LIGJI NR. 06/L-041 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT
This is the preamble of Law No. 06/L-041 on technical requirements for products and conformity assessment.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 06/L-041
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble of Law No. 06/L-041 on technical requirements for products and conformity assessment. This article says the law sets rules for technical requirements for products, conformity assessment, conformity documents and marks, notification of technical rules and assessment procedures, and inspection oversight for non-food product compliance and safety. This article says the law applies to all products, except products covered by special laws and related technical regulations, and it can still apply in some listed areas. This article defines key terms used in the law on technical requirements for products and conformity assessment. Products may be placed on the market or put into service only if they meet the required technical and other requirements, and are properly maintained and used for their intended purpose.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 06/L-041 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT
Showing 65 of 65
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble of Law No. 06/L-041 on technical requirements for products and conformity assessment.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 1 LIGJI Nr. 06/L -041 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT LIGJI Nr. 06/L -041 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law sets rules for technical requirements for products, conformity assessment, conformity documents and marks, notification of technical rules and assessment procedures, and inspection oversight for non-food product compliance and safety.
Neni 1 Qëllimi 1. Me këtë ligj rregullohet mënyra e përcaktimit të kërkesave teknike për produkte dhe miratimi i rregulloreve teknike, vlerësimi i konformitetit të produkteve me kërkesat e përcaktuara teknike (në tekstin e mëtejmë: vlerësimi i konformitetit), detyrimet e operatorëve ekonomik të produkteve dhe pronarëve të produkteve në përdorim, vlefshmëria e dokumenteve të huaja të konformitetit dhe shenjave të konformitetit, notifikimi i rregulloreve teknike dhe procedurave të vlerësimit të konformitetit, si dhe mbikëqyrja inspektuese në zbatimin e të gjitha ligjeve dhe rregulloreve teknike që kanë të bëjnë me përputhshmërinë dhe sigurinë e produkteve jo-ushqimore. 2. Ky ligj është bazuar në dispozitat përkatëse referuese të Vendimit nr. 768/2008/EC të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të datës 9 korrik 2008 për një kornizë të përbashkët për marketingun e produkteve, që shfuqizon Vendimin e Këshillit nr. 93/465/EEC, dhe që është në përputhje të plotë me Rregulloren (EC) Nr. 765/2008 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të datës 9 korrik 2008 për përcaktimin e kërkesave për akreditimin dhe mbikëqyrjen e tregut në lidhje me tregtimin e produkteve, e cila shfuqizon Rregulloren (EEC) nr. 339/93, për aq sa ka të bëjë me kornizën për mbikëqyrjen e tregut dhe kontrollin e produkteve që futen në treg. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law applies to all products, except products covered by special laws and related technical regulations, and it can still apply in some listed areas.
Neni 2 Fusha e zbatimit 1. Ky ligj zbatohet për të gjitha produktet, me përjashtim të produkteve të cilat janë të rregulluara me ligje të veçanta dhe rregullore teknike të miratuara në bazë të ligjeve të tilla. 2. Nëse ligjet e veçanta dhe rregulloret teknike të referuara në paragrafin 1 të këtij neni nuk rregullojnë procedurat për emërimin e trupave për vlerësimin e konformitetit, vlefshmërinë e dokumenteve të huaja të konformitetit dhe shenjave të konformitetit, atëherë zbatohen dispozitat e këtij ligji. 3. Dispozitat e këtij ligji të cilat rregullojnë notifikimin e trupave të emëruar për vlerësimin e konformitetit, mbajtjen e regjistrave dhe notifikimin e rregulloreve teknike gjithashtu zbatohen GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 2 LIGJI Nr. 06/L -041 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT edhe për produktet të cilat janë të rregulluara me ligjet e veçanta dhe rregulloret e miratuara në bazë të ligjeve të veçanta. 4. Zbatimi i këtij ligji nuk e ndalon inspektoratin kompetent të ndërmarrë masa më specifike, siç përcaktohet në ligjin përkatës për sigurinë e përgjithshme të produkteve. Dispozitat nga neni 53 deri 55 të këtij ligji zbatohen për aq kohë sa nuk ka dispozita të veçanta me të njëjtin objektiv në ligjet e veçanta për përputhshmërinë dhe sigurinë e produkteve. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on technical requirements for products and conformity assessment.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Produkt - një substancë, përbërje apo mallrat e prodhuara nëpërmjet një procesi prodhues me përjashtim të ushqimit për njerëz, ushqimit për kafshë, bimëve dhe kafshëve, produkteve me origjinë njerëzore, produkteve bimore dhe shtazore që janë drejtpërdrejt të lidhura me riprodhimin e tyre të ardhshëm; 1.2. Vënia në dispozicion në treg - çdo porosi e një produkti për distribuim, konsum ose përdorim në tregun e Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: tregu) në kuadër të veprimtarisë tregtare, me apo pa pagesë; 1.3. Vendosja në treg - vendosja e parë e produktit në dispozicion për tregun e Republikës së Kosovës; 1.4. Prodhues - çdo person fizik ose juridik i cili e prodhon produktin ose i cili e ka formësuar ose prodhuar produktin dhe e vendos në treg nën emrin e tij me ose markën tregtare; 1.5. Përfaqësues i autorizuar - çdo person fizik ose juridik i regjistruar në Republikën e Kosovës, i cili është i autorizuar me shkrim nga një prodhues për të vepruar në emër të tij në lidhje me detyrat e përcaktuara sa i përket detyrimeve të këtij të fundit sipas legjislacionit përkatës; 1.6. Importues - çdo person fizik ose juridik i regjistruar në Republikën e Kosovës, i cili vendos në treg një produkt nga një vend tjetër; 1.7. Distributori - çdo person fizik ose juridik në zinxhirin e furnizimit, më përjashtim të prodhuesit ose importuesit, i cili e vendos një produkt në dispozicion të tregut; 1.8. Operator ekonomik - prodhuesi, përfaqësuesi i autorizuar, importuesi dhe distributori; 1.9. Standardi i harmonizuar Evropian - standardi evropian i miratuar në bazë të kërkesës së bërë nga Komisioni Evropian për zbatimin e legjislacionit të harmonizuar të BE-së; 1.10. Standard i harmonizuar i Kosovës - standardi i Kosovës që miraton një standard të harmonizuar evropian në përputhje me ligjin dhe rregullat e standardizimit, i cili siguron prezumimin e konformitetit për rregulloret përkatëse; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 3 LIGJI Nr. 06/L -041 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT 1.11. Specifikim teknik - një dokument që përcakton kërkesat teknike të cilat duhet të plotësohen nga një produkt, proces apo shërbim; 1.12. Vlerësim i konformitetit - një proces që demonstron se janë përmbushur kërkesat e specifikuara në lidhje me një produkt, proces, shërbim, sistem, person ose trup; 1.13. Trupi për vlerësimin e konformitetit - trupi që kryen aktivitete të vlerësimit të konformitetit, duke përfshirë kalibrimin, testimin, certifikimin dhe inspektimin; 1.14. Trup i emëruar për vlerësim të konformitetit - trupi i cili emërohet me vendim nga ministri i ministrisë përgjegjëse sipas legjislacionit specifik për t’i kryer procedurat për vlerësimin e konformitetit sipas legjislacionit në fuqi, kur kërkohet si palë (e tretë) e pavarur; 1.15. Akreditim - vërtetimi nga trupi kombëtar i akreditimit që një trup për vlerësim të konformitetit i plotëson kërkesat e përcaktuara me standardet e harmonizuara dhe kur aplikohet, çdo kërkesë shtesë duke përfshirë edhe ato të përcaktuara në skemat përkatëse sektoriale për të kryer një aktivitet të veçantë të vlerësimin e konformitetit; 1.16. Shenja e konformitetit - shenja përmes së cilës prodhuesi tregon që produkti është në konformitet me kërkesat e zbatueshme të përcaktuara në legjislacionin që parasheh vendosjen e saj; 1.17. Mbikëqyrja inspektuese - aktivitetet e kryera dhe masat e marra nga inspektorati kompetent për të siguruar që produktet janë në përputhje me kërkesat e përcaktuara në legjislacionin përkatës dhe se nuk rrezikojnë shëndetin, sigurinë ose ndonjë aspekt tjetër të mbrojtjes së interesit publik; 1.18. Vlerësimi i përputhshmërisë - vlerësimi i cili kryhet nga inspektorati kompetent nëse një produkt i vënë në dispozicion në treg i përmbush të gjitha kërkesat ligjore në fuqi; 1.19. Inspektorat kompetent - organi shtetëror i Republikës së Kosovës, përgjegjës për kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese në territorin e saj për një produkt të caktuar ose grup të produkteve në bazë të rregullave për organizimin dhe fushëveprimin e punës së autoriteteve shtetërore; 1.20. Kthimi - çdo masë e ndërmarrë për kthimin e një produkti që tashmë është në dispozicion për përdoruesin e fundit; 1.21. Tërheqja - çdo masë e ndërmarrë për tërheqjen e një produkti në zinxhirin e furnizimit nga vënia në dispozicion në treg; 1.22. Lëshimi në qarkullim të lirë - procedura për lëshimin e produkteve për qarkullim të lirë në përputhje me rregullat që rregullojnë punën e Doganave të Kosovës; 1.23. NANDO - baza e të dhënave “Sistemi i informimit të trupave të notifikuara dhe të emëruara sipas Qasjes së Re” (New Approach Notified and Designated Organisations Information System); GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 4 LIGJI Nr. 06/L -041 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT 1.24. RAPEX - Sistemi i alarmimit të shpejtë për produktet e rrezikshme jo-ushqimore. KAPITULLI II KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Products may be placed on the market or put into service only if they meet the required technical and other requirements, and are properly maintained and used for their intended purpose.
Neni 4 Kërkesat e përgjithshme Produktet mund të vendosen në treg dhe të vihen në shërbim vetëm nëse janë në përputhje me kërkesat e përcaktuara teknike dhe kërkesat e tjera të përcaktuara me këtë ligj dhe rregulloret teknike të miratuara në bazë të këtij, kur vendosen, mirëmbahen dhe përdoren siç duhet sipas qëllimit të tyre të destinuar. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The competent inspector must take suitable measures to stop or limit market placement, withdrawal, or recall of products when a product may threaten public interests, even if it meets technical requirements.
Neni 5 Klauzola mbrojtëse 1. Pa paragjykuar nenin 4 të këtij ligji, inspektori kompetent ndërmerr masat adekuate për ndalimin ose kufizimin e vënies në dispozicion të tregut, tërheqjen apo kthimin e produkteve, nëse vërtetohet se një produkt edhe pse është në përputhje me të gjitha kërkesat teknike dhe kërkesat e tjera të përcaktuara me këtë ligj dhe rregulloret teknike të miratuara në bazë të këtij ligji, megjithatë mund të kërcënojnë interesat publike nga neni 6 paragrafi 2 i këtij ligji. 2. Ministri përkatës, me rekomandim të Agjencisë Kosovare të Standardizimit, me vendim largon standardin e harmonizuar të Kosovës nga lista e standardeve të referuara në nenin 8 paragrafi 2 të këtij ligji, nëse vërtetohet se mungesa e sigurisë së produktit të referuar në paragrafin 1 të këtij neni është rezultat i zgjidhjeve të papërshtatshme teknike të standardit të tillë. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This provision defines “technical regulation” as a subordinate legal act for products or product groups that sets certain technical, safety, marking, packaging, inspection, or conformity-assessment requirements.
