LIGJI NR. 06/L-043 PËR LIRINË E ASOCIIMIT NË ORGANIZATA JOQEVERITARE
This is the preamble and title of the law on freedom of association in non-governmental organizations.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 06/L-043
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble and title of the law on freedom of association in non-governmental organizations. This article says the law sets rules for establishing, registering, operating, suspending, dissolving, stopping the activity of, and deregistering NGOs in Kosovo. This provision says the law applies to legal persons organized and registered as non-governmental organizations in Kosovo, and it does not apply to political parties, unions, religious communities, or other areas covered by special laws. This article defines key terms used in the law, including NGO, Ministry, Minister, Department, person, authorized representative, extraordinary situation, and related organization. Çdo person ka të drejtë të themelojë dhe të marrë pjesë në organizata pa leje, si dhe të mos detyrohet të asociohet kundër vullnetit të tij.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 06/L-043 PËR LIRINË E ASOCIIMIT NË ORGANIZATA JOQEVERITARE
Showing 50 of 50
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble and title of the law on freedom of association in non-governmental organizations.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 24 PRILL 2019, PRISHTINË 1 LIGJI NR. 06/L- 043 PËR LIRINË E ASOCIIMIT NË ORGANIZATA JOQEVERITARE LIGJI NR. 06/L- 043 PËR LIRINË E ASOCIIMIT NË ORGANIZATA JOQEVERITARE Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR LIRINË E ASOCIIMIT NË ORGANIZATA JOQEVERITARE KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law sets rules for establishing, registering, operating, suspending, dissolving, stopping the activity of, and deregistering NGOs in Kosovo.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj përcakton rregullat për themelimin, regjistrimin, funksionimin, pezullimin, shuarjen, ndalimin e veprimit dhe çregjistrimin e organizatave joqeveritare në Republikën e Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision says the law applies to legal persons organized and registered as non-governmental organizations in Kosovo, and it does not apply to political parties, unions, religious communities, or other areas covered by special laws.
Neni 2 Fushëveprimi 1. Dispozitat e këtij Ligji zbatohen për personat juridik të organizuar dhe regjistruar si organizatë joqeveritare në Republikën e Kosovës. 2. Ky Ligj nuk zbatohet për: 2.1. parti politike; 2.2. sindikata dhe organizata sindikale; 2.3. bashkësitë fetare, qendra të besimit fetar, apo faltore dhe 2.4. fusha tjera që rregullohen me ligje të veçanta. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including NGO, Ministry, Minister, Department, person, authorized representative, extraordinary situation, and related organization.
Neni 3 Përkufizimet 1. Termet dhe shprehjet e përdorura në këtë ligj, kanë këtë kuptim: 1.1.“Kushtetutë” – Kushtetuta e Republikës së Kosovës; 1.2. “Organizata Joqeveritare (OJQ)”- është person juridik i pavarur dhe jo për- përfitim, i themeluar për realizimin e qëllimeve të ligjshme për përfitim publik ose interes të ndërsjellë; 1.3. “Organizata Joqeveritare (OJQ) e vendit të huaj apo ndërkombëtare “- është një subjekt juridik jo për-përfitim i themeluar jashtë Republikës së Kosovës; 1.4. “Ministria”-nënkupton Ministrinë përkatëse për regjistrim dhe çregjistrim të OJQ- së; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 24 PRILL 2019, PRISHTINË 2 LIGJI NR. 06/L- 043 PËR LIRINË E ASOCIIMIT NË ORGANIZATA JOQEVERITARE 1.5. “Ministër”- nënkupton Ministrin përkatës të Ministrisë; 1.6. “Departament”- nënkupton Departamentin për Organizata Joqeveritare në kuadër të Ministrisë përkatëse; 1.7. “Person” - çdo person fizik, shtetas i Republikës së Kosovës, apo shtetas i huaj, ose person pa shtetësi me qëndrim të ligjshëm në Republikën e Kosovës, person juridik i vendit ose i huaj; 1.8. “Përfaqësues i Autorizuar”- nënkupton individin që është rezident në Kosovë, që ka moshë madhore dhe zotësi të veprimit, që është i autorizuar për ta përfaqësuar një OJQ; 1.9.“Situatë e jashtëzakonshme”- përfshin çdo situatë të jashtëzakonshme që parashihet me legjislacionin në fuqi dhe të gjitha situatat e tjera, jashtë kontrollit të organizatës të cilat i’a pamundësojnë organizatës kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të përcaktuara me legjislacionin në fuqi; 1.10.“Organizatë e ndërlidhur” - OJQ-të që kanë marrëdhënie të veçanta që mund të ndikojnë në veprimtarinë dhe qeverisjen e njëra tjetrës. KAPITULLI II PARIMET THEMELORE TË LIRISË SË ASOCIIMIT - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Çdo person ka të drejtë të themelojë dhe të marrë pjesë në organizata pa leje, si dhe të mos detyrohet të asociohet kundër vullnetit të tij.
Neni 4 Liria e Asociimit 1. Liria e asociimit është e drejtë e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. 2. Liria e asociimit përfshinë të drejtën e secilit person për të themeluar një organizatë pa pasur nevojë të sigurojë leje, për të qenë ose për të mos qenë anëtar i një organizate, si dhe për të marrë pjesë në aktivitete të një organizate. 3. Çdo person ka të drejtë të themelojë organizatë joqeveritare, në pajtim me kushtet dhe rrethanat e përcaktuara me këtë ligj. 4. Asnjë person nuk obligohet që të asociiohet kundër vullnetit të tij. 5. Asnjë person nuk diskriminohet në asnjë mënyrë për shkak të vendimit për t’u asociiuar apo për të mos u asociuar. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Every person must be treated equally when exercising freedom of association, and NGOs must carry out their activities in line with respect for, protection of, and implementation of human rights and fundamental freedoms.
Neni 5 Trajtimi i barabartë dhe mbrojtja nga diskriminimi 1. Çdo person ushtron lirinë e asociimit në mënyrë të barabartë. 2. OJQ ushtron veprimtarinë e saj në përputhje me parimin e respektimit, të mbrojtjes dhe të zbatimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të përcaktuara në Kushtetutë, ligje dhe marrëveshje ndërkombëtare në fuqi. 3. Politikat, legjislacioni, si dhe aktivitetet lidhur me OJQ-në, zbatohen në përputhje me bazat e përcaktuara me Ligjin përkatës për mbrojtjen nga diskriminimi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 24 PRILL 2019, PRISHTINË 3 LIGJI NR. 06/L- 043 PËR LIRINË E ASOCIIMIT NË ORGANIZATA JOQEVERITARE - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: OJQ is independent in setting its objectives, activities, internal organization, and where it operates.
