LIGJI NR. 06/L-056 PËR KËSHILLIN PROKURORIAL TË KOSOVËS
This is the preamble/title of Law No. 06/L-056 on the Kosovo Prosecutorial Council.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 06/L-056
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble/title of Law No. 06/L-056 on the Kosovo Prosecutorial Council. This provision says the law sets out the duties, responsibilities, organization, and functioning of the Kosovo Prosecutorial Council. This article defines key terms used in the law. The Council must act independently and must not interfere with prosecutorial independence. The Chair, Vice-Chair, and Council member must carry out their duties independently, professionally, and impartially.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 06/L-056 PËR KËSHILLIN PROKURORIAL TË KOSOVËS
Showing 41 of 41
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble/title of Law No. 06/L-056 on the Kosovo Prosecutorial Council.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 10 / 03 PRILL 2019, PRISHTINË 19 LIGJI NR. 06/L-056 PËR KËSHILLIN PROKURORIAL TË KOSOVËS LIGJI NR. 06/L-056 PËR KËSHILLIN PROKURORIAL TË KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR KËSHILLIN PROKURORIAL TË KOSOVËS
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law sets out the duties, responsibilities, organization, and functioning of the Kosovo Prosecutorial Council.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj përcakton detyrat, përgjegjësitë, organizimin dhe funksionimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Kushtetuta – Kushtetuta e Republikës së Kosovës; 1.2. Presidenti – Presidenti i Republikës së Kosovës; 1.3. Kuvendi – Kuvendi i Republikës së Kosovës; 1.4. Këshilli - Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) – institucion kushtetues i themeluar me Nenin 110 të Kushtetutës; 1.5. Kryesues – Kryesuesi i zgjedhur nga anëtarët e Këshillit; 1.6. Anëtar i Këshillit – Në rastet kur nuk përcaktohet ndryshe nënkupton Kryesuesin, zëvendës-kryesuesin dhe anëtarin e Këshillit; 1.7. Ditë - ditët kalendarike; 1.8. Sekretariati - njësinë e themeluar brenda Këshillit më qëllim të ofrimit të mbështetjes administrative për Këshillin dhe Prokuroritë; 1.9. Drejtori - Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit; 1.10. Akademia - Akademia e Drejtësisë, institucion ligjor kompetent për trajnimin e prokurorëve si dhe trajnimin e stafit administrativ gjyqësor dhe prokurorial; 1.11. Kryeprokurori i Shtetit -është kreu i Zyrës së Prokurorit të Shtetit; 1.12. Prokuror i Shtetit – institucion i pavarur kompetent dhe përgjegjës për ndjekjen e personave të akuzuar për kryerjen e veprave penale dhe veprave të tjera siç ceken me ligj dhe përfshinë si në vijim: prokuroritë themelore, prokurorinë e Apelit, prokurorinë Speciale, Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe cilado njësi tjetër organizative që mund të krijohet për të ushtruar funksione prokuroriale. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 10 / 03 PRILL 2019, PRISHTINË 20 LIGJI NR. 06/L-056 PËR KËSHILLIN PROKURORIAL TË KOSOVËS 2. Fjalët e një gjinie përfshijnë edhe gjininë tjetër. KAPITULLI II DETYRAT, PËRGJEGJËSITË DHE PËRBËRJA E KËSHILLIT - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Council must act independently and must not interfere with prosecutorial independence.
Neni 3 Parimet bazë të veprimtarisë së Këshillit 1. Këshilli: 1.1. është një institucion plotësisht i pavarur në ushtrimin e funksioneve të veta me qëllim të sigurimit të një sistemi prokurorial të pavarur, profesional dhe të paanshëm siç përcaktohet me Kushtetutë dhe me ligj; 1.2. siguron që prokuroritë të pasqyrojnë natyrën shumetnike të Republikës së Kosovës dhe ndërmerr masa të nevojshme për të rritur numrin e prokurorëve nga komunitetet jo-shumicë në Kosovë, në pajtim me parimet e pranuara ndërkombëtarisht të barazisë gjinore; 1.3. siguron që të gjithë personat të kenë qasje të barabartë në drejtësi; 1.4. siguron që prokuroritë të respektojnë parimet e mosdiskriminimit, proporcionalitetit, si dhe të drejtat e njeriut dhe të barazisë gjinore, të garantuara me Kushtetutë dhe me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare që zbatohen në Republikën e Kosovës; 1.5. gjatë ushtrimit të detyrave dhe kompetencave, Këshilli vepron në atë mënyrë që respekton dhe ruan pavarësinë e prokurorëve derisa këta kryejnë funksionet e tyre të ndjekjes. Këshilli nuk do të urdhërojë apo ndikojë, të përpiqet të ndikojë apo të ndërmarrë në ndonjë mënyrë tjetër ndonjë veprim apo të japë çfarëdo deklarate e cila në mënyrë të arsyeshme mund të shihej si ndërhyrje apo përpjekje për ndërhyrje në pavarësinë e funksionit të prokurorisë në raport me cilindo person, hetim apo lëndë. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Chair, Vice-Chair, and Council member must carry out their duties independently, professionally, and impartially.
Neni 4 Pavarësia dhe paanshmëria e anëtarëve të Këshillit Kryesuesi, zëvendës-kryesuesi dhe anëtari i Këshillit ushtrojnë detyrat e tyre në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Anëtarët e Këshillit Prokurorial nuk mbajnë përgjegjësi penale ose civile për mendimet e shprehura brenda fushëveprimit të tyre si anëtarë të Këshillit.
Neni 5 Përgjegjësia personale e anëtarëve të Këshillit Anëtarët e Këshillit Prokurorial nuk mbajnë përgjegjësi penale apo civile për mendimet e shprehura brenda fushëveprimit të tyre, si anëtarë të Këshillit. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Council is a legal person, its seat is in Prishtina, and it uses the emblem of the Republic of Kosovo under the law on state symbols. It also has its own unique symbol set by an internal act.
Neni 6 Statusi, selia dhe stema 1. Këshilli është person juridik. 2. Selia e Këshillit është në Prishtinë. 3. Këshilli dhe prokurori i shtetit përdorin stemën e Republikës së Kosovës, në pajtim me ligjin për përdorimin e simboleve shtetërore të Kosovës. 4. Këshilli ka simbolin e vet unik të përcaktuar me akt të brendshëm. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 10 / 03 PRILL 2019, PRISHTINË 21 LIGJI NR. 06/L-056 PËR KËSHILLIN PROKURORIAL TË KOSOVËS - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Këshilli ka detyrë dhe kompetencë të organizojë, administrojë dhe mbikëqyrë funksionimin e prokurorive, si edhe të propozojë ose vendosë për emërime, shkarkime, rregulla, etikë dhe çështje të tjera të brendshme.