Neni 6 Rregulloret teknike 1. Rregullore teknike nënkupton cilindo akt nënligjor i cili për produkte apo grupe të e produkteve (në tekstin e mëtejmë të referuar si: produkti), përcakton të paktën një nga elementet e mëposhtme: 1.1. kërkesat teknike që duhet të përmbushen nga një produkt i cili është duke u vënë në dispozicion në treg; 1.2. procedurat e vlerësimit të konformitetit të cilat duhet të kryhen para se produkti të vendoset në treg; 1.3. dokumentet, udhëzimet dhe informacionet e sigurisë që e shoqërojnë produktin kur vihet në dispozicion në treg apo vihet në përdorim; 1.4. parimet e konformitetit, parimet e shënjimit dhe mënyrën e shënjimit të produktit; 1.5. kërkesat në lidhje me paketimin dhe etiketimin e produktit; 1.6. kërkesat e sigurisë dhe kërkesat e tjera teknike për produktin gjatë ciklit të tij jetësor GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 5 LIGJI Nr. 06/L -041 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT që përfshin përdorimin e produktit (në tekstin e mëtejmë: cikli jetësor); 1.7. inspektimin e rregullt dhe të jashtëzakonshëm të produktit, të cilat duhet të kryhen gjatë gjithë ciklit të tij jetësor; 1.8. kërkesat që duhet të përmbushen nga trupat për vlerësimin e konformitetit, në mënyrë që të emërohen nga ministria përgjegjëse. 1.9. kërkesat që duhet të plotësohen, në mënyrë që të emërohen nga ministria kompetente, nga organet që kryejnë inspektimin e rregullt dhe të jashtëzakonshëm të produktit gjatë gjithë ciklit të tij të jetës. 2. Rregulloret teknike me kërkesat teknike dhe elemente të tjera të përfshira në to, do të miratohen vetëm me qëllim të mbrojtjes së interesave publike, siç janë: 2.1. shëndeti dhe siguria në përgjithësi; 2.2. shëndeti dhe siguria në vendin e punës; 2.3. mbrojtja e jetës dhe shëndetit të personave, kafshëve shtëpiake dhe bimëve; 2.4. mbrojtja e mjedisit; 2.5. mbrojtja e konsumatorëve dhe përdoruesve tjerë; 2.6. morali dhe siguria publike. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Technical regulations must be limited to setting essential requirements for protecting the public interests mentioned in Article 6(2), and those requirements must be framed in terms of the results to be achieved.
Neni 7 Niveli i mbrojtjes së interesave publike 1. Lidhur me mbrojtjen e interesave publike të përcaktuara në nenin 6 paragrafi 2 i këtij ligji, rregulloret teknike kufizohen në përcaktimin e kërkesave themelore që përcaktojnë nivelin e mbrojtjes së tillë si dhe këto rregullore përcaktojnë këto kërkesa sa i përket rezultateve që duhen arritur. 2. Nëse përcaktimi i kërkesave themelore nuk është i mundur apo i përshtatshëm, në funksion të objektivit për të siguruar mbrojtjen adekuate të interesave publike, specifikime të detajuara mund të përcaktohen në rregulloret përkatëse teknike. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: This article says technical regulations must give a clear reference to standards for essential requirements, and sets when products are presumed to comply with technical requirements.
Neni 8 Prezumimi i konformitetit me kërkesat themelore 1. Nëse një rregullore teknike përcakton kërkesat themelore siç është përshkruar në nenin 6, paragrafi 1 të këtij ligji, ajo do të ofrojë referencë të qartë për standardet, të cilat i shprehin këto kërkesa në aspektin teknik dhe të cilat vetëm ose së bashku me standardet e tjera, përcaktojnë prezumimin e konformitetit me këto kërkesa. 2. Produktet të cilat janë në konformitet me standardet e harmonizuara të Kosovës, referencat GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 6 LIGJI Nr. 06/L -041 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT e të cilave janë botuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, dhe të cilat zbatojnë standardet e harmonizuara evropiane ose pjesë të tyre, referencat e të cilave janë botuar në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian, do të prezumohen të jenë në përputhje me kërkesat e përcaktuara teknike të përcaktuara nga këto standarde ose pjesë të tyre. 3. Përjashtimisht, nëse nuk ka standarde të harmonizuara të Kosovës nga paragrafi 2 i këtij neni, produktet të cilat janë në konformitet me standardet e harmonizuara evropiane ose pjesët e tyre, referencat e të cilave janë botuar në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian, prezumohet të jenë në konformitet me kërkesat e përcaktuara teknike të mbuluara nga këto standarde ose pjesë të tyre. 4. Ministri i ministrisë përkatëse me rekomandim të Agjencisë Kosovare të Standardizimit, merr vendim për publikimin e Listës me standarde të harmonizuara në Gazetën Zyrtare. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Competent ministries prepare and approve technical regulations, and must consider international principles and obligations when doing so.
Neni 9 Kompetenca për miratimin e rregulloreve teknike 1. Rregulloret teknike përgatiten dhe miratohen nga ministritë përgjegjëse, në kuadër të fushëveprimit të tyre dhe të kompetencave për rregullimin e kërkesave për produkte të ndryshme, siç përcaktohet me ligj, në tekstin e mëtejmë: ministria kompetente. 2. Gjatë miratimit të një rregulloreje teknike, parimet ndërkombëtare dhe detyrimet e marra përsipër që dalin nga marrëveshjet ndërkombëtare do të merren parasysh me qëllim të parandalimit të barrierave të panevojshme në tregun ndërkombëtar. 3. Koordinimi i punës së të gjitha ministrive kompetente në lidhje me legjislacionin teknik do të kryhet përmes grupit punues ndërministror i cili është përgjegjës për zbatimin e detyrave që dalin nga lëvizja e lirë e mallrave në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkruara nga Republika e Kosovës. 4. Përmes grupit të punës nga paragrafi 3 i këtij neni, ministritë kompetente do të shkëmbejnë informacion për çështjet në vijim: 4.1. parimet dhe rregullat në lidhje me miratimin dhe zbatimin e rregulloreve teknike bazuar në rregullat e BE-së për harmonizim; 4.2. parimet dhe rregullat në lidhje me miratimin dhe zbatimin e rregulloreve teknike në fushat që nuk janë rregulluar me rregullat e BE-së për harmonizim; 4.3. mirëmbajtjen e regjistrit sipas nenit 29 i këtij ligji dhe shkëmbimin e informacionit përkatës dhe notifikimin e rregulloreve teknike në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 7 LIGJI Nr. 06/L -041 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT KAPITULLI III VLERËSIMI I KONFORMITETIT 1. Procedurat e vlerësimit të konformitetit dhe dokumentet e konformitetit/shënjimi - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Rregullorja teknike mund të caktojë që vlerësimi i konformitetit për një produkt të kryhet nga prodhuesi dhe/ose një trup i emëruar.
Neni 10 Procedurat e vlerësimit të konformitetit 1. Nëse një rregullore teknike përcakton që të kryhet vlerësimi i konformitetit në lidhje me një produkt të caktuar, ajo mund të përcaktoj që vlerësimi të kryhet nga prodhuesi dhe/ose trup i emëruar. 2. Procedura ose një grup i procedurave të cilat duhet të zbatohen/kryhen për një produkt të caktuar si rregull do të zgjidhen, disa nga “modulet” të mëposhtme: 2.1. Kontrolli i brendshëm prodhimit; 2.2. Ekzaminimi i llojit; 2.3. Konformiteti me llojin; 2.4. Sigurimi i cilësisë së prodhimit; 2.5. Sigurimi i cilësisë së produktit; 2.6. Verifikimi i produktit; 2.7. Verifikimi i njësisë; 2.8. Sigurimi i plotë i cilësisë. 3. Përshkrimi i detajuar i “moduleve” të kërkuara ose një kombinim i tyre në lidhje me një produkt të caktuar përcaktohet me rregullore teknike përkatëse. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: If a technical regulation requires a manufacturer’s declaration for a product, the regulation must provide for one single declaration covering all applicable legal acts and including the information needed to identify them.
Neni 11 Deklarata e konformitetit Nëse me rregullore teknike kërkohet hartimi i një deklarate nga prodhuesi që demonstron plotësimin e kërkesave në lidhje me një produkt (në tekstin e mëtejmë: deklaratë e konformitetit), rregullorja do të përcaktoj që një deklaratë e vetme të hartohet për të gjitha aktet ligjore të aplikueshme për produktin e që përmban të gjitha informatat e nevojshme për identifikimin e legjislacionit me të cilin ka të bëjë deklarata, duke i dhënë referencat e publikimit të akteve në fjalë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 8 LIGJI Nr. 06/L -041 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Shenja e konformitetit mund të vendoset vetëm në produktet e lejuara nga rregulloret teknike dhe duhet të vendoset para hedhjes në treg, në mënyrë të dukshme dhe të lexueshme.
Neni 12 Parimet dhe kushtet e përgjithshme për vendosjen e shenjës së konformitetit 1. Shenja e konformitetit vendoset vetëm në produktet për të cilat vendosja e saj parashihet me rregullore teknike të veçantë, dhe nuk lejohet të vendoset në produkte tjera. 2. Shenja e konformitetit vendoset para se produkti të vendoset në treg dhe shoqërohet nga numri i identifikimit i trupit të emëruar, kur ai trup është i përfshirë në fazën e kontrollit të prodhimit. 3. Shenja e konformitetit duhet të vendoset në mënyrë të dukshme, të lexueshme dhe të pashlyeshme në produkt ose në pllakën për shënjim. Kur kjo nuk është e mundur ose e pasigurt për shkak të natyrës së produktit, atëherë vendoset në paketim dhe në dokumentet shoqëruese, kur legjislacioni përkatës parasheh dokumente të tilla. 4. Shenja e konformitetit vendoset vetëm nga prodhuesi ose përfaqësuesi i tij i autorizuar. 5. Me rastin e vendosjes ose pas vendosjes së shenjës së konformitetit, prodhuesi merr përgjegjësinë për konformitetin e produktit me të gjitha kërkesat e zbatueshme të përcaktuara në rregulloret teknike përkatëse që parashohin vendosjen e saj. 6. Shenja e konformitetit duhet të jetë e vetmja shenjë që dëshmon konformitetin e produktit me kërkesat e zbatueshme të legjislacionit përkatës që parasheh vendosjen e saj. 7. Ndalohet vendosja e shenjave, simboleve apo mbishkrimeve të tjera në produkte, të cilat mund të çorientojnë palët e treta sa i përket kuptimit apo formës të shenjës së konformitetit. Lejohet vendosja e shenjave tjera në produkte, me kusht që me këtë nuk zvogëlohet dukja, lexueshmëria dhe kuptimi i shenjës së konformitetit. 8. Forma, përmbajtja e shenjës se konformitetit përcaktohet me akt nënligjor nga Qeveria e Republikës së Kosovës. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The competent minister issues the appointment decision for a conformity assessment body, subject to the technical rules and required recommendation, and the appointing authority must be conflict-free, impartial, confidential, and properly staffed.
