LIGJI NR. 06/L-057 PËR PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE
This is the preamble and title of a law on disciplinary responsibility for judges and prosecutors.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 06/L -057
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble and title of a law on disciplinary responsibility for judges and prosecutors. This provision says the law covers disciplinary violations, investigations into suspected disciplinary violations of judges and prosecutors, disciplinary proceedings before the Judicial Council of Kosovo and the Prosecutorial Council of Kosovo, disciplinary sanctions, and legal remedies related to such violations before the Supreme Court. This article defines several terms used in the law on disciplinary responsibility of judges and prosecutors. Disciplinary procedures and sanctions for judges and prosecutors must be handled under this law and according to legality, judicial independence, fair trial, proportionality, transparency, and accountability. Judges and prosecutors are subject to disciplinary responsibility for disciplinary breaches under the procedures set out in this Law.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 06/L-057 PËR PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE
Showing 19 of 19
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble and title of a law on disciplinary responsibility for judges and prosecutors.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 26 DHJETOR 2018, PRISHTINË 63 LIGJI Nr. 06/L - 057 PËR PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE LIGJI Nr. 06/L - 057 PËR PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law covers disciplinary violations, investigations into suspected disciplinary violations of judges and prosecutors, disciplinary proceedings before the Judicial Council of Kosovo and the Prosecutorial Council of Kosovo, disciplinary sanctions, and legal remedies related to such violations before the Supreme Court.
Neni 1 Qëllimi dhe fushëveprimi Ky ligj përcakton shkeljet disiplinore, procedurat për fillimin e hetimeve për dyshimet për shkelje disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, procedurat disiplinore pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, sanksionet disiplinore dhe mjetet juridike që lidhen me shkeljet disiplinore pranë Gjykatës Supreme. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines several terms used in the law on disciplinary responsibility of judges and prosecutors.
Neni 2 Përkufizimet 1. Fjalët e mëposhtme kanë kuptimin si në vijim: 1.1. Autoritet Kompetent - nënkupton Kryetarët e Gjykatave, Kryetarin e Gjykatës Supreme, Kryeprokurorin e Shtetit, Kryeprokurorët dhe Këshillat si autoritete kompetente për pranimin e ankesave ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve për shkeljet e supozuara disiplinore sipas nenit 9, paragrafi 1; 1.2. Këshill - nënkupton Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës; 1.3. Kryetar i Gjykatës - nënkupton Kryetarin e Gjykatës Themelore, Kryetarin e Gjykatës së Apelit, dhe Kryetarin e Gjykatës Supreme; 1.4. Kryeprokuror - nënkupton Kryeprokurorin e Shtetit, Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Kryeprokurorin e Apelit, Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore; 1.5. Vepër e rëndë penale - nënkupton veprat penale të përcaktuara me legjislacionin në fuqi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 26 DHJETOR 2018, PRISHTINË 64 LIGJI Nr. 06/L - 057 PËR PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Disciplinary procedures and sanctions for judges and prosecutors must be handled under this law and according to legality, judicial independence, fair trial, proportionality, transparency, and accountability.
Neni 3 Parimet e përgjegjësisë disiplinore Zhvillimi i procedurave disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe shqiptimi i sanksioneve ndaj tyre ndërmerren në pajtim me këtë Ligj dhe bazuar në parimet e ligjshmërisë, respektimit të pavarësisë së gjyqësorit, gjykimit të drejtë, proporcionalitetit, transparencës, dhe llogaridhënies. KAPITULLI II PËRGJEGJËSIA, SHKELJET DHE MASAT DISIPLINORE NDAJ GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Judges and prosecutors are subject to disciplinary responsibility for disciplinary breaches under the procedures set out in this Law.
Neni 4 Përgjegjësia disiplinore Gjyqtarët dhe prokurorët i nënshtrohen përgjegjësisë disiplinore për shkelje disiplinore në përputhje me procedurat e përcaktuara në këtë Ligj. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This article lists conduct by judges that counts as a disciplinary breach.
