LIGJI NR. 06/L-042 PËR GJAK DHE PËRBËRËS TË GJAKUT
This is the preamble and title of the law on blood and blood components.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 06/L-042
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble and title of the law on blood and blood components. This article says the law regulates procedures for donating, receiving, testing, processing, storing, and supplying blood and blood components. This article says the law applies to specified health institutions in Kosovo that use blood or blood components for transfusion treatment, and to other institutions named in the law. This article defines terms used in the blood and blood components law. The Ministry, QKKTGJ, and the transfusion inspector are authorized to enforce this law, and authorized transfusion institutions must send information to the Ministry.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 06/L-042 PËR GJAK DHE PËRBËRËS TË GJAKUT
Showing 49 of 49
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble and title of the law on blood and blood components.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË 25 LIGJI Nr. 06/L-042 PËR GJAK DHE PËRBËRËS TË GJAKUT LIGJI Nr. 06/L-042 PËR GJAK DHE PËRBËRËS TË GJAKUT Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR GJAK DHE PËRBËRËS TË GJAKUT KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law regulates procedures for donating, receiving, testing, processing, storing, and supplying blood and blood components.
Neni 1 Qëllimi 1. Me këtë ligj rregullohet procedura për dhurimin, marrjen, testimin, përpunimin dhe ruajtjen e gjakut si dhe furnizimin e qytetarëve apo pacientëve me gjak dhe përbërës të gjakut. 2. Ky ligj përmban dispozitat të cilat janë pjesërisht në përputhje me aktet vijuese të BE-së: 2.1. Direktiva 2002/98/EC, me anë të së cilës përcaktohen standardet e cilësisë dhe sigurisë gjatë grumbullimit, testimit, përpunimit dhe shpërndarjes të gjakut dhe përbërësve të gjakut pavarësisht qëllimit; 2.2. Direktiva 2004/33/EC, me anë të së cilës zbatohet direktiva 2002/98/EC në raport me kërkesat teknike për gjak dhe përbërës të gjakut; 2.3. Direktiva 2005/61/EC, me anë të së cilës zbatohet direktiva 2002/98/EC në raport me gjurmimin dhe raportimin e ngjarjeve dhe reaksioneve anësore serioze; 2.4. Direktiva 2005/62/EC, me anë të së cilës zbatohet direktiva 2002/98/EC në raport me standardet dhe specifikat e Komunitetit në lidhje me sistemin e cilësisë në institucionet transfuzive. 3. Ky ligj përmban dispozita të cilat janë në përputhje me rekomandimet e Këshillit Evropian, Organizatës Botërore të Shëndetësisë, praktikës së mirë prodhuese, laboratorike dhe klinike. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law applies to specified health institutions in Kosovo that use blood or blood components for transfusion treatment, and to other institutions named in the law.
Neni 2 Fusha e zbatimit 1. Ky ligj zbatohet në të gjitha institucionet shëndetësore publike, private ose publiko-private në Republikën e Kosovës të cilat përdorin gjakun ose përbërësit e gjakut për trajtim terapeutik transfuziv, dhe institucionet tjera të përcaktuara në këtë ligj. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË 26 LIGJI Nr. 06/L-042 PËR GJAK DHE PËRBËRËS TË GJAKUT 2. Ky ligj aplikohet në grumbullimin dhe testimin e gjakut human dhe përbërësve të tij, pavarësisht qëllimit, si dhe përpunimit, ruajtjes, shpërndarjes, dhe lëshimit kur ka për qëllim transfuzionin. 3. Kur gjaku dhe përbërësit e gjakut grumbullohen dhe testohen për të vetmin qëllim dhe përdorim ekskluziv në transfuzionin autolog, dhe janë të identifikuara qartë si të tilla, aplikohen kushtet sipas nenit 18, paragrafit 4. të këtij ligji. 4. Dispozitat nga ky ligj nuk aplikohen për qelizat amë të gjakut. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines terms used in the blood and blood components law.
Neni 3 Përkufizimet 1. Për qëllimet e këtij ligji, shprehjet e përdorura kanë kuptimet si në vijim: 1.1. Aferezë - është metodë e marrjes së një apo më shumë përbërësve të gjakut përmes procesimit automatik të gjakut të plotë dhe ku përbërësit tjerë i kthehen dhuruesit gjatë apo në fund të dhurimit; 1.2. Bankë spitalore e gjakut- është njësi spitalore e cila ruan dhe shpërndan gjakun ose përbërësit e tij, dhe e njëjta mund të kryej testet e përputhshmërisë së gjakut ose përbërësve të gjakut ekskluzivisht për përdorim brenda hapësirës spitalore të cilës i përket, përfshirë këtu edhe aktivitetet transfuzive spitalore; 1.3. Derivat i plazmës - është produkt terapeutik ose bari që prodhohet nga plazma humane; 1.4. Dhuruesi i gjakut- është qytetari i cili jep gjak ose përbërës të gjakut; 1.5. Dhuruesi i orientuar i gjakut- është qytetari që vullnetarisht, pa pagesë dhuron gjakun ose përbërës të gjakut për pacientin e caktuar; 1.6. Dhuruesi vullnetar i gjakut- është qytetari i cili vullnetarisht, pa pagesë dhe në mënyrë anonime dhuron gjak ose përbërës të gjakut; 1.7. Gjak- është gjaku i plotë i marrë nga dhuruesi dhe i cili procesohet për transfuzion ose për përpunim të mëtejmë; 1.8. Gjurmim- është procedura e cila mundëson shtegtimin e çdo njësie gjaku ose përbërësi të gjakut nga dhuruesi në destinacionin final, qoftë ai pacienti i trajtuar me gjak ose përbërës të gjakut, ndërmarrja farmaceutike që prodhon produkte të gjakut, ose pika e asgjësimit dhe anasjelltas; 1.9. Hemovigjilencë- quhen tërësia e procedurave organizative mbikëqyrëse të lidhura me ngjarjet anësore serioze, ngjarjeve të papritura ose reaksioneve në dhuruesit apo marrësit e gjakut, si dhe përcjelljen epidemiologjike të dhuruesve; 1.10. Inspektim - është kontroll formal dhe objektiv sipas standardeve të përshtatura me këtë ligj dhe ligjeve tjera relevante si dhe identifikimin e problemeve; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË 27 LIGJI Nr. 06/L-042 PËR GJAK DHE PËRBËRËS TË GJAKUT 1.11. Institucioni i autorizuar transfuziv- është institucion i autorizuar shëndetësor i cili kryen cilindo aspekt të marrjes dhe testimit të gjakut human ose përbërësve të tij pavarësisht qëllimit, si dhe përpunimit, ruajtjes, shpërndarjes dhe lëshimit kur kanë për qëllim transfuzionin. Kjo nuk përfshin bankat spitalore të gjakut; 1.12. Lejimi i përbërësit të gjakut – është proces i cili mundëson që gjaku ose përbërësi i gjakut lirohet nga karantina përmes sistemit dhe procedurave të cilat kanë siguruar që produkti final përmbush kriteret për lëshim në qarkullim; 1.13. Lëshimi i gjakut ose përbërësve të gjakut – është proces i dorëzimit-pranimit të gjakut ose përbërësit të gjakut për qëllim terapeutik nga institucioni i autorizuar transfuziv tek institucioni shëndetësor, për pacientin e caktuar sipas kërkesës së institucionit; 1.14. Marrësi i gjakut- është pacienti i cili merr gjak ose përbërës të gjakut për qëllim terapeutik; 1.15. Ministri- Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës; 1.16. Ministria- Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës; 1.17. Mjeku Përgjegjës- është mjeku në institucionin e kujdesit shëndetësor i cili koordinon dhe administron gjakun ose përbërësin e gjakut për qëllim terapeutik; 1.18. Ngjarje anësore serioze- është ngjarje e padëshirueshme tek pacienti, që lidhet me marrjen, testimin, përpunimin, ruajtjen, shpërndarjen, lëshimin dhe administrimin e gjakut ose përbërësve të gjakut e cila mund të shpie në vdekje, rrezikim të jetës, gjendje e mungesës së aftësisë ose zotësisë, e cila rezulton me ose zgjatje të hospitalizimit ose sëmundshmërisë; 1.19. Përbërës i gjakut- është përbërës terapeutik i gjakut (eritrocitet, leukocitet, trombocitet, plazma, etj.) i cili mund të përgatitet me metoda të ndryshme konvencionale; 1.20. Praktika e mirë klinike- në fushën e mjekësisë transfuzive kupton përdorimin racional të gjakut dhe produkteve të gjakut në praktikën klinike; 1.21. Produkt i gjakut- është secili produkt terapeutik që është fituar nga gjaku ose plazma e njeriut; 1.22. Promovimi i dhurimit të gjakut- përfshin të gjitha aktivitetet për motivimin,informimin, edukimin, organizimin, regrutimin, dhe thirrjen e dhuruesve të gjakut me qëllim të sigurimit të nevojave për gjak dhe përbërës të gjakut; 1.23. QKKTGJ – Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut; 1.24. Reaksion anësor serioz- është përgjigje e paparashikuar të dhuruesit ose pacientit që lidhet me marrjen, respektivisht transfuzionin e gjakut ose përbërësve të gjakut, e cila është vdekjeprurëse, kërcënuese për jetën, gjendje e mungesës së aftësisë ose zotësisë, e cila rezulton me ose zgjatje të hospitalizimit ose sëmundshmërisë; 1.25. Ndalimi i dhurimit të gjakut- është suspendim i përkohshëm ose përhershëm të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË 28 LIGJI Nr. 06/L-042 PËR GJAK DHE PËRBËRËS TË GJAKUT së drejtës së individit për të dhuruar gjak ose përbërës të gjakut; 1.26. Sistemi i cilësisë- është strukturë organizative, përgjegjësitë, procedurat, proceset dhe burimet në zbatimin e menaxhimit të cilësisë; 1.27. Shpërndarja- është procesi i dhënies të gjakut ose përbërësve të gjakut në institucionet e tjera të autorizuara transfuzive, bankat spitalore të gjakut, si dhe prodhuesve të produkteve të gjakut ose plazmës, duke mos përfshirë lëshimin e gjakut dhe përbërësve të tij për transfuzion; 1.28. Transfuzion autolog- është transfuzioni në të cilën dhuruesi dhe marrësi janë personi i njëjtë, dhe në të cilin procedurë përdoret gjaku ose përbërësit e gjakut paraprakisht të dhuruara; 1.29. Transfuzioni- është përdorimi terapeutik i gjakut ose i përbërësve të gjakut të pacientët; 1.30. Veprimtaria transfuzive- në kuptimin e këtij ligji, nënkupton planifikimin, grumbullimin, testimin, përpunimin, kontrollin e cilësisë si dhe ruajtjen, menaxhimin, shpërndarjen dhe lëshimin e gjakut dhe përbërësve të gjakut për përdorim terapeutik; 1.31. Vetëmjaftueshmëria- është sigurimi i sasive të mjaftueshme të gjakut dhe përbërësve të gjakut nga burimet vetanake në Republikës e Kosovës. KAPITULLI II KUJDESI SHËNDETËSOR - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Ministry, QKKTGJ, and the transfusion inspector are authorized to enforce this law, and authorized transfusion institutions must send information to the Ministry.
