LIGJI NR. 06/L-046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
This provision is the preamble to the Law on the Inspectorate of Education in the Republic of Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 06/L-046
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble to the Law on the Inspectorate of Education in the Republic of Kosovo. This article says the law sets out the powers, responsibilities, and organization of the Education Inspectorate in Kosovo. This article says the law covers supervision of compliance with applicable legislation in institutions that provide educational, academic, and training services. This article defines terms used in the law on the Education Inspectorate. Article 4 says the Education Inspectorate is a central executive body for quality assurance, directly under the minister of MASHT, with a headquarters in Prishtina, regional sectors in several cities, and its own logo and seals.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 06/L-046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
Showing 30 of 30
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble to the Law on the Inspectorate of Education in the Republic of Kosovo.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 19 LIGJI Nr. 06/L -046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS LIGJI Nr. 06/L -046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law sets out the powers, responsibilities, and organization of the Education Inspectorate in Kosovo.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj përcakton kompetencat, përgjegjësitë dhe organizimin e Inspektoratit të Arsimit në Republikën e Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law covers supervision of compliance with applicable legislation in institutions that provide educational, academic, and training services.
Neni 2 Fushëveprimi Ky ligj trajton mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të aplikueshëm në të gjitha institucionet që ofrojnë shërbime edukative, arsimore dhe aftësuese. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines terms used in the law on the Education Inspectorate.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë kuptimin si vijon: 1.1. Inspektim administrativ – veprim i kryerjes së një inspektimi lidhur me funksionimin administrativ dhe ligjor të institucioneve arsimore siç përcaktohet në këtë ligj; 1.2. Kritere të pranimit – kritere zyrtare për pranimin e nxënësve dhe të studentëve në institucionet arsimore të të gjitha niveleve; 1.3. Drejtor – udhëheqësi i një institucioni arsimor; 1.4.Inspektim arsimor – secila formë e kontrollit e kryer nga inspektorët arsimorë; 1.5. Inspektorati i Arsimit – organi ekzekutiv qendror i MASHT-it; 1.6. Institucioni arsimor – përfshin çdo institucion edukativ, arsimor dhe aftësues, i cili ofron shërbime arsimore në nivelet SNKA 0-6; 1.7. Vlerësim i jashtëm i nxënësve – provime shtetërore të cilat janë përgatitur, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 20 LIGJI Nr. 06/L -046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS administruar dhe vlerësuar në pajtim me standardet e përcaktuara nga organi i autorizuar përtej nivelit të shkollës; 1.8. Vlerësim i jashtëm i shkollës – kontrolli i planifikuar, sistematik i standardeve në fushat e cilësisë të përcaktuara nga MASHT, i cili kryhet në intervale të rregullta nga inspektorët e arsimit në bazë të kritereve dhe treguesve të përcaktuara me Kornizën për sigurimin e cilësisë; 1.9. Ekspert i jashtëm – ekspert profesional/pedagogjik në një apo më shumë fusha kurrikulare, i cili i këshillon inspektorët në inspektim pedagogjik dhe i cili nuk duhet të jetë i punësuar i shkollës që inspektohet; 1.10. Drejtor i përgjithshëm – shërbyesi civil i rangut më të lartë në Inspektoratin e Arsimit; 1.11. Zyrtar në Inspektoratin e Arsimit – shërbyesi civil në Inspektoratin e Arsimit; 1.12.Këshilli drejtues – organ përgjegjës për qeverisjen e një institucioni arsimor ose institucioni të trajnimit, me funksionet e përcaktuara me ligj; 1.13. Ekipi inspektues – ekipi i inspektorëve dhe ekspertëve të tjerë të jashtëm që kryen inspektime në institucione arsimore; 1.14. Inspektor i arsimit – person zyrtar i Ministrisë, i cili ka mandat për inspektim, mbikëqyrje dhe monitorim të cilësisë së arsimit në të gjitha nivelet dhe në gjuhët që zhvillohet arsimi në Kosovë; 1.15. Vlerësim i brendshëm – kontrolli i planifikuar, sistematik i standardeve në fushat e cilësisë të përcaktuara nga MASHT, i cili kryhet nga shkolla në intervale të rregullta, duke u bazuar në kritere dhe tregues siç përshkruhet në Kornizën e sigurimit të cilësisë; 1.16. SNKA – Standardi Ndërkombëtar i Klasifikimit të Arsimit, i miratuar nga UNESCO në Konferencën e përgjithshme, në sesionin e saj të 29-të, në nëntor të vitit 1997, me ndryshimet e mëvonshme; 1.17. Materiale mësimore dhe mjete të konkretizimit – tekstet shkollore, softueri kompjuterik, e tjera, që përdoren në klasë; 1.18. Licencimi – procesi i lëshimit të lejeve për ushtrimin e punës së mësimdhënësit dhe detyrave të tjera në shkollë; 1.19. Vlerësimi – i referohet proceseve që përdoren për të grumbulluar, analizuar dhe vlerësuar dëshmitë e arritjeve individuale në mësimdhënie, praktikë profesionale të udhëheqjes së institucionit arsimor dhe arritjes së pritshmërive nga institucioni arsimor. 