Neni 5 Shkeljet disiplinore për gjyqtarë 1. Gjyqtari kryen shkelje disiplinore nëse ai ose ajo: 1.1. dënohet për një vepër penale; 1.2. shkel ligjin, ose 1.3. shkel detyrat e tij zyrtare si gjyqtar. 2. Shkelje e detyrave të gjyqtarit, sipas këtij ligji, përfshin veprimet e mëposhtme, në qoftë se gjyqtari i kryen me dashje ose nga pakujdesia e rëndë: 2.1. kryen detyra zyrtare duke mos respektuar parimin e pavarësisë dhe paanshmërisë gjyqësore duke vepruar me paragjykime në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike dhe sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal të palës në procedurë; 2.2. nuk i trajton siç kërkohet me ligj palët në procedurë, përfaqësuesit e tyre, dëshmitarët, dhe pjesëmarrësit e tjerë në procedurë; 2.3. u komunikon personave të paautorizuar informata jo-publike të marra gjatë kryerjes së detyrës zyrtare; 2.4. pranon çfarëdo lloj dhurate ose shpërblimi që mund të çojë ose duket se çon në ndikim të paligjshëm në vendimet dhe veprimet zyrtare; 2.5. keqpërdor pozitën zyrtare në çfarëdo forme për përfitime të paligjshme për veten GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 26 DHJETOR 2018, PRISHTINË 65 LIGJI Nr. 06/L - 057 PËR PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE ose personat e tjerë ose për qëllime tjera në kundërshtim me ligjin; 2.6. nuk raporton rastet e përjashtimit të mundshëm nga procedura kur kërkohet me ligj; 2.7. në vazhdimësi nuk i kryen detyrat zyrtare me kohë, siç kërkohet me ligj; 2.8. përfshihet në çfarëdo komunikimi ex-parte, lidhur me lëndët; 2.9. ndërhyn në veprimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë me qëllim të ndikimit në aktivitetet dhe vendimet e tyre në çfarëdo mënyre të ndaluar me ligj; 2.10. bën deklarata publike gjatë procedurave që janë duke u zhvilluar e të cilat mund ose duket se ndikojnë negativisht në gjykim të drejtë dhe trajtim të barabartë të palëve në procedurë ose të cilat mund të dëmtojnë besueshmërinë dhe reputacionin e gjykatës, apo i komunikon informata publikut rreth përbërjes së paneleve gjyqësore, dëshmive dhe vendimeve që kanë të bëjnë me ndonjë rast, përveç nëse zbulimi i një informacioni të tillë kërkohet me ligj; 2.11. kryen ndonjë funksion, detyrë ose shërbim, merr ndonjë përgjegjësi ose angazhohet në ndonjë aktivitet, kandidon ose zgjidhet në ndonjë funksion apo detyrë që është në kundërshtim me detyrat e gjyqtarit sipas kushtetutës, ligjit për gjykatat dhe kodit të etikës profesionale për gjyqtarë; 2.12. në vazhdimësi nuk merr pjesë në procedurat disiplinore dhe nuk i përgjigjet hetimeve disiplinore, përveç në rastet kur lejohet me ligj; 2.13. ofron informata të rrejshme ose çorientuese në çështjet që ndërlidhen me procedurat disiplinore dhe procedurat administrative gjyqësore, përfshirë ngritjen në detyrë dhe transferimet; 2.14. në vazhdimësi nuk merr pjesë, pa justifikim të arsyeshëm, në programet e detyrueshme trajnuese të përcaktuara me ligj ose me rregulloret dhe politikat e këshillit; 2.15. përfshihet në sjellje, qoftë kur është në detyrë apo privatisht, të cilat dëmtojnë reputacionin e gjykatës ose mund të dëmtojnë besimin e publikut në paanshmërinë ose besueshmërinë e gjyqësorit; 2.16. anëtarësohet në ndonjë subjekt politik, ose ndonjë organizatë tjetër politike, kërkon ose mban ndonjë post politik, kandidon ose zgjidhet në ndonjë post politik, apo angazhohet në ndonjë aktivitet politik. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This article lists disciplinary misconduct by prosecutors, including criminal conviction, legal breaches, failure to do official duties, mishandling confidential information, misleading statements, improper conduct, gifts, misuse of office, and political activity.
