LIGJI NR. 06/L-026 PËR AZIL
This is the preamble and title of the Asylum Law of Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 06/L-026
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble and title of the Asylum Law of Kosovo. This provision says the law sets conditions and procedures for refugee status, subsidiary protection, temporary protection, and the rights and duties of applicants and protected persons. This provision says the law applies to foreign nationals and stateless persons who have said they want to apply for international protection, including at the border, territorial waters, or transit zones, and also to family members included in such an application. This article defines the main terms used in the asylum law, including applicant, refugee, subsidiary protection, temporary protection, vulnerable persons, and competent authorities. Competent authorities must take measures to keep the family together, and must ensure derivative refugee status for family members who do not qualify individually.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 06/L-026 PËR AZIL
Showing 113 of 113
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble and title of the Asylum Law of Kosovo.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 31 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL LIGJI NR. 06/L- 026 PËR AZIL Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR AZIL KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME DHE PARIMET THEMELORE
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law sets conditions and procedures for refugee status, subsidiary protection, temporary protection, and the rights and duties of applicants and protected persons.
Neni 1 Qëllimi i ligjit 1. Ky ligj rregullon kushtet dhe procedurat për njohjen e statusit të refugjatit, mbrojtjes plotësuese, mbrojtjes së përkohshme, statusin, të drejtat dhe detyrimet e aplikueseve, personave me status refugjati, si dhe personave të cilëve iu është lejuar mbrojtja plotësuese dhe mbrojtja e përkohshme. 2. Ky ligj ka për qëllim që të harmonizohet me: 2.1. Direktivën Nr. 2013/33/EU e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e datës 26 qershor 2013 për Vendosjen e Standardeve të Pranimit të Aplikuesve për Mbrojtje Ndërkombëtare; 2.2. Direktivën Nr.2013/32/EU Parlamentit dhe Këshillit Evropian e datës 26 qershor 2013 mbi Procedurat e Përbashkëta për Dhënien dhe Tërheqjen e Mbrojtjes Ndërkombëtare; 2.3. Direktivën Nr.2001/55/EC e Këshillit e datës 20 korrik 2001 mbi Standardet Minimale për Dhënien e Mbrojtjes Ndërkombëtare në rast të Fluksit Masiv të Personave të Zhvendosur dhe mbi Masat që Promovojnë një Balans të Përpjekjeve të Shteteve Anëtare në Pranimin e Personave të Tillë dhe Bartjen e Pasojave nga kjo; 2.4. Direktivën Nr. 2011/95/EU e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e datës 13 dhjetor 2011 mbi Standardet për Kualifikim të Shtetasve të Vendeve të Treta apo Personave pa Shtetësi si Përfitues të Mbrojtjes Ndërkombëtare për një Status Unik për Refugjatët apo për Persona të Përshtatshëm për Mbrojtje Ndërkombëtare si dhe për Përmbajtjen e Mbrojtjes së Dhënë; 2.5. Direktiva Nr.2011/51 / BE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e 11 majit 2011 për Ndryshimin e Direktivës së Këshillit 2003/109 / EC për Zgjerimin e Fushëveprimit të saj për Përfituesit e Mbrojtjes Ndërkombëtare; 2.6. Direktiva Nr. 2003/86/EC e Këshillit të Bashkimit Evropian e datës 22 shtator 2003 mbi të Drejtën e Ribashkimit Familjar. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 32 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision says the law applies to foreign nationals and stateless persons who have said they want to apply for international protection, including at the border, territorial waters, or transit zones, and also to family members included in such an application.
Neni 2 Fushëveprimi Ky ligj do të zbatohet për të gjithë shtetasit e huaj dhe personat pa shtetësi të cilët kanë deklaruar qëllimin për të aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare në territorin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë kufirin në ujërat territoriale ose në zonat e transitit, për aq kohë sa atyre u lejohet të qëndrojnë në territorin e Republikës së Kosovës si aplikues për mbrojtje ndërkombëtare, si dhe për anëtarët e familjes, në qoftë se ata janë përfshirë në aplikacionin e tillë për mbrojtje ndërkombëtare në përputhje me këtë ligj. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines the main terms used in the asylum law, including applicant, refugee, subsidiary protection, temporary protection, vulnerable persons, and competent authorities.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet dhe shkurtesat e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Ministria - Ministria e Punëve të Brendshme; 1.2. DSHAM - Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim në kuadër të MPB-së; 1.3. KKR - Komisioni Kombëtar për Refugjatë; 1.4. DMH - Drejtoria për Migrim dhe të Huaj në Policinë e Kosovës; 1.5. UNHCR - Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë; 1.6. Aplikues - çdo shtetas i huaj, apo person pa shtetësi, i cili ka aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare dhe për të cilën ende nuk është marrë një vendim i formës së prerë; 1.7. Aplikacion për mbrojtje ndërkombëtare ose aplikacion - aplikimin për mbrojtje të parashtruar nga shtetasi i një shteti të huaj apo person pa shtetësi, që mund të kuptohet se kërkon status të refugjatit ose mbrojtje plotësuese, dhe që nuk kërkon shprehimisht lloj tjetër të mbrojtjes jashtë fushëveprimit të këtij ligji, për të cilat mund të parashtrohet aplikacion i veçantë; 1.8. Aplikacion i mëvonshëm - do të thotë një aplikacion tjetër për mbrojtje ndërkombëtare e parashtruar pas vendimit përfundimtar mbi aplikacionin e mëparshëm, duke përfshirë edhe rastet kur parashtruesi ka tërhequr qartas aplikacionin e tij dhe rastet kur organi kompetent ka refuzuar aplikacionin pas tërheqjes së saj të nënkuptuar në përputhje me ketë Ligj; 1.9. I huaji - çdo person fizik i cili nuk është shtetas i Republikës së Kosovës; 1.10. Shtetas i huaj - çdo person i cili nuk është shtetas i Republikës së Kosovës dhe i cili ka shtetësi të huaj; 1.11. Person pa shtetësi - personi i cili nuk konsiderohet shtetas i asnjë shteti në kuadër të fushëveprimit të ligjeve të tij; 1.12. Mbrojtje ndërkombëtare –refugjat siç është përcaktuar në nenin 3 nën-paragrafi GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 33 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL 1.18. dhe mbrojtjen plotësuese të referuar në nenin 3 nën-paragrafi 1.19. të këtij ligji; 1.13. Përfitues i mbrojtjes ndërkombëtare – personin të cilit i është njohur statusi i refugjatit apo mbrojtjes plotësuese në pajtim me nën-paragrafin 1.18. të nenit 3 dhe nën-paragrafit 1.19. të nenit 3 të këtij ligji; 1.14. Statusi i refugjatit - njohja e statusit të refugjatit për shtetasin e huaj apo personin pa shtetësi nga Republika e Kosovës; 1.15. Statusi i mbrojtjes plotësuese - njohja e statusit të mbrojtjes plotësuese për shtetasin e huaj apo personin pa shtetësi nga Republika e Kosovës; 1.16. Person i kualifikuar për mbrojtje plotësuese - shtetasi i huaj apo personi pa shtetësi që përmbush kriteret sipas këtij neni; 1.17. Tërheqja e mbrojtjes ndërkombëtare - vendimin nga organi kompetent për revokimin, ndërprerjen apo refuzimin e ripërtëritjes së statusit të refugjatit apo mbrojtjes plotësuese në pajtim me këtë ligj; 1.18. Refugjat - personi i cili për shkak të frikës së bazuar mirë për të qenë i persekutuar për arsye të racës, religjionit, kombësisë, bindjes politike apo përkatësisë së grupit të caktuar shoqëror, është jashtë vendit të shtetësisë dhe nuk ka mundësi apo për shkak të frikës së tillë nuk ka dëshirë të përfitojë mbrojtjen e atij vendi, apo personin pa shtetësi i cili duke qenë jashtë vendit të banimit të mëparshëm të rregullt për arsye të njëjta siç përmenden më lartë, nuk ka mundësi apo, për shkak të frikës së tillë nuk ka dëshirë të kthehet në atë vend: 1.18.1. koncepti i racës në veçanti do të përfshijë konsideratën ndaj ngjyrës, prejardhjes, apo përkatësisë së ndonjë grupi të veçantë etnik; 1.18.2. koncepti i religjionit në veçanti do të përfshijë mbajtjen e besimeve teiste, jo-teiste dhe ateiste, pjesëmarrjen në apo abstenimin nga ritualet religjioze në hapësira private apo publike, qoftë i vetëm apo në bashkësi me të tjerët, aktet e tjera religjioze apo shprehjen e pikëpamjeve, ose format personale apo kolektive të sjelljeve të bazuara në besimin religjioz apo të urdhëruara nga çfarëdo besimi religjioz; 1.18.3. koncepti i kombësisë nuk do të kufizohet në shtetësi apo në mungesën e saj, po në veçanti do të përfshijë përkatësinë në një grup të përcaktuar nga identiteti kulturor, etnik apo linguistik, nga origjina gjeografike apo politike apo nga marrëdhënia e grupit të tillë me popullatën e shtetit tjetër; 1.18.4. grupi do të konsiderohet të krijojë grupin e veçantë shoqëror kur në veçanti: 1.18.4.1. pjesëtarët e atij grupi ndajnë një karakteristikë të lindur apo një të kaluar të përbashkët që nuk mund të ndryshohet, ose ndajnë ndonjë karakteristikë apo besim që është aq esencial për identitetin apo vetëdijen sa që personi nuk duhet të detyrohet të heq dorë nga e njëjta; dhe 1.18.4.2. ai grup ka identitet të dalluar në vendin relevant, për shkak GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 34 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL se i njëjti është i perceptuar si i ndryshëm nga shoqëria që e rrethon. Varësisht nga rrethanat në vendin e origjinës, një grup i veçantë social mund të përfshijë një grup të bazuar në karakteristikat e përbashkëta të orientimit seksual. Orientimi seksual nuk mund të kuptohet që duhet të përfshijë akte që konsiderohen të jenë kriminale në pajtim me ligjin vendor të Republikës së Kosovës. Aspektet e lidhura me moshën, përfshirë identitetin gjinor, duhet t’i jepet konsideratë e duhur me qëllim të përcaktimit të anëtarësisë së grupit të veçantë social ose identifikimit të një karakteristike të një grupi të tillë. 1.18.5. koncepti i pikëpamjes politike në veçanti do të përfshijë mbajtjen e opinionit, mendimit apo besimit në çështjen që ka të bëjë me akterët potencial të persekutimit të përmendur në nën-paragrafin 1.35. të këtij neni dhe me politikat apo metodat e tyre, pavarësisht nëse opinioni, mendimi apo besimi i tillë është shprehur nga aplikuesi; 1.18.6. gjatë vlerësimit nëse aplikuesi ka frikë të bazuar mirë nga të qenit i persekutuar, është e parëndësishme nëse aplikuesi ka karakteristikat racore, religjioze, kombëtare, sociale apo politike të cilat e provokojnë persekutimin, me kusht që karakteristika e tillë i atribuohet aplikuesit nga akterët e persekutimit. 1.19. Mbrojtja plotësuese - është mbrojtje që i afrohet shtetasit të huaj apo personit pa shtetësi edhe pse nuk i përmbush kriteret e përcaktimit të statusit të refugjatit, ka arsye serioze dhe të bazuara të mendohet se në rast të kthimit të tij në vendin e origjinës apo të prejardhjes, apo në rastin e personit pa shtetësi në vendin e tij apo të saj të banimit të mëparshëm të rregullt, ai rrezikon realisht të përballet me cenime të rënda dhe nuk ka mundësi apo për shkak të rrezikut të tillë nuk dëshiron të përfitojë nga mbrojtja e atij vendi. Cenime të rënda konsiderohen: 1.19.1. dënimi me vdekje apo ekzekutimi; 1.19.2. tortura apo trajtimi ose dënimi çnjerëzor apo degradues i aplikuesit në vendin e origjinës; apo 1.19.3. kërcënimi serioz dhe individual ndaj jetës së një civili apo personi për shkak të dhunës pa dallim në situata të konfliktit të armatosur ndërkombëtar apo të brendshëm. 1.20. Mbrojtja e përkohshme - mbrojtja e përkohshme dhe e menjëhershme sipas një procedure të veçantë që i jepet personave të zhvendosur nga vendet e treta në raste të flukseve masive dhe të menjëhershme të cilët nuk mund të kthehen në vendin e origjinës, në veçanti nëse ekziston rreziku se sistemi i mbrojtjes ndërkombëtare do ta ketë të pamundur të procedoj pa efekte të dëmshme për operimin efikas të tij, me interes të personave në fjalë dhe personave tjerë të cilët kërkojnë mbrojtje; 1.21. Personat e zhvendosur - shtetasit e huaj apo personat pa shtetësi të cilët është dashur ta lënë vendin ose rajonin e tyre të origjinës, ose janë larguar, në veçanti si rezultat i një apeli nga organizatat ndërkombëtare, dhe nuk janë në gjendje për t’u kthyer në kushte të sigurta dhe të qëndrueshme për shkak të gjendjes mbizotëruese në atë vend, i cili mund të bie brenda fushës së nenit 1A të Konventës së Gjenevës apo akteve tjera ndërkombëtare ose kombëtare për dhënien e mbrojtjes ndërkombëtare: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 35 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL 1.21.1. personat që kanë ikur nga zonat e konfliktit të armatosur ose dhuna endemike (rajonale); 1.21.2. personat në rrezik serioz, ose që kanë qenë viktima të shkeljeve sistematike apo të përgjithësuar të të drejtave të njeriut. 1.22. Fluksi i madh – nënkupton arritjen në komunitet të një numri të madh të personave të zhvendosur, të cilët vijnë nga një vend specifik ose rajon gjeografik specifik, pa dallim, nëse arritja e tyre në Komunitet ka qenë spontane apo e ndihmuar; 1.23. Konventa e Gjenevës - Konventa e Gjenevës së 28 Korrikut të vitit 1951 në lidhje me statusin e refugjatëve dhe protokollin e saj të vitit 1967 në lidhje me statusin e refugjatëve; 1.24. Vendi i origjinës - vendi i shtetësisë së shtetasit të huaj apo vendi në të cilin personi pa shtetësi kishte vendbanimin e fundit; 1.25. Anëtarë të familjes - përfshijnë ashtu siç ekzistonte familja në vendin e origjinës, apo e krijuar gjatë largimit apo pas arritjes në vendin e azilit, anëtarët vijues të familjes së aplikuesit, përfituesit të statusit të refugjatit apo mbrojtjes plotësuese të cilët janë të pranishëm në Republikën e Kosovës, në raport me aplikacionin për mbrojtje ndërkombëtare: 1.25.1. bashkëshorti/ja i/e aplikuesit përfituesit të statusit të refugjatit apo mbrojtjes plotësuese apo partneri i tij/saj i/e pa martuar në marrëdhënie të qëndrueshme, kur legjislacioni apo praktika e shtetit përkatës në fjalë i trajton çiftet e pamartuara në mënyrë të krahasueshme me çiftet e martuara sipas Ligjit për të Huaj; 1.25.2. fëmijët e mitur të çiftit të referuar në nën nën-paragrafin 1.25.1 të këtij neni të aplikuesit dhe përfituesit të mbrojtjes ndërkombëtare me kusht që ata të jenë të pamartuar dhe të varur, dhe pavarësisht nëse ata janë lindur në apo jashtë martesës apo janë të adoptuar siç definohet në legjislacionin në fuqi; 1.25.3. babai, nëna ose ndonjë i rritur tjetër përgjegjës për aplikuesin, përfituesin e mbrojtjes ndërkombëtare qoftë nga ligji apo nga praktika e Republikës së Kosovës, kur ai aplikues ose përfitues është fëmijë i pamartuar. 1.26. Fëmijë - shtetasi i huaj apo personi pa shtetësi nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare; 1.27. Fëmijë i pashoqëruar/i ndarë - shtetasi i huaj apo personi pa shtetësi, nën tetëmbëdhjetë (18) vjeç, i cili hyn në territorin e Republikës së Kosovës pa qenë i shoqëruar nga prindi apo nga kujdestari primar sipas ligjit apo traditës zakonore, dhe përderisa ai nuk është nën kujdesin efektiv të personit të tillë. Fëmija i pashoqëruar përfshinë edhe fëmijën e lënë vetëm, pas hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës. Fëmiu i ndarë jodomosdoshmërisht është i ndarë nga persona të afërm të tjerë; 1.28. Personat e cenueshëm – siç janë të miturit, të miturit e pashoqëruar, personat me aftësi të kufizuar, personat e moshuar, gratë shtatzëna, prindër të vetëm me fëmijë të mitur, viktima të trafikimit të qenieve njerëzore, persona me sëmundje të rënda, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 36 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL persona me çrregullime mendore dhe persona të cilët kanë qenë objekt i torturës, përdhunimit apo ndonjë forme tjetër të dhunës psikologjike, fizike apo seksuale, siç janë viktimat e gjymtimeve të organeve gjenitale femërore; 1.29. Aplikuesi me nevoja të veçanta procedurale dhe të pritjes - personi në pozitë të cenueshme që ka nevojë për mbrojtje të veçantë në mënyrë që t’i gëzojë të drejtat dhe t’i përmbush detyrimet e tij gjatë procedurës së përcaktimit të statusit mbrojtës në pajtim me këtë ligj; 1.30. Leje qëndrimi – çdo dokument i lëshuar nga autoritetet e Republikës së Kosovës që lejojnë qëndrimin e ligjshëm të të huajit në territor, me përjashtim të: 1.30.1. vizave; 1.30.2. lejeve të lëshuara në pritje të shqyrtimit të kërkesave për leje qëndrim apo mbrojtje ndërkombëtare. 1.31. Përfaqësues ligjorë - përfaqësuesi të cilin e cakton Ligji apo organi shtetëror për aplikuesin, i cili nuk ka zotësi për të vepruar dhe i cili vepron në emër dhe llogari të aplikuesit për të gjithë procedurën e përcaktimit të statusit të mbrojtjes apo vetëm për kryerjen e një veprimi të caktuar procedural, përveç rastit kur me ligj kërkohet që vet pala personalisht të kryej një veprim të caktuar procedural; 1.32. Përfaqësues i autorizuar - përfaqësuesi i cili vepron në emër dhe për llogari të aplikuesit për të gjithë procedurën e përcaktimit të statusit të mbrojtjes apo vetëm për kryerjen e një veprimi të caktuar procedural, përveç rastit kur me ligj kërkohet që vet pala personalisht të kryej një veprim të caktuar procedural; 1.33. Organi kompetent - Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim, Komisioni Kombëtar për Refugjatë dhe gjykata kompetente në përputhje me Ligjin për Gjykatat përveç nëse në dispozita të këtij ligji është përcaktuar ndryshe; 1.34. Aktet e persekutimit - aktet të cilat konsiderohen si përndjekje nga arsyet e përcaktuara në nën-paragrafin 1.18. të këtij neni, përveç tjerash nënkuptojnë: 1.34.1. akt mjaftueshëm serioz për nga natyra ose përsëritja, ose veprimi i cili paraqet shkelje serioze të të drejtave themelore të njeriut posaçërisht të të drejtave të cilat nuk mund të kufizohen sipas nenit 15, paragrafin 2. të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore; 1.34.2. ose të jenë akumulim i masave të ndryshme, përfshirë shkeljet e të drejtave të njeriut që janë aq të rënda sa që ndikojnë në individin në mënyrë të ngjashme siç parashihet në nën nën-paragrafin 1.34.1. të këtij neni. 1.35. Aktet e persekutimit nga nën nën-paragrafi 1.35.1. i këtij neni përfshijnë: 1.35.1. dhunën fizike apo mendore duke përfshirë edhe dhunën seksuale; 1.35.2. masat ligjore, administrative, policore ose gjyqësore të cilat në vetvete janë diskriminuese ose të cilat zbatohen në mënyrë diskriminuese; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 37 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL 1.35.3. përndjekjet gjyqësore ose dënimet gjyqësore të cilat janë jo proporcionale ose diskriminuese; 1.35.4. kufizimin e ndihmës gjyqësore, që rezulton në një dënim diskriminues dhe keqtrajtues; 1.35.5. përndjekjet ose dënimet gjyqësore që ndërlidhen me refuzimin e kryerjes së obligimit ushtarak në rast të konflikteve, kur kryerja e shërbimeve ushtarake do të përfshinte krime apo akte që bien në fushëveprimtarinë e arsyeve për përjashtim siç është e përcaktuar në nenin 8 të këtij ligji; 1.35.6. veprimet të cilat për nga natyra në veçanti ndërlidhen me gjininë ose fëmijët. 1.36. Akterët e persekutimit apo cenimit serioz: 1.36.1. akterët e persekutimit apo cenimit në kuptim të, nën-paragrafit 1.18. të këtij neni përfshijnë: 1.36.1.1. shtetin; 1.36.1.2. palët apo organizatat të cilat kontrollojnë shtetin apo një pjesë të konsiderueshme të territorit të shtetit; 1.36.1.3. akterët jo shtetëror nëse mund të dëshmohet se akterët në nën nën-paragrafët 1.36.1.1. dhe 1.36.1.2. të këtij neni, përfshirë organizatat ndërkombëtare, nuk kanë mundësi apo nuk kanë vullnet që të ofrojnë mbrojtje nga persekutimi apo lëndimi serioz. 1.37. Akter mbrojtës - konsiderohet: 1.37.1. mbrojtja nga persekutimi në kuptim të nën-paragrafit 1.18. të këtij neni, mund të sigurohet nga: 1.37.1.1. shteti; 1.37.1.2. palët apo organizatat, përfshirë organizatat ndërkombëtare të cilat kontrollojnë shtetin apo një pjesë të konsiderueshme të territorit të shtetit; 1.37.1.3. mbrojtja kundër persekutimit ose dëmtimit të rëndë duhet të jetë efektive dhe jo e natyrës së përkohshme. Një mbrojtje e tillë përgjithësisht jepet kur akterët e përcaktuar në nën nën-paragrafët 1.37.1.1. dhe 1.37.1.2. të këtij neni, ndërmarrin hapa të arsyeshëm të parandalojnë nga persekutimi apo vuajtja nga dëmtimi i rëndë, inter alia, nga operimi i një sistemi ligjor efektiv për hetimin, ndjekjen dhe dënimin e akteve që përbëjnë persekutime ose dëmtime të rënda, dhe kur aplikuesi ka qasje në një mbrojtje të tillë. 1.38. Kushtet e pranimit - të gjitha masat që Republika e Kosovës ndërmerr në favor GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 38 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL të aplikuesit për mbrojtje ndërkombëtare në përputhje me këtë ligj; 1.39. Kushtet materiale të pranimit -kushtet e pranimit që përfshijnë strehimin, ushqimin dhe veshmbathjet e dhëna në natyrë ose në formën e ndihmës financiare për shpenzimet e përditshme; 1.40. Mbetet në shtet - qëndrimin në territor, duke përfshirë në kufi apo zonat e transitit, të Republikës së Kosovës, ku ka parashtruar aplikacion ose është duke u shqyrtuar aplikacioni për mbrojtje ndërkombëtare; 1.41. Qendra për Azil - çdo vend që përdoret për pranimin dhe akomodimin kolektiv të aplikueseve për mbrojtje ndërkombëtare; 1.42. Ndalim – nënkupton ndalimi i një aplikuesi nga organi kompetent në një vend të veçantë, ku aplikuesi është i privuar nga liria e lëvizjes; 1.43. vendimi përfundimtar ose i formës së prerë - do të thotë vendimi për dhënien ose jo shtetasit të vendit të tretë ose personit pa shtetësi statusin e refugjatit ose mbrojtjes plotësuese; 1.44. “BE”- Bashkimi Evropian; 1.45. ”EASO”- Zyra Mbështetëse Evropiane për Azil. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Competent authorities must take measures to keep the family together, and must ensure derivative refugee status for family members who do not qualify individually.
