LIGJI NR. 06/L-049 PËR INOVACION SHKENCOR DHE TRANSFER TË DIJES DHE TEKNOLOGJISË
This provision is the preamble and title of Law No. 06/L-049 on scientific innovation and transfer of knowledge and technology.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 06/L-049
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble and title of Law No. 06/L-049 on scientific innovation and transfer of knowledge and technology. This provision says the law’s purpose is to regulate scientific innovation, knowledge transfer, and technology transfer in Kosovo. This article defines key terms used in the law on scientific innovation and knowledge/technology transfer. Scientific discoveries or inventions are covered when they lead to a new product, new process, or new technology with unique characteristics, based on individual or team scientific achievements. This article lists who counts as a holder of scientific innovation and says public and private sectors are treated equally in that field.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 06/L-049 PËR INOVACION SHKENCOR DHE TRANSFER TË DIJES DHE TEKNOLOGJISË
Showing 25 of 25
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble and title of Law No. 06/L-049 on scientific innovation and transfer of knowledge and technology.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 26 NËNTOR 2018, PRISHTINË 17 LIGJI Nr. 06/L-049 PËR INOVACION SHKENCOR DHE TRANSFER TË DIJES DHE TEKNOLOGJISË LIGJI Nr. 06/L-049 PËR INOVACION SHKENCOR DHE TRANSFER TË DIJES DHE TEKNOLOGJISË Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR INOVACION SHKENCOR DHE TRANSFER TË DIJES DHE TEKNOLOGJISË
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law’s purpose is to regulate scientific innovation, knowledge transfer, and technology transfer in Kosovo.
Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është rregullimi i fushës së inovacionit shkencor, transferit të dijes dhe teknologjisë në Republikën e Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on scientific innovation and knowledge/technology transfer.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këto kuptime: 1.1. Inovacioni shkencor- zbulimet apo shpikjet shkencore, të cilat shpien deri te një prodhim i ri, proces i ri apo teknologji e re, me karakteristika unikate, të krijuara, duke u bazuar në të arriturat individuale apo ekipore e shkencore; 1.2. Transferi i dijes dhe teknologjisë - bartja e së drejtës dhe pronësisë, ose të drejtën për të përdorur një pjesë apo tërësinë e një teknologjie, ose të një ideje nga pala që ka të drejtën për ta transferuar këtë lloj të dijes dhe teknologjisë; 1.3. Sistemi kombëtar i inovacionit shkencor- nënkupton një sërë organizatash, institucionesh dhe marrëdhëniesh të tyre që kanë për qëllim gjenerimin, përhapjen dhe zbatimin e veprimtarisë shkencore dhe kërkimore dhe përmirësimeve teknologjike në Republikën e Kosovës; 1.4. Aktiviteti i inovacionit shkencor- nënkupton aktivitetet që ndërmerren me qëllim të inovacionit shkencor të produkteve, teknologjive, proceseve dhe shërbimeve; 1.5. Inovacioni - veprimtari që ndërmerret me qëllim të krijimit të prodhimeve, teknologjive, proceseve dhe shërbimeve apo dijeve të reja, duke i zëvendësuar apo avancuar të vjetrat, me qëllim të përparimit të përgjithshëm shoqëror për nevojat e tregut; 1.6. Produkti inovativ - aplikim i një produkti të ri ose të përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme, por që nuk është një ndryshim i natyrës estetike ose vetëm shitje e produkteve të shpikura, prodhuara ose zhvilluara nga një person fizik ose juridik; 1.7. Procesi i inovacionit shkencor- nënkupton zbatimin e një metode të re ose të përmirësuar ndjeshëm të prodhimit, shpërndarjes, ruajtjes dhe transportit, duke përfshirë ndryshime të rëndësishme