LIGJI NR. 06/L-039 PËR SHËRBIMIN GJEOLOGJIK TË KOSOVËS
This text is the preamble to the law establishing the Geological Service of Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 06/L-039
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This text is the preamble to the law establishing the Geological Service of Kosovo. This article says the law sets the competences, duties, and functions of the Geological Service of Kosovo, including its work in geology in Kosovo. This article says the law applies to all activities carried out by the Kosovo Geological Service, including geological research and how it is planned and organized. This article defines several terms used in the law, including the Ministry, the Minister, the Geological Service of Kosovo, the Museum, geological research, geological research works, geological risk, and environmental protection. The Kosovo Geological Service is an independent body within the Ministry, and its seat is in Prishtina.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 06/L-039 PËR SHËRBIMIN GJEOLOGJIK TË KOSOVËS
Showing 21 of 21
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This text is the preamble to the law establishing the Geological Service of Kosovo.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 3 MAJ 2018, PRISHTINË 1 LIGJI Nr. 06/L -039 PËR SHËRBIMIN GJEOLOGJIK TË KOSOVËS LIGJI NR. 06/L -039 PËR SHËRBIMIN GJEOLOGJIK TË KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR SHËRBIMIN GJEOLOGJIK TË KOSOVËS
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law sets the competences, duties, and functions of the Geological Service of Kosovo, including its work in geology in Kosovo.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj përcakton kompetencat, detyrat dhe funksionet e Shërbimit Gjeologjik të Kosovës duke përfshirë veprimtarinë në fushën e shkencave gjeologjike në territorin e Republikës së Kosovës - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law applies to all activities carried out by the Kosovo Geological Service, including geological research and how it is planned and organized.
Neni 2 Fushëveprimi Dispozitat e këtij ligji zbatohen për të gjitha aktivitetet e kryera nga Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, që përfshinë hulumtimet, kushtet dhe mënyrën e kryerjes se hulumtimeve gjeologjike, programimin dhe organizimin e hulumtimeve gjeologjike me interes për Republikën e Kosovës. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines several terms used in the law, including the Ministry, the Minister, the Geological Service of Kosovo, the Museum, geological research, geological research works, geological risk, and environmental protection.
Neni 3 Përkufizimet 1. Termet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1.Ministria –Ministria përgjegjëse për sektorin minerar; 1.2.Ministër - Ministri përkatës për sektorin minerar. 1.3.Shërbimi Gjeologjik i Kosovës SHGJK – organ i pavarur në kuadër të Ministrisë, i cili funksion si organ këshillimor, teknik dhe shkencor i shtetit, i cili kryen veprimtari në fushën e shkencave gjeologjike në territorin e Republikës së Kosovës. 1.4.Muzeu -Muzeu Shtetëror i Kristaleve dhe Mineraleve “Trepça.” 