LIGJI NR. 06/L-040 PËR MASAT MBROJTËSE NË IMPORTE
This text is the preamble and title of a Kosovo law on protective measures in imports.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 06/L-040
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This text is the preamble and title of a Kosovo law on protective measures in imports. A protective measure may be applied to an imported product only if the law’s conditions are met. This article says the law does not prevent bans or quantitative restrictions under Article 26, does not prevent safeguard rules in Kosovo’s agreements with third countries, and says the WTO Safeguards Agreement provisions are considered when interpreting and applying the law. This article defines key terms used in the import safeguards law. Safeguard measures are temporary and may be applied as an ad valorem safeguard tariff, including through a tariff quota for imports of like or competing products, but only after an investigation under this law confirms increased imports causing or threatening serious injury.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 06/L-040 PËR MASAT MBROJTËSE NË IMPORTE
Showing 29 of 29
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This text is the preamble and title of a Kosovo law on protective measures in imports.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 1 LIGJI Nr. 06/L-040 PËR MASAT MBROJTËSE NË IMPORTE LIGJI Nr. 06/L-040 PËR MASAT MBROJTËSE NË IMPORTE Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR MASAT MBROJTËSE NË IMPORTE KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: A protective measure may be applied to an imported product only if the law’s conditions are met.
Neni 1 Qëllimi 1. Një masë mbrojtëse mund të zbatohet për një produkt vetëm nëse është përcaktuar sipas dispozitave të këtij Ligji, se produkti i tillë është importuar në sasi aq të shtuar, absolute apo relative në prodhimin vendor, dhe/apo me ato afate apo kushte që shkaktojnë ose kërcënojnë të shkaktojnë dëmtim serioz në industrinë vendore e cila prodhon produkte të ngjashme apo konkurruese. 2. Masat mbrojtëse zbatohen për një produkt që importohet, pavarësisht origjinës së tij. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law does not prevent bans or quantitative restrictions under Article 26, does not prevent safeguard rules in Kosovo’s agreements with third countries, and says the WTO Safeguards Agreement provisions are considered when interpreting and applying the law.
Neni 2 Fusha e zbatimit 1. Ky ligj nuk përjashton miratimin apo zbatimin e ndalimeve, dhe/apo kufizimeve sasiore të parashikuara me nenin 26 të këtij Ligji. 2. Ky ligj nuk përjashton zbatimin e rregullave mbrojtëse të përfshira në marrëveshjet e lidhura ndërmjet Republikës së Kosovës dhe vendeve të treta. Masat mbrojtëse rregullohen me dispozitat e marrëveshjes përkatëse, të cilat do të zbatohen sipas rastit përmes dispozitave të këtij ligji. 3. Dispozita e Marrëveshjes mbi Masat Mbrojtëse të OBT-së gjithashtu merren parasysh gjatë interpretimit dhe zbatimit të këtij ligji. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the import safeguards law.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 2 LIGJI Nr. 06/L-040 PËR MASAT MBROJTËSE NË IMPORTE 1.1. Industria vendore – prodhuesit si tërësi të një produkti të ngjashëm konkurrues të cilët veprojnë në Republikën e Kosovës, apo ata prodhimi kolektiv i produkteve të ngjashme apo konkurruese të të cilëve përbën një pjesë të madhe të prodhimit të përgjithshëm vendor; 1.2. Hetim – procedurë për gjetjen e fakteve dhe efektit të importeve të një produkti të caktuar për të përcaktuar nëse sasitë në rritje të importeve dhe kushtet nën të cilat ato ndodhin shkaktojnë dëmtim apo kërcënim për të shkaktuar dëmtim serioz tek prodhuesit vendor të produkteve të ngjashme apo konkurruese: 1.2.1. prodhuesit vendor të produktit të ngjashëm konkurrues; 1.2.2. shoqatat tregtare apo të biznesit të Kosovës, shumica e anëtarëve të të cilëve janë prodhues apo importues të produktit të ngjashëm apo konkurrues në Republikën e Kosovës. 1.3. Palët e interesuara janë: 1.3.1. eksportuesit e jashtëm ose prodhuesit e produktit nën hetim; 1.3.2. importuesit e produktit nën hetim; 1.3.3. shoqatat tregtare apo të biznesit, shumica e anëtarëve të të cilave janë prodhues ose eksportues të produktit nën hetim; 1.3.4. qeveria apo qeveritë e vendit eksportues apo vendeve eksportuese; 1.3.5. prodhuesit e produktit të njëjtë, produkti i të cilëve përbën më shumë se gjysmën e prodhimit të përgjithshëm të produkteve të njëjta apo konkurruese në Republikën e Kosovës; 1.3.6. shoqatat tregtare apo të biznesit, shumica e anëtarëve të të cilave janë prodhues ose importues të produktit të njëjtë ose konkurrues në Republikën e Kosovës; 1.3.7. shoqatat e konsumatorëve. 1.4. Produkt nën hetim – produkti i importuar në Republikën e Kosovës ndaj të cilit është duke u zhvilluar hetim; 1.5. Dëm serioz – dëmtim i konsiderueshëm dhe i përgjithshëm në pozicionin e industrisë vendore; 1.6. Kuotë tarifore - zbatimi i normave të ndryshme tarifore në importimin e një produkti varësisht nga sasia e importit të atij produkti; 1.7. Kërcënimi për dëm serioz - dëm serioz që është qartazi i parashikueshëm dhe i pashmangshëm; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 3 LIGJI Nr. 06/L-040 PËR MASAT MBROJTËSE NË IMPORTE 1.8. Ministria - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë; 1.9. Ad valorem – nënkupton taksën doganore që llogaritet si përqindje e vlerës së produktit; 1.10. TARIK – Tarifa e Integruar e Kosovës; 1.11. Komisioni – Komisioni për vlerësimin e masave mbrojtëse në importe. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Safeguard measures are temporary and may be applied as an ad valorem safeguard tariff, including through a tariff quota for imports of like or competing products, but only after an investigation under this law confirms increased imports causing or threatening serious injury.
