LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT
The Official Gazette of Kosovo publishes listed legal acts, appears in five languages, and is administered by the Office for Official Gazette Publications within the Prime Minister’s Office.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 06/L-086
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
The Official Gazette of Kosovo publishes listed legal acts, appears in five languages, and is administered by the Office for Official Gazette Publications within the Prime Minister’s Office. This article states the law’s purpose: to set the jurisdiction, powers, organization, and operation of the Special Chamber of the Supreme Court of Kosovo for matters related to the Kosovo Privatization Agency, and to govern the appointment of judges to that court. This article defines terms used in the law and sets rules for interpreting references, including gender-inclusive wording and updated references to replaced or amended laws. Rregullat për juridiksionin, kompetencat dhe organizimin e Dhomës së Posaçme përcaktohen nga ky ligj; gjykata mund ta zhvillojë procesin edhe jashtë ndërtesës së gjykatës kur është e nevojshme ose më praktike. This article sets how the Special Chamber is composed, how its judges are appointed, and how its first- and second-instance panels operate.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT
Showing 82 of 82
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: The Official Gazette of Kosovo publishes listed legal acts, appears in five languages, and is administered by the Office for Official Gazette Publications within the Prime Minister’s Office.
PRISHTINË ---------- Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË ii LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës e publikon: Zyra për Publikimin e Gazetës Zyrtare të Republikës së Kosovës. Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës publikohet në mbështetje të Ligjit për Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës Nr. 03/L-190. Në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës publikohen: Kushtetuta e Republikës së Kosovës; Ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe të shpallura nga Presidenti i Republikës së Kosovës; Ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në përputhje me paragrafin 4 dhe 5 të nenit 80 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara në përputhje me nenin 18 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Vendimet e Gjykatës Kushtetuese; Dekretet e Presidentit të Re- publikës së Kosovës në rastet kur kërkohet nga Presidenti; Deklaratat dhe rezolutat e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, në rastet kur kërkohet nga Kryetari i Kuvendit; Aktet nënligjore të Qeverisë dhe të ministrive në rastet kur kërkohet nga Kryeministri dhe Aktet tjera të përcaktuara me ligje të veçanta, si dhe INDEKS-i vjetor i Gazetës Zyrtare. Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës publikohet në pesë gjuhë: në gjuhën Shqipe, Angleze, Serbe, Turke dhe atë Boshnjake. Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës administrohet nga Zyra për Publikimin e Gazetës Zyrtare e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Mbikëqyrja editoriale: Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës: Fitim Krasniqi Koordinator i Zyrës për Publikimin e Gazetës Zyrtare: Fehmi Stublla Redaksia e Gazetës Zyrtare: Hysen Bajramaj Shqipe Fazliu-Gashi Besart Graiçevci Adresa dhe Korrespondenca: Ndërtesa e Re e Qeverisë, Prishtinë 038-200-14039 / 038-200-14827 Ueb-faqja e Gazetës Zyrtare: http://gzk.rks-gov.net E-mail adresa: Info-gzk@rks-gov.net Dizajni dhe Printimi: Shtypshkronja “Blendi”, Prishtinë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË iii LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT NË RAST MOSPËRPUTHJE NDËRMJET VERSIONEVE GJUHËSORE TË AKTEVE JURIDIKE TË BOTUARA DHE TË PUBLIKUARA NË GAZETËN ZYRTARE TË REPUBIKËS SË KOSOVËS, PËRPARËSI DO TË KENË GJUHËT ZYRTARE NË PËRPUTHJE ME KUSHTETUTËN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË iv LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË v LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT PËRMBAJTJA LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT......................................................................................1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË vi LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 1 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article states the law’s purpose: to set the jurisdiction, powers, organization, and operation of the Special Chamber of the Supreme Court of Kosovo for matters related to the Kosovo Privatization Agency, and to govern the appointment of judges to that court.
Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i juridiksionit, kompetencave, organizimin dhe funksionimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, rregullat për funksionimin e saj si dhe emërimin e gjyqtarëve në këtë gjykatë. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines terms used in the law and sets rules for interpreting references, including gender-inclusive wording and updated references to replaced or amended laws.
Neni 2 Përkufizimet dhe referencat 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Agjenci - Agjencia Kosovare e Privatizimit, e themeluar me Ligjin mbi Agjencinë Kosovare të Privatizimit. 1.2. Pasuri - do të ketë kuptimin e përcaktuar me nenin 3 të Ligjit mbi AKP-në. 1.3. Korporata - do të ketë kuptimin e përcaktuar me nenin 3 të Ligjit mbi AKP-në. 1.4. Vendim - çdo vendosje, përveç Aktgjykimit, që merret apo lëshohet nga një gjykatë apo kolegj, apo një gjyqtar i vetëm i Dhomës së Posaçme, si dhe përfshin, por pa u kufizuar në to, edhe vendimet apo urdhrat. 1.5. Ndërmarrje - do të ketë kuptimin e përcaktuar me nenin 3 të Ligjit mbi AKP-në. 1.6. Aktgjykim - vendosja përfundimtare e dhënë apo e lëshuar nga një gjykatë apo kolegj, apo një gjyqtar i vetëm i Dhomës së Posaçme, i cili vendos të drejtat dhe detyrimet e palëve në një rast, edhe nëse një vendosje e tillë përfundimtare i nënshtrohet të drejtës së apelit; 1.7. AKM - Agjencia Kosovare e Mirëbesimit, paraardhësja e Agjencisë Kosovare të Privatizimit; 1.8. Rregullorja e AKM-së - Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2002/12, e 13 qershorit 2002, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 2 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT mbi Themelimin e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit; 1.9. Person - personi fizik, juridik, autoritet publik apo sipërmarrje. 1.10. Autoritet publik - organ ekzekutiv qeveritar, organ publik, ministri, departament, agjenci, apo autoritete tjera që ushtrojnë pushtete ekzekutive, legjislative, rregullative, administrative publike apo gjyqësore. Termi «autoritet publik» gjithashtu përfshin edhe organizatat apo sipërmarrjet private deri në masën që ato ushtrojnë pushtetet e lartpërmendura, në bazë të një delegimi të autoritetit sipas ligjit, rregullores apo një akti nënligjor, apo në bazë të delegimit të autoritetit nga një Autoritet tjetër Publik; 1.11. Ligji i AKP-së - Ligji nr. 04/L-034, mbi Agjencinë Kosovare të Privatizimit, të përfshirë edhe Shtojcën e tij, i plotësuar dhe ndryshuar me ligjet Nr. 04/L-115, Nr. 05/L- 080 dhe Nr. 06/L-023; 1.12. Aksione - aksionet, apo interesat tjerë pronësorë, në një Ndërmarrje apo Korporatë; 1.13. Dhoma e Posaçme - Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës për Çështjet që lidhen me Agjencinë e Privatizimit; 1.14. Rregullorja e Dhomës së Posaçme - Rregullorja e UNMIK-ut 2002/13, e 13 qershorit 2002, mbi Themelimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për Çështjet që Lidhen me Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit; 1.15. Sipërmarrje - çdo ndërmarrje, korporatë, partneritet, ndërmarrje e përbashkët, person juridik, biznes individual, shoqatë, projekt, degë, zyrë, apo ndonjë organizatë apo grup tjetër i themeluar (pa marrë parasysh pronësinë, selinë apo vendin e aktivitetet apo themelimit të tij); 1.16. Kolegji i apelit - një nga Kolegjet e apelit të Dhomës së Posaçme, të themeluara në bazë të paragrafit 10 të nenit 4 të këtij ligji; 1.17. Parashtrues - personi i referuar në paragrafin 1 të nenit 6 të këtij ligji, i cili ka parashtruar një kërkesë apo ankesë tek Dhoma e Posaçme; 1.18. Pala – Paditës, i paditur apo palë e tretë; 1.19. Kryetar - Kryetari i Gjykatës Supreme, i cili vepron njëkohësisht si kryetar i Dhomës së Posaçme, siç është përcaktuar me nenin 4 paragrafi 5 të këtij ligji; 1.20. Gjyqtar Mbikëqyrës - gjyqtari i caktuar në bazë të nenit 4 paragrafi 6 i këtij Ligjit, i cili i përgjigjet Kryetarit të Gjykatës Supreme për punën e Dhomës së Posaçme; 1.21. Kryesues i Kolegjit - në rastin e njërit nga Kolegjet e Apelit: gjyqtari mbikëqyrës i Dhomës së Posaçme siç është përcaktuar në nenin 4 paragrafi 6 i këtij ligji; në rastin e Kolegjit të apelit tjetër: një gjyqtar nga radhët e Kolegjit të apelit, i cili caktohet nga Kryetari i Gjykatës Supreme në bazë të nenit 4 paragrafi 11 i këtij ligji; në rastin e kolegjit të caktuar sipas nenit 4 paragrafi 9 i këtij ligji, gjyqtari i vetëm i cili ka dorëzuar kërkesën për krijimin e kolegjit; 1.22. Gjyqtar i vetëm - një gjyqtar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili vendos dhe gjykon në shkallë të parë, siç është përcaktuar në nenin 4 paragrafi 9 i këtij ligji; 1.23. Kolegjiumi i gjyqtarëve - Kolegjiumi i gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, siç përcaktohet me akte nënligjore të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i cili është kompetent GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 3 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT për të shqyrtuar çështjet e punës dhe veprimtarisë së Dhomës së Posaçme në konsultim me Kryetarin e Gjykatës Supreme dhe Gjyqtarit Mbikëqyrës; 1.24. Ligji mbi Dhomën e Posaçme - ky ligj; 1.25. Pala kundërshtare - një person i referuar tek neni 6 paragrafi 2 i këtij ligji; si dhe 1.26. Rregullorja e UNMIK-ut 2003/13 - Rregullorja e UNMIK-ut 2003/13, e datës 9 maj 2003, mbi Transformimin e të Drejtës së përdorimit të Pronës së Paluajtshme Shoqërore. 1.27. Kolegj i bashkuar – kolegj i përbërë nga të gjithë gjyqtarët e Kolegjit të Apelit, i cili është kompetent për të përcaktuar qëndrimet parimore dhe mendimet juridike për çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin unik të ligjeve apo njësimin e praktikës gjyqësore. 2. Fjalët e përdorura në cilëndo gjini në këtë ligj do të përfshijnë edhe gjininë tjetër. 3. Përveç nëse është e qartë që konteksti kërkon një interpretim tjetër, secila referencë në këtë ligj ndaj një ligji tjetër, rregulloreje të UNMIK-ut apo një akti nënligjor, apo ndonjë dispozite të caktuar, do të interpretohet me përfshirjen e ndryshimeve/plotësimeve të tyre. Nëse një ligj, rregullore apo akt i tillë nënligjor është shfuqizuar dhe zëvendësuar me legjislacion pasardhës që rregullon të njëjtën lëndë, ajo referencë – përveç nëse konteksti qartësisht kërkon interpretim tjetër – do të interpretohet të nënkuptojë atë legjislacion pasardhës, si dhe aty ku vlen, edhe dispozitat gjegjëse të tij. 4. Që nga hyrja në fuqi e këtij ligji, secila referencë në legjislacion ndaj Ligjit nr. 04/L-033 për Dhomën e Posaçme dhe Shtojcës së tij, apo të ndonjë dispozite të caktuar të saj, do të nënkuptojë këtë ligj, respektivisht dispozitat analoge të këtij ligji. KAPITULLI II PËRBËRJA DHE ORGANIZIMI I DHOMËS SË POSAÇME - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Rregullat për juridiksionin, kompetencat dhe organizimin e Dhomës së Posaçme përcaktohen nga ky ligj; gjykata mund ta zhvillojë procesin edhe jashtë ndërtesës së gjykatës kur është e nevojshme ose më praktike.
Neni 3 Dhoma e Posaçme 1. Që nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, juridiksioni dhe kompetencat e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për Çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, rregullat për organizimin dhe funksionimin e saj si dhe emërimin e gjyqtarëve në këtë gjykatë do të udhëhiqen ashtu siç është përcaktuar me këtë ligj. 2. Selia e Dhomës së Posaçme do të jetë në Prishtinë. Gjykata mund të vendosë që procesi të zhvillohet në një vend tjetër nga ndërtesa e gjykatës, nëse kjo vlerësohet si e nevojshme, nëse kjo e lehtëson qasjen për cilëndo pale, ose nëse kjo kursen kohë, përpjekje dhe shpenzime procedurale. 3. Dhoma e Posaçme është pjesë e Gjykatës Supreme të Kosovës, siç përcaktohet me Ligjin për Gjykatat dhe funksionon në kuadër të organizimit të brendshëm të kësaj gjykate. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article sets how the Special Chamber is composed, how its judges are appointed, and how its first- and second-instance panels operate.
Neni 4 Përbërja, organizimi dhe emërimi 1. Dhoma e Posaçme vepron si gjykatë dy-shkallëshe dhe ka juridiksion në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. 2. Dhoma e Posaçme përbëhet nga gjyqtarë shtetas të Republikës së Kosovës dhe pasqyron përbërjen etnike të popullësisë së Kosovës, ku së paku dy (2) gjyqtarë vijnë nga radhët e GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 4 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT komunitetit që nuk është shumicë në Kosovë. 3. Presidenti i Republikës së Kosovës emëron, ri-emëron dhe shkarkon gjyqtarët e Dhomës së Posaçme me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Procesi i emërimit, ri-emërimit dhe shkarkimit të gjyqtarëve bëhet në pajtim me rregullat për Gjykatën Supreme, të përcaktuara nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës. 4. Çdo gjyqtar i cili emërohet për të shërbyer në Dhomën e Posaçme është i obliguar që të japë të njejtin betim, i cili është i obligueshëm për gjyqtarët e Gjykatës Supreme. 5. Kryetari i Gjykatës Supreme vepron njëkohësisht si Kryetar i Dhomës së Posaçme dhe është përgjegjës për menaxhimin dhe punën e Dhomës së Posaçme. Dhoma e Posaçme ka një Gjyqtar Mbikëqyrës, i cili i përgjigjet Kryetarit për punën e Dhomës së Posaçme. 6. Këshilli Gjyqësor i Kosovës cakton Gjyqtarin Mbikëqyrës në konsultim me Kryetarin e Gjykatës Supreme, duke marrë në konsideratë trajnimin e specializuar, përvojën menaxheriale dhe vlerësimin e performancës. Gjyqtari Mbikëqyrës vepron njëkohësisht si kryesues i njërit nga Kolegjet e Apelit të Dhomës së Posaçme. 7. Të gjithë gjyqtarët e emëruar në Dhomën e Posaçme duhet të përmbushin të gjitha kushtet e përcaktuara në Ligjin për Gjykatat për gjyqtarët e Gjykatës Supreme. Me fokus të veçantë, gjyqtarët që shërbejnë në Dhomën e Posaçme duhet të kenë përvojë të dëshmuar në fushat në vijim: 7.1. të drejtat pronësore; 7.2 të drejtat e njeriut, me theks të veçantë në jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; 7.3. e drejta e punës dhe e falimentimit; 7.4. e drejta tregtare, përfshirë këtu qeverisjen e korporatave, dhe e drejta e detyrimeve; 8. Dhoma e Posaçme vepron në dy shkallë, e përbërë nga shkalla e parë dhe Kolegjet e Apelit si shkallë e dytë. 9. Të gjitha lëndët për të cilat Dhoma e Posaçme ka kompetencë ekskluzive, siç është përcaktuar në nenin 5 të këtij ligji, përveç kërkesave në lidhje me procesin e privatizimit dhe ato pronësore, shqyrtohen dhe gjykohen në shkallë të parë nga një gjyqtar i vetëm. Kërkesat në lidhje me procesin e privatizimit dhe kërkesat pronësore do të shqyrtohen dhe gjykohen në shkallë të parë nga një kolegj i specializuar, i përbërë nga tre (3) gjyqtarë. 10. Shkalla e dytë, Apeli përbëhet nga të paktën dy (2) kolegje, secili në përbërje prej tre (3) gjyqtarësh. Shkalla e dytë, Apeli ka kompetencë ekskluzive dhe shqyrton dhe gjykon si shkallë e fundit për të gjitha çështjet që janë kompetencë ekskluzive e Dhomës së Posaçme siç është përcaktuar në nenin 5 të këtij ligji, si dhe çfarëdo aktvendimi apo aktgjykimi të lëshuar nga gjykatat e tjera në lidhje me lëndët të cilat i janë referuar më herët një gjykate të tillë nga Dhoma e Posaçme. 11. Kryetari i Gjykatës Supreme, në konsultim me Gjyqtarin Mbikëqyrës, cakton anëtarët dhe kryesuesit e Kolegjeve të Apelit, me përjashtim të njërit prej kolegjeve të apelit, ky gjyqtari mbikëqyrës kryeson sipas paragrafit 6 të këtij neni. 12. Dhoma e Posaçme gjykon në Kolegj të Bashkuar, të përbërë nga të gjitha kolegjet e apelit në rastet kur kërkohet përcaktimi i qëndrimeve parimore dhe mendimeve juridike për çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin unik të ligjeve apo njësimi i praktikës gjyqësore. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 5 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT 13. Përcaktimi i qëndrimeve parimore dhe mendimeve juridike apo njësimi i praktikës gjyqësore bëhet nga Kolegji i Bashkuar kur kërkohet nga cilido Kolegj i Apelit, nga Gjyqtari Mbikëqyrës i Dhomës së Posaçme apo kur Kolegji i Bashkuar e vlerëson të nevojshme një gjë të tillë. Në këto raste, seanca kryesohet nga Gjyqtari Mbikëqyrës i Dhomës së Posaçme dhe në mungesë të tij, nga gjyqtari më i moshuar nga radhët e gjyqtarëve të apelit. 14. Vendimet në Kolegj të Bashkuar merren me dy të tretën e votave (2/3) të gjyqtarëve që marrin pjesë në gjykim. 15. Gjatë mandatit të tyre si gjyqtarë, gjyqtarët e Dhomës së Posaçme gëzojnë të drejtat dhe i nënshtrohen detyrimeve siç janë përcaktuar në Kapitullin IV të Ligjit për Gjykatat si dhe rregulloret përkatëse të miratuara nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This article gives the Special Chamber exclusive jurisdiction over listed disputes and limits other Kosovo courts from handling them.
