LIGJI NR. 06/L-048 PËR KËSHILLIN E PAVARUR MBIKËQYRËS PËR SHËRBIMIN CIVIL TË KOSOVËS (Akgjykim nr. KO171/18, Publikuar: 29.05.2019, e gjeni tek Aktgjykimet, Gjykata Kushtetuese)
This provision is the preamble and identifies the law as the Law on the Independent Oversight Board for the Civil Service of Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 06/L-048
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble and identifies the law as the Law on the Independent Oversight Board for the Civil Service of Kosovo. This article states that the law sets out the functions, powers, organization, and operation of the Independent Supervisory Council for the Civil Service of Kosovo, and the criteria and procedures for appointing and dismissing its members. This article says the law applies to the Council and to public administration institutions that employ civil servants. This article defines key terms used in the law. The Council is an independent constitutional institution for civil service oversight and must report to the Assembly at least once a year and whenever the Assembly asks.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 06/L-048 PËR KËSHILLIN E PAVARUR MBIKËQYRËS PËR SHËRBIMIN CIVIL TË KOSOVËS (Akgjykim nr. KO171/18, Publikuar: 29.05.2019, e gjeni tek Aktgjykimet, Gjykata Kushtetuese)
Showing 33 of 33
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble and identifies the law as the Law on the Independent Oversight Board for the Civil Service of Kosovo.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 35 LIGJI Nr. 06/L -048 PËR KËSHILLIN E PAVARUR MBIKËQYRËS PËR SHËRBIMIN CIVIL TË KOSOVËS LIGJI Nr. 06/L -048 PËR KËSHILLIN E PAVARUR MBIKËQYRËS PËR SHËRBIMIN CIVIL TË KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR KËSHILLIN E PAVARUR MBIKËQYRËS PËR SHËRBIMIN CIVIL TË KOSOVËS
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article states that the law sets out the functions, powers, organization, and operation of the Independent Supervisory Council for the Civil Service of Kosovo, and the criteria and procedures for appointing and dismissing its members.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj përcakton funksionet, kompetencat, organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Këshilli) si dhe kriteret dhe procedurat për emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të Këshillit. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law applies to the Council and to public administration institutions that employ civil servants.
Neni 2 Fushëveprimi Fushëveprimi i këtij ligji përfshinë Këshillin dhe të gjitha institucionet e administratës publike që kanë të punësuar nëpunës civil. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës - nënkupton institucionin e pavarur kushtetues që siguron respektimin e rregullave dhe parimeve që rregullojnë shërbimin civil; 1.2. Nëpunës civil - nënkupton nëpunësin civil sipas përkufizimit në Ligjin për Shërbimin Civil; 1.3. Nëpunës civil i nivelit të lartë drejtues - nënkupton nëpunësit civil të nivelit të lartë drejtues sipas përkufizimit në Ligjin për Shërbimin Civil; 1.4. Nëpunës civil i nivelit drejtues - nënkupton nëpunësit civil të nivelit drejtues sipas përkufizimit në Ligjin për Shërbimin Civil; 1.5. Përfundim i rregulltë i mandatit - nënkupton përfundimin e mandatit të anëtarit të Këshillit pas skadimit të afatit ligjor të emërimit; 1.6. Ankues - nënkupton nëpunësin civil apo kandidatin për pranim në shërbimin civil i cili është i pakënaqur me vendimin e organit të punësimit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 36 LIGJI Nr. 06/L -048 PËR KËSHILLIN E PAVARUR MBIKËQYRËS PËR SHËRBIMIN CIVIL TË KOSOVËS 1.7. Personi përgjegjës për zbatimin e Vendimit të Këshillit - nënkupton zyrtarin e nivelit të lartë drejtues ose zyrtarin/zyrtarët përgjegjës të organit të punësimit që e ka marrë vendimin e parë ndaj palës apo që është obliguar nga Këshilli për zbatimin e Vendimit; 1.8. Seancë profesionale - nënkupton seancën e organizuar nga Këshilli për diskutimin dhe shqyrtimin e çështjeve profesionale, zbrazëtirave ligjore dhe vështirësive në zbatimin e legjislacionit. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Council is an independent constitutional institution for civil service oversight and must report to the Assembly at least once a year and whenever the Assembly asks.
Neni 4 Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës 1. Këshilli është institucion i pavarur kushtetues që siguron respektimin e rregullave dhe parimeve që rregullojnë shërbimin civil. 2. Këshilli për punën e tij i raporton Kuvendit të Republikës së Kosovës, së paku njëherë në vit, dhe sa herë që i kërkohet nga Kuvendi. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Council’s seat is in Prishtina, it normally holds sessions there, it may exceptionally meet elsewhere in Kosovo by its own decision, and its symbol and seal are set by a bylaw.
