LIGJI NR. 06/L-019 PËR STANDARDIZIM
This preamble states that the Assembly of the Republic of Kosovo adopts the Law on Standardization.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 06/L-019
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble states that the Assembly of the Republic of Kosovo adopts the Law on Standardization. This article says the law sets the rules and principles for standardization activities in Kosovo and covers the organization and functioning of the Kosovo Standardization Agency. This provision says the law applies to standards drafted, adopted, and approved by the Kosovo Standardization Agency for all sectors of the economy, and it does not apply to standards or internal specifications made by other companies, agencies, or organizations. This article defines key terms used in the standardization law. Standardization may have one or more objectives for adapting a product, process, or service.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 06/L-019 PËR STANDARDIZIM
Showing 27 of 27
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble states that the Assembly of the Republic of Kosovo adopts the Law on Standardization.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË 1 LIGJI Nr. 06/L-019 PËR STANDARDIZIM LIGJI Nr. 06/L-019 PËR STANDARDIZIM Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR STANDARDIZIM
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law sets the rules and principles for standardization activities in Kosovo and covers the organization and functioning of the Kosovo Standardization Agency.
Neni 1 Qëllimi 1. Me këtë ligj përcaktohen rregullat dhe parimet për zhvillimin e aktiviteteve të standardizimit në Republikën e Kosovës, si dhe organizimi dhe funksionimi i Agjencisë Kosovare të Standardizimit. 2. Ky ligj transpozon pjesërisht Rregulloren (BE) 1025/2012 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit Evropian të datës 25 tetor 2012, e cila përcakton kërkesat për standardizim. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision says the law applies to standards drafted, adopted, and approved by the Kosovo Standardization Agency for all sectors of the economy, and it does not apply to standards or internal specifications made by other companies, agencies, or organizations.
Neni 2 Fusha e zbatimit 1. Ky ligj zbatohet për standardet e hartuara, adoptuara dhe të miratuara nga Agjencia Kosovare e Standardizimit për të gjithë sektorët e ekonomisë. 2. Ky ligj nuk zbatohet për standarde të hartuara, adoptuara dhe të miratuara nga shoqëri, agjenci dhe/ose organizata tjera, apo specifikime të ndryshme për nevoja interne. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the standardization law.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këto kuptime: 1.1. Standardizimi - aktivitet i përcaktimit të rregullave për përdorim të përbashkët dhe të përsëritur, për probleme aktuale apo të tjera që mund të krijohen, që ka për qëllim arritjen e një shkalle optimale të rregullit në një kontekst të caktuar. Standardizimi është aktivitet, si rezultat i një konsensusi, i realizuar nga dhe për vetë palët e interesit, bazuar në gjithë përfshirje dhe transparencë; 1.2. Agjencia Kosovare e Standardizimit - organi i vetëm i administratës shtetërore për standardizim në Kosovë, në tekstin e mëtejmë AKS; 1.3. Organi Nacional i Standardizimit - organ i standardizimit në nivel shtetëror të një shteti tjetër; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË 2 LIGJI Nr. 06/L-019 PËR STANDARDIZIM 1.4. Organizata Evropiane e Standardizimit - njëra nga organizatat: Komiteti Evropian për Standardizim (CEN), Komiteti Evropian i Standardizimit për Elektroteknikë (CENELEC), Instituti Evropian i Standardeve për Telekomunikacion (ETSI); 1.5. Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit - njëra nga organizatat: Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO), Komisioni Ndërkombëtar për Elektroteknikë (IEC), Unioni Ndërkombëtar për Telekomunikacion (ITU); 1.6. OBT - Organizata Botërore e Tregtisë; 1.7. Logo e Agjencisë Kosovare të Standardizimit - logo e përdorur nga AKS për identifikimin e saj siç është përcaktuar me ligjin përkatës për simbole shtetërore; dhe 1.8. Standard - dokument i hartuar me konsensus dhe i aprovuar nga një organ i njohur standardizimi, i cili ofron, për përdorim të përbashkët dhe të përsëritur, rregulla, udhëzime apo karakteristika për aktivitetet apo rezultatet e tyre, që kanë për qëllim arritjen e një shkalle optimale rregulli në një kontekst të dhënë me të cilën pajtueshmëria është vullnetare, dhe i cili është njëri nga këta si në vijim: 1.8.1. Standard ndërkombëtar - standard i adoptuar nga një organizatë ndërkombëtare e standardizimit; 1.8.2. Standard evropian - standard i adoptuar nga një organizatë evropiane e standardizimit; 1.8.3. Standard i harmonizuar evropian - standard evropian i adoptuar në bazë të kërkesës së bërë nga Komisioni për zbatimin e legjislacionit të BE për harmonizim; 1.8.4. Standard kosovar - standard i Republikës së Kosovës miratuar nga Agjencia Kosovare e Standardizimit, në përputhje me kërkesat e këtij ligji dhe i cili shënohet SK; dhe 1.8.5. Standard i harmonizuar kosovar - standard kosovar që miraton standardin e harmonizuar evropian në përputhje me ligjin dhe rregullat e standardizimit, i cili ofron prezumim të konformitetit për rregulloret përkatëse. 1.9. Dokument standardizimi - dokument i miratuar nga organizatat evropiane dhe ndërkombëtare, dhe i miratuar nga AKS, si specifikimet teknike, raportet teknike, manualet apo marrëveshjet e veçanta teknike, respektimi i të cilit është vullnetar; 1.10. Draft standard - dokument që përmban tekstin e specifikimeve teknike të subjektit të dhënë, i cili konsiderohet për miratim në përputhje me procedurat relevante të standardeve, dhe si i tillë ky dokument qëndron pas punës përgatitore dhe qarkullon për koment dhe shqyrtim publik; 1.11. Specifikim teknik - dokument i cili përshkruan kërkesat teknike që duhet përmbushur nga një produkt, proces, shërbim ose sistem dhe i cili deklaron një ose më shumë nga këto: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË 3 LIGJI Nr. 06/L-019 PËR STANDARDIZIM 1.11.1. karakteristikat e kërkuara të një produkti duke përfshirë nivelet e cilësisë, performancës, ndërveprimit, mbrojtjes së ambientit, shëndetit, sigurisë, dimensioneve, dhe duke përfshirë kërkesat e zbatuara të produktit në lidhje me emrin nën të cilin shitet produkti, terminologjia, simbolet, testimi dhe metodat e testimit, paketimi, shënjimi ose etiketimi dhe procedurat e vlerësimit të konformitetit; 1.11.2. metodat dhe proceset e prodhimit të përdorura në produktet bujqësore, produktet e destinuara për konsumim nga njerëzit dhe kafshët, dhe produktet mjekësore, si dhe metodat dhe proceset e prodhimit të produkteve tjera, ku këto kanë ndikim në karakteristikat e tyre; 1.11.3. karakteristikat e kërkuara të një shërbimi përfshirë nivelet e cilësisë, performancës, ndërveprimit, mbrojtjes së ambientit, shëndetit, sigurisë dhe duke përfshirë kërkesat e zbatuara tek ofruesi i informacionit që do të vihet në dispozicion për pranuesin; 1.11.4. metodat dhe kriteret për vlerësimin e performancës së produkteve të ndërtimit, duke vënë kushtet e harmonizuara për vënie në treg të produkteve të ndërtimit në lidhje me karakteristikat themelore. 1.12. Specifikim teknik i TIK - specifikim teknik në fushën e teknologjisë informative dhe të komunikimit; 1.13. Program i punës së standardizimit - program pune i AKS, i cili përmban aktivitetet e standardizimit për një periudhë të caktuar kohore; 1.14. Këshill Profesional i Standardizimit – trup këshillëdhënës nga palët e interesit (në tekstin e mëtejmë KPS); 1.15. Komitet Teknik - grup i ekspertëve që veprojnë në fusha të caktuara të standardizimit (në tekstin e mëtejmë KT); 1.16. Kodi i Praktikës së Mirë - dokument udhëzues që rrjedh nga marrëveshjet ndërkombëtare dedikuar trupave standardizuese (Kodi i Praktikës së Mirë i OBT për standardizimin aneksi 3 i marrëveshjes OBT-Barrierat Teknike të Tregut (BTT); 1.17. Referim ndaj standardeve - referim i cili përcakton se njëra nga mënyrat, për të përmbushur kërkesat përkatëse të një rregullore teknike është zbatimi i standardit përkatës; 1.18. Palë e interesit - person juridik ose fizik që në mënyrë direkte ose indirekte gjenden në një raport të caktuar me institucionin përkatës të standardizimit; dhe 1.19. Notifikimi - procesi i njoftimi të miratimit të standardeve nga Agjencia e Standardizimit të Kosovës në Organizatën Botërore të Tregtisë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË 4 LIGJI Nr. 06/L-019 PËR STANDARDIZIM - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Standardization may have one or more objectives for adapting a product, process, or service.