në teknikë, pajisje apo softuer, por jo vetëm ndryshime organizative dhe menaxheriale; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 26 NËNTOR 2018, PRISHTINË 18 LIGJI Nr. 06/L-049 PËR INOVACION SHKENCOR DHE TRANSFER TË DIJES DHE TEKNOLOGJISË 1.8. Inovacioni shkencor i teknologjisë- nënkupton aplikimin e teknologjisë së re ose të përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme; 1.9. Inovacioni shkencor organizativ - nënkupton zbatimin e ndryshimeve të reja ose të rëndësishme në strukturën apo metodat e menaxhimit, me qëllim të përmirësimit të zbatimit të njohurive, cilësinë e produkteve apo shërbimeve, ose rritjen e efikasitetit të proceseve të biznesit në entitetin ligjor përkatës ose hyrjen në tregje të reja; 1.10. Inovacioni shkencor i marketingut- nënkupton aplikimin e metodave të reja të marketingut, duke përfshirë ndryshime të rëndësishme në hartimin e produktit, paketimin, shpërndarjen dhe promovimin e produktit të tillë dhe pagesën e tij; 1.11. Inovacioni shkencor i shërbimit - do të thotë aplikimi i një shërbimi të ri ose të përmirësuar ndjeshëm; 1.12. Subjekti i aktivitetit të inovacionit shkencor - nënkupton një person juridik ose një person fizik që kryen veprimtarinë e inovacionit shkencor ose shpërndan njohuri dhe teknologji të reja, në mënyrë origjinale ose sistematike, duke zbatuar rezultatet shkencore në një proces teknologjik origjinal dhe bashkëkohor me qëllim të inovacioneve shkencore, zhvillimit të prototipeve, produkteve, proceseve dhe shërbimeve të reja ose përmirësimin e atyre ekzistuese në një zonë të caktuar dhe të regjistruar në regjistrin qendror; 1.13. Njësia që ofron mbështetje infrastrukturore për aktivitetin e inovacionit shkencor - nënkupton një person juridik që siguron mbështetje infrastrukturore dhe rrjetëzim midis organizatave shkencore dhe kërkimore, organizatave të inovacionit shkencor dhe subjekteve ekonomike të regjistruara në regjistrin qendror të Republikës së Kosovës; 1.14. Inovator shkencor- nënkupton një person fizik i cili ka kontribuar me aktivitetin e tij të inovacionit shkencor në krijimin e produkteve, teknologjive, proceseve dhe shërbimeve të reja ose të përmirësuara dukshëm; 1.15. Projekti i inovacionit shkencor- nënkupton një dokument që propozon metoda të zbatimit të programeve të veprimtarisë së inovacionit shkencor, duke rezultuar në krijimin e produkteve, teknologjive, proceseve dhe shërbimeve të reja ose të përmirësuara dukshëm; 1.16. Infrastruktura e inovacionit shkencor - nënkupton mjedisin e formuar në sferën e teknologjive të informacionit dhe komunikimit, pajisjeve teknike dhe teknologjike, infrastrukturës fizike (hapësinor, transport, internet dhe intranet) si infrastrukturë e njohurive (burime të institucioneve shkencore dhe kërkimore dhe burime të tjera arsimore dhe të konsultimit), duke qenë një forcë shtytëse që synon ristrukturimin e sektorit të biznesit dhe rrjetëzimin e subjekteve të aktivitetit të inovacionit shkencor nga sektori akademik dhe sektori ekonomik; 1.17. Ndërmarrja tregtare e sapokrijuar mikro - ndërmarrje e vogël dhe e mesme “do të thotë një kompani e themeluar nga një ose më shumë persona fizikë dhe / ose persona juridikë”, nga themelimi i të cilave deri në momentin e aplikimit për financim nga buxheti, nuk ka kaluar një periudhë prej më shumë se gjashtë vjetësh; 1.18. Ndërmarrja e sapokrijuar tregtare spin-off - do të thotë një kompani tregtare e themeluar nga një ose më shumë persona fizikë të cilët janë të punësuar / angazhuar ose studentë të një institucioni të arsimit të lartë, përkatësisht veprimtari shkencore dhe kërkimore / ose subjektet juridike të themeluara nga organizatat që kryejnë veprimtari shkencore dhe kërkimore dhe / ose nga subjektet ekonomike, me qëllim të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 