Neni 4 Masat mbrojtëse dhe kushtet e zbatimit të tyre 1. Masat mbrojtëse janë të përkohshme dhe përbëjnë tarifën mbrojtëse ad valorem, të llogaritur sipas vlerës së produktit të importuar, e cila mund të zbatohet edhe përmes kuotës tarifore në importet e produktit të ngjashëm apo konkurrues. 2. Masat mbrojtëse për produktet e importuara në territorin e Republikës së Kosovës zbatohen vetëm nëse është përcaktuar, përmes një hetimi të kryer sipas dispozitave të këtij ligji, se produkti i hetuar është importuar në territorin e Republikës së Kosovës në sasi aq të rritur dhe në kushte të tilla që shkakton ose kërcënon të shkaktojë dëm serioz tek prodhuesit e produkteve të ngjashme ose në Republikën e Kosovës. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Ministry supports the investigation and implementation of this law, and the Commission is chaired by the Ministry of Trade and Industry.
Neni 5 Ministria dhe Komisioni 1. Ministria është organi hetues ku gjatë procesit të hetimit dhe vlerësimit të rezultateve të gjetjeve, si dhe për zbatimin e këtij ligji mbështetet nga ana e Komisionit. 2. Komisioni kryesohet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe ka në përbërje nëntë(9) anëtarë, zyrtarë të institucioneve, që kanë lidhje me fushën që rregullohet nga ky ligj. Anëtarët e komisionit janë përfaqësues nga: 2.1. Ministria përkatëse e Tregtisë dhe Industrisë; 2.2. Ministria përkatëse e Financave; 2.3. Ministria përkatëse e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural; 2.4. Ministria përkatëse e Punëve të Jashtme; 2.5. Ministria përkatëse e Zhvillimit Ekonomik; 2.6. Ministria përkatëse e Punës dhe Mirëqenies Sociale; 2.7. Dogana e Kosovës; 2.8. Administrata Tatimore e Kosovës; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 4 LIGJI Nr. 06/L-040 PËR MASAT MBROJTËSE NË IMPORTE 2.9. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. 3. Anëtarët e Komisionit duhet të propozohen nga Ministritë përkatëse dhe do të emërohen nga Ministri/ja i/e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. 4. Komisioni i merr vendimet me shumicë të thjeshtë votash. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Ministry and domestic industry may hold safeguard-measure consultations after a written request is submitted, and the consultations must be completed within 10 days and also during implementation of the safeguard measure.
Neni 6 Konsultimet me prodhuesit vendor 1. Konsultimet për masat mbrojtëse ndërmjet Ministrisë dhe industrisë vendore mund të bëhen pasi kërkesa të jetë dorëzuar nga ana e industrisë vendore dhe para inicimit të një hetimi me rastin e një kërkese me shkrim nga prodhuesit apo me inicimin e Ministrisë pas konsultimit me Komisionin. 2. Konsultimet bëhen brenda dhjetë (10) ditëve nga dorëzimi në Ministri i kërkesës me shkrim sipas paragrafit 1. të këtij neni. 3. Çështjet rreth trendëve dhe kushteve të importimit të produktit të hetuar për gjendjen ekonomike dhe komerciale të lidhur me të, si dhe për masat potenciale që do të mund të zbatohen dhe për procesin dhe kërkesat për të hapur një hetim shqyrtohen gjatë konsultimeve. 4. Konsultimet duhet të bëhen gjithashtu edhe gjatë zbatimit të masës mbrojtëse. Konsultimet e tilla duhet të organizohen jo më vonë se nga mesi i afatit të periudhës së zbatimit të një mase mbrojtëse dhe duhet të mbulojë çështjet si në vijim: 4.1. efektet e masës; 4.2. proceset dhe mënyrat e liberalizimit të masës; 4.3. nevoja e zbatimit të mëtutjeshëm të masës. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Safeguard investigations start on a written request from registered producers, or in special cases may be started by the Ministry on its own initiative.
Neni 7 Procedura për fillimin e hetimeve 1. Procedurat e zbatimit të masave mbrojtëse iniciohen me anë të kërkesës me shkrim nga apo në emër të një apo më shumë prodhuesve të produkteve të ngjashme apo konkurruese, të regjistruara në Republikën e Kosovës. 2. Kërkesa me shkrim konsiderohet si e dorëzuar nga ose në emër të prodhuesve vendor vetëm nëse mbështetet nga ata prodhues vendor të cilët së bashku përbëjnë një pjesë të madhe të prodhimit të përgjithshëm të produkteve të ngjashme apo konkurruese. 3. Në raste të veçanta, Ministria mund të iniciojë hetimin, pa pasur kërkesë me shkrim nga ose në emër të industrisë vendore, me nismën e saj vetanake pas konsultimeve me Komisionin në bazë të dëshmive të mjaftueshme se produktet e importuara në territorin e Republikës së Kosovës janë në sasi të rritur dhe në kushte të tilla që shkaktojnë ose kërcënojnë t’i shkaktojnë dëm serioz prodhuesve të produkteve të ngjashme ose konkurruese në Republikën e Kosovës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 5 LIGJI Nr. 06/L-040 PËR MASAT MBROJTËSE NË IMPORTE - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Kërkesa për masë mbrojtëse duhet të përmbajë informacion të caktuar, dhe Ministria vendos për inicimin e hetimit pasi të ketë fakte të mjaftueshme dhe konsultim me Komisionin.
