LIGJI NR. 06/L-031 PËR PAJISJET NËN PRESION
This is the preamble of a law on pressure equipment.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 06/L-031
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble of a law on pressure equipment. This article states the law’s purpose: to set basic principles and safety requirements for pressure equipment, pressure vessels, transportable pressure equipment, and aerosols, and says economic operators must follow those requirements when they make, manage, or use them. This article sets the scope of the law for pressure equipment and installations above 0.5 bar, and lists several excluded categories. This article defines key terms used in the law on pressure equipment. Pajisjet dhe instalimet nën presion duhet të plotësojnë kërkesat themelore të sigurisë dhe të mbrohen ndaj tejkalimit të presionit dhe temperaturës; prodhuesi duhet t’i zbatojë masat e projektimit, ndërsa Ministria mund t’i përcaktojë këto kushte me akte nënligjore.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 06/L-031 PËR PAJISJET NËN PRESION
Showing 27 of 27
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble of a law on pressure equipment.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 23 PRILL 2018, PRISHTINË 15 LIGJI Nr. 06/L-031 PËR PAJISJET NËN PRESION LIGJI Nr. 06/L-031 PËR PAJISJET NËN PRESION Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR PAJISJET NËN PRESION KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article states the law’s purpose: to set basic principles and safety requirements for pressure equipment, pressure vessels, transportable pressure equipment, and aerosols, and says economic operators must follow those requirements when they make, manage, or use them.
Neni 1 Qëllimi 1. Ky ligj ka për qëllim të përcaktojë parimet themelore që mundësojnë garantimin e sigurisë së punës së pajisjeve dhe instalimeve nën presion si dhe kushtet dhe kërkesat themelore të sigurisë që duhet të respektohen nga operatort ekonomik që prodhojnë, administrojnë apo shfrytëzojnë enët e thjeshta nën presion, pajisjet nën presion, pajisjet transportuese nën presion apo aerosolët. 2. Ky ligj është pjesërisht në përputhshmëri me: 2.1. Direktivën e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit 2014/68/BE, e datës 15 maj 2014 për harmonizimin e ligjeve të Shteteve Anëtare që kanë të bëjnë me vënien në dispozicion të tregut të pajisjeve nën presion; 2.2. Direktivën e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit 2014/29/BE, e datës 26 shkurt 2014 për harmonizimin e ligjeve të Shteteve Anëtare që kanë të bëjnë në lidhje me vënien në dispozicion të tregut të enëve të thjeshta nën presion; 2.3. Direktivën e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit 2010/35 /BE, e datës 16 qershor 2010 mbi pajisjet e transportueshme nën presion dhe shfuqizimin e Direktivave të Këshillit 76/767/EEC, 84/525/EEC, 84/526/EEC, 84/527/EEC dhe 1999/36/EC; 2.4. Direktivën e Komisionit 2008/47/EC, e datës 8 prill 2008 për ndryshimin, me qëllim të përshtatjes sipas progresit teknik, të Direktivës së Këshillit 75/324/EEC për përafrimin e ligjeve të Shteteve Anëtare në lidhje me dispenzuesit aerosolë.” - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article sets the scope of the law for pressure equipment and installations above 0.5 bar, and lists several excluded categories.
Neni 2 Fushëveprimi 1. Ky ligj përfshin kushtet dhe kërkesat themelore të sigurisë që duhet të zbatohen për projektim, prodhim, vlerësim të konformitetit, shfrytëzim dhe mirëmbajtje të pajisjeve dhe instalimeve nën GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 23 PRILL 2018, PRISHTINË 16 LIGJI Nr. 06/L-031 PËR PAJISJET NËN PRESION presion që i nënshtrohen një presioni punues manometrik të lejuar më të lartë se 0.5 bar. 2. Dispozitat e këtij ligji zbatohen për pajisje dhe instalime nën presion të cilat janë të reja apo të vjetra në treg, duke përfshirë pajisjet dhe instalimet e reja të cilat i ka punuar prodhuesi më vendqëndrim në Kosovë ose për pajisjet dhe instalimet nën presion të cilat janë të reja apo të vjetra të importuara nga jashtë. 3. Dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen për: 3.1. bombolat ose kanaqet e pijeve të gazuara për konsum fundor; 3.2. radiatorët dhe gypat në sistemet e ngrohjes me ujë të ngrohtë; 3.3. rrjetin gypor i cili përbëhet nga gypat ose sistemet e gypave të dedikuar për transportin e çfarëdo fluidi ose substance kah instalimi ose nga instalimi duke filluar dhe duke përfshirë pajisjen mbyllëse të fundit i vendosur brenda kufirit të instalimit, përfshirë tërë pajisjen shtesë të projektuar posaçërisht për tubacion. Përjashtim nga kjo ndalesë bëjnë pajisjet standarde nën presion që gjenden në stacionet reduktuese ose stacionet e komprimimit; 3.4. tubacionet për furnizim, shpërndarje dhe lëshim të ujit me pajisjet përbërëse dhe segmentet kryesore të sistemeve hidroelektrike; 3.5. makinat, duke përfshirë: turbinat, motorët me djegie të brendshme, makinat me avull, turbinat gaz–avull, turbogjeneratorët, kompresorët, pompat dhe pajisjet për aktivizim; 3.6. pajisjet nën presion të cilat përbëhen nga mbështjellës fleksibël prej gome, jastëkët ajror, topat për lojë, barkat me fryrjeje dhe pajisjet e ngjashme nën presion. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on pressure equipment.