Neni 7 Detyrat dhe përgjegjësitë e Këshillit 1. Këshilli ushtron detyrat dhe përgjegjësitë si në vijim: 1.1. vendos për organizimin, menaxhimin, administrimin dhe mbikëqyrjen e funksionimit të prokurorive sipas ligjit; 1.2. i propozon Presidentit emërimin, riemërimin dhe shkarkimin e prokurorëve, si dhe siguron se të gjithë kandidatët e propozuar i plotësojnë kriteret e përcaktuara me ligj, sipas procedurave përkatëse ligjore; 1.3. i propozon Presidentit emërimin dhe shkarkimin e Kryeprokurorit të Shtetit, siguron se kandidati i propozuar i plotëson kriteret e përcaktuara me ligj dhe janë zhvilluar procedurat përkatëse; 1.4. vendos për emërimin e kryeprokurorëve të Prokurorive Themelore, Prokurorisë Speciale dhe Prokurorisë së Apelit, në pajtim me Ligjin për Prokurorinë e Shtetit dhe Ligjin për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës; 1.5. siguron zbatimin dhe mbikëqyrë kriteret për pranim në prokurori, të cilat duhet të bëhen në pajtim me parimet e meritës, mundësive të barabarta, barazisë gjinore, mosdiskriminimit dhe përfaqësimit të barabartë, në bazë të konkursit publik dhe pas verifikimit të zotësisë së veprimit të kandidatëve; 1.6. shpalljen e konkursit publik për prokurorë; 1.7. Vendos për organizimin e provimit për kandidatët për prokurorë sipas rregullores së miratuar nga Këshilli përcaktimin e numrit të prokurorëve për secilën prokurori; 1.8. vendos dhe mbikëqyrë zbatimin e kritereve për përbërjen etnike të juridiksionit territorial të prokurorisë përkatëse dhe për plotësimin e vendeve të lira të punës, të garantuara për anëtarë të komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë; 1.9. vendos për numrin e prokurorëve në secilin Prokurori; 1.10. përgatit, dërgon dhe mbikëqyrë buxhetin e Prokurorit të Shtetit dhe Këshillit Prokurorial; 1.11. vendos për avancimin, transferimin dhe disiplinimin e prokurorëve; 1.12. vendos kriteret për vlerësimin e prokurorëve, për ngarkesën me lëndë të prokurorive dhe për funksionim efikas të prokurorive si dhe kontrollon dhe garanton procesin e vlerësimit dhe shqyrton ankimet e prokurorëve për vlerësimin e tyre; 1.13. vendos dhe mbikëqyrë kriteret për përcaktimin e politikave, standardëve dhe udhëzimeve sa i përket trajnimit të prokurorëve dhe personelit tjetër dhe mbikëqyrjen e zbatimit të trajnimit dhe zhvillimit profesional të prokurorëve nga Akademia apo shoqata apo organizata tjera trajnuese; 1.14. miraton Kodin e Etikës Profesionale për anëtarët e Këshillit, shkelja e të cilit paraqet bazë për sanksione, përfshirë shkarkimin nga Këshilli; 1.15. miraton Kodin e Etikës Profesionale për prokurorë, shkelja e të cilit paraqet bazë për sanksione, përfshirë shkarkimin nga funksioni; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 10 / 03 PRILL 2019, PRISHTINË 22 LIGJI NR. 06/L-056 PËR KËSHILLIN PROKURORIAL TË KOSOVËS 1.16. miraton Kodin e Etikës profesionale për stafin administrativ, shqiptimin e masave disiplinore të përcaktuara me Ligjin përkatës për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, shkelja e të cilit paraqet bazë për sanksione; 1.17. sigurimin që prokurorët të veprojnë në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme gjatë kryerjes së të gjitha funksioneve prokuroriale; 1.18. në bashkëpunimin me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit zhvillon politika dhe strategji prokuroriale për luftimin efektiv të kriminalitetit; 1.19. përgatitjen e një raporti vjetor mbi veprimtaritë dhe shpenzimet e Prokurorit të Shtetit dhe të Këshillit; 1.20. mbikëqyrjen dhe administrimin e prokurorive dhe personelit të saj; 1.21. mbikëqyrjen e sekretariatit, Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë dhe nxjerrjen e rregullave dhe rregulloreve në pajtim me kompetencat e veta; 1.22. përcaktimin e procedurave për seancat dhe zhvillimin e seancave disiplinore; 1.23. bashkëpunon me këshillat prokuroriale të shteteve të tjera dhe organizatat përkatëse vendore dhe ndërkombëtare, me kusht që të mos ndikojë në pavarësinë e punës së tij; 1.24. shpalljen e rregullave dhe rregulloreve në pajtim me ligjet mbi informimin publik lidhur me menaxhimin dhe zbulimin e informacionit që mbahet nga Prokurori i Shtetit; 1.25. themelimin e komisioneve të cilat Këshilli i vlerëson si të nevojshme; 1.26. miratimin e rregullave të punës për funksionimin e Këshillit dhe komisioneve të veta dhe për zgjedhjen e atyre anëtarëve të Këshillit që zgjidhen nga kolegët e tyre, rregulla këto që janë në dispozicion të publikut; 1.27. nxjerrjen e rregullores për procedurën e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të shtetit dhe emërimit të kryeprokurorëve të prokurorive; 1.28. nxjerrjen e rregullores për organizimin e brendshëm të prokurorit të shtetit; 1.29. garantimin e një sistemi të hapur dhe të përgjegjshëm të administrimit të vendimeve të Këshillit dhe të Prokurorit të Shtetit; 1.30. raportimin para publikut për zbatimin e objektivave të saj të përcaktuara në mënyrë specifike dhe të bazuar në indikator të matshëm; 1.31. miraton aktet nënligjore në funksion të zbatimit të detyrave dhe përgjegjësive të tij, në pajtim me legjislacionin në fuqi; 1.32. kryen detyra të tjera të përcaktuara në ligj. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Council membership is incompatible with holding several listed public or political positions, and a newly elected member must resign from any incompatible position before appointment.
Neni 8 Papajtueshmëria e të qenit anëtar i Këshillit 1. Anëtarësia në Këshill është i papajtueshëm kur është: 1.1. gjyqtar; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 10 / 03 PRILL 2019, PRISHTINË 23 LIGJI NR. 06/L-056 PËR KËSHILLIN PROKURORIAL TË KOSOVËS 1.2. është prokuror me mandat fillestar; 1.3. është deputet i Kuvendit, anëtar i Qeverisë, kryetar komune apo anëtar i kuvendit të komunës; 1.4. personi që ushtron funksion në cilindo subjekt politik, shoqatë apo fondacion të lidhur me ndonjë subjekt politik; 1.5. personi që punon për administratën, përfshirë personat që kryejnë detyra në Qeverinë apo në organet administrative, institucionet të themeluara me Kushtetutë apo të krijuara përmes legjislacionit; 1.6. të mos jenë dënuar për vepër penale, me përjashtim të veprave penale të kryera nga pakujdesia. 2. Anëtari i zgjedhur i Këshillit shkarkohet nga Këshilli nëse ky nuk jep dorëheqje nga një pozitë që është në mospajtim para emërimit si anëtar i Këshillit. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: This article sets the Council at 13 members and limits what certain members may do.