Neni 4 Zbatimi i ligjit dhe obligimet e institucioneve 1. Ministria, QKKTGJ dhe inspektori për veprimtari transfuzive janë të autorizuar për zbatimin e dispozitave të këtij ligji. 2. Ministria realizon kujdesin shëndetësor për shëndetin e qytetarëve, ashtu që me politikën shëndetësore krijon kushte për furnizimin e qytetarëve me gjak dhe përbërës të gjakut në mënyrë efikase, cilësore dhe të padëmshme. 3. Ministria garanton që të gjitha aktivitetet që lidhen me grumbullimin dhe testimin e gjakut human dhe përbërësve të tij pavarësisht qëllimit, si dhe përpunimit, ruajtjes, shpërndarjes, dhe lëshimit kur ka për qëllim transfuzionin, kryhen vetëm nga institucionet e autorizuara transfuzive. 4. Institucionet e autorizuara transfuzive për qëllimet e paragrafit 3., dërgojnë informatat në Ministri në pajtim aktin nënligjor sipas nenit 5, paragrafi 2. të këtij ligji. 5. Ministria, të drejtat, obligimet dhe objektivat e veta në fushën e furnizimit të qytetarëve me gjak dhe përbërës të gjakut i realizon duke: 5.1. miratuar planifikimin e nevojave për gjak dhe përbërës të gjakut; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË 29 LIGJI Nr. 06/L-042 PËR GJAK DHE PËRBËRËS TË GJAKUT 5.2. mbështetur nxitjen e parimeve të vetëmjaftueshmërisë në furnizimin e qytetarëve me përbërës të gjakut përmes dhurimit pa pagesë; 5.3. siguruar kushte për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për nevojën e grumbullimit të gjakut për mjekimin e pacientëve; 5.4. garantuar sigurimin e kushteve për deponimin e gjakut të grumbulluar, testimin, përpunimin e tij si dhe prodhimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e përbërësve të gjakut, në pajtim me zhvillimet shkencore-teknologjike; 5.5. zhvilluar sistemin informativ shëndetësor për fushën e mjekësisë transfuzive; 5.6. mbështetur aktivitete shëndetësore në fushën e mjekësisë transfuzive; 5.7. siguruar kushte për edukimin e personelit në fushën e mjekësisë transfuzive. 6. Ministria e Shëndetësisë përpilon dhe monitoron zbatimin e politikave të veprimtarisë transfuzive përmes Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut. KAPITULLI III ORGANIZIMI I VEPRIMTARISË TRANSFUZIVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This article organizes transfusion services in Kosovo, requires hospitals and certain health institutions to meet staffing and space/condition rules, and gives the Government and QKKTGJ roles in regulation and written approval.
Neni 5 Organizimi 1. Veprimtaria transfuzive në Republikën e Kosovës kryhet nga institucionet e autorizuara transfuzive të organizuara në dy nivele; Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut dhe Qendrat e Transfuzionit të Gjakut. 2. Ushtrimi i veprimtarisë transfuzive, themelimi i qendrave të reja, pezullimi dhe revokimi i autorizimit, bëhet sipas kushteve të përcaktuara me akt nënligjor, të nxjerr nga Qeveria e Kosovës, gjashtë (6) muaj pas hyrjes në fuqi të Ligjit. 3. Ndryshimi i veprimtarisë transfuzive në institucionet e autorizuara transfuzive mund të ndryshohet vetëm brenda dispozitave përcaktuara me këtë ligj, pas pëlqimit me shkrim nga QKKTGJ-ja. 4. Spitalet në kuadër të të cilave funksionojnë qendrat e transfuzionit të gjakut, obligohen të sigurojnë hapësirën dhe kushtet specifike sipas paragrafit 2. të këtij neni. 5. Institucionet shëndetësore publike, publiko - private dhe private të cilat themelojnë bankën spitalore të gjakut duhet të kenë transfuziologun e tyre. 6. Bankat spitalore të gjakut nuk janë pjesë e veprimtarisë transfuzive në kuadër të QKKTGJ- së, dhe roli i tyre është i kufizuar në fushën e veprimtarisë transfuzive në pajtim me dispozitat e këtij ligji. 7. Me përjashtim të grumbullimit, shpërndarjes dhe ruajtjes të gjakut dhe përbërësve të gjakut, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË 30 LIGJI Nr. 06/L-042 PËR GJAK DHE PËRBËRËS TË GJAKUT aspekte tjera nga mjekësia transfuzive mund të ushtrohen nga specialistët e mjekësisë transfuzive në institucionet e tjera shëndetësore publike, publiko-private dhe private. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This article sets out QKKTGJ as the main transfusion medicine institution and describes its functions in blood supply, transfusion services, education, research, and expert guidance.
Neni 6 Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut 1. Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut (QKKTGJ) është institucioni me i lartë shëndetësor, profesional dhe shkencor nga fusha e veprimtarisë transfuzive, ku organizohen, ofrohen dhe zbatohen shërbimet e veprimtarisë transfuzive si dhe aktiviteti arsimor dhe kërkimor-shkencor. 2. QKKTGJ, të drejtat, obligimet dhe objektivat e veta në fushën e furnizimit të qytetarëve me gjak dhe përbërës të gjakut i përmbush duke realizuar: 2.1. mbikëqyrjen, koordinimin, harmonizimin dhe ndërlidhjen e punëve të qendrave të saj, në funksion të sigurimit të cilësisë dhe sigurisë gjakut dhe përbërësve të gjakut si dhe qasjes së barabartë të qytetarëve në trajtimin me gjak dhe përbërës të gjakut; 2.2. nxitjen e parimeve të vetëmjaftueshmërisë në furnizimin e qytetarëve me përbërës të gjakut përmes dhurimit pa pagesë; 2.3. planifikimin e nevojave për gjak dhe përbërës të gjakut; 2.4. zbatimin e procedurave në kryerjen e veprimtarisë transfuzive; 2.5. ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për nevojën e grumbullimit të gjakut për mjekimin e pacientëve; 2.6. sigurimin e kushteve për deponimin e gjakut të grumbulluar, testimin e tij si dhe prodhimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e përbërësve të gjakut në pajtim me zhvillimet shkencore-teknologjike; 2.7. funksionalizimin e sistemit informativ shëndetësor për fushën e mjekësisë transfuzive; 2.8. zhvillimin e aktiviteteve shëndetësore në fushën e mjekësisë transfuzive; 2.9 edukimin e vazhdueshëm profesional të personelit në fushën e mjekësisë transfuzive. 3. Në aspektin arsimor QKKTGJ ofron bazën pedagogjike për: 3.1. specializimin e mjekëve në Mjekësinë Transfuzive; 3.2. ndjekjen e moduleve nga mjekësia transfuzive për mjekët specializantë në lëmitë tjera; 3.3. edukimin/shkollimin dhe trajnimin e kuadrove tjera shëndetësore. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË 31 LIGJI Nr. 06/L-042 PËR GJAK DHE PËRBËRËS TË GJAKUT 4. Në aspektin shkencor QKKTGJ-ja kryen aktivitetet kërkimore shkencore në pajtim me praktikën e mirë hulumtuese dhe kodin e etikës profesionale. 5. Si institucioni më i lartë mjekësor-arsimor në fushën e mjekësisë transfuzive, QKKTGJ është qendër referente në fushën e mjekësisë transfuzive dhe jep mendime rreth standardeve për gjakun e sigurt dhe hemovigjilencë, testimet e ndryshme, importin, eksportin dhe ekspertizat. 6. Organizimi, funksionimi dhe veprimtaria e QKKTGJ-së, do të përcaktohet me Statutin e QKKTGJ-së, i cili miratohet nga ministri i shëndetësisë. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Blood transfusion centers operate to supply blood and blood components, are authorized within QKKTGJ, and are led by a center leader.