Neni 13 Vendimi për emërimin 1. Kur me rregullore teknike përcaktohet se i gjithë, ose një pjesë e vlerësimit të konformitetit, duhet të kryhet nga një trup i emëruar për vlerësimin e konformitetit (në tekstin e mëtejmë: trupi i emëruar), vendimi për emërimin e tij lëshohet nga ministri i ministrisë përkatëse, pasi që është dhenë rekomandimi nga Komisioni kompetent, i cili rekomandim ndër të tjera garanton së trupa i ka përmbushur të gjitha kushtet e parapara sipas këtij ligji dhe akteve nënligjore, që burojnë nga ky ligj, Kjo procedurë duhet të jetë sipas rregullave teknike përkatëse. 2. Ministri kompetent nxjerr vendim për emërimin, me kusht që trupi për vlerësim të konformitetit që ka paraqitur kërkesë për emërim plotëson kërkesat e përcaktuara me rregullore teknike përkatëse në pajtim me nenin 15 të këtij ligji. 3. Vendimi i përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni është përfundimtar dhe mund të ketë afat të caktuar kohor, apo të vlejë deri në shfuqizim. 4. Ministria që kryen aktivitetet e nevojshme për lëshimin e vendimit për emërimin (në tekstin e mëtejmë: autoriteti emërues) duhet: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 9 LIGJI Nr. 06/L -041 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT 4.1. të jetë e organizuar në mënyrë të tillë që të mos ketë asnjë konflikt interesi me trupat për vlerësimin e konformitetit; 4.2. t’i kryejë aktivitetet e saj në mënyrë që të ruajë objektivitetin dhe paanshmërinë e aktiviteteve të saj; 4.3. të sigurojë se çdo vendim në lidhje me emërimin e një trupi për vlerësimin e konformitetit merret nga persona të tjerë kompetentë nga ata që kryejnë vlerësimin; 4.4. të mos ofrojë ose sigurojë ndonjë aktivitet që kryhet nga trupat për vlerësimin e konformitetit apo shërbime konsulente në baza komerciale apo konkurruese; 4.5. të ruajë konfidencialitetin e informacionit që merr; 4.6. të ketë në dispozicion numër të mjaftueshëm të personelit kompetent për kryerjen të detyrave të saj. 5. Procedura për mënyrën e emërimit të trupave për vlerësim të konformitetit, rregullohet me akt nënligjor të nxjerr nga Qeveria. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: An application for appointment must include a description of the conformity assessment activities, the module or modules, and the product or products covered.
Neni 14 Aplikimi për emërim 1. Aplikacioni i dorëzuar për emërim shoqërohet me një përshkrim të aktiviteteve për vlerësimin e konformitetit, “modulit” ose “moduleve” për vlerësimin e konformitetit dhe të produktit ose produktëve për të cilat trupi pretendon të jetë kompetent. 2. Akreditimi është kërkesë e detyrueshme sipas nenit 16 paragrafi 2 të këtij ligji, përveç për produktet që mbulohen me rregullore përkatëse ku akreditimi bëhet i obligueshëm, dy (2) vite pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: A notified conformity assessment body must meet the technical regulation’s requirements and, to be appointed, must be registered in Kosovo, be a legal person, and be independent as a third party.
Neni 15 Kërkesat në lidhje me trupat e emëruar 1. Kur me rregullore teknike përcaktohet se vlerësimi i konformitetit kryhet nga trupi i emëruar për vlerësimin e konformitetit, rregullorja e tillë gjithashtu përcakton kërkesat që duhet të përmbushen nga trupi i emëruar për vlerësimin e konformitetit, veçanërisht në lidhje me: 1.1. përgatitjen profesionale të stafit në fushën përkatëse për të cilën është emëruar trupi për vlerësimin e konformitetit; 1.2. hapësirat/objektet dhe pajisjet e nevojshme; 1.3. pavarësinë dhe paanshmërinë gjatë kryerjes së procedurave për vlerësimin e konformitetit; 1.4. ruajtjen e sekreteve të punës; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 10 LIGJI Nr. 06/L -041 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT 1.5. sigurimin nga përgjegjësia për periudhën e emërimit, përveç rasteve kur Republika e Kosovës e merr përgjegjësinë e tyre. 2. Për t’u emëruar si trup për vlerësimin e konformitetit, ky trup duhet të jetë i regjistruar sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës dhe të jetë person juridik. Duhet që gjithashtu të jetë një trup si “palë e tretë”, i pavarur nga organizata apo produkti që vlerëson. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: A conformity assessment body that shows compliance with the relevant harmonized Kosovar standards is presumed to meet article 15 requirements, if those standards cover those requirements. A technical regulation may require proof of that compliance only through an accreditation certificate.
Neni 16 Prezumimi i konformitetit 1. Atëherë kur trupi për vlerësimin e konformitetit demonstron konformitetin e tij me kriteret e përcaktuara në standardet e harmonizuara kosovare përkatëse apo pjesë të tyre, referencat e të cilave janë publikuar në Gazetën Zyrtare të Kosovës, të cilat adaptojnë standardet e harmonizuara Evropiane përkatëse, prezumohet që është në përputhje me kërkesat e përcaktuara në nenin 15 të këtij ligji për aq kohë sa standardet e harmonizuara të aplikueshme mbulojnë këto kërkesa. 2. Me rregullore teknike specifike kërkohet që konformiteti me kriteret e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni duhet të vërtetohet ekskluzivisht përmes certifikatës së akreditimit. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Trupi i emëruar duhet të sigurojë që nën-kontraktori ose filiali i tij i plotëson kërkesat përkatëse, ta njoftojë autoritetin emërues dhe t’i vërë në dispozicion dokumentet relevante.
Neni 17 Filialet dhe nën-kontraktimi nga trupat e emëruar 1. Atëherë kur një trup i emëruar nën-kontrakton detyra specifike në lidhje me vlerësimin e konformitetit apo mbështetet në një filial, ai siguron që nën-kontraktori apo filiali plotëson kërkesat e përcaktuara në nenin 15 të këtij ligji dhe informon autoritetin emërues në përputhje me rrethanat. 2. Trupi i emëruar merr përgjegjësinë e plotë për detyrat e kryera nga nën-kontraktorët apo filialet, kurdo që themelohen. Aktivitetet mund të nën-kontraktohen apo kryhen nga një filial vetëm në marrëveshje me klientin. 3. Trupi i emëruar vë në dispozicion të autoritetit emërues dokumentet relevante në lidhje me vlerësimin e kualifikimeve të nën-kontraktorit apo filialit si dhe punët të kryera nga ata. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The internal accredited body may do conformity assessment work for its own enterprise, but it must stay separate, impartial, and limited to that enterprise.
Neni 18 Trupat e brendshëm të akredituar 1. Trupi i brendshëm i akredituar mund të kryejë aktivitetet e vlerësimit të konformitetit për ndërmarrjen të cilës i takon, me qëllim të zbatimit të procedurave, siç përcaktohet në rregulloren teknike relevante. Ky trup përbënë një pjesë të veçantë dhe të ndarë të ndërmarrjes dhe nuk merr pjesë në dizajnin, prodhimin, furnizimin, instalimin, përdorimin apo mirëmbajtjen e produkteve që vlerëson. Trupi i brendshëm i akredituar nuk ka nevojë që të emërohet për të realizuar aktivitetet e tij. 2. Trupi i brendshëm i akredituar duhet të plotëson këto kërkesa: 2.1. akreditohet në përputhje me ligjin e veçantë për akreditim; 2.2. trupi dhe personeli i tij janë të identifikueshëm në mënyrë organizative dhe kanë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 11 LIGJI Nr. 06/L -041 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT metoda të raportimit brenda ndërmarrjes pjesë e së cilës janë, të cilat sigurojnë paanshmërinë e tyre dhe demonstrojnë atë tek Trupi Kombëtar për Akreditim; 2.3. as trupi e as personeli i tij nuk janë përgjegjës për dizajnin, prodhimin, furnizimin, instalimin, operimin apo mirëmbajtjen e produkteve që i vlerësojnë, e as nuk angazhohen në ndonjë aktivitet që mund të jetë në kundërshtim me pavarësinë e tyre të të gjykuarit apo integritetin në lidhje me aktivitetet e tyre vlerësuese; 2.4. trupi i ofron shërbimet ekskluzivisht për ndërmarrjen pjesë e së cilës është. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The appointed body must assess conformity under the relevant technical procedures, act proportionately, and take corrective or certificate-related action when requirements are not met.
Neni 19 Obligimet operacionale të trupit të emëruar 1. Trupi i emëruar kryen vlerësimin e konformitetit në përputhje me procedurat për vlerësimin e konformitetit të përcaktuara në rregulloren relevante teknike, në bazë të kontratës me shkrim me prodhuesin. 2. Vlerësimi i konformitetit kryhet në mënyrë proporcionale, duke shmangur ngarkesat e panevojshme për operatorët ekonomik. Trupi i emëruar realizon aktivitetet e tij duke marrë parasysh madhësinë e ndërmarrjes, sektorin në të cilin operon, strukturën e tij, shkallën e kompleksitetit të teknologjisë së produktit në fjalë dhe masën apo natyrën serike të procesit të prodhimit. Ai respekton nivelin e mbrojtjes të kërkuar për përputhjen e produktit me dispozitat e rregullores teknike përkatëse. 3. Atëherë kur trupi i emëruar konstaton që kërkesat e përcaktuara në rregulloren teknike përkatëse apo standardet korresponduese të harmonizuara apo specifikimet teknike nuk janë plotësuar nga prodhuesi, trupi i emëruar kërkon që prodhuesi të ndërmerr masat e duhura korrigjuese dhe nuk lëshon certifikatën e konformitetit. 4. Atëherë kur, gjatë monitorimit të konformitetit pas lëshimit të certifikatës, trupi i emëruar konstaton që produkti nuk është më në konformitet, ai kërkon nga prodhuesi që të ndërmarrë masat e duhura korrigjuese dhe pezullon ose tërheqë certifikatën nëse është e nevojshme. 5. Atëherë kur masat korrigjuese nuk ndërmerren apo nuk e kanë efektin e duhur, trupi i emëruar kufizon, pezullon apo tërheq certifikatat, sipas rrethanave. 6. Trupi i emëruar duhet të ketë një procedurë të dokumentuar të ankesës për shqyrtimin e vendimeve të saja sipas paragrafëve 3 dhe 4 të këtij neni. Pas rishqyrtimit te vendimit fillestar të marrë, vendimi i rishqyrtuar i trupës së emëruar është përfundimtar. Kundër këtij vendimi mund të iniciohet kontest administrativ në gjykatën kompetente. 7. Trupi i emëruar do të njoftojë Ministrinë për çdo ankesë të pranuar dhe mënyrën se si ajo ankesë është zgjidhur. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Trupi i emëruar duhet të njoftojë autoritetin emërues dhe, në disa raste, trupa të tjerë të emëruar për çështje që lidhen me emërimin dhe vlerësimin e konformitetit.