Neni 3 Përkufizimet 1. Termat e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Ministri - Ministri i Ministrisë përgjegjëse për pajisjet nën presion; 1.2. Ministria – ministria përgjegjëse për pajisjet nën presion; 1.3. Komprimin – ngjeshje e ajrit, avullit ose gazrave; 1.4. GLN – gazi i lëngëzuar i naftës; 1.5. Pajisjet nën presion - enët, tubacionet, pajisjet shtesë të sigurisë dhe pajisjet shtesë nën presion duke përfshirë sipas nevojës elementet e bashkëngjitura sikurse janë: fllanxhat, lidhëset, mbështetëset dhe elementet për bartje; 1.6. Tubacioni - pjesë përbërëse të gypave të dedikuar për transportin e fluidit, të lidhur në mes veti ashtu që përbëjnë një sistem nën presion. Tubacioni posaçërisht përfshinë: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 23 PRILL 2018, PRISHTINË 17 LIGJI Nr. 06/L-031 PËR PAJISJET NËN PRESION gypin apo tërësinë e gypave, aksesorët, lidhëset për dilatim, gypat fleksibël apo pjesët tjera të nevojshme nën presion si dhe këmbyesit e nxehtësisë të përbërë nga tubat qëllimi i të cilave është ftohja ose ngrohja e fluidit; 1.7. Pajisjet transportuese nën presion - enët nën presion( bombolat, tubat, bateritë e bombolave); cisternat e çmontueshme, rezervuarët e lëvizshëm, rezervuarët e vagonëve cisternë, cisternat e automjeteve cisternë që përdoren për transportin e gazrave dhe disa lëndëve të rrezikshme përfshirë ventilet e tyre dhe aksesorë të tjerë që përdoren për transport; 1.8. Aerosolet - çfarëdo ene njëpërdorimshme të punuar nga metali, qelqi apo plastika e cila përmban lëng ose tretës të komprimuar më gaz, pastë ose pudër dhe përmban ventilin nëpër të cilin bëhet shpërndarja e grimcave të ngurta ose të lëngëta, shkumës, pastës, pluhurit ose lëngut; 1.9. Elementet e sigurisë - pajisjet e projektuara më qëllim të mbrojtjes të pajisjeve nën presion nga tejkalimi i kufirit të parametrave të lejuar, përfshirë pajisjet për kufizim direkt të presionit siç janë ventilet sigurues dhe pajisjet për shkarkim të kontrolluar të presionit, pajisjet kufizuese të presionit, temperaturës, nivelit të fluidit dhe pajisjet rregulluese; 1.10. Instalimi nën presion - disa elemente të pajisjeve nën presion të montuar nga prodhuesi ashtu që të formojnë një tërësi të bashkuar dhe funksionale; 1.11. Presioni - presioni relativ kundrejt presionit atmosferik, gjegjësisht presionin manometrik; 1.12. Enë e thjeshtë nën presion - çfarëdo ene të salduar e lidhur në një tërësi, që i nënshtrohet një presioni manometrik të brendshëm më të lartë se 0.5 bar e përcaktuar të mbaj ajër ose azot dhe nuk është e përcaktuar ti ekspozohet flakës; 1.13. Fluid – gazrat, lëngjet dhe avujt në gjendje të pastër si dhe përzierjet e tyre. Fluidet mund të përmbajnë përzierje heterogjene e grimcave të ngurta të imëta dhe fluideve të trupave të ngurtë; 1.14. Inspektor - Inspektori për pajisje nën presion, i cili është përgjegjës për mbikëqyrjen inspektuese të zbatimit të këtij ligji dhe akteve nënligjore të nxjerra nga ky ligj; 1.15. Certifikatë - dokumenti që vërteton plotësimin e kërkesave themelore të sigurisë teknike për pajisjet dhe instalimet nën presion; 1.16. Trupi i notifikuar - organ për mbikëqyrjen e vlerësimit të konformitetit në fazën e projektimit dhe prodhimit të një pajisjeje ose instalimi nën presion, sipas përcaktimit të rregullit teknik përkatës; 1.17. Trupi i autorizuar - operator ekonomik të regjistruar dhe autorizuar për vlerësimin e konformitetit duke përfshirë kontrollet periodike dhe shqyrtimet e pajisjeve dhe instalimeve nën presion; 1.18. Trupi i brendshëm i autorizuar – trup i autorizuar i cili kryen vlerësimin e GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 23 PRILL 2018, PRISHTINË 18 LIGJI Nr. 06/L-031 PËR PAJISJET NËN PRESION konformitetit duke përfshirë shqyrtimet dhe kontrollet periodike të pajisjeve dhe instalimeve nën presion vetëm në kuadër të grupacionit të cilit i përket; 1.19. Grupacioni - operator ekonomik i cili prodhon dhe shfrytëzon pajisjet dhe instalimet nën presion; 1.20. Vlerësimi i konformitetit - veprim më të cilin konstatohet se a janë plotësuar kërkesat themelore të sigurisë për pajisjet dhe instalimet nën presion; 1.21. Deklaratë e konformitetit - është dokument më të cilin konfirmohet se janë plotësuar kërkesat themelore të sigurisë për pajisjet dhe instalimet nën presion; 1.22. Shenja CE- Shenja më të cilën prodhuesi tregon që pajisja ose instalimi është në përputhshmëri më kërkesat e zbatueshme të përcaktuara më legjislacionin e BE më të cilin është parashikuar vendosja e saj; 1.23. Shenja π- Shenja më të cilën tregohet që pajisjet transportuese nën presion janë në përputhshmëri më kërkesat e zbatueshme për vlerësim të konformitetit; 1.24. Vënia në treg - vënia e parë në treg e pajisjes ose instalimit nën presion; 1.25. Vënia në shfrytëzim - vënia për herë të parë në përdorim e pajisjes dhe instalimit nën presion; 1.26. Prodhuesi - çdo operator ekonomik i cili prodhon pajisje ose instalime nën presion; 1.27. Përfaqësuesi i autorizuar - çdo operator ekonomik me vendqëndrim të afarizmit në Kosovë të cilin me shkrim e ka autorizuar prodhuesi që në emër të tij t’i kryejë detyrat e caktuara; 1.28. Importuesi - çdo operator ekonomik me vendqëndrim të afarizmit në Kosovë i cili pajisjet ose instalimet nën presion i fut në treg nga shtetet tjera; 1.29. Shpërndarësi - çdo operator ekonomik në zingjirin furnizues i cili dallohet nga prodhuesi apo importuesi dhe fut në treg pajisjet ose instalimet nën presion; dhe 1.30. Operatori ekonomik - prodhuesi, instaluesi, përfaqësuesi i autorizuar, importuesi, shpërndarësi ose shfrytëzuesi i pajisjeve dhe instalimeve nën presion. KAPITULLI II KËRKESAT THEMELORE TË SIGURISË PËR PAJISJET NËN PRESION - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Pajisjet dhe instalimet nën presion duhet të plotësojnë kërkesat themelore të sigurisë dhe të mbrohen ndaj tejkalimit të presionit dhe temperaturës; prodhuesi duhet t’i zbatojë masat e projektimit, ndërsa Ministria mund t’i përcaktojë këto kushte me akte nënligjore.