Neni 7 Qendrat e transfuzionit të gjakut 1.Qendrat e transfuzionit të gjakut funksionojnë me qëllim të sigurimit dhe ofrimit të gjakut dhe përbërësve të gjakut në të gjitha institucionet shëndetësore publike të cilat në punën e tyre përdorin gjakun dhe përbërësit e gjakut për trajtim transfuziv. 2. Qendrat e transfuzionit të gjakut janë qendra të autorizuara në kuadër të QKKTGJ-së për kryerjen e veprimtarisë transfuzive. 3. Qendra e transfuzionit të gjakut udhëhiqet nga udhëheqësi i qendrës. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Health institutions must apply to the Ministry of Health to establish a hospital blood bank, and the Ministry licenses these banks and sets the conditions and criteria by subordinate act.
Neni 8 Bankat spitalore të gjakut 1. Banka spitalore e gjakut është njësi organizative e cila formohet në kuadër të institucioneve shëndetësore publike dhe private në funksion të ruajtjes dhe lëshimit te gjakut dhe përbërësve te gjakut, realizimit të testeve të përputhshmërisë për nevojat e institucionit shëndetësor pjesë e të cilit është. 2. Për themelimin e bankës spitalore të gjakut, institucioni shëndetësor përkatës paraqet kërkesën pranë Ministrisë së Shëndetësisë, duke arsyetuar nevojën e institucionit për themelimin e bankës spitalore të gjakut. 3. Banka spitalore e gjakut financohet nga institucioni shëndetësor pjesë e të cilit është. 4. Bankat spitalore e gjakut licencohet nga Ministria e Shëndetësisë. 5. Kushtet dhe kriteret për themelimin dhe licencimin e bankës spitalor të gjakut, si dhe kushtet dhe kriteret për ruajtjen e gjakut dhe përbërësve të gjakut, përcaktohen me akt nënligjor të cilin e nxjerrë Ministria e Shëndetësisë. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The QKKTGJ director must manage, develop, coordinate, and report on the institution’s work, and must meet specified qualifications.
Neni 9 Drejtori i QKKTGJ-së 1. Drejtori i QKKTGJ-së është përgjegjës për: 1.1. menaxhimin dhe administrimin e QKKTGJ-së, nëpërmjet sigurimit të strukturës efikase menaxheriale dhe identifikimit të qartë të niveleve të përgjegjësisë dhe detyrave të punës; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË 32 LIGJI Nr. 06/L-042 PËR GJAK DHE PËRBËRËS TË GJAKUT 1.2. zhvillimin e QKKTGJ-së dhe qendrave të saja, në përputhje me strategjinë shëndetësore të Kosovës; 1.3. sigurimin e zbatimit të shërbimeve shëndetësore të nivelit dytësor dhe tretësor të kujdesit shëndetësor në lëmin e grumbullimit, ruajtjes, testimit, përpunimit, lëshimit dhe shpërndarjes së gjakut dhe përbërësve të gjakut. 2. Drejtori harton dhe mbikëqyrë planin strategjik, zhvillimor, financiar, të personelit, dhe detyrat profesionale dhe specifike tjera të QKKTGJ-së dhe qendrave të saj. 3. Drejtori ofron dhe organizon bashkëpunim profesional me institucionet brenda dhe jashtë Ministrisë, vendore dhe ndërkombëtare në dobi të QKKTGJ-së. 4. Drejtori organizon, mbështet dhe harmonizon promovimin e dhurimit të gjakut në bashkëpunim me Ministrinë dhe institucionet relevante tjera të vendit. 5. Drejtori është përgjegjës për zgjedhjen e udhëheqësve të qendrave transfuzive dhe personelit tjetër brenda QKKTGJ-së. 6. Drejtori i QKKTGJ-së zgjidhet nga Ministria e Shëndetësisë në bazë të konkursit publik. 7. Drejtori duhet t’i përmbush kushtet si vijon: 7.1. të jetë specialist i transfuziologjisë; 7.2. të ketë së paku pesë (5) vite përvojë pune udhëheqëse në fushën e veprimtarisë transfuzive. 8. Drejtori për punën e tij i raporton Ministrit. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: This article names a responsible person for transfusion work and assigns duties for handling blood, sharing information with authorities, meeting qualification requirements, and reporting appointment changes.
Neni 10 Personi përgjegjës 1. Personi përgjegjës emërohet nga drejtori i QKKTGJ-së, dhe është përgjegjës për: 1.1. sigurimin që secila njësi e gjakut ose përbërësve të gjakut është grumbulluar dhe testuar pavarësisht qëllimit, dhe përpunuar, ruajtur, shpërndarë dhe lëshuar për qëllim transfuziv në pajtim me dispozitat e këtij ligji dhe akteve nënligjore në zbatim të këtij ligji; 1.2. ofrimin e informatave organeve kompetente në procedurat e autorizimit dhe akreditimit në pajtim me nenin 4, paragrafët 3. dhe 4. dhe nenin 5, paragrafët 2. dhe 3. të këtij ligji; 1.3. zbatimin e nenit 11 paragrafi 1., neneve 24, 29, 39, dhe 40 të këtij ligji në institucionet e autorizuara transfuzive. 2. Personi përgjegjës duhet të plotësoj minimum kushtet vijuese të kualifikimit: doktor i mjekësisë, specialist nga fusha e mjekësisë transfuzive, minimum pesë (5) vite përvojë në GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË 33 LIGJI Nr. 06/L-042 PËR GJAK DHE PËRBËRËS TË GJAKUT fushën e veprimtarisë transfuzive pas dhënies së provimit specialistik. 3. Detyrat e përcaktuara nga paragrafi 1. i këtij neni, mund të i delegohen edhe personave tjerë, të cilët duhet të jenë të kualifikuar, përmes trajnimeve dhe përvojës në kryerjen e detyrave të ngarkuara. 4. QKKTGJ-ja obligohet të informoj Ministrinë e Shëndetësisë për emërimin e personit përgjegjës me informata mbi detyrat specifike me të cilat personi përgjegjës është ngarkuar. 5. Udhëheqësit e qendrave të transfuzionit të gjakut janë njëkohësisht persona përgjegjës për qendrat e tyre. 6. Personi përgjegjës për punën e tij i raporton drejtpërdrejt drejtorit të QKKTGJ-së. 7. Nëse personi përgjegjës ose personi i deleguar sipas paragrafit 3. të këtij neni, është ndërruar ose zëvendësuar përkohësisht ose përhershëm, Drejtori i QKKTGJ-së njofton Ministrin për personin përgjegjës të ri dhe datën e fillimit të detyrës. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Staff directly involved in blood-related activities must be qualified and receive regularly updated training. Employees in QKKTGJ and blood transfusion centers receive a risk-related allowance set by a Ministry sublegal act.
Neni 11 Personeli 1. Personeli i kyçur drejtpërdrejte në grumbullimin, testimin, përpunimin, ruajtjen, shpërndarjen dhe lëshimin e gjakut ose përbërësve të gjakut, duhet të jetë i kualifikuar në kryerjen e detyrave të ngarkuara, dhe i nënshtrohet trajnimeve relevante, rregullisht të azhurnuara dhe në intervale të rregullta kohore. 2. Të punësuarit në QKKTGJ dhe qendrat e transfuzionit të gjakut, për punën e tyre marrin shtesë për rrezikshmëri në punë, të paraparë me akt nënligjor të nxjerr nga Ministria. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The QKKTGJ director must report the previous year’s transfusion activity to the Minister by 1 April of the following year. Authorized transfusion institutions must document transfusion activity and statistical data and submit them to QKKTGJ by 15 January of the following year.
Neni 12 Raportimi për veprimtarinë transfuzive 1. Drejtori i QKKTGJ-së, i raporton Ministrit mbi veprimtarinë transfuzive për vitin paraprak më së largu deri me 1 prill të vitit vijues. 2. Raporti vjetor duhet të përfshijë: Numrin total të dhuruesve të gjakut, numrin total të dhurimeve, listën e azhurnuar të institucioneve shëndetësore të cilat furnizohen me gjak ose përbërës të gjakut, njësitë e gjakut të papërdorura, numrin total të secilit përbërës të prodhuar dhe lëshuar ose shpërndarë, incidenca dhe prevalenca e markerëve infektiv në gjak dhe përbërës të gjakut për sëmundje të transmetueshme përmes transfuzionit, numri i përbërësve të tërhequr nga qarkullimi, numri i ngjarjeve dhe reaksioneve anësore serioze të raportuara. 3.Të gjitha institucionet e autorizuara transfuzive janë të obliguara që të dokumentojnë veprimtarinë transfuzive dhe të dhëna statistikore dhe të i dorëzojnë në QKKTGJ, jo më vonë se deri me 15 janar të vitit vijues. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË 34 LIGJI Nr. 06/L-042 PËR GJAK DHE PËRBËRËS TË GJAKUT KAPITULLI IV PLANIFIKIMI DHE PROMOVIMI I DHURIMIT TË GJAKUT - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Blood collection needs are set in an annual plan prepared by QKKTGJ, and sudden increases in demand are handled with additional mobile blood-collection actions and other measures coordinated with the Ministry of Health.
