LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS
This is the opening part of Kosovo’s Child Protection Law.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 06/L-084
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the opening part of Kosovo’s Child Protection Law. This article states the law’s purpose: to protect children and support their welfare, development, and rights. Ky nen thotë se ligji zbatohet për kategori të caktuara fëmijësh brenda Kosovës dhe për fëmijët me shtetësi kosovare jashtë Kosovës, dhe se dispozitat e ligjit nuk mund të përdoren për të kufizuar të drejtat ekzistuese të fëmijës. This article defines key child-protection terms and says everyone, institutions, and other bodies must protect a child’s life and survival/development rights. Ky nen kërkon që interesi më i mirë i fëmijës të jetë mbi të gjitha në vendimet dhe veprimet që e prekin atë.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS
Showing 66 of 66
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the opening part of Kosovo’s Child Protection Law.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË 1 LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR MBROJTJEN E FËMIJËS KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article states the law’s purpose: to protect children and support their welfare, development, and rights.
Neni 1 Qëllimi 1. Ky Ligj ka për qëllim: 1.1. mbrojtjen e fëmijës, nëpërmjet plotësimit të kuadrit ligjor e institucional, në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Fëmijës, të akteve ndërkombëtare që veprojnë në këtë fushë, si dhe të legjislacionit në fuqi; 1.2. të mbrojë fëmijën nga të gjitha format e dhunës fizike dhe mendore, abuzimit, keqpërdorimit, shfrytëzimit, neglizhimit apo ndonjë forme tjetër që vë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e fëmijës; 1.3. të garantojë dhe sigurojë përgjegjësitë e prindërve, familjes, organit të kujdestarisë, shoqërisë dhe të shtetit në kujdesin, mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijës bazuar në interesin më të mirë të fëmijës; 1.4. përcaktimin e parimeve bazë ku mbështeten politikat kombëtare për mbrojtjen e fëmijës, mekanizmat efikase dhe autoritetet përgjegjëse në nivel qendror e lokal, si dhe kompetencat e tyre për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës; 1.5. garantimin e mirëqenies dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së fëmijës, duke promovuar e mundësuar zhvillimin e tyre në shoqëri, ndihmën dhe përkujdesjen efektive për fëmijën, shëndeti dhe mirëqenia e të cilit janë në rrezik; 1.6. marrjen e masave për t’i siguruar fëmijës ushtrimin e të drejtave, në përputhje me zhvillimin gradual të aftësive të fëmijës, bazuar në interesin më të mirë të tij; 1.7. marrjen e masave për të siguruar jetesën, mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijës; 1.8. sigurimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve në nivel qendror dhe lokal, si dhe organizatave për mbrojtjen e fëmijës; 1.9. përcaktimin e mekanizmave efektivë, funksionimin e institucioneve mandatore dhe marrjen e masave konkrete për parandalim, reagim dhe mbrojtje të fëmijës; 1.10. ngritjen e sistemit të integruar e funksional të mbrojtjes së fëmijës, për parandalimin dhe përgjigjen efikase ndaj të gjitha formave të dhunës, abuzimit, shfrytëzimit e GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË 2 LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS neglizhimit. 2. Ky Ligj është në përputhshmëri me Direktivën 2011/92/BE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, të 13 dhjetorit 2011, për luftën kundër abuzimit seksual dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve dhe pornografisë me fëmijë, dhe zëvendësimin e Vendimit kornizë të Këshillit 2004/68/ ÇBD. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: Ky nen thotë se ligji zbatohet për kategori të caktuara fëmijësh brenda Kosovës dhe për fëmijët me shtetësi kosovare jashtë Kosovës, dhe se dispozitat e ligjit nuk mund të përdoren për të kufizuar të drejtat ekzistuese të fëmijës.
Neni 2 Fushëveprimi 1. Ky Ligj zbatohet për: 1.1. fëmijën me shtetësi kosovare, pa shtetësi, të pa regjistruar, azilkërkues, refugjat ose me shtetësi të huaj, që ndodhet brenda territorit të Republikës së Kosovës, dhe; 1.2. fëmijën me shtetësi kosovare, që ndodhet jashtë territorit të Republikës së Kosovës. 2. Dispozitat e këtij Ligji nuk mund të merren si kufizim apo pakësim i të drejtave ekzistuese të fëmijës të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Konventën për të Drejtat e fëmijës ose me instrumentet ndërkombëtare që rregullojnë këtë fushë, si dhe me legjislacionin tjetër në fuqi. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key child-protection terms and says everyone, institutions, and other bodies must protect a child’s life and survival/development rights.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë Ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Fëmijë – nënkupton çdo qenie njerëzore nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç, me përjashtim të rasteve kur mosha madhore arrihet më përpara, në përputhje me legjislacionin të cilit ai i nënshtrohet. Në rastin kur mosha e personit nuk është plotësisht e përcaktuar, por ekzistojnë arsye që lënë të nënkuptohet se personi është fëmijë, ky person konsiderohet fëmijë dhe përfiton nga ky ligj derisa mosha e tij të jetë përcaktuar plotësisht; 1.2. Fëmijë me aftësi të kufizuar - nënkupton fëmijën me dëmtime fizike, mendore, intelektuale apo shqisore afatgjata të cilat në ndërveprim me barriera të ndryshme mund të pengojnë pjesëmarrjen e tij të plotë dhe efektive në shoqëri, njësoj si pjesa tjetër e shoqërisë; 1.3. I mitur - nënkupton fëmijën mes moshës katërmbëdhjetë (14) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjeç; 1.4. Prind - nënkupton personin/personat që e kanë lindur ose e kanë adoptuar fëmijën, të dy së bashku ose një i vetëm, të martuar ose të pamartuar, apo që kanë njohur amësinë ose atësinë e fëmijës së lindur jashtë martese; 1.5. Përgjegjësi prindërore – nënkupton obligimin e prindit për sigurimin e të drejtave dhe detyrave që kanë për qëllim sigurimin e mirëqenies emocionale, sociale dhe materiale të fëmijës, duke u kujdesur dhe mbajtur raporte vetanake me fëmijën dhe obligimin për t’i siguruar fëmijës mirërritjen, edukimin, arsimimin, përfaqësimin ligjor dhe administrimin e pasurisë së fëmijës; 1.6. Kujdestari - nënkupton personin siç është e përcaktuar me Ligjin për familjen; 1.7. Mbrojtja e fëmijës - nënkupton parandalimin dhe përgjigjen ndaj dhunës, keqtrajtimit, abuzimit, shfrytëzimit dhe neglizhimit, rrëmbimit, shfrytëzimit seksual, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË 3 LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS trafikimit dhe punës së fëmijës në dhe jashtë shtëpisë; 1.8. Mbrojtësi i viktimës - nënkupton personin zyrtar publik, i cili përfaqëson palën e dëmtuar në procedura gjyqësore dhe administrative, përfshirë edhe fëmijën. Mbrojtësi i viktimës u ofron mbështetje dhe ndihmë viktimave të krimit, përfaqëson viktimën në procedura para gjykatës, njofton viktimën për të drejtat e tij, përfaqëson interesat e viktimës para gjykatës dhe prokurorisë, si dhe vepron në emër të viktimës kur është e nevojshme në përputhje me ligjet në fuqi; 1.9. Drejtësia mike ndaj fëmijës - nënkupton sistemin e drejtësisë që garanton respektimin dhe zbatimin efektiv të të drejtave të fëmijës në nivelin më të lartë të arritshëm, konsideratë mbizotëruese është interesi më i mirë i fëmijës, mos diskriminimi, mbrojtja e dinjiteti dhe pjesëmarrja e fëmijës duke i dhënë vëmendjen e duhur nivelit të pjekurisë, të kuptuarit e fëmijës dhe rrethanave të rastit; 1.10. Fëmijë në nevojë për mbrojtje - është personi nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç, pavarësisht fitimit të zotësisë për të vepruar, sipas legjislacionit në fuqi, i cili mund të jetë viktimë e abuzimit, neglizhimit, shfrytëzimit, diskriminimit, dhunës apo i një veprimtarie kriminale, si dhe individi nën moshën e përgjegjësisë penale, i cili dyshohet se ka kryer ose akuzohet se ka kryer vepër penale, si dhe fëmijët në konflikt me ligjin; 1.11. Fëmijë i zhvendosur brenda territorit të Kosovës – nënkupton fëmijën i cili për arsye të ndryshme migron nga një komunë në tjetrën dhe ka nevojë për ofrim të shërbimit/eve të mbrojtjes; 1.12. Puna e lejuar për fëmijë - është pjesëmarrja e fëmijës në aktivitete ekonomike që nuk janë të dëmshme për zhvillimin dhe shëndetin e fëmijës, posaçërisht nuk i pengojnë që të vijojnë shkollimin dhe shfrytëzimin e kohës së lirë. E lejuar është edhe puna e cila është pjesë e praktikës profesionale dhe nën mbikëqyrjen përkatëse, pasi të jenë evidentuar dhe eliminuar të gjitha rreziqet; 1.13. Puna e ndaluar për fëmijë - është puna apo aktiviteti i cili dëmton sigurinë, shëndetin, moralin dhe zhvillimin psikofizik të fëmijës, si rezultat i mungesës së përvojës dhe njohurive për kryerjen e punëve dhe detyrave të punës; 1.14. Format e rrezikshme të punës së fëmijës - janë punë që mund të rezultojnë me vdekje, lëndime (shpeshherë permanente) apo sëmundje (shpeshherë permanente) të fëmijës, si pasojë e mospërshtatjes së natyrës së punës me moshën dhe zhvillimin psikofizik të fëmijës dhe sigurisë së pamjaftueshme në vendin e punës; 1.15. Fëmijë në rrezik - nënkupton çdo fëmijë që përjeton një faktor intensiv dhe / ose të vazhdueshëm të rrezikut, ose një kombinim të faktorëve të rrezikut në rrethanat personale, mjedisore dhe/ose relacionale që i pengojnë të ndjekin dhe përmbushin zhvillimin e potencialit të plotë; 1.16. Fëmija pa përkujdesje prindërore - nënkupton fëmijën prindërit e të cilit nuk janë gjallë, prindërit e të cilit janë të panjohur ose janë zhdukur, prindërit e të cilit për çfarëdo arsye, në mënyrë të përkohshme ose të përhershme nuk i kryejnë detyrat e tyre prindërore ose kujdesin prindëror; 1.17. Familje në nevojë – nënkupton çdo familje, kur njëri ose të dy prindërve, kujdestarit dhe përkujdesësit, u nevojitet ndihma në përkujdesjen për fëmijën për shkak të gjendjes së tyre ose gjendjes së fëmijës, në rrethana kur fëmija është duke pësuar dëmtim serioz për shkak të lënies pas dore, abuzimit nga ana e prindit/ërve ose kujdestarit të tij, për shkak të paaftësisë së prindit ose prindërve, apo kujdestarit që të përkujdesen për të në mënyrë adekuate, ose i është ekspozuar mundësisë që të përjetojë diçka të tillë; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË 4 LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS 1.18. Përfaqësues ligjor- nënkupton prindin apo kujdestarin i cili, brenda përgjegjësive që i janë dhënë nga legjislacioni në fuqi ose nga gjykata, mbron interesat e fëmijës nëpërmjet kryerjes apo jo të veprimeve juridike, në emër ose për llogari të fëmijës; 1.19. Shërbimet për mbrojtjen e fëmijës – nënkupton të gjitha shërbimet qëllimi i të cilave është që fëmijës t’i ofrohet mbrojtja sipas parimeve të këtij Ligji; 1.20. Profesionistët për mbrojtjen e fëmijës - nënkupton të gjithë personat, të cilët brenda mandatit të punës së tyre dhe në kontekstin e punës së tyre, janë në kontakt me fëmijën që ka nevojë për mbrojtje, ose kanë detyrë të përmbushin nevojat e fëmijës sipas këtij ligji apo ndonjë ligji tjetër në fuqi, standardi vendor apo ndërkombëtar; 1.21. Person i besueshëm - nënkupton çdo person tjetër përveç prindit ose kujdestarit ligjor, i cili kujdeset për fëmijën, për shkak të një marrëdhënieje profesionale ose jo- profesionale; 1.22. Dhunë – nënkupton të gjitha format fizike dhe/ose emocionale të keqtrajtimit, shpërdorimit seksual, neglizhencës apo trajtimit neglizhent, shfrytëzimit komercial ose çdo lloj shfrytëzimi që ka si rezultat dëmtimin e mundshëm apo të vërtetë të shëndetit, mbijetesës, zhvillimit apo të dinjitetit të fëmijës në kontekst të raportit të përgjegjësisë, besimit, apo forcës. Dhunë, përfshin por nuk kufizohet në veprat apo veprimet e qëllimshme që i bën një person personit tjetër, si: përdorimi i forcës fizike, presioni psikik, çdo veprim që shkakton apo kanos dhembjen fizike dhe psikike; shkaktimi i ndjenjës së frikës, rrezikshmërisë personale, cenimit të dinjitetit; sulmi fizik pa marrë parasysh pasojat; ofendimi, sharja, thirrja me emra ofendues dhe mënyra të tjera të shqetësimit të vrazhdë; përsëritja e vazhdueshme e sjelljeve me qëllim të përuljes së personit tjetër; vënia e personit tjetër në pozitën që ai të frikësohet për gjendjen fizike, emocionale dhe ekonomike; 1.23. Dhunë ndaj fëmijës – nënkupton çdo veprim ose mosveprim me dashje, me anë të të cilit shkaktohet çdo lloj forme dhune fizike ose mendore, lëndimi ose abuzimi, lënia pas dore apo trajtimi neglizhent, keqtrajtimi ose shfrytëzimi, përfshirë abuzimin seksual; 1.24. Dhunë psikologjike – nënkupton aktet të cilat shkaktojnë ose kanë mundësi të madhe të shkaktojnë dëm në shëndetin ose në zhvillimin fizik, mendor, shpirtëror, moral ose social të fëmijës. Këto akte mund të jenë në kontrollin e prindit ose të një personi i cili ka përgjegjësi, është i besuar ose ka pushtet dhe përfshijnë kufizimin e lëvizjeve, talljen, denigrimin, fajësimin, kërcënimin, trembjen, diskriminimin, përqeshjen, ose forma të tjera jo fizike të armiqësisë ose të trajtimit refuzues; 1.25. Dhunë fizike - nënkupton çdo formë të abuzimit fizik duke përfshirë këtu rrahjen me çfarëdo mjeti, goditje me shuplakë apo edhe me mjete të tjera, shtrëngimin e fytit dhe çdo veprim tjetër që shkakton dhimbje fizike; 1.26. Ndëshkim trupor – nënkupton çdo lloj ndëshkimi që përdor forcën fizike dhe që synon të shkaktojë dhimbje ose shqetësim te fëmija, nga çdo person ligjërisht përgjegjës për fëmijën. Ndëshkimi trupor përfshin forma, të tilla, si: rrahje, tortura, shkundje, shtytje, djegie, goditje, pickim, çjerrje, kafshim, qortim i rreptë; 1.27. Neglizhimi i fëmijës - nënkupton mosveprimin me ose pa dashje nga ana e një personi, i cili është përgjegjës për rritjen, përkujdesjen apo edukimin e fëmijës, si pasojë e të cilit rrezikohet jeta, integriteti fizik e mendor dhe zhvillimi i fëmijës; 1.28. Abuzim - nënkupton çdo veprim apo mosveprim, i qëllimshëm apo me paramendim, i kryer nga prindi, kujdestari, personi i besueshëm apo ndonjë person GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË 5 LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS tjetër në pozitën e të besuarit, ose autoritetit që shkakton ose ka gjasa t’i shkaktojë dëm fizik, psikologjik, emocional apo social fëmijës; 1.29. Keqtrajtim - nënkupton të gjitha format e keqtrajtimit fizik dhe/ose emocional, abuzimin seksual, neglizhimin ose trajtimin neglizhues, apo shfrytëzimin tregtar, ose çdo shfrytëzim tjetër që çon në dëmtim real ose të mundshëm të shëndetit të fëmijës, të mbijetesës, zhvillimit ose dinjitetit në kontekstin e një marrëdhënieje përgjegjësie, besimi ose pushteti; 1.30. Prostitucion me fëmijë – nënkupton përdorimin e fëmijës për veprimtari seksuale, me ç‘rast në këmbim të përfshirjes në veprimtari seksuale të fëmijës ofrohen ose premtohen si pagesë para ose çdo formë tjetër shpërblimi ose kompensimi, pavarësisht nëse ajo pagesë, ai premtim ose shpërblim i bëhet fëmijës ose një pale të tretë; 1.31. Pornografi me fëmijë - nënkupton çfarëdo pamje vizuale apo shfaqje ose pasqyrim vizual, duke përfshirë çdo fotografi, film, video, pamje apo imazh, ose fotografi e krijuar me kompjuter, qoftë nëse është krijuar në mënyrë elektronike, mekanike apo me mjete të tjera, që paraqet ose pasqyron: gjenitalet (vagina, penisi ose anusi) apo zonën e ashtit mbivetor të një fëmije, kryesisht për qëllime seksuale; një fëmijë të vërtetë i cili është përfshirë në një sjellje seksualisht eksplicite të vërtetë apo të simuluar; një person i cili duket të jetë fëmijë i vërtetë i përfshirë në një sjellje seksualisht eksplicite të vërtetë apo të simuluar; ose pamje realiste të një fëmije jo ekzistues të përfshirë në një sjellje seksualisht eksplicite të vërtetë apo të simuluar; 1.32. Rrëmbimi i fëmijës - nënkupton largimi i paligjshëm i fëmijës nga vendi i banimit me anë të forcës, kërcënimit, mashtrimit, abuzimit të pushtetit ose joshjes, në një vend nën kontrollin e kryesit ose të një personi të tretë, apo marrja e paligjshme e fëmijës nga prindi, kujdestari, ose personi i besueshëm, pavarësisht nëse kjo kryhet, lehtësohet apo koordinohet brenda territorit të shtetit ose që përfshinë transitin në ose përmes shtetit; 1.33. Trafikimi i fëmijës - nënkupton rekrutimin, transportimin, transferimin, strehimin, marrjen e fëmijëve për qëllime shfrytëzimi ose pranimi i personave, përfshirë shkëmbimin ose transferimin e kontrollit mbi këta persona, me anë të kanosjes ose të përdorimit të forcës, apo me forma të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, lajthimit, keqpërdorimit të pushtetit apo të keqpërdorimit të një pozite të ndjeshme, ose me anë të dhënies ose marrjes së pagesave apo përfitimeve për të arritur pëlqimin e personit që ka kontroll mbi personin tjetër, me qëllim të shfrytëzimit; 1.34. Shfrytëzim - përfshin por nuk kufizohet në, shfrytëzimin e prostitucionit të të tjerëve, pornografisë ose formave të tjera të shfrytëzimit seksual, lëmoshës, shërbimeve ose punës së detyruar, skllavërisë ose veprimeve të ngjashme me skllavërinë, robërisë ose heqjes së organeve apo qelizave; 1.35. Abuzimi seksual i fëmijës - nënkupton shprehjen e abuzimit brenda shtëpisë ose familjes, por nuk përjashton edhe rastet e abuzimit nga persona jashtë familjes duke përdorur përparësitë e pozitës qoftë sociale apo edhe zyrtare për përfitime seksuale nga viktima e abuzimit. Aktiviteti seksual i cili nënkupton marrëdhënie seksuale dhe çdo formë tjetër e kryer nga, me, dhe para fëmijës, ku prania ose pjesëmarrja e fëmijës është për qëllim të kënaqësisë seksuale të personit tjetër; 1.36. Institucion – nënkupton të gjitha institucionet publike, të nivelit qendror dhe lokal, si dhe personat e tjerë juridikë e privat në Republikën e Kosovës, që kanë përgjegjësinë për mbrojtjen e fëmijës në këtë Ligj dhe legjislacionin në fuqi; 1.37. Sistemi për mbrojtjen e fëmijës - nënkupton strukturën e caktuar formale dhe GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË 6 LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS jo formale, me funksionet dhe kapacitetet e përmbledhura dhe të bashkuara për të parandaluar dhe reaguar dhunën, abuzimin, neglizhimin dhe shfrytëzimin e fëmijës. Sipas kuptimit të përgjithshëm, sistemi për mbrojtjen e fëmijës përbëhet nga këto komponente: resurset njerëzore dhe financiare, ligjet dhe politikat, qeverisja, monitorimi dhe mbledhja e të dhënave, shërbimet mbrojtëse dhe reaguese, si dhe menaxhimi i rastit. Sistemi përfshin edhe akterë të ndryshëm, siç janë: fëmijët, familja, komuniteti, shërbyesit dhe zyrtarët e nivelit qendror dhe lokal, duke mos përjashtuar edhe ata në nivel ndërkombëtar. Funksionimi i sistemit varet nga ndërveprimi dhe marrëdhëniet ndërmjet komponentëve dhe akterëve brenda këtij sistemi; 1.38. Komiteti - nënkupton Komitetin Ndërministror për të Drejtat e Fëmijës; 1.39. Këshilli - nënkupton Këshillin për të Drejtat e Fëmijës; 1.40. Ekipi – nënkupton Ekipin për të Drejtat e Fëmijës; 1.41. Tryeza Multidisiplinare për Ndihmë në Menaxhimin e Rastit -nënkupton grupin multidisiplinar, që përfshinë profesionistët nga institucionet përkatëse për mbrojtjen e fëmijës dhe akterët e tjerë që përfaqësojnë një shumëllojshmëri të disiplinave, të cilët kanë përgjegjësi për mbrojtjen e fëmijës, ndërveprojnë dhe koordinojnë përpjekjet e tyre për të trajtuar rastet specifike të abuzimit, keqtrajtimit të fëmijës dhe lënien pas dore të tyre në bazë të interesit më të mirë të fëmijës; 1.42. Njësia përkatëse për Qeverisje të Mirë - nënkupton Zyrën përkatëse për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit; 1.43. Menaxheri i rastit - nënkupton zyrtarin përgjegjës të caktuar nga Organi i Kujdestarisë, për menaxhimin e rastit të fëmijës, i cili në bashkëpunim me akterët relevantë vlerëson nevojat e fëmijës dhe harton planin e përkujdesjes; 1.44. Qendra për Punë Sociale (QPS) - nënkupton institucionin publik profesional, të nivelit komunal, kompetent edhe për mbrojtjen e fëmijës në nevojë; 1.45. Organi i kujdestarisë - nënkupton organin përgjegjës që vepron në kuadër të Qendrës për Punë Sociale përgjegjës për mbrojtjen e fëmijës; 1.46. Zyrtar i Shërbimeve Sociale - nënkupton profesionistin e shërbimeve sociale dhe familjare me kualifikim adekuat në fushën e punës sociale, psikologjisë, sociologjisë, drejtësisë, pedagogjisë ose ndonjë lëmi tjetër të lidhur ngushtë me shërbimet sociale dhe familjare, që është i licencuar dhe i regjistruar në regjistrin e Këshillit të përgjithshëm për shërbime sociale dhe familjare. KAPITULLI II PARIMET E MBROJTJES SË FËMIJËS 1. Mbrojta e jetës së fëmijës është detyrimi kryesor për çdo person, institucion apo organ tjetër. 2. E drejta e fëmijës për mbijetesë dhe zhvillim, që do të thotë e drejta e fëmijës në zhvillimin fizik, mendor, emocional, edukativ, shëndetësor, social si dhe mirëqenia e fëmijës, duhet të jenë të mbrojtura në masën maksimale të mundshme nga çdo person, institucion apo organ tjetër. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Ky nen kërkon që interesi më i mirë i fëmijës të jetë mbi të gjitha në vendimet dhe veprimet që e prekin atë.