Neni 4 Kërkesat themelore të sigurisë 1. Pajisjet dhe instalimet nën presion duhet t’i plotësojnë kërkesat themelore të sigurisë të përcaktuara me këtë ligj dhe legjislacionin përkatës në fuqi, për projektimin, prodhimin, vlerësimin GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 23 PRILL 2018, PRISHTINË 19 LIGJI Nr. 06/L-031 PËR PAJISJET NËN PRESION e konformitetit, përdorimin, kontrollin teknik dhe shqyrtimin për secilin grup të pajisjeve dhe instalimeve nën presion. 2. Kërkesat themelore të sigurisë të pajisjeve dhe instalimeve nën presion: 2.1. pajisjet dhe instalimet nën presion projektohen në bazë të këtij Ligji duke marrë parasysh faktorët gjegjës, ashtu që të sigurohet siguria e pajisjes dhe instalimit nën presion gjatë kohës së jetëgjatësisë së tyre. Projektimi bazohet në koeficientet gjegjës të sigurisë dhe metodat e njohura të cilat kanë kufijtë gjegjës të sigurisë për të gjitha mënyrat e dështimit të pajisjeve ose instalimeve nën presion; 2.2. prodhuesi kujdesët për zbatim profesional të masave të përcaktuara në fazën e projektimit duke zbatuar teknikat gjegjëse dhe metodat e përcaktuara për prodhim; 2.3. pajisjet dhe instalimet nën presion duhet të janë të mbrojtura më elemente të sigurisë nga tejkalimi i limiteve të lejuara të presionit dhe temperaturës; 2.4. pajisjet dhe instalimet nën presion duhet t’i plotësojnë kërkesat themelore të sigurisë në rastin e kontrolleve dhe shqyrtimeve teknike periodike ose të veçanta të parapara me rregulla teknike. 3. Ministria më akte të veçanta nënligjore përcakton kushtet themelore të sigurisë për pajisjet dhe instalimet nën presion në pajtueshmëri më këtë ligj, legjislacionin në fuqi dhe më standardet e zbatueshme. KAPITULLI III VËNIA NË TREG - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Economic operators, producers, importers, and final distributors must ensure pressure equipment meets the law’s safety and conformity requirements before it is placed on the market.
Neni 5 Kushtet për vënie në treg 1. Operatoret ekonomik duhet të jenë përgjegjës për konformitet të pajisjeve dhe instalimeve nën presion më kërkesat e këtij ligji dhe atë lidhur më rolin e tyre në zingjirin furnizues, ashtu që të sigurohet shkallë e lartë e mbrojtjes të interesave publike që janë shëndeti dhe siguria e njerëzve, mbrojtja e shtazëve shtëpiake dhe të mirave materiale si dhe të garantojnë konkurrencë të ndershme në treg. 2. Para vënies në treg të pajisjeve dhe instalimeve nën presion, prodhuesit sigurojnë që të njëjtat janë të projektuara dhe të prodhuara në pajtim me kërkesat themelore të sigurisë të parapara në nenin 4 të këtij ligji. 3. Para vënies në treg, prodhuesi, përfaqësuesi i tij i autorizuar, importuesi apo tregtuesi i fundit i pajisjeve dhe instalimeve nën presion është i detyruar që për çdo pajisje dhe instalim nën presion të posedoj dokumentacionin teknik dhe shqyrtues, me të cilën vërtetohet se pajisja ose instalimi i plotëson kërkesat themelore të sigurisë të parapara më këtë ligj dhe aktet nënligjore që dalin nga ky ligj. 4. Pajisjet dhe instalimet nën presion, para vënies në treg duhet të pajisen me deklaratë të konformitetit dhe shenjën “CE” e lëshuar nga prodhuesi përfshirë numrin identifikues të trupit të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 23 PRILL 2018, PRISHTINË 20 LIGJI Nr. 06/L-031 PËR PAJISJET NËN PRESION notifikuar i cili ka qenë i kyçur në fazën e prodhimit. Pajisja gjithashtu duhet të shoqërohet me udhëzime adekuate për përdorim. 5. Para vënies në treg pajisjet transportuese nën presion duhet ta kenë të vendosur nga prodhuesi shenjen Pi (π) e cila tregon që pajisja është konform më kërkesat e aplikueshme për vlerësim të konformitetit. 6. Nuk lejohet vënia në treg e pajisjeve nën presion të cilat nuk kanë të vendosur pllakën identifikuese më të dhëna teknike dhe dokumentacion teknik përcjellës. 7. Me rastin e vënies në treg të pajisjeve ose instalimeve nën presion, çdo importues duhet që në pajisjen dhe instalimin nën presion të vendos emrin e biznesit ose shenjën e regjistruar tregtare dhe adresën në të cilën ka qasje. Përjashtim bëjnë rastet kur këtë nuk e mundëson madhësia ose forma e pajisjes, në këto raste vendosët në paketim. 8. Nuk lejohet importimi i pajisjeve nën presion më të vjetra se dhjetë (10) vite. KAPITULLI IV OBLIGIMET E OPERATORIT EKONONMIK - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Prodhuesit e pajisjeve ose instalimeve nën presion duhet t’i projektojnë, prodhojnë, dokumentojnë, identifikojnë dhe ruajnë sipas kërkesave të këtij neni.