Neni 5 Selia dhe simbolet 1. Selia e Këshillit është në Prishtinë. 2. Këshilli i zhvillon seancat në selinë e tij, por përjashtimisht me vendimin e tij mund të zhvilloj seanca edhe në vendet tjera të Republikës së Kosovës. 3. Këshilli ka simbolin dhe vulën e vet të cilat përcaktohen me akt nënligjor. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Council may review and decide complaints from civil servants and admission candidates, oversee selection procedures, and monitor public administration institutions for compliance with civil service rules and principles.
Neni 6 Funksionet e Këshillit 1. Për mbikëqyrjen e zbatimit të rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civil, Këshilli ka këto funksione themelore: 1.1. shqyrton dhe merr vendime për ankesat e nëpunësve civil dhe kandidatëve për pranim në shërbimin civil; 1.2. mbikëqyrë procedurën e përzgjedhjes dhe vendos nëse emërimet e nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe të nivelit drejtues, janë zhvilluar në pajtim me rregullat dhe parimet e legjislacionit për shërbimin civil; 1.3. monitoron institucionet e administratës publike që kanë të punësuar nëpunës civil, lidhur me zbatimin e rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civilë. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Council may inspect institutions and documents, interview civil servants, request information, hold professional sessions, and issue decisions, guidance, positions, and recommendations. It must notify the relevant chief administrative officer in advance before any visit or information request.
Neni 7 Kompetencat e Këshillit 1. Me qëllim të ushtrimit të funksioneve, Këshilli ka të drejtë të: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 37 LIGJI Nr. 06/L -048 PËR KËSHILLIN E PAVARUR MBIKËQYRËS PËR SHËRBIMIN CIVIL TË KOSOVËS 1.1. vizitojë çdo institucion që ka të punësuar nëpunës civil; 1.2. ketë qasje dhe të kontrollojë dosjet dhe çdo dokument lidhur me zbatimin e rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civil; 1.3. intervistojë çdo nëpunës civil, i cili mund të ketë informata që kanë rëndësi të drejtpërdrejtë për ushtrimin e funksioneve të Këshillit; 1.4. kërkon dhe merr nga institucionet çdo informacion të nevojshëm për kryerjen e detyrave të tij; 1.5. organizon seanca profesionale, dhe 1.6. nxjerr vendime, udhëzime, qëndrime dhe rekomandime. 2. Këshilli paraprakisht e njofton zyrtarin kryesor administrativ të organit përkatës të punësimit, për çfarëdo vizite apo kërkesë për informata lidhur me zbatimin e legjislacionit për shërbimin civil. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Council has 7 members appointed by the Assembly of Kosovo, with at least 2 from non-majority communities and at least 2 women.
Neni 8 Përbërja e Këshillit 1. Këshilli përbëhet prej shtatë (7) anëtarëve që emërohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. 2. Përbërja e Këshillit pasqyron karakterin shumetnik dhe gjinor të Kosovës. Së paku dy (2) anëtarë emërohen nga komunitetet joshqiptare, dhe së paku dy (2) anëtarë duhet të jenë të gjinisë femërore. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: A candidate for appointment as a Council member must meet the listed qualifications and must not have a final criminal conviction for an intentional offence or a final disciplinary dismissal from the civil service.
Neni 9 Kriteret për emërimin e anëtarit të Këshillit 1. Kandidati që aplikon për t’u emëruar anëtar i Këshillit duhet të ketë kualifikimet dhe të plotësojë kriteret në vijim: 1.1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 1.2. të ketë diplomë të fakultetit juridik të vlefshme sipas ligjit në fuqi; 1.3. të ketë së paku dhjetë (10) vite përvojë pune profesionale, prej të cilave së paku pesë (5) vite përvojë pune në shërbimin civil; 1.4. të ketë të kryer provimin e jurisprudencës; 1.5. të jetë njohës mirë i legjislacionit në fuqi; 1.6. të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 38 LIGJI Nr. 06/L -048 PËR KËSHILLIN E PAVARUR MBIKËQYRËS PËR SHËRBIMIN CIVIL TË KOSOVËS 1.7. ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil me vendim përfundimtar. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: This article sets the procedure and deadlines for appointing Council members.
