LIGJI NR. 06/L-013 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 04/L-072 PËR KONTROLLIN DHE MBIKËQYRJEN E KUFIRIT SHTETEROR, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 04/L-214
This preamble identifies the law as an amendment and supplement to the border control and supervision law of Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 06/L-013
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble identifies the law as an amendment and supplement to the border control and supervision law of Kosovo. This article says the law amends and supplements the border control law and aims to transpose EU Regulation (EU) 2016/399 on movement of persons across borders. This article defines several terms used in the law, including “basic law,” “common border crossing point,” “border official,” and “public health threat.” It also says other terms have the same meaning as in the basic law. Neni 3 This provision says the law applies to everyone who crosses the state border of Kosovo, while protecting the rights of refugees and people seeking international protection and respecting non-refoulement.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 06/L-013 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 04/L-072 PËR KONTROLLIN DHE MBIKËQYRJEN E KUFIRIT SHTETEROR, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 04/L-214
Showing 20 of 20
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble identifies the law as an amendment and supplement to the border control and supervision law of Kosovo.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 23 PRILL 2018, PRISHTINË 3 LIGJI Nr. 06/L-013 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-072 PËR KONTROLLIN DHE MBIKËQYRJEN E KUFIRIT SHTETEROR, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN Nr. 04/L-214 / SHTOJCA 1 / SHTOJCA 2 LIGJI Nr. 06/L-013 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-072 PËR KONTROLLIN DHE MBIKËQYRJEN E KUFIRIT SHTETEROR, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN Nr. 04/L-214 Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-072 PËR KONTROLLIN DHE MBIKËQYRJEN E KUFIRIT SHTETEROR, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN Nr. 04/L-214
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law amends and supplements the border control law and aims to transpose EU Regulation (EU) 2016/399 on movement of persons across borders.
Neni 1 Qëllimi 1. Me këtë ligj ndryshohet dhe plotësohet Ligji Nr. 04/L-072 për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-214. 2. Ky ligj ka për qëllim të që transpozojë Rregulloren (BE) 2016/399 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 09 mars 2016 për krijimin e një Kodi të Unionit mbi rregullat që rregullojnë lëvizjen e personave përtej kufijve (Kodi i Kufijve Schengen). - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines several terms used in the law, including “basic law,” “common border crossing point,” “border official,” and “public health threat.” It also says other terms have the same meaning as in the basic law.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë Ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Ligji bazik - nënkupton Ligjin Nr. 04/L-072 për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-214; 1.2. Pikë e përbashkët e kalimit kufitar - nënkupton çdo pikë kufitare që ndodhet në territorin e Republikës së Kosovës ose në territorin e një shteti fqinj në të cilën zyrtarët kufitar të shtetit tonë dhe zyrtaret kufitar të shtetit fqinj kryejnë kontrollet e daljes dhe hyrjes njëri pas tjetrit në përputhje me legjislacionet e tyre kombëtare dhe në përputhje me një marrëveshje dy paleshe; 1.3. Zyrtar kufitar - nënkupton çdo zyrtar publik i caktuar në përputhje me legjislacionin përkatës vendor, në pikën e kalimit kufitar apo përgjatë kufirit ose në afërsi të menjëhershme të kufirit i cili kryen detyrat e kontrollit kufitar në përputhje me legjislacionin përkatës vendor; 1.4. Kërcenim për shëndetin publik - nënkupton çdo sëmundje me potencial të epidemisë, siç përcaktohet në rregulloren ndërkombëtare të organizatës botërore të shëndetësisë, dhe sëmundjeve të tjera infektive ose sëmundjeve parazitare ngjitëse, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 23 PRILL 2018, PRISHTINË 4 LIGJI Nr. 06/L-013 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-072 PËR KONTROLLIN DHE MBIKËQYRJEN E KUFIRIT SHTETEROR, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN Nr. 04/L-214 / SHTOJCA 1 / SHTOJCA 2 nëse ato janë subjekt i dispozitave të mbrojtjes që zbatohet për shtetasit e vendit tonë. 2. Shprehjet e tjera të përdorura në këtë Ligj kanë kuptimin e njëjtë siç janë të përcaktuara në Ligjin bazik. - 3
- 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This provision says the law applies to everyone who crosses the state border of Kosovo, while protecting the rights of refugees and people seeking international protection and respecting non-refoulement.
