevojshme në të gjithë institucionet dhe në personat juridikë publikë e privatë, të cilët detyrohen të venë në dispozicion dhe/ose të sigurojnë qasje në informatat e kërkuara apo burimet e tyre në favor të Agjencisë, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: This article sets the procedure the Agency must follow for conflict-of-interest cases, including notice duties, confidentiality, time limits, and follow-up actions.
Neni 22 Procedura administrative e Agjencisë për rastet e konfliktit te interesit 1. Procedura në Agjenci fillon: 1.1. sipas detyrës zyrtare; 1.2. me kërkesën e zyrtarit të lartë; 1.3. me kërkesën e personit zyrtar dhe pas aprovimit nga institucioni punëdhënës; 1.4.me kërkesën e institucionit; 1.5. në bazë të lajmërimit të ndonjë personi tjetër apo lajmërimit anonim. 2. Inicimi i procedurës për konflikt të interesit në Agjenci nuk mund të fillojë në qoftë se kanë kaluar dy (2) vite nga data e kryrjes së veprimit, përveç kur parashihet ndryshe me ligj. 3. Agjencia njofton raportuesin brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh për shqyrtimin e mëtejmë të informatës. 4. Në rast të dyshimit të bazuar për ekzistimin e konfliktit të interesit, Agjencia inicion menjëherë procedurën për vërtetimin e ekzistencës së konfliktit të interesit dhe pasojat e tij. 5. Agjencia e informon zyrtarin e lartë dhe personin zyrtar në rastet e përcaktuara sipas nenit 21, paragrafi 1., nën-paragrafi 1.5. të këtij ligji për fillimin e procedurës dhe, me kërkesën e tij, e njofton me faktet që posedon Agjencia. 6.Procedura e Agjencisë është konfidenciale. Agjencia i bën të njohura vetëm rezultatet përfundimtare të procedurës së zhvilluar. 7. Nëse pas zgjedhjes, emërimit, ose konfirmimit te mandatit, zyrtari vazhdon të kryejë një aktivitet apo funksion që ky ligj e përcakton si të papajtueshëm me funksionin e ri, Agjencia e paralajmëron zyrtarin dhe institucionin punëdhënës që brenda afatit prej shtatë (7) ditësh të ndërpresë aktivitetin apo të heqë dorë nga funksioni. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 27 PRILL 2018, PRISHTINË 66 LIGJI Nr. 06/L -011 PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESIT NË USHTRIMIN E FUNKSIONIT PUBLIK 8. Në rast se zyrtari vazhdon të kryejë aktivitete apo funksione të papajtueshme sipas këtij ligji, pavarësisht nga paralajmërimi i Agjencisë, atëherë Agjencia i kërkon institucionit punëdhënës që të fillojë procedurën për shkarkimin e zyrtarit. 9. Institucioni ku zyrtari vazhdon të kryejë një aktivitet ose funksion të papajtueshëm me këtë ligj, duhet të fillojë procedurën për shkarkimin nga funksioni sipas kërkesës së Agjencisë. 10. Kur deputeti i Kuvendit ushtron aktivitet të papajtueshëm me këtë ligj, Agjencia e njofton kryetarin e kuvendit, dhe kërkon fillimin e procedurave ligjore ndaj tij. 11. Organet kompetente njoftojnë Agjencinë brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga marrja e njoftimit për veprimet e ndërmarra prej tyre. 12. Të gjitha vendimet që i nxjerr Agjencia lidhur me konfliktin e interesit në ushtrimin e funksionit publik dhe shkeljen e dispozitave të këtij ligji, përfshirë veprimet e ndaluara ose të kufizuara në ushtrimin e funksionit publik, ushtrimin e veprimtarive të tjera, papajtueshmëritë në ushtrimin e funksionit publik, duhet të respektohen nga zyrtarët dhe institucionet përgjegjëse. Ato bëhen publike në faqen zyrtare të internetit të Agjencisë. 13. Agjencia i kërkon rishqyrtimin, revokimin dhe/ose shfuqizimin e aktit të nxjerrë në konflikt të interesit organit që e ka nxjerrë atë. Që nga momenti kur Agjencia kërkon rishqyrtimin e vendimit, çdo veprim për zbatimin e tij pezullohet deri në momentin kur organi vendos për vlefshmërinë e vendimit. 14. Agjencia i kërkon organit administrativ të deklarohet brenda tridhjetë (30) ditësh nga marrja e njoftimit, për masën e dëmit të shkaktuar nga marrja e vendimit në konflikt interesi. 15. Vendimet e Agjencisë në lidhje me konfliktin e interesit janë përfundimtare në procedurë administrative. 16. Për të gjitha rastet e iniciuara të konfliktit të interesit përmes autoriteteve përgjegjëse, Agjencia vendos në një afat brenda dyzet e pesë (45) ditësh. Për rastet tjera vlejnë afatet e përcaktuara me ligjin për Agjencinë Kundër Korrupsionit.. 17. Brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Agjencia nxjerr rregullore për përcaktimin e formularëve për deklarimin dhe regjistrimin e konfliktit të interesit. KAPITULLI VI SANKSIONET - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Article 23 sets fines for breaches of this law that are not criminal offences, and allows a court to impose a temporary ban on holding public office in some cases.