Neni 4 Objektivat e standardizimit Standardizimi mund të ketë një apo më shumë objektiva për përshtatje të një produkti, procesi apo shërbimi. Objektivat e tilla nuk kufizohen me kontrollin e diversitetit, përdorimit, pajtueshmërisë, ndërkëmbimit, shëndetit, sigurisë, mbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen e produktit, marrëveshje të ndërsjella, performancën ekonomike dhe tregtinë. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Kosovar standards are generally voluntary, but they can become mandatory by contract, law, or subordinate legislation.
Neni 5 Parimet e standardizimit kosovar 1. Zbatimi i standardeve kosovare bëhet në baza vullnetare, përveç nëse bëhet i obligueshëm me kontratë, ligj ose më akt nënligjor. 2. Standardet kosovare janë të njëjta për të gjitha subjektet fizike dhe juridike, si vendore edhe ato të huaja që ushtrojnë aktivitet ekonomik në Kosovë. 3. Konsensus nga palët e interesit për përmbajtjen e standardeve kosovare. 4. Parandalimi, që interesat individuale të mbizotërojnë ato të përgjithshme. 5. Transparenca në të gjitha fazat e aktivitetit të standardizimit, përmes publikimit dhe informimit të publikut. 6. Aktiviteti i standardizimit kosovar është në harmoni me parimet e Kodit të Praktikës së Mirë të OBT shtojca 3 e marrëveshjes së OBT për BTT. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: AKS is the independent state administration body responsible for standardization in Kosovo and may develop, recognize, adopt, approve, and publish standards for sectors covered by this law.
Neni 6 Agjencia Kosovare e Standardizimit 1. AKS është organ i pavarur dhe i vetmi si i tillë i administratës shtetërore, përgjegjës për standardizim në Republikën e Kosovës, i cili përfshinë zhvillimin, njohjen, adoptimin, miratimin dhe publikimin e standardeve për të gjithë sektorët e ndërlidhur me dispozitat e këtij ligji, i cili vepron në kuadër të ministrisë përkatëse për tregti dhe industri. 2. Struktura dhe organizimi i AKS së, siguron paanshmëri dhe objektivitet në marrjen e vendimit për standardizim. 3. AKS udhëhiqet nga Drejtori i Përgjithshëm. 4. Ligji për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës do të zbatohet për organizimin dhe funksionimin e AKS-së, përveç nëse përcaktohet ndryshe me këtë ligj. 5. Organizimi dhe struktura e AKS së, rregullohet përmes aktit nënligjor, i propozuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË 5 LIGJI Nr. 06/L-019 PËR STANDARDIZIM - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Article 7 says the Kosovo Standardization Agency (AKS) is responsible for a set of standardization functions, including maintaining Kosovo standards, publishing related documents, managing databases and archives, and cooperating with other standardization bodies.