Neni 4 Mbrojtja e integritetit familjar 1. Në pajtim me këtë ligj, gjatë procedurës dhe pas përfundimit të shqyrtimit të aplikacionit, organet kompetente duhet të ndërmarrin të gjitha masat me qëllim të ruajtjes së unitetit të familjes. 2. Organi kompetent duhet të sigurohet se në rastet kur anëtarët e familjes së përfituesit të mbrojtjes nuk kualifikohen individualisht për një mbrojtje të tillë, ata përfitojnë nga statuset derivative (rrjedhëse) të refugjatit në pajtim me Ligjin për të Huaj. 3. Përjashtimisht nga paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni, anëtarët e familjes të cilëve u është revokuar, përfunduar ose refuzuar statusi i refugjatit ose ekzistojnë rrethana për përjashtim nga statusi i refugjatit në pajtim me këtë ligj. 4. Përfitimet nga paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni, mund të refuzohen, të zvogëlohen ose të merren për arsye që ndërlidhen me sigurinë kombëtare ose rendin publik. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Kosovo must not deport or return certain asylum-seekers, refugees, or protected persons to places where their life or freedom would be at risk for listed reasons.
Neni 5 Ndalimi i dëbimit ose i kthimit (Non -refoulement) 1. Republika e Kosovës nuk duhet ta dëbojë ose ta kthejë aplikuesin, refugjatin, personin nën mbrojtje plotësuese apo personin nën mbrojtje të përkohshme në asnjë mënyrë në kufijtë e territoreve, ku do t’i kërcënohet jeta apo liria e tij për arsye të racës, religjionit, përkatësisë kombëtare, anëtarësisë në një grup të caktuar shoqëror apo bindjeve të tij politike. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 39 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL 2. Përfitimet nga paragrafi 1. i këtij neni nuk do të mund të kërkohen nga një aplikues refugjat, person me mbrojtje plotësuese apo person nën mbrojtje të përkohshme, për të cilin ka arsye të forta të mendohet se ai paraqet rrezik për sigurinë e Republikës së Kosovës apo i cili duke qenë i dënuar me vendim të formës së prerë për një krim veçanërisht të rëndë, paraqet rrezik për sigurinë e Republikës së Kosovës. 3. Në rastet nga paragrafi 2. i këtij neni, leja e qëndrimit do të revokohet për një person, por nuk do të kthehet, të dëbohet ose do të ekstradohet për shkaqet që rrjedhin nga e drejta për jetë dhe ndalimi i torturës, trajtimi mizor, çnjerëzor, poshtërues ose ndëshkimi. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: An applicant may base a well-founded fear of persecution or real risk of serious harm on events or activities that happened after leaving the country of origin.
Neni 6 Nevoja e mbrojtjes ndërkombëtare që lind sur place 1. Frika e bazuar mirë për persekutim apo rreziku real i përjetimit të lëndimit serioz mund të bazohet në ngjarjet të cilat kanë ndodhur që nga koha kur aplikuesi e ka lëshuar vendin e origjinës. 2. Frika e bazuar mirë për persekutim apo rreziku real i përjetimit të cenimit serioz mund të bazohet në aktivitetet në të cilat aplikuesi ishte angazhuar që nga koha e lëshimit të vendit të origjinës, në veçanti kur konstatohet që aktivitetet në fjalë paraqesin shprehje dhe vazhdimësi të bindjeve apo orientimeve që mbizotërojnë në vendin e origjinës. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Kosovo grants refugee status to a foreign national or stateless person who requests it and meets the refugee criteria. The Ministry must then issue a residence permit when the status is recognized, unless state security or public order reasons require otherwise.
Neni 7 Njohja e statusit të refugjatit 1. Republika e Kosovës, i jep statusin e refugjatit shtetasit të huaj apo personit pa shtetësi, me kërkesën e tij, i cili i plotëson kriteret e refugjatit të përcaktuara në nenin 3 nën paragrafi 1.18. të këtij ligji. 2. Ministria do t’i lëshojë përfituesit të statusit të refugjatit leje të qëndrimit sapo t’i njihet statusi, e cila duhet të jetë e vlefshme së paku tre (3) vjet, me mundësi vazhdimi, përveç nëse arsyet imponuese të sigurisë shtetërore apo të rendit publik kërkojnë ndryshe. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: This article excludes refugee status for people connected to serious international crimes, certain serious non-political crimes, or acts against UN purposes and principles, and also bars people already protected by UN bodies or treated by Kosovo like its own citizens.
Neni 8 Përjashtimi nga statusi i refugjatit 1. E drejta për status të refugjatit nuk do t’i njihet një personi, për të cilin ka arsye serioze të konsiderohet se ai/ajo: 1.1. ka kryer krime kundër paqes, krime lufte ose krime kundër njerëzimit siç përcaktohen në instrumentet ndërkombëtare të hartuara për të paraparë dispozita për krime të tilla; 1.2. ka kryer krim serioz jo-politik jashtë Republikës së Kosovës para pranimit të tij apo saj si refugjat në Republikën e Kosovës; 1.3. është fajtor për akte që janë në kundërshtim me qëllimet apo parimet e Kombeve të Bashkuara, siç parashihet në preambulë dhe nenet 1 dhe 2 të Kartës së Kombeve të Bashkuara. 2. Paragrafi 1. i këtij neni, zbatohet ndaj personave të cilët nxisin apo në mënyrë tjetër marrin GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 40 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL pjesë në kryerjen e krimeve ose akteve të lartcekura. 3. Statusi i refugjatit nuk do t’iu lejohet personave të cilët tashmë gëzojnë ndihmën ose mbrojtjen e organeve dhe agjencive të Kombeve të Bashkuara, përveç mbrojtjes ose ndihmës së Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë. Kur një mbrojtje ose ndihmë e tillë ka pushuar për çfarëdo arsye, pa u vendosur definitivisht pozita e këtyre personave në pajtim me rezolutat relevante të miratuara nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, këta persona në bazë të fakteve (ipso facto) kanë të drejtë të përfitojnë nga ky ligj. 4. Statusi i refugjatit nuk do t’u njihet personave, të cilëve të drejtat dhe detyrimet u janë të njohura nga Republika e Kosovës ngjashëm sikur shtetasve të Republikës së Kosovës. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Kosova must provide complementary protection to eligible persons, and the Ministry must issue them a residence permit as soon as possible after status is recognized; the permit must be valid for at least one year unless security or public order reasons require otherwise.
Neni 9 Dhënia e mbrojtjes plotësuese 1. Republika e Kosovës ia ofron mbrojtjen plotësuese shtetasit, të huaj apo personit pa shtetësi i cili nuk i përmbush kriteret e përcaktimit të statusit të refugjatit, por i plotëson kriteret e përcaktuara në përkufizimin e mbrojtjes plotësuese të parapara në nenin 3, nën-paragrafi 1.19. të këtij ligji. 2. Sa më parë që është e mundur pasi që statusi i tyre është njohur, Ministria do t’iu lëshojë përfituesve të statusit të mbrojtjes plotësuese një leje banimi e cila duhet të jetë e vlefshme së paku një (1) vit me mundësi vazhdimi, përveç nëse arsyet imponuese të sigurisë shtetërore apo të rendit publik kërkojnë ndryshe. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: A person is not entitled to supplementary protection if serious exclusion grounds apply, including certain international crimes, serious crimes, UN-contrary acts, security risks, participation in such acts, or specified pre-entry offences committed to avoid sanctions.
Neni 10 Përjashtimi nga mbrojtja plotësuese 1. E drejta për mbrojtje plotësuese nuk do t’i njihet personit, për të cilin ka arsye serioze të konsiderohet se: 1.1. ka kryer krime kundër paqes, krime lufte ose krime kundër njerëzimit në kuptim të dispozitave ndërkombëtare që përcaktojnë këto krime; 1.2. ka kryer krime të rënda; 1.3. është fajtor për akte që janë në kundërshtim me qëllimet apo parimet e Kombeve të Bashkuara, siç parashihet në preambulë dhe nenet 1 dhe 2 të Kartës së Kombeve të Bashkuara; 1.4. paraqet rrezik për bashkësinë ose për sigurinë e Republikës së Kosovës. 2. Paragrafi 1. i këtij neni, zbatohet ndaj personave të cilët nxisin apo në mënyrë tjetër marrin pjesë në kryerjen e krimeve ose akteve të përcaktuara në nën-paragrafët 1.1., 1.2. dhe 1.3. të këtij neni. 3. Mbrojtja plotësuese nuk do t’i jepet një personi i cili ka kryer një apo më tepër vepra penale para se të hyjë në Republikën e Kosovës jashtë fushëveprimtarisë së paragrafit 1. të këtij neni, të cilat vepra penale do të ishin të dënueshme me burgim nëse do të kryheshin në Republikën e Kosovës dhe nëse ai apo ajo e lëshon vendin e tij apo saj të origjinës, vetëm për t’iu shmangur GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 41 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL sanksioneve që rezultojnë nga këto krime. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Foreign nationals and stateless persons who say they intend to apply for international protection in Kosovo are allowed to enter Kosovo.
Neni 11 Hyrja në Republikën e Kosovës Shtetasit e huaj apo personat pa shtetësi të cilët deklarojnë qëllimet e tyre për parashtrimin e aplikacionit për mbrojtje ndërkombëtare në Republikën e Kosovës, do të trajtohen si aplikues në pajtim me këtë ligj, pra do t’iu lejohet të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: This article gives applicants information and procedural support in a language they understand, lets them choose a representative, and sets limited access rules for the applicant file.
Neni 12 Ndihma për aplikuesit 1. Aplikuesi mund të kërkojë mbrojtje ndërkombëtare në një gjuhë të cilën ai ose ajo e kupton. 2. Aplikuesi në një afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh që nga paraqitja e aplikacionit, do të informohet në një gjuhë të cilën e kupton, ose në mënyrë të arsyeshme supozohet se e kupton lidhur me procedurën për përcaktim të statusit të mbrojtjes, të drejtat dhe detyrimet në procedurën e tillë, si dhe për të drejtën që të kontaktoj UNHCR-në dhe ndonjë organizatë joqeveritare të cilat iu ofrojnë ndihmë aplikuesve. 3. Organet kompetente do të sigurojnë që informatat e referuara në paragrafin 2. të këtij neni të jenë në formë të shkruar dhe në një gjuhë që aplikuesi e kupton apo supozohet në mënyrë të arsyeshme se e kupton. Po të jetë e nevojshme, informacioni i tillë mund të jepet edhe gojarisht. 4. Aplikuesi ka të drejtë të zgjedhë një përfaqësues, i cili do ta ndihmojë dhe ta përfaqësojë atë gjatë procedurës për përcaktimin e mbrojtjes ndërkombëtare, me shpenzime të aplikuesit. 5. Përfaqësuesi i aplikuesit si dhe përfaqësuesi i Zyrës së UNHCR-së, ka të drejtë të kontaktojnë aplikuesin në çdo kohë dhe në secilën fazë të procedurës për përcaktimin e mbrojtjes ndërkombëtare. 6. Aplikuesi ka të drejtë të flasë me përfaqësuesin e tij ose përfaqësuesin e UNHCR-së në çdo kohë, si dhe të jetë i informuar për këtë të drejtë. 7. Përfaqësuesi gëzon qasje në informacion në dosjen e aplikuesit, siç i lejohet autoritetit të përcaktuar për të shqyrtuar aplikacionin për mbrojtje ndërkombëtare, për aq sa është i rëndësishëm informacioni për shqyrtimin e aplikacionit. 8. Përjashtimisht përfaqësuesi nuk do ta gëzojë të drejtën në dosjen e aplikuesit kur zbulimi i informatave ose burimeve do të rrezikonte sigurinë kombëtare, sigurinë e organizatave apo personit/personave që ofrojnë informacionin, sigurinë e personit/personave të cilëve u referohet informacioni ose kur interesat e hetimeve në lidhje me shqyrtimin e aplikacionit nga organi kompetent ose marrëdhëniet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës do të rrezikoheshin. Në këto raste, qasja në informata ose burime në fjalë do të jetë në dispozicion të organit kompetent me përjashtim kur qasja e tillë është përjashtuar për shkak të sigurisë kombëtare. 9. Aplikuesit me aftësi të kufizuar mendore do t’i caktohet përfaqësues në rastet kur shpreh qëllimin për të aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare para fillimit të procedurës. 10. Vlerësimi sistematik i rrethanave personale të aplikuesve për të siguruar mbështetjen e GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 42 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL nevojshme për aplikuesit me nevoja të veçanta procedurale dhe të pranimit, do të kryhet në mënyrë të vazhdueshme nga zyrtarët përkatës të trajnuar në mënyrë të veçantë, gjatë gjithë kohëzgjatjes së procedurës së përcaktimit të statusit të mbrojtjes. 11. Me anë të masave dhe garancive të veçanta procedurale dhe të pranimit, përkrahja e duhur për aplikuesin me nevoja të veçanta procedurale dhe të pranimit, duhet të bazohet në vlerësimin e cekur në paragrafin 10. të këtij neni. Zyrtari do ta sigurojë aplikuesin nga momenti kur ai shpreh qëllimin për të aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare gjerë në marrjen e vendimit të formës së prerë, në mënyrë që ta ushtrojë të drejtën dhe obligimet që i referohen këtij ligji. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Special reception guarantees must be used to give applicants needed support based on personal circumstances, and trained officials must assess those circumstances continuously during the application process.
Neni 13 Procedurat e veçanta dhe garancitë e pritjes 1. Përmes procedurave të veçanta dhe garancive të pranimit, mbështetja e nevojshme për aplikuesit do të kushtëzohet duke u bazuar në rrethanat e tyre personale në mes të tjerash: të moshës, gjinisë, orientimit seksual, identitetit gjinor, aftësi të kufizuar, sëmundje serioze, çrregullim mendor, ose si rezultat i torturës, përdhunimit apo formave të tjera të rënda të dhunës psikologjike, fizike ose seksuale, në mënyrë që të ushtrojnë të drejtat dhe detyrimet e referuara në këtë ligj. 2. Procedura e njohjes së rrethanave personale të aplikuesve siç është përmendur në paragrafin 1. të këtij neni, do të kryhet në mënyrë të vazhdueshme nga zyrtarët përkatës të trajnuar posaçërisht, që nga momenti i shprehjes së qëllimit për të aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare, deri në marrjen e vendimit lidhur me aplikacionin. 3. Dispozitat e nenit 60 për procedurën e përshpejtuar nuk do të zbatohen për aplikuesit të cilët kanë nevojë për garanci të veçanta procedurale, në veçanti viktimat e torturës, përdhunimit apo formave të tjera të dhunës serioze psikologjike, dhunës fizike apo seksuale, në qoftë se sipas kësaj procedure nuk mund të sigurohet mbështetje e duhur. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Nëse aplikuesi nuk e kupton gjuhën e procedurës, organi kompetent i siguron përkthim. Përkthyesi duhet të mbajë sekretin profesional, dhe në raste të veçanta mund të sigurohet përkthyes i së njëjtës gjini kur është e mundur.
Neni 14 Gjuha e procedurës dhe e drejta për përkthyes 1. Në rastet kur aplikuesi nuk e kupton gjuhën në të cilën zhvillohet procedura, organi kompetent i siguron shërbimet e përkthimit në një gjuhë në të cilën konsiderohet se e kupton. Përkthyesi detyrohet të mbajë sekretin profesional. 2. Në raste të veçanta, nëse është e mundur aplikuesit do t’i sigurohet një përkthyes i të njëjtës gjini. 3. Aplikuesi ka të drejtë të angazhojë një përkthyes sipas zgjedhjes të vet, me kusht që ky i fundit të mos jetë aplikues. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Female asylum applicants may ask for their asylum procedure to be handled by a female official of the same gender, if the institution can accommodate it.
Neni 15 Aplikueset femra Aplikueset e gjinisë femërore kanë të drejtë të kërkojnë që procedurën e azilit për atë ta zhvillojë zyrtarja e gjinisë së njëjtë. Kërkesa e saj do të aplikohet nëse mundësitë e institucionit përkatës e lejojnë një gjë të tillë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 43 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: This article sets special safeguards for unaccompanied child asylum applicants, including assigning a social services officer, limiting questioning, and requiring child-focused handling by authorities.