26 NËNTOR 2018, PRISHTINË 19 LIGJI Nr. 06/L-049 PËR INOVACION SHKENCOR DHE TRANSFER TË DIJES DHE TEKNOLOGJISË shfrytëzimit komercial të inovacionit shkencor, të transferuara në kompaninë tregtare të sapoformuar; 1.19. Grante të bashkë-financuara- do të thotë një grant me të cilin përfituesi duhet të marrë pjesë me fondet e veta në shumën prej së paku pesëmbëdhjetë (15%) të investimit total; 1.20. Investimi i kapitalit - do të thotë një investim në një kompani tregtare me një detyrim të kufizuar dhe një pronar i vetëm, me anë të të cilit një pjesë ekzistuese e pronësisë është blerë nga një kompani që kryen një aktivitet inovativ në përputhje me këtë ligj apo sipërmarrje prej të cilave një pjesë e re në kompani është e fituar; 1.21. Investimi mezaninë (i ndërmjetëm)- nënkupton një sipërmarrje me karakteristika të investimit të kapitalit dhe financimit të kredisë të një shoqërie tregtare me përgjegjësi të kufizuar dhe një pronar i vetëm që kryen veprimtari inovative në pajtim me këtë ligj; 1.22. Fondi i investimeve mezanine (të ndërmjetme) dhe të barazisë - do të thotë një pronë e veçantë pa kapacitetin e një personi juridik, i themeluar për të mbështetur aktivitetin e inovacionit shkencor duke mbledhur fondet e investitorëve, me qëllim të zbatimit të instrumentit të kapitalit dhe të investimeve të ndërmjetme; 1.23. Të hyrat (honoraret) nga komercializimi i inovacioneve shkencore - nënkupton të ardhurat nga zbatimi i inovacioneve shkencore, të cilat janë financuar nga Fondi për Inovacione shkencore dhe Zhvillim Teknologjik dhe në përputhje me marrëveshjen e financimit; 1.24. Përshpejtuesit (akseleratorët) inovativ shkencor- janë mekanizma inovativ për financimin e nisjeve (startim) të fuqishme në sektorin e teknologjisë. Këto programe përdorin një proces selektiv të aplikimit për të synuar nisje të shkallëzuar, me vlerë të lartë dhe me rritje të lartë. Përshpejtuesit u ndihmojnë sipërmarrësve të tregtojnë ndonjëherë idetë e pazhvilluara të biznesit, duke ndihmuar startapët të dalin në publik, të fitojnë ose të marrin fonde shtesë në një periudhë të shkurtër kohe. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Scientific discoveries or inventions are covered when they lead to a new product, new process, or new technology with unique characteristics, based on individual or team scientific achievements.
Neni 3 Inovacioni shkencor Zbulimet apo shpikjet shkencore të cilat shpien deri të një prodhim i ri, proces i ri apo teknologji e re me karakteristika unikate, të krijuara, duke u bazuar në të arriturat individuale apo ekipore e shkencore. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article lists who counts as a holder of scientific innovation and says public and private sectors are treated equally in that field.
Neni 4 Bartësit e inovacionit shkencor 1. Bartësit e inovacionit shkencor janë: 1.1. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës; 1.2. universitetet dhe institucionet tjera të arsimit të lartë; 1.3. institutet kërkimore-shkencore; 1.4. qendrat e inovacionit shkencor; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 26 NËNTOR 2018, PRISHTINË 20 LIGJI Nr. 06/L-049 PËR INOVACION SHKENCOR DHE TRANSFER TË DIJES DHE TEKNOLOGJISË 1.5. kompanitë dhe ndërmarrjet; 1.6. personat fizikë dhe juridikë vendorë dhe të huaj; 1.7. institucionet e arsimit parauniversitar. 2. Sektori publik dhe privat trajtohen në mënyrë të barabartë në fushën e inovacionit shkencor sipas legjislacionit në fuqi. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: MASHT and the line ministries must promote innovation, prepare relevant policies and strategies, cooperate on implementation, and report to the Government at least once a year. The Government may set specific tasks for each ministry by sub-legal act.
