LIGJI NR. 06/L-021 KONTROLLIN E BRENDSHËM TË FINANCAVE PUBLIKE
This is the preamble and title page for the Law on Internal Control of Public Finances in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 06/L-021
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble and title page for the Law on Internal Control of Public Finances in Kosovo. This provision says the law regulates the internal control system for public finances, including financial management and control, internal audit, and their harmonization. This provision makes the Law binding on public-sector entities in Kosovo that manage public property or use public funds. This article defines key terms used in the law on internal public finance control. The leader of a public sector entity is responsible for setting financial management and control, reporting regularly, following approved acts, and delegating some responsibilities under set conditions.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 06/L-021 KONTROLLIN E BRENDSHËM TË FINANCAVE PUBLIKE
Showing 39 of 39
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble and title page for the Law on Internal Control of Public Finances in Kosovo.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 7 LIGJI Nr. 06/L-021 PËR KONTROLLIN E BRENDSHËM TË FINANCAVE PUBLIKE LIGJI Nr. 06/L-021 PËR KONTROLLIN E BRENDSHËM TË FINANCAVE PUBLIKE Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR KONTROLLIN E BRENDSHËM TË FINANCAVE PUBLIKE KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law regulates the internal control system for public finances, including financial management and control, internal audit, and their harmonization.
Neni 1 Qëllimi Ky Ligj rregullon sistemin e kontrollit të brendshëm të financave publike, që përfshin menaxhimin financiar dhe kontrollin, auditimin e brendshëm, si dhe harmonizimin e tyre, në pajtim me standardet ndërkombëtare për kontrollin e brendshëm dhe auditimin e brendshëm. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision makes the Law binding on public-sector entities in Kosovo that manage public property or use public funds.
Neni 2 Fushëveprimi 1. Dispozitat e këtij Ligji janë të obligueshme për të gjitha subjektet e sektorit publik në Kosovë, që menaxhojnë pronën publike dhe/ose përdorin fonde publike, siç janë: 1.1. subjektet e qeverisjes qendrore, lokale si dhe fondet e veçanta; 1.2. ndërmarrjet publike, institucionet publike financiare dhe organizata të tjera jofitimprurëse, që janë në pronësi, të kontrolluara, të financuara ose me garanci shtetërore nga një subjekt i qeverisjes qendrore ose lokale; dhe 1.3. organizatat tjera që shpenzojnë fondet publike, në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare lidhur me këto fonde apo me garancione të qeverisë qendrore dhe lokale. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on internal public finance control.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë Ligj kanë këto kuptime: 1.1. Fonde publike - ashtu siç është e përcaktuar paraja publike në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike; 1.2. Pasuritë e sektorit publik – nënkupton pasuritë në pronësi dhe/ose të kontrolluara nga subjektet e sektorit publik, të cilat shërbejnë për ofrimin e mallrave dhe shërbimeve për qytetarët dhe për shfrytëzuesit e shërbimeve; 1.3. Detyrimet financiare të sektorit publik - nënkupton obligimet financiare të sektorit publik për t’i siguruar përfitime ekonomike subjekteve që kanë pretendime financiare përkatëse; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 8 LIGJI Nr. 06/L-021 PËR KONTROLLIN E BRENDSHËM TË FINANCAVE PUBLIKE 1.4. Qeverisja - nënkupton kompleksin e proceseve, strukturave dhe veprimeve të zbatuara nga menaxhmenti për të siguruar që subjekti i sektorit publik përmbush qëllimin e tij të përgjithshëm dhe arrin rezultatet e synuara për qytetarët dhe shfrytëzuesit e shërbimit, si dhe vepron në mënyrë efektive, efikase dhe etike; 1.5. Kontrolli i brendshëm - nënkupton procesin që kryhet nga menaxhmenti dhe personeli i subjektit, i përcaktuar për adresimin e rreziqeve dhe ofrimin e sigurisë së arsyeshme lidhur me arritjen e rezultateve në realizimin e interesit publik dhe objektivave të subjektit; 1.6. Menaxhimi financiar dhe kontrolli - nënkupton sistemin e politikave, procedurave dhe aktiviteteve të cilat themelohen, mbahen dhe përditësohen në mënyrë të rregullt nga udhëheqësi i subjektit të sektorit publik, dhe zbatohen nga personeli, me synim të adresimit të rreziqeve dhe ofrimit të sigurisë së arsyeshme, për arritjen e objektivave të subjektit të sektorit publik; 1.7. Auditimi i brendshëm - nënkupton aktivitetin këshillëdhënës të pavarur dhe objektiv në ofrimin e sigurisë së arsyeshme, që synon shtimin e vlerës dhe përmirësimin e funksionimit të subjektit të sektorit publik, e që ndihmon subjektin në përmbushjen e objektivave, duke ofruar qasje sistematike, të disiplinuar, për të vlerësuar dhe përmirësuar efektshmërinë e proceseve të menaxhimit të rrezikut, kontrollit dhe qeverisjes; 1.8. Subjekti i qeverisjes qendrore - nënkupton organizatën e pushtetit ekzekutiv, legjislativ apo gjyqësor, e themeluar në bazë të Kushtetutës ose të ligjit, që ka si përgjegjësi parësore përmbushjen e funksioneve të qeverisjes qendrore; 1.9. Subjekti i qeverisjes lokale - nënkupton organizatën e nivelit lokal, e themeluar në bazë të Kushtetutës ose të ligjit, që ka si përgjegjësi parësore përmbushjen e funksioneve të qeverisjes lokale brenda një territori të caktuar; 1.10. Subjekti i fondeve të veçanta - nënkupton organizatën e themeluar me ligj për të ushtruar funksione specifike të qeverisjes qendrore dhe /apo lokale; 1.11. Subjekt i sektorit publik (subjekt) - nënkupton përdoruesit e fondeve të buxhetit të shtetit, fondet e veçanta, agjencitë dhe institucionet tjera të themeluara me ligj, ndërmarrjet publike dhe personat tjerë juridik në pronësi të shtetit ose në të cilat shteti është aksionar. Subjekti i sektorit publik nënkupton subjektin në tërësi, duke përfshirë organin kryesor dhe të gjitha nivelet e organeve vartëse; 1.12. Organet e vartësisë - nënkupton nivelet e ndryshme të një subjekti të sektorit publik, përfshirë agjencitë ekzekutive, deri në subjektin organizativ më të vogël, të krijuar me akte ligjore ose nënligjore dhe për të cilët janë alokuar fonde buxhetore, ku mund të ketë një nivel vartësie sipas madhësisë së subjektit publik; 1.13. Organ apo subjekt kontrollues - nënkupton organin apo subjektin që ka kompetencë për udhëheqjen e politikave financiare dhe operative të një subjekti tjetër, duke përfituar nga aktivitetet e këtij të fundit; 1.14. Subjekti i kontrolluar - nënkupton subjektin që është nën kontrollin e organit apo subjektit kontrollues; 1.15. Udhëheqësi i subjektit të sektorit publik - nënkupton individin që mban pozitën më të lartë në hierarki në një subjekt publik, përgjegjës për arritjen e objektivave të organizatës, si vijon: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 9 LIGJI Nr. 06/L-021 PËR KONTROLLIN E BRENDSHËM TË FINANCAVE PUBLIKE 1.15.1. Presidenti i Republikës së Kosovës për Zyrën e Presidencës; 1.15.2. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës për Kuvendin e Republikës së Kosovës; 1.15.3. Kryeministri i Republikës së Kosovës për Zyrën e Kryeministrit; 1.15.4. Ministri përkatës për Ministrinë; 1.15.5. Drejtori i përgjithshëm, kryesuesi i institucionit apo kryeshefi, për agjencitë e pavarura që nuk kanë bord drejtorësh; 1.15.6. Bordi i drejtorëve për agjencitë e pavarura, ndërmarrjet publike dhe fondet e veçanta (bordi këshillimor i subjektit të sektorit publik nuk është udhëheqës i subjektit); dhe 1.15.7. Kryetari i Komunës për subjektet e qeverisjes lokale. 1.16. Auditori i brendshëm - nënkupton personin fizik ose juridik të caktuar për ofrimin e vlerësimeve të pavarura dhe objektive për veprimtaritë financiare dhe operative të subjektit publik, i certifikuar sipas nenit 22 paragrafi 2, nën-paragrafi 2.2.; 1.17. Llogaridhënia menaxheriale - nënkupton përgjegjësinë e menaxherëve për veprimet, vendimet, rezultatet dhe politikat, duke përfshirë administrimin, qeverisjen dhe zbatimin brenda fushëveprimit të pozitës, dhe detyrimin për të raportuar, shpjeguar dhe përgjigjur në përputhje me legjislacionin në fuqi, standardet, kohën dhe buxhetin, ndaj organit i cili i ka emëruar ata ose të cilëve u ka deleguar përgjegjësinë; 1.18. Rrezik - nënkupton mundësinë e ndodhjes së një ngjarjeje të caktuar, e cila do të ndikonte në arritjen e objektivave të organizatës; 1.19. Siguri e arsyeshme - nënkupton nivelin e kënaqshëm të besimit, që kostoja e kontrollit nuk i tejkalon përfitimet e pritura; 1.20. Parregullsi - nënkupton moszbatimin ose zbatimin e gabuar të legjislacionit, që rrjedh si pasojë e veprimit apo mosveprimit të përdoruesit të fondeve publike, të cilat kanë ose mund të kenë pasoja të dëmshme për fondet publike, pavarësisht nëse ajo prek të ardhurat, shpenzimet, pasuritë apo detyrimet; 1.21. Kontrolli para ndodhjes (ex ante) - nënkupton kontrollet e bëra me qëllim që të garantohet pajtueshmëria e vendimeve financiare, të kryera në mënyrë të vazhdueshme në të gjitha fazat e procesit, para marrjes së vendimit për përdorimin e fondeve publike, përpara se të ndodhë një transaksion; 1.22. Kontrolli pas ndodhjes (ex post) - nënkupton kontrolle të vazhdueshme, që ushtrohen pas përfundimit të transaksionit në pajtueshmëri me një plan apo sipas kërkesës; 1.23. Ekonomizimi - nënkupton zvogëlimin e shpenzimeve për arritjen e objektivave në nivelin e kërkuar të cilësisë; 1.24. Efikasiteti - nënkupton raportin ndërmjet burimeve të përdorura dhe rezultateve të arritura në kuptim të sasisë, cilësisë dhe kohës; 1.25. Efektiviteti - nënkupton masat në të cilën objektivat e një subjekti, procesi apo aktiviteti realizohen si një marrëdhënie ndërmjet arritjeve të planifikuara dhe aktuale; dhe GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 10 LIGJI Nr. 06/L-021 PËR KONTROLLIN E BRENDSHËM TË FINANCAVE PUBLIKE 1.26. Kodi i etikës - nënkupton parimet relevante për profesionin dhe ushtrimin e auditimit të brendshëm dhe rregullat e mirësjelljes që përshkruajnë sjelljen e pritur nga një auditor i brendshëm. KAPITULLI II MENAXHIMI FINANCIAR DHE KONTROLLI - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The leader of a public sector entity is responsible for setting financial management and control, reporting regularly, following approved acts, and delegating some responsibilities under set conditions.
Neni 4 Llogaridhënia menaxheriale e udhëheqësit të subjektit të sektorit publik për menaxhimin financiar dhe kontrollin 1. Udhëheqësi i subjektit të sektorit publik ka përgjegjësinë e përgjithshme për vendosjen e menaxhimit financiar dhe kontrollit të subjektit, dhe për hartimin dhe miratimin e akteve nënligjore, politikave, strategjive, programeve, aktiviteteve dhe proceseve që ndërlidhen me zbatimin e tyre. Udhëheqësi i subjektit të sektorit publik siguron: 1.1. burimet adekuate dhe format e ofrimit të shërbimit publik në mënyrë të rregullt, etike, ekonomike, efikase dhe efektive; 1.2. besueshmërinë, rëndësinë dhe integritetin e informatave; 1.3. përmbushjen e obligimeve të llogaridhënies së brendshme dhe të jashtme; 1.4. zbatimin e ligjeve dhe akteve nënligjore; 1.5. ruajtjen e pasurisë ndaj humbjes, keqpërdorimit dhe dëmtimit; 1.6. përcaktimin e strukturës adekuate organizative, ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive për vendimmarrje, realizim, kontroll dhe monitorim të arritjes së objektivave të organizatës; 1.7. vendosjen e sistemit të menaxhimit të rrezikut dhe zbatimin e veprimeve për zvogëlimin e rrezikut në mënyrë që të arrihen objektivat e organizatës; 1.8. themelimin e funksionit të auditimit të brendshëm dhe garantimin e pavarësisë së tij funksionale, kur subjekti i sektorit publik obligohet të themelojë funksionin e auditimit të brendshëm; dhe 1.9. përmbushjen e kritereve tjera për qeverisje të mirë publike, përfshirë përgatitjen dhe zbatimin e politikave, buxhetimin adekuat dhe qëndrueshmërinë financiare. 2. Udhëheqësi i subjektit të sektorit publik raporton rregullisht për realizimin e përgjegjësive të tij, sipas paragrafit 1. të këtij neni, tek organi që e ka emëruar apo e ka zgjedhur. 3. Udhëheqësi i subjektit të sektorit publik i zbaton aktet normative të cilat i miraton Ministri i Financave lidhur me paragrafin 1. të këtij neni, dhe aktet e miratuara nga organi që e emëron apo zgjedh atë. 4. Udhëheqësi i subjektit të sektorit publik delegon pjesë të përgjegjësisë dhe autoritetit të tij për vendimmarrje, menaxhim, shpenzim të buxhetit, raportim dhe monitorim, tek personeli vartës, duke e përcaktuar autoritetin dhe detyrat e tyre në përputhje me dispozitat ligjore për funksionet administrative lidhur me delegimin e autoritetit dhe detyrave tek personeli vartës. 5. Delegimi i përgjegjësive duhet: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 11 LIGJI Nr. 06/L-021 PËR KONTROLLIN E BRENDSHËM TË FINANCAVE PUBLIKE 5.1. të jetë në pajtim me parimet e ndarjes së detyrave, duke parandaluar që një anëtar i personelit të mos jetë njëkohësisht përgjegjës për vendimmarrjen, autorizimin, zbatimin, regjistrimin, ruajtjen e pasurisë dhe auditimin; 5.2. të jetë i dokumentuar, përfshirë përgjegjësinë që rrjedh nga ligjet dhe aktet nënligjore tjera; dhe 5.3. të mos shkarkojë udhëheqësin e subjektit të sektorit publik nga përgjegjësitë e tij. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The chief administrative officer of a public entity is responsible for implementing financial management and control systems and must report to the public-sector leader or the relevant reporting body.