1.5.Hulumtimet gjeologjike - janë tërësi e aktiviteteve dhe proceseve që bëhen me qëllim të zbulimit dhe marrjes së informacioneve të duhura mbi: ndërtimin gjeologjik, gjenezën, karakteristikat cilësore dhe sasiore të mineraleve dhe resurseve tjera gjeologjike, gjeotermale, hidrogjeologjike, gjeologo-inxhinjerike-gjeoteknike, karakteristikat gjeodinamike të mjedisit gjeologjik si rreziqet gjeologjike dhe rreziqet në kuptimin e aktivizimit të proceseve të rrezikshme gjeologjike, planifikimit hapësinor, mbrojtjen dhe avancimin e mjedisit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 3 MAJ 2018, PRISHTINË 2 LIGJI Nr. 06/L -039 PËR SHËRBIMIN GJEOLOGJIK TË KOSOVËS 1.6.Punimet hulumtuese gjeologjike - përfshinë të gjitha llojet e hulumtimeve, studimeve dhe testimeve fushore, laboratorike dhe kabinetike që realizohen me qëllim të hulumtimit dhe zbulimit të mineraleve dhe resurseve tjera gjeologjike, ujërave nëntokësore, energjisë gjeotermale, si dhe hulumtimet gjeologjike të mjedisit; 1.7.Rreziku gjeologjik - është mundësia e aktivizimit të një procesi potencialisht të rrezikshëm gjeologjik (rrëshqitjet e tokës, shembjet, tërmetet, përmbytjet dhe të ngjashme) në një zonë të caktuar dhe në një periudhë të caktuar kohore, e cila përfshin madhësinë e procesit të aktivizuar (sipërfaqja e terrenit e përfshirë në rrëshqitje, fundosje, vëllimi i masave në lëvizje, karakteri i ndotjes së mjedisit gjeologjik, fuqia e tërmetit dhe të ngjashme). 1.8. Mbrojtja e mjedisit – nënkupton mbrojtjen dhe prezantimin e vlerave natyrore (fenomeneve gjeologjike, gjeomorfologjike e karakteristikave të zhvillimit historik të Korës së Tokës dhe formave reprezentative të këtyre fenomeneve), mbrojtjen nga proceset e dëmshme natyrore (tërmeteve, rrëshqitjeve, erozionit, përmbytjeve etj.) dhe nga veprimet negative teknogjene (ndotja e dherave gjatë hulumtimit dhe shfrytëzimit të mineraleve të dobishme, ndotja e ujërave nëntokësore, çrregullimi artificial i stabilitetit të dherave, ndotjes së ajrit dhe rrezikimi i vlerave të mbrojtura të natyrës). 2. Termet tjera të përdorura në këtë ligj të cilat nuk janë të përfshira në këto përkufizime, kanë kuptimin e termeve të përdorura në legjislacionin në fuqi për minierat dhe mineralet. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Kosovo Geological Service is an independent body within the Ministry, and its seat is in Prishtina.
Neni 4 Shërbimi Gjeologjik i Kosovës 1. Shërbimi Gjeologjik i Kosovës është organ i pavarur në kuadër të Ministrisë. 2. Selia e SHGJK-së është në Prishtinë. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Geological Service of Kosovo must carry out the article’s listed geological duties and submit an annual research report to the minister.
Neni 5 Detyrat dhe përgjegjësitë e Shërbimit Gjeologjik të Kosovës 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Shërbimit Gjeologjik të Kosovës, janë si në vijim: 1.1.hulumtime themelore gjeologjike, hulumtime aplikative gjeologjike të rëndësishme për Republikën e Kosovës; 1.2. studime gjeologjike sistematike bazë në tokë, në liqene, në territorin e Republikës së Kosovës, nëpërmjet hartografimeve komplekse të shkallëve të ndryshme; 1.3. studime gjeokimike të territorit të Kosovës dhe përpilimin e hartave gjeologjike në shkallë të ndryshme, plotësimin e hartave ekzistuese me informacione të reja për territorin e Republikës së Kosovës; 1.4. studimet të thelluara shkencore për gjeologjinë dhe metalogjeninë në territorin e Republikës së Kosovës; 1.5. studime dhe hulumtime gjeofizike të çdo shkalle me qëllim të studimit të korës së tokës në ose në afërsi të sipërfaqes së tokës, formacionet të ndikuara nga shpërndarja GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 3 MAJ 2018, PRISHTINË 3 LIGJI Nr. 06/L -039 PËR SHËRBIMIN GJEOLOGJIK TË KOSOVËS horizontale dhe vertikale të brendshme e vetive fizike në fushat e ndryshme gjeologjike; 1.6. studime për promovim të perspektivës së mineraleve të dobishme dhe vlerësimin ekonomik te tyre; 1.7. studime dhe hulumtime hidrogjeologjike, ujërave nëntokësore, ujërave minerale dhe gjeotermal; 1.8. hulumtime dhe studime gjeologo-inxhinierike dhe të gjeorreziqeve; 1.9. studimet gjeologjike komplekse për gjeomjedisin në funksion të planifikimit të territorit; 1.10. studime dhe vlerësime të gjeomonumenteve; 1.11. hulumtime dhe vlerësime të mineraleve metalore, jo metalore, energjetike, hidrokarbureve, mineraleve industriale, gurët e çmuar dhe gjysmë te çmuar; 1.12. hulumtime dhe studime të përgjithshme paleontologjike, stratigrafike, sedimentologjike, petrografike, mineralogjike, kimike, gjeomorfologjike, gjeodinamike, gjeologjiko strukturore dhe gjeostatistike; 1.13. kryen edhe veprimtari tjera me interes për Republikën e Kosovës, si harta gjeologjike në shkallë të ndryshme, harta gjeologjike tematike (metalogjenike, mineralmbajtëse, gjeokimike, hidrogjeologjike, gjeologo-inxhinierike, strukturo-tektonike, sizmike, gjeomonumenteve, gjeoekologjike, përfshirë edhe përgatitjen e bazës gjeologjike për nevojat e planifikimit hapësinor, hulumtime dhe monitorimin e rrëshqitjeve të tokës, përgatitjen e hartave gjeologjike të rrezikut, hulumtimet regjionale gjeofizike, analiza dhe hulumtime laboratorike në fushat e mineralogjisë, petrografisë, sedimentologjisë, paleontologjisë, kimike, analiza gjeomekanike; 1.14. kryen studime dhe punime zhvillimore, të hulumtimeve gjeo-shkencore dhe projekte ndërkombëtare në fushën e gjeologjisë, studimin e ujërave nëntokësore në bazë të programeve të veçanta, mbledhjen, përditësimin dhe ruajtjen e të dhënave dhe dokumentacionit teknik me interes për sistemin e bazës së të dhënave gjeologjike të Republikës së Kosovës; 1.15. kryen shërbime të kualifikuara, ekspertiza, këshillime, monitorime për hulumtime gjeologjike, përgatit projekte për institucione të tjera, publike për hulumtime gjeologo- inxhinierike dhe gjeoteknike, si dhe punë tjera në bazë të këtij ligji; 1.16. krijon, përditëson dhe mirëmban bazën e të dhënave gjeologjike, e cila duhet të jetë në dispozicion të Qeverisë si dhe subjekteve të tjera të interesuara për hulumtime gjeologjike; 1.17. bashkëpunon me institucionet e tjera relevante në hartimin e Strategjisë Minerare; 1.18. ofron analiza objektive dhe të paanshme për autoritetet publike dhe organizatat e sektorit privat brenda fushës së ekspertizës së SHGJK-së; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 3 MAJ 2018, PRISHTINË 4 LIGJI Nr. 06/L -039 PËR SHËRBIMIN GJEOLOGJIK TË KOSOVËS 1.19. promovon kristalet e mineraleve, gurët e çmuar dhe gjysmë te çmuar të Muzeut Shtetëror të Kristaleve dhe Mineraleve “Trepça”; 1.20. krijon, mirëmban, pasuron dhe zgjeron bazën shtetërore e te dhënave për kristalet dhe mineralet, fosilet, gurët e çmuar dhe gjysmë te çmuar; 1.21. hulumtime dhe studime mbi zvogëlimin e ndotjes se mjedisit nga aktivitetet minerare; 1.22. kryen shërbime të kualifikuara, si ekspertiza, analiza, këshillime, monitorime për qëllime dhe fushën e përcaktuar me ketë ligj; 1.23. menaxhon me rrjetin Sizmologjik të Kosovës, monitoron aktivitetin sizmik të vendit dhe rajonit, bën studime makro dhe mikro sizmologjike sipas kodeve te