Neni 6 Shkeljet disiplinore për prokurorë 1. Prokurori kryen shkelje disiplinore nëse ai ose ajo: 1.1. dënohet për një vepër penale; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 26 DHJETOR 2018, PRISHTINË 66 LIGJI Nr. 06/L - 057 PËR PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE 1.2. shkel ligjin; ose 1.3. shkel detyrat e tij zyrtare si prokuror. 2. Shkelje e detyrave të prokurorit, sipas këtij ligji, përfshin veprimet e mëposhtme, në qoftë se prokurori i kryen me dashje ose nga pakujdesia e rëndë: 2.1. në mënyrë të vazhdueshme nuk ndërmerr ndonjë veprim prokurorial që kërkohet me ligjin në fuqi ose nuk ushtron funksionet prokuroriale brenda afateve kohore të parapara me ligj, përveç nëse serioziteti i mos veprimit apo niveli i shkeljes paraqet bazë për inicimin e procedurës disiplinore për një shkelje të vetme; 2.2. nuk merr parasysh provat dhe faktet fajësuese dhe shfajësuese gjatë hetimit të krimit dhe nuk siguron që hetimi është zhvilluar në respektim të plotë të të drejtave të të pandehurit; 2.3. komunikon me personat e paautorizuar informacionin konfidencial të marrë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare; 2.4. nuk siguron se dëshmitë dhe faktet gjatë hetimeve mblidhen në përputhje me ligjin; 2.5. nuk merr parasysh të drejtat e dëshmitarëve ose palëve të dëmtuara, veçanërisht për të marrë masa për të mbrojtur jetën, sigurinë dhe privatësinë e tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi; 2.6. nuk vepron në përputhje me vendimet apo udhëzimet e ligjshme të kryeprokurorit; 2.7. nuk merr pjesë në procedura disiplinore dhe nuk i përgjigjet hetimeve disiplinore, përveç kur lejohet me ligj; 2.8. ofron informata të rrejshme ose çorientuese në çështjet që lidhen me procedurat disiplinore dhe procedurat administrative prokuroriale, përfshirë ngritjen në detyrë dhe transferimet, përveç nëse ndryshe nuk parashihet me ligj; 2.9. në vazhdimësi nuk merr pjesë, pa justifikim të arsyeshëm, në programet e detyrueshme trajnuese të përcaktuara me ligj ose me rregulloret dhe politikat përkatëse; 2.10. përfshihet në sjellje, qoftë kur është në detyrë apo privatisht, të cilat dëmtojnë reputacionin e prokurorit të shtetit ose që mund të dëmtojnë besimin e publikut në paanshmërinë ose besueshmërinë e prokurorit të shtetit; 2.11. pranon çfarëdo lloj dhurate apo shpërblimi që mund të ndikoj apo duket se ndikon në vendimet dhe veprimet zyrtare; 2.12. keqpërdor pozitën zyrtare në çfarëdo forme për përfitime të paligjshme për veten ose personat e tjerë ose për qëllime tjera në kundërshtim me ligjin; 2.13. anëtarësohet në ndonjë subjekt politik, ose ndonjë organizatë tjetër politike, kërkon ose mban ndonjë post politik, kandidon ose zgjidhet në ndonjë post politik, apo GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 26 DHJETOR 2018, PRISHTINË 67 LIGJI Nr. 06/L - 057 PËR PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE angazhohet në ndonjë aktivitet politik. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Ky nen lejon këshillat përkatës të japin sanksione disiplinore për gjyqtarët dhe prokurorët dhe kërkon publikim, regjistër dhe fshirje të shënimeve sipas rregullave të caktuara.
Neni 7 Sanksionet disiplinore 1. Për shkelje disiplinore, Këshillat përkatës mund t’u shqiptojnë gjyqtarëve dhe prokurorëve një ose më shumë nga sanksionet disiplinore në vijim: 1.1. vërejtje jopublike me shkrim; 1.2. vërejtje publike me shkrim; 1.3. zvogëlim i përkohshëm i pagës deri në pesëdhjetë përqind (50%) për një periudhë deri në një (1) vit; 1.4. transferim i përkohshëm ose i përhershëm në një gjykatë apo prokurori tjetër të nivelit më të ulët; 1.5. propozim për shkarkim. 2. Masat disiplinore shqiptohen vetëm në përputhje me parimin e proporcionalitetit dhe duke marrë parasysh: 2.1. numrin dhe seriozitetin e shkeljeve disiplinore të kryera nga një gjyqtar apo prokuror; 2.2. pasojat e shkeljes disiplinore; 2.3. rrethanat në të cilat është kryer shkelja disiplinore; 2.4. performancën dhe sjelljen e përgjithshme të gjyqtarit apo prokurorit; 2.5. sjelljen dhe nivelin e bashkëpunimit të gjyqtarit apo prokurorit gjatë procedurës disiplinore. 3. Vendimi për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarit ose prokurorit lëshohet edhe në rastet kur pas fillimit të procedurave disiplinore, gjyqtari ose prokurori ka lënë detyrën ose funksioni i të cilit si gjyqtar ose prokuror është ndërprerë në ndonjë mënyrë tjetër. 4. Me përjashtim të vërejtjes jopublike, të gjitha vendimet përfundimtare mbi sanksionet disiplinore publikohen pa vonesë, por jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga këshillat përkatës në faqen e tyre zyrtare. 5. Këshilli mban regjistër mbi të dhënat e procedurës disiplinore, në të cilin shënohen të gjitha hetimet disiplinore dhe sanksionet ndaj një gjyqtari ose prokurori. Shënimet mbi hetimet ose sanksionet disiplinore fshihen pas një periudhe prej pesë (5) viteve, me përjashtim të sanksioneve disiplinore të shqiptuara për shkelje të qëllimshme të ligjit ose për shkelje disiplinore që kanë rezultuar me shqiptim dënimi për vepër të rëndë penale. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 26 DHJETOR 2018, PRISHTINË 68 LIGJI Nr. 06/L - 057 PËR PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The President decides on dismissal of judges or prosecutors based on a proposal from the relevant Council.