Neni 6 Liria në përcaktimin e fushëveprimtarisë dhe organizimit të brendshëm 1. OJQ është e pavarur në përcaktimin e objektivave dhe aktiviteteve, në përputhje me legjislacionin në fuqi. 2. OJQ është e pavarur në organizimin dhe menaxhimin e saj të brendshëm, për të përcaktuar fushë veprimtarinë e saj, si dhe të veprojë në nivel lokal, kombëtar ose ndërkombëtar. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Veprimtaria e OJQ-së trajtohet si e ligjshme, derisa të vërtetohet e kundërta.
Neni 7 Parimi i prezumimit të ligjshmërisë Veprimtaria e OJQ-së konsiderohen të ligjshme përderisa nuk vërtetohet e kundërta. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: An NGO has the right to freedom of expression and thought when carrying out its activity, including the individual freedom of expression and thought of its members and officers.
Neni 8 Liria e shprehjes dhe mendimit OJQ gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj, ka të drejtën e lirisë së shprehjes dhe mendimit, që përfshin edhe të drejtën individuale të lirisë së shprehjes dhe mendimit të anëtarëve dhe zyrtarëve të saj. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: NGOs, including their members or officers, have the right to peaceful assembly under the law in force in Kosovo.
Neni 9 Liria e tubimit OJQ, përfshirë anëtarët apo zyrtarët e saj, gëzon të drejtën e tubimit paqësor sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: An NGO may seek, receive, and use financial, material, and human resources, including domestic, foreign, or international resources, for its objectives and activities.
Neni 10 Liria për të kërkuar, pranuar dhe përdorur burimet 1. OJQ ka të drejtë për të kërkuar, pranuar dhe përdorur burime financiare, materiale e njerëzore, qoftë vendore, të vendit të huaj apo ndërkombëtare, për realizimin e objektivave dhe aktiviteteve të saj. 2. Ndalohet kufizimi, apo bllokimi i qasjes së OJQ-së në burimet në bazë të përkatësisë kombëtare apo të vendit të origjinës së burimit, si dhe stigmatizimi i atyre që pranojnë këto burime. 3. Liria për të kërkuar, pranuar dhe përdorur burimet nuk mund të jetë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: OJQ duhet të veprojë me përgjegjshmëri, llogaridhënie dhe transparencë në të gjitha fazat e veprimtarisë së saj.
Neni 11 Transparenca OJQ vepron me përgjegjshmëri, llogaridhënie dhe me transparencë në të gjitha fazat e veprimtarisë së saj. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: OJQ-të nuk mund të shpërndajnë fitime ose të ardhura neto dhe duhet t’i përdorin pasuritë e të ardhurat për qëllime jofitimprurëse.
Neni 12 Parimi për jo përfitim 1. OJQ nuk shpërndan të ardhura neto ose fitime për asnjë person. 2. Pasuritë, të ardhurat dhe fitimet e OJQ-së përdoren për të mbështetur qëllimet jofitimprurëse të përcaktuara për organizatën. 3. Pasuritë, të ardhurat dhe fitimet e OJQ-së nuk përdoren për të sjellë drejtpërdrejtë ose tërthorazi përfitime, për ndonjë themelues, drejtor, zyrtar, anëtar, punonjës ose donatorë të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 24 PRILL 2019, PRISHTINË 4 LIGJI NR. 06/L- 043 PËR LIRINË E ASOCIIMIT NË ORGANIZATA JOQEVERITARE OJQ-së, përveç pagesës për personat që kryejnë punë për organizatën. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: OJQ-të veprojnë në mënyrë të pavarur nga institucionet publike, ndërsa institucionet publike duhet t’i mbështesin, t’i trajtojnë me respekt e barazi, të krijojnë kushte të përshtatshme, t’i mbrojnë nga ndërhyrjet dhe t’i bëjnë publike format e bashkëpunimit.
Neni 13 Marrëdhëniet e OJQ-së me institucionet publike 1. OJQ ushtron veprimtarinë e saj në mënyrë të pavarur nga institucionet publike. 2. Institucionet publike mbështesin dhe nxitin veprimtarinë e OJQ-ve. 3. Institucionet publike trajtojnë OJQ-të me respekt të plotë, barazi dhe mos diskriminim. 4. Institucionet publike krijojnë mjedis të përshtatshëm dhe zbatojnë praktika të mira ku OJQ mund të veproj në përputhje me objektivat dhe aktivitetet e saj. 5. Institucionet publike mbrojnë OJQ-në nga ndërhyrja e palëve të treta. 6. Institucionet publike nuk ndërhyjnë në të drejtat dhe liritë e OJQ-së dhe personave që ushtrojnë të drejtën e tyre për lirinë e asociimit. 7. Institucionet publike bëjnë publike të gjitha format e bashkëpunimit dhe përkrahjes së OJQ- ve. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: This article says restrictions on freedom of association must be proportionate and set by a competent court, and only for organizations or activities that threaten the constitutional order, human rights, or incite hatred.
Neni 14 Parimi i proporcionalitetit të kufizimeve dhe ndalimeve 1. Proporcionaliteti i kufizimeve dhe ndalimeve, kërkon që qëllimi i kufizimit të arrihet me masat më së paku kufizuese për OJQ-në, duke ruajtur balancën e drejtë ndërmjet interesave të personave të cilët ushtrojnë të drejtën e lirisë së asociimit, vetë organizatës dhe interesit publik. 2. Kufizimet dhe ndalimet në ushtrimin e lirisë së asociimit bëhen me vendim gjyqësor të gjykatës kompetente, vetëm për organizatat ose aktivitetet që cenojnë rendin kushtetues, shkelin lirinë dhe të drejtat e njeriut, nxisin urrejtje racore, kombëtare, etnike a fetare. 3. Kufizimet dhe ndalimet në ushtrimin e lirisë së asocimit nuk mund t’u nënshtrohen kufizimeve tjera përveç atyre që përcaktohen me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë kombëtare ose sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, për ruajtjen e shëndetit publik, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve. 4. Veprimet e një anëtari individual të një organizate nuk i atribuohen organizatës si tërësi, dhe veprimet e tilla nuk ndikojnë negativisht në ekzistencën e OJQ-së ose mbi ligjshmërinë e aktit themelues të saj, objektivave dhe aktiviteteve. 5. Dispozitat e këtij neni nuk ndalojnë kufizime të ligjshme të ushtrimit të këtyre të drejtave nga pjesëtarë të forcave të armatosura, të policisë ose të administratës shtetërore. KAPITULLI III FORMAT E ORGANIZIMIT TË OJQ-së - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: An NGO’s founding act must be signed by each founder; if a founder is a legal person, its authorized representative signs. If an NGO is founded by will and the will lacks required data, the authorized representative must complete the registration procedure and prepare the data according to the will’s requirements.