aplikuara ne Kosovë; 1.24. harton programe, projekte hulumtuese për institucione të tjera, publike dhe private, brenda dhe jashtë vendit, si dhe me shoqata, fondacione për qëllime sipas fushës së përcaktuar me ketë ligj; 1.25. menaxhon me laboratorin dhe kryen analiza profesionale laboratorike për hulumtime dhe studime gjeologjike dhe bashkëpunon ngushtë me Fakultetin e Gjeoshkencave në përdorimin e Laboratorit për qëllime studimi; 1.26. studime dhe hulumtime për palën e tretë; 1.27. siguron Kadastrën Minerare dhe GIS-it të KPMM-së të dhëna të azhurnuara nga baza shtetërore e të dhënave gjeologjike, arkiva gjeologjike dhe të dhëna tjera gjeologjike; 1.28. krijon bazën e të dhënave gjeologjike, bilanceve të rezervave të mineraleve të dobishme, rezervave të ujërave nëntokësore, rreziqeve gjeologjike dhe vënia në dispozicion të institucioneve publike dhe private; 1.29. bashkëpunon me KPMM dhe autoritetet tjera publike sipas nevojës për ushtrimin e funksioneve te Shërbimit Gjeologjik të Kosovës; 1.30. bashkëpunon me institucione të tjera vendore dhe ndërkombëtare, në pajtim me legjislacionin në fuqi si dhe ofron informacione gjeoshkencore institucioneve publike në Republikën e Kosovës; 1.31. i paraqet ministrit raport vjetor për veprimtarinë hulumtuese të zhvilluar, raport ky i cili pas aprovimit bëhet publik. 2. Shërbimi Gjeologjik i Kosovës bazuar në detyrat dhe përgjegjësitë e parapara sipas këtij neni, nuk i nënshtrohet procedurave ligjore të parapara sipas ligjeve në fuqi për marrjen e lejes dhe licencës për hulumtim. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 3 MAJ 2018, PRISHTINË 5 LIGJI Nr. 06/L -039 PËR SHËRBIMIN GJEOLOGJIK TË KOSOVËS - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Kosovo Geological Service has an emblem, proposed by the Director General and approved by the Minister.
Neni 6 Stema Shërbimi Gjeologjik i Kosovës e ka stemën, e cila propozohet nga Drejtori i Përgjithshëm dhe miratohet nga Ministri. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The internal organization and functioning of the Kosovo Geological Service are regulated by an internal regulation, and its staff have civil servant status.
Neni 7 Organizimi dhe struktura 1. Organizimi struktura dhe funksionalizimi i brendshëm i Shërbimit Gjeologjik të Kosovës, rregullohet me Rregullore për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës për Shërbimin Gjeologjik të Kosovës. 2. Personeli i punësuar në Shërbimit Gjeologjik të Kosovës, e ka statusin e nëpunësit civil. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The General Director leads the Kosovo Geological Service and reports directly to the Minister for its management and administration.
Neni 8 Udhëheqja Shërbimi Gjeologjik i Kosovës udhëhiqet nga Drejtori i Përgjithshëm i cili për menaxhimin dhe administrimin e SHGJK-së, i përgjigjet drejtpërdrejt Ministrit. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The General Director is appointed and dismissed under the legislation in force for senior civil service management positions.
Neni 9 Drejtori i Përgjithshëm Drejtori i Përgjithshëm emërohet dhe shkarkohet në pajtim me legjislacionin në fuqi për pozitat të larta drejtuese në shërbimin civil të Republikës së Kosovës. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Director General must carry out the main management, planning, supervision, reporting, advisory, and representation duties for the Geological Service of Kosovo.