Neni 5 Juridiksioni 1. Dhoma e Posaçme ka kompetencë ekskluzive mbi gjitha rastet dhe procedurat në lidhje me fushat në vijim: 1.1. kundërshtimi ndaj një vendimi apo ndonjë veprimi tjetër nga AKM-ja apo Agjencia, ndërmarrë në bazë të Rregullores së AKM-së, apo përkatësisht në bazë të Ligjit mbi Agjencinë Kosovare të Privatizimit. 1.2. kërkesa kundër AKM-së apo Agjencisë të cilat rrjedhin nga dështimi apo refuzimi i AKM-së apo Agjencisë për të kryer një akt apo për të përmbushur një obligim që kërkohet me ligj apo kontratë; 1.3. kërkesa kundër AKM-së apo Agjencisë për humbjet financiare që pohohen të jenë shkaktuar nga një vendim a veprim i ndërmarrë nga AKM-ja apo Agjencia, në bazë të autoritetit administrativ të përcaktuar me Rregulloren e AKM-së apo Ligjin mbi Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit, në lidhje me një Ndërmarrje apo Korporatë; 1.4. kërkesa kundër një Ndërmarrjeje apo Korporate që pohohet të ketë lindur gjatë apo para kohës kur ajo Ndërmarrje apo Korporatë i është nënshtruar autoritetit administrativ të AKM-së, apo Agjencisë; 1.5. kërkesa që pretendojnë një të drejtë, titull apo interes në lidhje me: 1.5.1. çfarëdo pasurie apo prone mbi të cilën Agjencia apo AKM-ja ka apo ka shpallur autoritetin administrativ; 1.5.2. pronësinë e një Ndërmarrjeje apo Korporate; 1.5.3. pronësinë mbi kapitalin e një Ndërmarrjeje apo Korporate, ose 1.5.4. çfarëdo prone apo pasurie në posedim apo kontroll të një Ndërmarrjeje apo Korporate, nëse një e drejtë, titull apo interes i tillë pohohet të ketë lindur gjatë apo para kohës kur ajo Ndërmarrje apo Korporatë i është nënshtruar autoritetit administrativ të AKM-së apo Agjencisë; 1.6. kërkesa apo ankesa që kundërshtojnë apo sfidojnë cilindo aspekt të një liste zyrtare të punëtorëve me të drejtë legjitime të një Ndërmarrjeje, lëshuar nga AKM-ja apo Agjencia, sipas nenit 10 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2003/13, apo legjislacionit pasardhës që rregullon përpilimin e listave të tilla; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 6 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT 1.7. kërkesa në lidhje me likuidimin e një Ndërmarrjeje, që është kryer nga AKM-ja në bazë të Rregullores së AKM-së, apo nga Agjencia në bazë të Ligjit mbi AKP; 1.8. parashtresa e bërë nga AKM-ja apo Agjencia në bazë të nenit 21 të Shtojcës së Ligjit mbi AKP-në, për anulimin e një transaksioni të një Ndërmarrjeje që i është nënshtruar apo që i nënshtrohet likuidimit nga AKM-ja apo Agjencia. 1.9. ushtrimi i të drejtës apo autoritetit të AKM-së apo Agjencisë, nëse AKM-ja apo Agjencia ka parashtruar një parashtresë në Dhomën e Posaçme për të kërkuar një ushtrim të tillë, duke përfshirë këtu padi apo kërkesa të ushtruara nga Agjencia kundrejt palëve të tjera, qoftë në kapacitetin e saj si subjekt juridik, apo edhe gjatë ushtrimit të autoritetit të saj administrativ mbi një Ndërmarrje apo Korporatë; 1.10. rasti apo procedura që del brenda fushëveprimit të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2005/48 apo legjislacionit pasardhës së saj, apo një ankesë apo procedurë që është në lidhje me një rast brenda fushëveprimit të kësaj rregullore apo legjislacionit pasardhës së tij. 1.11. çdo parashtresë për vlerësimin dhe vendosjen e ligjshmërisë së një Aktgjykimi apo Aktvendimi të lëshuar nga një gjykatë tjetër në Kosovë në lidhje me kërkesat apo lëndët e përcaktuara me paragrafin 1 të këtij neni; 1.12. të gjitha lëndët tjera që mund t’i parashtrohen Dhomës së Posaçme sipas ligjit. 2. Caktimi i lëndëve tek gjyqtari i vetëm apo tek Kolegji i Apelit bëhet përmes shortit sipas rregullave të përcaktuara nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës në Rregulloren për organizimin e brendshëm të gjykatave. 3. As Dhoma e Posaçme, e as gjyqtarët e saj, nuk do të kenë asnjë autoritet për t’i referuar ndonjë kërkesë, lëndë, procedurë apo rast specifik që është kompetencë ekskluzive e saj, përfshirë këtu paditë nga Agjencia kundër palëve të treta, tek gjykatat tjera të Kosovës. 4. Për secilën kërkesë, lëndë, rast apo procedurë (bashkërisht të emëruara më tutje në tekst si: “lëndë”) të referuar tek gjykatat e tjera para datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji, ajo gjykatë vazhdon të ketë kompetencë mbi lëndën, derisa aktvendimet dhe aktgjykimet në lidhje me atë lëndë i nënshtrohen shqyrtimit nga Dhoma e Posaçme me kushtin e parashtrimit me kohë të parashtresës nga pala apo pala e tretë e prekur. 5. Nëse Agjencia nuk është emëruar si palë në ndonjë lëndë që është në punë në ndonjë gjykatë sipas këtij paragrafi, gjykata në fjalë do të jetë e obliguar që të emërojë Agjencinë si palë. Agjencia do të ketë të drejtën të marrë pjesë si palë ex officio, si dhe do të marrë kopjen e të gjitha shkresave të lëndës dhe do t’i dorëzohen të gjitha parashtresat në të ardhmen lidhur me lëndën apo procedurën. 6. Nëse lënda është në shqyrtim e sipër në një gjykatë tjetër, ajo gjykatë nuk do të ketë autoritet si dhe nuk do të lëshojë asnjë Aktgjykim apo Aktvendim që do të shkelte apo do të ishte në mospërputhje me kufizimet e caktuara me nenin 10 të këtij ligji. 7. Asnjë gjykatë në Kosovë, përveç Dhomës së Posaçme, nuk do të ketë kompetencë apo autoritet mbi asnjë kërkesë, lëndë, procedurë apo rast të përshkruar me paragrafin 1 të këtij neni, përveç atyre që në mënyrë të veçantë përcaktohen në paragrafin 4 të këtij neni. Nëse një gjykatë ka ushtruar apo ka provuar të ushtrojë kompetencë apo autoritet mbi një kërkesë, lëndë, procedurë apo rast në kompetencën e Dhomës së Posaçme, derisa një lëndë apo kërkesë e tillë nuk është brenda kompetencës së asaj gjykate sipas paragrafit 4 të këtij neni: 7.1. çdo Aktgjykim apo Aktvendim i lëshuar nga një gjykatë tjetër në lidhje me një kërkesë, lëndë, procedurë apo rast, do të jenë të pavlefshme dhe të papërmbarueshme; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 7 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT ndërsa Dhoma e Posaçme, në bazë të parashtresës së një personi, apo me iniciativën vetanake, do të lëshojë një vendim me të cilin e shpall atë të pavlefshëm dhe të papërmbarueshëm; 7.2. Dhoma e Posaçme, me parashtresë të një personi apo me iniciativë vetanake, do t’i kërkojë asaj gjykatë të lëshojë vendim ku shpallet jokompetente me kërkesën, lëndën, procedurën apo rastin në fjalë; si dhe 7.3. Dhoma e Posaçme, me parashtresë të një personi apo me iniciativë vetanake, do të urdhërojë gjykatën në fjalë që t‟ia bartë kërkesën, lëndën, procedurën apo rastin Dhomës së Posaçme, në pajtim me paragrafin 9 të këtij neni. 8. Asgjë në këtë nen nuk paragjykon të drejtat e cilitdo person që jashtë Dhomës së Posaçme të ndjekë një rast apo lëndë që nuk përshkruhet me paragrafin 1 të këtij neni; me kushtin që Dhoma e Posaçme ka autoritet ekskluziv për të vendosur nëse një lëndë specifike bie brenda fushëveprimit të paragrafit 1 të këtij neni. 9. Dhoma e Posaçme do të ketë autoritetin dhe juridiksionin, në bazë të parashtresës nga personat e interesuar apo me iniciativë vetanake, për të lëshuar urdhër që i kërkon cilësdo gjykatë të Kosovës që t’i bartë secilën kërkesë, lëndë, procedurë apo rast në punë në atë gjykatë tek Dhoma e Posaçme nëse: 9.1. përmbajtja e asaj kërkese, lënde, procedure apo rasti është brenda kompetencës ekskluzive të Dhomës së Posaçme, siç përcaktohet me paragrafin 1 të këtij neni; ose 9.2. një Ndërmarrje, Korporatë apo Agjenci është emëruar si palë në rastin apo procedurën në fjalë, apo që do të duhej – sipas ligjit të Kosovës – të emërohej si palë në rastin apo procedurën në fjalë. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This article says who counts as a plaintiff and who counts as a defendant in proceedings before the Special Chamber.
Neni 6 Paditësit dhe të paditurit 1. Paditës, në procedurën para Dhomës së Posaçme, është: 1.1 personi që pretendon të drejta pronësie apo posedimi apo interesa të tillë mbi apo në: 1.1.1. një Ndërmarrje apo Korporatë, apo kapitalin e një Ndërmarrjeje apo Korporate; 1.1.2. pasuritë në pronësi apo posedim të një Ndërmarrjeje apo Korporate, ose 1.1.3. pasuritë në posedim apo nën autoritetin administrativ apo mirëbesimin e Agjencisë; 1.1.4. një person që pretendon të drejta kreditori, kontraktuale apo të drejta tjera ligjore: 1.1.5. ndaj një Ndërmarrjeje, Korporate apo Agjencisë; 1.1.6. pasuritë në posedim apo nën autoritetin administrativ apo të mbajtura në mirëbesim nga Agjencia; 1.2. personi që parashtron një kërkesë apo ankesë, siç përcaktohet me nën-paragrafin 1.6 të nenit 5 të këtij ligji; 1.3. Agjencia, që pretendon të drejta pronësie apo posedimi apo interesa të tillë mbi apo në: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 8 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT 1.3.1. pasuritë në pronësi apo posedim të një personi fizik apo juridik, apo nën administrimin e autoritetit të saj personal; 1.3.2. të drejta kreditori, kontraktuale apo të drejta tjera ligjore në emër të një ndërmarrje apo korporate; 1.4. një ndërmarrje; 1.5. një korporatë; si dhe 1.6. secili person tjetër të cilin Dhoma e Posaçme apo ndonjë kolegj i saj e konsideron të domosdoshëm apo të përshtatshëm për ta pranuar me qëllim të sigurimit të gjykimit të plotë dhe të saktë të rastit apo çështjes në fjalë. 2. I paditur në procedurat para Dhomës së Posaçme është: 2.1. në kuptimin e kërkesës së përcaktuar me nën-paragrafët 1.1, 1.2, 1.3, 1.6 apo 1.7 të nenit 5 të këtij ligji: Agjencia; 2.2. në kuptimin e kërkesës së përcaktuar me nën-paragrafët 1.4 apo 1.5 të nenit 5 të këtij ligji: sipas zgjedhjes së Agjencisë, Ndërmarrja/Korporata në fjalë, apo Agjencia duke vepruar në emër të Ndërmarrjes/Korporatës në fjalë; 2.3. në kuptimin e parashtresës për anulim të parashtruar apo dorëzuar nga Agjencia, si dhe përcaktuar me nën-paragrafin 1.8 të nenit 5 të këtij ligji: personi(at) që kanë interes material në transaksionin që i nënshtrohet një parashtrese të tillë; 2.4. në kuptimin e padisë së të dorëzuar nga Agjencia, si dhe përcaktuar me nën- paragrafin 1.9 të nenit 5 të këtij ligji: personi(at) që i nënshtrohen asaj parashtrese si dhe/apo pala kundër të cilës është dorëzuar padia/kërkesa nga Agjencia; si dhe 2.5. në kuptimin e cilitdo rast apo çështje para saj: secili person të cilin Dhoma e Posaçme apo ndonjë kolegj i saj e konsideron të domosdoshëm apo të përshtatshëm për ta pranuar si Palë Kundërshtare me qëllim të sigurimit të gjykimit të plotë dhe të saktë të rastit apo çështjes në fjalë; 2.6. Personat fizikë dhe juridikë apo autoritete publike, të cilët në çfarëdo mënyre kanë hyrë apo lidhen në raport juridik me ndonjë Ndërmarrje, Korporatë apo Agjencinë 3. Pa marrë parasysh dispozitat paraprake të këtij neni, në rastin apo procedurën e përcaktuar me nën-paragrafin 1.10 të nenit 5 të këtij ligji, personat që kanë të drejtë të marrin pjesë në atë rast apo procedurë, do të jenë ata që përcaktohen sipas Rregullores së UNMIK-ut 2005/48 apo legjislacionin pasardhës të tij, cilido ligj që të jetë në fuqi në atë kohë. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Supreme Court chamber judges’ collegiate body may issue additional procedural rules when needed or advisable, if they stay within this law and fit the required procedure standards.
Neni 7 Rregullorja e Punës në Dhomën e Posaçme 1. Rregullat e procedurës të Dhomës së Posaçme janë ato të përcaktuara në këtë Ligj. Kolegjiumi i gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, ku bëjnë pjesë gjyqtarët e Dhomës së Posaçme, mund të shpallë rregulla tjera procedurale siç e konsideron të domosdoshme apo të këshillueshme për të mundësuar kryerjen efikase dhe të rregullt të procedurave, me kusht që ato rregulla të jenë në përputhje dhe të mos tejkalojnë kompetencat si në këtë ligj. 2. Pa marrë parasysh paragrafin 1 të këtij neni, rregullat procedurale që rregullojnë procedurat sipas Rregullores së UNMIK-ut 2005/48, Ligjit nr. 04/L-035 për Riorganizimin e Ndërmarrjeve GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 9 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT të Caktuara dhe Pasurisë së tyre apo legjislacionit pasardhës të saj, do të jenë ashtu siç përcaktohet me atë rregullore apo legjislacion pasardhës. 3. Rregullat tjera procedurale të shpallura sipas paragrafit 1 apo 2 të këtij neni gjithashtu duhet të jenë në përputhje me kushtet e vlefshme të së drejtës procedurale të vendosura me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Në çdo procedurë, gjyqtari i rastit ose Kolegji i Dhomës së Posaçme mund t’i urdhërojë çdo personi të dorëzojë ose të ofrojë prova, dëshmi, dokumente ose informacion përkatës kur ka arsye të besojë se ato janë materialisht të rëndësishme ose relevante për procedurën.
Neni 8 Paraqitja e provave Në çdo procedurë, gjyqtari i rastit apo Kolegji i Dhomës së Posaçme mund të urdhërojë çdo person që të dorëzojë apo të ofrojë prova, dëshmi, dokumente apo informacion përkatës, nëse gjyqtari apo kryesuesi i kolegjit përkatës me arsye beson se kanë rëndësi materiale apo janë relevante për procedurën. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: This article sets deadlines and procedures for court judgments, appeals, written decisions, and appellate review.
Neni 9 Aktgjykimet, Aktvendimet dhe Ankesat 1. Gjykata e jep Aktgjykimin më së voni brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e përfundimit të procedurave me shkrim dhe verbale. Nëse gjyqtari i vetëm, kolegji sipas nenit 4 paragrafi 9 i këtij ligji apo Kolegji i Apelit, e kalon afatin e mësipërm, gjyqtari i vetëm apo kryesuesi i Kolegjit përkatës, është i detyruar që me shkrim ta njoftojë Kryetarin e Gjykatës Supreme për shkaqet e tejkalimit të këtij afati. 2. Shqyrtimet e brendshme të secilit kolegj, në lidhje me një Aktvendim apo Aktgjykim, do të jenë të fshehta dhe nuk do të zbulohen. Gjyqtari i Kolegjit ka të drejtë të përgatisë një mendim mospajtues me aktgjykimin e kolegjit. Në këto raste, mendimi mospajtues i nënshkruar i bashkëlidhet aktgjykimit dhe bëhet pjesë e dosjes së lëndës. 3. Aktgjykimet dhe Aktvendimet në shkallë të parë shqyrtohen edhe vendosen nga një gjyqtar i vetëm, përveç rasteve siç është përcaktuar në nenin 4 paragrafi 9 i këtij ligji. Aktgjykimet dhe aktvendimet e një kolegji miratohen me shumicë të votave. 4. Çdo Aktgjykim dhe aktvendim nxirret me shkrim, si dhe: 4.1. përmbledh sfondin procedural të rastit apo lëndës që është objekt i atij aktgjykimi apo aktvendimi; 4.2. përmban një prezantim të gjitha gjetjet faktike që kanë rëndësi materiale për rastin apo lëndën që është objekt i atij aktgjykimi apo aktvendimi; 4.3. ofron një shpjegim të qartë dhe të hollësishëm të bazës ligjore dhe arsyetimit të përdorur në arritjen e atij aktgjykimi apo aktvendimi; si dhe 4.4. nëse ai aktgjykim apo aktvendim i jep të drejtën për mjete juridike ndonjërës palë, ofron shpjegim të qartë dhe të hollësishëm të bazës ligjore dhe arsyetimit të përdorur në dhënien e asaj të drejte. 5. Nëse pala ka parashtruar kërkesë apo ankesë, ndërsa gjyqtari i vetëm apo kolegji përkatës vendos, pas vlerësimit të vërtetësisë së pohimeve në parashtresën e kërkesës apo ankesës, që ajo palë nuk ka të drejtë për mjete juridike në bazë të ligjit, ai gjyqtar i vetëm apo kolegj do të nxjerrë, sipas nevojës, një vendim që refuzon atë kërkesë pa mbajtur seancë, apo përndryshe pa lejuar ose kërkuar dorëzim të provave në lidhje me atë kërkesë. 6. Pala ka të drejtë të dorëzojë ankesë ndaj aktgjykimit apo aktvendimit të gjyqtarit të vetëm apo të kolegjit sipas paragrafit 9 të nenit 4 të këtij ligji, apo ndaj gjykatës që ka kompetencë mbi GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 10 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT një lëndë sipas paragrafit 3 të nenit 5 të këtij ligji, duke parashtruar ankesën te Kolegji i Apelit dhe duke e dorëzuar atë ankesë te palët e tjera brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh. Ankesa parashtrohet edhe para gjykatës apo gjyqtarit që ka nxjerrë aktvendimin apo aktgjykimin në fjalë, brenda të njëjtës periudhë prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh. Kolegji i Apelit e hedh poshtë ankesën nëse pala dështon ta dorëzojë atë brenda periudhës së përcaktuar kohore. 7. Aktgjykimi apo aktvendimi në fjalë zbatohet apo hyn në fuqi vetëm pas periudhës pesëmbëdhjetë (15) ditësh të përcaktuar me paragrafin 6 të këtij neni, si dhe vetëm në rast se nuk ka pasur ankesë të parashtruar brenda asaj periudhe. Nëse ankesa parashtrohet me kohë, në pajtim me paragrafin 6, aktgjykimi apo aktvendimi në fjalë nuk hyn në fuqi apo nuk zbatohet deri në nxjerrjen e një aktgjykimi apo aktvendimi nga kolegji i apelit mbi atë ankesë. Zbatueshmëria apo fuqia e aktgjykimit apo aktvendimit, e plotë apo e pjesshme, mbi atë ankesë, është subjekt i aktgjykimit apo aktvendimit të nxjerrë nga kolegji i apelit mbi atë ankesë. 8. Në rast se pala parashtron ankesën brenda afatit kohor të përcaktuar me paragrafin 6 të këtij neni, pala tjetër e procedurës në të cilën është nxjerrë aktvendimi apo aktgjykimi në fjalë do të ketë pesëmbëdhjetë (15) ditë, që nga data e dorëzimit të ankesës tek ajo, t‟i përgjigjet asaj ankese apo cilitdo aspekt të saj, duke parashtruar tek kolegji i apelit, si dhe duke i dorëzuar edhe ankuesve dhe palëve të tjera, përgjigjen e tij ndaj ankesës. 9. Kur Kolegji i Apelit pranon ankesën, më së pari përcakton nëse ankesa meriton shqyrtimin. Nëse kolegji i apelit vendos që apeli nuk meriton shqyrtim, ai nxjerr dhe i dorëzon palëve aktgjykimin me shkrim i cili hedh poshtë ankesën, bashkë me një shpjegim të hollësishëm të arsyetimit ligjor përmes të cilit ka arritur tek aktgjykimi i tillë; në këtë rast, aktgjykimi apo aktvendimi që është subjekt i apelit bëhet i prerë dhe i plotfuqishëm. 10. Në rastin kur Kolegji i Apelit vendos të pranojë ankesën, ai mundet – sipas paragrafit 11 të këtij neni – të vërtetojë, hedhë poshtë apo ndryshojë, plotësisht apo pjesërisht, aktgjykimin apo aktvendimin që është subjekt i ankesës. Kolegji i Apelit mundet edhe ta kthejë aktgjykimin apo aktvendimin, në plotësi apo pjesërisht, tek gjyqtari i vetëm apo kolegji përkatës për procedim të mëtutjeshëm, nëse paraqitet nevoja për marrje të provave shtesë apo për ripërsëritje të procedurave të vlerësimit të dëshmive. Kolegji i Apelit mundet gjithashtu të urdhërojë edhe rigjykimin e kërkesës, lëndës, procedurës apo rastit, në plotësi apo pjesërisht, në të njëjtin kolegj apo gjyqtar i vetëm që ka nxjerrë aktgjykimin dhe aktvendimin në fjalë, ose nga një tjetër gjyqtar i vetëm apo kolegj). 11. Në rastet kur kolegji i apelit pranon dhe merr përsipër vendosjen mbi një apel, rregullat në vijim respektohen fuqimisht: 11.1. Kolegji i Apelit nuk mund të ndryshojë, anulojë, rikthejë apo përndryshe të ndërrojë, në çfarëdo mënyrë, gjetjet faktike të bëra nga një gjykatë, kolegj apo gjyqtar i vetëm, përveç nëse kolegji i apelit përcakton që ajo gjetje faktike është qartësisht e gabueshme. Gjetja faktike nuk vlerësohet të jetë qartësisht e gabueshme nëse ajo gjetje faktike mbështetet me interpretim të arsyeshëm të dosjes së procedurave gjyqësore dhe provave të parashtruara gjatë atyre procedurave; si dhe 11.2. Kolegji i Apelit bën shqyrtim, prej fillimit, të secilës çështje që ngrihet nga apeluesi apo pala kundërshtare në parashtresat e tij me shkrim. 12. Nëse gjykata, kolegji apo gjyqtari i vetëm dështon të nxjerrë aktvendim apo aktgjykim brenda afatit kohor të përcaktuar me ligj, ose në rastet kur afatet e tilla kohore nuk janë përcaktuar me ligj, dështon ta nxjerrë brenda një kohe të arsyeshme, Kolegji i Apelit, në bazë të parashtresës së palës, urdhëron gjykatën, kolegjin apo gjyqtarin e vetëm që të nxjerrë aktgjykimin apo aktvendimin në fjalë brenda tridhjetë (30) ditësh pune. Nëse gjykata që ka kompetencë mbi një kërkesë, lëndë, procedurë apo rast në pajtim me paragrafin 3 të nenit 5 të këtij ligji nuk respekton atë urdhër, kolegji i apelit, në bazë të parashtresës së palës apo me iniciativë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 11 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT vetanake, urdhëron bartjen e menjëhershme të atij rasti prapa tek Dhoma e Posaçme. 13. Gjitha aktgjykimet dhe aktvendimet nxirren me shkrim dhe i vihen në dispozicion publikut. Nëse gjykata, kolegji apo gjyqtari i vetëm merr vendim verbal, ose lëshon një urdhër verbalisht, palët kanë të drejtë të kërkojnë që ai vendim apo urdhër të jepet me shkrim dhe t‟i dorëzohet palëve. 14. Të gjitha aktgjykimet dhe aktvendimet e kolegjit të apelit janë të prera dhe nuk i nënshtrohen asnjë apeli tjetër. 15. Asnjë dispozitë e këtij ligji nuk do të interpretohet ose zbatohet për të kufizuar ose për të tentuar për të kufizuar të drejtën kushtetuese të çdo personi për të paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, në pajtim me ligjin dhe rregullat procedurale për një kërkese të këtillë, për shqyrtimin e kushtetuetshmërisë e cilitdo Vendim ose Aktgjykim të lëshuar nga Dhoma e Posaçme ose cilado gjykatë tjetër. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Dhoma e Posaçme mund të japë mjete juridike dhe korrigjuese, por vetëm brenda kufizimeve të këtij neni; në disa raste duhet të përdorë kompensim në vend të kthimit fizik dhe disa bartje te palët e treta mbeten të vlefshme.