Neni 15 Themelimi i OJQ-së 1. OJQ pavarësisht nga forma e organizimit, themelohet nëpërmjet aktit themelues që përmban të dhënat e mëposhtme: 1.1. emrin e plotë dhe shkurtesën e organizatës; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 24 PRILL 2019, PRISHTINË 5 LIGJI NR. 06/L- 043 PËR LIRINË E ASOCIIMIT NË ORGANIZATA JOQEVERITARE 1.2. formën organizative (shoqatë, fondacion, institut); 1.3 adresën e organizatës; 1.4. qëllimin dhe fushë-veprimtarinë; 1.5. emrin, numrin personal dhe adresën e themeluesit si person fizik; 1.6. emrin, numrin e regjistrimit/numrin unik dhe adresën e themeluesit si personin juridik; 1.7. emrin, numrin personal, adresën dhe informatat tjera të përfaqësuesit ligjor apo të autorizuar për t’i ndjekur procedurat e regjistrimit; dhe 1.8. afatin kohor për të cilën organizata themelohet, nëse ka një të tillë. 2. Akti themelues nënshkruhet nga secili themelues. Për personat juridik, akti themelues nënshkruhet nga përfaqësuesi i autorizuar i personit juridik. 3. Fondacioni i cili themelohet me testament, testamenti konsiderohet akt themelues nëse përmban të dhënat themelore të kërkuara në paragrafin 1. të këtij neni. Nëse testamenti nuk përmban të dhënat e kërkuara në paragrafin 1. të këtij neni, përfaqësuesi i autorizuar ndjek procedurat e regjistrimit dhe përgatit të dhënat në pajtim me kërkesat e testamentit. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: This article defines an association and says it is founded by at least three persons.
Neni 16 Shoqata 1. Shoqata është organizatë e anëtarësisë, e grupuar në bazë të vullnetit të lirë të personave me interes të përbashkët, për realizimin e qëllimeve të ligjshme për përfitim publik ose për interes të ndërsjellë. 2. Shoqata themelohet nga tre (3) ose me shumë persona. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: A foundation is a non-member organization created for lawful public-benefit or mutual-interest purposes, founded by one or more persons, and it must start with at least €1,000 in capital.
Neni 17 Fondacioni 1. Fondacioni është organizatë pa anëtarësi, i themeluar për menaxhimin e pronave dhe pasurive, për realizimin e qëllimeve të ligjshme për përfitim publik ose për interes të ndërsjellë. 2. Fondacioni themelohet nga një (1) apo më shumë persona. 3. Fondacioni themelohet me kapital fillestar i cili duhet të jetë jo më pak se njëmijë euro (1,000 €), me testament, apo me lënie të trashëgimisë. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: An institute is a non-membership NGO created for lawful public-benefit or mutual-interest purposes, and it is established by one or more persons.
Neni 18 Instituti 1. Instituti është OJQ pa anëtarësi, i themeluar për realizimin e qëllimeve të ligjshme për përfitim publik ose për interes të ndërsjellë. 2. Instituti themelohet nga një (1) ose më shumë persona. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 24 PRILL 2019, PRISHTINË 6 LIGJI NR. 06/L- 043 PËR LIRINË E ASOCIIMIT NË ORGANIZATA JOQEVERITARE KAPITULLI IV THEMELIMI I OJQ-së - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: An OJQ may be organized as an association, foundation, or institute.
Neni 19 Format e organizimit të OJQ-së 1. OJQ mund të organizohet si: 1.1. shoqatë; 1.2. fondacion; 1.3. institut. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: An NGO’s statute must be drafted and approved, include required organizational details, and keep internal rules consistent with the law and democratic principles.
Neni 20 Statuti i OJQ-së 1. Rregullimi i hollësishëm i çështjeve të organizimit, të funksionimit dhe të veprimtarisë së OJQ-së, parashikohet me statutin e saj. 2. Statuti i OJQ-së hartohet nga themeluesi dhe miratohet në mbledhjen themeluese të organizatës. Në rastin e themelimit të fondacionit me testament, statuti mund të hartohet dhe të miratohet nga personi i caktuar me testament, përveç rasteve kur testamenti e përcakton ndryshe. 3. Statuti i OJQ-së përmban të dhënat: 3.1. emrin e plotë dhe shkurtesën e organizatës; 3.2. formën e organizmit të OJQ-së; 3.3. qëllimin e organizatës dhe fushëveprimin e saj; 3.4. ndalimin e shpërndarjes së fitimit në pajtim me parimin për jo përfitim; 3.5. emrin e organit më të lartë udhëheqës. 4. Rregullat dhe procedurat për: 4.1. kompetencat dhe përgjegjësitë e organit më të lartë drejtues, si dhe procedurat për zgjedhjen dhe largimin e anëtarëve të këtij organi; 4.2. rregulla për mbajtjen e mbledhjes, (afatet, ftesat) pjesëmarrjen, mënyrën dhe procedurën e votimit për marrjen e vendimeve; 4.3. afatin kohor për të cilën organizata themelohet, nëse themelohet me afat të caktuar; 4.4. rregullat për shpërndarjen dhe destinimin e pasurisë kur organizata shuhet. 5. rregullat dhe procedurat për: 5.1. ndryshimin e statutit; 5.2. bashkimin, ndarjen ose shuarjen e organizatës; dhe 5.3. shpërndarjen e mjeteve që mbesin pas shuarjes. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 24 PRILL 2019, PRISHTINË 7 LIGJI NR. 06/L- 043 PËR LIRINË E ASOCIIMIT NË ORGANIZATA JOQEVERITARE 6. Përveç të dhënave të parapara me paragrafin 3. të këtij neni, statuti i shoqatës përmban edhe procedurat për zgjedhjen dhe largimin e anëtarëve, kushtet për anëtarësim, dhe nëse organizata vendos të ketë një organ të ndërmjetëm, procedurat për zgjedhjen dhe largimin e anëtarëve të organit të ndërmjetëm dhe ndarjen e kompetencave dhe përgjegjësive ndërmjet Kuvendit të anëtarëve dhe organit të ndërmjetëm. 7. Statuti i OJQ-së mund të përmbajë çdo rregull, dispozitë apo procedurë tjetër, që nuk është në kundërshtim me kushtet e parapara me këtë Ligj dhe me ligjet tjera në fuqi. 8. Rregullat dhe procedurat për udhëheqje të brendshme që i përmban statuti i OJQ – së, duhet të jenë në pajtim me parimet demokratike. 9. OJQ zhvillon veprimtarinë e saj në përputhje me Statutin dhe me këtë ligj. 10. Për të lehtësuar përgatitjen e statutit, Departamenti përgatit modele të statutit për secilën formë të organizimit të OJQ-së, të cilat mund të përdoren nga OJQ-ja. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Legal persons, including NGOs, may establish associations, foundations, or institutes to pursue their lawful purpose, subject to the conditions in this law.