Neni 10 Procedura për emërimin e anëtarëve të Këshillit 1. Kryetari i Këshillit e njofton me shkrim Kryetarin e Kuvendit, së paku nëntëdhjetë (90) ditë para përfundimit të rregullt të mandatit të anëtarit të Këshillit, si dhe në afat prej shtatë (7) ditësh për çdo rast tjetër të përfundimit apo ndërprerjes së mandatit të anëtarit të Këshillit. 2. Kuvendi i Kosovës në pajtim me Rregulloren e Kuvendit, publikon shpalljen publike për aplikim për anëtar të Këshillit, së paku gjashtëdhjetë (60) ditë para përfundimit të rregullt të mandatit të anëtarit të Këshillit. 3. Për rastet e tjera të përfundimit apo të ndërprerjes të mandatit të anëtarit të Këshillit, Kuvendi do të publikoj shpalljen publike për aplikim për anëtar të Këshillit, brenda afatit prej pesëmbdhjetë (15) ditësh nga dita e pranimit të njoftimit nga Kryetari i Këshillit. 4. Për zhvillimin e procedurave për emërimin e anëtarëve të Këshillit, Kuvendi i Kosovës themelon një Komision ad–hoc, i cili ka kompetenca si në vijim: 4.1. shqyrtimin e aplikacioneve të kandidatëve; 4.2. përgatitjen e listës së shkurtër të kandidatëve të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara ligjore; 4.3. intervistimin dhe vlerësimin e kandidatëve, si dhe 4.4. përgatitjen e rekomandimit për kandidatët e suksesshëm. 5. Brenda periudhës kohore prej njëzetenjë (21) ditësh pas mbylljes së shpalljes publike, Komisioni ad-hoc, përfundon procedurën e përzgjedhjes dhe i rekomandon Kuvendit të Kosovës dy (2) kandidatë të cilët janë vlerësuar me më së shumti pikë, për çdo vend të lirë të punës në Këshill. 6. Bazuar në Rregulloren e Kuvendit, Kuvendi me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit që janë të pranishëm dhe që votojnë, zgjedh njërin nga kandidatët e rekomanduar për çdo vend të lirë të punës në Këshill. 7. Me qëllim të ruajtjes së funksionimit të institucionit, në rast të përfundimit të mandatit të rregullt dhe pamundësisë së emërimit të anëtarit të Këshillit për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme, anëtari i Këshillit do të vazhdoj të ushtroj funksionin e tij deri në zgjedhjen e anëtarit të ri të Këshillit. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Anëtarët e Këshillit emërohen për mandat 7-vjeçar pa rizgjedhje dhe nuk mund të mbajnë funksione të tjera shtetërore, të jenë anëtarë partie politike ose të marrin pjesë në aktivitete politike gjatë mandatit. Kryetari dhe anëtarët kanë imunitet për vendimmarrjen e Këshillit në funksionet e tij kushtetuese dhe ligjore.
Neni 11 Mandati i anëtarëve të Këshillit 1. Anëtarët e Këshillit emërohen për mandat shtatë (7) vjeçar, pa mundësi të rizgjedhjes për mandat tjetër. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 39 LIGJI Nr. 06/L -048 PËR KËSHILLIN E PAVARUR MBIKËQYRËS PËR SHËRBIMIN CIVIL TË KOSOVËS 2. Anëtari i Këshillit nuk ka të drejtë që gjatë mandatit të tij të ushtrojë ndonjë funksion tjetër shtetëror, të jetë anëtar i partisë politike apo të marr pjesë në aktivitete politike. 3. Kryetari dhe anëtarët e Këshillit lidhur me vendimmarrjen në kuadër të funksioneve kushtetuese dhe ligjore të Këshillit, gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile ose shkarkimi. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Council members must act impartially, comply with the Constitution and law, protect the Council’s authority and image, and take part in the Council’s work and decision-making.
Neni 12 Detyrat e anëtarëve të Këshillit 1. Anëtarët e Këshillit kanë për detyrë që të ushtrojnë funksionin e anëtarit në mënyrë të paanshme dhe të vendosin në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin. 2. Anëtarët e Këshillit kanë për detyrë të ruajnë autoritetin dhe imazhin e Këshillit. 3. Secili anëtar ka për detyrë të marr pjesë në punën dhe procesin e vendimmarrjes së Këshillit, si dhe të kryej punët e tjera të caktuara me ligj, me rregulloren e punës dhe aktet tjera nënligjore të Këshillit. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Council chair is elected by a majority of votes from the Council members, serves a two-year term, and may be re-elected. The chair leads and represents the Council, is responsible for its work, and can authorize tasks, appoint committees, call and preside over meetings and professional sessions, and sign Council decisions and other acts.