Neni 16 Fëmijët e pashoqëruar 1. Aplikuesit fëmijë të pashoqëruar do t’i caktohet zyrtari për shërbime sociale i caktuar nga Qendra për Punë Sociale në kohën sa më të shkurtë të mundur, si përfaqësues i fëmijës së pashoqëruar në mënyrë që të përfaqësojë ose ta ndihmojë fëmijën e pashoqëruar me qëllim të shqyrtimit të aplikacionit për mbrojtje ndërkombëtare dhe që t’ia mundësojë atij përfitimet nga të drejtat dhe të veprojë në pajtim me obligimet që ofrohen me këtë ligj. 2. Në asnjë rrethanë fëmija i pashoqëruar nuk mund të merret në pyetje pa qenë i shoqëruar nga zyrtari për shërbimet sociale. Zyrtari për shërbime sociale do t’i kryej detyrat e tij apo saj në pajtim me parimin e interesit më të mirë të fëmijës dhe do të ketë njohuritë e nevojshme për ta bërë ketë. Zyrtari për shërbime sociale do të ndërrohet vetëm nëse kjo është e domosdoshme. 3. Organi kompetent duhet të marrë në konsideratë interesin më të mirë të fëmijës me rastin e zbatimit të këtij neni. 4. Zyrtarit për shërbimet sociale për fëmijë, do t’i jepet mundësia për ta informuar fëmijën e pashoqëruar për kuptimin dhe pasojat eventuale të intervistës personale dhe kur është e nevojshme si të përgatitet për intervistë personale. Zyrtari për shërbimet sociale për fëmijë, do të lejohet të marrë pjesë në intervistë dhe ka të drejtë të parashtrojë pyetje ose të paraqes komente brenda kornizës së përcaktuar nga zyrtari intervistues. 5. Në rastet kur fëmija i pashoqëruar do të intervistohet lidhur me aplikacionin e tij për azil, kjo intervistë do të zhvillohet nga personi i cili ka njohuri të domosdoshme lidhur me nevojat e veçanta të fëmijës, dhe vendimi lidhur me aplikacionin për mbrojtje ndërkombëtare po ashtu duhet të merret nga personi i cili i ka njohuritë e domosdoshme për nevojat e veçanta të fëmijës. 6. Pas njohjes së statusit të refugjatit, mbrojtjes plotësuese dhe mbrojtjes së përkohshme, fëmijës së pashoqëruar i caktohet kujdestari për fëmijë. 7. Ministria është e obliguar të fillojë përpjekjet për të gjetur sa më shpejt prindërit apo të afërmit e tjerë të ngushtë të fëmijës së pashoqëruar në bashkëpunim me organizatat relevante. 8. Ministria do të sigurohet që fëmija i pashoqëruar që nga momenti i hyrjes në territor deri në momentin kur ata janë të obliguar ta lëshojnë vendin, të jenë të vendosur qoftë: 8.1. me të afërmit e rritur; apo 8.2. me ndonjë familje birësuese; apo 8.3. në qendra të specializuara për akomodim të fëmijëve; apo 8.4. në akomodim tjetër të përshtatshëm për fëmijët. 9. Fëmija i pashoqëruar aplikues nga mosha gjashtëmbëdhjetë (16) vjeç, mund të vendoset në qendra akomodimi për aplikues të rritur, nëse është në interesin e tij, sipas këtij neni. 10. Në rastet kur mund të ketë kërcënim për jetën apo integritetin e të miturit apo të anëtarëve të ngushtë të familjes së tij apo të saj, veçanërisht nëse ata kanë mbetur në vendin e origjinës, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 44 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL do të sigurohet kujdesi që mbledhja, përpunimi dhe qarkullimi i informatave përkitazi me ata persona të bëhet mbi bazë konfidenciale. 11. Për aq sa është e mundur, vëllezërit e motrat duhet të mbahen bashkë, duke marrë në konsideratë interesin më të mirë të fëmijëve në fjalë dhe, në veçanti, mosha e tij ose e saj dhe shkalla e pjekurisë. Ndërrimet e vendqëndrimit të fëmijëve të pashoqëruar duhet të kufizohet në minimum. 12. Me kërkesë të organit kompetent fëmijës së pashoqëruar mund t’i bëhet ekzaminim mjekësor për të përcaktuar moshën e tij, brenda kornizës së ekzaminimit të aplikacionit për mbrojtje ndërkombëtare, në rastet kur, pas deklaratave të përgjithshme apo indikacioneve tjera relevante, organi kompetent ka dyshime lidhur me moshën e aplikuesit. Nëse, pas kësaj, organi kompetent vazhdon të ketë dyshime lidhur me moshën e aplikuesit, ata do të konsiderojnë se aplikuesi është i mitur. 13. Të gjitha ekzaminimet mjekësore do të kryhen duke respektuar në tërësi dinjitetin individual, do të jenë ekzaminime sa më pak invazive dhe do të kryhen nga profesionistë të kualifikuar mjekësorë, për të mundësuar për aq sa është e mundur arritjen deri në një rezultat të besueshëm. 14. Në rastet kur shfrytëzohen ekzaminimet mjekësore, organi kompetent do të sigurohet se: 14.1. fëmija i pashoqëruar do të informohet para shqyrtimit të aplikacionit, në një gjuhë të cilën e kupton apo të cilën me arsye mund të konsiderohet se e kupton, për mundësinë e përcaktimit të moshës së tij përmes ekzaminimit mjekësor. Kjo do të përfshijë edhe informatat mbi metodën e ekzaminimit dhe pasojat e mundshme që rrjedhin nga ekzaminimi mjekësor në kuptim të shqyrtimit të aplikacionit për mbrojtje ndërkombëtare si dhe për pasojat e refuzimit të ekzaminimit mjekësor nga fëmija i pashoqëruar; 14.2. fëmija i pashoqëruar dhe/ose përfaqësuesit e tyre do të japin pëlqim për kryerjen e ekzaminimit mjekësor me qëllim të përcaktimit të moshës së fëmijës; dhe 14.3. vendimi për të refuzuar një aplikacion të parashtruar nga fëmija i pashoqëruar i cili ka refuzuar ekzaminimin mjekësor nuk do të bazohet vetëm në refuzimin në fjalë; 14.4. fakti që një i fëmije i pashoqëruar ka refuzuar ekzaminimin mjekësor nuk do ta pengojë autoritetin përcaktues në marrjen e vendimit mbi aplikacionin për mbrojtje ndërkombëtare. 15. Në këtë kontekst, mendimi i fëmijës do të merret parasysh në pajtim me moshën dhe shkallën e pjekurisë së tij apo të saj. 16. Ata që punojnë me fëmijët e pashoqëruar duhet të kenë marrë ose duhet të marrin trajnim të përshtatshëm në lidhje me nevojat specifike të tyre, dhe duhet të respektojnë parimin e konfidencialitetit, në lidhje me ndonjë informacion që ata mund të marrin gjatë punës së tyre. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Qeveria must give special attention, treatment, and care to vulnerable persons.
Neni 17 Personat e cenueshëm 1. Qeveria do t’iu kushtojë vëmendje, trajtim dhe kujdes të veçantë personave të cenueshëm. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 45 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL 2. Nevojat e veçanta sipas këtij ligji do të përcaktohen në bazë të vlerësimit individual të secilit aplikues, refugjat, person nën mbrojtjen plotësuese apo person nën mbrojtje të përkohshme. 3. Aplikuesit, refugjatët, personat me mbrojtje plotësuese apo personat me mbrojtje të përkohshme me nevoja të veçanta, do të kenë trajtim të veçantë në pajtim me nevojat e tyre specifike me rastin e akomodimit, ofrimit të kushteve të veçanta të pranimit, trajtimin e nevojshëm mjekësor, dhe këshillimin e nevojshëm psikosocial. 4. Aplikuesit, refugjatët, personat me mbrojtje plotësuese apo personat me mbrojtje të përkohshme të cilët kanë qenë objekt i torturës, përdhunimit apo akteve të tjera të rënda të dhunës, do të marrin trajtimin e duhur për dëmin e shkaktuar nga akte të tilla, në veçanti mundësinë për të pasur trajtimin apo kujdesin e duhur mjekësor dhe psikologjik. 5. Ata që punojnë me viktimat e torturës, përdhunimit apo akteve të tjera të rënda të dhunës duhet të kenë marrë ose do të marrin trajnimin e duhur në lidhje me nevojat e tyre, dhe duhet t’i përmbahen rregullave të konfidencialitetit në lidhje me ndonjë informacion që ata mund të marrin gjatë punës së tyre. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Applicants may move freely, cannot be detained only because they applied, and DSHAM/courts may order detention only in specific cases and time limits.
Neni 18 Qëndrimi, liria e lëvizjes dhe mbajtja 1. Aplikuesit mund të lëvizin lirshëm në territorin e Republikës së Kosovës që nga momenti i aplikimit për mbrojtje ndërkombëtare deri në momentin kur do të merret vendim i formës së prerë. 2. Aplikuesit nuk do ta mbahen në Qendër të Mbajtjes vetëm për shkak se ai ose ajo ka aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare. 3. Aplikuesi nuk duhet të kërkojë leje për të kryer takimet me autoritetet ose gjykatat, kur paraqitja e tij/ saj është e nevojshme. 4. DSHAM, mund ta ndalojë aplikuesin në Qendrën e Mbajtjes në rastet kur konsideron të nevojshme dhe në bazë të një vlerësimi individual të secilit rast, dhe në qoftë se me masa të tjera alternative më pak shtrënguese alternative nuk mund të arrihet qëllimi i kufizimit të lirisë së lëvizjes, në rastet e mëposhtme: 4.1. për të përcaktuar ose verifikuar identitetin apo shtetësinë e tij/saj; 4.2. për të përcaktuar elementet në të cilat është bazuar aplikacioni për mbrojtje ndërkombëtare, e që nuk do të mund të siguroheshin pa kufizimin e lirisë së lëvizjes, sidomos kur ekziston rreziku i ikjes së aplikuesit; 4.3. kur është e nevojshme për mbrojtjen e sigurisë kombëtare ose sigurisë publike; 4.4. për të vendosur, në kontekst të procedurës, për të drejtën e aplikuesit për të hyrë në territor; 4.5. kur ai ose ajo mbahet për qëllime të procedurës së kthimit, për të përgatitur kthimin dhe/ose kryer procesin e largimit, dhe kur organi kompetent mund të dëshmojë në bazë të kritereve objektive, përfshirë edhe faktin se parashtruesi ka pasur tashmë mundësinë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 46 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL për të filluar procedurën e mbrojtjes ndërkombëtare, se ka baza të arsyeshme për të besuar se personi po aplikon për mbrojtje ndërkombëtare vetëm sa për ta shtyrë ose penguar ekzekutimin e vendimit për kthim. 5. Masat tjera alternative të kufizimit të lirisë së lëvizjes së aplikueseve janë si në vijim: 5.1. ndalimi i lëvizjes nga Qendra për Azil; 5.2. ndalimi i lëvizjes jashtë hapësirës së caktuar; 5.3. paraqitja tek organi kompetent në kohën e caktuar; 5.4. dorëzimi i dokumenteve të udhëtimit, apo depozitimi i një garancioni financiar tek organi kompetent. 6. Në pajtim me këtë nen, DSHAM-i do të merr vendim në formë të shkruar: 6.1. për masat alternative të kufizimit të lirisë së lëvizjes së aplikuesit; 6.2. për mbajtjen e aplikuesit në qendrën e mbajtjes; si dhe 6.3. kohëzgjatjen në proporcion me qëllimin e vendimit. 7. Aplikuesi mund të parashtrojë padi kundër vendimit në lidhje me masat e kufizimit të lirisë së lëvizjes në Gjykatën Themelore, Departamenti për Çështje Administrative brenda shtatë (7) ditëve të punës nga koha kur është marrë vendimi. Padia nuk do ta pezullojë ekzekutimin e vendimit. Aplikuesi ka të drejtë ta kundërshtojë edhe vendimin e Gjykatës Themelore të Departamentit për Çështje Administrative në Gjykatën e Apelit, sipas procedurës së përcaktuar me ligj. 8. Personat në pozitë të cenueshme mund të ndalohen në Qendër të Mbajtjes për të Huaj, nëse, në bazë të vlerësimit individual, është vlerësuar se një formë e tillë e akomodimit është e përshtatshme me rrethanat dhe nevojat e aplikuesit, dhe veçanërisht për shëndetin e tij/saj. 9. Aplikuesit fëmijë mund të ndalohen në mbajtje vetëm si një masë e fundit dhe pasi është përcaktuar se masat tjera alternative të kufizimit të lirisë së lëvizjes nuk mund të zbatohen në mënyrë efektive. Ndalimi i tillë do të jetë për një periudhë sa më të shkurtër kohore dhe do të bëhen të gjitha përpjekjet për lirimin e të miturve të ndaluar në mbajtje dhe vendosjen e tyre në një akomodim të përshtatshëm për të mitur, nëse vlerësohet si interes i tij më i mirë. 10. Nëse sipas paragrafit 4. të këtij neni ekziston ndonjë kusht për ndalim DSHAM-i mund të marrë vendim për ndalimin e aplikuesit deri në (tetë) 8 ditë. Aplikuesi mund të ndalohet për më tepër se tetë (8) ditë vetëm në bazë të vendimit të Gjykatës Themelore. 11. Gjykata Themelore, brenda njëzet e katër (24) orëve, do të marrë një nga vendimet e mëposhtme pasi që ta shqyrtojë propozimin për të ndaluar aplikuesin për më shumë se tetë (8) ditë, do të dëgjohet mendimi i zyrtarit të DSHAM-it, mendimi i aplikuesit dhe të përfaqësuesit të tij ose të saj (në qoftë se ka), duke i vlerësuar arsyet për aplikimin e masave kufizuese dhe kushtet për ndalim: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 47 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL 11.1. ta refuzojë ndalimin e aplikuesit; 11.2. ta ndalojë aplikuesin, duke e treguar periudhën kohore të ndalimit. Afati i ndalimit nuk mund të jetë më i gjatë se dy (2) muaj dhe nuk mund ta kalojë periudhën kohore të procedurës së azilit. 12. Nëse gjykata ka marrë vendim për ta refuzuar ndalimin e aplikuesit, ai ose ajo do të lirohet pa ndonjë vonesë. 13. Nëse Gjykata Themelore vendos që të refuzojë vendimin për mbajtjen e aplikuesit, atëherë organi kompetent menjëherë duhet ta lirojë aplikuesin. Aplikuesi mund të ndalohet përsëri, vetëm në rrethana të reja të cilat e arsyetojnë mbajtjen. 14. Aplikuesi ose përfaqësuesi i tij ose saj, në çdo kohë mund të parashtrojë padi në Gjykatën Themelore në lidhje me vlerësimin e nevojës për të vazhduar zbatimin e ndalimit ose zgjatje të periudhës së ndalimit ose vendimit të marrë në përputhje me paragrafin 7. të këtij neni. Padia nuk e pezullon ekzekutimin e vendimit në lidhje me ndalimin në qendrën e mbajtjes. 15. Gjykata Themelore në afat prej njëzetë e katër (24) orësh do të shqyrtojë padinë kundër vendimit për zgjatjen e periudhës së ndalimit. Gjykata do të dëgjojë mendimin e policisë, aplikuesit, dhe do ta vlerësojë masën e ndalimit në qendrën e mbajtjes dhe kushtet e ndalimit dhe do të vendosë për padinë. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The competent authority must provide information and translation support for people who may seek international protection at detention centres and border crossing points, and must ensure advice providers can access applicants there.
Neni 19 Informatat dhe këshillat në Qendrën e Mbajtjes dhe pikat e kalimit kufitar 1. Kur ka indikacione se shtetasit e vendeve të treta ose personat pa shtetësi që mbahen në Qendrën e Mbajtjes së të Huajve ose janë të pranishëm në pikat e kalimit kufitar, duke përfshirë zonat e transitit në kufijtë e Republikës së Kosovës, mund të parashtrojnë aplikimin për mbrojtje ndërkombëtare, Republika e Kosovës u siguron atyre informata mbi mundësinë për ta bërë këtë. Në vendet e referuara në këtë paragraf dhe pika të kalimit kufitar, organi kompetent duhet të bëjë aranzhime të përkthimit, sipas nevojës, për ta lehtësuar qasjen në procedurat për përcaktim të statusit të mbrojtjes. 2. Organi kompetent do të sigurohet që organizatat dhe personat që ofrojnë këshilla për aplikuesit kanë qasje efektive tek aplikuesit e pranishëm në pikat e kalimit kufitar, duke përfshirë zonat e transitit, në kufijtë. Organi kompetent mund të përcaktojë rregulla që mbulojnë praninë e organizatave dhe personave të tillë në ato pika të kalimit kufitar dhe në veçanti që qasja është subjekt i marrëveshjes me organin kompetent. Kufizimet në këto qasje mund të vendosen vetëm nëse, sipas legjislacionit vendor, ato janë objektivisht të nevojshme për sigurinë, rendin publik ose menaxhimin administrativ të pikave të kalimit në fjalë, me kusht që qasja në këtë mënyrë nuk kufizohet rëndë ose nuk bëhet e pamundur. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: State bodies must allow UNHCR access to applicants, information, and procedures, and let it present views to competent authorities.
Neni 20 Roli i UNHCR- së 1. Organet shtetërore do ta lejojnë UNHCR - në: 1.1. të ketë qasje tek aplikuesit, duke përfshirë edhe ata nën arrest, në aeroport, kufi dhe në zona transiti; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 48 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL 1.2. të ketë qasje në informata, të aplikacioneve individuale për mbrojtje ndërkombëtare, në zhvillimin e procedurave dhe në vendimet e marra duke siguruar që aplikuesi ka shprehur pajtimin; 1.3. të paraqesë pikëpamjet e veta, si zbatim i përgjegjësive mbikëqyrëse sipas nenit 35 të Konventës së Gjenevës ndaj cilit do organ kompetent, lidhur me aplikacionet individuale për mbrojtje ndërkombëtare në çdo fazë të procedurës. 2. Paragrafi 1. i këtij neni, do të zbatohet gjithashtu për organizatën e cila punon në emër të UNHCR-së në territorin e Republikës së Kosovës sipas një marrëveshjeje me Qeverinë e Kosovës. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: A country may be treated as the applicant’s first country of asylum if the person was recognized as a refugee there and can still receive that country’s protection, or otherwise has continuing protection there, including non-refoulement-related protection.
Neni 21 Vendi i parë i azilit 1. Një vend mund të konsiderohet si vend i parë i aplikimit për mbrojtje ndërkombëtare për një aplikues nëse: 1.1. ai/ajo në atë shtet është pranuar si refugjat dhe ai/ajo ende mund të përfitojë nga mbrojtja e atij vendi; ose 1.2. ai/ajo në mënyrë tjetër gëzon mbrojtje të vazhdueshme në atë shtet, duke përfshirë përfitimet nga parimi i moskthimit duke u siguruar që ai/ajo do të riatdhesohet në atë shtet. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Kosova may apply the safe third-country concept only after the competent body has considered the person’s treatment there and each application is assessed separately.