Neni 7 Funksionet dhe përgjegjësitë e Agjencisë Kosovare të Standardizimit 1. AKS është përgjegjëse për: 1.1. miratimin dhe mirëmbajtjen e standardeve kosovare dhe përditësimin e katalogut të standardeve; 1.2. shqyrtimin, mirëmbajtjen dhe konfirmimin periodik të statusit të standardeve kosovare në përputhje me rregullat dhe procedurat e standardizimit të miratuara nga AKS; 1.3. zhvillimin dhe miratimin e rregullave dhe procedurave mbi aktivitetet e standardizimit, në përputhje me parimet dhe rregullat evropiane dhe ndërkombëtare të standardizimit; 1.4. përgatitjen, miratimin dhe publikimin e programit të punës për standardizim në përputhje me interesin e palëve; 1.5. hartimin, njohjen, adoptimin, miratimin, ndryshimin, shfuqizimin dhe publikimin e standardeve kosovare dhe dokumenteve kosovare të standardizimit në përputhje me parimet dhe rregullat evropiane dhe ndërkombëtare të standardizimit; 1.6. administrimin dhe mirëmbajtjen e bazës së të dhënave të standardeve; 1.7. administrimin dhe mirëmbajtjen e arkivit për standardet kosovare, evropiane dhe ndërkombëtare, si dhe shitjen e tyre në përputhje me ligjet, rregullat dhe politikat e zbatueshme të marrëveshjeve me organet e standardizimit; 1.8. ofrimin e shërbimeve të informimit për standardet dhe procedurat e standardizimit për subjektet afariste që kryejnë aktivitet ekonomik brenda dhe jashtë vendit; 1.9. të vepruar si pikë referimi për çështjet e ndërlidhura me standardizimin që rezulton nga marrëveshjet me organizatat evropiane dhe ndërkombëtare në lidhje me barrierat teknike në tregti dhe kodin e praktikës së mirë për hartimin, miratimin dhe publikimin e standardeve; 1.10. shkëmbimin e informacioneve dhe bashkëpunimin në fushën e standardizimit me organet e huaja nacionale të standardizimit; 1.11. organizimin e trajnimeve dhe aktiviteteve tjera të ndërlidhura me standardizimin; 1.12. publikimin e buletinit dhe katalogut vjetor me standardet kosovare; dhe 1.13. inicimin e studimeve, publikimeve, përvojës, punës kërkimore dhe aktivitete të tjera që kanë lidhje me standardizimin. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË 6 LIGJI Nr. 06/L-019 PËR STANDARDIZIM - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: AKS represents Kosovo in standardization organizations, serves as the state notification authority and WTO reference point for standards, and may provide supporting services such as training, information, and certification.
Neni 8 Përfaqësimi 1. AKS, si organ i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë përfaqëson Republikën e Kosovës në organizatat evropiane dhe ndërkombëtare të standardizimit: CEN; CENELEC; ETSI dhe ISO; IEC; ITU, si dhe në organizatat tjera që kanë të bëjnë me standardet. 2. AKS, është autoritet shtetëror i Notifikimit dhe Pikë e Referimit në OBT për standarde siç kërkohet me marrëveshjet relevante ndërkombëtare. 3. AKS, mund të ofrojë shërbime tjera plotësuese për të përkrahur përdorimin dhe zbatimin e standardeve. Këto shërbime përfshijnë trajnime, informacione dhe certifikime. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: KPS is an advisory body within AKS; AKS proposes its members and the Minister of Trade and Industry appoints them by decision.
Neni 9 Këshilli Profesional i Standardizimit 1. Këshilli Profesional i Standardizimit (KPS) është trup këshillëdhënës, i cili funksionon në kuadër të AKS. 2. KPS trajton programet e punës, përbërjen dhe drejtimin e Komiteteve Teknike. 3. KPS përbëhet nga palët e interesit për standardizim. 4. Anëtarët e KPS-së propozohen nga AKS dhe emërohen me vendim të Ministrit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Technical committees are expert groups; public authorities must take part in certain standardization activities; participation in technical committees is voluntary and open; and electrotechnical standards are handled by the Electrotechnical Committee.
Neni 10 Komitetet teknike 1. Komitetet Teknike (KT) janë grupe ekspertësh të standardizimit që nuk bëjnë pjesë në strukturat e brendshme të AKS, por që angazhohen në fusha të caktuara të standardizimit. 2. KT themelohen dhe shpërbëhen me propozim të KPS dhe miratim të Drejtorit të Përgjithshëm të AKS. 3. Standardet në fushën e elektroteknikës janë përgjegjësi e Komitetit Elektroteknik që vepron në kuadër të AKS. 4. Pjesëmarrja në KT është vullnetare dhe e hapur për të gjitha palët e interesit që përfaqësojnë interesat përkatëse brenda fushëveprimit të standardizimit. 5. Autoritetet publike, përfshirë autoritetet për mbikëqyrjen e tregut, duhet të marrin pjesë në aktivitetet e standardizimit që kanë për qëllim zhvillimin apo rishikimin e standardeve që kërkohen për përkrahjen e politikave dhe praktikave të qeverisë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË 7 LIGJI Nr. 06/L-019 PËR STANDARDIZIM - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Persons or legal entities with economic activity and an interest in standardization in Kosovo have the right to join AKS.