Neni 21 Asociimi i Personave Juridik Personat juridik, duke përfshirë edhe OJQ-të, mund të themelojnë shoqata, fondacione apo institute për të përparuar qëllimin e tyre të ligjshëm, qoftë për përfitim publik apo të ndërsjellë, në përputhje me kushtet e përcaktuara në këtë ligj. KAPITULLI V REGJISTRIMI I OJQ-së - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: NGOs are to be registered under this law’s criteria and procedures, but no one is obliged to register an NGO to exercise freedom of association.
Neni 22 Regjistrimi 1. OJQ, pavarësisht nga forma e organizimit, si shoqatë, fondacion apo institut, regjistrohet në pajtim me kriteret dhe procedurat e përcaktuara me këtë ligj. 2. Asnjë person nuk obligohet të regjistrojë OJQ-në për të ushtruar të drejtën e lirisë në asociim. 3. OJQ regjistrohet në Departament, në mënyrë që të veprojë si person juridik në Kosovë. 4. Kërkesës për regjistrim i bashkëngjiten këto dokumente: 4.1. akti i themelimit; 4.2. statuti; 4.3. kopjen e letërnjoftimit të themeluesve dhe përfaqësuesit të autorizuar të OJQ-së; 4.4. certifikatën e regjistrimit për personat juridik. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: An NGO must appoint an authorized representative in writing, and the representative must be resident in Kosovo.
Neni 23 Përfaqësuesi i Autorizuar 1. OJQ cakton me shkrim përfaqësuesin e autorizuar. 2. OJQ zgjedh përfaqësuesin e autorizuar, i cili e përfaqëson organizatën dhe pranon të gjitha shkresat zyrtare në emër të organizatës. Ai është përgjegjës për informimin e autoriteteve kompetente për çfarëdo ndryshimi në të dhënat e deklaruara në rastin e regjistrimit të organizatës. 3. Përfaqësuesi i autorizuar i organizatës është përgjegjës për hapjen dhe administrimin e GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 24 PRILL 2019, PRISHTINË 8 LIGJI NR. 06/L- 043 PËR LIRINË E ASOCIIMIT NË ORGANIZATA JOQEVERITARE llogarisë bankare të OJQ-së. 4. Përfaqësuesi i autorizuar duhet të jetë rezident në Republikën e Kosovës. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: A foreign or international NGO must attach specified documents when registering its branch in Kosovo.
Neni 24 Regjistrimi i OJQ-së së vendit të huaj apo ndërkombëtare 1. Për ta regjistruar degën e saj në Republikën e Kosovës, OJQ e vendit të huaj ose ndërkombëtare kërkesës për regjistrim i’a bashkëngjet dokumentet në vijim: 1.1. dokumentin e noterizuar i cili dëshmon që OJQ është person juridik në vendin e origjinës, ose me ndonjë dëshmi të vërtetuar në gjykatën e shtetit të prejardhjes; 1.2. adresën e degës së OJQ-së në Kosovë; 1.3. një deklaratë me shkrim nga përfaqësuesi i autorizuar nga selia kryesore e OJQ- së, e cila duhet të përmbajë: 1.3.1. qëllimin dhe fushëveprimtarinë të cilën do ta ushtroj dega në Kosovë; 1.3.2. emrin, adresën dhe kontakt-informatat tjera të përfaqësuesit të autorizuar; 1.3.3. deklaratë e OJQ-së për zotimin se do të përmbush kërkesat e parimit për jo përfitim dhe parimet tjera të këtij ligji. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The Department reviews NGO registration applications, may ask for missing documents, and must decide within 30 days; the Government issues a subordinate act on the application process and registration certificate content.
Neni 25 Regjistrimi i OJQ-së 1. Departamenti e shqyrton kërkesën për regjistrim të OJQ-së me supozimin e parimit të prezumimit të ligjshmërisë. 2. Regjistrimi i OJQ-së bëhet me vendim i cili nxjerrët nga Departamenti në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga data e pranimit të kërkesës. 3. Pas regjistrimit në regjistrin e OJQ-ve, departamenti pajisë me certifikatë të regjistrimit OJQ- në. 4. Kur kërkesa për regjistrim dhe dokumentacioni i bashkëngjitur nuk është i plotë, Departamenti kërkon kompletimin e dokumentacionit. Afati nga paragrafi 2. i këtij neni, ndalet së rrjedhuri nga data e paraqitjes së kërkesës për kompletim të dokumentacionit. 5. Afati për kompletimin e dokumentacionit për regjistrim, është pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e pranimit të kërkesës së Departamentit. 6. Departamenti, pas kompletimit të dokumentacionit, merr vendim për regjistrim apo refuzim të kërkesës për regjistrim brenda afatit të mbetur sipas paragrafit 2. të këtij neni. 7. Qeveria, sipas propozimit të ministrisë, nxjerr akt nënligjor, për mënyrën dhe formën e dorëzimit të kërkesës për regjistrim të OJQ-së, duke përfshirë edhe përmbajtjen e certifikatës së regjistrimit. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The Department must refuse a registration request if any listed legal grounds are met, and the refusal decision must state the reasons and legal basis.
Neni 26 Refuzimi i regjistrimit 1. Departamenti refuzon kërkesën për regjistrim, nëse: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 24 PRILL 2019, PRISHTINË 9 LIGJI NR. 06/L- 043 PËR LIRINË E ASOCIIMIT NË ORGANIZATA JOQEVERITARE 1.1. dokumentet e dorëzuara për regjistrim janë në kundërshtim me kërkesat e këtij ligji; 1.2. me statut të OJQ-së promovohet pabarazia në njërën nga bazat të përcaktuara në Nenin 5 të këtij Ligji; 1.3. organizata që kërkon regjistrim ka të njëjtin emër apo shkurtesë me OJQ-në e regjistruar ose të themeluar më parë, si dhe emër të njëjtë apo ngjashëm me një institucion publik aq sa mund të shkaktoj konfuzion ose të jetë çorientues; 1.4. nëse nuk respektohen afatet kohore të përcaktuara me këtë ligj. 2. Vendimi i Departamentit për refuzimin e regjistrimit bëhet për qëllime legjitime, duke iu përmbajtur parimit të domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit dhe duhet të përmbajë përshkrimin e duhur të arsyeve si dhe referencën e bazës juridike. 3. Përfaqësuesi i autorizuar mund të ankohet kundër një vendimi për refuzimin e regjistrimit në përputhje me dispozitat e Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: After registration in Kosovo, an NGO becomes a legal person and may act as one under the applicable law.
Neni 27 Statusi Ligjor OJQ pas regjistrimit në Republikën e Kosovës, merr statusin e personit juridik dhe është e autorizuar të veprojë si person juridik në përputhje me legjislacionin në fuqi për persona juridik; - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Official documents or letters are treated as validly delivered to the NGO if they are delivered to an authorized representative, physically or electronically, at the address designated by the NGO.