Neni 22 Shtetet e treta të sigurta 1. Republika e Kosovës mund të zbatojë konceptin e shtetit të tretë të sigurt vetëm pasi organi kompetent të ketë konsideruar se personi që kërkon mbrojtje ndërkombëtare do të trajtohet në shtetin e tretë në pajtim me parimet në vijim: 1.1. jeta dhe liria nuk kërcënohen në bazë të racës, fesë, kombësisë, përkatësisë në një grup social të caktuar apo përfaqësimi i ndonjë qëndrimi politik; 1.2. nuk ka rrezik të dëmtimit të rëndë sipas përkufizimit të refugjatit dhe mbrojtjes plotësuese; 1.3. respektohet parimi i moskthimit në pajtim me Konventën e Gjenevës; 1.4. respektohet ndalimi i largimit, në rast të shkeljes së të drejtave për liri nga tortura dhe trajtimi mizor, çnjerëzor dhe denigrues sipas të drejtës ndërkombëtare; dhe 1.5. ekziston mundësia që të kërkohet statusi i refugjatit dhe, nëse personi konsiderohet refugjat, përfiton mbrojtje në pajtim me Konventën e Gjenevës. 2. Fakti nëse janë plotësuar kushtet për të zbatuar konceptin e vendit të tretë të sigurt do të vlerësohet për çdo aplikim ndaras, duke vlerësuar nëse një vend i plotëson kushtet e referuara në paragrafin 1. të këtij neni dhe nëse ekziston një lidhje në mes të atij vendi dhe aplikuesit, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 49 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL në bazë të së cilës në mënyrë të arsyeshme mund të pritet që ai /ajo mund të kërkojë mbrojtje ndërkombëtare atje, duke marrë parasysh të gjitha faktet dhe rrethanat e aplikimit të tij/saj. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: A third country may be treated as safe only if it meets the listed treaty and legal-procedure conditions. If a decision relies only on this article, the competent body must assess each application individually, notify the applicant in time, and issue a document in the safe third country’s language when an international protection application is refused.
Neni 23 Shtetet e treta të sigurta në Evropë 1. Shteti i tretë mund të konsiderohet shtet i tretë i sigurt vetëm nëse: 1.1. ka ratifikuar dhe respekton dispozitat e Konventës së Gjenevës pa kufizime gjeografike; 1.2. ka të rregulluara me ligj procedurën e përcaktimit të statusit të mbrojtjes; dhe 1.3. ka ratifikuar Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe respekton dispozitat e saj, përfshirë standardet që kanë të bëjnë me mjetet efektive juridike. 2. Në rastet kur një vendim zbatohet vetëm në bazë të këtij neni, organi kompetent, do të: 2.1. vlerësojë nëse janë plotësuar kushtet për zbatimin e konceptit të vendit të sigurt për secilin aplikacion individualisht duke vlerësuar nëse një vend i ka plotësuar kushtet sipas paragrafit 1. të këtij neni; 2.2. informojë me kohë aplikuesin për zbatimin e konceptit të vendit të sigurt të origjinës, në mënyrë që t’i mundësohet atij/asaj për të kundërshtuar zbatimin e konceptit të vendit të tretë të sigurt të origjinës në kontekst të natyrës dhe rrethanave të tij personale; 2.3. do t’i lëshojë aplikuesit të cilit i është refuzuar aplikacioni për mbrojtje ndërkombëtare një dokument në gjuhën e shtetit të tretë të sigurt, sipas të cilit do të informohen autoritetet relevante të shtetit përkatës se aplikacioni i tij nuk është shqyrtuar në thelb në Republikën e Kosovës. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: A third country may be treated as a safe country of origin for a particular applicant after an individual review of the application, if the listed conditions are met.
Neni 24 Shtetet e sigurta të origjinës 1. Një shtet i tretë i konsideruar shtet i sigurt i origjinës në pajtim me këtë ligj mund, pas shqyrtimit individual të aplikacionit, të konsiderohet shtet i sigurt i origjinës për aplikuesin në veçanti nëse: 1.1. ai ose ajo ka shtetësinë e shtetit në fjalë; 1.2. ai ose ajo është person pa shtetësi dhe më parë ka qenë banor i shtetit në fjalë; dhe 1.3. ai ose ajo nuk ka paraqitur kurrfarë baze serioze për ta konsideruar shtetin në fjalë si shtet të pasigurt të origjinës për rrethanat e veçanta të tij/saj në kuptim të kualifikimeve të tij/saj për të qenë përfitues i mbrojtjes ndërkombëtare sipas këtij ligji. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 50 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Qeveria e Kosovës must decide the list of safe countries of origin and review that situation regularly; applicants have a right to appeal a refusal decision under this concept for their personal circumstances.
Neni 25 Përcaktimi i shteteve të treta si shtete të sigurta të origjinës 1. Qeveria e Kosovës do të marrë vendim me të cilin do të përcaktojë listën e vendeve të sigurta të origjinës. 2. Qeveria e Kosovës do të rishqyrtojë rregullisht situatën në shtetet e përcaktuara si shtete të sigurta të origjinës. 3. Vlerësimi nëse një shtet është shtet i sigurt i origjinës sipas këtij neni do të bazohet në një sërë burimesh informacioni, përfshirë në veçanti informatat nga shtetet anëtare të BE-së, EASO, UNHCR, Këshilli i Evropës dhe organizatat tjera relevante. 4. Gjatë zbatimit të konceptit të shtetit të sigurt të origjinës, aplikuesit do t’i lejohet e drejta e ankimit kundër vendimit për refuzim të aplikacionit sipas konceptit të vendit të sigurt të origjinës për rrethanat e tij personale. KAPITULLI II TË DREJTAT DHE DETYRIMET E APLIKUESVE, PERSONAVE ME STATUS REFUGJATI DHE PERSONAVE NËN MBROJTJE PLOTËSUESE - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Applicants have a right to stay in Kosovo and to receive basic living conditions, healthcare, basic social assistance, free legal aid, education for child applicants, freedom of thought and religion, and access to employment and vocational training.
Neni 26 Të drejtat e aplikuesëve 1. Aplikuesi ka të drejtë: 1.1. të qëndrojë në Republikën e Kosovës; 1.2. të ketë kushtet themelore të jetesës; 1.3. të ketë kujdesin shëndetësor; 1.4. të ketë ndihmën sociale themelore; 1.5. të ketë ndihmën ligjore pa pagesë; 1.6. në arsimim për aplikuesit fëmijë; 1.7. në lirinë e mendimit dhe besimit fetar; 1.8. për punësim dhe të drejtën në trajnime profesionale. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The applicant may stay in Kosovo until a final decision is made; accompanying family members have the same right, and the competent authority must take necessary steps to keep the family together as much as possible when shelter has been provided.
Neni 27 E drejta e aplikuesit për qëndrim 1. Aplikuesi ka të drejtë të qëndrojë në Republikën e Kosovës deri në marrjen e vendimit të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 51 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL formës së prerë. 2. Anëtarët e familjes të cilët kanë arritur në Republikën e Kosovës së bashku me aplikuesin, kanë të drejtë të qëndrojnë në përputhje me paragrafin 1. të këtij neni. 3. Organi kompetent duhet të ndërmarrë masat e nevojshme që të mbajë aq sa është e mundur unitetin familjarë, ashtu siç është brenda territorit të Republikës së Kosovës nëse aplikuesve iu është ofruar strehim. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Applicants are entitled to housing, food, and clothing, provided as goods, financial assistance, vouchers, or a mix, plus financial help for daily expenses.
Neni 28 E drejta për kushte themelore të jetesës dhe kushte sociale Aplikuesit kanë të drejtë në strehim, ushqim dhe veshmbathje të ofruara në formë mallrash ose në formën e ndihmës financiare ose kuponëve, ose një kombinim i të triave, si dhe një ndihmë financiare për shpenzime të përditshme. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Applicants have a right to health care, including emergency care and essential treatment for serious diseases and severe mental disorders.
Neni 29 Kujdesi shëndetësor 1. Aplikuesit kanë të drejtë në kujdes shëndetësor e cila përfshinë, kujdesin emergjent shëndetësor dhe trajtimin thelbësor të sëmundjes dhe çrregullimeve të rënda mendore. 2. Aplikuesit të cilët i janë nënshtruar përdhunimit, torturës ose formave të tjera të rënda të dhunës, si dhe aplikuesëve në pozitë të cenueshme, do t’iu afrohet trajtim i nevojshëm mjekësor sipas nevojave specifike dhe pasojave të shkaktuara. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Applicants who lack sufficient means are entitled to free legal aid.
Neni 30 Ndihma juridike pa pagesë 1. Aplikuesit i afrohet ndihma juridike falas si në vijim: 1.1. informata lidhur me të drejtat dhe detyrimet e aplikuesëve; 1.2. ndihma në hartimin e ankesave, për vendimet që merren gjatë procedurës së shqyrtimit të aplikacionit; 1.3. përfaqësimin në procedurë para organit kompetent, rreth vendimeve të marra gjatë shqyrtimit të aplikacionit. 2. Ndihma sipas paragrafit 1. të këtij neni, do t’i afrohet aplikuesit i cili nuk ka mjete të mjaftueshme apo gjëra me vlerë për t’i mbuluar shpenzimet përkatëse. 3. Ndihmën sipas paragrafit 1. të këtij neni, mund ta afrojnë: avokatët apo organizatat për ndihmë të refugjatëve duke u bazuar në Ligjin për Ndihmë Juridike Falas. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 52 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Fëmijët aplikues kanë të drejtë në arsimin fillor dhe të mesëm, me të njëjtat kushte si qytetarët e Kosovës, dhe qasja në arsim nuk mund të shtyhet më shumë se 3 muaj pas aplikimit për mbrojtje ndërkombëtare.
Neni 31 E drejta në arsim të fëmijëve aplikues 1. Aplikuesit fëmijë kanë të drejtë në arsimin fillor dhe të mesëm sipas të njëjtave kushte me qytetarët e Republikës së Kosovës. 2. Qasja në sistemin arsimor sipas paragrafit 1. të këtij neni nuk mund të shtyhet më shumë se tre(3) muaj nga data në të cilën është paraqitur aplikimi për mbrojtje ndërkombëtare nga fëmija apo në emër të fëmijëve. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo must guarantee applicants the right to exercise religious freedom according to their beliefs.
Neni 32 E drejta e mendimit dhe besimit fetar dhe lirinë e fesë Qeveria e Kosovës do t’iu garantojë aplikuesve të drejtën e ushtrimit dhe lirinë e fesë sipas bindjeve të tyre. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Applicants may gain profit-making activity rights after 9 months if no first-instance decision has been made and the delay is not their fault; they also have a right to professional training.
Neni 33 E drejta për punësim dhe e drejta në trajnime profesionale 1. Aplikuesit kanë të drejtë të ushtrojnë aktivitet fitimprurës pas nëntë (9) muajve që nga dita e aplikimit nëse DSHAM-i nuk ka marrë ende vendim të shkallës së parë dhe kjo vonesë nuk mund t’i atribuohet aplikuesit. 2. Republika e Kosovës, për arsye të politikave të tregut të punës, mund t’i japë përparësi në tregun e punës, shtetasve të saj. 3. Aplikuesit kanë të drejtë në trajnime profesionale pavarësisht nëse kanë qasje në tregun e punës. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The applicant must follow Kosovo law and state measures, cooperate with authorities, submit requested documents, report address changes within 3 days, comply with movement orders, not leave Kosovo without permission during the asylum procedure, and cooperate with fingerprints and photos.
Neni 34 Detyrimet e aplikuesit 1. Aplikuesi është i detyruar: 1.1. gjatë gjithë kohës të veprojë në pajtim me legjislacionin përkatës të Republikës së Kosovës, si dhe me masat e ndërmarra nga organet shtetërore; 1.2. të bashkëpunojë me DSHAM-në dhe organet e tjera relevante qeveritare; 1.3. t’i përgjigjet ftesave të organit kompetent dhe zyrave të tjera qeveritare dhe të bashkëpunojë në çdo fazë të procedurës së azilit; 1.4. të dorëzojë dokumentet e udhëtimit, identitetit dhe prova të tjera që i ka në dispozicion; 1.5. të njoftojë DSHAM-in dhe organet e tjera përkatëse të mbrojtjes ndërkombëtare për çfarëdo ndryshimi të adresës brenda tri (3) ditësh; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 53 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL 1.6. të veprojë në pajtim me urdhrat që lëshohen nga organi kompetent dhe të gjitha urdhrat e tjera qeveritare lidhur me kufizimet e lëvizjes; 1.7. të mos lëshojë territorin e Republikës së Kosovës pa lejen e organit kompetent derisa të mos përfundohet procedura e azilit; 1.8. të bashkëpunojë me organin kompetent lidhur me marrjen e gjurmëve të gishtërinjve dhe fotografisë; 1.9. organi kompetent mund të kontrollojë aplikuesin dhe gjësendet të cilat ai i ka. Pa paragjykuar kontrollet e kryera për arsye sigurie, kontrollet e aplikuesit në kuadër të këtij ligji, duhet të kryhen nga persona të gjinisë së njëjtë me respekt të plotë ndaj parimeve të dinjitetit njerëzor dhe integritetit fizik dhe psikologjik; 1.10. organi kompetent mund ta fotografojë aplikuesin. 2. Organi kompetent mund të mbajë procesverbal lidhur me deklarimet e aplikuesit, nëse paraprakisht ai është informuar për këtë. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: People with refugee status or subsidiary protection status have specified rights, and the competent body must inform them about those rights and duties within 15 days.
Neni 35 Të drejtat e personit me status të refugjatit dhe personit me status të mbrojtjes plotësuese 1. Personi me status refugjati dhe personi nën mbrojtje plotësuese ka të drejtat si në vijim: 1.1. të drejtën për qëndrim në Republikën e Kosovës për kohën sa zgjatë statusi i refugjatit ose mbrojtja plotësuese; 1.2. ndihmën sociale elementare; 1.3. strehimin elementar; 1.4. kujdesin shëndetësor; 1.5. arsimim; 1.6. ndihmën për integrim në shoqëri; 1.7. të drejtën në lirinë e mendimit dhe besimit fetar; 1.8. të drejtën për punësim dhe të drejtën për trajnime profesionale; 1.9. bashkimin me familjarë, siç parashihet në këtë ligj; 1.10. të drejtën në qasje në gjykata dhe ndihmë juridike; 1.11. të drejtën për të poseduar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 54 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL 2. Personi me status refugjati dhe personi me status të mbrojtjes plotësuese, gëzojnë të drejtat nga paragrafi 1. i këtij neni, deri në nivelin e mbrojtjes të cilën e gëzojnë shtetasit e Republikës së Kosovës. 3. Organi kompetent do të informojë personin me status të refugjatit apo personin me status të mbrojtjes plotësuese në një afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, që nga dita e njohjes së statusit të refugjatit apo mbrojtjes plotësuese në një gjuhë të cilën ai ose ajo e kupton apo në mënyrë të arsyeshme supozohet se e kupton, lidhur me të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga njohja e statusit përkatës. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Refugees and persons with subsidiary protection have a right to stay in Kosovo while that protection is granted.
Neni 36 E drejta për qëndrim Personi me status refugjati apo personi me status të mbrojtjes plotësuese ka të drejtë për qëndrim në Republikën e Kosovës për aq kohë sa i është dhënë mbrojtja ndërkombëtare apo mbrojtja plotësuese. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: People with refugee status or subsidiary protection status are entitled to necessary social assistance on the same conditions as Kosovo citizens.
Neni 37 Mirëqenia sociale Personi me status refugjati dhe personi me status te mbrojtjes plotësuese ka të drejtë në ndihmë të domosdoshme sociale nën kushte të njëjta me shtetasit e Republikës së Kosovës. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Refugees and persons with subsidiary protection are entitled to elementary accommodation for up to two years from the decision recognizing protection, unless they refuse the accommodation offer or have their own means to cover housing costs.
Neni 38 Strehimi elementar 1. Personit me status refugjati apo personit me status të mbrojtjes plotësuese do t’i sigurohet strehimi deri në dy (2) vjet, që nga dita e marrjes së vendimit për njohjen e mbrojtjes ndërkombëtare apo mbrojtjes plotësuese. 2. Personi me status refugjati ose personi me status të mbrojtjes plotësuese do ta humb të drejtën për akomodim nëse refuzon afrimin e strehimit elementar sipas paragrafit 1. të këtij neni. 3. Personi me status refugjati apo personi me status të mbrojtjes plotësuese i cili ka mjete të veta për mbulimin e shpenzimeve lidhur me strehimin, nuk ka të drejtë të përfitojë nga paragrafi 1. i këtij neni. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Personat me status refugjati ose me mbrojtje plotësuese kanë të drejtë për kujdes shëndetësor në të njëjtat kushte si shtetasit e Kosovës.
Neni 39 Kujdesi shëndetësor Personi me status refugjati apo personi me status të mbrojtjes plotësuese, ka të drejtën për kujdesin shëndetësor në kushte të njëjta sikur edhe shtetasit e Republikës së Kosovës. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Refugees and persons with complementary protection have the right to primary, secondary, and higher education under the same conditions as Kosovo citizens.
Neni 40 Arsimimi Personi me status refugjati apo personi me status të mbrojtjes plotësuese ka të drejtë në arsim fillor, të mesëm dhe të lartë nën kushte të njëjta sikurse edhe shtetasit e Republikës së Kosovës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 55 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: People with refugee status or subsidiary protection status are to be enabled to learn Kosovo’s history, language, and culture.
Neni 41 Integrimi në shoqëri Me qëllim të integrimit në shoqërinë kosovare, personave me status refugjati dhe personave me status të mbrojtjes plotësuese do t’iu mundësohet mësimi i historisë, gjuhës dhe kulturës në Republikën e Kosovës. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: Kosovo’s government must guarantee refugees and persons with subsidiary protection the right to exercise freedom of thought and religion according to their convictions.
Neni 42 Liria e mendimit dhe besimit fetar Qeveria e Kosovës do t’i garantojë personit me status refugjati apo personit me status të mbrojtjes plotësuese të drejtën e ushtrimit, lirinë e mendimit dhe besimit fetar sipas bindjeve të tyre. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: Refugees and people with subsidiary protection status may work in Kosovo without a foreigner work permit, and they are entitled to vocational training and work-experience internships on the same terms as Kosovo citizens.
Neni 43 E drejta për punësim dhe e drejta në trajnime profesionale 1. Personi me status refugjati apo personi me status të mbrojtjes plotësuese ka të drejtë të punojë në Republikën e Kosovës pa leje të punës për shtetasit e huaj. 2. Personi me status refugjati ose personi me status të mbrojtjes plotësuese, ka të drejtë në trajnime profesionale, të praktikës për përvojë pune në të njëjtat kushte sikurse edhe shtetasit kosovarë. 3. Qeveria e Kosovës do të bëjë përpjekje për të lehtësuar qasjen e plotë përfitueseve të mbrojtjes ndërkombëtare në aktivitetet sipas paragrafit 2. të këtij neni. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: Personat me status refugjati ose me status të mbrojtjes plotësuese kanë të drejtë për bashkim familjar.
Neni 44 Bashkimi familjar Personi me status refugjati dhe personi me status të mbrojtjes plotësuese ka të drejtë për bashkim familjar siç është parashikuar në nenin 3, nën-paragrafin 1.25. të këtij ligji dhe ligjit për të huajt. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: Personat me status refugjati ose me status të mbrojtjes plotësuese mund të marrin ndihmë juridike falas, nëse nuk kanë mjete të mjaftueshme për shpenzimet përkatëse.
Neni 45 Ndihma juridike falas 1. Personit me status refugjati apo personit me status të mbrojtjes plotësuese i afrohet ndihma juridike falas si në vijim: 1.1. informata lidhur me të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga njohja e statusit të refugjatit apo statusi i mbrojtjes plotësuese; 1.2. ndihma në hartimin e ankesave dhe përfaqësimin para organit kompetent në rast të ndërprerjes, anulimit apo revokimit të statusit të refugjatit apo statusit të mbrojtjes plotësuese. 2. Ndihma sipas paragrafit 1. të këtij neni, do t’i afrohet personit me status të refugjatit dhe status të mbrojtjes plotesuese i cili nuk ka mjete të mjaftueshme apo gjëra me vlerë për t’i GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 56 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL mbuluar shpenzimet përkatëse. 3. Ndihmën sipas paragrafit 1 të këtij neni mund ta afrojnë avokatët apo organizatat për ndihmë të refugjatëve. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: Refugees and persons with subsidiary protection have the right to possess movable and immovable property on the same terms as foreign persons.