Neni 8 Shkarkimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve 1. Vendimet lidhur me shkarkimin e gjyqtarëve ose prokurorëve merren nga Presidenti i Republikës së Kosovës, në bazë të propozimit të Këshillit përkatës. Këshilli përkatës i propozon Presidentit të Republikës së Kosovës shkarkimin e gjyqtarëve apo të prokurorëve vetëm pas dënimit të gjyqtarit ose prokurorit për një vepër të rëndë penale, shkelje të qëllimshme të ligjit, ose mosrespektim të rëndë të detyrave. 2. Pas shkarkimit, të gjitha të drejtat dhe privilegjet që dalin nga detyra e gjyqtarit ose prokurorit ndërpriten me përjashtim të ndonjë të drejte të paraparë me ligj e që ka të bëjë me detyrën, dhe e cila me ligj nuk preket nga shkarkimi. KAPITULLI III ANKESAT, HETIMET, DHE PROCEDURA DISIPLINORE - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: People and legal entities may complain about a judge or prosecutor for alleged disciplinary breaches, but the complaint must be written and sent to the competent authority or the Ombudsman.
Neni 9 Ankesat ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve për shkelje disiplinore 1. Personat fizik dhe juridik mund të ushtrojnë ankesë ndaj një gjyqtari ose prokurori lidhur me ndonjë pretendim për shkelje disiplinore tek autoritetet vijuese (në tekstin e mëtejmë: “Autoriteti Kompetent”): 1.1. Kryetari i Gjykatës Themelore dhe të Apelit në të cilën shërben gjyqtari për sa i përket pretendimeve për shkeljeve disiplinore të atij gjyqtari; 1.2. Kryetari i Gjykatës Supreme për sa i përket pretendimeve për shkeljeve disiplinore të Kryetarëve të Gjykatave Themelore dhe Kryetarit të Gjykatës së Apelit; 1.3. Këshilli Gjyqësor i Kosovës për sa i përket pretendimeve për shkelje disiplinore të Kryetarit të Gjykatës Supreme; 1.4. Kryeprokurori i Shtetit për sa i përket pretendimeve për shkelje disiplinore të Kryeprokurorëve; 1.5. Kryeprokurori për sa i përket pretendimeve për shkelje disiplinore të prokurorëve të punësuar në prokurorinë për të cilën është përgjegjës Kryeprokurori. 1.6. Këshilli Prokurorial i Kosovës për sa i përket pretendimeve për shkeljeve disiplinore të Kryeprokurorit të Shtetit. 2. Kur ankesa i dërgohet autoritetit jokompetent, autoriteti i tillë do të transferojë ankesën tek autoriteti kompetent, në pajtim me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative. 3. Personat fizik dhe juridik mund të ushtrojnë ankesë ndaj një gjyqtari ose prokurori tek Avokati i Popullit. 4. Personi fizik apo juridik duhet ta dorëzojë ankesën me shkrim. Ankesa duhet të përmbaj: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 26 DHJETOR 2018, PRISHTINË 69 LIGJI Nr. 06/L - 057 PËR PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE 4.1. identitetin e personit fizik ose juridik i cili e paraqet ankesën; 4.2. identitetin e gjyqtarit ose prokurorit që do të jetë subjekt i hetimit; 4.3. një përshkrim konciz të aspekteve faktike dhe juridike mbi të cilat është ngritur dyshimi për shkelje disiplinore. 5. Çdo ankesë zyrtare duhet të regjistrohet dhe të arkivohet nga Autoriteti Kompetent, i cili menjëherë i dërgon një njoftim me shkrim Këshillit përkatës lidhur me pranimin e një ankese të tillë. Në rast se Avokati i Popullit pranonë ndonjë ankesë, ai duhet t’ia përcjell atë Autoritetit Kompetent të përcaktuar në nenin 9, paragrafi 1, brenda pesë (5) ditëve të punës. 6. Autoriteti Kompetent sipas nenit 9, paragrafin 1, shqyrton ankesën brenda tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të ankesës dhe vepron në përputhje me nenin 12, paragrafin 2, përveç kur konstaton se ankesa është dukshëm joserioze, e pabazuar, nuk ka të bëjë me ndonjë shkelje disiplinore, ose është parashkruar. Lidhur me vendimin e marrë, Autoriteti Kompetent njofton menjëherë me shkrim personin që ka paraqitur ankesë. Një kopje e vendimit i dorëzohet edhe Këshillit përkatës, dhe në rastet e parapara me paragrafin 3 të këtij neni edhe Avokatit të Popullit. 7. Nëse Kryetari i Gjykatës ose Kryeprokurori nuk shqyrton dhe nuk vendos lidhur me ankesën ose nuk njofton personin që ka paraqitur ankesë për arsyet e hedhjes poshtë të ankesës, siç kërkohet në paragrafin 6, konsiderohet se kanë kryer shkelje disiplinore. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Competent Authority and the Council must not start disciplinary investigations against a judge or prosecutor if 5 years have passed since the alleged disciplinary breach, unless the breach is also a criminal offence.