Neni 6 Obligimet e prodhuesit 1. Para vënies në treg të pajisjeve ose instalimeve nën presion, prodhuesit sigurojnë që të njëjtat janë të projektuara dhe prodhuara konform kërkesave themelore për siguri të parapara në nenin 4 të këtij ligji. 2. Për pajisjet ose instalimet nën presion, prodhuesi harton dokumentacionin teknik dhe bën vlerësimin e konformitetit ose angazhon trupin për vlerësimin e konformitetit. Nëse dëshmohet konformiteti sipas kërkesave themelore të sigurisë për pajisjet dhe instalimet nën presion e vërtetuar nga trupi i notifikuar atëherë prodhuesi përpilon deklaratën e konformitetit dhe vendos shenjën e konformitetit. Më përpilim të deklaratës së konformitetit prodhuesi merr përgjegjësinë për konformitet për pajisjen ose instalimin nën presion. 3. Prodhuesit duhet të ruajnë dokumentacionin teknik dhe deklaratën për vlerësim të konformitetit së paku dhjetë (10) vite pas futjes në treg të pajisjeve ose instalimeve nën presion. 4. Prodhuesit e pajisjeve ose instalimeve nën presion duhet që me shënimin e numrit të tipit ose serisë të mundësojnë identifikimin e tyre, dhe nëse madhësia ose natyra e pajisjes ose instalimit nën presion këtë nuk e lejon, atëherë të dhënat shënohen në paketim ose në dokumentacion përcjellës. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The manufacturer may appoint an authorized representative in writing, and the authorized representative must carry out the tasks in the authorization and keep and provide conformity and technical documents for market surveillance authorities.
Neni 7 Përfaqësuesit e autorizuar 1. Prodhuesi mundet përmes autorizimit të shkruar të emëroj përfaqësuesin e autorizuar për vënien në treg të pajisjeve ose instalimeve nën presion. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 23 PRILL 2018, PRISHTINË 21 LIGJI Nr. 06/L-031 PËR PAJISJET NËN PRESION 2. Përfaqësuesi i autorizuar kryen punët e përcaktuara më autorizim të lëshuar nga prodhuesi. Me ketë autorizim përfaqësueseve të autorizuar iu mundësohet së paku që: 2.1. deklaratën e konformitetit dhe dokumentacionin teknik ta ketë në dispozicion për organet e mbikëqyrjes së tregut në periudhë kohore prej dhjetë (10) vite pasi që pajisja ose instalimi nën presion është futur në treg; 2.2. me kërkesë të arsyetuar të organeve për mbikëqyrjen e tregut duhet tua prezantoj të gjitha shënimet dhe dokumentacionin e duhur për të dëshmuar konformitetin e pajisjeve ose instalimeve nën presion, dhe; 2.3. me kërkesë të organeve për mbikëqyrjen e tregut duhet të bashkëpunoj për çdo veprim të ndërmarrë me qëllim të eliminimit të rrezikut që paraqet pajisja ose instalimi nën presion të përfshira në autorizimin e përfaqësuesit të autorizuar. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Importers of pressure equipment may place on the market only products that meet conformity requirements, and they must verify conformity, ensure technical documentation and instructions are in place, label contact details, keep conformity documents available for market surveillance for 10 years, and follow manufacturer duties when selling under their own name or trademark.
Neni 8 Obligimet e importuesit 1. Importuesit i lejohet vënia në treg vetëm të pajisjeve ose instalimeve nën presion që i plotësojnë kushtet e konformitetit. 2. Importuesi është i obliguar që para vënies në treg të pajisjeve ose instalimeve nën presion të verifikoj se prodhuesi ka kryer vlerësimin e konformitetit bazuar në rregullat teknike. Importuesi duhet të sigurohet që prodhuesi ka hartuar dokumentacionin teknik dhe që pajisja ose instalimi nën presion ka shenjën e konformitetit dhe janë të bashkangjitur udhëzimet adekuate për shfrytëzim. 3. Importuesit duhet që në pajisjen ose instalimin nën presion të vendosin emrin, emërtimin tregtar të regjistruar ose shenjën tregtare të regjistruar dhe adresën postare ku mund të ketë qasje. Shënimet kontaktuese duhet të jenë në gjuhën e kuptueshme për konsumatorët, shfrytëzuesit dhe mbikëqyrësit e tregut. 4. Importuesit janë të detyruar që deklaratën e konformitetit dhe dokumentacionin teknik ta kenë në dispozicion për organet e mbikëqyrjes së tregut në periudhë kohore prej dhjetë (10) viteve nga dita e futjes në treg të pajisjes ose instalimit nën presion. 5. Importuesi konsiderohet si prodhues dhe i nënshtrohet obligimeve të prodhuesit në rastet kur pajisja ose instalimi nën presion vihet në treg me emrin e tij ose me shenjën tregtare të tij. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The distributor must check, before placing pressure equipment or installations on the market, that the conformity mark and technical documentation are attached, and that suitable user instructions are attached in a language the user can easily understand.
Neni 9 Obligimet e shpërndarësit 1. Para vënies në treg të pajisjes ose instalimit nën presion, shpërndarësi verifikon që në pajisje e ka të vendosur shenjën e konformitetit dhe dokumentacionin teknik të bashkëngjitur. 2. Para vënies në treg të pajisjes ose instalimit nën presion, shpërndarësi verifikon se a janë bashkëngjitur udhëzimet adekuate për përdorim dhe atë në gjuhën të cilën pa vështirësi e kupton shfrytëzuesi i pajisjes. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 23 PRILL 2018, PRISHTINË 22 LIGJI Nr. 06/L-031 PËR PAJISJET NËN PRESION - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The user of pressure equipment and installations must keep technical documents, use an authorized body for conformity assessment, inform the pressure inspector before commissioning, train users, and stop use if safety checks fail or expire.
