LIGJI NR. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM
This is the preamble to a law on accounting, financial reporting, and audit in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 06/L-032
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble to a law on accounting, financial reporting, and audit in Kosovo. This article says the law regulates accounting and financial reporting for commercial companies, the powers and responsibilities of the Kosovo Financial Reporting Council, audit requirements, professional accountant qualifications, licensing of auditors and audit firms, and professional accounting organizations. This article applies the Law to all registered commercial companies operating in Kosovo, and excludes the Central Bank of Kosovo and organizations licensed by it. This article defines key terms used in the law on accounting, financial reporting, and auditing. Trade companies must prepare general-purpose financial statements and apply the listed accounting standards and subordinate acts when doing so.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM
Showing 39 of 39
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble to a law on accounting, financial reporting, and audit in Kosovo.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 23 LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law regulates accounting and financial reporting for commercial companies, the powers and responsibilities of the Kosovo Financial Reporting Council, audit requirements, professional accountant qualifications, licensing of auditors and audit firms, and professional accounting organizations.
Neni 1 Qëllimi 1. Me këtë Ligj rregullohet sistemi i kontabilitetit dhe i raportimit financiar i shoqërive tregtare, kompetencat dhe përgjegjësitë e Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar (KKRF), kërkesat për auditim, kualifikimet për kontabilistë profesional, licencimi i auditorëve dhe firmave vendore e të huaja të auditimit, si dhe organizatat profesionale të kontabilitetit. 2. Ky Ligj përafron legjislacionin kombëtar me direktivat e mëposhtme të Bashkimit Evropian: 2.1. Direktivën 2006/43/EC e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, e datës 17 maj 2006, për auditimet ligjore të pasqyrave vjetore financiare dhe pasqyrave financiare të konsoliduara, që ndryshon Direktivat e Këshillit 78/660/EEC dhe 83/349/EEC dhe shfuqizon Direktivën e Këshillit 84/253/EEC; 2.2. Direktivën 2008/30/EC e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, e datës 11 mars 2008, për ndryshimin e Direktivës 2006/43/EC për auditimet ligjore të pasqyrave vjetore financiare dhe pasqyrave të konsoliduara, lidhur me kompetencat zbatuese dhënë komisionit; 2.3. Direktivën 2013/34/EU e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, e datës 26 qershor 2013, për pasqyrat vjetore financiare, pasqyrat financiare të konsoliduara dhe raportet përkatëse të llojeve të caktuara të ndërmarrjeve, që e ndryshon Direktivën 2006/43/EC të Parlamentit Evropian dhe Këshillit dhe shfuqizon Direktivat 78/660/EEC dhe 83/349/ EEC; 2.4. Direktivën 2014/56/EU e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, e datës 16 prillit 2014, për ndryshimin e Direktivës 2006/43/EC për auditimet ligjore të pasqyrave vjetore financiare dhe pasqyrave financiare të konsoliduara. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article applies the Law to all registered commercial companies operating in Kosovo, and excludes the Central Bank of Kosovo and organizations licensed by it.
Neni 2 Fushëveprimi 1. Dispozitat e këtij Ligji janë të obliguara për të gjitha shoqëritë tregtare të regjistruara dhe të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Republikën e Kosovës, sipas legjislacionit në fuqi. 2. Dispozitat e këtij Ligji nuk zbatohen për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe të gjitha organizatat e licencuara nga BQK-ja, sipas legjislacionit në fuqi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 24 LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on accounting, financial reporting, and auditing.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë Ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Mbajtja e kontabilitetit - regjistrimi kronologjik në ditar dhe regjistrimi sistematik në librat e kontabilitetit i të gjitha veprimeve dhe fakteve ekonomiko-financiare që i përkasin një njësie ekonomike; 1.2. Sistem kontabël - strukturë e organizuar që përbëhet nga metodat manuale ose të kompjuterizuara të kontabilitetit, procedura dhe kontrolle të dizajnuara që të mbledhin, regjistrojnë, klasifikojnë, analizojnë, përmbledhin, interpretojnë dhe prezantojnë të dhëna të sakta dhe në kohën e duhur për vendimmarrjet e menaxhmentit; 1.3. Raporti vjetor - raport i nxjerrë nga shoqëritë tregtare për periudhën vjetore që përfshinë pasqyrat financiare për qëllime të përgjithshme, së bashku me opinionin e auditorit kur është e aplikueshme; 1.4. Firmë auditimi - person juridik ose çfarëdo entiteti tjetër, pa marrë parasysh formën ligjore, që është e licencuar, në përputhshmëri me dispozitat e këtij Ligj për të kryer auditim ligjor; 1.5. Pasqyra financiare për qëllim të përgjithshëm (PFQP) – pasqyra e pozitës financiare, pasqyra e të ardhurave, pasqyra e rrjedhës së parasë, pasqyra e ndryshimeve në ekuitete, shënimet plotësuese dhe materialet sqaruese të pasqyrave financiare; 1.6. Shoqëri tregtare - çfarëdo lloji i shoqërisë tregtare e themeluar në Kosovë sipas legjislacionit në fuqi për shoqëritë tregtare; 1.7. Shoqëri e huaj tregtare - shoqëri e huaj tregtare e përcaktuar sipas legjislacionin në fuqi për shoqëritë tregtare; 1.8 Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK) nënkuptojnë Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF) dhe interpretimet e ndërlidhura të Komitetit për Interpretime të Standardeve (KIS), të Komitetit Ndërkombëtar të Interpretimeve për Raportim Financiar (KNIRP), rishikimet e këtyre standardeve dhe interpretimeve, si dhe standardet për të ardhmen dhe interpretimet e lëshuara dhe të adoptuara nga Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (BSNK), dhe të aprovuara nga KKRF-ja; 1.9. Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (SNA) - nënkuptojnë Standardet Ndërkombëtare të Auditimit dhe udhëzimet përkatëse të Bordit të Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit dhe Sigurisë (BSNAS), dhe të aprovuar nga KKRF-ja; 1.10. Auditor ligjor - personi fizik i cili është licencuar në përputhshmëri me dispozitat e këtij Ligji; 1.11. Partner kyç i auditimit - nënkupton: 1.11.1. auditorin ligjor të emëruar nga një firmë e auditimit për angazhim në auditim, i cili është përgjegjës për kryerjen e auditimit në emër të firmës së auditimit; 1.11.2. në rast të auditimeve në grup, të paktën një (1) auditor i emëruar nga firma e auditimit si përgjegjës kryesor për kryerjen e auditimit në nivel të grupit, ose një (1) auditor i emëruar nga firma e auditimit si përgjegjës kryesor për GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 25 LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM kryerjen e auditimit në nivel të degëve; ose 1.11.3. auditorin ligjor i cili e nënshkruan raportin e auditimit. 1.12. Person - personi fizik ose personi juridik; 1.13. Shoqatë profesionale e kontabilitetit dhe auditimit - organizatë jofitimprurëse, jo-qeveritare e kontabilitetit dhe auditimit e cila brenda periudhes tre (3) vjeçare nga hyrja në fuqi e këtij Ligji bëhet anëtare monitoruese, ndërsa brenda pesë (5) vjetëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji bëhet anëtare me të drejta të plota e Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve (FNK), dhe i shërben interesit publik nëpërmjet zbatimit të Deklarimeve për Obligimet e anëtarësimit në zhvillimin e profesionistëve të kontabilitetit dhe auditimit, dhe e cila përcakton dhe zbaton standardet etike dhe profesionale të cilat në vete ngërthejnë kërkesat fillestare dhe të vazhdueshme të arsimit profesional për kontabilistë dhe auditorë. Për shoqatat e themeluara pas hyrjes në fuqi të këtij Ligji, afatet vlejnë nga data e licencimit nga KKRF; 1.14. Subjektet me interes publik (SIP) – janë: 1.14.1. institucionet financiare, që i nënshtrohen licencimit nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) në bazë të legjislacionit të fuqi; 1.14.2. ndërmarrjet publike dhe shoqërore dhe shoqëritë tregtare që i plotësojnë kriteret e për t’u klasifikuar si shoqërive të mëdha tregtare, në përputhje me këtë Ligj; 1.14.3. subjektet letrat me vlerë të të cilave janë të lejuara për tregtim në një treg të rregulluar në Republikën e Kosovës, sipas legjislacionit në fuqi. 1.15. Auditim ligjor - auditimi i pasqyrave vjetore financiare individuale ose të pasqyrave vjetore financiare të konsoliduara që kryhet nga auditori ligjor apo firmë e auditimit, të paraparë sipas dispozitave të këtij Ligji; 1.16. Autoriteti kompetent - autoriteti apo organizata e cila caktohet me ligj dhe ngarkohet me mbikëqyrje të auditorëve ligjor dhe firmave të auditimit dhe funksionet tjera në sistemin e raportimit korporativ financiar ose pjesë të tjera të veçanta; 1.17. Personi që nuk e ushtron profesionin - personi fizik i cili para përfshirjes në qeverisje të sistemit për mbikëqyrje publike për auditim ligjor në Kosovë, nuk ka pasur të drejtë vote në një firmë auditimi, nuk ka qenë anëtar i organit administrativ ose drejtues i një firme auditimi dhe nuk ka qenë i punësuar apo i angazhuar në forma të tjera në një firmë auditimi për tri (3) vitet e fundit; 1.18. Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (SNRF-të për NVM-të) - standardet të publikuara nga BSNK-ja dhe të miratuara nga KKRF-ja; 1.19. Auditori i grupit - auditor ligjor dhe firmat e auditimit që kryejnë auditimin e pasqyrave financiare të konsoliduara; 1.20. Grupi - nënkupton subjektin afarist mëmë dhe të gjitha filialet e saj; 1.21. Firmat e ndërlidhura të auditimit - çdo firmë e auditimit, pavarësisht nga forma e saj ligjore, e cila është e lidhur me një firmë të auditimit në formë të pronësisë, kontrollit ose menaxhimit të përbashkët; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 26 LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM 1.22. Kompania mëmë - subjekti afarist i cili kontrollon një ose më shumë filiale; 1.23. Filiali - ndërmarrje afariste të kontrolluar nga kompania mëmë, përfshirë çdo degë të një kompanie kryesore mëmë; 1.24. Kompanitë e ndërlidhura - një ose më shumë kompani brenda një grupi; 1.25. Kompanitë aksionare - kompania në të cilën një kompani tjetër ka një interes pjesëmarrës së paku njëzetë përqind (20 %) dhe ka ndikim të konsiderueshëm mbi politikat financiare dhe operative të të cilat kompania tjetër ushtron; 1.26. Deklaratat e Obligimeve të Anëtarësimit (DOA) - kërkesa e detyrueshme të FNK-së ndaj anëtarëve të saj; 1.27. Qarkullimi neto - shumën e gjeneruar nga shitja e mallrave dhe ofrimin e shërbimeve pas zbritjeve dhe kthimeve, duke përjashtuar tatimin mbi vlerën e shtuar dhe taksat tjera të lidhura direkt me qarkullim; dhe 1.28. Pasqyrat financiare të konsoliduara - pasqyra vjetore financiare të një grupi të ndërmarrësve, në të cilën ndërmarrësi i caktuar (kompania mëmë) gëzon të drejtën për të menaxhuar politikat financiare dhe afariste të një ose më shumë ndërmarrësve (filialeve), në mënyrën përmes së cilës nxjerr përfitime (kontrolle), derisa këto raporte prezantohen si unike; 1.29. Rrjet – nënkupton: 1.29.1. struktura e cila synon në bashkëpunim dhe të cilës auditori ligjor apo firma ligjore e auditimit i takon; dhe 1.29.2. struktura e cila synon ndarjen e fitimit, shpenzimeve apo pronësi të përbashkët, kontrollin apo menaxhimin, politikat dhe procedurat e përbashkëta të kontrollit të cilësisë, strategji të përbashkët të biznesit, shfrytëzimin e përbashkët të emrit të firmës ose të pjesës së konsiderueshme të resurseve profesionale. 1.30. Mjetet themelore – nënkupton mjetet të cilat janë të destinuara për përdorim të vazhdueshëm të aktivitetit të biznesit; 1.31. Çmimi i blerjes – nënkupton çmimin e pagueshëm dhe çdo shpenzim i cili ndodh gjatë blerjes, duke zbritur çdo zvogëlim të kostos të blerjes; 1.32. Kosto e prodhimit – nënkupton çmimin blerës të lëndës së parë, materialit shpenzues, i cili është i lidhur drejtpërdrejtë me produktin e prodhuar, përfshirë këtu shpenzimet e përgjithshme fikse dhe të ndryshueshme që përfshihen në mënyrë të arsyeshme, dhe pa përfshirë shpenzimet e shpërndarjes; 1.33. Rregullimi i vlerës – nënkupton rregullimin për regjistrimin e ndryshimeve në vlerat e aseteve në datën e pasqyrës së pozitës financiare; 1.34. Ekstrapolim – nënkupton përshtatjen proporcionale të njësisë matëse për një vit të plotë financiar në rastet kur periudha e raportimit nuk përbën vit të plotë financiar; 1.35. Kontabilist i certifikuar – personi i kualifikuar si kontabilist i certifikuar nga një shoqatë e licencuar nga KKRF, i cili është anëtar me status të rregullt në një shoqatë; 1.36. Deklarata e Pajtueshmërisë – është deklaratë e cila përcakton politikat e GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 27 LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM ndërmarrjes, të cilat sipas opinionit të drejtorëve janë përmbushur krahas obligimeve relevante të tyre; 1.37. Çmimet kontigjente - janë çmime të përcaktuara, bazuar në rezultatet e punës së auditorit. Nënkupton që auditorët ligjorë apo firmat e auditimit ligjor nuk duhet të krijojnë marrëdhënie kontraktuale me çmime kontigjente për auditim apo shërbime të tjera të dhënies së sigurisë (assurance), pasi që marrëdhëniet e këtilla kontraktuale prodhojnë situatë të konflikt të interesit. KAPITULLI II KONTABILITETI DHE RAPORTIMI FINANCIAR - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Trade companies must prepare general-purpose financial statements and apply the listed accounting standards and subordinate acts when doing so.