Neni 9 Përbërja e anëtarëve të Këshillit 1. Këshilli, përbëhet nga trembëdhjetë (13) anëtarë, si vijon: 1.1. dhjetë (10) anëtarë, nga radhët e prokurorëve dhe atë: 1.1.1. Kryeprokurori i Shtetit; 1.1.2. shtatë (7) anëtarë, prokurorë nga prokuroritë themelore, të përfaqësuar me nga një (1) anëtar, të zgjedhur nga prokurorët e asaj prokurorie; 1.1.3. një (1) anëtar, prokuror nga Prokuroria e Apelit, i zgjedhur nga prokurorët e asaj prokurorie; 1.1.4. një (1) anëtar, prokuror nga Prokuroria Speciale, i zgjedhur nga prokurorët e asaj prokurorie. 1.2. një (1) anëtar avokat nga Oda e Avokatëve të Kosovës; 1.3. një (1) anëtar, profesor universitar i drejtësisë; 1.4. një (1) anëtar, përfaqësues nga shoqëria civile. 2. Anëtarët e Këshillit nga nën-paragrafi 1.1. i këtij neni, përveç Kryeprokurorit të Shtetit, nuk mund të ushtrojnë njëkohësisht detyrën e kryeprokurorit të cilësdo prokurori. 3. Tre (3) anëtarët jo-prokurorë të Këshillit, të zgjedhur nga Kuvendi, sipas nenit 65 (10) të Kushtetutës, zgjidhen me votim të fshehtë, me shumicën e votave të deputetëve të pranishëm dhe që votojnë, bazuar në një listë prej dy (2) kandidatëve për secilën pozitë të propozuar nga organet përkatëse e që përfshin: 3.1. një (1) anëtar nga Oda e Avokatëve të Kosovës; 3.2. një (1) profesor nga fakultetet juridike të Republikës së Kosovës; 3.3 “një (1) përfaqësues nga shoqëria civile. Përfaqësuesi i shoqërisë civile përzgjidhet me anë të konkursit publik të shpallur nga Kuvendi, i cili duhet të ketë përgatitje të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 10 / 03 PRILL 2019, PRISHTINË 24 LIGJI NR. 06/L-056 PËR KËSHILLIN PROKURORIAL TË KOSOVËS lartë profesionale, njohuri të dëshmuara nga fusha e drejtësisë, njohuri nga fusha e të drejtave të njeriut, përvojë pune në çështjet ligjore prej pesë (5) viteve, dhe përkrahjen e së paku pesë (5) organizatave të shoqërisë civile të fushës së drejtësisë. 4. Anëtarët e Këshillit pasqyrojnë natyrën shumetnike dhe parimet e barazisë gjinore në Republikën e Kosovës dhe zgjedhën bazuar në kompetencën, përvojën dhe njohurinë e tyre. 5. Gjatë kohës së ushtrimit të funksionit të anëtarit të Këshillit, i njëjti nuk mund të ngritët në detyrë në sistemin prokurorial. 6. Anëtarët e Këshillit me orar të plotë nuk mund të ushtrojnë detyrën e prokurorit në asnjë zyre të prokurorisë. 7. Këshilli do të miratojë rregullore të veçantë për zbatimin e këtij neni. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Assembly must start the selection process for Council members six months before a term ends, or within 30 days if a vacancy opens early.
Neni 10 Procedura e propozimit, zgjedhjes dhe e shkarkimit të anëtarëve që zgjedhën nga Kuvendi 1. Procedura për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit nga Kuvendi, fillon gjashtë (6) muaj para skadimit të mandatit të anëtarit. 2. Përjashtimisht nga paragrafi 1. i këtij neni, kur mandati përfundon para kohe, siç përcaktohet me këtë ligj, procedura për zgjedhjen e anëtarit fillon brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e mbetjes së vendit të lirë. 3. Kuvendi e shpall konkursin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit, në media të shkruara dhe elektronike dhe në gjuhët zyrtare. 4. Komisioni përkatës i Kuvendit (në tekstin e mëtejmë: Komisioni) përcakton kriteret e konkursit për zgjedhjen e anëtarit. Afati i kohëzgjatjes së konkursit nuk mund të jetë më i shkurtër se pesëmbëdhjetë (15), e as më i gjatë se njëzet (20) ditë. 5. Pas skadimit të afatit të paraparë në paragrafin 4. të këtij neni, Komisioni brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, vlerëson nëse kandidatët i plotësojnë kushtet për t’u zgjedhur anëtarë të këshillit, dhe hedh poshtë kandidaturat që nuk i plotësojnë kushtet e përcaktuara në konkurs. 6. Komisioni zhvillon intervistë me secilin kandidat i cili plotëson kushtet për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit dhe në bazë të të dhënave të paraqitura dhe rezultateve të intervistës, përgatitë listën e ngushtë të kandidatëve. 7. Kuvendi me votim të fshehtë zgjedh anëtarët e Këshillit. 8. Lista për seancën e Kuvendit përbëhet nga dy (2) kandidatë për një pozitë. 9. Nëse në rrethin e parë, kandidatët e propozuar nga komisioni përkatës i Kuvendit nuk marrin shumicën e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm dhe që votojnë, atëherë në raundin e dytë konsiderohet i zgjedhur kandidati me numrin më të madh të votave. 10. Shkarkimi i anëtarëve jo-prokurorë të Këshillit, bëhet nga Kuvendi me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, me propozim të komisionit përkatës ose Këshillit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 10 / 03 PRILL 2019, PRISHTINË 25 LIGJI NR. 06/L-056 PËR KËSHILLIN PROKURORIAL TË KOSOVËS - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Council elects a chairperson and deputy chairperson for a three-year term. The chairperson leads, represents, and reports on the Council’s work, and the deputy may act for the Council if the chairperson is absent or unable to act.
Neni 11 Kryesuesi dhe zëvendës-kryesuesi i Këshillit 1. Këshilli nga radhët e anëtarëve të vet prokurorë, zgjedh kryesuesin dhe zëvendëskryesuesin, me mandat tre (3) vjeçar. Zgjedhja në këto funksione nuk e zgjat mandatin e anëtarit të Këshillit. 2. Kryesuesi i Këshillit ka këto autorizime: 2.1. kryeson të gjitha takimet e Këshillit; 2.2. miraton rendin e ditës dhe pikave që do t’i dërgohen Këshillit për konsiderim dhe vendim; 2.3. përfaqëson Këshillin; 2.4. mbikëqyr dhe menaxhon punën e Këshillit dhe komisioneve të tij; 2.5. procedon buxhetin e hartuar nga Këshilli për shpenzimet e veprimeve dhe të personelit të Këshillit dhe të prokurorit të shtetit; 2.6. paraqet raport me shkrim së paku një (1) herë në vit para Kuvendit mbi performancën, veprimet, shpenzimet dhe nevojat e Prokurorit të Shtetit; 2.7. Me pëlqimin e Këshillit, propozon anëtarët e komisioneve të përhershme siç ceket me këtë ligj, dhe ndërmerr detyra të tjera sipas udhëzimit të Këshillit. 3. Kryesuesi i Këshillit së paku një (1) herë në vit paraqet raporte publike vjetore për performancën, veprimet, kostot dhe nevojat buxhetore të sistemit prokurorial. 4. Organizon procedurën e zgjedhjes së anëtarëve të komisioneve të përhershme sipas këtij ligji, duke i mundësuar Këshillit një proces transparent dhe të përgjegjshëm të propozimeve dhe emërimit të tyre. 5. Zëvendës kryesuesi ka autoritet të plotë për të vepruar në emër të Këshillit, në rast të mungesës apo paaftësisë së kryesuesit. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Council members serve a five-year term, with no re-election, and certain officeholders serve full-time and suspend their prosecutor duties.
