LIGJI NR. 06/L-085 PËR MBROJTJEN E SINJALIZUESVE
This is the preamble and title of Kosovo Law No. 06/L-085 on the protection of whistleblowers.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 06/L-085
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble and title of Kosovo Law No. 06/L-085 on the protection of whistleblowers. This article says the law’s purpose is to enable reporting of violations in the public and private sectors and to protect whistleblowers. This article says the law sets rules for whistleblowing, the whistleblowing procedure, whistleblowers’ rights and protection, and the duties of public institutions and private entities related to whistleblowing. This article defines key terms used in the whistleblower law, including who counts as a whistleblower, employer, responsible officer, public institution, private entity, harmful act, personal data, and classified information. Zyrtari përgjegjës must act honestly, impartially, efficiently, keep information confidential, remain independent from political or other improper influence, disclose conflicts of interest promptly to the Competent Authority, and protect documents and evidence.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 06/L-085 PËR MBROJTJEN E SINJALIZUESVE
Showing 33 of 33
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble and title of Kosovo Law No. 06/L-085 on the protection of whistleblowers.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 18 DHJETOR 2018, PRISHTINË 19 LIGJI Nr. 06/L -085 PËR MBROJTJEN E SINJALIZUESVE LIGJI Nr. 06/L -085 PËR MBROJTJEN E SINJALIZUESVE Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR MBROJTJEN E SINJALIZUESVE KAPITULLI I DISPOZITAT THEMELORE
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law’s purpose is to enable reporting of violations in the public and private sectors and to protect whistleblowers.
Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është mundësimi i sinjalizimit të shkeljeve në sektorin publik dhe privat dhe mbrojtja e sinjalizuesve. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law sets rules for whistleblowing, the whistleblowing procedure, whistleblowers’ rights and protection, and the duties of public institutions and private entities related to whistleblowing.
Neni 2 Fushëveprimi Ky ligj përcakton rregullat për sinjalizimin, procedurën e sinjalizimit, të drejtat dhe mbrotjen e sinjalizuesve dhe detyrimet e institucioneve publike dhe subjekteve private në lidhje me sinjalizimin. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the whistleblower law, including who counts as a whistleblower, employer, responsible officer, public institution, private entity, harmful act, personal data, and classified information.
Neni 3 Përkufizimet 1. Për qëllime të këtij ligji, shprehjet e mëposhtme do të kenë këto kuptime: 1.1. Sinjalizues - çdo person i cili raporton ose shpalos informacione për një kërcënim ose cenim të interesit publik në kontekstin e marrëdhënies së vet të punës në sektorin publik ose privat. 1.2. Raportim ose shpalosje në interes publik - nënkupton raportimin ose shpalosjen e informacionit për veprimet dhe mosveprimet që paraqesin kërcënim ose cenim të interesit publik. 1.3. Raportim - nënkupton raportimin brenda institucionit publik apo subjektit privat ose tek autoriteti kompetent. 1.4. Shpalosje - nënkupton bërjen publike të informacionit. 1.5. Person në kontekst të marrëdhënies së punës - personi fizik i cili është apo ka qenë: 1.5.1. në marrëdhënie pune në një institucion publik ose subjekt privat pavarësisht nga natyra e marrëdhënies së punës, kohëzgjatja ose pagesa; 1.5.2. bashkëpunëtor i jashtëm ose i rastit, vullnetar, në praktikë profesionale ose trajnim; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 18 DHJETOR 2018, PRISHTINË 20 LIGJI Nr. 06/L -085 PËR MBROJTJEN E SINJALIZUESVE 1.5.3. kandidat për punësim, aktivitete vullnetare, praktikë profesionale ose trajnim; 1.5.4. në marrëdhënie kontraktore punësh, shërbimesh ose lloje të tjera bashkëpunimi apo përdorim i shërbimeve të institucionit publik ose subjektit privat, përfshirë kontraktimin ose nënkontraktimin. 1.6. Punëdhënës - nënkupton çdo institucion publik dhe subjekt privat që i përket ndonjërës prej kategorive të përkufizuara sipas nënparagrafit 1.5 të këtij paragrafi. 1.7. Agjencia Kundër Korrupsionit ose ndonjë autoritet që ka të drejtë të marrë raporte në përputhje me legjislacionin në fuqi, në lidhje me sinjalizimin në sektorin publik, ndërsa rregullatorët sipas fushës në të cilën bëhet sinjalizimi në lidhje me sinjalizimin ne sektorin privat. 1.8. Institucion publik - nënkupton organet, autoritetet dhe agjencitë publike në nivelin qendror dhe lokal që ushtrojnë kompetenca legjislative, ekzekutive, administrative, gjyqësore ose prokuroriale apo institucione të tjera publike të përcaktuara me ligj. 1.9 Subjekt privat – nënkupton shoqëritë tregtare, personat juridikë, sipas ligjit për lirinë e asocimit në organizata joqeveritare dhe persona të tjerë juridikë të përcaktuar me ligj. 1.10. Zyrtar përgjegjës - personi i caktuar nga institucioni publik apo subjekti privat për të pranuar dhe trajtuar sinjalizimin. 1.11. Veprim i dëmshëm - çdo veprim apo mosveprim i drejtpërdrejtë ose i tërthortë që cenon interesin e ligjshëm të sinjalizuesit apo personit të lidhur me sinjalizuesin. 1.12. Person i lidhur me sinjalizuesin - personi i cili ndihmon sinjalizuesin ose mund të ofrojë prova të lidhura me sinjalizimin apo çdo person tjetër që mund të dëmtohet për shkak të çfarëdo lidhjeje me sinjalizuesin. 1.13. E dhënë personale - çdo informacion lidhur me një person fizik të identifikuar ose të identifikueshëm siç përcaktohet me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. 1.14. Informacion i klasifikuar - çdo informacion i klasifikuar siç përcaktohet me Ligjin për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Zyrtari përgjegjës must act honestly, impartially, efficiently, keep information confidential, remain independent from political or other improper influence, disclose conflicts of interest promptly to the Competent Authority, and protect documents and evidence.