Neni 28 Komunikimi zyrtar me OJQ Çdo dokument apo shkresë, konsiderohet se i është dorëzuar në mënyrë të vlefshme OJQ- së, nëse i dorëzohet përfaqësuesit të autorizuar, në formë fizike apo elektronike në adresën e përcaktuar nga OJQ. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: OJQ-të duhet të njoftojnë Departamentin për ndryshimet brenda 30 ditëve; mosnjoftimi sjell gjobë për OJQ-në dhe përfaqësuesin e autorizuar.
Neni 29 Informimi i Departamentit për ndryshimet në OJQ 1. OJQ informon Departamentin brenda afatit prej tridhjetë (30) ditë nga dita e ndryshimit, lidhur me çdo ndryshim që pësojnë informatat si në vijim: 1.1. emrin e plotë, shkurtesën e OJQ-së; 1.2. adresën e OJQ-së; 1.3. qëllimin dhe fushë-veprimtarinë e OJQ-së; 1.4. emrin, adresën dhe informatat tjera kontaktuese të përfaqësuesit të autorizuar të OJQ-së. 2. Ndryshimet që i pranon Departamenti mbahen, regjistrohen dhe vihen në dispozicion të publikut sipas dispozitave të përcaktuara në këtë ligj. 3. OJQ e cila nuk përmbush detyrimin sipas paragrafit 1 të këtij neni, gjobitet në shumë prej dyqind e pesëdhjetë euro (250 €), ndërsa përfaqësuesi i autorizuar gjobitet në shumë prej tetëdhjetë euro (80€). 4. Ekzekutimi i gjobave bëhet në pajtim me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 24 PRILL 2019, PRISHTINË 10 LIGJI NR. 06/L- 043 PËR LIRINË E ASOCIIMIT NË ORGANIZATA JOQEVERITARE - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Departamenti duhet të mbajë dhe përditësojë Regjistrin e OJQ-ve.
Neni 30 Regjistri publik i OJQ-ve 1. Departamenti mban dhe përditëson Regjistrin të OJQ-ve me të dhënat si në vijim: 1.1. emrin e plotë, shkurtesën; 1.2. numrin e regjistrimit; 1.3. numrin fiskal; 1.4. formën organizative (shoqatë, fondacion, institut); 1.5. OJQ e vendit, e vendit të huaj apo ndërkombëtare; 1.6. adresën e OJQ-së; 1.7. qëllimin dhe fushë-veprimtarinë; 1.8. emrat e themeluesve; 1.9. emrin e përfaqësuesit të autorizuar; 1.10. afatin kohor për të cilën organizata themelohet, nëse ka një të tillë; 1.11. numrin dhe statusin për përfitim publik, nëse ka një të tillë. 2. Regjistri me të dhënat e përcaktuar në paragrafët: 1.1., 1.4., 1.5., 1.7. dhe 1.11. të këtij neni bëhet publik. KAPITULLI VI ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I BRENDSHËM I OJQ-SË - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The highest governing body of an NGO’s association, foundation, or institute must meet at least once a year, review and approve key annual reports and plans, and may delegate some powers with stated exceptions.
Neni 31 Udhëheqja e brendshme e OJQ-së 1. Organi më i lartë drejtues i shoqatës është Kuvendi i anëtarëve, i cili përbëhet nga të gjithë anëtarët e shoqatës. 2. Organi më i lartë drejtues i një fondacioni apo instituti është Bordi drejtues, i cili përbëhet nga të paktën tre (3) anëtarë. 3. Organi më i lartë drejtues mblidhet me pjesëmarrjen e më shumë se gjysmës së anëtarëve të tij dhe vendos me shumicën e anëtarëve të pranishëm. 4. Organi më i lartë drejtues ka përgjegjësi të plotë për çështje të politikave dhe financave të organizatës dhe takohet të paktën një herë në vit, ku shqyrton dhe miraton raportin financiar dhe të veprimtarisë së organizatës për vitin e paraprak, si dhe planin e veprimtarisë së organizatës për vitin vijues. 5. Organi më i lartë drejtues i OJQ-së mund të delegoj kompetenca tek organet vartëse të OJQ, më përjashtim të: 5.1. detyrave të përcaktuara në paragrafin 4 të këtij neni; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 24 PRILL 2019, PRISHTINË 11 LIGJI NR. 06/L- 043 PËR LIRINË E ASOCIIMIT NË ORGANIZATA JOQEVERITARE 5.2. ndryshimeve në Statut; dhe 5.3. vendimin për bashkim, ndarje apo shuarje të OJQ-së. 6. Pjesëmarrja në takimin e organit më të lartë drejtues mund të realizohet edhe në distancë, përmes mjeteve elektronike, me kusht që vendimet përfundimtare të nënshkruhen nga anëtarët. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: NGO governing body members may not join discussions or decisions on matters where they have a private interest, and NGO-related transactions must be on market or NGO-favorable terms.
Neni 32 Konflikti i interesit dhe detyrimi në lojalitet 1. Asnjë anëtari të organit drejtues nuk i lejohet të marr pjesë në diskutim apo në marrjen e vendimit për çështje kur ai ka interes privat të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, personale ose pasurore, të cilat ndikojnë, mund të ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në ligjshmërinë, transparencën, objektivitetin dhe paanësinë e tij gjatë ushtrimit të funksionit. 2. Çdo transaksion ndërmjet OJQ-së dhe anëtarëve, të punësuarit, anëtarëve të bordit apo të organizatave të ndërlidhura, kryhet sipas vlerës së tregut ose në kushtet më të favorshme për OJQ-në. 3. Të gjithë anëtarët dhe të punësuarit tjerë të një OJQ-je, obligohen që të tregojnë lojalitet ndaj OJQ-së, të mbrojnë fshehtësinë e informatave jo-publike dhe interesat e OJQ-së, si dhe të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre me mirëbesim dhe kujdes. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Disputes among NGO members, their governing bodies, intermediate bodies, or employees should be settled by agreement and under the NGO’s statute and internal rules; otherwise the court decides.
Neni 33 Zgjidhja e mosmarrëveshjeve Mosmarrëveshjet ndërmjet anëtarëve, ndërmjet tyre dhe organeve të larta drejtuese apo me organet e ndërmjetme dhe ose ndërmjet tyre dhe të punësuarve zgjidhen me mirëkuptim dhe në përputhje me statutin dhe rregullat e brendshme të OJQ-së, në të kundërt çështja zgjidhet nga gjykata. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: An NGO may not raise funds or run campaigns to support political parties or political candidates, and may not propose or register candidates for political office.
Neni 34 Ndalimi i mbledhjes së fondeve, fushatave dhe mbështetjes së kandidatëve dhe partive politike OJQ nuk mund të angazhohet në mbledhje fondesh ose në fushata për të mbështetur partitë politike ose kandidatët për funksione politike dhe as nuk mund të propozoj, regjistroj kandidatë për poste politike. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: NGOs may run economic activities and hold/manage property, but any income from those activities must be used only to fulfill the NGO’s mission.