Neni 12 Mandati i anëtarëve të Këshillit 1. Anëtarët e Këshillit qëndrojnë në detyrë për një mandat pesë (5) vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje. 2. Kryesuesi, zëvendëskryesuesi, kryetari i Komisionit për Çështje Normative, kryetari për Çështjen e Vlerësimin të Performancës dhe kryetari për Administrimin e Prokurorive, shërbejnë në Këshill me kohë të plotë dhe pezullojnë detyrën e prokurorit. 3. Anëtarët prokurorë të Këshillit me orar të plotë nuk do të humbasin statusin e prokurorit, dhe kanë të drejtë t’i kthehen shërbimit si prokuror i prokurorisë në të cilën ishin emëruar para fillimit të mandatit të anëtarit të Këshillit. 4. Gjatë kohës së ushtrimit të funksionit të anëtarit të Këshillit, i njëjti nuk mund të ngritët në detyrë, si dhe nuk mund të emërohet Kryeprokuror i Prokurorisë përkatëse. 5. Afati i qëndrimit në detyrë i anëtarëve të zgjedhur të Këshillit fillon nga data e zgjedhjes së tyre për anëtar të Këshillit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 10 / 03 PRILL 2019, PRISHTINË 26 LIGJI NR. 06/L-056 PËR KËSHILLIN PROKURORIAL TË KOSOVËS - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Mandati i anëtarit të Këshillit mbaron në disa raste, përfshirë dorëheqjen me njoftim 30-ditor, mungesën e vazhduar për më shumë se 3 muaj pa arsye të vërtetuar, ose dënimin për vepër penale, përveç veprave nga pakujdesia.
Neni 13 Përfundimi i mandatit 1. Mandati i anëtarit të Këshillit përfundon me: 1.1. vdekje; 1.2. humbjen e zotësisë për veprim; 1.3. dështimin e vazhduar për të marrë pjesë në veprimtaritë e Këshillit më gjatë se tre (3) muaj, pa arsye të vërtetuar; 1.4. pushimin e statusit mbi të cilin bazohet emërimi; 1.5. skadimin e mandatit; 1.6. dorëheqje, duke i ofruar Këshillit njoftim paraprak prej tridhjetë (30) ditësh; 1.7. arritjen e moshës së pensionimit; 1.8. është dënuar për vepër penale, me përjashtim të veprave penale të kryera nga pakujdesia. 2. Anëtarët e Këshillit shkarkohen nga funksioni para skadimit të mandatit për të cilin janë zgjedhur, nëse: 2.1. funksionin e anëtarit të Këshillit nuk e kryen në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin; 2.2. ushtron funksionin në kundërshtim me detyrat dhe përgjegjësitë e tij. 3. Nëse një vend në Këshill lirohet para skadimit të mandatit të një anëtari, pozita e lirë plotësohet në të njëjtën mënyrë si për anëtarin të cilit i ka skaduar mandati. Personi, përveç Kryeprokurorit të Shtetit, i cili zgjedhet të plotësojë një vend të lirë në Këshill emërohet apo zgjedhet me një mandat të plotë pesë (5) vjeçar. 4. Procedura për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit nga radhët e prokurorëve, fillon tre (3) muaj para skadimit të mandatit të rregullt. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Council meetings are generally open to the public, the agenda must be public at least 24 hours before the meeting, and certain matters may justify a closed meeting.
Neni 14 Natyra publike e takimeve të Këshillit 1. Takimet e Këshillit janë të hapura për publikun. 2. Rendi i ditës së Këshillit do të jetë publikisht i hapur së paku njëzet e katër (24) orë para takimit. 3. Këshilli mund të vendos të mbajë takim të mbyllur për publikun me shumicën e votave të anëtarëve për çështjet si në vijim: 3.1. një sekret shtetëror zyrtar zbulimi i të cilit do të ishte shkelje e ligjit; 3.2. çështje e personelit që kanë të bëjnë me prokurorë apo punonjës të prokurorisë, përpos takimit të Këshillit ku merret një vendim përfundimtar disiplinor kundër një prokurori; 3.3. informacioni jo publik apo zbulimi i të dhënave që do të rrezikonin jetën apo sigurinë e cilitdo person; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 10 / 03 PRILL 2019, PRISHTINË 27 LIGJI NR. 06/L-056 PËR KËSHILLIN PROKURORIAL TË KOSOVËS 3.4. një hetim në vazhdim për sjellje të pahijshme apo veprimtari kriminale, zbulimi i së cilës në masë të arsyeshme do të rrezikonte objektivitetin dhe efikasitetin e hetimit; 3.5. vlerësimi i performancës së prokurorëve dhe nëpunësve administrativ; 3.6. informacioni pronësor, zbulimi i së cilës mund të paragjykonte interesat e cilësdo palë që konkurron për një tender qeveritar; 3.7. informacione, të dhëna, procese apo kode kompjuterike të biznesit pronësor të cilat janë konfidenciale sipas marrëveshjes kontraktuese apo marrëveshjes për mos zbulim ndërmjet tregtarit dhe Këshillit; dhe 3.8. cilido informacion tjetër, zbulimi i të cilit do të përbënte shkelje të ligjit. 4. Pasi që Këshilli ka mbyllur takimin asnjë anëtar i Këshillit apo asnjë person pjesëmarrës në takim nuk diskuton mbi natyrën, përmbajtjen apo rezultatin e takimit përpos nëse me ligj është paraparë ndryshe. 5. Këshilli mund të thërrasë takim urgjent për të adresuar çështjet që lidhen me sigurinë e godinave ose personelit të gjykatës apo kur rrethana të veçanta kërkojnë veprim të menjëhershëm. Këshilli mund të mblidhet për seancë urgjente me thirrjen e Kryesuesit, apo nëse ky mungon, më thirrjen e Zëvendës kryesuesit. Brenda njëzetekatër (24) orësh pas përfundimit të seancës emergjente Kryesuesi informon publikun për natyrën e emergjencës si dhe pikat e diskutuara në takim, përveç nëse zbulimi përjashtohet me këtë nen. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: This article sets the Council quorum at 9 members and says Council decisions are taken by a simple majority of members present, unless the law says otherwise.