Neni 5 Llogaridhënia menaxheriale e Zyrtarit kryesor administrativ 1. Zyrtari kryesor administrativ i subjektit publik është përgjegjës për zbatimin e sistemeve të menaxhimit financiar dhe kontrollit në të gjitha nivelet, strukturat, programet, aktivitetet dhe proceset e subjektit të sektorit publik, në përputhje me parimin e menaxhimit të qëndrueshëm financiar dhe transparencës, dhe i raporton udhëheqësit të sektorit publik, ose organit raportues përkatës sipas legjislacionit në fuqi. 2. Për zbatimin e përgjegjësisë së përcaktuar në paragrafin 1. të këtij neni, Zyrtari kryesor administrativ: 2.1. siguron që vendimet dhe masat tjera të subjektit të sektorit publik të zbatohen në mënyrë efikase dhe efektive; 2.2. identifikon fushat me rrezik për realizimin e objektivave të subjektit publik dhe ndërmerr veprime për minimizimin e rreziqeve; 2.3. i propozon udhëheqësit të subjektit miratimin e akteve të brendshme administrative; 2.4. monitoron sistemin e menaxhimit financiar dhe kontrollit të subjektit publik; dhe 2.5. ndërmerr veprime për përmirësimin e sistemeve në pajtim me rekomandimet e auditimit të brendshëm, auditimit të jashtëm dhe me analizat tjera. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Public-sector subordinate managers with general managerial functions and managerial accountability must report up the hierarchy to the chief administrative officer.
Neni 6 Llogaridhënia menaxheriale e drejtuesve të niveleve vartëse Drejtuesit e niveleve në vartësi të subjektit të sektorit publik, të cilët ushtrojnë funksione të përgjithshme menaxheriale, dhe të cilët kanë llogaridhënie menaxheriale, janë përgjegjës dhe raportojnë sipas shkallës hierarkike, deri tek zyrtari kryesor administrativ i subjektit të sektorit publik për procesin e buxhetit, statusin e sistemeve të kontrollit të brendshëm, rreziqet që parandalojnë përmbushjen e objektivave dhe masat e ndërmarra për minimizimin e tyre në institucionin që drejtojnë. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The chief financial officer of a public entity must report to the chief administrative officer and oversee financial activities for budget, accounting, reporting, compliance, audit trails, and internal control lists.
Neni 7 Llogaridhënia e Zyrtarit kryesor financiar të subjektit publik 1. Zyrtari kryesor financiar në nivelin kryesor të subjektit publik, është në vartësi të drejtpërdrejtë dhe llogaridhënës ndaj Zyrtarit kryesor administrativ për operacionet financiare, kontabilitetin dhe përgatitjen e pasqyrave financiare të subjektit publik. 2. Zyrtari kryesor financiar është përgjegjës për mbikëqyrjen e të gjitha aktiviteteve financiare të subjektit të sektorit publik për garantimin e cilësisë dhe pajtueshmërisë së: 2.1. dokumentit final të buxhetit dhe bashkërendimin e punës gjatë procesit të planifikimit të subjektit publik; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 12 LIGJI Nr. 06/L-021 PËR KONTROLLIN E BRENDSHËM TË FINANCAVE PUBLIKE 2.2. raporteve periodike për monitorimin e buxhetit për vendimmarrësit; 2.3. transaksioneve financiare, kontabilitetit dhe pasqyrave vjetore financiare të subjektit publik në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi dhe aktet nënligjore të miratuara nga Ministri i Financave; 2.4. rregulloreve të brendshme të menaxhimit financiar, hartimit të proceseve dhe fushat me rrezik, duke siguruar gjurmët e auditimit për të gjitha proceset në kuadër të subjektit dhe listat për kontroll financiare për të gjithë personelin e financave të subjektit publik. 3. Zyrtari kryesor financiar ngarkohet me zbatimin e përgjegjësive sipas nenit 8 të këtij Ligji. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Managers of internal structures in a public-sector entity are accountable to their supervisors and must manage activities, report results and risks, control delegated budget activities, report deficiencies, and cooperate with the chief financial officer.
Neni 8 Llogaridhënia e menaxherëve /mbajtësve të buxhetit të subjektit të sektorit publik 1. Menaxherët e strukturave të brendshme të subjektit të sektorit publik, në cilësinë e udhëheqësit të programeve, nënprogrameve apo aktiviteteve, janë përgjegjës dhe llogaridhënës ndaj mbikëqyrësve të tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë, sipas nivelit hierarkik për: 1.1. menaxhimin e aktiviteteve dhe rreziqeve që lidhen me realizimin e objektivave të strukturave që mbulojnë; 1.2. raportimin në kohën e duhur për rezultatet e arritura dhe masat e marra për minimizimin e rreziqeve; 1.3. menaxhimin dhe kontrollin e aktiviteteve dhe buxhetit për të cilat u janë deleguar përgjegjësitë; 1.4. raportimin tek eprori përkatës për çfarëdo mangësie që duhet adresuar; dhe 1.5. bashkëpunimin me Zyrtarin kryesor financiar për planifikimin dhe ekzekutim e buxhetit. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The head of a public sector entity must carry out financial management and control through an internal control framework.
Neni 9 Komponentët e menaxhimit financiar dhe të kontrollit 1. Udhëheqësi i subjektit të sektorit publik zbaton menaxhimin financiar dhe kontrollin përmes një kornize të komponentëve të brendshëm të kontrolleve të ndërlidhur me: 1.1. mjedisin e kontrollit të brendshëm; 1.2. vendosjen e objektivave; 1.3. menaxhimin e rrezikut; 1.4. aktivitetet e kontrollit; 1.5. informacionin dhe komunikimin; dhe 1.6. monitorimin. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The head of a public-sector entity is responsible for the internal control environment.