Neni 4 Parimet e përgjithshme të detyrave dhe përgjegjësive të zyrtarit përgjegjës 1. Në ushtrimin e funksioneve të tij/saj, zyrtari përgjegjës: 1.1. vepron me ndershmëri, paanshmëri dhe efikasitet, duke pasur parasysh interesat legjitimë të sinjalizimit; 1.2. ruan konfidencialitetin e informatave; 1.3. vepron i pavarur ndaj qëndrimeve politike apo ndaj çfarëdo ndikimi tjetër të padrejtë që mund të pengojë ushtrimin e detyrave të tij/saj nga ky ligj; 1.4. shmangë çdo lloj konflikti potencial të interesit, dhe zbulon menjëherë para Autoritetit Kompetent, çfarëdo lloj konflikti interesi para fillimit të hetimit administrativ të sinjalizimit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 18 DHJETOR 2018, PRISHTINË 21 LIGJI Nr. 06/L -085 PËR MBROJTJEN E SINJALIZUESVE 1.5. ndërmerr të gjitha masat e duhura për të mbrojtur dokumentacionin dhe provat në lidhje me njoftimin e zhdukjes, fshehjes, ndryshimit, falsifikimit dhe veprimeve të tjera që kanë për qëllim shkatërrimin e tyre. KAPITULLI II SINJALIZIMI, TË DREJTAT DHE MBROJTJA E SINJALIZUESVE - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Public-interest reporting and disclosure is protected when it relates to listed wrongdoing, legal failures, justice issues, health or safety risks, environmental harm, misuse of public authority or resources, discriminatory or oppressive conduct, serious mismanagement, or hidden/destroyed evidence.
Neni 5 Raportimi dhe shpalosja e mbrojtur 1. Raportimi dhe shpalosja në interes publik është e mbrojtur kur bëhet për shkak se: 1.1. shkelja është kryer, është duke u kryer apo ka gjasa të kryhet; 1.2. personi ka dështuar, është duke dështuar ose ka gjasa të dështoj të përmbush ndonjë detyrim ligjor; 1.3. ka ndodhur, është duke ndodhur ose ka gjasa të ndodhë keqadministrimi i drejtësisë; 1.4. shëndeti apo siguria e individit është rrezikuar, është duke u rrezikuar ose ka gjasa të rrezikohet; 1.5. mjedisi është dëmtuar, është duke u dëmtuar ose ka gjasa të dëmtohet; 1.6. ka pasur keqpërdorim të detyrës zyrtare apo autoritetit të parave publike ose resurseve të një institucioni publik, kjo është duke ndodhur ose ka gjasa të ndodhë; 1.7. një veprim apo mosveprim nga ose në emër të një institucioni publik është diskriminues, shtypës, kryhet nga pakujdesia ose përbën keqmenaxhim të rëndë; 1.8. informacioni që synon të tregojë ndonjë nga çështjet që bien në ndonjë nga nënparagrafët e mësipërm ka qenë, është ose ka gjasa të jetë fshehur ose shkatërruar. 2. Raportimi apo shpalosja do të supozohet se është në interes publik, përveç nëse vërtetohet e kundërta. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Agreements and acts meant to block whistleblowing or public-interest reporting are invalid, and responsible officials or other persons may be prosecuted under applicable criminal law.
Neni 6 Ndalimi i pengimit të sinjalizimit 1. Çdo veprim ose mosveprim që synon pengimin e raportimit apo shpalosjes në interes publik, është i pavlefshëm dhe zyrtari përgjegjës apo cilido person tjetër në rastet përkatëse ndiqet penalisht sipas dispozitave penale në fuqi në Kosovë. 2. Çdo dispozitë në një marrëveshje është e pavlefshme nëse synon të: 2.1. ndalojë ose kufizojë raportimin apo shpalosjen në interes publik; 2.2. përjashtojë ose kufizojë zbatimin e ndonjë dispozite të këtij ligji; 2.3. pengojë një person për të filluar ndonjë procedurë në bazë të këtij ligji; 2.4. pengojë një person për të filluar ndonjë procedurë për shkelje të kontratës në lidhje me çdo gjë që bëhet si pasojë e raportimit apo shpalosjes së informatave në interes publik. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 18 DHJETOR 2018, PRISHTINË 22 LIGJI Nr. 06/L -085 PËR MBROJTJEN E SINJALIZUESVE - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The whistleblower has rights to identity protection, source confidentiality, and protection against harmful acts.