Neni 35 Pasuria dhe mjetet 1. Të ardhurat e OJQ-së përfshijnë: donacionet, të ardhurat nga sigurimet, letrat me vlerë, trashëgimitë, anëtarësia, dhuratat, grantet, pasuria e tundshme dhe e patundshme, të ardhurat nga fondet e investuara, si dhe të ardhurat e fituara përmes çfarëdo aktivitetesh të ligjshme të OJQ-së me pasurinë dhe mjetet e saj. 2. OJQ mund të angazhohet në aktivitete ekonomike me qëllim të mbështetjes së aktiviteteve të saj jofitimprurëse në përputhje me nenin 12 të këtij Ligji (parimi për jo përfitim), me kusht që të ardhurat e realizuara nëpërmjet të aktiviteteve ekonomike shfrytëzohen ekskluzivisht për të përmbushur misionin e saj. 3. OJQ mund të ketë dhe të menaxhojë pronë dhe pasuri për të realizuar qëllimet e veta jofitimprurëse. 4. Me ligj ndalohet financimi i organizatave, veprimtaria e të cilave nuk përkon me rendin juridik GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 24 PRILL 2019, PRISHTINË 12 LIGJI NR. 06/L- 043 PËR LIRINË E ASOCIIMIT NË ORGANIZATA JOQEVERITARE dhe kushtetues në Republikën e Kosovës dhe të drejtën ndërkombëtare. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: OJQ-të duhet t’i kryejnë të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet përmes institucioneve financiare të licencuara nga BQK, në llogari bankare në emër të OJQ-së, përveç përjashtimeve të lejuara me ligj.
Neni 36 Transaksionet financiare të OJQ-së Të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet e OJQ-së, kryhen nëpërmjet institucioneve financiare të licencuara nga BQK në llogaritë bankare të hapura në emër të OJQ-së, përveç përjashtimeve të lejuara me legjislacionin në fuqi. KAPITULLI VII STATUSI I PËRFITIMIT PUBLIK I OJQ-SË, RAPORTIMI FINANCIAR DHE PEZULLIMI I TIJ - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Një OJQ e regjistruar mund të kërkojë status të përfitimit publik, dhe Departamenti mund ta japë këtë status nëse dokumentet tregojnë se qëllimet dhe veprimtaria i plotësojnë kushtet e nenit.
Neni 37 Statusi për Përfitim Publik 1. OJQ e regjistruar sipas këtij ligji mund të paraqesë kërkesë për status të përfitimit publik nëse OJQ është e organizuar dhe vepron për të ndërmarrë një apo më shumë aktivitete si aktivitete parësore si: ndihmë dhe përkrahje humanitare, përkrahje personave me aftësi të kufizuara, aktivitete bamirëse, arsim, shëndetësi, zhvillim ekonomik, kulturë, ruajtje dhe përparim të mjedisit, mbrojtje dhe përparim të të drejtave të njeriut, mbështetje të praktikave demokratike dhe shoqërisë civile, promovim të punës vullnetare, mbrojtjen e konsumatorit, ndihmën dhe përkrahjen për refugjatë, mbrojtjen apo kujdesin për shtazët e lënduara dhe të cenueshme, mirëqenien sociale, mbrojtjen nga diskriminimi, mbrojtja e trashëgimisë kulturore apo çfarëdo veprimtarie tjetër që është në funksion të së mirës së publikut. 2. Veprimtaria e OJQ-së arsimore dhe shëndetësore dhe zhvillim ekonomik përfshinë veprimtari për të mirën e publikut vetëm në rast se përfitimet e konsiderueshme sigurohen falas ose më lirë se vlera e tregut për grupe ose individë në kushte të pavolitshme. 3. OJQ mund të paraqes kërkesë për status për përfitim publik me rastin e regjistrimit të OJQ- së ose me vonë. Departamenti i lejon statusin e përfitimit publik OJQ-së, nëse dokumentet e regjistrimit dëshmojnë se qëllimet dhe veprimtaria e OJQ-së i plotëson kërkesat e këtij neni. 4. Shqyrtimi i kërkesës së OJQ-së për njohje të statusit për përfitim publik, të cilat gëzojnë të drejtën për lirim nga tatimi dhe lehtësira tatimore dhe fiskale, bëhet brenda afateve dhe sipas procedurave me nenin 25 dhe 26 të këtij ligji. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: OJQ-të me status për përfitim publik duhet të dorëzojnë një raport vjetor për veprimet dhe aktivitetet e tyre në Kosovë deri më 31 mars të vitit vijues.
Neni 38 Obligimet për raportim financiar dhe të veprimtarisë për OJQ me status për përfitim publik 1. OJQ me status për përfitim publik, dorëzon raport vjetor për veprimet dhe aktivitetet e saj në Kosovë. Raporti vjetor për vitin paraprak kalendarik i dorëzohet Departamentit, jo më vonë se 31 mars të vitit vijues. 2. Raporti vjetor nënshkruhet nga përfaqësuesi i autorizuar i OJQ-së me status për përfitim publik. Përfaqësuesi i autorizuar është përgjegjës për saktësinë dhe vërtetësinë e të dhënave që i përmban raporti. 3. Raporti vjetor përbëhet nga: 3.1. pjesa për menaxhment dhe administratë; 3.2. pjesa për aktivitete dhe të arritura; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 24 PRILL 2019, PRISHTINË 13 LIGJI NR. 06/L- 043 PËR LIRINË E ASOCIIMIT NË ORGANIZATA JOQEVERITARE 3.3. pjesa për pasqyrat financiare; 3.4. raporti i auditorit, siç kërkohet në paragrafin 8. të këtij neni. 4. Pjesa për menaxhment dhe administratë përmban: 4.1.emrin, shkurtesën, adresën dhe informatat kontaktuese të OJQ-së me status të përfitimit publik; 4.2. emrin e zyrtarit kryesor ekzekutiv; 4.3. emrin e Kryesuesit të Kuvendit të Anëtarëve për shoqatë, emrat e anëtarëve të organit të ndërmjetëm kur ky ekziston, si dhe emrat e anëtarëve të Bordit Drejtues për fondacion dhe institut. 5. Pjesa për aktivitetet dhe të arriturat përmban: 5.1. përshkrimin e qëllimit të OJQ-së me status për përfitim publik; 5.2. programet dhe aktivitetet kryesore; 5.3. përshkrimin e arritjeve kryesore të OJQ-së me status për përfitim publik; 5.4. OJQ me status për përfitim publik në fushën e arsimit, shëndetësisë ose zhvillimit ekonomik dorëzon edhe informata shtesë për: 5.4.1. personat dhe grupet me kushte të pavolitshme dhe përfitimet e tyre nga OJQ me status për përfitim publik; 5.4.2. ofrimin e shërbimeve falas apo nën vlerën e tregut. 6. Pjesa për pasqyrat financiare përmban: 6.1. bilancin e gjendjes; 6.2.pasqyrat e të ardhurave dhe shpenzimeve. 7. Me kërkesën e OJQ-së me status për përfitim publik, Departamenti mund të caktojë afat shtesë për dorëzimin e raportit vjetor, në raste të jashtëzakonshme, por jo më vonë se tridhjetë (30) ditë nga dita e kalimit të kësaj situate. 8. Pasqyrat financiare duhet të jenë të audituara nga një auditor i pavarur i licencuar në Republikën e Kosovës, për rastet në vijim: 8.1. për OJQ vendore me status për përfitim publik, me të hyra ose me shpenzime vjetore mbi njëqindmijë (100,000) Euro; 8.2. për OJQ e vendit të huaj apo ndërkombëtare me status për përfitim publik me të hyra ose shpenzime vjetore mbi njëqindmijë (100,000) Euro, për veprimtarinë e saj brenda Kosovës. 9. Raporti vjetor gjithashtu përmban deklaratën e cila dëshmon se të gjithë transaksionet e kryera nga OJQ-ja me status për përfitim publik janë në përputhje me nenin 36 të këtij ligji. 10. Raportet e dorëzuara sipas këtij neni, vihen në dispozicion të publikut nga Departamenti dhe OJQ-ja, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 24 PRILL 2019, PRISHTINË 14 LIGJI NR. 06/L- 043 PËR LIRINË E ASOCIIMIT NË ORGANIZATA JOQEVERITARE - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: OJQ-të me status për përfitim publik duhet të dorëzojnë raportin vjetor; nëse nuk e bëjnë, statusi mund të pezullohet dhe më pas revokohet.