Neni 46 E drejta që të ketë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme Personi me status refugjati apo personi me status të mbrojtjes plotësuese ka të drejtën e posedimit të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme në kushte të njëjta sikurse personat e huaj. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: People with refugee status or supplementary protection have a right to naturalization under the Citizenship Law.
Neni 47 Natyralizimi Personi me status refugjati dhe personi me mbrojtje plotësuese ka të drejtë për natyralizim në pajtim me Ligjin për Shtetësinë. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: Refugees and persons with complementary protection must follow Kosovo law and notify the competent authority of an address change within 7 days.
Neni 48 Detyrimet e personave me status refugjati dhe personave me status të mbrojtjes plotësuese 1. Personi me status refugjati apo personi me status të mbrojtjes plotësuese është i detyruar: 1.1. ta respektojë kushtetutën, ligjet dhe aktet nënligjore të Republikës së Kosovës; 1.2. në afatin shtatë (7) ditësh ta njoftojë organin kompetent për ndryshimin e adresës. KAPITULLI III PROCEDURA E AZILIT - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: This article assigns first-instance decision-making on international protection applications to DSHAM, appeal review to the National Refugee Commission, and administrative-decision review to the competent court.
Neni 49 Organet kompetente vendimmarrëse 1. DSHAM-i është përgjegjëse për vendosje në shkallën e parë lidhur me aplikacionin për mbrojtje ndërkombëtare. 2. Komisioni Kombëtar për Refugjatë është përgjegjës për shqyrtimin e ankesave të drejtuara kundër vendimeve të shkallës së parë. 3. Gjykata kompetente në përputhje me Ligjin për Gjykatat, është përgjegjëse për shqyrtimin e vendimeve administrative. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 57 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: The competent authority must assess international protection applications, while the applicant must cooperate and provide relevant facts, evidence, and documents.
Neni 50 Parimet e procedurës së mbrojtjes ndërkombëtare 1. Procedura e mbrojtjes ndërkombëtare fillon kur shtetasi i huaj apo personi pa shtetësi paraqet aplikacionin për mbrojtje ndërkombëtare. 2. Organi kompetent, gjatë shqyrtimit të aplikacionit për mbrojtje ndërkombëtare, së pari do ta vlerësojë nëse aplikuesi kualifikohet si refugjat dhe nëse jo. Ta përcaktojë nëse ka të drejtë për ndonjë lloj të mbrojtjes plotësuese dhe i mundëson aplikuesit t’i paraqesë, t’i shpjegojë dhe t’i dëshmojë të gjitha faktet dhe rrethanat të cilat janë relevante për aplikacionin e tij/ saj për mbrojtje ndërkombëtare. 3. Aplikuesi duhet plotësisht të bashkëpunojë në mënyrë aktive me organin kompetent gjatë procedurës. Aplikuesi do të paraqesë dhe do të shpjegojë të gjitha faktet dhe rrethanat për të cilat është në dijeni, me qëllim që ta ndihmojë organin kompetent në shqyrtimin e dëshmive të cilat i ka në dispozicion aplikuesi. Ai/ ajo do të paraqesë të gjitha dokumentet përkatëse në posedim të tij / saj që mund të jenë relevante për përcaktimin e mbrojtjes ndërkombëtare. 4. Organi kompetent shqyrton kontekstin e informacionit lidhur me situatën aktuale në vendin prej të cilit ka ikur personi dhe përpiqet të verifikojë faktet dhe rrethanat e ndërlidhura me aplikuesin në lidhje me çfarëdo dëshmie të ofruar nga ai/ajo. Organi kompetent mund të marrë në konsideratë dëshmi shtesë që ka në dispozicion me qëllim të vendosjes për aplikacionin për mbrojtje ndërkombëtare. 5. Vendimet e organit kompetent për ta njohur ose refuzuar aplikacionin për mbrojtje ndërkombëtare nuk merren vetëm në bazë të dokumenteve formale dhe dëshmive tjera të ngjashme. Vendimi merret duke u bazuar në vlerësimin e të gjitha dëshmive që janë në dispozicion, përfshirë edhe deklaratat e aplikuesit. 6. Gjatë procedurës së mbrojtjes ndërkombëtare, organi kompetent do të bëjë të gjitha përpjekjet për të siguruar që procedura të mos jetë e pafavorshme dhe për aq sa është e mundshme dhe kur të jetë e nevojshme, aplikuesi të ndihmohet në paraqitjen e aplikacionit tij/saj. Zyrtarët përgjegjës për intervistimin e aplikuesit janë përgjegjës të parandalojnë që mungesa e dijes dhe e përvojës së aplikuesit të mos i dëmtojë të drejtat e tij. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: Asylum procedure must follow the Law on General Administrative Procedure unless this law regulates the matter differently.
Neni 51 Zbatimi i Ligjit për Procedurën e përgjitheshme administrative Nëse nuk është e rregulluar ndryshe me këtë ligj, procedura e azilit do të jetë në përputhje me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative. - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: This article sets where and when international protection applications can be made, requires prompt registration, and gives applicants limited time-based processing rights and duties.
Neni 52 Shprehja e qëllimi për të aplikuar dhe parashtrimi i aplikacionit 1. Aplikimi bëhet në momentin e hyrjes në Republikën e Kosovës, në një pikë të kalimit kufitar, në një stacion policor, në DSHAM apo në lokacion të caktuar nga organi kompetent në rast të fluksit masiv. 2. Shtetasi i huaj apo personi pa shtetësi i cili ka shprehur qëllimin për të aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare, do të regjistrohet tek organi kompetent dhe është i obliguar që brenda shtatëdhjetë e dy (72) orëve të lajmërohet tek organi kompetent. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 58 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL 3. Konfirmimi sipas paragrafit 2. të këtij neni shërben si dëshmi që shtetasi i huaj apo personi pa shtetësi ka shprehur qëllimin për të aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare dhe do t’i lejohet të qëndrojë për periudhën prej shtatëdhjetë e dy (72) orësh. 4. Paragrafët 2. dhe 3. të këtij neni do të jenë të zbatueshëm vetëm në rast të fluksit masiv të migrantve. 5. Organet kompetente sigurojnë se personi i cili ka bërë aplikim për mbrojtje ndërkombëtare ka mundësi efektive që ta parashtrojë atë sa më shpejt të jetë e mundur. 6. Në rastet kur shtetasi i huaj apo personi pa shtetësi parashtron aplikacion për mbrojtje ndërkombëtare tek organi kompetent, regjistrimi do të bëhet jo më vonë se tri (3) ditë pune pas parashtrimit të aplikacionit. 7. Në rastet kur parashtrimi i aplikacionit është bërë tek autoritetet tjera të cilat mund të pranojnë aplikacione të tilla, por nuk janë kompetente për regjistrimin sipas këtij ligji, organi kompetent siguron që regjistrimi të bëhet jo më vonë se gjashtë (6) ditë pune pas parashtrimit të aplikacionit. 8. Personeli i organeve të tjera i cili mund të pranojë aplikacionet për mbrojtje ndërkombëtare, pranon nivelin e duhur të trajnimeve që është adekuat për detyrat dhe përgjegjësitë e tyre dhe udhëzimet për të informuar aplikuesit se ku dhe si duhet t’i parashtrojnë aplikimet për mbrojtje ndërkombëtare. 9. Nëse parashtrohen aplikacione të shumta të njëkohshme për mbrojtje ndërkombëtare nga një numër i madh i shtetasve të huaj apo personave pa shtetësi, e bëjnë shumë të vështirë në praktikë respektimin e afatit të përcaktuar në paragrafin 7. të këtij neni, afati për regjistrim do të zgjatet deri në dhjetë (10) ditë pune. 10. Organet nga paragrafi 1. i këtij neni, obligohen për ta ndihmuar aplikuesin të parashtroj aplikacionin për mbrojtje ndërkombëtare sa më shpejt të jetë e mundur. Aplikacioni nuk do të refuzohet ose përjashtohet nga shqyrtimi për të vetmen arsye se nuk është parashtruar sa më shpejtë të jetë e mundur. 11. Organi kompetent i cili e pranon parashtrimin e aplikacionit sipas këtij neni, duhet që me rastin e pranimit të aplikacionit ta plotësojë formularin fillestar duke përfshirë marrjen e gjurmëve të gishtërinjëve, fotografisë, dëshmive të tjera që ndërlidhen me aplikimin për mbrojtje ndërkombëtare dhe dokumenteve të udhëtimit. 12. Organi kompetent mund të inspektojë dhe t’i kontrollojë aplikuesit dhe gjërat e tyre në dispozicion. Pa paragjykime, inspektimet mund të kryhen për arsye sigurie. Kontrollet/ inspektimet e aplikuesit në bazë të këtij ligji duhet të kryhet nga personat e gjinisë së njëjtë, me respektim të plotë ndaj parimeve të dinjitetit njerëzor, fizik dhe integritetit psikologjik. 13. Pas plotësimit të formularit fillestar, DMH e cila e pranon kërkesën duhet që menjëherë ta kontaktoj zyrtarin kompetent të azilit në kuadër të DSHAM-së dhe ta transferoj aplikuesin në Qendrën për Azil. 14. Republika e Kosovës duhet të sigurojë që fëmijet do ketë të drejtën të parashtrojë aplikacion për mbrojtje ndërkombëtare në emër të tij/saj, nëse ai ose ajo ka aftësi veprimi sipas ligjeve të Republikës së Kosovës ose nëpërmjet prindërve të tij/saj, anëtarëve të tjerë moshës madhore të familjes, apo një të rrituri që është përgjegjës për të. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 59 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: The asylum center is within DSHAM, and its functioning and procedures are regulated by subordinate acts approved by the Ministry of Internal Affairs.
Neni 53 Qendra për Azil 1. Qendra për Azil është në kuadër të DSHAM-it. 2. Funksionimi i qendrës dhe procedurat, rregullohen me akte nënligjore të miratuar nga Ministria e Punëve të Brendshme. - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: After an applicant is admitted to the Center, the asylum center official must inform the applicant about rights, duties, the protection-status procedure, free legal aid, and contact with UNHCR or other refugee-rights organizations, in a language the applicant understands. After that, the applicant must undergo the necessary medical examination.
Neni 54 Pranimi i aplikuesit në Qendër 1. Pas pranimit të aplikuesit në Qendër, zyrtari i Qendrës për Azil duhet ta informojë aplikuesin lidhur me të drejtat dhe detyrimet si dhe procedurën e përcaktimit të statusit të mbrojtjes, duke përfshirë mundësinë e përfitimit të ndihmës juridike pa pagesë dhe mundësinë e kontaktimit me përfaqësuesit e UNHCR-së ose organizatat tjera, të cilat merren me mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve në një gjuhë të cilën e kupton ose që supozohet në mënyrë të arsyeshme që e kupton. 2. Pas informimit të aplikuesit për të drejtat detyrimet dhe mënyrën e procedurës aplikuesi i nënshtrohet ekzaminimit të nevojshëm mjekësor. - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: Aplikuesit mund të vendosen në Qendrën për Azil ose në një lokacion tjetër, përfshirë një vend të zgjedhur prej tyre; në atë rast, ata paguajnë vetë shpenzimet e akomodimit.
Neni 55 Akomodimi i aplikuesit 1. Aplikuesit mund të vendosen në Qendrën për Azil në ndonjë lokacion tjetër të përcaktuar nga DSHAM-i ose diku tjetër sipas dëshirës së tyre. 2. Në rast të vendosjes së aplikuesit në një lokacion sipas zgjedhjes së tyre, shpenzimet e akomodimit mbulohen nga vetë aplikuesi. - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: The asylum procedure is not open to the public, and only listed persons may attend.
Neni 56 Pjesëmarrja e palëve të treta në procedurën e azilit 1. Procedura e azilit nuk do të jetë e hapur për publikun. 2. Individët e mëposhtëm mund të jenë prezentë në procedurën e azilit: 2.1. përfaqësuesi i autorizuar; 2.2. kujdestari ligjor për fëmijët e pashoqëruar; 2.3. kujdestari për persona me aftësi të zvogëluar mendore; 2.4. përfaqësuesi i UNHCR-së; 2.5. përkthyesi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 60 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: Rregullohen intervistat personale për aplikuesit për mbrojtje ndërkombëtare dhe detyrimet gjatë tyre.
Neni 57 Intervista me aplikuesin 1. Aplikuesi do të intervistohet personalisht pa prezencën e anëtarëve të tjerë të familjes, përveç kur organi kompetent konsideron të domosdoshme prezencën e anëtarëve të tjerë të familjes për një shqyrtim të duhur. Intervistat personale mbi thelbin e aplikacionit për mbrojtje ndërkombëtare kryhen nga zyrtarët përgjegjës për përcaktim të statusit të mbrojtjes. 2. Nëse një person ka parashtruar një aplikacion për mbrojtje ndërkombëtare në emër të vartësve të tij, çdo vartësi të rritur do t’i jepet mundësia e intervistës personale. 3. DSHAM do ta intervistojë aplikuesin në kohën sa më të shkurtë të mundur. Nëse është e nevojshme, aplikuesi do të intervistohet disa herë. 4. Aplikuesi është i obliguar të deklarojë të gjitha faktet dhe rrethanat që mbështesin aplikimet e tij/ saj për mbrojtje ndërkombëtare, të deklarojë të vërtetën në të gjitha përgjigjet, të paraqes të gjitha provat në dispozicion dhe të jep një shpjegim bindës dhe të besueshëm. 5. Organi kompetent do të marrë masat e duhura për të siguruar se intervistat personale kryhen në kushte të cilat i lejojnë aplikuesit që t’i paraqesë arsyet për aplikim në mënyrë gjithëpërfshirëse. Për këtë qëllim, organi kompetent do të: 5.1. sigurohet që personi i cili e kryen intervistën është kompetent për t’i marrë parasysh rrethanat personale dhe të përgjithshme lidhur me aplikacionin, duke përfshirë origjinën kulturore të parashtruesit, gjininë, orientimin seksual, identitetin gjinor apo cenueshmërinë; 5.2. kur është e mundur, të sigurojë që intervista me aplikuesin të kryhet nga një person i gjinisë së njëjtë, nëse aplikuesi e kërkon një gjë të tillë, përveç nëse organi përgjegjës ka arsye të besojë se aplikimi i tillë është i bazuar në arsye të cilat nuk kanë në lidhje vështirësitë e aplikuesit për t’i paraqitur arsyet e aplikimit të tij/saj në mënyrë gjithëpërfshirëse; 5.3. zgjedhin një përkthyes i cili është në gjendje të sigurojë komunikim të duhur në mes të aplikuesit dhe personit që zhvillon intervistën. Komunikimi do të zhvillohet në gjuhën e zgjedhur nga aplikuesi, përveç nëse nuk ka një gjuhë tjetër të cilën ai e kupton dhe në të cilën ai është në gjendje të komunikojë në mënyrë të qartë. Kur është e mundur, organi kompetent siguron një përkthyes të gjinisë së njëjtë nëse aplikuesi e kërkon këtë, përveç nëse organi përgjegjës ka arsye të besojë se aplikimi i tillë është i bazuar në arsye të cilat nuk janë të lidhura me vështirësitë nga ana e aplikuesit për t’i paraqitur arsyet e aplikimit të tij në mënyrë gjithëpërfshirëse; 5.4. sigurohet që zyrtari i cili kryen intervistën për substancën e aplikacionit për mbrojtje ndërkombëtare nuk ka të veshur uniformë ushtarake, ose të zbatimit të ligjit; 5.5. sigurohet që intervistat me fëmijët kryhen në mënyrë të përshtatshme për fëmijë; 5.6. gjatë kryerjes së intervistave personale mbi substancën e aplikimit për mbrojtje ndërkombëtare, organi përgjegjës sigurohet që aplikuesit t’i jepet mundësi e mjaftueshme për t’i paraqitur elementet e nevojshme për ta mbështetur aplikacionin e tij në përputhje me këtë ligj, në mënyrë sa më të plotë. Kjo përfshinë mundësinë për të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 61 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL dhënë shpjegime në lidhje me elementet që mund të mungojnë dhe/ose mospërputhjet apo kontradiktat në deklaratat e aplikuesit; 5.7. aplikuesit dhe përfaqësuesit e tyre, apo këshilltarët tjerë, kanë qasje në raport dhe kur është i zbatueshëm regjistrimi para vendimit nga organi kompetent. 6. Intervista me aplikuesin duhet të mbahet në kushte të cilat garantojnë fshehtësinë. 7. Organi kompetent mund të sigurojë regjistrim ose regjistrim audio vizual të intervistës personale me kusht që ai / ajo të jetë i informuar paraprakisht lidhur me këtë. 8. Duhet të përpilohet raporti faktik për intervisën personale me aplikuesin dhe duhet të nënshkruhet nga aplikuesi për ta konfirmuar vërtetësinë e tij, pasi që t’i komunikohet në gjuhën që ai/ajo e kupton. 9. Kur aplikuesi refuzon të miratojë përmbajtjen e raportit, arsyet për këtë refuzim do të futen në dosjen e aplikuesit. Refuzimi për të miratuar përmbajtjen e raportit nuk do ta ndalojë organin kompetent që të merr vendim në lidhje me aplikacionin. - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: The competent authority may arrange a medical examination for an international protection applicant with the applicant’s consent, and may require the applicant to arrange it instead.
Neni 58 Ekzaminimi mjekësor 1. Nëse organi kompetent e konsideron si të rëndësishme vlerësimin e aplikacionit për mbrojtje ndërkombëtare në pajtim me këtë ligj, organi kompetent, me pëlqimin e aplikuesit, bën aranzhime për ekzaminim mjekësor të aplikuesit në lidhje me shenjat që mund të dëshmojnë persekutimin e kaluar ose dëmtimin e rëndë. Nga ana tjetër, organi kompetent mund të përcaktojë që aplikuesi t’i bëjë aranzhimet për ekzaminim të tillë mjekësor. 2.Ekzaminimet mjekësore të cekura në paragrafin 1. të këtij neni kryhen nga profesionistë të kualifikuar mjekësorë dhe rezultatet e tyre i dorëzohen organit kompetent sa më shpejtë që të jetë e mundur. Organi kometent mund t’i caktojë profesionistët mjekësorë të cilët mund të kryejnë ekzaminime të tilla mjekësore. Refuzimi i aplikuesit për t’ju nënshtruar një ekzaminimi të tillë mjekësor nuk parandalon organin kompetent në marrjen e një vendimi lidhur me aplikimin për mbrojtje ndërkombëtare. 3.Nëse nuk kryhet ekzaminimi mjekësor, në përputhje me paragrafin 1. të këtij neni, organi kompetent informon aplikuesin se ata, me iniciativën dhe shpenzimet e tyre, mund të bëjnë aranzhime për një ekzaminim mjekësor për shenjat që mund të japin indikacione të persekutimit të kaluar ose dëmtimeve të rënda. 4.Rezultatet e ekzaminimeve mjekësore të cekura në paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni vlerësohen nga organi përgjegjës së bashku me elementet e tjera të aplikacionit. - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: DSHAM must verify relevant facts for an asylum decision and may use interviews, evidence review, and expert advice; decision-makers must act individually, objectively, and impartially.