Neni 5 Përgjegjësitë e MASHT-it dhe ministrive të linjës 1. MASHT-i dhe ministritë e linjës janë përgjegjëse për motivimin dhe nxitjen e zhvillimit të veprimtarisë inovative. 2. MASHT-i dhe ministritë e linjës janë përgjegjëse për hartimin e politikave dhe strategjive relevante, që organizojnë, planifikojnë dhe nxisin zhvillimin e inovacionit shkencor si dhe koordinimin e palëve të interesit. 3. Për realizimin e përgjegjësive, MASHT-i bashkëpunon me ministritë e linjës me qëllim: 3.1. të nxitjes së zhvillimit të kapaciteteve të përgjithshme të Kosovës në fushën e inovacioneve shkencore; 3.2. të bashkëpunimit me institucionet dhe individët, me qëllim të qasjes më të organizuar në veprimtarinë innovative shkencore; 3.3. të grumbullimit dhe ofrimit të informatave për institucionet përgjegjëse mbi veprimtarinë inovative shkencore në vend; 3.4. të raportimit në Qeveri, lidhur me të arriturat dhe problemet në këtë fushë, së paku një herë në vit. 4. Qeveria me akt nënligjor përcakton detyrat specifike për secilën ministri në fushën e inovacionit shkencor. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The ministry of education and line ministries must establish a Scientific Innovation Council, and the council must prepare analyses, select good practices, and support innovation management.
Neni 6 Këshilli i inovacionit shkencor 1. MASHT-i në bashkëpunim me ministritë e linjës themelojnë Këshillin e Inovacionit shkencor për përcjelljen e zhvillimit dhe zbatimit komercial të inovacioneve shkencore. 2. Këshilli përbëhet nga shtatë (7) anëtarë me rezultate të dëshmuara ndërkombëtare në shkencë, inovacion shkencor dhe biznes. Anëtarët e Këshillit propozohen nga: 2.1. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë; 2.2. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 26 NËNTOR 2018, PRISHTINË 21 LIGJI Nr. 06/L-049 PËR INOVACION SHKENCOR DHE TRANSFER TË DIJES DHE TEKNOLOGJISË 2.3. Ministria e Zhvillimit Ekonomik; 2.4. Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë; 2.5. Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike (nga diaspora); 2.6. Oda Ekonomike e Kosovës; 2.7. organizatat që merren me zhvillim, hulumtim dhe inovacion. 3. Detyrat dhe përgjegjësitë e Këshillit: 3.1. përgatit analiza dhe plane profesionale, lidhur me veprimtarinë inovative shkencore; 3.2. përzgjedh praktikat e mira ndërkombëtare dhe vendore dhe ia propozon Qeverisë që t’i aplikojë. 4. Veprimtaria e Këshillit administrohet dhe koordinohet nga departamenti i Shkencës dhe Teknologjisë në MASHT. 5. Organizimi, veprimtaria dhe përbërja e detajuar e Këshillit rregullohet me akt të veçantë nënligjor. 6. Përveç Këshillit të Inovacionit shkencor, ministritë e linjës krijojnë mekanizma të tjerë, me qëllim të nxitjes, zhvillimit dhe menaxhimit të veprimtarisë inovative, në Republikën e Kosovës. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Several ministries must keep registers of innovative institutions, innovators, and industrial/intellectual property, and the Government approves the subordinate act setting registration conditions.
Neni 7 Regjistri i institucioneve inovative shkencore 1. MASHT-i dhe ministritë e linjës mbajnë regjistrin e institucioneve publike dhe private si dhe të personave fizikë që merren me veprimtari inovative. 2. MTI-ja dhe MKRS-ja, përmes organeve kompetente mbajnë regjistrin e pronësisë industriale dhe intelektuale. 3. Kushtet për regjistrimin e institucioneve apo inovacioneve shkencore/patentave, përcaktohen me akt nënligjor të propozuar nga ministritë e linjës dhe të miratuar nga Qeveria. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: This article lists public or private institutions involved in scientific innovation and says their licensing and registration conditions are set by a subordinate act issued by MASHT.