Neni 10 Parashkrimi Autoriteti Kompetent nuk kërkon fillimin e hetimeve si dhe Këshilli nuk fillon hetimet ndaj një gjyqtari apo prokurori për shkelje disiplinore në qoftë se kanë kaluar pesë (5) vjet nga koha e kryerjes së shkeljes së supozuar disiplinore, përveç nëse shkelja disiplinore konstituon vepër penale. Në rast të tillë, do të aplikohen dispozitat e Kodit Penal në lidhje me parashkrimin. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: When a suspected disciplinary breach also appears to be a criminal offence, the competent authority must refer the case to the State Prosecutor and notify the Council and the Ombudsman.
Neni 11 Vepra penale 1. Në rastet kur shkelja e supozuar disiplinore përmban elemente të veprës penale, Autoriteti Kompetent sipas detyrës zyrtare ia referon çështjen Prokurorit të Shtetit si dhe e njofton Këshillin, dhe Avokatin e Popullit. 2. Në rastet kur Prokurori i Shtetit vendos të mos ndjekë penalisht shkeljen, ai duhet të informojë me shkrim Autoritetin Kompetent lidhur me vendimin, i cili më pas vepron në përputhje me nenin 9, paragrafi 5, të këtij ligji. 3. Referimi i çështjes tek Prokurori i Shtetit e ndërpret parashkrimin dhe e suspendon procedurën disiplinore. 4. Në qoftë se referimi i çështjes tek Prokurori i Shtetit rezulton në dënim penal apo lirim nga akuza, Prokurori i Shtetit e njofton me shkrim Autoritetin Kompetent mbi rezultatin e procedurës penale, dhe Autoriteti Kompetent vepron në përputhje me nenin 9 të këtij Ligji, në qoftë se rasti disiplinor apo rasti penal përmban elemente të shkeljes disiplinore. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 26 DHJETOR 2018, PRISHTINË 70 LIGJI Nr. 06/L - 057 PËR PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: This article sets out how disciplinary investigations are started, handled, and concluded, including filing, deadlines, evidence gathering, hearings, reporting, possible suspension, and temporary pay during suspension.