Neni 5 Interesi më i mirë i fëmijës 1. Të gjitha veprimet dhe vendimet, që kanë të bëjnë me fëmijën, të marra nga prindërit apo kujdestari, institucionet, shërbimet për mbrojtjen e fëmijës, profesionistët për mbrojtjen e fëmijës, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË 7 LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS gjykatat, autoritetet administrative apo nga organet legjislative, interesi më i mirë i fëmijës duhet të jetë konsiderata mbizotëruese dhe më e larta. 2. Ky Ligj, si dhe aktet e tjera juridike që rregullojnë çështjet që lidhen me mbrojtjen e fëmijës, si dhe çdo akt tjetër individual, që nxirret mbi bazë të tyre, i nënshtrohet parimit të interesit më të mirë të fëmijës. 3. Interesi më i mirë i fëmijës kërkon një përpjekje tërësore për të siguruar integritetin fizik, psikologjik, moral dhe shpirtëror të fëmijës dhe për të promovuar dinjitetin njerëzor, duke marrë parasysh karakteristikat individuale dhe gjendjen sociale të fëmijës. 4. Për të siguruar interesin më të mirë të fëmijës duhet të respektohen parimet si në vijim: 4.1. familja është përgjegjëse kryesore për t’u kujdesur dhe për të mbrojtur fëmijët; institucionet ndihmojnë familjet me këtë detyrim dhe ndërhyjnë vetëm kur familja nuk është në gjendje, apo nuk është e aftë ose ka nevojë për ndihmë për të mbrojtur fëmijën; 4.2. qëndrueshmëria duhet të jetë qëllim kyç, duke zgjedhur intervenimin sa më të pakët në jetën e fëmijës për të siguruar stabilitetin e marrëdhënieve personale të fëmijës dhe të shoqërisë, mjedisit dhe për të garantuar vazhdimësinë e arsimimit, trajnimit të fëmijës, ose punësimit; 4.3. vendimet administrative dhe gjyqësore që prekin fëmijën duhet të merren dhe zbatohen me shpejtësi dhe pa vonesa të paarsyeshme; 4.4. prindërit, kujdestarët dhe fëmija marrin pjesë në të gjitha fazat e procedurës përveç nëse është në kundërshtim me interesin më të mirë të fëmijës; 4.5. mendimi i fëmijës, në varësi të moshës dhe aftësisë së tij për të kuptuar; 4.6. historia e fëmijës, duke mbajtur parasysh situatat e veçanta të abuzimit, neglizhimit, shfrytëzimit ose forma të tjera të dhunës ndaj fëmijës, si dhe rrezikun e mundshëm që situata të ngjashme të ndodhin në të ardhmen; 4.7. vazhdimësia e marrëdhënieve personale ndërmjet fëmijës dhe personave me të cilët ai ka lidhje gjinore/farefisnore, shoqërore dhe/ose shpirtërore, dhe të gjitha vendimet dhe iniciativat që janë objekt i këtij Ligji, duhet të marrin parasysh individualitetin, moshën dhe pjekurinë, gjuhën amtare, seksin, gjininë, identitetin, gjendjen shëndetësore dhe aftësitë e veçanta të fëmijës me qëllim të ruajtjes së identitetit etnik, racor, fetar dhe kulturor të fëmijës, sipas rrethanave. 5. Interpretimi i interesit më të mirë të fëmijës duhet të jetë në tërësi në përputhje me Konventën për të Drejtat e Fëmijës si dhe asnjë interpretim i supozuar i asaj se çka është në interesin më të mirë të fëmijës nuk mund të justifikojë shkeljen e çfarëdo të drejte të njohur nga Konventa. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The gradual development of a child’s abilities must be considered, and the child must be given proper guidance and due importance in decisions and actions affecting the child.
Neni 6 Zhvillimi gradual i aftësive Parimi i zhvillimit gradual të aftësive, duhet të merret parasysh në përputhje me zhvillimin e aftësive të fëmijës, drejtimin dhe udhëheqjen e duhur për ushtrimin e të drejtave që njihen nga legjislacioni në fuqi dhe Konventa dhe t’iu jepet rëndësia e duhur në të gjitha veprimet dhe vendimet, që kanë të bëjnë me fëmijën, të marra nga prindërit apo kujdestari, personat e tjerë të besueshëm, institucionet, shërbimet për mbrojtjen e fëmijës, profesionistët për mbrojtjen e fëmijës, gjykatat, autoritetet administrative apo organet legjislative. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË 8 LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Fëmijës që është në gjendje të shprehë pikëpamjet e tij i njihet e drejta t’i shprehë ato lirisht për çështjet që e prekin, dhe autoritetet/kujdestarët duhet t’i marrin në konsideratë në vendimet për të.
Neni 7 Respektimi i pikëpamjes së fëmijës 1. Në të gjitha veprimet dhe vendimet, që kanë të bëjnë me fëmijën, të marra nga prindërit apo kujdestari, institucionet, shërbimet për mbrojtjen e fëmijës, profesionistët për mbrojtjen e fëmijës, gjykatat, autoritetet administrative apo organet legjislative, kanë për obligim t’i garantojnë fëmijës, i cili është i aftë të ketë pikëpamjet e tij, të drejtën për t’i shprehur lirisht këto pikëpamje, për çdo çështje që ka të bëjë me të, duke i vlerësuar ato në përputhje me moshën dhe shkallën e pjekurisë së tij, qoftë drejtpërdrejt, qoftë nëpërmjet një përfaqësuesi ose të një organi të përshtatshëm, në përputhje me rregullat e procedurës së legjislacionit në fuqi. 2. Në të gjitha veprimet e ndërmarra në zbatim të këtij Ligji dhe legjislacionit në fuqi, posaçërisht në çështjet administrative dhe procedura gjyqësore, pikëpamjet dhe dëshirat e fëmijës, duhet të merren në konsideratë në përputhje me moshën dhe shkallën e pjekurisë së fëmijës. 3. Kjo kërkon që: 3.1. fëmija të merr informacion adekuat rreth procedurave dhe vendimeve, të drejtën për të shprehur pikëpamjet e tij, rëndësinë dhe efektin e mundshëm të pjesëmarrjes së tij në mënyrë dhe gjuhë që fëmija mund të kuptojë; 3.2. fëmijës i jepet mundësia për të shprehur pikëpamjet dhe dëshirat, si dhe merr ndihmën e nevojshme për ta bërë këtë në një mjedis të përshtatshëm dhe inkurajues; 3.3. pikëpamjes dhe dëshirave të fëmijës i jepet peshë e duhur kur bëhet një analizë rast pas rasti dhe tregon se fëmija është i aftë të formojë pikëpamjet e veta në një mënyrë të arsyeshme dhe të pavarur; 3.4. fëmija informohet për rezultatet e procedurës dhe i jepet mundësi për t’iu përgjigjur procedurave dhe vendimeve, dhe; 3.5. fëmija merr ndihmë juridike falas në pajtim me legjislacionin në fuqi. 4. Fëmija, që nuk është i aftë të ketë pikëpamjet e tij, institucionet, shërbimet për mbrojtjen e fëmijës, profesionistët për mbrojtjen e fëmijës, gjykatat, autoritetet administrative apo organet legjislative, kanë për obligim t’i garantojnë fëmijës mbrojtjen e njëjtë, sikur në rastet kur fëmija është në gjendje të shpreh pikëpamjet e tij në përputhje me rregullat dhe procedurat e legjislacionit në fuqi. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Fëmijët kanë të drejtë për trajtim të barabartë pa diskriminim, dhe institucionet duhet të marrin masa për t’i mbrojtur nga diskriminimi.
Neni 8 Mos diskriminimi 1. Çdo fëmijë ka të drejtë në të njëjtat të drejta të njohura me legjislacionin në fuqi dhe Konventën, t’i garantohen ato pa asnjë lloj dallimi, pavarësisht nga raca, ngjyra, gjinia, gjuha, feja, opinioni politik ose çdo opinion tjetër, nga origjina kombëtare, etnike ose shoqërore, pasuria, paaftësia, prejardhja familjare apo çdo gjendje tjetër e fëmijës ose prindërve të tij, apo përfaqësuesve të tij ligjorë. 2. Të gjitha institucionet, ofruesit e shërbimeve, profesionistët për mbrojtjen e fëmijës, duhet të marrin të gjitha masat e duhura, me qëllim që fëmija të jetë i mbrojtur nga të gjitha format e diskriminimit. 3. Prindërit apo kujdestari, anëtarët e familjes, personi i besueshëm, profesionistet për mbrojtjen e fëmijës, të cilët konsiderojnë se parimi i trajtimit të barabartë nuk është zbatuar ndaj fëmijës, mund të iniciojnë procedurë dhe paraqesin fakte para organit kompetent, në përputhje me dispozitat e ligjit përkatës për mbrojtje nga diskriminimi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË 9 LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS KAPITULLI III MEKANIZMAT INSTITUCIONAL PËR TË DREJTAT E FËMIJËS - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Central and local child-rights institutions must coordinate their work and may cooperate with NGOs, with coordination details set by subordinate act approved by the Government.
Neni 9 Autoritetet për të drejtat e fëmijës 1. Struktura dhe mekanizmat institucionalë për të drejtat e fëmijës në nivel qendror janë: 1.1. institucioni i Avokatit të Popullit; 1.2. ministritë përkatëse sipas fushës që mbulojnë, në lidhje me të drejtat e fëmijës; 1.3. njësia përkatëse për qeverisje të mirë, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit; 1.4. Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijës; 1.5. Këshilli për të Drejtat e Fëmijës. 2. Struktura dhe mekanizmat institucionalë në nivel lokal: 2.1. komuna; 2.2. departamenti përkatës sipas fushës që mbulojnë në lidhje me të drejtat e fëmijës; 2.3. qendra për punë sociale; 2.4. ekipi për të drejtat e fëmijës. 3. Struktura dhe mekanizmat institucionalë në nivel qendror dhe lokal, bashkëpunojnë dhe koordinojnë punën ndërmjet tyre për zbatimin e këtij ligji, të legjislacionit në fuqi dhe të politikave shtetërore për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës. Bashkërendimi i veprimeve të tyre për çështjet që lidhen me të drejtat e fëmijës, të propozuara në këtë ligj, përcaktohen me akt nënligjor, të miratuar nga Qeveria, me propozim te Zyrës së Kryeministrit. 4. Strukturat dhe mekanizmat institucionalë bashkëpunojnë me organizatat joqeveritare për realizimin e politikave për të drejtat e fëmijës, si dhe për ofrimin e shërbimeve të nevojshme për mbrojtjen e tyre, të përcaktuar me akt nënligjor, të miratuar nga Qeveria, me propozim të Ministrisë përkatëse për Mirëqenie Sociale, në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Article 10 says the Ombudsman protects children’s rights, may issue a regulation on how a child complaint is made, and allows children, people, groups, and certain organizations to submit or support complaints under specified conditions.
Neni 10 Roli i Institucionit të Avokatit të Popullit për mbrojtën e fëmijës 1. Avokati i Popullit është institucion i pavarur i cili ndër të tjera i mbron të drejtat e fëmijës, të parapara me Kushtetutë, ligje dhe akte të tjera si dhe me instrumente ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, veçanërisht me Konventën për të Drejtat e Fëmijës. 2. Një zëvendës i Avokatit të Popullit, në kuadër të kompetencave të deleguara nga Avokati i Popullit, duhet të jetë përgjegjës edhe për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës. 3. Çdo fëmijë, person apo grup i personave mund t’i parashtrojë ankesë Avokatit të Popullit lidhur me mbrojtjen e të drejtave të fëmijës sipas procedurave të parapara me legjislacionin në fuqi. Avokati i Popullit nxjerr Rregullore për mënyrën e ankesës së fëmijës, siç përcaktohet në këtë ligj. 4. Shoqatat, organizatat apo subjektet tjera juridike mund të iniciojnë apo përkrahin ankesat në emër të parashtruesit, me marrjen e pëlqimit të prindit apo kujdestarit të tij, si dhe mendimin e fëmijës kur ai është në gjendje që të jap atë, për zhvillimin e procedurave tek Avokati i Popullit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË 10 LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS 5. Kur Avokati i Popullit fillon procedurën me iniciativë të vetë lidhur me shkeljen e të drejtave dhe lirive të një numri më të madh të fëmijëve, nuk është i nevojshëm pëlqimi nga paragrafi 4. i këtij neni. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Qendrat dhe institucionet përkatëse duhet të hartojnë, zbatojnë dhe koordinojnë masa për mbrojtjen e fëmijës, duke përfshirë parandalimin, raportimin dhe trajtimin e keqtrajtimit.