1.20. Performanca – Tërësia e punës dhe rezultateve të punës së mësimdhënësve, drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve dhe inctitucioneve arsimore, në kuadër të kompetencave për mësimdhënës, standardeve të praktikës profesionale për drejtorë të shkollave dhe kriterëve të cilësisë së shkollës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 21 LIGJI Nr. 06/L -046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS 1.21. Ministria – Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si autoritet qeveritar kompetent, përgjegjësitë e të cilit përfshijnë arsimin, shkencën dhe teknologjinë; 1.22. Inspektim pedagogjik – veprim i kryerjes së një inspektimi lidhur me cilësinë pedagogjike në institucionet e arsimit parauniversitar siç përcaktohet në këtë Ligj; 1.23. Staf profesional i institucionit arsimor – pedagogët, psikologët, punëtorët social dhe bashkëpunëtorët profesional; 1.24. Fushat e cilësisë së institucionit arsimor - Segmentet kryesore të veprimtarisë së institucionit/shkollës që do të shërbejnë si pika referuese për vlerësimin e performancës së institucioneve arsimore në Kosovë, duke siguruar koherencë në mes të procesit të vetëvlerësimit dhe të vlerësimit të jashtëm të shkollës; 1.25. Korniza për sigurimin e cilësisë – politikë arsimore që përcakton kriteret e cilësisë së performancës së institucionit arsimor, procedurat e zbatimit, nivelet dhe shkallet e cilësisë. 1.26. Tregues i cilësisë – tregon nëse është përmbushur një aspekt i caktuar i performancës së një mësimdhënësi apo i një institucioni arsimor; 1.27. Ri-inspektim (ose inspektimi pasues) – inspektimi i një institucioni arsimor pas një inspektimi të përgjithshëm ose tematik për të kontrolluar nëse janë zbatuar masat dhe nëse i kanë sjellë rezultatet e dëshiruara; 1.28. Standarde – tregues të matshëm të suksesit, të përkufizuara në formë të kritereve cilësore apo sasiore, të cilat pritet të arrihen nga kandidatët në mënyrë që ata t’i fitojnë kualifikimet; 1.29. Koordinator i cilësisë – person mbështetës për sigurim të cilësisë. 1.30. Paneli i Artë – Komision i Inspektoratit të Arsimit, i cili merret me shqyrtimin e ankesave në shkallë të dytë në procesin e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Article 4 says the Education Inspectorate is a central executive body for quality assurance, directly under the minister of MASHT, with a headquarters in Prishtina, regional sectors in several cities, and its own logo and seals.
Neni 4 Statusi ligjor 1. Inspektorati i Arsimit është organ ekzekutiv qendror për sigurimin e cilësisë, në varësi të drejtpërdrejtë të ministrit të MASHT-it. 2. Selia qendrore e Inspektoratit te arsimit është në Prishtine dhe ka sektorët e vetë në: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Mitrovicë, Pejë, Gjilan, Gjakovë. 3. Inspektorati i Arsimit ka logon e vet, vulën katrore dhe të rrumbullakët. 4. Logo dhe teksti i vulave rregullohet përmes aktit nënligjor. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 22 LIGJI Nr. 06/L -046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Inspektorati i Arsimit vlerëson, kontrollon, këshillon, informon/raporton dhe mbështet institucionet arsimore.
Neni 5 Funksionet e Inspektoratit të Arsimit 1. Inspektorati i Arsimit kryen këto funskione: 1.1. Funksionin vlerësues – vlerëson cilësinë e shërbimit të institucioneve arsimore. 1.2.Funksionin kontrollues – kontrollon pajtueshmërinë e veprimtarisë së institucioneve arsimore me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. 1.3. Funksionin këshillues – këshillon drejtuesit dhe punonjësit e institucioneve arsimore. 1.4. Funksionin informues/raportues – informon ministrin, DKA-të dhe institucionet arsimore për gjetjet e inspektimit si dhe i publikon ato në baza vjetore. 1.5. Funksioni mbështetës për promovimin e praktikave të suksesshme të institucioneve arsimore dhe zhvillimin e politikave arsimore. 2. Detyrat për kryerjen e këtyre funksioneve përcaktohen me akt nënligjor. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The internal organization and functioning of the Education Inspectorate are regulated by a subordinate act, according to its duties and functions.
Neni 6 Organizimi i Inspektoratit të Arsimit Organizimi dhe funksionimi i brendshëm i Inspektoratit të Arsimit rregullohet me akt nënligjor sipas detyrave dhe funksioneve të këtij organi. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The general director of the Education Inspectorate must manage, oversee, inspect, decide on disputed issues, start appropriate legal procedures, and answer to the Minister of Education for their work.
Neni 7 Detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit të përgjithshëm 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit të përgjithshëm të Inspektoratit të Arsimit janë: 1.1.Planifikon, organizon, mbikëqyrë dhe udhëheq punën e Inspektoratit të Arsimit. 1.2.Kontrollon, inspekton dhe nxjerr vendime për çështjet kontestuese në institucionet arsimore. 1.3.Inicon ngritjen e procedurave adekuate administrative, civile, penale, në mbrojtje të ligjshmërisë dhe rregullsisë në funksionimin e institucioneve arsimore. 1.4.Për punën e vet, i përgjigjet Ministrit të Arsimit. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: This article lists six types of education inspection and sets rules for general, thematic, and emergency inspections.