Neni 39 Pezullimi dhe revokimi i Statusit për Përfitim Publik 1. Pas kalimit të afatit për raportim, Departamenti njofton me shkrim OJQ-në me status për përfitim publik e cila nuk e ka dorëzuar raportin vjetor sipas nenit 38 të këtij ligji dhe nga ajo kërkon përmbushjen e këtij obligimi ligjor brenda tridhjetë (30) ditësh nga data e njoftimit me shkrim, dhe nëse OJQ dështon të dorëzojë raportin brenda këtij afati Departamenti do të pezullojë statusin për përfitim publik. 2. OJQ-së me status për përfitim publik e cila dështon të dorëzojë raportin e plotë edhe pas kalimit të afatit nga paragrafi 1. i këtij neni, i pezullohet Statusi për Përfitim Publik. Departamenti njofton OJQ-në se statusi i saj për përfitimit publik, së bashku me të gjitha përfitimet që rrjedhin nga ai status janë pezulluar, dhe nëse OJQ-ja dështon të dorëzojë raportin brenda tridhjetë (30) ditësh pas njoftimit për pezullim, Departamenti nxjerr vendim për revokimin e statusit për përfitim publik. 3. OJQ të cilës i është revokuar Statusi për Përfitim Publik është e detyruar që në mënyrë retroaktive për periudhën për të cilën ka dështuar të raportojë t’i kryejë të gjitha detyrimet sipas legjislacionit në fuqi. 4. Departamenti publikon listën e OJQ-ve të cilave u është revokuar Statusi për Përfitim Publik si dhe njofton me shkrim autoritetin tatimor dhe doganor. 5.OJQ së cilës i është revokuar statusi për përfitim publik ka të drejtë të kërkoj përsëri të njëjtin status, pas kalimit të periudhës dy (2) vjeçare nga data e revokimit. 6. Përfaqësuesi i autorizuar i OJQ-së ka të drejtë të kundërshtojë çdo vendim të Departamentit lidhur me pezullimin ose revokimin e statusit të përfitimit publik të OJQ-së, sipas dispozitave të Ligjit mbi Procedurën e Përgjithshme Administrative. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: An NGO with public benefit status may request in writing to withdraw that status after the financial year ends.
Neni 40 Tërheqja vullnetare e Statusit për Përfitim Publik 1. OJQ me status për përfitim publik ka të drejtë të kërkojë me shkrim nga Departamenti heqjen e statusit për përfitim publik pas përfundimit të vitit financiar. 2. Kërkesa nga OJQ për tërheqje të statusit për përfitim publik për vitin e ardhshëm duhet të bëhet të paktën dyzet e pesë (45) ditë para përfundimit të vitit kalendarik. Departamenti vendosë për tërheqjen e statusit për përfitim publik jo më vonë se tridhjetë (30) ditë pas pranimit të kërkesës. 3. OJQ njoftohet me shkrim nga Departamenti se statusi i saj për përfitim publik, së bashku me të gjitha përfitimet që rrjedhin nga ai status janë ndërprerë. 4. OJQ me status të përfitim publik bartë përgjegjësitë e përcaktuara me këtë ligj, deri në nxjerrjen e vendimit nga Departamenti. 5. Departamenti publikon listën e OJQ-ve të cilave u është tërhequr Statusi për Përfitim Publik në mënyrë vullnetare si dhe njofton me shkrim autoritetin tatimor dhe doganor. 6. OJQ-ja që tërheq vullnetarisht statusin për përfitim publik, ka të drejtë që të kërkojë përsëri këtë status, sipas procedurave të parapara me këtë ligj. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 24 PRILL 2019, PRISHTINË 15 LIGJI NR. 06/L- 043 PËR LIRINË E ASOCIIMIT NË ORGANIZATA JOQEVERITARE KAPITULLI VIII SHUARJA DHE ÇREGJISTRIMI I OJQ-SË - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: The article sets rules for when an NGO is dissolved and how any remaining assets must be handled.