Neni 11 Anëtarësimi 1. Çdo person fizik apo juridik, që ushtron aktivitet ekonomik dhe interes në fushën e standardizimit në Republikën e Kosovës, ka të drejtë të anëtarësohet në AKS. 2. Të drejtat, detyrat dhe obligimet e anëtarësimit caktohen me akte nënligjore ose rregulla të brendshme të AKS. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: AKS revenue comes from the Kosovo budget and from donor programmes, grants, and projects that finance AKS.
Neni 12 Financimi 1. Të ardhurat buxhetore të AKS-së sigurohen nga: 1.1. Buxheti i Kosovës; dhe 1.2. pjesëmarrja në programe donatorësh, grande dhe/ose projekte që kanë për qëllim financimin e AKS-së, qofshin këto evropiane, ndërkombëtare apo të çdo lloji tjetër. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: AKS must prepare and publish its work programme, let relevant parties comment on draft standards, enable other national standardization bodies to observe or take part, and participate in European and international standardization within available resources.
Neni 13 Transparenca dhe gjithë përfshirja 1. Së paku një herë në vit brenda tremujorit të parë, AKS harton programin e saj të punës. Ky program i punës përmban informacione mbi standardet dhe rezultatet e standardizimit që synon të i përgatisë apo ndryshojë, të cilat është duke i përgatitur apo ndryshuar dhe të cilat i ka miratuar në periudhën e programit paraprak të punës, përveç nëse janë adoptime identike apo ekuivalente të standardeve ndërkombëtare apo evropiane. 2. Programi i punës në lidhje me secilin standard dhe rezultat të standardizimit tregon: 2.1. temën; 2.2. fazën e arritur në zhvillimin e standardeve dhe rezultateve të standardeve; dhe 2.3. referencat e standardeve ndërkombëtare të marra si bazë. 3. AKS njofton për programin e punës dhe e vendos atë në ueb-faqen e saj apo në ndonjë tjetër ueb-faqe që të jetë në dispozicion të publikut. 4. Transparenca e standardeve AKS: 4.1. siguron qasjen në draft standarde në atë mënyrë që të gjitha palët relevante kanë mundësi të dërgojnë komente; dhe 4.2. iu mundëson trupave kombëtare tjera të standardizimit që të përfshihen në mënyrë pasive apo aktive, duke dërguar një vëzhgues, në aktivitetet e planifikuara. 5. Gjithë përfshirja në zhvillimin dhe adoptimin e standardeve ka për qëllim: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË 8 LIGJI Nr. 06/L-019 PËR STANDARDIZIM 5.1. të drejtën për pjesëmarrje vullnetare të palëve të interesit në procesin e hartimit, adoptimit dhe miratimit të standardeve kosovare dhe zbatimin vullnetar të tyre; 5.2. konsensusin e palëve të interesit në përmbajtjen e standardeve kosovare; 5.3. vendosjen e interesit të përbashkët mbi interesat individuale në kuadër të programit të standardeve dhe përmbajtjeve të standardeve; dhe 5.4. inkurajimit dhe lehtësimin e qasjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) në standarde dhe proceset për zhvillimin e standardeve në mënyrë që të arrihet një nivel më i lartë i pjesëmarrjes në sistemin e standardizimit. 6. Kur ekzistojnë standardet evropiane, ndërkombëtare ose plotësimet e tyre janë të pashmangshme, AKS i përdor ato si bazë për standardet kosovare, përveç kur standarde të tilla apo pjesë relevante do të ishin joefektive apo jo të përshtatshme, për shkak të një niveli jo të mjaftueshëm të mbrojtjes apo për shkak të faktorëve themelor klimatik, gjeografik apo problemet themelore teknologjike. 7. AKS duhet të marrë pjesë në aktivitetin evropian dhe ndërkombëtar të standardizimit brenda kufizimeve të burimeve në dispozicion dhe interesave në lidhje me temën për të cilat ka adoptuar apo pret të adoptoj standarde. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Ky nen thotë se standardet kosovare janë zakonisht vullnetare, por disa standarde mund të bëhen të detyrueshme në raste të caktuara dhe AKS duhet të adoptojë standardet e nevojshme.