Neni 8 Llojet e Inspektimit 1. Ekzistojnë gjashtë (6) lloje të inspektimit në arsim: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 23 LIGJI Nr. 06/L -046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS 1.1.Inspektimi i përgjithshëm; 1.2. Inspektimi tematik; 1.3. Inspektimi emergjent; 1.4. Ri-inspektimi; 1.5. Inspektimi i cilësisë së punës dhe vlerësimi i performancës së mësimdhënësve për procesin e licencimit. 1.6. Inspektimi i cilësisë së punës dhe vlerësimi i performancës së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit. 2. Inspektimi i përgjithshëm: 2.1.Inspektimi i përgjithshëm është inspektim i planifikuar që përfshin të gjitha aspektet e cilësisë së institucioneve arsimore; 2.2. Intervalet e inspektimeve të përgjithshme përcaktohen me akt nënligjor të MASHT- it; 2.3. Inspektimet e përgjithshme duhet të paralajmërohen DKA-të dhe shkollat të paktën pesë (5) ditë pune më herët; 2.4. Inspektimi i përgjithshëm përfshin: 2.4.1.Inspektimin administrativ: Kontrollimi i pajtueshmërisë së punës së të gjitha institucioneve arsimore në Kosovë me legjislacionin e aplikueshëm, në intervale të rregullta kohore të përcaktuara nga MASHT, nga inspektorët administrativë. Inspektimi administrativ organizohet në të gjitha nivelet e arsimit; 2.4.2.Inspektimi pedagogjik: Vlerësimi i jashtëm i performancës së institucioneve arsimore të arsimit parauniversitar. Inspektimi pedagogjik organizohet sipas niveleve të institucioneve arsimore: 2.4.2.1.Institucionet parashkollore; 2.4.2.2.Institucionet e arsimit parafillor, fillor dhe të mesëm të ultë; 2.4.2.3.Institucionet e arsimit të mesëm të lartë dhe SNKA 4. 3. Inspektimi tematik: 3.1.MASHT, DKA-të, organet udhëheqëse dhe drejtuese të institucioneve arsimore, mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit mund të kërkojnë inspektime tematike për çështje specifike të natyrës administrative ose pedagogjike, në pajtueshmëri me këtë ligj; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 24 LIGJI Nr. 06/L -046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS 3.2.Inspektorati i Arsimit, planifikon dhe realizon inspektime tematike, të pa paralajmëruara. 4. Inspektimi emergjent: 4.1.Inspektimi emergjent është një lloj i inspektimit administrativ që ndërmerret në raste të situatave të papritura që rrezikojnë funksionimin e mirë të institucioneve arsimore. 4.2.Inspektorati i Arsimit obligohet të adresojë probleme të tilla menjëherë për të vendosur nëse problemi i hasur është në fushëveprimin e tij, ose, nëse një organ tjetër është përgjegjës, të kontaktojë organin përkatës. 5. Ri-inspektimi - inspektim kontrollues në institucionin arsimor të inspektuar më parë me qëllim të verifikimit se sa janë zbatuar dhe realizuar rekomandimet e dhëna nga ekipi inspektues. 6. Inspktimi i cilësisë së punës dhe vlerësimi i përformancës së mësimdhënësve për procesin e licencimit - Vlerësimi individual i mësimdhënësve për nivelin e përmbushjes së standardeve të përformancës për rilicencim apo avancim në karrierë. 7. Inspektimi i cilësisë së punës dhe vlerësimi i përformancës së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit - Vlerësimi i performancës së drejtorit dhe të zëvendësdrejtorit të institucionit arsimor parauniversitar i referohet standardeve të praktikës profesionale për drejtorë të shkollës, përkatësisht nivelit të përmbushjes së tyre për vazhdimin e kontratës së punës. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Inspectorate of Education staff are civil servants, and inspector candidates must meet listed qualification and experience criteria.
Neni 9 Personeli i Inspektoratit të Arsimit 1.Të punësuarit në Inspektoratin e Arsimit janë shërbyes civil. Për punën e tyre i pergjigjen udhëheqësve të sektorëve përkatës dhe drejtorit të përgjithshëm. 2. Inspektorët e arsimit zgjedhën në pajtim me procedurat e Ligjit për Shërbimit Civil. Përveq kushteve të parapara me Ligjin për Shërbimin Civil, kandidatët duhet ti plotësojnë edhe këto kritere: 2.1. të kenë së paku titull master (300 ECTS); 2.2. të kenë të paktën pesë (5) vjet përvojë pune në arsim. 2.3. të mos ketë ushtruar funksione politike në tre (3) vitet e fundit, 3. Kandidatet për Inspektor administrativ, pedagogjik si dhe vlerësim të përfomancës duhet t’i plotësojnë këto kritere: 3.1.të kenë titull master të fushës përkatëse (300 ECTS), 3.2.të kenë të paktën pesë (5) vjet përvojë pune në fushën përkatëse, 3.3.Inspektorët për vlerësimin e performancës së mësimdhënësve, drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve duhet të kenë së paku dhjetë (10) vite pervojë pune në arsim. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 25 LIGJI Nr. 06/L -046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Inspektori administrativ must mbikëqyrë, vlerësojë dhe kontrollojë disa aspects of compliance in educational institutions.