Neni 8 Institucionet e tjera për inovacion shkencor 1. Institucione të tjera publike ose private që merren me veprimtarinë e inovacionit shkencor janë: 1.1. institucionet zhvillimore prodhuese; 1.2. institucionet hulumtuese kërkimore; 1.3. institucionet e inovacionit shkencor. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 26 NËNTOR 2018, PRISHTINË 22 LIGJI Nr. 06/L-049 PËR INOVACION SHKENCOR DHE TRANSFER TË DIJES DHE TEKNOLOGJISË 2. Institucionet zhvillimore prodhuese krijojnë inovacione shkencore, aplikojnë teknologji të reja, bëjnë promovimin dhe plasmanin e prodhimeve, shërbimeve dhe teknologjive të krijuara nga puna e vet inovative shkencore dhe zhvillimore. 3. Institucionet hulumtuese-kërkimore merren me hulumtime zhvillimore dhe aplikative, krijojnë inovacione shkencore dhe bëjnë shpërndarjen e dijeve e të teknologjive të reja, në prodhimtarinë ose shërbimet e tyre dhe të të tjerëve. 4. Institucionet e inovacionit shkencor merren me veprimtari, në të cilën, në mënyrë origjinale dhe sistematike aplikohen rezultatet shkencore ose proceset moderne teknologjike, me qëllim të krijimit të inovacioneve shkencore, zhvillimit të prototipave, prodhimeve të reja dhe proceseve ose shërbimeve. Këto institucione njëkohësisht kryejnë transferin e dijes dhe teknologjisë te subjektet tjera ekonomike. 5. Kushtet për licencimin dhe regjistrimin e institucioneve përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga MASHT. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: This article lists the institutions that provide infrastructure support for scientific innovation.
Neni 9 Institucionet mbështetëse për inovacion shkencor 1. Institucionet mbështetëse për ofrimin e ndihmës infrastrukturore në fushën e inovacionit shkencor janë: 1.1. inkubatori afarist-teknologjik; 1.2. parku shkencor-teknologjik; 1.3. akseleratorët (përshpejtuesit) e inovacionit shkencor; - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The article defines a business-technology incubator and says its licensing, registration, and operation are regulated by a sublegal act issued by MASHT.
Neni 10 Inkubatori afarist-teknologjik 1. Inkubatori afarist – teknologjik është institucion afarist i krijuar me qëllim të vënies në dispozicion të hapësirës punuese, ofrimit të shërbimeve administrative, teknike dhe të tjera, ndërmarrjeve të sapokrijuara apo institucioneve që kryejnë veprimtari të inovacionit shkencor në vitin e parë të themelimit të tyre. 2. Licencimi, regjistrimi dhe funksionimi i inkubatorit afarist-teknologjik rregullohet me akt nënligjor të nxjerr nga MASHT. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The science and technology park provides professional and infrastructure services, and institutions that use or are linked to it gain member status.
Neni 11 Parku shkencor-teknologjik 1. Parku shkencor-teknologjik u ofron shërbime profesionale dhe infrastrukturore universiteteve, instituteve kërkimoro-shkencore dhe institucioneve të tjera që merren me inovacione shkencore dhe që i takojnë një fushe të caktuar të shkencës. 2. Shërbimet e parkut kanë për qëllim krijimin e lidhjeve në mes të institucioneve kërkimoro- shkencore për aplikimin e teknologjive, krijimin e prodhimeve dhe shërbimeve të reja, si dhe GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 26 NËNTOR 2018, PRISHTINË 23 LIGJI Nr. 06/L-049 PËR INOVACION SHKENCOR DHE TRANSFER TË DIJES DHE TEKNOLOGJISË plasimin e tyre në treg. 3. Të gjitha institucionet që përdorin këto shërbime apo janë të lidhur me parkun shkencoro- teknologjik gëzojnë statusin e anëtarit të parkut shkencoro-teknologjik. 4. Ky status u mundëson anëtarëve të parkut shfrytëzimin e kushteve hapësinore dhe infrastrukturore, kushteve të punës dhe shërbimeve të tjera, me qëllim të ngritjes së nivelit dhe të cilësisë së punës kërkimoro-shkencore, zhvillimore, inovative dhe prodhuese. 5. Ofrimi i shërbimeve dhe shfrytëzimi i tyre, rregullohet me marrëveshje ndërmjet palëve. 6. Të drejtat dhe obligimet e anëtarëve të parkut shkencor-teknologjik rregullohen me kontratë. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Një ndërmarrje mund të regjistrohet si park shkencor-teknologjik nëse plotëson kushtet e listuara në nen.