Neni 11 Roli i institucioneve qendrore për mbrojtjen e fëmijës 1. Institucionet qendrore janë të obliguara të zhvillojnë dhe zbatojnë politika dhe programe për mbështetjen e fëmijës dhe atyre që kujdesen për fëmijën, me qëllim të sigurimit të mbrojtjes së fëmijës, parandalimit të rrezikut për jetën, dhunën, neglizhimin, abuzimin, keqpërdorimin, braktisjen dhe shfrytëzimin, të sigurojnë zbatimin sipas standardeve të duhura të këtyre politikave dhe programeve nga ana e institucioneve dhe organizatave të tjera që ofrojnë shërbime për mbrojtjen e fëmijës. 2. Institucionet marrin të gjitha masat legjislative, administrative, shoqërore, sociale, arsimore, shëndetësore dhe edukuese për parandalimin, raportimin, referimin, hetimin, trajtimin dhe ndjekjen e rasteve të keqtrajtimit të fëmijës, të përshkruar në paragrafin 1. të këtij neni dhe ofrimin e përkrahjes së nevojshme të fëmijës dhe atyre që kujdesen për të, për të siguruar mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijës. 3. Të gjitha institucionet dhe shërbimet që përgjigjen për kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijës, gjatë ushtrimit të detyrave të tyre dhe gjatë hartimit të politikave dhe legjislacionit, duhet të veprojnë në përputhje me parimet dhe dispozitat e këtij Ligji, si dhe janë përgjegjëse për sigurimin e numrit dhe personelit të aftë për të kryer detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara në këtë Ligj. 4. Qeveria, përmes ministrive dhe njësive përkatëse, është përgjegjëse për hartimin e politikave dhe standardeve, që të sigurohet qasje për familjet ndaj formave të ndryshme të mbështetjes për mbrojtjen e fëmijëve lidhur me të gjitha masat dhe programet e mbështetjes në nivel lokal. 5. Kur familja e vendos fëmijën në situatë rreziku për t’u braktisur, abuzuar, neglizhuar, keqtrajtuar ose shfrytëzuar, ose e ekspozon ndaj akteve të shfrytëzimit dhe abuzimit, institucionet përkatëse kanë përgjegjësinë për të mbrojtur fëmijën dhe të sigurojnë kujdesin e përshtatshëm alternativ në përputhje me legjislacionin në fuqi. 6. Ministritë përkatëse, në përputhje me fushëveprimin dhe përgjegjësitë e përcaktuara me legjislacionin në fuqi, janë përgjegjëse për hartimin e politikave në fushën e mbrojtjes së fëmijës si dhe sigurojnë zbatimin e tyre nga ana e institucioneve përgjegjëse në nivel qendror dhe lokal, si dhe organizatave të tjera që ofrojnë mbrojtje për fëmijët, në pajtim me legjislacionin në fuqi. 7. Ministritë përkatëse bashkëpunojnë me komunat, me njësitë përkatëse komunale, rrethet akademike, ministritë e tjera dhe me palët e interesuara për hartimin e politikave dhe legjislacionit për ruajtjen e nivelit dhe përparimin e mbrojtjes së fëmijës. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Good Governance Unit in the Prime Minister’s Office must support, monitor, report, advise, coordinate, and prepare reports on child-rights implementation.
Neni 12 Roli i Njësisë përkatëse për Qeverisje të Mirë 1. Njësia përkatëse për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, për zbatimin e këtij Ligji, është përgjegjëse që të: 1.1. mbështet Komitetin për koordinimin e institucioneve dhe mekanizmave që merren me të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës, si dhe monitoron dhe raporton mbi zbatimin e rekomandimeve të Komitetit; 1.2. ofron rekomandime për Komitetin dhe Qeverinë, në çështjet për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË 11 LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS 1.3. rekomandon dhe këshillon Kryeministrin dhe ministritë përkatëse në përputhje me parimet e këtij Ligji dhe Konventës për të Drejtat e Fëmijës, sipas rrethanës mbi çështjet për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës; 1.4. harton dhe sigurohet që politikat strategjike, programet dhe legjislacioni të jenë në pajtim me standardet e të drejtave dhe mbrojtjen e fëmijës, si dhe të praktikave të qeverisjes së mirë; 1.5. harton procedura standarde të veprimit për parandalim, identifikim, raportim, referim, hetim, trajtim dhe ndjekje të rasteve të keqtrajtimit të fëmijës, për të mbrojtur fëmijën; 1.6. realizon projekte promovuese për të nxitur vetëdijesimin e popullatës mbi standardet ndërkombëtare të të drejtave të fëmijës, legjislacionin në fuqi, edukimin e fëmijës në frymën e paqes, të dinjitetit, tolerancës, lirisë, barazisë dhe solidaritetit, si dhe promovon çdo formë të re të mbrojtjes së fëmijës. 1.7. ngritja e sistemit të monitorimit të zbatimit të të drejtave të fëmijës sipas kornizës së treguesve për të drejtat e fëmijës; 1.8. bashkëpunon me trupa përkatëse qeveritare të shteteve të tjera, si dhe me organizata ndërkombëtare, në çështjet për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës; 1.9. përgatit raportin për zbatimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës pranë Komitetit për të drejtat e fëmijës në Gjenevë, i cili miratohet nga Komiteti. Raporti, pas miratimit nga Komiteti, bëhet publik; 1.10. paraqet raport vjetor, në Qeverinë e Republikës së Kosovës, për zbatimin e këtij Ligji, dhe gjithashtu mund të hartojë raporte të veçanta për zbatimin e tij. 2. Njësisë përkatëse për Qeverisje të Mirë, për përmbushjen e mandatit të përcaktuar me këtë ligj i sigurohen resurset e nevojshme njerëzore. 3. Të gjitha ministritë dhe komunat janë të obliguara, në kuadër të njësive përkatëse të tyre, të caktojnë njësinë apo zyrtarin përkatës për të koordinuar dhe raportuar zbatimin e këtij Ligji dhe janë të obliguar që të bashkëpunojnë me Njësinë përkatëse për Qeverisje të Mirë. 4. Njësia përkatëse për Qeverisje të Mirë vendos bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile, të cilat merren me mbrojtjen e fëmijës. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The relevant social welfare unit must support child-protection institutions and organizations, build capacity, generate data, set up a consolidated monitoring/inspection and second-level complaints system, cooperate with the good governance unit, and exercise other legal powers.
Neni 13 Roli i Njësisë përkatëse për Mirëqenie Sociale 1. Njësia përkatëse për Mirëqenie Sociale në kuadër të Ministrisë përkatëse për çështje sociale dhe familjare, për zbatimin e këtij Ligji, është përgjegjëse që të: 1.1. mbështet institucionet përgjegjëse në nivel qendror dhe lokal, si dhe organizatat e tjera, që ofrojnë mbrojtje për fëmijët, në pajtim me legjislacionin në fuqi, në procesin e hartimit dhe zbatimit të politikave në fushën e mbrojtjes së fëmijës; 1.2. sigurojë dhe të merr masa në ngritjen e kapaciteteve në fushën e mbrojtjes së fëmijës, të të gjitha strukturave institucionale, që kanë detyrë dhe përgjegjësi mbrojtjen e fëmijës, në nivel lokal dhe qendror; 1.3. gjenerojë të dhëna për numrin e saktë të fëmijës sipas moshës dhe të dhënave të tjera të nevojshme që përfitojnë nga shërbimet sociale dhe familjare; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË 12 LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS 1.4. krijojë një sistem të konsoliduar të monitorimit dhe inspektimit të cilësisë së shërbimeve sociale dhe familjare, si dhe shqyrtimi i ankesave në shkallë të dytë; 1.5. të bashkëpunojë ngushtë me njësinë përkatëse për Qeverisje të mirë; 1.6. ushtrojë çdo kompetencë tjetër, sipas legjislacionit në fuqi. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Komunat must provide and organize child-protection services, plans, staffing, foster-family capacity, and community outreach within their territory.
Neni 14 Roli i komunës 1. Secila komunë është përgjegjëse për sigurimin e shërbimeve dhe masave parandaluese, mbrojtëse dhe rintegruese për mbrojtjen e fëmijës brenda territorit të saj, sipas standardeve dhe politikave të përcaktuara nga Qeveria apo ministritë përkatëse. 2. Komunat duhet të marrin hapa për të identifikuar natyrën dhe përmasat e nevojës për mbrojtjen e fëmijës brenda territorit të tyre. 3. Komunat përgatisin plane vjetore dhe financim përkatës për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve për mbrojtjen e fëmijës. 4. Komunat janë të obliguara përmes drejtorive përkatëse, të caktojnë të paktën një zyrtar për mbrojtjen e fëmijës, i cili është i obliguar të bashkëpunojë, të shkëmbejë informata dhe të dhëna me Njësinë përkatëse për Qeverisje të Mirë. 5. Gjatë përgatitjes së planeve të tyre vjetore, komunat mund të konsultohen me njësinë përkatëse për qeverisje të mirë dhe ministritë përkatëse, organizatat e shoqërisë civile dhe grupet e tjera relevante, dhe grupet profesionale në territorin e tyre në lidhje me zhvillimin, planifikimin dhe kryerjen e shërbimeve për mbrojtjen e fëmijës. 6. Çdo komunë duhet të ketë së paku tri(3) familje strehuese për fëmijët pa përkujdesje prindërore, të vlerësuara, trajnuara dhe të aprovuara sipas standardeve të përcaktuara nga Ministria përkatëse për Mirëqenie Sociale. 7. Për realizimin e qëllimeve dhe interesave të përbashkëta lidhur me ushtrimin e kompetencave të mbrojtjes së fëmijës, dy ose më shumë komuna kanë të drejtë të hyjnë në marrëdhënie bashkëpunimi, në pajtim me legjislacionin në fuqi. 8. Zhvillon programe dhe projekte për të garantuar të drejtat dhe mirëqenien e fëmijës, për parandalimin dhe reduktimin e faktorëve që vënë në rrezik jetën dhe integritetin moral, fizik, psikologjik e emocional të fëmijës. 9. Për vetëdijesimin e komunitetit dhe arritjen e rezultateve konkrete dhe të sigurta për fëmijët të cilët nuk kanë qasje në shërbimet ekzistuese, komunat të organizojnë takime informuese, edukuese dhe trajnuese për mbrojtjen e fëmijës, duke koordinuar dhe harmonizon veprimet përmes shërbimeve të integruara të sektorëve të edukimit, shërbimeve sociale, shëndetësisë dhe organizatave të tjera qeveritare, joqeveritare dhe komunitetit. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The municipal Social Work Center must coordinate and organize integrated child protection, implement child protection policies, serve as an information/referral point, and appoint at least one responsible specialist officer.
Neni 15 Roli i Qendrës për punë sociale 1. Qendra për Punë Sociale në kuadër të komunës, për zbatimin e këtij Ligji, është përgjegjëse që të: 1.1. koordinojë dhe organizojë sistemin e integruar të mbrojtjes së fëmijës në kuadër të komunës; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË 13 LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS 1.2. zbatojë politikat nacionale dhe lokale për mbrojtjen e fëmijës, duke përfshirë zbatimin e ndërhyrjeve dhe marrjen e masave për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijës nga abuzimi, neglizhimi, keqtrajtimi dhe dhuna; 1.3. shërbejë si qendër informacioni, ku fëmijët dhe familjet në kuadër të komunës, mund të informohen apo të referohen te shërbimet apo institucionet e tjera mbështetëse, sipas nevojave që ata kanë; 1.4. çdo qendër për punë Ssciale duhet të përcaktojë së paku një (1) zyrtar përkatës përgjegjës dhe të specializuar për të koordinuar masat dhe ndërhyrjet për mbrojtjen e fëmijës. Ushtron çdo kompetencë tjetër, sipas legjislacionit në fuqi. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The Interministerial Committee for Children’s Rights is created to coordinate and support policies, programmes, and processes on children’s rights and protection.
Neni 16 Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijës 1. Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijës themelohet për të komunikuar dhe koordinuar politikat, programet dhe proceset në lidhje me çështjen e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijës, ndërmjet Institucioneve të Qeverisë së Kosovës, për të lehtësuar realizimin e të drejtave të fëmijës dhe për t’u ofruar atyre mundësi të barabartë për pjesëmarrje aktive në shoqëri. 2. Komiteti siguron zbatimin e politikave, programeve dhe proceseve për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës. 3. Komiteti siguron këshillimin dhe bashkërendimin e politikave shtetërore për garantimin e të drejtave dhe mbrojtjen e fëmijës në të gjitha fushat, sidomos në ato të arsimit, drejtësisë, shërbimeve sociale, shëndetësisë dhe kulturës. 4. Komiteti ka këto përgjegjësi: 4.1. koordinon të gjitha institucionet dhe mekanizmat që merren me të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës; 4.2. debaton për politikat dhe legjislacionin në fushën e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijës; 4.3. mbështet zhvillimin dhe zbatimin e fushatave të informimit publik dhe të projekteve të tjera provuese për të rritur ndërgjegjësimin mbi standardet e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijës; 4.4. lehtëson dhe monitoron implementimin e politikave, programeve dhe masave të tjera të aprovuara që kanë të bëjnë me të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës; 4.5. definon prioritetet dhe masat e nevojshme që duhen ndërmarrë për përmirësimin e situatës së tanishme në lidhje me të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës; 4.6. miraton raportin shtetëror për zbatimin e Konventës së të Drejtave të Fëmijës për Komitetin për të Drejtat e Fëmijës në Gjenevë; 4.7. merr vendime dhe jep rekomandime për përmirësimin e mbrojtjes së të drejtave të fëmijës; 4.8. miraton raportin vjetor për të drejtat e fëmijës në Republikën e Kosovës; 4.9. mban lidhje dhe bashkëpunon ngushtë me organizatat që përfaqësojnë fëmijët dhe me faktorë të tjerë relevantë në fushën e të drejtave të fëmijës; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË 14 LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS 4.10. themelon grupe punuese të nevojshme për trajtimin e çështjeve të të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijës. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: This article sets out how the Interministerial Committee for Children's Rights is composed and how it must work.
Neni 17 Përbërja e Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijës 1. Komiteti udhëhiqet nga kryeministri dhe përfaqësohet nga ministritë në nivel ministrash. 2. Përbërja e komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijës caktohet me vendim të Qeverisë sipas propozimit të Kryeministrit. 3. Në cilësinë e anëtarëve vëzhgues janë: Përfaqësuesi i Komisionit përkatës Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, Avokati i Popullit, dy(2) përfaqësues nga këshillat e nxënësve, Kryesuesi i Zyrës së UNICEF-it në Republikës së Kosovës dhe një (1) përfaqësues nga shoqëria civile. 4. Njësia përkatëse për Qeverisje të Mirë shërben si Sekretariat i Komitetit, bën koordinimin, monitorimin, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e aktiviteteve të nevojshme për punën e Komitetit. 5. Përzgjedhja e fëmijës bëhet nga Këshillat e Nxënësve sipas legjislacionit ne fuqi. 6. Përfaqësuesi nga radhët e shoqërisë civile duhet të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, që ka njohuri dhe ka marrë pjesë në veprimtari të shquara në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijës. Përfaqësuesi nga shoqëria civile duhet të përzgjidhet me anë të procedurave të hapura, transparente dhe demokratike. 7. Komiteti takohet së paku dy (2) herë në vit. 8. Anëtarët e Komitetit janë përgjegjës për të siguruar përfaqësim të ministrisë përkatëse në punën e Komitetit dhe për të përmbushur detyrat që dalin nga ky Komitet. 9. Ministritë ofrojnë propozime, këshilla, sugjerime dhe rekomandime për Komitetin dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës në lidhje me zhvillimin e politikave që kanë të bëjnë me të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës. 10. Në takimet e Komitetit sipas agjendës përkatëse mund të ftohen përfaqësues të institucioneve të pavarura, organizatave të shoqërisë civile, udhëheqës të drejtorive përkatëse, të nivelit qendror dhe lokal, si dhe ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve dhe personave të tjerë, që kanë përgjegjësi në fushën e mbrojtjes së fëmijës. 11. Obligohen të gjitha institucionet që të bashkëpunojnë dhe të zbatojnë rekomandimet e Komitetit si dhe të ofrojnë të dhënat e kërkuara nga Njësia përkatëse për Qeverisje të Mirë në emër të Komitetit. 12. Komiteti duhet të bashkëpunojë dhe bashkërendojë punën e vet me trupa të tjerë qeveritarë relevantë dhe Koordinatorin Nacional kundër dhunës në familje. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Këshilli për të drejtat e fëmijës must carry out coordination, advice, monitoring, analysis, recommendations, awareness, and cooperation tasks on child rights and child protection.
Neni 18 Këshilli për të drejtat e fëmijës 1.Këshilli për të drejtat e fëmijës ka përgjegjësi: 1.1. definimin e prioriteteve dhe masave të nevojshme që duhet ndërmarrë për përmirësimin e situatës së tanishme në lidhje me të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës dhe koordinimin e aktiviteteve të nevojshme për zbatimin e tyre; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË 15 LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS 1.2. këshillon Komitetin për të gjitha aspektet e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijës; 1.3. koordinon dhe monitoron zhvillimin e zbatimin e politikave dhe të masave përkatëse për zbatimin e këtij ligji, të strategjisë dhe planit nacional të veprimit për të drejtat e fëmijës; 1.4. analizimi dhe vlerësimi i zbatimit të politikave zhvillimore dhe legjislacionit që kanë të bëjnë me përmirësimin e gjendjes së të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijës; 1.5. rekomandon institucionet kompetente për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme, të nevojshme për të realizuar të drejtat dhe sigurimin e mbrojtjes së fëmijës në pajtim me legjislacionin në fuqi; 1.6. rekomandime përkatëse për masat parandaluese ndërsektoriale të mbrojtjes së fëmijës; 1.7. promovimi dhe zhvillimi i aktiviteteve që synojnë ngritjen e pjesëmarrjes së fëmijës në procesin e vendimmarrjes për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës; 1.8. realizimi i fushatave informuese dhe projekteve të tjera promovuese për të rritur ndërgjegjësimin mbi standardet e të drejtave dhe mbrojtjen e fëmijës; 1.9. avancimi i bashkëpunimit për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës në nivelin qendror dhe lokal, me shoqërinë civile, agresionet relevante me qëllim të zbatimit të dokumenteve përkatëse (strategjive nacionale dhe sektoriale, programeve, planeve të veprimit etj.); 1.10. kryen funksione të tjera që mund të përshkruhen nga aktet nënligjore që nxirren për zbatim të këtij Ligji. 2. Rregullat e procedurës së Këshillit për të Drejtat e Fëmijës rregullohen me akt nënligjor të propozuar nga njësia përkatëse për Qeverisje të Mirë dhe të miratuar nga Qeveria. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The child rights council must have the membership and observer composition listed in this article.
