LIGJI NR. 06/L-014 PËR INFRASTRUKTURËN KRITIKE
This text identifies Law No. 06/L-014 on Critical Infrastructure and its chapter structure.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 06/L-014
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This text identifies Law No. 06/L-014 on Critical Infrastructure and its chapter structure. This article states the law’s purpose: to protect critical national and European infrastructure, prevent incidents, reduce potential harm, and support government stability and resilience. This article says the law covers Kosovo’s national critical infrastructure and gives guidance for identifying infrastructure that will be designated as European critical infrastructure. This article defines key terms used in the critical infrastructure law. Article 4 defines national critical infrastructure and requires the Ministry of Internal Affairs to set up an institutional mechanism, issue its rules within 3 months, and use it to coordinate critical infrastructure protection.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 06/L-014 PËR INFRASTRUKTURËN KRITIKE
Showing 25 of 25
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This text identifies Law No. 06/L-014 on Critical Infrastructure and its chapter structure.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 27 PRILL 2018, PRISHTINË 37 LIGJI Nr. 06/L-014 PËR INFRASTRUKTURËN KRITIKE / SHTOJCA 1 / SHTOJCA 2 LIGJI Nr. 06/L-014 PËR INFRASTRUKTURËN KRITIKE Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR INFRASTRUKTURËN KRITIKE KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article states the law’s purpose: to protect critical national and European infrastructure, prevent incidents, reduce potential harm, and support government stability and resilience.
Neni 1 Qëllimi 1. Qëllimi i këtij ligji është për të ruajtur dhe mbrojtur infrastrukturën kritike kombëtare dhe evropiane, për të mbrojtur qytetarët e Republikës së Kosovës, parandaluar incidentet dhe minimizuar dëmin potencial për infrastrukturën kritike, pasurinë e përgjithshme, humbjet ekonomike dhe sociale, siguruar stabilitetin e qeverisë dhe rritur qëndrueshmërinë. 2. Ky ligj transpozon plotësisht Direktivën e Këshillit të BE-së 2008/114/EC të datës 8 dhjetor 2008 për identifikimin dhe përcaktimin e infrastrukturave kritike evropiane dhe vlerësimin e nevojës për të përmirësuar mbrojtjen e tyre. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law covers Kosovo’s national critical infrastructure and gives guidance for identifying infrastructure that will be designated as European critical infrastructure.
Neni 2 Fushëveprimi 1. Ky ligj rregullon infrastrukturën kritike kombëtare të Republikës së Kosovës dhe ofron udhëzime për identifikimin e infrastrukturave që do të përcaktohen si infrastrukturë kritike evropiane. Ky ligj gjithashtu identifikon sektorët dhe kriteret e infrastrukturës kritike kombëtare dhe evropiane dhe ofron udhëzime për menaxhimin tyre, duke përfshirë analizën e rrezikut, karakteristikat e planeve të sigurisë për pronarët/operatorët, rolet dhe përgjegjësitë e koordinatorëve të sigurisë së infrastrukturës kritike, si dhe gjobave për moszbatim. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the critical infrastructure law.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj do të kenë kuptimin e mëposhtëm: 1.1. Qasja ndaj të gjitha rreziqeve -një qasje gjithëpërfshirëse që siguron një lidhje me llojet tjera të rreziqeve si kërcënimi nga sulme të qëllimshme si dhe fatkeqësitë natyrore. Kjo do të sigurojë që të shfrytëzohen në maksimum ndërveprimi ndërmjet masave mbrojtëse por nuk do t’i jep theks të veçantë terrorizmit; 1.2. Pika e kontaktit - Autoriteti Qendror Qeveritar, përgjegjës për të komunikuar dhe GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 27 PRILL 2018, PRISHTINË 38 LIGJI Nr. 06/L-014 PËR INFRASTRUKTURËN KRITIKE / SHTOJCA 1 / SHTOJCA 2 shkëmbyer informacione për infrastrukturën kritike evropiane me autoritetet kompetente të Bashkimit Evropian dhe vendet tjera; 1.3. Operator i infrastrukturës kritike - pronari i infrastrukturës kritike ose personin tjetër që menaxhon, udhëheq ose operon, plotësisht apo pjesërisht funksionet e përditshme të infrastrukturës kritike; 1.4. Pronar i infrastrukturës kritike - personi që ka në pronësi infrastrukturën kritike; 1.5. Mbrojtja e infrastrukturës kritike - të gjitha aktivitetet që kanë për qëllim sigurimin e funksionalitetit, vazhdimësisë dhe integritetit të infrastrukturave kritike për të parandaluar, zvogëluar dhe neutralizuar kërcënimin, rrezikun ose cenueshmerinë; 1.6. Kriteret ndërsektoriale dhe sektoriale - një numër të kritereve që shfrytëzohen për identifikimin e infrastrukturës kritike kombëtare dhe evropiane; 1.7. Koordinatori i sigurisë - personi nga ministria