Neni 10 Mjedisi i kontrollit të brendshëm 1. Udhëheqësi i subjektit të sektorit publik është përgjegjës për mjedisin e kontrollit të brendshëm, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 13 LIGJI Nr. 06/L-021 PËR KONTROLLIN E BRENDSHËM TË FINANCAVE PUBLIKE i cili përfshin: 1.1. përkushtimin ndaj integritetit dhe vlerave etike; 1.2. strukturat adekuate organizative, linjat e raportimit, autoritetin e nevojshëm dhe përgjegjësitë në arritjen e objektivave; dhe 1.3. politikat e menaxhimit të rrezikut, duke përcaktuar se sa rrezik mund të bart subjekti dhe qasjen për zvogëlimin e rrezikut. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The leader of a public-sector entity must ensure the entity’s objectives are set out in strategic and annual plans and documented by category.
Neni 11 Vendosja e objektivave 1. Udhëheqësi i subjektit të sektorit publik siguron që objektivat e subjektit të jenë të vendosura në planet strategjike dhe vjetore, dhe të dokumentuara sipas kategorive, si në vijim: 1.1. strategjike - bazuar në planet strategjike të subjektit; 1.2. operative - bazuar në planet e veprimit të subjektit; 1.3. financiare - bazuar në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, në Ligjin Vjetor të Buxhetit si dhe aktet nënligjore të aplikueshme financiare; dhe 1.4. pajtueshmërisë - bazuar në kornizën e aplikueshme ligjore. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The head of a public-sector entity is responsible for managing documented risk within the entity.
Neni 12 Menaxhimi i rrezikut 1. Udhëheqësi i subjektit të sektorit publik është përgjegjës për menaxhimin e rrezikut të dokumentuar në kuadër të subjektit, i cili përfshin: 1.1. identifikimin e ngjarjeve që mund të ndikojnë arritjen e objektivave; 1.2. vlerësimin e rrezikut lidhur me mundësinë e ndodhjes dhe ndikimin; dhe 1.3. veprimet ndaj rrezikut me qëllim të shmangies, transferimit, pranimit, ndarjes apo zvogëlimit të rrezikut. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Udhëheqësi i subjektit të sektorit publik duhet të zbatojë politika dhe procedura kontrolli për menaxhimin e rreziqeve.
Neni 13 Aktivitetet e kontrollit 1. Udhëheqësi i subjektit të sektorit publik është përgjegjës për zbatimin e politikave dhe procedurave të cilat sigurojnë që rreziqet menaxhohen ashtu siç parashihen në planin për menaxhimin e rrezikut, dhe së paku përfshinë: 1.1. procedurat për autorizim dhe aprovim; 1.2. ndarjen e detyrave për aprovim, realizim, kontabilitet dhe kontroll; 1.3. sistemin për nënshkrim të dyfishtë; 1.4. rregullat për qasje në pasuri dhe informata; 1.5. rishikimin e pajtueshmërisë para ndodhjes; 1.6. procedurat për plotësi, besueshmëri, saktësi dhe në kohën e duhur për operacionet GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 14 LIGJI Nr. 06/L-021 PËR KONTROLLIN E BRENDSHËM TË FINANCAVE PUBLIKE e kontabilitetit; 1.7. kontrollet pas faktit të ndodhjes; 1.8. rregullat për menaxhimin e burimeve njerëzore; dhe 1.9. rregullat për dokumentimin e të gjitha transaksioneve dhe aktiviteteve të subjektit. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The head of a public-sector entity must ensure reliable, relevant, and integrity-preserving information management through an information and communication system.
Neni 14 Informimi dhe komunikimi 1. Udhëheqësi i subjektit të sektorit publik është përgjegjës për besueshmërinë, rëndësinë dhe integritetin e informatave, nëpërmjet vendosjes së sistemit të informimit dhe komunikimit, për të siguruar që: 1.1. informatat e mjaftueshme dhe të rëndësishme komunikohen në kohë nga dhe për udhëheqësin e subjektit të sektorit publik dhe personelin e subjektit të sektorit publik, në mënyrë që ata të mund të përmbushin detyrat dhe obligimet e tyre; 1.2. informatat e mjaftueshme, rëndësishme dhe të përshtatshme i afrohen çdo pale të tretë siç janë klientët, furnitorët, organet mbikëqyrëse, tatimpaguesit dhe palëve të ngjashme; 1.3. të gjitha veprimet, transaksionet, proceset, vendimet janë të dokumentuara në mënyrë që të krijohet një gjurmë e auditimit; dhe 1.4. sistemi i raportimit të ketë afate kohore dhe pajtueshmërinë, përfshirë raportimin e gabimeve, parregullsive dhe dyshimet për mashtrim. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The head of a public-sector entity must set up a monitoring system for the quality of financial management and control, keep it updated and corrected on time, and internal audit supports this work.
Neni 15 Monitorimi 1. Udhëheqësi i subjektit të sektorit publik siguron sistemin për monitorimin e cilësisë së funksionimit të menaxhimit financiar dhe kontrollit, dhe garanton përditësimin dhe korrigjimin e tij me kohë, sipas rrethanave. 2. Auditimi i brendshëm përkrahë udhëheqësin e subjektit të sektorit publik në monitorimin e funksionimit të menaxhimit financiar dhe kontrollit. 3. Monitorimi kryhet në vazhdimësi, nëpërmjet vetëvlerësimeve vjetore për menaxhimin financiar dhe kontrollin, vlerësimeve të veçanta, dhe i raportohet Ministrisë së Financave. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The head of a public sector entity must ensure an annual self-assessment of financial management and control and approve the annual internal control report. Central, local, and special fund entities must submit the annual report to the Ministry of Finance by the end of May.
Neni 16 Raportimi për sistemin e kontrollit të brendshëm 1. Udhëheqësi i subjektit të sektorit publik siguron që çdo vit të kryhet vetëvlerësimi i menaxhimit financiar dhe kontrollit, në të gjithë subjektin e sektorit publik, dhe miraton raportin vjetor për sistemin e kontrollit të brendshëm. 2. Raporti vjetor përfshinë deklaratën e kontrollit të brendshëm, raportin e vetëvlerësimit të menaxhimit financiar dhe të kontrollit dhe rezultatet e aktiviteteve të auditimit të brendshëm dhe të jashtëm. 3. Subjektet e qeverisjes qendrore, lokale dhe fondet e veçanta i dorëzojnë raportin vjetor Ministrisë së Financave, me përbërje sipas paragrafit 2. të këtij neni, deri në fund të muajit maj, sipas procedurave të përcaktuara nga Ministria e Financave. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 15 LIGJI Nr. 06/L-021 PËR KONTROLLIN E BRENDSHËM TË FINANCAVE PUBLIKE KAPITULLI III AUDITIMI I BRENDSHËM - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Internal audit provides independent, objective assurance and advice to the head of the public sector entity about financial management and control, and its improvement.