Neni 7 Të drejtat e sinjalizuesit 1. Sinjalizuesi ka të drejtën e: 1.1. mbrojtjes së identitetit të tij gjatë procesit të sinjalizimit; 1.2. ruajtjen e fshehtësisë së burimit të informacionit të sinjalizuar; 1.3. mbrojtjes kundër veprimeve të dëmshme. 2. Të drejtat e sinjalizuesit garantohen sipas këtij ligji si në vijim: 2.1. gjatë kohëzgjatjes së procedurës së hetimit administrativ të sinjalizimit; 2.2. pas përfundimit të procedurës së hetimit administrativ të sinjalizimit, me qëllim të kryerjes normale të detyrave funksionale të sinjalizuesit në marrëdhënien e vet të punësimit; 2.3. pas përfundimit të marrëdhënies së punës së sinjalizuesit me punëdhënësin e tij, kur nga rrethana të arsyeshme, sinjalizuesi ka kërkuar mbrojtjen sipas këtij ligji. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Certain related persons and the responsible officer are entitled to the same protection as a whistleblower, if the stated proof conditions are met.
Neni 8 Të drejtat e personit të lidhur me sinjalizimin 1. Personi i lidhur me sinjalizuesin gëzon të njëjtën mbrojtje si sinjalizuesi, nëse personi i tillë provon se veprimi i dëmshëm është ndërmarrë kundër tij për shkak të lidhjes së tij me sinjalizuesin. 2. Personi që provon se veprimi i dëmshëm është ndërmarrë kundër tij për shkak se personi që ndërmerr veprimin e dëmshëm beson gabimisht se ai është sinjalizues ose person i lidhur me të gëzon të njëjtat të drejta dhe mbrojtje si sinjalizuesi. 3. Zyrtari përgjegjës gëzon të njëjtën mbrojtje ashtu si sinjalizuesi nëse provohet se veprimi i dëmshëm është ndërmarrë kundër tij në lidhje me pranimin dhe trajtimin e sinjalizimit. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: A whistleblower who reports or discloses information under this law is protected and cannot be subject to criminal, civil, or disciplinary liability.
Neni 9 Mbrojtja e sinjalizuesve 1. Sinjalizuesi që raporton ose shpalos informata në pajtim me dispozitat e këtij ligji, nuk mund të jetë subjekt i përgjegjësisë penale ose civile apo procedurave disiplinore. 2. Sinjalizuesi ka të drejtën e mbrojtjes sipas këtij ligji, në rastet kur: 2.1 raporton ose shpalos informacion, siç është përcaktuar me këtë ligj; 2.2. me arsye beson se informacioni i raportuar apo i shpalosur është i vërtetë. 3. Sinjalizuesi nuk është i detyruar të provojë mirëbesimin dhe vërtetësinë e informacionit të sinjalizuar. 4. Mbrojtja e garantuar për sinjalizuesin sipas këtij ligji nuk duhet të paragjykohet nëse kërcënimi apo cenimi i interesit publik i pretenduar nuk është materializuar. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 18 DHJETOR 2018, PRISHTINË 23 LIGJI Nr. 06/L -085 PËR MBROJTJEN E SINJALIZUESVE - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Mbrojtja e sinjalizuesit përjashtohet në disa raste të caktuara.
Neni 10 Ndalimi i keqpërdorimit të sinjalizimit 1. Mbrojtja e sinjalizuesit përjashtohet në rastet kur: 1.1. sinjalizimi nuk është kryer për shkaqet e përcaktuara në nenin 5 të këtij ligji; 1.2. raportimi apo shpalosja kryhet në bazë të fakteve, informatave ose dokumenteve që sigurohen lidhur me dhënien e ndihmës juridike; 1.3. sinjalizuesi raporton ose shpalos informacion që ai ka ose mund të ketë dijeni se është i rremë. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Zyrtarët përgjegjës dhe persona të tjerë që marrin ose përpunojnë raportime në interes publik duhet ta mbajnë konfidenciale informacionin e sinjalizimit dhe të mos e zbulojnë, përdorin për qëllime të tjera, ose njoftojnë personin e përmendur, përveç rasteve të lejuara me pëlqim me shkrim ose kur e kërkon ligji.
Neni 11 Konfidencialiteti 1. Zyrtari përgjegjës dhe çdo person tjetër i cili pranon apo përpunon raportime në interes publik gjatë kryerjes së detyrës zyrtare duhet të ruajë në çdo kohë në mënyrë konfidenciale informacionin e lidhur me sinjalizimin, duke mos e përhapur ose transmetuar tek persona të tretë brenda ose jashtë institucionit, si dhe të mos e përdorin për qëllime të tjera, përveç me pëlqimin me shkrim të sinjalizuesit ose për përmbushjen e një detyrimi ligjor që lidhet me: 1.1. hetimin efektiv të shkeljeve ligjore; 1.2. parandalimin e rrezikut serioz për sigurinë e shtetit, shëndetin publik, sigurinë publike ose mjedisin; 1.3. parandalimin e krimit ose ndjekjen penale; 1.4. domosdoshmërinë e zbulimit në interes publik ose kur një gjë e tillë kërkohet me ligj. 2. Zyrtari përgjegjës dhe personat tjerë nuk duhet të njoftojnë personin e përmendur në sinjalizim, përveç nëse kërkohet domosdoshmërisht me ligj. 3. Zyrtari përgjegjës duhet të marrë pëlqimin me shkrim të sinjalizuesit në rast se i kërkohet të japë të dhëna që mund të zbulojnë identitetin e sinjalizuesit tek një autoritet kompetent për veprime që nuk mund të ndërmerren pa e zbuluar identitetin e sinjalizuesit. 4. Në rastet kur kërkohet me ligj të zbulohet identiteti i sinjalizuesit, zyrtari përgjegjës njofton sinjalizuesin për këtë fakt para si t’ia zbulojë identitetin. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Personal data about whistleblowers may be used only for this law’s purposes, must be processed under the personal data law, and non-relevant data must not be processed further.