Neni 20 Obligimi për informim nga trupat e emëruar 1. Trupi i emëruar informon autoritetin emërues për: 1.1. çdo rrethanë që prek fushëveprimin dhe kushtet për emërim; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 12 LIGJI Nr. 06/L -041 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT 1.2. çdo kërkesë për informacione që kanë pranuar nga inspektorati kompetent sa i përket aktiviteteve për vlerësimin e konformitetit; 1.3. sipas kërkesës, aktivitetet për vlerësimin e konformitetit të kryera në kuadër të fushëveprimit të emërimit të tij dhe çdo aktivitet tjetër të kryer, përfshirë aktivitetet ndërkufitare dhe nën-kontraktimet. 2. Trupi i emëruar iu ofron trupave tjerë të emëruar sipas rregullores teknike përkatëse që mbulon të njëjtat produkte, informacionet relevante për çështjet e ndërlidhura për rezultatet negative të vlerësimit të konformitetit dhe sipas kërkesës për rezultatet pozitive të vlerësimit të konformitetit. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The appointing authority may restrict, suspend, or withdraw an appointment if the appointed body no longer meets the legal requirements or its obligations.
Neni 21 Ndryshimet në emërim 1. Atëherë kur autoriteti emërues ka konstatuar apo është informuar që një trup i emëruar nuk është duke vazhduar t’i përmbushë kërkesat e përcaktuara në nenin 15 të këtij ligji apo që nuk po arrin të përmbushë obligimet e tij, ai kufizon, pezullon apo tërheqë emërimin, ashtu siç është e përshtatshme, varësisht nga shkalla e dështimit për të plotësuar këto kërkesa apo obligime. 2. Në rast të kufizimit, pezullimit apo tërheqjes së emërimit, apo kur trupi i emëruar ndërprenë aktivitetin e tij, autoriteti emërues ndërmerr hapat e duhur për të siguruar që dosjet e atij trupi procedohen nga një tjetër trup i emëruar apo mbahen në dispozicion të autoritetit emërues, si dhe të inspektoratit kompetent me kërkesë të tyre. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The competent ministry must notify the EU Commission and other member states about designated conformity assessment bodies and any changes to those designations, and it must inform the EU Commission about its assessment, designation, and monitoring procedures.
Neni 22 Shkëmbimi i informacioneve për emërim 1. Ministria kompetente njofton Komisionin e BE-së dhe shtetet tjera anëtare për trupat e emëruar për kryerjen e detyrave të palëve të treta për vlerësimin e konformitetit sipas këtij ligji. Ajo informon menjëherë Komisionin e BE-së dhe shtetet tjera anëtare për çdo ndryshim në emërim sipas nenit 20, paragrafi 1 i këtij ligji. 2. Ministria kompetente informon Komisionin e BE-së për procedurat e saj për vlerësim dhe emërim të trupave për vlerësimin e konformitetit dhe monitorimin e trupave të emëruar si dhe për çdo ndryshim. KAPITULLI IV OBLIGIMET E OPERATORËVE EKONOMIK - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Product sellers and economic operators must ensure product compliance and accurate information, and must act quickly if a product is non-compliant or risky.
Neni 23 Obligimet në lidhje me vënien e produkteve në dispozicion të tregut 1. Gjatë vënies së produktit në dispozicion në treg, prodhuesi, importuesi dhe distributori, secili në lidhje me rolet e tyre përkatëse në zinxhirin e furnizimit, janë përgjegjës që produktet e tyre të jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi. 2. Operatorët ekonomik janë përgjegjës që të gjitha informacionet që i ofrojnë në lidhje me produktet e tyre janë të sakta, të plota dhe në përputhje me rregullat në fuqi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 13 LIGJI Nr. 06/L -041 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT 3. Operatori ekonomik që konsideron apo ka arsye të besojë që një produkt që e ka vënë në dispozicion në treg nuk është në përputhshmëri me legjislacionin në fuqi ndërmerr menjëherë masat korrigjuese të nevojshme për ta sjellë atë produkt në konformitet, ta rikthejë atë apo ta tërheqë, nëse tërheqja është e përshtatshme. Për më tepër, atëherë kur produkti paraqet rrezik, operatori ekonomik informon menjëherë inspektoratin kompetent për këtë, duke dhënë detaje në veçanti, për mos-përputhjen dhe për masat korrigjuese të ndërmarra. 4. Operatori ekonomik, pas një kërkese të arsyeshme nga inspektorati kompetent, ia ofron të gjitha informacionet dhe dokumentacionin e nevojshëm për të demonstruar përputhshmërinë e produktit në një gjuhë që mund të kuptohet lehtë nga inspektorati kompetent. Me kërkesë të inspektoratit kompetent, operatorët ekonomik bashkëpunojnë në lidhje me veprimet e ndërmarra për eliminimin e rreziqeve të paraqitura nga produktet që i kanë vendosur në treg. 5. Operatorët ekonomik, në lidhje me rolet e tyre përkatëse në zinxhirin e furnizimit, kryejnë aktivitete tjera të përcaktuara me rregullore teknike për produkte të veçanta. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: A manufacturer may appoint an authorized representative by written mandate, but compliance-assessment and technical-documentation obligations are not part of that mandate.
Neni 24 Përfaqësuesi i autorizuar 1. Prodhuesi me anë të mandatit me shkrim, mund të caktoj përfaqësuesin e tij të autorizuar. Obligimet për kryerjen e procedurave përkatëse të vlerësimit të konformitetit dhe hartimit të dokumentacionit teknik nuk janë pjesë e mandatit të përfaqësuesit të autorizuar. 2. Përfaqësuesi i autorizuar kryen detyrat e specifikuara në mandatin e pranuar nga prodhuesi. Mandati ia lejon përfaqësuesit të autorizuar që së paku të kryej detyrat si në vijim: 2.1. të mbajë deklaratën e konformitetit dhe dokumentacionin teknik në dispozicion të inspektoratit kompetent për periudhën e përcaktuar; 2.2. sipas kërkesës së arsyeshme nga inspektorati kompetent, ia ofron atij të gjitha informacionet dhe dokumentacionin e nevojshëm për të demonstruar përputhshmërinë e produktit; 2.3. bashkëpunon me inspektoratin kompetent, sipas kërkesës së tij, për çdo veprim të ndërmarrë për eliminimin e rreziqeve nga produktet e mbuluara me mandatin e tyre. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Importers or distributors are treated as producers and must comply with producer obligations in the relevant technical rules when they market a product under their own name or trademark, or modify an already marketed product in a way that may affect technical requirements.
Neni 25 Rastet në të cilat obligimet e prodhuesve vlejnë për importuesit apo distributorët Importuesi apo distributori konsiderohet prodhues sipas këtij ligji dhe do i nënshtrohen obligimeve të prodhuesit sipas rregullores teknike përkatëse për produkte të veçanta, kur ai vendos një produkt në treg nën emrin apo markën tregtare të tij, kur modifikon një produkt tashmë të vendosur në treg në atë mënyrë që mund të ndikoj në përmbushjen e kërkesave teknike të përcaktuara. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: When asked, economic operators must notify the competent inspectorate and be able to provide certain information.
Neni 26 Identifikimi i operatorëve ekonomik 1. Sipas kërkesës, operatorët ekonomik duhet të njoftojnë inspektoratin kompetent për: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 14 LIGJI Nr. 06/L -041 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT 1.1. çdo operator ekonomik që i ka furnizuar me produkte; 1.2. çdo operator ekonomik të cilin e kanë furnizuar me produkte. 2. Operatorët ekonomik duhet të jenë në gjendje që të sigurojnë informatat e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni për periudhën e përshkruar në rregullore teknike përkatëse për një produkt të veçantë pasi të jenë furnizuar me atë produkt dhe për periudhën e përshkruar pasi që të kenë furnizuar me atë produkt. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The owner of a technically complex product may let it operate or be used only after the required inspections have been carried out and the product’s safety is confirmed.
Neni 27 Obligimet e pronarëve për produktet teknikisht komplekse në përdorim 1. Pronari i produktit teknikisht kompleks për të cilin sipas rregullores teknike përkatëse kërkohet inspektim i detyrueshëm i rregullt apo i jashtëzakonshëm, me qëllim të konfirmimit të sigurisë së produktit përgjatë periudhës së tij të përdorimit, mundëson operimin dhe përdorimin e produktit të tillë vetëm nëse kryhen inspektimet e përshkruara që konfirmojnë sigurinë e tij. 2. Inspektimet e përshkruara kryhen nga trupi i emëruar. 3. Inspektorati kompetent pezullon operimin dhe përdorimin e produktit të referuar në paragrafin 1 të këtij neni deri sa të kryhen inspektimet e përshkruara dhe të vërtetohet siguria e produktit. 4. Dispozitat e nenit 13 deri në 21 të këtij ligji zbatohen për kriteret të cilat trupi i emëruar duhet t’i plotësojë për mënyrën e kryerjes së inspektimit të përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni. KAPITULLI V VLEFSHMËRIA E DOKUMENTEVE TË KONFORMITETIT TË LËSHUARA JASHTË VENDIT - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Disa dokumente të huaja të konformitetit njihen ose pranohen si të vlefshme në Kosovë, dhe ministri ose inspektoratet kompetente mund t’i njohin/pranojnë ato sipas kushteve të caktuara.
Neni 28 Njohja dhe pranimi i vlefshmërisë së dokumenteve të huaja 1. Dokumentet e konformitetit të lëshuara nga trupi për vlerësimin e konformitetit të themeluar jashtë Republikës së Kosovës (këtej e tutje “dokumentet e huaja të konformitetit”) janë të vlefshme në Republikën e Kosovës nëse janë lëshuar në përputhje me marrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare të nënshkruara nga Republika e Kosovës. 2. Pa paragjykuar paragrafin 1 të këtij neni, ministri kompetent për miratimin e rregullores teknike përkatëse për një produkt të veçantë, mundet që me anë të një vendimi të njoh vlefshmërinë e dokumenteve të huaja që konfirmojnë konformitetin e një produkti me rregulloren teknike të huaj, pas rekomandimit të Komisionit Profesional, me kusht që kërkesat e një rregulloreje të tillë ofrojnë së paku nivelin e njëjtë të mbrojtjes së interesave publike të referuara në nenin 6, paragrafin 2 të këtij ligji, siç parashihet në kërkesat e rregulloreve relevante teknike. 3. Dokumentet e konformitetit të lëshuara nga trupat për vlerësimin e konformitetit, të përfshira në bazën e të dhënave NANDO, dhe kur dokumentet lëshohen brenda fushëveprimit të trupit notifikuar, pranohen si të vlefshme nga inspektoratet kompetente kur ata kryejnë mbikëqyrjen inspektuese. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 15 LIGJI Nr. 06/L -041 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT 4. Ekuivalenca e shërbimeve të ofruara nga trupat akreditues kombëtar që i janë nënshtruar me sukses vlerësimit të ndërsjellët, të përcaktuar në ligjin përkatës për akreditim të trupave për vlerësim të konformitetit, njihen në fushëveprimin e vlerësimit të suksesshëm të ndërsjellët. Si rrjedhojë, certifikatat e akreditimit dhe dokumentet e konformitetit të lëshuara nga trupat për vlerësimin e konformitetit pranohen si të vlefshme nga inspektoratet kompetente kur kryejnë mbikëqyrjen inspektuese. 5. Mënyra e detajuar e njohjes së dokumenteve të konformitetit të lëshuara jashtë vendit rregullohet me një rregullore të miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. KAPITULLI VI REGJISTRI DHE NOTIFIKIMI I RREGULLOREVE TEKNIKE - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The ministry responsible for trade and industry must keep an official register of specified technical regulations, conformity assessment bodies, and foreign conformity documents valid in Kosovo.