Neni 4 i ligjit bazik, riformulohet me tekstin si në vijim: Ky ligj zbatohet për të gjithë personat të cilët e kalojnë kufirin shtetëror të Republikës së Kosovës, pa i cenuar të drejtat e refugjateve dhe personave të cilët kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare, duke respektuar parimin e mos kthimit. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: State organs must act in full compliance with fundamental human rights when applying this law, and decisions under the law must be taken individually.
Neni 4 Pas nenit 4 të ligjit bazik, shtohet neni i ri 4A me tekstin si në vijim: Neni 4A Të drejtat themelore Gjatë zbatimit të këtij ligji, organet shtetërore veprojnë në përputhje të plotë me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, si dhe të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për Republikën e Kosovës, përfshirë Konventën e Gjenevës, të datës 28 korrik 1951”për Statusin e Refugjateve“ dhe detyrimet që lidhen me përfitimin e mbrojtjes ndërkombëtare, se bashku me parimin e moskthimit. Në përputhje me parimet e përgjithshme të legjislacionit vendor. Vendimet sipas këtij ligji do të merren në baza individuale. - 5
- 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Border officers must respect human dignity during border checks, especially in cases involving vulnerable persons.
Neni 8 i ligjit bazik, paragrafi 1. riformulohet me tekstin si në vijim: 1. Gjatë kryerjes së kontrollit kufitar zyrtarët kufitar detyrohen që ta respektojnë dinjitetin njerëzor në veçanti, rastet ku përfshihen personat e cenueshëm. - 6
- 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Article 15(5) is amended so that, after “informohen,” the added text requires notice to be given in writing in the language they understand; the rest stays unchanged.
Neni 15 i ligjit bazik, paragrafi 5. pas fjalës “informohen” shtohet teksti si në vijim: “me shkrim në gjuhen që ata e kuptojnë”, kurse pjesa tjetër mbetet e pa ndryshuar”. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: State authorities should provide and signpost special border lanes where possible, and certain travelers may use designated lanes.
Neni 7 Pas nenit 16 të ligjit bazik, shtohet neni i ri 16A me tekstin si në vijim: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 23 PRILL 2018, PRISHTINË 5 LIGJI Nr. 06/L-013 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-072 PËR KONTROLLIN DHE MBIKËQYRJEN E KUFIRIT SHTETEROR, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN Nr. 04/L-214 / SHTOJCA 1 / SHTOJCA 2 Neni 16A Korsitë e veçanta dhe informatat për shenjat 1. Nëse është e mundur organet shtetërore, sigurojnë korsi të veçanta, veçanërisht në pikat e kalimit kufitar ajror dhe tokësor në mënyrë që të kryejnë kontrolle të personave, në përputhje me këtë ligj. Korsitë e tilla duhet të dallohen me anë të shenjave që mbajnë treguesit e përcaktuara në Shtojcën I, e cila është pjesë përbërëse e këtij ligji. 2. Organet shtetërore sigurojnë që korsitë e tilla të sinjalizohen në mënyrë të qartë, përfshirë rastet kur rregullat në lidhje me përdorimin e korsive të ndryshme shfuqizohen, siç parashikohet në paragrafin 10. te këtij neni, në mënyrë që të sigurohet niveli optimal i flukseve të personave që kalojnë kufirin. 3. Personat që e gëzojnë të drejtën e hyrjes në Kosovë kanë të drejtë të përdorin korsitë e përcaktuara në shenjën e dhënë në pjesën A të Shtojcës I të këtij ligji. Ata gjithashtu mund të përdorin linjat e treguara nga shenja e treguar në pjesën B1 (‘viza nuk kërkohet) dhe pjesën B2 (“të gjitha pasaportat’) të Shtojcës I të këtij ligji. 