apo institucioni relevant i Qeverisë së Republikës së Kosovës që është përgjegjës për koordinimin e aktiviteteve për mbrojtjen e infrastrukturës kritike brenda një sektori; 1.8. Zëvendëskoordinatori i sigurisë - përfaqësuesi nga Ministria e Punëve të Brendshme, i cili ndihmon koordinatorin e sigurisë në koordinimin e aktiviteteve për mbrojtjen e infrastrukturës kritike në një sektor të caktuar; 1.9. Direktiva - i referohet Direktivës së Këshillit 2008/114/EC të datës 8 dhjetor 2008 për identifikimin dhe përcaktimin e infrastrukturave kritike evropiane dhe vlerësimin e nevojës për të përmirësuar mbrojtjen e tyre; 1.10. Infrastruktura Kritike Evropiane apo “IKE” - një klasifikim i infrastrukturës kritike, çrregullimi ose shkatërrimi i së cilës do të kishte një ndikim të rëndësishëm në të paktën dy shtete evropiane. IKE potenciale do të identifikohet duke u bazuar në kriteret ndërsektoriale, duke përfshirë ndërvarësitë; 1.11. Infrastruktura Kritike Kombëtare - një aset, sistem apo pjesë të saj të domosdoshme për mirëmbajtjen e funksioneve jetike dhe sociale, shëndetit, sigurisë, mirëqenies ekonomike ose sociale të njerëzve, dhe çrregullimi ose shkatërrimi i së cilës do të kishte një ndikim të konsiderueshëm në Republikën e Kosovës; 1.12. Plani i sigurisë së operatorit (PSO) - një plan që identifikon të gjitha asetet e infrastrukturës kritike të pronarit/operatorit dhe përcakton zgjidhjet e duhura të sigurisë për mbrojtjen e tyre. PSO-ja përshkruan metodat dhe procedurat e sigurisë të cilat duhet të ndiqen nga pronari/operatori; 1.13. Mbrojtja - të gjitha aktivitetet që kanë për qëllim sigurimin e funksionalitetit, vazhdimësisë dhe integritetit të infrastrukturave kritike në mënyrë që të largohet, zbutet dhe neutralizohet një kërcënim, rrezik ose cenueshmëri; 1.14. Analiza e rrezikut - marrjen në konsideratë të skenarëve përkatës të kërcënimit për të vlerësuar cenueshmërinë dhe ndikimin e mundshëm të çrregullimit apo shkatërrimit të infrastrukturës kritike; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 27 PRILL 2018, PRISHTINË 39 LIGJI Nr. 06/L-014 PËR INFRASTRUKTURËN KRITIKE / SHTOJCA 1 / SHTOJCA 2 1.15. Informacioni i ndjeshëm i ndërlidhur me mbrojtjen e infrastrukturës kritike - faktet në lidhje me një infrastrukturë kritike, i cili nëse zbulohet mund të shfrytëzohet me qëllim për të shkaktuar çrregullimin apo shkatërrimin e instalimeve në infrastrukturën kritike; 1.16. Zyrtari ndërlidhës i sigurisë - personi i caktuar nga pronari/operatori i infrastrukturës kritike kombëtare dhe evropiane, si pikë kontakti për çështje që ndërlidhen me sigurinë ndërmjet pronarit/operatorit të infrastrukturës kritike kombëtare dhe evropiane, dhe autoritetit përkatës qeveritar; 1.17. MPB - Ministria e Punëve të Brendshme. KAPITULLI II RREGULLIMI I INFRASTRUKTURËS KRITIKE KOMBËTARE - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Article 4 defines national critical infrastructure and requires the Ministry of Internal Affairs to set up an institutional mechanism, issue its rules within 3 months, and use it to coordinate critical infrastructure protection.
Neni 4 Infrastruktura kritike kombëtare 1. Infrastruktura kritike kombëtare përfshin sistemet dhe asetet, qoftë fizike apo virtuale, të cilat janë aq jetike për Republikën e Kosovës saqë çrregullimi, paaftësia, ose shkatërrimi i sistemeve dhe aseteve të tilla do të kishte një ndikim shkatërrues mbi sigurinë, ekonominë, shëndetin publik, ose çfarëdo kombinimi të tyre. 2. Me qëllim të forcimit të sigurisë dhe qëndrueshmërisë së infrastrukturës kritike të Republikës së Kosovës, MPB do të themelojë një mekanizëm institucional relevant për zbatimin e këtij ligji në kuadër të strukturës së saj. Ky mekanizëm, i cili do të rregullohet me akt nënligjor brenda tre (3) muajve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të hartojë politikat për infrastrukturën kritike kombëtare, do të ofrojë udhëzime për mbrojtjen e infrastrukturës kritike, të shkëmbej informata për mbrojtjen e infrastrukturës kritike si dhe të udhëheqë projektet për mbrojtjen e infrastrukturës kritike në Republikën e Kosovës. 3. MPB do të shërbejë si pikë e përgjithshme kontakti për të gjitha çështjet në lidhje me mbrojtjen e infrastrukturës kritike të Republikës së Kosovës dhe asaj Evropiane, dhe do të udhëheqë projektet e bashkëpunimit për mbrojtjen e infrastrukturës kritike me institucionet e sigurisë, institucionet qeveritare dhe joqeveritare, pronarët dhe operatorët publik dhe privat dhe akterët kryesor ndërkombëtarë në identifikimin, menaxhimin dhe zvogëlimin e rreziqeve për infrastrukturën kritike. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This article lists the national critical infrastructure sectors and gives the Government power to add more sectors and appoint the sector coordinator.