Neni 4 Raportimi Financiar 1. Shoqëritë tregtare përgatisin pasqyrat financiare për qëllime të përgjithshme në pajtim me dispozitat e këtij Ligji. 2. Shoqëritë tregtare që kryejnë aktivitetin e tyre me mjete shoqërore apo publike, përgatisin pasqyra financiare për qëllime të përgjithshme në pajtim me dispozitat e këtij Ligji. 3. Shoqëritë tregtare me rastin e përgatitjes së pasqyrave financiare për qëllime të përgjithshme zbatojnë SNK-të dhe SNRF-të, SNRF-të për NVM dhe aktet nënligjore të nxjerra nga KKRF-ja. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This article classifies trading companies and groups into micro, small, medium, and large categories using financial position, net turnover, and average employee numbers.
Neni 5 Klasifikimi i ndërmarrjeve 1. Shoqëritë tregtare të përcaktuara me këtë Ligj, për qëllime të këtij Ligji, klasifikohen si mikro- ndërmarrje, ndërmarrje të vogla, ndërmarrje të mesme dhe ndërmarrje të mëdha, mbi bazën e treguesve të përcaktuar në ditën e fundit të vitit të kaluar financiar, për qëllime të përgatitjes së pasqyrave financiare për vitin aktual, sipas kritereve të mëposhtme: 1.1. pasqyra e pozitës financiare; 1.2. qarkullimi neto; dhe 1.3. numri mesatar i të punësuarve gjatë vitit financiar. 2. Mikro-ndërmarrjet janë ndërmarrje të cilat nuk tejkalojnë kufijtë e së paku dy(2) nga kriteret e mëposhtme: 2.1. pasqyra e pozitës financiare prej treqind e pesëdhjetë mijë euro (350,000.00 €); 2.2. qarkullimi neto prej shtatë qind mijë euro (700,000.00 €) ; dhe 2.3. numri mesatar i të punësuarve gjatë vitit financiar: dhjetë (10). 3. Ndërmarrjet e vogla janë ndërmarrje të cilat nuk janë mikro-ndërmarrje, por nuk tejkalojnë më shumë se dy(2) nga kriteret e mëposhtme: 3.1. pasqyra e pozitës financiare prej katër milion euro (4,000,000.00 €); 3.2. qarkullimi neto prej tetë milion euro (8,000,000.00 €); dhe GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 28 LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM 3.3. numri mesatar i të punësuarve gjatë vitit financiar: pesëdhjetë (50). 4. Ndërmarrjet e mesme janë ndërmarrje të cilat nuk janë as mikro-ndërmarrje e as ndërmarrje të vogla, por nuk tejkalojnë dy (2) nga kriteret e mëposhtme: 4.1. pasqyra e pozitës financiare prej njëzet milion euro (20,000,000.00 €); 4.2. qarkullimi neto prej dyzet milion euro (40,000,000.00 €); dhe 4.3. numri mesatar i të punësuarve gjatë vitit financiar: dyqind e pesëdhjetë (250). 5. Ndërmarrjet e mëdha janë ato ndërmarrje të cilat në datat e bilancit të tyre të gjendjes tejkalojnë të paktën dy(2) nga tre(3) kriteret e mëposhtme: 5.1. pasqyra e pozitës financiare prej njëzet milion euro (20,000,000.00 €); 5.2. qarkullimi neto prej dyzet milion euro (40,000,000.00 €); dhe 5.3. numri mesatar i të punësuarve gjatë vitit financiar: dyqind e pesëdhjetë (250). 6. Shoqëritë tregtare të sapo themeluara dhe shoqëritë tregtare me ndryshim të statusit ligjor klasifikohen në përputhje me paragrafët 2., 3., 4. dhe 5. të këtij neni dhe në bazë të treguesve për periudhën nga data e themelimit, ose ndryshimit të statusit ligjor deri në fund të vitit të parë të afarizmit. 7. Për qëllime klasifikimi të paragrafit 6., shumat që ndërlidhen me kriteret e përcaktuara në paragrafin 6, ekstrapolohen në baza vjetore. 8. Grupet e shoqërive tregtare për qëllime të këtij Ligji ndahen në ndërmarrje të vogla, ndërmarrje të mesme dhe ndërmarrje të mëdha, në varësi të treguesve të përcaktuar në baza konsoliduese të treguesve të përcaktuar në fund të vitit të kaluar financiar për qëllime të përgatitjes së pasqyrave financiare të vitit aktual, sipas kritereve të mëposhtme: 8.1. pasqyra e pozitës financiare; 8.2. qarkullimi neto; 8.3. numri mesatar i të punësuarve gjatë vitit financiar. 9. Grupe të vogla janë grupe të përbëra nga shoqëritë tregtare mëmë dhe filialet e tyre që do të përfshihen në konsolidim dhe që, në baza të konsolidimit, nuk i tejkalojnë kufijtë e të paktën dy(2) nga tri (3) kriteret e mëposhtme në datën e bilancit të gjendjes për shoqërinë tregtare mëmë: 9.1. pasqyra e pozitës financiare prej katër milion euro (4,000,000.00€); 9.2. qarkullimi neto prej tetë milion euro (8,000,000.00€); 9.3. numri mesatar i të punësuarve gjatë vitit financiar: pesëdhjetë (50). 10. Grupet e mesme janë grupe të cilat nuk janë grupe të vogla dhe të cilat përbëhen nga shoqëritë tregtare mëmë dhe filialet e tyre që do të përfshihen në konsolidim dhe që, në baza të konsolidimit, nuk i tejkalojnë kufijtë e të paktën dy (2) nga tre(3) kriteret e mëposhtme në datën e bilancit të gjendjes për shoqërinë tregtare mëmë: 10.1. pasqyra e pozitës financiare prej njëzet milion euro (20,000,000.00€); GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 29 LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM 10.2. qarkullimi neto prej dyzet milion euro (40,000,000.00€); 10.3. numri mesatar i të punësuarve gjatë vitit financiar: dyqind e pesëdhjetë (250). 11. Grupe të mëdha janë grupe të përbëra nga shoqëritë tregtare mëmë dhe filialet e tyre që do të përfshihen në konsolidim dhe që, në baza të konsolidimit, i tejkalojnë kufijtë e të paktën dy(2) nga tri (3) kriteret e mëposhtme në datën e bilancit të gjendjes për shoqërinë tregtare mëmë: 11.1. pasqyra e pozitës financiare prej njëzet milion euro (20,000,000.00€); 11.2. qarkullimi neto prej dyzet milion euro (40,000,000.00 €); 11.3. numri mesatar i të punësuarve gjatë vitit financiar: dyqind e pesëdhjetë (250). - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Some accounting documents must be signed and checked before information is entered into business books.
Neni 6 Përgatitja e dokumenteve të kontabilitetit 1. Dokumenti i kontabilitetit duhet të jetë autentik, në gjendje të rregullt dhe i përgatitur në atë mënyrë që siguron mbikëqyrje me kohë. Personi i autorizuar për përfaqësim të ndërmarrësit ose personit të autorizuar për përfaqësim me delegim të autoritetit garanton me nënshkrim të tij në dokumentin e kontabilitetit se ky i fundit është autentik dhe në gjendje të rregullt. 2. Përjashtimisht nga paragrafi 1. i këtij neni, fatura që shërben si dokument i kontabilitetit dhe që lëshohet nga ndërmarrësi nuk duhet të nënshkruhet, nëse është përpiluar sipas mënyrës e cila është në pajtim me legjislacionin tatimor dhe përmban emrin dhe mbiemrin e personit përgjegjës për lëshimin e saj. 3. Dokumenti i kontabilitetit duhet hartohet në atë mënyrë që t’i mundësojë personit teknik të dallojë transaksionin përkatës. 4. Ndërmarrësi ose personi përgjegjës kontrollon saktësinë dhe integritetin e dokumentit të kontabilitetit para vendosjes së informacioneve nga dokumenti i kontabilitetit në librat afariste. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Shoqëritë tregtare të mëdha dhe subjektet me interes publik duhet të zbatojnë standardet e raportimit financiar, të bashkëngjisin dokumente të caktuara në pasqyrat financiare dhe të mbajnë struktura të caktuara të auditimit dhe kontrollit të brendshëm.