Neni 8 Kushtet për paraqitjen e një kërkese dhe vendimi për inicimin e hetimit 1. Formulari i kërkesës për zbatimin e masës mbrojtëse duhet të përfshijë informatat si në vijim: 1.1. emrin dhe mbiemrin e aplikuesit ose përfaqësuesit të autorizuar të tij; 1.2. veprimtaria kryesore e biznesit; 1.3. lista e të gjithë prodhuesve të njohur për parashtruesin e kërkesës që veprojnë në territorin e Republikës së Kosovës të cilët prodhojnë produkte të ngjashme apo konkurruese; 1.4. vëllimi dhe vlera e prodhimit të përgjithshëm vendor të produktit të ngjashëm apo konkurrues dhe pjesa e tregut të produktit të parashtruesit të kërkesës dhe prodhuesve tjerë, krahasuar me prodhimin e përgjithshëm vendor; 1.5. sasia dhe vlerat e produkteve të importuara; 1.6. një përshkrim i natyrës, karakterit thelbësor, specifikimet, cilësisë, vlerës, vendit të origjinës dhe çdo informatë tjetër relevante që ka të bëjë me produktin e importuar, krahasuar me përshkrimin e produktit vendor të ngjashëm ose identik, përfshirë karakteristikat teknike dhe përdorimin; 1.7. informacioni në lidhje me pozicionet konkurruese, kapacitetin vendor, shfrytëzimit të kapacitetit vendor, produktivitetit, punësimit dhe pagave, rezervave, shitjes, ndryshimeve në çmim, humbjeve dhe trendëve në pjesët e tregut të produkteve të importuara dhe vendore; 1.8. informacioni në lidhje me ekzistencën e ndonjë dëmi serioz të drejtpërdrejtë ose kërcënimit për dëm serioz që i atribuohen sasive të importuara, para zbatimit për inicim të hetimit; 1.9. faktet që kanë të bëjnë me dëshminë e ndërlidhjes mes rritjes së importeve të produktit të caktuar dhe dëmit serioz të shkaktuar apo kërcënimit për dëm serioz ndaj prodhuesve vendor; 1.10. dëshminë se arsyeja kryesore e dëmit serioz apo kërcënimit për dëm serioz ndaj prodhuesve vendor të produkteve të ngjashme apo konkurruese është një rritje e paraqitur e importeve. 2. Në bazë të fakteve të mjaftueshme, Ministria pas konsultimit me Komisionin do të iniciojë hetimin me qëllim të përcaktimit të ekzistencës së dëmit serioz apo kërcënimit për dëm serioz të shkaktuar ndaj prodhuesit vendor të mallrave të njëjta në Kosovë, si edhe lidhjen shkakore midis dëmit serioz apo kërcënimit për dëm serioz dhe importit, në sasi të rritur dhe sipas kushteve të caktuara të produktit për të cilin është iniciuar hetimi. 3. Një hetim mund të iniciohet në rast të kompletimit të informacionit të përmendur në paragrafin 2. të këtij neni, nëse informacioni i dorëzuar në Ministri dhe informacioni që tashmë është në dispozicion të saj është i mjaftueshëm për të iniciuar një hetim dhe për të arritur në konstatime të duhura. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 6 LIGJI Nr. 06/L-040 PËR MASAT MBROJTËSE NË IMPORTE 4. Në mënyrë që të vërtetojë ekzistencën e fakteve të mjaftueshme për të iniciuar një hetim, Ministria në bashkëpunim me Komisionin duhet të shqyrtojnë saktësinë e fakteve të dorëzuara dhe atyre tashmë në dispozicion të tyre, si dhe mund të kërkojnë informacion shtesë nga parashtruesi i kërkesës brenda dhjetë (10) dite nga dita e pranimit të kërkesës me shkrim. 5. Pas pranimit të kërkesës me shkrim për informacione shtesë nga Ministria, parashtruesi i kërkesës duhet të dorëzojë në Ministri informatat e kërkuara. 6. Një kërkesë me shkrim mund të tërhiqet nga parashtruesi i kërkesës para inicimit të hetimit. Në raste të tilla do të konsiderohet se aplikacioni nuk është dorëzuar. 7. Kërkesa për fillimin e një hetimi, duhet të refuzohet nga Ministria, pas konsultimit të Komisionit, atëherë kur ka informacione ose të dhëna të pamjaftueshme për të justifikuar hapjen e një procedure. 8. Kur Ministria pas konsultimit me Komisionin vendosin për të mos iniciuar një hetim, një vendim me shkrim në lidhje me këtë duhet t’i dorëzohet parashtruesit të kërkesës brenda tridhjetë (30) ditëve nga dita e paraqitjes së kërkesës si dhe duhet të përfshijë arsyen për mos inicim. 9. Kushtet për paraqitjen e një shkrese nga ose në emër të industrisë vendore të Kosovës dhe përmbajtja e formularit të kërkesës, duhet të rregullohet me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Kur Ministria vendos të nisë një hetim, ajo duhet të njoftojë Komisionin dhe të gjitha palët e interesuara, dhe njoftimet publike duhet të përmbajnë informacion të caktuar.
Neni 9 Njoftimi për inicimin e hetimit 1. Kur Ministria vendos të fillojë një hetim duhet të njoftojë Komisionin dhe të gjitha palët e interesuara. 2. Shpallja publike dhe njoftimet tjera duhet të përmbajnë informatat në vijim: 2.1. njoftimi për inicimin e procedurave të hetimit për masa mbrojtëse publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës; 2.2. përshkrimin e produkteve vendore të njëjta apo konkurruese duke përfshirë karakteristikat teknike dhe përdorimin e tyre; 2.3. emrat dhe adresat e parashtruesit të kërkesës dhe prodhuesve të produkteve vendore të njëjta apo konkurruese të cilët janë të njohur për Ministrinë; 2.4. vendet e origjinës së produktit të hetuar; 2.5. përmbledhje të informacionit të pranuar në lidhje me çështjen, në të cilin bazohet njoftimi për rritje të sasisë së importeve, dëmit serioz apo kërcënimit për dëm serioz; 2.6. adresat apo mjetet për kontaktimin e përfaqësuesve të të gjitha palëve të interesuara; 2.7. datën e fillimit të hetimit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 7 LIGJI Nr. 06/L-040 PËR MASAT MBROJTËSE NË IMPORTE 2.8. kohën e kryerjes së hetimit, përfshirë: 2.8.1. afatin kohor kur palët e interesuara duhet ta informojnë ministrinë për mundësinë e tyre për pjesëmarrje në hetim; 2.8.2. afatin kohor deri kur palët e interesuara duhet të dorëzojnë faktet e tyre me shkrim në ministri; 2.8.3. afatin kohor deri kur munden palët pjesëmarrëse të interesuara të parashtrojnë kërkesë në ministri për konsultime; 2.8.4. hetimi duhet të fillojë në datën e njoftimit publik. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Interested parties may request to be heard and inspect investigation information, while the Ministry may hold hearings and must act on written requests and withdrawals under the stated conditions.