Neni 15 Kuorumi dhe vendimmarrja 1. Kuorumi i Këshillit formohet me nëntë (9) anëtarë. 2. Vendimet e Këshillit merren me shumicë të thjeshtë votash të anëtarëve të pranishëm, përveç nëse ligji parasheh ndryshe. 3. Kryesuesi, gjegjësisht zëvendës kryesuesi kur udhëheq mbledhjen e Këshillit, voton i fundit. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The Council has permanent committees, may create additional temporary or permanent committees when needed, and must issue rules on the committees’ duties and responsibilities.
Neni 16 Komisionet e Këshillit 1. Këshilli ka komisionet e veta të përhershme si në vijim: 1.1. Komisioni për Çështje Normative; 1.2. Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel; 1.3. Komisioni për Administrimin e Prokurorive; 1.4. Komisioni për vlerësim të performancës së prokurorëve. 2. Këshilli mund të themelojë edhe komisione të tjera të përkohshme ose të përhershme, sipas nevojës. 3. Këshilli nxjerrë rregullore për detyrat dhe përgjegjësitë e Komisioneve të përcaktuara në këtë nen. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 10 / 03 PRILL 2019, PRISHTINË 28 LIGJI NR. 06/L-056 PËR KËSHILLIN PROKURORIAL TË KOSOVËS - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Këshilli duhet të hartojë dhe menaxhojë buxhetin vjetor, dhe të mbajë përgjegjësi për shpenzimet, fondet, llogaritë dhe auditimet financiare.
Neni 17 Buxheti vjetor 1. Këshilli harton buxhetin vjetor, në pajtueshmëri me Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë. 2. Këshilli menaxhon buxhetin vjetor për Këshillin dhe prokuroritë në mënyrë të pavarur dhe mban përgjegjësi për mbikëqyrjen e shpenzimeve, alokimin e fondeve, mirëmbajtjen e llogarive të sakta dhe aktuale dhe auditimeve financiare. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Chairperson, Deputy Chairperson, and full-time Council members receive salaries during their mandate; part-time members are entitled to compensation, and the Council must approve the compensation scheme for them.
Neni 18 Paga e kryesuesit dhe anëtarëve të Këshillit 1. Përjashtimisht Kryeprokurorit të shtetit, gjatë mandatit të tyre, Kryesuesi, zëvendëskryesuesi dhe anëtarët e Këshillit me orar të plotë pranojnë pagën si në vijim: 1.1. kryesuesi pranon pagë ekuivalente me pagën e Kryetarit të Gjykatës Supreme; 1.2. anëtarët prokurorë me orar të plotë pranojnë pagën ekuivalente të gjyqtarit të Gjykatës Supreme. 2. Anëtarët e Këshillit me orar jo të plotë kanë të drejtë në kompensim për punën e tyre si anëtarë të Këshillit. Këshilli do të miratojë skemën e kompensimit përkatësisht pagën për anëtarët me orar jo të plotë. 3. Gjatë mandatit të tyre, kryesuesi, si dhe anëtarët prokurorë, me orar të plotë pranojnë vetëm pagën e përcaktuar me ligj, përveç për rimbursime të shpenzimeve të arsyeshme dhe të nevojshme që ndërlidhet me ushtrimin e detyrave të tyre, siç përcaktohet në paragrafin 5. të këtij neni. 4. Kryesuesi dhe Zëvendës-kryesuesi, me përfundimin e mandatit të tyre do të pranojnë kompensimin që lidhet me pozitën fillestare në të cilën këta do të kthehen. 5. Kryesuesi, zëvendëskryesuesi dhe anëtarët prokurorë të Këshillit nuk kanë të drejtë të ushtrojnë ndonjë detyrë tjetër publike apo profesionale për të cilën shpërblehen me pagesë, përveç mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë, Akademisë së Drejtësisë apo rasteve të parapara me ligj. 6. Kryesuesi, zëvendëskryesuesi dhe anëtarët prokurorë të Këshillit mund të merren me veprimtari shkencore, kulturore, akademike dhe veprimtari tjera, të cilat nuk bien në kundërshtim me funksionet e tyre dhe me legjislacionin në fuqi. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The Council must set and publish disciplinary rules for its members, a three-member committee decides disciplinary measures and sanctions, and a dismissed Council member may appeal to the Supreme Court within 15 days.
Neni 19 Procedurat disiplinore për anëtarët e Këshillit 1. Këshilli përcakton dhe publikon rregullat dhe procedurat disiplinore të zbatueshme ndaj anëtarëve të vet duke përfshirë ato procedura që përcaktojnë hetimin, pezullimin apo rekomandimin për shkarkim të cilitdo anëtari të Këshillit. 2. Komision i përbërë nga tre (3) anëtarë, njëri nga të cilët duhet të jetë anëtar prokuror i Këshillit, dhe dy (2) të tjerë nga radhët e prokurorëve, i themeluar nga Këshilli, vendos për masat disiplinore dhe për sanksione, përfshirë pezullimin dhe shkarkimin e cilit do anëtarë të Këshillit. 3.Me rekomandimin e komisionit, një (1) anëtar i Këshillit mund të shkarkohet me anë të dy të tretave (2/3) të votave të anëtarëve të Këshillit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 10 / 03 PRILL 2019, PRISHTINË 29 LIGJI NR. 06/L-056 PËR KËSHILLIN PROKURORIAL TË KOSOVËS 4. Një (1) anëtar i Këshillit i cili është shkarkuar gëzon të drejtën të ankohet kundër vendimit të Këshillit drejtpërsëdrejti në Gjykatën Supreme brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga vendimi për shkarkim. KAPITULLI III REKRUTIMI, PROPOZIMI DHE EMËRIMI I PROKURORËVE - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Council must publicly invite qualified legal professionals to apply for prosecutor posts and must run recruitment and selection procedures with set criteria and verification steps.
