LIGJI NR. 06/L-022 PËR NDËRMARRJET SOCIALE
This text identifies the Law on Social Enterprises of Kosovo and records that it is being adopted.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 06/L-022
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This text identifies the Law on Social Enterprises of Kosovo and records that it is being adopted. This provision says the law governs how social enterprises are organized and operate, and sets the conditions and criteria a subject must meet to obtain social enterprise status. This provision says the law applies to all natural and legal persons who participate in social enterprise activities under the law. This article defines key terms used in the law on social enterprises. Ndërmarrja sociale duhet të themelohet dhe të funksionojë sipas parimeve të listuara në këtë nen.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 06/L-022 PËR NDËRMARRJET SOCIALE
Showing 32 of 32
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This text identifies the Law on Social Enterprises of Kosovo and records that it is being adopted.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 26 NËNTOR 2018, PRISHTINË 3 LIGJI Nr. 06/L-022 PËR NDËRMARRJET SOCIALE LIGJI Nr. 06/L-022 PËR NDËRMARRJET SOCIALE Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR NDËRMARRJET SOCIALE
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law governs how social enterprises are organized and operate, and sets the conditions and criteria a subject must meet to obtain social enterprise status.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj rregullon organizimin, funksionimin, parimet, mënyrën e fitimit dhe humbjes së statusit të ndërmarrjes sociale, si dhe përcakton kushtet e kriteret që një subjekt duhet t’i plotësojë që të fitojë statusin e ndërmarrjes sociale. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision says the law applies to all natural and legal persons who participate in social enterprise activities under the law.
Neni 2 Fushëveprimi Ky ligj vlen për të gjithë personat fizik e juridik që marrin pjesë në veprimtarinë e ndërmarrjeve sociale në pajtim me këtë ligj. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on social enterprises.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj e kanë këtë kuptim: 1.1. ”Ndërmarrje sociale’’- është personi juridik pavarësisht mënyrës së themelimit të tij, që në aktin e vet themelues i përmban objektivat sociale, kryen aktivitete ekonomike, bënë prodhimin e mallrave dhe ofron shërbime në interes të përgjithshëm të shoqërisë dhe i integron në punë personat nga grupet e cenueshme; 1.2. ”Aktivitetet e ndërmarrjes sociale’’- konsiderohen aktivitetet që shërbejnë për interesat e përgjithshëm shoqëror, në formë të sigurimit të mallrave dhe shërbimeve sociale që e rrisin cilësinë e jetës, e forcojnë bashkëpunimin shoqëror dhe e inkurajojnë integrimin e grupeve të cenueshme; 1.3. ”Grupe të cenueshme’’- nënkupton kategorinë e personave të përkufizuar në këtë ligj si persona që kanë vështirësi për t’u integruar në tregun e punës për arsye të ndryshme; 1.4. ”Anëtarët e ndërmarrjes sociale”- janë personat, themeluesit apo bashkë- themeluesit, punonjësit që menaxhojnë ndërmarrjet sociale me të drejta të barabarta; 1.5. ”Punonjës i ndërmarrjeve sociale “- nënkupton personin e punësuar në bazë të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 26 NËNTOR 2018, PRISHTINË 4 LIGJI Nr. 06/L-022 PËR NDËRMARRJET SOCIALE marrëdhënies kontraktuale apo çfarëdo forme tjetër ligjore në bazë të legjislacionit në fuqi; 1.6. ”Përfitues i ndërmarrjes sociale’’- është personi që i shfrytëzon mallrat dhe shërbimet e ndërmarrjes sociale; 1.7. ”Vullnetar’’- është personi i angazhuar në zbatimin e aktiviteteve të ndërmarrjes sociale dhe i cili ofron shërbime në interes publik pa pagesë; 1.8. “Formë ligjore”- nënkupton cilëndo formë të themelimit të personave juridik që vlen për statusin e ndërmarrjes sociale; 1.9. “Person juridik”- nënkupton llojin e organizatës biznesore që do të themelohet si ndërmarrje sociale, organizatat joqeveritare, fondacionet, shoqatat dhe kooperativat që janë regjistruar tek autoritetet publike në bazë të legjislacionit në fuqi; 1.10. ”Kontratë publike”- është kontratë e lidhur në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi për prokurimin publik; 1.11. “Ministër”- është Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale; 1.12. “Ministri” -nënkupton Ministrinë përkatëse të Punës dhe Mirëqenies Sociale; 1.13.“Ministritë”-nënkupton Ministritë e Qeverisë së Republikës së Kosovës; 1.14. “Komuna”- nënkupton komunat e Republikës së Kosovës. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Ndërmarrja sociale duhet të themelohet dhe të funksionojë sipas parimeve të listuara në këtë nen.