Neni 7 Zbatimi i standardeve për përgatitjen e pasqyrave financiare për shoqëritë tregtare të mëdha 1. Shoqëritë tregtare të mëdha në Kosovë sipas nenit 5, paragrafët 5. dhe 11., të këtij Ligji zbatojnë SNK-të dhe SNRF-të si dhe interpretimet, rekomandimet dhe këshillimet e nevojshme të nxjerra nga BSNK-ja, që aprovohen nga KKRF-ja. Pasqyrat financiare duhet të kenë të bashkangjitur edhe: 1.1. opinionin e auditimit për pasqyrat financiare të dhënë nga një firmë e auditimit e certifikuar nga KKRF-ja dhe regjistruar në Kosovë; 1.2. deklaratën e pajtueshmërisë të nënshkruar nga drejtori ekzekutiv dhe zyrtari kryesor financiar, që pasqyrat financiare paraqesin pamje të drejtë dhe të vërtetë të pozitës financiare, rezultateve të operacioneve, dhe rrjedhave të parasë; dhe që pasqyrat financiare janë përgatitur në pajtim me Ligjin; 1.3. raportin e menaxhmentit, i cili duhet të përmbajë një vlerësim të drejtë të zhvillimit dhe performancës së ndërmarrjes, si dhe pozitën e saj, përfshirë këtu edhe rreziqet kryesore dhe pasiguritë që kanë të bëjnë me të. Vlerësimi duhet të jetë i balancuar dhe gjithëpërfshirës në raport me zhvillimin dhe performancën e ndërmarrjes dhe pozitën e saj, në bazë të kompleksitetit dhe madhësisë së ndërmarrjes. Me qëllim të informimit të plotë në drejtim të zhvillimit, performancës dhe pozitës financiare së ndërmarrjes, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 30 LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM vlerësimi duhet të përfshijë, aty ku është e përshtatshme, treguesit financiar dhe jo- financiar të performancës së kompanisë, përfshirë informacionet në lidhje me çështjet e mjedisit dhe të punëtorëve. Aty ku është e përshtatshme, analiza duhet t’i referohet të dhënave në pasqyrat financiare. Raporti i menaxhmentit duhet të përfshijë informacionin e mëposhtëm: 1.3.1. zhvillimet e mundshme të ndërmarrjes në të ardhmen; 1.3.2. aktivitetet në fushën e kërkimit dhe zhvillimit; 1.3.3. publikimet e informacioneve për njësitë e ndërmarrjes; dhe 1.3.4. ekspozimin e ndërmarrjes ndaj rreziqeve të kreditimit, të çmimeve, të likuiditetit dhe të rrjedhës së parasë. 1.4. Deklarata e qeverisjes koorporative, e cila duhet të jetë pjesë e veçantë e raportit të menaxhmentit dhe duhet të përmbajë të paktën informacionet e mëposhtme: 1.4.1. të gjitha informacionet në lidhje me praktikat e qeverisjes korporative; 1.4.2. përshkrim të sistemeve të kontrollit të brendshëm dhe menaxhimin e rrezikut në lidhje me procesin e raportimit financiar; dhe 1.4.3. përbërjen dhe funksionimin e organeve menaxheriale dhe mbikëqyrëse dhe komitetet e tyre. 2. Pasqyrat financiare të përgatitura në përputhje me kërkesat e këtij neni nënshkruhen nga drejtori ekzekutiv apo i përgjithshëm dhe nga drejtori financiar ose zyrtari kryesor financiar dhe/ apo nga kontabilisti i certifikuar. 3. Subjektet me interes publik në kuadër të strukturës së tyre të qeverisjes së korporatave themelojnë komitetin e auditimit të përbërë me anëtarësi të pavarur të drejtorëve jo ekzekutiv, ku njëri nga anëtarët e këtij komiteti duhet të ketë përvojë pune në kontabilitet dhe financa. 4. Komiteti i Auditimit i paraparë me paragrafin 3. të këtij neni mbikëqyr punën e auditorit të brendshëm dhe auditimit të jashtëm; si dhe efikasitetin e funksionimit të kontrolleve të brendshme të kompanisë lidhur me raportimin financiar. 5. Subjektet me interes publik duhet të kenë auditorin e brendshëm në kuadër të strukturës së tyre të korporatave. Auditori i brendshëm nuk mund të kryej detyra të tjera në shoqërinë tregtare dhe duhet të ketë përvojë pune së paku tri (3) vite në fushën e kontabilitetit apo të auditimit. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Certain trading companies must prepare general-purpose financial statements in line with IFRS for SMEs, and some must attach audit or review documents depending on annual net turnover.
Neni 8 Zbatimi i standardeve për përgatitjen e pasqyrave financiare për shoqëritë tregtare të mesme dhe të vogla 1. Shoqëritë tregtare sipas nenit 5, paragrafëve 3., 4., 9. dhe 10. përgatisin pasqyrat e tyre financiare për qëllime të përgjithshme në përputhje me SNRF-të për NVM-të, sipas specifikave si në vijim: 1.1. shoqëritë tregtare të cilat i plotësojnë kriteret e nenit 5, paragrafëve 3., 4., 9. dhe 10. me qarkullim vjetor neto mbi katër milion euro (4,000,000.00 €), bashkëngjisin opinionin e auditimit për pasqyrat financiare të dhënë nga një firmë e auditimit të regjistruar në Kosovë; 1.2. shoqëritë tregtare të cilat i plotësojnë kriteret e nenit 5, paragrafëve 3., 4., 9. dhe GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 31 LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM 10. me qarkullim vjetor neto mbi katër milion euro (4,000,000.00 €), bashkëngjisin deklaratën e pajtueshmërisë të nënshkruar nga Drejtori Ekzekutiv/Drejtori i Përgjithshëm dhe zyrtari kryesor financiar që vërtetojnë se pasqyrat financiare paraqesin pamje të drejtë dhe të vërtetë të pozitës financiare, rezultateve të operacioneve, rrjedhës së parasë dhe që pasqyrat financiare janë përgatitur në pajtim me këtë Ligj; 1.3. shoqëritë tregtare të cilat i plotësojnë kriteret e nenit 5, paragrafëve 3., 4., 9. dhe 10. me qarkullim neto më pak ose të barabartë me katër milion euro (4,000,000.00 €) i bashkëngjisin pasqyrave financiare raportin e rishikimit të auditorit të pavarur në përputhje me Standardet Ndërkombëtare për angazhimet në rishikim. 2. Pasqyrat financiare të përgatitura në përputhje me kërkesat e këtij neni nënshkruhen nga Drejtori ekzekutiv apo i përgjithshëm, drejtori financiar ose zyrtari kryesor financiar i shoqërisë tregtare, dhe/ose nga kontabilisti i certifikuar nga shoqata profesionale për ndërmarrjet e mesme dhe për grupet e ndërmarrjeve të mesme. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The reporting of micro-enterprises is regulated by subordinate acts issued by KKRF-ja.
Neni 9 Raportimi i mikro ndërmarrjeve Raportimi i mikro-ndërmarrjeve, siç përcaktohet me nenin 5, paragrafi 2 të këtij Ligji rregullohet me akte nënligjore nga KKRF-ja. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: This article sets audit rules: audits and review engagements must follow the cited standards, audit reports must be signed and prepared in the required form, certain companies must appoint auditors, and audit firms must publish and keep a transparency report.
Neni 10 Auditimi i pasqyrave financiare 1. Të gjitha auditimet në Kosovë që përfshijnë të gjitha auditimet e kërkuara nga ky Ligj, dhe auditimet e jashtme të pavarura të bizneseve të tjera për organizatat jo fitimprurëse, organizatat tjera shoqërore apo publike dhe subjektet tjera të cilat janë të mandatuara me ligjet tjera të aplikueshme në Kosovë, kryhen në pajtueshmëri me SNA-të dhe interpretimet relevante, udhëzimet dhe deklaratat e BSNAS-së, të miratuara nga KKRF, dhe nga auditorët të cilët kanë aprovim për të kryer auditime siç përcaktohet me këtë Ligj, si në vijim: 1.1. raporti i auditimit nënshkruhet nga auditori ligjor, ku firmoset edhe data e nënshkrimit. Kur një firmë auditimi kryen auditimin, raporti i auditimit nënshkruhet të paktën nga auditori ligjor që kryen auditimin në emër të firmës së auditimit; 1.2. raporti i auditimit hartohet në përputhje me SNA-të të shpallura nga BSNAS-ja. Kur firma e auditimit auditon pasqyrat financiare të SIP-ve, firma duhet të: 1.2.1. shpreh opinion mbi atë: 1.2.1.1. nëse raporti i menaxhmentit është në përputhje me pasqyrat financiare për të njëjtin vit financiar; dhe 1.2.1.2. nëse raporti i menaxhmentit është përgatitur në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi. 1.2.2. theksojë nëse, sipas njohurive dhe të kuptuarit e kompanisë dhe mjedisit të saj, të fituar gjatë auditimit, keq deklarimet materiale janë identifikuar në raportin e menaxhmentit dhe se zbulojnë indikacionet për një keq deklarim të tillë; dhe 1.2.3. nën-paragrafi 1.2.1. i këtij neni aplikohet njëjtë për pasqyrat financiare të konsoliduara dhe raportet e konsoliduara të menaxhmentit. 1.3. Raporti i auditimit për pasqyrat financiare të konsoliduara duhet të jetë në përputhje GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 32 LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM me kërkesat e përcaktuara në nën-paragrafin 1.2.1. të këtij neni Kur raportohet për pajtueshmërinë e raportit të menaxhmentit dhe pasqyrat financiare, siç kërkohet me nën paragrafin 1.2.3. të këtij neni, auditori ligjor apo firma e auditimit merr parasysh pasqyrat financiare të konsoliduara dhe raportin e menaxhmentit. Kur pasqyrat financiare vjetore të ndërmarrjes mëmë i bashkëngjiten pasqyrave financiare të konsoliduara, raportet e auditimit të kërkuara me këtë nen mund të kombinohen. 2. Shoqëritë tregtare në Kosovë sipas nenit 5, paragrafët 5., 10. dhe 11. të këtij Ligji emërojnë një auditor apo një firmë të auditimit për angazhim fillestar të paktën për një vit. Angazhimi mund të rinovohet. As angazhimi fillestar i një auditori ligjor apo firme të auditimit, e as ky kombinim me ndonjë angazhim të përtërirë nuk duhet të tejkalojë kohëzgjatjen maksimale prej dhjetë (10) vitesh. 3. Pas skadimit të kohëzgjatjes maksimale të angazhimeve të përmendura në paragrafin 2 të këtij neni, auditori dhe firma e auditimit nuk do të ndërmarrë auditimin e përcaktuar me Ligj në të njëjtën njësi ekonomike brenda katër (4) viteve të periudhës vijuese. 4. Firma e auditimit që kryen auditime të shoqërive tregtare në Kosovë, në bazë të nenit 5, paragrafëve 5., 10. dhe 11., të këtij Ligji publikon një raport vjetor të transparencës jo më vonë se katër (4) muaj pas përfundimit të çdo viti financiar. Ky raport i transparencës publikohet në faqen e internetit të auditorit apo firmës së auditimit dhe mbetet në dispozicion në këtë faqe interneti për të paktën pesë(5) vjet nga data e publikimit të tij në faqen e internetit. 5. Raporti vjetor i transparencës përfshin së paku: 5.1. përshkrimin e strukturës ligjore dhe pronësisë së firmës së auditimit; 5.2. aty ku auditori apo firma e auditimit është anëtar i ndonjë rrjeti, përfshin: 5.2.1. përshkrimin e rrjetit dhe rregullimet ligjore dhe strukturore në rrjet; 5.2.2. emrin e çdo auditori që vepron si ushtrues i vetëm i profesionit apo firmës së auditimit, që është anëtare e rrjetit; dhe 5.2.3. qarkullimin e përgjithshëm të arritur nga auditorët të cilët veprojnë si ushtrues të vetëm të profesionit dhe firmat e auditimit që janë anëtare të rrjetit, që dalin nga auditimi i detyrueshëm me ligj për pasqyrat vjetore dhe të konsoliduara financiare. 5.3. përshkrimin e strukturës qeverisëse të firmës së auditimit; 5.4. përshkrimin e sistemit të cilësisë së kontrollit të brendshëm të auditorit apo firmës së auditimit dhe deklaratën nga organi administrativ apo menaxhues mbi efektivitetin e funksionimit të tij; 5.5. indikacionin kur është kryer rishikimi i fundit i sigurimit të cilësisë; 5.6. listën e subjekteve me interes publik për të cilin auditori ligjor apo firma e auditimit ka kryer auditime gjatë vitit financiar paraardhës; 5.7. deklaratën në lidhje me praktikat e pavarësisë së auditorit apo firmës së auditimit e cila gjithashtu konfirmon se është kryer rishikimi i brendshëm i pajtueshmërisë dhe pavarësisë; 5.8. deklaratën për politikën e ndjekur nga firma e auditimit në lidhje me edukimin e vazhdueshëm të auditorëve; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 33 LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM 5.9. informacionet në lidhje me bazën për shpërblimin e partnerit në firmat e auditimit; dhe 5.10. informacionet në lidhje me qarkullimin e përgjithshëm të auditorit apo firmës së auditimit. 6. Të gjitha angazhimet e rishikimit ndërmerren nga auditorët ligjor në përputhje me standardet ndërkombëtare të angazhimeve në rishikim të nxjerrë nga BSNAS-ja (Standardi Ndërkombëtar Nr. 2400 për Angazhimet e Rishikimit). 7. Auditorët ligjor dhe firmat e auditimit obligohen të aplikojnë në mënyrë specifike Standardet Ndërkombëtare të Kontrollit të Cilësisë 1 (SNKC 1) të miratuar nga KKRF-ja në lidhje me shërbimet e auditimit dhe sigurimit në Kosovë. 8. Tarifat për ofrimin e auditimeve nuk do të jenë tarifa kontigjente. 9. Shoqëritë tregtare të cilat e kanë obligim auditimin ligjor emërojnë një firmë të auditimit apo auditorin ligjor më së largu në tre (3) muajt e fundit para përfundimit të periudhës raportuese në të cilën auditimi ligjor kërkohet në pajtim me këtë ligj. 10. Pasqyrat financiare vjetore ruhen në mënyrë të përhershme në formën e tyre origjinale. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Shoqëritë tregtare duhet të mbajnë regjistrat kontabël.