Neni 20 Rekrutimi dhe përzgjedhja e kandidatëve 1. Për rekrutimin e kandidatëve për prokurorë, Këshilli përmes një shpallje publike fton të aplikojnë të gjithë profesionistët e kualifikuar ligjorë. 2. Me rastin e rekrutimit të një kandidati, Këshilli, në mes tjerash do të marrë parasysh kriteret në vijim: 2.1. njohurinë profesionale, përvojën e punës dhe performancës, përfshirë njohuritë dhe respektimin e të drejtave të njeriut; 2.2. kapacitetin për arsyetime ligjore siç të jetë dëshmuar përmes veprimtarive profesionale në fushën e drejtësisë, përfshirë këtu si gjyqtarë, prokurorë apo avokatë, punë akademike apo veprimtari tjetër profesionale; 2.3. aftësinë profesionale bazuar në rezultatet e karrierës së mëparshme, përfshirë pjesëmarrjen në forma të organizuara të trajnimit ku është vlerësuar përformanca; 2.4. aftësinë dhe kapacitetin në analizimin e problemeve ligjore; 2.5. aftësinë për të kryer detyrat në mënyrë të paanshme, të ndershme, me kujdes dhe me përgjegjësi; 2.6. aftësinë komunikuese; dhe 2.7. integritetin personal. 3. Në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin e zbatueshëm, Këshilli zhvillon dhe zbaton procedura për rekrutimin dhe propozimin e kandidatëve për emërim si prokurorë. 4. Këshilli zbaton masa dhe veprime rekrutimi, si dhe masa të tjera të cilat i konsideron të nevojshme për të siguruar që një zyrë prokuroriale pasqyron përbërjen etnike të zonës së juridiksionit përkatës. 5. Procedura për vlerësimin e përshtatshmërisë së kandidatit për t’u bërë pjesë e prokurorisë, do të bëhet përmes vërtetimit të të dhënave të dorëzuara nga kandidati, të dhënat nga regjistrat publikë relevantë për vlerësim, përfshirë verifikimin standard të regjistrave për të kaluarën kriminale. 6. Dhënia e përparësisë për kandidatët me kualifikime të barabarta nga komunitetet e nën- përfaqësuara, do të zbatohet përderisa përqindja e prokurorëve pjesëtarë të komuniteteve jo shumicë në Kosovë të jetë nën pesëmbëdhjetë përqind (15%) dhe / ose përderisa përqindja e prokurorëve të cilët janë pjesëtarë të komunitetit serb të Kosovës, të jetë nën tetë përqind (8%). 7. Këshilli harton rregullore të veçantë për të përshkruar procesin e emërimit dhe të riemërimit të prokurorëve nga komunitetet e nën-përfaqësuara në mesin e prokurorëve që shërbejnë në Kosovë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 10 / 03 PRILL 2019, PRISHTINË 30 LIGJI NR. 06/L-056 PËR KËSHILLIN PROKURORIAL TË KOSOVËS - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The Council must run recruitment procedures for candidates to be appointed as prosecutors, in line with the Constitution and criteria it adopts by secondary act.
Neni 21 Propozimi për emërim dhe riemërim 1. Këshilli, përmes një njoftimi publik fton të gjithë personat e kualifikuar ligjorë që të aplikojnë për kandidatë për emërime në Prokurorinë e Shtetit. 2. Këshilli zhvillon dhe zbaton procedurat për rekrutimin e kandidatëve për t’u emëruar si Prokurorë të cilat janë në përputhje me Kushtetutën dhe kriteret për pranim në prokurori te miratuara nga Këshilli me akt nënligjor. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The Council nominates and appoints prosecutors and the President appoints the State Chief Prosecutor for a seven-year term without reappointment.
Neni 22 Emërimi i Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryeprokurorëve 1. Këshilli bën nominimin e Kryeprokurorit të Shtetit nga radhët e Prokurorëve dhe ai emërohet nga Presidenti për një mandat shtatë (7) vjeçar, pa mundësi riemërimi. 2. Këshilli emëron Kryeprokurorët për të gjitha njësitë e tjera të Prokurorit të Shtetit. Çdo prokuror i cili është subjekt i kualifikimeve të përcaktuara me Ligjin mbi Prokurorët e Shtetit ka të drejtë të propozohet për postin e Kryeprokurorit. 3. Kryeprokurori emërohet nga Këshilli për një periudhë katër (4) vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një mandat shtesë. 4. Në mënyrë që të sigurohet se Prokurori i Shtetit pasqyron natyrën shumetnike të Kosovës, Këshilli përpiqet të sigurojë që anëtarët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë të emërohen në role menaxhuese. 5. Këshilli autorizohet të largojë një Kryeprokuror nga ajo pozitë, në pajtim me vlerësimet e performancës të ndërmarra në pajtim me ligjin e zbatueshëm, ose me rastin e konstatimit të sjelljes kriminale, keq-menaxhimit, jo-kompetencës, apo dështimit në kryerjen e detyrave të pozitës. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The President appoints and reappoints prosecutors based on the Council’s proposals.
Neni 23 Emërimi dhe riemërimi i prokurorëve 1. Presidenti emëron dhe riemëron prokurorët bazuar në propozimet e Këshillit. 2. Presidenti, brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh, pas pranimit të propozimit, nxjerr dekret për emërimin në detyrën e prokurorit të kandidatit të propozuar nga Këshilli. Nëse brenda këtij afati Presidenti nuk e emëron prokurorin, Këshilli mund ta paraqesë edhe një herë tjetër kandidatin e propozuar së bashku me arsyetimin plotësues në formë të shkruar. Pas kësaj Presidenti emëron prokurorin sipas propozimit të Këshillit. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Newly appointed prosecutors with a three-year initial mandate may take office only after taking the oath before the President.
Neni 24 Betimi i prokurorëve 1. Prokurori i sapoemëruar me mandat fillestar (3) trevjeçar, merr detyrën pasi të ketë dhënë betimin para Presidentit. 2. Teksti i betimit është si në vijim: “Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale”. 3. Betimi i Prokurorëve të sapoemëruar bëhet me një ceremoni publike para Presidentit, nëse Presidenti nuk vendos ndryshe. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 10 / 03 PRILL 2019, PRISHTINË 31 LIGJI NR. 06/L-056 PËR KËSHILLIN PROKURORIAL TË KOSOVËS 4. Zyra e Presidentit, miraton Rregullore për ceremoninë e betimit të prokurorëve. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Prosecutors may be dismissed for a criminal conviction (except negligent offences) or serious failure to perform duties.
Neni 25 Shkarkimi nga detyra i prokurorëve 1. Prokurorët mund të shkarkohen nga funksioni, për shkak të: 1.1. është dënuar për vepër penale, me përjashtim të veprave penale të kryera nga pakujdesia; dhe 1.2. mosrespektimin e rëndë të detyrave. 2. Prokurorët kanë të drejtë të ankohen ndaj vendimit mbi shkarkimin drejtpërdrejt në Gjykatën Supreme të Kosovës. 3. Këshilli, para dërgimit të propozimit për shkarkim të prokurorit, siguron që të jenë përfunduar të gjitha procedurat përkatëse sipas legjislacionit në fuqi. 4. Këshilli, pas sigurimit se kanë përfunduar të gjitha procedurat përkatëse i dërgon Presidentit propozimet për shkarkimin e prokurorit. 5. Propozimi duhet të përfshijë një raport me shkrim për procesin dhe për prokurorin. 6. Presidenti, brenda tridhjetë (30) ditësh, pas pranimit të propozimit, nxjerr dekret për shkarkimin e prokurorit të propozuar nga Këshilli. Nëse brenda këtij afati Presidenti nuk e shkarkon prokurorin, Këshilli paraqet edhe një herë propozimin për shkarkimin e prokurorit së bashku me arsyetimin plotësues në formë të shkruar. Pas kësaj Presidenti shkarkon prokurorin sipas propozimit të Këshillit. 7. Para zbatimit të vendimit të tillë, prokurori njoftohet zyrtarisht nga Këshilli lidhur me vendimin e Presidentit për miratimin apo mosmiratimin e shkarkimit nga detyra. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: When a prosecutor resigns or retires, the Council sends a proposal to the President for release from duty, and the President issues a decree within 30 days after receiving that proposal.