Neni 10 Obligimet e shfrytëzuesit 1. Shfrytëzuesi i pajisjes dhe instalimit nën presion është plotësisht përgjegjës për punën e sigurt gjatë përdorimit të pajisjes dhe instalimit nën presion si dhe për kryerjen e kontrollit dhe shqyrtimit të tyre. 2. Shfrytëzuesi i pajisjes dhe instalimit nën presion duhet të ketë dokumentacionin teknik përkatës si dhe projektin tekniko-teknologjik të pajisjeve dhe instalimeve të vendosura. 3. Shfrytëzuesi i pajisjes dhe instalimit nën presion, duhet të angazhoj trupin e autorizuar që të bëjë vlerësimin e konformitetit duke përfshirë kontrollin, shqyrtimin dhe vlerësimin e sigurisë teknike të pajisjes dhe instalimit nën presion. 4. Shfrytëzuesi ka për obligim që pas marrjes së certifikatës dhe para vënies në shfrytëzim të pajisjes dhe instalimit nën presion, të informoj inspektorin për pajisje nën presion duke dorëzuar raportin dhe certifikatën të lëshuar nga trupi i autorizuar. 5. Shfrytëzuesi është i obliguar që personelit që përdorë pajisjen/instalimin nën presion t’i ofroj udhëzimet e nevojshme dhe trajnimet e duhura për përdorimin e pajisjes dhe instalimit nën presion. 6. Shfrytëzuesi i pajisjes dhe instalimit nën presion është i obliguar që dokumentacionin teknik dhe shqyrtues ta ruaj derisa pajisja dhe instalimi është në shfrytëzim. 7. Ndalohet shfrytëzimi i pajisjes dhe instalimit nën presion nëse nga kontrolli teknik periodik ose i veçantë, rezulton se ajo nuk i plotëson kushtet themelore të sigurisë sipas rregullave të parapara teknike. 8. Ndalohet shfrytëzimi i pajisjes dhe instalimit nën presion në rast se ka skaduar afati i vlefshmërisë se kontrolleve periodike teknike. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Instaluesi i pajisjeve dhe instalimeve nën presion duhet t’i montojë sipas projektit dhe rregullave teknike, të jetë i regjistruar në Kosovë dhe të ketë personel me përgatitje profesionale adekuate.
Neni 11 Montimi i pajisjeve dhe instalimeve nën presion 1. Instaluesi duhet të bëjë montimin e pajisjeve dhe instalimeve nën presion, sipas projektit tekniko-teknologjik si dhe duhet që t’i zbatojë rregullat teknike përkatëse për pajisjet dhe instalimet nën presion. 2. Instaluesi që kryen montimin e pajisjeve dhe instalimeve nën presion, bën montimin e tyre sipas renditjes së pjesëve përbërëse në përputhje me specifikat dhe procedurat e duhura dhe është përgjegjës për punët e kryera. 3. Instaluesi i pajisjeve dhe instalimeve nën presion duhet të jetë i regjistruar në Kosovë në bazë të legjislacionit në fuqi, dhe të ketë personelin më përgatitje profesionale adekuate për montimin dhe instalimin e pajisjeve nën presion. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 23 PRILL 2018, PRISHTINË 23 LIGJI Nr. 06/L-031 PËR PAJISJET NËN PRESION - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: An authorized conformity-assessment body must carry out inspections, prepare a detailed report, give two copies to the owner or user, and issue a certificate if safety requirements are met.
Neni 12 Trupat e autorizuara për vlerësim të konformitetit 1. Trupi i autorizuar kryen vlerësimin e konformitetit duke përfshirë kontrollet periodike teknike dhe shqyrtimet e pajisjes dhe instalimit nën presion sipas këtij ligji dhe akteve të tjera nënligjore të dala nga ky ligj, harton raportin detal me përshkrimet e procedurave me të cilat është kryer vlerësimi i konformitetit dhe dy(2) kopje të raportit i dorëzon pronarit ose shfrytëzuesit të pajisjes nën presion. 2. Nëse në raport konstatohet se janë plotësuar kërkesat themelore të sigurisë teknike të pajisjes dhe instalimit nën presion, trupi i autorizuar i lëshon certifikatën pronarit ose shfrytëzuesit të pajisjes dhe instalimit nën presion. 3. Personeli i trupit të autorizuar për vlerësimin e konformitetit nuk mund të jetë projektues, prodhues, furnizues, instalues, blerës, pronar, shfrytëzues dhe mirëmbajtës i pajisjes dhe instalimit nën presion të cilën e kontrollon dhe shqyrton. 4. Trupi i autorizuar për vlerësimin e konformitetit me personelin e tij kryejnë kontrollet periodike teknike dhe shqyrtimet e pajisjes dhe instalimit nën presion në shkallë të lartë të profesionalizmit të nevojshëm teknik dhe janë të lirë nga çdo lloj presioni dhe shtytjeje sidomos ato financiare të cilat mund të ndikojnë në vlerësim ose ne rezultatet e kontrolleve dhe shqyrtimeve e sidomos nga ana e personave të cilët janë te interesuar për rezultatin e këtyre kontrolleve dhe shqyrtimeve. 