Neni 13 Planifikimi i aksioneve për grumbullimin e gjakut 1. Nevojat e parapara për gjak përcaktohen me planin vjetor të përpiluar nga ana e QKKTGJ-së. 2. Rritja e papritur e kërkesave për gjak dhe përbërës të gjakut, mbulohet me aksionet mobile shtesë për grumbullimin e gjakut dhe me masat tjera, në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The Ministry must encourage voluntary, unpaid blood donation, blood transfusion bodies must promote and organize it, and certain institutions must inform the public and support donation campaigns.
Neni 14 Promovimi i dhurimit vullnetar të gjakut 1. Vetëmjaftueshmëria me gjak dhe përbërës të gjakut është interes nacional. 2. Ministria duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme në inkurajimin e dhurimit vullnetar dhe pa pagesë të gjakut, me synim që gjaku dhe përbërësit e gjakut të sigurohen në masën më të madhe të mundshme nga dhurimet vullnetare. 3. QKKTGJ-ja dhe qendrat e transfuzionit të gjakut janë të obliguara të bëjnë promovimin dhe organizimin e dhurimit të gjakut dhe ndihmohen nga: 3.1. Qeveria e Kosovës dhe ministritë përkatëse si dhe institucionet tjera qendrore dhe lokale; 3.2. Institucionet shëndetësore, të sigurisë, arsimore, kulturore, sportive, religjioze, humanitare, masë-mediat, institucionet për sigurimin shëndetësor, organizatat sindikale dhe organizatat tjera jofitimprurëse; 3.3. Institucionet nga nën-paragrafët 3.1. dhe 3.2. të këtij neni, informojnë opinionin publik për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe të mbështesin aksionet e dhurimeve të gjakut. 4. Promovimi i dhurimit vullnetar të gjakut në mediat e shkruara, elektronike dhe përmes telefonisë bëhet pa pagesë. 5. Ministria e Shëndetësisë për çdo vit ndan buxhet të veçantë për QKKTGJ-në, për sensibilizimin, inkurajimin dhe motivimin e popullatës mbi dhurimin vullnetar të gjakut. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: This article defines blood collection and says it must support self-sufficiency in blood and blood components; it also says collection happens at the national center, authorized transfusion centers, or in the field by mobile teams under medical supervision.
Neni 15 Grumbullimi i gjakut 1. Grumbullimi i gjakut përfshin përzgjedhjen e dhuruesve potencial të gjakut, përcaktimin e sasisë së gjakut për tu marrë, metodën e marrjes së gjakut dhe marrjen e gjakut nga dhuruesit vullnetarë. 2. Grumbullimi i gjakut duhet të sigurojë vetëmjaftueshmërinë me gjak dhe përbërës të gjakut GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË 35 LIGJI Nr. 06/L-042 PËR GJAK DHE PËRBËRËS TË GJAKUT në pajtueshmëri me nevojat e përcaktuara dhe të parapara, si dhe me rritjen e papritur të nevojave për gjak. 3. Grumbullimi i gjakut realizohet në QKKTGJ dhe qendrat transfuzive të autorizuara si dhe në terren përmes ekipeve mobile dhe realizohet nën mbikëqyrjen profesionale mjekësore. 4. Kriteret për krijimin e sistemit cilësor në çdo qendër ku bëhet dhurimi i gjakut, përcaktohen me akt nënligjor të nxjerr nga Ministria. KAPITULLI V DHURUESIT E GJAKUT - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Blood donors may be any person who meets the age and health-suitability criteria, with exceptions for some 17-year-olds and donors over 65.
Neni 16 Dhurimi i gjakut 1. Dhuruesi i gjakut mund të jetë çdo person, pavarësisht gjinisë, racës, ngjyrës, përkatësisë kombëtare dhe fetare, me moshë madhore prej tetëmbëdhjetë (18) deri gjashtëdhjetë e pesë (65) vjet, i cili plotëson kriteret mbi përshtatshmërinë fizike e shëndetësore për dhurimin e gjakut. 2. Me përjashtim nga paragrafi 1. i këtij neni, lejohet marrja e gjakut edhe nga mosha shtatëmbëdhjetë (17) vjeçare, me kusht që, mjeku të konstatojë plotësimin e kritereve mbi përshtatshmërinë fizike e shëndetësore për dhurimin e gjakut dhe jo më shumë se dy (2) herë në vit. 3. Me përjashtim nga paragrafi 1. i këtij neni, dhurimi i gjakut lejohet mbi moshën gjashtëdhjetepesë (65) vjeçare, nëse është dhurues i rregullt dhe plotëson kriteret mbi përshtatshmërinë fizike e shëndetësore për dhurimin e gjakut. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Standard blood donations are limited to 4 per year for men and 3 per year for women, with more than 2 months between standard donations; apheresis donations are excepted but must still leave at least 48 hours between donations.
Neni 17 Frekuenca dhe intervali i dhurimeve 1. Numri maksimal i dhurimeve standarde ndalohet të jetë më shumë se katër(4) herë në vit për meshkuj dhe tri (3) herë në vit për femra, kurse intervali në mes dhurimeve standarde duhet të jetë më i madh se dy (2) muaj për të dyja gjinitë. 2. Përjashtim nga paragrafi 1. i këtij neni, bën dhurimi përmes aferezës, ku frekuenca dhe intervali përcaktohen sipas statusit hematopoetik të dhuruesit, me kusht që intervali mes dy(2) dhurimeve duhet të jetë më i madh se dyzet e tetë (48) orë. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Autologous blood donation is allowed for certain donors, including minors with written parent/guardian consent and people over 65 with their own written consent.
Neni 18 Transfuzioni autolog 1. Dhuruesi i gjakut, në kushte të caktuara mund të jetë edhe marrës i gjakut të tij (transfuzioni autolog). 2. Dhurimi autolog i gjakut lejohet edhe nga pacientët nën moshën shtatëmbëdhjetë (17) vjeç, pas pëlqimit me shkrim të prindit ose kujdestarit ligjor të të miturit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË 36 LIGJI Nr. 06/L-042 PËR GJAK DHE PËRBËRËS TË GJAKUT 3. Dhurimi autolog i gjakut lejohet edhe nga pacientët mbi gjashtëdhjetë e pesë (65) vjeç, pas pëlqimit të tyre me shkrim. 4. Kërkesat specifike të cilat duhet të aplikohen tek transfuzionet autologe përcaktohen me akt nënligjor nga Ministria. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Authorized transfusion institutions must inform all potential blood and blood-component donors in advance about the donation procedure.
Neni 19 Informimi i dhuruesve potencial 1. Institucionet e autorizuara transfuzive duhet të sigurohen që të gjithë dhuruesit potencial të gjakut dhe përbërësve të gjakut të informohen paraprakisht mbi procedurën e dhurimit të gjakut. 2. Informatat të cilat duhet të iu ofrohen dhuruesve potencial dhe obligimet e personelit përcaktohen me akt nënligjor të nxjerr nga Ministria. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Donorët e gjakut duhet të plotësojnë pyetësorin, të japin pëlqim me shkrim pas informimit të plotë dhe të japin informata të sakta; dhuruesit e papërshtatshëm mund të tërhiqen pa dhënë arsye.
Neni 20 Informatat dhe pëlqimi për dhurimin e gjakut 1. Institucioni i autorizuar transfuziv siguron që të gjithë dhuruesit potencial të gjakut dhe përbërësve të gjakut pas pajtimit për të iu nënshtruar dhurimit të gjakut ose përbërësve të gjakut, të ofrojnë informatat përfshirë identifikimin e dhuruesit, historinë shëndetësore, mjekësore dhe nënshkrimin. 2. Dhuruesi potencial duhet të plotësoj pyetësorin për të iu lejuar vazhdimit të procedurës së dhurimit të gjakut ose përbërësve të gjakut. Pyetësori duhet të përmbaj edhe faktorët relevantë të rrezikut të cilët e përjashtojnë përkohësisht ose përhershëm një dhurues potencial. 3. Në rast se dhuruesi potencial gjatë informimit me shkrim dhe plotësimit të pyetësorit, nuk kualifikohet për dhurim, atëherë ai mund të tërhiqet nga dhurimi i gjakut pa dhënë arsyet e tërheqjes. 4. Dhuruesi potencial pas plotësimit të pyetësorit, jep pëlqimin me shkrim për dhurimin e gjakut ose përbërësve të tij, i cili duhet të jetë shprehje e vullnetit të lirë të dhuruesit, i bazuar në informimin e plotë paraprak. 5. Secili dhurues i gjakut obligohet që të ofrojë informata të sakta. 6. Përmbajtja e tekstit me shkrim të pyetësorit dhe pëlqimit të dhuruesit të gjakut dhe përbërësve të gjakut përcaktohet me akt nënligjor në pajtim me paragrafin 1. të këtij neni. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Institucioni i autorizuar transfuziv duhet të zbatojë kriteret dhe procedurat e përshtatshmërisë për të gjithë dhuruesit, të dokumentojë vlerësimet dhe testimet, dhe të informojë dhuruesin për gjetje jonormale.