Neni 26 Lirimi nga detyra i prokurorëve 1. Në rastet e dorëheqjes dhe pensionimit të prokurorëve, Këshilli i dërgon propozimin Presidentit për lirim nga detyra. 2. Presidenti brenda tridhjetë (30) ditësh, pas pranimit të propozimit, nxjerr dekret për lirimin nga detyra të prokurorit. KAPITULLI IV VLERËSIMI, AVANCIMI DHE TRANSFERIMI I PROKURORËVE - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: This article says the Council sets the rules and criteria for prosecutor performance evaluations, and prosecutors can receive the results and object in writing.
Neni 27 Vlerësimi i performancës së prokurorëve 1. Mënyra dhe procedura e vlerësimit të performancës së Prokurorëve përcaktohet përmes rregulloreve dhe rregullave të përpiluara dhe lëshuara nga Këshilli. 2. Këshilli përcakton kriteret për vlerësimin dhe avancimin e Prokurorëve që përfshijnë por nuk kufizohen në: 2.1. njohurinë profesionale, përvojën e punës dhe performancën, duke përfshirë njohjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 10 / 03 PRILL 2019, PRISHTINË 32 LIGJI NR. 06/L-056 PËR KËSHILLIN PROKURORIAL TË KOSOVËS 2.2. zotësinë për arsyetim ligjor; 2.3. aftësinë profesionale, përfshirë pjesëmarrjen në forma të organizuara të trajnimit në të cilën është vlerësuar performanca; 2.4. aftësinë dhe zotësinë për analizimin e problemeve ligjore; 2.5. aftësinë për të kryer detyrat në mënyrë të paanshme, ndërgjegjshme, me zell, vendosmëri dhe përgjegjësi; 2.6. aftësitë e komunikimit; 2.7. sjelljet jashtë zyrës, dhe 2.8. integritetin personal. 3. Çdo Prokuror i cili i është nënshtruar vlerësimit i merr rezultatet e vlerësimit dhe mund të paraqesë kundërshtimet me shkrim në Këshill kundër çdo përfundimi apo gjetje. 4. Vlerësimi i performancës së prokurorëve, me mandat fillestar, bëhet së paku dy (2) herë gjatë këtij mandati nga Komisioni për vlerësim të performancës së prokurorëve, një (1) herë pas trajnimit fillestar dhe një (1) herë në fund të mandatit fillestar. Kriteret për vlerësim gjatë mandatit fillestar do të specifikohen në një rregullore të nxjerrë nga Këshilli. 5. Vlerësimi i performancës se prokurorëve me mandat të përhershëm bëhet çdo tre (3) vjet, në mënyrën e tillë që, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Këshilli cakton me short një e treta (1/3) e prokurorëve, brenda secilës prokurori, si grupin e parë të cilët do t’u nënshtrohen vlerësimit të performancës në afat prej tre (3) muajsh. I njëjti short mbahet pas një (1) viti për të caktuar prokurorët që do bëjnë pjesë në grupin e dytë dhe grupin e tretë pas dy (2) viteve, respektivisht. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: This article allows limited transfer of prosecutors between prosecution offices and bars transfers against a prosecutor’s will unless the law says otherwise.
Neni 28 Transferimi i prokurorëve 1. Me paraqitjen e kërkesës nga Kryeprokurori, Këshilli mund të transferojë një prokuror në një prokurori tjetër për një periudhë kohore jo më të gjatë se 1 (një) vit. 2. Transferimi sipas paragrafit 1. të këtij neni mund të ndërmerret në rastet kur një prokurori ka numër të pamjaftueshëm të prokurorëve për të kryer lëndët që i ka në kompetencë. 3. Prokurorët nuk mund të transferohen në ndonjë prokurori tjetër kundër vullnetit të tyre përveç nëse ky ligj e përcakton ndryshe. 4. Me rastin e aplikimit pranë Këshillit, një prokuror mund të transferohet në një prokurori tjetër në mënyrë permanente. 5. Këshilli shpallë rregullat dhe rregulloret që përcaktojnë standardet dhe procedurat që qeverisin ankesat. 6. Përjashtimisht dispozitave të këtij neni, në raste të jashtëzakonshme, Kryeprokurori i Shtetit mundet të caktoj një prokuror nga një prokurori në një prokurori tjetër, në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The prosecutors’ performance commission is made up of experienced prosecutors with high professional and personal integrity, is led by a Council member from among prosecutors, and evaluates prosecutors’ performance under Article 27.
Neni 29 Komisioni për vlerësimin e performancës së prokurorëve 1. Komisioni për vlerësimin e performancës së prokurorëve përbëhet nga prokurorët me GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 10 / 03 PRILL 2019, PRISHTINË 33 LIGJI NR. 06/L-056 PËR KËSHILLIN PROKURORIAL TË KOSOVËS përvojë dhe me integritet të lartë profesional dhe personal. 2. Komisioni për vlerësimin e performancës se prokurorëve udhëhiqet nga një anëtar i Këshillit nga radhët e prokurorëve. 3. Komisioni për vlerësimin e performancës së prokurorëve vlerëson performancën e prokurorëve në pajtim me nenin 27 të këtij Ligji. Vlerësimi i Komisionit është bazë për avancimin apo uljen në detyrë si dhe për shkarkimin nga detyra e prokurorit të shtetit. 4. Komisioni për punën e tij i përgjigjet Këshillit. 5. Përbërja, mandati, kriteret, mënyra dhe çështje tjera lidhur me vlerësimin e performancës së prokurorëve rregullohet me këtë ligj dhe rregullore të miratuar në Këshill. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The Prosecutorial Performance Review Unit must report on the work of prosecutorial offices, according to Council guidance, and the Council may develop and approve regulations for the unit’s organization and functioning.
Neni 30 Njësiti për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë 1. Sipas udhëzimit të Këshillit, Njësiti për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë raporton mbi punën e zyrave prokuroriale. 2. Këshilli zhvillon dhe miraton rregullore që ndërlidhen me strukturën organizative dhe funksionimin e Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The Secretariat must support the Council and manage several administrative, budget, and personnel functions; the Council may adopt rules on the Secretariat’s organization and operation.
Neni 31 Sekretariati i Këshillit 1.Sekretariati ushtron detyrat dhe përgjegjësitë si në vijim: 1.1. ndihmon Këshillin dhe për të zbatuar rregullat, rregulloret dhe politikat e Këshillit lidhur menaxhimin, buxhetin dhe administrimin e prokurorit të shtetit; 1.2. sipas udhëzimeve të Këshillit apo me vet iniciativë propozon politika dhe akte nënligjore, që janë të nevojshme për ushtrimin e funksioneve të Këshillit dhe zbatimin e këtij ligji. Propozimet dhe iniciativat e Sekretariatit, pas miratimit nga ana e Këshillit, përgatiten dhe i dërgohen Këshillit për miratim; 1.3. sipas udhëzimeve të Këshillit, përgatitë propozim buxhet të konsoliduar për Këshillin dhe Prokurorin e Shtetit; 1.4. administron buxhetin e miratuar; 1.5. menaxhon me personelin administrativ dhe mbështetës të prokurorit të shtetit, bazuar në ngarkesën me punë, mirëmbajtjen e regjistrave të personelit, themelimin e sistemit të vlerësimit të performancës, sigurimin e disiplinimit të duhur të punonjësve të prokurorit të shtetit si dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre të punësimit; 1.6 .siguron që prokurori i shtetit të kenë furnizim të duhur dhe me kohë me materialet e nevojshme për funksionimin efikas dhe efektiv të prokurorive; 1.7. ofron mbështetje administrative për Këshillin dhe komisionet e Këshillit dhe ndërmerr detyra dhe autoritete të tjera sipas udhëzimeve të Këshillit. 2. Këshilli miraton rregullore për strukturën organizative dhe funksionimin e Sekretariatit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 10 / 03 PRILL 2019, PRISHTINË 34 LIGJI NR. 06/L-056 PËR KËSHILLIN PROKURORIAL TË KOSOVËS - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The Council appoints, selects, and dismisses the Secretariat’s Director General and sets the salary; the Director General must report to the Council and Chair and answer Council information requests.