Neni 19 Përbërja e këshillit për të drejtat e fëmijës 1. Këshilli do të ketë këtë përbërje: 1.1. Drejtori i ZQM/ZKM, kryesues; 1.2. Drejtori i Departamentit IEKP/MD, zëvendës kryesues; 1.3. Udhëheqësi i Divizionit të SHS/MPMS zëvendës kryesues; 1.4. Zyrtar i lartë për DF.ZKM, anëtar/e ; 1.5. Koordinator NJDNJ/MD, anëtar/e; 1.6. Koordinator NJDNJ/MPMS, anëtar/e; 1.7. Drejtori i Qendrës Korrektuese- Lipjan/MD, anëtar/e; 1.8. Udhëheqës i Divizionit për MDA/MD, anëtar/e; 1.9. Zyrtar i lartë ligjor, MD, anëtar/e; 1.10. Udhëheqës i Divizionit ligjor në SHKK/MD, anëtar/e; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË 16 LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS 1.11. Zyrtar ligjor në sekretariat, KGJK, anëtar/e; 1.12. Koordinator i Programit, IGJK anëtar/e; 1.13. Zyrtar nga policia në komunitet, PK, anëtar/e; 1.14. Zyrtar financiar nga DMS, MPMS, anëtar/e; 1.15. Koordinator NJDNJ/MASHT, anëtar/e; 1.16. Koordinator NJDNJ/MF, anëtar/e; 1.17. Menaxher I mbrojtësve të viktimave, MD, anëtar/e; 1.18. Zyrtar për shëndetin e NF/MSH, anëtar/e; 1.19. Drejtor i Departamentit për IE/MPB, anëtar/e; 1.20. Udhëheqës i Divizionit për RPLA/MAPL, anëtar/e; 1.21. Drejtor ekzekutiv/Oda e Avokatëve, anëtar/e. 2. Në cilësinë e anëtarëve, këshilltarë të jashtëm, janë: 2.1. Zyrtar për mbrojtjen e fëmijës, UNICEF, anëtar/e; 2.2. Zyrtar për mbrojtjen e fëmijës, DM/UNICEF, anëtar/e. 3. Në cilësinë e anëtarëve vëzhgues janë: 3.1. Zyrtar për të drejtat e fëmijëve/Ombudsperson, anëtar/e; 3.2. përfaqësues i administratës së Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, anëtar/e; 3.3. Drejtori i Zyrës për Planifikim Strategjik, ZKM, anëtar/e; 3.4. Përfaqësuesi i Koalicionit për Mbrojtjen e Viktimave, anëtar/e; 3.5. Drejtori i TDH/OJQ, anëtar/e. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Child Rights Team is established in every municipality, and the municipality must provide the conditions needed for it to do its work.
Neni 20 Ekipi për të drejtat e fëmijës 1. Ekipi për të Drejtat e Fëmijës krijohet me këtë ligj, në të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës, në nivel të vendimmarrjes politike. 2. Ekipi ka këto përgjegjësi: 2.1. definimin e prioriteteve të komunës dhe masave të nevojshme që duhet ndërmarrë për përmirësimin e situatës së tanishme në lidhje me të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës dhe të koordinojë aktivitetet e nevojshme për zbatimin e tyre; 2.2. koordinon dhe monitoron zbatimin e politikave dhe të masave përkatëse për zbatimin e këtij Ligji; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË 17 LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS 2.3. kujdeset për zbatimin e rekomandimeve dhe vendimeve të nxjerra nga strukturat e parapara sipas këtij Ligji për mbrojtjen e fëmijës; 2.4. vlerëson dhe siguron përputhshmërinë e politikave, akteve juridike dhe masave të tjera të ndërmarra nga Komuna me legjislacionin, politikat, strategjinë për të Drejtat e Fëmijës dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës; 2.5. zhvillimi i programeve, për të parandaluar përfshirjen e fëmijës në fenomene të mundshme negative dhe ulur faktorët e rrezikut që mund të rrezikojnë fëmijët; 2.6. rekomandon kryetarin e komunës për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme, të nevojshme për të realizuar të drejtat dhe sigurimin e mbrojtjes së fëmijës në pajtim me legjislacionin në fuqi; 2.7. mënyra e themelimit dhe funksionimit të Ekipeve për të drejtat e fëmijës rregullohet me akt nënligjore, i cili miratohet nga Qeveria me propozim të Ministrisë përkatëse për Administrimin e Pushtetit lokal dhe Njësisë përkatëse Zyra e Kryeministrit. 3. Komuna krijon të gjitha kushtet e nevojshme Ekipit për të Drejtat e Fëmijës për kryerjen e funksionit sipas paragrafit 2. të këtij neni. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Multidisciplinary case-management tables are established in Kosovo municipalities, and their detailed working procedures are to be set by a subordinate act proposed by the relevant Ministry and approved by the Government.
Neni 21 Themelimi i tryezave multidisiplinare për ndihmë në menaxhimin e rastit 1. Tryezat multidisiplinare për ndihmë në menaxhimin e rasteve themelohen në komunat e Republikës së Kosovës, në nivel profesionistësh. 2. Procedurat e punës, në tryezat multidisiplinare për ndihmë në menaxhimin e rasteve, të udhëhequra nga menaxheri i rastit, në koordinim dhe bashkëveprim me strukturat dhe shërbimet përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijës, veprojnë mbi bazën e procedurave të detajuara që do të përcaktohen me akt nënligjor, që propozohet nga Ministria përkatëse për Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe aprovohet nga Qeveria. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Qeveria duhet të ndërtojë një sistem formal për mbrojtjen dhe koordinimin e rasteve të fëmijëve të abuzuar, neglizhuar, të keqtrajtuar ose trafikuar, dhe njësia përkatëse duhet të themelojë linjë telefonike falas për Mbrojtjen e Fëmijës.
Neni 22 Sistemi institucional formal dhe linja e telefonit për fëmijë 1. Qeveria ka përgjegjësinë e ndërtimit të një sistemi formal, funksional, institucional për të identifikuar dhe koordinuar mbrojtjen dhe kujdesin për çdo rast fëmije të dyshuar ose të identifikuar si të abuzuar, neglizhuar, të lënë pas dore, keqtrajtuar apo trafikuar. 2. Sistemi i Mbrojtjes së Fëmijës përfshin kuadrin ligjor, strukturat, masat dhe veprimet të cilat koordinojnë ndërhyrjet për të parandaluar, identifikuar në kohë, vlerësuar dhe ndërhyrë përmes një plani veprimi multidisiplinar dhe që synon mbrojtjen e fëmijës, si dhe mbrojtjen e interesit më të mirë të fëmijës. 3. Sistemi formal i mbrojtjes së fëmijës për përgjigje për rastet e fëmijëve në rrezik, drejtohet dhe zbatohet nga punonjës të specializuar të shërbimeve të mbrojtjes së fëmijës. 4. Njësia përkatëse për Qeverisje të Mirë themelon linjën telefonike falas për Mbrojtjen e Fëmijës. Linja telefonike falas shërben për ofrimin e ndihmës së fëmijëve që kanë nevojë të pyesin dhe këshillohen për të drejtat e tyre, si dhe për të raportuar rastet e dhunës, abuzimit, neglizhencës dhe trafikimit. Fëmijës duhet t’i ofrohet mbështetje, këshillim dhe shërbim sipas nevojave të shprehura në përputhje me interesin më të mirë të tyre. 5. Njësia përkatëse për Qeverisje të Mirë për përmbushjen e qëllimit të Linjës telefonike falas GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË 18 LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS bashkëpunon ngushtë me institucionet publike, veçanërisht me Ministrinë përkatëse për Punë dhe Mirëqenie Sociale. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Personat fizikë dhe juridikë mund të ofrojnë shërbime për mbrojtjen e fëmijës, por duhet të licencohen dhe të plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara.
Neni 23 Roli i personave fizikë dhe juridikë në ofrimin e shërbimeve për mbrojtjen e fëmijës 1. Personat fizikë dhe juridikë, mund të ofrojnë shërbime për mbrojtjen e fëmijës. 2. Personat fizikë dhe juridikë, duke përfshirë edhe zyrtarët e punësuar në institucionet që ofrojnë shërbime për mbrojtjen e fëmijës, duhet të licencohen sipas legjislacionit në fuqi dhe duhet t’i përmbushin kushtet dhe kriteret e përcaktuara. 3. Komuna mund të lidhë kontrata vetëm me personat fizikë dhe juridikë të licencuar apo që i përmbushin kushtet dhe kriteret e përcaktuara, për ofrimin e shërbimeve të veçanta për mbrojtjen e fëmijës, të cilat shërbime nuk mund të ofrohen nga komuna brenda territorit të tyre, në emër të komunës, me kusht që kontratat e tilla të jenë në pajtim me planet vjetore të komunës për shërbime të mbrojtjes së fëmijës në territorin e saj, përmes procedurave të komisionit dhe kontraktimit sipas legjislacionit në fuqi. 4. Ministritë përkatëse mund të lidhin kontratë me personat fizikë dhe juridikë, mund të japin fonde dhe të ofrojnë çfarëdo ndihme tjetër materiale, duke përfshirë lokalet, personat fizikë dhe juridikë të licencuar, apo që i përmbushin kushtet dhe kriteret e përcaktuara për ofrimin e shërbimeve të veçanta për mbrojtjen e fëmijës në nivel të Kosovës përmes procedurave të komisionit dhe kontraktimit të cilat shërbime nuk mund të ofrohen nga ministria përkatëse. KAPITULLI IV MASAT PËR MBROJTJEN E FËMIJËS - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Institucionet publike, private dhe organizatat jo qeveritare duhet, sipas mandatit të tyre, të zhvillojnë masa parandaluese për fëmijët.
Neni 24 Parandalimi 1. Për të siguruar të drejtat dhe mirëqenien e fëmijës duhet të parandalohen rreziqet që rrezikojnë mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijës. Parandalimi përfshin perceptimin e situatave dhe ngjarjeve që kërcënojnë fëmijën sa më shpejt që të jetë e mundur dhe reagimin e tyre, duke përfshirë identifikimin e problemeve të zhvillimit dhe sjelljes së fëmijës, problemet që ndodhin në mjedisin familjar, identifikimin e abuzimit dhe rritjen e masave mbrojtëse që promovojnë mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijës. 2. Institucionet publike, private dhe organizatat jo qeveritare, sipas mandatit të tyre, duhet të zhvillojnë masa për të parandaluar nevojën e fëmijës për ndihmë dhe për të zvogëluar problemet ekzistuese. Masat duhet të bazohen në nevojat e fëmijës, të mbështesin marrëdhëniet ndërmjet fëmijës dhe personave që rrisin fëmijën, të mbështesin sjelljen sociale. Masat e tilla duhet të jenë të arritshme, me kohë dhe të kenë një efekt pozitiv afatgjatë. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Social services and police must help and intervene in families in specified risk cases; competent institutions must support parents or guardians, provide needed family assistance early when necessary, and refer the child and family to child protection services.
Neni 25 Masat e mbrojtjes ligjore 1. Qendra për Punë Sociale dhe policia ndihmojnë dhe ndërhyjnë në familje, në bazë të referimit apo në raste kur familja nuk është në gjendje apo kur ekziston dyshimi i bazuar se familja nuk është në gjendje që të mbrojë fëmijën nga rreziku për jetë, dhuna, neglizhimi, keqtrajtimi, abuzimi dhe shfrytëzimi. 2. Mbrojtja e fëmijës realizohet nëpërmjet marrjes së masave të mbrojtjes, realizimit të ndërhyrjeve për respektimin e të drejtave të fëmijës dhe ofrimit të shërbimeve, sipas nevojave, të cilat synojnë zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijës në mjedisin e tij familjar ose duke e vendosur GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË 19 LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS atë në përkujdesje alternative, kur fëmija është i privuar në mënyrë të përkohshme apo të përhershme nga përkujdesja dhe mbrojtja e prindërve, ose kur për shkak të interesit të tij më të mirë, ai nuk mund të lihet në përkujdesjen e prindërve. 3. Institucionet kompetente mbështesin prindërit apo kujdestarin në rritjen fëmijës së tyre dhe duhet të sigurojnë ndihmat e nevojshme të familjes në nevojë, madje qysh në fazat e hershme kur një gjë e tillë del të jetë e nevojshme, si dhe t’i referojë fëmijën dhe familjen në shërbimet e mbrojtjes së fëmijës. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Kushdo që ka informacion ose dyshim për dhunë ndaj fëmijës duhet ta raportojë rastin te policia ose te qendra për punë sociale; disa profesionistë dhe institucionet përkatëse kanë detyrime shtesë njoftimi.
Neni 26 Detyrimi ligjor për raportim 1. Çdo person që vëren ose ka informacion për një situatë ose akt që mund t’i nënshtrohet, ose që ndaj fëmijës është ushtruar çdo formë e dhunës fizike ose mendore, keqtrajtimi, braktisja, abuzimi, neglizhimi dhe shfrytëzimi është i obliguar që të raportojë rastin, me shkrim ose gojarisht në polici ose në Qendrën përkatëse për punës sociale. 2. Prindi ose kujdestari si dhe çdo person tjetër, nëse ka arsye për të dyshuar se ndaj fëmijës është ushtruar dhunë, abuzuar, keqtrajtuar, shfrytëzuar, është i obliguar që të raportojë rastin, me shkrim ose gojarisht në Polici ose në Qendrën përkatëse për punës sociale. 3. Profesionisti për mbrojtjen e fëmijës, që përfshinë, por nuk kufizohet në: edukator, mësimdhënës, mjek, stomatolog, infermier, psikolog, punonjës social, polic, çdo ofrues i shërbimeve për mbrojtjen e fëmijës publik, privat ose përfaqësues i organizatave joqeveritare për mbrojtjen e fëmijës, dhe kushdo që ka arsye për të dyshuar se një fëmijë ka pësuar dhunë, abuzuar, keqtrajtuar, braktisur, shfrytëzuar apo neglizhuar është i obliguar që rastin ta raportojë me shkrim ose gojarisht në polici, në Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave ose në QPS. 4. QPS ka si detyrë të njoftojë organin e policisë në çdo rast të referimit të mbrojtjes së fëmijës dhe anasjelltas, organi i policisë ka si detyrim të njoftojë Qendrën për Punë Sociale, në çdo rast të raportimit të rasteve si të identifikuar, të dyshuar ose të abuzuar. 5. Çdo person që e raporton informacionin me besueshmërinë tek institucionet dhe mekanizmi formal duhet të përjashtohet nga çdo detyrim civil apo penal, detyrim që mund të lidhet me aktin e raportimit. Ata duhet të kenë të drejtën e mbrojtjes së veçantë nëse është e nevojshme për sigurinë e personit. 6. Qeveria e Republikës së Kosovës, sipas propozimit të Ministrisë përkatëse për Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe Ministrisë përkatëse për Punë të Brendshme nxjerr akt nënligjor që rregullon procedurat efektive për identifikimin, raportimin, referimin, shfrytëzimin, neglizhimin dhe abuzimin e fëmijës si dhe për mbrojtjen e fëmijës në situatë rruge. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: This article limits when a child may be removed from parental or guardian care, allows emergency removal by the guardianship authority in serious risk cases, and gives the court and social services roles in follow-up.
Neni 27 Ndarja e fëmijës nga familja 1. Fëmija nuk do të largohet nga kujdesi i prindit/prindërve të tij ose të kujdestarit të tij ligjor pa lejen e tyre apo pa urdhër të gjykatës. 2. Përjashtimisht, kur organi i kujdestarisë ka arsye të bazuar për të besuar se ekziston rrezik serioz i drejtpërdrejtë për shëndetin, sigurinë apo mirëqenien e fëmijës, organi i kujdestarisë mund të hyjë në cilindo vend dhe të largojë fëmijën në një vend të sigurt, ku ai/ajo do të ketë përkujdesje për një periudhë që nuk kalon shtatëdhjetë e dy (72) orë. 3. Para se të skadojë afati prej shtatëdhjetë e dy (72) orëve, organi i kujdestarisë rastin duhet ta paraqesë në gjykatën kompetente, e cila vendos për kujdestarinë e fëmijës. Nëse e kërkojnë rrethanat, gjykata mund të jep urdhër për vlerësim për një periudhë njëzet e një (21) ditëshe, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË 20 LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS për të mundësuar hetime të mëtutjeshme dhe vlerësime deri në kohë kur çështja duhet të paraqitet në gjykatë për shqyrtim të mëtejmë. 4. Fëmija nuk mund të ndahet nga prindërit, kujdestari i tij kundër dëshirës dhe vullnetit të tij, përveç se në rastet nëse kjo ndarje është në interesin më të mirë të fëmijës, nëse fëmija është në rrezik dhe nëse kjo ndarje është e pashmangshme dhe nëse kjo ndarje kërkohet nga ligji ose nga një vendim i gjykatës i formës së prerë. Nëse fëmija ndahet nga prindërit, kujdestari i tij, pikëpamjet dhe dëshirat e fëmijës duhet të dëgjohen, konsiderohen dhe dokumentohen në dokumentacionin që hartohet për këtë qëllim. Pikëpamjet e fëmijës duhet të dëgjohen dhe dokumentohen nga shërbimet sociale ose gjykata. 5. Në të gjitha procedurat në pajtim me paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni, të gjitha palët e interesuara duhet të kenë mundësi që të marrin pjesë në procedurë dhe të bëjnë të njohura mendimet e tyre. 6. Fëmija që është i ndarë nga njëri ose të dy prindërit ka të drejtë që të mbajë lidhje personale dhe takime të drejtpërdrejta, të rregullta me të dy prindërit, me përjashtim të rasteve kur kjo nuk është në interesin më të mirë të fëmijës. 7. Kur ndarja është rrjedhojë e çdo mase të marrë nga institucionet kompetente, si ndalimi, burgimi, internimi, dëbimi ose vdekja, (përfshirë këtu vdekjen për çfarëdo shkaku, kur personi është i ndaluar nga institucionet kompetente) e njërit ose të dy prindërve, ose të fëmijës, sipas kërkesës institucioni u jep prindërve, fëmijës ose kur është rasti një anëtari tjetër të familjes të dhëna të hollësishme mbi vendin ku ndodhet anëtari ose anëtarët e familjes, me përjashtim të rasteve kur dhënia e këtyre të dhënave dëmton mirëqenien e fëmijës. Duke siguruar që paraqitja e një kërkese të tillë të mos sjellë në vetvete pasoja të dëmshme për personin ose personat e interesuar. 8. Vendimi për vendosjen e fëmijës në kujdes alternativ, zbatohet, monitorohet dhe raportohet nga Qendra për Punë Sociale dhe rishikohen rregullisht siç parashihet me legjislacion në fuqi ose me vendim të gjykatës.. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Institutions must provide protection forms for children without parental care.
Neni 28 Mbrojtja e fëmijës pa përkujdesje prindërore 1. Mbrojtja e fëmijëve pa kujdes prindërore realizohet përmes formave themelore të mbrojtjes juridike dhe familjare , siç janë: 1.1. kujdestaria; 1.2. strehimi familjar; 1.3. strehimi rezidencial / shtëpitë me bazë në komunitet, adoptimi, dhe; 1.4. jetesa e pavarur e mbikëqyrur. 2. Institucionet sigurojnë forma të mbrojtjes për fëmijët pa përkujdesje prindërore, bazuar në legjislacionin në fuqi. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The responsible ministry and municipality must provide material support to the foster family for the child’s care, and the foster family must not share information about the child with unauthorized people, the media, or others.