Neni 10 Detyrat dhe përgjegjësit e Drejtorit të Përgjithshëm 1.Drejtori i Përgjithshëm ka këto detyra dhe përgjegjësi kryesore: 1.1. Organizon dhe udhëheqë veprimtarinë e përgjithshme të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës; 1.2. Programon objektivat e Shërbimit Gjeologjik të Kosovës në zbatim të Programit të Ministrisë dhe koordinon të gjitha projektet për hulumtime gjeologjike; 1.3. Përgatit plan-programin vjetor të punëve të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës; 1.4. Mbikëqyrë veprimtarinë e punës së Shërbimit Gjeologjik të Kosovës, si dhe analizon realizimin e detyrave të planeve të punës hulumtuese; 1.5. Mbështetë dhe bashkëpunon me Ministrinë dhe institucionet tjera në hartimin e Strategjisë Minerare; 1.6. vlerësimin e hollësishëm të shpenzimeve që pritet t’i bart gjatë vitit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 3 MAJ 2018, PRISHTINË 6 LIGJI Nr. 06/L -039 PËR SHËRBIMIN GJEOLOGJIK TË KOSOVËS 1.7. vlerësimin e nevojave për burime adekuate njerëzore dhe nevojave financiare të mjaftueshme për funksionim; 1.8. Siguron udhëzime të përshtatshme, të sakta, të paanshme dhe këshilla profesionale për Ministrinë; 1.9. Përgatit dhe i dorëzon Ministrit raport të hollësishëm vjetor lidhur me realizimin e planit dhe veprimtarinë e Shërbimit Gjeologjik të Kosovës, më së largu deri në përfundim të tremujorit të parë të vitit vijues kalendarik; 1.10. Përfaqëson Shërbimit Gjeologjik të Kosovës në marrëdhëniet me palën e tretë. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The General Director must prepare the Geological Service’s budget and send it to the minister for review. The General Director is also responsible for efficient budget management, and certain revenues and dedicated donor funds must be paid into the Kosovo state budget.
Neni 11 Buxheti 1. Drejtori i Përgjithshëm përgatit buxhetin e SHGJK-së, të cilin ia përcjell ministrit për shqyrtim dhe procedim të mëtutjeshëm në përputhshmëri me procedurat e parapara me legjislacionin në fuqi. 2. Drejtori i Përgjithshëm është përgjegjës për menaxhimin efiçient të buxhetit të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës, në pajtim me ligjin dhe me rregullat e brendshme buxhetore të Ministrisë. 3. Të hyrat buxhetore që krijohen nga veprimtaria e Shërbimit Gjeologjik të Kosovës,derdhen në Buxhetin e Republikës se Kosovës. 4. Fondet e dhëna nga donatorët që janë te dedikuara për këto veprimtari derdhen në Buxhetin e Republikës së Kosovës. Shfrytëzimi i fondeve nga donacionet do të bëhet në përputhje me Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësisë, kontrollit të menaxhimit të financave dhe rregullativave të thesarit. 5. Hulumtimet themelore dhe ato të detajuara gjeologjike financohen nga: 5.1. Buxheti i Kosovës; 5.2. Ndërmarrjet publike; 5.3. Donatorët; dhe, 5.4. Persona tjerë fizik e juridik të regjistruar, vendas apo të huaj. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Kosovo Geological Service must collect, store, process, and use specified geological information, and persons who obtain relevant documents must cooperate with and deliver them to its archive.
Neni 12 Marrja e të dhënave dhe Informacioneve 1. Shërbimi Gjeologjik i Kosovës ka të drejtë dhe detyrë të grumbullojë, të ruajë në Arkivin e SHGJK-së të gjithë informacionin dhe dokumentacionin e përfituar deri tani dhe atë që do të përfitohet në të ardhmen në fushën e gjeologjisë bazë, të mineralogjisë, të gjeofizikës, gjeokimisë, stratigrafisë, hidrogjeologjisë, gjeologjisë inxhinierike, sizmologjisë, kampionaturën, provat dublikate të tyre, të sistemojë, ruajë, përpunojë këto informacione dhe t’i përdorë sipas rregullave që përcaktohen sipas paragrafit 5 të këtij neni. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 3 MAJ 2018, PRISHTINË 7 LIGJI Nr. 06/L -039 PËR SHËRBIMIN GJEOLOGJIK TË KOSOVËS 2. Arkivi i gjeologjisë do të funksionoj në kuadër të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës. 3. Organizimi, funksionimi, sistemim dhe mirëmbajteja e arkivit bëhet në harmoni me Ligjin mbi Arkivat. 4. Obligohen të gjithë personat fizik e juridik të bashkpunojnë me arkivin e Shërbimit Gjeologjik të Kosovës, dhe ne raste se në një mënyre apo në mënyre tjeter kane arritur deri te dokumentacioni tekstual, grafik apo faktik, që ato dokumente ti dorëzojnë në Arkivin e Shërbimit Gjeologjik të Kosovës, në të kundërtën bëjnë veper penale për mshefje të dokumentacionit që konsiderohet me interes për Kosovën. 5. Forma e organizimit, përdorimit dhe shfrytëzimit të materialit Arkivor të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës përcaktohen me akt nënligjor, të nxjerrë nga Ministria. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Kosovo Geological Service may provide paid services to third parties, fees are set by a subordinate act from the Ministry, state institutions must use the Service unless it does not offer the needed service, and studies/projects outside Kosovo require the Minister’s approval.