Neni 4 Parimet e përgjithshme 1. Ndërmarrja sociale themelohet dhe funksionon në bazë të parimeve në vijim: 1.1. iniciativa e lirë; 1.2. kufizimi i shpërndarjes së përfitimit; 1.3. angazhimi në aktivitete sociale dhe tjera që për qëllim e kanë punësimin e grupeve të cenueshme në shërbim të interesit të përgjithshëm publik; 1.4. menaxhimi autonom; 1.5. vullnetarizmi; 1.6. respektimi i rregullave të tregut; 1.7. mos-diskriminimi në menaxhim dhe vendimmarrje; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 26 NËNTOR 2018, PRISHTINË 5 LIGJI Nr. 06/L-022 PËR NDËRMARRJET SOCIALE 1.8. pjesëmarrja e punonjësve dhe përfituesve; 1.9. transparenca e kontrollit. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This article splits social enterprises into Category A and Category B, and sets a 30% vulnerable-worker threshold for Category B.
Neni 5 Ndërmarrja sociale 1. Ndërmarrjet sociale ndahen në dy kategori: 1.1. Ndërmarrjet Sociale të kategorisë A; 1.2. Ndërmarrje Sociale të kategorisë B. 2. Ndërmarrjet Sociale të kategorisë A, ofrojnë shërbime që garantojnë përfshirjen e personave të margjinalizuar për përmirësimin e mirëqenies se tyre dhe zhvillojnë aktivitete në këto fusha: 2.1. asistencë sociale dhe mbështetje për strehim; 2.2. ndihma familjare dhe kujdes familjar; 2.3. shërbime shëndetësore dhe kujdes i infermierisë në shtëpi; 2.4. ofrimi i shërbimeve ditore dhe kujdesi në shtëpi për personat me aftësi të kufizuara mendore, shqisore dhe fizike; 2.5. përkrahje dhe rehabilitim të personave me aftësi të kufizuara; 2.6. shërbime të kujdesit të përditshëm dhe kujdesit rezidencial për fëmijët me aftësi të kufizuara; 2.7. shërbime të kujdesit ditor në shtëpi dhe shërbime rezidenciale për personat e moshuar; 2.8. shërbimet që ofrohen për ri- integrimin e personave të dhunuar gjatë luftës; 2.9. shërbimet që ofrohen për ri- integrimin e viktimave të trafikimit, abuzimit dhe dhunës në familje dhe ri-integrimin e të rinjve delikuent; 2.10. shërbime dhe trajtime psikosociale të rasteve të abuzimit me substanca që shkaktojnë varësi; 2.11. arsimim dhe aftësim profesional dhe shërbime të transportit për personat me aftësi të kufizuara; 2.12. shërbime të punësimit, trajnimit dhe vetëpunësimit për grupet e cenueshme. 3. Ndërmarrjet Sociale të kategorisë B, janë ndërmarrjet që i punësojnë së paku tridhjetë për GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 26 NËNTOR 2018, PRISHTINË 6 LIGJI Nr. 06/L-022 PËR NDËRMARRJET SOCIALE qind (30%) të punonjësve nga grupet e cenueshme dhe angazhohen në ofrimin e shërbimeve të dobishme për shoqërinë, apo në rritjen, përpunimin, prodhimin, procesimin e produkteve për shitje, dhe zhvillojnë aktivitete në këto fusha: 3.1. kultivimin, rritjen e erëzave, bimëve aromatike dhe mjekësore; 3.2. konservimin e frutave dhe perimeve nga ekonomitë familjare që i prodhojnë apo kultivojnë këto produkte në zonat rurale apo urbane; 3.3. prodhimin dhe përgatitjen e produkteve të prodhuara me dorë si puna e thurjes nga tekstilet, rroba të punës dhe veshmbathje tjera të thurura me grep; 3.4. prodhimin dhe përgatitjen e produkteve për dekorim të bëra me dorë dhe me makinë; 3.5. përgatitjen apo prodhimin, mbështjelljen dhe paketimin e mjaltit, frutave, produkteve të perimeve apo produkteve tjera me origjinë bimore apo shtazore; 3.6. prodhimin, mirëmbajtjen e biçikletave, karrigeve, dhe pajisjeve tjera ndihmëse për personat me aftësi të kufizuar;. 3.7. mbledhjen, përpunimin, shkatërrimin e mbeturinave të parrezikshme dhe seleksionimin e tyre për qëllim të riciklimit; 3.8. mirëmbajtjen dhe kujdesin për hapësirat publike, monumentet e trashëgimisë kulturore dhe memorialët; 3.9. mirëmbajtjen dhe kujdesin për pyjet, drunjtë përgjatë rrugëve dhe bimët dekorative në hapësirat publike dhe parqet e ndryshme; 3.10. shërbimet dhe aktivitetet e turizmit, trashëgimisë kulturore dhe sektorin HOREC (Hotel , Restaurant, Caffe) me pjesëmarrje të kategorive të ndryshme sociale; 3.11. shërbime dhe aktivitete në trajtimin e kafshëve që konsiderohen si kërcënim për shëndetin publik dhe jetën e njeriut. 