Neni 29 Mbrojta e fëmijës gjatë qëndrimit në strehim familjar 1. Ministria përkatëse për Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe Komuna obligohen që t’i ofrojnë mbështetje materiale familjes strehuese për përkujdesje për fëmijën gjatë qëndrimit në strehim familjar. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË 21 LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS 2. Familja strehuese nuk lejohet të ndaj asnjë informatë me personat e paautorizuar, mediat dhe të tjerët lidhur me fëmijën gjatë qëndrimit dhe pas largimit nga qëndrimi në strehim familjar. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The ministry sets standards and approves child protection houses; the houses provide emergency child-protection services for up to 3 days.
Neni 30 Shtëpitë për mbrojtjen e fëmijës 1. Me këtë ligj themelohen shtëpitë për mbrojtjen e fëmijëve, nga Ministria përkatëse për Punë dhe Mirëqenie Sociale, në bazë të Ligjit përkatës për Vetëqeverisje Lokale pran Qendrave për Punë Sociale përkatëse ku funksionojnë gjykatat dhe prokuroritë themelore. 2. Ministria përkatëse e Punës dhe Mirëqenies Sociale përcakton standardet dhe miraton themelimin e shtëpisë për mbrojtjen e fëmijëve. 3. Shtëpitë për Mbrojtjen e Fëmijës ofrojnë shërbime emergjente për mbrojtjen e fëmijës, jo më gjatë se tri (3) ditë. 4. Shtëpitë shërbejnë edhe si qendra për zhvillimin e procedurave për të gjitha rastet e dhunës, me theks të veçantë veprave penale kundër integritetit seksual, kur fëmija është viktimë apo dëshmitar. Ofrimin e shërbimeve këshilluese, veçanërisht terapive të ndryshme, si dhe shërben si vend strehim i përkohshëm i fëmijëve të cilët nuk kanë mundësi të kthehen në shtëpi, nuk mund të strehohen në strehim familjar, apo atyre që janë në shtëpi por kërkohet largimi i tyre për shkak të rrezikut të lartë që i kanoset jetës apo shëndetit të tyre. 5. Shtëpitë në thelb të punës kanë zbatimin e konceptit të qasjes miqësore, reagimit urgjent, veprimit ndërdisiplinor dhe koordinimit ndërmjet institucioneve dhe akterëve të përfshirë në ofrimin e shërbimeve dhe zgjidhjen e rastit në afat sa më të shkurtë kohor. 6. Shtëpitë për Mbrojtjen e Fëmijës financohen nga Buxheti i Republikës së Kosovës dhe donatorët. 7. Organizimi dhe fushëveprimi i shtëpive për mbrojtjen e fëmijës rregullohet me akt nënligjor të propozuar nga ministria përkatëse për Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe të miratuar nga Qeveria. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Case managers and the child’s guardian must monitor child protection measures, review them at least monthly, and follow specific steps before a protection measure is removed.
Neni 31 Monitorimi i masave të mbrojtjes 1. Menaxheri i rastit ne QPS dhe kujdestari i fëmijës janë përgjegjës për monitorimin e masave të mbrojtjes për fëmijën dhe të paktën një (1) herë në muaj duhet të bëhet rishikimi lidhur me mbarëvajtjen, progresin e masës dhe/ose për nevojën e ndryshimit apo heqjen e saj, në konsultim me profesionistët e tjerë të organit të kujdestarisë. 2. Menaxheri i rastit për mbrojtjen e fëmijës duhet të merr pëlqimin e Organit të Kujdestarisë për heqjen e masës së mbrojtjes dhe kthimin e fëmijës në familje, duke e argumentuar edhe me dokumentacion përkatës, që vërteton se prindërit janë në gjendje të kujdesen për fëmijën dhe kthimi i fëmijës në familje është në interesin më të mirë të tij. 3. Nëse masa mbrojtëse është caktuar nga gjykata, menaxheri i rastit paraqet kërkesën në gjykatë për heqjen e masës mbrojtëse. 4. Në rast se, në kuadër të Planit Individual të Mbrojtjes, prindërit kanë qenë të detyruar të ndjekin kurse prindërimi apo të kryejnë ndonjë veprim tjetër, zyrtari përkatës për mbrojtjen e fëmijës verifikon përfundimin me sukses të këtyre detyrimeve për prindërit dhe përfshinë informacionin përkatës në propozimin për heqjen e masës mbrojtëse. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË 22 LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The child protection official must assess each child’s family situation, and a child protection worker must prepare a parental empowerment plan when possible in alternative care cases.
Neni 32 Masat për aftësim prindëror 1. Zyrtari përkatës për mbrojtjen e fëmijës, në bashkëpunim me tryezën multidisiplinare, ka për detyrë të vlerësojë situatën familjare të çdo fëmije në nevojë për mbrojtje dhe të synojnë në çdo rast, me përparësi, realizimin e mbrojtjes së tij pranë familjes. 2. Në rastet kur për fëmijën merren masa mbrojtjeje të vendosjes në përkujdesje alternative, punonjësi i mbrojtjes së fëmijës, kur është e mundur, harton një plan për aftësim prindëror, i cili është pjesë e Planit Individual të Mbrojtjes së Fëmijës dhe synon të përgatisë prindërit për rikthimin e fëmijës në familje pas përfundimit të masës mbrojtëse. 3. Plani për aftësim prindëror mund të përmbajë, por nuk kufizohet, masa për detyrimin e prindërve për të ndjekur kurse për aftësim prindëror, këshillim psikologjik, për menaxhimin e zemërimit, trajtim mjekësor kundër alkoolizimit apo përdorimit të substancave narkotike e psikotrope, trajtim të shëndetit mendor, si dhe ndërhyrje për mbështetjen e familjes për regjistrimin në gjendje civile, në skemën e ndihmës sociale, në shërbimet e punësimit, pranë shërbimit shëndetësor, si dhe çdo ndërhyrje tjetër, e cila do të përmirësonte situatën familjare dhe do të garantonte mbrojtjen e fëmijës brenda saj. 4. Zbatimi i planit për aftësimin prindëror monitorohet nga zyrtari përkatës për mbrojtjen e fëmijës, në bashkëpunim me Ekipin për të Drejtat e Fëmijës. KAPITULLI V MBROJTJA E FËMIJES NË FAMILJE DHE KOMUNITET - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Fëmija ka të drejtë për regjistrim falas menjëherë pas lindjes, për emër, shtetësi, njohje të prindërve dhe ruajtje të identitetit. Shërbimet shëndetësore dhe personat që hasin raste braktisjeje ose mungese dokumentesh duhet ta njoftojnë Qendrën për Punë Sociale.
Neni 33 E drejta për të pasur një emër, shtetësi, për të njohur prindërit dhe ruajtur identitetin 1. Në përputhje me legjislacionin në fuqi, fëmija ka të drejtë: 1.1. të regjistrohet falas, menjëherë me lindjen e tij. Këtë të drejtë e kanë edhe fëmijët e lindur jashtë territorit të Republikës së Kosovës, me kërkesë të prindit ose kujdestarit, sipas rregullave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi; 1.2. të ketë një emër; 1.3. të fitojë shtetësinë; 1.4. të njohë prindërit dhe të gëzojë përkujdesjen e plotë të prindërve. 2. Fëmija ka të drejtë të ruajë identitetin, përfshirë përcaktimin e mbiemrit, fitimin e shtetësisë dhe njohjen e lidhjeve familjare, në përputhje me legjislacionin në fuqi, pa ndërhyrje të paligjshme. 3. Në rast se një fëmijë është privuar në mënyrë të paligjshme nga një ose disa elemente të identitetit të tij, atij i sigurohet ndihma e përshtatshme për ta rikthyer në identitet, përfshirë edhe garantimin e përkujdesjes së institucioneve shtetërore, për t’i dhënë mundësinë që të praktikojë fenë, kulturën dhe gjuhën e origjinës. Ndihma mund të përfshijë dhënien e informacionit gjenetik për: 3.1. gjetjen e prindërve; 3.2. gjetjen e të afërmve ose të familjarëve të fëmijës, refugjatë e azilkërkues, me qëllim bashkimin familjar; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË 23 LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS 3.3. regjistrimin e çdo ndryshimi të identitetit të fëmijës, si emri, shtetësia, të drejtat prindërore. 4. Regjistrimi dhe vërtetimi i faktit të lindjes bëhet në përputhje me kriteret, rregullat dhe procedurën e parashikuar në legjislacionin në fuqi. 5. Nëse nuk është i mundur përcaktimi i identitetit të një fëmije të gjetur ose të braktisur në mjediset e institucioneve të kujdesit shëndetësor ose identiteti i prindërve të fëmijës, caktohet menjëherë një ose disa punonjës të institucionit ku është gjetur ose braktisur fëmija, për t’u kujdesur për fëmijën deri në marrjen e masave të nevojshme, sipas legjislacionit në fuqi. 6. Kur fëmija braktiset nga prindi/ërit biologjik, apo deklarohet se do ta braktisin fëmijën, personeli social dhe mjekësor në maternitet ose institucione të tjera të kujdesit shëndetësor, brenda njëzet e katër (24) orëve, njofton me telefon dhe me shkrim Qendrën për Punë Sociale në komunën përkatëse. 7. Ne rastet e braktisjes së fëmijëve nga prindër e panjohur në ambiente jashtë institucioneve shëndetësore, ku rrezikohet jeta dhe shëndeti i fëmijës, Qendra për Punë Sociale, në bashkëpunim me Policinë, përgatisin raportin me shkrim mbi faktin e braktisjes së fëmijës, i cili nënshkruhet nga të dyja palët. 8. Qendra për Punë Sociale, në cilësinë e organit të kujdestarisë i ndërmarr masat e nevojshme për mbrojtjen e fëmijës, bazuar në vlerësimin e nevojave të fëmijës. 9. Në rast se identifikohet njëri nga prindërit, Qendra për Punë Sociale në komunën përkatëse, me qëllim marrjen e masave të nevojshme për rikthimin e fëmijës pranë familjes biologjike dhe lëshimin e certifikatës së lindjes, këshillon prindin për rëndësinë e marrjes së fëmijës biologjik në përkujdesje prindërore, si dhe efektet ligjore në rast të braktisjes së fëmijës Nëse pas hetimit të policisë nuk identifikohet nëna e fëmijës, zyrtari për mbrojtjen e fëmijës në komunën ku ka lindur fëmija, përgatit dosjen që përmban aktin e lindjes, raportin e përgatitur, sipas paragrafit 6. të këtij neni, vendimin për masën e mbrojtjes së fëmijës dhe informacionin e dërguar nga policia për rezultatin e hetimeve të kryera. 10. Të gjithë personat juridikë e fizikë, veçanërisht institucionet e kujdesit shëndetësor, shërbimit social, shërbimit rezidencialë, që identifikojnë gra shtatzëna ose fëmijë që nuk kanë dokumente identifikimi, të njoftojnë Qendrën për Punë Sociale në komunën ku veprojnë. Qendra për Punë Sociale në bashkëpunim me institucionet e tjera në komunë, ndërmerr veprime konkrete për përcaktimin e identitetit të gruas shtatzënë ose të fëmijës, sipas legjislacionit në fuqi. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Familja, prindërit, familjarët e tjerë dhe kujdestarët duhet të mbrojnë dhe të mbështesin fëmijën.
Neni 34 Përgjegjësitë familjare 1. Familja, duke qenë njësi themelore e shoqërisë dhe mjedisit natyror, ka përgjegjësi primare për rritjen, mirëqenien, edukimin dhe mbrojtjen e fëmijës. Familja duhet të sigurojë që fëmija të rritet në një atmosferë lumturie, dashurie dhe mirëkuptimi e cila nxit zhvillimin e potencialit të plotë të fëmijës. 2. Prindërit, anëtarët e tjerë të familjes dhe kujdestari duhet të mbrojnë jetën dhe zhvillimin e fëmijës, si dhe të respektojnë dinjitetin, vlerat dhe personalitetin e fëmijës. Metodat e edukimit duhet të vlerësojnë dhe mbrojnë individualitetin e fëmijës, seksin, gjendjen shëndetësore, aftësitë e kufizuara dhe identitetin etnik, racial, fetar dhe kulturor të fëmijës. Pikëpamjet dhe dëshirat e fëmijës duhet të merren parasysh në pajtim me moshën, pjekurinë dhe zhvillimin gradual të aftësive të fëmijës për të formuar vendime që ndikojnë në jetën e tij. 3. Prindërit, anëtarët e tjerë të familjes dhe kujdestarët janë përgjegjës për mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha aktet dhe situatat që e vënë fëmijën në rrezik, nga të gjitha format e dhunës fizike GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË 24 LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS dhe mendore, neglizhimit, abuzimit, keqtrajtimit, dhe shfrytëzimit. 4. Prindërit, anëtarët e tjerë të familjes dhe kujdestarët kanë për detyrë të: 4.1. ofrojnë këshilla dhe udhëzime të mira, si dhe ndihmën për fëmijën në përputhje me zhvillimin e tij dhe ta përgatitin atë për një jetë të pavarur dhe të përgjegjshme në shoqëri; 4.2. marrin parasysh qëndrimin e fëmijës dhe dëshirat e tij në përputhje me moshën dhe pjekurinë e tij; 4.3. respektojnë dhe promovojnë të drejtën e fëmijës për shëndet, arsim dhe edukim, mirëqenie dhe pjesëmarrje; 4.4. mbrojë të drejtat dhe interesat e fëmijës të mbrojtur me ligj dhe Konventë, dhe; 4.5. sigurojnë që në mungesë të përkohshme të prindit apo kujdestarit, fëmija duhet të ketë kujdesin adekuat nga personi i caktuar, nga prindi, kujdestari apo organi kompetent. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Institutions must support parents or guardians, respect their primary role in the child’s upbringing, and act to protect the child when family support is insufficient or the child is at high risk.
Neni 35 Përgjegjësitë institucionale 1. Prindërit ose kujdestari kanë të drejtë të marrin mbështetje nga institucionet për të përmbushur përgjegjësitë e përcaktuara në këtë nen. Institucionet duhet të respektojnë përgjegjësinë kryesore të prindërve ose kujdestarëve për edukimin e fëmijës dhe marrëdhëniet midis fëmijës dhe prindërve ose kujdestarit të tij ligjor, ndërsa në të njëjtën kohë duke respektuar dhe duke marrë parasysh zhvillimin gradual të aftësive të fëmijës. 2. Institucionet ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që prindërit ose kujdestari, që nuk kanë mundësi të kryerjes së përgjegjësive të tyre, të marrin ndihmën e duhur për të përmbushur përgjegjësitë dhe sigurojnë infrastrukturën dhe shërbimet e nevojshme në këtë drejtim. 3. Kur familja dështon të mbrojë ose e vë fëmijën në rrezik nga çdo formë e dhunës fizike dhe mendore, neglizhimi, abuzimi, abuzimi seksual, keqtrajtimi, braktisja, shfrytëzimi ekonomikë dhe të gjitha format e tjera të shfrytëzimit, nga prindërit, anëtarët e tjerë të familjes dhe kujdestari, institucioni kompetent komunal është përgjegjës për mbrojtjen e fëmijës dhe sigurimin e kujdesit të duhur alternativ ose përkujdesje të përhershme ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi. 4. Vetëm kur masat mbështetëse të disponueshme për familjet sipas paragrafit (1) tregojnë se janë të pamjaftueshme për të parandaluar dhunën, shpërfilljen, neglizhimin, abuzimin, keqpërdorimin, shfrytëzimin ose kur fëmija është në rrezik të lartë, të pashmangshëm, institucionet janë përgjegjës për të ndërhyrë me masat e parashikuara nga ky ligj dhe legjislacioni në fuqi dhe të garantojë sigurinë dhe mirëqenien e fëmijës.. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Every natural and legal person is responsible under this Law and relevant legislation when their acts or omissions constitute a violation.
Neni 36 Përgjegjësia individuale Çdo person fizik dhe juridik mban përgjegjësi në bazë të dispozitave të këtij Ligji dhe legjislacionit relevant, kur, me veprimet ose mosveprimet e tij, ka bërë shkeljen. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Fëmija nuk mund të privohet nga arsimi, dhe autoritetet arsimore duhet të sigurojnë qasje falas, gjithëpërfshirëse dhe pa diskriminim.