Neni 10 Hetimet 1. Të gjitha palët e interesuara do të dëgjohen nga ana e Ministrisë në rast se paraqesin një kërkesë me shkrim brenda afatit të përcaktuar në njoftimin publik, duke treguar interesimin e tyre për rezultatin përfundimtar të hetimeve dhe kanë arsye të veçanta për t’u dëgjuar. 2. Ministria mund të organizojë seanca individuale apo të përbashkëta dëgjimore. Informacionet gojore të paraqitura nga palët e interesuara do të merren parasysh nga Ministria me kusht që këto informata të paraqiten edhe në formë të shkruar. Palët e interesuara, të cilat janë informuar në kohën e përshkruar në shpalljen publike, munden, me anë të kërkesës me shkrim, të shqyrtojnë informacionin në dispozicion në lidhje me hetimin, duke marrë parasysh konfidencialitetin e informacionit. 3. Pas kërkesës me shkrim Ministria duhet të krijojë mundësi që palët e interesuara të takohen për të shprehur pikëpamjet dhe argumentet kundërshtuese. Nuk ka asnjë obligim për palët që të marrin pjesë në mbledhje të tilla dhe kjo në asnjë mënyrë nuk do të shkaktojë paragjykime për asnjërën palë sa i përket çështjes. 4. Kur informacioni nuk paraqitet brenda periudhës kohore të përcaktuar nga Ministria ose hetimi është penguar, Ministria do të vijë në përfundim duke u bazuar në faktet që ka në dispozicion në atë kohë. Në rastet kur Ministria vjen në përfundim se palët e interesuara kanë paraqitur informata jo të besueshme, ky informacion nuk do të merret parasysh. 5. Në rastet kur një kërkesë është tërhequr gjatë procesit të hetimit Ministria duhet të vlerësojë situatën dhe të vendosë për mbylljen e hetimit, me përjashtim të rasteve kur hetimi është në interes të Republikës së Kosovës. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The investigation must be completed within 180 days; in special cases, the Ministry may extend that period by up to 60 days and must publish an official notice explaining the extension.
Neni 11 Kohëzgjatja e hetimit 1. Hetimi bëhet brenda afatit prej njëqind e tetëdhjetë (180) ditësh. 2. Në raste të veçanta, Ministria mund ta zgjasë këtë afat më së shumti edhe për gjashtëdhjetë (60) ditë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 8 LIGJI Nr. 06/L-040 PËR MASAT MBROJTËSE NË IMPORTE 3. Në rast të zgjatjes së afatit të periudhës, Ministria duhet të publikojë një njoftim zyrtar, në të njëjtën mënyrë si të shpallja e hetimit, duke treguar arsyet dhe kohën e zgjatjes. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Ministry may send questionnaires and request extra information during an investigation, and it may carry out verification inspections.
Neni 12 Mbledhja e informatave 1. Gjatë një hetimi Ministria mund t’u dërgojë pyetësorë palëve të interesuara, të cilat ajo konsideron se mund të kenë informacion të vlefshëm në lidhje me hetimin, përfshirë këtu prodhuesit vendor, importuesit, eksportuesit, prodhuesit e huaj dhe qeveritë e vendeve eksportuese drejtpërdrejtë të interesuara për produktet të cilat janë nën hetim. 2. Ministria do t’u japë së paku tridhjetë (30) ditë eksportuesve, prodhuesve të huaj dhe vendeve të interesuara që pranojnë pyetësorin për të dhënë përgjigjet e tyre. Ky afat kohor do të fillojë nga data kur pyetësori i është dërguar pranuesit ose i është dorëzuar misionit diplomatik të vendit eksportues. 3. Vazhdimi i afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve mund t’i jepet palës për dorëzim të përgjigjeve dhe do të aprovojë vazhdimin e afatit nëse ka arsye të bazuar. 4. Gjatë hetimeve Ministria mund përmes pyetësorëve apo kërkesës me shkrim për sqarim apo për më shumë informacione, të kërkojë informata shtesë nga palët e interesuara. 5. Ministria mund të kryejë inspektime verifikimi, me qëllim të verifikimit të informacionit të dhënë nga palët e interesuara. Palët do të njoftohen për llojin e informacioneve që do të verifikohen gjatë inspektimeve për verifikim, edhe pse kjo nuk duhet ta parandalojë atë nga bërja e kërkesave për detaje të mëtejshme për sqarimin e informacionit të marrë. 6. Ministria konstaton dhe rekomandon pas konsultimit me Komisionin dhe në bazë të informatave që i ka në dispozicion. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Ministry must hold consultations if participating interested parties request them, and those parties may present information and arguments.
Neni 13 Konsultimet me kërkesë të palëve të interesuara pjesëmarrëse 1. Ministria me kërkesë të palëve të interesuara pjesëmarrëse, do të organizojë konsultime ku të gjitha palët e interesuara pjesëmarrëse do të mund t’i paraqesin informatat dhe argumentet. Kërkesa me shkrim për konsultime duhet të dorëzohet jo më vonë se dyzet e pesë (45) ditë nga inicimi i një hetimi dhe/ose nga zbatimi i masave të përkohshme mbrojtëse. 2. Palët e interesuara pjesëmarrëse do t’i dorëzojnë Ministrisë listën e përfaqësuesve që do të marrin pjesë në konsultime së paku shtatë (7) ditë para datës së konsultimeve. 3. Konsultimet kryesohen nga një përfaqësues i autorizuar i Ministrisë, i cili do të sigurojë se konfidencialiteti i informatave që paraqesin sekret tregtar apo shtetëror (zyrtar) do të ruhet, si dhe t’i ofrojë mundësi të barabarta të gjitha palëve për të paraqitur pikëpamjet e tyre. Ministria bën protokollet e konsultimeve, të cilat menjëherë do të vendosen në dosjen publike, me përjashtim të informatave, në përputhje me Nenin 24 të këtij Ligji. 4. Në rast se ndonjë prej palëve të interesuara, refuzon qasjen, ose ndryshe nuk jep informacionin e kërkuar dhe të nevojshëm ose nuk respekton afatet kohore të përcaktuara në këtë ligj ose në mënyrë të konsiderueshme pengon hetimin, atëherë përfundimet dhe rezultatet mund të bëhen GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 9 LIGJI Nr. 06/L-040 PËR MASAT MBROJTËSE NË IMPORTE në bazë të fakteve të disponueshme. 5. Kur është gjetur se cilado palë e interesuar ka dhënë informacion të pasaktë ose çorientues, ai informacion nuk duhet të merret parasysh dhe rezultatet mund të bëhen në bazë të fakteve të disponueshme. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Palët e interesuara mund të paraqesin argumente të shkruara për hetimin brenda afateve të caktuara, varësisht nëse janë mbajtur konsultime ose është vendosur masë e përkohshme.