Neni 12 Ndërmarrjet me statusin e parkut shkencor-teknologjik 1. Park shkencor-teknologjik mund të regjistrohet edhe ndërmarrja e cila i përmbush këto kushte: 1.1. me statut e ka të përcaktuar fushën shkencore, kërkimore-zhvillimore dhe prodhuese, në të cilën anëtarët e parkut e kryejnë fushëveprimin; 1.2. në përbërjen e saj duhet të jenë së paku tre(3) partnerë, të cilët i kanë të ngjashme ose të njëjta programet e tyre kërkimore-zhvillimore, inovative shkencore dhe prodhuese; 1.3. duhet të jenë në marrëdhënie të plotë të punës, staf me eksperiencë dhe ekspertizë, në fushën e veprimtarisë themelore të parkut; 1.4. ka në dispozicion hapësirë të mjaftueshme për veprimtarinë përkatëse; 1.5. ka pajisje për realizimin e planit dhe projekteve të nevojshme nga fushëveprimi i vet, si dhe pajisje për komunikim me internet; 1.6. ka bazë të të dhënave dhe fond të caktuar të literaturës shkencore dhe profesionale të fushës përkatëse. 2. Kushtet e licencimit dhe regjistrimit në regjistër, i rregullon MASHT-i me akt nënligjor. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: This article defines knowledge and technology transfer and says it can happen within the country and also by bringing in or sending out knowledge and technology.
Neni 13 Transferi i dijes dhe teknologjisë 1. Transferi i dijes dhe teknologjisë nënkupton bartjen e të drejtës së pronësisë ose të drejtën për të përdorur një pjesë apo tërësinë e një teknologjie, ose të një ideje nga pala që e ka të drejtën për ta transferuar këtë lloj të dijes dhe teknologjisë 2. Transferi i dijes dhe teknologjisë zhvillohet në mes të institucioneve apo personave fizikë dhe juridikë brenda vendit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 26 NËNTOR 2018, PRISHTINË 24 LIGJI Nr. 06/L-049 PËR INOVACION SHKENCOR DHE TRANSFER TË DIJES DHE TEKNOLOGJISË 3. Transferi i dijes dhe teknologjisë nënkupton edhe sjelljen e dijeve dhe teknologjive të reja nga jashtë apo dërgimin e dijeve dhe teknologjive jashtë vendit. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: MASHT, together with MTI, may set administration, transfer, protection, and recognition rules for specific knowledge or technology; MASHT also licenses institutions, and technology transfer cannot happen without prior permission from MASHT.
Neni 14 Kompetencat e MASHT-it dhe ministrive të linjës 1. MASHT në bashkëpunim me MTI e kanë autoritetin për të përcaktuar mënyrën e administrimit, kushtet e transferit, mbrojtjen dhe njohjen e një dije ose teknologjie të caktuar. 2. Departamenti ose qendra përkatëse e MASHT-it e administron fushën e transferit të dijes dhe teknologjisë në bazë të këtij ligji, ligjeve të tjera dhe akteve nënligjore që e rregullojnë këtë fushë. 3. Transferin e dijes dhe teknologjisë mund ta bëjnë: 3.1. ASHAK-u; 3.2. universitetet; 3.3. institutet kërkimore shkencore; 3.4. kompanitë dhe ndërmarrjet; 3.5. personat juridikë dhe fizikë që merren me transferin e teknologjisë. 4. Transferi i dijes dhe teknologjisë nuk mund të bëhet pa lejen paraprake të MASHT-it. 5. Licencimin e institucioneve publike dhe private për kryerjen e transferit të dijes dhe teknologjisë, e bën MASHT-i. 6. Kushtet dhe kriteret e licencimit përcaktohen me akt nënligjor. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: This article lists the technology formats that may be transferred, including technical knowledge, technical information, and solutions for improving production and advancing technology.