Neni 5 Sektorët e infrastrukturës kritike 1. Infrastruktura kritike kombëtare e Republikës së Kosovës do të ndahet në sektorë, duke u bazuar në fushat e përbashkëta të interesit për të lehtësuar bashkëpunimin ndërmjet partnerëve dhe akterëve të sektorit. 2. Sektorët e infrastrukturës kritike kombëtare të Republikës së Kosovës përfshijnë si në vijim, por nuk kufizohen vetëm në këto: 2.1. mallrat e rrezikshme (prodhimi dhe ruajtja/përpunimi i materialeve kimike, biologjike, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 27 PRILL 2018, PRISHTINË 40 LIGJI Nr. 06/L-014 PËR INFRASTRUKTURËN KRITIKE / SHTOJCA 1 / SHTOJCA 2 radiologjike dhe bërthamore); 2.2. energjia (prodhimi, transmisioni, shpërndarja, ruajtja); 2.3. shërbimet financiare (sistemet bankare, bursa, sistemet e pagesave dhe sigurimit); 2.4. ushqimi dhe bujqësia (prodhimit, përpunimi, ruajtja); 2.5. objektet dhe hapësirat qeveritare; 2.6. kujdesi shëndetësor dhe shëndeti publik (shëndetësia, prodhimi i produkteve mjekësore); 2.7. teknologjia e informacionit dhe komunikimit (komunikimi elektronik, video dhe audio transmetimi, sistemet e informacionit, telekomunikacioni, transmetimi i të dhënave); 2.8. vlerat kombëtare; 2.9. shërbimet publike (shërbimet emergjente, mbrojtja dhe shpëtimi, shërbimet e administratës civile, funksionet qeveritare, shërbimet postare dhe korrier, rendi publik, drejtësia dhe shërbimi korrektues, forcat e armatosura); 2.10. transporti (rrugor, hekurudhor, ajror); dhe 2.11. furnizimi me ujë dhe ujërat e zeza (furnizimi, rezervuarët dhe digat). 3. Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të qeverisë dhe në mbështetje me rekomandimet e MPB-së, mund të përcaktojë sektorë tjerë të infrastrukturës kritike kombëtare, përveç atyre të identifikuara në paragrafin 2. të këtij neni. 4. Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të qeverisë dhe në mbështetje me rekomandimet e MPB-së, do të caktojë koordinator të sektorit ministrinë ose institucionin relevant që ka përgjegjësi juridike dhe institucionale mbi sektorin e përmendur në paragrafin 2. të këtij neni. Përgjegjësitë e ministrisë ose institucionit relevant janë të rregulluara në nenin 10 të këtij ligji. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: MPB-ja udhëheq identifikimin dhe prioritizimin e infrastrukturës kritike kombëtare, me konsultim dhe bashkëpunim me aktorë të tjerë.
Neni 6 Identifikimi i infrastrukturës kritike kombëtare 1. Identifikimi dhe prioritizimi i infrastrukturës kritike kombëtare do të udhëhiqet nga MPB-ja, në konsultim dhe në bashkëpunim me institucionet e sigurisë, institucionet qeveritare dhe joqeveritare, pronarët dhe operatorët publik dhe privat, si dhe akterët kryesorë ndërkombëtarë. 2. Infrastruktura kritike kombëtare do të identifikohet në bazë të një analize të plotë të rrezikut të bazuar në kërcënimet dhe rreziqet reale globale, të cilat ofrojnë detaje të ndikimeve të mundshme që një çrregullim apo shkatërrim i infrastrukturës kritike mund të ketë në ekonominë, shoqërinë, apo stabilitetin e Republikës së Kosovës. Analiza gjithëpërfshirëse e rrezikut do të bazohet në kriteret ndërsektoriale dhe sektoriale, të cilat janë përshkruar në paragrafin 3. të këtij neni. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 27 PRILL 2018, PRISHTINË 41 LIGJI Nr. 06/L-014 PËR INFRASTRUKTURËN KRITIKE / SHTOJCA 1 / SHTOJCA 2 3. Një analizë gjithëpërfshirëse e rrezikut, e bazuar në kriteret ndërsektoriale dhe sektoriale, të referuara në paragrafin 2. të këtij neni, duhet të përbëhet si më poshtë: 3.1. shtrirja gjeografike - çrregullimi ose shkatërrimi i një infrastrukture të veçantë kritike do të vlerësohet sipas shkallës e zonës gjeografike, e cila mund të ndikohej nga humbja e saj ose mos disponueshmëria; 3.2. ashpërsia - pasojat e çrregullimit ose shkatërrimit të një infrastrukture të veçantë do të vlerësohen në bazë të: 3.2.1. ndikimeve publike (numri i popullsisë së prekur); 3.2.2. ndikimeve ekonomike (rëndësia e humbjes ekonomike dhe/ose degradimit të produktit ose shërbimeve); 3.2.3. ndikimeve të ambientit; 3.2.4. ndikimeve politike; 3.2.5. ndikimeve psikologjike; 3.2.6. pasojave të shëndetit publik; 3.2.7. kërcënime te bazuara në inteligjencë; 3.2.8. rreziqet natyrore; 3.2.9. varësitë dhe ndërvarësitë përkatëse. 4. Përcaktimi i kritereve ndërsektoriale dhe sektoriale duhet të udhëhiqet nga MPB-ja, në mbështetje nga akterët kyç të infrastrukturës kritike të Republikës së Kosovës, duke përfshirë, por jo kufizuar në: Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, Policinë e Kosovës, Ministrinë e cila e ka juridiksionin për të udhëhequr sektorin, institucionet relevante të sigurisë dhe të inteligjencës, si dhe ekspertët ndërkombëtarë të fushës. 5. Kriteret ndërsektoriale dhe sektoriale duhet të finalizohen brenda gjashtë (6) muajve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. Dokumenti i tillë, është klasifikuar si konfidencial dhe rregullohet në përputhje me legjislacionin vendor. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Qeveria cakton infrastrukturën kritike kombëtare; MPB-ja duhet t’i njoftojë me shkrim pronarët/operatorët brenda 7 ditëve; pronari/operatori nuk duhet ta shpallë publikisht informacionin.