4. Ndërmarrja sociale e kategorisë B, mund të kryej aktivitete të ndërmarrjeve sociale të kategorisë A, me kusht që të punësojë së paku tridhjetë për qind (30%) të personave nga grupet e cenueshme. 5. Personat e cenueshëm të punësuar në ndërmarrjen sociale duhet të jenë të përfshirë aktivisht në punën e ofrimit të shërbimeve apo në rritjen, prodhimin apo përpunimin e produkteve për shitje. 6. Ndryshimi dhe plotësimi i fushave apo aktiviteteve për ndërmarrjet sociale të kategorisë A dhe B, do të rregullohet me akt nënligjor të cilin e propozon Ministria dhe e nxjerrë Qeveria e Kosovës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 26 NËNTOR 2018, PRISHTINË 7 LIGJI Nr. 06/L-022 PËR NDËRMARRJET SOCIALE - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This article classifies several groups as disadvantaged because they have serious difficulty finding work.
Neni 6 Grupet në pozitë të pafavorshme 1. Grupet në pozitë të pafavorshme janë kategorizuar personat të cilët kanë vështirësi të mëdha në gjetjen e vendeve të punës dhe përfshijnë: 1.1. personat të cilët janë të papunësuar për një kohë të gjatë dhe janë të regjistruar në zyrën e punësimit për më gjatë se njëzet e katër (24) muaj; 1.2. personat e papunësuar pa kualifikime, të cilët nuk e kanë kryer arsimin fillor dhe të mesëm; 1.3. personat e papunësuar me aftësi të kufizuara, të cilët mund të jenë pjesë e tregut të punës në pajtim me legjislacionin e zbatueshëm; 1.4. familjet e varfra dhe përfituesit e asistencës sociale; 1.5. personat e riatdhesuar, të cilëve iu është dhënë statusi i tillë në bazë të legjislacionit në fuqi; 1.6. personat mbi moshën pesëdhjetë e pesë (55) vjeçare të cilët janë të papunësuar; 1.7. çiftet e papunësuara të cilët në kujdesin e tyre kanë fëmijë nën moshën pesëmbëdhjetë (15) vjeçare, të regjistruar si të tillë në Zyrën e punësimit për më gjatë se dymbëdhjetë (12) muaj; 1.8. burri dhe gruaja të cilët janë viktima të trafikimit, shfrytëzimit dhe dhunës në familje, të regjistruar për më gjatë se tre (3) muaj në zyrën e punësimit; 1.9. personat që janë duke u rikuperuar nga abuzimi i drogave apo substancave tjera që kanë gjasa të krijojnë varësi, të regjistruar në zyrat e punësimit për më gjatë se gjashte (6 ) muaj. 2. Ministria mund të ndryshoj, plotësoj apo propozoj kategori tjera të personave me vështirësi për t’u integruar në tregun e punës, siç vendoset me aktin nënligjor të lëshuar nga Qeveria e Kosovës. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Social enterprises may not support political parties or election candidates, and certain entities cannot convert into social enterprises if they are in bankruptcy or liquidation. Social enterprises may use up to 30% of their profit for staff wages and per diems.
Neni 7 Ndalimet dhe kufizimet 1. Ndërmarrja sociale gjatë ushtrimit të veprimtarisë nuk ka të drejtë të ofroj mbështetje për subjektet politike si dhe kandidatëve që garojnë për postet publike. 2. Personat juridik apo subjektet fitimprurëse dhe jofitimprurëse nuk mund ta ndryshojnë statusin e tyre në ndërmarrje sociale në rast se u janë nënshtruar procedurave të falimentimit apo likuidimit. 3. Ndërmarrjet Sociale kanë të drejtë që deri në tridhjetë për qind (30%) të fitimit të tyre ta GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 26 NËNTOR 2018, PRISHTINË 8 LIGJI Nr. 06/L-022 PËR NDËRMARRJET SOCIALE përdorin për paga dhe mëditje për stafin e ndërmarrjes sociale. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Social enterprises may create associations to protect their interests and promote their activities; those associations must be established and registered in line with applicable law.