Neni 59 Vërtetimi i fakteve 1. DSHAM, sipas detyrës zyrtare vërteton të gjitha faktet relevante për marrjen e vendimit dhe nëse e konsideron të domosdoshme, do të zhvillojë intervistë plotësuese të aplikuesit, të shqyrtojë provat e nxjerra dhe nëse është e nevojshme të kërkojë edhe prova të tjera. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 62 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL 2. Në rastet kur DSHAM, ka nevojë për mendimin e ekspertit për të vërtetuar faktet e caktuara për marrjen e vendimit lidhur me një aplikacion të azilit, organi kompetent është i autorizuar të konsultojë një ekspert të asaj fushe. Eksperti udhëzohet lidhur me fshehtësinë e procedurës dhe do të pajtohet me kushtet e fshehtësisë, siç përcaktohet me këtë ligj. 3. DSHAM mund të këshillohet me ekspertin në çështjet e dëshmive për përcaktimin e statusit të mbrojtjes sipas kërkesës së aplikuesit, përfaqësuesit të tij ose të saj ose përfaqësuesit të Zyrës së UNHCR-së, nëse e vlerëson se mendimi i tillë mund të jetë i rëndësishëm për të vendosur për statusin lidhur me mbrojtjen. 4. Organi kompetent me rastin e shqyrtimit të aplikacionit do të sigurohet se vendimi është marrë individualisht, objektivisht dhe në mënyrë të paanshme si dhe informata të sakta dhe të përditësuara nga burime të ndryshme, siç janë EASO, UNHCR dhe organizata relevante ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, mbi gjendjen e përgjithshme që mbizotëron në vendet e origjinës së parashtruesve dhe, kur është e nevojshme, në vendet përmes së cilave ata kanë kaluar në transit, dhe se këto informata janë vënë në dispozicion të personelit përgjegjës për shqyrtimin e aplikacioneve dhe marrjen e vendimeve. 5. Zyrtarët përgjegjës për shqyrtimin e aplikacioneve dhe marrjen e vendimeve duhet t’i njohin standardet relevante të aplikueshme dhe legjislacionit në fushën e refugjatëve. 6. Zyrtarët përgjegjës për shqyrtimin e aplikacioneve dhe marrjen e vendimeve kanë mundësi që të kërkojnë këshilla, sipas nevojës, nga ekspertë për çështje të veçanta, siç janë çështjet mjekësore, kulturore, fetare ose që lidhen me fëmijët apo gjininë. 7. Fakti që një aplikues tanimë ishte subjekt i persekutimit apo cenimit serioz ose i kërcënimit të drejtpërdrejtë nga persekutimi apo cenimi i tillë është një tregues serioz i frikës së bazuar mirë të aplikuesit për persekutim apo rrezik real nga të qenit subjekt i dëmtimit serioz, përveç nëse ekzistojnë arsye të mira për të konsideruar se persekutimi apo dëmtimi i tillë serioz nuk do të përsëritet. 8. Kur Republika e Kosovës zbaton parimin sipas së cilit është detyrë e aplikuesit që të bazojë aplikimin për mbrojtje ndërkombëtare dhe kur aspektet e deklaratave të tij/saj nuk janë të mbështetura nga dëshmitë dokumentuese apo të tjera, këto aspekte nuk do të ketë nevojë të konfirmohen, nëse janë plotësuar kushtet vijuese: 8.1. aplikuesi ka bërë përpjekje të sinqerta për të bazuar aplikacionin e tij/saj; 8.2. të gjitha elementet relevante, që ishin në dispozicion të aplikuesit, ishin parashtruar dhe ishte dhënë shpjegim i kënaqshëm përkitazi me mungesën e elementeve të tjera relevante; 8.3. deklaratat e aplikuesit janë gjetur të jenë koherente e të besueshme dhe nuk janë në kundërshtim me informacionet specifike dhe të përgjithshme në dispozicion, relevante për rastin e aplikuesit; 8.4. aplikuesi ka aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare në kohën më të hershme të mundshme, përveç nëse ai/ajo mund të demonstrojë arsye të forta për mos aplikim me kohë; dhe 8.5. besueshmëria e përgjithshme e aplikuesit është konstatuar. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 63 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: DSHAM-i may decide cases through an expedited procedure in certain situations, and the applicant may appeal that decision to the National Refugee Commission within 7 days.
Neni 60 Procedura e përshpejtuar 1. DSHAM-i mund të marrë vendim me procedurë të përshpejtuar në pajtim me parimet dhe garancitë themelore në shkallë të parë, lidhur me rastet kur: 1.1. vendimi pozitiv është i bazuar në dëshmitë në dispozicion; apo 1.2. vendimi negativ merret sipas neneve 63 dhe 64 të këtij ligji. 2. Kundër vendimit të marrë në procedurë të përshpejtuar, aplikuesi ka të drejtë të ushtrojë ankesë në Komisionit Kombëtar për Refugjatë në afat prej shtatë (7) ditëve. 3. Nën-paragrafi 1.2. i këtij neni, nuk do të vlejë në rastet kur aplikacioni është parashtruar nga fëmija i pashoqëruar apo personi me aftësi të kufizuara mendore. - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: DSHAM-i must issue a written first-instance decision on international protection, and if it rejects an application it must state the factual and legal reasons and include appeal information.
Neni 61 Vendimi i shkallës së parë 1. DSHAM-i merr vendim përmes të cilit: 1.1. e njeh statusin e refugjatit; 1.2. refuzon statusin e refugjatit dhe njeh statusin e mbrojtjes plotësuese; 1.3. refuzon aplikacionin për mbrojtje ndërkombëtare; 1.4. ndërprenë procedurën për përcaktim të statusit të mbrojtjes ndërkombëtare. 2. DSHAM-i do të marrë vendim në formë të shkruar dhe në rastet kur aplikacioni për mbrojtje ndërkombëtare refuzohet, arsyet faktike dhe ligjore duhet të jenë cekur në vendimin përkatës, si dhe informacionet lidhur me mundësinë e parashtrimit të ankesës. - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: DSHAM must refuse an application if any listed refusal ground applies.
Neni 62 Refuzimi i aplikacionit 1. DSHAM do të refuzojë aplikacionin në rastet kur: 1.1. aplikuesi nuk i përmbush kriteret e refugjatit siç është përcaktuar në përkufizimin e refugjatit dhe të mbrojtjes plotësuese siç është paraparë në përkufizimin e mbrojtjes plotësuese; 1.2. konsideron se aplikuesi nuk ka të drejtë për mbrojtje sipas neneve 8 dhe 10 të këtij ligji; 1.3. aplikacioni është i pabazuar sipas nenit 63 të këtij ligji; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 64 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL 1.4. aplikacioni është i pa pranueshëm sipas nenit 64 të këtij ligji. - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: The competent authority must refuse an international protection application in an accelerated procedure when any listed unfoundedness ground applies, must inform the applicant about use of the safe-country-of-origin concept in time, and special Article 60 procedures do not apply to vulnerable applicants if special support cannot be provided.
Neni 63 Aplikacioni i pabazuar 1. DSHAM-i do të refuzojë aplikacionin për mbrojtje ndërkombëtare i cili konsiderohet i pabazuar në procedurë të përshpejtuar në pajtim me garancitë procedurale të përcaktuara në këtë ligj në rastet kur: 1.1. aplikuesi, në momentin e parashtrimit të aplikacionit të tij apo saj dhe fakteve përkatëse, ka ngritur vetëm çështje që nuk janë relevante për shqyrtimin nëse ai ose ajo kualifikohet si përfitues i mbrojtjes ndërkombëtare në pajtim me këtë ligj; 1.2. aplikuesi vjen nga një shtet i sigurt i origjinës, brenda kuptimit të këtij ligji; 1.3. aplikuesi ka mashtruar organin kompetent duke paraqitur informata apo dokumente të rrejshme, ose duke fshehur informata apo dokumente relevante që vërtetojnë identitetin apo shtetësinë e tij ose saj, në rast se kjo do të kishte ndikim negativ në vendim; ose 1.4. ka gjasa që, me qëllime të këqija, aplikuesi të ketë shkatërruar apo zhdukur dokumentet e identitetit apo udhëtimit të cilat do të ndihmonin në përcaktimin e identitetit apo shtetësisë së tij apo saj; ose 1.5. aplikuesi ka bërë deklarata jokonsistente dhe kundërthënëse, qartas të rrejshme apo dukshëm të paqëndrueshme, të cilat bien ndesh me informatat e vërtetuara që vijnë për shtetin e origjinës, duke bërë kësisoj pretendime qartë jo të bindshme në lidhje me atë nëse ai ose ajo kualifikohet si përfitues i mbrojtjes ndërkombëtare, në kuptim të këtij ligji; 1.6. aplikuesi ka paraqitur një aplikim tjetër për mbrojtje ndërkombëtare që nuk është e pranueshme sipas nenit 64 të këtij ligji; ose 1.7. aplikuesi është duke paraqitur aplikacionin vetëm për të vonuar apo penguar një vendim të mëhershëm që do të rezultonte me largimin e tij apo saj; ose 1.8. aplikuesi ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë të paligjshme ose e ka shtyrë qëndrimin në Republikën e Kosovës në mënyrë të paligjshme dhe pa arsye të qëndrueshme, ose nuk është paraqitur para organit kompetent ose nuk ka aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare sa më shpejtë që ka qenë e mundur, marrë parasysh rrethanat e hyrjes së tij apo saj; ose 1.9. aplikuesi refuzon veprimin në pajtim me obligimet për të dhënë shenjat e gishtërinjve sipas nenit 34 të këtij ligji; 1.10. aplikuesi mundet, për arsye serioze, të konsiderohet si rrezik për sigurinë publike ose rendin publik në Republikën e Kosovës, ose aplikuesi është dëbuar me dhunë për arsye serioze për sigurinë publike apo rendin publik, në bazë të legjislacionit kombëtar. 2. Organi kompetent do ta informojë aplikuesin me kohë për zbatimin e konceptit të vendit GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 65 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL të sigurt të origjinës, në mënyrë që t’i mundësohet atij/asaj për të kundërshtuar zbatimin e konceptit të vendit të sigurt të origjinës në kontekst të natyrës dhe rrethanave të tij personale në kuptimin e kualifikimeve të tij/saj për të përfituar mbrojtjen ndërkombëtare sipas këtij ligji. 3. Dispozitat e nenit 60 të këtij ligji nuk do të zbatohen për aplikuesit në pozitë të cenueshme të cilët kanë nevojë për garanci të veçanta procedurale, sidomos viktimat e torturës, përdhunimit ose një formë tjetër e dhunës serioze psikologjike, fizike ose seksuale, në qoftë se garancitë e veçanta/përkrahja e duhur nuk mund të sigurohet. 4. Aplikacionet e fëmijëve të pashoqëruar mund të shqyrtohen dhe vendimi të bazohet në arsyet e përcaktura në nën-paragrafët 1.2., 1.6. dhe 1.10. të këtij neni. - 64 Verify source ↗
Neni 64
AI-assisted research summary: Një aplikacion për mbrojtje ndërkombëtare mund të shpallet i papranueshëm vetëm në rrethana të caktuara, dhe organi kompetent ka disa detyrime kur vendimi bazohet në konceptin e vendit të tretë të sigurt.
Neni 64 Aplikacioni i papranueshëm 1. Aplikacioni nuk ka nevojë të shqyrtohet nëse kualifikohet për mbrojtje ndërkombëtare dhe mund të konsiderohet i papranueshëm vetëm nëse: 1.1. shteti anëtar i BE-së i ka ofruar mbrojtje ndërkombëtare; 1.2. shteti që nuk është shtet anëtar i BE-së konsiderohet si shtet i parë i azilit për aplikuesin, sipas këtij ligji; 1.3. shteti që nuk është shtet anëtar i BE-së, konsiderohet shtet i tretë i sigurt për aplikuesin sipas këtij ligji; 1.4. aplikimi është aplikim pasues, ndërsa nuk ka kurrfarë elemente apo gjetje të reja lidhur me shqyrtimin nëse parashtruesi i aplikimit kualifikohet si përfitues i mbrojtjes ndërkombëtare në bazë të këtij ligji të cilat janë shfaqur apo janë paraqitur nga ana e aplikuesit; 1.5. vartësi i aplikuesit paraqet aplikim, pasi që ai apo ajo në pajtim me këtë ligj, të ketë dhënë pëlqimin që rasti i tij apo saj të jetë pjesë e një aplikacion të parashtruar në emrin e tij apo saj, dhe nuk ka fakte që ndërlidhen me situatën e vartësit që justifikojnë një kërkesë të posaçme. 2. Në rastet kur vendimi është i bazuar vetëm në konceptin e vendit të sigurt të origjinës, organi kompetent do të sigurohet që: 2.1. aplikuesi do të informohet me kohë për zbatimin e konceptit të vendit të tretë të sigurt të origjinës, në mënyrë që të mundësohet atij/asaj për të kundërshtuar zbatimin e konceptit të vendit të tretë të sigurt të origjinës në kontekst të natyrës dhe rrethanave të tij personale; 2.2. organi kompetent do t’i lëshojë aplikuesit të cilit i është refuzuar aplikacioni për mbrojtje ndërkombëtare, një dokument në gjuhën e vendit të tretë të sigurt, sipas të cilit do të informohen autoritetet relevante të vendit përkatës se aplikimi i tij është apo nuk është shqyrtuar në thelb në Republikën e Kosovës; 2.3. në rastet kur vendi i tretë nuk ia lejon aplikuesit hyrjen në territorin e vet, organi GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 66 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL kompetent do t’i sigurojë aplikuesit qasje në procedurë në pajtim me parimet bazë dhe garancitë e parapara me këtë ligj. - 65 Verify source ↗
Neni 65
AI-assisted research summary: DSHAM must stop the protection-status procedure if the applicant withdraws the application or leaves the last place of residence for more than 3 days without telling the competent authority, unless the applicant proves the departure was beyond their control. The applicant may ask to reopen the procedure, but only once and within 9 months of the final termination decision.
Neni 65 Ndërprerja e procedurës 1. DSHAM do ta ndërpres procedurën për përcaktim të statusit të mbrojtjes në rastet kur plotësohet njëri nga kushtet si në vijim: 1.1. aplikuesi e tërheq aplikacionin për mbrojtje ndërkombëtare; 1.2. kur aplikuesi largohet nga vendqëndrimi i fundit për më shumë se tri (3) ditë pa e njoftuar organin kompetent përveç rasteve kur aplikuesi dëshmon brenda një kohe të arsyeshme se largimi i tij/saj dhe moslajmërimi kanë ndodhur nga rrethanat jashtë kontrollit të tij/saj. 2. Aplikuesi mund të kërkojë që të rihapet procedura për përcaktim të statusit të mbrojtjes. Kërkesa për ta rihapur procedurën për përcaktim të statusit të mbrojtjes do ta ndalojë dëbimin e aplikuesit nga Republika e Kosovës. Kërkesa për rihapjen e procedurës mund të bëhet vetëm një (1)herë. 3. Aplikuesi ka të drejtë të aplikojë për rihapje të procedurës jo më vonë se nëntë (9) muaj nga koha kur është marrë vendimi i formës së prerë për ndërprerjen e procedurës së përcaktimit të statusit të mbrojtjes. - 66 Verify source ↗
Neni 66
AI-assisted research summary: A person whose protection application was refused and whose decision is final may file a new application for international protection.
Neni 66 Riaplikimi për mbrojtje ndërkombëtare 1. Personi, aplikimi i të cilit është refuzuar, dhe vendimi ka marrë formë të prerë, mund të parashtrojë aplikim të ri për mbrojtje ndërkombëtare. 2. Aplikacioni i ri sipas paragrafit 1. të këtij neni, do të shqyrtohet sipas një shqyrtimi paraprak nëse aplikuesi paraqet fakte të reja lidhur me konstatimin nëse ai ka gjasa të mira të kualifikohet për mbrojtje ndërkombëtare. Nëse gjatë shqyrtimit paraprak sipas këtij paragrafi, konstatohen fakte të reja të cilat në masë të konsiderueshme ka gjasa që aplikuesi të kualifikohet për mbrojtje ndërkombëtare, atëherë riaplikimi do të shqyrtohet sipas një shqyrtimi të rregullt. 3. Aplikacioni i cili është objekt e shqyrtimit paraprak në pajtim me paragrafin 2. të këtij neni do të shqyrtohet në pajtim me garancitë procedurale të parapara në këtë ligj. - 67 Verify source ↗
Neni 67
AI-assisted research summary: If an application is refused or finally terminated, DSHAM generally orders the person’s return from Kosovo and the execution of that decision.
Neni 67 Kthimi i i aplikuesit të refuzuar Nëse aplikacioni refuzohet apo ndërpritet me vendim të formës së prerë, DSHAM vendos, si rregull të përgjithshëm, kthimin nga Kosova dhe urdhëron ekzekutimin e vendimit. DSHAM merr parasysh parimin e unitetit të familjes. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 67 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL - 68 Verify source ↗
Neni 68
AI-assisted research summary: Refugee status stops for a foreign national or stateless person if any listed voluntary return, reacquisition, new nationality, return, or ended-circumstances condition applies, unless the past persecution exception applies.
Neni 68 Pushimi i statusit të refugjatit 1. Shtetasi i huaj apo personi pa shtetësi do të pushoj së qëndruari refugjat, nëse ai apo ajo: 1.1. në mënyrë vullnetare kthehet në mbrojtjen e vendit të shtetësisë; apo 1.2. duke humbur shtetësinë e tij ose saj në mënyrë vullnetare e rikërkon atë; apo 1.3. ka fituar një shtetësi të re dhe gëzon mbrojtjen e vendit të shtetësisë së tij ose saj të re; apo 1.4. në mënyrë vullnetare rivendoset në vendin të cilin ai ose ajo e kishte lëshuar apo jashtë të cilit mbetet me frikën e të qenit i/e persekutuar; apo 1.5. për shkak se rrethanat në lidhje me të cilat ai apo ajo ishte njohur si refugjatë kishin pushuar së ekzistuari, nuk mundet me tutje të vazhdojë të refuzojë që të përfitojë nga mbrojtja e vendit të shtetësisë; apo 1.6. duke qenë person i/e pa shtetësi, për shkak se rrethanat për të cilat ishte njohur si refugjatë kishin pushuar së ekzistuari, ai ose ajo mund të kthehet në vendin e mëparshëm të rregullt. 2. Me rastin e shqyrtimit të nën-paragrafëve 1.5. dhe 1.6. të paragrafit 1. të këtij neni, organi kompetent do të ketë parasysh faktin nëse ndryshimi i rrethanave është i natyrës aq të rëndësishme dhe jo të përkohshme, ashtu që frika e refugjatit për persekutim nuk mund të konsiderohet më tutje si e mirë bazuar. 3. Nën-paragrafët 1.5. dhe 1.6. të paragrafit 1. të këtij neni nuk do të aplikohet për refugjatin i cili mund të parashtrojë arsye bindëse që dalin nga persekutimi i mëparshëm për refuzimin e përfitimit e tij apo saj nga mbrojtja e vendit të shtetësisë, apo duke qenë person pa shtetësi, të vendbanimit të mëparshëm. - 69 Verify source ↗
Neni 69
AI-assisted research summary: The competent authority must revoke, cancel, or refuse to renew refugee status in specified cases, and must give the applicant written reasons and a chance to respond first.
Neni 69 Revokimi, anulimi apo refuzimi i ripërtëritjes së statusit të refugjatit 1. Organi kompetent do ta revokojë, ose refuzojë ripërtëritjen e statusit të refugjatit në rastet kur: 1.1. ai apo ajo ka pushuar të jetë refugjat në pajtim me nenin 68 të këtij ligji; 1.2. ai apo ajo ka qenë apo është përjashtuar nga të qenit refugjat në pajtim me nenin 8 të këtij ligji. 2. Organi kompetent do të anulojë ose do ta refuzojë ripërtëritjen e statusit të refugjatit në rastet kur: 2.1. shtrembërimi apo mos prezantimi i fakteve nga ana e tij/saj, përfshirë përdorimin e dokumenteve false, ka qenë vendimtar për njohjen e statusit të refugjatit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 68 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL 2.2. ka bazë të arsyeshme që ai apo ajo të konsiderohen si të rrezikshëm për sigurinë e Republikës së Kosovës; 2.3. ai apo ajo duke qenë i/e dënuar me aktgjykim të formës së prerë për ndonjë krim veçanërisht serioz, paraqet rrezik për shoqërinë e Republikës së Kosovës. 3. Para se të revokohet, anulohet ose refuzohet të ripërtërihet statusi i refugjatit, organi kompetent do të informojë aplikuesin me shkrim lidhur me arsyet e rishqyrtimit të statusit të azilit, si dhe t’ia afrojë mundësinë për t’i paraqitur arsyet me gojë apo me shkrim se përse statusi i tij nuk duhet të revokohet. 4. Personit të cilit i është revokuar statusi i refugjatit në bazë të nën-paragrafit 1.2. të paragrafit 1. të këtij neni, dhe i cili është prezent në Republikën e Kosovës do t’i garantohen të drejtat si në vijim: e drejta për mos diskriminim, e drejta për liri fetare, qasja në gjykata, edukim, mos dënimi për shkak të hyrjes apo qëndrimit ilegal, respektimin e parimit të moskthimit. - 70 Verify source ↗
Neni 70
AI-assisted research summary: Supplementary protection ends when the original circumstances no longer exist, have changed so the protection is no longer needed, or when the person gives it up.