Neni 11 Regjistrat kontabël dhe librat e llogarive 1. Regjistrat kontabël janë të obliguar të mbahen nga shoqëritë tregtare. 2. Regjistrat kontabël përfshijnë regjistra të hyrjeve fillestare kontabël dhe regjistra mbështetës, siç janë kontrollet dhe regjistrat e transfereve të fondeve elektronike; faturave; kontratave; librave kryesor dhe ato dytësor, shënimeve në ditar dhe rregullimeve tjera në pasqyrat financiare të cilat nuk janë reflektuar tek hyrjet në ditar, dhe regjistrat si fletë pune që mbështesin alokimet e kostos, llogaritjet, barazimet dhe shpalosjet. Regjistrat kontabël ruhen në sistemin e regjistrimit të dyfishtë kontabël. 3. Librat e llogarisë përfshijnë regjistrat apo librat, ku regjistrohen të gjitha transaksionet e subjektit. Librat kontabël përfshijnë regjistra dhe ditarë. Ditari është libër kontabël në të cilin regjistrohen transaksionet në atë mënyrë se si kanë ndodhur. 4. Libri kryesor është regjistër kronologjik kontabël i cili përdoret për të mbajtur gjurmët e transaksioneve financiare. Transaksionet kategorizohen dhe përmblidhen në llogaritë e Librit Kryesor. Llogaria është regjistër i veçantë për secilin lloj të pasurisë, detyrimit, kapitalit, të ardhurave dhe shpenzimeve dhe zërave jashtë bilancit të gjendjes. Llogaritë e librit përfshijnë të gjitha llogaritë e planit kontabël të njësisë ekonomike. 5. Dokumentacioni përkatës për librin kryesor përbëhet nga: 5.1. regjistrat kontabël që arsyetohen me dëshmi mbështetëse, të dokumenteve në formë të shtypur ose elektronike, që sigurojnë besueshmërinë e tyre; 5.2. dokumentacioni mbështetës që mbahet si dëshmi e dokumentuar gjatë gjithë periudhës kohore, të përcaktuar me nenin 20 të këtij ligji; 5.3. dokumentacioni mbështetës që ofron dëshmi për regjistrat e kontabilitetit që transaksionet janë legjitime, në formë elektronike apo në kopje fizike; dhe 5.4. Dokumenti mbështetës që tregon datën, palët e përfshira, shumën neto të tatimit, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 34 LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM taksat dhe përshkrimin e transaksionit. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Trading companies covered by the law must check at least once a year that their assets, liabilities, and capital exist and are valued through inventory.
Neni 12 Inventarizimi i pasurisë dhe detyrimeve 1. Shoqëritë tregtare që i nënshtrohen dispozitave të këtij Ligji, verifikojnë të paktën një (1) herë në vit, ekzistencën dhe vlerësimin e pasurive, detyrimeve dhe kapitalit, nëpërmjet inventarizimit të këtyre elementeve dhe dëshmive së tyre mbështetëse nëpërmjet procesit të inventarizimit. 2. Inventarizimi i pasurive dhe detyrimeve kryhet nën përgjegjësinë dhe sipas procedurave të miratuara nga organi drejtues i shoqërive tregtare. Inventarizimi duhet të barazohet me librat kontabël. 3. Nëse për shkak të rrethanave të ndryshme, gjendja fillestare (historike) e pasurisë nuk posedon dokumente burimore ose inventari i pasurive është i panjohur, vlefshmëria e tyre për qëllime të regjistrimit dhe qëllimeve tatimore vlerësohet nga vlerësues të licencuar vendor apo të huaj të pasurive të patundshme për vlerësim dhe regjistrim të pasurive. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Shoqëritë tregtare may keep accounting records in English, if they translate the financial statements into Kosovo’s official languages.
Neni 13 Gjuha, formati i datës dhe njësia monetare e regjistrave kontabël 1. Regjistrat kontabël mbahen në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës të përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe njësia monetare e përdorur është Euro. 2. Dokumentet e shprehura në gjuhë dhe në njësi monetare të huaja, të pranuara ose të dërguara për njësitë e huaja ekonomike, që nuk kanë seli të përhershme në Republikën e Kosovës, vlerësohen në pajtim me përmbajtjen e paragrafit 1. të këtij neni. 3. Shoqëritë tregtare sipas këtij Ligji, mund të mbajnë regjistrat kontabël edhe në gjuhën angleze, me kusht që pasqyrat financiare t’i përkthejnë në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Trade companies must prepare annual financial statements in the required format, content, and manner, and the statements must include specified financial reports and notes.
Neni 14 Pasqyrat vjetore financiare 1. Shoqëritë tregtare përgatisin pasqyrat vjetore financiare në formatin, përmbajtjen dhe mënyrën siç është përcaktuar me këtë Ligj dhe aktet nënligjore. 2. Me përjashtim të dispozitës së paragrafit 1. të këtij neni, shoqëritë tregtare, afarizmi i të cilëve përcaktohet me legjislacionin ne fuqi dhe sipas të cilit organi i autorizuar për ushtrim të mbikëqyrjes së afarizmit të tyre ka të përcaktuar përmbajtjen dhe strukturën e pasqyrave financiare vjetore përmes depozitave, hartojnë pasqyrat vjetore financiare në përputhje me këtë ligj dhe legjislacionin në fuqi. 3. Pasqyrat vjetore financiare përmbajnë: 3.1. pasqyrën e pozitës financiare në fund të periudhës; 3.2. pasqyrën e të ardhurave përmbledhëse për periudhën; 3.3. pasqyrën e rrjedhës së parasë për periudhën; 3.4. pasqyrën e ndryshimeve në ekuitet; dhe 3.5. Shënimet, të cilat përbëjnë një përmbledhje të politikave të rëndësishme kontabël dhe shënime të tjera sqaruese. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 35 LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM 4. Struktura dhe përmbajta e pasqyrave vjetore financiare rregullohet me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Financave, në bazë të propozimit të KKRF-së. 5. Pasqyrat financiare vjetore duhet të sigurojnë pamje objektive dhe të vërtetë të pozicionit financiar, performancës financiare dhe rrjedhën e parave të shoqërisë tregtare. 6. Pasqyrat financiare vjetore hartohen për vitin afarist, e që është i njëjtë me vitin kalendarik. 7. Personi i autorizuar për të përfaqësuar kompaninë është përgjegjës për pasqyrat vjetore financiare. 8. Pasqyrat vjetore financiare ruhen në arkivin burimor të shoqërisë tregtare. 9. Nëse auditori ligjor, në përputhje me rregullat të cilat e rregullojnë auditimin përmbahet nga dhënia e opinionit, konsiderohet se obligimi i ndërmarrjeve të referuara në paragrafin 5. të këtij neni nuk është zbatuar. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: An entrepreneur representing the parent company in a group must prepare consolidated annual financial reports.
Neni 15 Konsolidimi i pasqyrave vjetore financiare 1. Ndërmarrësi i cili në grupin ndërmarrës përfaqëson kompaninë mëmë harton raporte vjetore financiare të konsoliduara. 2. Kompania mëmë, sipas kuptimit të këtij Ligji, konsiderohet ndërmarrësi i cili përmbush të paktën një (1) nga këto kushte: 2.1. ka shumicën e pronësisë së aksioneve ose të pjesës (aksioneve), që i jep të drejtën e votimit për ndërmarrësit tjerë; 2.2. ka të drejtë të propozojë ose shkarkojë shumicën e anëtarëve të menaxhmentit (Drejtori) ose bordit mbikëqyrës të ndërmarrësit tjetër; 2.3. ka të drejtën e ndikimit të rëndësishëm drejt ndërmarrësit tjetër sipas kontratës ose ndonjë marrëdhënie tjetër juridike. 2.4. nëse shumica e anëtarëve të menaxhmentit ose bordit mbikëqyrës të ndërmarrësit vartës, të cilët kanë ushtruar këtë funksion në vitin e fundit afarist dhe vazhdojnë ta ushtrojnë, deri në hartimin e raportit vjetor financiar, janë caktuar vetëm për të ekzekutuar të drejtën e votimit të kompanisë mëmë; ose 2.5. kanë aksione ose të drejtën e vendim-marrjes në kompaninë vartëse për të mbikëqyrë të drejtën e votës në kompaninë vartëse. 3. Gjatë hartimit të pasqyrave vjetore financiare të konsoliduara zbatohen dispozitat nga paragrafi 3. deri 8. të nenit 14 të këtij Ligji. 4. Pasqyrat vjetore financiare të konsoliduara nuk përfshijnë pasqyrat financiare të një filiale, nëse nuk ka ndikim të rëndësishëm në këto pasqyra financiare dhe rezultatet e operacioneve të kompanisë mëmë. Në këtë rast, në shënimet që shoqërojnë raportet financiare tregohen shkaqet pse pozita financiare dhe rezultatet e operacioneve të një ndërmarrësi të caktuar nuk janë të përfshira në raportet vjetore financiare të konsoliduara. 5. Kushtet dhe rregullat e detajuara të pasqyrave vjetore financiare të konsoliduara rregullohen me SNRF-të të aprovuara nga KKRF. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 36 LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The accounting year runs from 1 January to 31 December, with exceptions for when the annual financial report is compiled and submitted.
Neni 16 Viti kalendarik kontabël 1. Viti kalendarik kontabël fillon me datën 1 janar dhe përfundon me datën 31 dhjetor. 2. Përjashtimisht nga paragrafi 1. i këtij neni, raporti vjetor financiar përpilohet dhe dorëzohet në rastet si në vijim: 2.1. në ditën e hapjes së procedurës të falimentimit; dhe 2.2. në ditën e ndërrimeve të detyrueshme sipas legjislacionit në fuqi. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Certain audited company financial statements must be filed and published by 30 April of the following year, and audited consolidated financial statements must be filed with KKRF by 30 June of the following year.
Neni 17 Afatet kohore për dorëzim dhe publikimi i pasqyrave financiare 1. Pasqyrat financiare të shoqërive tregtare që auditohen në pajtim me SNA-të dhe në pajtim me nenin 7, paragrafi 1., dhe nenin 8, paragrafi 1. të këtij Ligji, dorëzohen dhe publikohen në KKRF dhe një kopje dorëzohet në ministrinë përkatëse për tregti dhe industri, jo më vonë se më 30 prill të vitit vijues. 2. Pasqyrat financiare të konsoliduara që auditohen në pajtim me SNA-të dhe në pajtim me nenin 10 paragrafi 1. të këtij Ligji, dorëzohen në KKRF jo më vonë se me datën 30 qershor të vitit vijues. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Certain trade companies in Kosovo must submit annual financial reporting documents to KKRF for publication.