Neni 37 Edukimi dhe arsimimi 1. Ndalohet privimi i fëmijës nga e drejta për edukim dhe arsimim. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË 25 LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS 2. Ministria përkatëse për arsim duhet të sigurojë qasje gjithëpërfshirëse dhe frekuentim të arsimimit falas e cilësor, në bazë të mundësive të barabarta dhe pa diskriminim, në përputhje me moshën dhe aftësinë e tij për të kuptuar në gjitha nivelet e arsimit para universitar. Kjo e drejtë i garantohet edhe fëmijës që dëshiron të vazhdojë të arsimohet pas përfundimit të arsimit të detyrueshëm. 3. Në të gjitha nivelet e arsimit para universitar, fëmija mbrohet nga të gjitha format e dhunës fizike dhe mendore, abuzimi, keqpërdorimi, shfrytëzimi, ndëshkimi trupor, neglizhenca, apo ndonjë formë tjetër që vë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e fëmijës. Fëmija mbrohet nga dhuna e shfaqur qoftë nga personeli arsimor, bashkëmoshatarët dhe nga secili person tjetër, brenda sistemit edukativo arsimor. Në procesin edukativ dhe arsimor, është e ndaluar të promovohet gjuha e urrejtjes, dhuna, jo toleranca, diskriminimi dhe format e tjera që nxisin konflikte ndër njerëzore. 4. Prindi ose kujdestari merr masa të përshtatshme që fëmija të ndjekë arsimin e detyrueshëm ose nivele të tjera të arsimimit, sipas dëshirës së fëmijës, si dhe të garantojë frekuentimin e rregullt të tij dhe pa pengesa. 5. Ministria përkatëse për arsim, si autoritet publik përgjegjës, si dhe njësitë arsimore nga pushteti lokal marrin masa konkrete, me qëllim që: 5.1. të inkurajojë mësim-nxënien gjatë gjithë jetës, të zhvillojë respektin e fëmijës për identitetin kulturor, për gjuhën dhe vlerat kombëtare, respektin për kulturat e ndryshme si dhe respektin për ruajtjen e mjedisit; 5.2. të mundësojnë qasjen e fëmijës në arsimin parashkollor, si dhe arsimin e detyrueshëm falas për të gjithë fëmijët, edhe në rastet kur fëmijët mund të kenë kaluar moshën për arsimin e detyrueshëm, por që kanë qenë në pamundësi për ta ndjekur atë; 5.3. në bashkëpunim me institucionet relevante të zhvillojnë programe edukimi për prindër, përfshirë programe për parandalimin e dhunës në familje; 5.4. të organizojnë plane mësimore të veçanta për fëmijën që nuk arrijnë nivelet e duhura që synon programi mësimor, me qëllim të parandalimit të barrierave për shkollimin e mëtejmë të fëmijës; 5.5. të identifikojnë dhe trajtojnë rastet e fëmijëve në rrezik për ta braktisur shkollën si dhe të ndërmarrin veprime konkrete sipas politikave nacionale për trajtimin e rasteve në nivel të shkollës dhe komunës; 5.6. të organizojnë plane mësimore të veçanta për fëmijë që braktisin shkollën ose që nuk e kanë frekuentuar asnjëherë shkollën apo për fëmijët që kthehen nga qëndrimi jashtë vendit, me qëllim integrimin e tyre në sistemin kombëtar të edukimit; 5.7. të mbikëqyrin të drejtën e fëmijës për t’u çlodhur, si dhe të drejtën për të marrë pjesë në aktivitete kulturore e artistike; 5.8. të adresojnë parandalimin e përfshirjes të fëmijëve në punë të rënda dhe të rrezikshme, duke e trajtuar këtë tematikë me qasje kurrikulare, ndërkurrikulare dhe ekstrakurrikulare; 5.9. sigurimi i mekanizmave efikasë për parandalim, trajtim brenda shkollës dhe raportim tek autoritetet përgjegjëse të rasteve të dhunës dhe dukurive të tjera negative; 5.10. të zbatojnë sanksione përkatëse ligjore për personelin e institucioneve edukativo- GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË 26 LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS arsimore, në rast kur ushtron, lejon, nxit, toleron ose nuk raporton veprime të dhunshme në institucionet edukativo-arsimore, sipas këtij ligji; 5.11. të sigurojnë mbrojtjen e fëmijës në internet, duke promovuar përdorimin e teknologjisë informative të komunikimit, në mënyrë të dobishme dhe përgjegjshme; 5.12. me anë të vetëdijesimit të adresohet parandalimi i trafikimit të fëmijëve, me qasje proaktive të trajtohet fëmija në rrezik për tu trafikuar; 5.13. në plan-programet mësimore të përfshijë module për mbrojte nga rreziku i abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në institucionet e arsimit para universitar dhe arsimit të lartë; 5.14. ministria përkatëse për arsim shkencë dhe teknologji të garantojë vijueshmërinë në institucionet e arsimit fillor dhe të mesëm për fëmijët e familjeve që gjenden në hasmëri. 6. Në rastet kur identifikohen fëmijë që nuk vijojnë arsimin e detyrueshëm, për shkak të mos regjistrimit në zyrat e gjendjes civile ose arsye tё tjera, zyrtari përkatës për mbrojtjen e fëmijës në kuadër të drejtorisë përkatëse në komunë ndërmerr masa të menjëhershme për regjistrimin e fëmijës në shkollë, sipas legjislacionit në fuqi. 7. Gjatë procesit mësimor e edukativ fëmija trajtohet me dinjitet nga mësuesit dhe personeli, si dhe informohet për të drejtat e tij dhe mjetet e ushtrimit të tyre, sipas këtij ligji. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Ndëshkimi trupor dhe trajtimi degradues i fëmijëve janë të ndaluara; personeli i shkollës nuk duhet ta përdorë si disiplinë.
Neni 38 Ndalimi i ndëshkimit trupor 1. Ndëshkimi trupor dhe masat disiplinore, të cilat dëmtojnë dhe dobësojnë dinjitetin njerëzor të fëmijës, duke përfshirë format e dhunës fizike dhe mendore, si dhe sjellje që e degradojnë, turpërojnë dhe e vënë fëmijën në situatë të dobët, janë të ndaluara në secilin ambient në shtëpi dhe familje, institucione edukativo arsimore, në institucionet e kujdesit, organet e rendit dhe sistemit të drejtësisë, në ambientet e punës dhe komunitetit. 2. Është e ndaluar që një fëmijë të kthehet në subjekt të torturës dhe trajtimit jo njerëzor, jo dinjitoz, ndëshkimit trupor dhe trajtimit degradues nga secili person. 3. Personeli arsimor dhe personeli i lidhur me shkollën nuk duhet të përdorin ndëshkimin trupor si mjet disipline dhe rregulli duhet të bazohet dhe ndërtohet mbi bazën e respektit dhe drejtësisë. 4. Drejtoria Komunale e Arsimit dhe Inspektorati i Arsimit merr masa disiplinore ndaj personelit arsimor si dhe i raporton organeve të hetuesisë rastet e ndëshkimit trupor të fëmijës, në përputhje me ligjet ne fuqi. 5. Ministritë përkatëse sigurojnë nxjerrjen dhe krijimin e programeve të rritjes së ndërgjegjësimit në lidhje me efektet e dëmshme të ndëshkimit trupor dhe të hartojnë dhe krijojnë: 5.1. edukimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me pasojat degraduese të ndëshkimit trupor. 5.2. Programe prindërimi, që promovojnë mënyrat jo të dhunshme të disiplinimit në familje dhe institucione edukativo arsimore dhe në institucione të kujdesit. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: A child has a right to privacy and must be protected from malicious, arbitrary, and unlawful interference.
Neni 39 Mbrojtja e të drejtës për privatësi 1. Fëmijës i garantohet e drejta për privatësi, respektimi i jetës private, familjare, banesës, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË 27 LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS korrespondencës dhe duhet të mbrohet nga ndërhyrjet keqdashëse, arbitrare, dhe të kundërligjshme që prekin moralin dhe dinjitetin e fëmijës. 2. Privatësia e fëmijës përfshin të drejtën e fëmijës për të pasur opinion dhe mbrohet në të gjitha situatat, brenda familjes dhe institucioneve shëndetësore, sociale dhe të shërbimeve. 3. Asnjë fëmijë nuk duhet të jetë subjekt i ndërhyrjeve të paligjshme ose arbitrare në jetën e tij private, në familje, në shtëpinë ose korrespondencën e tij, e as i cenimeve të nderit dhe reputacionit të tij. 4. Privatësia e fëmijës respektohet në të gjitha fazat e procedurave gjyqësore apo administrative, duke përfshirë edhe publikimin e tyre në media. 5. Veprimet e tilla dënohen sipas legjislacionit në fuqi. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Children have a right to rest, play, leisure activities, and free participation in cultural, artistic, and sports life. Central and local institutions must take concrete measures to create suitable spaces and equal opportunities for these activities.
Neni 40 Koha e lirë dhe loja 1. Fëmija ka të drejtë të pushojë, të argëtohet, të praktikojë lojëra dhe veprimtari çlodhëse dhe të marrë pjesë lirisht në jetën kulturore, artistike e sportive, në përshtatje me moshën zhvillimin fizik dhe mendor. 2. Institucionet në nivel qendror e lokal, brenda kompetencave të tyre, marrin masa konkrete për krijimin e hapësirave të përshtatshme dhe mundësive të barabarta për ushtrimin e aktiviteteve kulturore, artistike e çlodhëse për të gjithë fëmijët. Këto masa përfshijnë: 2.1. miratimin e kuadrit rregullues urbanistik, si dhe të akteve të organeve të vetëqeverisjes lokale për të garantuar hapësira urbane të përshtatshme dhe qasje të sigurt në mjedise sportive, kënde lojërash ose mjedise të tjera çlodhëse për të gjithë fëmijët, pavarësisht moshës, gjinisë, racës, etnisë, aftësisë ose kushteve sociale ekonomike; 2.2. vendosjen e standardeve të sigurisë dhe qasje për të gjitha mjediset çlodhëse e këndet e lojërave, me qëllim mbrojtjen e fëmijës nga dëmtimet e mundshme të shëndetit; 2.3. krijimin e hapësirave të përshtatshme për të mundësuar ushtrimin e sigurt dhe gjithëpërfshirës të veprimtarive sportive, kulturore e dëfryese në mjediset shkollore dhe komunitare; 2.4. hartimin e kurrikulave shkollore, të cilat krijojnë mundësi që fëmijët të kenë kohë të mjaftueshme për lojëra, çlodhje dhe veprimtari sportive. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: Fëmijët mbrohen nga praktikat e dëmshme, dhe fëmijët që i kanë përjetuar ato kanë qasje falas në shërbime sociale, ligjore, shëndetësore dhe të tjera të parashikuara me ligj.
Neni 41 Praktikat e dëmshme 1. Fëmija mbrohet nga çdo praktikë sociale, kulturore, zakonore, ritualet dhe praktikat të cilat dëmtojnë sigurinë, shëndetin, zhvillimin ose mirëqenien e fëmijës. 2. Në veçanti, ndalohen praktikat dhe zakonet diskriminuese ndaj fëmijës për shkak të gjinisë ose ndonjë statusi tjetër në kundërshtim me nenin 8 të këtij ligji. 3. Fëmija që ka përjetuar dhe kaluar nëpërmjet një praktike të dëmshme, do të ketë qasje të plotë dhe falas në shërbimet sociale, ligjore, shëndetësore dhe në të tjera shërbime të parashikuara në legjislacionin në fuqi. 4. Njësia përkatëse për qeverisje të mirë, në bashkëpunim me institucionet e tjera dhe GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË 28 LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS organizatat e shoqërisë civile, në nivel lokal dhe qendror, për mbrojtjen e fëmijës realizon vlerësime, studime dhe programe ndërgjegjësimi për të ndikuar në reduktimin dhe zhdukjen e traditave dhe praktikave dëmtuese për fëmijët, si dhe promovimin e modeleve të shëndetshme dhe alternativave pozitive. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: Fëmija ka të drejtë për kujdes shëndetësor falas dhe për shërbime për trajtimin e sëmundjes dhe riaftësimin e shëndetit; kjo e drejtë nuk mund të kufizohet. Ministria përgjegjëse për shëndetësinë duhet të marrë masa për ta garantuar, dhe prindërit kanë detyrim të kërkojnë kujdes mjekësor për fëmijën.
Neni 42 Shëndeti 1. Fëmijës i garantohet e drejta për kujdes shëndetësor falas, përfitimi nga shërbimet për trajtimin e sëmundjes e për riaftësimin e shëndetit me standard të lartë. Kjo e drejtë nuk mund të kufizohet, pavarësisht nëse fëmija është i regjistruar ose jo në regjistrin e gjendjes civile, apo për çfarëdo arsye tjetër. 2. Garantimi i kësaj të drejte bëhet nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë, e cila merr masa: 2.1. për të ulur vdekshmërinë foshnjore dhe fëmijërore; 2.2. për t’i siguruar fëmijës kujdesin shëndetësor falas e cilësor, duke e vënë theksin në zhvillimin e kujdesit shëndetësor parësor; 2.3. për të luftuar sëmundjen dhe kequshqyerjen, duke marrë masa për sigurinë e produkteve ushqimore, ujit të pastër dhe duke marrë parasysh rreziqet e ndotjes së mjedisit natyror; 2.4. për t’u siguruar nënave kujdesin e duhur shëndetësor, para dhe pas lindjes; 2.5. për të mundësuar, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për arsim, që të gjitha grupet shoqërore dhe në veçanti prindërit dhe fëmijët, të marrin informacion, të kenë mundësi edukimi e të përkrahen për shëndetin dhe të ushqyerit e fëmijës, përparësitë e ushqyerjes me gji, higjienën dhe përmirësimin e mjedisit, si dhe parandalimin e aksidenteve; 2.6. për të zhvilluar kujdesin shëndetësor parandalues që siguron zhvillim optimal të fëmijës, këshillimin e prindërve dhe fëmijës, edukimin dhe shërbimet në fushën e shëndetit riprodhues për prindërit dhe fëmijët, në varësi të moshës dhe aftësisë së tyre për të kuptuar; 2.7. për verifikimin periodik të trajtimit që i bëhet fëmijës së vendosur në institucione të kujdesit shëndetësor ose në mbrojtje të përkohshme apo të përhershme, me vendim të gjykatës; 2.8. për ruajtjen e konfidencialitetit gjatë dhe pas ekzaminimit mjekësor të fëmijës, ndaj palës së tretë, me përjashtim të rasteve kur rrezikohet shëndeti ose jeta e fëmijës, sipas nenit 23 të këtij ligji; 2.9. për ofrimin e shërbimit të kujdesit shëndetësor për fëmijët me aftësi të kufizuar, me qëllim riaftësimin, integrimin e barabartë në shoqëri; 2.10. për identifikimin e hershëm të problemeve shëndetësore të fëmijëve përmes vizitave në shtëpi dhe referimin e tyre në sektorët e tjerë përkatës për trajtim ndër sektorial. 3. Prindërit kanë detyrimin të kërkojnë kujdes mjekësor, me qëllim që fëmija të gëzojë standardin më të lartë shëndetësor, si dhe për të parandaluar situata që mund të jenë të rrezikshme për jetën, rritjen dhe zhvillimin e fëmijës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË 29 LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS 4. Vizitat e rregullta në shtëpi për gruan shtatzënë dhe fëmijë deri në moshën 3 (tre) vjeç janë të detyrueshme. Ato kryhen sipas standardeve të këtyre vizitave dhe realizohen në kuadër të pakos bazike të shërbimeve të kujdesit parësor shëndetësor. Vizitat në shtëpi kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit të nënës dhe fëmijës, duke përfshirë këshillimin për mirërritjen e fëmijës, parandalimin dhe shmangien e braktisjes së fëmijës, abuzimin, shfrytëzimin dhe neglizhimin ose çdo lloj tjetër dhune ndaj fëmijës. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: Children must be protected from harmful substances, and selling or serving alcohol, tobacco, toxic or psychotropic substances to children under 18 is prohibited.
Neni 43 Mbrojtja e fëmijës nga substancat e dëmshme dhe të ndaluara 1. Fëmija duhet të mbrohet nga përdorimi i substancave narkotike, alkoolit, produkteve të duhanit, produkteve toksike, substancave psikotrope dhe substancave të tjera që janë të deklaruara të dëmshme nga autoritetet përkatëse. 2. Çdo personi dhe operatori ekonomik i ndalohet t’i shesë dhe t’i shërbej fëmijës deri në tetëmbëdhjetë (18) vjeç, alkool, produkte të duhanit, produkte toksike, substanca psikotrope dhe substanca të tjera që janë të deklaruara të dëmshme nga autoritetet përkatëse, në të kundërtën do të dënohet sipas legjislacionit në fuqi. 3. Përdorimi ose angazhimi i fëmijës në prodhimin, shpërndarjen apo trafikimin e substancave të tilla, është i ndaluar dhe sanksionohet me legjislacionin përkatës në fuqi. 4. Masat e duhura mbrojtëse dhe parandaluese, përfshirë edhe avokimin e një mënyre të shëndetshme të jetesës dhe dekurajimin e çdo lloj abuzimi me substanca narkotike dhe psikotrope, rregullohen me akt nënligjor të miratuar nga Qeveria, me propozim nga ministritë përkatëse për shëndetësinë. 5. Trajtimi i fëmijës që është i varur nga drogat dhe abuzimi me substanca të tjera narkotike duhet të ofrohet në një mjedis të mbyllur, vetëm si mjet i fundit dhe vetëm me pëlqimin e të përfaqësuesit ligjor apo përmes një urdhërese të gjykatës. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: Children are barred from entering nightclubs, gambling venues, online gambling, and similar adult entertainment places, and they may not sell or buy products dangerous to their health and safety.
Neni 44 Ndalimi i pjesëmarrjes në klubet e natës dhe lojërave të fatit 1. Ndalohet hyrja e fëmijës në klubet e natës, lokalet e lojërave të fatit, qasja në lojërat e fatit online si dhe në qendrat argëtuese për të rritur dhe të ngjashme. Fëmijët nuk lejohen të shesin dhe të blejnë produkte të rrezikshme për shëndetin dhe sigurinë e tyre. 2. Organi përkatës komunal duhet t’ia imponojë kërkesën operatorit të ndonjë ngjarjeje publike për të kufizuar qasjen për fëmijën në përgjithësi, ose për fëmijën nën moshën e caktuar, nëse ngjarja ka mundësi të ndikojë negativisht në mirëqenien fizike ose psikologjike të fëmijëve. 3. Nëse fëmija është i pranishëm në një vend, siç është përshkruar në paragrafin 1. të këtij neni, ofruesi i shërbimit për mbrojtjen e fëmijës duhet t’i kërkojë fëmijës që të largohet nga ai vend dhe ta trajtojë në përputhje me legjislacionin në fuqi. 4. Masat e duhura parandaluese dhe mbrojtëse për ndalimin e fëmijës, sipas paragrafit 1. të këtij neni, rregullohen me akt nënligjor të miratuar nga Qeveria, me propozim nga Ministria përkatëse për Punë të Brendshme. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: This article protects children from harmful media content and bans individuals and organizations from showing, selling, renting, or distributing certain harmful publications and recordings to children.
Neni 45 Mbrojtja e fëmijës në masmedia 1. Fëmija mbrohet nga publikimet, filmat, video lojërat, muzika, transmetimet ose llojet e tjera të medieve elektronike ose të shkruara, të cilat janë të dëmshme për shëndetin, mirëqenien dhe GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË 30 LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS zhvillimin e tyre. 2. Asnjë individ ose organizatë nuk lejohet që fëmijës t’i tregojë, shesë, jep me qira, ose shpërndajë përmes ndonjë mjeti tjetër libra, gazeta, revista dhe lloje të tjera të publikimeve, duke përfshirë filmat dhe incizimet e përmbajtjeve pornografike, erotike, të dhunshme, që nxisin mizori, diskriminim, duke përfshirë edhe diskriminimin racor, fetar, seksual, kombëtar dhe etnik, apo ndonjë diskriminim tjetër, si dhe ato që për arsye të ndryshe janë të dëmshme për fëmijën. Ndalohet që fëmija të marrë pjesë në çfarëdo paraqitje të materialeve të tilla. 3. Mjetet e komunikimit masiv, përfshirë mediet e shkruara dhe elektronike, botimet, televizionin, radion, reklamat, kinemanë, internetin dhe mediet online, portalet, janë të obliguara që të kontribuojnë në mënyrë aktive për të afirmuar mbrojtjen e fëmijës me realizimin e veprimtarive vetëdijesuese dhe duke këshilluar publikun mbi ndikimet e mundshme negative që ekspozimi ndaj medieve mund të ketë mbi fëmijën. 4. Qeveria duhet të inkurajojë prodhimin dhe shpërndarjen e librave për fëmijë, shpërndarjen e informacionit nga mediat dhe materialet me dobi shoqërore dhe kulturore për fëmijë, të cilat promovojnë vlerat e përmendura. 5. Qeveria, përmes masave stimuluese, inkurajon masmediat që të kenë skema programore të dobishme për fëmijën, duke marrë parasysh edhe nevojat gjuhësore të fëmijës që ju takojnë minoriteteve. 6. Mediat obligohen të raportojnë në mënyrë etike, duke mbrojtur dinjitetin e fëmijës dhe duke pas parasysh interesin më të mirë të fëmijës. 7. Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) në bazë të Ligjit përkatës për Komisionin e Pavarur të Mediave ka mandat ligjor sigurimin e mbrojtjes së fëmijëve dhe të miturve nga përmbajtjet e dëmshme programore të transmetuara nga të licencuarit e KPM-së, si ofruesit e shërbimeve mediale audio dhe audio vizuale dhe operatorët e shpërndarjes. 8. KPM në bashkëpunim me institucionet e tjera me akt nënligjor përcakton mënyrat e mbrojtjes së Fëmijëve në masmedia me theks të veçantë për fëmijët të cilët janë nën përkujdesje institucionale. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: Fëmijët me aftësi të kufizuara kanë të drejta të barabarta, duhet të marrin shërbime dhe mbrojtje të përshtatshme, dhe disa prindër kanë të drejtë të punojnë me gjysmë orari deri sa fëmija mbush 2 vjet.