Neni 7 Caktimi i infrastrukturës kritike kombëtare 1. Qeveria e Republikës së Kosovës, bazuar në propozimet e MPB-së dhe përmes një vendimi të veçantë, cakton infrastrukturën kritike kombëtare në bazë të analizës së rrezikut të shpjeguar në nenin 6 të këtij ligji. 2. MPB-ja, brenda shtatë (7) ditëve, pas vendimit të Qeverisë, duhet t’i informojë me shkrim pronarët/operatorët për caktimin e infrastrukturës së tyre si infrastrukturë kritike kombëtare. Ky informacion nuk duhet të shpaloset publikisht nga pronari/operatori i infrastrukturës kritike. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 27 PRILL 2018, PRISHTINË 42 LIGJI Nr. 06/L-014 PËR INFRASTRUKTURËN KRITIKE / SHTOJCA 1 / SHTOJCA 2 3. Pronari/operatori i infrastrukturës kritike kombëtare është drejtpërdrejt përgjegjës për mbrojtjen dhe menaxhimin e infrastrukturës kritike kombëtare. 4. Lista e plotë e infrastrukturës kritike kombëtare, e caktuar, si dhe asaj potenciale, duhet të klasifikohet si sekrete dhe duhet të rregullohet në përputhje me legjislacionin vendor. 5. Qeveria e Republikës së Kosovës, në koordinim me MPB-në, do të shqyrtojë dhe do të rishikojë listën e infrastrukturës kritike kombëtare në baza vjetore. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo must support critical infrastructure cooperation and give financial incentives to owners/operators of designated critical infrastructure.
Neni 8 Bashkëpunimi publiko-privat 1. Mbrojtja e infrastrukturës kritike kombëtare kërkon koordinim dhe bashkëpunim me partnerët publik dhe privat, në mënyrë që të garantojë sigurinë dhe qëndrueshmërinë e infrastrukturës kritike kombëtare. 2. Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes MPB-së, do të ofrojë mundësi për angazhim dhe shkëmbim të informacioneve të infrastrukturës kritike përmes organizimit të seminareve, grupeve të punës, takimeve me qëllim të forcimit të partneritetit publiko-privat, dhe ndarjes së informacioneve relevante për rreziqet dhe kërcënimet ndaj infrastrukturës kritike, praktikat e mira dhe mësimet e nxjerra nga shtetet tjera. 3. Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të sigurojë stimulim financiar për pronarët/operatorët e infrastrukturës së caktuar si infrastrukturë kritike. KAPITULLI III PLANI I SIGURISË SË OPERATORIT DHE KOORDINATORËT E SIGURISË - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Pronarët/operatorët e infrastrukturës kritike kombëtare dhe evropiane duhet të hartojnë dhe dorëzojnë një Plan të Sigurisë së Operatorit ose plan ekuivalent te MPB brenda 9 muajve pas njoftimit të caktimit; plani duhet të mbulojë masa sigurie, analizë rreziku dhe vazhdimësi shërbimi.
Neni 9 Plani i Sigurisë së Operatorit 1. Pronarët/operatorët e infrastrukturës kritike kombëtare dhe evropiane duhet të hartojnë dhe dorëzojnë një Plan të Sigurisë së Operatorit (PSO), ose plani ekuivalent në përputhje të plotë me këtë ligj tek MPB brenda nëntë (9) muajve pas njoftimit se infrastruktura e tyre është caktuar si infrastrukturë kritike kombëtare. 2. Në rastet kur kërkohet, MPB do të ofrojë ndihmë teknike për pronarët/operatorët e infrastrukturës së caktuar si infrastrukturë kritike kombëtare dhe evropiane në krijimin dhe mirëmbajtjen e PSO-ve. 3. PSO ose plani ekuivalent për infrastrukturën kritike kombëtare dhe evropiane duhet të përfshijë masa të dizajnuara për të parandaluar dhe mbrojtur nga aksidentet apo incidentet, dhe për të siguruar vazhdimësinë e punës dhe ofrimin e shërbimeve dhe mallrave. PSO ose plani ekuivalent, duhet të përfshijë të paktën masat e mëposhtme: 3.1. identifikimin e zonave kritike operative brenda objektit; 3.2. analizën e rrezikut, bazuar në skenarët në lidhje me kërcënimin, cenueshmërinë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 27 PRILL 2018, PRISHTINË 43 LIGJI Nr. 06/L-014 PËR INFRASTRUKTURËN KRITIKE / SHTOJCA 1 / SHTOJCA 2 e secilit objekt, sistem, rrjet dhe funksionalitet, dhe pasojat e mundshme në rast të çrregullimit ose ndërprerjes së punës së infrastrukturës kritike, duke përfshirë rrezikun e largimit të lokacionit të infrastrukturës kritike; 3.3. masat ekzistuese të parandalimit, mbrojtjes dhe lehtësuese për personelin e objektit, infrastrukturën fizike dhe sistemet kibernetike (nëse është e aplikueshme); dhe 3.4. varësitë dhe ndërvarësitë përkatëse. 4. PSO ose plani ekuivalent duhet të përfshijë identifikimin, përzgjedhjen dhe përcaktimin e të gjitha masave të nevojshme për të reduktuar cenueshmërinë dhe për të siguruar funksionimin e të gjitha zonave të identifikuara kritike apo objekteve, apo sistemeve të rrjetit, me dallim nga masat e mëposhtme: 4.1. masat e përhershme të sigurisë, të cilat identifikojnë investimet dhe mjetet e domosdoshme të sigurisë, të cilat janë të rëndësishme për t’u zbatuar në çdo kohë. Kjo pjesë do të përfshijë informacione në lidhje me masat e përgjithshme, siç janë: masat teknike (duke përfshirë instalimin e detektimit, kontrollin e qasjes, masat e mbrojtës dhe parandalimit), masat organizative (duke përfshirë procedurat për alarmim dhe menaxhimin e krizave), masat e kontrollit dhe verifikimit, komunikimit, ndërgjegjësimit, trajnimit dhe sigurinë e sistemit të informacionit; 4.2. masat e shkallëzuara të sigurisë, të cilat mund të aktivizohen në bazë të niveleve të ndryshme të rrezikut dhe kërcënimit. 5. Në rastet kur PSO, apo plani ekuivalent është zhvilluar nga pronarët/operatorët para caktimit formal të një infrastrukture si infrastrukturë kritike kombëtare ose evropiane, MPB së bashku me Agjencinë e Menaxhimit Emergjent dhe ministrinë apo institucionin relevant do të rishikojë planet apo politikat dhe do të përcaktojë nëse masat shtesë janë të nevojshme. Nëse dokumentet e tilla nuk janë ekuivalente me kërkesat e përcaktuara në paragrafët 3. dhe 4. të këtij neni, pronarit/ operatori duhet të rishikojë dokumentet ekzistuese për të siguruar pajtueshmërinë e plotë. 