Neni 12 Mbrojtja e të dhënave personale të sinjalizuesit 1. Të dhënat personale të sinjalizuesit dhe të personave të tjerë të përfshirë në sinjalizim përpunohen vetëm për qëllime të këtij ligji. 2. Zyrtari përgjegjës dhe çdo person tjetër që merr të dhëna personale sipas këtij ligji duhet t’i përpunojë ato në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. 3. Nëse gjatë trajtimit të informacionit të parashtruar nga sinjalizuesi, haset në të dhëna personale që nuk janë relevante për rastin që është duke u trajtuar, zyrtari përgjegjës apo autoriteti kompetent nuk mund t’i përpunojë më tutje të dhënat e tilla dhe duhet ti arsyetojë ato. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 18 DHJETOR 2018, PRISHTINË 24 LIGJI Nr. 06/L -085 PËR MBROJTJEN E SINJALIZUESVE KAPITULLI III LLOJET DHE PROCEDURA E SINJALIZIMIT - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: This article defines three kinds of reporting: internal, external, and public.
Neni 13 Llojet e sinjalizimit 1. Sinjalizimi mund të jetë i brendshëm, i jashtëm dhe publik. 2. Raportimi i informacionit te punëdhënësi konsiderohet si sinjalizim i brendshëm. 3. Raportimi i informacionit tek autoriteti kompetent konsiderohet si sinjalizim i jashtëm. 4. Shpalosja e informacionit në media, tek organizatat joqeveritare, përmes internetit, në një mbledhje publike, ose në ndonjë mënyrë tjetër që e bën informacionin publik konsiderohet si sinjalizim publik. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Sinjalizuesi must submit the information to the responsible officer, and the report may be written, by post/email, or oral.
Neni 14 Forma dhe përmbajtja e sinjalizimit 1. Sinjalizuesi e paraqet informacionin te zyrtari përgjegjës. 2. Informata duhet të jetë e kuptueshme dhe duhet të përmbajë të dhënat e personit kundër të cilit paraqitet sinjalizimi si dhe faktet të cilat i disponon sinjalizuesi. 3. Sinjalizimi mund të paraqitet: 3.1. me shkrim; 3.2. me postë apo e-mail; dhe 3.3. gojarisht. 4. Kur informata paraqitet gojarisht, zyrtari përgjegjës e përpilon informatën me shkrim dhe të njëjtën e nënshkruajnë sinjalizuesi dhe zyrtari përgjegjës. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The responsible officer must record a received report in a register and give the whistleblower a receipt plus a list of submitted documents.
Neni 15 Pranimi dhe evidentimi i sinjalizimit 1. Zyrtari përgjegjës evidenton sinjalizimin e pranuar dhe krijon një regjistër, i cili duhet të përmbajë: 1.1. datën e pranimit; 1.2.emrin dhe mbiemrin e sinjalizuesit; 1.3.të dhënat e kontaktit të sinjalizuesit; 1.4. institucionin e sinjalizuesit, dhe 1.5. përmbajtjen e shkurtër të informatës. 2.Sinjalizuesit i jepet dëshmi për sinjalizimin e parashtruar dhe lista e çdo dokumenti të parashtruar bashkë me të. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 18 DHJETOR 2018, PRISHTINË 25 LIGJI Nr. 06/L -085 PËR MBROJTJEN E SINJALIZUESVE - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Employer-led internal whistleblowing investigations must start when the report is made, the employer must notify the whistleblower within 15 days, and the process should finish within 45 days unless a justified extension is needed.
Neni 16 Sinjalizimi i brendshëm 1. Procedura e brendshme e hetimit administrativ të sinjalizimit iniciohet nga momenti i raportimit të informacionit të sinjalizuar. 2. Punëdhënësi e njofton sinjalizuesin për pranimin ose refuzimin e sinjalizimit brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e pranimit të sinjalizimit. 3. Procedura e hetimit administrativ të sinjalizimit përfundon sa më shpejt që është e mundur, por në çdo rast, jo më vonë se dyzetepesë (45) ditë nga momenti i raportimit të informacionit të sinjalizuar, përveç se kur nga rrethanat e rastit kërkohet shtyrja e afatit, e cila nuk mund të jetë më e gjatë se dyzetepesë (45) ditë. 4. Në fazën e hetimit administrativ, zyrtari përgjegjës shqyrton dhe vlerëson pretendimet e ngritura nga sinjalizuesi. 5. Gjatë fazës së hetimit administrativ, zyrtari përgjegjës mund të kërkojë informacion shtesë dhe dokumente relevante, të urdhërojë inspektime ose të marrë deklaratë nga personat në dijeni për çështjen, si dhe të konsultohet me ekspertë të fushës përkatëse. 6. Në hetimin administrativ mund të marrë pjesë sinjalizuesi, personi i tretë për të cilin besohet se ka dijeni për rrethanat e sinjalizuara apo posedon dokumentacion relevant. 7. Çdo pale pjesëmarrëse në hetimin administrativ i garantohet një proces i rregullt në pajtim me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, dhe pala: 7.1. mund të japë deklaratë me shkrim; 7.2. të paraqesë prova ose opinione; 7.3. mund të konsultohet me dosjen e hetimit; 7.4. ka të drejtë të dëgjohet në lidhje me pretendimet e tij. 8. Punëdhënësi duhet të vendosë në dispozicion të hetimit të dhënat, dokumentacionin dhe provat e zotëruara prej tij. 9. Nëse në përfundim të procesit të hetimit administrativ të sinjalizimit nga punëdhënësi, rezulton se veprimi ose praktika e dyshuar e sinjalizuar përbën ose mund të përbëjë një shkelje ligjore sipas ligjit, punëdhënësi vë në dijeni organin kompetent. 10. Punëdhënësi merr masa të menjëhershme, të çastit dhe për aq sa është e mundur, për të parandaluar ose penguar vazhdimin e pasojave të dëmshme nga veprimi ose praktika e dyshuar e sinjalizuar. 11. Përveç nëse nuk parashihet ndryshe në këtë ligj, zbatohen dispozitat e legjislacionit për procedurën e përgjithshme administrative. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Certain employers must appoint a responsible officer and protect whistleblowing records, evidence, and whistleblowers; private entities must also set internal whistleblowing procedures.