Neni 46 Mbrojtja e fëmijës me aftësi të kufizuara 1. Fëmija me aftësi të kufizuar gëzon të gjitha të drejtat e parashikuara në këtë ligj në mënyrë të plotë dhe të barabartë me fëmijët e tjerë. 2. Fëmijës me aftësi të kufizuara duhet t’i sigurohet jetë normale, në kushte që garantojnë dinjitetin, që nxisin vetëbesimin, rehabilitimin dhe ri integrimin, si dhe lehtësojnë pjesëmarrjen aktive dhe qasjen fizike të fëmijës në komunitet. 3. Fëmija me aftësi të kufizuar gëzon të drejtën për të përfituar nga shërbimet shëndetësore, sociale, edukative, si dhe çdo shërbim tjetër, sipas nevojave, të përcaktuara nga strukturat përgjegjëse të vlerësimit të aftësisë së kufizuar. Institucionet përgjegjëse marrin masa që këto shërbime të ofrohen sa më pranë fëmijës dhe falas sa herë të jetë e mundur dhe duke pasur parasysh gjendjen ekonomike të prindit ose kujdestarit. 4. Fëmijës me aftësi të kufizuara mund t’i ofrohet shërbimi edukativ, shëndetësor apo rehabilitues, në përputhje me nevojat specifike, në një komunë tjetër nga ajo ku jeton dhe që përmbush kriteret për këtë qëllim. Shpenzimet, në këtë rast, mbulohen nga buxheti i të dyja njësive të vetëqeverisjes lokale. Rregullat dhe procedurat për mbulimin e këtyre shpenzimeve përcaktohen me akt nënligjor të miratuar nga Qeveria, me propozimin e ministrisë përkatëse GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË 31 LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS për çështje sociale, në bashkëpunim me ministrinë përkatëse për shëndetësi dhe ministrisë përkatëse për Arsimin. 5. Fëmija me aftësi të kufizuara duhet të mbrohet nga diskriminimi, të gjitha format e dhunës fizike dhe mendore, neglizhimi, abuzimi, keqtrajtimi, shfrytëzimi dhe stigmatizimi. Kjo kërkon ndër të tjera: 5.1. promovimi i respektit ndaj dallimeve dhe pranimi i personave me aftësi të kufizuara si pjesë e diversitetit njerëzor dhe njerëzimit, si dhe zhvillimi i aftësive të fëmijës me aftësi të kufizuara; 5.2. sigurimi i asistencës dhe trajtimit mjekësor të kualifikuar, duke përfshirë metodat dhe pajisjet përkatëse korrigjuese dhe rehabilituese; 5.3. sigurimi i programeve të identifikimit të hershme dhe ndërhyrjes, si dhe shërbimeve të dizajnuara për të minimizuar dhe parandaluar aftësitë e kufizuara të mëtejme; 5.4. sigurimi i trajtimeve, pajisjeve dhe programeve që i mundësojnë fëmijës me aftësi të kufizuara të ruajë lëvizshmërinë dhe pavarësinë maksimale personale; 5.5. sigurimi i mjeteve alternative të komunikimit për fëmijë me aftësi të kufizuara; 5.6. sigurimi i ndihmës dhe kujdesit të veçantë në përputhje me nevojat specifike të fëmijës, ndaj vetë fëmijës dhe prindërve ose kujdestarëve të tyre; 5.7. Institucionet kompetente obligohen që në mënyrë periodike të rishikojnë trajtimin e të gjithë fëmijëve të vendosur në institucione për qëllime të trajtimit ose të rehabilitimit. 6. Njëri nga prindërit e fëmijës me aftësi të kufizuara ose fëmijës që ka nevojë për përkujdesje të veçantë, ka të drejtë të punojë me gjysmë orari derisa fëmija t’i mbushë 2 (dy) vjet. Po ashtu, në koordinim dhe me leje nga institucioni, organizata apo kompania ku punon, mund të shfrytëzojë format fleksibile të punësimit siç janë të përshkruara në legjislacionin përkatës. 7. Autoritetet përgjegjëse, sipas këtij ligji, eliminojnë të gjitha barrierrat infrastrukturore, sociale, mjedisore, institucionale dhe ligjore në fushat e arsimit, punësimit dhe arsimit profesional, kujdesit shëndetësor, rehabilitimit, aktiviteteve kulturore, argëtuese dhe sportive që fëmijët me aftësi të kufizuara të ushtrojnë të drejtat e parashikuara në këtë ligj. 8. Autoritetet përgjegjëse garantojnë pjesëmarrjen e fëmijës me aftësi të kufizuara në të gjitha nivelet e politikë bërjes dhe legjislacionit përmes informacionit të përshtatur sipas llojit të aftësisë së kufizuar, moshës dhe aftësisë së fëmijës për të kuptuar 9. Njësia përkatëse për qeverisje të mirë dhe institucionet e tjera për mbrojtjen e fëmijës, promovojnë eliminimin e diskriminimit dhe paragjykimeve ndaj fëmijës me aftësi të kufizuara. 10. Parimet e përcaktuara në paragrafin 2. të këtij neni, zbatohen nga të gjithë personat fizikë dhe juridikë. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: Kidnapping, selling, or trafficking a child is prohibited and treated as a criminal offence.
Neni 47 Ndalimi i rrëmbimit, shitjes dhe trafikimit të fëmijës 1. Rrëmbimi, shitja dhe trafikimi i fëmijës për çdo qëllim ose në çfarëdo forme ndalohet dhe janë vepra penale. Ndëshkimet e parashikuara duhet të jenë të rrepta dhe në përpjesëtim me ato të parashikuara për vepra të krahasueshme të rënda. 2. Fëmija mbrohet nga rrëmbimi, trafikimi, shitja dhe çdo formë e shfrytëzimit dhe e abuzimit GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË 32 LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS seksual, duke përfshirë veprimtarinë e paligjshme seksuale, shfrytëzimin e fëmijës në prostitucion ose në praktika të tjera seksuale të paligjshme, ekspozimi, shfaqja ose përfshirja në materiale pornografike ose abuzimi seksual me fëmijë, sipas përcaktimeve të Kodit Penal dhe akteve të tjera në fuqi. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: Fëmija ka të drejtë të mbrohet nga çdo formë dhune; prindërit ose kujdestari, bashkë me institucionet për mbrojtjen e fëmijës, duhet të marrin masa për rehabilitim dhe integrim; ndëshkimi trupor ndalohet.
Neni 48 Mbrojtja nga të gjitha format e dhunës 1. Fëmija mbrohet nga të gjitha format e dhunës fizike dhe mendore, abuzimi, neglizhimi, keqtrajtimi, shfrytëzimi, trafikimi, pengmarrja, pornografia, abuzimin seksual, si dhe forma të tjera të dhunës, pavarësisht vendit ku kryhet, sipas legjislacionit në fuqi. 2. Prindërit e fëmijës ose kujdestari, në bashkëpunim me institucionet që ofrojnë shërbime për mbrojtjen e fëmijës marrin të gjitha masat e nevojshme për të bërë të mundur rehabilitimin fizik, psikologjik e emocional, si dhe integrimin social të fëmijës viktimë e dhunës, neglizhimit, keqtrajtimit, shfrytëzimit ose abuzimit, sipas legjislacionit në fuqi. 3. Subjektet e përmendura në paragrafin 2. të këtij neni, sigurojnë të gjitha kushtet e nevojshme, me qëllim integrimin e fëmijës në një jetë normale dhe duke respektuar dinjitetin dhe pikëpamjet e fëmijës, në përputhje me moshën e tij. 4. Ndalohet ndëshkimi trupor ose i ndonjë forme tjetër, që sjell pasoja në zhvillimin fizik dhe mendor të fëmijës. KAPITULLI VI MBROJTJA E FËMIJËS NGA SHFRYTËZIMI EKONOMIK - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: Fëmija ka të drejtë për punë të denjë dhe për shpërblim adekuat kur punësohet sipas ligjit; Inspektorati i Punës monitoron punësimin e fëmijës.
Neni 49 Parimet e punës së fëmijës 1. Fëmija ka të drejtë për punë të denjë. Puna e lejuar e fëmijës nuk duhet të rrezikojë asnjë nga të drejtat e përcaktuara në këtë ligj, duke përfshirë të drejtën për mirëqenie fizike dhe mendore, të drejtën për arsimim, shëndet dhe të drejtën për kohë të lirë dhe lojë. 2. Fëmija i punësuar në pajtim me legjislacionin në fuqi ka të drejtë të merr shpërblime adekuate për punën e kryer. 3. Inspektorati i Punës është përgjegjës për monitorimin e punësimit të fëmijës për të garantuar mirësjelljen, sigurinë dhe kushtet e punës. 4. Ky kapitull do të zbatohet edhe për agjencitë private të punësimit. Sektori privat i punësimit, siç përcaktohen me nenin 1. të Konventës 181 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, janë përgjegjës si persona juridikë për çdo shkelje të këtij ligji. - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: Children below the minimum working age cannot be engaged in employment, and employers may not hire or sign a work contract with a child under 15.
Neni 50 Mosha minimale e fëmijës për punësim 1. Mosha minimale për punësim përcaktohet me ligj duke marrë parasysh kohën e nevojshme që i nevojitet fëmijës për të arritur pjekurinë e duhur fizike dhe mendore dhe për të përfunduar arsimin bazë. Ndalohet angazhimi i fëmijës nën moshën minimale për punësim në ndonjë marrëdhënie pune, të paguar ose jo. 2. Asnjë punëdhënës nuk mund të punësojë dhe lidhë kontratë pune me ndonjë fëmijë nën moshën pesëmbëdhjetë (15) vjeç. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË 33 LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS 3. Marrëdhënia e punës mund të themelohet me fëmijën nga pesëmbëdhjetë (15) vjeç deri në tetëmbëdhjetë (18) vjeç. 4. Fëmija mund të punësohet vetëm në aktivitete ekonomike që nuk janë të dëmshme për zhvillimin dhe shëndetin e fëmijës, posaçërisht nuk i pengojnë që të vijojnë shkollimin dhe shfrytëzimin e kohës së lirë, si dhe nëse ajo punë nuk është e ndaluar me legjislacionin në fuqi. E lejuar është edhe puna e cila është pjesë e praktikës profesionale dhe nën mbikëqyrjen përkatëse, pasi të jenë evidentuar dhe eliminuar të gjitha rreziqet. 5. Për pagesën e kontributeve dhe detyrimeve të tjera ligjore, punëdhënësi është i detyruar që fëmijën e punësuar ta lajmërojë në Administratën Tatimore të Kosovës, institucionet e tjera të cilat i menaxhojnë dhe administrojnë skemat e obligueshme pensionale dhe të tjera. 6. Parandalimin dhe ndalimin e formave të rrezikshme të punës së fëmijëve në Kosovë, rregullohet me udhëzim administrativ të nxjerrë nga Qeveria, me propozim të ministrisë përkatëse për punë dhe mirëqenie sociale. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: Ndalohet punësimi i fëmijëve në punë që dëmton sigurinë, shëndetin, moralin ose zhvillimin e tyre; fëmijët nën 18 vjeç nuk mund të bëjnë punë të rrezikshme.
Neni 51 Puna e ndaluar për fëmijë 1. Ndalohet punësimi i fëmijës në aktivitete që dëmtojnë sigurinë, shëndetin, moralin dhe zhvillimin psikofizik të fëmijës, si rezultat i mungesës së përvojës dhe njohurive për kryerjen e punëve dhe detyrave të punës. 2. Fëmija nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç nuk mund të punojë në punë të rrezikshme, si në vijim: 2.1. të gjitha format e skllavërisë ose praktikave të ngjashme me të, si shitja dhe trafikimi i fëmijëve, robëria dhe bujkrobëria për shkak të borxheve dhe puna e detyruar apo e detyrueshme, duke përfshirë rekrutimin e detyruar apo të detyrueshëm të fëmijëve për t’i angazhuar në konflikt të armatosur; 2.2. përdorimi, sigurimi ose ofrimi i fëmijës për prostitucion, për prodhimin e materialeve pornografike ose për shfaqje pornografike; 2.3. përdorimi, sigurimi ose ofrimi i fëmijës për veprimtari të paligjshme, veçanërisht për prodhimin dhe trafikimin e narkotikëve, sipas përcaktimit në traktatet përkatëse ndërkombëtare; 2.4. puna e cila, nga natyra ose rrethanat në të cilat kryhet, mund të dëmtojë shëndetin, sigurinë ose moralin e fëmijëve. 3. Ndalohen format e rrezikshme të punës së fëmijës, veçanërisht të gjitha format e skllavërisë ose praktikat e ngjashme me skllavërinë. Këto përfshijnë, por nuk kufizohen në punën e detyruar ose të detyrueshme, robërinë e borxheve, robërinë, shitjen dhe trafikimin e fëmijëve për qëllime të shfrytëzimit ekonomik dhe për qëllime të shfrytëzimit seksual. 4. Fëmijët viktima të cilat i janë nënshtruar punës së lejuar së fëmijëve ose punës së fëmijëve që nuk janë në pajtim me këtë ligj dhe legjislacionin në fuqi i ofrohet ndihmë mjekësore dhe psikologjike, masa rehabilituese dhe riintegruese, ndihmë juridike dhe të drejtën për kompensim në pajtim me ligji për kompensimin e viktimave të krim. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË 34 LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS KAPITULLI VII FORMAT SPECIFIKE TË MBROJTJES SË FËMIJËS - 52 Verify source ↗
Neni 52
Neni 52 Mbrojtja e fëmijës nga pornografia 1. Ndalohet çfarëdo paraqitje, në çfarëdo mënyre, e një fëmije të përfshirë në aktivitete eksplicite seksuale reale ose të simuluara apo çfarëdo paraqitje e pjesëve intime të trupit të një fëmije. 2. Autoritetet përkatëse janë të autorizuara të mbyllin hapësirat e përdorura për prodhimin e pornografisë së fëmijës ose për performancat pornografike që përfshijnë fëmijën, edhe në mungesë të një dënimi penal. - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: Responsible institutions must provide safe internet in public spaces, including filters and restrictions for unsuitable content; internet cafe and video game providers must keep content age-appropriate and space and play time standards child-safe; the government may issue a bylaw on child protection for these services.
Neni 53 Masat kundër faqeve të internetit me përmbajtje pornografike dhe të atyre që dëmtojnë shëndetin dhe jetën e fëmijës 1. Institucionet përgjegjëse të ofrojnë internet të sigurt në hapësirat publike, duke përfshirë vendosjen e filtrave dhe kufizimeve në faqet që kanë përmbajtje joadekuate për fëmijët. 2. Ofruesit e shërbimeve të internet-kafesë dhe videolojërave duhet të sigurojnë që: 2.1. përmbajtja e këtyre shërbimeve të jetë e përshtatshme për moshën e fëmijës dhe të jetë në përputhje me normat ndërkombëtare; 2.2. hapësirat në të cilat ofrohen këto shërbime të jenë në përputhje me standardet dhe të mos dëmtojnë shëndetin e fëmijës; 2.3. koha që u jepet në dispozicion për lojë të jetë e kufizuar, në përputhje me moshën e fëmijës. 3. Qeveria, me propozimin e Ministrisë përkatëse për Punë të Brendshme, nxjerr akt nënligjor, lidhur me mbrojtjen e fëmijëve nga internet-kafetë dhe videolojërat, duke përfshirë masat specifike ndaj përmbajtjeve pornografike, ndëshkimin e abuzuesve me fëmijë në internet, reduktimin e qasjes së fëmijës në materiale të dëmshme për shëndetin dhe jetën e tyre, ofrimi i ndihmës për fëmijën që është në rrezik nga të gjitha format e dhunës përmes internetit. - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: Parents have both the right and duty to represent their child; if parents are absent or unable, a guardian is appointed; legal representatives and courts must consider the child’s views and protect the child’s interests.
Neni 54 Kapaciteti i fëmijës për të ndërmarrë veprime ligjore 1. Prindërit kanë të drejtë dhe detyrë të përfaqësojnë fëmijën e tyre. 2. Në rast të mungesës apo pamundësisë së prindit/ërve, të ushtrojnë detyrat prindërore, caktohet kujdestari për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e fëmijës gjatë procedurave ligjore. 3. Obligohen përfaqësuesit ligjorë të fëmijës të marrin parasysh mendimet dhe interesat më të mira të tij, kur vendosin se si do t’i përfaqësojnë interesat e tij. 4. Obligohen gjykatat dhe autoritetet e tjera për t’u dhënë rëndësinë e duhur mendimeve të fëmijës dhe obligohen që t’i sigurojnë fëmijës ndihmën profesionale që të kuptojnë natyrën dhe pasojat e mundshme të procedurave, si dhe rolin e tyre në to. - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: This article requires child-friendly justice in criminal, civil, and administrative procedures, and gives child victims and witnesses access to support and to being heard away from the alleged perpetrator.