Neni 12 Procedura hetimore 1. Këshilli fillon procedurat disiplinore mbi bazën e kërkesës të dorëzuar në përputhje me nenin 9, paragrafin 1 të këtij Ligji. 2. Autoriteti Kompetent kërkon nga Këshilli fillimin e hetimeve disiplinore mbi bazën e një ankese të paraqitur nga një person fizik apo juridik dhe e cila nuk është hedhur poshtë sipas nenit 9, paragrafit 6 të këtij Ligji, ose sipas detyrës zyrtare kur ka bazë të arsyeshme të besoj se një gjyqtar ose prokuror ka kryer shkelje disiplinore. 3. Avokati i Popullit mund të kërkojnë nga Këshilli që të filloj hetimet disiplinore ndaj një Kryetari të Gjykatës ose Kryeprokurorit nëse kanë arsye të besojnë se ai/ajo ka kryer shkelje disiplinore sipas nenit 9, paragrafit 7 i këtij Ligji. Në rast të pranimit të ankesës Avokati i Popullit gjithashtu mund të kërkojnë nga Këshilli fillimin e hetimeve disiplinore ndaj një gjyqtari ose prokurori nëse konsiderohet se Autoriteti Kompetent ka marrë vendim për hedhjen poshtë të ankesës ndaj atij gjyqtari ose prokurori në kundërshtim me nenin 9, paragrafin 5, me ç’ rast ai/ajo duhet të ofrojnë arsyetim se pse ankesa nuk duhet të ishte hedhur poshtë. 4. Kërkesa për fillimin e hetimeve disiplinore i paraqitet me shkrim Këshillit dhe gjyqtarit ose prokurorit i cili është subjekt i hetimit. Kërkesa duhet të përmbaj identitetin e gjyqtarit ose prokurorit që do të hetohet, një përshkrim të saktë të aspekteve faktike dhe juridike mbi të cilat është ngritur dyshimi për shkelje disiplinore, si dhe një propozim për masën disiplinore për tu shqiptuar nga Këshilli. Këshilli krijon dhe mirëmban një bazë elektronike të të dhënave ku regjistrohen të gjitha ankesat dhe kërkesat për fillimin e hetimeve disiplinore dhe të dhënat e dorëzuara nga autoriteti kompetent. Secili rast regjistrohet në ditën kur është pranuar ankesa apo kërkesa nga Këshilli. 5. Brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve të punës nga marrja e kërkesës për fillimin e hetimeve disiplinore, Këshilli themelon një panel hetimor për kryerjen e hetimeve. Në rastet e përcaktuara në paragrafin 3 të këtij neni, Këshilli mund të hedhë poshtë kërkesën, pa formuar panelin hetues, në qoftë se konsideron që është prima facie pa vlerë apo pa rëndësi serioze, jo substanciale, nuk ka lidhje me shkeljen disiplinore apo është parashkruar. Paneli hetimor, për sa i përket një gjyqtari, përkatësisht kryetarit të gjykatës, përbëhet nga tre (3) gjyqtarë të një gjykate tjetër. Paneli hetimor, për sa i përket një prokurori, përkatësisht kryeprokurori për prokurorët, përbëhet nga tre prokurorë të një organi tjetër prokurorial. Këshilli përcakton kryesuesin e panelit hetimor nga radhët e anëtarëve të panelit hetimor. Procedura për përzgjedhjen dhe caktimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të shërbyer në panel hetimor, përcaktohet nga këshillat. Këshilli siguron ndihmë administrative dhe profesionale për panelin hetimor. 6. Paneli hetimor duhet të sigurojë fakte dhe të mbledh prova lidhur me shkeljen e supozuar disiplinore. Gjyqtari ose prokurori nën hetime dhe autoriteti që ka kërkuar fillimin e procedurave hetimore mund të sugjerojnë dëshmitarë, të paraqesin prova, si dhe të kërkojnë paraqitjen e dokumenteve dhe provave në dispozicion të personave ose institucioneve tjera. 7. Paneli hetimor i ofron gjyqtarit ose prokurorit mundësi për t’u dëgjuar në lidhje me ankesën dhe për t’u përfaqësuar nga avokati mbrojtës. Gjyqtari ose prokurori që është nën hetime duhet të ketë qasje në provat e mbledhura nga paneli hetimor. 8. Paneli hetimor duhet t’i përfundoj hetimet brenda tre (3) muajve nga dita kur është themeluar nga Këshilli. Në rrethana të jashtëzakonshme, Këshilli mund t’i zgjasë hetimet për një periudhë shtesë deri në dy (2) muaj. Me t’i përfunduar hetimet, paneli hetimor duhet të paraqesë tek GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 26 DHJETOR 2018, PRISHTINË 71 LIGJI Nr. 06/L - 057 PËR PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE Këshilli, gjyqtari apo prokurori që është nën hetime, dhe tek Autoriteti Kompetent që ka kërkuar fillimin e hetimeve disiplinore, një raport me shkrim mbi të gjitha faktet dhe provat e mbledhura. Pas dorëzimit të raportit paneli hetimor pushon funksionin e vet në momentin kur rasti bëhet i formës së prerë. 9. Gjatë procedurës hetimore, Këshilli ex officio ose me kërkesë të Autoritetit Kompetent i cili ka kërkuar fillimin e hetimeve, mund të pezulloj gjyqtarin ose prokurorin i cili është nën hetime nëse një gjë e tillë është e nevojshme duke marrë parasysh seriozitetin e veprës së pretenduar penale dhe të sigurohet integriteti dhe efektiviteti i hetimeve. 10. Gjatë kohëzgjatjes së pezullimit të gjyqtarit/prokurorit nga paragrafi paraprak, i njëjti do pranojë 50% e pagës mujore. 11. Dispozitat e Kodit të Procedurës Penale zbatohen mutatis mutandis me procedurën për mbledhjen e provave dhe të drejtat e personave nën hetime. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: During an investigative procedure, the investigative panel and the judge or prosecutor under investigation may agree on a voluntary agreement about the alleged disciplinary breach.