Neni 8 Shoqatat e ndërmarrjeve sociale 1. Ndërmarrjet sociale mund t’i krijojnë shoqatat e ndërmarrjeve sociale me qëllim të mbrojtjes së interesave dhe promovimit të aktiviteteve të tyre. 2. Shoqatat e ndërmarrjeve sociale themelohen dhe regjistrohen në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Ndërmarrjet sociale may be established in legally permitted forms, and eligible legal persons may use the name “Ndërmarrje sociale”; unregistered use of that name is prohibited.
Neni 9 Statusi ligjor i ndërmarrjeve sociale 1. Ndërmarrja sociale mund të themelohet në njërën nga format ligjore të parapara me dispozitat ligjore në fuqi. 2. Ndërmarrja sociale mund të themelohet si person juridik, i cili në dokumentin e vet themelues i specifikon aktivitetet që në vetë përmbajnë qëllime dhe objektiva sociale. 3. Çdo person juridik që i përmbush kriteret sipas këtij ligji, ka të drejtë që ta përdorë emërtimin “Ndërmarrje sociale”. 4. Ndalohet përdorimi i emërtimit “Ndërmarrje sociale” nga çdo subjekt që nuk është i regjistruar sipas këtij ligji. 5. Procedurat e regjistrimit të ndërmarrjeve sociale, rregullohen me akt nënligjor të cilin e propozon Ministria dhe e nxjerrë Qeveria e Kosovës. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: If a legal person operates as a social enterprise, its founding documents must set out specific matters listed in the article.
Neni 10 Aktet themeluese të ndërmarrjeve sociale 1. Përveç akteve themeluese për persona juridik, që mund të jenë të formës së zgjedhur nga themeluesit, në rast të ushtrimit të aktiviteteve si ndërmarrje sociale, aktet themeluese i theksojnë edhe pikat si në vijim: 1.1. obligimin për të mos e shpërndarë fitimin; 1.2. kategorinë e fushëveprimit të veprimtarisë sipas nenit 5 të këtij ligji; 1.3. mënyrën e menaxhimit që garanton mos-diskriminim në pjesëmarrje; 1.4. personat përgjegjës për menaxhim të aktiviteteve sociale; 1.5. organin mbikëqyrës, i cili ushtron kontroll mbi plotësimin e kritereve të cekura me këtë ligj nga personi juridik; 1.6. mënyrën e pjesëmarrjes së punonjësve në vendimet strategjike të ndërmarrjes; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 26 NËNTOR 2018, PRISHTINË 9 LIGJI Nr. 06/L-022 PËR NDËRMARRJET SOCIALE 1.7. rregullat e mbajtjes së shënimeve të kontabilitetit dhe raportimit financiar. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: A legal person must submit an application and social business plan to the relevant Ministry department to obtain social enterprise status.
Neni 11 Fitimi i statusit të ndërmarrjes sociale 1. Për ta fituar statusin e ndërmarrjes sociale, personi juridik dorëzon kërkesën dhe planin e biznesit social në departamentin përkatës të Ministrisë. Plani e biznesit social përbëhet nga një përshkrim i shkurtër i problemit apo problemeve sociale që ndërmarrja sociale synon t’i adresoj dhe mjetet e propozuara për adresimin e tij. 2. Ministria e shqyrton kërkesën dhe planin e biznesit social, së bashku me kriteret e parapara në këtë ligj dhe e lejon ushtrimin e aktivitetit. 3. Dhënia e statusit të ndërmarrjes sociale bëhet me vendim të komisionit përkatës të Ministrisë. 4. Pas miratimit, departamenti përkatës i Ministrisë e lëshon certifikatën e statusit të ndërmarrjes sociale. 5. Certifikatat e statusit të ndërmarrjes sociale përmbajnë numrin e regjistrimit, emrin e ndërmarrjes sociale dhe kategorinë e veprimtarisë së ndërmarrjes sociale. 6. Procedurat dhe dokumentacioni i nevojshëm për marrjen, refuzimin dhe humbjen e statusit të ndërmarrjes sociale, si dhe përbërja e komisionit përkatës të Ministrisë, rregullohen me akt nënligjor të nxjerr nga Qeveria e Kosovës. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Social enterprise status is refused if the applicant lacks required documents, fails legal principles and criteria, submits false information, or falls under Article 7 restrictions.