Neni 14 Argumentet e shkruara 1. Në rastet kur janë mbajtur konsultime, çdo palë e interesuar pjesëmarrëse mund të dorëzojë argumente të shkruara dhe vërejtje për çdo çështje që ka lidhje me hetimin, jo më vonë se dhjetë (10) ditë para datës së caktuar për konsultime. Brenda dhjetë (10) ditëve pas konsultimeve, palët pjesëmarrëse në konsultime mund të dorëzojnë argumente dhe vërejtje tjera me shkrim në përgjigje të informacionit dhe argumenteve të paraqitura gjatë konsultimeve. 2. Në rastet kur nuk janë mbajtur konsultime, çdo palë e interesuar pjesëmarrëse mund të dorëzojë në Ministri argumente të shkruara që kanë të bëjnë me hetimin, jo më vonë se dyzet e pesë (45) ditë pas inicimit të hetimit. Brenda dhjetë (10) ditëve pas përfundimit të afatit përfundimtar për paraqitjen e argumenteve të shkruara, palët pjesëmarrëse të interesuara mund të dorëzojnë argumente të shkruara shtesë në përgjigje të argumenteve të shkruara të dorëzuara nga palët tjera. 3. Pas vendosjes të masës së përkohshme palët pjesëmarrëse të interesuara mund të dorëzojnë te Ministria argumentet e tyre me shkrim që kanë të bëjnë me hetimin, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga data e zbatimit të masës së përkohshme mbrojtëse. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The Ministry, together with the Commission, must investigate and determine whether there is serious injury or a threat of serious injury from increased imports, and consider the relevant factors.
Neni 15 Konstatimi i dëmit serioz apo kërcënimit për dëm serioz 1. Ministria në bashkëpunim me Komisionin përmes një hetimi, do të konstatojnë dëmin serioz ose kërcënimin për dëm serioz, përfshirë gjithashtu edhe lidhjen shkakore midis dëmit serioz ose kërcënimit për dëm serioz dhe importit në sasi të rritura dhe nën kushte ekzistuese të produktit të hetuar. Konstatimi i Ministrisë dhe Komisionit duhet të bazohet në faktorët relevant për këtë çështje që kanë ndikim në situatën, veçanërisht: 1.1. sasia e produktit të hetuar dhe norma e rritjes së tij; 1.2. pjesa e tregut vendor e pushtuar nga rritja e importit të produktit të hetuar; 1.3. çmimet e produkteve të importuara; 1.4. ndikimi, i importeve, në sasi të rritura dhe në kushte të caktuara, të produktit të hetuar, duke marrë parasysh faktorët në vijim: 1.4.1. vëllimet e prodhimit vendas; 1.4.2. shfrytëzimin e kapacitetit të prodhimit; 1.4.3. stokun e produktit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 10 LIGJI Nr. 06/L-040 PËR MASAT MBROJTËSE NË IMPORTE 1.4.4. pjesën e tregut; 1.4.5. nivelin e shitjes; 1.4.6. punësimin dhe pagat; 1.4.7. çmimet e produktit në tregun vendor; 1.4.8. fitimet dhe humbjet; 1.4.9. kthimi i kapitalit të investuar; dhe 1.4.10. qarkullimin e parasë. 1.5. faktorët përveç trendëve në importe që shkaktojnë apo mund të shkaktojnë dëm tek industria vendore. 2. Kur faktorët përveç importeve të rritura i shkaktojnë njëkohësisht dëm industrisë vendore, dëmi i tillë nuk i mveshet importeve të rritura. 3. Në rast të kërcënimit për dëm serioz, Ministria përveç faktorëve të përmendur në paragrafin 1. të këtij neni, do të marrë parasysh edhe faktorët në vijim: 3.1. kapacitetet eksportuese të produktit të hetuar në vendet eksportuese ose në vendet e origjinës; 3.2. mundësitë e rritjes së importeve të produkteve të hetuara në territorin e Republikës së Kosovës; 3.3. faktorët tjerë. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Ministria must end the investigation if, after consulting the commission, it finds safeguard measures are not necessary.
Neni 16 Përfundimi i hetimit 1. Nëse me anë të hetimeve, Ministria pas konsultimit me komisionin konstaton se masat mbrojtëse nuk janë të nevojshme, Ministria merr vendim për përfundimin e hetimit. 2. Vendimi për përfundimin e hetimit në bazë të rekomandimit të komisionit duhet të përfshijë konstatimet e bëra si rezultat i hetimit dhe një përshkrim të shkurtër mbi bazën e konstatimeve. 3. Njoftimi për vendimin duhet të përfshijë të gjitha informacionet përkatëse mbi faktet dhe arsyet deri në marrjen e vendimit, duke pasur parasysh konfidencialitetin e informatave dhe veçanërisht: 3.1. emrat e eksportuesve të njohur dhe prodhuesve të produktit nën hetim; 3.2. përshkrimin e plotë të produktit nën hetim, që kërkohet për qëllime doganore, përfshirë klasifikimin tarifor të bazuar në TARIK; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 11 LIGJI Nr. 06/L-040 PËR MASAT MBROJTËSE NË IMPORTE 3.3. sasinë e rritur të importeve; 3.4. faktorëve që kanë ndikuar në përcaktimin e dëmit dhe shkakun e lidhur, duke përfshirë informacionet për këta faktorë, përveç rritjes së importeve që janë marrë parasysh; 3.5. çdo arsye tjetër që ka sjellë deri te vendimi përfundimtar; 3.6. arsyet e marrjes parasysh apo refuzimit të argumenteve, ose akuzave përkatëse të ngritura nga eksportuesit apo importuesit. 4. Njoftimi për përfundimin e hetimit duhet të publikohet në ueb-faqen e Ministrisë dhe në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Ministria, me Komisionin, duhet të bëjë konsultime direkte me vendet e interesuara për produktin e hetuar, dhe mund të marrë masa të nevojshme në pritje të zgjidhjes.