Neni 17 Obligimet e punëdhënësit 1. Punëdhënësi publik i cili ka më shumë se pesëmbëdhjetë (15) të punësuar, dhe punëdhënësi privat, i cili ka më shumë se pesëdhjetë (50) të punësuar janë të obliguar të caktojnë zyrtarin përgjegjës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 18 DHJETOR 2018, PRISHTINË 26 LIGJI Nr. 06/L -085 PËR MBROJTJEN E SINJALIZUESVE 2. Punëdhënësi është i obliguar të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në lidhje me sinjalizimin, përfshirë mbrojtjen e dokumentacionit dhe provave lidhur me sinjalizimin nga zhdukja, fshehja, ndryshimi, falsifikimi dhe veprime të tjera, të cilat synojnë dëmtimin ose asgjësimin e tyre. 3. Punëdhënësi është i obliguar të mbrojë sinjalizuesin nga çdo veprim i dëmshëm dhe të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të ndërprerë veprimin e dëmshëm si dhe të largojë çdo pasojë të një veprimi të dëmshëm. 4. Përjashtimisht sinjalizuesi mund t’i drejtohet drejtpërdrejtë drejtuesit të punëdhënësit, në rastet kur: 4.1. punëdhënësi nuk ka zyrtar përgjegjës; 4.2. punëdhënësi nuk ka përcaktuar dhe publikuar procedura të brendshme për pranimin dhe trajtimin e sinjalizimeve; 4.3. sinjalizuesi ka dyshime të arsyeshme se zyrtari përgjegjës është ose mund të përfshihet në praktikën e dyshuar të sinjalizimit; 4.4. sinjalizuesi ka dyshime të arsyeshme se zyrtari përgjegjës për shkak të çfarëdo marrëdhënie ose shoqërie me një person që është ose mund të jetë i përfshirë në çështjen e pretenduar në sinjalizim, nuk është personi i përshtatshëm për t’u informuar me sinjalizimin; 4.5. sinjalizuesi ka dyshime të arsyeshme se procedurat e brendshme të sinjalizimit nuk janë efektive. 5. Qeveria, sipas propozimit të Ministrisë së Drejtësisë, me akt nënligjor përcakton procedurën për pranimin dhe trajtimin e rasteve të sinjalizimit. 6. Subjektet private përcaktojnë procedurën për pranimin dhe trajtimin e rasteve të sinjalizimit me akt të brendshëm në pajtim me këtë ligj. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Article 18 allows external whistleblowing in certain cases and sets the process for the Anti-Corruption Agency and other competent authorities.
Neni 18 Sinjalizimi i jashtëm 1. Sinjalizuesi mund të bëjë sinjalizim të jashtëm pasi ka kryer sinjalizimin e brendshëm apo drejtpërdrejtë sinjalizim të jashtëm, në rastet kur: 1.1. sinjalizimi ka të bëjë me drejtuesin e punëdhënësit; 1.2. sinjalizimi ka karakter urgjent që ndërlidhet me një rrezik të rëndë dhe të menjëhershëm ose dëme të pakthyeshme; 1.3. ka dyshime të arsyeshme se mund të ndërmerren veprime të dëmshme ndaj sinjalizuesit, provat mund të fshihen ose asgjësohen nëse ky do të kryente sinjalizim të brendshëm; 1.4. kur sinjalizuesi ka dyshime të arsyeshme se procedurat e brendshme të sinjalizimit nuk janë efektive. 2. Procedura për sinjalizim të jashtëm për sektorin publik iniciohet me raportimin e informacionit tek Agjencia kundër Korrupsionit. Agjencia kundër Korrupsionit zbaton procedurën e paraparë me nenin 16 të këtij ligji. 3. Agjencia kundër Korrupsionit shqyrton rastet e sinjalizimit që bien në fushëveprimin e vet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 18 DHJETOR 2018, PRISHTINË 27 LIGJI Nr. 06/L -085 PËR MBROJTJEN E SINJALIZUESVE 4. Nëse Agjencia kundër Korrupsionit nuk ka kompetencë për të vepruar, e përcjellë pa vonesë informatën tek autoriteti kompetent, si dhe e informon sinjalizuesin për një veprim të tillë. 5. Në rastet kur sinjalizuesi nuk pranon t’i zbulohet identiteti, dhe Agjencia kundër Korrupsionit nuk ka kompetencë për ta trajtuar informatën, para se ta përcjellë informatën tek autoriteti tjetër kompetent, ajo kërkon miratimin e sinjalizuesit, përveç nëse është paraparë ndryshe me ligj. 6. Me kërkesë të sinjalizuesit, autoriteti kompetent i jep atij informata për statusin e procedurës dhe të gjitha veprimet e ndërmarra dhe i mundëson atij që të ketë qasje në shkresat e lëndës dhe të marrë pjesë në veprime gjatë procedurës në pajtim me ligj. 7. Autoriteti kompetent e njofton sinjalizuesin për rezultatin e procedurës pas përfundimit të saj. 8. Autoritetet kompetente për sinjalizimin e jashtëm zbatojnë afatet e përcaktuara në nenin 16 të këtij ligji. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: For external whistleblowing in the private sector, the procedure in Article 16 applies accordingly to regulators within their areas of responsibility.