Neni 29 Regjistri 1. Ministria përgjegjëse për çështjet e tregtisë dhe industrisë mban regjistrin zyrtar të: 1.1. rregulloreve teknike të miratuara në Republikën e Kosovës që zbatohen për produktet, siç përcaktohet në nenin 3 të këtij ligji; 1.2. rregulloreve teknike që janë duke u hartuar; 1.3. trupave të emëruar për vlerësimin e konformitetit; 1.4. dokumenteve të konformitetit të lëshuara jashtë vendit që janë të vlefshme në Republikën e Kosovës. 2. Përmbajtja dhe mënyra e mbajtjes së regjistrit të përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni rregullohet në detaje me rregullore të miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The trade and industry ministry must notify draft technical regulations and related conformity assessment activities to other parties under ratified international agreements, and the Kosovo Government must regulate the notification procedure by regulation.
Neni 30 Notifikimi i rregulloreve teknike sipas marrëveshjeve ndërkombëtare 1. Ministria përgjegjëse për çështjet e tregtisë dhe industrisë, në përputhje me rregullat e marrëveshjeve të ratifikuara ndërkombëtare të nënshkruara nga Republika e Kosovës, notifikon tek palët tjera sipas marrëveshjeve të tilla, rregulloret teknike që janë duke u hartuar dhe aktivitetet e përkatëse për vlerësimin e konformitetit në Republikën e Kosovës. 2. Procedura e notifikimit të rregulloreve teknike dhe aktiviteteve për vlerësim të konformitetit të përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni rregullohet me rregullore të miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: On request, the ministry must provide relevant information and documents about technical regulations, conformity assessment procedures, and related international/regional participation and agreements.
Neni 31 Ofrimi i informacioneve 1. Pas kërkesës nga personat fizik dhe juridik vendor dhe të huaj, ministria ofron informacione dhe dokumentacionin relevant në lidhje me: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 16 LIGJI Nr. 06/L -041 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT 1.1. rregulloret teknike në fuqi apo rregulloret teknike që janë duke u përgatitur; 1.2. procedurat e vlerësimit të konformitetit në fuqi apo procedurat për vlerësimin e konformitetit që janë duke u hartuar; 1.3. anëtarësimin e Republikës së Kosovës në programet ndërkombëtare dhe rajonale të bashkëpunimit në fushën e vlerësimit të konformitetit, apo në marrëveshjet bilaterale dhe multilaterale në lidhje me rregulloret teknike dhe procedurat për vlerësimin e konformitetit. 2. Mënyra e ofrimit të informacioneve dhe dokumentacionit e referuar në paragrafin 1 të këtij neni rregullohet me një rregullore të miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. KAPITULLI VII MBIKËQYRJA E PRODUKTEVE NË TREG - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Inspection supervision checks whether products on the market meet the required standards, and it also covers certain installed or self-produced products when a specific technical rule says so.
Neni 32 Qëllimi dhe fushëveprimi i mbikëqyrjes inspektuese 1. Mbikëqyrja inspektuese siguron përmes vlerësimit të përputhshmërisë që produktet e vëna në dispozicion në treg i përputhen me kërkesat e përcaktuara të cilat garantojnë nivel të lartë të mbrojtjes së interesave publike siç përshkruhen në nenin 7 paragrafin 2 të këtij ligji. 2. Mbikëqyrja inspektuese mbulon edhe produktet të cilat janë të montuara/instaluara ose të prodhuara për përdorim nga vet prodhuesi, kur një rregull teknik i veçantë përcakton që dispozitat e tij të aplikohen në këto produkte. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Competent inspectorates must carry out inspection supervision independently, impartially, and without influence.
Neni 33 Parimi i profesionalizmit Mbikëqyrja inspektuese kryhet nga inspektoratet kompetente në mënyrë të pavarur, të paanshme, dhe të pa ndikuar. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Competent inspectorates must keep information confidential when required, to protect trade secrets and personal data, while also allowing relevant information to be made public to the extent necessary to protect users’ interests under the law.
Neni 34 Parimi i konfidencialitetit Inspektoratet kompetente janë të detyruar që të ruajnë konfidencialitetin kur një gjë e tillë kërkohet, në mënyrë që të mbrojnë sekretet tregtare dhe të dhënat personale në pajtim me ligjin, varësisht nga kërkesa që të gjitha informatat relevante të bëhen publike deri në masën më të plotë të nevojshme për mbrojtjen e interesave të përdoruesve në kuptim të këtij ligji. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Competent inspectorates must act in proportion to the assessed risk when taking measures for product safety and compliance with technical legislation.
Neni 35 Parimi i proporcionalitetit Inspektoratet kompetente do marrin masa në proporcion me nivelin e përcaktuar të rrezikut për të garantuar sigurinë e produkteve, dhe/ose përputhjen e tyre me kërkesat e legjislacionit përkatës teknik. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 17 LIGJI Nr. 06/L -041 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Competent inspectorates must take the measures set by this law even when conclusive scientific evidence is lacking, if initial research indicates a serious risk.
Neni 36 Parimi parandalues Inspektoratet kompetente janë të detyruara qe të marrin masa që përcaktohen me këtë ligj edhe në rast se nuk ka prova shkencore bindëse lidhur me rrezikun që një produkt mund të paraqesë, pavarësisht se a janë pasojat e rrezikut të menjëhershme apo të mëvonshme, përderisa ekziston një rezultat fillestar i kërkimit shkencor që tregon seriozitetin e rrezikut për shkak të pasojave të mundshme që mund të ketë për shëndetin dhe sigurinë e përdoruesve, mbrojtjen e pronës dhe mjedisit, shëndetin dhe sigurinë në vendin e punës. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Qeveria miraton rregullore që përcakton cilat grupe produktesh i nënshtrohen mbikëqyrjes inspektuese.
Neni 37 Dekreti i Qeverisë për grupet e produkteve 1. Grupet e produkteve të cilat janë subjekt i mbikëqyrjes inspektuese që kryhen nga inspektoratet kompetente përcaktohen me rregullore të miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. 2. Dekreti i specifikuar në paragrafin 1 të këtij neni së bashku me detajet e kontaktit të inspektoratit kompetent për secilin grup të produkteve publikohet në faqen e internetit të trupit koordinues të përcaktuar në nenin 39 të këtij ligji. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Inspektoratet kompetente duhet të përcjellin, monitorojnë, planifikojnë, informojnë dhe vlerësojnë masat e mbikëqyrjes inspektuese për produktet.
Neni 38 Detyrimet e autoriteteve të mbikëqyrjes inspektuese 1. Inspektoratet kompetente, në kuadër të kompetencave të tyre: 1.1.përcjellin ankesat, raportet dhe deklaratat e tjera që lidhen me rreziqet që vijnë nga produktet të cilat i nënshtrohen rregullave teknike të veçanta; 1.2.monitorojnë aksidentet dhe dëmet në shëndet që dyshohen të jenë shkaktuar nga këto produkte; 1.3.hartojnë dhe zbatojnë programet e tyre për mbikëqyrjen inspektuese të produkteve (në tekstin e mëtejmë: program sektorial); 1.4.menjëherë informojnë përdoruesit në territorin e Republikës së Kosovës për rreziqet që lidhen me produktin me qëllim që të zvogëlojnë rrezikun e lëndimit ose ndonjë dëmtim tjetër; 1.5.verifikojnë nëse është ndërmarrë veprimi korrigjues; 1.6.përcjellin njohuritë shkencore dhe teknike lidhur me çështjet e sigurisë së produktit; 1.7.hartojnë dhe realizojnë programe të trajnimit në fushën e mbikëqyrjes inspektuese; 1.8.të paktën një herë në vit shqyrtojnë dhe vlerësojnë rezultatet e aktiviteteve të kryera lidhur me mbikëqyrjen inspektuese të produkteve. 2. Inspektoratet kompetente planifikojnë dhe organizojnë mbikëqyrjen inspektuese të produkteve të cilat sigurojnë se mund të merren masa efektive dhe efikase në përputhje me ligjin. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 18 LIGJI Nr. 06/L -041 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Competent inspectorates must cooperate with each other and with other organs and authorities for effective and efficient inspection supervision. The Government may establish a coordinating body by decision.
Neni 39 Koordinimi i mbikëqyrjes inspektuese 1. Inspektoratet kompetente bashkëpunojnë me njëra-tjetrën dhe me organet dhe autoritetet e tjera me qëllim të mbikëqyrjes efektive dhe efikase të inspektimit. 2. Me qëllim të arritjes së bashkëpunimit të referuar në paragrafin 1 të këtij neni, Qeveria me Vendim themelon trupin për koordinimin e mbikëqyrje inspektuese (në tekstin e mëtejmë: trupi koordinues). 3. Trupi koordinues përbëhet nga përfaqësues të inspektorateve kompetente, autoriteti doganor i Kosovës dhe ministria përgjegjëse për infrastrukturën e cilësisë. 4. Përbërja e detajuar, kushtet e emërimit, si dhe çështje të tjera me rëndësi për punën e trupit koordinues rregullohen me aktin e tij të themelimit. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: The coordinating body has several coordination and oversight powers and must submit an annual report to the Government.
Neni 40 Kompetencat e organit koordinues 1. Trupi koordinues do të: 1.1.përmbledh programet sektoriale në një program të përgjithshëm të mbikëqyrjes inspektuese dhe monitoron realizimin e tyre; 1.2.vlerëson raportet e inspektorateve kompetente për realizimin e programit sektorial dhe harton një raport të përgjithshëm për mbikëqyrjen inspektuese; 1.3.analizon aktivitetet e realizuara, masat e marra dhe efektet e tyre, dhe në bashkëpunim me inspektoratet kompetente rishikojnë aktivitetet e mbikëqyrjes inspektuese; 1.4. mbledh informata për sigurinë e produkteve në treg; 1.5.inicion miratimin e rregulloreve me interes për mbikëqyrjen inspektuese të produkteve; 1.6. merr pjesë në hartimin e rregullores për grupet e produkteve të specifikuara në nenin 37 të këtij ligji; 1.7.monitoron dhe inkurajon bashkëpunimin me Doganën e Kosovës, si dhe akterët tjerë, dhe jep rekomandime për përmirësimin e bashkëpunimit; 1.8. jep mendime dhe rekomandime për zbatimin e këtij ligji dhe rregullave teknike të miratuara në bazë të ligjeve të veçanta për kërkesat për grupe të caktuara të produkteve. 2. Trupi koordinues dorëzon një raport vjetor për punën e tij në Qeveri. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 19 LIGJI Nr. 06/L -041 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: Competent inspectorates must adopt a sectoral product inspection program by the end of October for the next year and send it to the coordinating body within 15 days; the coordinating body must approve, publish, and periodically review the general inspection program.
Neni 41 Programi sektorial dhe i përgjithshëm 1. Çdo inspektorat kompetent miraton një program sektorial për produktet, dhe/ose grupet e prodhimeve në kompetencë të tij, jo më vonë se në fund të tetorit të vitit aktual për vitin e ardhshëm. 2. Programi sektorial dorëzohet nga inspektorati kompetent të trupi koordinues brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e miratimit të tij, me qëllim të përmbledhjes së tij në një program të përgjithshëm të mbikëqyrjes inspektuese. 3. Programi i përgjithshëm i mbikëqyrjes inspektuese të produkteve miratohet nga trupi koordinues deri më 15 janar të vitit për të cilin programi është bërë dhe publikohet në faqen e internetit të trupit koordinues. 4. Trupi koordinues shqyrton dhe vlerëson periodikisht funksionimin e aktiviteteve të mbikëqyrjes inspektuese. Shqyrtimet dhe vlerësimet e tilla kryhen të paktën çdo katër (4) vjet dhe rezultatet e tyre publikohen në faqen e internetit të trupit koordinues. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: The competent inspectorate must implement and adjust the program as needed, prepare an annual report, and submit the report to the coordinating body by the end of January for the previous year.