Neni 12 Refuzimi i statusit të ndërmarrjes sociale 1. Statusi i ndërmarrjes sociale refuzohet në rastet kur personi juridik: 1.1. nuk e ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin sipas kushteve të këtij ligji dhe procedurave të parapara në aktin nënligjor për statusin e ndërmarrjës sociale; 1.2. nuk i ka respektuar parimet dhe kriteret e parapara në këtë ligj; 1.3. parashtruesi ka paraqitur informata apo dokumente të rrejshme; 1.4. nëse bie në kuadër të kufizimeve të parapara në nenin 7 të këtij ligji. 2. Çdo refuzim i statusit të ndërmarrjes sociale bëhet me vendim të komisionit përkatës të Ministrisë, brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga paraqitja e kërkesës. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: A social enterprise loses its status if it asks for revocation, breaches Articles 5 or 6, uses the status for unfair competition, goes bankrupt, or stops operating.
Neni 13 Humbja e statusit të ndërmarrjes sociale 1. Statusi i ndërmarrjes sociale humbet nëse: 1.1. ndërmarrja sociale parashtron kërkesë të arsyetuar në Ministrinë e Punës dhe GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 26 NËNTOR 2018, PRISHTINË 10 LIGJI Nr. 06/L-022 PËR NDËRMARRJET SOCIALE Mirëqenies Sociale për revokim të statusit; 1.2. kryen veprime në shkelje të kushteve të parapara në nenët 5 dhe 6 të këtij ligji; 1.3. e përdorë këtë status për konkurrencë të padrejtë në kundërshtim me aktivitetet e synuara në interes të përgjithshëm shoqëror/publik; 1.4. falimenton në bazë të legjislacionit të zbatueshëm apo nëse e ndërprenë veprimtarinë e saj. 2. Humbja e statusit hyn në fuqi përmes vendimit të komisionit përkatës të Ministrisë, që zbatohet brenda dhjetë (10) ditëve, duke bërë fshirjen apo çregjistrimin e ndërmarrjes sociale nga regjistri i ndërmarrjeve sociale. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: A dissatisfied party may file a complaint with the second-level authority, which must review it and notify the complainant in writing within 30 days. A dissatisfied party with the second-level decision may then seek an administrative dispute before the competent court within 30 days.
Neni 14 E drejta për ankesë 1. Çdo palë e pakënaqur me vendimin e autoritetit kompetent të Ministrisë, mund të parashtrojë ankesë pranë autoritetit të shkallës së dytë. 2. Autoriteti i shkallës së dytë e shqyrton ankesën dhe e njofton ankuesin me shkrim për vendimin e tij jo më vonë se tridhjetë (30) ditë nga dita e pranimit. 3. Pala e pakënaqur me vendimin e shkallës së dytë mund të parashtroj kërkesë për fillimin e kontestit administrativ pranë gjykatës kompetente, brenda tridhjetë (30) ditëve nga pranimi i vendimit. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The Ministry must create and maintain the register of social enterprises.
Neni 15 Regjistri i ndërmarrjeve sociale 1. Ministria e krijon regjistrin e ndërmarrjeve sociale, i cili i përmban këto të dhëna: 1.1. emrin, zyrën e regjistrimit dhe adresën e personit juridik që do të zhvilloj aktivitetin e ndërmarrjes sociale; 1.2. emrat e plotë, numrat personal dhe adresat e përkohshme apo të përhershme të personave të autorizuar; 1.3. numrin e regjistrimit të ndërmarrjes sociale; 1.4. formën ligjore të ndërmarrjes sociale; 1.5. numrin dhe datën e dokumenteve themeluese; 1.6. fushëveprimin e veprimtarisë së ndërmarrjes sociale në bazë të nenit 5 të këtij ligji; 1.7. shumën e kapitalit fillestar apo shumën potenciale për fillimin e veprimtarisë, pasurinë e paluajtshme dhe vlerat e pasurive tjera; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 26 NËNTOR 2018, PRISHTINË 11 LIGJI Nr. 06/L-022 PËR NDËRMARRJET SOCIALE 1.8. numrin dhe datën e aktit të mbylljes si dhe aktit të likuidimit; 1.9. të dhënat e regjistrimit në rast të ristrukturimit. 2. Regjistri i ndërmarrjeve sociale menaxhohet dhe mirëmbahet nga Ministria. 3. Regjistri i ndërmarrjeve sociale mirëmbahet në bazë të të dhënave elektronike. 4. Të dhënat që mbahen në regjistrin e ndërmarrjeve sociale janë publike, në pajtim me dispozitat e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Social enterprises must document how employees and beneficiaries participate in the enterprise and its strategic decisions, and eligible citizens have rights to join, work for, or benefit from a social enterprise.