Neni 32 Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit 1. Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit: 1.1. përzgjedhet, emërohet dhe shkarkohet nga Këshilli, pas shpalljes publike të pozitës dhe bazohet në një proces konkurrues, në përputhje me procedurat, kriteret dhe kualifikimet që zhvillohen dhe miratohen nga ana e Këshillit; 1.2. është zyrtari kryesor administrativ; 1.3. është përgjegjës ndaj Këshillit për administrimin efikas dhe efektiv të administratës dhe këshillit dhe Prokurorit të Shtetit; 1.4. i raporton Këshillit dhe Kryesuesit të Këshillit; 1.5. merr pjesë në takimet e Këshillit dhe i përgjigjet të gjitha kërkesave të Këshillit për informacion. 2. Këshilli cakton pagën e drejtorit të sekretariatit, në pajtim me legjislacionin në fuqi. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: The Council appoints the Director, sets the Director’s salary, and the Director must report to the Council.
Neni 33 Drejtori i Njësisë për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë 1. Drejtori i Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë zgjidhet dhe emërohet nga Këshilli në pajtim me procedurat, kriteret dhe kualifikimet që do zhvillohen dhe miratohen nga Këshilli përmes rregulloreve të cilat janë në pajtim me detyrimet kushtetuese dhe detyrimet e rregulloreve të zbatueshme për personelin. Vendi i lirë i punës plotësohet duke u bazuar në një proces konkurrues, të bazuar në meritë dhe të hapur pas publikimit të pozitës. 2. Drejtori i raporton Këshillit për administrimin efikas dhe efektiv të Njësisë për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë. Drejtori i raporton drejtpërdrejt Kryesuesit të Këshillit dhe i përgjigjet të gjitha kërkesave të Këshillit për informata. 3. Këshilli cakton pagën e Drejtorit të Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë. KAPITULLI V PËRGJEGJËSIA DISIPLINORE DHE TRAJNIMI GJYQËSOR - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Disciplinary responsibility for prosecutors is handled under the relevant procedures set by the applicable law and acts issued by the Council.
Neni 34 Përgjegjësia disiplinore Përgjegjësia disiplinore e prokurorëve zhvillohet sipas procedurave përkatëse të përcaktuar me Ligjin përkatës për përgjegjësinë disiplinore të prokurorëve dhe akteve përkatëse të nxjerra nga Këshilli. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: The Council, together with the Academy of Justice, sets training policies, standards, and guidelines for prosecutors and other prosecutor-office staff.
Neni 35 Politikat e trajnimit, standardet dhe udhëzimet 1. Këshilli në bashkërendim me Akademinë e Drejtësisë përcakton politikat, standardet dhe udhëzimet për rregullimin e trajnimit të prokurorëve dhe stafit tjetër të prokurorive. 2. Këshilli mund të bashkëpunojë me shoqata ose organizata të tjera me qëllim të ngritjes profesionale të prokurorëve. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 10 / 03 PRILL 2019, PRISHTINË 35 LIGJI NR. 06/L-056 PËR KËSHILLIN PROKURORIAL TË KOSOVËS 3. Këshilli mund të kërkojë rishikimin e cilitdo program trajnimi në mënyrë që të sigurohet zbatimi i politikave dhe standardeve për trajnimin profesional të prokurorëve. KAPITULLI VI DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Some elected Council members may remain in office until their current term ends; current Chair and Deputy Chair term rules also apply to those already serving.
Neni 36 Qëndrimi në detyrë 1. Anëtarët e zgjedhur të Këshillit, që ushtrojnë këtë funksion në kohën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, mund të qëndrojnë në këtë detyrë deri në mbarim të mandatit të tyre aktual. 2. Mandati i Kryesuesit dhe Zëvendës Kryesuesit të Këshillit i përcaktuar në paragrafin 1. të nenit 11 të këtij ligji, zbatohen edhe për Kryesuesin dhe Zëvendës Kryesuesin që aktualisht ushtrojnë këto funksione. 3. Anëtaret e Këshillit vazhdojnë të kryejnë detyrat sipas dispozitave të përcaktuara në këtë ligj. 4. Anëtarët e zgjedhur të Këshillit kanë të drejtë të paraqesin dorëheqje brenda 30 ditësh dhe duhet të vazhdojnë në pozitën e zgjedhur deri në zgjedhjen e anëtarëve të rinj sipas dispozitave të përcaktuara në këtë ligj. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: The Council must consult relevant institutions when drafting the subordinate acts covered by this law, and existing Council-made subordinate acts keep applying until new ones are approved if they do not conflict with this law.
Neni 37 Nxjerrja e akteve nënligjore 1. Aktet nënligjore të përcaktuara në këtë ligj do të nxirren në afat prej gjashtë (6) muajsh pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. 2. Gjatë procesit të hartimit, të akteve nënligjore të përcaktuara në këtë ligj, Këshilli duhet të bëjë konsultimet publike me institucionet relevante. 3. Deri në miratimin e akteve nënligjore të përcaktuara me këtë ligj, të gjitha aktet nënligjore të nxjerra nga Këshilli vazhdojnë të zbatohen me kusht që të mos jenë në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: This article repeals two listed laws when this law enters into force.
Neni 38 Shfuqizimi 1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohen: 1.1. Ligji Nr. 03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës (Gazeta Zyrtare / nr. 83 / 29 tetor 2010); 1.2. Ligji nr. 04/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: This article lists amendments and supplements relating to the Kosovo Prosecutorial Council law.
Neni 12 - Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit Nr. 03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës (Gazeta Zyrtare/ nr. 25 / 07 shtator 2012); 1.3. Ligji nr. 05/L-035 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës (Gazeta Zyrtare / nr. 17 / 30 qershor 2015). GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 10 / 03 PRILL 2019, PRISHTINË 36 LIGJI NR. 06/L-056 PËR KËSHILLIN PROKURORIAL TË KOSOVËS - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: This law takes effect 15 days after publication in the Official Gazette.
Neni 39 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 06/L-056 7 mars 2019 Shpallur me dekretin Nr. DL-83-2019, datë 25.03.2019 nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 06/L-056 PËR KËSHILLIN PROKURORIAL TË KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in