Neni 18 Dorëzimi dhe publikimi i pasqyrave financiare 1. Shoqëritë tregtare në Kosovë sipas nenit 5, paragrafët 4., 5., 10. dhe 11. të këtij Ligji dorëzojnë në KKRF për publikim pasqyrat vjetore financiare, përkatësisht pasqyrat vjetore financiare të konsoliduara, raportin e menaxhmentit, raportin e konsoliduar të menaxhmentit dhe raportin e auditimit të pasqyrave vjetore financiare, përkatësisht raportin e auditimit të pasqyrave vjetore financiare të konsoliduara. 2. Shoqëritë tregtare në Kosovë sipas nenit 5, paragrafëve 2., 3., dhe 9. dorëzojnë në KKRF pasqyrat vjetore financiare, respektivisht pasqyrave financiare të konsoliduara dhe raportin e rishikimit të pasqyrave vjetore financiare të konsoliduara. 3. Shoqëritë tregtare në Kosovë sipas nenit 5, paragrafëve 4., 5., 10. dhe 11. të këtij Ligji, së bashku me pasqyrat financiare të paraparë në paragrafin 1 të këtij neni, dorëzojnë në KKRF vendimet për miratimin e pasqyrave vjetore financiare, përkatësisht pasqyrave financiare të konsoliduara nga autoriteti kompetent, dhe vendimin mbi propozimin për shpërndarjen e fitimeve ose humbjeve, nëse nuk janë pjesë përbërëse e pasqyrave financiare vjetore, përkatësisht të pasqyrave vjetore financiare të konsoliduara ose raporteve vjetore përkatësisht raporteve vjetore të konsoliduara. 4. Shoqëria tregtare, e cila gjatë vitit afarist nuk ka pasur aktivitet afarist dhe nuk ka regjistruar asnjë të dhënë mbi pasuritë dhe detyrimet në librat kontabël, i dorëzon KKRF-së deklaratën për pasivitet të vitit paraprak afarist deri më 31 mars të vitit në vijim. 5. Shoqëria tregtare dorëzon në KKRF raportet nga paragrafët 1. deri 3. të këtij neni, në kopje fizike dhe elektronike. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 37 LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Entrepreneurs and persons covered by Article 5 must submit specified financial statements and additional information to the Kosovo Agency of Statistics and KKRF by 30 April each year.
Neni 19 Informacioni financiar për qëllime statistikore dhe qëllime të tjera 1 Ndërmarrësit dhe personat e përcaktuar sipas nenit 5 të këtij Ligji i dorëzojnë Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe KKRF-së, deri më 30 prill të këtij viti, pasqyrën e pozitës financiare, llogaritë e fitimit dhe humbjeve si dhe informatat shtesë lidhur me vitin paraardhës kalendarik për qëllime statistikore dhe qëllime të tjera. 2. Formati dhe përmbajtja e informacioneve shtesë të përmendura në paragrafin 1. të këtij neni përcaktohet me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Financave. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Main accounting books must be closed by the end of the financial year and kept under the law’s storage rules; several accounting records must also be retained for set periods, and an authorized company representative must sign the electronic ledger.
Neni 20 Mbyllja dhe ruajtja e dokumenteve 1. Librat kryesor kontabël duhet të mbyllen deri në fund të vitit afarist dhe të ruhen në kushte që përcaktohen me dispozitat e këtij Ligji. 2. Nëse librat ruhen si regjistra elektronike, pas mbylljes në fund të vitit afarist, libri kryesor mbrohet në mënyrë që mos të mund të bëhen ndryshime as tek to, e as te fletoret e punës, dhe që në çdo kohë të jenë të gatshme për t’u shtypur në letër. Ai nënshkruhet me nënshkrimin elektronik në përputhje me dispozitat që rregullojnë nënshkrimin elektronik ose duhet të jetë në letër dhe e lidhur në atë mënyrë që nuk mund të ketë mundësi të bëhen ndryshime në ndonjë pjesë të tij ose ndonjë faqe dhe nënshkruhet nga personi i autorizuar i cili përfaqëson shoqërinë tregtare. 3. Ditari, libri kryesor dhe librat mbështetëse ruhen për të paktën dhjetë (10) vjet dhe kjo periudhë fillon nga dita e fundit e vitit financiar. 4. Listat e pagave ruhen në afat të pacaktuar. Dokumentet kontabël në bazë të të cilave janë mbajtur llogaritë ruhen për të paketën pesë (5) vjet. Blloqet e shitjes apo format ndihmëse dhe dokumentacionet e ngjashme, dokumentet që lidhen me veprimtarinë e pagesave ruhen për të paktën tre (3) vjet. KAPITULLI III KËSHILLI I KOSOVËS PËR RAPORTIM FINANCIAR - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Article 21 sets the KKRF’s composition, appointment process, member qualifications, meeting quorum, funding rules, and internal rulemaking.
Neni 21 Përbërja 1. KKRF është organ i pavarur profesional dhe autoritet kompetent siç përcaktohet me dispozitat e këtij Ligji, i përbërë nga shtatë (7) anëtarë, si në vijim: 1.1. një (1) anëtar nga BQK; 1.2. një (1) anëtar nga universitetet që ofrojnë arsimim të lartë në kontabilitet dhe auditim; 1.3. një (1) anëtar nga Ministria e Financave; 1.4. një (1) anëtar nga shoqatat profesionale të kontabilitetit (shoqata) të licencuar nga KKRF-ja; dhe 1.5. tre (3) anëtarë nga komuniteti i biznesit, që kanë njohuri dhe përvojë në financa dhe administrim biznesi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 38 LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM 2. Kryesuesi dhe anëtarët e KKRF-së propozohen nga institucionet përkatëse sipas paragrafit 1 të këtij neni dhe emërohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës, për një mandat tre (3) vjeçar, me të drejtë të ri emërimit edhe për një mandat tjetër. 3. Gjatë ushtrimit të mandatit në KKRF, anëtarët nuk mund të mbajnë funksione publike dhe të jenë të emëruar politik. 4. Personat e emëruar në KKRF duhet t’i plotësojnë kriteret e mëposhtme të kualifikimit: 4.1. të kenë diplomë universitare në kontabilitet, financa, administrim të biznesit ose juridik; 4.2. të kenë së paku tetë (8) vjet përvojë në fushën e kontabilitetit, financave dha auditimit; 4.3. të kenë reputacion të mirë dhe aftësi profesionale përkatëse; 4.4. të mos jenë të dënuar për vepër penale me aktgjykim të formës së prerë më tepër se gjashtë (6) muaj, për çështjet që lidhen me fushëveprimin e KKFR-së. 5. Qeveria e Republikës së Kosovës, me propozim të institucioneve sipas paragrafit 1. të këtij neni, mund të shkarkojë anëtarët e KKRF-së për: 5.1. kur me aktgjykim të plotfuqishëm është dënuar për vepër penale më shumë se gjashtë (6) muaj; 5.2. për performancë të dobët; 5.3. administrim ligjor, bankrotim apo likudim të detyrueshëm nga gjyqi apo autoriteti kompetent të cilësdo kompani që është në pronësi apo menaxhohet në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë nga ky anëtar; dhe 5.4. nëse është në lidhje martesore apo lidhje familjare deri në shkallën e dytë me një (1) anëtar tjetër apo zyrtar të KKRF-së. 6. Në rast pushimi nga puna, në rast vdekje apo dorëheqje nga KKRF-ja, Qeveria e Republikës së Kosovës emëron një anëtar të ri jo më vonë se gjashtëdhjetë (60) ditë, i cili do të shërbejë për periudhën e mbetur në vend të anëtarit që e ka zëvendësuar. 7. KKRF-ja mban takime sipas nevojës. Mbledhjet e KKRF-së mbahen vetëm nëse së paku pesë (5) anëtarë janë të pranishëm. Këshilli do të marrë vendim nëse votojnë shumica e thjeshtë e anëtarëve që janë të pranishëm. Në rast të votave të barabarta, vota e Kryesuesit të Këshillit është vendimtare. 8. KKRF-ja mbështetet nga një numër i mjaftueshëm i personelit për kryerjen e detyrave të tij siç është specifikuar në nenet 22 dhe 23 të këtij ligji. 9. Çdo anëtar i KKRF-së merr kompensim për punën e bërë, lartësia e të cilit përcaktohet nga Ministria i Financave. 10. KKRF-ja financohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës dhe donacionet. Donacionet nuk mund të jenë nga palët të cilat janë subjekt i këtij Ligji. 11. KKRF-ja nxjerr rregulloren e punës për punën dhe detyrat e veta. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 39 LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: KKRF has powers over audit regulation, registries, and standards, and the register data must be kept up to date within 15 days.
Neni 22 Funksionet dhe përgjegjësitë e KKRF-së 1. Funksionet e KKRF-së janë: 1.1. të mbikëqyrë zbatimin e këtij Ligji dhe akteve nënligjore që miratohen në bazë të këtij Ligji, dhe të marr veprime mbi mbikëqyrjen e zbatimit dhe masa disiplinore për moszbatim të duhur; 1.2. të aprovojë SNK-të në përputhje me SNK-të aprovuara nga BSNK-ja dhe legjislacionit përkatës të BE-së; 1.3. të aprovojë, të mbikëqyrë dhe zbatojë standardet e auditimit në pajtim me SNA-të dhe legjislacionit përkatës të BE-së; 1.4. të licencojë, të mbajë dhe të publikojë regjistrin e auditorëve, firmave audituese dhe shoqatave; 1.5. të miratojë standardet e etikës profesionale, cilësinë e brendshme të firmave të auditimit; dhe 1.6. të nostrifikojë certifikatat ndërkombëtare të auditorëve dhe kontabilistëve. 2. Regjistri i auditorëve dhe sipas nën-paragrafit 1.3. të këtij neni duhet të përmbajë informatat si në vijim: 2.1. emrin, adresën dhe numrin e regjistrimit; dhe 2.2. nëse aplikohet, emrin, adresën, adresën e internetit dhe numrin e regjistrimit të firmës së auditimit në të cilën është i punësuar auditori, ose me të cilin ai ose ajo janë të lidhur si partnerë ose ndryshe. 3. Regjistri i firmave të auditimit sipas nën-paragrafit 1.3. të këtij neni duhet të përmbajë si më poshtë: 3.1. emrin, adresën dhe numrin e regjistrimit; 3.2. formën juridike; 3.3. informatat kontaktuese, personin kryesor për kontakt dhe, sipas rastit, adresën e faqes zyrtare të internetit; 3.4. emrin dhe numrin e regjistrimit të të gjithë auditorëve të punësuar ose të lidhur si partnerë apo ndryshe me firmat e auditimit; 3.5. emrat dhe adresat e biznesit të të gjithë pronarëve dhe aksionarëve; 3.6. emrat dhe adresat e biznesit të të gjithë anëtarëve të organit administrativ apo menaxhues; 3.7. nëse aplikohet, anëtarësinë e rrjetit dhe një listë me emra dhe adresa të firmave anëtare dhe filialet apo indikacione për vendin ku ky informacion është publikisht në dispozicion; dhe 3.8. çdo azhurnim i të dhënave të paraparë në këtë paragraf, brenda afatit pesëmbëdhjetë (15) ditor me dokumentin përkatës të nënshkruara nga auditori ligjor ose përfaqësuesi të firmës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 40 LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM 4. Kandidatët që kanë tituj dhe kualifikime tjera kanë të drejtë në njohjen e këtyre titujve dhe kualifikimeve në bazë të kërkesës për njohje në Kosovë. Secila shoqatë e licensuar nga KKRF duhet që të ketë skemë të miratuar nga KKRF-ja, për njohjen e kualifikimeve dhe titujve tjerë nga ato të ofruara nga shoqata në mënyrë që kandidatët e interesuar të mund të ushtrojnë të drejtën e përshkruar në këtë paragraf. 5. Për kryerjen e funksioneve dhe përgjegjësive të veta sipas këtij Ligji, KKRF mbështetet nga një Sekretariat Administrativ (Sekretariati) i përbërë prej udhëheqësve dhe nëpunësve të tjerë administrativ. Udhëheqësi dhe nëpunësit e Sekretariatit i nënshtrohen legjislacionit përkatës për shërbimin civil. 6. Sekretariati përgatit propozim buxhetin vjetor të KKRF-së, pas marrjes aprovimit paraprak nga KKRF-ja, dhe i dërgon Ministrisë së Financave. 7. KKRF-ja obligohet që të prezantojë pasqyrat financiare për shoqëritë tregtare nëse një gjë e tillë kërkohet nga Administrata Tatimore e Kosovës. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: KKRF-ja must establish specified committees for oversight of this Law and may create temporary committees; committee members must be professionally qualified.