Neni 42 Zbatimi i programit dhe raportimi 1. Inspektorati kompetent zbaton programin dhe rregullon atë, sipas nevojës, duke marrë parasysh në mënyrë të veçantë ankesat dhe informatat e tjera relevante për zbatimin e mbikëqyrjes inspektuese që ndikojnë në vlerësimin e situatës së tregut. 2. Inspektorati kompetent përpilon një raport vjetor për realizimin e programit sektorial i cili në mënyrë të veçantë përmban informata për mbikëqyrjen e kryer, trajtimin e ankesave dhe informatave tjera të rëndësishme lidhur me zbatimin e mbikëqyrjes inspektuese të produkteve. 3. Raporti i referuar në paragrafin 2 të këtij neni, finalizohet nga inspektorati kompetent deri në fund të janarit të vitit aktual për vitin e kaluar dhe dorëzohet tek trupi koordinues për përpilim në një raport të përbashkët vjetor për mbikëqyrjen inspektuese të produkteve. 4. Programi vjetor i përcaktuar në paragrafin 3 të këtij neni publikohet në faqen e internetit të trupit koordinues. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: Inspektorët must stop, restrict, or order the withdrawal/return of products in the market when the listed risk or non-compliance conditions are met.
Neni 43 Zbatimi i mbikëqyrjes inspektuese 1. Zbatimi i mbikëqyrjes inspektuese të produkteve në treg kryhet nga inspektorati kompetent përmes inspektorëve. 2. Inspektorët janë të obliguar, qe në përputhje me nenin 44 të këtij ligji, të ndalojnë ose kufizojnë vënien e produkteve në dispozicion në treg apo të urdhërojnë tërheqjen e produktit nga tregu, ose kthimin e tyre nga përdoruesit në rastet si në vijim: 2.1. nëse produkti, kur është në përdorim, në përputhje me qëllimin e tij të destinuar ose kushtet që mund të jenë të parashikuara në mënyrë të arsyeshme, dhe kur është instaluar dhe mirëmbahet siç duhet, mund të rrezikojë shëndetin ose sigurinë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 20 LIGJI Nr. 06/L -041 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT e përdoruesve, pronën, mjedisin, shëndetin dhe sigurinë në vendin e punës, si dhe lëvizjen e lirë të mallrave; 2.2. nëse produkti nuk është në përputhje me kërkesa të rregulloreve teknike përkatëse që rregullojnë produkte të veçanta. 3. Inspektorët bashkëpunojnë me operatorët ekonomikë në aktivitete që kanë për qëllim parandalimin ose zvogëlimin e rreziqeve të shkaktuara nga produktet e vëna në dispozicion në treg nga operatorët ekonomik. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: Article 44 says inspectors may inspect products, and economic operators must let inspectors enter business premises and access needed documents and information.
Neni 44 Kompetencat e inspektorit 1. Inspektori kryen kontrolle të përshtatshme për karakteristikat e produkteve në treg në një shkallë adekuate, me anë të kontrolleve të dokumenteve dhe sipas rastit, kontrolleve dhe testeve fizike dhe/ose laboratorike në bazë të mostrave adekuate. 2. Gjatë kryerjes së kontrolleve dhe testeve, të specifikuara në paragrafin 1 të këtij neni, inspektori merr në konsideratë vlerësimin tashmë të kryer të rrezikut, ankesat e pranuara dhe të dhëna të tjera të rëndësishme për mbikëqyrjen inspektuese të produkteve. 3. Operatori ekonomik i lejon inspektorit hyrjen në objektet e tij afariste dhe i ofron atij qasje në dokumentet dhe informatat e nevojshme për të vendosur gjendjen e punëve dhe për të marrë mostrat e nevojshme të produkteve. 4. Në rastet kur operatori ekonomik paraqet raportet e testimit ose certifikatat që vërtetojnë konformitetin të cilat janë lëshuar nga një trup i akredituar i vlerësimit të konformitetit, inspektorët i trajtojnë këto raporte ose certifikata si dokumente publike, përmbajtja e të cilave konsiderohet e vërtetë derisa të vërtetohet e kundërta. 5. Inspektorët mund të shkatërrojnë ose përndryshe t’i bëjnë të paoperueshme produktet që paraqesin rrezik serioz, kur ata e shohin të nevojshme. 6. Inspektorati kompetent merr masat e duhura për të njoftuar përdoruesit brenda mandatit të tij në një afat kohor të përshtatshëm, për rreziqet që ata kanë identifikuar lidhur me çdo produkt në mënyrë që rreziku i lëndimit ose dëmtime të tjera të zvogëlohen. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: Inspectors must use the EU-level risk assessment methodology when supervising the product market.
Neni 45 Metodologjia e vlerësimit të rrezikut 1. Inspektori është i obliguar të përdorë metodologjinë e vlerësimit të rrezikut të përcaktuar në nivel të BE-së gjatë kryerjes së mbikëqyrjes së tregut të produkteve. 2. Metodologjia e vlerësimit të rrezikut, e specifikuar në paragrafin 1 të këtij neni, publikohet në faqen e internetit të trupit koordinues si dhe ne faqet e internetit të inspektorateve kompetente për grupet përkatëse të produkteve. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 21 LIGJI Nr. 06/L -041 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: Inspektori duhet të sigurohet që produktet me rrezik serioz të kthehen, tërhiqen ose të mos vendosen në treg; vlerësimi i rrezikut bëhet rast pas rasti.
Neni 46 Produktet që paraqesin rrezik serioz 1. Inspektori duhet të sigurohet që produktet të cilat paraqesin rrezik serioz për të cilat kërkohet ndërhyrje e shpejtë, përfshirë edhe rrezikun serioz efektet e të cilit nuk janë të menjëhershme, atëherë produktet duhet të kthehen, tërhiqen ose të ndalohet vënia e tyre në dispozicion në treg. 2. Vlerësimi se a paraqet apo jo produkti rrezik serioz bazohet kryesisht në vlerësimin e rrezikut në çdo rast në veçanti, duke marr parasysh natyrën e rrezikut, mundësinë e ndodhjes së tij dhe shkallën e dëmit. 3. Gjatë kryerjes së vlerësimit të riskut nga paragrafi 2 i këtij neni, fakti se mund të arrihen nivele më të larta sigurie apo se ka produkte të tjera më pak të sigurta, nuk janë arsye për ta konsideruar produkt me rrezik serioz. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: The competent inspectorate must assess risky or possibly non-compliant products and, if needed, require corrective action, withdrawal, or recall.
Neni 47 Procedurat për trajtimin e produkteve të rrezikshme 1. Kur inspektorati kompetent ka ndërmarrë veprime sipas nenit 46 të këtij ligji ose kur ka arsye të mjaftueshme për të besuar se një produkt paraqet rrezik për shëndetin ose sigurinë e personave ose për aspekte të tjera të mbrojtjes së interesit publik të mbuluar nga ky ligj, atëherë inspektorati kompetent duhet të kryejë një vlerësim në lidhje me produktin në fjalë që mbulon të gjitha kërkesat e përcaktuara në rregulloren përkatëse teknike. 2. Kur gjatë vlerësimit, inspektorati kompetent konstaton se produkti nuk është në përputhje me kërkesat e përshkruara, ai duhet që pa vonesë të kërkojë nga operatori përkatës ekonomik të ndërmarrë të gjitha masat e duhura korrigjuese për të sjellë produktin në përputhje me këto kërkesa, Të tërheqë produktin nga tregu, ose ta kthejë atë brenda një periudhe të arsyeshme, në proporcion me natyrën e rrezikut, siç mund të përshkruhet. 3. Operatorët përkatës ekonomik bashkëpunojnë sipas nevojës me inspektoratin kompetent. Kur operatori përkatës ekonomik nuk merr masa adekuate korrigjuese brenda periudhës së përmendur në paragrafin 2 të këtij neni, inspektorati kompetent merr të gjitha masat e duhura për të ndaluar ose kufizuar vendosjen e produktit në treg, për kthimin apo tërheqjen e produktit nga tregu. 4. Autoritetet e mbikëqyrjes së tregut duhet të informojë me kohë për masat e ndërmarra sipas paragrafit 3 të këtij neni trupën përkatëse të vlerësimit të konformitetit. 5. - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: This article applies to measures taken under paragraph 3 of the article.
Neni 49 i këtij ligji zbatohet për masat e marra sipas paragrafit 3 të këtij neni. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: Nëse inspektorët gjejnë mospërputhje formale, ata kërkojnë nga operatori ekonomik ta eliminojë atë; nëse mospërputhja vazhdon, ata mund të kufizojnë ose ndalojnë vendosjen e produktit në treg ose të sigurohen që produkti të kthehet ose tërhiqet.
Neni 48 Mospërputhshmëria formale 1. Pa paragjykuar nenin 44 të këtij ligji, kur inspektorët konstatojnë ekzistimin e një mospërputhshmërie formale, ata do t`i kërkojnë operatorit përkatës ekonomik që të eliminoj mospërputhshmërinë në fjalë: 1.1. shënjimi i konformitetit është vendosur në kundërshtim me rregullat e zbatueshme; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 22 LIGJI Nr. 06/L -041 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT 1.2. nuk është vendosur shënjimi i konformitetit; 1.3. nuk është hartuar deklarata e konformitetit; 1.4. nuk është hartuar saktë deklarata e konformitetit; 1.5. Dokumentacioni teknik nuk është në dispozicion ose nuk është kompletuar. 2. Kur mospërputhshmëria e referuar në paragrafin 1 të këtij neni vazhdon, inspektorët do të marrin të gjitha masat e duhura për të kufizuar ose ndaluar vendosjen e produktit në dispozicion të tregut apo do të sigurohen që ai është rikthyer apo tërhequr nga tregu. - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: Inspektori must explain and record intended measures, and usually give the economic operator a chance to be heard before action is taken.
Neni 49 Vendimet për marrjen e masave 1. Çdo masë e marrë në përputhje me legjislacionin teknik përkatës për ndalimin ose kufizimin e produktit të vënë në dispozicion në treg, tërheqjen nga tregu, apo rikthimin e tij, do të jetë proporcionale dhe do të deklaroj arsyet e sakta për të cilat është bazuar. 2. Para se të merren masat e përcaktuara në nenin 44 të këtij ligji, inspektori detyrohet që të përshkruaj në procesverbalin e kontrollit inspektues masën që ai synon të ndërmarrë dhe t`i ofrojë operatorit ekonomik mundësinë që të dëgjohet brenda jo më pak se dhjetë (10) ditëve nga dita e dorëzimit të procesverbalit. Operatori ekonomik, në të njëjtën kohë, do të informohet për mjetet juridike në dispozicion sipas ligjit dhe afatet kohore të mjeteve të tilla juridike. 3. Nëse masa e specifikuar në paragrafin 1 të këtij neni, duhet të merret menjëherë për shkak të mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë së përdoruesve, mbrojtjes së pronës, mjedisit, shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës ose ndonjë forme tjetër të mbrojtjes së interesit publik, inspektori duhet të nxjerr vendim për një masë të tillë, pa e dëgjuar më parë operatorin ekonomik. Nëse masa është marrë pa dëgjuar operatorin ekonomik, operatorit duhet t’i jepet mundësia që të dëgjohet sa më shpejt të jetë e mundur dhe veprimi i ndërmarr duhet të rishikohet menjëherë pas kësaj. 4. Çdo masë e referuar në paragrafin 2 të këtij neni duhet të tërhiqet menjëherë ose duhet të ndryshohet nëse operatori ekonomik dëshmon se ai ka ndërmarrë veprime efektive përkatëse. - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: The economic operator must bear the testing and other costs related to conformity assessment when it has placed a product on the market that does not meet the specified technical requirements.