Neni 70 Pushimi i mbrojtjes plotësuese 1. Personat me mbrojtje plotësuese nuk konsiderohen si të tillë nga momenti kur rrethanat që justifikonin dhënien e kësaj mbrojtje, pushojnë së ekzistuari ose kur këto rrethana kanë ndryshuar në mënyrë të tillë që kjo mbrojtje nuk është më e nevojshme. 2. Me rastin e aplikimit të paragrafit 1. të këtij neni, organi kompetent do të marrë në konsideratë faktin nëse ndryshimi i rrethanave është i rëndësisë së tillë dhe i natyrës jo të përkohshme, ashtu që personi i cili gëzon mbrojtjen plotësuese nuk përballet më tutje me rrezik real të cenimit serioz. 3. Mbrojtja plotësuese pushon edhe në qoftë se personi heq dorë nga mbrojtja plotësuese. - 71 Verify source ↗
Neni 71
AI-assisted research summary: The competent authority must revoke or refuse renewal of supplementary protection in certain cases, and it must first notify the person in writing and let them respond orally or in writing.
Neni 71 Revokimi, ndërprerja apo refuzimi i ripërtëritjes së mbrojtjes plotësuese 1. Organi kompetent do ta revokojë, ose refuzojë ripërtëritjen e mbrojtjes plotësuese në rastet kur: 1.1. ai apo ajo ka pushuar të jetë përfitues i mbrojtjes plotësuese sipas nenit 70 të këtij ligji; 1.2. ai apo ajo është dashur të përjashtohet apo është përjashtuar nga dhënia e statusit të mbrojtjes plotësuese në pajtim me nenin 10 të këtij ligji; 1.3. shtrembërimi apo mos prezantimi i fakteve nga ana e tij/saj, përfshirë përdorimin e dokumenteve false, ka qenë vendimtarë për dhënien e mbrojtjes plotësuese. 2. Para se të revokohet mbrojtja plotësuese organi kompetent do të informojë personin me mbrojtje plotësuese me shkrim, lidhur me arsyet e rishqyrtimit të statusit të mbrojtjes plotësuese, si dhe t’ia ofrojë mundësinë për të paraqitur arsyet me gojë apo me shkrim se përse statusi i tij nuk duhet të revokohet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 69 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL - 72 Verify source ↗
Neni 72
AI-assisted research summary: This article sets deadlines for first-instance protection-status procedures and the competent authority’s review and notification duties.
Neni 72 Afatet e procedurës në shkallën e parë 1. Procedura për përcaktim të statusit të mbrojtjes në shkallë të parë si rregull zgjatë gjashtë (6) muaj që nga dita e parashtrimit të aplikacionit. 2. Afati prej (6) muajve mund të zgjatet për një periudhë shtesë prej tre(3) muajve, por jo më gjatë se nëntë muaj (9) në rastet kur: 2.1. kemi të bëjmë me çështje komplekse, faktike ose ligjore; 2.2. një numër i madh i shtetasve të huaj apo personave pa shtetësi kanë aplikuar përnjëherë për mbrojtje ndërkombëtare, duke e bërë të vështirë në praktikë përfundimin e procedurës brenda afatit gjashtëmujor (6); 2.3. kur vonesat nuk mund t’i atribuohen qartë dështimit të aplikuesit për të vepruar në pajtueshmëri me obligimet e tij ose saj sipas këtij ligji. 3. Si përjashtim, organi kompetent në rrethana të justifikueshme, nuk do të tejkalojë afatet e përcaktuara në këtë paragraf për më shumë se tre (3) muaj, kurdo që kjo është e nevojshme për të siguruar shqyrtim adekuat dhe të plotë të aplikacionit. 4. Organi kompetent mund të shtyjë përfundimin e procedurave të shqyrtimit në rastet kur nga organi kompetent nuk mund të pritet me arsye që të vendosë brenda afateve të përcaktuara në paragrafët 1., 2. dhe 3. të këtij neni, për arsye të situatës së paqartë në shtetin e origjinës e cila pritet të jetë e përkohshme. Në rast të tillë, organi kompetent do të: 4.1. shqyrtojë situatën në shtetin e origjinës së paku çdo gjashtë (6) muaj; 4.2. informojë aplikuesin së paku çdo gjashtë (6) muaj për arsyet e shtyrjes dhe afatet kohore brenda së cilave pritet të nxirret vendimi për kërkesën e tij apo saj; 5. Në çdo rast, organi kompetent do të kryejë procedurën e shqyrtimit brenda afatit maksimal kohor prej njëzet e një (21) muaj nga aplikimi. 6. Vendimet në mbështetje të nenit 60 të këtij ligji, duhet si rregull i përgjithshëm të merren brenda tridhjetë (30) ditëve nga dita e paraqitjes së kërkesës. KAPITULLI IV PROCEDURA E ANKESËS - 73 Verify source ↗
Neni 73
AI-assisted research summary: Këta persona kanë të drejtë të ankohen kundër vendimit të DSHAM-së te Komisioni Kombëtar për Refugjatë, dhe kundër vendimeve të shkallës së dytë aplikuesi mund të paraqesë padi në gjykatën kompetente.
Neni 73 Ankesa 1. Aplikuesi, personi me status refugjati, personi nën mbrojtje plotësuese apo personi nën mbrojtje të përkohshme ka të drejtë të parashtrojë ankesë kundër vendimit të DSHAM-së në Komisionit Kombëtar për Refugjatë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 70 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL 2. Ankesat kundër vendimit të shkallës së parë rregullohen sipas Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, përveç rasteve kur Ligji për Azil parashikon ndryshe. 3. Kundër vendimeve të shkallës së dytë aplikuesi ka të drejtë të paraqes padi në gjykatën kompetente. Ankesa kundër vendimit të shkallës së parë dhe padia sipas këtij paragrafit e pezullon ekzekutimin e vendimit. - 74 Verify source ↗
Neni 74
AI-assisted research summary: A complaint against a first-instance decision must be filed within 15 days from notification, unless this law provides otherwise. A faxed complaint is valid if sent within the deadline and the original is sent later.
Neni 74 Afatet për parashtrimin e ankesës 1. Afati për parashtrimin e ankesës kundër vendimit të shkallës së parë është pesëmbëdhjetë (15) ditë që nga dita e njoftimit të vendimit përveç rasteve të përcaktuara ndryshe me këtë ligj. 2. Ankesa e transmetuar me fax, konsiderohet e vlefshme nëse dërgohet brenda afatit dhe origjinali të dërgohet më pas. - 75 Verify source ↗
Neni 75
AI-assisted research summary: Qeveria e Kosovës must establish the National Refugee Commission, and the Government must issue a subordinate act to regulate its procedure.
Neni 75 Komisioni Kombëtar për Refugjatë 1. Qeveria e Kosovës themelon Komisionin Kombëtar për Refugjatë dhe anëtarët e tij, të cilët shërbejnë gjatë një afati prej tre (3) vjetësh: 1.1. komisioni përbëhet nga kryetari, zëvendëskryetari dhe pesë anëtarë të rregullt; 1.2. kryetari, zëvendëskryetari dhe anëtarët e Komisionit emërohen nga radhët e juristëve të diplomuar, të punësuar në organet shtetërore administrative dhe duhet të kenë së paku pesë (5) vjet përvojë pune profesionale; 1.3. organi i shkallës së parë përjashtohet nga pjesëmarrja në Komisionin Kombëtar për Refugjatë; 1.4. përfaqësuesi i UNHCR-së merr pjesë me cilësinë e vëzhguesit dhe ka të drejtë të paraqesë komente në kontekst të vendimit final. 2. Komisioni është i pavarur në punën e tij. 3. Në parim, Komisioni vendos për rastet në këshill prej tre (3) anëtarësh, të kryesuar nga kryetari ose zëvendëskryetari. Komisioni merr vendimet me shumicë të votave. 4. Qeveria nxjerr akt nënligjor për rregullimin e procedurës së Komisionit Kombëtar për Refugjatë. - 76 Verify source ↗
Neni 76
AI-assisted research summary: This article lists the grounds on which an appeal may be based.
Neni 76 Arsyet e ankesës 1. Arsyet e ankesës janë si në vijim: 1.1. shkelja e dispozitave të drejtës procedurale; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 71 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL 1.2. shkelja e dispozitave të drejtës materiale; 1.3. konstatimi i gabuar dhe jo i plotë i gjendjes faktike; 1.4. fakte të reja të rëndësishme në mbështetje të kërkesës. - 77 Verify source ↗
Neni 77
AI-assisted research summary: An applicant who cannot file an appeal within the legal time limit for reasonable reasons may request reinstatement of the time limit.
Neni 77 Rivendosja në afat 1. Nëse aplikuesi i cili për shkaqe të arsyeshme nuk mund të dorëzojë ankesën brenda afatit ligjor, mund të kërkojë rivendosjen në afat të ankesës. 2. Kërkesa për rivendosje në afat paraqitet brenda dhjetë (10) ditëve nga dita e njoftimit për vendimin e marrë në emër të tij. 3. Kërkesa për rivendosje në afat pezullon ekzekutimin e vendimit për dëbimin e aplikuesit nga Republika e Kosovës. - 78 Verify source ↗
Neni 78
AI-assisted research summary: The Refugee Commission must decide appeals in second instance based on the evidence from the first-instance asylum procedure and any other evidence submitted by the applicant.
Neni 78 Procedura në shkallën e dytë 1. Komisioni Kombëtar për Refugjatë vendos mbi bazën e provave të mbledhura gjatë procedurës së azilit në shkallën e parë si dhe mbi bazën e provave të tjera të paraqitura nga aplikuesi. 2. Në përfundim të shqyrtimit të ankesës, Komisioni vendos si në vijim: 2.1. miraton vendimin e shkallës së parë; 2.2. anulon vendimin e shkallës së parë dhe të njëjtin e kthen për rishqyrtim; 2.3. përmirëson mangësitë e konstatuara dhe merr vendim; 2.4. bën ndryshimin e vendimit të shkallës së parë mbi bazën e të njëjtave prova. - 79 Verify source ↗
Neni 79
AI-assisted research summary: The Commission must decide complaints within 30 days generally, but within 15 days for complaints against decisions made under articles 63 and 64.
Neni 79 Afatet për shqyrtimin e ankesës 1. Si rregull i përgjithshëm, Komisioni vendos brenda tridhjetë (30) ditësh për shqyrtimin e ankesës përveç rasteve të ankesave të paraqitura kundër vendimeve të marra në mbështetje të neneve 63 dhe 64 të këtij ligji. 2. Në rastet kur ankesa është parashtruar kundër vendimeve të marra në mbështetje të neneve 63 dhe 64 të këtij ligji, atëherë afati për të vendosur lidhur me ankesën është pesëmbëdhjetë (15) ditë që nga dita e parashtrimit të ankesës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 72 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL KAPITULLI V DHËNIA E MBROJTJES SË PËRKOHSHME DHE STATUSI I PERSONAVE ME MBROJTJE TË PËRKOHSHME - 80 Verify source ↗
Neni 80
AI-assisted research summary: Kosova may grant temporary protection to large groups of foreign nationals or stateless persons from conflict-affected countries, and the Government decides when protection is needed and when the reasons for it end.
Neni 80 Vendimi i Qeverisë 1. Republika e Kosovës mund t’iu japë mbrojtjen e përkohshme shtetasve të huaj apo personave pa shtetësi, të cilët vijnë në numër të madh nga vendet ku për arsye të luftës ose situatës së ngjashme, dhunës së përgjithshme ose konfliktit të brendshëm, të drejtat fundamentale të njeriut janë shkelur, me kusht që vendi i origjinës nuk dëshiron apo nuk ka mundësi për t’i mbrojtur. 2. Vendimin lidhur me nevojën e dhënies së mbrojtjes së përkohshme si dhe vendimin lidhur me pushimin e arsyeve për dhënien e mbrojtjes do ta marrë Qeveria e Kosovës. 3. Vendimi lidhur me nevojën e dhënies së mbrojtjes së përkohshme do të përcaktojë, grupet e personave për të cilët do të aplikohet dhënia e mbrojtjes së përkohshme, dhe datën për të cilën mbrojtja do të ketë efekt si dhe vlerësimin lidhur me shkallën e lëvizjes së personave të zhvendosur. 4. Vendimi lidhur me nevojën e dhënies së mbrojtjes së përkohshme sipas këtij neni, duhet të merret duke pasur parasysh kapacitetet ekonomike, sigurinë kombëtare, mbrojtjen e rendit dhe të qetësisë publike si dhe informatat përkatëse të dhëna nga UNHCR-ja dhe organizatat tjera për ndihmë refugjatëve. 5. Mbrojtja e përkohshme nuk do ta paragjykojë njohjen e statusit të refugjatit sipas Konventës së Gjenevës. 6. Republika e Kosovës do t’ia jep mbrojtjen e përkohshme duke i respektuar të drejtat e njeriut dhe liritë fundamentale si dhe obligimin lidhur me parimin e moskthimit. - 81 Verify source ↗
Neni 81
AI-assisted research summary: Ministria është kompetente për të dhënë mbrojtjen e përkohshme, e cila jepet për 1 vit dhe mund të zgjatet në kushte të caktuara.
Neni 81 Organi kompetent për dhënien e mbrojtjes së përkohshme 1. Ministria është organi kompetent për dhënien e mbrojtjes së përkohshme. 2. Mbrojtja e përkohshme jepet në një afat prej një (1) viti. 3. Mbrojtja e përkohshme mund të vazhdohet për gjashtë (6) muaj shtesë nëse vazhdojnë kushtet në vendin e prejardhjes së personit të mbrojtur të cilat përbënin bazë të vendimit për dhënien e mbrojtjes. Mbrojtja e përkohshme mund të zgjatet për një periudhë maksimale prej dy (2) vjetësh. 4. Ministria do t’iu sigurojë personave të cilët gëzojnë mbrojtjen e përkohshme një dokument në gjuhën të cilën ai/ajo e kupton, ku dispozitat në lidhje me mbrojtjen e përkohshme dhe të cilat janë të rëndësishme për ta janë të përcaktuara qartë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 73 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL - 82 Verify source ↗
Neni 82
AI-assisted research summary: A person is excluded from temporary protection if serious reasons indicate they committed certain grave crimes, are guilty of conduct against UN purposes and principles, or pose a danger to the community or Kosovo’s security.
Neni 82 Përjashtimi nga mbrojtja e përkohshme 1. E drejta për mbrojtje të përkohshme nuk do t’i njihet personit për të cilin ka arsye serioze të konsiderohet se: 1.1. ka kryer krim kundër paqes, krim lufte apo krim kundër njerëzimit, siç përcaktohet në instrumentet ndërkombëtare të hartuara për të paraparë dispozita për krime të tilla; 1.2. ka kryer një krim serioz jo-politik jashtë Republikës së Kosovës para pranimit të tij apo saj në atë shtet anëtar si person që gëzon mbrojtje të përkohshme. Kjo vlen edhe për pjesëmarrësit në krim dhe për nxitësit e tij; 1.3. është shpallur fajtor për akte që janë në kundërshtim me qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara; 1.4. Paraqet rrezik për bashkësinë ose për sigurinë e Republikës së Kosovës. - 83 Verify source ↗
Neni 83
AI-assisted research summary: People under temporary protection may apply for international protection at any time.
Neni 83 Parashtrimi i aplikacionit për mbrojtje ndërkombëtare 1. Personat nën mbrojtje të përkohshme kanë të drejtë të paraqesin aplikacion për mbrojtje ndërkombëtare në çdo kohë. 2. Aplikacioni sipas paragrafit 1. të këtij neni do të shqyrtohet pas përfundimit të mbrojtjes së përkohshme. - 84 Verify source ↗
Neni 84
AI-assisted research summary: Temporary protection ends when its allowed period expires or when the Government decides the reasons for it have ceased.
Neni 84 Përfundimi i mbrojtjes së përkohshme 1. Mbrojtja e përkohshme do të përfundojë në këto raste: 1.1. pas përfundimit të afatit për të cilin i është lejuar mbrojtja e përkohshme; 1.2. pas vendimit të Qeverisë lidhur me pushimin e arsyeve për dhënien e mbrojtjes së përkohshme. - 85 Verify source ↗
Neni 85
AI-assisted research summary: Kosova must support voluntary return and ensure forced return decisions respect human dignity and the facts.
Neni 85 Kthimi 1. Republika e Kosovës do të ndërmarrë masat e nevojshme për t’ua bërë të mundur kthimin vullnetarë personave nën mbrojtje plotësuese ose atyre të cilëve mbrojtja e përkohshme iu ka përfunduar. Republika e Kosovës do të sigurohet se dispozitat që rregullojnë kthimin vullnetarë të personave nën mbrojtje të përkohshme lehtësojnë kthimin e tyre duke respektuar dinjitetin njerëzor. Republika e Kosovës do të sigurohet se vendimi lidhur me kthimin e këtyre personave është marrë duke njohur plotësisht faktet. 2. Republika e Kosovës do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që kthimi GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 74 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL me forcë i personave të cilëve afati i mbrojtjes së përkohshme iu ka përfunduar apo iu është ndërprerë të jetë në pajtim me respektimin e dinjitetit njerëzor. 3. Republika e Kosovës do të sigurohet se vendimi lidhur me kthimin është marrë në bazë të njohurive faktike. 4. Në rastet e kthimit me forcë, Republika e Kosovës duhet të marr në konsideratë ndonjë arsye bindëse humanitare, e cila mund ta bëjë kthimin e pamundur ose të paarsyeshëm në raste të veçanta. 5. Republika e Kosovës do të marrë masa të nevojshme në lidhje me kushtet e banimit të personave të cilët kanë gëzuar mbrojtje të përkohshme dhe që nuk mund, duke pasur parasysh gjendjen e tyre shëndetësore, në mënyrë të arsyeshme të pritet që të udhëtojnë. Këtu hyjnë kategoria e personave të cilët vuajnë nga pasoja serioze negative, nëse trajtimi i tyre ndërpritet. Ata nuk mund të dëbohen për aq kohë sa kjo situatë vazhdon. 6. Për aq kohë kur mbrojtja e përkohshme nuk ka përfunduar, Republika e Kosovës duhet që në bazë të rrethanave që mbizotërojnë në vendin e origjinës, t’iu japë konsideratë më të favorshme kërkesave nga personat të cilët kanë gëzuar mbrojtje të përkohshme dhe kanë ushtruar të drejtën e tyre për një kthim vullnetarë në shtetin pritës. - 86 Verify source ↗
Neni 86
AI-assisted research summary: Personat nën mbrojtje të përkohshme kanë disa të drejta dhe duhet të respektojnë detyrimet e nenit 48.
Neni 86 Të drejtat dhe detyrimet e personave nën mbrojtjen e përkohshme 1. Personi nën mbrojtje të përkohshme, ka të drejtë: 1.1. të qëndrojë përkohësisht në Republikën e Kosovës në pajtim me kohëzgjatjen e mbrojtjes së përkohshme; 1.2. të ketë kushte themelore për strehim dhe jetesë; 1.3. të ketë kujdesin shëndetësor; 1.4. të ketë të drejtën në bashkim familjar sipas këtij ligji; 1.5. të ketë të drejtën në arsimim; 1.6. të ketë qasje për këshillim dhe mbrojtje juridike; 1.7. të ketë të drejtën në lirinë e mendimit dhe besimit fetar; 1.8. të ketë të drejtën për të ushtruar aktivitet fitimprurës; 1.9. të ketë të drejtë në ndihmën e domosdoshme, në kuptimin e mirëqenies sociale. 2. Detyrimet e përcaktuara në nenin 48 të këtij ligji, vlejnë po ashtu për personat të cilëve iu është dhënë mbrojtja e përkohshme. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 75 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL - 87 Verify source ↗
Neni 87
AI-assisted research summary: People under temporary protection have a right to health care, including emergency care and treatment for illness. Those who have suffered rape, torture, or other serious violence, and applicants with special needs, must be offered necessary medical treatment based on their specific needs and resulting effects.