Neni 17 Funksioni i auditimit të brendshëm 1. Auditimi i brendshëm ofron siguri të pavarur dhe objektive për udhëheqësin e subjektit të sektorit publik për përshtatshmërinë dhe efektivitetin e sistemit të menaxhimit financiar dhe kontrollit, si dhe ofron këshilla për përmirësimin e tij. 2. Shërbimi i sigurisë është shqyrtim objektiv i dëshmisë me qëllim të ofrimit të vlerësimit të pavarur të qeverisjes, menaxhimit të rrezikut dhe proceseve të kontrollit të subjektit të sektorit publik. 3. Fushëveprimi i shërbimit këshillëdhënës bëhet në pajtim me udhëheqësin e subjektit të sektorit publik, që përfshinë shërbimet e këshillimit, konsultimit dhe shërbimet e trajnimit, me qëllim që të ndihmojë subjektin e sektorit publik për të arritur objektivat e tij. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Internal audit in the public sector must be carried out using approved standards, an ethics code, and methodology, and in line with specified principles.
Neni 18 Parimet e funksionit të auditimit të brendshëm 1. Auditimi i brendshëm në sektorin publik ushtrohet bazuar në standardet e auditimit të brendshëm, kodin e etikës, metodologjinë e miratuara nga Ministri i Financave dhe në pajtueshmëri me parimet, si në vijim: 1.1. ligjshmërinë; 1.2. paanshmërinë dhe integritetin; 1.3. pavarësinë dhe objektivitetin; 1.4. profesionalizmin dhe kujdesin e duhur profesional; dhe 1.5. kompetencën dhe konfidencialitetit. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Public sector entities must establish an internal audit unit, following criteria approved by the Government of Kosovo on the proposal of the Minister of Finance.
Neni 19 Themelimi i funksionit të auditimit të brendshëm 1. Njësia e auditimit të brendshëm themelohet në subjektet e sektorit publik, në përputhje me kriteret e miratuara nga Qeveria e Kosovës me akt nënligjor, pas propozimit të Ministrit të Financave. 2. Njësia e auditimit të brendshëm vendoset sipas njërës nga mënyrat si në vijim: 2.1. njësi e pavarur e auditimit të brendshëm në vartësi të drejtpërdrejtë të udhëheqësit të subjektit të sektorit publik; 2.2. njësi e përbashkët e auditimit të brendshëm sipas kritereve të përcaktuara nga Ministria e Financave; 2.3. nëpërmjet një marrëveshjeje për sigurimin e shërbimit të auditimit të brendshëm nga një subjekt i sektorit publik tek një tjetër, me miratimin paraprak të Ministrit të Financave; apo 2.4. nëpërmjet kontraktimit të një kompanie profesionale për kryerjen e auditimit të brendshëm, pas aprovimit të Ministrisë së Financave. 3. Njësia e auditimit të brendshëm në subjektin e sektorit publik mbulon të gjithë subjektin e GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 16 LIGJI Nr. 06/L-021 PËR KONTROLLIN E BRENDSHËM TË FINANCAVE PUBLIKE sektorit publik, përveç organeve të vartësisë që kanë njësi të auditimit të brendshëm. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Audit Committee is an independent advisory body for public-sector entity leaders and support for internal auditors, with its creation and operation based on criteria set by the Minister of Finance.
Neni 20 Komiteti i Auditimit 1. Komiteti i Auditimit është organ i pavarur këshillëdhënës për udhëheqësin e subjektit të sektorit publik, dhe mbështetës për auditorët e brendshëm. 2. Komiteti i Auditimit themelohet dhe funksionon në subjektet e sektorit publik në bazë të kritereve të vendosura nga Ministri i Financave. 3. Komiteti i Auditimit përbëhet nga tre (3) ose pesë (5) anëtarë, ku dy të tretat (2/3) janë të jashtëm nga fusha përkatëse e auditimit, ndërsa pjesa tjetër nga stafi i brendshëm i subjektit të sektorit publik. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Njësia e auditimit të brendshëm duhet të veprojë në mënyrë të pavarur, t’i raportojë drejtpërdrejt vetëm udhëheqësit të subjektit publik dhe të njoftojë Komitetin e Auditimit.
Neni 21 Pavarësia funksionale e njësisë së auditimit të brendshëm 1. Njësia e auditimit të brendshëm ushtron funksionin e saj në mënyrë të pavarur dhe i raporton drejtpërdrejt vetëm udhëheqësit të subjektit të sektorit publik dhe e njofton Komitetin e Auditimit. 2. Në raport me strukturat tjera organizative në subjektin e sektorit publik, njësia për auditimin e brendshëm ka pavarësinë funksionale në planifikimin e punës së auditimit, në kryerjen e auditimit dhe në raportim. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Internal audit unit auditors must meet stated qualifications, and uncertified internal auditors already employed in the public sector must become certified within two years of this Law entering into force.
Neni 22 Përbërja e njësisë së auditimit të brendshëm dhe rekrutimi i auditorëve të brendshëm 1. Njësia e auditimit të brendshëm përbëhet nga auditorët e brendshëm të cilët punësohen sipas dispozitave të legjislacionit të zbatueshëm për shërbyesit civil, të dispozitave të Ligjit të Punës apo dispozitave të ligjeve të veçanta. 2. Auditorët e njësisë së auditimit të brendshëm duhet të kenë kualifikimet si në vijim: 2.1. diplomë universitare në ekonomi, juridik, administratë publike, financa publike apo fusha të tjera të studimeve relevante për sektorin që do të auditohet; 2.2. certifikatë të auditorit të brendshëm në sektorin publik, e lëshuar nga Ministria e Financave ose certifikatë për auditor të brendshëm në sektorin publik nga ndonjë institucion relevant ndërkombëtar apo vendor në pajtueshmëri me kriteret e nxjerra nga Ministri i Financave. 3. Çdo auditor i brendshëm i pa certifikuar që është në marrëdhënie pune me subjektin e sektorit publik në datën e hyrjes në fuqi të këtij Ligji, obligohet që të certifikohet sipas nën-paragrafit 2.2. të këtij neni më së largu dy (2) vite prej hyrjes në fuqi të këtij Ligji. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The leader of a public sector entity must support internal audit, approve and submit internal audit plans by the fiscal-year deadline, ensure agreed recommendations are implemented, and submit the annual internal audit report to the Harmonized Central Unit.