Neni 10 Mjetet juridike 1. Pushteti dhe autoriteti i Dhomës së Posaçme për dhënien e mjeteve juridike dhe mjeteve tjera korrigjuese në lidhje me ndonjë Ndërmarrje, Korporatë, Pasuri në pronësi apo posedim të një Ndërmarrjeje apo Korporate, apo ndonjë Pasuri që më herët apo aktualisht është nën administrimin e AKM-së apo Agjencisë, në bazë të autoritetit të përcaktuar me Rregulloren e AKM-së apo Ligjin mbi AKP-në, i nënshtrohet kufizimeve të përcaktuara me këtë nen. 2. Dhoma e Posaçme do të vazhdojë të respektojë dhe zbatojë parimin e kompensimit në vend të kthimit fizik. Kur vendoset për mjetin juridik që do të jepet në një rast të caktuar, Dhoma e Posaçme do të marrë parasysh edhe dispozitat në fuqi të Ligjit Nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, si dhe legjislacionin pasues, duke përfshirë qëllimet publike që përcaktohen në preambulën e atij ligji. 3. Në rastet kur Dhoma e Posaçme vendos që njëra palë ka të drejtë, titull ose interes në apo mbi aksionin(et), apo interesa pronësie mbi një Ndërmarrje apo Korporatë, Pasuri në posedim të një Ndërmarrjeje apo Korporate, apo ndonjë pasuri tjetër mbi të cilën AKM-ja apo Agjencia ka ushtruar autoritetin e saj administrativ, si dhe aksioni(et), interesat pronësore apo Pasuria (apo të drejtat apo interesat mbi të) janë bartur tek një palë e tretë nga AKM-ja apo Agjencia në mirëbesim dhe në ushtrim apo veprim të arsyeshëm të autoritetit dhe përgjegjësive të veta administrative, sipas rregullores së AKM-së apo Ligjit mbi AKP-në: 3.1. një bartje e tillë, në bazë të ligjit, do të jetë gjithsesi e vlefshme dhe obligative, dhe asnjë aspekt i asaj bartjeje nuk do të preket nga një vendosje e tillë; si dhe 3.2. ajo palë do të ketë të drejtë vetëm në kompensim adekuat monetar për humbjen e të drejtës, titullit apo interesit të tillë. Lartësia e një kompensimi të tillë do të përcaktohet nga një vlerësues i licencuar i paluajtshmerisë në bazë të vlerës së tregut për transaksionin në fjalë të kryer nga AKM-ja apo Agjencia, ndërsa shkalla e përmbushjes së atij kompensimi është subjekt i dispozitave në fuqi të Ligjit për AKP-në. 4. Për qëllimet e paragrafit 3, nëse AKM-ja ose Agjencia – në mirëbesim dhe në ushtrim apo veprim të arsyeshëm të autoritetit dhe përgjegjësive të saj sipas Rregullores së AKM- së apo Ligjit mbi AKP-në – ka bartur aksionin(et), ose interesin(at) pronësore të apo në një Ndërmarrjeje apo Korporate, tek një palë e tretë, gjitha Pasuritë në posedim të Ndërmarrjes apo Korporatës në kohën e asaj bartjeje do të konsiderohet të jetë pronë e ligjshme e asaj Ndërmarrjeje apo Korporate që prej datës së asaj bartjeje, përveç nëse një posedim i tillë është fituar në bazë të kushteve të një kontrate me shkrim që qartësisht tregon që Pasuria nuk është pronë e Ndërmarrjes apo Korporatës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 12 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT 5. Asnjë person nuk ka të drejtë ndaj apo nuk do të fitojë mjete juridike apo korrigjim që do të kërkonte apo përfshinte shfuqizimin, anulimin, pengimin apo modifikimin e një transaksioni apo kontrate (apo ndonjë të drejte, përfitimi apo obligimi që del nga apo bazohet në një transaksion apo kontratë) që është nënshkruar apo marrë përsipër me një palë të tretë nga AKM-ja apo Agjencia në bazë të ushtrimit në mirëbesim të autoritetit të përcaktuar me Rregulloren e AKM- së apo Ligjin mbi AKP-në. 6. Mjetet juridike kundër Agjencisë në veprim drejtpërdrejt në kapacitetin e saj i nënshtrohen dispozitave të nenit 18 të Ligjit mbi AKP-në. 7. Pa marrë parasysh dispozitat tjera të këtij ligji, shprehimisht përcaktohet që nëse një Ndërmarrje apo Korporatë i është nënshtruar procedurave sipas Rregullores së UNMIK-ut 2005/48, Ligjit nr. 04/L-035 për Riorganizimin e Ndërmarrjeve të Caktuara dhe Pasurisë së tyre apo legjislacionit pasardhës të saj, mjetet juridike dhe korrigjimi që është dhënë apo imponuar nga Dhoma e Posaçme në lidhje me atë Ndërmarrje apo Korporatë, apo ndonjë Pasuri në pronësi apo posedim të asaj Ndërmarrjeje apo Korporate, do të kufizohet në mjetet juridike dhe korrigjuese të specifikuara në atë rregullore apo legjislacionin pasardhës të saj. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: A single judge or a panel determines procedural costs.
Neni 11 Shpenzimet procedurale Vendimi i lëshuar nga një gjyqtar i vetëm apo kolegji përcakton shpenzimet procedurale. Gjyqtari apo kolegji i gjyqtarëve në fjalë vendos për këto shpenzime sipas dispozitave përkatëse në Ligjin për Procedurën Kontestimore. KAPITULLI III GJYQTARËT E DHOMËS SË POSAÇME - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Gjyqtarët e Dhomës së Posaçme, përfshirë Gjyqtarin Mbikëqyrës, duhet të plotësojnë kërkesat minimale për kompetencë dhe ekspertizë profesionale.
Neni 12 Gjyqtarët e Dhomës së Posaçme Gjyqtarët e Dhomës së Posaçme, duke përfshirë edhe Gjyqtarin Mbikëqyrës, do të plotësojnë kërkesat minimale të kompetencës dhe ekspertizës profesionale, të përcaktuar me paragrafët 6 dhe 7 të nenit 4 të Ligjit mbi Dhomën e Posaçme. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Special Chamber judges cannot hold other public, administrative, or political posts, and must recuse themselves when listed conflict situations apply.
Neni 13 Papajtueshmëritë dhe përjashtimi i gjyqtarëve 1. Gjyqtarët e Dhomës së Posaçme nuk mund të mbajnë pozita tjera publike apo administrative. Gjyqtarët e Dhomës së Posaçme nuk mund të mbajnë as mandate e as pozita në parti politike, e as të angazhohen në aktivitete politike apo aktivitete tjera të partisë politike. Gjyqtarët e Dhomës së Posaçme mund të angazhohen në aktivitet apo punë të natyrës profesionale, brenda kufijve të përcaktuar në Ligjin për Gjykatat. 2. Asnjë gjyqtar i Dhomës së Posaçme nuk mund të marrë pjesë në rastet apo procedurat në të cilat ai apo ajo: 2.1. ka marrë pjesë më herët si agjent apo këshilltar; 2.2. është punësuar më herët, ka vepruar apo ka ofruar shërbime për ndonjërën prej palëve; 2.3. ka marrë pjesë më herët si anëtar i një gjykate, tribunali apo komisioni hetimor, apo që ka vepruar në ndonjë kapacitet tjetër të ngjashëm, përveç si gjyqtar i Dhomës GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 13 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT së Posaçme; 2.4. ka lidhje të gjakut apo përmes martesës me ndonjërën prej palëve, ose në rastin kur pala është një sipërmarrje, ka lidhje të gjakut apo përmes martesës me cilindo person që është pronar apo kreditor i asaj sipërmarrjeje, apo ndonjë person që është anëtar i bordit apo menaxhmentit të një sipërmarrjeje të tillë; ose 2.5. ka apo fiton një interes direkt apo indirekt në ndonjë sipërmarrje që është palë në rast apo procedurë, apo në ndonjë subjekt që kërkon interes pronësor në një sipërmarrje që është palë në rast apo procedurë; ose 2.6. është subjekt i ndonjë konflikti interesash, real apo të supozuar, që do të pengonte, apo që do të supozohej të pengonte, aftësinë e tij që të gjykojë rastin apo procedurën në mënyrë profesionale dhe objektive. 3. Gjyqtari do të ketë detyrë absolute të kërkojë përjashtimin nëse paraqitet ndonjëri prej kushteve të përcaktuara me paragrafin 2. 4. Kryetari i Gjykatës Supreme, në ushtrimin e autoritetit të tij sipas nenit 19 të këtij ligji, mund të përjashtojë secilin gjyqtar të Dhomës së Posaçme nga pjesëmarrja në gjykimin e rastit apo procedurës, ose me kërkesë të atij gjyqtari apo me kërkesë të ndonjë pale. Kërkesa për përjashtim të një gjyqtari mund të bëhet në çdo kohë gjatë shqyrtimit të rastit apo procedurës. 5. Kërkesa për përjashtim nga një gjyqtar do të trajtohet nga Kryetari i Gjykatës Supreme. Nëse Kryetari i Gjykatës Supreme lejon përjashtimin sipas kërkesës, gjyqtari në fjalë zëvendësohet për rastin apo procedurën në fjalë me gjyqtarin zëvendësues, i cili do të transferohet për këtë qëllim nga rendi i gjyqtarëve në shërbim. 6. Kundër aktvendimit me të cilin aprovohet kërkesa për përjashtimin e gjyqtarit nuk lejohet ankesa, ndërsa kundër aktvendimit me të cilin refuzohet kërkesa e tillë nuk lejohet ankesa e posaçme. KAPITULLI IV ZYRA E REGJISTRIMIT - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The registry office must keep a register of all filings and supporting documents. People may consult the register and get copies, except confidential documents, and payment may be required. The registry office may also ask any other court in Kosovo for help.
Neni 14 Zyra e regjistrimit 1. Dhoma e Posaçme e ka zyrën e vet të regjistrimit, të ndarë nga Zyra e regjistrimit të Gjykatës Supreme të Kosovës. 2. Në Zyrën e regjistrimit do të mbahet një regjistër ku do shënohen të gjitha parashtresat dhe dokumentet mbështetëse sipas radhës që parashtrohen. 3. Çdo person, për aq sa parashihet në ligjin për qasje në dokumenta publike, mund ta konsultojë regjistrin në Zyrën e regjistrimit dhe mund të marrë kopje të ekstrakteve të regjistrit, me përjashtim të dokumenteve të cilat janë shpallur konfidenciale me urdhër të nxjerrë nga Dhoma e Posaçme pas pagesës së një shume të cilën e caktojnë me rregulla zyra e regjistrimit. 4. Zyra e regjistrimit të Dhomës së Posaçme mund të kërkojë ndihmë nga cilado gjykatë tjetër në Kosovë dhe ajo ndihmë i ofrohet, me qëllim të përmbushjes së detyrave të veta. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 14 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: This article sets out how the Special Chamber’s case-management and registry staff are appointed and what they must do.
Neni 15 Detyrat e zyrtarit për menaxhimin e lëndëve të Dhomës së Posaçme 1. Zyrtari për menaxhimin e lëndëve dhe zëvendës zyrtari për menaxhimin e lëndëve, zgjidhen dhe emërohen nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës. 2. Para marrjes së detyrës, zyrtari për menaxhimin e lëndëve dhe zëvendës zyrtari për menaxhimin e lëndëve do të betohen apo do të japin deklaratën vijuese solemne pranë Dhomës së Posaçme: “Unë solemnisht deklaroj se funksionet me të cilat ngarkohem si zyrtar për menaxhimin e lëndëve / zëvendës zyrtar për menaxhimin e lëndëve i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që kanë të bëjnë me Agjencinë Kosovare të Privatizimit do t‟i kryej me besnikëri, mençuri dhe ndërgjegje dhe do t‟i mbajë të fshehta të gjitha informacionet që do t‟i marr gjatë ushtrimit të funksioneve të mia”. 3. Nën autorizimin e Kryetarit të Gjykatës Supreme, zyrtari për menaxhimin e lëndëve dhe zëvendës zyrtari për menaxhimin e lëndëve do ta ndihmojnë Dhomën e Posaçme në ushtrimin e funksioneve të veta dhe do të jenë përgjegjës për organizimin dhe aktivitetet e zyrës së regjistrimit. Ata gjithashtu do të jenë përgjegjës që të mbikëqyrin përgatitjen e procesverbalit nga proçesmbajtësi për procedurat gjyqësore të Dhomës së Posaçme. 4. Regjistër mbajtësi dhe zëvendës regjistër mbajtësi do ta ruajnë vulën dhe arkivin e Dhomës së Posaçme dhe do të shërbejnë si lidhje për të gjitha komunikimet dhe njoftimet e bëra nga Dhoma e Posaçme apo ato që i janë adresuar asaj lidhur me rastet që janë parashtruar ose do të parashtrohen pranë kësaj Dhome. 5. Në varësi të detyrimit për ruajtjen e diskrecionit të kësaj zyre, zyrtari për menaxhimin e lëndëve dhe zëvendës zyrtari për menaxhimin e lëndëve do t’u përgjigjen kërkesave për dhënien e informacioneve lidhur me punën e Dhomës së Posaçme. 6. Puna dhe organizimi i zyrës së regjistrimit do të udhëhiqet në përputhje me rregulloret e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për Organizimin e Brendshëm të Gjykatave. Udhëzimet e përgjithshme të përpiluara më parë nga zyrtari për menaxhimin e lëndëve dhe zëvendës zyrtari për menaxhimin e lëndëve dhe të miratuara më pare nga Dhoma e Posaçme, janë të vlefshme për aq kohë sa nuk bien ndesh me Rregulloren e Këshillit Gjyqësore të Kosovës si dhe do të zbatohen në ato raste kur e njëjta çështje nuk rregullohet mjaftueshëm nga Rregulloret e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. KAPITULLI V ORGANIZIMI I DHOMËS SË POSAÇME - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Dhoma e Posaçme duhet të organizohet sipas nenit 4 të ligjit përkatës dhe të qëndrojë gjithmonë në sesion.
Neni 16 Organizimi; Sesioni i përhershëm Dhoma e Posaçme organizohet në pajtim me dispozitat e nenit 4 të Ligjit mbi Dhomën e Posaçme dhe mbetet gjithmonë në sesion. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The President of the Supreme Court must instruct the Special Chamber’s administration and, unless this law says otherwise, its work, with help from the Supervising Judge.
Neni 17 Administrata nën udhëzimet e Kryetarit të Gjykatës Supreme Kryetari i Gjykatës Supreme, me ndihmën e Gjyqtarit Mbikëqyrës, do të udhëzojë administratën e Dhomës së Posaçme dhe, përveç nëse nuk parashikohet ndryshe me këtë ligj, dhe punën e Dhomës së Posaçme. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 15 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Each appellate chamber of the Special Chamber must have a chamber chairperson, who runs the chamber’s judicial work and presides over hearings and reviews, unless this law says otherwise.
Neni 18 Kryesuesit e Kolegjeve 1. Secili nga Kolegjet e apelit të Dhomës së Posaçme do të ketë një kryesues të Kolegjit në bazë të paragrafëve 6, 9 dhe 10 të nenit 4 të këtij ligji. Kryesuesit e Kolegjeve drejtojnë punën gjyqësore të kolegjit dhe kryesojnë dëgjimet dhe shqyrtimet, përveç nëse nuk parashikohet shprehimisht ndryshe me këtë ligj. 2. Në rastet e përcaktuara si në nenin 4 paragrafi 9 i këtij ligji, Kryesues i Kolegjit do të jetë gjyqtari i vetëm i cili ka dorëzuar kërkesën për krijimin e kolegjit. Kryesuesi drejton punën gjyqësore të kolegjit dhe ndjek dëgjimet ndërsa dy (2) gjyqtarët e tjerë anëtarë të kolegjit marrin pjesë gjatë shqyrtimeve. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The Chief Justice serves as Chair of the Special Chamber and has several administrative powers over it.