Neni 13 Kryetari i Këshillit 1. Kryetari i Këshillit zgjidhet me shumicë të votave nga radhët e anëtarëve të Këshillit, me mandat dy (2) vjeçar, dhe me mundësi rizgjedhjeje. 2. Kryetari i Këshillit udhëheq, përfaqëson, dhe përgjigjet për veprimtarinë e Këshillit. 3. Kryetari i Këshillit jep autorizime për kryerjen e detyrave, cakton komisione, thërret dhe drejton mbledhjet dhe seancat profesionale të Këshillit, dhe nënshkruan vendimet dhe aktet tjera të Këshillit. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Mandati i anëtarit të Këshillit përfundon në disa raste të caktuara, përfshirë humbjen e shtetësisë, përfundimin e mandatit të rregullt, paaftësinë, dënimin penal, arritjen e moshës së pensionimit ose dorëheqjen.
Neni 14 Përfundimi i mandatit të anëtarit të Këshillit 1. Mandati i anëtarit të Këshillit përfundon kur: 1.1. humb shtetësinë e Kosovës; 1.2. përfundon mandatin e rregullt; 1.3. humb zotësinë e plotë për të vepruar; 1.4. bëhet i paaftë për arsye shëndetësore për të kryer detyrat e tij, vërtetuar nga një komision kompetent mjekësor; 1.5. dënohet për vepër penale e cila është e dënueshme mbi gjashtë (6) muaj burg; 1.6. arrin moshën e pensionimit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 40 LIGJI Nr. 06/L -048 PËR KËSHILLIN E PAVARUR MBIKËQYRËS PËR SHËRBIMIN CIVIL TË KOSOVËS 1.7. jep dorëheqje. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The Kosovo Assembly may dismiss a Council member by majority vote for listed reasons, and certain Council/parliamentary bodies may propose dismissal.
Neni 15 Ndërprerja e mandatit të anëtarit të Këshillit 1. Kuvendi i Kosovës me shumicë të votave mund të shkarkojë anëtarin e Këshillit për shkak të arsyeve në vijim: 1.1. për shkelje të dispozitave të këtij ligji; 1.2. kur kryen veprimtari, që krijon konflikt të interesit dhe përkundër paralajmërimit nga organi kompetent nuk e eliminon konfliktin e interesit sipas ligjit përkatës; 1.3. në rastet e kryerjes së detyrave në papajtueshmëri me funksionin e tij; 1.4. mungon pa arsye në punë mbi pesë (5) ditë për arsyet që nuk parashihen me ligj. 2. Propozimin për shkarkim të anëtarit të Këshillit, kanë të drejtë ta bëjnë: 2.1. shumica e anëtarëve të Këshillit; 2.2. Komisioni përkatës i Kuvendit për administratë publike. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Civil servants and civil service candidates may complain to the Council, including electronically, but must first exhaust internal complaint procedures unless another law says otherwise.
Neni 16 Shqyrtimi i ankesave 1. Nëpunësi civil, apo kandidati për pranim në shërbimin civil i cili është i pakënaqur me vendimin e organit të punësimit, ka të drejtë të parashtrojë ankesë në Këshill, lidhur me pretendimin për shkeljen e rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civil të Republikës së Kosovës. 2. Nëpunësi civil apo kandidati për pranim në shërbimin civil ka të drejtë që të parashtrojë ankesë në Këshill në mënyrë elektronike në pajtim me legjislacionin përkatës për komunikimin elektronik si dhe rregullat e përcaktuara me rregulloren përkatëse për parashtrimin e ankesave në Këshill. 3. Në emër të Këshillit, ankesat i shqyrton dhe i vendos Kolegji i përbërë nga tre (3) anëtarë, i cili përcaktohet me vendim të Këshillit. 4. Para parashtrimit të ankesës në Këshill, nëpunësi civil apo kandidati i cili pretendon se është dëmtuar, duhet t’i ketë shteruar procedurat e brendshme të ankesave brenda organit përkatës të punësimit, nëse me ligj të veçantë nuk është përcaktuar ndryshe. 5. Këshilli duhet tu jap të drejtë palëve në procedurë që të paraqesin me shkrim provat dhe faktet e tyre lidhur me rastin. Në rast të kontestit lidhur me faktet materiale, të dy palëve u jepet mundësia që së bashku të merren në pyetje nga Këshilli, me qëllim të paraqitjes së provave dhe dëshmive përkatëse. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 41 LIGJI Nr. 06/L -048 PËR KËSHILLIN E PAVARUR MBIKËQYRËS PËR SHËRBIMIN CIVIL TË KOSOVËS 6. Anëtari i Këshillit i cili ka mbikëqyrë procedurën e përzgjedhjes për emërimet e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të nivelit drejtues, nuk ka të drejtë të marrë pjesë në procedurën e shqyrtimit të ankesës lidhur me të njëjtën procedurë. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Council must decide on an appeal within 45 days of receiving it, with reasons. The Council Chair may extend the deadline by 10 working days in specific cases, and the employer body must reply and provide requested evidence within 5 working days.