Neni 10 Detyrat e inspektorit administrativ 1. Inspektori administrativ është përgjegjës për të mbikëqyrë dhe vlerësuar nëse institucionet arsimore zbatojnë legjislacionin në fuqi. 2. Detyrat e përgjithshme të inspektorit administrativ të ndërlidhura me të gjitha institucionet arsimore janë: 2.1.kontrollon nëse nxënësit dhe studentët e pranuar në institucionet arsimore i plotësojnë kriteret e pranimit siç parashihet me aktet ligjore; 2.2.kontrollon nëse regjistrat, certifikatat dhe dokumentacioni tjetër i institucionit arsimor për nxënësit dhe studentët është në pajtueshmëri me legjislacionin; 2.3.shqyrton ankesat lidhur me masat disiplinore kundër nxënësve dhe studentëve, pasi të jenë shfrytëzuar të gjitha mjetet ligjore për ankesë brenda institucionit arsimor dhe në rastin e institucioneve të arsimit parauniversitar, në nivel të DKA-së; 2.4.shqyrton ankesat e nxënësve, të prindërve dhe të studentëve lidhur me të gjitha llojet e diskriminimit. 2.5.Realizon aspekte tjera të inspektimit administrativ siç përcaktohet me legjislacion. 3. Detyrat specifike të inspektorit administrativ të ndërlidhura me institucionet arsimore të nivelit SNKA 0-4 janë: 3.1. kontrollon personelin udhëheqës, profesional dhe administrativ nëse i kanë kualifikimet e nevojshme dhe licencat për punësim; 3.2. kontrollon saktësinë e të dhënave për numrat e nxënësve sipas nivelit dhe klasës, saktësinë e dokumenteve shkollore; 3.3. vlerëson funksionimin e këshillit drejtues të institucionit; 3.4. shqyrton ankesat e nxënësve dhe të prindërve në rastet e dhunës ndaj fëmijëve, pasi të jenë shfrytëzuar të gjitha mjetet ligjore brenda institucionit dhe në nivel të DKA- së; 3.5. vlerëson shkeljet e mundshme ligjore që qojnë në përsëritjen e klasës në institucionet arsimore të nivelit SNKA 2-4, në bazë të ankesës nga nxënësit apo prindërit e tyre, pasi të jenë shfrytëzuar të gjitha mjetet ligjore për ankesë, brenda institucionit arsimor dhe në nivelin e DKA-së. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The pedagogical inspector must oversee quality control and external evaluation in SNKA 0–4 educational institutions, and carry out several listed quality-assurance tasks.
Neni 11 Detyrat e inspektorit pedagogjik 1. Inspektori pedagogjik është përgjegjës për kontrollin e cilësisë dhe vlerësimin e jashtëm në institucionet arsimore të nivelit SNKA 0-4. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 26 LIGJI Nr. 06/L -046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS 2. Detyrat e përgjithshme për sigurimin e cilësisë të inspektorit pedagogjik janë: 2.1. të vlerësojë përparimin dhe cilësinë e zbatimit të kurrikulës në të gjitha fushat lëndore; 2.2. të vlerësojë aspektin pedagogjik të mësimdhënies dhe të vlerësimit; 2.3.të vlerësoj cilësinë dhe realizimin e Planit Individual të Arsimit (PIA) për fëmijët me aftësi të kufizuara; 2.4. të vlerësojë materialet dhe mjetet e konkretizimit për mësimdhënie dhe të nxënë dhe përdorimi i tyre i përshtatshëm; 2.5. të kontrollojë dhe të vlerësojë funksionimin e këshillave të prindërve, këshillave të nxënësve, këshillave të mësimdhënësve dhe organeve të tjera profesionale; 2.6. të rekomandojë masa për përmirësim, duke përfshirë trajnimin për mësimdhënës, ndryshimet në qasjet pedagogjike, organizimin e ndryshëm të orëve, orët plotësuese në lëndë të caktuara; 2.7. të realizojë aspekte të tjera të inspektimit pedagogjik siç parashihet me legjislacion. 3. Vlerësimi i jashtëm për sigurimin e cilësisë: Synimi i vlerësimit të jashtëm të institucioneve arsimore në arsimin parauniversitar është të garantojë që institucionet arsimore në Kosovë punojnë sipas standardeve të cilësisë të përcaktuara nga MASHT. Vlerësimi i jashtëm do të udhëhiqet nga parimet në vijim: 3.1. bazë për vlerësimin e jashtëm janë fushat e cilësisë dhe treguesit e cilësisë të përcaktuara në Kornizën e Sigurimit të Cilësisë të miratuar nga MASHT, e po ashtu, edhe planet zhvillimore të shkollave të miratuara nga këshillat drejtues të shkollave; 3.2. udhëzimet për procedurën e vlerësimit të jashtëm jepen nga MASHT; 3.3. diskutimi i rezultateve të vlerësimit të jashtëm me koordinatorin për sigurim të cilësisë në shkollë, DKA, MASHT, sipas nevojës; 3.4. krahasimi dhe diskutimi i rezultateve të vlerësimit të jashtëm me rezultatet e vlerësimit të brendshëm obligativ të shkollave me drejtorët e shkollave, koordinatorët e cilësisë dhe personat tjerë përgjegjës për sigurimin e cilësisë në shkolla dhe DKA-të; 3.5. kontrollimi i cilësisë dhe përshtatshmërisë së metodave të vlerësimit të brendshëm; 3.6. vlerësimi i zbatimit dhe i suksesit të masave të ndërmarra pas vlerësimit të brendshëm; 3.7. vlerësimi i efektshmërisë së menaxhimit të shkollës nga stafi menaxhues i saj; 3.8. kontrollimi i komunikimit dhe bashkëpunimit në mes të menaxhmentit të shkollës, këshillit drejtues të shkollës, prindërve, nxënësve, stafit të shkollës, komunitetit dhe DKA-së; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 27 LIGJI Nr. 06/L -046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS 3.9. kontrollimi dhe vlerësimi i masave të planifikuara nga shkollat dhe DKA-të, e që kanë të bëjnë me përputhjen e rezultateve të vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm për të siguruar validitetin e metodave të vlerësimit të brendshëm; 3.10. krahasimi dhe diskutimi i rezultateve të vlerësimeve (provimeve) të jashtme të nxënësve me rezultate të vlerësimeve të brendshme; 3.11. për qëllime të vlerësimit të jashtëm, në ekipin e inspektimit mund të përfshihen, përkohësisht dhe për një detyrë të përcaktuar qartë, ekspertë të jashtëm. Ata shërbejnë si ekspertë këshillues për inspektorët përgjegjës; 3.12. procedurat tjera, si dhe përmbajtja e vlerësimit të jashtëm dhe roli i veçantë i inspektorit pedagogjik do të përkufizohen në detaje me akt nënligjor. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The education inspector must assess the performance of teachers, directors, and deputy directors and oversee related evaluation and licensing processes.