6. MPB së bashku me Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, ministrinë apo institucionin relevant do të rishikojë përputhshmërinë e PSO-së së propozuar ose planit ekuivalent të infrastrukturës kritike kombëtare dhe evropiane brenda tre (3) muajve pas pranimit. Nëse PSO, apo plani ekuivalent plotëson kriteret, institucionet e lartpërmendura duhet të miratojnë PSO-në ose planin ekuivalent. Në rastet kur PSO ekzistuese ose plani ekuivalent nuk i plotëson kriteret, MPB do të lëshojë rekomandime me shkrim për pronarin/operatorin e infrastrukturës kritike. Pronari/operatori duhet të përfshijë rekomandimet për PSO-në ose planin ekuivalent brenda tre (3) muajve nga marrja e rekomandimeve të MPB-së. 7. MPB nuk do të zbulojë publikisht PSO-të ose planet ekuivalente, dhe informata të ofruara nga pronarët/operatorët e infrastrukturës kritike kombëtare dhe evropiane. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Ky nen kërkon koordinim të sigurisë për sektorët kritikë dhe vendos afate për emërimin, hartimin e procedurës dhe caktimin e zyrtarit ndërlidhës.
Neni 10 Koordinatorët e sigurisë dhe zyrtarët ndërlidhës të sigurisë 1. Çdo sektor i infrastrukturës kritike kombëtare, i identifikuar në paragrafin 2. të nenit 5 të këtij ligji, duhet të ketë një Koordinator të Sigurisë për t’i koordinuar aktivitetet e mbrojtjes së infrastrukturës kritike brenda sektorit përkatës. Ministria apo institucioni relevant, duhet të emërojë një Koordinator të Sigurisë brenda tre (3) muajve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 27 PRILL 2018, PRISHTINË 44 LIGJI Nr. 06/L-014 PËR INFRASTRUKTURËN KRITIKE / SHTOJCA 1 / SHTOJCA 2 njoftojë MPB-në. 2. Një përfaqësues nga MPB duhet të plotësojë pozitën e zëvendëskoordinatorit të sigurisë për të ndihmuar me koordinimin e aktiviteteve. 3. Koordinatorët e sigurisë dhe zëvendës koordinatorët e sigurisë ndajnë përgjegjësinë për komunikim dhe bashkëpunim me zyrtarët ndërlidhës të sigurisë për çështjet që lidhen me parandalimin, mbrojtjen, sigurinë, dhe qëndrueshmërinë e infrastrukturën kritike kombëtare. 4. Një Procedurë standarde e operimit për koordinimin e detyrave dhe përgjegjësive, për çdo sektor të identifikuar në paragrafin 2. të nenit 5, duhet të hartohet brenda nëntë (9) muajve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. 5. Pronarët/operatorët e infrastrukturës së caktuar si infrastrukturës kritike kombëtare, duhen të caktojnë një zyrtar ndërlidhës të sigurisë brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas njoftimit se infrastruktura e tyre është caktuar si infrastrukturë kritike kombëtare. Zyrtari ndërlidhës i sigurisë do të shërbejë si pikë kontakti për çështjet që lidhen me sigurinë në objektin e Infrastrukturës Kritike Kombëtare dhe si ndërlidhës ndërmjet pronarit/operatorit të Infrastrukturës kritike kombëtare dhe evropiane me koordinatorët dhe zëvendës koordinatorët e sigurisë. Moszbatimi i këtij kriteri ndëshkohet sipas nenit 21 të këtij ligji. KAPITULLI IV INFRASTRUKTURA KRITIKE EVROPIANE - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: This article requires Kosovo’s Government, through the Ministry of Internal Affairs, to identify potential European Critical Infrastructures and allows a request for help from the European Commission.
Neni 11 Identifikimi i Infrastrukturës Kritike Evropiane 1. Infrastruktura Kritike Evropiane (IKE) është një klasifikim i infrastrukturës kritike, e vendosur në ndonjë shtet evropian, çrregullimi ose shkatërrimi i së cilës do të kishte një ndikim të rëndësishëm në të paktën dy(2) shtete tjera evropiane. 2. Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes MPB-së, do të identifikojë IKE-të e mundshme në sektorët e energjisë dhe të transportit dhe në nënsektorët e tyre, të cilët janë të identifikuar në shtojcën 1 të këtij ligji, dhe sektorët tjerë pasues nëse konsiderohen të nevojshëm. 3. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe MPB-ja, mund të paraqesin një kërkesë te Komisioni Evropian për ndihmë në identifikimin e IKE-ve të mundshme. Procesi i identifikimit të IKE-ve do të bëhet në mënyrë të vazhdueshme. 4. Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes MPB-së, duhet të identifikojë IKE-të e mundshme që përmbushin të dyja kriteret ndërsektoriale dhe kriteret sektoriale të përmendura në paragrafin 3. të nenit 6 dhe që plotësojnë përkufizimet e përcaktuara në nën-paragrafët 10. dhe 11. të nenit 3 të këtij ligji. 5. Kufijtë e kritereve ndërsektoriale për IKE-të do të përcaktohen rast për rast dhe do të bazohen në peshën e ndikimit të çrregullimit apo shkatërrimit të një infrastrukture të veçantë. Qeveria e Republikës së Kosovës do të informojë Komisionin Evropian në baza vjetore për numrin e infrastrukturave për sektorë për të cilat janë zhvilluar diskutime në lidhje me kufijtë e kritereve ndërsektoriale. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 27 PRILL 2018, PRISHTINË 45 LIGJI Nr. 06/L-014 PËR INFRASTRUKTURËN KRITIKE / SHTOJCA 1 / SHTOJCA 2 6. Procedura për identifikimin e infrastrukturës kritike, e cila mund të përcaktohet si një IKE, është përcaktuar në shtojcën 2 të këtij ligji. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The provision sets out steps for identifying and designating potential European Critical Infrastructure, including notifications, discussions, designation, and annual reporting.