Neni 23 Komisionet e KKRF-së 1. Me qëllim të mbikëqyrjes së zbatimit të dispozitave të këtij Ligji, KKRF-ja themelon komisione si në vijim: 1.1. komisioni për standardet e kontabilitetit dhe auditimit; 1.2. komisioni për licencim të auditorëve, firmave të auditimit dhe shoqatave; 1.3. komisioni për hetime dhe disiplinë. 2. KKRF-ja mund të themelojë edhe komisione tjera të përkohshme, sipas nevojës. 3. Anëtarët e këtyre komisioneve duhet të jenë të kualifikuar me njohuri profesionale të theksuar në fushën që ndërlidhet me funksionet dhe qëllimet e komisioneve, dhe kompensohen për punën e tyre, sipas vendimit të Ministrisë së Financave. 4. KKRF-ja mund të kërkojë ndihmë drejtpërdrejtë nga profesionistët me kualifikim të lartë në fushën e auditimit, për t’u bërë anëtarë të komisioneve sipas paragrafit 1. të këtij neni, nëse këta profesionistë për së paku tre (3) vite: 4.1. nuk janë të përfshirë në sistemin e monitorimit; 4.2. nuk kanë kryer ndonjë auditim ligjor; 4.3. nuk kanë asnjë të drejtë vote në firmat e auditimit; 4.4. nuk kanë qenë anëtar të organit administrativ apo menaxhues të auditimit; dhe 4.5. nuk janë të punësuar apo partner për cilëndo firmë të auditimit. 5. KKRF-ja rregullon me akt nënligjor përbërjen, kompetencat dhe funksionet e komisioneve të paraparë në këtë nen. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: This article creates the Public Oversight Board under KKRF and sets its oversight, reporting, staffing, inspection, and publication duties.
Neni 24 Bordi për Mbikëqyrje Publike 1. KKRF-ja themelon Bordin për Mbikëqyrje Publike (Bordi), i cili funksionon si krah ekzekutiv i GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 41 LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM KKRF-së. Bordi ka përgjegjësinë për mbikëqyrjen e: 1.1. arsimimit të vazhdueshëm; 1.2. sistemeve të sigurimit të cilësisë; dhe 1.3. sistemeve hetuese dhe administrative disiplinore. 2. Bordi përbëhet nga pesë(5) anëtarë. Dy(2) anëtarë do të jenë nga KKRF-ja, të cilët nuk janë përfaqësues të shoqatës dhe BQK-së, dy anëtarë nga shoqatat, të cilët nuk janë anëtarë të KKRF-së dhe një (1) anëtar i caktuar nga BQK-ja, i cili nuk është anëtar i KKRF-së. Kryetari i Bordit emërohet nga KKRF-ja. Bordi i jap llogari KKRF-së duke raportuar rregullisht mbi aktivitetet e veta. 3. Të gjithë auditorët ligjor dhe firmat e auditimit i nënshtrohen mbikëqyrjes publike. 4. Të gjitha inspektimet e kontrollit të cilësisë mbështeten nga testimet e përshtatshme të dosjeve të auditimit, të cilat duhet të përmbajnë një vlerësim të përputhshmërisë me standardet ndërkombëtare të auditimit dhe kërkesat mbi pavarësinë e auditorit, sasinë dhe cilësinë e burimeve të shpenzuara për atë auditim, si dhe çmimin e auditimit. Inspektimet duhet të kenë raportin me konkluzionet. 5. Bordi udhëhiqet nga shumica e mos ushtruesve të profesionit të cilët kanë njohuri në fushat relevante me auditimin ligjor. Të nominuarit për anëtarët e bordit përzgjidhen në pajtim me një procedurë të pavarur dhe transparente të përcaktuar me akt nënligjor nga KKRF-ja. 6. Bordi do të ketë përgjegjësi themelore për kontrollin e cilësisë së auditorëve dhe firmave të auditimit dhe përgjegjësinë mbi hetimet dhe disiplinën. 7. Për të siguruar kapacitet të mjaftueshëm dhe kombinim të përshtatshëm të arsimit dhe përvojës, Bordi do të punësojë rishikues të cilësisë me kualifikimet e mëposhtme: 7.1. të jetë auditor i certifikuar i cili nuk e ka ushtruar profesionin në tri (3) vitet e fundit; 7.2. së paku katër (4) vjet përvojë në auditim në një firmë të licencuar të auditimit; 7.3. aftësi e demonstruar për të vlerësuar gjykimet profesionale të bëra nga auditorët; 7.4. integritet dhe prapavijë të padiskutueshme etike; dhe 7.5. të mos ketë konflikt interesi. 8. Për të siguruar kapacitet të mjaftueshëm për çështje komplekse, Bordi mund të përcaktojë se nevojitet angazhimi i ekspertëve të jashtëm, ku mund të përfshihen auditorët që e ushtrojnë profesionin. Në këtë rast, ekspertëve nuk u lejohet të marrin ndonjë vendim dhe nuk duhet të kenë konflikt të interesit me çështjen apo subjektin e trajtuar. 9. Bordi kryen rishikime të sigurimit të cilësisë të auditorëve dhe firmave të auditimit që kryejnë auditime në bazë të një analize të rrezikut si dhe në rastin kur auditorët ligjor dhe firmat e auditimit kryejnë auditime të shoqërive tregtare në Kosovë sipas nenit 5, paragrafëve 4., 5., 10. dhe 11., të paktën çdo tre(3) vjet; dhe në raste të tjera të paktën çdo gjashtë (6) vjet. 10. Bordi ka përgjegjësitë e mëposhtme: 10.1. përgatitjen dhe propozimin e KKRF-së për miratim dhe ndryshim të metodologjive të inspektimit, përfshirë inspektimin dhe përcjelljen e manualit, metodologjitë raportuese GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 42 LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM dhe programet periodike të inspektimit; 10.2. përgatitjen dhe propozimin e KKRF-së për miratim dhe ndryshim të raporteve të inspektimit dhe raporteve përcjellëse; 10.3. aprovimin dhe emërimin e inspektorëve për çdo inspektim; dhe 10.4. përgatitjen dhe propozimin e planit (6) gjashtëmujor dhe planit vjetor të inspektimit për miratim nga KKRF. 11. Financimi i Bordit për Mbikëqyrje Publike sigurohet nga KKRF-ja dhe ky financim siguron burime të mjaftueshme për ushtrimin efikas të funksioneve të Bordit. 12. Bordi publikon çdo vjet deri me 31 mars raportin mbi rezultatet e inspektimeve të cilësisë për vitin paraprak. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: KKRF-ja u kërkon shoqatave të paraqesin disa dokumente mbikëqyrëse dhe raportuese.
Neni 25 Mbikëqyrja e Shoqatave të kontabilistëve dhe auditorëve ligjor 1. KKRF-ja kërkon nga shoqatat që të prezantojnë këto dokumente: 1.1. planin e aktiviteteve që përfshin përmbushjen e kërkesave që dalin nga ky Ligj dhe nga obligimet lidhur me anëtarësinë në FNK; 1.2. kopje të kodit të etikës; 1.3. raportin e shoqatës që dëshmon programin për sigurimin e cilësisë dhe aktivitetet e ndërmarra në këtë fushë gjatë vitit raportues; 1.4. raportin në lidhje me rezultatet e hetimeve të shoqatës përfshirë edhe procedurat disiplinore; dhe 1.5. raport se si programi për kualitetin e shoqatës i plotëson kërkesat legjislacionit përkatës. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: KKRF-ja musti t’i dorëzojë Qeverisë një raport vjetor deri më 30 qershor dhe të publikojë raportin, deklaratat, udhëzuesit dhe dokumentet e saj të lidhura me standardet e kontabilitetit dhe auditimit.
Neni 26 Raportimi i KKRF-së 1. KKRF-ja çdo vit dhe deri më 30 qershor, duhet që t’i dorëzojë Qeverisë raport për: 1.1. performancën e KKRF-së dhe të komisioneve të tij; 1.2. arritjet e objektivave të caktuara për vitin e përfunduar fiskal. 2. KKRF publikon raportin vjetor të punës. 3. KKRF-ja publikon deklarata me shkrim për politikat, aktet nënligjore që rregullojnë zbatimin e standardeve të kontabilitetit dhe të auditimit në Kosovë, standardeve profesionale dhe të edukimit, kërkesat për pavarësinë e auditorit, përfshirë këtu edhe rishikimet e jashtme për siguri të cilësisë dhe procedurat disiplinore. 4. KKRF-ja publikon udhëzues për shoqëritë tregtare për të zbatuar standarde të caktuara (SNK dhe SNRF), të përshtatshme për shoqëritë tregtare. 5. Standardet e kontabilitetit dhe auditimit si dhe aktet nënligjore dhe dokumentet tjera të nxjerra GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 43 LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM nga KKRF-ja, do të publikohen në faqen e internetit të KKRF-së, sipas legjislacionit në fuqi. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: KKFR-ja dhe i gjithë personeli duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të mos lejuar përdorimin e paautorizuar ose publikimin e të dhënave të dhëna me mirëbesim.
Neni 27 Ruajtja e fshehtësisë së të dhënave 1. KKFR-ja dhe i gjithë personeli duhet t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme që të parandalojnë përdorimin e paautorizuar dhe bërjen publike të të dhënave që atyre u janë dhënë me mirëbesim. 2. Në lidhje me paragrafin 1 të këtij neni bërja publike e të dhënave lejohet nëse: 2.1. kërkohet me legjislacionin në fuqi në Kosovë; 2.2. bëhet me qëllim që t’i mundësojë një autoriteti apo një personi në një vend jashtë Kosovës, të kryejë një funksion, detyrë që korrespondon me atë të KKRF-së; dhe 2.3. bëhet me qëllim që t’i mundësojë një shoqate të licencuar profesionale të kontabilitetit dhe auditimit të ushtrojë funksionet e saj. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: KKRF members and Secretariat staff must disclose relevant financial or other interests in writing, and a chairperson with a personal interest generally must not take part in deciding the matter unless everyone agrees.