Neni 17 Afati i vendimmarrjes në Këshill 1. Këshilli brenda afatit prej dyzetë e pesë (45) ditësh nga dita e pranimit të ankesës, nxjerr vendim duke e arsyetuar bazën ligjore dhe faktike të vendimmarrjes. 2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, në rastet kur natyra e lëndës është specifike, Kryetari i Këshillit ka të drejtë të shtyjë afatin e vendimmarrjes edhe për dhjetë (10) ditë pune. 3. Organi i punësimit është i obliguar që brenda afatit prej pesë (5) ditësh pune, nga dita e pranimit të kërkesës për përgjigje në ankesë, të kthejë përgjigje dhe të ofrojë të gjitha dëshmitë që i kërkon Këshilli. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The appeals council panel may decide appeals in several ways, including confirming, canceling, changing, or suspending an administrative act. It may also order the competent administrative body to issue an act, end the procedure, send the matter back for reconsideration, reject the appeal, declare itself incompetent, or suspend the procedure.
Neni 18 Mënyrat e vendosjes për ankesat 1. Kolegji i Këshillit që shqyrton ankesat, vendos në këtë mënyrë: 1.1. lënien në fuqi të aktit administrativ dhe refuzimin e ankesës; 1.2. shfuqizimin ose anulimin e aktit administrativ dhe aprovimin e ankesës; 1.3. ndryshimin e aktit administrativ duke aprovuar pjesërisht ankesën; 1.4. detyrimin e organit administrativ kompetent për të nxjerrë aktin administrativ kur pa të drejtë është refuzuar nxjerrja e tij; 1.5. përfundimin e procedimit administrativ; 1.6. kthimin në rishqyrtim; 1.7. hedhjen poshtë të ankesës; 1.8. shpalljen jo kompetent; 1.9. pezullimin e procedurës. 2. Kolegjet e Këshillit që shqyrtojnë ankesat, bazuar në paragrafin 1 nënparagrafin 1.3 të këtij neni, kanë të drejtë të ndryshojnë masën disiplinore në rastet kur vërtetohet se nëpunësi civil e ka kryer shkeljen, mirëpo organi i punësimit nuk i ka shqiptuar masën disiplinore në proporcion me shkeljen e kryer. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 42 LIGJI Nr. 06/L -048 PËR KËSHILLIN E PAVARUR MBIKËQYRËS PËR SHËRBIMIN CIVIL TË KOSOVËS - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The Council oversees senior civil service selection procedures, and the public administration body starting the procedure must notify the Council in writing within 5 days of the job announcement.
Neni 19 Procedura e mbikëqyrjes së përzgjedhjes së nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe të nivelit drejtues 1. Këshilli mbikëqyrë të gjitha procedurat e përzgjedhjes së nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe të nivelit drejtues. 2. Institucioni i administratës publike që fillon procedurën e përzgjedhjes së nëpunësve civil sipas paragrafit 1 të këtij neni, është i obliguar që brenda pesë (5) ditësh nga momenti i publikimit të shpalljes së konkursit, të njoftojë me shkrim Këshillin. 3. Këshillin e përfaqëson së paku një (1) anëtar, i cili ka për obligim të mbikëqyrë dhe vlerësojë nëse procedura e përzgjedhjes është bërë në pajtim me rregullat dhe parimet e legjislacionit për shërbimin civil. 4. Anëtari i Këshillit është i obliguar që të paraqet raportin e procesit mbikëqyrës në mbledhjen e Këshillit dhe të jep sqarimet eventuale për të gjitha çështjet e ngritura nga Këshilli. 5. Këshilli pas shqyrtimit të raportit, nxjerr vendim dhe vendos që: 5.1. të aprovojë procedurën e përzgjedhjes, kur konstaton që është zhvilluar në pajtim me rregullat dhe parimet e legjislacionit për shërbimin civil; 5.2. të anulojë procedurën e përzgjedhjes, kur konstaton që është zhvilluar në kundërshtim me rregullat dhe parimet e legjislacionit për shërbimin civil. 6. Këshilli është i obliguar që të nxjerr vendim për procedurën e përzgjedhjes së nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe të nivelit drejtues, brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e pranimit të dosjes komplete nga organi i punësimit. 7. Nëse zhvillimi i procedurës për përzgjedhjen e nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe të nivelit drejtues, bëhet pa njoftim të Këshillit për pjesëmarrje në mbikëqyrje, procedura konsiderohet e pavlefshme dhe Këshilli sipas detyrës zyrtare nxjerr vendim për anulimin e procedurës. 8. Vendimi i Këshillit për procedurën e përzgjedhjes së nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe të nivelit drejtues, është vendim përfundimtar në procedurë administrative dhe kundër këtij vendimi palët në procedurë kanë të drejtë të iniciojnë konflikt administrativ, në pajtim me dispozitat e ligjit për konfliktin administrativ. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Council may monitor public administration institutions with civil servants each year, and its members must report findings and recommendations. The relevant institution must implement the Council’s recommendations within the deadline set by the Council’s decision.