Neni 12 Vlerësimi i performancës së mësimdhënësit, drejtorit dhe zëvendësdrejtorit 1. Inspektori i arsimit duhet që vlerësimin e performancës së mësimdhënësit, drejtorit dhe zëvendësdrejtorit ta realizoj në përputhje me legjislacionin në fuqi. 2. Inspektori i arsimit mbledhë të dhëna nga të gjithë komponentët e sistemit të vlerësimit të performancës dhe përcakton nivelin e performancës. 3. Mbikëqyrë aspektet teknike dhe profesionale të procesit, si përpilimin e orarit të vlerësimit, realizimin e monitorimit në orën mësimore dhe bën vlerësimin e planit dhe përgatitjes së njësive mësimore. 4. Përgatit raport përfundimtar të vlerësimit të përformanvës së mësimdhënësit dhe rekomandon përtrirje të licencës, avansim në karrierë apo revokim të licencës së mësimdhënësve. 5. Përgatit raport përfundimtar të vlerësimit të përformancës së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit dhe rekomandon DKA-në për vazhdim, mos vazhdim apo ndërprerje të kontratës. 6. Mbikëqyrë procesin e licencimit të mësimdhënësit, drejtorit dhe zëvendësdrejtorit në të gjitha fazat e tij. 7. Licencimi dhe vlerësimi i performancës së mësimdhënësit, drejtorit dhe zëvendësdrejtorit rregullohet me akt nënligjor. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The education inspector may order or stop a range of actions against schools, records, students, staff, and institutions when legal requirements are not met.
Neni 13 Vendimet e inspektorit të arsimit 1. Inspektori i arsimit merr vendime si në vijim: 1.1. të anulojë regjistrimin e nxënësve dhe të studentëve nëse ata nuk i plotësojnë kërkesat për pranim të përcaktuara me legjislacionin e aplikueshëm; 1.2. të urdhërojë korrigjimin, plotësimin dhe zëvendësimin e regjistrave, certifikatave dhe dokumentacionin tjetër të institucionit arsimor për nxënësit dhe studentët për shkak të mospajtueshmërisë me ligjin; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 28 LIGJI Nr. 06/L -046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS 1.3. të anulojnë dëftesat për përfundimin e klasës, dëftesat për përfundimin e nivelit të arsimit dhe diplomat e fituara në kundërshtim me ligjin e aplikueshëm; 1.4. të konfirmojë, anulojë apo ndryshojë masat disiplinore kundër nxënësve dhe studentëve; 1.5. të iniciojë masat disiplinore dhe ligjore kundër drejtorëve të shkollave, zëvendësdrejtorëve, stafit profesional dhe mësimdhënësve të tyre, në rastet e keqpërdorimit të detyrës zyrtare ose shkeljes së ligjeve të aplikueshme; 1.6. të urdhërojë kualifikimin e mëtejmë apo të iniciojë procedurat për shkarkim apo riemërim të drejtorëve, zëvendësdrejtorëve, stafit profesional dhe mësimdhënësve që nuk posedojnë kualifikimet e nevojshme për punësim në pozitat aktuale si dhe ata që nuk kanë treguar performancë të duhur duke respektuar aktet tjera ligjore në fuqi; 1.7. të propozoj masat që duhet ndërmarr bazuar në rezultatet e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve, të përcaktuara me aktet përkatëse nënligjore; 1.8. të urdhërojë rivlerësimin e nxënësve në rastet e shkeljeve ligjore të ndërlidhura me vlerësimin përfundimtar që ka rezultuar me përsëritjen e klasës në institucionet arsimore të nivelit SNKA 2-4; 1.9. të ndërpres punën e institucioneve arsimore që janë të pa licencuara, institucioneve që nuk i plotësojnë standardet dhe kriteret e parapara me ligj. 1.10. të urdhërojë shkollën të nxjerrë apo zbatojë rregullore nga fushëveprimi i autoritetit të saj; 1.11. të urdhërojë ndërprerjen e shfrytëzimit të materialeve dhe mjeteve të konkretizimit për mësimdhënie dhe të nxënë, nëse ato nuk janë të përshtatshme për moshën e fëmijëve, për kontekstin shoqëror apo për zbatimin e kurrikulumit, 1.12. të merr vendime tjera në rastet e përcaktuara me ligj dhe me udhëzime administrative. 2.Inspektori i arsimit ndërpret dhe ndalon: 2.1. punën e personit juridik dhe fizik që ushtron veprimtari arsimore (edukative, arsimore dhe aftësuese ) pa licencë pune nga MASHT. 2.2. punën e institucionit arsimor, personit juridik dhe fizik që ushtron veprimtari arsimore në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. 2.3. Përcaktimet e rasteve tjera për ndërprerje dhe ndalim, rregullohen me akt nënligjor. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: This article requires inspection records and reports, sets follow-up reporting deadlines, and lets the education inspector start procedures if deficiencies are not fixed.