Neni 55 Drejtësia mike ndaj fëmijës 1. Drejtësia mike ndaj fëmijës vlen për procedurat penale, civile ose administrative dhe siguron GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË 35 LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS që të gjitha të drejtat e fëmijës në procedurat e tilla të respektohen plotësisht, duke ruajtur ekuilibrin e duhur me të drejtat e palëve të tjera të përfshira. 2. Drejtësia mike ndaj fëmijës në veçanti, është e: 2.1. përshtatshme për moshën; 2.2. shpejtë; 2.3. kujdesshme; 2.4. përshtatur, dhe; 2.5. fokusuar në nevojat dhe të drejtat e fëmijës. 3. Drejtësia mike ndaj fëmijës është ajo që respekton të drejtat e fëmijës, duke përfshirë të drejtën në një proces të rregullt, për të marrë pjesë dhe për të kuptuar procedurat për respektimin e jetës private dhe familjare të integritetit dhe të dinjitetit. 4. Qeveria me propozimin e Ministrisë së Drejtësisë në bashkëpunim me Ministrinë përkatëse të Punëve të Brendshme dhe Ministrisë përkatëse të Punës dhe Mirëqenies Sociale, miraton akt nënligjor me të cilin do të rregullohen të drejtat e fëmijës në procedurë administrative dhe gjyqësore. Si dhe për ndihmën ligjore dhe qasjen në organet e drejtësisë, për realizimin e ndihmës juridike gjegjësisht për drejtësinë mike ndaj fëmijëve, bazuar në udhëzimin e Këshillit të Evropës për Drejtësinë Mike ndaj Fëmijëve. 5. Çdo fëmijë, mosha dhe pjekuria e të cilit i mundësojnë fëmijës që të jep dëshmi të kuptueshme dhe të besueshme, me ose pa forma të përshtatshme të ndihmës, duhet të konsiderohet si dëshmitar ose palë e aftë. 6. Intervistat, marrja në pyetje dhe aktet e tjera hetimore duhet të bëhen në mënyrë të ndjeshme dhe me respekt nga profesionistë të trajnuar. 7. Ndërhyrjet duhet të bëhen në një mjedis që përmbush nevojat e veçanta të fëmijës. 8. Profesionistët, që punojnë me fëmijë, duhet të koordinojnë veprimet e tyre për të siguruar vazhdimësinë dhe për të shmangur që fëmija t’u nënshtrohet ndërhyrjeve të panevojshme. 9. Fëmija viktimë dhe dëshmitar duhet të ketë qasje në shërbime të ndihmës dhe mbështetjes, shërbimet duhet të ofrojnë një dhomë të identifikuar miqësore për fëmijët për intervistimin e fëmijës, duke përfshirë shërbimet financiare, ligjore, këshillimore, shëndetësore, sociale dhe psikologjike. 10. Personave mbështetës duhet t’u lejohet të shoqërojnë dhe kur është e përshtatshme, të ndihmojnë fëmijën gjatë intervistave paraprake dhe gjatë dhënies së dëshmisë. 11. Fëmijës viktimë dhe dëshmitarë duhet t’i lejohet të dëshmoj dhe të merret në pyetje larg nga sytë e kryerësit të supozuar. 12. Hetimeve, procedurave dhe ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, që përfshijnë fëmijët viktima, duhet t’i jepet prioritet. - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: A child victim of a breach of the law is to receive free legal aid, including legal representation and counseling.
Neni 56 Ndihma juridike dhe qasja në organet e drejtësisë 1. Fëmijës, që është viktimizuar nga shkelja e legjislacionit në fuqi, i sigurohet ndihma juridike GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË 36 LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS pa pagesë për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tij. 2. Ndihmë juridike përfshinë përfaqësimin ligjor dhe këshillimin mbi të drejtat dhe interesin më të mirë të fëmijës, në procedurat ligjore. 3. Fëmija viktimë, kryes i veprës së kundërligjshme apo dëshmitar, dhe prindërit ose kujdestarët, duhet të informohen menjëherë për të drejtat e fëmijës gjatë procedurave, për disponueshmërinë e shërbimeve mbështetëse, rolin e fëmijës, mënyrat në të cilat fëmija do të merret në pyetje para dhe gjatë gjykimit, vendin dhe kohën e seancave, dhe për ngjarje të tjera të rëndësishme, për progresin e çështjes, për të gjitha vendimet e rëndësishme që merren dhe për mekanizmat ose procedurat në dispozicion për të kërkuar një rishikim të vendimeve. 4. Fëmijës duhet mundësuar të shpreh lirshëm mendimet dhe shqetësimet e tij në lidhje me përfshirjen e tyre në procesin e drejtësisë, duke përfshirë edhe shqetësimet rreth sigurisë në lidhje me të akuzuarin, mënyrën në të cilën ata preferojnë të japin dëshminë dhe mendimet e tyre për rezultatin e procesit, vëmendje duhet t’u kushtohet mendimeve dhe shqetësimeve të fëmijës, dhe për masën në të cilën nuk është e mundur që të merren parasysh ato, arsyet duhet t’i shpjegohen fëmijës. - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: Fëmijët e viktimizuar dhe fëmijët viktima të abuzimit kanë të drejtë për ndihmë mjekësore dhe mbështetje të vazhdueshme për rehabilitim dhe riintegrim; njësia komunale për shëndetësi/sociale duhet të sigurojë buxhet për një fond emergjent.
Neni 57 Ndihma mjekësore dhe psikologjike, rehabilitimi dhe masat për riintegrim 1. Fëmija i viktimizuar mbështetet me ndihmë mjekësore falas, në mënyrë që të rifitojë shëndetin fizik dhe mendor, si dhe të rehabilitohet nga trauma fizike dhe mendore që mund të ketë përjetuar. 2. Ndihma mjekësore përfshinë trajtimin e duhur emergjent për shëndetin fizik dhe këshillimin psikologjik, si dhe për masat afatgjata rehabilituese. 3. Fëmija viktimë e abuzimit dhe veprimeve të tjera kundërligjore abuzive, merr trajtim të specializuar mjekësor falas të mbuluar nga shteti. 4. Është e ndaluar që fëmija viktimë e abuzimit të lihet vetëm, përveç rastit kur fëmija e kërkon këtë gjë me vullnetin e vet dhe psikologu i fëmijës i specializuar në fushën e mbrojtjes së fëmijës e konsiderohen si të përshtatshme. 5. Fëmija viktimë e abuzimit nuk duhet të lihet pa ndihmë psikologjike ose forma të tjera asistence. 6. Fëmija viktimë e abuzimit nuk duhet të lihet të përballet, të ketë kontakte me abuzuesin për aq kohë sa nuk është mjaftueshëm i përgatitur psikologjikisht për t’u përballur. 7. Fëmija viktimë e abuzimit nuk duhet të jetë subjekt i presionit apo formave të tjera manipulative për të marrë informacionin e nevojshëm. 8. Fëmija merr asistencë të vazhdueshme për tu riintegruar në shoqëri. Këto masa riintegruese duhet të hartohen bazuar në nevojat specifike të fëmijës si dhe formave të veçanta të dëmtimit të fëmijës. Qëllimi final i rehabilitimit duhet të jetë ribashkimi me dinjitet me familjen, në ato raste kur është e mundur dhe në interesin më të mirë të fëmijës, riintegrimi në komunitet dhe në jetën sociale. Këto masa dhe veprime përfshijnë kujdesin mjekësor dhe psikologjik, si dhe mbështetjen arsimore, formimin profesional dhe këshillimin e vazhdueshëm deri në rehabilitimin e plotë të fëmijës. Fëmijës i ofrohet mbështetje dhe këshillim i vazhdueshëm për të shmangur riviktimizimin dhe përjashtimin social. 9. Masat e përshkruara në mbështetje të fëmijës në këtë kapitull duhet të merren në një mjedis të favorshëm për sigurinë, shëndetin dhe mirëqënien e fëmijës dhe duhet të sigurojnë trajtimin e kujdesshëm të privatësisë së fëmijës. Masat duhet të përfshijnë mbrojtjen e fëmijës nga GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË 37 LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS konfrontimi me dhunuesit, akomodimin në një vend të sigurt, si dhe përgatitjen psikologjike për të ardhmen. 10. Njësia përkatëse për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, në kuadër të komunës, obligohet që të sigurojë buxhet për një fond të veçantë për të trajtuar emergjencat e rasteve të fëmijës në nevojë, për mbrojtjen dhe ngritjen e shërbimeve të emergjencës sipas standarteve të përcaktuara me akt nënligjor të miratuar nga Qeveria dhe të propozuar nga ministria përkatëse për shëndetësi. - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: Convicted persons for sexual abuse or child exploitation are barred from professions involving contact with children, and education authorities must keep such persons out of the education system through hiring. The Kosovo Judicial Council may set rules for an ADN database of persons convicted of sexual-integrity offences.
Neni 58 Personat e dënuar për abuzim seksual apo shfrytëzim të fëmijës 1. Personat e dënuar për abuzim seksual, shfrytëzim të fëmijës, mundësim në prostitucion dhe pornografi të fëmijës ndalohet të ushtrojnë profesione në përputhje me dispozitat e Kodit Penal të Kosovës, që përfshijnë çdo formë kontakti me fëmijët. 2. Këshilli Gjyqësor i Kosovës me akt nënligjor përcakton rregullat dhe procedurat për mbajtjen e bazës së të dhënave me ADN-të e personave të dënuar për veprat penale kundër integritetit seksual. Në këtë bazë të të dhënave me ADN-të duhet të përfshihen edhe personat e dënuar për këto vepra penale, pa marrë parasysh nëse viktimat e tyre janë fëmijë ose të rritur. 3. Ministria përkatëse për arsim dhe drejtoritë përkatëse për arsim të komunave duhet të sigurojnë që të mos përfshihen përmes punësimit në sistemin arsimor, personat e dënuar për abuzim seksual apo shfrytëzim të fëmijës. - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: A child must not take part in armed conflicts or in any form of armed group, whether regular or irregular.
Neni 59 Pjesëmarrja e fëmijës në konfliktin e armatosur Ndalohet pjesëmarrja e fëmijës në konfliktet e armatosura si dhe në çfarëdo lloji forme të grupit të armatosur të rregullt apo jo të rregullt, siç parashihet në Protokollin Fakultativ të Konventës mbi të Drejtat e Fëmijës në përfshirjen e Fëmijës në Konflikte të Armatosura. - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: Children affected by armed conflict get special protection, must be kept safe, must not be harmed, and should receive food, clothing, education access, safe relocation, and family reunification support.
Neni 60 Mbrojtja e fëmijës të prekur nga konfliktet e armatosura 1. Fëmija i prekur nga konfliktet e armatosura gëzon mbrojtje të posaçme për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tij. Fëmijës duhet t’i sigurohen të gjitha masat e posaçme të mbrojtjes dhe pavarësisht nëse ai ka marrë pjesë apo jo drejtpërdrejt në luftime. 2. Asnjë krim lufte ose krime kundër njerëzimit nuk duhet të bëhen kundër fëmijës, dhe veçanërisht fëmija nuk duhet të bëhet viktimë e abuzimit seksual, shfrytëzimit seksual, punës së detyruar, shfrytëzimit ekonomik, rrëmbimit, trafikimit të qenieve njerëzore, ose zhvendosjes së brendshme. 3. Fëmija duhet të marrë ushqim thelbësor dhe veshje. 4. Fëmija duhet të largohet nga zona ku është duke u zhvilluar luftë dhe të dërgohet në një zonë të sigurt, të shoqëruar nga personat përgjegjës për sigurinë dhe mirëqenien e tij dhe, kur kjo është e mundur, me pëlqimin e prindit/ërve ose kujdestarit të tij. 5. Fëmija duhet të ketë qasje të vazhdueshme në institucione dhe programe arsimore dhe profesionale. 6. Autoritet kompetente duhet të ndërmarrin të gjitha veprimet për të lehtësuar ribashkimin e familjeve të ndara përkohësisht. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË 38 LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: A child displaced within the state must be given special protection to ensure safety and well-being, and receives all rights set by this law and relevant law.
Neni 61 Mbrojtja e fëmijës së zhvendosur brenda shtetit Fëmijës i cili është zhvendosur brenda shtetit, i jepet mbrojtje e veçantë për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tij dhe gëzon të gjitha të drejtat e përcaktuara me këtë Ligj dhe me legjislacionin përkatës në fuqi. KAPITULLI VIII DISPOZITAT NDËSHKUESE - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: This article sets fines for different breaches of the child protection law and says the collected money goes to the Victims Compensation Fund.
Neni 62 Rastet e shkeljeve me elemente kundërvajtjeje 1. Për rastet e shkeljeve të këtij ligji që përbëjnë vepra kundërvajtje shqiptohen gjobat si në vijim: 1.1. gjobë në shumë prej 30 (tridhjetë) deri në 600 (gjashtëqind) euro, i shqiptohet për kundërvajtje personit fizik, që kryen, fton ose nxit për shkeljet e përkufizuara në nenin 44 të këtij ligji. Këshilli i Pavarur i Mediave shqipton gjobën në përputhje me ligjin përkatës në fuqi për Kundërvajtje; 1.2. gjobë në shumë prej tridhjetë (30) deri në gjashtëqind (600) euro, i shqiptohet për kundërvajtje personit fizik për shkeljen e dispozitave sipas nenit 36 dhe 47 të këtij Ligji. Gjobat shqiptohen nga Inspektoratet përkatëse pranë ministrive mandatorë për të ofruar mbrojtjen e fëmijëve dhe inspektoratet përkatëse pranë Komunës; 1.3. gjobë në shumë prej 500 (pesëqind) deri në 20,000 (njëzet mijë) euro i shqiptohet operatori ekonomik, i cili shkel nenin 42 të këtij Ligji. Inspektorati përkatës i punës në kuadër të Ministrisë përkatëse të Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe inspektorati përkatës pranë komunës shqipton gjobën në përputhje me legjislacionin në fuqi; 1.4. gjobë në shumë prej pesëqind (500) euro deri në njëzet mijë (20,000) euro ju shqiptohet personave juridikë, personave përgjegjës ose organit me autorizime publike, për shkeljet e përcaktuara në nenet 50, 51, dhe 52 të këtij ligji, përfshirë edhe veprimet sanksionuese me rastin e shkeljeve apo mosveprimit. Organi kompetent në kuadër Ministrisë përkatëse të Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe organi kompetent në kuadër të Ministrisë përkatëse të Punëve të Brendshme shqiptojnë gjobën në përputhje me legjislacionin në fuqi; 1.5. Gjobë në shumë prej njëqind (100) euro deri në dy mijë (2,000) euro i shqiptohet personit fizik, për shkeljet e përcaktuara në nenet 50, 51, dhe 52 të këtij ligji, përfshirë edhe veprimet sanksionuese me rastin e shkeljeve apo mosveprimit. Organi kompetent në kuadër të ministrisë përkatëse të punës dhe mirëqenies sociale dhe organi kompetent në kuadër të Ministrisë përkatëse të Punëve të Brendshme shqiptojnë gjobën në përputhje me legjislacionin në fuqi. 2. Mjetet e mbledhura nga gjobat derdhen në fondin për Kompensimin e Viktimave, sipas Ligjit përkatës për kompensimin e viktimave të krimit GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË 39 LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS KAPITULLI IX DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: Relevant institutions must run child-protection education programs and align school materials and curricula with child-protection principles.
Neni 63 Edukimi për mbrojtjen e fëmijës 1. Në kuadër të përgjegjësive dhe obligimeve të tyre, institucionet përkatëse janë të obliguara që të zbatojnë programe edukativo-arsimore që sensibilizojnë mbrojtjen dhe kujdesin ndaj fëmijës. Në shkolla dhe institucione përkatëse edukativo-arsimore, mjetet mësimore të përdorura dhe kurrikulat shkollore të zbatueshme në të gjitha nivelet duhet të orientohen në mbrojtjen dhe kujdesin ndaj fëmijës. 2. Përgatitja, miratimi dhe zbatimi i programit arsimor – edukativ, hartimit të materialeve, teksteve shkollore dhe rishikimit të materialeve dhe teksteve ekzistuese, duhet të bëhet me përfshirjen e perspektives së mbrojtjes së fëmijës dhe eliminimin e stereotipave negative, gjinore, paragjykimeve dhe praktikave të tjera që janë në kundërshtim me parimet e përcaktuara në këtë Ligj dhe zhvillimin e udhërrëfyesve për mbrojtjen e fëmijës nga informatat dhe materialet e dëmshme. 3. Institucionet, në nivel qendror dhe në nivel lokal, sigurojnë burime njerëzore dhe financiare për zbatimin e politikave të nevojshme në hartimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen lidhur me zhvillimin dhe edukimin e fëmijës në fëmijërinë e hershme në Kosovë. 4. Institucionet përgjegjëse, si njësia përkatëse për qeverisje të mirë, Instituti Kosovar për Administratë Publike, Akademia e Drejtësisë, Akademia për Siguri Publike duhet të përgatisin programe të posaçme për ngritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e mbrojtjes së fëmijës, me qëllim të zbatimit të këtij Ligji. 5. Ministria përkatëse për arsim brenda tri (3) vitesh pas publikimit të këtij Ligji obligohet që të gjitha tekstet dhe kurrikulat t’i harmonizojë me dispozitat e këtij Ligji. 6. Qeveria, sipas propozimit të Ministrisë përkatëse për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, nxjerr Udhëzim Administrativ, lidhur me realizimin e të drejtave të përcaktuara me këtë ligj, si dhe siguron programe, të cilat promovojnë edukimin, rritjen e ndërgjegjësimit, lidhur me pasojat degraduese të ndëshkimit trupor dhe programe prindërore, që promovojnë mënyrat jo të dhunshme të disiplinimit në familje dhe shkollë, si dhe mbrojtjen e fëmijës nga dhuna dhe abuzimi. - 64 Verify source ↗
Neni 64
AI-assisted research summary: The Government must launch a promotion campaign and prepare a public awareness program for this Law within one year after publication.
Neni 64 Vetëdijesimi i publikut Me së largu një (1) vit pas publikimit të këtij Ligji, Qeveria obligohet të lansojë fushatë promovimi dhe të hartojë një program për vetëdijesimin e publikut lidhur me këtë Ligj. Fushata përgatitet nga njësia përkatëse për qeverisje të mirë në bashkëpunim me Institucionet përkatëse të cilat me këtë ligj kanë obligime për mbrojtjen e fëmijës. - 65 Verify source ↗
Neni 65
AI-assisted research summary: Subordinate acts for implementing the law must be issued within one year from the law taking effect.
Neni 65 Aktet nënligjore për zbatimin e Ligjit Për zbatimin e këtij Ligji, në afat prej një (1) viti, nga hyrja në fuqi e këtij ligji, duhet të nxirren aktet nënligjore. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË 40 LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS - 66 Verify source ↗
Neni 66
AI-assisted research summary: This law enters into force one year after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 66 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi një (1) vit pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 06/L-084 27 qershor 2019 Shpallur me dekretin Nr. DL-146-2019, datë 12.07.2019 nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in