Neni 20 Monitorimi i institucioneve të administratës publike lidhur me zbatimin e rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civil 1. Këshilli, me qëllim të vlerësimit të zbatimit të rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civil, ka të drejtë që për çdo vit të monitorojë institucionet e administratës publike që kanë të punësuar nëpunës civil. 2. Funksionin e monitorimit, Këshilli e ushtron përmes monitorimit të rregullt që realizohet sipas GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 43 LIGJI Nr. 06/L -048 PËR KËSHILLIN E PAVARUR MBIKËQYRËS PËR SHËRBIMIN CIVIL TË KOSOVËS planit vjetor të monitorimit, dhe përmes monitorimit të jashtëzakonshëm që realizohet në raste të veçanta që ndërlidhen me shkelje të rënda të legjislacionit për shërbimin civil. 3. Anëtari i Këshillit është i obliguar që të paraqet raportin me të gjetura dhe rekomandime në mbledhjen e Këshillit dhe të jep sqarime për të gjitha çështjet e ngritura nga Këshilli. 4. Këshilli, pas shqyrtimit të raportit nxjerr vendim, të cilin së bashku me raportin ia dërgon institucionit përkatës. 5. Institucioni përkatës i administratës publike është i obliguar për zbatimin e rekomandimeve të Këshillit, brenda afatit të përcaktuar me vendimin e Këshillit. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The Council’s decision is final and must be implemented within 15 days of receiving it.
Neni 21 Vendimi i Këshillit 1. Vendimi i Këshillit është vendim administrativ i formës së prerë dhe zbatohet nga zyrtari i nivelit të lartë drejtues ose personi përgjegjës i institucionit që e ka marrë vendimin e parë ndaj palës. 2. Zbatimi i vendimit duhet të bëhet brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e pranimit të vendimit të Këshillit. 3. Moszbatimi i vendimit të Këshillit nga personi përgjegjës i institucionit, paraqet shkelje të rëndë të detyrave të punës. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: A dissatisfied party may start an administrative dispute in the competent court against a Council decision if it believes the decision is unlawful.
Neni 22 Inicimi i konfliktit administrativ 1. Kundër vendimit të Këshillit, pala e pakënaqur e cila pretendon se vendimi i Këshillit nuk është i ligjshëm mund të iniciojë konflikt administrativ në gjykatën kompetente, brenda afatit të përcaktuar me dispozitat e ligjit për konfliktin administrativ. 2. Inicimi i konfliktit administrativ nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit të Këshillit. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: If a Council decision is not implemented on time, the Council Chair must send written notices and the Prime Minister or responsible superior must start disciplinary proceedings.
Neni 23 Procedura në rast të moszbatimit të vendimit të Këshillit 1. Nëse personi përgjegjës i institucionit nuk e zbaton vendimin e Këshillit brenda afatit të paraparë me nenin 21 të këtij ligji, Kryetari i Këshillit në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita kur ka kaluar afati për zbatim, në të gjitha rastet duhet të njoftojë me shkrim Kryetarin e Kuvendit, Komisionin përkatës për administratë publike dhe eprorin e drejtpërdrejtë të personit përgjegjës për zbatim. 2. Në rastet kur personi përgjegjës për zbatim të vendimit të Këshillit është në kuadër të degës së ekzekutivit, për moszbatim të vendimit duhet të njoftohet me shkrim edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës. 3. Në rastet kur personi përgjegjës për zbatim të vendimit të Këshillit është Kryetari i Komunës, për moszbatim të vendimit duhet të njoftohet me shkrim Ministri përkatës i pushtetit lokal dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 44 LIGJI Nr. 06/L -048 PËR KËSHILLIN E PAVARUR MBIKËQYRËS PËR SHËRBIMIN CIVIL TË KOSOVËS 4. Njoftimi nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni konsiderohet kërkesë për fillimin e procedurës disiplinore kundër personit përgjegjës për zbatim, e cila procedurë zhvillohet në pajtim me dispozitat e parapara me legjislacionin në fuqi. 5. Kryeministri ose eprori përgjegjës është i obliguar për fillimin e procedurës disiplinore ndaj personit përgjegjës për zbatim, brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e pranimit të njoftimit nga Kryetari i Këshillit. 6. Në rast se nuk ndërmerren veprimet sipas paragrafit 5 të këtij neni, Kryetari i Këshillit e njofton me shkrim Kryetarin e Kuvendit dhe Komisionin përkatës për administratë publike. Kryetari i Kuvendit, kërkon me shkrim nga Kryeministri apo eprori përgjegjës i institucionit, që të ndërmerren të gjitha veprimet për zbatimin e menjëhershëm të vendimit të Këshillit dhe marrjen e masave ndaj personit përgjegjës në pajtim me dispozitat e parapara me legjislacionin në fuqi. 7. Brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e kalimit të afatit për zbatim të vendimit të Këshillit, pala mund të fillojë procedurën e përmbarimit të vendimit të Këshillit në gjykatën kompetente, në pajtim me dispozitat e ligjit për procedurën përmbarimore. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: If the Council’s decision is not carried out, the Council Chair can order 50% of the responsible person’s monthly salary to be withheld.