Neni 21 Përshtatshmëria e dhuruesve 1. Institucioni i autorizuar transfuziv siguron që procedurat e vlerësimit të përshtatshmërisë dhe kriteret e dhurimit të zbatohen për të gjithë dhuruesit e gjakut ose përbërësve të gjakut. 2. Rezultatet e vlerësimit të dhuruesit dhe procedurat e testimit duhet të dokumentohen dhe për çfarëdo gjetje jonormale duhet të informohet dhuruesi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË 37 LIGJI Nr. 06/L-042 PËR GJAK DHE PËRBËRËS TË GJAKUT 3. Kriteret mjekësore mbi pranimin, ndalimin e përkohshëm ose të përhershëm të dhurimit të gjakut ose përbërësve të gjakut dhe obligimet e personelit, përcaktohen me akt nënligjor. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Mjeku must first examine and interview potential blood donors before each donation, gather needed information, and must not allow donation when medical criteria or doubts justify temporary or permanent deferral or when donor data may be false or hidden.
Neni 22 Ekzaminimi shëndetësor i dhuruesit të gjakut 1. Ekzaminimi dhe intervistimi i dhuruesve potencial duhet të kryhet para çdo dhurimi të gjakut apo përbërësve të gjakut. 2. Mjeku është përgjegjës për ofrimin dhe marrjen e informatave nga dhuruesi potencial të cilat janë të nevojshme për të vlerësuar përshtatshmërinë shëndetësore për dhurim të gjakut apo përbërësve të tij. 3. Mjeku nuk duhet të lejojë dhurimin e gjakut nga dhuruesi potencial, për të cilin në bazë të kritereve mjekësore, vërtetohet ose ekziston dyshimi se plotëson kriteret mbi ndalimin e përkohshëm apo përhershëm në dhurimin e gjakut. 4. Nëse ekziston dyshimi mbi vërtetësinë e të dhënave të ofruara apo fshehjes së të dhënave nga dhuruesi potencial, atëherë mjeku duhet të vendos në favor të ruajtjes së sigurisë së gjakut dhe përbërësve të gjakut, duke ndaluar dhurimin e gjakut. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: An employee who donates blood or blood components is entitled to two days off, including the donation day.
Neni 23 Mbështetja e dhuruesit të gjakut 1. I punësuari i cili dhuron gjak ose përbërës të gjakut, ka të drejtë të marr dy (2)ditë të lira pune, përfshirë ditën e dhurimit. 2. Kompensimi për ditën e lirë nga paragrafi 1. i këtij neni, bëhet nga punëdhënësit dëshmuar me vërtetim nga institucioni i autorizuar transfuziv. 3. Në rastet kur dhuruesi i gjakut ftohet nga institucioni i autorizuar transfuziv për të dhuruar gjak ose përbërës të gjaku, dhuruesit i sigurohet një shujtë si dhe pagesa e shpenzimeve të rrugës të përcaktuar me akt nënligjor të nxjerr nga Ministria . 4. Ndalohet kompensimi në të holla për gjakun e marrë apo përbërësit e tij. KAPITULLI VI MENAXHIMI I CILËSISË DHE SIGURISË NË VEPRIMTARINË TRANSFUZIVE - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The Ministry must ensure conditions for a quality system in authorized transfusion institutions, and those institutions must ensure blood and blood components meet quality and safety standards.
Neni 24 Kriteret e cilësisë dhe sigurisë së gjakut dhe përbërësve të gjakut 1. Ministria obligohet të siguroj kushtet për krijimin dhe funksionimin e sistemit të cilësisë në institucionet e autorizuara transfuzive bazuar në parimet e praktikës së mirë. 2. Institucioni i autorizuar transfuziv duhet të sigurohet që gjaku dhe përbërësit e gjakut plotësojnë standardet e cilësisë dhe sigurisë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË 38 LIGJI Nr. 06/L-042 PËR GJAK DHE PËRBËRËS TË GJAKUT 3. Standardet dhe specifikat mbi sistemin e cilësisë në veprimtarinë transfuzive si dhe kriteret e cilësisë dhe sigurisë së gjakut dhe përbërësve të gjakut përcaktohen me akt nënligjor të nxjerr nga Ministria. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Institucioni i autorizuar transfuziv duhet të sigurohet që gjaku dhe përbërësit e gjakut të testohen para se të lëshohen në qarkullim.
Neni 25 Testimi i gjakut 1. Institucioni i autorizuar transfuziv duhet të sigurohet se secili dhurim i gjakut ose përbërësve të gjakut, përfshirë dhurimet përmes aferezës dhe dhurimet autologe, i janë nënshtruar së paku testimeve vijuese para lëshimit në qarkullim: 1.1. Grupi ABO (nuk është i nevojshëm për plazmën e dedikuar për fraksionim); 1.2. Grupi Rh D (nuk është i nevojshëm për plazmën e dedikuar për fraksionim); 1.3. Hepatiti B(HBs-Ag); 1.4. Hepatiti C (Anti-HCV); 1.5. HIV1/2 (Anti-HIV 1/2); 1.6. Sifilisi. 2. Me zhvillimin e teknologjive të reja të detektimit të sëmundjeve të transmetueshme përmes gjakut, testet nga paragrafi 1., nën-paragrafët 1.3., 1.4., 1.5. dhe 1.6. të këtij neni mund të zëvendësohen me teste tjera me specificitet dhe ndjeshmëri më të lartë se sa testet ekzistuese. 3. Teste shtesë mund të aplikohen për përbërës specifik të gjakut, dhurues apo situata specifike epidemiologjike. 4. Mënyra, metoda dhe gjerësia e testimit të gjakut dhe përbërësve të gjakut për sëmundje trasmisive përcaktohen me akt nënligjor të nxjerr nga Ministria - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Blood and blood components that do not meet safety or quality standards must be withdrawn, labelled, stored separately, and destroyed. Unused autologous transfusion blood may not be used for other people.
Neni 26 Asgjësimi i gjakut dhe përbërësve të gjakut 1. Gjaku dhe përbërësit e gjakut që nuk i plotësojnë standardet e sigurisë ose cilësisë në përputhje me këtë ligj dhe akteve nënligjore sipas këtij ligji, duhet të tërhiqen menjëherë nga qarkullimi, shënohen me etiketë të veçantë “Nuk është për transfuzion”, deponohen në frigorifer të posaçëm dhe asgjësohen. 2. Gjaku i dhuruar për transfuzion autolog i cili nuk është përdorur, nuk mund të përdoret për trajtimin e personave tjerë, por duhet të tërhiqet, deponohet dhe asgjësohet në përputhje me paragrafin 1. të këtij neni. 3. Mënyra e asgjësimit të gjakut dhe përbërësve të gjakut rregullohet me akt nënligjor të nxjerr nga Ministria. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË 39 LIGJI Nr. 06/L-042 PËR GJAK DHE PËRBËRËS TË GJAKUT - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: QKKTGJ must ensure safe storage, transport, and distribution conditions for blood and blood components between transfusion centers, preserving their integrity. The Ministry sets those conditions by subordinate act.
Neni 27 Kushtet e ruajtjes, transportit dhe shpërndarjes së gjakut 1. QKKTGJ obligohet të sigurojë kushtet e ruajtjes, transportit dhe shpërndarjes së gjakut, dhe përbërësve të gjakut, në mes të qendrave transfuzive, duke siguruar ruajtjen e integritetit të gjakut dhe përbërësve të gjakut. 2. Kushtet e ruajtjes, transportit dhe shpërndarjes të gjakut dhe përbërësve të gjakut, përcaktohen me akt nënligjor të nxjerr nga Ministria. KAPITULLI VII MBROJTJA E TË DHËNAVE,DOKUMENTACIONI DHE RUAJTJA E TË DHËNAVE - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Authorized transfusion institutions must keep blood donor data confidential and prevent unauthorized access to the database.
Neni 28 Mbrojtja e të dhënave dhe konfidencialiteti 1. Institucionet e autorizuara transfuzive obligohen të ruajnë konfidencialitetin e dhurueseve të gjakut si dhe qasjen e paautorizuar në bazën e të dhënave sipas legjislacionit në fuqi. 2. Institucionet e autorizuara transfuzive ndërmarrin të gjitha masat të cilat sigurojnë që të gjitha të dhënat përfshirë edhe informatat gjenetike në të cilat kanë qasje palët e treta, të jenë konfidenciale në mënyrë që dhuruesi i gjakut nuk është më i identifikueshëm. 3. Për qëllimin e paragrafit 2. të këtij neni, institucionet e autorizuara transfuzive obligohen të sigurojnë që: 3.1. të ekzistojnë masat e sigurisë së të dhënave të cilat mbrojnë dosjet nga futja e të dhënave, fshirjet ose modifikimet e paautorizuara të të dhënave të dhuruesve, dhuruesve të refuzuar ose transferimit të informatave; 3.2. të ekzistojnë procedura të zgjidhjes së mospërputhjes së të dhënave; 3.3. të pamundësohet nxjerrja e paautorizuar e informatave, por gjithmonë duke garantuar gjurmimin e dhurimeve. 4. Identifikimi i dhuruesit të gjakut dhe testet laboratorike bëhen në pajtueshmëri me parimet e profesionit dhe etikës mjekësore. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: This article requires authorized transfusion institutions to keep documentation safely, restrict access to authorized inspectors, and support standardized forms and record retention.