4. Shtetasit e vendeve të huaja të cilët nuk janë të detyruar të posedojnë vizë kur kalojnë kufijtë e Kosovës në përputhje me legjislacionin vendor dhe shtetasit e vendeve të huaja të cilët mbajnë leje të vlefshme qëndrimi ose vizë të qëndrimit të gjatë në Kosovë, mund të përdorin linjat e treguara nga shenja e treguar në pjesën B1 (‘viza nuk është e nevojshme “) të Shtojcës I të këtij ligji. Ata gjithashtu mund të përdorin linjat e treguara nga shenja në pjesën B2 (të gjitha pasaportat) të Shtojcës I të këtij ligji. 5. Të gjithë personat e tjerë do të përdorin korsitë e përcaktuara me shenjën e dhënë në B2 (të gjitha pasaportat) të Shtojcës I të këtij ligji. 6. Treguesit në shenjat e përmendura në këtë nen mund të shfaqen në gjuhën ose gjuhët e tilla që organet shtetërorë e konsiderojnë të përshtatshme. 7. Ofrimi i linjave të veçanta të treguara nga shenja e treguar në pjesën B1 (viza nuk është e nevojshme) të Shtojcës I të këtij ligji nuk është e detyrueshme. Organet shtetërore, do të vendosin nëse do ta bëjnë këtë dhe në cilat pika të kalimit kufitar në përputhje me nevojat praktike dhe nëse rrethanat lokale e lejojnë. 8. Në pikat e kalimit kufitar tokësorë, organet shtetërore, nëse është e mundur e ndajnë trafikun e automjeteve në linja të ndryshme për mjete të rënda dhe të lehta dhe autobusë, duke përdorur shenjat siç tregohet në pjesën C të Shtojcës I të këtij ligji. 9. Organet shtetërore, mund të ndryshojnë treguesit për ato shenja ku është përshtatshme sipas rrethanave lokale. 10. Në rast të mosbalancimit të përkohshëm të fluksit të trafikut në një pikë të caktuar të kalimit kufitar, rregullat që lidhen me përdorimin e korsive të ndryshme mund të mos merren parasysh nga organet shtetërore për kohën e nevojshme me qëllim të eliminimit të një mosbalancimi të tillë. - 8
- 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Article 17 is amended to list documents that allow foreign nationals to cross the border, including valid visas, border-issued visas, and documents for nationals who do not need visas.
Neni 17 i ligjit bazik, paragrafi 1. në fund të fjalisë i shtohet teksti si në vijim “ në veçanti vula GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 23 PRILL 2018, PRISHTINË 6 LIGJI Nr. 06/L-013 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-072 PËR KONTROLLIN DHE MBIKËQYRJEN E KUFIRIT SHTETEROR, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN Nr. 04/L-214 / SHTOJCA 1 / SHTOJCA 2 e hyrjes dhe daljes vendoset në: “, pastaj shtohen edhe nën-paragrafët 1.1., 1.2. dhe .1.3. me tekstin si në vijim: 1.1. dokumentet me vizë të vlefshme, që u mundësojnë shtetasve të huaj kalimin e kufirit; 1.2. dokumentet, që u mundësojnë shtetasve të huaj të cilëve i lëshohet viza në kufi nga organet shtetërorë, të kalojnë kufirin; 1.3. dokumentet, që u mundësojnë shtetasve të huaj të cilëve nuk u duhet vizë të kalojnë kufirin. 2. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Paragraph 2 of Article 17 is supplemented with cases covering passengers’ travel documents and freight trains on international lines, foreign nationals entering Kosovo with a biometric identity card, and holders of diplomatic passports.
Neni 17 i ligjit bazik, paragrafit 2. i shtohen nën-paragrafët 2.4., 2.5. dhe 2.6. me tekstin si në vijim: 2.4. në dokumentet e udhëtimit të pasagjerëve dhe trenat e mallrave në linjat ndërkombëtare; 2.5. shtetasit e huaj që hyjnë në Republikën e Kosovës me letërnjoftim biometrik; 2.6. bartësit e pasaportave diplomatike. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: If a foreign traveler’s document has no entry stamp, state authorities may presume the person no longer meets stay conditions; the presumption can be rebutted with reliable proof, and if it is not rebutted the person may be expelled.