Neni 12 Përcaktimi i Infrastrukturës Kritike Evropiane 1. Kur MPB identifikon se IKE-ja e mundshme është e vendosur në territorin e Republikës së Kosovës, duhet të informojë shtetet evropiane të cilat mund të preken ndjeshëm nga identifikimi i saj dhe arsyet për të përcaktuar atë si një IKE të mundshme. Në raste të tilla, Ministri i Punëve të Brendshme dhe MPB-ja duhet të angazhohen në diskutime dypalëshe dhe/ ose shumëpalëshe me shtetet përkatëse evropiane për të diskutuar masat e përshtatshme parandaluese, mbrojtëse dhe lehtësuese. 2. Qeveria e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me MPB-në, duhet të caktojë IKE-në e mundshme të vendosur në territorin e Republikës së Kosovës si një IKE pas një marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe shteteve evropiane që mund të ndikohen në mënyrë të konsiderueshme nga një aksident ose incident në IKE. 3. MPB duhet të informojë me shkrim pronarin/operatorin e infrastrukturës kritike në lidhje me caktimin e saj të mundshëm si një IKE, dhe ky informacion do të klasifikohet në një nivel të duhur në përputhje me legjislacionin vendor. 4. Kur një objekt i infrastrukturës kritike me rëndësi të veçantë për Republikën e Kosovës është i vendosur në një shtet evropian, Qeveria e Republikës së Kosovës, nëpërmjet Ministrit të Punëve të Brendshme, do të njoftojë autoritetin përkatës të shtetit evropian dhe do të propozojë që infrastruktura e tillë të përcaktohet si IKE. 5. Nëse shteti evropian në territorin e të cilit një IKE e mundshme është e vendosur, nuk pranon propozimin e Qeverisë së Kosovës, kjo e fundit njofton Komisionin Evropian dhe kërkon pjesëmarrjen e tyre në diskutimet dypalëshe dhe/ose shumëpalëshe. 6. Qeveria e Republikës së Kosovës do të informojë Komisionin Evropian në baza vjetore për numrin e IKE-ve të caktuara për sektor dhe numrin e shteteve evropiane të varura në çdo IKE të caktuar. Vetëm ato shtete evropiane që mund të ndikohen në mënyrë të konsiderueshme nga një IKE do ta dinë identitetin e tyre. 7. Procesi i identifikimit dhe përcaktimit të IKE-së duhet të rishikohet në baza të rregullta. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të sigurojë që PSO-ja ose plani ekuivalent për IKE-në të rishikohet rregullisht brenda një viti nga përcaktimi i infrastrukturës kritike si IKE.
Neni 13 Planet e sigurisë së operatorit të IKE-së 1. Procedura për PSO-në ose planin ekuivalent për IKE-në rregullohet sipas dispozitave të përcaktuara në nenin 9 të këtij ligji. 2. Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të sigurojë që PSO-ja ose plani ekuivalent të rishikohet rregullisht brenda një viti pas përcaktimit të infrastrukturës kritike si IKE. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 27 PRILL 2018, PRISHTINË 46 LIGJI Nr. 06/L-014 PËR INFRASTRUKTURËN KRITIKE / SHTOJCA 1 / SHTOJCA 2 - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The Kosovo government must ensure each designated IKE has a Security Liaison Officer, appoint the officer within 15 days after notice, and set up a communication mechanism with the relevant authority.
Neni 14 Zyrtari ndërlidhës i sigurisë së IKE-së 1. Zyrtari Ndërlidhës i Sigurisë do të funksionojë si pikë kontakti për çështjet e sigurisë ndërmjet pronarit/operatorit të IKE dhe MPB-së. Në rastet kur një infrastrukturë kombëtare kritike është caktuar edhe si IKE, zyrtari ndërlidhës i sigurisë do të jetë i njëjti person. 2. Qeveria e Republikës së Kosovës do të sigurojë, me çfarëdo mase që konsiderohet e përshtatshme, që çdo IKE e caktuar e vendosur në territorin e Republikës së Kosovës të ketë një Zyrtar Ndërlidhës të Sigurisë. Zyrtari Ndërlidhës i Sigurisë do të emërohet brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pasi pronari/operatori i infrastrukturës kritike njoftohet se infrastruktura e tyre është caktuar si IKE. 3. Moszbatimi e këtij kriteri ndëshkohet sipas nenit 21 të këtij ligji. 4. Qeveria e Republikës së Kosovës do të zbatojë një mekanizëm të përshtatshëm të komunikimit ndërmjet autoritetit përkatës qeveritar dhe Zyrtarit Ndërlidhës të Sigurisë me qëllim të shkëmbimit të informatave përkatëse në lidhje me rreziqet dhe kërcënimet e identifikuara në lidhje me IKE-në në fjalë. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Qeveria e Kosovës, përmes MPB-së, duhet të bëjë vlerësim të kërcënimeve brenda 1 viti dhe të raportojë çdo 2 vjet te Komisioni Evropian për rreziqet, kërcënimet dhe cenueshmëritë për IKE.