Neni 19 Sinjalizimi i jashtëm në sektorin privat Në lidhje me sinjalizimin në sektorin privat tek rregullatorët sipas fushave të përgjegjësisë zbatohet përshtatshmërisht procedura e paraparë në nenin 16 të këtij ligji. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Sinjalizuesi mund të bëjë sinjalizim publik vetëm në disa raste të caktuara dhe, kur e bën, duhet të respektojë prezumimin e pafajësisë, mbrojtjen e të dhënave personale dhe mos pengimin e procedurave gjyqësore.
Neni 20 Sinjalizimi publik 1. Përveç rasteve të sinjalizimit të brendshëm dhe të jashtëm, sinjalizuesi mund të bëjë edhe sinjalizim publik, në rastet kur: 1.1. në kohën kur sinjalizuesi që bën shpalosjen, me arsye beson se ai do t’i nënshtrohet ndëshkimit nëse bën raportim të brendshëm apo të jashtëm; 1.2. sinjalizuesi me arsye beson se ka gjasa që dëshmitë në lidhje me veprimet e dëmshme përkatëse do të fshihen ose do të shkatërrohen nëse sinjalizuesi bën raportim në mënyrën e përcaktuar në nenin 16 dhe 18 të këtij ligji. 1.3. në rast të kërcënimit të menjëhershëm për jetën, shëndetin publik, sigurinë, mjedisin, apo kur shkaktohen dëme në shkallë të gjerë apo të pariparueshme; 1.4. autoritetet përgjegjëse nga neni 16 dhe 18 të këtij ligji nuk kanë ndërmarrë veprimet përkatëse në lidhje me sinjalizimin brenda afatit prej gjashtë (6) muaj nga momenti i raportimit të informacionit të sinjalizuar. 2. Sinjalizuesi i cili shpalos informacionin tek publiku në pajtim me këtë ligj, është i obliguar të respektojë parimin e prezumimit të pafajësisë të personit të akuzuar, të drejtën për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe të mos pengojë zhvillimin e procedurave gjyqësore. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: For whistleblowing about classified information, national security, defence, intelligence, or international relations, the whistleblower must submit it to the competent authority in those fields. Responsible institutions must set rules and procedures for receiving and handling whistleblowing types within 6 months.
Neni 21 Sinjalizimi lidhur me sigurinë kombëtare, mbrojtjen, inteligjencën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare 1. Kur sinjalizimi i brendshëm apo jashtëm sipas këtij ligji ka të bëjë me informacionin e klasifikuar, sigurinë kombëtare, mbrojtjen, inteligjencën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, sinjalizuesi ia paraqet organit kompetent në këto fusha. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 18 DHJETOR 2018, PRISHTINË 28 LIGJI Nr. 06/L -085 PËR MBROJTJEN E SINJALIZUESVE 2. Brenda gjashtë (6) muajve institucionet përgjegjëse sipas paragrafit 1 të këtij neni, duhet të përcaktojnë rregulla dhe procedura për pranimin dhe trajtimin e llojeve të sinjalizimeve. Nëse nuk përcaktohen rregullat dhe procedurat, aplikohen rregullat e përgjithshme në përputhje me këtë ligj. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Sinjalizuesi mbrohet nga veprimet e dëmshme të punëdhënësit lidhur me sinjalizimin; veprimet e tilla janë të pavlefshme, dhe sinjalizuesi i prekur mund t’i drejtohet gjykatës kompetente.
Neni 22 Mbrojtja nga veprimet e dëmshme 1. Sinjalizuesi mbrohet nga çdo veprim i dëmshëm i marrë ndaj tij nga punëdhënësi për shkak të sinjalizmit në pajtim me dispozitat e këtij ligji, duke përfshirë por pa u kufizuar në: 1.1. shkarkimin nga puna; 1.2. pezullimin nga puna ose të një ose më shumë detyrave; 1.3. transferimin brenda ose jashtë institucionit publik ose subjektit privat pa pëlqimin e tij; 1.4. uljen në pozitë; 1.5. zvogëlimin e pagesës; 1.6. humbjen e statusit dhe privilegjeve; 1.7. mosngritjen në pozitë; 1.8. heqjen e të drejtës për të marrë pjesë në trajnime; 1.9. vlerësime negative në marrëdhënien e punës; 1.10. anulimin e një licence ose leje; 1.11. përfundimin e një kontrate për mallra apo shërbime; 1.12. veprime të tjera të dëmshme në lidhje me marrëdhënien e punës. 2. Çdo veprim i dëmshëm ndaj sinjalizuesit është i pavlefshmëm. 3. Sinjalizuesi në cilësinë e të punësuarit, i cili u është nënshtruar veprimeve të dëmshme në vendin e punës, ka të drejtë që t’i drejtohet gjykatës kompetente. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: A person who may have suffered harmful action because of reporting has the right to ask the competent court for compensation.