Neni 28 Parandalimi i konfliktit të interesave dhe keqpërdorimit të të dhënave 1. Anëtarët e KKRF-së duhet të informojnë me shkrim kryesuesin e KKRF-së, për çdo konflikt të interesit apo përfitim financiar që kanë në një kompani e cila vepron në Kosovë apo në një biznes në Kosovë, kur një(1) anëtar: 1.1. është pjesë e vendim-marrjes në lidhje me një çështje për KKRF-në apo komisionet e tij; dhe 1.2. ka apo përfiton interesa financiare të drejtpërdrejta apo të tërthorta, të çfarëdo lloji tjetër, që mund të jenë pengesë në zbatimin e funksioneve dhe detyrave në lidhje me zgjidhjen e çështjes. 2. Kryesuesi i KKRF-së merr vendim për pjesëmarrjen e anëtarit në vendosjen e çështjes. 3. Kur Kryesuesi i KKRF-së ka konflikt interesi, atëherë Qeveria njoftohet me shkrim. 4. Në rastin kur një (1) anëtar është kryesues dhe ka një interes personal në një çështje të personave të ndërlidhur, ai duhet të shpalos këtë, dhe ai nuk duhet të merr pjesë në zgjidhjen e çështjes, përpos në rastin kur ekziston pëlqimi i të gjithëve që ai merr pjesë. 5. Personeli i Sekretariatit duhet të paraqesë me shkrim tek kryesuesi çdo interes direkt apo indirekt financiar, apo çfarëdo interesi tjetër, në një çështje e cila kërkon vendim nga KKRF-ja apo nga komisionet tjera, ashtu që të ndalojë pjesëmarrjen e tij/saj në hetimet që ndërlidhen me atë çështje. KAPITULLI IV KUALIFIKIMET PËR KONTABILISTËT E CERTIFIKUAR - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Certified accountants who meet the stated qualification conditions may use the title, associations may certify only when those conditions are fully met, and KKRF must issue a subordinate act for implementation.
Neni 29 Kualifikimi 1. Personi i kualifikuar si kontabilist i certifikuar nga një shoqatë, i cila është anëtar me status të rregullt pranë një shoqate të tillë, ka të drejtë të përdor titullin “kontabilist i certifikuar”. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 44 LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM 2. Një shoqatë mund të certifikojë një person si kontabilist të certifikuar vetëm nëse ai ka përmbushur plotësisht kërkesat për kualifikim të përcaktuara në paragrafët 3. dhe 4. të këtij neni. 3. Kandidatët të cilët aplikojnë për kontabilist të certifikuar duhet të kenë diplomë universiteti, tri (3) vite përvojë pune në lëmin e kontabilitetit dhe të kenë kaluar programin e certifikimit për këtë qëllim. 4. Arsimimi profesional për kontabilist të certifikuar duhet të jetë në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të Edukimit të FNK-së; 5. Për zbatim të paragrafit 1. të këtij neni, KKRF-ja nxjerr akt nënligjor. KAPITULLI V LICENCIMI I AUDITORËVE - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: KKRF licenses legal auditors and audit firms only if they meet specified education, experience, integrity, registration, ownership, and other conditions.
Neni 30 Kushtet 1. Për t’u licencuar si auditorë ligjor nga KKRF-ja, kandidatët duhet të përmbushin kushte si në vijim: 1.1. të kenë marrë pjesë në arsim profesional dhe të kenë kaluar provimet e parapara me nenin 29, paragrafi 3 të këtij Ligji; 1.2. të kenë marr pjesë në arsimin profesional dhe kanë kaluar provimet për auditorë; 1.3. të kenë tri (3) vite përvojë pune nën mbikëqyrjen e një auditori ligjor ose të një firme të auditimit; 1.4. të jenë anëtar të një shoqate në Kosovë; 1.5. të plotësojnë standardet më të larta të integritetit dhe kompetencës profesionale dhe që kanë reputacion të mirë; dhe 1.6. të mos jenë dënuar për vepër penale me aktgjykim të formës së prerë në kuadër të fushëveprimit të KKRF-së. 2. Në përputhje me nën-paragrafët 1.1. dhe 1.2. të paragrafit 1 të këtij neni, arsimimi profesional për auditor të certifikuar duhet të jetë në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të Edukimit të FNK-së. 3. Testi i njohurive praktike përfshin së paku këto tema: 3.1. teoritë dhe parimet përgjithësisht të pranuara të kontabilitetit; 3.2. kërkesat ligjore dhe standardet në lidhje me përgatitjen e llogarive vjetore dhe ato të konsoliduara; 3.3. standardet ndërkombëtare të kontabilitetit; 3.4. analiza financiare; 3.5. kontabiliteti menaxherial dhe i kostos; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 45 LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM 3.6. menaxhimi i rrezikut dhe kontrolli i brendshëm; 3.7. aftësitë në auditim dhe ato profesionale; 3.8. kërkesat ligjore dhe standardet profesionale në lidhje me auditimet dhe auditorët ligjor; 3.9. standardet ndërkombëtare të auditimit; dhe 3.10. etika profesionale dhe pavarësia; 4. Testi përfshin të paktën lëndët e mëposhtme, për aq sa ato janë të rëndësishme në fushën e auditimit: 4.1. ligjet mbi shoqëritë tregtare dhe qeverisjen korporative; 4.2. ligji mbi falimentimin dhe procedurat e ndërlidhura; 4.3. ligjet tatimore; 4.4. ligji komercial dhe civil; 4.5. ligji i Punës dhe Ligji i Sigurimeve shoqërore; 4.6. sistemet e Teknologjisë Informative; 4.7. ekonomia e përgjithshme financiare dhe ekonomia e afarizmit; 4.8. matematikë dhe statistikë; dhe 4.9. parimet kryesore të menaxhimit financiar. 5. KKRF-ja me akt nënligjor përcakton kushtet specifike të licencimit të auditorëve sipas këtij Ligji. 6. KKRF-ja mund të licencojë auditorë të huaj që të ndërmarrin auditime në Kosovë, të cilët duhet t’i plotësojnë kërkesat minimale të përcaktuara në paragrafin 1. të këtij neni. 7. KKRF-ja licencon firma vendore ose të huaja të auditimit nëse ato: 7.1. kanë zyrë në Kosovë; 7.2. themelojnë një shoqatë tregtare të regjistruar në Kosovë, e cila ka të paktën dy (2) auditorë ligjor të licencuar sipas këtij ligji; 7.3. menaxhohen nga auditorë që janë anëtarë të një shoqate të licencuar profesionale të kontabilistëve në Kosovë; dhe 7.4. së paku pesdhjetë e një perqind (51%) e pronësisë i takon auditorëve ligjor ose firmave të auditimit të licencuara nga autoriteti kompetent në Kosovë. 8. KKRF-ja aprovon licencën e një firmë të huaj apo vendore të auditimit vetëm nëse është në përputhshmëri me legjislacionin në fuqi mbi shoqëritë tregtare dhe biznesi është i regjistruar si: 8.1. biznes individual me auditorin si pronar; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 46 LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM 8.2. ortakëri e përgjithshme ose e kufizuar me të gjithë partnerët udhëheqës; ose 8.3. shoqëri me përgjegjësi të kufizuar ku shumica pesëdhjetë e një perqind (51%) e të drejtave të votimit mbahet nga udhëheqësit që me statut të firmës u mundësohet partnerëve kyç t’i drejtojnë politikat e tyre të përgjithshme apo ta ndryshojnë statutin e saj. 9. Personat të cilët janë të licencuar nga KKRF-ja si auditorë të huaj, mund udhëheqin të një firme audituese të regjistruar në Kosovë, nëse ata kanë së paku shumicën e të drejtave të votimit në bordin menaxhues ose t’i mbajnë të drejtat e tilla që statuti i firmës iu mundëson atyre t’i drejtojnë politikat e tyre të përgjithshme apo ta ndryshojnë statutin e saj. 10. KKRF-ja revokon licencën e një firme të huaj ose vendore të auditimit, ose auditorit i cili është i licencuar në pajtueshmëri me këtë Ligj në çdo kohë, nëse firma e auditimit ose auditori ligjor nuk do të jetë më anëtar i një shoqate në Kosovë, ose e shkel pavarësinë e auditorit ligjor, etikën dhe kërkesat për sigurimin e cilësisë të përcaktuar nga KKRF-ja dhe më nuk i përmbush kushtet e përcaktuara me këtë nen. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The authorization for a legal auditor ends if the auditor loses legal capacity, or if KKRF suspends or cancels it.
Neni 31 Përfundimi i autorizimit për auditorin ligjor 1. Autorizimi për auditorin ligjor do të përfundojë me: 1.1. humbjen e kapacitetit ligjor (pjesërisht ose plotësisht); ose 1.2. pezullim ose anulim me vendim të KKRF-së. 2. Në rastet e përmendura në paragrafin 1 këtij neni, përfundimi i autorizimit vjen sipas Ligjit dhe KKRF-ja me njohurinë mbi faktet e mësipërme, pa vonesë merr vendim ku përcakton ndërprerjen e autorizimit për ushtrimin e funksionit të auditorit ligjor. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Për subjektet me interes publik, disa palë mund të nisin largimin e firmës së auditimit, dhe gjykata themelore kompetente duhet ta miratojë propozimin nëse ka shkaqe të arsyeshme.
Neni 32 Largimi i firmës së auditimit në rastin e subjektit me interes publik 1. Në rastin e auditimit ligjor të subjekteve me interes publik, largimi i firmës së auditimit mund të iniciohet nga: 1.1. aksionarët ose anëtarët që përfaqësojnë pesë perqind (5%) ose më shumë të të drejtave të votës, aksioneve apo kapitalin e subjektit të audituar; 1.2. bordi mbikëqyrës ose anëtarë jo-ekzekutivë të bordit me interes publik; dhe 1.3. KKRF-ja. 2. Propozimi për të larguar firmën e auditimit të përmendur në paragrafin 1. të këtij neni i dërgohet gjykatës themelore kompetente sipas selisë së kompanisë me interes publik. Gjykata themelore kompetente do të miratojë një propozim për largimin e firmës së auditimit, nëse ekzistojnë shkaqet e arsyeshme. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 47 LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM KAPITULLI VI SHOQATAT PROFESIONALE TË KONTABILITETIT DHE AUDITIMIT DHE INSTITUCIONET ARSIMORE - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Associations are licensed by KKRF if they meet the listed legal and FNK standards, and KKRF must also ensure member conduct and cooperate with educational institutions.
Neni 33 Statusi i shoqatave 1. Shoqatat licencohen nga KKRF-ja, me përmbushjen e këtyre kushteve: 1.1. KKRF-ja duhet të sigurohet se shoqata ka përmbushur të gjitha kërkesat sipas këtij Ligji si dhe ka plotësuar të gjitha standardet, udhëzimet dhe rekomandimet e nxjerra nga FNK-ja, për shoqatat anëtare të saj; 1.2. KKRF-ja duhet të sigurohet se anëtarët e çdo shoqate të veprojnë në pajtueshmëri me kodin e mirësjelljes profesionale dhe me kodin e etikës së FNK-së. 2. Së paku një (1) herë në pesë (5) vite shoqatat angazhojnë një kontabilist profesional nga një vend që ka arsim, provime dhe kualifikim profesional ose një shoqatë profesionale në fushën e Kontabilitetit dhe Auditimit dhe kërkesë të përvojës ngjashëm me ato të përcaktuara me nenet e këtij Ligji për të mbikëqyrur zbatimin e standardeve dhe procedurave siç përcaktohet me këtë ligj. 3. Në rast të mos përmbushjes së kërkesës për anëtarësim në FNK sipas dispozitave të këtij Ligji, shoqatës i revokohet licenca nga KKRF. 4. KKRF-ja obligohet të bashkëpunojë me institucionet arsimore në fushën e kontabilitetit dhe auditimit. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Large and public-interest enterprises in natural resource extraction must prepare and publish an annual report on payments to central and local governments.
Neni 34 Raporti mbi pagesat ndaj qeverive 1. Ndërmarrjet e mëdha dhe ndërmarrjet me interes publik që janë aktive në eksploatimin e burimeve natyrore të tilla si minerale, naftë, gaz natyror, dru, ujë, rërë, zhavorr, gurë dhe burime të tjera natyrore i nënshtrohen raportimit të veçantë. 2. Ndërmarrjet e tilla duhet të përgatisin dhe publikojnë një raport vjetor mbi pagesat ndaj qeverive qendrore dhe lokale. 3. Raporti duhet të përmbajë çdo pagesë të vetme ose të përsëritur që në total është mbi njëqind mijë euro (100,000.00 €), dhe duhet të përmbajë informacionet e mëposhtme: 3.1. shumën totale të pagesave të bëra ndaj qeverive qendrore dhe lokale; 3.2. shumën totale për çdo lloj të pagesës së specifikuar, si më poshtë: 3.2.1. pagesat për të drejtat e prodhimit; 3.2.2. tatimet dhe tarifat lidhur me eksploatimin e burimeve natyrore; 3.2.3. pagesat në këmbim të mallrave tjera për shfrytëzim të burimeve natyrore; dhe 3.2.4. raportimi duhet të jetë në vlerë dhe ku aplikohet edhe në sasi. 4. Ky raport është pjesë përbërëse e raportit të menaxhmentit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 48 LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: The annual financial statements registry is a central information source, kept electronically and accessible via the website, and it shows specified financial documents for each individual entrepreneur.