Neni 15 Format e teknologjisë të lejueshme për transferim 1. Format e teknologjisë që mund të transferohen pjesërisht ose tërësisht janë: 1.1. dija teknike për kryerjen e proceseve teknologjike; 1.2. informacioni teknik për teknologjitë e caktuara, i cili mund të transferohet në formën e planeve teknologjike, proceseve teknologjike, zgjidhjeve teknike, formulave, specifikimeve teknike, vizatimeve, hartave teknike, programeve kompjuterike dhe dosjeve informatike; 1.3. zgjidhjet për optimizimin e prodhimit dhe për avancimin e teknologjisë. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The owner of a technology or certain knowledge holder may transfer the use right in that technology. A party with permission from the owner or author must have a usage right under copyright and related-rights law. A party holding knowledge or technology whose protection term has expired may transfer it.
Neni 16 E drejta për transferin e teknologjisë 1. Pronari i një teknologjie ose poseduesi i dijes së caktuar ka të drejtën për ta transferuar të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 26 NËNTOR 2018, PRISHTINË 25 LIGJI Nr. 06/L-049 PËR INOVACION SHKENCOR DHE TRANSFER TË DIJES DHE TEKNOLOGJISË drejtën e përdorimit të teknologjisë që e posedon. 2. Çdo palë që ka lejen e pronarit të një teknologjie, ose lejen e autorit të dijes së caktuar, për transfer duhet ta ketë të drejtën e përdorimit sipas legjislacionit në fuqi për të drejtën e autorit dhe të drejtat e përafërta. 3. Çdo palë që posedon dije ose teknologji, të cilës i ka kaluar afati i mbrojtjes mund ta transferojë atë. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The provision encourages transfer of high and progressive technologies that meet listed innovation, energy, health, disaster-prevention, and environmental criteria.
Neni 17 Teknologjitë, transferimi i të cilave inkurajohet 1. Teknologjitë, transferimi i të cilave inkurajohet, janë teknologjitë e larta dhe progresive, të cilat plotësojnë kërkesat e mëposhtme: 1.1. krijojnë produkte të reja, të cilat janë shumë konkurruese; 1.2. krijojnë industri të re ose shërbime të reja, apo avancon industritë dhe shërbimet ekzistuese; 1.3. kursejnë energjinë apo lëndët e para; 1.4. përdorin burime të reja energjetike ose energji të ripërtërishme; 1.5. mbrojnë shëndetin e njerëzve; 1.6. parandalojnë ose luftojnë fatkeqësitë natyrore apo epidemitë; 1.7. mbrojnë ambientin. 2. Inkurajohet transferi i dijeve dhe teknologjive, që mundësojnë zhvillimin dhe avancimin e produkteve vendore e artizanale. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Technology transfers are restricted when they do not comply with listed public-interest protections or with other binding legal instruments.
Neni 18 Teknologjitë, transferimi i të cilave kufizohet 1. Kufizohet transferimi i një teknologjie që nuk është në përputhje me: 1.1. mbrojtjen e interesit kombëtar; 1.2. mbrojtjen e shëndetit të njerëzve; 1.3. mbrojtjen e vlerave kulturore kombëtare; 1.4. mbrojtjen e florës dhe faunës, të burimeve natyrore apo mjedisit; 1.5. kufizohet edhe transferi i atyre teknologjive, që dalin si obligim nga zbatimi i një GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 26 NËNTOR 2018, PRISHTINË 26 LIGJI Nr. 06/L-049 PËR INOVACION SHKENCOR DHE TRANSFER TË DIJES DHE TEKNOLOGJISË dispozite apo të një traktati ndërkombëtar, të cilin Republika e Kosovës e ka ratifikuar; 1.6. kufizohet, gjithashtu, edhe transferi i teknologjive dhe dijeve që nuk lejohen me akte tjera normative vendore. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The transfer of certain technologies is prohibited.