5. Trupi i autorizuar për vlerësimin e konformitetit duhet të jetë i aftë që ti kryej kontrollet periodike teknike dhe shqyrtimet pa shkatërrim të pajisjes dhe instalimit nën presion për të cilat është i autorizuar pa marr parasysh se i kryen këto detyra i vetëm apo kryhen në emër të tij dhe nën përgjegjësinë e tij. 6. Trupi i autorizuar për vlerësimin e konformitetit duke përfshirë kontrollet periodike teknike dhe shqyrtimet e pajisjes dhe instalimit nën presion në çdo kohë dhe për çdo lloj apo kategori të pajisjes nën presion për të cilën është i autorizuar duhet të ketë në dispozicion: 6.1. personelin e nevojshëm më përgatitje teknike profesionale për kryerjen e kontrolleve periodike dhe shqyrtimeve të pajisjes dhe instalimit nën presion; 6.2. përshkrimet e procedurave në përputhje më të cilat kryhet vlerësimi i konformitetit, të cilat sigurojnë transparencën dhe mundësinë e ripërdorimit të këtyre procedurave; dhe 6.3. pajisjet të cilat janë të nevojshme për kryerjen e punëve teknike dhe administrative të lidhura me kontrolle periodike dhe shqyrtime të pajisjes dhe instalimit nën presion. 7. Trupi i autorizuar për vlerësimin e konformitetit duke përfshirë kontrollet periodike dhe shqyrtime të pajisjes dhe instalimit nën presion, ruan fshehtësinë afariste e cila ka të bëjë më të dhënat e marra gjatë kryerjes së punëve. 8. Vlerësimin e konformitetit duke përfshirë kontrollet periodike dhe shqyrtimet e pajisjes dhe instalimit nën presion sipas këtij ligji dhe akteve nënligjore të dala nga ky ligj mund t’i kryej trupi i regjistruar dhe i autorizuar në Kosovë. 9. Kriteret për dhënien e autorizimit, obligimet dhe përgjegjësitë për trupin e autorizuar për GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 23 PRILL 2018, PRISHTINË 24 LIGJI Nr. 06/L-031 PËR PAJISJET NËN PRESION vlerësim të konformitetit do të përcaktohen me akt nënligjor të miratuar nga Ministri. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Rregulla për përdorimin dhe vlerësimin e konformitetit të pajisjeve dhe instalimeve nën presion nga trupi i brendshëm i autorizuar.
Neni 13 Trupi i brendshëm i autorizuar 1. Pajisja dhe instalimi nën presion lejohet të përdoret nga ana e prodhuesit dhe shfrytëzuesit edhe në raste kur vlerësimin e konformitetit për kërkesat themelore të sigurisë teknike e ka bërë trupi i brendshëm për vlerësim të konformitetit. 2. Pajisja dhe instalimi nën presion, vlerësimin e konformitetit të së cilës e ka bërë trupi i brendshëm nuk e bartë shenjën e konformitetit ‘CE”. 3. Trupi i brendshëm për vlerësimin e konformitetit lejohet të veproj vetëm për grupacionin i cili prodhon dhe shfrytëzon pajisjet dhe instalimet nën presion pjesë e të cilit është trupi. 4. Pajisja dhe instalimi nën presion nga paragrafin 1. të këtij neni, mund te shfrytëzohet vetëm në objektet më të cilat udhëheq grupacioni, në përbërje të së cilës është trupi i brendshëm. Grupacioni është i obliguar të ndërmerr masat gjegjëse të sigurisë që kanë të bëjnë me specifikimin teknik për projektim, prodhim, kontrollim, mirëmbajtje dhe shfrytëzim të pajisjes dhe instalimit nën presion. 5. Trupi i brendshëm lëshon certifikatën për plotësimin e kërkesave themelore të sigurisë teknike për pajisjen dhe instalimin nën presion. 6. Metodat për vlerësimin e konformitetit që zbaton trupi i brendshëm i autorizuar bazohen në legjislacionin në fuqi. 7. Kriteret për dhënien e autorizimit, obligimet dhe përgjegjësitë për trupin e brendshëm të autorizuar për vlerësimin e konformitetit do të përcaktohen me akt nënligjor të miratuar nga Ministri. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Vetëm operatorët ekonomikë të autorizuar mund të ekzaminojnë dhe mbushin bombolat e gazit të lëngëzuar të naftës ose gazrave teknike; ata gjithashtu përgjigjen për magazinimin, transportin, mirëmbajtjen dhe kontrollin teknik.
Neni 14 Autorizimi i operatorëve ekonomik për ekzaminimin dhe mbushjen e bombolave të gazit të lëngëzuar të naftës ose gazrave teknike 1. Operatori ekonomik i autorizuar për ekzaminim dhe mbushjen e bombolave të gazit të lëngëzuar të naftës ose të gazrave teknike bënë ekzaminimin, mbushjen e bombolave si dhe përgjigjet për magazinimin, transportin, mirëmbajtjen dhe kontrollin teknik të tyre. 2. Bombolat për gazra teknike ose bombolat për gazin e lëngëzuar te naftës lejohen të mbushen vetëm nga operatori ekonomik i autorizuar. 3. Operatorëve ekonomik për tregtim më bombola të mbushura iu ndalohet furnizimi nga operatori ekonomik që nuk është i autorizuar për ekzaminim dhe mbushje të bombolave. 4. Ndalohet mbushja e bombolave më GLN në pikat e shitjes së karburanteve dhe GLN-së më pakicë. 5. Operatorët ekonomik për ekzaminimin dhe mbushjen e bombolave do të autorizohen nga GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 23 PRILL 2018, PRISHTINË 25 LIGJI Nr. 06/L-031 PËR PAJISJET NËN PRESION ministria përgjegjëse. 6. Kriteret për dhënien e autorizimit, obligimet dhe përgjegjësitë për operatorët ekonomik të autorizuar për ekzaminim dhe mbushjen e bombolave më gazin e lëngëzuar të naftës ose me gazra teknike do të përcaktohen më akt nënligjor të miratuar nga Ministri. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Kur ndodh avari në pajisje ose instalim nën presion, shfrytëzuesi duhet ta njoftojë menjëherë inspektorin dhe të japë të dhënat e kërkuara; ndërhyrja ose zhvendosja e pajisjes së dëmtuar ndalohet deri në përfundim të inspektimit, përveç rasteve kur rrezikohet jeta, pasuria ose mjedisi.