Neni 13 Kryerja e shërbimeve për palën e tretë 1.Shërbimi Gjeologjik i Kosovës ofron shërbime me pagesë për palën e tretë, bazuar në përgjegjësitë e përcaktuara sipas nenit 5 të këtij ligji. 2. Tarifat e shërbimit me pagesë për palën e tretë, përcaktohen me akt nënligjor, të nxjerrë nga Ministria. 3. Institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, qoftë ato qëndore apo lokale, obligohen që të marrin shërbim nga Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, përveç, nëse kjo e fundit nuk e ofron një shërbim të tillë. 4. Për studime dhe projekte që kryhen jashtë territorit të Republikës së Kosovës merret miratimi nga Ministri. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The museum operates within the Geological Service of Kosovo, and the Ministry may issue administrative instructions for how crystals and minerals are collected, preserved, bought, donated, inherited, exchanged, displayed, and documented.
Neni 14 Muzeu Shtetëror i Kristaleve dhe Mineraleve – “Trepça” 1.Muzeu Shtetëror i Kristaleve dhe Mineraleve “Trepça” vepron në kuadër të SHGJK-së. 2.Veprimtaria e muzeut përfshinë: mbledhjen, ekspozimin, ruajtjen, analizimin dhe përpunimin në mënyrë profesionale dhe shkencore, sistematizimin në grupe, mbrojtjen e përhershme të mineraleve/kristaleve dhe dokumentacionit të muzeut. 3.Ministria nxjerrë Udhëzim Administrativ për mënyrën e mbledhjes, koleksionimit, ruajtjes dhe mbrojtjes së mineraleve me strukturë kristalore, numrin dhe llojin e mineraleve te mbrojtura, në Muzeun Shtetëror të Kristaleve dhe Mineraleve “Trepça”. 4.Ministria nxjerrë Udhëzim Administrativ për mënyrën e blerjes, dhurimit, trashëgimit, ndërrimit, ekspozimit të kristaleve, dhe mineraleve si dhe mënyrën e pajisjes me dokumentacion përkatës për koleksionuesit e mineraleve dhe kristaleve. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 3 MAJ 2018, PRISHTINË 8 LIGJI Nr. 06/L -039 PËR SHËRBIMIN GJEOLOGJIK TË KOSOVËS - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The Kosovo Geological Service must cooperate with other domestic and international institutions and provide geoscientific information to public institutions in Kosovo.
Neni 15 Bashkëpunimi me institucione të tjera 1.Shërbimit Gjeologjik të Kosovës bashkëpunon me institucione të tjera vendore dhe ndërkombëtare, në pajtim me legjislacionin në fuqi si dhe ofron informacione gjeoshkencore institucioneve publike në Republikën e Kosovës. 2.Shërbimi Gjeologjik i Kosovës bashkëpunon ngushtë me Fakultetin e Gjeoshkencave në përdorimin e Laboratorit për qëllime studimore shkencore. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The Kosovo Geological Survey must monitor, analyze, collect and process seismic data, prepare risk maps and special studies, and notify authorities and the public urgently when an earthquake in Kosovo is at least 3.5 Richter magnitude.