Neni 19 Teknologjitë, transferimi i të cilave është i ndaluar 1. Ndalohet transferi i këtyre dijeve ose teknologjive: 1.1. teknologjia, e cila nuk arrin të plotësojë kërkesat e parashikuara nga ligjet për siguri në punë, higjienën në punë, mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe mbrojtjen e burimeve natyrore të mjedisit; 1.2. teknologjia, e cila krijon produkte që i shkaktojnë dëm zhvillimit socio-ekonomik dhe ka ndikim negativ në mbrojtjen e sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës; 1.3. teknologjia, e cila ndalohet me ndonjë dispozitë të ndonjë traktati ndërkombëtar, të cilin Republika e Kosovës e ka nënshkruar ose është anëtare; 1.4. teknologjia, që figuron në listën e sekreteve shtetërore, përveç nëse ligji parashikon ndryshe. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Technology and know-how transfer may be carried out through specified contract forms, and other transfer forms and prohibited activities are set by subordinate act.
Neni 20 Format e transferit të teknologjisë 1. Transferi i dijes dhe teknologjisë lejohet të zbatohet nëpërmjet formave të mëposhtme: 1.1. me një kontratë të pavarur të transferit; 1.2. si pjesë e projekteve ose e kontratave, në formën e projekteve investuese, kontratë franchising (përdorimi i modeleve të suksesshme të dikujt tjetër), kontratë mbi transferimin e të drejtave të pronësisë industriale, kontratë për blerjen dhe shitjen e makinerive apo të pajisjeve, në të cilën transferimi i një teknologjie është i bashkëngjitur; 1.3. format tjera të transferimit të teknologjisë përcaktohen me akt nënligjor; 1.4. aktivitetet e ndaluara gjatë transferimit të teknologjisë rregullohen me akt nënligjor. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: This article lists the sources of funding for scientific innovation and knowledge/technology transfer, and says registration conditions for certain mechanisms are governed by applicable law.
Neni 21 Financimi 1. Mjetet për inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë sigurohen nga: 1.1. Buxheti i Republikës së Kosovës; 1.2. donacionet; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 26 NËNTOR 2018, PRISHTINË 27 LIGJI Nr. 06/L-049 PËR INOVACION SHKENCOR DHE TRANSFER TË DIJES DHE TEKNOLOGJISË 1.3. fondi investiv i inovacionit shkencor; 1.4. investitorët engjuj dhe shoqatat e investitorëve engjuj; 1.5. mekanizmat për kapital sipërmarrës (venture capital); 1.6. institucionet, ndërmarrjet dhe organizatat që merren me inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë; 1.7. programet e BE-së dhe burimet tjera; 2. Kushtet për regjistrimin e mekanizmave të parapara në nën-paragrafët 1.3..; 1.4.; 1.5. dhe 1.6. të këtij neni rregullohen sipas legjislacionit në fuqi. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The Government and the Ministry must issue the subordinate acts required by this law within six months after the law enters into force.
Neni 22 Nxjerrja e akteve nënligjore Qeveria dhe Ministria brenda gjashtë (6) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, nxjerrin aktet nënligjore të parapara me këtë ligj. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: When this law enters into force, all provisions that conflict with it are repealed.
Neni 23 Dispozitat shfuqizuese Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohen të gjitha dispozitat që janë në kundërshtim me këtë ligj. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette.
Neni 24 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 06/L-049 02 nëntor 2018 Shpallur me dekretin Nr. DL-055-2018, datë 21.11.2018 nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 06/L-049 PËR INOVACION SHKENCOR DHE TRANSFER TË DIJES DHE TEKNOLOGJISË
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in