Neni 15 Inspektimi i avarisë 1. Për çdo rast avarie në pajisjen ose instalimin nën presion me pasoja ndaj jetës, shëndetit, pronës së qytetarëve dhe mjedisit, shfrytëzuesi duhet të njoftojë menjëherë inspektorin për pajisje nën presion më qëllim të inspektimit të avarisë. 2. Ndalohet ndërhyrja ose ndërrimi i vendit të pajisjes ose instalimit nën presion të dëmtuar pas avarisë deri në përfundimin e inspektimit, përveç në rastet kur rrezikohet jeta e njerëzve, te mirat materiale dhe mjedisi. 3. Shfrytëzuesi i pajisjes dhe instalimit nën presion është i obliguar t’i ofrojë në dispozicion inspektorit për pajisje nën presion çdo të dhënë që i kërkohet e që ka të bëjë më kryerjen inspektimit të avarisë. 4. Pas përfundimit të inspektimit të avarisë, inspektori në kuadër të kompetencave përpilon raportin më të cilin vlerëson shkaqet e avarisë dhe jep rekomandimet për veprimet e mëtejme. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: If an accident involving pressurised equipment or installation causes material damage, injury, or environmental pollution, the injured party may seek compensation through the competent court.
Neni 16 Ankesa e Palës së dëmtuar Në qoftë se më rastin e avarisë të pajisjes ose instalimit nën presion shkaktohen dëme materiale, lëndime të njerëzve apo ndotje të ambientit, atëherë pala e dëmtuar ka të drejtë që përmes Gjykatës kompetente të kërkoj kompensimin e dëmit të shkaktuar më rastin e avarisë. KAPITULLI V MBIKËQYERJA - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The responsible Ministry carries out administrative supervision of this law and its subordinate acts through the pressure-equipment inspector, who must be a graduated mechanical engineer.
Neni 17 Mbikëqyrja dhe inspektimi 1. Mbikëqyrja administrative e zbatimit të këtij ligji si dhe akteve nënligjore të dala nga ky ligj kryhet nga Ministria përgjegjëse përmes inspektorit për pajisje nën presion. 2. Inspektori për pajisje nën presion vepron në kuadër të Inspektoratit të Energjisë në Ministrinë përgjegjëse. 3. Inspektori për pajisje nën presion duhet të jetë inxhinier i diplomuar i makinerisë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 23 PRILL 2018, PRISHTINË 26 LIGJI Nr. 06/L-031 PËR PAJISJET NËN PRESION - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The pressure-equipment inspector supervises compliance, keeps inspection records, can enter relevant premises when needed, and may order suspension or removal from use for safety breaches.
Neni 18 Detyrat dhe të drejtat e Inspektorit për pajisje nën presion 1. Inspektori për pajisje nën presion kryen mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave të këtij ligji dhe akteve nënligjore të dala nga ky ligj. 2. Inspektori për pajisje nën presion mban evidencën e inspektimeve, avarive dhe regjistrin e pajisjeve nën presion që janë në shfrytëzim. 3. Inspektori për pajisje nën presion ka të drejtë që sipas nevojës të ketë qasje në çdo kohë në mjediset ku shfrytëzohen pajisjet dhe instalimet nën presion. 4. Inspektori për pajisje nën presion urdhëron ndalimin e shfrytëzimit të pajisjeve dhe instalimeve nën presion deri sa të eliminohen lëshimet dhe të metat e konstatuara. 5. Inspektori për pajisje nën presion urdhëron heqjen nga përdorimi të pajisjes dhe instalimit nën presion, në rastet kur ato nuk i plotësojnë kërkesat themelore të sigurisë. 6. Inspektori për pajisje nën presion në rast të inspektimit harton raportin e inspektimit më të cilin vërteton se a janë plotësuar kërkesat themelore të sigurisë për pajisjet dhe instalimet nën presion. 7. Inspektori për pajisje nën presion shqipton masa administrative apo gjoba për kundërvajtje të përcaktuara sipas nenit 20 të këtij ligji. 8. Inspektori për pajisje nën presion kërkon mbështetjen e Policisë së Kosovës në rast se: 8.1. pengohet gjatë kryerjes së detyrës zyrtare; 8.2. nuk zbatohet urdhri i ndalimit të shfrytëzimit të pajisjes dhe instalimit nën presion, që përmban rrezik për jetën, shëndetin, mjedisin ose pasurinë e njerëzve; dhe 8.3. nuk lejohet në mënyrë të pa arsyeshme, të hyjë në mjediset ku ndodhet ose shfrytëzohet pajisja dhe instalimi nën presion më qëllim të kryerjes së inspektimit. 9. Për realizimin e këtyre detyrave, inspektori për pajisje nën presion në rast nevoje bashkëpunon më organe kompetente të qeverisjes qendrore dhe lokale. 10. Inspektori për pajisje nën presion ka të drejtë të kërkojë nga trupat e autorizuara çdo informacion që ka të bëj më fushën e inspektimit të pajisjeve dhe instalimeve nën presion, të cilin e përdor për qëllimin e ushtrimit të aktivitetit të vet, duke ruajtur konfidencialitetin sipas legjislacionit në fuqi. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The pressure equipment inspector must act independently and impartially, and must not have certain roles or interfere in related activities involving the equipment inspected.