Neni 19 Kryetari i Dhomës së Posaçme 1. Kryetari i Gjykatës Supreme vepron njëkohësisht si Kryetar i Dhomës së Posaçme. 2. Kryetari i Gjykatës Supreme ka autoritet të përgjithshëm për administrimin ditor të Dhomës së Posaçme në përputhje me rregullat dhe procedurat e përcaktuara në Ligjin për Dhomën e Posaçme. 3. Kryetari i Gjykatës Supreme cakton gjyqtarët e Kolegjit të Apelit dhe gjyqtarët kryesues në Kolegjet e Apelit duke u bazuar në kualifikimet e tyre për të siguruar gjykimin efikas të lëndëve. 4. Kryetari i Gjykatës, me ndihmën e Gjyqtarit Mbikëqyrës, organizon dhe bashkërendon funksionimin e Dhomës së Posaçme, mbikëqyr veprimtaritë financiare të gjykatës dhe siguron administrimin efikas dhe efektiv të drejtësisë në Dhomën e Posaçme. 5. Kryetari i Gjykatës Supreme jep udhëzime mbi zëvendësimin e gjyqtarëve dhe vendos mbi kërkesat për përjashtimin e një gjyqtari të Dhomës së Posaçme. 6. Kryetari i Gjykatës Supreme me shkrim mund t’ia delegojë përgjegjësitë specifike administrative administratorit të Dhomës së Posaçme. Në mungesë të Kryetarit të Dhomës së Posaçme, kompetencat e tij ushtrohen nga Gjyqtari Mbikëqyrës. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Supervising Judge is appointed by the Kosovo Judicial Council, helps manage the court, follows the Council’s and Supreme Court President’s orders, may act as acting head of the Special Chamber when the President of the Supreme Court is absent, and serves a two-year term with possible reappointment.
Neni 20 Gjyqtari Mbikëqyrës 1. Gjyqtari Mbikëqyrës caktohet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës në konsultim me Kryetarin e Gjykatës Supreme. 2. Gjyqtari Mbikëqyrës zbaton rregullat dhe urdhërat e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, si dhe urdhërat e Kryetarit të Gjykatës Supreme, të cilat i nxjerr në pajtim me përgjegjësitë dhe kompetencat e tij ligjore. 3. Gjyqtari Mbikëqyrës ndihmon në menaxhimin e gjykatës dhe në mungesë të Kryetarit të Gjykatës Supreme, i njejti shërben si ushtrues detyre i Kryetarit të Dhomës së Posaçme. 4. Gjyqtari Mbikëqyrës ka mandat dy (2) vjeçar, me mundësi ricaktimi edhe për një mandat vijues. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 16 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT KAPITULLI VI KOMPETENCA NË SHKALLË TË PARË - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: This article assigns first-instance cases in the Special Chamber to either a single judge or a three-judge panel, and says case assignment is done by lot under Judicial Council procedures.
Neni 21 Kompetencat dhe caktimi i lëndëve 1. Gjyqtari i vetëm është kompetent për të gjykuar në shkallë të parë për të gjitha kërkesat, ankesat apo lëndët e parashtruara pranë Dhomës së Posaçme si vijon: 1.1. rastet që kanë të bëjnë me kërkesa apo ankesa në lidhje me të drejtat legjitime të punëtorëve sipas nenit 10 të Rregullores nr. 2003/13, apo legjislacionin pasardhës të saj, apo çështjet e përgjithshme të punësimit të një ndërmarrjeje apo korporate; 1.2. rastet që kanë të bëjnë me ankesa apo çështje të tjera që dalin apo kanë lidhje me likuidimin e një ndërmarrjeje apo pasurive të saj; 1.3. rastet që kanë të bëjnë me riorganizimin apo ristrukturimin e një ndërmarrjeje në bazë të Rregullores nr. 2005/48, Ligjit nr. 04/L-035 për Riorganizimin e Ndërmarrjeve të Caktuara dhe Pasurisë së tyre apo legjislacionit pasardhës të saj; 1.4. raste të tjera që bien në juridiksionin e Dhomës së Posaçme siç është përcaktuar në nenin 5 të këtij ligji. 2. Lëndët që kanë të bëjnë me kërkesa apo ankesa që dalin apo kanë lidhje me procesin e privatizimit të ndërmarrë nga AKM-ja apo Agjencia, si dhe rastet që kanë të bëjnë me kërkesa të përgjithshme të pronësisë do të gjykohen në shkallë të parë nga një kolegj prej tre (3) gjyqtarësh, siç përcaktohet në paragrafin 9 të nenit 4 të këtij ligji. Përbërja e këtij kolegji do të caktohet nga Gjyqtari Mbikëqyrës. 3. Caktimi i lëndëve në shkallë të parë te gjyqtari i vetëm, gjegjësisht kolegji përkatës, bëhet përmes tërheqjes së shortit në pajtim me procedurat e përcaktuara në rregulloret e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. KAPITULLI VII KOMPETENCAT E PËRGJITHSHME TË GJYKATËS - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Ky nen i jep Kolegjit ose Gjyqtarit te Vetem kompetenca shtese per administrimin e lendes dhe lejon disa masa procedurale, perfshire shtyrjen e afateve, caktimin e seancave, pezullimin, bashkimin ose ndarjen e procedurave, dhe urdhrat per pagesa ne gjykate ne kushte te caktuara.
Neni 22 Kompetenca e administrimit të lëndëve 1. Kompetencat e përcaktuara sipas këtij ligji për Dhomën e Posaçme apo gjyqtarët e saj janë kompetenca shtesë mbi ato që veçse janë të përcaktuara me ligje apo akte nënligjore të tjera në fuqi. 2. Përveç nëse me këtë ligj shprehimisht përcaktohet ndryshe, çdo Kolegj apo gjyqtar i vetëm mund të ndërmarrë veprimet në vijim në lidhje me çdo rast apo procedurë që mbahet apo kryhet nga ai Kolegj apo gjyqtar i vetëm: 2.1. kur ekzistojnë rrethana detyruese që arsyetojnë veprimin e tillë: zgjat afatin e zbatimit të një Vendimi, edhe nëse kërkesa për zgjatje parashtrohet pas kalimit të afatit të zbatimit; 2.2. shtyn për më vonë apo cakton për më herët një seancë dëgjimore; 2.3. obligon palën apo përfaqësuesin e autorizuar të palës që të marrë pjesë në gjykim; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 17 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT 2.4. gjatë seancës dëgjimore, merr provat përmes telefonit apo përmes metodave tjera të komunikimit të drejtpërdrejtë verbal; 2.5. udhëzon që pjesët e një procedure të trajtohen si procedura të veçanta, apo bashkon procedurat e ndara; 2.6. kur ekzistojnë rrethana detyruese që arsyetojnë veprimin e tillë: pezullon lëndën apo procedurën apo zbatimin e një aktvendimi apo aktgjykimi, ose në përgjithësi, apo deri në një kohë apo ngjarje të caktuar; 2.7. gjykon më shumë se një kërkesë në të njëjtën kohë; 2.8. urdhëron gjykim të ndarë mbi cilëndo lëndë; 2.9. vendos renditjen e gjykimit të lëndëve; 2.10. përjashton lëndën nga trajtimi; 2.11. hedh poshtë apo shtyn kërkesën pasi të ketë marrë aktvendim mbi një lëndë preliminare; 2.12. urdhëron palën të parashtrojë dhe zbatojë vlerësimin e shpenzimeve; si dhe 2.13. merr çfarëdo aktvendimi apo bën hapa të tjerë me qëllim të administrimit të lëndës dhe avancimit të synimit mbizotërues. 3. Kur Kolegji apo Gjyqtari i Vetëm nxjerr aktvendim, ai mundet: 3.1. të nxjerrë një aktvendim të tillë që i nënshtrohet kushteve sipas nevojës apo përshtatshmërisë në rrethana të caktuara, duke përfshirë edhe kushtin e pagesës së ndonjë shume të parave në gjykatë; si dhe 3.2. të theksojë pasojat e dështimit në zbatimin e aktvendimit apo cilitdo aspekt të tij. 4. Çdo Kolegj apo Gjyqtar i Vetëm mund të urdhërojë palën të paguajë një shumë parash në gjykata nëse ajo palë, pa ndonjë arsye të mirë, ka dështuar të zbatojë aktvendimin apo aktgjykimin. Në ushtrimin e kompetencës së saj sipas këtij paragrafi, Gjykata do të marrë parasysh vlerën e kontestit, shpenzimet që palët kanë bërë deri në atë moment apo mund të bëjnë në të ardhmen, si dhe mundësitë financiare të palëve të përfshira. Kur pala paguan para në gjykatë në zbatim të një urdhri të tillë, paratë e paguara do të shërbejnë si sigurim i shumës që i paguhet apo mund t‟i paguhet një pale tjetër nga ajo palë. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: This article sets who schedules hearing dates and times, allows hearings to be held elsewhere, requires hearings to be closed, and limits who may attend.
Neni 23 Seancat dhe shqyrtimet 1. Datat dhe koha e seancave në shkallë të parë dhe Kolegjit të Apelit do të caktohen nga gjyqtari i vetëm apo Kryesuesi i Kolegjit përkatës respektivisht. Gjyqtari i vetëm apo Kolegji mund të vendosë të mbajë një apo më shumë seanca në një vend tjetër përveç atij ku Dhoma e Posaçme ka selinë. 2. Të gjithë shqyrtimet bëhen në seanca të mbyllura. Regjistër-mbajtësi dhe punëtorët tjerë të gjykatës mund të jenë të pranishëm gjatë shqyrtimeve, por vetëm nëse kjo prani lejohet nga Kryesuesi i Kolegjit. 3. Çdo aktgjykim dhe aktvendim në shkallë të parë vendoset përmes gjyqtarit të vetëm, me përjashtim të rasteve kur lënda shqyrtohet nga një Kolegj në përputhje me nenin 4 paragrafi 9 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 18 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT i këtij ligji. Në këtë rast si dhe tek Kolegjit i Apelit, çdo aktgjykim dhe aktvendim vendoset me votën afirmative të dy (2) gjyqtarëve. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The Special Chamber may order a court in Kosovo to transfer a case to it, and that court must immediately send the complete case file.
Neni 24 Tërheqja e lëndëve që presin zgjidhje në ndonjë gjykatë tjetër në Kosovë 1. Nëse Dhoma e Posaçme vendos që një gjykatë tjetër në Kosovë është duke ushtruar apo duke provuar të ushtrojë kompetencë mbi një kërkesë, lëndë, procedurë apo rast që ka të bëjë me kompetencën lëndore të Dhomës së Posaçme, duke shkelur paragrafin 6 të nenit 5 të Ligjit mbi Dhomën e Posaçme, Dhoma e Posaçme, me kërkesë të një personi apo me iniciativë vetanake, i urdhëron gjykatës në fjalë t‟i bartë kërkesën, lëndën, procedurën apo rastin tek Dhoma e Posaçme, në pajtim me paragrafin 8 të nenit 5 të Ligjit mbi Dhomën e Posaçme. 2. Urdhri i nxjerrë nga Dhoma e Posaçme sipas nenit 5 paragrafi 8 i Ligjit mbi Dhomën e Posaçme, është përfundimtar dhe detyrues për gjykatën në fjalë dhe gjitha palët e procedurës në fjalë. Urdhri i dërgohet gjykatës në fjalë, palëve në procedurë dhe Agjencisë. Urdhri obligon gjykatën në fjalë t‟i bartë menjëherë Dhomës së Posaçme dosjen komplete të lëndës, që përfshin mes tjerash të gjithë urdhrat, procesverbalin, deklaratat dhe dokumentet e parashtruara lidhur me kërkesën, lëndën, procedurën apo rastin. 3. Kërkesa, lënda, procedura apo rasti i cili i nënshtrohet një urdhri të tillë shënohet në regjistrin e Dhomës së Posaçme. Gjyqtari i vetëm apo Kolegji në fjalë është i autorizuar që ose ta inicojë rastin nga fillimi (de novo) ose të vazhdojë procedurën në pajtim me këtë ligj. Kur vendos të vazhdojë procedurën në pajtim me këtë ligj, Gjyqtari i vetëm apo Kolegji në fjalë është i autorizuar të ndërmarrë çdo veprim, si dhe të nxjerrë çdo lloj urdhri, sipas nevojës apo përshtatshmërisë, për të korrigjuar parregullsitë substanciale apo procedurale që mund të kenë ndodhur në gjykatën që ka bartur lëndën para datës së bartjes, si dhe të sigurojë zgjidhjen e drejtë dhe të ligjshme të kërkesës, lëndës, rastit apo procedurës, në pajtim me Ligjin mbi Dhomën e Posaçme. KAPITULLI VIII DORËZIMI - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Parties must provide delivery addresses or authorized agents for service of documents, and parties may agree to service by fax or other electronic means.
Neni 25 Adresa e dorëzimit 1. Paditësi në kërkesën apo ankesën e tij, parashtron emrin dhe adresën e një personi në Kosovë i cili shërben si agjent i autorizuar i paditësit, për qëllimin e dorëzimit të dokumenteve. Nëse paditësi është person fizik banues në Kosovë, ai/ajo mund të shërbejë si agjent/e për vetveten. 2. Paditësi duhet të shkruajë, në kërkesën apo ankesën e tij, edhe emrin e secilit person që identifikohet shprehimisht si Palë Kundërshtare. Paditësi bën përpjekje të arsyeshme dhe të vëmendshme për të vërtetuar dhe për të ofruar adresën më të fundit të njohur të secilit person të tillë, si dhe për ta ofruar atë informatë në kërkesën apo ankesën e tij. 3. Çdo person që parashtron përgjigje, apo që ndryshe kërkon të marrë pjesë si palë në procedurë në Dhomën e Posaçme ofron emrin dhe adresën e një personi në Kosovë i cili shërben si agjent i autorizuar i atij të padituri apo person për qëllimet e dorëzimit. Nëse i padituri është person fizik që banon në Kosovë, ai/ajo mund të shërbejë si agjent/e e vetvetes. 4. Pala mund të pajtohet që dorëzimi i parashtresave, njoftimeve dhe aktvendimeve të bëhet me telefaks ose me ndonjë mjet tjetër elektronik. Në raste të tilla pala ia dorëzon Dhomës së Posaçme të gjitha informatat e nevojshme për kryerjen e dorëzimit me telefaks ose me ndonjë mjet tjetër elektronik të komunikimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 19 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: This article sets out how documents must be served on a party, including by registered mail, personal delivery, fax or other electronic means in some cases.
Neni 26 Kryerja e dorëzimit 1. Në rastet kur sipas këtij ligji kërkohet që dokumenti t’i dërgohet një pale, Regjistër mbajtësi – ose pala që parashtron dokumentin – duhet të kujdeset që dokumenti të dërgohet në adresën e dorëzimit të asaj pale, ose me anë të postës, duke i dërguar një kopje të regjistruar bashkë me një formular për konfirmimin e pranimit të dërgesës ose duke ia dërguar personalisht kopjen me një vërtetim për pranimin e saj. 2. Në rastin kur pala është pajtuar, sipas paragrafit 4 të nenit 25 të këtij ligji, që dorëzimi mund të kryhet me telefaks ose me ndonjë mjet tjetër elektronik të komunikimit, çfarëdo dokumenti procedural, pos aktgjykimit të Dhomës së Posaçme, mund të dorëzohet duke përcjellë një kopje të dokumentit me mjetet e tilla. Në rastet kur për arsye teknike ose për shkak të natyrës apo gjatësisë së dokumentit transmetimi i tillë është i pamundur ose jopraktik, palës i dërgohet dokumenti në pajtim me procedurat e përcaktuara me paragrafin 1 të nenit 26 të ktij ligji, derisa njoftimi për atë dorëzim i ofrohet palës në fjalë me telefaks ose me ndonjë mjet tjetër elektronik të komunikimit. 3. Konsiderohet se dorëzimi është kryer: 3.1. kur kopja e një dokumenti është dërguar me postë të regjistruar në pajtim me paragrafin 1 të nenit 26 të këtij ligji, në ditën kur marrësi ka bërë të ditur pranimin ose, nëse i adresuari ka refuzuar ta pranojë dokumentin apo ta firmosë pranimin në ditën e pestë pas postimit të letrës së regjistruar në zyrën postare të vendit ku e ka selinë Dhoma e Posaçme; 3.2. kur dokumenti dorëzohet personalisht në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni, në ditën në të cilën marrësi e ka konfirmuar pranimin e dokumentit. Nëse marrësi ka refuzuar që ta pranojë, apo shmang pranimin e dokumentit, ose nëse marrësi ka refuzuar apo mundohet t‟i shmanget nënshkrimit të pranimit nga ai, data e dorëzimit do të jetë data kur është tentuar apo është bërë dorëzimi. Në atë rast, personi që kryen dorëzimin e dokumentit do të përgatisë një vërtetim të dorëzimit të tentuar, duke përshkruar kohën, datën dhe vendin e tentimit të dorëzimit, si dhe duke përshkruar faktet që vërtetojnë që marrësi ka refuzuar apo ka shmangur dorëzimin dhe/ ose nënshkrimin e pranimit. Personi që kryen dorëzimin i kthen atë vërtetim të tentimit të dorëzimit Zyrës së Regjistrimit; 3.3. kur dokumenti dërgohet me anë të telefaksit ose me ndonjë mjet tjetër elektronik të komunikimit në pajtim me paragrafin 2 të këtij neni, në ditën kur dorëzimi është bërë me sukses dhe është dokumentuar, ose kur dorëzim ka qenë i pasuksesshëm për shkak të gabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dorëzim. 4. Pasi të jetë kryer dorëzimi me sukses i kërkesës fillestare, kolegji apo gjyqtari I vetëm mund të kërkojë nga pala dërgimin e parashtresave dhe dokumenteve shtesë te pala tjetër pa ndihmën e gjykatës. Përveç dëshmisë së dorëzimit, pala e cila dorëzon duhet gjithnjë t‟ia parashtrojë gjykatës kopjet e çdo parashtrese apo dokumenti që i është dërguar palës tjetër pa ndihmën e gjykatës. 5. Në rastet kur identiteti dhe/ose adresa specifike e një pale apo personi të caktuar nuk mund të vërtetohet përfundimisht, edhe pas përpjekjeve të kujdesshme e të arsyeshme, Gjykata lejon dorëzimin konstruktiv me ato mjete që mund të konsiderohen të arsyeshme në bazë të rrethanave. Mjetet e tilla mund të jenë dorëzimi me anë të publikimit në tabelën e shpalljeve, apo dorëzimi tek ndonjë i afërm i njohur apo tek një partner pune. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 20 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: This article defines international legal assistance and sets the routing steps for requests and responses involving the Special Chamber and the Ministry of Justice.
Neni 27 Ndihma juridike ndërkombëtare 1. Për qëllimet e kësaj pjese, termi “Ndihma Juridike Ndërkombëtare” do të thotë ndihma në lidhje me procedurat ligjore e cila ofrohet nga autoritetet e Kosovës për autoritetet e huaja, ose e cila ofrohet nga autoritetet e huaja për autoritetet e Kosovës. 2. Kërkesa nga Dhoma e Posaçme – ose nga një gjykatë e Kosovës së cilës i është referuar kërkesa, lënda, procedura apo rasti nga Dhoma e Posaçme – për ndihmë juridike ndërkombëtare në lidhje me çështjet që janë në kompetencën primare të Dhomës së Posaçme, i nënshtrohet udhëzimeve vijuese: 2.1. kërkesa i dërgohet me shkrim Ministrit të Drejtësisë, duke përcaktuar qartë natyrën e kërkesës, identitetin e autoriteteve të huaja në fjalë, si dhe kohën deri kur kërkohet përgjigjja; 2.2. Ministri i Drejtësisë ia dërgon kërkesën, përmes kanaleve diplomatike zyrtare, autoriteteve të huaja përkatëse jashtë Kosovës; dhe 2.3. Ministri i Drejtësisë ia transmeton gjitha përgjigjet e marra në lidhje me atë kërkesë Dhomës së Posaçme apo gjykatës në fjalë. 3. Kërkesat për ndihmë juridike ndërkombëtare nga një gjykatë jashtë Kosovës për çështje të cilat janë nën kompetencën parësore të Dhomës së Posaçme kryhen si vijon: 3.1. kërkesa bëhet me shkrim, duke saktësuar qartazi natyrën e kërkesës dhe kohën deri kur kërkohet përgjigjja dhe ajo duhet të përfshijë premtimin se materialet e kërkuara do të përdoren vetëm për qëllimet e përmendura në kërkesë; 3.2. kërkesa i dorëzohet Ministrit të Drejtësisë, i cili pastaj ia dërgon kërkesën Regjistër mbajtësit të Dhomës së Posaçme. Kërkesa për ndihmë juridike ndërkombëtare, të cilën e merr drejtpërdrejt ndonjë gjykatë në Kosovë nga një autoritet i huaj i kthehet menjëherë atij autoriteti të huaj, bashkë me një letër që këshillon dërguesin që kërkesa duhet dorëzuar tek Ministri i Drejtësisë; 3.3. nëse kërkesa ka të bëjë me një kërkesë që Dhoma e Posaçme ia ka referuar një gjykate tjetër në Kosovë, zyrtari për menaxhimin e lëndëve do t‟ia dërgojë kërkesën asaj gjykate për të ndërmarrë masa dhe 3.4. përgjigjja ndaj kërkesës së tillë dorëzohet nga Dhoma e Posaçme apo gjykata përkatëse tek Regjistër mbajtësi, i cili pastaj ia dorëzon menjëherë atë përgjigje Ministrit të Drejtësisë, ndërsa Ministri i Drejtësisë dërgon pastaj përgjigjen, përmes kanaleve zyrtare autoriteteve kërkuese të huaja. KAPITULLI IX PERIUDHAT DHE AFATET KOHORE - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: This article says deadlines under the law are calculated under the relevant deadline rules in the Civil Procedure Law, unless the law expressly says otherwise.