Neni 14 Standardet dhe rregulloret teknike 1. Zbatimi i standardeve kosovare është vullnetar përveç nëse bëhet i detyrueshëm me ndonjë kontratë, ligj ose më akt nënligjor. 2. Kur rregulloret teknike që transpozohen nga direktivat e Bashkimit Evropian i referohen standardeve të harmonizuara, atëherë këto standarde duhet të aplikohen në Kosovë si “standarde kosovare të harmonizuara”. Nëse standarde të tilla nuk janë të adoptuara në Kosovë, referimi mund të bëhet si “standarde evropiane të harmonizuara”. 3. Lista e standardeve kosovare të harmonizuara ose standardeve evropiane të harmonizuara duhet të publikohet në Gazetë Zyrtare të Republikës së Kosovës me kërkesë të autoritetit rregullues përkatës. 4. Rregulloret teknike mund t’i referohen standardeve kosovare sipas nevojës për të përkrahur politikat dhe rregulloret e qeverisë. 5. AKS duhet të adoptojë standardet e nevojshme përmes programit të saj të standardizimit. Kur kjo nuk është e mundur, rregulloret teknike mund t’i referohen standardeve evropiane ose ndërkombëtare, ose standardeve tjera ekuivalente. 6. Standardet Kosovare, të cilat janë në funksion të rregulloreve teknike duhet të identifikohen nga ministria përgjegjëse nga fushëveprimi i tyre në bashkëpunim me AKS. 7. Ministritë, institucionet qendrore të administratës shtetërore dhe autoritetet lokale të cilat përgatisin rregullat teknike që përmbajnë referenca të standardeve kosovare ose pjesë të tyre për zbatim në nivel shtetëror në Kosovë, duhet të bashkëpunojnë me AKS rreth mënyrës së referimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË 9 LIGJI Nr. 06/L-019 PËR STANDARDIZIM - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Any subject may submit a standardization proposal to AKS, with supporting reasoning.
Neni 15 Hartimi, adoptimi, miratimi dhe publikimi i standardeve kosovare 1. Çdo subjekt mund t’i paraqesë AKS një propozim për standardizim, të shoqëruar me arsyetimin përkatës, për hartimin, adoptimin dhe miratimin e një standardi kosovar. 2. Procedura e hartimit, adoptimit dhe miratimit të standardeve kosovare duhet të përcaktojë: 2.1. objektivat që duhen arritur nga standardi i propozuar; 2.2. faktorët dhe ndikimin ekonomik; 2.3. burimet e financimit dhe të ekspertizës; dhe 2.4. zbatimet e mundshme të standardit, në kuadër të vlerësimit të konformitetit. 3. Standardet evropiane dhe ndërkombëtare bëhen të gatshme për përdorim publik, përmes njohjes dhe adoptimit të tyre si standarde kosovare. 4. Standardet evropiane dhe ndërkombëtare zbatohen në të njëjtën mënyrë si standarde kosovare përmes: 4.1. njohjes, adoptimit, miratimit dhe përgatitjes së një teksti të njëjtë me origjinalin e standardit në gjuhën zyrtare; 4.2. hartimit të faqes së parë në gjuhë zyrtare; dhe 4.3. adoptimit me listë si standarde kosovare. 5. Konfirmimi i miratimit si standarde kosovare bëhet përmes përgatitjes së një dokumenti zyrtar për miratim, si dhe me publikimin e tyre në buletinin periodik të AKS. 6. Procedura për njohjen apo adoptimin e standardeve evropiane dhe ndërkombëtare si standarde kosovare përcaktohet në rregullat dhe procedurat për aktivitetin e standardizimit, të cilat përcaktohen nga AKS. 7. Hartimi, njohja, adoptimi, miratimi dhe publikimi i standardeve kosovare bëhet në përputhje me rregullat dhe procedurat e përcaktuara me këtë ligj dhe aktet nënligjore për zbatim të këtij ligji. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: AKS must not take steps that conflict with the intended harmonization of a European standard, and it must not publish a new standard in the relevant field if it is not aligned with the existing European or international standard.