Neni 23 Dëmshpërblimi në rast të veprimeve të dëmshme Çdo person i cili mund të ketë pësuar veprim të dëmshëm si pasojë e sinjalizimit, ka të drejtë të kërkoj në gjykatën kompetente shpërblim për dëmin e pësuar nga veprimi i dëmshëm në pajtim me legjislacionin në fuqi. KAPITULLI IV PROCEDURA GJYQËSORE - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Sinjalizuesi dhe personi i lidhur me të kanë të drejtë në mbrojtje gjyqësore, dhe çështjet e sinjalizimit trajtohen me prioritet nga gjykata.
Neni 24 Mbrojtja gjyqësore 1. Sinjalizuesi dhe personi i lidhur me sinjalizuesin i cili ka pësuar nga veprimet e dëmshme në GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 18 DHJETOR 2018, PRISHTINË 29 LIGJI Nr. 06/L -085 PËR MBROJTJEN E SINJALIZUESVE lidhje me sinjalizimin, ka të drejtë në mbrojtje gjyqësore, pa qenë i detyruar të shterojë mjetet juridike të brendshme në procedurë administrative. 2. Padia kundër veprimit të dëmshëm i paraqitet gjykatës në afat prej gjashtë (6) muajsh nga dita kur sinjalizuesi është vënë në dijeni por jo më vonë se tri (3) vite nga dita kur është ndërmarrë veprimi i dëmshëm. 2.1. për rastet që kanë të bëjnë me shërbyes civilë, padia dorëzohet në Departamentin për Çështje Administrative në Gjykatën Themelore në Prishtinë. 2.2. për rastet që kanë të bëjnë me kategori të tjera të të punësuarve, padia dorëzohet në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore, ku ndodhet selia e punëdhënësit apo ku sinjalizuesi e ka vendbanimin. 3. Krahas padisë nga paragrafi 2 i këtij neni, sinjalizuesi mund të bëjë edhe kërkesë për kompensim të dëmit. 4. Në rastet kur gjykata kompetente vërteton se sinjalizuesi në kontekst të marrëdhënies së punës ka pësuar nga veprime të dëmshme për shkak të sinjalizimit, vendos, sipas rastit, që ta kthejë në vendin e tij të punës, t’ia kompensojë dëmin e shkaktuar dhe të urdhërojë institucionin publik apo subjektin privat të ndërmarrë veprime të caktuara. 5. Të gjitha lëndët që kanë të bëjnë me sinjalizimin, trajtohen me prioritet nga Gjykata. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Punëdhënësi duhet të provojë se veprimi i dëmshëm nuk ka lidhje shkakore me sinjalizimin.
Neni 25 Barra e provës Në të gjitha rastet kur sinjalizuesi ose personi i lidhur me sinjalizuesin konsideron se ka pësuar nga veprime të dëmshme për shkak të sinjalizimit, punëdhënësi e ka barrën e provës të provojë se veprimi i dëmshëm nuk ka lidhje shkakore me sinjalizimin. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The whistleblower and a related person may ask the competent court to set security measures, and the whistleblower is exempt from depositing a court guarantee for making that request.
Neni 26 Sigurimi i kërkesëpadisë dhe masa e sigurimit 1. Sinjalizuesi dhe personi i lidhur me sinjalizuesin, mund të paraqesë propozim për caktimin e masës së sigurimit të kërkesëpadisë dhe masës së sigurimit në gjykatën kompetente. 2. Në lidhje me masën e sigurimit të kërkesëpadisë dhe masën e sigurimit zbatohen përshtatshmërish dispozitat e ligjit për procedurën kontestimore dhe të ligjit për konfliktet administrative. 3. Sinjalizuesi lirohet nga detyrimi për deponimin e garancisë në gjykatë për shkak të paraqitjes së propozimit sipas paragrafit 1 të këtij neni. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: This article lets the competent court fine public institutions, private entities, competent authorities, and responsible officers for listed whistleblowing-related failures, and it allows a higher fine for repeat offenders.