Neni 13 Marrëveshja vullnetare për shkeljen e supozuar disiplinore 1. Gjatë procedurës hetimore, paneli hetimor dhe gjyqtari ose prokurori që është nën hetime mund të bien dakord për një marrëveshje vullnetare lidhur me shkeljen e supozuar disiplinore. 2. Marrëveshja e lidhur në mes të panelit hetimor dhe gjyqtarit ose prokurorit duhet të përmbajë si më poshtë: 2.1. deklaratën faktike të shkeljes disiplinore të pranuar nga gjyqtari apo prokurori që është nën hetime; 2.2. masën disiplinore për të cilën është rënë dakord. 3. Marrëveshja e miratuar nga paneli hetimor do të ketë të njëjtin efekt ligjor sikurse vendimi i Këshillit për shkelje disiplinore. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The Council must hold a disciplinary hearing within 30 days after receiving the investigation report or related agreement, and it must decide the case within 2 months of the panel report.
Neni 14 Procedurat Disiplinore 1. Pas pranimit të raportit me shkrim mbi hetimin e gjyqtarit apo të prokurorit, apo të pranimit të marrëveshjes bazuar në nenin 13 të këtij Ligji, Këshilli respektiv do të mbajë seancë në periudhën kohore prej tridhjetë (30) ditësh. Këshilli mund të vendos të mbajë seanca shtesë në qoftë se një gjë e tillë rrjedh nga kompleksiteti i lëndës. Palët në procedurë do të ftohen të marrin pjesë në seancat e Këshillit. 2. Gjyqtari apo prokurori kundër të cilit zhvillohet procedura disiplinore ka të drejtë të përfaqësojë veten apo të angazhojë avokat mbrojtës. Këshilli obligohet t’i ofrojë qasje në të gjitha provat e mbledhura si dhe në të gjitha dosjet e lëndës. 3. Këshilli vendos nëse është kryer shkelja e supozuar disiplinore dhe, në rast se konstaton se gjyqtari ose prokurori ka kryer shkeljen e supozuar disiplinore, shqipton sanksionin disiplinor sipas dispozitave të këtij Ligji. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 26 DHJETOR 2018, PRISHTINË 72 LIGJI Nr. 06/L - 057 PËR PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE 4. Kuorumi për procedurë disiplinore do të përbehet nga nëntë (9) anëtarë të Këshillit, dhe vendimet e Këshillit merren me shumicën e thjeshtë të votave të anëtarëve të pranishëm. 5. Vendimi i Këshillit duhet të jetë në formë të shkruar dhe të përmbajë arsyet mbi vendimin dhe këshillën juridike. Një kopje e vendimit i dërgohet Autoritetit Kompetent që ka kërkuar fillimin e hetimeve dhe gjyqtarit ose prokurorit, dhe në rastet e parapara me nenin 12 par.3 të këtij ligji Avokatit të Popullit. Vendimi i shkallës së parë do të publikohet në faqe të Këshillit, pasi të bëhet i formës së prerë. 6. Këshilli merr vendim brenda dy (2) muajve nga pranimi i raportit të panelit hetimor. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Palët mund të ankohen për vendimet disiplinore të Këshillit në Gjykatën Supreme të Kosovës brenda 15 ditëve.