Neni 16 Pezullimi dhe tërheqja e standardeve 1. Gjatë përgatitjes së një standardi evropian apo pas miratimit të tij, AKS nuk do të ndërmerr asnjë veprim që mund të jetë në konflikt ose që dëmton harmonizimin e synuar, e veçanërisht për fushën në fjalë nuk do të publikoj asnjë standard të ri, i cili nuk është në linjë me standardin ekzistues evropian ose ndërkombëtar. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË 10 LIGJI Nr. 06/L-019 PËR STANDARDIZIM 2. Me publikimin e një standardi të ri apo të ndryshuar evropian si standard kosovar, të gjitha standardet kosovare që janë në kundërshtim me të, tërhiqen brenda një afati prej gjashtëdhjetë (60) ditëve. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: AKS must periodically review and maintain standards and standardization documents, and it must handle review, change, confirmation, and withdrawal of Kosovan standards under its approved procedures.
Neni 17 Rishikimi dhe mirëmbajtja e standardeve dhe dokumenteve të standardizimit 1. AKS bënë rishikimin dhe mirëmbajtjen periodike të standardeve dhe dokumenteve të standardizimit me qëllim të përditësimit të katalogut të standardeve. 2. Rishikimi periodik, ndryshimi, konfirmimi dhe tërheqja e standardeve kosovare bëhet në përputhje me rregullat dhe procedurat mbi aktivitetet e standardizimit të miratuara nga AKS. 3. Aty ku standardet kosovare bazohen ose adoptojnë standardet evropiane apo ndërkombëtare, duhet të mirëmbahen në mënyrë që të sigurohet se janë të bazuara në standardet aktuale evropiane apo ndërkombëtare në përputhje me rregullat dhe procedurat për aktivitetet e standardizimit të miratuara nga AKS. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Kosovar standards are identified by letters and numbers, including SK in the name, a standard number and year, and for adopted European or international standards the first page must also show the publication year of the original standard.
Neni 18 Identifikimi i standardeve kosovare 1. Standardet Kosovare identifikohen me emërtim shkronjash dhe numrash: 1.1. emërtimi i standardit kosovar përmban shkronjat SK apo një kombinim të shkronjave SK me shkronja të tjera, sipas origjinës, në rastet e zbatimit të standardeve evropiane ose ndërkombëtare; 1.2. pjesa numerike përmban numrin e standardit dhe vitin sipas miratimit të tij; dhe 1.3. kur një standard kosovar është adoptim i një standardi evropian apo ndërkombëtar, faqja e parë do të tregoj të paktën edhe vitin e publikimit të standardit evropian apo ndërkombëtar. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Kosovar standardization documents must be drafted, adopted, and approved according to the rules and procedures for standardization activities.
Neni 19 Hartimi, adoptimi dhe miratimi i dokumenteve kosovare të standardizimit 1. Dokumentet kosovare të standardizimit hartohen, adoptohen dhe miratohen sipas rregullave dhe procedurave për aktivitete të standardizimit. 2. Dokumentet kosovare të standardizimit identifikohen përmes emërtimit me shkronja dhe numra: 2.1. emërtimi me shkronja përbëhet nga shkronjat “DS” (dokument standardizimi), ose në një kombinim të shkronjave DS dhe emërtime të tjera me shkronja, në rastet e njohjes apo adoptimit të dokumenteve evropiane ose ndërkombëtare të standardizimit; dhe 2.2. pjesa numerike përbëhet nga numri i dokumenteve të standardizimit dhe viti i adoptimit apo miratimit të tyre. Këto emërtime nuk do të përdoren për dokumente të tjera standardizimi përveç dokumenteve kosovare të standardizimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË 11 LIGJI Nr. 06/L-019 PËR STANDARDIZIM - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: AKS holds the copyright/sales rights for Kosovo standards and related standardization documents, and must follow its agreements and rules on distribution, sale, and copyright.