Neni 28 Afatet Përveç nëse është përcaktuar shprehimisht ndryshe, afatet e përcaktuara në këtë ligj llogariten sipas dispozitave përkatëse për afatet në Ligjin për Procedurën Kontestimore. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 21 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: This article lets the Special Chamber or a judge extend a legal deadline in limited cases, and requires a party seeking an extension to file before the deadline expires.
Neni 29 Kalimi i periudhave kohore 1. Pa paragjykuar përgjegjësitë e veta për të trajtuar çështjet që i parashtrohen në mënyrë të shpejtë, Dhoma e Posaçme, në raste të veçanta dhe kur është në interesin e drejtësisë, mund të vazhdojë afatin e paraparë me ligj, nëse me arsye konstaton se nuk është praktike për palën apo Dhomën e Posaçme që të zgjidhin çështjen në fjalë brenda afatit kohor të paraparë me ligj. 2. Nëse pala kërkon zgjatjen e afatit kohor, ajo palë dorëzon një kërkesë për zgjatje të afatit para kalimit të afatit përkatës kohor. Gjyqtari i vetëm apo Kryesuesi i Kolegjit mund të miratojë zgjatjen nëse kërkesa parashtron rrethanat dhe arsyet të cilat Gjyqtari i vetëm apo Kryesuesi i kolegjit i konsideron të mjaftueshme për të lejuar zgjatjen, si dhe nëse Gjyqtari i vetëm apo Kryesuesi i Kolegjit përcakton që asnjë palë nuk i nënshtrohet ndonjë paragjykimi serioz me atë zgjatje. 3. Pala parashtron kërkesën për zgjatje posa të bëhet e vetëdijshme për rrethanat dhe arsyet të cilat ajo palë beson që arsyetojnë zgjatjen. Në asnjë rast, kërkesa nuk mund të parashtrohet pas kalimit të afatit kohor së përcaktuar. Njëkohësisht me parashtrimin e kërkesës, pala i dorëzon gjitha palëve tjera një kopje të asaj kërkese. 4. Gjyqtari i vetëm apo Kryesuesi i Kolegjit mund të miratojë zgjatjen vetëm për aq kohë për sa kërkojnë rrethanat e paraqitura me kërkesë. KAPITULLI X RREGULLAT E PËRGJITHSHME - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Procedures before the Special Chamber are made up of written and oral procedures.
Neni 30 Procedurat gjyqësore Procedurat pranë Dhomës së Posaçme përbëhen nga procedurat me shkrim dhe procedurat verbale. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Parties must provide complete and detailed factual and legal explanations in written submissions, act honestly in court proceedings, and support factual assertions with evidence; the Special Chamber should encourage negotiated settlements and may investigate facts only in exceptional circumstances.
Neni 31 Obligimet e palëve në procedurë 1. Palët, në parashtresat e tyre me shkrim, duhet të paraqesin një pasqyrë gjithëpërfshirëse të fakteve që ato palë i dinë, apo me arsye besojnë të jenë relevante apo materiale për kërkesën, lëndën, procedurën apo rastin përkatës. Dhoma e Posaçme sipas detyrës zyrtare bën hetimin e fakteve vetëm në rrethana të jashtëzakonshme. 2. Dhoma e Posaçme duhet t’i inkurajojë palët që të arrijnë zgjidhje me negociata para dhe gjatë cilësdo procedurë. 3. Në të gjitha fazat e procedurave gjyqësore, palët veprojnë në mënyrë të sinqertë. 4. Secila palë, në parashtresat e saj me shkrim, duhet të paraqesë një pasqyrë të hollësishme të fakteve dhe arsyetimit ligjor mbi të cilin vendos qëndrimin dhe argumentimin e saj. 5. Në rastin kur pala pohon të ekzistojë një fakt, ajo palë është e obliguar të paraqesë prova, fizike dhe/ose dëshmuese, për mbështetjen e atij pohimi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 22 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Article 32 sets who may represent parties before the Special Chamber and requires lawyers to file a copy of their authorization.
Neni 32 Përfaqësimi pranë Dhomës së Posaçme 1. Secili paditës dhe i paditur përfaqësohet nga një anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës, përveç Agjencisë, e cila pranë Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, përfaqësohet nga personat e autorizuar nga Agjencia, nga radhët e saj ose persona të tjerë të angazhuar. Person i punësuar apo i angazhuar nga Agjencia në kuptim të këtij neni përfshin edhe zyrtarët e emëruar nga Agjencia sipas nenit 14 të Shtojcës së Ligjit Nr.04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit apo çfarëdo legjislacioni pasardhës të tij. 2. Pa marrë parasysh dispozitën më lart, personat fizikë mund të lejohen të përfaqësojnë vetveten, përveç nëse Gjyqtari i vetëm apo Kryesuesi i Kolegjit nxjerr një urdhër sipas paragrafit 3 të këtij neni. 3. Me kërkesë të cilësdo palë apo me iniciativën e saj, Gjyqtari i vetëm apo Kryesuesi i Kolegjit mund të urdhërojë që një person fizik të përfaqësohet nga një anëtar i shoqatës apo odës së avokatëve, nëse Gjyqtari i vetëm apo Kryesuesi i Kolegjit konstaton që një urdhër i tillë është i domosdoshëm për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të palës, ose për mbarëvajtjen e procedurave, ose përndryshe është në interes të drejtësisë. Gjyqtari i vetëm apo Kryesuesi i Kolegjit nuk merr vendime të tilla nëse nuk është i bindur se: 3.1. personi i tillë është, brenda arsyes, në gjendje të sigurojë përfaqësuesin e autorizuar; ose 3.2. ndihma juridike do t’i sigurohet asaj pale për t’i mbuluar shpenzimet e përfaqësimit, siç përcaktohet në Ligjin për ndihmë juridike falas apo legjislacionit pasardhës së tij. Për këtë arsye, Gjyqtari i vetëm apo Kryesuesi i Kolegjit mund t’i shkruajë çdo personi a organi, duke rekomanduar ofrimin e ndihmës juridike për sigurimin e përfaqësuesit dhe duke kërkuar që ai person ose ai organ të deklarohet nëse mund ta ofrojë atë ndihmë juridike. 4. Avokati që punon për palën duhet t’i parashtrojë Zyrës së Regjistrimit një kopje të autorizimit për përfaqësimin e asaj pale në procedurën pranë Dhomës së Posaçme. 5. Dhoma e Posaçme menjëherë njofton palën e cila nuk përfaqësohet nga avokati për dispozitat e këtij neni. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: This article sets filing rules for submissions: originals must be signed, filed with required copies, and certain filings may be electronic or faxed with extra steps.
Neni 33 Paraqitja e parashtresave 1. Origjinali i çdo parashtrese duhet të nënshkruhet nga pala ose avokati i palës, nëse pala ka përfaqësues të autorizuar. Origjinali, bashkë me të gjitha shtojcat e përmendura aty dorëzohen në Zyrën e Regjistrimit, bashkë me katër kopje për Dhomën e Posaçme, si dhe nga një kopje për secilën palë në procedurë. Zyrtari për menaxhimin e lëndëve menjëherë siguron që secila palë në procedurë të pranojë në dorëzim një kopje të tillë. 2. Pas parashtrimit të dokumentit, zyrtari për menaxhimin e lëndëve shënon datën e parashtrimit të origjinalit. 3. Pas dorëzimit të parashtresës tek Zyra e Regjistrimit, llogaritja e afateve procedurale të cilat fillojnë si rezultat i parashtrimit fillon në mesnatën e ditës së parashtrimit, sipas nenit 28 të këtij ligji. 4. Nëse pala zgjedh të parashtrojë parashtresat përmes telefaksit apo mjete tjera elektronike tek Zyra e Regjistrimit, parashtresa e parashtruar në këtë mënyrë duhet të përmbajë edhe shtojcat tjera siç kërkohet me atë lutje, si dhe: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 23 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT 4.1. pala parashtruese njëkohësisht duhet t’i dërgojë një kopje të gjithë lutjes, duke përfshirë shtojcat siç kërkohet, përmes të njëjtave mjete, gjitha palëve tjera; 4.2. dispozitat e paragrafit 1. të këtij neni duhen zbatuar brenda dhjetë (10) ditëve të ardhshme; si dhe 4.3. nëse dispozitat e paragrafit 4 të këtij neni zbatohen, data e parashtrimit do të jetë data e transmetimit elektronik apo me telefaks; por me kusht që nëse koha e transmetimit elektronik apo me faks është pas orës 16:00 sipas kohës në Kosovë, data e parashtrimit do të jetë dita e ardhshme e punës. 5. Parashtresa e parë e një sipërmarrjeje duhet përcjellur nga një dokument i nënshkruar nga personi që i jep autorizimin avokatit të sipërmarrjes për përfaqësim, i cili vërteton që ai person ka autoritetin e ligjshëm për t‟i dhënë atë autorizim. 6. Përveç në rastet e përcaktuara në mënyrë të veçantë me paragrafin 7 të këtij neni, çdo person ka të drejtë të pakufizuar të marrë menjëherë kopjet e gjitha lutjeve, dokumenteve, aktgjykimeve dhe aktvendimeve të parashtruara apo të nxjerra në lidhje me çdo kërkesë, lëndë, procedurë apo rast tek Dhoma e Posaçme, apo që i është referuar Dhomës së Posaçme nga një gjykatë tjetër. Dhoma e Posaçme cakton dhe publikon tarifën e kopjimit, e cila bartet nga personi që merr ato kopje; kjo tarifë e kopjimit do të bazohet në numrin e faqeve, si dhe nuk do të jetë më e lartë sesa zero pike pesëmbëdhjetë (0.15) Euro. 7. Duke vepruar në bazë të një kërkese të arsyetuar të parashtruesit të lutjes apo dokumentit, Dhoma e Posaçme mundet të përcaktojë informata të veçanta në ato lutje apo dokumente si konfidenciale, por asnjëherë me iniciativë vetanake. Çdo kërkesë për trajtim konfidencial të informatave në një lutje apo dokument duhet përcjellë me një arsyetim detyrues me shkrim i cili demonstron që qasja publike ndaj atyre informatave do t‟i shkaktonte dëm serioz palës apo personit që dorëzon informatat e tilla. Kur trajton kërkesën e tillë, Dhoma e Posaçme merr përsipër me kujdes interesin publik të domosdoshëm në krijimin e një procesi të hapur dhe transparent gjyqësor. Dhoma e Posaçme nuk miraton kërkesat e tilla nëse informatat përkatëse janë tanimë të qasshme nga publiku diku tjetër. Nëse Dhoma e Posaçme miraton kërkesën e tillë, ajo siguron që qasja publike kufizohet vetëm për informatat e veçanta përkatëse që konsiderohen të ndjeshme, si dhe Dhoma e Posaçme siguron që dosjet e qasshme në Dhomën e Posaçme të përmbajnë një version të redaktuar të dokumentit apo lutjes përkatëse. Aktgjykimet dhe aktvendimet asnjëherë nuk mund të konsiderohen konfidenciale. 8. Të gjitha kërkesat dhe dokumentet përcjellëse paraqiten në gjuhën shqipe ose serbe. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: This article lets a claimant withdraw a claim or appeal, lets a party amend pleadings, lets a defendant accept a claim or appeal, and allows the parties to settle the dispute during the proceedings, subject to the stated consents.
Neni 34 Tërheqja, ndryshimi, pranimi dhe marrëveshja 1. Paditësi mund ta tërheqë kërkesën apo ankesën e tij në çdo kohë me pajtimin e Dhomës së Posaçme. Me dhënien e pëlqimit të tillë, Dhoma e Posaçme merr parasysh interesin e të gjitha palëve të tjera. Vendimi për dhënien e pëlqimit për tërheqje mund të përfshijë urdhërpagesën për shpenzimet e procedurës nga pala që tërhiqet. Vendimi i tillë nuk e ndalon palën nga parashtrimi i sërishëm i kërkesës apo ankesës. 2. Pala mund të ndryshojë parashtresat e saj në çdo kohë para përfundimit të procedurës, me pëlqimin e Gjyqtarit të vetëm apo Kryesuesit të Kolegjit. Gjyqtari i vetëm apo Kryesuesi i Kolegjit vendos nëse do ta pranojë kërkesën për ndryshime, duke marrë parasysh nëse ndryshimi i tillë është në interes të drejtësisë, si dhe dëmet që mund të shkaktohen ndaj palëve tjera. 3. I padituri mund të pranojë në cilëndo fazë të procedurës gjyqësore kërkesën apo ankesën e paraqitur kundër tij, në plotësi apo pjesërisht. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 24 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT 4. Palët mund ta zgjidhin kontestin ndërmjet tyre me anë të pajtimit gjyqësor përgjatë gjithë procedurës gjyqësore. Dispozitat përkatëse në lidhje me pajtimin gjyqësor në Ligjin për Procedurën Kontestimore do të zbatohen mutatis mutandis në procedurat para Dhomës së Posaçme. KAPITULLI XI PROCEDURA ME SHKRIM - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Kërkesat, ankesat dhe paditë duhet t’i dorëzohen me shkrim Dhomës së Posaçme.
Neni 35 Nisja e procedurave 1. Një padi, kërkesë apo ankesë i dorëzohet me shkrim Dhomës së Posaçme. 2. Një kërkesë apo ankesë përmban: 2.1. emrin dhe adresën e paditësit (ve). 2.2. emrin dhe adresën e avokatit, nëse ka, që vepron në emër të paditësit; 2.3. emrin dhe adresën e të paditurit, deri në atë masë sa përcaktohet me paragrafin 2 të nenit 25 së këtij ligji; 2.4. lëndën dhe të gjitha faktet materiale që kanë të bëjnë me kërkesën ose ankesën, bazën për juridiksionin parësor të Dhomës së Posaçme në lidhje me kërkesën apo ankesën, argumentet ligjore mbi të cilat mbështetet kërkesa apo ankesa dhe një listë provash që paditësi synon t‟i paraqes; 2.5. nëse kërkohet kompensim financiar, paraqitet një listë e dëmeve që përcakton natyrën e humbjes apo dëmit, shumën e parave që pretendohet për çdo lloj humbje apo dëmi, si edhe provat që duhet të paraqiten për mbështetjen të atij lloji të humbjes apo të dëmit, dhe 2.6. nëse kërkohet kompensim jo-financiar, paditësi(t) do të saktësojë natyrën e kompensimit të tillë duke marrë parasysh dispozitat e nenit 10 të Ligjit për Dhomën e Posaçme. Paditësi(t) gjithashtu do të paraqet shumën e kompensimit financiar (të mbështetur me një listë të dëmeve që përcaktohet me nën-paragrafin 2.5. të këtij neni në rast se Dhoma e Posaçme vendos se nuk mund, ose nuk do të caktojë një kompensim të tillë jo-financiar. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The judge or collegium decides whether a request/complaint is admissible, and may reject it if the listed conditions are not met.
Neni 36 Pranueshmëria e kërkesës/ankesës 1. Pas pranimit dhe regjistrimit të një kërkese apo ankese dhe pas dërgimit të saj tek Gjyqtari i vetëm apo Kolegji përkatës, Gjyqtari i vetëm apo respektivisht Kolegji, vendos nëse ajo është e pranueshme në mbështetje të nenit 21 të këtij ligji. 2. Një kërkesë/ankesë është e pranueshme nëse: 2.1. Dhoma e Posaçme ka juridiksion në bazë të nenit 5 të Ligjit për Dhomën e Posaçme; 2.2. paditësi ka të drejtë të nisë procedurat në mbështetje të paragrafit 1 të nenit 6 të Ligjit për Dhomën e Posaçme; 2.3. kërkesa/ankesa paraqitet kundër një pale që mund të jetë palë kundërshtare në procedurat para Dhomës së Posaçme, në mbështetje të paragrafit 2 të nenit 6 të Ligjit GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 25 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT për Dhomën e Posaçme; 2.4. kërkesa/ankesa është parashtruar brenda afatit të përcaktuara në këtë ligj apo ligje të tjera në fuqi kur janë të aplikueshme; 2.5. kërkesa/ankesa është parashtruar në pajtim me nenin 33 dhe 35 të këtij ligji. 2.6. është bashkëlidhur edhe një kopje e aktit juridik kundër apo ndaj të cilit është paraqitur kërkesa/ankesa. 3. Nëse Gjyqtari i vetëm apo Kolegji, vlerëson se kushtet e përcaktuara me paragrafin 2 të këtij neni nuk janë përmbushur, atëherë ai hedh poshtë kërkesën/ankesën në baza të papranueshmërisë si dhe saktëson në hollësi bazën ligjore për refuzimin e tillë. Nëse kërkesa/ ankesa refuzohet vetëm për shkak se nuk i përmbahet nën-paragrafi 2.5 të këtij neni, atëherë Gjyqtari i vetëm apo Kolegji do t‟i lëshojë një urdhër paditësit me të cilin saktësohet afati i arsyeshëm kohor brenda të cilit Paditësi mund të korrigjojë gabimet dhe prapë të parashtrojë kërkesën/ankesën. 4. Në çdo kohë, cilado palë kundërshtare mund të paraqes një parashtresë me shkrim ku pohohet se kërkesa ose ankesa dështon, në bazë të ligjit, të deklarojë pretendimin për të cilën kërkohet caktimi i kompensimit apo i zhdëmtimit. Nëse parashtrohet një shkresë e tillë, atëherë paditësi do të ketë katërmbëdhjetë (14) ditë afat për të paraqitur përgjigjen e tij me shkrim. Pastaj, Gjyqtari i vetëm apo Kryesuesi i Kolegjit mund të caktojë seancë dëgjimit me gojë për këtë çështje. 5. Nëse, pas shqyrtimit të argumenteve me shkrim dhe me gojë të palëve, Gjyqtari i vetëm apo Kolegji vendos që në bazë të ligjit nuk mund të caktohet asnjë zhdëmtim apo kompensim lidhur me kërkesën/ankesën, atëherë ai nxjerrë një Aktgjykim me anë të së cilit refuzohet kërkesa/ ankesa në po atë bazë. Nëse Gjyqtari i vetëm apo Kolegji vendos që kërkesa apo ankesa përmban një pretendim, në bazë të së cilit mund të caktohet kompensimi apo zhdëmtimi në mbështetje të ligjit, atëherë ai nxjerrë një Aktvendim me të cilin hidhet poshtë lutja e palës kundërshtare. Një Aktgjykim apo Aktvendim i tillë mund të apelohet në Kolegjin e Apelit, në pajtim me rregullat që rregullojnë apelimet e tilla. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: The defendant may file a response to the complaint within 15 days after the request/complaint is served, and the deadline can be extended by a court order on a reasoned request.