Neni 14 Rezultati i procesit të inspektimit 1. Për të gjitha inspektimet hartohet procesverbali në të cilin konstatohet gjendja faktike dhe GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 29 LIGJI Nr. 06/L -046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS propozohen masat e afatizuara për mënjanimin e lëshimeve. 2. Pas përfundimit të inspektimit administrativ hartohet raporti për të gjeturat e inspektimit i cili përmbanë: përshkrimin e të gjeturave, konstatimet, rekomandimet e afatizuara për zbatimin e masave të sugjeruara dhe kohën e riinspektimit: 2.1. Raporti i dorëzohet institucionit të inspektuar, në rastin e inspektimit te institucioneve të arsimit parauniversitar raporti i dorëzohet edhe DKA-së përgjegjëse ndërsa ne rastin e inspektimit te institucioneve te arsimit te lartë raporti i dorëzohet edhe Rektoratit. 2.2. nëse institucioni arsimor, publik, publiko-privat, privat, fetar, personi juridik dhe fizik, nuk i mënjanon lëshimet dhe parregullsitë në afatin e caktuar në bazë të rekomandimit, inspektori i arsimit do të marrë vendim për inicimin e procedurës adekuate sipas shkallës së cënimit të ligjit; 2.3. në rastin e inspektimit emergjent nxirret vendim brenda ditës. 2.4. Inspektori i arsimit është i obliguar ta përcjellë zbatimin e rekomandimit apo vendimit. 3. Raporti për inspektimin pedagogjik përbëhet nga raporti fillestar dhe raporti përfundimtar: 3.1. Raporti fillestar me gjetje dërgohet për komente tek institucioni i inspektuar dhe DKA-ja përgjegjëse, jo më vonë se dy javë pas inspektimit. 3.2. Raporti përfundimtar duhet të përmbajë të gjeturat e inspektimit pedagogjik, përgjigjjet/reflektimet e shkollës dhe DKA-së, këshillat dhe rekomandimet përfundimtare të inspektoratit arsimor dhe datën e një inspektimi pasues. 3.3. Raporti i vlerësimit të jashtëm do t’i prezentohet shkollës dhe DKA-së në një diskutim përmbyllës. 4. Raporti për vlerësimin e performancës së mësimdhënësve përmban të dhënat për rezultatet individuale të mësimdhënësve të cilat vendosen në databazën e licencimit nga inspektorët pedagogjikë. 5. Raporti për vlerësimin e performancës për drejtor dhe zëvendësdrejtor përmban të dhëna për rezultatet individuale te vlerësimit të cilat raportohen në bazën e të dhënave të sistemit të licencimit dhe në DKA për vazhdim, mos vazhdim apo ndërprerje të kontratës. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Information from inspections must be handled in line with personal data protection law.
Neni 15 Konfidencialiteti Të gjitha informatat nga inspektimi do të trajtohen në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 30 LIGJI Nr. 06/L -046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The Inspectorate Director establishes complaint committees for education-inspectorate complaints and for assessing teachers’ performance.
Neni 16 Komisionet e ankesave 1. Drejtori i Inspektoratit për shqyrtim të ankesave nga fushëveprimtaria e Inspektoratit të Arsimit themelon komisione për: 1.1. Shqyrtimin e ankesave dhe kërkesave në shkallë të dytë; 1.2.Vlerësimin e performancës së mësimdhënësve – “Paneli i artë”. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The complaints-and-requests commission has three members, including two permanent members and one member appointed case by case. The third member cannot be appointed as the case examiner.
Neni 17 Komisioni për shqyrtim të ankesave dhe kërkesave 1. Komisioni për shqyrtim të ankesave përbëhet prej tre (3) anëtarëve dhe atë dy anëtarë të përhershëm njëri nga ta kryetar dhe një anëtarë caktohet nga rasti në rast. 2. Anëtari i tretë nuk mund të caktohet ekzaminuesi i lëndës; - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The “Paneli i Artë” reviews second-instance complaints about teacher performance evaluations.