Neni 19 Pavarësia dhe paanshmëria e inspektorit 1. Inspektori për pajisje nën presion nuk mund të jetë projektues, prodhues, furnizues, montues apo shfrytëzues i pajisjeve dhe instalimeve nën presion të cilat i inspekton. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 23 PRILL 2018, PRISHTINË 27 LIGJI Nr. 06/L-031 PËR PAJISJET NËN PRESION 2. Inspektori për pajisje nën presion nuk mund të ndërhyj në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në projektim, prodhim, instalim, tregtim ose mirëmbajtje të pajisjeve dhe instalimeve nën presion, e as të përfaqësoj palën që merr pjesë në këtë veprimtari. 3. Inspektori për pajisje nën presion duhet të kryej inspektimet në mënyrë profesionale e me përgjegjësi të plotë dhe mos të jetë i ndikuar nga çfarëdo nxitjeje, sidomos të natyrës financiare, që mund të ndikojë në gjykimin e drejtë të inspektimit. KAPITULLI VI DISPOZITAT NDËSHKUESE - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The inspector for pressure equipment can fine violations of this law, with different fine ranges for individuals and legal entities.
Neni 20 Sanksioni kundërvajtës më gjobë 1.Inspektori për pajisje nën presion për shkeljet e konstatuara me këtë ligj shqipton gjobë për kundërvajtje. 2. Për shkeljen e nenit 5, nenit 10, paragrafëve 2.,3. dhe 4. të nenit 14, si dhe paragrafët 1.,2. dhe 3. të nenit 15, ndëshkohet me gjobë si në vijim: 2.1. personi fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik prej tridhjetë euro (30.00€) deri dymijë euro (2,000.00€); 2.2. personi fizik që ushtron biznes individual prej dyqind euro (200.00€) deri në pesëmijë euro (5,000.00); 2.3. personin juridik prej pesëqind euro (500.00€) deri në njëzetmijë euro (20.000.00€). 3. Në vendimin për kundërvajtje përcaktohet afati i pagesës së gjobës prej pesëmbëdhjetë (15) deri në nëntëdhjetë (90) ditë. 4. Në rastin e pagimit të gjobës në afatin e përcaktuar më urdhrin kundërvajtës, i dënuari lirohet nga pagimi pesëdhjetë përqind (50%) nga shuma e gjobës së shqyrtuar. 5. Nëse kryesi pjesërisht ose në tërësi nuk e paguan gjobën në afatin e përcaktuar, Inspektorati duhet të fillojë procedurën gjyqësore në gjykatën kompetente. 6. Pas pagesës së gjobës, duhet që një(1) kopje e pagesës t’i dorëzohet inspektorit për pajisje nën presion. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The pressure-equipment inspector must set the amount of the misdemeanor sanction by weighing mitigating and aggravating circumstances.
Neni 21 Rregullat e përgjithshme për matjen e sanksionit kundërvajtës 1. Inspektori për pajisje nën presion do të caktoj lartësinë e sanksionit kundërvajtës kryesit duke marr parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese, në veçanti peshën e kundërvajtjes dhe pasojat, shkallën e përgjegjësisë, rrethanat nën të cilat është kryer kundërvajtja dhe gjendja e tij pasurore. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 23 PRILL 2018, PRISHTINË 28 LIGJI Nr. 06/L-031 PËR PAJISJET NËN PRESION 2. Nëse kundërvajtja është kryer në përsëritje, në veçanti do të merret parasysh se kundërvajtja e mëhershme a është e llojit të njëjtë sikurse kundërvajtja e re, se të dy(2) kundërvajtjet a janë kryer në të njëjtat rrethana dhe sa kohë ka kaluar nga sanksioni kundërvajtës i mëhershëm. 3. Më rastin e matjes së sanksionit kundërvajtës si rrethanë rënduese nuk mund të merret parasysh sanksioni kundërvajtës i shqiptuar më herët nëse nga dita e vendimit të formës së prerë për kundërvajtje kanë kaluar më shumë se dy (2) vite. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: A dissatisfied party may complain to the Energy Inspectorate within 8 days, and the complaint does not stop the decision being carried out.
Neni 22 Ankesa 1. Kundër vendimit të inspektorit për pajisje nën presion, pala e pakënaqur në afat prej tetë (8) ditësh nga dita e pranimit të vendimit, mund t’i parashtrojë ankesë Inspektoratit për Energji, i cili në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e pranimit të ankesës vendos sipas ankesës. Ankesa e parashtruar kundër vendimit të inspektorit për pajisjet nën presion nuk e shtynë ekzekutimin e këtij vendimi. 2. Kundër vendimit të Inspektoratit për Energji sipas ankesës pala e pakënaqur ka të drejtë që të ngritë kontest administrativ në pajtim me ligjin në fuqi mbi procedurën e përgjithshme administrative. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The pressure-equipment inspectorate must publish measures taken against economic operators to inform the public.
Neni 23 Publikimi Inspektorati përgjegjës për pajisjet nën presion publikon masat e ndërmarra ndaj operatorëve ekonomik, me qëllim të informimit të publikut. KAPITULLI VII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The Ministry must issue the subordinate acts required by this law within 12 months after it enters into force. Existing subordinate acts continue to apply until then, unless they conflict with this law.
Neni 24 Dispozitat kalimtare 1. Më qëllim të zbatimit të këtij ligji, Ministria nxjerr akte nën ligjore të përcaktuara me këtë ligj, brenda dymbëdhjetë (12) muajsh pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. 2. Deri në nxjerrjen e akteve nënligjore sipas paragrafi 1. të këtij neni, vlejnë aktet nënligjore në fuqi, derisa nuk janë në kundërshtim me ketë ligj. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: This article repeals Law No. 02/L-103 on Pressure Equipment.
Neni 25 Shfuqizimi Ky ligj shfuqizon Ligjin nr. 02/L-103 për Pajisje nën Presion. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 23 PRILL 2018, PRISHTINË 29 LIGJI Nr. 06/L-031 PËR PAJISJET NËN PRESION - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 26 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 06/L-031 30 mars 2018 Shpallur me dekretin Nr. DL-011-2018, datë 17.04.2018 nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 23 PRILL 2018, PRISHTINË 30 LIGJI Nr. 06/L-031 PËR PAJISJET NËN PRESION
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 06/L-031 PËR PAJISJET NËN PRESION
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in