Neni 37 Përgjigja në padi 1. I padituri mund të paraqes Përgjigjen në padi brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh pasi t‟i jetë dorëzuar kërkesa/ankesa. Përgjigjja në padi përmban: 1.1. emrin dhe adresën e të paditurit; 1.2. emrin dhe adresën e për dërgim avokatit, i cili vepron në emër të paditurit; 1.3. përgjigjen e të paditurit ndaj fakteve të pretenduara nga paditësi; 1.4. kundër-argumentet e të paditurit ndaj argumenteve ligjore të paraqitura nga paditësi; si dhe 1.5. përgjigjen e të paditurit ndaj kërkesës për zhdëmtim dhe/ose kompensim të pretenduar nga paditësi. 2. Afati kohor prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, i përcaktuar me paragrafin 1 të këtij neni, mund të zgjatet me anë të një Aktvendimi të nxjerrë nga Gjyqtari i Vetëm apo kur zbatohet, nga Kryesuesi i Kolegjit të themeluar në përputhje me nenin 4 paragrafi 9 i këtij ligji, pas dorëzimit të kërkesës së arsyetuar nga i padituri. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 26 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: If the court finds a claim or response incomplete or needing clarification, it can order the plaintiff to file a reply within 7 days. After that reply is served, the defendant has 7 days to file a counter-reply.
Neni 38 Përgjigja e paditësit dhe kundërpërgjigja e të paditurit. 1. Përjashtimisht, nëse konstaton se padia apo përgjigja në padi është jo e plotë apo nevojiten sqarime shtesë, me qëllim të heqjes së mangësive të tilla, Gjyqtari i vetëm apo Kryesuesi i Kolegjit të themeluar në përputhje me nenin 4 paragrafi 9 i këtij ligji lëshon Urdhër duke i kërkuar paditësit që brenda shtatë (7) ditësh të paraqesë përgjigjen e tij ndaj përgjigjes në padi në fjalë. 2. Pas dorëzimit të përgjigjes nga paditësi, i padituri ka shtatë (7) ditë afat kohor për të paraqitur kundërpërgjigjen e tij ndaj përgjigjes. 3. Të njejtjat rregulla si në paragrafin 1 dhe 2 të këtij neni do të zbatohen mutatis mutandis edhe në procedure të ankesës para Kolegjit të Apelit. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: The defendant must file any counterclaim within the same time limit as the response to the complaint.
Neni 39 Kundërpadia 1. I padituri duhet të paraqesë çfarëdo kundërpadie që mund të ketë brenda afatit të njëjtë kohor që lejohet për paraqitjen e përgjigjes në padi ndaj. 2. Kundërpadia do t’iu nënshtrohen po të njëjtave kushteve të pranueshmërisë që përcaktohen me paragrafin 2 të nenit 36 të këtij ligji lidhur me kërkesat/ankesat. Paditësi, kundër të cilit është paraqitur një kundërpadi, mund të dorëzojë një kërkese tek Gjyqtari i vetëm apo Kolegji respektiv për të ndarë kundërpadinë nga procedurat mbi bazën e asaj që faktet e kontestit ndërmjet palëve, në lidhje me kërkesën/ankesën e parashtruesit, nuk kanë lidhje materiale me kundërpadinë. Gjyqtari i vetëm apo Kryesuesi i Kolegjit lejon një kërkesë të tillë nëse përcakton se në këtë mënyrë drejtësia do të vihet në vend. Nëse ndahet kundërpadia, atëherë ajo do të futet në regjistër si një lëndë e re dhe e veçantë, si dhe: 2.1. kundërpadi do të konsiderohet kërkesa/ankesa në atë lëndë të re; 2.2. pala kundërshtare në lëndën e mëparshme do të jetë paditësi në lëndën e re, si dhe 2.3. paditësi në lëndën e mëparshme do të jetë i padituri (Pala kundërshtare) në lëndën e re. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Written procedures end if the opposing party, plaintiff, or defendant does not file the relevant response within the legal deadline, including where later filings are only allowed under Article 38.
Neni 40 Përfundimi i procedurave me shkrim 1. Procedurat me shkrim do të përfundojnë: 1.1. nëse pala kundërshtare nuk ka paraqitur brenda afatit ligjor përgjigjen në padi; 1.2. nëse pala kundërshtare brenda afatit ligjor ka paraqitur përgjigjen në padi, por atëherë kur lejohet siç është përcaktuar në nenin 38 këtij ligji, paditësi nuk ka paraqitur brenda afatit ligjor përgjigjen ndaj përgjigjes në padi; 1.3. nëse paditësi ka paraqitur brenda afatit ligjor përgjigjen ndaj përgjigjes në padi, mirëpo i padituri nuk ka dorëzuar brenda afatit ligjor kundërpërgjigjen, nëse kjo e fundit lejohet sipas nenit 38 të këtij ligji. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 27 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: Dhoma e Posaçme mund të bashkojë ose ndajë kërkesa/ankesa, të caktojë gjykimin e disa çështjeve më herët dhe të thërrasë palët në dëgjim verbal.
Neni 41 Udhëzimet procedurale për dëgjimin e kërkesave 1. Kurdoherë gjatë procedurave, Dhoma e Posaçme mund të urdhërojë bashkimin e dy apo më shumë kërkesave/ankesave që kanë të bëjnë me të njëjtën çështje për qëllim të procedurave me shkrim apo me gojë ose të Aktgjykimit. Para nxjerrjes së një Aktgjykimi për të gjitha kërkesat/ ankesat që do të bashkohen, mund të ndahet çfarëdo kërkese/ankese për të cilën nuk është nxjerrë një Aktgjykim. 2. Kurdoherë, Dhoma e Posaçme mund të urdhërojë gjykimin e një apo më shumë çështjeve para gjykimit të çfarëdo çështjeje tjetër, po që se Dhoma e Posaçme vlerëson se në këtë mënyrë drejtësia do të vihet në vend, do t’i shërbehet efikasitetit gjyqësor ose edhe zgjidhjes së shpejtë të procedurave 3. Dhoma e Posaçme mund t’i ftojë palët në një dëgjim verbal në çdo kohë, me qëllim të nxjerrjes së udhëzimeve dhe/ose orarit për zhvillimin e mëtutjeshëm të procedurave. KAPITULLI XII DËSHMITË DHE SEANCAT DËGJIMORE - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: This article sets general evidence rules: parties may present different kinds of evidence, but some submissions need advance notice, and judges assess relevance and credibility.
Neni 42 Rregullat e përgjithshme mbi provat 1. Një palë mund të paraqesë prova duke: 1.1.paraqitur, ose duke kërkuar nga gjyqtari(ët) i lëndës apo procedurës që të urdhërojë paraqitjen, origjinalin e dokumentit që është i rëndësishëm për një apo më shumë çështje ligjore, ose për pretendimet faktike në lëndën apo procedurat; gjyqtari(ët) mund të pranojë një kopje të dokumentit të tillë në pritje të atij autentik por vetëm nëse pala parashtruese siguron një shpjegim të pranueshëm se përse nuk mund të sigurohet ai autentik; 1.2. paraqitur, ose duke kërkuar nga gjyqtari(ët) i lëndës apo procedurës që të ftojë dëshmitarët për të siguruar dëshmi faktike apo çfarëdo dëshmi tjetër gjatë procedurave verbale; megjithatë, nëse pala ka për qëllim paraqitjen e një dëshmitari të tillë, atëherë ajo palë duhet t‟i sigurojë gjyqtarit(ve) dhe palëve tjera emrin dhe adresën e secilit dëshmitarët së paku pesë (5) ditë para ditës kur dëshmitari paraqet dëshminë; 1.3.paraqitur ekspertë të cilët sigurojnë raporte ekspertësh dhe dëshmi ekspertësh gjatë procedurave verbale; megjithatë, pala që ka për qëllim paraqitjen e një eksperti të tillë duhet t’i sigurojë gjyqtarit(ve) dhe palëve tjera emrin dhe adresën e secilit ekspert si dhe përshkrimin e fushës së tij të ekspertizës, së paku pesë (5) ditë para ditës kur dëshmitari paraqet dëshminë; 1.4. paraqitur një mjet fizik që është i rëndësishëm për çështjen faktike të lëndës apo procedurës; 1.5. paraqitur traktatet, shkrimet dhe materialet e tjera me shkrim, autorët e të cilave janë persona të cilët kanë ekspertizë apo njohuri të veçantë lidhur me lëndën që është thelbësore për çështjen ligjore apo faktike të lëndës apo procedurës; 1.6. kërkuar nga gjyqtari(ët) i lëndës apo procedurës që të urdhërojë shikimin e terrenit apo inspektimin e një objekti; kjo kërkesë shoqërohet nga një shpjegim ku tregohen faktet që duhet konfirmuar nëpërmjet shikimit apo inspektimit të tillë; dhe GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 28 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT 1.7. paraqitur çfarëdo dëshmi tjetër që lejohet nga gjyqtari(ët) i lëndës apo procedurës, po që se gjyqtari(ët) së pari përcakton se pala ka dëshmuar në mënyrë të mjaftueshme se dëshmia e tillë pritet të jetë e rëndësishme për çështjen ligjore apo faktike të lëndës apo procedurës. 2. Pala që pretendon një fakt apo ngjarje ka barrën e dëshmisë për të dëshmuar vërtetësinë e pretendimit të tillë, duke paraqitur parashtresat apo duke paraqitur provat materiale (të dokumentuara, fizike dhe/ose dëshmuese). Secilës palë tjetër do t‟i jepet mundësia e arsyeshme për ta kontestuar legjitimitetin apo saktësinë e provave të tilla, nëpërmjet paraqitjes së parashtresave apo provave tjera (të dokumentuara, fizike dhe/ose dëshmuese) me anë të së cilave synohet përgënjeshtrimi i legjitimitetit apo saktësisë së provave të tilla. Kur prova e paraqitur nga njëra palë është në formën e dëshmisë ose dëshmisë nën betim, atëherë secila palë tjetër ka mundësinë për të marrë në pyetje personin që ka dhënë dëshminë nën betim apo që ofron një dëshmi të tillë, ose nëpërmjet dëshmisë në gjykatë, ose nëpërmjet dhënies së dëshmisë nën betim që është e xhiruar në video/audio shirit dhe që është e transkriptuar. 3. Pala që pretendon një fakt apo ngjarje ka mundësinë e arsyeshme për të paraqitur apo dorëzuar provat materiale për të mbështetur një pretendim të tillë. Nëse pala e tillë dështon që të paraqesë apo dorëzojë provat e tilla, atëherë vlerësohet se pala nuk ka ofruar barrën e dëshmisë lidhur me pretendimin e tillë. 4. Gjyqtari(ët) ka për detyrë që, në mënyrë të pavarur, të vlerësojë besueshmërinë e ndonjë dhe të gjitha provave (të dokumentuara, fizike apo dëshmuese) që paraqiten apo dorëzohen në lëndë apo procedurë. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: Gjykatësi mund të urdhërojë paraqitjen e një personi ose dhënien e dëshmisë/dokumenteve; dëshmitari i njoftuar duhet të zbatojë urdhrin dhe mund të gjobitet për mosbindje.
Neni 43 Urdhrat që detyrojnë paraqitjen e dëshmitarëve 1. Pas paraqitjes së parashtresës nga një palë, dhe pas paraqitjes së arsyeve të mira në atë parashtresë, gjyqtari(ët) i lëndës apo procedurës urdhëron paraqitjen e një personi në gjykatë, ose dhënien e dëshmisë me qëllim të marrjes së dëshmisë dhe/ose paraqitjes së dokumenteve (duke përfshirë dokumentet në formë elektronike) ose çfarëdo mjeti tjetër që është i rëndësishëm për lëndën dhe procedurën. 2. Parashtresa e tillë përmban informatat si në vijim: 2.1. emrin dhe adresën e fundit të njohur të personit dhe çfarëdo informate tjetër që disponon parashtruesi e që mund ndihmon në identifikimin e vendndodhjes së personit; 2.2. nëse personi do të dëshmojë, atëherë duhet të paraqitet një tregues i përgjithshëm i fakteve materiale për të cilat besohet se personi ka njohuri; 2.3. nëse besohet se personi ka dokumente të rëndësishme (duke përfshirë dokumentet në formë elektronike) apo çfarëdo mjeti tjetër në posedim, atëherë duhet të ketë një përshkrim të përgjithshëm të atyre dokumenteve; si dhe 2.4. një zotim nga pala që paraqet lutjen e tillë për pagimin e shpenzimeve të arsyeshme të personit, siç përcaktohet në përputhje me nenin 47 të këtij ligji; nëse pala e tillë përfundimisht fiton në lëndë apo procedurë, atëherë gjyqtari(ët) mund të urdhërojë palën tjetër që t‟i paguajë këto shpenzime. 3. Gjyqtari(ët) mund, pas shqyrtimit të lutjes, të vlerësojë se pala që ka paraqitur lutjen nuk ka treguar arsye të mjaftueshme për të nxjerrë urdhrin. 4. Nëse gjyqtari(ët) vendos që të nxjerrë urdhrin, atëherë ose Regjistër mbajtësi, ose pala që ka paraqitur parashtresën, udhëzohen për t’ia dorëzuar urdhrin dëshmitarit. Megjithatë, nëse GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 29 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT dëshmitari nuk është fizikisht i pranishëm në Kosovë dhe nuk ka vendbanim në Kosovë, atëherë një kërkesë për dorëzimin e urdhrit bëhet në përputhje me paragrafin 2 të nenit 27 të këtij ligji. 5. Një dëshmitar, i cili në kohën e dorëzimit të urdhrit është fizikisht i pranishëm në Kosovë, ose i cili ka vendbanim në Kosovë dhe të cilit zyrtarisht dhe me kohë i është dorëzuar urdhri i tillë, do ta ketë detyrim të rreptë për t‟iu përmbajtur urdhrit të tillë. Nëse dëshmitari nuk është në gjendje që të paraqitet në kohën e saktësuar në urdhër, atëherë dëshmitari – para kohës së paraqitjes të saktësuar në urdhër – parashtron një kërkesë te gjyqtari(ët) duke shpjeguar përse ai/ajo nuk mund të paraqitet në kohën e saktësuar dhe duhet të saktësojë kohën kur ai/ ajo mund të paraqitet. Pas pranimit me kohë të një kërkese të tillë, gjyqtari(ët) ndryshon urdhrin në përputhje me kërkesën dhe pastaj ai urdhër i dorëzohet dëshmitarit. 6. Në rast se një dëshmitar nuk respekton urdhrin e gjykatës, gjyqtari i lëndës, gjegjësisht kryesuesi i kolegjit, i shqipton një gjobë dëshmitarit në fjalë. Dispozitat e Ligjit për Procedurën Kontestimore në lidhje me mosrespektimin e gjykatës do të zbatohen mutatis mutandis në rastet përkatëse para Dhomës së Posaçme. 7. Një dëshmitar i cili gjobitet sipas paragrafit 6 të këtij neni mund të kërkojë uljen e gjobës, nëse ai dëshmon që shuma është në shpërpjesëtim me mjetet e tij apo saj. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: Rregullat kur palët dhe dëshmitarët mund të jenë të pranishëm, si merret dëshmia dhe kur dëshmitari mund të refuzojë të dëshmojë.
Neni 44 Dëshmia 1. Një person i cili do të paraqet dëshminë nuk do të jetë i pranishëm gjatë çfarëdo parashtrese verbale apo gjatë dhënies së dëshmive apo marrjes në pyetje të cilitdo dëshmitar tjetër, përveçse ai person është palë. 2. Palët kanë të drejtën për të qenë të pranishëm gjatë dhënies së dëshmive dhe marrjes në pyetje të dëshmitarëve. 3. Në fillim të marrjes në pyetje, Gjyqtari i vetëm apo Kryesuesi i Kolegjit respektiv përcakton identitetin e dëshmitarit. Dëshmitari do të njoftohet për pasojat penale për dhënien e dëshmisë së rrejshme dhe nga ai do të kërkohet që të betohet apo të deklarojë solemnisht se dëshmia të cilën e ka dhënë është e vërtetë. 4. Pasi dëshmitari të jep dëshminë e tij, gjyqtari(ët) mund t‟i bëjë pyetje dëshmitarit. Avokatët e palëve mund t’i bëjnë pyetje dëshmitarit nën mbikëqyrjen e gjyqtarit të vetëm apo atij kryesues në rast të Kolegjit. 5. Dëshmitari mund të refuzojë të jap dëshmi për: 5.1. deklaratat e bëra nga apo për dëshmitarin gjatë një rrëfimi fetar; 5.2. nëse është mjek, avokat apo praktikues profesional i licencuar i çfarëdo profesioni tjetër ku ruajtja e fshehtësisë lidhur me komunikimin me klientin është thelbësore për kryerjen e mirëfilltë të atij profesioni: 5.2.1. deklaratat e bëra ndaj dëshmitarit nga pacienti/klienti ose nga dëshmitari për pacientin/klientin, me gojë ose me shkrim, por vetëm deri në atë masë sa këto deklarata janë drejtpërdrejt të ndërlidhura me kryerjen e shërbimeve profesionale nga dëshmitari për pacientin/klientin, dhe 5.2.2. informatat e marra nga dëshmitari për një pacient/klient, nëse informatat e tilla janë marrë për qëllime që drejtpërdrejt lidhet me kryerjen e shërbimeve profesional nga dëshmitari për pacientin/klientin, apo GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 30 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT 5.3. informatat që do të implikonin dëshmitarin, bashkëshorten e dëshmitarit, fëmijët apo prindërit e dëshmitarit. 6. Gjyqtari i vetëm apo Kryesuesi i kolegjit përkatës njofton dëshmitarët për të drejtën e tyre për të refuzuar dhënien e dëshmive që ceken në paragrafin 5 të këtij neni. 7. Para dhënies së dëshmisë, dëshmitari do të bëjë betimin si në vijim: “Unë, ___________________ solemnisht deklarojë që do ta them të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë pos të vërtetës.” 8. Procesmbajtësi i gjykatës do ta mbajë procesverbalin fjalë-për-fjalë për ta pasqyruar saktësisht deklaratën e dëshmitarit. Procesverbali do të nënshkruhet nga Gjyqtari i vetëm apo Kryesuesi I Kolegjit përkatës dhe nga procesmbajtësi i gjykatës. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: Judges may appoint an independent expert, set the expert’s tasks and deadline, and require the parties to fund the expert’s costs.