Neni 24 Sanksionet administrative për moszbatimin e vendimit të Këshillit 1. Në rast të moszbatimit të vendimit të Këshillit sipas nenit 21 të këtij ligji, Kryetari i Këshillit nxjerr vendim për ndalimin e 50 % të pagës mujore për personin përgjegjës, deri në zbatimin e vendimit të Këshillit. 2. Vendimi sipas paragrafit 1 të këtij neni, i dërgohet për zbatim zyrtarit kryesor administrativ të Ministrisë përkatëse për menaxhimin e listës së pagave, i cili është i obliguar që në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e pranimit të vendimit të zbatojë vendimin dhe të njoftojë me shkrim Këshillin për zbatimin e vendimit. 3. Kundër vendimit për ndalimin e 50 % të pagës mujore, pala e pakënaqur ka të drejtë të inicimit të konfliktit administrativ në gjykatën kompetente për çështje administrative, në pajtim me dispozitat e ligjit për konfliktin administrativ. 4. Inicimi i konfliktit administrativ nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit të Këshillit. 5. Në rast të moszbatimit të vendimit të Kryetarit të Këshillit për ndalimin e 50% të pagës mujore, Këshilli brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e kalimit të afatit për zbatim mund të fillojë procedurën e përmbarimit të vendimit në gjykatën kompetente, në pajtim me dispozitat e ligjit për procedurën përmbarimore. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The Council must cooperate with public administration institutions, and listed public institutions and civil/public officials must cooperate with the Council.
Neni 25 Bashkëpunimi me institucionet e administratës publike 1. Këshilli bashkëpunon me institucionet e administratës publike për të kryer funksionet e tij në përputhje me këtë ligj. 2. Institucionet e administratës publike që kanë të punësuar nëpunës civil, si dhe çdo funksionar publik ose nëpunës civil, që ka kompetenca në administrimin e shërbimit civil, apo ka informacion në këtë fushë, janë të obliguar të bashkëpunojnë me Këshillin. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 45 LIGJI Nr. 06/L -048 PËR KËSHILLIN E PAVARUR MBIKËQYRËS PËR SHËRBIMIN CIVIL TË KOSOVËS 3. Në rastet kur organi i punësimit apo personi përgjegjës nuk bashkëpunon, Këshilli i raporton për këtë mosbashkëpunim Kuvendit, i cili njoftimin ia përcjell Kryeministrit ose eprorit të drejtpërdrejtë të personit përgjegjës. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Sekretaria e Këshillit ndihmon Këshillin; sekretari i përgjithshëm e udhëheq sekretarinë dhe emërimi/shkarkimi i tij bëhet me votë të shumicës së anëtarëve të Këshillit.
Neni 26 Sekretaria e Këshillit 1. Në kuadër të Këshillit funksionon sekretaria, e cila ndihmon Këshillin në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të Këshillit. Sekretaria udhëhiqet nga sekretari i përgjithshëm, i cili i përgjigjet drejtpërdrejtë Kryetarit të Këshillit. 2. Sekretari i përgjithshëm dhe të gjithë nëpunësit e sekretarisë e kanë statusin e nëpunësit civil, dhe trajtohen sipas ligjit për shërbimin civil. 3. Në kuadër të Sekretarisë funksionon njësia për mbështetje profesionale, e cila përbëhet nga stafi profesional të cilët mbështesin në mënyrë të drejtpërdrejtë punën profesionale të anëtarëve të Këshillit. 4. Sekretari i përgjithshëm emërohet dhe shkarkohet me shumicën e votave të anëtarëve të Këshillit në pajtim me këtë ligj, dispozitat e legjislacionit për shërbimin civil për pozitat e nivelit të lartë drejtues, dhe në pajtim me procedurat e përcaktuara në Rregulloren e Punës së Këshillit. 5. Mandati i sekretarit të përgjithshëm është i njëjtë me mandatin e nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues, i përcaktuar me legjislacionin e shërbimit civil. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Këshilli is financed from the state budget, may accept donor contributions, must notify the Assembly about accepted donations, prepare an annual budget proposal, manage its budget independently, and submit to audit.