Neni 50 Shpenzimet e mbikëqyrjes inspektuese Shpenzimet e testimit dhe aktiviteteve të tjera në lidhje me vlerësimin e konformitetit të produkteve do të barten nga operatori ekonomik i cili ka vendosur ose e ka vënë në dispozicion në treg një produkt që nuk është në përputhje me kërkesat teknike të përcaktuara. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: The competent inspectorate and the coordinating body must notify the Commission about certain product-safety measures and related information.
Neni 51 Shkëmbimi i informatave - RAPEX 1. Ku inspektorati kompetent merr apo synon të marrë një masë në përputhje me nenin 44 të këtij ligji dhe konsideron se arsyet që shtynë në marrjen e masës apo efektet e masës të shkojnë përtej territorit të Republikës së Kosovës, ai duhet menjëherë përmes trupit koordinues të njoftojnë Komisionin për këtë mase, në pajtim me paragrafin 4 të këtij neni. Ai gjithashtu do të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 23 LIGJI Nr. 06/L -041 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT informojë pa vonesë Komisionin për modifikimin ose tërheqjen e ndonjë mase të tillë. 2. Nëse një produkt që paraqet rrezik serioz është vënë në dispozicion në treg, trupi koordinues do të njoftojë Komisionin për çfarëdo mase vullnetare të marrë dhe të komunikuara nga një operator ekonomik. 3. Informacioni i ofruar në përputhje me paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni do të përfshijë të gjitha të dhënat në dispozicion, në veçanti të dhënat e nevojshme për identifikimin e produktit, origjinën dhe zinxhirin furnizues të produktit, rrezikun e ndërlidhur, natyrën dhe kohëzgjatjen e masës kombëtare të vendosur si dhe çfarëdo mase vullnetare të marrë nga operatorët ekonomik. 4. Për qëllimet e paragrafëve 1, 2 dhe 3 të këtij neni, mbikëqyrja inspektuese dhe sistemi i shkëmbimit të informacionit duhet të zbatohet ligji i veçantë për sigurinë e përgjithshme të produkteve. - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: Trupi koordinues must inform and cooperate with the Commission, other member states, inspection authorities, and relevant Community agencies on market surveillance matters.
Neni 52 Obligimet e tjera për informim 1. Trupi koordinues do të informoj Komisionin për autoritetet e mbikëqyrjes inspektuese dhe fushat e tyre të kompetencës. 2. Trupi koordinues do t’i komunikojë programin e përgjithshëm të mbikëqyrjes së tregut shteteve tjera anëtare dhe Komisionit. 3. Trupi koordinues do t’i komunikojë Shteteve të tjera anëtare dhe Komisionit për rishikimin dhe vlerësimin e funksionimit të aktiviteteve mbikëqyrëse të Kosovës dhe rezultatet e saj. 4. Kur inspektorati kompetent merr vendim qe të tërheq një produkt të prodhuar nga një Shtet anëtar tjetër, trupi koordinues do të informoj operatorin ekonomik në adresën e treguar në produktin në fjalë ose në dokumentin shoqërues të atij produkti. 5. Trupi koordinues do të sigurojë bashkëpunim efikas dhe shkëmbimin e informatave mes autoriteteve të mbikëqyrjes inspektuese dhe autoriteteve të mbikëqyrjes inspektuese të Shteteve anëtare tjera si dhe mes autoriteteve të tyre, Komisionit dhe agjencive përkatëse të Komunitetit në lidhje me programet e tyre të mbikëqyrjes inspektuese dhe të gjitha çështjet që lidhen me produktet që paraqesin rreziqet. 6. Në zbatim të paragrafit 5 të këtij neni, trupi koordinues do t’i mbështet autoritetet e mbikëqyrjes inspektuese të Shteteve anëtare të tjera deri në një masë adekuate duke u dhënë informata ose dokumentacion, duke kryer hetimet e duhura ose çfarëdo mase tjetër të përshtatshme dhe duke marrë pjesë në hetimet e iniciuara në Shtetet anëtare të tjera. 7. Çdo informacion i dhënë nga operatori ekonomik sipas nenit 48 të këtij ligji, duhet të përfshihet kur trupi koordinues njofton Shtetet anëtare tjera dhe Komisionin për gjetjet dhe veprimet e tij. Çdo informacion pasues do të identifikohet qartë sa i përket lidhjes me informacionin tashmë të ofruar. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 24 LIGJI Nr. 06/L -041 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT KAPITULLI VIII KONTROLLA E PRODUKTEVE QË HYJNË NË TREG - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: Articles 54, 55, and 56 apply to all products covered by Kosovo technical legislation, unless a more specific law says otherwise about how border controls are organized.
Neni 53 Zbatimi i dispozitave të kontrolleve kufitare Nenet 54, 55 dhe 56 të këtij ligji do të zbatohen për të gjitha produktet që mbulohen nga legjislacioni teknik i Kosovës, deri në masën që ligjet specifike nuk përmbajnë dispozita më specifike në lidhje me organizimin e kontrolleve kufitare. - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: Dogana e Kosovës duhet të kontrollojë produktet që hyjnë në treg dhe të pezullojë lirimin e tyre kur ka rrezik serioz ose mungesë/shënjim të gabuar të dokumentacionit ose CE.
Neni 54 Kontrolli i produkteve që hyjnë në treg 1. Dogana e Kosovës ka kompetencat dhe burimet e nevojshme për kryerjen në mënyrë të duhur të detyrave të tyre. Ata do të kryejnë kontrolle të përshtatshme të karakteristikave e produkteve në një shkallë përkatëse, në përputhje me parimet e përcaktuara në nenin 44 paragrafi 1 të këtij ligji, para se ato produkte të lëshohen në qarkullim të lirë. 2. Të gjitha inspektoratet kompetente, përgjegjëse për mbikëqyrje të tregut si dhe Dogana e Kosovës përgjegjëse për kontrollin e kufijve të jashtëm do të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, duke ndarë informacionet e duhura për funksionet e tyre si dhe sipas nevojës. 3. Dogana e Kosovës do të pezullojë lëshimin e një produkti në qarkullim të lirë në treg, kur në rrjedhën e kontrolleve të përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni, është gjetur si në vijim: 3.1. produkti shfaq karakteristika të cilat japin shkas për të besuar se produkti kur instalohet, mirëmbahet dhe përdoret si duhet, paraqet një rrezik serioz për shëndetin, sigurinë, mjedisin ose për cilën do interes tjetër publik të përcaktuar në nenin 6, paragrafi 2 të këtij ligji; 3.2. produkti nuk shoqërohet me dokumentacionin me shkrim ose elektronik që kërkohet nga legjislacioni përkatës apo nuk është shënjuar në përputhje me atë legjislacion; 3.3. shenja CE është vendosur në produkt në mënyrë false ose mashtruese. 4. Dogana e Kosovës njofton menjëherë inspektoratin kompetent për çdo pezullim nga paragrafi 3 i këtij neni. 5. Në rastin e produkteve që prishen, Dogana e Kosovës do të mundohet për aq sa është e mundur, të sigurojë që cilado nga kërkesat që ata mund të vendosin sa i përket ruajtjes së produkteve ose parkimin e automjeteve të përdorura për transport, të jenë të përshtatshme për ruajtjen e këtyre produkteve. 6. Në zbatim të nenit 54, 55 dhe 56 të këtij të ligji, neni 52, i këtij ligji do të zbatohen në lidhje me mekanizmat e bashkëpunimit ndërmjet doganave të Kosovës dhe autoriteteve të kontrolleve kufitare të shteteve të tjera anëtare, pa cenuar zbatimin e legjislacionit relevant duke siguruar sisteme më specifike të bashkëpunimit në mes këtyre autoriteteve. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 25 LIGJI Nr. 06/L -041 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: A suspended product may be allowed into circulation if Customs of Kosovo is not notified of action by the competent inspectorate within 3 working days, or if the inspectorate finds no serious health and safety risk or compliance with the relevant law, and all other formalities are met.
Neni 55 Lejimi në qarkullim i produkteve 1. Një produkt lejimi i të cilit është pezulluar nga Dogana e Kosovës në pajtim me nenin 54 të këtij ligji, do të lejohet në qarkullim nëse brenda tri (3) ditëve të punës nga pezullimi Dogana e Kosovës nuk është njoftuar për çfarëdo veprimi të ndërmarrë nga inspektorati kompetent, dhe me kusht që të gjitha kërkesat e tjera dhe formalitetet përkatëse për lejimin e tillë janë plotësuar. 2. Kur inspektorati kompetent konstaton se produkti në fjalë nuk paraqet rrezik serioz për shëndetin dhe sigurinë, ose konsiderohet se është në përputhje me legjislacionin përkatës, ai produkt do të lejohet në qarkullim, me kusht që të gjitha kërkesat e tjera dhe formalitetet përkatëse për lejim janë plotësuar. - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: If a product is judged to pose a serious risk or not comply with relevant law, the competent inspectorate and market surveillance authorities can stop it being placed on the market and ask Kosovo Customs to block free circulation and add warning text.
Neni 56 Masat Kufizuese 1. Kur inspektorati kompetent konstaton se një produkt paraqet rrezik serioz, ata do të marrin masa që të ndalojnë atë produkt nga vendosja në treg dhe do të kërkojnë nga Dogana e Kosovës të përfshijnë vërejtjen e mëposhtme në faturën komerciale që e shoqëron produktin si dhe në çdo dokument tjetër përkatës shoqërues ose në rastet kur përpunimi i të dhënave kryhet në mënyrë elektronike, në vetë sistemin e përpunimit e të dhënave: “Produkt i rrezikshëm” - nuk autorizohet lejimi për qarkullim të lirë - Ligji për Kërkesat Teknike për Produkte dhe vlerësim të konformitetit. 2. Kur autoritetet e mbikëqyrjes së tregut konstatojnë se një produkt nuk përputhet me legjislacionin përkatës, ata do të marrin masat e duhura, të cilat mund përfshijnë ndalimin e vendosjes së produktit në treg, nëse kjo është e nevojshme. 3. Kur vendosja në treg është ndaluar sipas paragrafit 2 të këtij neni, autoritetet e mbikëqyrjes së tregut do të kërkojnë nga Dogana e Kosovës që të mos lejoj qarkullimin e lirë të produktit dhe të përfshijë vërejtjen e mëposhtme në faturën komerciale që e shoqëron produktin si dhe në çdo dokument tjetër përkatës shoqërues ose, në rastet kur përpunimi i të dhënave kryhet në mënyrë elektronike, në vetë sistemin e përpunimit e të dhënave: “Produkti nuk është në konformitet” - nuk autorizohet lejimi për qarkullim të lirë - Ligji për Kërkesat Teknike për Produkte dhe Vlerësim të Konformitetit. 4. Kur produkti më pas deklarohet për procedura tjera doganore, përveç lejimit për qarkullim të lirë, dhe me kusht që autoritetet e mbikëqyrjes së tregut nuk kundërshtojnë, do të përfshihen edhe vërejtjet e përcaktuara në paragrafët 1 dhe 2, në të njëjtat kushte, në dokumentet e përdorura në lidhje me atë procedurë. 5. Inspektorati kompetent mund të shkatërrojë ose t’i bëjë të paoperueshme produktet që paraqesin rrezik serioz, kur ata e konsiderojnë të nevojshme dhe proporcionale. 6. Inspektorati kompetent do t’i sigurojë Doganës së Kosovës informata për kategorinë e produktit në të cilën është identifikuar rreziku serioz ose mospërputhshmëria në zbatim të paragrafëve 1 dhe 2 të këtij neni. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 26 LIGJI Nr. 06/L -041 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT KAPITULLI IX DISPOZITAT NDËSHKIMORE - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: This article sets fines for legal persons, responsible persons, and certain natural persons for listed compliance and product-safety related violations.