Neni 15 Raportimi 1. Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes MPB-së, duhet të kryejë një vlerësim të kërcënimeve në lidhje me nënsektorët e IKE-së brenda një viti pas përcaktimit të infrastrukturës kritike në territorin e Republikës së Kosovës si një IKE brenda këtyre nënsektorëve. 2. Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes MPB-së, do të raportojë çdo dy (2) vjet te Komisioni Evropian të dhënat e përgjithshme në formë përmbledhëse për llojet e rreziqeve, kërcënimeve dhe cenueshmëritë të hasura për sektorin e IKE-së, në të cilin një IKE është caktuar në përputhje me nenin 12 të këtij ligji dhe ndodhet në territorin e Republikës së Kosovës. Raporti duhet të klasifikohet në një nivel të duhur në përputhje me legjislacionin vendor. 3. Në bazë të raporteve të referuara në paragrafin 2. të këtij neni, Qeveria e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Komisionin Evropian, do të vlerësojë në baza sektoriale nëse duhet të konsiderohen masa tjera për mbrojtje në nivel të Komunitetit Evropian për IKE. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: People handling classified information for the Kosovo Government or the European Commission must have an appropriate security clearance, and the Kosovo Government must ensure sensitive critical-infrastructure information is used only for protection purposes.
Neni 16 Trajtimi i informacionit të ndjeshëm të IKE-së 1. Çdo person që trajton informacione të klasifikuara në pajtim me këtë ligj, në emër të Qeverisë së Kosovës apo të Komisionit Evropian, duhet të ketë një nivel të duhur të verifikimit të sigurisë në pajtim me legjislacionin përkatës. Qeveria e Republikës së Kosovës do të sigurojë se informacioni i ndjeshëm rreth mbrojtjes së infrastrukturës kritike evropiane, i dorëzuar në Komision Evropian apo shteteve evropiane, nuk do të përdoret për asnjë qëllim tjetër përveç mbrojtjes së infrastrukturës kritike. 2. Paragrafi 1. i këtij neni zbatohet edhe për informacionet jo të shkruara të shkëmbyera gjatë takimeve në mes të Qeverisë së Kosovës, Komisionit Evropian apo shteteve evropiane dhe shteteve tjera ku trajtohen tema të ndjeshme lidhur me IKE. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 27 PRILL 2018, PRISHTINË 47 LIGJI Nr. 06/L-014 PËR INFRASTRUKTURËN KRITIKE / SHTOJCA 1 / SHTOJCA 2 - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: MPB-ja serves as the contact point for protecting European critical infrastructure, and the contact point must communicate and exchange information with European states, the European Commission, and other countries.
Neni 17 Pika kontaktuese për mbrojtjen e infrastrukturës kritike evropiane 1. MPB-ja do të shërbejë si Pikë Kontakti për Mbrojtjen e Infrastrukturës Kritike Evropiane. Pika kontaktuese do të komunikojë dhe shkëmbejë informacione me shtetet evropiane, Komisionin Evropian dhe vendet tjera. 2. Pika kontaktuese duhet gjithashtu të koordinojë çështjet e mbrojtjes së infrastrukturës kritike evropiane brenda Republikës së Kosovës, me shtetet evropiane dhe me Komisionin Evropian. KAPITULLI V MONITORIMI, MBIKËQYRJA DHE VLERËSIMI - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: MPB-ja duhet të përgatisë çdo vit raport për rreziqet, kërcënimet dhe cenueshmëritë në sektorët e infrastrukturës kritike kombëtare dhe t’ia raportojë Komisionit parlamentar përkatës.
Neni 18 Monitorimi dhe vlerësimi 1. MPB-ja, në bashkëpunim me koordinatorët dhe zëvendës koordinatorët e sigurisë, duhet të hartojë një raport çdo vit për llojet e rreziqeve, kërcënimeve dhe cenueshmërive të hasura në secilin prej sektorëve të infrastrukturës kritike kombëtare. Një raport mbi ndonjë infrastrukturë specifike-kritike kombëtare mund të përgatitet nëse konsiderohet i nevojshëm ose kërkohet nga Kryeministri. 2. Raportet e cekura në paragrafin 1. të këtij neni do të klasifikohen në nivelin e duhur në pajtim me legjislacionin përkatës. 3. MPB i raporton çdo vit Komisionit Parlamentar që ka juridiksion mbi çështjet që lidhen me punët e brendshme dhe sigurinë. Raportimi duhet të kufizohet vetëm për anëtarët e Komisionit përkatës Parlamentar. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: MPB is responsible for supervising implementation of the law and, if an inspection finds a violation, it must start a violation procedure and may take other measures authorized by the law and subordinate acts.
Neni 19 Mbikëqyrja 1. MPB është përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji. 2. Nëse gjatë inspektimit vihet në përfundim se ka shkelje të këtij ligji, MPB ka të drejtë dhe obligim: 2.1. të iniciojë një procedurë për shkelje; 2.2. të ndërmarrë masa të tjera të autorizuara në bazë të këtij ligji dhe akteve nënligjore. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: People who handle classified information under this law must have an appropriate security clearance.
Neni 20 Trajtimi i informacionit të ndjeshëm kombëtar 1. Çdo person që trajton informacionet e klasifikuara në pajtim me këtë ligj, duhet të ketë nivel të duhur të verifikimit të sigurisë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 27 PRILL 2018, PRISHTINË 48 LIGJI Nr. 06/L-014 PËR INFRASTRUKTURËN KRITIKE / SHTOJCA 1 / SHTOJCA 2 2. Ky nen zbatohet edhe për informacionet jo të shkruara, të shkëmbyera gjatë takimeve në të cilat diskutohen çështje të ndjeshme. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: This article sets fines for critical infrastructure owners/operators and related persons if the operator security plan is not prepared as required or the security liaison officer is not appointed as required.