Neni 9 Pas nenit 17 të ligjit bazik shtohet një nen i ri 17A me tekstin si në vijim: Neni 17A 1. Nëse dokumenti i udhëtimit të një shtetasi të huaj nuk mban vulën e hyrjes, organet shtetërore mund të prezumojnë se mbajtësi nuk i plotëson, ose më nuk i plotëson kushtet e kohëzgjatjes së qëndrimit në fuqi brenda shtetit. 2. Prezumimi i përmendur në paragrafin 1. të këtij neni mund të hidhet poshtë nëse shtetasi i huaj siguron, në ndonjë mënyrë, prova të besueshme, të tilla si biletat e transportit apo provën e pranisë së saj ose të tij jashtë shtetit, që ai ose ajo ka respektuar kushtet në lidhje me kohëzgjatjen e një qëndrimi të shkurtër. 3. Nëse supozimi i përmendur në paragrafin 1. të këtij neni nuk kundërshtohet, shtetasi i huaj mund të dëbohet në përputhje me legjislacionin vendor përkatës. 4. Dispozitat përkatëse të paragrafëve 1. dhe 2. të këtij neni zbatojnë mutatis mutandis në mungesë të një vulë të daljes. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Article 10 is identified, but no rule text is provided here.
Neni 10 - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The amendment adds a new item listing rescue services, police, firefighters, and border officials.
Neni 26 i ligjit bazik, paragrafi 1. shtohet nën-paragrafi i ri 1.7., me tekstin si në vijim: 1.7. shërbimet e shpëtimit, policia, zjarrfikësit dhe zyrtarët kufitar. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 23 PRILL 2018, PRISHTINË 7 LIGJI Nr. 06/L-013 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-072 PËR KONTROLLIN DHE MBIKËQYRJEN E KUFIRIT SHTETEROR, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN Nr. 04/L-214 / SHTOJCA 1 / SHTOJCA 2 - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: This article says the special rules for the specified categories of people in Article 26 of the basic law are set out in Annex II of this law.
Neni 26 i ligjit bazik shtohet paragrafi i ri 2. me tekstin si në vijim: 2. Rregullat e posaçme për kategoritë e personave të caktuar në nenin 26 të ligjit bazik, janë të paraqitura në shtojcën II të këtij ligji. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: This article says the attached annexes are part of the law.
Neni 11 Shtojcat e Ligjit 1. Shtojcat të cilat i janë bashkëngjitur këtij ligji, janë pjesë përbërëse e tij: 1.1. shtojca I - shenjat modele që tregojnë, koristë në pikat e kalimit kufitar në tekstin e ligjit, harmonizohen sipas kodit schengen; dhe 1.2. shtojca II - kategoritë e personave për të cilët vlejnë rregulla të posaçme gjatë kryerjes se kontrollit kufitar. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 12 Hyrja në Fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 06/L-013 30 mars 2018 Shpallur me dekretin Nr. DL-009-2018, datë 17.04.2018 nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 23 PRILL 2018, PRISHTINË 8 LIGJI Nr. 06/L-013 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-072 PËR KONTROLLIN DHE MBIKËQYRJEN E KUFIRIT SHTETEROR, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN Nr. 04/L-214 / SHTOJCA 1 / SHTOJCA 2 Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština – Assembly Ligji Nr. 06/L-013 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-072 PËR KONTROLLIN DHE MBIKËQYRJEN E KUFIRIT SHTETEROR, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN Nr. 04/L-214 SHTOJCA I / ANNEX I / PRILOG I Shenjat modele që tregojnë korsitë në pikat e kalimit kufitar Model signs showing lanes in the border crossing points Znakovi modeli koji pokazuju trake na tačkama graničnog prelaza PJESA A / PART A / DEO A SHTETASIT E KOSOVËS CITIZENS OF KOSOVO DRŽAVLJANI KOSOVA PJESA B1: “Nuk kërkohet vizë” PART B1: “No visa required” DEO B1: “Viza se ne zahteva” GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 