Neni 17 Konsultimet shtesë 1. Para zbatimit të një mase mbrojtëse dhe në rast të zbatimit të masës së përkohshme mbrojtëse, menjëherë pas hyrjes në fuqi të masës, në përgjigje të kërkesës zyrtare me shkrim, Ministria në bashkëpunim me Komisionin duhet të kryejë konsultime direkt me vendet e interesuara prej nga rrjedh produkti i hetuar. 2. Gjatë konsultimeve duhet të shqyrtohen çështjet në vijim: 2.1. trendët dhe kushtet e importit të produktit të hetuar, situata ekonomike dhe tregtare; 2.2. mundësitë për zbatimin e masave të pranueshme reciprocikisht me qëllim të përmirësimit të gjendjes ekzistuese; 2.3. masat që do të zbatohen dhe efektet e mundshme të tyre. 3. Në pritje të një zgjidhje Ministria pas konsultimit me komisionin mund të merr masa të cilat i sheh të nevojshme. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: This article lets the Ministry impose temporary safeguard measures on imports when there is substantial evidence of serious injury or threat of serious injury.
Neni 18 Masat të përkohshme mbrojtëse 1. Masat mbrojtëse të përkohshme përcaktohen me vendim të Ministrisë përkatëse së Republikës së Kosovës nëse rekomandohen nga komisioni në bazë të një përcaktimi paraprak se ka provë të konsiderueshme se rritja e importeve të produktit të hetuar ka shkaktuar ose kërcënuar të shkaktojë dëm serioz. 2. Masat mbrojtëse të përkohshme zbatohen kur: 2.1. në rrethana vendimtare, ku vonesa do të shkaktoj dëm i cili vështirë do të riparohet, duke ndërmarrë veprime të nevojshme të menjëhershme; dhe 2.2. ku një përcaktim paraprak ofron dëshmi të qartë se, në bazë të të dhënave të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 12 LIGJI Nr. 06/L-040 PËR MASAT MBROJTËSE NË IMPORTE qarta paraprake, vërtetohet se importet e rritura kanë shkaktuar apo kërcënojnë të shkaktojnë dëmtim serioz. 3. Masat mbrojtëse të përkohshme marrin formën e një rritjeje tarifore. Në rast shfuqizimi të masës mbrojtëse të përkohshme, për arsye të mos-vërtetimit, gjatë hetimit të dëmit apo kërcënimit për dëm, të shkaktuar industrisë vendore nga importet e rritura, kjo rritje tarifore e mbledhur i rikthehet menjëherë paguesit. 4. Afati i një mase mbrojtëse të përkohshme nuk duhet t’i kalojë dyqind (200) ditë. Kohëzgjatja e një mase mbrojtëse të përkohshme llogaritet si pjesë e periudhës totale të zbatimit të masave mbrojtëse. 5. Produkti i cili është objekt i një mase mbrojtëse të përkohshme mund të importohet në territorin e Republikës së Kosovës për qarkullim të lirë pas pagimit të detyrimeve për masat mbrojtëse të përkohshme të vendosura me vendim të Ministrit, apo pas dhënies së garancionit apo garantimit tjetër ekuivalent të pagesës. 6. Ministria duhet të vazhdojë hetimin gjatë zbatimit të masës së përkohshme mbrojtëse në mënyrë që të përcaktojë nevojën për zbatimin e mëtejshëm të masës mbrojtëse. 7. Në qoftë se pas hetimeve të mëtejshme, Ministria arrin në përfundim që rritja e importeve të produktit të hetuar në territorin e Republikës së Kosovës nuk shkakton ose nuk kërcënon të shkaktojë dëm serioz prodhuesit vendor, shumat e paguara si detyrime të përkohshme mbrojtëse gjatë kohës së zbatimit të masës së përkohshme mbrojtëse do t’u kthehen paguesve brenda tridhjetë (30) ditëve pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. 8. Në qoftë se, pas hetimeve të mëtejshme, Ministria arrin në përfundim që rritja e importeve të produktit të hetuar në territorin e Republikës së Kosovës shkakton ose kërcënon të shkaktojë dëm serioz prodhuesit vendor, shumat e paguara si detyrime të përkohshme mbrojtëse gjatë kohës së zbatimit të masës së përkohshme mbrojtëse shndërrohen menjëherë në statusin e detyrimeve mbrojtëse. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Ministria must publish a public notice in the Official Gazette when the legal conditions for a final safeguard measure on imports are met.
Neni 19 Masat mbrojtëse përfundimtare 1. Nëse Ministria pas një hetimi të kryer sipas dispozitave të këtij ligji, konstaton se produkti i hetuar është duke u importuar në territorin e Republikës së Kosovës në sasi të rritur dhe në kushte të tilla që shkakton ose kërcënon t’i shkaktojë dëm serioz prodhuesit, Ministria publikon njoftim publik në Gazetën Zyrtare për zbatimin e masës mbrojtëse përfundimtare. Masa mbrojtëse shqiptohet nëse në bazë të provave objektive tregohet ekzistenca e lidhjes rastësore ndërmjet importeve të rritura të produktit përkatës dhe dëmtimit serioz apo kërcënimit të tij. 2. Kur vendoset marrja e një mase mbrojtëse përfundimtare, merren parasysh: 2.1. kostot ekonomike dhe sociale, afatshkurtra dhe afatmesme si pasojë e zbatimit të masës; 2.2. kostoja e mos-zbatimit të masës mbrojtëse; 2.3. ndikimi i masës mbrojtëse në konsumatorë dhe në konkurrencën në tregun vendor. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 13 LIGJI Nr. 06/L-040 PËR MASAT MBROJTËSE NË IMPORTE 3. Masa mbrojtëse përfundimtare zbatohet për kohën e nevojshme për të parandaluar ose rregulluar dëmin e shkaktuar industrisë vendore dhe për t’i lehtësuar asaj përshtatjen me tregun. Masat mbrojtëse marrin formën e: 3.1. vlerës doganore shtesë; 3.2. kufizimeve sasiore të importeve: 3.2.1. në rastet e vendosjes së një kufizimi sasior mbi importet, si një masë mbrojtëse, merren parasysh, veçanërisht: 3.2.1.1. shkëmbimet tregtare; 3.2.1.2. vëllimi i produkteve të eksportuara në Republikën e Kosovës, sipas kontratave të përfunduara para hyrjes në fuqi të masës mbrojtëse; 3.2.1.3. ndikimi i anës negative të vendosjes së një kufizimi sasior mbi importet. 