Neni 23 Përgjegjësia e udhëheqësit të subjektit të sektorit publik për funksionin e auditimit të brendshëm 1. Udhëheqësi i subjektit të sektorit publik: 1.1. siguron burime të mjaftueshme njerëzore, financiare dhe tjera për të mundësuar funksionimin e auditimit të brendshëm në mënyrë efektive; 1.2. miraton planet strategjike dhe vjetore të auditimit të brendshëm dhe i dorëzon në GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 17 LIGJI Nr. 06/L-021 PËR KONTROLLIN E BRENDSHËM TË FINANCAVE PUBLIKE Njësinë Qendrore Harmonizuese, më së largu deri më 31 dhjetor të vitit fiskal; 1.3. siguron zbatimin e rekomandimeve të pajtuara për auditimin e brendshëm; 1.4. dorëzon Njësisë Qendrore Harmonizuese raportin vjetor për aktivitetet e auditimit të brendshëm, sipas nenit 16 të këtij Ligji. 2. Paga e stafit të Njësisë Qendrore Harmonizuese dhe e Njësive të Auditimit të Brendshëm trajtohen në mënyrë të veçantë dhe duhet të jenë të harmonizuara me pagat e auditorëve të Zyrës Kombëtare të Auditimit. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The internal audit director and internal auditors have the right to free access and to request information needed for audits, and internal auditors may verify outside structures and parties when needed, subject to approval, prior notice, and coordination.
Neni 24 Të drejtat e drejtorit të njësisë së auditimit të brendshëm dhe auditorëve të brendshëm 1. Drejtori i njësisë së auditimit të brendshëm dhe auditorët e brendshëm kanë të drejtë: 1.1. në qasje të lirë te menaxhmenti, anëtarët e personelit dhe pasuritë e subjektit të sektorit publik, që kanë të bëjnë me kryerjen e auditimit; 1.2. në qasje të lirë në të gjitha informatat, përfshirë ato të klasifikuara sipas nivelit të tyre të qasjes së lejuar, qasje në sistemet e teknologjisë informative, të gjitha dokumentet dhe të dhënat në dispozicion, përfshirë edhe ato elektronike, që janë të domosdoshme për kryerjen e auditimit; dhe 1.3. të kërkojnë nga zyrtarët përgjegjës çfarëdo të dhëna, pasqyra përmbledhëse, opinione, konfirmime, dokumente dhe informata tjera të nevojshme, në lidhje me detyrën e auditimit. 2. Auditorët e brendshëm, pas miratimit nga drejtori i njësisë së auditimit të brendshëm dhe udhëheqësi i subjektit të sektorit publik, kanë të drejtë të verifikojnë strukturat dhe palët jashtë subjektit të sektorit publik, në rastet kur kjo është e nevojshme për kryerjen e auditimit. Ky lloj verifikimi realizohet pas njoftimit paraprak sipas legjislacionit përkatës dhe në koordinim me menaxhmentin e strukturave dhe palëve ku realizohen verifikimet e tilla. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The internal audit director and internal auditors must work objectively and professionally, follow ethics/confidentiality rules, keep professional certification through training, and report suspected fraud and certain audit matters to the relevant leaders and authorities.
Neni 25 Obligimet e drejtorit të njësisë së auditimit të brendshëm dhe auditorëve të brendshëm 1. Drejtori i njësisë së auditimit të brendshëm dhe auditorët e brendshëm: 1.1. ushtrojnë funksionet e tyre në mënyrë objektive, profesionale dhe në përputhje me dispozitat e këtij Ligji dhe metodologjisë së auditimit të brendshëm për sektorin publik, të miratuar nga Ministri i Financave; 1.2. veprojnë në përputhje me kriteret e përcaktuara në kodin e etikës, planin e auditimit dhe rregullat për konfidencialitet për auditimin e brendshëm; 1.3. zhvillojnë vazhdimisht njohuritë dhe shkathtësitë profesionale, dhe ruajnë certifikimin e tyre profesional duke marrë pjesë në gjashtëdhjetë (60) orë trajnim brenda dy (2) vite të njëpasnjëshme, në përputhje me kriteret e përcaktuara në nenin 22 në këtë Ligj. 2. Në rast të dyshimit për mashtrim gjatë auditimit, auditori i brendshëm njofton drejtorin e njësisë së auditimit të brendshëm, i cili menjëherë njofton udhëheqësin e subjektit të sektorit publik, ose autoritetet kompetente. 3. Drejtori i njësisë së auditimit të brendshëm, përveç përgjegjësive të tij, është përgjegjës për: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 18 LIGJI Nr. 06/L-021 PËR KONTROLLIN E BRENDSHËM TË FINANCAVE PUBLIKE 3.1. aktivitetet e përgjithshme të njësisë së auditimit të brendshëm; 3.2. të vepruar në pajtueshmëri me standardet e auditimit të brendshëm dhe rregulloret e auditimit të brendshëm si dhe metodologjinë e miratuar nga Ministri i Financave; 3.3. përgatitjen dhe dorëzimin e planit strategjik dhe planit vjetor për rishikim dhe miratim tek udhëheqësi i subjektit të sektorit publik dhe te Komiteti i Audtitimit, në ato subjekte ku është i themeluar ky Komitet; 3.4. bashkërendimin e ndërveprimit me Njësinë Qendrore Harmonizuese dhe me institucionet e auditimit të jashtëm, para dorëzimit të regjistrave apo raporteve palëve të jashtme, drejtori i njësisë së auditimit të brendshëm merr aprovimin nga udhëheqësi i subjektit të sektorit publik; 3.5.dërgimin e raporteve gjashtë (6) mujore dhe vjetore te Njësia Qendërore Harmonizuese më së largu deri më pesëmbëdhjetë korrik të vitit, respektivisht deri më pesëmbëdhjetë janar të vitit pasues. 4. Drejtori i njësisë së auditimit të brendshëm i raporton udhëheqësit të subjektit të sektorit publik për të gjitha çështjet që i përkasin kryerjes së një auditimi të veçantë, dhe i propozon udhëheqësit të subjektit të sektorit publik që të angazhojë një ekspert të fushës, ku nevojiten aftësitë dhe shkathtësitë e veçanta që lidhen me kryerjen e auditimit. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Internal auditors must be impartial and objective, report possible conflicts of interest, and avoid several incompatible roles and engagements.
Neni 26 Kufizimet në punën e auditorëve të brendshëm 1. Auditorët e brendshëm në punën e tyre janë të paanshëm, objektiv dhe raportojnë për çfarëdo konflikti të mundshëm të interesit. Në lidhje me këtë auditorët e brendshëm: 1.1. nuk përfshihen në realizimin e funksioneve të drejtpërdrejta të subjektit të sektorit publik; 1.2. nuk mbajnë poste politike, nuk janë anëtarë aktivë të ndonjë subjekti politik dhe nuk emërohen në pozita drejtuese në strukturat e subjekteve politike; dhe 1.3. nuk kryejnë angazhime auditimi për dhënien e sigurisë lidhur me funksionet, veprimtaritë dhe strukturat për të cilat ata kanë dhënë shërbime këshilluese ose në të cilat kanë qenë të punësuar gjatë periudhës së kaluar dy (2) vjeçare. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Internal auditors must notify the unit director or competent person in writing if there is a conflict of interest or a suspected conflict, and the director or competent person must reassign the auditor to other duties.