23 PRILL 2018, PRISHTINË 9 LIGJI Nr. 06/L-013 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-072 PËR KONTROLLIN DHE MBIKËQYRJEN E KUFIRIT SHTETEROR, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN Nr. 04/L-214 / SHTOJCA 1 / SHTOJCA 2 NUK KËRKOHET VIZA NO VISA REQUIRED VIZA SE NE ZAHTEVA TË GJITHA PASAPORTAT ALL PASSPORTS SVI PASOŠI PJESA B2: “Të gjitha pasaportat” PART B2: “All passports” DEO B2: “Svi pasoši” GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 23 PRILL 2018, PRISHTINË 10 LIGJI Nr. 06/L-013 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-072 PËR KONTROLLIN DHE MBIKËQYRJEN E KUFIRIT SHTETEROR, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN Nr. 04/L-214 / SHTOJCA 1 / SHTOJCA 2 PJESA C / PART C / DEO C VETURAT VEHICLES AUTOMOBILI AUTOBUSËT BUSSES AUTOBUSI KAMIONËT TRUCKS KAMIONI GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 23 PRILL 2018, PRISHTINË 11 LIGJI Nr. 06/L-013 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-072 PËR KONTROLLIN DHE MBIKËQYRJEN E KUFIRIT SHTETEROR, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN Nr. 04/L-214 / SHTOJCA 1 / SHTOJCA 2 VETURAT VEHICLES AUTOMOBILI VIZA NUK KËRKOHET NO VISA REQUIRED VIZA SE NE ZAHTEVA AUTOBUSËT BUSSES AUTOBUSI VIZA NUK KËRKOHET NO VISA REQUIRED VIZA SE NE ZAHTEVA KAMIONËT TRUCKS KAMIONI VIZA NUK KËRKOHET NO VISA REQUIRED VIZA SE NE ZAHTEVA GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 23 PRILL 2018, PRISHTINË 12 LIGJI Nr. 06/L-013 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-072 PËR KONTROLLIN DHE MBIKËQYRJEN E KUFIRIT SHTETEROR, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN Nr. 04/L-214 / SHTOJCA 1 / SHTOJCA 2 VETURAT VEHICLES AUTOMOBILI TË GJITHA PASAPORTAT ALL PASSPORTS SVI PASOŠI AUTOBUSËT BUSSES AUTOBUSI TË GJITHA PASAPORTAT ALL PASSPORTS SVI PASOŠI KAMIONËT TRUCKS KAMIONI TË GJITHA PASAPORTAT ALL PASSPORTS SVI PASOŠI GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 23 PRILL 2018, PRISHTINË 13 LIGJI Nr. 06/L-013 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-072 PËR KONTROLLIN DHE MBIKËQYRJEN E KUFIRIT SHTETEROR, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN Nr. 04/L-214 / SHTOJCA 1 / SHTOJCA 2 Ligji Nr. 06/L-013 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-072 PËR KONTROLLIN DHE MBIKËQYRJEN E KUFIRIT SHTETEROR, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN Nr. 04/L-214 SHTOJCA II Kategoritë e personave për të cilët vlejnë rregulla të posaçme gjatë kryerjes së kontrollit kufitar. 1. Shefat e Shteteve Shefat e Shteteve dhe anëtarët e delegacioneve të tyre, për arritjen dhe largimin e të cilëve zyrtaret kufitarë janë njoftuar zyrtarisht përmes kanaleve zyrtare, mund të mos i nënshtrohen kontrollit kufitar. 2. Pilotët dhe anëtarët e ekuipazhit te tyre 1. Bartësit e lejes së pilotit, apo certifikatës së anëtarit të ekuipazhit siç parashihet në shtojcën 9 të Konventës së Aviacionit Civil të datës 7 dhjetor 1944 munden që gjatë kryerjes së detyrave të tyre dhe në bazë të atyre dokumenteve: 1.1. të hipin dhe zbresin në aeroportin transit apo aeroportin e arritjes; 1.2. të hyjnë në territorin e komunës së aeroportit transit apo aeroportit të arritjes; 1.3. të shkojnë, me çfarëdo mjeti transporti, deri në një aeroport me qëllim të hipjes në një aeroplan që niset nga aeroporti i njëjtë; 1.4. kurdo që është e mundur, përparësi do t’u jepet kontrolleve të ekuipazhit të fluturakeve. Në veçanti, ata do të kontrollohen ose para udhëtarëve ose në vende të veçanta të caktuara për këtë qëllim. Ekuipazhet e njohura për personelin përgjegjës për kontrolle kufitare mund t’u nënshtrohen vetëm kontrolleve të rastësishme gjatë kryerjes së detyrave të tyre. 3. Bartësit e pasaportave diplomatike