Neni 27 Financimi i Këshillit 1. Këshilli financohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës. Këshilli ka vijën e vetë buxhetore e cila i garanton pavarësinë e tij. 2. Këshilli përgatit propozim buxhetin vjetor në pjatueshmëri me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë. 3. Në rast të shtimit të funksioneve dhe kompetencave të Këshillit, me këtë ligj apo me ligje të tjera, kjo përcillet edhe me burime shtesë përkatëse dhe adekuate financiare dhe njerëzore. 4. Këshilli mund të marrë kontribute nga donatorët dhe ato nuk duhet të ndikojnë në pavarësinë e Këshillit. 5. Për kontributet e pranuara nga donatorët, Këshilli e njofton Kuvendin. 6. Niveli i pagës së kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit caktohet në pajtim me ligjin për pagat e funksionarëve të lartë publik. 7. Këshilli menaxhon në mënyrë të pavarur me buxhetin e tij dhe i nënshtrohet auditimit në pajtim me ligjin. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 46 LIGJI Nr. 06/L -048 PËR KËSHILLIN E PAVARUR MBIKËQYRËS PËR SHËRBIMIN CIVIL TË KOSOVËS - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The Council must submit an annual report to the Assembly by 31 March of the following year and send a copy to the Prime Minister.
Neni 28 Raporti vjetor i Këshillit 1. Këshilli i paraqet raport vjetor Kuvendit të Kosovës për vitin paraprak, më së largu deri me 31 mars të vitit vijues. 2. Një kopje të raportit vjetor, Këshilli ia përcjellë edhe Kryeministrit. 3. Kuvendi i Kosovës shqyrton raportin vjetor të Këshillit në seancë plenare. Nëse Kuvendi e vlerëson të nevojshme, mund të ftojë Kryetarin e Këshillit për raportim në seancë plenare. 4. Raporti vjetor i Këshillit, pas miratimit nga Kuvendi botohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. 5. Raporti vjetor përfshin të dhënat për kryerjen e funksioneve kushtetuese dhe ligjore të Këshillit, si institucion i pavarur kushtetues për mbikëqyrjen e respektimit të rregullave dhe parimeve të legjislacionit të shërbimit civil, dhe rekomandimet për institucionet e administratës publike. 6. Institucionet e administratës publike janë të obliguara që të zbatojnë rekomandimet e Këshillit të miratuara nga Kuvendi i Kosovës. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Council decisions must be published on the Council’s website.
Neni 29 Publikimi i vendimeve Vendimet e Këshillit publikohen në web faqen e Këshillit, në pajtim me legjislacionin në fuqi. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Këshilli must adopt the listed by-laws for implementing this law, and it may also issue other by-laws for carrying out its functions and powers.
Neni 30 Aktet nënligjore 1. Për zbatimin e këtij ligji, Këshilli miraton aktet nënligjore si në vijim: 1.1. Rregulloren e punës së Këshillit; 1.2. Kodin e etikës; 1.3. Rregulloren për procedurën e shqyrtimit dhe vendosjes së ankesave të parashtruara në Këshill; 1.4. Rregulloren për procedurën e monitorimit të institucioneve të administratës publike lidhur me zbatimin e rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civil; 1.5. Rregulloren për procedurën e mbikëqyrjes së përzgjedhjes së nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe të nivelit drejtues; dhe 1.6. Rregulloren për organizimin dhe sistematizimin e vendeve të punës në Këshill. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 13 / 10 GUSHT 2018, PRISHTINË 47 LIGJI Nr. 06/L -048 PËR KËSHILLIN E PAVARUR MBIKËQYRËS PËR SHËRBIMIN CIVIL TË KOSOVËS 2. Këshilli ka të drejtë të nxjerr edhe akte tjera nënligjore për kryerjen e funksioneve dhe kompetencave të Këshillit. 3. Aktet nënligjore sipas paragrafit 1 të këtij neni, miratohen brenda afatit prej 3 muajve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: After this law enters into force, the specified earlier law is repealed.
Neni 31 Dispozitat kalimtare dhe përfundimtare Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Ligji Nr. 03/L-192 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 32 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 06/L -048 23 korrik 2018 Shpallur me dekretin Nr. DL-028-2018, datë 08.08.2018 nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 06/L-048 PËR KËSHILLIN E PAVARUR MBIKËQYRËS PËR SHËRBIMIN CIVIL TË KOSOVËS (Akgjykim nr. KO171/18, Publikuar: 29.05.2019, e gjeni tek Aktgjykimet, Gjykata Kushtetuese)
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in