Neni 27 Konflikti i interesit 1. Në rastet kur ka konflikt të interesit apo dyshohet për mundësinë e ndodhjes se konfliktit të interesit, i paraparë si i tillë me legjislacionin në fuqi, dhe i cili mund të paraqitet si rezultat i auditimit, atëherë auditori i brendshëm detyrohet që të njoftojë me shkrim drejtorin e njësisë apo personin kompetent në institucion. Pas njoftimit për një konflikt të tillë, apo mundësinë e ndodhjes, drejtori i njësisë se auditimit apo personi kompetent, me qellim të shmangies së një vepre të tillë cakton auditorin e brendshëm në detyra tjera. 2. Konflikti i interesit, përveç rasteve të parashikuara në legjislacionin e përgjithshëm, ekziston nëse: 2.1. auditori i brendshëm ka punuar gjatë dy (2) viteve të fundit për subjektin që do të auditohet dhe për të cilin ka përcaktuar, vendosur dhe hartuar procedurat për sistemet ose proceset që janë subjekt i auditimit brenda vitit të kaluar; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 19 LIGJI Nr. 06/L-021 PËR KONTROLLIN E BRENDSHËM TË FINANCAVE PUBLIKE 2.2. në mesin e menaxhementit dhe zyrtarëve të lartë që përfshin auditimi, është personi me të cilin auditori i brendshëm ka pasur marrëdhënie afariste në dy (2) vitet e fundit dhe/apo ka marrëdhënie familjare deri në brezin e dytë të familjes, siç përcaktohet në legjislacionin në fuqi; dhe 2.3. ka rrethana të tjera që mund të çojnë në konflikt të mundshëm interesi, nëse ato janë të konsideruara si të tilla dhe nëse ato janë shpjeguar me shkrim nga drejtori i njësisë së auditimit të brendshëm. KAPITULLI IV BASHKËRENDIMI DHE HARMONIZIMI I KONTROLLIT TË BRENDSHËM TË FINANCAVE PUBLIKE - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The Minister of Finance is responsible for coordinating internal financial control for public-sector entities and must submit an annual consolidated report to the Government by the end of June.
Neni 28 Përgjegjësitë e Ministrit të Financave 1. Ministri i Financave është përgjegjës për bashkërendimin dhe harmonizimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike për të gjitha subjektet e sektorit publik, përfshirë: 1.1. sistemin e menaxhimit financiar dhe kontrollin; 1.2. funksionin e pavarur të decentralizuar të auditimit të brendshëm; dhe 1.3. funksionin qendror për harmonizimin dhe bashkërendimin e tyre. 2. Në fushën e menaxhimit financiar dhe kontrollit, Ministri i Financave është autoriteti përgjegjës për miratimin e akteve nënligjore dhe manualeve për: 2.1. themelimin dhe funksionimin e sistemeve të menaxhimit financiar dhe kontrollin, në përputhje me standardet e kontrollit të brendshëm të njohura ndërkombëtarisht; 2.2. përcaktimin e formatit, përmbajtjes dhe afateve për deklarimin vjetor dhe raportimin nga subjektet e sektorit publik për Ministrinë e Financave për cilësinë e menaxhimit financiar dhe kontrollin, parregullsitë e identifikuara dhe masat e ndërmarra gjatë vitit paraprak; 2.3. monitorimin e cilësisë së sistemeve të menaxhimit financiar dhe kontrollit. 3. Në fushën e auditimit të brendshëm, Ministri i Financave është përgjegjës për: 3.1. zhvillimin, bashkërendimin dhe monitorimin e zbatimit të auditimit të brendshëm në sektorin publik në Kosovë; 3.2. përgatitjen e kritereve për themelimin e funksionit të auditimit të brendshëm në sektorin publik dhe propozimin për nxjerrjen e akteve nën-ligjore përkatëse; 3.3. miratimin e politikave, akteve nënligjore, doracakëve, procedurave për auditimin e brendshëm dhe harmonizimin e tyre me standardet ndërkombëtare për auditimin e brendshëm; 3.4. kriteret dhe kërkesat për certifikim të auditorëve të brendshëm në sektorin publik. 4. Ministri i Financave prezanton në Qeveri raportin e konsoliduar vjetor për sistemin e kontrollit të brendshëm financiar publik, deri në fund të muajit qershor të vitit aktual, për vitin e kaluar. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 20 LIGJI Nr. 06/L-021 PËR KONTROLLIN E BRENDSHËM TË FINANCAVE PUBLIKE 5. Për të ushtruar përgjegjësitë e përcaktuar në këtë nen, Ministri i Financave përkrahet nga Njësia Qendrore Harmonizuese si dhe nga Këshilli i KBFP-së. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Qeveria e Kosovës may establish the Public Finance Internal Control Council as an advisory body to the Minister of Finance.
Neni 29 Këshilli i KBFP-së 1. Qeveria e Republikës se Kosovës mund të themelojë Këshillin e Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike (Këshilli i KBFP-së), si trup këshillëdhënës për Ministrin e Financave, për ta mbështetur atë në ushtrimin e përgjegjësive sipas nenit 28 të këtij Ligji. 2. Qeveria e Republikës së Kosovës përcakton përgjegjësitë dhe përbërjen e këtij Këshilli. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The Central Harmonizing Unit supports the Finance Minister and must carry out a wide set of coordination, drafting, training, monitoring, register-keeping, and reporting tasks for internal financial control and internal audit.