Neni 16 Pjesëmarrja e punonjësve dhe personave të cilët përfitojnë nga veprimtaria sociale 1. Secili qytetar i Republikës së Kosovës apo qytetar i huaj, në pajtim me legjislacionin në fuqi, ka të drejtë që të jetë anëtar ose i punësuar i ndërmarrjes sociale apo të përfitojë nga aktiviteti i ndërmarrjes sociale. 2. Pavarësisht nga forma ligjore e zgjedhur ndërmarrja sociale në dokumentacionin e saj e paraqet mënyrën e pjesëmarrjes së punonjësve apo personave të cilët përfitojnë nga veprimtaria sociale e ndërmarrjes dhe pjesëmarrjen e tyre në vendimet strategjike të ndërmarrjes. 3. Punonjësit dhe përfituesit kanë të drejtë që të kërkojnë informata të cilat ia lejojnë atyre që të marrin pjesë në vendimmarrje strategjike, në veçanti për çështjet që kanë të bëjnë me kushtet e punës si dhe cilësinë e mallrave dhe shërbimeve që ofrohen nga ndërmarrja. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: A social enterprise may engage volunteers, depending on its chosen legal form.
Neni 17 Vullnetarët 1. Varësisht nga forma ligjore e zgjedhur, ndërmarrja sociale mund të angazhoj persona që kontribuojnë vullnetarisht. 2. Përfshirja dhe kontributi i vullnetarëve në ndërmarrjet sociale, rregullohet në pajtim me legjislacionin në fuqi për punën vullnetare. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: A social enterprise may use income to expand, invest in, and develop its activity and to build reserve funds, but it may not distribute any profit to members, employees, or beneficiaries.
Neni 18 Kufizimi i shpërndarjes së përfitimit 1. Ndërmarrja sociale mund t’i shfrytëzoj të ardhurat për të zgjeruar, investuar dhe zhvilluar veprimtarinë e saj si dhe për fonde rezervë, të cilat nuk shpërndahen. 2. Nuk lejohet shpërndarja e çfarëdo fitimi në dobi të anëtarëve, punonjësve apo përfituesve të ndërmarrjes sociale . - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: A social enterprise must keep accounting books, prepare financial statements, and publish internal and external audit reports at least once a year.
Neni 19 Kriteret e raportimit 1. Ndërmarrja sociale i mirëmban librat e kontabilitetit, përgatitë pasqyra financiare dhe publikon GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 26 NËNTOR 2018, PRISHTINË 12 LIGJI Nr. 06/L-022 PËR NDËRMARRJET SOCIALE raporte të auditimit të brendshëm dhe jashtëm në pajtim me legjislacionin në fuqi së paku një herë në vit. 2. Ndërmarrja sociale e pasqyron gjendjen e saj financiare, përfshirë pasuritë, dhe aktivitetet e kryera me qëllim të arritjes së objektivave sociale. 3. Procedurat e raportimit për arritjen e objektivave sociale dhe raportet financiare rregullohen me akt nënligjor të miratuar nga Qeveria. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Ndërmarrja sociale duhet t’i mbulojë obligimet e statusit me pasurinë e saj, të përdorë ose transferojë pasurinë/fondet e mbetura në likuidim sipas rregullit, dhe në rast humbjeje të statusit, personi juridik duhet të paguajë tatime dhe tarifa prapaveprueshëm për së paku 12 muaj.
Neni 20 Obligimet e ndërmarrjeve sociale 1. Varësisht nga forma ligjore e zgjedhur e ndërmarrjes sociale, obligimet që merren me marrjen e statusit mbulohen përmes pasurisë së saj. 2. Në rast të likuidimit të ndërmarrjes sociale, pasuria e saj dhe fondet e mbetura ose përdoren për interes publik ose i transferohen ndërmarrjeve tjera sociale. 3. Në rast të humbjes së statusit të ndërmarrjes sociale, personi juridik është përgjegjës dhe i nënshtrohet pagimit të tatimeve dhe tarifave në mënyrë prapavepruese për së paku dymbëdhjetë (12) muaj, për të cilët ka gëzuar lehtësira fiskale gjatë periudhës së zhvillimit të veprimtarisë së ndërmarrjes sociale. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Ekspertët mund të kontrollojnë, inspektojnë dhe kërkojnë informata lidhur me ndërmarrjet sociale.