4. Kufizimet sasiore, të parashikuara në nën-paragrafin 3.2. të paragrafit 3., nuk mund të jenë më të ulëta se niveli mesatar i importeve në tri (3) vitet e fundit, për të cilat ka statistika, për sa kohë që nuk është i nevojshëm një nivel tjetër, për të parandaluar apo rregulluar dëmin serioz, që i është shkaktuar industrisë vendore. 5. Për zbatimin e një mase mbrojtëse duhet të përcaktohen: 5.1. produkti i cili është objekt i masës dhe kodi i tij tarifor; 5.2. periudha fillestare për zbatimin e masës mbrojtëse; 5.3. skema për një liberalizim progresiv të masës; 5.4. kushtet për zbatimin e masës mbrojtëse; dhe 5.5. baza për zbatimin e masës mbrojtëse. 6. Lejimi i produkteve për qarkullim të lirë në territorin e Republikës së Kosovës mund të lejohet vetëm pas pagesës së detyrimeve mbrojtëse. 7. Shqiptimi i masave mbrojtëse nuk do të parandalojë lejimin e produkteve, në territorin e Republikës së Kosovës, të cilat janë eksportuar apo do të eksportohen në Republikën e Kosovës sipas kushteve dhe afateve të një kontrate e cila formalisht është bërë para datës së shqiptimit të detyrimeve mbrojtëse. 8. Kur shuma e masës mbrojtëse përfundimtare është më e vogël se shuma e masës mbrojtëse të përkohshme, diferenca kthehet, ndërsa kur shuma e masës mbrojtëse përfundimtare është më e madhe se shuma e masës mbrojtëse të përkohshme, diferenca mblidhet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 14 LIGJI Nr. 06/L-040 PËR MASAT MBROJTËSE NË IMPORTE 9. Nëse Ministria në bashkëpunim me komisionin vendos se nuk është i nevojshëm zbatimi i masave mbrojtëse përfundimtare, masa mbrojtëse e përkohshme shfuqizohet dhe shuma e mbledhur më parë, si rezultat i masave mbrojtëse të përkohshme, kthehet në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi për kthimin e taksave doganore. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Protective measures have time limits, can be extended only under set conditions, and must be liberalized and reviewed over time.
Neni 20 Kohëzgjatja e masave mbrojtëse 1. Kohëzgjatja e një mase mbrojtëse fillestare nuk duhet t’i kalojë katër (4) vite përfshirë kohëzgjatjen e masës mbrojtëse të përkohshme sipas nenit 18 paragrafi 4. të këtij ligji nëse nuk ka pasë efekt të parandalimit te dëmit ose kërcënimit për dëm. 2. Periudha e përmendur mund të zgjatet nëse Ministria përcakton me anë të hetimeve të mëvonshme të kryera sipas dispozitave të këtij ligji, se zbatimi i masës mbrojtëse vazhdon të jetë i nevojshëm për të parandaluar ose korrigjuar dëmin serioz dhe nëse ka dëshmi se gjendja sa i përket prodhimtarisë së prodhuesit ose kushtet ekonomike janë duke u përmirësuar si pasojë e zbatimit të masës mbrojtëse. 3. Hetimi në lidhje me zgjatjen e periudhës së masës mbrojtëse do të iniciohet së paku nëntëdhjetë (90) ditë para fundit të periudhës të zbatimit të masës fillestare mbrojtëse që është duke u zbatuar. 4. Kohëzgjatja e përgjithshme e një mase mbrojtëse përfshirë edhe kohëzgjatjen e masës së përkohshme dhe kohëzgjatjet e masave fillestare dhe zgjatjet e tyre nuk duhet t’i tejkalojë tetë (8) vite. 5. Zgjatja e periudhës së masës mbrojtëse duhet të mbulojë produktet e njëjta në të cilat është zbatuar masa mbrojtëse fillestare. Kushtet e masave mbrojtëse të zgjatura nuk duhet të jenë më kufizuese se ato në fund të periudhës së zbatimit të masës mbrojtëse fillestare. 6. Kur kohëzgjatja e zbatimit të një mase kalon një (1) vit, masa liberalizohet progresivisht, me intervale të vazhdueshme, gjatë periudhës së zbatimit, ndërsa kur kalon tri (3) vjet, atëherë do të rishikohet situata jo më vonë se gjysma e kohëzgjatjes së zbatimit të masës, në mënyrë që të përcaktohet nëse është ende i nevojshëm zbatimi i saj apo rritja e ritmit të liberalizimit. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: If safeguard measures have lasted more than 3 years, the Ministry must review them and publish the results; the Minister decides whether they continue or are withdrawn.
Neni 21 Rishikimi i masave mbrojtëse 1. Kur kohëzgjatja e zbatimit të masave mbrojtëse kalon tri (3) vite, Ministria në bashkëpunim me Komisionin duhet jo më vonë se në mes të kësaj periudhe, të kryejë një rishikim të gjendjes aktuale, veçanërisht sa i përket efekteve të masës mbrojtëse të prodhuesit. Ministria duhet përmes rishikimit, të përcaktojë nevojën për vazhdimin apo pushimin e zbatimit të masës mbrojtëse, apo modifikimit të kushteve të zbatimit të saj. 2. Ministri e merr vendimin për vazhdim apo tërheqje të masës mbrojtëse. 3. Ministria duhet të publikojë një njoftim publik në Gazetën Zyrtare për rezultatet e rishikimit dhe për konstatimet dhe vendimet e dala nga kjo. 4. Hetimet rreth shqyrtimit duhet të kryhen sipas procedurës hetimore të vendosur në këtë ligj. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 15 LIGJI Nr. 06/L-040 PËR MASAT MBROJTËSE NË IMPORTE - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: A protective measure on imports of a specific product may be applied again only after the time limits and repetition limits in this article are met.