ose zyrtare dhe anëtarët e Organizatave Ndërkombëtare 1. Për shkak të privilegjeve të posaçme apo imunitetit që gëzojnë, poseduesit e pasaportave diplomatike, zyrtare ose shërbyese të lëshuara nga vendet e treta apo qeveritë e tyre si dhe poseduesve të dokumenteve të lëshuara nga organizatat ndërkombëtare si: 1.1. lejekalimi i Kombeve të Bashkuara i lëshuar për personelin e Kombeve të Bashkuara dhe të agjencive vartëse nën Konventën mbi Privilegjet dhe Imunitetet e Agjencive të Specializuara të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 21 nëntor 1947 në Nju Jork; 1.2. lejekalimi i Komunitetit Evropian; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 23 PRILL 2018, PRISHTINË 14 LIGJI Nr. 06/L-013 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-072 PËR KONTROLLIN DHE MBIKËQYRJEN E KUFIRIT SHTETEROR, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN Nr. 04/L-214 / SHTOJCA 1 / SHTOJCA 2 1.3. lejekalimi i Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike (Euratom); 1.4. certifikata e legjitimitetit e lëshuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës. 4. Punëtorët Ndërkufitar 1. Procedurat për kontrollimin e punëtorëve ndërkufitarë përcaktohen nga rregullat e përgjithshme të kontrollit kufitar. 2. Punëtorët ndërkufitarë që janë të njohur për zyrtarët kufitar për shkak të kalimit të shpeshtë të kufirit në pikë-kalimin e njëjtë dhe të cilët gjatë një kontrolli fillestar nuk janë zbuluar të jenë subjekt i ndonjë njoftimi në databazë apo në një dosje kombëtare të të dhënave, dhe u nënshtrohen vetëm kontrolleve të rastësishme për të siguruar që poseduesi ka një dokument të vlefshëm që i lejon kalimin e kufirit dhe i plotëson kushtet e nevojshme të hyrjes. Kontrolle të hollësishme do t’u bëhen atyre personave kohë pas kohe, pa paralajmërim dhe në intervale të parregullta. 3. Dispozitat mund të shtrihen edhe tek kategoritë e tjera të udhëtarëve të rregullt ndërkufitarë. 5. Personat e mitur 1. Zyrtaret kufitare u kushtojnë vëmendje të posaçme të miturve, pavarësisht se a udhëtojnë të shoqëruar apo të pashoqëruar. Të miturit që e kalojnë një kufi të jashtëm u nënshtrohen kontrolleve të njëjta gjatë hyrjes dhe daljes sikursë të rriturit. 2. Në rastin e të miturve të shoqëruar, zyrtarët kufitar kontrollojnë personat që i shoqërojnë të miturit apo kanë kujdes prindëror për ta, veçanërisht kur të miturit shoqërohen vetëm nga një i rritur dhe ka bazë serioze për të dyshuar që mund të jenë larguar jo-ligjërisht nga kujdestaria e personit/personave që ushtrojnë kujdes prindëror ndaj tyre. Në rastin e dytë, zyrtaret kufitare bëjnë hetime të mëtejmë për të verifikuar mospërputhjet ose kundërthënien në informatat e dhëna. 3. Në rastin e të miturve të pashoqëruar, zyrtaret kufitarë sigurohen, me anë të kontrolleve të hollësishme të dokumenteve të udhëtimit dhe atyre mbështetëse, që të miturit të mos largohen nga territori kundër dëshirës së personit/personave që ushtrojnë kujdes prindëror ndaj tyre. 6. Shërbimet e shpëtimit, policia, zjarrfikësit dhe zyrtaret kufitarë Rregullimet për hyrjen dhe daljen e anëtarëve të shërbimeve të shpëtimit, policisë, zjarrfikësve që veprojnë në situata të jashtëzakonshme, si dhe zyrtaret kufitare që kalojnë kufirin gjatë ushtrimit të detyrave të tyre profesionale, përcaktohen nga legjislacioni kombëtar. Kosova mund te lidh marrëveshje bilaterale me vendet e tjera në lidhje me hyrjen dhe daljen e këtyre kategorive të personave.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 06/L-013 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 04/L-072 PËR KONTROLLIN DHE MBIKËQYRJEN E KUFIRIT SHTETEROR, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 04/L-214
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in