Neni 45 Caktimi i ekspertëve të pavarur 1. Gjyqtari(ët) i lëndës apo procedurës në fjalë mund, me nismë të vet gjyqtarit(ve) apo në bazë të kërkesës së një pale, të caktojë një ekspert të pavarur për të hartuar një raport ekspertësh dhe për të dhënë dëshminë lidhur me çështjet faktike që janë të rëndësishme për lëndën apo procedurën. Urdhri, në bazë të së cilit caktohet eksperti, përkufizon detyrat e ekspertit dhe cakton afatin kohor brenda së cilit eksperti duhet ta hartojë raportin në fjalë. 2. Një person nuk mund të caktohet apo nuk mund të shërbejë si ekspert i pavarur në ndonjë lëndë apo procedurë nëse ai apo ajo: 2.1. në çfarëdo cilësie ka marrë pjesë më herët, drejtpërdrejt apo në mënyrë të tërthortë, në lëndën apo procedurat e tilla; 2.2. është angazhuar më herët si punëtor apo kontraktues nga ndonjëra palë; 2.3. ka lidhje gjaku apo martesore me ndonjërën palë, ose në rast se pala është një kompani apo ndonjë entitet tjetër ka lidhje gjaku apo martesore me një person i cili është punëtor, kontraktues apo pronar i cili është anëtar i bordit të një entiteti të tillë apo i cili mban funksione të mëdha drejtuese në këtë entitet; 2.4. ka apo siguron interesa të drejtpërdrejta apo të tërthorta në ndonjë entitet që ka fituar një të drejtë apo interes në një kompani që është palë në procedurë; apo 2.5. ka ndonjë marrëdhënie të identifikueshme, lidhje, pozitë apo interes fitimprurës që, në mënyrë të arsyeshme, mund të pritet të pengojë aftësinë e tij për të kryer detyrat e ekspertit në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe profesionale. 3. Eksperti i pavarur, i caktuar nga gjykata, merr një kopje të urdhrit së bashku me të gjitha provat në posedim të gjykatës e që janë thelbësore për kryerjen e detyrave të ekspertit. Eksperti është nën mbikëqyrjen e gjyqtarit(ve) të lëndës apo procedurës. 4. Gjyqtari(ët) i lëndës apo procedurës kërkon nga palët që të paguajnë një kapar në Zyrën e regjistrimit e Dhomës së Posaçme, në një shumë të mjaftueshme për të mbuluar tarifat e përllogaritura dhe shpenzimet lidhur me hartimin e raportit nga eksperti. 5. Ekspertët e caktuar nga gjykata paraqesin mendimin e tyre vetëm për ato çështje faktike që shprehimisht iu janë referuar atyre me anë të urdhrit gjegjës. 6. Eksperti i caktuar nga gjykata ai paraqet kopjet e raportit drejtpërdrejt gjyqtarit(ve) gjegjës dhe Zyrës së Regjistrimit që menjëherë ia dorëzon palëve kopjet e këtij raporti. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 31 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT 7. Gjyqtari(ët) do të kërkojë që eksperti të merret në pyetje gjatë një seance dëgjimore. Gjyqtari(ët) mund t’i parashtrojë pyetje ekspertit. Pyetjet mund të parashtrohen nga avokatët e palëve, nën mbikëqyrjen e gjyqtarit të vetëm apo atij kryesues së Kolegjit. 8. Para caktimit, nga eksperti do të kërkohet që të betohet si më poshtë: “Unë, , solemnisht deklaroj se do të kryej detyrën me ndërgjegje dhe në mënyrë të paanshme detyrën time; se unë nuk kam kurrfarë marrëdhënie, lidhje, pozite apo interesi fitimprurës që do pengonte aftësitë e mia për të kryer detyrat në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe profesionale. Unë do t’ia ofroj Gjykatës kopjet e të gjitha provave në bazë të së cilave unë do të mbështes mendimin tim; se unë do të mbështes mendimin tim vetëm mbi ato fakte të cilat unë besoj se janë të vërteta; dhe se unë me nder e besnikëri do ta mbrojë mendimin të cilin do t’ia paraqes Gjykatës.” 9. Përzgjedhja e ekspertit nga gjyqtari(ët) nuk do t’i nënshtrohet dispozitave të Ligjit për prokurim publik të Kosovës. Megjithatë, gjyqtari(ët) do të përzgjedhë – nga ekspertët në dispozicion të cilët gëzojnë të drejtën e përzgjedhjes sipas paragrafit 2 të këtij neni – ekspertin më të kualifikuar për të dhënë mendimin në fjalë. Gjyqtari(ët) po ashtu do të sigurojë se çfarëdo aranzhimi lidhur me pagesën e tarifave dhe shpenzimeve do të jetë i arsyeshëm. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: Palët mund të kundërshtojnë dëshmitarë ose ekspertë; kundërshtimi duhet të bëhet menjëherë dhe me arsye, ndërsa gjykatësi mund të ndalojë ose përjashtojë dëshminë nëse kundërshtimi pranohet.
Neni 46 Kundërshtimet ndaj dëshmitarëve dhe ekspertëve 1. Cilado palë mund të kundërshtojë të drejtën dhe kompetencën profesionale të ndonjë dëshmitari apo eksperti të propozuar, duke kërkuar nga gjyqtari(ët) të gjykojë për çështjen në fjalë apo të vazhdojë me ndalimin e dëshmitarit apo ekspertit nga dhënia e dëshmisë, ose plotësisht, ose pjesërisht për çështjen e veçantë. 2. Cilado palë po ashtu mund të kundërshtojë ndonjë pjesë të dëshmisë apo prove tjetër që paraqitet nga një dëshmitar apo ekspert, në bazë të asaj që dëshmia apo prova nuk është e rëndësishme apo përkatëse, ose që dëshmitari apo eksperti nuk është kompetent paraqitjen e një dëshmie të tillë apo për të ofruar prova të tilla. Kundërshtimi i tillë bëhet ose para, ose pas dhënies së dëshmisë apo paraqitjes së provës. Nëse kundërshtimi paraqitet para dhënies së dëshmisë në fjalë, apo paraqitjes së provës, atëherë gjyqtari(ët) mund – nëse vlerëson që kundërshtimi është i bazuar – të ndalojë dëshmitarin apo ekspertin nga dhënia e dëshmisë apo paraqitja e provave në fjalë. Nëse kundërshtimi paraqitet pas dhënies së dëshmisë apo paraqitjes së provave në fjalë, atëherë gjyqtari(ët) mund – nëse vlerëson që kundërshtimi është i bazuar – të urdhërojë mospërfilljen dhe përjashtimin e dëshmisë dhe/apo provave nga regjistri. 3. Pala që paraqet kundërshtimin duhet të deklarojë arsyet e saj për kundërshtimin e tillë. Secila palë tjetër ka mundësinë për ta mbështetur apo për ta kundërshtuar dhe për të ofruar arsyet për qëndrimin e tyre; megjithatë, me kusht që kundërshtimi paraqitet gjatë zhvillimit të dëgjimit verbal dhe që kjo mundësi t‟i jepet vetëm palëve që janë të pranishme gjatë seancës dëgjimore. 4. Kundërshtimi ndaj dëshmitarit apo ekspertit duhet të paraqitet menjëherë. 5. Kurdoherë gjyqtari(ët) mund të kërkojë nga palët të paraqesin parashtresa me shkrim ndaj një kundërshtimi që është paraqitur. Nëse gjyqtari(ët) merr një veprim të tillë, atëherë palët kanë jo më shumë se pesë (5) ditë pune për të paraqitur parashtresa të tilla. Kundërshtimi mbetet i vërtetuar gjersa gjyqtari(ët) nuk nxjerr një Aktvendim lidhur me kundërshtimin, dhe Aktvendimi i tillë merret brenda pesë (5) ditëve pune pas afatit për paraqitjen e parashtresave me shkrim nga palët. 6. Përveç siç është përcaktuar me paragrafin 5 të nenit 44 të këtij ligji, nëse një person paraqitet GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 32 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT apo sillet në gjykatë në cilësinë e dëshmitarit apo ekspertit, dhe nëse ky person refuzon të dëshmojë apo paraqet prova ose t‟i përgjigjet pyetjes edhe pse urdhërohet nga gjykata, ose nëse refuzon të jep betimin apo deklaratën solemne edhe pse urdhërohet nga gjykata, atëherë gjyqtari(ët) e lëndës apo procedurës në fjalë ia shqipton personit gjobën në shumë prej jo më pak se njëmijë euro (1000 €) dhe jo më shumë se pesëmijë euro (5000 €), do të vlerësojë se dëshmitari po e shpërfill gjykatën dhe do të lëshojë një urdhër arrestimi, duke i kërkuar kështu organeve të zbatimit të ligjit arrestimin e personit derisa ky person të pajtohet me respektimin dhe në të vërtetë respekton urdhrin gjegjës. Megjithatë, ky paragraf nuk zbatohet kur ka bazë të arsyeshme për të konkluduar se detyrimi i personit në fjalë për të dhënë dëshminë e kërkuar do të përbënte shkelje të të drejtave të garantuara kushtetuese të dëshmitarit. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: Dëshmitarët dhe ekspertët kanë të drejtë për kompensim; gjyqtari mund të kërkojë parapagim dhe të autorizojë pagesën vetëm pas konfirmimit të kryerjes së obligimeve.
Neni 47 Kompensimi i dëshmitarëve dhe ekspertëve 1. Dëshmitarët dhe ekspertët kanë të drejtën e kompensimit për shpenzimet e tyre të udhëtimit dhe për shpenzimet e tjera. Gjyqtari(ët) në lëndën apo procedurën gjegjëse autorizon Zyrën e Regjistrimit që të kërkojë nga pala që të bëjë parapagimin e një dëshmitari apo eksperti për shpenzimet e tilla. 2. Dëshmitarët kanë të drejtën e kompensimit për humbjet e dokumentuara të fitimit dhe ekspertët kanë të drejtën e tarifës së arsyeshme për shërbimet e tyre. Kompensimi apo tarifa e tillë paguhet vetëm pasi që gjyqtari(ët) i procedurës apo lëndës t‟ia ketë konfirmuar Zyrës së Regjistrimit se dëshmitari apo eksperti ka kryer obligimet e tij ndaj gjykatës dhe pastaj autorizon pagimin e kompensimit apo tarifës së tillë. Shuma që duhet paguar caktohet nga gjyqtari(ët) i lëndës apo procedurës gjegjëse dhe saktësohet në autorizimin për pagesë që i dorëzohet Zyrës së Regjistrimit . - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: A party may present physical evidence, but if it has or obtains a relevant document or other physical item, it must submit it to court as required, and the judge may order further production or attendance.
Neni 48 Paraqitja e dokumenteve apo provave të tjera fizike 1. Një palë mund të ofrojë prova fizike duke paraqitur dokumente apo mjete fizike të cilat i posedon ose i kontrollon. 2. Nëse një palë ka apo siguron një dokument që është i rëndësishëm për vërtetimin e një çështje faktike për lëndën apo procedurën, atëherë nga ajo palë kërkohet dorëzimi i dokumentit autentik, ose nëse pala nuk posedon dokumentin autentik, atëherë dorëzohet një kopje në gjykatë në fazën më të hershme të mundur të procedurave. Kur dorëzohet një kopje, gjyqtari(ët) mund të urdhërojë personin që posedon dokumentin autentik, nëse është i njohur, ta dorëzojë dokumentin autentik në gjykatë apo që të paraqitet në seancë dëgjimore dhe të paraqet dokumentin autentik gjatë dëgjimit. 3. Nëse një palë ka apo siguron një mjet fizik, përveç dokumentit, që është i rëndësishëm për vërtetimin e një çështje faktike për lëndën apo procedurën, atëherë nga ajo palë kërkohet që të dorëzojë mjetin e tillë apo fotografinë e tij në gjykatë në fazën më të hershme të mundur të procedurave. Gjyqtari(ët) i lëndës apo procedurës mund të urdhërojë palën e cila posedon mjetin që të paraqesë mjetin e tillë gjatë seancës dëgjimore. 4. Nëse prova për një fakt të veçantë gjendet në një dokument apo mjet fizik që pala beson se është në posedim apo në kontroll të një pale tjetër, atëherë pala mund të parashtrojë një kërkesë me shkrim duke kërkuar nga gjykata që të nxjerrë një urdhër detyrues për palën apo personin tjetër për dorëzimin e dokumentit apo mjetit në gjykatë, ose një dëshmi nën betim ku mohohet që pala apo personi tjetër posedon apo ka nën kontroll dokumentin apo mjetin dhe duhet të sigurojë informata që kjo palë apo person tjetër mund t’i ketë lidhur me vendndodhjen e dokumentit apo mjetit të tillë. 5. Nëse një palë apo person nuk respekton urdhrin e nxjerrë sipas paragrafit 4 të këtij neni GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 33 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT dhe dështon të paraqesë dokumentin apo mjetin, ose dështon që t‟i përgjigjet urdhrit brenda afatit kohor të përcaktuar me urdhër, atëherë gjykata shqipton gjobat e përcaktuara me paragrafin 6 të nenit 43 dhe paragrafin 6 të nenit 46 të këtij ligji. - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: A party may request an on-site inspection if the fact cannot be proved by witnesses, expert reports, documents, or other physical means.
Neni 49 Dalja në terren dhe këqyrja në vend 1. Pas parashtrimit të një kërkese nga njëra pale, mund të kërkohet dalja në terren dhe këqyrja në vend kur fakti që duhet vërtetuar nuk mund të vërtetohet nëpërmjet marrjes në pyetje të dëshmitarit, raporteve të ekspertit apo paraqitjes së dokumenteve apo mjeteve tjera fizike. 2. Pala që ka barrën e dëshmisë paraqet provat që mblidhen nëpërmjet dalja në terren dhe këqyrja në vend lidhur me një fakt të veçantë, nëpërmjet identifikimit të një vendi apo objekti të caktuar dhe faktit vërtetohet nga shikimi i terrenit apo inspektimi. 3. Nëse vendi apo objekti është në posedim të një personi, i cili nuk është palë në procedurë, atëherë pala që ka barrën e dëshmisë mund të kërkojë nxjerrjen e një urdhri ndaj këtij personi për të lejuar qasjen në vendin apo objektin në fjalë. - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: Hearing sessions are open to citizens, but a single judge or presiding judge may exclude citizens for security or public-order reasons.
Neni 50 Seancat publike Seancat janë të hapura për qytetarët. Gjyqtari i vetëm apo gjyqtari kryesues mund të vendosë për përjashtimin e qytetarëve nga seanca, me kusht që përjashtimi bëhet për shkaqe sigurie të cilësdo palë ose të avokatëve të tyre, ose për shkaqe të sigurisë dhe rendit publik. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: The Special Chamber may remove disruptive participants from proceedings and may exclude observers from oral hearings. The person concerned must be allowed to present a defense, and if a lawyer is excluded the proceedings are suspended long enough to appoint a new lawyer.
Neni 51 Mbarëvajtja e seancave 1. Çdo palë, avokat, dëshmitar apo pjesëmarrës tjetër në procedurat verbale, sjellja e të cilit kundrejt Dhomës së Posaçme, një gjyqtari apo Regjistër mbajtësi, ose cilitdo nëpunësi tjetër të Dhomës së Posaçme, nuk është në përputhje me dinjitetin e Dhomës së Posaçme, apo i cili vepron në mënyrë fyese kundrejt palës tjetër apo avokatit të palës tjetër, apo i cili përdor të drejtën e tij apo saj për qëllime tjera nga ato për cilat i janë dhënë, mund të largohet në çdo kohë nga procedura me vendim të Dhomës së Posaçme. Personit në fjalë duhet dhënë mundësia që të paraqesë mbrojtjen e tij apo saj. Urdhri hyn në fuqi menjëherë. 2. Nëse përjashtohet avokati i një pale sipas paragrafit 1 të këtij neni, atëherë procedurat pezullohen për një periudhë kohore të caktuar nga gjyqtari i vetëm apo Kryesuesi i Kolegjit në mënyrë që palës në fjalë t‟i mundësohet caktimi i një avokati të ri. 3. Gjyqtari i vetëm apo Kryesuesi i Kolegjit përkatës mund të përjashtojë nga seancat gojore çdo vëzhgues, sjellja e të cilit është në kundërshtim me dinjitetin e Dhomës së Posaçme apo i cili pengon procedurat gojore. - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: The first hearing must be notified in writing, with the date, time, and place included, and the notice must be delivered to the parties at least two weeks before the hearing.
Neni 52 Njoftimi për seancë dëgjimore 1. Palët ftohen në seancën e parë dëgjimore me anë të njoftimit me shkrim. Njoftimi përmban datën, orën dhe vendin e seancës dëgjimore dhe u dorëzohet palëve jo më vonë se dy (2) javë para ditës së seancës dëgjimore. 2. Pas parashtrimit të kërkesës nga ndonjëra palë, Gjyqtari i vetëm apo Kryesuesi i Kolegjit përkatës shtyn seancën dëgjimore nëse pala dëshmon se nuk mund të paraqitet në seancë dëgjimore për ndonjë arsye shumë të rëndësishme. Palës tjetër mund t’i jepet mundësia që të paraqesë komente lidhur me kërkesën. Gjyqtari i vetëm apo Kryesuesi i Kolegjit përkatës GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 34 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT vendos për shtyrjen e seancës dëgjimore dhe vendimi i tillë u dorëzohet palëve. Nëse miratohet kërkesa për shtyrjen e seancës dëgjimore, gjyqtari i vetëm apo Kryesuesi i Kolegjit përkatës mund të urdhërojë palën kërkuese që të paguajë shpenzimet që ajo ia ka shkaktuar palës tjetër apo palëve që kanë pësuar nga shtyrja. - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: This article sets out how the hearing is run: the judge/panel chair manages the hearing, checks who is present, controls oral submissions, and ensures minutes are kept and signed.
Neni 53 Procedurat gjatë seancës dëgjimore 1. Gjyqtari i vetëm apo Kryesuesi i Kolegjit është përgjegjës për mbarëvajtjen e seancës dëgjimore. Në fillim të çdo seance dëgjimore, gjyqtari i vetëm apo kryesuesi i Kolegjit konstaton praninë e palëve dhe avokatëve të tyre. 2. Pala që përfaqësohet në seancë përmes avokatit mund t’i drejtohet Dhomës së Posaçme vetëm përmes tij, përveç nëse ndonjë gjyqtar ia parashtron asaj pale një pyetje drejtpërdrejtë. 3. Pas hapjes së seancës së parë dëgjimore, gjyqtari i vetëm apo Kryesuesi i Kolegjit përkatës paraqitet një hyrje të shkurtër të kërkesës, duke i kushtuar rëndësi të veçantë fakteve kontestuese. Palëve mund t’iu jepet mundësia që të bëjnë një prezantim të shkurtër verbal të argumenteve të tyre. Në prezantimin e tyre, palët kufizohen në paraqitjen e fakteve dhe të çështjeve ligjore të cilat janë të rëndësishme për kërkesën. 4. Gjyqtari pastaj zhvillon procedurat për vlerësimin e dëshmive për mbledhjen dhe shqyrtimin e provave. 5. Palëve do t’iu jepet mundësia për paraqitjen e parashtresave verbale për faktet dhe ligjin që janë të rëndësishme për kërkesën. Dhoma e Posaçme mund të kufizojë kohën që i caktohet secilës palë për paraqitjen e parashtresave të tilla. 6. Procedura verbale përfundon pasi që palët t’i kenë paraqitur parashtresat e tyre përmbyllëse. Sa herë që lejojnë rrethanat një gjë të tillë, seancat gojore mbahen gjatë një seance të vetme dëgjimore. Seanca tjera dëgjimore mund të caktohen po qe se nuk ka qenë e mundur që gjatë një dëgjimi të paraqiten të gjitha provat dhe parashtresat. 7. Zyrtari përkatës për mbështetje juridike kujdeset që të mbahet procesverbali i të gjitha seancave. Ky procesverbal nënshkruhet nga palët ndërgjygjëse dhe nga gjyqtari i vetëm, gjegjësisht nga kryesuesi i kolegjit përkatës. KAPITULLI XIII AKTGJYKIMI - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: The Special Chamber must issue judgments that meet the conditions in Articles 9 and 10, base them on the evidence and submissions in the case, keep compensation within what the claimant requested, and deliver a copy to each party within 5 working days after approval.
Neni 54 Aktgjykimi 1. Vendimi i Dhomës së Posaçme me të cilin gjykohet një kërkesë shpallet me një Aktgjykim që duhet të përmbushë kushtet e neneve 9 dhe 10 të Ligjit për Dhomën e Posaçme. Dhoma e Posaçme e mbështet aktgjykimin e saj në bazë të analizimit të provave, parashtresave verbale dhe me shkrim që paraqiten gjatë procedurave dhe ligjit të Kosovës në fuqi. 2. Çfarëdo kompensimi që caktohet nga Dhoma e Posaçme nuk do të tejkalojë kompensimin e kërkuar nga Parashtruesi. 3. Nëse pala kundërshtare e pranon kërkesën, atëherë Dhoma e Posaçme nxjerrë një aktgjykim në dobi të parashtruesit. 4. Versioni autentik i Aktgjykimit, i nënshkruar nga gjyqtari i vetëm apo Kryesuesi i Kolegjit, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 35 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT vuloset dhe dërgohet në Zyrën e Regjistrimit. Një kopje e aktgjykimit i dorëzohet secilës palë brenda pesë (5) ditë punë pas miratimit të tij. 5. Aktgjykimi është në gjuhën Shqipe apo Serbe, varësisht nga gjuha zyrtare që është zgjedhur nga palët në procedurë. Në rast se palët zgjedhin të dyja këto gjuhë, Dhoma e Posaçme lëshon aktgjykimin në të dy gjuhët në fjalë. 6. Në përputhje me dispozitat e ligjit të Kosovës në fuqi, aktgjykimi është i detyrueshëm që nga dita e dorëzimit të tij te palët dhe është i zbatueshëm si aktgjykim i formës së prerë i Kolegjit të Apelit i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës. - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: The Special Chamber may correct a judgment at any time for certain errors or mismatches.