Neni 23 Sanksionet 1. Çdo shkelje e detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj e që nuk përbën vepër penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, paraqet kundërvajtje dhe dënohet me gjobë si më poshtë: 1.1. për shkelje të dispozitave të parapara në nenin 12, nenin 13, paragrafin 1, 2 dhe 3, nenin 14, nenin 15, paragrafët 1, 2, 3 dhe 6, nenin 17, paragrafi 2, nenin 18, paragrafi 1, dhe nenin 19, paragrafi 1, zyrtari ose personi i afërm me të dënohet me gjobë nga GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 27 PRILL 2018, PRISHTINË 67 LIGJI Nr. 06/L -011 PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESIT NË USHTRIMIN E FUNKSIONIT PUBLIK njëmijë (1,000) Euro deri në dymijë (2,000) Euro dhe me dyfishin e tyre në rast përsëritje të shkeljes së vërtetuar; 1.2. për shkelje të dispozitave të nenit 9, paragrafi 1, nën-paragrafët 1.4, 1.6, 1.7, 1.8, 1.9, 1.11, 1.12, 1.13 dhe 1.14, nenit 13, paragrafi 3, nenit 15, paragrafi 4 dhe 5 dhe nenit 18, paragrafi 1, nën-paragrafët 1.2, 1.3 dhe 1.4 të këtij ligji, personi i besuar dënohet me gjobë nga njëmijë (1,000) Euro deri në dymijë (2,000) Euro; 1.3. për shkelje të dispozitave të parapara në nenin 8, paragrafët 3, 4 dhe 5, nenin 16, paragrafi 4, nenin 18, paragrafi 2, nenin 19, paragrafi 2, nenin 20, paragrafi 6, nenin 21, paragrafi 3 dhe nenin 22, paragrafi 9, zyrtari përgjegjës i institucionit dënohet me gjobë nga njëmijë (1,000) Euro deri në dymijë (2,000) Euro; 1.4. për shkelje të dispozitave të nenit 13, paragrafi 1 dhe 3, nenit 15, paragrafi 5, nenit 18, paragrafi 1, nën-paragrafët 1.1, 1.2 dhe 1.3 dhe nenit 21, paragrafi 4 të këtij ligji, personi juridik privat dënohet me gjobë nga njëmijë (1,000) Euro deri në pesëmbëdhjetë mijë (15,000) Euro; 1.5. kur nuk jepen pa arsye të dhënat e kërkuara nga Agjencia, sipas paragrafit 4 të nenit 21 të këtij ligji, personat përgjegjës të institucioneve dhe personave juridikë publikë dhe privatë dënohen me gjobë nga pesëqind (500) Euro deri në njëmijë e pesëqind (1,500) Euro; 1.6. për shkelje të dispozitave të nenit 8, paragrafët 1 dhe 2, nenit 9, nenit 10, paragrafi 4, nenit 11, nenit 16, paragrafët 1, 2 dhe 3, nën-paragrafët 3.1, 3.2 dhe 3.3 dhe nenit 17, paragrafët 1 dhe 4 të këtij ligji, zyrtari ose personi i afërm me të dënohet me gjobë nga gjashtëqind (600) Euro deri në njëmijë e pesqind (1,500) Euro. 2. Për shkelje të detyrimeve të përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni, gjykata mund të shqiptojë ndaj zyrtarit apo drejtuesit të institucionit, përveç dënimit me gjobë, edhe masën mbrojtëse të ndalimit të ushtrimit të funksionit publik me kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj deri në dy (2) vjet. 3. Për veprat kundërvajtëse, Agjencia dhe çdo institucion punëdhënës inicion procedurën kundërvajtëse në pajtim me ligjin. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: This article says violations of the law can also be disciplinary matters, and it requires certain bodies to notify the Agency and allows the Agency to start revocation, annulment, and criminal-complaint procedures.
Neni 24 Përgjegjësitë e tjera ligjore dhe pasojat mbi aktet 1. Çdo shkelje e dispozitave të këtij ligji do të konsiderohet edhe si shkelje disiplinore, pavarësisht përgjegjësive eventuale penale. Shkeljet disiplinore trajtohen në pajtim me rregullat që i rregullojnë marrëdhëniet e punës dhe statusin e zyrtarëve. Institucionet/organizatat që i kanë iniciuar procedurat disiplinore sipas këtij ligji duhet ta njoftojnë Agjencinë për inicimin dhe rezultatin e atyre procedurave. 2. Dispozitat e këtij ligji nuk përjashtojnë përgjegjësinë disiplinore dhe penale të zyrtarit sipas legjislacionit në fuqi. 3. Agjencia, çdo zyrtar, udhëheqës i zyrtarit dhe çdo institucion ushtrojnë kallëzim penal në prokurorinë e shtetit kompetente ndaj zyrtarit i cili shkel detyrimet e parapara me këtë ligj, e që përbëjnë vepër penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 27 PRILL 2018, PRISHTINË 68 LIGJI Nr. 06/L -011 PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESIT NË USHTRIMIN E FUNKSIONIT PUBLIK 4. Për inicimin e procedurës përkatëse, Agjencia, zyrtari dhe udhëheqësi i zyrtarit e njoftojnë udhëheqësin e institucionit në të cilin zyrtari punon apo ka punuar. 5. Agjencia inicion procedurën administrative për revokimin ose shfuqizimin e akteve nga ana e institucionit që i ka lëshuar ato në konflikt interesi. 6. Agjencia inicion procedurën administrative dhe/ose gjyqësore për anulimin e akteve dhe për obligimin e zyrtarit përgjegjës për shlyerjen e pasojave materiale dhe financiare të akteve të marra në kushtet e konfliktit të interesit. KAPITULLI VII DISPOZITA TË FUNDIT - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: This provision repeals Law No. 04/L-051 on preventing conflicts of interest in the exercise of public office when this law enters into force.
Neni 25 Shfuqizimi Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Ligji nr. 04/L-051 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: This law takes effect 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 26 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 06/L -011 30 mars 2018 Shpallur me dekretin Nr. DL-020-2018, datë 20.04.2018 nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 06/L-011 PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESIT NË USHTRIMIN E FUNKSIONIT PUBLIK
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in