Neni 87 E drejta në kujdesin shëndetësor 1. Personat nën mbrojtje të përkohshme kanë të drejtë në kujdes shëndetësor e cila përfshinë, kujdesin emergjent shëndetësor dhe trajtimin e sëmundjes. 2. Personat nën mbrojtje të përkohshme të cilët i janë nënshtruar përdhunimit, torturës ose formave të tjera të rënda të dhunës si dhe aplikuesve me nevoja të veçanta, do t’iu ofrohet trajtim i nevojshëm mjekësor sipas nevojave specifike dhe pasojave të shkaktuara. - 88 Verify source ↗
Neni 88
AI-assisted research summary: Personat nën mbrojtje të përkohshme kanë të drejtë për kushte themelore të jetesës, përfshirë strehim, ushqim, veshmbathje dhe paketa higjienike, si edhe ndihmë sociale.
Neni 88 E drejta për kushte themelore të jetesës 1. Personat nën mbrojtje të përkohshme kanë të drejtë në kushte themelore të jetesës e cila përfshinë por nuk kufizohet në: strehimin, ushqimin, veshmbathjet, pakot higjienike. Personave nën mbrojtje të përkohshme me nevoja të veçanta do t’iu sigurohen standardet e jetesës në pajtim me nevojat specifike të tyre. 2. Personat nën mbrojtje të përkohshme kanë të drejtë të përfitojnë nga ndihma sociale në përputhje me Ligjin për Skemat Sociale. - 89 Verify source ↗
Neni 89
AI-assisted research summary: Persons under temporary protection are entitled to primary and secondary education on the same conditions as Kosovo citizens.
Neni 89 E drejta në arsimim Personat nën mbrojtje të përkohshme kanë të drejtë në arsim fillor dhe të mesëm nën kushte të njëjta sikurse edhe shtetasit e Republikës së Kosovës. - 90 Verify source ↗
Neni 90
AI-assisted research summary: People granted temporary protection may reunite with dependent family members.
Neni 90 E drejta për ribashkim familjar Ribashkimi familjar me anëtarët e varur të familjes lejohet për personat të cilëve iu është dhënë mbrojtja e përkohshme, për anëtarët e familjes, siç është përcaktuar në nenin 3 nën-paragrafi 1.25. të këtij ligji. - 91 Verify source ↗
Neni 91
AI-assisted research summary: Personat nën mbrojtje të përkohshme kanë të drejtë të punësohen në Kosovë pa leje pune për të huajt dhe kanë të drejtë për trajnime profesionale dhe praktikë pune.
Neni 91 E drejta për punësim 1. Personat nën mbrojtje të përkohshme kanë të drejtë në punësim në Republikën e Kosovës pa leje të punës për shtetasit e huaj. 2. Personat nën mbrojtje të përkohshme kanë të drejtë në trajnime profesionale, praktikë për përvojë pune nën të njëjtat kushte sikurse edhe shtetasit kosovarë. 3. Kur personat të cilët gëzojnë mbrojtje të përkohshme janë të punësuar apo të vetëpunësuar, në konsideratë duhet të merret përcaktimi i nivelit të ndihmës, varësisht nga mundësia për t’i përmbushur nevojat e tyre. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 76 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL - 92 Verify source ↗
Neni 92
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo must guarantee persons under temporary protection the freedom to practice religion and religious freedom according to their beliefs.
Neni 92 E drejta në lirinë e mendimit dhe besimit fetar Qeveria e Kosovës do t’iu garantojë personave nën mbrojtje të përkohshme të drejtën e ushtrimit dhe lirisë së fesë sipas bindjeve të tyre. - 93 Verify source ↗
Neni 93
AI-assisted research summary: Personat nën mbrojtje të përkohshme duhet të kenë akomodim, në pajtim me mundësitë ekonomike të Republikës së Kosovës.
Neni 93 Akomodimi i të huajve të cilëve iu është lejuar mbrojtja e përkohshme Personave nën mbrojtje të përkohshme, do t’iu sigurohet akomodimi në pajtim me mundësitë ekonomike të Republikës së Kosovës. KAPITULLI VI - 94 Verify source ↗
Neni 94
AI-assisted research summary: The Ministry must issue specific documents to applicants, refugees, and persons under subsidiary or temporary protection, and Kosovo must ease visa procedures for temporary protection cases.
Neni 94 Lëshimi i dokumenteve 1. Ministria i lëshon aplikuesve dokumentet si në vijim: 1.1. vërtetimin për dorëzimin e aplikacionit për mbrojtje ndërkombëtare; 1.2. letërnjoftimin për aplikues; 1.3. fletudhëtimin për aplikues kur arsyet serioze humanitare kërkojnë praninë e tyre në një shtet tjetër. 2. Personit me status refugjati, do t’i lëshohen dokumentet si në vijim: 2.1. leje e qëndrimit për refugjatë; dhe 2.2. dokumenti i udhëtimit për refugjatë. 3. Personave nën mbrojtje plotësuese dhe personave nën mbrojtje të përkohshme do t’iu lëshohen dokumentet si në vijim: 3.1. leje e qëndrimit; dhe 3.2. fletëudhëtimi për të huaj. 4. Republika e Kosovës nëse është e nevojshme, siguron personat që do të pranohen në territorin e saj për qellim të mbrojtjes se përkohshme, ju ofron të gjitha lehtësirat për marrjen e vizave të nevojshme, duke përfshirë edhe vizat transite. Formalitetet duhet të zvogëlohen në minimum për arsye të situatës emergjente. Procedurat për marrjen e vizave do të jenë pa pagesë. 5. Dokumentet sipas paragrafëve 2. dhe 3. të këtij neni do të lëshohen në pajtim me Ligjin për të Huaj. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 77 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL - 95 Verify source ↗
Neni 95
AI-assisted research summary: The applicant’s ID card also works as a residence permit in Kosovo until the international protection application is reviewed, is issued to all family members of the applicant, and is not proof of the applicant’s identity.
Neni 95 Letërnjoftimi për aplikues 1. Letërnjoftimi i aplikuesit shërben po ashtu si leje për qëndrim në Republikën e Kosovës deri ne shqyrtimin e aplikacionit për mbrojtje ndërkombëtare në pajtim me nenin 18 të këtij ligji. 2. Letërnjoftimi iu lëshohet të gjithë anëtarëve të familjes së aplikuesit. 3. Letërnjoftimi sipas paragrafit 1. të këtij neni nuk është dëshmi e identitetit të aplikuesit. - 96 Verify source ↗
Neni 96
AI-assisted research summary: Refugees, persons under supplementary protection, persons under temporary protection, and family reunification beneficiaries are to be issued a residence permit.
Neni 96 Leje qëndrimi i personit me status të refugjatit, personit nën mbrojtje plotësuese dhe personit nën mbrojtjen e përkohshme 1. Personit me status të refugjatit, personit nën mbrojtje plotësuese dhe personit nën mbrojtje të përkohshme do t’i lëshohet leje qëndrimi. 2. Sipas paragrafit 1. të këtij neni, leje qëndrimi do t’iu lëshohet edhe përfituesve të ribashkimit familjar. - 97 Verify source ↗
Neni 97
AI-assisted research summary: Rules for issuing refugee travel documents and for who must file the request, depending on age and legal capacity.
Neni 97 Dokumentet e udhëtimit për personat me status refugjati 1. Dokumentet e udhëtimit do t’i lëshohen personit me status refugjati në pajtim me skemën e Konventës së Gjenevës dhe standardeve Ndërkombëtare të Aviacionit Civil. 2. Kërkesa për dokumentet e udhëtimit duhet të parashtrohet personalisht nga personi me status refugjati nëse ai ose ajo është në moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare dhe ka zotësinë e veprimit, apo përmes përfaqësuesit të tij/saj. 3. Kur personi me status refugjati është më i ri se tetëmbëdhjetë (18) vjet, kërkesa duhet të dorëzohet nga përfaqësuesi ligjor i tij/saj ose kujdestari. 4. DSHAM do të konfirmojë statusin e refugjatit për qëllimet e përfshira në këtë nen. 5. Në rast të tërheqjes të statusit të refugjatit nga personi do të kërkohet t’ia kthejë dokumentin e udhëtimit DSHAM-së. - 98 Verify source ↗
Neni 98
AI-assisted research summary: The Ministry must issue travel documents to supplementary protection beneficiaries who cannot get a national passport, unless state or public security reasons require otherwise.
Neni 98 Dokumentet e udhëtimit për personin nën mbrojtje plotësuese dhe mbrojtje të përkohshme Ministria duhet t’iu lëshojë përfituesve të statusit të mbrojtjes plotësuese të cilët nuk janë në gjendje të pajisen me pasaportë kombëtare, dokumente të cilat iu mundësojnë të udhëtojnë jashtë shtetit, përveç nëse arsyet imponuese të sigurisë shtetërore apo publike kërkojnë ndryshe. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 78 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL - 99 Verify source ↗
Neni 99
AI-assisted research summary: The documents listed in Article 94 must be returned to DSHAM after the procedure ends, if the status is revoked, or if the documents are replaced because they were damaged.
Neni 99 Kthimi i dokumenteve Dokumentet e përcaktuara në nenin 94, nën-paragrafët 1.2., 2.1., 2.2. dhe 3.1., të këtij ligji i kthehen DSHAM-së pas përfundimit të procedurës, revokimit të statusit apo në rast të zëvendësimit të tij për shkak të dëmtimit. KAPITULLI VII TRAJTIMI I TË DHËNAVE PERSONALE - 100 Verify source ↗
Neni 100
AI-assisted research summary: Certain bodies may process or share for processing personal data, including sensitive data, when doing so to perform their legal function.
Neni 100 Trajtimi i të dhënave personale Në përputhje me përmbushjen e funksionit të tyre ligjor, DSHAM, organet që shqyrtojnë ankesat dhe organizatat e tjera të ngarkuara me detyra në mbështetje të këtij ligji, mund të trajtojnë apo të japin për trajtim të dhënat personale të një aplikuesi, të një personi për tu mbrojtur dhe të të afërmeve të tyre, përfshirë edhe të dhëna të ndjeshme, të përcaktuara në Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. - 101 Verify source ↗
Neni 101
AI-assisted research summary: Personal data of applicants must be protected, and the competent authority must not directly inform alleged persecutors during individual application review.
Neni 101 Komunikimi i të dhënave personale të shtetit të origjinës apo të prejardhjes 1. Të dhënat personale të aplikuesëve duhen të mbrohen sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. 2. Organi kompetent me rastin e shqyrtimit të aplikacioneve individuale nuk duhet të: 2.1. përhapë drejtpërdrejt informata tek akterët e pohuar të persekutimit ndaj aplikuesit në lidhje me aplikimet për mbrojtje ndërkombëtare, ose për faktin që një aplikacion është parashtruar; 2.2. sigurojë kurrfarë informacioni nga akterët e pohuar të persekutimit në mënyrën që do të rezultonte se akterët e tillë do të informoheshin drejtpërdrejt për faktin se një kërkesë është parashtruar nga aplikuesi në fjalë dhe do të rrezikonte integritetin fizik të aplikuesit dhe të vartësve të tij/saj ose lirinë dhe sigurinë e anëtarëve të familjes së tij/ saj të cilët ende jetojnë në shtetin e origjinës. 3. DSHAM me rastin e organizimit të kthimit të aplikuesit mund të marrë kontakt me vendin e origjinës apo të prejardhjes me qëllim që të gjejë dokumentet e udhëtimit të nevojshme për ekzekutimin e vendimit, me kusht që cilësia e refugjatit nuk është njohur me vendim të formës së prerë. 4. Me qëllim të ekzekutimit të vendimit të kthimit në vendin e origjinës apo të prejardhjes, DSHAM me rastin e organizimit të kthimit, mund t’iu komunikojë autoriteteve të huaja të dhënat e mëposhtme: 4.1. të dhënat personale (emrin, mbiemrin, datën dhe vendin e lindjes, gjininë, shtetësinë, adresën e fundit të njohur në vendin e origjinës apo të prejardhjes) të personit në fjalë, dhe nëse është e nevojshme të dhënat personale të të afërmve të tij; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 79 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL 4.2. të dhënat lidhur me pasaportën apo dokument tjetër identiteti; 4.3. gjurmët e gishtërinjve, fotografitë dhe të dhënat biometrike; 4.4. të dhënat lidhur me dokumente të tjera që mundësojnë identifikimin e personit; 4.5. të dhënat lidhur me gjendjen shëndetësore të personit, me kusht që kjo të jetë në përputhje me interesin e tij; 4.6. çdo të dhënë tjetër të domosdoshme për të garantuar hyrjen e personit në shtetin e destinuar dhe për të ruajtur sigurinë e personave që e shoqërojnë; 4.7. të dhënat lidhur me procedurat penale të hapura për aq sa kjo është e rëndësishme për procedurën e kthimit të personit në fjalë, për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike në vendin e origjinës apo të prejardhjes dhe për aq sa personi në fjalë nuk rrezikohet. - 102 Verify source ↗
Neni 102
AI-assisted research summary: DSHAM must send all data and evidence to the competent criminal prosecution authorities for an applicant suspected of violating public international law.
Neni 102 Bashkëpunimi me organet e ndjekjes penale DSHAM iu transmeton autoriteteve kompetente të ndjekjes penale të gjitha të dhënat dhe mjetet e provës për një aplikues i cili dyshohet se ka shkelur të drejtën ndërkombëtare publike, veçanërisht nëse ka kryer krim kundër paqes, krim lufte apo krim kundër njerëzimit, duke marrë pjesë në gjenocid apo duke praktikuar torturën. - 103 Verify source ↗
Neni 103
AI-assisted research summary: Competent authorities may process biometric data of an applicant or person to determine that person’s identity.
Neni 103 Të dhënat biometrike 1. Organet kompetente mund të trajtojnë të dhënat biometrike të një aplikuesi apo të një personi për t’u mbrojtur me qëllim që të përcaktojnë identitetin e tij. 2. Llojet e të dhënave biometrike që duhen të mblidhen dhe e drejta e qasjes, rregullohet me Ligjin për Mbrojtjen e të dhënave personale. - 104 Verify source ↗
Neni 104
AI-assisted research summary: Police must take and register fingerprints and photographs for each applicant and protected person, with an exception for children under 12.
Neni 104 Gjurmët e gishtërinjve dhe fotografitë 1. Merren gjurmët e gishtërinjve dhe fotografia e secilit aplikues dhe personit që do të mbrohet. Qeveria e Kosovës përcakton si përjashtim nga këto rregulla fëmijët nën moshën dymbëdhjetë (12) vjeçare. 2. Gjurmët e gishtërinjve dhe fotografia regjistrohen nga policia në bazën e të dhënave të mbajtur nga DSHAM-i 3. Nëse policia konstaton se gjurmët e reja të gishtërinjve janë të njëjta me ato të regjistruara paraprakisht, ajo informon DSHAM-në, duke shënuar të dhënat personale të personit (emri, mbiemri, datëlindja, gjinia, numri i referencës, numri personal, shtetësia, dhe vendi në të cilin ndodhet). Nëse bëhet fjalë për të dhënat e mbledhura nga policia, duhet të tregojë (me numër kodi) datën, vendin dhe arsyen e marrjes së gjurmëve të gishtërinjve. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 80 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL - 105 Verify source ↗
Neni 105
AI-assisted research summary: DSHAM may use the data to verify identity, an international protection application, supporting or contradicting statements, refugee-status doubts, and to support cooperation with the police.
Neni 105 Përdorimi i këtyre të dhënave 1. DSHAM i përdor këto të dhëna me qëllim që: 1.1. të verifikojë identitetin e personit në fjalë; 1.2. të verifikojë nëse personi ka paraqitur një aplikacion për mbrojtje ndërkombëtare; 1.3. të verifikojë nëse ka të dhëna që konfirmojnë apo kundërshtojnë deklaratat e personit; 1.4. të verifikojë nëse ekzistojnë të dhëna që vënë në dyshim mundësinë e personit për të fituar statusin e refugjatit; 1.5. të lehtësojë bashkëpunimin ndërmjet DSHAM-së dhe policisë. 2. Komunikimi jashtë vendit i të dhënave personale të mbledhura në përputhje me paragrafin 4. të nenit 101 të këtij ligji, pa pëlqimin e DSHAM-së është i ndaluar. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Article 6 of the personal data protection law applies analogously.
Neni 6 i Ligjit për Mbrojtjen e të dhënave personale zbatohet në mënyrë analoge. - 106 Verify source ↗
Neni 106
AI-assisted research summary: Data must be destroyed when refugee status is granted, or 10 years after certain asylum-related decisions and events.
Neni 106 Shkatërrimi i të dhënave 1. Të dhënat shkatërrohen: 1.1. nëse statusi i refugjatit i jepet personit; 1.2. dhjetë (10) vjet pas marrjes në formë të prerë të vendimit për refuzimin e aplikacionit, pas heqjes dorë vullnetare nga aplikimi, apo pas ndërprerjes së procedurës së azilit; 1.3. dhjetë (10) vjet pas heqjes së mbrojtjes plotësuese për personat për t’u mbrojtur. - 107 Verify source ↗
Neni 107
AI-assisted research summary: DSHAM administers a database for registering international protection applications and complaints and for controlling files.
Neni 107 Mbajtja e statistikave 1. DSHAM administron bazën e të dhënave që lejon regjistrimin e aplikacioneve për mbrojtje ndërkombëtare dhe të ankesave, dhe kontrollin e dosjeve. 2. Kjo bazë e dhënave mund të përmbajë të dhëna personale të ndjeshme, për aq sa kjo nevojitet për kryerjen e detyrave të përcaktuara në ligj. 3. Të dhënat e gabuara duhet të korrigjohen. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 81 LIGJI Nr. 06/L- 026 PËR AZIL KAPITULLI VIII DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 108 Verify source ↗
Neni 108
AI-assisted research summary: The Ministry of Internal Affairs must issue the sublegal acts needed to implement this law within 6 months after the law enters into force.
Neni 108 Afati për nxjerrjen e akteve nënligjore 1. Aktet nënligjore të cilat janë në fuqi do të zbatohen, me kusht që të mos jenë në kundërshtim me këtë ligj, deri në miratimin e akteve nënligjore për zbatimin e këtij ligji. 2. Ministria e Punëve të Brendshme nxjerr aktet nënligjore të nevojshme për zbatimin e këtij ligji në afat prej gjashtë (6) muajve nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij ligji. 3. Ministria në bashkëpunim me organet tjera mund të nxjerrë edhe akte tjera nënligjore për zbatimin e këtij ligji. - 109 Verify source ↗
Neni 109
AI-assisted research summary: Applications already in process before this law took effect are to be handled under this law.
Neni 109 Dispozitat kalimtare Aplikacionet të cilat janë në prcedurë para hyrjes në fuqi të këtij ligji do të trajtohen sipas këtij ligji. - 110 Verify source ↗
Neni 110
AI-assisted research summary: When this law enters into force, Law No. 04/L-217 on Asylum is repealed.
Neni 110 Shfuqizimi Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji Nr. 04/L-217 për Azil. - 111 Verify source ↗
Neni 111
AI-assisted research summary: Ky nen thotë se ligji hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare.
Neni 111 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 06/L- 026 30 mars 2018 Shpallur me dekretin Nr. DL-018-2018, datë 20.04.2018 nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 06/L-026 PËR AZIL
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in