Neni 35 Regjistri i Pasqyrave Vjetore Financiare 1. Regjistri i Pasqyrave Vjetore Financiare është burim qendror i informacionit në lidhje me pozitën financiare dhe performancën afariste të ndërmarrësve, dhe përmban informacion në lidhje me pozitën financiare dhe performancën afariste. 2. Regjistri i Pasqyrave Vjetore Financiare mbahet në formë elektronike dhe qasja është e mundshme përmes faqes së internetit. 3. Regjistri i Pasqyrave Vjetore Financiare tregon informacionin e mëposhtëm në faqen e internetit për çdo ndërmarrës individual: 3.1. pasqyrat financiare vjetore; 3. 2. raportin vjetor; 3.3. raportin e auditimit dhe/apo raportin e rishikimit, kur është e përcaktuar me këtë Ligj; dhe 3.4. informacione në lidhje me ndarjen e propozuar të fitimit ose kompensimin e humbjes. KAPITULLI VII MASAT NDËSHKIMORE - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Article 36 lets the Commission issue warnings, reprimands, and fines for violations, with some fines set by actor type and violation, and it sets appeal, payment, and publication steps.
Neni 36 Masat ndëshkimore 1. Në rast të konstatimit të shkeljes së dispozitave të këtij Ligji, përveç dispozitave të parapara në paragrafin 3 të këtij neni, Komisioni për Hetim dhe Disiplinë (Komisioni) mund t’i shqiptojë vërejtje apo qortim personit, shoqatës tregtare, përkatësisht shoqatës profesionale që është përgjegjëse për shkeljen e Ligjit dhe të merr masa konkrete për të siguruar zbatimin e Ligjit. 2. Në rast të përsëritjes së shkeljeve sipas paragrafit 1. të këtij neni, shkeljet e tilla do të konsiderohen kundërvajtje të lehta dhe do të shqiptohen gjobat në përputhje me limitet e përcaktuara me Ligjin për Kundërvajtje. 3. Në rast të shkeljes së dispozitave të përcaktuara në këtë paragraf, Komisioni shqipton gjobat si në vijim: 3.1. Ndërmarrjet e vogla, sipas nenit 5, paragrafi 3, të këtij Ligji ndëshkohen me gjobë prej pesëqind euro (500,00 €), për dorëzim me vonesë të pasqyrave financiare, siç përcaktohet me nenin 17 të këtij Ligji; 3.2. Ndërmarrjet e mesme, sipas nenit 5, paragrafi 4, të këtij Ligji ndëshkohen me gjobë prej njëmijë e pesëqind euro (1,500.00 €) për dorëzim me vonesë të pasqyrave financiare, siç përcaktohet me nenin 17 të këtij Ligji; 3.3. Ndërmarrjet e mëdha sipas nenit 5, paragrafi 5, të këtij Ligji ndëshkohen me gjobë prej katër mijë e pesëqind euro (4,500.00 €), për dorëzim me vonesë të pasqyrave financiare, siç përcaktohet me nenin 17 të këtij Ligji; 3.4. Ndërmarrjet sipas nenit 5, paragrafi 6. i këtij Ligji, ndëshkohen me gjobë prej pesëqind euro (500,00 €), për dorëzim me vonesë të pasqyrave financiare, siç përcaktohet me nenin 17 të këtij ligji; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 49 LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM 3.5. Ndërmarrjet ndëshkohet me gjobë prej njëmijë euro (1000,00 €) deri në njëzetmijë euro (20,000.00 €), për mos dorëzim të pasqyrave financiare të përcaktuara në nenin 17 të këtij Ligji dhe/apo për: 3.5.1 për mos ruajtjen e regjistrave dhe librave kontabël sipas këtij Ligji; ose 3.5.2. për mos përputhjen e librit kontabël me inventarin e kryer të aseteve dhe detyrimeve. 3.6. Ndërmarrjet ndëshkohet me gjobë prej pesëmijë euro (5,000.00 €) deri në dhjetëmijë euro (10,000.00), për mos dorëzimin e pasqyrave financiare të audituara të përcaktuara në nenin 17 të këtij Ligji; 3.7. Ndërmarrjet ndëshkohen me gjobë prej pesëqind euro (500,00 €) deri në pesëmijë euro (5000,00 €) për mos zbatim të standardeve e kontabilitetit, dhe/apo të auditimit të përcaktuara nga KKRF-ja; 3.8. Në rastet e përcaktuara në nën-paragrafët 3.5 dhe 3.6 të këtij neni, përveç ndërmarrjes, ndëshkohet me gjobë prej dyqind euro (200.00 €) deri njëmijë euro (1,000.00) personi përgjegjës për udhëheqjen e ndërmarrjes, përkatësisht të shoqatës profesionale; 3.9. Shoqatat ndëshkohen me gjobë prej pesëmijë euro (5,000.00 €) deri tridhjetëmijë euro (30,000.00 €) për licencimin e kontabilistëve dhe auditorëve në kundërshtim me dispozitat e këtij Ligji, si dhe iniciohet procedura për marrjen e licencës; 3.10 Shoqatat dhe firmat e auditimit dhe auditorët ligjor ndëshkohen me gjobë nga pesëqind euro (500.00 €) deri në pesëmijë euro (5,000.00 €), ndërsa auditorët ligjor ndëshkohen me gjobë prej pesëdhjetë euro (50.00 €) deri në një mijë euro (1,000,00 €) për shkeljet si në vijim: 3.10.1. nëse nuk dorëzojnë me kohë të dhënat dhe informatat për të cilat janë të obliguar; 3.10.2. nëse të punësuarve nuk i mundësohet pjesëmarrja aktive në aftësimin profesional të vazhdueshëm që organizohen brenda shoqatave të licencuara; dhe 3.10.3. nëse nuk e sigurojnë, ofrojnë dhe ruajnë dokumentacionin e punës në përputhje me këtë ligj dhe aktet nënligjore. 3.11. Shoqatat dhe firmat e auditimit dhe auditorët ligjor ndëshkohen me gjobë nga pesë mijë euro (5,000.00 €) deri në njëzetmijë euro (20,000.00 €), ndërsa auditorët ligjor dhe/apo personat tjerë përgjegjës ndëshkohen me gjobë prej pesëqind euro (500.00 €) deri në dy mijë euro (2,000,00 €) dhe/ose me marrje të përkohshme ose të përhershme të licencës për shkeljet si në vijim: 3.11.1. nëse pa ndonjë arsye nuk ofrojnë të dhënat e nevojshme, informatat apo nuk shprehin gatishmëri për bashkëpunim me Komisionin për Hetim dhe Disiplinë; 3.11.2. nëse bëjnë shkelje të obligimeve lidhur me etikën profesionale; 3.11.3. nëse me punën dhe veprimet e bëra shkelet autoriteti i profesionistit të auditorit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 50 LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM 3.11.4. nëse kanë ofruar shërbime të cilat nuk janë të lejuar sipas legjislacionit në fuqi; 3.11.5. nëse në procedurën e mbikëqyrjes së cilësisë së punës janë konstatuar parregullsi, për të cilat është dhënë rekomandim për evitim, dhe parregullsitë nuk janë evituar; 3.11.6. nëse është refuzuar rekomandimi për evitimin e parregullsive të evidentuara gjatë procedurës së mbikëqyrjes dhe verifikimit të cilësisë së punës; 3.11.7. nëse nuk janë paraqitur raportet për evitimin e parregullsive të konstatuara; 3.11.8. nëse nuk zbatohen masat plotësuese të parashtruara nga mbikëqyrësi në procedurën e verifikimit të punës; 3.11.9. nëse nuk veprohet në harmoni me rregullat e përcaktuara dhe të miratuara për kryerjen e auditimit si kriteret e përcaktuara sasiore dhe cilësore të potencialit njerëzor dhe mjeteve tjera për kryerjen e auditimit; 3.11.10. nëse punët e kontraktuara barten subjekteve tjera; 3.11.11. nëse me vendim gjyqësor të formës së prerë është konstatuar se është lëshuar një informatë audituese në mënyrë të jashtëligjshme; 3.11.12. nëse nuk është përmbushur obligimi financiar brenda afatit të përcaktuar në masën ndëshkuese; 3.11.13. nëse me vendim gjyqësor të formës së prerë është dëmtuar dinjiteti i ushtrimit të punëve të auditimit; dhe 3.11.14. nëse punët e auditimit kryhen në mënyrë të papërgjegjshme, duke mos respektuar dispozitat ligjore, kodeksin profesional, kodin e etikës dhe rregullat e profesionit. 4. Për masat e shqiptuara sipas paragrafëve 1., 2. dhe të 3. të këtij neni, Komisioni në vendim jep edhe arsyetimin e hollësishëm. Në shqiptimin e masave të parapara në paragrafët 1., 2., dhe 3. të këtij neni, Komisioni merr parasysh parimin e proporcionalitetit dhe parimet tjera përkatëse. 5. Në rastin e pagimit të gjobës së shqiptuar sipas këtij neni brenda tri (3) ditëve nga data e shqiptimit, subjekti i gjobitur lirohet nga pagimi i pesëdhjetë për qind (50%) të gjobës së shqiptuar. 6. Pala e pakënaqur nga vendimi i Komisionit, mund të ushtrojë ankesë pranë KKRF-së brenda afatit tridhjetë (30) ditësh, nga data e pranimit të vendimit. KKRF shqyrton vendimin brenda afatit tridhjetë (30) ditësh, nga data e pranimit. 7. Pas përfundimit të procedurës ankimore në KKRF sipas paragrafit 5. të këtij neni, gjoba duhet të paguhet brenda afatit tridhjetë (30) ditësh. Nëse një gjobë e shqiptuar sipas këtij neni nuk paguhet brenda këtij afati, KKRF-ja inicion procedurën përmbarimore. 8. Të gjitha masat e shqiptuara sipas këtij neni publikohen dhe përditësohen, varësisht nga procedurat ankimore, në faqen elektronike të KKRF-s, jo më larg se tri (3) ditë nga momenti i shqiptimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 51 LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM 9. Të gjitha gjobat e mbledhura sipas këtij neni do të derdhen në Buxhetin e Republikës së Kosovës. KAPITULLI VIII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PERFUNDIMTARE - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: This article repeals the listed accounting, financial reporting, and auditing law, and keeps applicable subordinate acts in force until new implementing rules are issued, so long as they do not conflict with this law.
Neni 37 Dispozitat shfuqizuese 1. Ky Ligj shfuqizon Ligjin Nr. 04 / L-014 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim. 2. Me kusht që mos të jenë në kundërshtim me këtë ligj dhe deri në nxjerrjen e akteve të reja nënligjore për zbatimin e këtij ligji, aktet nënligjore të zbatueshme do të vazhdojnë të mbesin në fuqi. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Ky nen thotë se ligji hyn në fuqi më 1 janar 2019.
Neni 38 Hyrja në fuqi Ky Ligj hyn në fuqi më 1 janar të vitit 2019. Ligji Nr. 06/L-032 30 mars 2018 Shpallur me dekretin Nr. DL-010-2018, datë 17.04.2018 nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 PRILL 2018, PRISHTINË 52 LIGJI Nr. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 06/L- 032 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in