Neni 15 Ankesa ndaj vendimeve disiplinore 1. Palët kanë të drejtë të ankohen ndaj vendimeve disiplinore të Këshillit, drejtpërdrejt në Gjykatën Supreme të Kosovës, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të vendimit. Gjykatat tjera në Kosovë, nuk kanë kompetencë të shqyrtojnë dhe të vendosin lidhur me procedurën disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. 2. Ankesa ndaj vendimit të Këshillit ka efekt suspensiv dhe ndalon implementimin e atij vendimi, derisa të shqyrtohet ankesa. 3. Në rast se Këshilli nuk merr vendim në përputhje me nenin 14, paragrafin 6, gjyqtari apo prokurori dhe Autoriteti Kompetent i cili ka kërkuar fillimin e hetimeve, si dhe në rastet e parapara me nenin 12 par.3 të këtij Ligji, Avokati i Popullit, mund të ushtrojnë ankesë pranë Gjykatës Supreme për mosveprim nga ana e Këshillit përkatës. 4. Ankesë mund të ushtrohet në rrethanat si në vijim: 4.1. në rast të zbatimit të gabuar të ligjit; 4.2. në rast të shkeljes procedurale të përcaktuar me ligj; 4.3. në rast të një gabimi faktik të qartë apo të dukshëm i cili ndikon në të drejtat substanciale të palës në qoftë se ndikon seriozisht në paanësinë dhe integritetin e procedurës; 5. Gjykata Supreme, në një trup gjykues të përbërë nga tre anëtarë, të zgjedhur nga Kryetari i Gjykatës Supreme, brenda tridhjetë (30) ditëve, shqyrton dhe vendos lidhur me ankesën. Në rast se Kryetari i Gjykatës Supreme është subjekt i vendimit të Këshillit, atëherë zgjedhjen e anëtareve e bën gjyqtari më i moshuar i Gjykatës Supreme. 6. Pas shqyrtimit të ankesës, Gjykata Supreme mund të konfirmojë vendimin e Këshillit, ta ndryshojë atë, apo ta kthejë në Këshill për rishqyrtim. 7. Në rast se Gjykata Supreme vendos ta kthej çështjen për rishqyrtim në Këshill, atëherë Këshilli vendos brenda tridhjetë (30) ditëve nga dita e marrjes së vendimit, sipas vendimit të Gjykatës, si dhe njofton Gjykatën me shkrim. 8. Në rast se Gjykata Supreme nuk merr njoftim brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga dita e kthimit të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 26 DHJETOR 2018, PRISHTINË 73 LIGJI Nr. 06/L - 057 PËR PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE rastit për rishqyrtim siç parashihet në paragrafin 6, atëherë Gjykata Supreme vendos mbi rastin brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve. 9. Vendimi i Gjykatës Supreme është përfundimtar. 10. Përbërja e trupit gjykues pranë Gjykatës Supreme sipas paragrafit 5 të këtij neni dhe ai i panelit hetimor sipas nenit 12, paragrafi 5, nuk duhet të përbehet nga anëtarët të cilët janë subjekt i procedurave disiplinore. KAPITULLI IV DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Staff of the Disciplinary Prosecutor’s Office must be transferred to the Kosovo Judicial Council and the Kosovo Prosecutorial Council, and the two councils must formalize contractual obligations with the transferred staff within 3 months of the transfer date.
Neni 16 Transferimi i personelit 1. Personeli i Zyrës së Prokurorit Disiplinor do të transferohet në Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës, me qëllim të ofrimit të mbështetjes për panelet hetimore në zhvillimin e hetimeve disiplinore, në pajtim me dispozitat e këtij ligji. 2. Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, brenda tre (3) muajve nga data e bartjes së stafit, do të zyrtarizojnë obligimet kontraktuale me stafin e bartur. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: This article sets transitional rules: councils must adopt regulations within 6 months, older investigative and disciplinary cases continue under the law in force when they started, some complaint handling shifts to the new law, and councils may temporarily suspend judges or prosecutors.
Neni 17 Dispozitat kalimtare 1. Këshillat miratojnë rregulloret e parapara me këtë ligj, brenda gjashtë (6) muajve nga data e hyrjes në fuqi e këtij ligji. 2. Procedurat hetimore të filluara para hyrjes në fuqi të këtij ligji do të vendosen dhe përfundojnë në pajtim me dispozitat e ligjit në fuqi, në kohën kur ka filluar hetimi dhe do të përfundojnë brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. 3. Procedurat disiplinore të filluara para hyrjes në fuqi të këtij ligji do të vazhdojnë dhe përfundojnë në pajtim me dispozitat e ligjit në fuqi, në kohën e fillimit të hetimit disiplinor dhe do të përfundojnë brenda gjashtë (6) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. 4. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, të gjitha ankesat lidhur me shkeljet e supozuara disiplinore, përfshirë ato që pretendohet të jenë kryer para hyrjes në fuqi të këtij ligji, por për të cilat nuk ka filluar hetimi, para hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të procedohen nga autoritetet kompetente dhe këshillat, në pajtim me këtë ligj. 5. Afatet e parapara në nenin 9, nenin 12 dhe nenin 14 të këtij ligji do të fillojnë të zbatohen 6 (gjashtë) muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji. 6. Gjatë periudhës tranzitore, sipas këtij neni, këshillat kanë autoritetin që ex officio të suspendojnë një gjyqtar apo prokuror, bazuar në seriozitetin e shkeljes disiplinore të supozuar. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 26 DHJETOR 2018, PRISHTINË 74 LIGJI Nr. 06/L - 057 PËR PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: This article says the law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of Kosovo.
Neni 18 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 06/L -057 23 nëntor 2018 Shpallur me dekretin Nr. DL-060-2018, datë 13.12.2018 nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 06/L-057 PËR PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in