Neni 21 Organet e kontrollit 1. Kontrolli i ndërmarrjeve sociale bëhet në pajtim me rregullat e parapara në legjislacionin e zbatueshëm, varësisht nga forma e zgjedhur ligjore e ndërmarrjes sociale. 2. Pavarësisht ndaj rregullave të vendosura në bazë të legjislacionit në fuqi, dokumentet themeluese e parashohin kontrollin e ndërmarrjeve sociale nga një (1) apo dy (2) ekspertë kurdo që kjo kërkohet nga një e pesta (1/5) e anëtarëve të saj apo organeve drejtuese, por jo më shumë se një herë në vit. 3. Ekspertët e monitorojnë realizimin e qëllimit social të ndërmarrjeve sociale, në veçanti për sa i përket zbatimit të neneve 5 dhe 6 të këtij ligji. 4. Ekspertët mund të bëjnë kontrolle dhe inspektime në çdo kohë dhe mund të kërkojnë informata nga administratorët në lidhje me ndërmarrjen e veprimeve të caktuara. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Social enterprises may merge or split with other social enterprises, subject to the law and the conditions in this act, and the merger or split must be recorded in the social enterprises register.
Neni 22 Bashkimi dhe ndarjet e ndërmarrjeve sociale 1. Ndërmarrjet sociale mund të bashkohen në një apo të ndahen me ndërmarrjet tjera sociale, në pajtim me rregullat e legjislacionit në fuqi për secilën formë të organizimit, si dhe bazuar në kushtet e parapara në këtë ligj. 2. Bashkimi dhe ndarja e ndërmarrjeve sociale, bëhet me vendim të Komisionit përkatës të Ministrisë. 3. Në cilin do rast, bashkimi dhe ndarja reflektohet në regjistrin e ndërmarrjeve sociale. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 26 NËNTOR 2018, PRISHTINË 13 LIGJI Nr. 06/L-022 PËR NDËRMARRJET SOCIALE - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The Ministry works with relevant ministries to develop measures promoting social entrepreneurship, ministries and municipalities may take part in that work, and municipalities and other public authorities must provide suitable space or support social incubators for social enterprises.
Neni 23 Planifikimi dhe promovimi i ndërmarrjes sociale 1. Ministria bashkëpunon me të gjitha ministritë relevante në fushat dhe aktivitetet e ndërmarrjes sociale për zhvillimin dhe hartimin e një sërë masash për promovimin e ndërmarrësisë sociale. 2. Ministritë dhe komunat mund të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në zhvillimin dhe promovimin e ndërmarrjeve sociale. 3. Komunat dhe autoritetet e tjera publike duhet të sigurojnë hapësirat e duhura për ndërmarrjet sociale që krijohen inkubatorë socialë, ose të mbështesin hapjen e inkubatorëve ekzistues për nisma të ndërmarrjeve sociale. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The article says social enterprise development funds may be financed from Kosovo’s budget and other domestic or international sources, and that the Ministry, ministries, and municipalities may plan financing for certain implementation measures.
Neni 24 Sigurimi i fondeve 1. Fondet për zhvillim dhe promovim të ndërmarrjeve sociale, mund të sigurohen nga Buxheti i Kosovës dhe burimet tjera vendore dhe ndërkombëtare, kontributet e qytetarëve të vendit dhe të huaj, kompanitë private dhe organizatat ndërkombëtare. 2. Ministria mund ta planifikoj financimin e zbatimit të masave në fushën e punësimit dhe shërbimeve të mirëqenies sociale. 3. Ministritë dhe komunat mund ta planifikojnë financimin e masave të zbatimit, si pjesë e programeve të tyre. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: A social enterprise that hires vulnerable persons is entitled to wage-subsidy support, and full support applies if it signs an employment contract for an indefinite term or for at least 6 months.
Neni 25 Promovimi dhe punësimi i grupeve të cenueshme 1. Ndërmarrja sociale që punëson persona nga grupet e cenueshme të parapara në nenin 6 të këtij ligji, ka të drejtë për përkrahje nga programet e subvencionimit të pagave për punonjësit që bien në këtë kategori. 2. Ndërmarrja sociale ka të drejtë në përkrahje të plotë siç parashihet në paragrafin 1. të këtij neni në qoftë se lidh kontrata të punësimit me persona nga kategoritë e personave të paraparë në nenin 6 të këtij ligji për periudhë të pacaktuar apo për periudhë prej së paku gjashtë (6) muaj kohëzgjatje. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Public authorities may contract with social enterprises, and ministries and municipalities may offer subsidies and grants to them.