Neni 18 Paneli i Artë 1. Komisioni “Paneli i Artë”, merret me shqyrtimin e ankesave në shkallë të dytë në procesin e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve. 2. Komisioni “Paneli i Artë” përbëhet nga tre (3) anëtarë, dy anëtarë të përhershëm njëri nga ta kryetar dhe një anëtarë caktohet nga rasti në rast. 3. Mënyra e organizimit dhe funksionimit të “Panelit të Artë” përcaktohen me akt nënligjor të nxjerr nga MASHT. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: An appeal must be filed within 30 days.
Neni 19 Afati i ankesës Afati për parashtrimin e ankesës është tridhjetë (30) ditë. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The education inspector is responsible if they disclose confidential inspection information, fail to act on irregularities or legal breaches, fail to inform competent bodies, exceed or misuse their powers, or fail to file reports for disciplinary or criminal proceedings when a breach is found.
Neni 20 Keqperdorimi i detyrës zyrtare 1. Krahas përgjegjësive të parapara me legjislacionin për shërbimin civil, inspektori i arsimit është përgjegjës, nëse: 1.1.zbulon informata ose dokumente konfidenciale nga inspektimi; 1.2.nuk merr masa për të adresuar parregullsitë dhe shkeljet ligjore, të evidentuara gjatë inspektimit të institucioneve arsimore; 1.3.nuk i informon organet kompetente për parregullsitë e evidentuara; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 31 LIGJI Nr. 06/L -046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS 1.4.tejkalon ose keqpërdorë autorizimet e përcaktuara me legjislacionin e aplikueshëm. 1.5.nuk paraqet fletëparaqitje për ngritjen e procedurës disiplinore, apo të procedurës penale, në rast se ka konstatuar shkelje të ligjshmërisë. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Education inspectors must keep up continuous professional development, follow workplace professional requirements, and the education inspectorate and its inspectors cooperate with public and non-governmental organizations on related projects.
Neni 21 Zhvillimi profesional 1. Inspektori i arsimit ka për detyrë zhvillimin e vazhdueshëm profesional, në përputhje me kërkesat profesionale të vendit të tij të punës. 2. Kërkesat profesionale të inspektorit të arsimit për vendin e punës, përcaktohen nga drejtori i përgjithshëm i Inspektoratit të Arsimit. 3. Inspektorati i Arsimit dhe inspektorët e saj bashkëpunojnë me Organizatat Qeveritare dhe Organizatat Joqeveritare brenda dhe jashtë vendit, për të zhvilluar projekte që lidhen me funksionet e Inspektoratit të Arsimit dhe zhvillimin profesional. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Schools and municipal education authorities must cooperate with authorized education inspectors and provide the documents, working conditions, and staff presence needed for inspection.
Neni 22 Dokumentet profesionale dhe praktike të inspektimit 1.Për qëllime të inspektimit të përgjithshëm, administrativ dhe pedagogjik, si dhe të vlerësimit të performancës së mësimdhënësve, drejtorëve dhe zëvëndësdrejtorëve përgatiten dokumente të unifikuara, që përfshijnë: 1.1. Formularët për njoftimin për inspektim të institucioneve arsimore, sipas nevojës, DKA-ve, duke përfshirë një listë dokumentesh që duhet të përgatiten për inspektim nga institucionet e inspektuara; 1.2. Instrumentet standarde të zhvilluara për vlerësimin e performancës së mësimdhënësve për procesin e licencimit; 1.3. Kornizën për vlerësim me fusha të përcaktuara të cilësisë së shkollës; 1.4. Manualin operacional; 1.5. Formularët e raportimit; 1.6. Formularët e vendimeve; 2. Inspektimet realizohen në mënyrë individuale apo ekipore varësisht nga lloji i inspektimit. 3. Inspektimet kryhen nga inspektorët e arsimit apo ekipe inspektuese, të cilat përbëhen nga udhëheqësi operativ i cili është inspektor i arsimit, së paku një inspektor tjetër dhe, sipas nevojës, ekspertë të jashtëm, sipas fushave të caktuara të inspektimit. Anëtarët e tjerë të një ekipi inspektues mund të jenë inspektorët e fushave të tjera që nuk mbulohen nga ky Ligj, si dhe përfaqësues të DKA-së dhe komunitetit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 32 LIGJI Nr. 06/L -046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS 4. Institucionet dhe autoritetet arsimore komunale obligohen të bashkëpunojnë me inspektorët e autorizuar arsimorë, të ofrojnë tërë dokumentacionin e nevojshëm, kushte për punë në institucion dhe do të sigurojnë praninë e personelit të autorizuar gjatë inspektimit. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The Education Inspectorate must act with integrity, legality, professionalism, objectivity, accountability, and responsibility, prioritize students’ interests, base inspectors’ conclusions on direct observations and sufficient verified data, and avoid inspecting where there is a conflict of interest.