Neni 27 Dispozitat kundërvajtëse 1. Gjykata kompetente shqipton gjobë prej pesëqind (500) euro deri në njëzetmijë (20.000) euro për institucionin publik apo subjektin privat si dhe autoritetin kompetent përkatës, në rast se: 1.1. nuk mbron sinjalizuesin nga ndonjë veprim i dëmshëm ose nuk ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për ndërprerjen e veprimit të dëmshëm, si dhe eliminimin e çdo pasoje të veprimit të dëmshëm, brenda kompetencave të veta; 1.2. nuk njofton me shkrim të gjithë të punësuarit, lidhur me të drejtat që parashihen GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 18 DHJETOR 2018, PRISHTINË 30 LIGJI Nr. 06/L -085 PËR MBROJTJEN E SINJALIZUESVE me këtë ligj; 1.3. nuk cakton zyrtarin përgjegjës; 1.4. nuk ndërmerr veprime pas raportimit të informacionit brenda afatit të përcaktuar me këtë ligj; 1.5. nuk informon sinjalizuesit për rezultatin e procedurës, brenda afatit të përcaktuar; 1.6. nuk informon sinjalizuesit, sipas kërkesës së tij, lidhur me ecurinë dhe veprimet e ndërmarra në procedurë, ose nuk i mundëson sinjalizuesit që të ketë qasje në shkresat e lëndës dhe që të marrë pjesë në veprimet e ndërmarra gjatë procedurës së sinjalizimit. 1.7. në rast se pengon sinjalizimin, siç përcaktohet me neni 6 të këtij ligj; 1.8. në rast se vepron në kundërshtim me nenin 11 të këtij ligji. 2. Zyrtari përgjegjës i institucionit publik, subjektit privat si dhe i autoritetit kompetent përkatës dënohet me gjobë prej treqind (300) euro deri në dymijë (2.000) euro në rastet kur është përgjegjës sipas nënparagrafëve 1.1, 1.2 dhe 1.4 deri në 1.6 të paragrafit 1 të këtij neni. 3. Kërkesa për fillimin e procedurës së kundërvajtjes paraqitet në Gjykatën kompetente nga Agjencia kundër Korrupsionit për sektorin publik dhe Inspektorati i Punës për sektorin privat. 4. Nëse brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve institucionet përgjegjëse nuk ndërmarrin asnjë veprim apo refuzojnë të veprojnë atëherë sinjalizuesi mund të iniciojë vetë procedurën. 5. Nëse personi përgjegjës është recidivistë, ndaj tij mund të shqiptohet sanksioni kundërvajtës me gjobë deri në shumën e dyfishuar të paraparë me këtë nen. KAPITULLI V DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The employer must give employees written instructions on whistleblowing procedures.
Neni 28 Vetëdijesimi i të punësuarëve 1. Punëdhënësi është i obliguar t’iu sigurojë të punësuarëve udhëzime me shkrim lidhur me procedurat për sinjalizimin. 2. Udhëzimet nga paragrafi 1 i këtij neni si dhe çdo informacion tjetër i dobishëm lidhur me sinjalizimin publikohen dhe përditësohen rregullisht dhe shpërndahen përshtatshmërisht në mjediset e punëdhënësit dhe në faqe të internetit kur është e mundur teknikisht. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Disa public institutions, private entities, and regulators must prepare an annual whistleblowing report by 31 December, submit it to the Anti-Corruption Agency by 31 January, and the Agency must publish a general annual report by 31 March.
Neni 29 Raporti vjetor 1. Institucionet publike, subjektet private si dhe rregullatorët sipas fushës në të cilën bëhet sinjalizimi, përgatisin raport vjetor lidhur me sinjalizimin për vitin paraprak deri më 31 dhjetor. 2. Raporti vjetor nga paragrafi 1 i këtij neni i paraqitet Agjencisë kundër Korrupsionit më së voni deri me 31 janar të vitit vijues. 3. Agjencia kundër Korrupsionit përgatit dhe publikon raport vjetor të përgjithshëm lidhur me sinjalizimin për vitin paraprak deri më 31 mars të vitit vijues. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 18 DHJETOR 2018, PRISHTINË 31 LIGJI Nr. 06/L -085 PËR MBROJTJEN E SINJALIZUESVE 4. Raporti vjetor nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni përmban: 4.1. numrin e raportimeve dhe shpalosjeve në interes publik; 4.2. veprimet e ndërrmara në lidhje me ato raportime apo shpalosje. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Brenda 6 muajve, punëdhënësit duhet të caktojnë zyrtarët përgjegjës për sinjalizim dhe të njoftojnë autoritetin përkatës; AKK-ja dhe Inspektorati i Punës duhet të nisin procedurat për kundërvajtje ndaj atyre që nuk i përmbushin obligimet.
Neni 30 Aktet nënligjore 1. Aktet nënligjore për zbatim të këtij ligji, do të nxirren brenda gjashtë (6) muajve prej ditës së hyrjes në fuqi të këtij ligji. 2. Në afat prej gjashtë (6) muajsh pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, punëdhënësit sipas këtij ligj caktojnë zyrtarët përgjegjës për sinjalizim dhe e njoftojnë AKK-në për sektorin publik, përkatësisht Inspektoratin e Punës për sektorin privat. 3. Agjencia kundër Korrupsionit dhe Inspektorati i Punës, obligohen të fillojnë procedurat sipas ligjit për kundërvajtje ndaj punëdhënësve dhe zyrtarëve përgjegjës të cilët nuk i kane përmbushur obligimet sipas këtij ligji, jo më vone se gjashtë (6) muaj. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: When this law enters into force, it repeals Law No. 04/L-043 on protection of informants.
Neni 31 Shfuqizimi Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji Nr. 04/L-043 për mbrojtjen e informatorëve. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect 15 days after publication, and private-sector-related provisions apply one year after that.
Neni 32 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, ndërsa dispozitat që i referohen sektorit privat fillojnë të zbatohen një (1) vit pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. Ligji Nr. 06/L-085 23 nëntor 2018 Shpallur me dekretin Nr. DL-062-2018, datë 13.12.2018 nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 06/L-085 PËR MBROJTJEN E SINJALIZUESVE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in