Neni 16 Shërbimet Sizmologjike 1. Shërbimi Gjeologjik i Kosovës ndër të tjera ka përgjegjësitë edhe në vijim: 1.1.monitoron te gjitha aktivitetet e ngjarjeve sizmike të vendit, rajonit dhe më gjerë, 1.2.kryen analizimin të dukurive sizmike, 1.3.mbledhë, përpunon të dhënat mbi fenomenet sizmike, sizmotektonike të manifestuara në truall, ndërtesa dhe objekte tjera. 1.4.kryen studime të inxhinierisë së tërmeteve lidhur me problemet e kodifikimit të parametrave të projektimit antisizmik në nivel të Kosovës, cenimin e riskut sizmik për qendrat të banuara. 1.5. kryen përpilimin e hartave të rrezikut sizmik me periudha kthyese. 1.6. kryen studime dhe mikrozonime të veçanta të rrezikut sizmik në nivel kombëtar, lokal dhe të shesheve të ndërtimit të objekteve të rëndësisë së veçantë. 2. SHGJK obligohet të njofton në kohë reale në mënyrë urgjencë organet kompetente shtetërore, opinionin publik, në rast se brenda territorit të Kosovës ndodhin tërmete me Magnitudë më të madhe se ≥ 3.5 të shkallës së Rihterit, me të dhënat pas ndodhjes së tërmetit dhe vlerësimin të dëmeve sipas kategorive të përdorshmërisë së objekteve nga rreziku sizmik për qendrat e goditura nga tërmeti. 3. Ministria nxjerr Udhëzim Administrativ për mikrozonime dhe studime të posaçme të rrezikut sizmik, në nivel kombëtar, lokal dhe të shesheve të ndërtimit të objekteve të rëndësisë së veçantë, sipas paragrafit 1.5 , 1.22. dhe 1.23 të nenit 5 të këtij ligji. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Mines Inspectorate supervises implementation of this law and other acts made under it.
Neni 17 Mbikëqyrja Mbikëqyrja e zbatimit të këtij ligji si dhe akteve të tjera në zbatim të këtij ligji, kryhen nga Inspektorati i Minierave i cili vepron në kuadër të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 3 MAJ 2018, PRISHTINË 9 LIGJI Nr. 06/L -039 PËR SHËRBIMIN GJEOLOGJIK TË KOSOVËS - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Ministry must issue the listed subordinate acts for implementing the law within one year after the law enters into force.
Neni 18 Aktet nënligjore 1. Ministria për zbatimin e këtij ligji, brenda një (1) viti, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, nxjerr: 1.1.Rregullore .për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës për Shërbimin Gjeologjik të Kosovës; 1.2. Udhëzim Administrativ për formën e organizimit dhe përdorimit dhe shfrytëzimit të materialit arkivor të shërbimit gjeologjik; 1.3. Udhëzimin Administrativ për përcaktimin e tarifave të shërbimit me palën e tretë; 1.4. Udhëzim Administrativ për mënyrën e mbledhjes, koleksionimit, ruajtjes dhe mbrojtjes së mineraleve me strukturë kristalore, numrin dhe llojin e mineraleve te mbrojtura, në Muzeun Shtetëror të Kristaleve dhe Mineraleve “Trepça”; 1.5. Udhëzim Administrativ për mënyrën e blerjes, dhurimit, trashëgimit, ndërrimit, ekspozimit të kristaleve, dhe mineraleve si dhe mënyrën e pajisjes me dokumentacion përkatës për koleksionuesit e mineraleve dhe kristaleve. 1.6. Udhëzim Administrativ për mikrozonime dhe studime të posaçme të rrezikut sizmik. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: When this law enters into force, Law No. 04/L-232 on the Geological Service of Kosovo is repealed.
Neni 19 Shfuqizimi Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji Nr.04/L-232 për Shërbimin Gjeologjik të Kosovës. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: This law starts to apply 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 20 Hyrja në fuqi Ky ligj hynë në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 06/L -039 30 mars 2018 Shpallur me dekretin Nr. DL-005-2018, datë 17.04.2018 nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 06/L-039 PËR SHËRBIMIN GJEOLOGJIK TË KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in