Neni 30 Njësia Qendrore Harmonizuese për Menaxhimin Financiar dhe Kontroll si dhe Auditim të Brendshëm 1. Ministri i Financave në përmbushjen e detyrave të tij sipas nenit 28 të këtij Ligji, përkrahet nga Njësia Qendrore Harmonizuese, e cila është themeluar si departament i veçantë në Ministrinë e Financave dhe i raporton drejtpërdrejt Ministrit të Financave. 2. Drejtori dhe stafi i Njësisë Qendrore Harmonuzuese janë shërbyes civil dhe emërohen sipas legjislacionit përkatës për emërimin e shërbyesve civil. 3. Njësia Qendrore Harmonizuese është përgjegjëse për: 3.1. zhvillimin dhe zbatimin e politikave dhe dokumenteve strategjike për zhvillimin e menaxhimit financiar dhe kontrollit, dhe auditimin e brendshëm, në përputhje me standardet e pranuara ndërkombëtarisht dhe me praktikat e mira të BE-së; 3.2. hartimin e legjislacionit primar dhe akteve nënligjore, doracakëve, udhëzuesve dhe metodologjisë për menaxhimin financiar dhe kontrollin, dhe auditimin e brendshëm; 3.3. hartimin e programeve të trajnimit në fushën e menaxhimit financiar dhe kontrollit dhe organizimin e trajnimeve; 3.4. hartimin dhe administrimin e politikave kombëtare për trajnimin, certifikimin dhe për zhvillim të vazhdueshëm profesional të auditorëve të brendshëm, sipas praktikave ndërkombëtare në fushën e auditimit të brendshëm; si dhe për organizimin e trajnimeve; 3.5. ofrimin e konsultimeve për menaxherët dhe auditorët e brendshëm të subjekteve të sektorit publik në fushën e menaxhimit financiar dhe kontrollit dhe auditimin e brendshëm; 3.6 monitorimin dhe vlerësimin e sistemeve të menaxhimit financiar dhe të kontrollit me qëllim të mbledhjes së informatave për të përmirësuar kornizën ligjore dhe metodologjinë; 3.7. hartimin dhe zbatimin e metodologjisë së sigurisë së cilësisë për auditimin e brendshëm; 3.8. monitorimin dhe kontrollin e cilësisë, ku Njësisë Qendrore të Harmonizimit duhet t’i sigurohet qasja në të gjitha dokumentet e nevojshme të subjekteve publike; 3.9. themelimin dhe mbajtjen e regjistrit për auditorët e brendshëm të certifikuar, njësitë e auditimit të brendshëm, planet e auditimit të brendshëm dhe të dhënat tjera relevante; 3.10. përgatitjen e raportit të konsoliduar vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 21 LIGJI Nr. 06/L-021 PËR KONTROLLIN E BRENDSHËM TË FINANCAVE PUBLIKE të brendshëm financiar publik në subjektet e sektorit publik në bazë të raporteve vjetore të pranuara nga subjektet e sektorit publik si dhe në bazë të rezultateve të monitorimit; dhe 3.11. bashkëpunimin me institucionet brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës lidhur me sistemet e menaxhimit financiar dhe kontrollit, auditimin e brendshëm dhe të jashtëm, dhe për ndarjen informatave në lidhje me zhvillimin e këtyre fushave në sektorin publik të Kosovës. 4. Drejtori i Njësisë Qendrore Harmonizuese i dorëzon draft strategjitë, dokumentet e politikave, aktet nënligjore, programet e trajnimit dhe, udhëzuesit e metodologjisë te Ministri i Financave për miratim. 5. Bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Financave dhe subjekteve të tjera që ofrojnë trajnim rregullohet me Marrëveshje për Bashkëpunim. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The Harmonization Central Unit must cooperate with the National Audit Office of Kosovo.
Neni 31 Marrëdhënia me Zyrën Kombëtare të Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës Njësia Qendrore Harmonizuese bashkëpunon me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, në mënyrë që të zhvilloj marrëdhënie bashkëpunimi në fushën e këmbimit të informatave dhe raporteve të auditimit dhe trajnimeve të përbashkëta dhe zhvillimit të metodologjive të auditimit. KAPITULLI V RAPORTIMI PËR PARREGULLSITË - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The head of a public-sector entity must set up prevention measures for irregularities and fraud, employees must report possible irregularities or fraud, and reporters/internal auditors must not be harmed for reasonable and honest reporting.
Neni 32 Procedura për raportimin e parregullsive 1. Udhëheqësi i subjektit të sektorit publik krijon sistemin për parandalimin e rrezikut për parregullsi dhe mashtrim, dhe ndërmerr veprime kundër parregullsive dhe mashtrimeve. 2. Çdo punonjës, përfshirë edhe auditorët e brendshëm, informon për çdo parregullsi ose mashtrim të mundshëm, udhëheqësin e subjektit të sektorit publik dhe, nëse e konsideron të dobishme, organet kompetente. 3. Pas pranimit të raportit për ekzistimin e parregullsive, mashtrimeve dhe korrupsionit, udhëheqësi i subjektit të sektorit, ndërmerr të gjitha masat e nevojshme dhe informon organet kompetente. 4. Personi raportues dhe auditori i brendshëm nuk dëmtohet nga efektet paragjykuese nga ana e organizatës, si rezultat i komunikimit të informacionit të përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni, me kusht që të kenë vepruar në mënyrë të arsyeshme dhe me ndershmëri. KAPITULLI VI DISPOZITAT KALIMTARE - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Existing laws and sublegal acts continue to apply if they do not conflict with this Law. Public entities must review the appointment and role of the Chief Financial Officer, and the Central Harmonization Unit must monitor that review within two years after the Law enters into force.
Neni 33 Dispozitat përfundimtare 1. Ligjet dhe aktet nënligjore ekzistuese që prekën nga ky Ligj do të zbatohen me kusht që të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 22 LIGJI Nr. 06/L-021 PËR KONTROLLIN E BRENDSHËM TË FINANCAVE PUBLIKE mos jenë në kundërshtim me këtë Ligj. 2. Emërimi dhe roli i Zyrtarit kryesor financiar, i përcaktuara me nenin 7 të këtij ligji, duhet të rishikohen nga të gjitha subjektet publike në pajtueshmëri me kërkesat e këtij Ligji dhe të monitorohen nga Njësia Qendrore Harmonizuese, por jo më vonë se dy (2) vite pasi ky ligj të ketë hyrë në fuqi. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: When this law enters into force, it repeals Law No. 03/L-128 on Internal Audit.
Neni 34 Dispozitat shfuqizuese 1. Me hyrjen në fuqi të këtij Ligji, shfuqizohen: 1.1. Ligji Nr. 03/L-128 për Auditimin e Brendshëm; 1.2. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This provision text appears to reference another law and several amendments.
Neni 6, paragrafi 2 dhe neni 10, paragrafi 2 (a) Ligji Nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 03/L-221, Ligjin Nr. 04/L-116, me Ligjin nr. 04/L-194 dhe me Ligjin Nr. 05/L-063; 1.3. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: This provision refers to Article 38(2) of the Law on Public Enterprises and to the phrase “të çështjeve financiare” in Article 40(4) of the Law on State Administration of Kosovo.
Neni 38, paragrafi 2, i Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike; 1.4. Shprehja “të çështjeve financiare” te neni 40, paragrafi 4, i Ligjit Nr. 03/L-189 për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: By-laws to implement this Law must be issued within one year after the Law enters into force.
Neni 35 Nxjerrja e akteve nënligjore Aktet nënligjore për zbatimin e këtij Ligji nxirren brenda një (1) viti nga hyrja e këtij Ligji në fuqi. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: This article says the law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette.
Neni 36 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit të tij në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 06/L-021 30 mars 2018 Shpallur me dekretin Nr. DL-008-2018, datë 17.04.2018 nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 06/L-021 KONTROLLIN E BRENDSHËM TË FINANCAVE PUBLIKE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in