Neni 26 Kontrata publike 1. Me qëllim të zbatimit të këtij ligji autoritetet publike lejohen që të lidhin kontrata me ndërmarrjet sociale, përmes procedurës sipas Ligjit të prokurimit publik. 2. Ministritë dhe komunat mund të ofrojnë subvencione dhe grante për ndërmarrjet sociale. 3. Në secilin rast, procedurat për dhënien e këtyre kontratave, granteve dhe subvencioneve bëhen në pajtim me parimet e përgjithshme të transparencës, konkurrencës dhe kontrollit në bazë të legjislacionit në fuqi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 26 NËNTOR 2018, PRISHTINË 14 LIGJI Nr. 06/L-022 PËR NDËRMARRJET SOCIALE - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Social enterprises are exempt from tax on the profit they generate from those activities, and certain imports for production or service delivery are subject to zero VAT.
Neni 27 Stimulimet fiskale 1. Pavarësisht nga forma e organizimit dhe aktivitetit që ato e ushtrojnë, ndërmarrjet sociale përjashtohen nga tatimi në fitimin që ato e gjenerojnë gjatë ushtrimit të aktiviteteve të tilla. 2. Importimi i lëndës së parë, linjave të prodhimit dhe makineritë apo pajisjet për përdorim në procesin e prodhimit apo ofrimit të shërbimit i nënshtrohen vlerës zero (0) të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). 3. Ndërmarrjet sociale mund të kenë edhe stimulime tjera fiskale, siç mund të parashihet me akte ligjore dhe nënligjore të nivelit qendror dhe lokal. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The Ministry supervises and controls how social enterprises comply with this law.
Neni 28 Monitorimi dhe kontrolli 1. Ministra përmes strukturave të saj përkatëse ushtron mbikëqyrje dhe kontroll mbi zbatimin e dispozitave të këtij ligji nga ndërmarrjet sociale. 2. Varësisht nga natyra e ndërmarrjes dhe aktivitetet sociale që i ushtron, Ministria ushtron mbikëqyrje dhe kontroll përmes institucioneve përkatëse. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Social enterprises that violate this law may be fined, with higher fines for violations of specific articles.
Neni 29 Sanksionet, ankesa dhe procedura e gjobave 1. Ndërmarrjet sociale për të cilat konstatohet se kanë vepruar në shkelje të këtij ligji, gjobiten sipas Ligjit për Kundërvajtje. 2. Ndërmarrjet sociale për të cilat konstatohet se kanë vepruar në shkelje të neneve 4 dhe 7 të këtij ligji, sanksionohen me gjobë në shumën prej njëmijë euro (1,000) deri në dymijë (2,000) euro. 3. Ndërmarrjet sociale për të cilat konstatohet se kanë vepruar në shkelje të neneve 5 dhe 6 të këtij ligji, sanksionohen me gjobë në shumën prej njëmijë euro (1,000) deri në tremijë (3,000) euro. 4. Ndërmarrjet sociale për të cilat konstatohet se kanë vepruar në shkelje të neneve 18 dhe 19 të këtij ligji, sanksionohen me gjobë në shumën prej tremijë (3,000) euro deri në pesëmijë (5,000) euro. 5. Të hyrat nga gjobat, regjistrohen në Buxhetin e Kosovës si të hyra nga MPMS, të cilat i nënshtrohen rregullave ligjore për mundësinë e shfrytëzimit të tyre. 6. Afatet e pagesave të gjobave, procedurat dhe ankesat, rregullohen me akt nënligjor të propozuar nga Ministria dhe miratuar nga Qeveria, duke u bazuar në dispozitat e këtij Ligji, dhe Ligjit në fuqi për Kundërvajtje. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 26 NËNTOR 2018, PRISHTINË 15 LIGJI Nr. 06/L-022 PËR NDËRMARRJET SOCIALE - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Qeveria dhe ministria must issue the subordinate acts required by this law within 6 months after the law enters into force.
Neni 30 Nxjerrja e akteve nënligjore Qeveria dhe ministria i nxjerrin aktet nënligjore që kërkohen me këtë ligj brenda gjashtë (6) muajve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 31 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 06/L-022 02 nëntor 2018 Shpallur me dekretin Nr. DL-054-2018, datë 21.11.2018 nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 06/L-022 PËR NDËRMARRJET SOCIALE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in