Neni 23 Parimet 1. Parimet themelore të Inspektoratit të Arsimit janë: 1.1. Ndershmëria dhe integriteti; 1.2. Ligjshmëria; 1.3. Profesionalizmi; 1.4. Objektiviteti dhe paanshmëria; 1.5. Llogaridhënia dhe përgjegjësia. 2. Në të gjitha veprimtaritë e tij Inspektorati i Arsimit vendos në radhë të parë interesin e nxënësve dhe të studentëve. 3. Përfundimet e inspektorëve nxirren vetëm: 3.1. nëpërmjet vëzhgimeve të drejtpërdrejta të veprimtarisë së institucioneve dhe individëve; 3.2. mbi bazën e të dhënave të siguruara nga inspektimet; 3.3. pasi është grumbulluar material i duhur dhe i mjaftueshëm, që bën të mundur një vlerësim të saktë, të qartë, bindës dhe të besueshëm; 3.4. pasi janë analizuar të dhënat me korrektësi. 4. Inspektori i arsimit dhe institucioni arsimor vendosin marrëdhënie pune të bazuar në profesionalizëm dhe mirëkuptim. 5. Inspektori i arsimit nuk inspekton institucionin ku ka konflikt interesi sipas legjislacionit në fuqi. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: This article allows administrative fines to be set in a specified or fixed amount and lists fine ranges for several breaches, with different amounts for natural and legal persons.
Neni 24 Sanksioni kundërvajtës me gjobë 1. Sanksioni kundërvajtës me gjobë, mund të parashihet në shumë të përcaktuar ose në shumë të caktuar. 2. Me ligj sanksioni kundërvajtës me gjobë mund të parashihet në shumë të përcaktuar dhe atë: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 33 LIGJI Nr. 06/L -046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS 2.1. në rast se është konstatuar shkelja nga paragrafi 1.3 i nenit 13 të këtij ligji, personi fizik dënohet në shumë prej njëmijë (1,000) deri në tremijë (3,000) euro, kurse personi juridik në shumë prej pesëmijë (5,000) deri në pesëmbëdhjetëmijë (15,000) euro. 2.2. në rast se është konstatuar shkelja nga paragrafi 1.9 i nenit 13 të këtij ligji, personi fizik dënohet në shumë prej njëmijë (1,000) deri në tremijë (3,000) euro, kurse personi juridik në shumë prej dhjetëmijë (10,000) deri në tridhjetëmijë (30,000) euro. 2.3. në rast se është konstatuar shkelja nga paragrafi 1.1 i nenit 13 të këtij ligji, personi fizik dënohet në shumë prej dyqind (200) deri në gjashtëqind (600) euro, kurse personi juridik në shumë prej dymijë (2,000) deri në gjashtëmijë (6,000) euro. 2.4. në rast se është konstatuar shkelja nga paragrafët 1.4; 1.5; 1.6; 1.7; 1.8; 1.10; 1.11 dhe 1.12 të nenit 13 të këtij ligji, personi fizik dënohet në shumë prej dyqind (200) deri në gjashtëqind (600) euro, kurse personi juridik në shumë prej njëmijë (1,000) deri në tremijë (3,000) euro. 2.5. në rast se është konstatuar shkelja nga paragrafi 4 i nenit 19 të këtij ligji, personi fizik dënohet me gjobë prej pesëqind (500) deri në njëmijëepesëqind (1,500) euro kurse personi juridik dymijë (2,000) deri në gjashtëmijë (6,000) euro. 2.6. në rast se është konstatuar shkelja nga paragrafi 2.6 i nenit 10 të këtij ligji, personi fizik dënohet me gjobë prej pesëdhjetë (50) deri në njëqindepesëdhjetë (150) euro. 3.Për shkeljet tjera të cilat nuk janë paraparë me këtë ligj, zbatohen dispozitat ligjore në fuqi. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Inspektorati i arsimit mund ta mbyllë institucionin arsimor që vepron në kundërshtim me vendimin e akreditimit dhe licencën që e posedon.
Neni 25 Mbyllja e institucionit arsimor Inspekorati i arsimit e mbyllë institucionin arsimor i cili vepron në kundërshtim me vendimin e akreditimit dhe licencën që e posedon. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The Education Inspector is entitled to a supplementary payment on top of base pay for risk and specific working conditions.
Neni 26 Pagesa shtesë 1. Inspektorit të Arsimit i njihet e drejta e marrjes së pagës shtesë mbi pagën bazë në emër të rrezikshmërisë për kushtet specifike të punës. 2. Shtesat sipas paragrafit 1 të këtij neni do të bëhen sipas dispozitave të Ligjit për shërbimin civil dhe Ligjit për pagat e nëpunësve civil. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The Ministry must issue the secondary acts required by this law within 6 months after the law enters into force.
Neni 27 Aktet nënligjore 1. Ministria brenda gjashtë (6) muajsh nga hyrja në fuqi e këtij ligji, nxjerr aktet nënligjore të parapara me këtë ligj. 2. Akten nënligjore në fuqi do të zbatohen deri në afatin i nxjerrjes së akteve nënligjore të përcaktuara me këtë ligj, nëse nuk janë në kundërshtim me këtë ligj. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 34 LIGJI Nr. 06/L -046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: This article repeals Law No. 2004/37 on Education Inspection in Kosovo and any conflicting legislation on education inspection.
Neni 28 Shfuqizimi 1. Ky ligj shfuqizon: 1.1.Ligjin nr. 2004/37 për Inspeksionin e Arsimit në Kosovë (Gazeta zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë, nr. 13, 1 qershor 2007), dhe 1.2.çdo dispozitë të legjislacionit që bie në kundërshtim me këtë ligj, e që ka të bëjë me inspeksionin e arsimit. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 29 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 06/L -046 23 korrik 2018 Shpallur me dekretin Nr. DL-027-2018, datë 08.08.2018 nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 06/L-046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in