AI-assisted research summary: This article defines key education-related terms used in the law, including types of teachers, school staff, institutions, authorities, work experience, and the commission.
Neni 3 Përkufizimet 1. Mësimdhënës - mësues i mësimit parashkollor edukator, mësues i mësimit klasor (klasa e I-IV i shkollës fillore), arsimtar i mësimit lëndor i shkollës fillore (klasa e V-VIII e shkollës fillore), arsimtar-profesor i shkollës së mesme, profesor i shkollës së lartë dhe profesor universiteti; 2. Bashkëpunëtorët profesional të institucionit arsimor - shkollës - pedagogu, psikologu, bibliotekari, mjeku, tekniku - motra medicinale dhe punëtori social; 3. Punëtorët administrativ të institucionit arsimor-sekretari, arkëtari, shefi i kontabilitetit, referenti dhe administratori-daktilografi; 4. Punëtorët teknik të institucionit arsimor - shtëpiaku, shërbëtori, rojtari; 5. Institucion parashkollor - çerdhet dhe kopshtet e fëmijëve; 6. Shkollë fillore - institucion arsimor për shkollimin e obliguar tetëvjeçar (klasa I-VIII); 7. Shkollë e mesme - institucion arsimor për shkollimin e mesëm të përgjithshëm, artistik dhe profesional; 8. Shkollë e lartë - institucion arsimor për shkollimin e lartë, kryesisht dyvjeçar; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 26 MARS 2019, PRISHTINË 2 LIGJI NR. 06/L-073 PËR STATUSIN E PUNËTORËVE TË ARSIMIT SHQIP TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS NGA VITI SHKOLLOR 1990/91 DERI NË VITIN SHKOLLOR 1998/99 9. Universitet - institucion arsimor - shkencor i arsimit të lartë dhe hulumtime shkencore në kuadër të cilit veprojnë fakultetet në të cilat shkollimi për gjeneratë zgjat prej katër (4) deri në gjashtë (6) vite; 10. Drejtori dhe zëvendës drejtori/ndihmësdrejtori i shkollës - udhëheqës dhe menaxhues të shkollës; 11. Inspektor i arsimit - person me autorizim të posaçëm që mbikëqyrë realizimin e ligjshmërisë dhe të akteve nënligjore në institucionet arsimore; 12. Enti Pedagogjik Komunal - institucion arsimor, i cili jep udhëzime profesionale dhe mbikëqyrë realizimin kualitativ dhe kuantitativ të planeve dhe programeve mësimore. Prej 1 shtatorit të vitit 1995, entet komunale pedagogjike reformohen në sektorë për mbikëqyrje profesionale të Këshillit komunal për arsim; 13. Këshilltar pedagogjik-arsimor - personi që hospiton në orë mësimore dhe që merret me udhëzimet dhe mbikëqyrjen e realizimit të planit dhe programit për shkallët e caktuara të arsimit, përkatësisht për lëndët e caktuara mësimore; 14. Këshilli komunal i arsimit - sekretariatet komunale të arsimit prej 10 korrikut të vitit 1995, janë shndërruar në Këshilla komunale të arsimit; 15. Këshilli i Financimit - organ shtetëror për financimin e veprimtarisë arsimore; 16. Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës - institucioni më i lartë shtetëror për politikën arsimore në Republikën e Kosovës; 17. Përvoja e punës - periudha e punës në institucionet arsimore dhe shkencore prej vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99; 18. Shtëpia-shkollë - shtëpia private dhe objektet e tjera, në të cilën është mbajtur procesi mësimor dhe menaxhimi i punëve arsimore dhe shkencore; 19. Pronari i shtëpisë-shkollë - personi që ka lëshuar shtëpinë/objektin për organizimin e procesit mësimor; 20. Komisioni - komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës, që punuan nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99.