Neni 57 1. Personat juridik do të gjobiten në një shumë prej tremijë (3.000,00 €) euro deri në pesëmbëdhjetë mijë (15.000,00 €) euro nëse ata: 1.1. si trup për vlerësim të konformitetit, kryen vlerësimin e konformitetit pa qenë trup i emëruar, nëse kjo përcaktohet me rregullore teknike sipas nenit 10 paragrafi 1 të këtij ligji; 1.2. si trup i emëruar nuk i përmbushin detyrimet e tij lidhur me filialet dhe nënkontraktimin sipas nenit 17 të këtij ligji; 1.3. si trup i emëruar nuk i përmbush detyrimet operacionale gjatë kryerjes së procedurës së vlerësimit të konformitetit sipas nenit 19 të këtij ligji; 1.4. si trup i emëruar jep informacione të përshkruara autoritetit emërues dhe organeve të tjera të përcaktuara sipas nenit 20 të këtij ligji; 1.5. si prodhues, importues ose distributor e vendos në dispozicion të tregut një produkt që nuk është në përputhje me të gjithë legjislacionin në fuqi sipas nenit 23 paragrafi 1 të këtij ligji; 1.6. si operator ekonomik nuk merr menjëherë masat korrigjuese nëse konsideron ose ka arsye të besojë se produkti që ai ka vënë në dispozicion të tregut nuk është në përputhje me legjislacionin në fuqi ose nuk njofton menjëherë inspektoratin kompetent se produkti paraqet rrezik, duke dhënë detaje, në veçanti, për mospërputhjen dhe për çdo masë korrigjuese të ndërmarrë sipas nenit 23 paragrafi 3 të këtij ligji; 1.7 si pronar i produktit teknikisht kompleks mundëson funksionimin dhe përdorimin e produktit të tillë edhe pse nuk është kryer inspektimi i përcaktuar që konfirmon sigurinë e tij sipas neni 27 të këtij ligji. 2. Personi përgjegjës i personit juridik do të gjobitet për shkeljet e përmendura në paragrafin 1 të këtij neni në një shumë prej pesëqind (500,00 €) euro deri dymijë (2. 000,00 €). 3. Personat fizikë të cilët janë tregtarë/zejtarë dhe personat të angazhuar në aktivitete të tjera të pavarura, do të gjobiten për kundërvajtje, të referuara në paragrafin 1. të këtij neni, në lidhje me kryerjen e tregtisë së tyre/zejes ose veprimtarisë së pavarur në një shumë prej treqind (300,00 €) euro deri nëntëqind (900,00 €) euro. - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: Legal entities, responsible persons, and certain natural persons can be fined for listed product-compliance violations.
Neni 58 1. Personat juridik do të gjobiten në një shumë prej tremijë (3.000,00 €) euro deri pesëmbëdhjetë mijë (15.000,00 €) euro nëse ata: 1.1. Si operatorë ekonomik vendosin shenjën e konformitetit në një produkt në GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 27 LIGJI Nr. 06/L -041 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT kundërshtim me parimet e përgjithshme dhe kushtet për vendosjen e shënjes të konformitetit sipas neni 12 të këtij ligji; 1.2. si operatorë ekonomik nuk sigurojnë që të gjitha informacionet që ai ofron në lidhje me produktin e tij janë të sakta, të plota dhe në përputhje me rregullat e zbatueshme sipas nenit 23 paragrafi 2 të këtij ligji; 1.3. si operatorë ekonomik nuk i sigurojnë inspektoratit kompetent të gjitha informatat dhe dokumentacionin e nevojshëm për të demonstruar përputhshmërinë e një produkti ose nuk bashkëpunojnë me inspektoratin, sipas kërkesës së tij, për çdo veprim të ndërmarrë për të eliminuar rrezikun e paraqitur nga një produkt që është vënë në dispozicion të tregut sipas nenit 23 paragrafi 4 të këtij ligji; 1.4. si operatorë ekonomik, në lidhje me rolin e vet përkatës në zinxhirin e furnizimit, nuk kryejnë ndonjë veprimtari tjetër të përshkruar nga rregullorja teknike për një produkt të caktuar nenit 23 paragrafi 5 të këtij ligji; 1.5. si përfaqësues i autorizuar nuk kryen detyrat e specifikuara në mandatin e marrë nga prodhuesi sipas nenit 24 të këtij ligji; 1.6. si operator ekonomik nuk i paraqet inspektoratit kompetent të dhëna për identifikimin e operatorëve të tjerë ekonomikë që e kanë furnizuar atë me një produkt ose për të cilin ka furnizuar një produkt sipas neni 26 të këtij ligji. 2. Personi përgjegjës i personit juridik do të gjobitet për shkeljet e referuara në paragrafin 1 të këtij neni në një shumë prej pesëqind (500,00 €) euro deri dymijë (2.000,00 €) euro. 3. Personat fizikë të cilët janë tregtarë/zejtarë dhe personat e angazhuar në aktivitete të tjera të pavarura, do të gjobiten për kundërvajtjet të referuara në paragrafin 1 të këtij neni, të kryera në lidhje me tregtinë/zejen e tyre ose një veprimtarie të pavarur, në një shumë prej treqind (300,00 €) euro deri nëntëqind (900,00 €) euro. KAPITULLI X DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: This transitional article says certain obligations will start applying only when Kosovo joins the European Union.
Neni 59 Dispozitat Kalimtare 1. Dispozitat e nenit 54 paragrafi 3 të këtij ligji për detyrimin për të vendosur shenjën CE në produkte do të aplikohet nga dita e pranimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian. 2. Nenet 22, 51 dhe 52 të këtij ligji, që kanë të bëjnë me detyrimet për të informuar Komisionin Evropian dhe shtetet anëtare të BE-së mbi kërkesat specifike sipas këtij ligji, do të zbatohen nga dita e pranimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 28 LIGJI Nr. 06/L -041 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: The Government and the Ministry must issue the subordinate acts required by this law for articles 28, 29, 30, 31, and 37 within one year after the law enters into force.
Neni 60 Nxjerrja e akteve nënligjore Qeveria dhe Ministria do të nxjerr akte nënligjore të përcaktuara me këtë ligj në nenin 28, 29, 30, 31 dhe 37 brenda një (1) viti nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: This article keeps listed subordinate regulations in force until new implementing regulations are issued, as long as they do not conflict with this law.
Neni 61 Aktet nënligjore të zbatueshme deri në nxjerrjen e akteve të reja nënligjore 1. Me kusht që nuk janë në kundërshtim me këtë ligj dhe deri në nxjerrjen e akteve të reja nënligjore për zbatimin e këtij ligji, aktet e zbatueshme nënligjore që do të vazhdojnë të mbetet në fuqi janë si vijon: 1.1. Rregullore Nr. 03/2017 për Sigurinë e Ashensorëve; 1.2. Rregullore Nr. 02/2017 për Sigurinë e Lodrave; 1.3. Rregullore Nr. 01/2017 për Pajtueshmërinë Elektromagnetike; 1.4. Rregullore Nr. 05/2016 për Pajisjet Elektrike të Dizajnuara për Përdorim Brenda Kufijëve të Caktuar të Tensionit; 1.5. Udhëzimi Administrativ Nr. 04/2016 për Mënyrën e Autorizimit të Trupave për Vlerësimin e Konformitetit; 1.6. Rregullore Nr. 03/2016 për Etiketimin e Mbathjeve; 1.7. Rregullore Nr. 08/2014 për Mënyrën e Shkëmbimit të Informacioneve dhe Notifikimin e Rregulloreve Teknike, Procedurave të Vlerësimit të Konformitetit dhe Standardeve; 1.8. Rregullore Nr. 04/2014 për Pajisjet dhe Sistemet Mbrojtëse të Destinuara për Përdorim në Atmosfera Potencialisht Shpërthyese; 1.9. Rregullore Nr.03/2014 për Aerosolët Dispensiv; 1.10. Rregullore Nr. 01/2014 për Kërkesat Themelore dhe Vlerësimin e Konformitetit të Pajisjeve Elektrike Shtëpiake për Ngrirje, Frigoriferëve dhe Kombinimet e Tyre, në Lidhje me Kërkesat e Efiçiencës së Energjisë; 1.11. Rregullore Nr. 06/2013 për Shenjën e Konformitetit; 1.12. Rregullore Nr.04/2013 për Sigurinë e Makinerive; 1.13. Rregullore Nr.01/2013 për Kërkesat Teknike për Pllakat e Drurit; 1.14. Rregullore Nr. (MTI) 01/2018 për Etiketimin dhe Shënjimin e Produkteve të Tekstilit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 15 MAJ 2018, PRISHTINË 29 LIGJI Nr. 06/L -041 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT 1.15. Rregullore Nr. 08/2012 për Pajisjet Personale Mbrojtëse; 1.16. Rregullore Nr. 06/2012 për Pajisjet me Gaz; 1.17. Rregullore Nr. 05/2012 për Teleferikët për Bartjen e Njerëzve; 1.18. Rregullore Nr. 04/2012 për Produktet nga Qelqi i Kristaltë. - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: This article repeals the named technical products law when this law enters into force, and also repeals certain technical regulations that cover specified product categories.
Neni 62 Dispozitat shfuqizuese 1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, do të shfuqizohet Ligji Nr. 04/L-039 për Kërkesat Teknike për Produkte dhe Vlerësim të Konformitetit. 2. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, rregulloret teknike në kuptim të nenit 4 të këtij ligji të cilat janë aplikuar në Republikën e Kosovës në pajtim me nenin 145 paragrafi 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës do të shfuqizohen nëse ato rregullojnë produktet vijuese: 2.1. Pajisjet elektrike në lidhje me sigurinë dhe pajtueshmërinë elektromagnetike; 2.2. Makineritë; 2.3. Ashensorët; 2.4. Pajisjet me gaz; 2.5. Lodrat; 2.6. Pajisjet mbrojtëse personale; 2.7. Etiketimi i tekstilit, këpucëve dhe qelqit kristal. - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 63 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 06/L -041 30 mars 2018 Shpallur me dekretin Nr. DL-012-2018, datë 20.04.2018 nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 06/L-041 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in