Neni 21 Masat ndëshkuese 1. Gjoba, në mes njëzet e pesëmijë euro (25,000 €) deri në dyzet mijë euro (40,000 €) do t’i shqiptohet pronarit/operatorit të infrastrukturës kritike nëse: 1.1. Plani i Sigurimit të Operatorit nuk është zhvilluar në përputhje me nenin 9 të këtij ligji; 1.2. Zyrtari Ndërlidhës i Sigurimit nuk është emëruar sipas nenit 10, paragrafit 4. dhe nenit 14 të këtij ligji. 2. Gjoba, nga pesëqind euro (500 €) deri në dymijë euro (2,000€) i shqiptohet personit fizik apo personit përgjegjës në kuadër të personit juridik nëse bënë shkelje siç është përcaktuar në nën-paragrafët 1.1. dhe 1.2. të paragrafit 1. të këtij neni. 3. Gjoba, nga dymijë euro (2,000€) deri në pesëmijë euro (5,000€) i shqiptohet personit fizik që ushtron biznes individual nëse bënë shkelje siç është përcaktuar në nën-paragrafët 1.1. dhe 1.2. të paragrafit 1. të këtij neni. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The Ministry of Internal Affairs must issue secondary legislation to implement this law within six months after the law enters into force.
Neni 22 Aktet nënligjore Ministria e Punëve të Brendshme, brenda gjashtë (6) muajsh nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji nxjerr akte nënligjore për zbatimin e tij. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: This article says the law enters into force one year after publication in the Official Gazette.
Neni 23 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi një (1) vit pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 06/L-014 30 mars 2018 Shpallur me dekretin Nr.DL-016-2018, datë 20.04.2018 nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 27 PRILL 2018, PRISHTINË 49 LIGJI Nr. 06/L-014 PËR INFRASTRUKTURËN KRITIKE / SHTOJCA 1 / SHTOJCA 2 Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly _____________________________________________________________________ Ligji Nr. 06/L-014 PËR INFRASTRUKTURËN KRITIKE Shtojca 1 Lista e sektorëve të IKE Sektori Nën-sektori I. Energjia 1. Energjia 2. Nafta 3. Gazi II. Transporti 4. Transporti rrugor 5. Transporti hekurudhor 6. Transporti ajror 7. Transporti ujor brenda vendit 8. Dërgesat oqeanike dhe detare dhe portet GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 27 PRILL 2018, PRISHTINË 50 LIGJI Nr. 06/L-014 PËR INFRASTRUKTURËN KRITIKE / SHTOJCA 1 / SHTOJCA 2 Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly _____________________________________________________________________ LIGJI Nr. 06/L-014 PËR INFRASTRUKTURËN KRITIKE Shtojca 2 Procedurat për identifikimin e IKE - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: MPB duhet të zbatojë hapat dhe kriteret për identifikimin e një IKE-je potenciale; nëse një IKE potenciale nuk i plotëson kërkesat, ajo trajtohet si jo-IKE dhe përjashtohet nga procedura.
Neni 11 kërkon identifikimin e IKE. Një IKE potenciale e cila nuk i përmbush kërkesat e një prej hapave në vijim konsiderohet si “jo-IKE” dhe si e tillë përjashtohet nga procedura. Një IKE potenciale që i përmbush kërkesat do i nënshtrohet hapave të mëtejshëm të përcaktuar në këtë procedurë. Hapi 1 MPB-ja do aplikoj kriteret sektorial në mënyrë që të bëjë përzgjedhjen e parë të infrastrukturës kritike në kuadër të një sektori. Hapi 2 MPB-ja do të aplikoj përkufizimin e infrastrukturës kritike kombëtare të referuar në paragrafin 11 të nenit 3 ndaj IKE potenciale të identifikuar në paragrafin 6.1 të këtij neni. Rëndësia e ndikimit do të përcaktohet duke përdorur metodat e referuara në paragrafin 2 dhe 3 të nenit 6. Për infrastrukturën që ofron një shërbim esencial do të merren parasysh disponueshmëria e alternativave dhe kohëzgjatja e çrregullimit/rimëkëmbjes. Hapi 3 MPB do të aplikoj elementet ndër-kufitare të përkufizimit të IKE të referuar në paragrafin 10 të nenit 3 për IKE-në potenciale që ka kaluar dy hapat e parë. Një IKE potenciale, e që nuk përmbush përkufizimin, do të ndjek hapin e ardhshëm të procedurës. Për infrastrukturën që ofron një shërbim esencial do të merren parasysh disponueshmëria e alternativave dhe kohëzgjatja e çrregullimit/rimëkëmbjes. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 27 PRILL 2018, PRISHTINË 51 LIGJI Nr. 06/L-014 PËR INFRASTRUKTURËN KRITIKE / SHTOJCA 1 / SHTOJCA 2 Hapi 4 MPB do të aplikoj kriteret ndër-sektoriale për IKE potenciale të mbetura. Kriteret ndër-sektoriale do të marrin parasysh: peshën e ndikimit; dhe për infrastrukturat që ofrojnë shërbime themelore do merret parasysh disponueshmëria e alternativave dhe kohëzgjatja e çrregullimit/rimëkëmbja. Një IKE potenciale e cila nuk i përmbush kriteret sektoriale nuk do konsiderohet të jetë një IKE. Një IKE potenciale që ka kaluar në këtë procedurë do i komunikohet vetëm vendit që mund të ndikohet në mënyrë të konsiderueshme nga IKE-ja potenciale.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 06/L-014 PËR INFRASTRUKTURËN KRITIKE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in