Neni 29 Dokumentacioni dhe ruajtja e të dhënave 1. Institucioni i autorizuar transfuziv ndërmerr të gjitha masat që sigurojnë ruajtjen adekuate të dokumentacionit mbi procedurat operative, udhërrëfyesve, trajnimeve, doracakëve të punës dhe formularëve për raportim. 2. Institucioni i autorizuar transfuziv obligohet që qasjen në dokumentacionin nga paragrafi 1. i këtij neni të iu vihen në dispozicion vetëm personave të autorizuar për inspektim. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË 40 LIGJI Nr. 06/L-042 PËR GJAK DHE PËRBËRËS TË GJAKUT 3. QKKTGJ krijon sistem të unifikuar mbi formularët dhe raportet të cilat përdoren në të gjitha institucionet e autorizuara transfuzive. 4. Ministria siguron që institucionet e autorizuara transfuzive të mirëmbajnë regjistrat e të dhënave të përcaktuara me nenin 12, paragrafin 2., nenin 19 paragrafin 2., nenin 20 paragrafin 1., nenin 21 paragrafin 3., nenin 25 paragrafët 1. dhe 3. të këtij ligji, në kohëzgjatje së paku pesëmbëdhjetë (15) vite. 5. Ministria i ruan regjistrat e të dhënave të pranuara nga institucionet e autorizuara transfuzive sipas nenit 4 paragrafëve 3. dhe 4., nenit 5 paragrafëve 2. dhe 3., nenit 10, nenit 11 paragrafit 1., nenit 40 dhe nenit 43 të këtij ligji. 6. Mënyra, lloji dhe kohëzgjatja e ruajtjes së të dhënave dhe obligimet e personelit përcaktohen me akt nënligjor të nxjerr nga Ministria. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: QKKTGJ-ja must create a transfusion information system, with support from the Ministry of Health, for all authorized transfusion institutions.
Neni 30 Sistemi Informativ në veprimtarinë transfuzive 1.QKKTGJ-ja, me përkrahjen e Ministrisë së Shëndetësisë krijon sistemin informativ për veprimtarinë transfuzive në të gjitha institucionet e autorizuara transfuzive. 2. Regjistri i dhurueseve të gjakut, dhurimeve, rezervave të gjakut dhe përbërësve të gjakut, janë pjesë e sistemit integral i cili mundëson të jetë pjesë e sistemit informativ të veprimtarisë transfuzive. 3. Sistemi informativ i QKKTGJ-së, është i veçantë dhe i integruar në Sistemin Informativ Shëndetësor. KAPITULLI VIII SHPËRNDARJA, IMPORTI DHE EKSPORTI I GJAKUT DHE PËRBËRSVE TË GJAKUT - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Authorized transfusion institutions must cooperate with each other and with international missions in Kosovo to share blood or blood components when there is a shortage.
Neni 31 Shpërndarja e gjakut në mes institucioneve të autorizuara transfuzive 1. Institucionet e autorizuara transfuzive bashkëpunojnë ndërmjet veti në kuptimin e bashkëpunimit të ndërsjellë të furnizimit me gjak apo përbërës të gjakut të cilat janë në mungesë. 2. Institucionet e autorizuara transfuzive bashkëpunojnë me misionet ndërkombëtare në Kosovë, me qëllim të furnizimit të ndërsjellë me gjak ose përbërës të gjakut. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Importi i gjakut dhe përbërësve të gjakut është i ndaluar, por Ministri mund ta lejojë në raste të veçanta.
Neni 32 Importi 1. Ndalohet importi i gjakut dhe përbërësve të gjakut. 2. Përjashtimisht nga paragrafi 1.i këtij neni, Ministri lejon importin e gjakut dhe përbërësve të gjakut në rastet e veçanta si: fatkeqësitë natyrore dhe gjendjet e tjera të jashtëzakonshme, ose në rastet e tjera kur bëhet fjalë për nevoja emergjente të arsyeshme nga ana mjekësore. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË 41 LIGJI Nr. 06/L-042 PËR GJAK DHE PËRBËRËS TË GJAKUT 3. Gjaku dhe përbërësit e gjakut të importuar sipas paragrafit 2. të këtij neni, duhet të i plotësojnë kriteret e cilësisë dhe sigurisë të parapara me këtë ligj dhe duhet të testohen sipas nenit 25 të këtij ligji, procesohen dhe të shënohen nga institucioni i autorizuar transfuziv para lëshimit në qarkullim për përdorim terapeutik. 4. Furnizimi me gjak dhe përbërës të gjakut nga misionet ndërkombëtare brenda në Kosovë, nuk konsiderohet import sipas këtij ligji. 5. Paragrafët 1. deri në 4. të këtij neni nuk zbatohet në mostrat e gjakut, plazmës dhe serumit të cilat hyjnë brenda vendit për qëllime hulumtuese, laboratorike dhe diagnostike. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Eksporti i gjakut dhe përbërësve të gjakut për qëllime komerciale ndalohet, por ministri mund ta lejojë në raste të veçanta; plazma mund të eksportohet për fraksionim, dhe disa mostra të dërguara jashtë vendit për hulumtim, laborator ose diagnozë nuk i nënshtrohen këtyre paragrafëve.
Neni 33 Eksporti 1. Ndalohet eksportimi i gjakut dhe përbërësve të gjakut për qëllime komerciale. 2. Ministri mund të lejojë eksportimin e gjakut dhe përbërësve të gjakut në rastet e veçanta si: fatkeqësitë natyrore dhe në gjendjet tjera të jashtëzakonshme, ose në rastet tjera kur bëhet fjalë për nevoja emergjente të arsyeshme nga ana mjekësore. 3. Gjaku ose përbërësit e gjakut të cilët eksportohen sipas paragrafit 2. të këtij neni, duhet paraprakisht të i nënshtrohen testimeve sipas nenit 25 të këtij ligji. 4. Ministri mund të lejojë eksportimin e plazmës, me qëllim të fraksionimit të saj për nevojat e popullatës së Kosovës sipas nenit 34, paragrafi 1. të këtij ligji. 5. Furnizimi me gjak dhe përbërës të gjakut i misioneve ndërkombëtare në Kosovë, nuk konsiderohet eksport sipas këtij ligji. 6. Paragrafët 1. deri ne 4. të këtij neni nuk zbatohet në mostrat e gjakut, plazmës dhe serumit të cilat dërgohen jashtë vendit për qëllime hulumtuese, laboratorike dhe diagnostike. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: QKKTGJ-ja may send blood plasma for making plasma derivatives, with the Minister’s permission.
Neni 34 Prodhimi i derivateve të plazmës 1. QKKTGJ-ja me leje të Ministrit mund të dërgoj plazmën e gjakut si lëndë të parë në përfitimin e derivateve të ndryshme të plazmës për nevojat e popullatës së Kosovës. 2. Me qëllim të realizimit të paragrafit 1. të këtij neni, QKKTGJ-ja lidhë marrëveshje për fraksionimin e plazmës me institucionet e specializuara respektivisht përfaqësuesit e autorizuar të tyre në Kosovë, sipas akteve ligjore në fuqi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË 42 LIGJI Nr. 06/L-042 PËR GJAK DHE PËRBËRËS TË GJAKUT KAPITULLI IX PËRDORIMI KLINIK I GJAKUT - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Authorized transfusion institutions must supply blood and blood products to specified health institutions, health institutions using blood must transport it in special equipment, and prices for these services are approved by the Ministry.
Neni 35 Furnizimi 1. Institucionet e autorizuara transfuzive furnizojnë me gjak dhe me produkte të gjakut institucionet shëndetësore dytësore dhe tretësore publike, private dhe publiko-private. 2. Ndalohet përdorimi i gjakut human në shërbimin shëndetësor për qëllime përfitimi. 3. Shpenzimet e institucioneve të autorizuara transfuzive për shërbimet në kuadër të veprimtarisë transfuzive dhe shërbimeve tjera shëndetësore, mbulohen nga institucionet shëndetësore të përcaktuara në paragrafin 1. të këtij neni. 4. Institucioni shëndetësor i cili përdorë gjak ose përbërës të gjakut, obligohet që transportimin e gjakut dhe përbërësve të gjakut nga institucionet e autorizuara transfuzive në klinikën përkatëse të e realizoj në pajisje specifike për ruajtjen e integritetit të gjakut dhe përbërësve të gjakut. 5. Gjaku dhe përbërësit e gjakut dhe shërbimet tjera shëndetësore të cilat ofrohen nga institucionet e autorizuara transfuzive, hyjnë në kuadër të listës së shërbimeve të kujdesit shëndetësor themelor. 6. Çmimet për shërbimet e ofruara nga institucionet e autorizuara transfuzive, miratohen nga Ministria në koordinim me QKKTGJ-në. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Public, public-private, and private health institutions must submit blood requests with the patient’s blood sample to an authorized transfusion institution, and the responsible doctor must complete the request form clearly and without corrections.