Neni 20 E drejta e autorit dhe e drejta e shitjes së standardeve 1. E drejta e autorit për formën, përmbajtjen dhe e drejta e shitjes për çdo standard kosovar apo dokument tjetër standardizimi i takon AKS. 2. AKS ka të drejtën ekskluzive dhe të drejtën intelektuale për botimin, riprodhimin, shpërndarjen dhe shitjen e projekt standardeve dhe standardeve kosovare, projekt dokumenteve dhe dokumenteve kosovare të standardizimit. 3. AKS do të përmbush marrëveshjet dhe rregullat për shpërndarjen, shitjen dhe të drejtën e autorit të përcaktuar në marrëveshjet e saj me organizatat kombëtare, evropiane dhe ndërkombëtare të standardizimit. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: This article sets fines for violations in Article 20 that are not criminal offences.
Neni 21 Dispozitat ndëshkuese 1. Shkeljet e përcaktuara në nenin 20 të këtij ligji, nëse nuk përbëjnë vepër penale, dënohen me gjobë si më poshtë: 1.1. me gjobë prej treqind (300) deri njëmijë e pesëqind (1,500) Euro ndëshkohet personi fizik, ndërsa me gjobë prej gjashtëqind (600) deri tre mijë (3,000) Euro ndëshkohet personi juridik për shkeljet e përcaktuara në nenin 20 paragrafi 1 i këtij ligji; dhe 1.2. me gjobë prej pesëqind (500) deri dymijë (2,000) Euro ndëshkohet personi fizik, ndërsa me gjobë prej një mijë (1,000) deri katër mijë (4,000) Euro ndëshkohet personi juridik për shkeljet e përcaktuara në nenin 20 paragrafi 2. i këtij ligji. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Old Kosovo standards marked SK keep their validity, and the Kosovo Standardization Agency continues its activities as ASK under this law.
Neni 22 Dispozitat kalimtare 1. Standardet e Republikës së Kosovës, të emërtuara me shkronjat SK, të cilat janë njohur, adoptuar apo miratuar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, e ruajnë vlefshmërinë edhe pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. 2. Agjencia e Standardizimit e Kosovës në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë e themeluar me Ligjin Nr. 03/L-144 për Standardizimin, do të vazhdojë të gjitha aktivitetet si ASK në përputhje me këtë Ligj. Aktivitetet e standardizimit të cilat kanë filluar përpara hyrjes në fuqi të këtij Ligji do të finalizohen në pajtim me këtë Ligj dhe me aktet nënligjore që derivojnë nga ky Ligj. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The responsible ministry for trade and industry must issue the secondary regulations set by this law within one year after the law enters into force.
Neni 23 Nxjerrja e akteve nënligjore 1. Aktet nënligjore të përcaktuara me këtë ligj, nxirren brenda një viti pas hyrjes në fuqi të këtij ligji nga ministria përkatëse për tregti dhe industri. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 2 / 15 SHKURT 2018, PRISHTINË 12 LIGJI Nr. 06/L-019 PËR STANDARDIZIM - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Existing subordinate acts keep applying if they do not conflict with this Law, until new implementing subordinate acts are issued.
Neni 24 Vazhdimi i zbatimit të akteve nënligjore 1. Me kusht që mos të jenë në kundërshtim me këtë Ligj dhe deri në nxjerrjen e akteve të reja nën-ligjore për zbatimin e këtij Ligji, aktet nënligjore të zbatueshme do të vazhdojnë të mbesin në fuqi përfshirë: 1.1. Udhëzimi Administrativ Nr. 06/2013 për caktimin e formës, përmbajtjes dhe përdorimit të logos së AKS-së; 1.2. Udhëzimi Administrativ Nr. 02/2012 për këshillin profesional të standardizimit; 1.3. Udhëzimi Administrativ Nr. 10/2011 për organizimin dhe funksionimin e komiteteve teknike; dhe 1.4. Udhëzimi Administrativ Nr. 02/2010 për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kosovare të Standardizimit. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: When this law enters into force, Law No. 03/L-144 on Standardization is repealed.
Neni 25 Dispozitat shfuqizuese Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji Nr. 03/L-144 për Standardizimin. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 26 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 06/L-019 26 janar 2018 Shpallur me dekretin Nr. DL-002-2018, datë 12.02.2018 nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 06/L-019 PËR STANDARDIZIM
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in