Neni 22 Zbatimi i serishëm i një mase mbrojtëse 1. Masa mbrojtëse mund të zbatohet sërish në importin e një produkti të caktuar, vetëm pas dy (2) vjetëve nga skadimi i masës mbrojtëse të zbatuar. 2. Sipas dispozitës së paragrafit 1. të këtij neni kur kohëzgjatja e masës mbrojtëse të zbatuar nuk i tejkalon njëqind e tetëdhjetë (180) ditë, një masë mbrojtëse me kohëzgjatje prej apo më pak se njëqind e tetëdhjetë (180) ditë mund të zbatohet sërish ndaj importit të një produkti të caktuar, nëse: 2.1. ka kaluar së paku një (1) vit që nga data e paraqitjes së një mase mbrojtëse për importin e këtij produkti, dhe 2.2. masat mbrojtëse nuk janë zbatuar ndaj produktit të njëjtë më shumë se dy (2) herë në periudhën pesë (5)vjeçare duke procesuar menjëherë datën e zbatimit të serishëm të masës. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The Ministry must open a public file for each investigation and make specified materials available to the public, except confidential data.
Neni 23 Dosja publike dhe e drejta për informim 1. Ministria do të hapë për secilin hetim nga një dosje publike ku do të vendosen të gjitha konstatimet, vendimet, njoftimet, protokollet dhe konsultimet, argumentet e shkruara të dorëzuara në Ministri, që kanë të bëjnë me çështjen dhe çdo dokument tjetër të cilin Ministria e konsideron të përshtatshëm për njoftim publik. 2. Duke marrë parasysh kërkesën për informata konfidenciale për masat mbrojtëse, dosja duhet të përfshijë: 2.1. të gjitha raportet publike që kanë të bëjnë me hetim apo rishikim; 2.2. të gjitha materialet, përfshirë pyetësorët, përgjigjet dhe njoftimet me shkrim të paraqitura në Ministri; 2.3. të gjitha informacionet tjera të hartuara apo të marra nga Ministria, përfshirë raportet e verifikimeve të kryera, dhe 2.4. dokumentet tjera të cilat konsiderohen të jenë konfidenciale për publikim. 3. Materialet e dosjes publike përpos në të dhënat konfidenciale duhet të jenë në dispozicion të publikut të përgjithshëm, për t’u njohur me to dhe për kopjim. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Confidential information must be treated as confidential by the Ministry, and it may not be made public without the depositing party’s permission.
Neni 24 Ruajtja e konfidencialitetit 1. Çdo informacion i cili është i natyrës konfidenciale ose është ofruar në mënyrë konfidenciale, në rast se tregohet shkaku duhet të trajtohet si i tillë nga Ministria. 2. Informacioni i tillë nuk do të bëhet publik pa lejen e palës dorëzuese. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 16 LIGJI Nr. 06/L-040 PËR MASAT MBROJTËSE NË IMPORTE 3. Të dhënat trajtohen konfidenciale kur: 3.1. bërja publike e tyre ka efekte të pafavorshme për personin që i jep, ose për personin nga i cili janë marrë këto të dhëna; 3.2. palët kanë argumentuar se i kanë siguruar në bazë konfidencialiteti. 4. Palët e interesuara, që kanë siguruar të dhënat konfidenciale, duhet të japin një përmbledhje me hollësi për këto të dhëna, pa cenuar konfidencialitetin, të mjaftueshme për të kuptuar thelbin e informacionit të dhënë si konfidencial. Për raste të veçanta, palët mund të shpjegojnë se për të tilla informacione nuk mund të paraqitet përmbledhje, duke dhënë edhe arsyet me shkrim. 5. Të dhënat nuk trajtohen konfidenciale kur: 5.1. një kërkesë për konfidencialitet nuk është e justifikuar; 5.2. edhe pse dhënësi nuk autorizon zbulimin e të dhënave, në çfarëdolloj forme, ato verifikohen nga burime të tjera të besueshme. 6. Dispozitat e mësipërme nuk pengojnë Ministrinë dhe Komisionin të përdorin të dhënat e përmendura në paragrafët e mësipërm të këtij neni si referencë nëse ju nevojiten për informata të përgjithshme, duke marrë parasysh interesin e ligjshëm të personave përkatës fizik dhe juridik që sekretet e tyre afariste nuk duhet të zbulohen. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: This article says the law does not stop certain import restrictions, foreign-exchange actions, international obligations, and other import laws from applying.
Neni 25 Dispozitat përjashtuese 1. Ky ligj nuk pengon zbatimin e: 1.1. ndalimeve, kufizimeve apo kontrolleve sasiore për importet, në mbështetje të legjislacionit në fuqi në mbrojtje të rregullit dhe të sigurisë publike, në mbrojtje të shëndetit dhe të jetës së njerëzve, kafshëve dhe bimëve, në mbrojtje të pasurisë kombëtare, me vlera artistike, historike dhe arkeologjike, ose në mbrojtje të pronësisë, industriale dhe tregtare; 1.2. veprimeve për këmbimin e monedhës së huaj; 1.3. detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare; 1.4. akteve ligjore dhe nënligjore për importet, si dhe të ligjeve të tjera për importet, kur nuk bien ndesh me këtë ligj. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: A person interested in an investigation procedure, or whose request/review was refused by the Ministry and Commission, may appeal to the Competent Court.
Neni 26 Procedura e shqyrtimit gjyqësor Çdo palë e interesuar që ka marrë pjesë në një procedurë hetimi, apo të cilit iu ka refuzuar kërkesa apo rishikimi i kryer nga Ministria dhe Komisioni ka të drejtë të paraqesë ankesë në Gjykatën Kompetente me të cilën kërkon nga gjykata rishikimin e një veprimi ose vendimi të Ministrit. Ankesa duhet të dorëzohet brenda dyzet e pesë (45) ditësh kalendarike pas pranimit GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 17 LIGJI Nr. 06/L-040 PËR MASAT MBROJTËSE NË IMPORTE të njoftimit nga pala e interesuar për veprimin ose vendimin përkatës. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The Ministry may issue sublegal acts to implement this law, within 1 year from the law’s entry into force.
Neni 27 Dispozita kalimtare Për zbatimin e këtij ligji, Ministria mund të nxjerr akte nënligjore në afat prej një (1) viti nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: This article says the law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 28 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 06/L-040 12 korrik 2018 Shpallur me dekretin Nr. DL-026-2018, datë 27.07.2018 nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 06/L-040 PËR MASAT MBROJTËSE NË IMPORTE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in