Neni 36 Kërkesat për gjak dhe përbërës të gjakut 1. Institucioni shëndetësor publik, publiko-privat, dhe privat paraqet kërkesën për gjak ose përbërës të gjakut së bashku me mostrën e gjakut të pacientit për të cilin kërkohet gjaku ose përbërësit e tij në institucionin e autorizuar transfuziv. 2. Kërkesa për gjak ose përbërës të gjakut plotësohet nga mjeku përgjegjës, me shkronja të shtypit ose në formë elektronike, qartë e lexueshme dhe pa përmirësime. 3. Përmbajtja e formularit të kërkesës për gjak ose përbërës të gjakut, lloji i epruvetës për mostrën e gjakut, dhe procedurat tjera të cilat duhet të ndërmerren nga institucionet shëndetësore përdoruese të gjakut ose përbërësve të gjakut përcaktohen me akt nënligjor të nxjerr nga Ministria. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Mjeku përgjegjës must use blood and blood components carefully, verify the recipient’s identity, monitor the transfusion, handle serious reactions, and complete and file the transfusion form; the Ministry sets the detailed procedure by subordinate act.
Neni 37 Përgjegjësitë e mjekut përgjegjës 1. Mjeku përgjegjës i cili përdor gjak ose përbërës të gjakut në mjekimin e pacientëve, është përgjegjës për arsyeshmërinë e përdorimit dhe administrimit të drejtë të gjakut dhe përbërësve të gjakut në pajtim me parimet e përdorimit adekuat, racional dhe praktikës së mirë klinike. 2. Mjeku përgjegjës kryen verifikimin përfundimtar të identitetit të marrësit të gjakut, gjakut GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË 43 LIGJI Nr. 06/L-042 PËR GJAK DHE PËRBËRËS TË GJAKUT dhe përbërësve të gjakut të cilat do të administrohen, mbikëqyrë marrësin e gjakut gjatë transfuzionit të gjakut, konstaton efektet pozitive dhe reaksionet ose ngjarjet anësore serioze dhe sipas protokolleve spitalore ndërmerr masa në mënjanimin e reaksioneve dhe ngjarjeve anësore serioze. 3. Mjeku përgjegjës i cili përdorë gjak ose përbërës të gjakut në mjekimin e pacientëve, duhet të plotësoj formularin mbi ecurinë e transfuzionit të gjakut, të cilin ia dorëzon QKKTGJ-së, kurse një kopje e ruan në dokumentacionin mjekësor të pacientit. 4. Proceduara e detajuar për përdorimin terapeutik të gjakut dhe formularët e nevojshëm mbi ecurinë e transfuzionit të gjakut përcaktohen me akt nënligjor nga Ministria. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Mjeku përgjegjës duhet të informojë pacientin ose marrësin e gjakut për transfuzionin, dhe pëlqimi me shkrim kërkohet para transfuzionit, me disa rregulla të veçanta për të miturit, urgjencat dhe tërheqjen e pëlqimit.
Neni 38 E drejta për informim dhe dhënia e pëlqimit për trajtim transfuziv 1. Mjeku përgjegjës obligohet që marrësin e gjakut të informoj mbi domosdoshmërinë e marrjes së gjakut ose përbërësve të gjakut, procedurën e transfuzionit, reaksionet ose ngjarjet anësore serioze të mundshme, dhe çështje tjera të cilat janë të rëndësishme për transfuzionin e gjakut. 2. Gjatë intervenimit kirurgjik, kur parashihet humbje e sasive të mëdha të gjakut, mjeku përgjegjës duhet të informoj pacientin për mundësinë e transfuzionit autolog. 3. Marrësi i gjakut para marrjes së gjakut ose përbërësve të gjakut, duhet të jap pëlqimin me shkrim për trajtim transfuziv, pasi mjeku përgjegjës paraprakisht e ka informuar sipas paragrafit 1. të këtij neni. 4. Kur gjaku ose përbërësit e gjakut është e nevojshme t’i jepet personit nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare, ose personit i cili nuk disponon aftësi veprimi ose gjykimi apo kur kjo aftësi është e kufizuar, mjeku obligohet të marrë pëlqimin me shkrim nga prindi ose kujdestari i tij. 5. Në pamundësi të sigurimit të pëlqimit me shkrim nga paragrafët 2., 3. dhe 4. të këtij neni, në raste urgjente mjeku do të veprojë sipas interesit më të mirë të pacientit në pajtim me parimet e profesionit të mjekut. 6. Në rastet kur prindi ose kujdestari refuzojnë të japin pëlqimin përkundër indikacionit absolut për trajtim transfuziv, mjeku duhet të informoj menjëherë organin kompetent apo organin e kujdestarisë në bazë të dispozitave ligjore në fuqi. 7. Personi i cili ka dhënë pëlqimin për trajtim transfuziv mund të tërheq me shkrim ose gojarisht pëlqimin para ose gjatë transfuzionit të gjakut. 8. Nëse marrësi i gjakut ose kujdestari ligjor tërheq pëlqimin me shkrim për trajtim transfuziv, mjeku përgjegjës e evidenton në dokumentacionin mjekësor të pacientit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË 44 LIGJI Nr. 06/L-042 PËR GJAK DHE PËRBËRËS TË GJAKUT KAPITULLI X HEMOVIGJILENCA - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: The Ministry must ensure blood and blood components can be traced from donor to recipient, keep traceability data for at least 30 years, and issue the detailed traceability/labeling rules by subordinate act.
Neni 39 Gjurmimi i gjakut dhe përbërësve të gjakut 1. Ministria ndërmerr të gjitha masat të cilat sigurojnë që gjaku dhe përbërësit e gjakut të mbledhur, testuar, përpunuar, ruajtur, lëshuar dhe/ose shpërndarë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, mundësojnë gjurmimin nga dhuruesi deri te marrësi dhe anasjelltas. 2. Ministria ndërmerr të gjitha masat që institucionet e autorizuara transfuzive të zbatojnë sistemin unik kombëtar për identifikimin e secilit dhurim të gjakut, secilës njësi gjaku apo përbërësi të gjakut, të cilat mundësojnë gjurmim të plotë të dhuruesit apo marrësit të gjakut. 3. Sistemi duhet të identifikojë në mënyrë të pagabueshme secilin dhurim unik të gjakut ose përbërësve të gjakut. 4. Në rast të importimit të gjakut ose përbërësve të gjakut nga vendet e tjera, Ministria sigurohet që sistemi i përdorur në etiketimin e gjakut dhe përbërësve të gjakut nga qendrat transfuzive të huaja të ofrojnë nivel të njëjtë të gjurmimit. 5. Ministria ndërmerr të gjitha masat të cilat garantojnë se sistemi i përdorur për etiketimin e gjakut dhe përbërësve të gjakut, si dhe çdo njësi individuale e gjakut e cila është mbledhur, testuar, përpunuar, ruajtur, shpërndarë dhe lëshuar është në përputhje me sistemin e identifikimit sipas paragrafëve 1. dhe 7. të këtij neni. 6. Të dhënat e nevojshme për gjurmim të plotë duhet të ruhen së paku tridhjetë (30) vite. 7. Sistemi i gjurmimit dhe etiketimit të gjakut dhe përbërësve të gjakut përcaktohen me akt nënligjor të nxjerr nga Ministria. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Serious adverse events or reactions linked to blood collection, testing, processing, storage, distribution, or transfusion must be reported, investigated, recorded, and followed up.
Neni 40 Përcjellja dhe raportimi i ngjarjeve dhe reaksioneve anësore serioze 1. Ngjarja anësore serioze (si pasojë gabimit ose aksidentit) që lidhet me procedurën e grumbullimit, testimit, përpunimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së gjakut ose përbërësve të gjakut, e cila mund të ndikoj në cilësinë dhe sigurinë e gjakut dhe përbërësve të tij, ose reaksioni anësor serioz gjatë ose pas transfuzionit i cili mund të i atribuohet cilësisë dhe sigurisë së gjakut ose përbërësve të gjakut, njoftohet tek institucioni i autorizuar transfuziv dhe inspektori për veprimtari transfuzive. 2. Mjeku përgjegjës i cili përdor gjakun ose përbërësit e gjakut për qëllime terapeutike obligohet që për çdo ngjarje ose reaksion anësor serioz të njoftoj pa vonesë dhe me shkrim institucionin e autorizuar transfuziv nga i cili është furnizuar me gjak ose përbërës të gjakut. 3. Institucioni i autorizuar transfuziv, obligohet të hulumtoj ngjarjen ose reaksionin anësor serioz dhe raporton me shkrim në QKKTGJ. 4. Institucioni i autorizuar transfuziv, krijon procedurë të saktë, efikase dhe të vërtetuar për tërheqjen nga qarkullimi, të gjakut dhe përbërësve të gjakut të cilat janë të lidhura me ngjarjet GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË 45 LIGJI Nr. 06/L-042 PËR GJAK DHE PËRBËRËS TË GJAKUT ose reaksionet anësore serioze. 5. QKKTGJ-ja mban regjistrin e veçantë të ngjarjeve anësore serioze dhe reaksioneve anësore serioze, dhe njofton Ministrinë. 6. Mënyra e raportimit, veprimet që duhen ndërmarrë dhe përmbajtja e formularit për raportim të ngjarjeve ose reaksioneve të anësore serioze përcaktohen me akt nënligjor të nxjerr nga Ministria. KAPITULLI XI KOMISIONET PËR MJEKËSI TRANSFUZIVE, MBIKQYRJA DHE FINANCIMI - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: The director of a health institution that uses blood or blood components in clinical work must establish the Hospital Transfusion Medicine Commission.