Neni 41 Shuarja e OJQ-së dhe efektet 1. OJQ shuhet: 1.1. me vendim vullnetar të marrë nga organi më i lartë drejtues, në pajtim me statutin e saj; 1.2. kur OJQ bëhet josolvente sipas ligjit në fuqi; 1.3. me kalimin e afatit për të cilin është themeluar, nëse një afat i tillë është i përcaktuar në aktin themelues apo statut; 1.4. në bazë të vendimit të plotfuqishëm gjyqësor. 2 Në rast të shuarjes së OJQ-së, e cila ka shfrytëzuar lehtësira tatimore ose fiskale apo donacione publike, pasuria e mbetur pas shlyerjes së obligimeve të OJQ-së, i bartet OJQ-së tjetër të regjistruar në Republikën e Kosovës me qëllime të njëjta apo të ngjashme. 3. OJQ përcaktohet në bazë të statutit të OJQ-së së shuar, me vendim të organit më të lartë drejtues të OJQ-së së shuar, apo me vendim të gjykatës kur është rasti. 4. Në të gjitha rastet tjera, çdo pasuri e mbetur pas shlyerjes së obligimeve shpërndahet me vendim të organit më të lartë drejtues, bazuar në statutin e OJQ-së dhe në të gjitha rastet në përputhshmëri me nenin 12 parimi për jo përfitim, të këtij ligji. 5. OJQ me status për përfitim publik që është shuar brenda afatit të raportimit paraqet raport për atë periudhë, në përputhshmëri me dispozitat e këtij ligji. Në raportin e saj, OJQ-ja thekson datën e shuarjes, bazën ligjore për shuarjen e saj, shumën e mjeteve të mbetura pas shlyerjes së obligimeve, mënyrën e planifikuar të shpërndarjes së mjeteve, si dhe mënyrën në të cilën është marrë vendimi për shpërndarjen të mjeteve sipas paragrafëve 2. dhe 3. të këtij neni. 6. Në rast të një vendimi të plotfuqishëm të gjykatës kompetente për ndalimin e veprimtarisë së OJQ-së, gjykata me anë të vendimit të veçantë përfundimtar vendos për pasurinë e mbetur të OJQ-së pas shlyerjes së të gjitha obligimeve. 7. Shuarja e OJQ-së konsiderohet e përmbyllur vetëm pas përfundimit të të gjitha procedurave të lidhura me shpërndarjen e pasurisë së mbetur të OJQ-së, sipas rregullave të përcaktuara me këtë nen. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: The Department deregisters an NGO from the NGO register in the cases set out in Article 41.
Neni 42 Çregjistrimi i OJQ-së 1. Departamenti çregjistron OJQ-në nga regjistri i OJQ-ve, në njërën nga rastet e përcaktuara sipas nenit 41 të këtij ligji. 2. Procedura e çregjistrimit të OJQ-se rregullohet me akt nënligjor që miratohet nga Qeveria. 3. Përfaqësues i autorizuar i OJQ-së ka përgjegjësi ligjore ndaj Departamentit dhe organeve tjera. 4. Në bazë të vendimit të plotfuqishëm për çregjistrim, Departamenti largon OJQ-në nga Regjistri i OJQ-ve. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 24 PRILL 2019, PRISHTINË 16 LIGJI NR. 06/L- 043 PËR LIRINË E ASOCIIMIT NË ORGANIZATA JOQEVERITARE 5. Departamenti njofton me shkrim përfaqësuesin e autorizuar për çregjistrimin e OJQ-së. 6. Departamenti publikon emrin OJQ-së në listën e OJQ-ve të çregjistruara. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: An OJQ that disagrees with Department decisions may contest or request review, and may file an administrative lawsuit within 30 days.
Neni 43 Ankesat OJQ e cila nuk pajtohet me vendimet e Departamentit, që kanë të bëjnë, por nuk kufizohen në çështjet e mos-regjistrimit, shuarjes, çregjistrimit, ose kundër mosveprimit administrativ, ka të drejtë për të kundërshtuar ose kërkuar rishikimin e vendimeve, veprimeve apo mosveprimeve të Departamentit dhe institucioneve publike, duke përfshirë edhe të drejtën për të parashtruar padi në gjykatën kompetente për çështjet administrative brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh, në pajtim me Ligjin mbi Procedurën e Përgjithshme Administrative. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: Gjykata kompetente mund t’i ndalojë veprimtarinë një OJQ-je nëse aktivitetet e saj cenojnë rendin kushtetues, të drejtat dhe liritë e njeriut, ose nxisin urrejtje të ndaluar; ajo mund të vendosë edhe masë të përkohshme dhe pastaj të njoftojë disa institucione me shkrim.
Neni 44 Ndalimi i veprimtarisë së OJQ-ve 1. Me vendim të gjykatës kompetente mund t’i ndalohet veprimtaria OJQ-së, aktivitetet e së cilës cenojnë rendin kushtetues, shkelin liritë dhe të drejtat e njeriut, ose nxisin urrejtje racore, kombëtare, etnike a fetare. 2. Me kërkesën e institucioneve të autorizuara të sigurisë, gjykata mund të vendosë masë të përkohshme në procedurë paraprake, deri në nxjerrjen e një vendimi përfundimtar. Me rastin e vendosjes së masës së përkohshme, gjykata njofton me shkrim për vendimin e marrë institucionet e sigurisë, organet tatimore, doganore, Bankën Qendrore të Kosovës dhe Departamentin. 3. Në rastet kur Gjykata ndalon veprimtarinë e OJQ-së, me vendim të veçantë vendosë për pasurinë e mbetur të OJQ-së pas shlyerjes së obligimeve. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: The Department must exchange information and cooperate with relevant institutions whose work and activities relate to NGOs.
Neni 45 Bashkëpunimi me institucionet publike Departamenti shkëmben informata dhe bashkëpunon me institucionet përkatëse, puna dhe veprimtaria e të cilave ndërlidhet me veprimtarinë e OJQ-ve. KAPITULLI IX DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: Qeveria must issue bylaw acts to implement this law, on the ministry’s proposal, no later than 6 months after the law enters into force.
Neni 46 Aktet nënligjore Qeveria, sipas propozimit të ministrisë, nxjerr akte nënligjore për zbatimin e këtij ligji, jo më vonë se gjashtë (6) muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: Registered NGOs must harmonize their statutes with this law within one year, and certain existing associations or foundations may ask the Department to change their organizational form to an institute.
Neni 47 OJQ-të e regjistruara në Kosovë 1. Çdo OJQ e regjistruar në bazë të Ligjit Nr.04/L-057 për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare konsiderohet e regjistruar në Kosovë sipas këtij Ligji. 2. OJQ harmonizon statutin e saj me këtë ligj brenda një (1) viti nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Ligji. Sipas procedurave dhe afatit të përcaktuar me akt nënligjor, OJQ e regjistruar si shoqatë apo fondacion deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, mund të kërkojë nga Departamenti ndryshimin e formës se organizimit në institut.. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 24 PRILL 2019, PRISHTINË 17 LIGJI NR. 06/L- 043 PËR LIRINË E ASOCIIMIT NË ORGANIZATA JOQEVERITARE - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: When this law enters into force, Law No. 04/L-057 is repealed.
Neni 48 Shfuqizimi 1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Ligji Nr.04/L-057 për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës Nr. 14 datë 9 shtator 2011). 2. Aktet nënligjore për zbatimin e Ligjit Nr.04/L-057 për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare vazhdojnë të zbatohen deri në nxjerrjen e akteve nënligjore që janë të përcaktuara në këtë ligj, me kusht që të mos jenë në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji. - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: This provision says the law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of Kosovo.
Neni 49 Hyrja në Fuqi Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 06/L-043 7 nëntor 2018 Shpallur më Vendim të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nr. 06-V-346, datë 15 prill 2019.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 06/L-043 PËR LIRINË E ASOCIIMIT NË ORGANIZATA JOQEVERITARE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in