Neni 41 Komisioni Spitalor për Mjekësi Transfuzive 1. Drejtori i institucionit shëndetësor i cili përdorë gjak ose përbërës të gjakut në veprimtarinë e tij klinike, në funksion të përdorimit racional, adekuat dhe ruajtjes së shëndetit të pacientëve, themelon Komisionin Spitalor për Mjekësi Transfuzive (në tekstin e mëtejmë Komisioni). 2. Themelimi, përbërja, mënyra e funksionimit, detyrat dhe përgjegjësitë e Komisionit përcaktohen me akt nënligjor. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: This article assigns internal and external professional supervision tasks for transfusion services and says qualified health professionals carry them out.
Neni 42 Mbikëqyrja 1. Mbikëqyrja e zbatimit të këtij ligji dhe të akteve nënligjore që rrjedhin nga ky ligj, si dhe mbikëqyrjen mbi punën profesionale realizohet si në vijim: 1.1. mbikëqyrjen e brendshme profesionale, e organizon dhe e siguron përgjegjësi i qendrës së autorizuar transfuzive në bazë të dispozitave të këtij ligji dhe akteve nënligjore përkatëse; 1.2. mbikëqyrjen e jashtme profesionale mbi punën e qendrave të QKKTGJ-së e kryen QKKTGJ; 1.3. mbikëqyrjen e jashtme profesionale mbi punën e QKKTGJ të cilin e kryen komisioni profesional të cilin e emëron Ministri. 2. Mbikëqyrjen e brendshme dhe të jashtme profesionale e zbatojnë profesionistët shëndetësorë që kanë kualifikime të njëjta ose më të larta se sa subjekti i mbikëqyrjes. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: The transfusion inspector inspects authorized transfusion institutions and may take control measures, samples, and documents; inspections must happen at least once a year.
Neni 43 Inspektimi i veprimtarisë transfuzive 1. Inspektimi i institucionit të autorizuar transfuziv kryhet nga Inspektori për veprimtari transfuzive në kuadër të Inspektoratit Shëndetësor. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË 46 LIGJI Nr. 06/L-042 PËR GJAK DHE PËRBËRËS TË GJAKUT 2. Inspektori për veprimtari transfuzive është kompetent për inspektimin dhe ndërmarrjen e masave adekuate të kontrollit në institucionet e autorizuara transfuzive, që të siguroj zbatimin e dispozitave të këtij ligji. 3. Inspektimi dhe masat kontrolluese kryhen, së paku një(1) herë në vit. 4. Inspektori për veprimtari transfuzive është i autorizuar që të: 4.1. inspektojë institucionin e autorizuar transfuziv në pajtim me nenin 4 paragrafët 3. dhe 4., nenin 5 paragrafët 2. dhe 3., dhe kryerjen e procedurave të testimit në baze të nenit 21 të këtij ligji, si dhe eventualisht palën e tretë të përfshirë; 4.2. marrë mostra për ekzaminim dhe analiza; 4.3. ekzaminoj dokumentet të cilat kanë lidhje me objektin e inspektimit, përshkrimin dhe metodat e përgatitjes në pajtim me dispozitat e këtij ligji dhe akteve nënligjore. 5. Inspektori për veprimtari transfuzive mund të organizoj inspektim dhe masa kontrolluese në rast të ngjarjeve ose reaksioneve anësore serioze në pajtim me nenin 40 të këtij ligji. 6. Inspektori për veprimtari Transfuzive duhet të plotësoj minimum kushtet vijuese të kualifikimit: specialist nga fusha e mjekësisë transfuzive, minimum pesë (5) vite përvojë profesionale në fushën e veprimtarisë transfuzive pas dhënies së provimit specialistik. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: Funding for QKKTGJ and its branches must ensure adequate, high-quality and safe blood and blood components supply, donor and recipient safety, transfusion service development, and controls across all blood-handling stages.
Neni 44 Financimi i veprimtarisë transfuzive 1. Financimi i QKKTGJ-së dhe degëve të saja duhet të siguroj furnizimin adekuat me gjak dhe përbërës të gjakut të cilësisë dhe sigurisë së lartë, siguri për dhuruesit, siguri për marrësit, zhvillim adekuat të veprimtarisë transfuzive, kontrollet e të gjitha fazave të punës që kanë të bëjnë me marrjen, përpunimin dhe dhënien e gjakut. 2. Financimi i QKKTGJ-së bëhet nga: 2.1. Buxheti i Republikës së Kosovës; 2.2. nga të ardhurat vetanake për shërbimet e ofruara; 2.3. nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore; 2.4. nga kontratat me Kompanitë e Sigurimeve Shëndetësore; 2.5. nga burime tjera. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: Article 45 sets administrative sanctions for violations of specified provisions, including written warnings, salary deductions and suspension, license revocation or cancellation, and fines.
Neni 45 Sanksionet administrative 1.Për shkeljet e përcaktuara me dispozitat e këtij ligji shqiptohen këto gjoba: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË 47 LIGJI Nr. 06/L-042 PËR GJAK DHE PËRBËRËS TË GJAKUT 1.1. personi fizik që shkel dispozitat e nenit 10, 11, 17, 19, 20, 23, 39 të këtij ligji, i shqiptohet masa e vërejtjes me shkrim; 1.2. personi fizik që përsërit shkeljen e dispozitave të nenit 10, 11, 17, 19, 20, 23, 39 të këtij ligji, i shqiptohet masa e heqjes së tridhjetë përqind (30%) nga paga mujore dhe suspendohet nga marrëdhënia e punës. 2. për shkeljet e mëposhtme personi fizik dënohet siç vijon: 2.1. personi fizik që shkel dispozitat e neneve 16, 18, 21, 22, 25, 26, 28, 29, 32, 37, 38, 40 dhe 41 të këtij ligji, i shqiptohet masa e revokimit të licencës nga organi kompetent; 2.2. personi fizik që përsërit shkeljen e dispozitave të neneve 16, 18, 21, 22, 25, 26, 28, 29, 32, 37, 38, 40 dhe 41 të këtij ligji, i anulohet licenca për një (1) vit nga organi kompetent dhe i shqiptohet gjoba prej njëmijë (1,000) euro deri në pesëmijë (5,000) euro; 3. Për shkeljet e mëposhtme drejtori i QKTGJK dënohet siç vijon: 3.1. drejtori i QKTGJK që shkel dispozitat e neneve 10 dhe 12 të këtij ligji, i shqiptohet masa e vërejtjes me shkrim; 3.2. Drejtori i QKTGJK që përsërit shkeljen e dispozitave të neneve 10 dhe 12 të këtij ligji, i shqiptohet gjoba prej njëqind (100) euro deri më dyqind (200) euro. 4. Për shkeljet e mëposhtme personi juridik dënohet siç vijon: 4.1. personi juridik që shkel dispozitat e neneve 10, 12, 20, 21, 24, 25, 27, 28, 32, 33, 34, 35, 39, 40 dhe 41 të këtij ligji, i shqiptohet gjoba prej njëmijë (1,000) euro deri në pesëmijë (5,000) euro; 4.2. personi juridik që përsërit shkeljen e dispozitave të neneve 10, 12, 20, 21, 24, 25, 27, 28, 32, 33, 34, 35, 39, 40 dhe 41 të këtij ligji, i shqiptohet gjoba prej pesëmijë (5,000) euro deri në njëzetmijë (20,000) euro. 5. Shkeljet e përcaktuara në këtë nen nuk kufizojnë shkeljet e përcaktuara me dispozitat e ligjit të punës. 6. Sanksionet administrative zbatohen nga organet inspektuese, mbikëqyrëse dhe profesionale sipas kompetencës. 7. Shkeljet ligjore penale, sanksionohen sipas Kodit penal të Kosovës. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: This article repeals Law No. 02/L-101 on blood transfusion, blood control, and blood products.
Neni 46 Shfuqizimi Ky ligj shfuqizon Ligjin nr. 02/L-101për transfuzionin e gjakut, kontrollin e gjakut dhe produkteve të tij. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 20 GUSHT 2018, PRISHTINË 48 LIGJI Nr. 06/L-042 PËR GJAK DHE PËRBËRËS TË GJAKUT - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: The Ministry of Health must issue subordinate acts provided for by this Law within six months.
Neni 47 Nxjerrja e akteve nënligjore 1. Ministria e Shëndetësisë brenda gjashtë (6) muajve, nxjerr akte nënligjore, të cilat parashihen me këtë Ligj. 2. Aktet nënligjore në fuqi do të zbatohen deri në afatin e nxjerrjes së akteve nënligjore të përcaktuara me dispozitat e këtij ligji, nëse nuk janë në kundërshtim me këtë ligj. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: This law takes effect 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 48 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës Ligji Nr. 06/L-042 23 korrik 2018 Shpallur me dekretin Nr. DL-031-2018, datë 08.08.2018 nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 06/L-042 PËR GJAK DHE PËRBËRËS TË GJAKUT
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in