Neni 55 Korrigjimi i aktgjykimit Në rast të gabimeve në emra dhe numra, si dhe gabimet tjera në shkrim dhe llogaritje, mungesat në aspektin e formës së aktgjykimit dhe mospajtimi i kopjes me origjinalin e aktgjykimit, Dhoma e Posaçme, me nismë të saj apo me kërkesë të paraqitur nga palët, korrigjon aktgjykimin në çdo kohë. Në rast të korrigjimit të aktgjykimit, gjyqtari i vetëm, gjegjësisht kolegji, zbaton mutatis mutandis dispozitat e Ligjit për Procedurën Kontestimore. - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: A party may ask the Special Chamber to complete a judgment within 15 days after receiving it if the judgment omitted a part of the claim or costs.
Neni 56 Lëshimet 1. Nëse Dhoma e Posaçme bën lëshim dhe nuk merr vendim për ndonjë pjesë të veçantë së një kërkese apo për shpenzime, cilado palë brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas pranimit të aktgjykimit mund të kërkojë nga Dhoma e Posaçme që ta plotësojë aktgjykimin e saj. 2. Kërkesa për plotësimin e aktgjykimit u dorëzohet palëve kundërshtare dhe gjyqtari i vetëm apo Kryesuesi i Kolegjit e cakton afatin kohor brenda së cilit palët mund të parashtrojnë argumentet kundërshtuese, nëse kanë ndonjë. Pas mbarimit të afatit kohor të caktuar, Dhoma e Posaçme merr vendim mbi kërkesën. - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: The case-management officer must publish all decisions and judgments made by the panel or single judge on the Special Chamber’s website.
Neni 57 Shpallja e vendimeve Zyrtari për menaxhimin e lëndëve shpallë të gjitha Aktvendimet dhe Aktgjykimet që merr kolegji apo gjyqtari i vetëm në ueb-faqen e Dhomës së Posaçme. Shpallja do të bëhet në gjuhën Shqipe apo Serbe, varësisht nga gjuha zyrtare që është zgjedhur nga palët në procedurë. KAPITULLI XIV AKTGJYKIMET PËR MOSPARAQITJE - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: Gjykatësi mund të nxjerrë aktgjykim për mosparaqitje kur pala e njoftuar nuk paraqitet, dhe mund ta nxjerrë edhe kundër Parashtruesit nëse ai mungon ose i braktis procedurat.
Neni 58 Aktgjykimet për mosparaqitje 1. Nëse pala kundërshtare, të cilës i është dorëzuar kërkesa, nuk paraqitet në seancë dëgjimore për të cilën është njoftuar sipas rregullit dhe me kohë, atëherë gjyqtari(ët) gjegjës, sipas detyrës zyrtare, apo në bazë të kërkesës së Parashtruesit, mund të nxjerrë një Aktgjykim për mosparaqitje kundër palës kundërshtare. 2. Nëse parashtrues i ftuar sipas rregullit nuk paraqitet në seancë dëgjimore apo nëse braktis procedurat, atëherë gjyqtari(ët) gjegjës mund, pas parashtrimit të kërkesës nga pala kundërshtare, të nxjerrë një Aktgjykim për mosparaqitje kundër Parashtruesit duke hedhur poshtë kërkesën dhe duke urdhëruar Parashtruesin që të paguajë të gjitha shpenzimet procedurale. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 36 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT 3. Para nxjerrjes së një aktgjykimi për mosparaqitje, gjyqtari(ët) gjegjës vlerëson se janë përmbushur të gjitha këto kushte: 3.1. kërkesa është e pranueshme; 3.2. faktet e pretenduara nga Parashtruesi mbështesin kërkesën; 4. Aktgjykimi për mosparaqitje është i ekzekutueshëm si aktgjykim i formës së prerë, përveç nëse apo derisa ai prishet në mbështetje të nenit 59 të këtij ligji. Kundër aktgjykimit për mosparaqitje nuk mund të parashtrohet ankesë. 5. Dhoma e Posaçme mund ta shtyjë ekzekutimin e aktgjykimit për mosparaqitje deri në nxjerrjen e vendimit të saj për çfarëdo kërkese për prishjen e aktgjykimit për mosparaqitje. - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: A party against whom a default judgment was issued may ask the Special Chamber to set it aside, but the request must be filed within one month of delivery of the judgment.
Neni 59 Kërkesa për prishjen e aktgjykimit për mosparaqitje 1. Cilado palë kundër së cilës është nxjerrë aktgjykim për mosparaqitje nga Dhoma e Posaçme, mund të parashtrojë një kërkesë në Dhomën e Posaçme për prishjen e aktgjykimit për mosparaqitje. 2. Kërkesa për prishjen e aktgjykimit për mosparaqitje duhet të parashtrohet brenda një muaji nga dita e dorëzimit të aktgjykimit për mosparaqitje te pala gjegjëse. Kërkesa u dorëzohet palëve tjera. 3. Pas dorëzimit të kërkesës, gjyqtari kryesues apo gjyqtari i vetëm përcakton një afat kohor brenda së cilit pala tjetër mund të paraqet argumentet kundërshtuese me shkrim, nëse ka ndonjë. 4. Në nxjerrjen e Aktvendimit të saj mbi kërkesën për prishjen e aktgjykimit për mosparaqitje, Dhoma e Posaçme: 4.1. vërteton Aktgjykimin për mosparaqitje dhe hedhë poshtë kërkesën për prishjen e tij, ose 4.2. prishë aktgjykimin për mosparaqitje dhe urdhëron vazhdimin e procedurave. 5. Një aktvendim mbi kërkesën për prishjen e aktgjykimit për mosparaqitje i bashkëngjitet versionit autentik të Aktgjykimit për mosparaqitje dhe një kopje e atij aktvendimi u dorëzohet palëve. 6. Ndaj aktvendimit mbi kërkesën për prishjen e aktgjykimit për mosparaqitje mund të parashtrohet ankesë të Kolegji i Apelit. KAPITULLI XV MJETET E PËRKOHSHME JURIDIKE - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: The Special Chamber may suspend enforcement of a fine when a party asks to annul a fine imposed by the Agency.
Neni 60 Pezullimi i zbatimit të një gjobe Me kërkesë të palës për ta anuluar gjobën e shqiptuar nga Agjencia në mbështetje të nenit 27 të Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Dhoma e Posaçme mund ta pezullojë zbatimin e një gjobe në pritje të një aktvendimi të formës së prerë lidhur me kërkesën. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 37 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: The Special Chamber may order a security measure if the requester provides credible evidence and shows immediate, irreparable harm.
Neni 61 Masat e sigurimit 1. Pas parashtrimit të propozimit nga njëra palë, Dhoma e Posaçme mund të caktojë një masë të sigurimit me kusht që parashtruesi jep prova të besueshme për ekzistimin e kërkesës apo të së drejtës subjektive të tij dhe se do të ketë dëme të menjëhershme dhe të pariparueshme për palën nëse nuk miratohet masa e sigurimit. Dëmi konsiderohet si i “pariparueshëm” vetëm nëse nuk mund të zhdëmtohet në mënyrë të arsyeshme me anë të një kompensimi financiar. Propozimi për caktimin e masës së sigurimit duhet dorëzuar së bashku me kërkesën, ose nëse dorëzohet pas parashtrimit të një kërkesë/padie, atëherë ajo duhet t’i referohet asaj kërkese/ padie. 2. Dhoma e Posaçme mund të nxjerrë një vendim lidhur me propozimin për caktimin e masës e sigurimit pa mbajtjen e seancës dëgjimore dhe pasi që pala tjetër të ketë pasur mundësinë për të paraqitur argumentet kundërshtuese me shkrim. Kur ekzistojnë rrethana urgjente që detyrojnë Dhomën e Posaçme të veprojë menjëherë lidhur me propozimin, atëherë Dhoma e Posaçme mund të nxjerrë një vendim për propozimin për caktimin e masës së sigurimit pa ia dorëzuar propozimin palës tjetër. Masa e sigurimit caktohet vetëm për një periudhë kohore të caktuar dhe mund të zgjatet pas parashtrimit të kërkesës. 3. Vendimi për caktimin e masës së sigurisë bëhet me shkrim dhe do të: 3.1. përmbledhë prapavijën faktike dhe procedurale të procedurës, për aq sa ato kanë të bëjnë me masën e sigurimit; 3.2. konstatojë natyrën e dëmit që do ta pësojë pala parashtruese në rast se nuk caktohet masa e sigurimit dhe arsyet se përse Dhoma e Posaçme ka konstatuar që dëmi i tillë është i pariparueshëm; 3.3. përfshijë gjetjet e Dhomës së Posaçme mbi faktet dhe arsyetimin ligjor për miratimin e propozimit për caktimin e masës së sigurisë; si dhe 3.4. të saktësojë kohën se kur skadon masa e sigurimit. 4. Para caktimit të masës së sigurimit, Dhoma e Posaçme mund t’i kërkojë parashtruesit të depozitojë garanci financiare në Dhomën e Posaçme në shumën që Dhoma e Posaçme e konsideron se është të mjaftueshme për kompensimin e shpenzimeve dhe dëmeve që mund t’i pësojë apo mund t’i shkaktohen cilësdo palë që i nënshtrohet masës së sigurimit e që më pas konstatohet se gabimisht i është nënshtruar masës së sigurimit. 5. Vendimi për caktimin e masës së sigurimit është i detyrueshëm për të gjitha palët dhe kundër tij mund të dorëzohet ankesë menjëherë te Kolegji i Apelit. KAPITULLI XVI SHPENZIMET - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: This article says the final judgment must deal with costs, and the unsuccessful party is ordered to pay costs as set in the final judgment.
Neni 62 Vendimi për shpenzimet 1. Aktgjykimi i formës së prerë lidhur me një kërkesë apo ankesë duhet të përfshijë një vendim për shpenzimet e lëndës në mes të palëve. 2. Pala e pasuksesshme urdhërohet të t’i paguajë shpenzimet ashtu siç përcaktohen me Aktgjykimin e formës së prerë. Nëse ka disa palë të pasuksesshme, atëherë Dhoma e Posaçme vendos lidhur me ndarjen e shpenzimeve. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 38 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT 3. Në rastet kur secila palë ka sukses në disa kërkesa dhe dështon në disa të tjera, ose në rrethana të jashtëzakonshme, Dhoma e Posaçme mund të urdhërojë që shpenzimet të ndahen apo që palët t’i bartin vetë shpenzimet e tyre. 4. Dhoma e Posaçme mund të urdhërojë një palë, edhe nëse ka qenë e suksesshme, që të paguajë shpenzimet që Dhoma e Posaçme konsideron se kjo palë në mënyrë të paarsyeshme ia ka shkaktuar palës tjetër. 5. Nëse pala e suksesshme nuk i kërkon shpenzimet ose nëse ashtu vendos Dhoma e Posaçme, atëherë secila palë i bart shpenzimet e veta. Në rastet kur kërkesa nuk vazhdon me një Aktgjykim, shpenzimet ndahen sipas marrëveshjes së palëve, ose nëse nuk ato pajtohen, Dhoma e Posaçme ka lirinë e veprimit për ndarjen e shpenzimeve. - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: This article lists what counts as litigation expenses and says tariff-based court expenses must be set according to the approved official tariff.
Neni 63 Llogaritja e shpenzimeve 1. Llogaritja e shpenzimeve përfshin shpenzimet e gjykatës, pagesën për avokatin, kompensimin për humbjen e fitimit të dëshmitarëve, pagesën për ekspertët, shpenzimet për udhëtim dhe shpenzimet e tjera të arsyeshme për dëshmitarët dhe ekspertët. 2. Nëse ndonjë nga shpenzimet e gjykatës si në paragrafin 1 të këtij neni është parashikuar përmes tarifave të aprovuara zyrtare, atëherë ato shpenzime do të shqiptohen sipas tarifës së tillë. KAPITULLI XVII PROCEDURAT E ANKESËS - 64 Verify source ↗
Neni 64
AI-assisted research summary: A party may appeal directly to the Court of Appeal against certain orders or judgments, and the head of the Appeal Panel may issue practice guidance with the Supreme Court President’s consultation.
Neni 64 Dispozitat e përgjithshme 1. Siç përcaktohet me paragrafin 6 të nenit 9 të Ligjit për Dhomën e Posaçme, një palë ka të drejtën e ankesës drejtpërdrejt në Kolegjin e Apelit kundër çfarëdo Aktvendimi apo Aktgjykimi të një gjyqtari të vetëm apo kolegji të themeluar sipas nenit 4 paragrafi 9 të këtij ligji, ose gjykate së cilës i është referuar një kërkesë, çështje, procedurë apo lëndë në mbështetje të paragrafit 4 të nenit 5 të Ligjit për Dhomën e Posaçme. 2. Rregullat e punës dhe provat që rregullojnë procedurën pranë shkallës së parë të Dhomës së Posaçme zbatohen mutatis mutandis për procedurat e ankesës para Kolegjit të Apelit. Kryesuesit e Kolegjit të Apelit, në konsultim me Kryetarin e Gjykatës Supreme, mund të lëshojë udhëzime mbi praktikën që adreson aspektet e hollësishme për zhvillimin e procedurave para Kolegjit të Apelit. - 65 Verify source ↗
Neni 65
AI-assisted research summary: An appeal must be filed and delivered in the manner and within the time limit set by Article 9(6); after notice of appeal is received, the issuing court or panel must send the case file to the Appeal College.
Neni 65 Parashtrimi i ankesës 1. Pala e cila parashtron një ankesë paraqet dhe dorëzon ankesën në mënyrën dhe brenda afatit kohor të përcaktuar në paragrafin 6 të nenit 9 të Ligjit për Dhomën e Posaçme dhe atë brenda afatit kohor të saktësuar në atë paragraf. 2. Pas pranimit të njoftimit për apelin, gjykata, gjyqtari i vetëm apo Kolegji përkatës që ka nxjerrë Aktvendimin apo Aktgjykimin gjegjës ia dorëzon shkresat e lëndës Kolegjit të Apelit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 39 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT - 66 Verify source ↗
Neni 66
AI-assisted research summary: An appeal must include specified identifying details, the decision being appealed, a short summary, supporting arguments, and the requested remedy. The Appeal College must decide within 10 days after receiving the appeal.
Neni 66 Përmbajtja e ankesës 1. Ankesa duhet të: 1.1. identifikojë lëndën apo procedurën për të cilën është marrë Aktgjykimi apo Aktvendimi që i nënshtrohet ankesës; 1.2. përfshijë emrin e ankuesit dhe emrin dhe adresën e agjentit të ankuesit; 1.3. përfshijë emrat e palëve tjera dhe emrat dhe adresat e agjentëve të palëve tjera; 1.4. paraqet datën kur ankuesit i është dorëzuar Aktvendimi apo Aktgjykimi që i nënshtrohet ankesës; 1.5. paraqet një përmbledhje shumë të shkurtër për llojin e ankesës; 1.6. përmbajë një kopje të Aktvendimit apo Aktgjykimit që i nënshtrohet ankesës. 1.7. saktësojë emrin dhe numrin e lëndës që mund t’i jetë caktuar nga Kolegji i Apelit në ankesë; 1.8. paraqet në hollësi çështjen (et) që parashtrohen në ankesë dhe argumentet ligjore të ankuesit lidhur me këto çështje; 1.9. paraqet në hollësi llojin e zhdëmtimit të kërkuar nga ankuesi, duke marrë parasysh dispozitat e paragrafit 10 dhe 11 të nenit 9 të Ligjit për Dhomën e Posaçme dhe të nenit 10 të Ligjit për Dhomën e Posaçme. 2. Brenda dhjetë (10) ditëve pas pranimit të apelit, Kolegji i Apelit merr vendim siç përcaktohet me paragrafin 9 të nenit 9 të Ligjit për Dhomën e Posaçme. Nëse Kolegji i Apelit vendos që ankesa nuk meriton të shqyrtohet, atëherë Kolegji hedh poshtë ankesën duke marrë dhe duke dorëzuar një Aktvendim përderisa është në përputhje me kushtet e paragrafit 9 të nenit 9 të Ligjit për Dhomën e Posaçme. Nëse merret një Aktvendim i tillë, atëherë përfundojnë procedurat e ankesës. Nëse Kolegji i Apelit vlerëson se ankesa meriton të shqyrtohet, atëherë ai merr dhe ai dorëzon Aktvendimin palëve. - 67 Verify source ↗
Neni 67
AI-assisted research summary: Any party may file a reply to an appeal within 15 days after service, and the reply must include specified identifying details, dates, legal arguments, and the relief sought.
Neni 67 Përgjigja ndaj ankesës 1. Siç përcaktohet me paragrafin 8 të nenit 9 të Ligjit për Dhomën e Posaçme, cilado palë mund ta parashtrojë një përgjigje ndaj ankesës së parashtruesit brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pasi kësaj pale t‟i jetë dorëzuar Ankesa. 2. Përgjigja ndaj ankesës duhet të: 2.1. saktësojë emrin dhe numrin e lëndës që mund t‟i jetë caktuar nga Kolegji i Apelit në ankesë; 2.2. përfshijë emrin e palës kundërshtare dhe emrin dhe adresën e agjentit të palës kundërshtare; 2.3. përfshijë emrat e parashtruesve të ankesës dhe palëve tjera dhe emrat dhe adresat e agjentëve të tyre; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 40 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT 2.4. paraqet datën kur palës kundërshtare i është dorëzuar apeli; 2.5. paraqet në hollësi argumentet ligjore të palës kundërshtare që i përgjigjen atyre të paraqitura në apel; 2.6. paraqet në hollësi llojin e zhdëmtimit të kërkuar nga pala kundërshtare, duke marrë parasysh dispozitat e paragrafit 10 dhe 11 të nenit 9 të Ligjit për Dhomën e Posaçme dhe të nenit 10 të Ligjit për Dhomën e Posaçme. - 68 Verify source ↗
Neni 68
AI-assisted research summary: Written proceedings after an appeal end if no timely reply is filed, if the appellant does not file a timely reply where a counter-reply is allowed, or once the legal deadline passes in cases where a counter-reply applies.
Neni 68 Përfundimi i procedurave me shkrim pas ankesës 1. Procedurat me shkrim pas ankesës përfundojnë: 1.1. nëse nuk dorëzohet brenda afatit ligjor një përgjigje në ankesë; 1.2. nëse është dorëzuar brenda afatit ligjor një përgjigje në ankesë, por ankuesi nuk ka dorëzuar brenda afatit ligjor çfarëdo përgjigje ndaj saj, në ato raste kur është e mundur sipas nenit 38 paragrafi 3 i këtij ligji; 1.3. pasi të ketë kaluar afati ligjor në ato raste kur dorëzimi i një kundërpërgjigje është i zbatueshëm sipas nenit 38, paragrafi 3 i këtij ligjit. - 69 Verify source ↗
Neni 69
AI-assisted research summary: This article sets out how an oral appeal hearing may be requested, managed, and recorded.
Neni 69 Procedurat e ankesës me gojë 1. Me nismë të tij apo në bazë të kërkesës me shkrim nga një palë, Kolegji i Apelit vendos nëse do të mbajë një apo më shumë seanca dëgjimore lidhur me ankesën gjegjëse. Kolegji i Apelit merr parasysh çfarëdo kërkese për procedurë gojore që parashtrohet nga ndonjëra palë, e cila paraqet arsyet e saja për parashtrimin e kërkesës për procedurë gojore. Kërkesa e tillë parashtrohet para përfundimit të procedurave të ankesës me shkrim. 2. Gjatë seancë dëgjimore me gojë, kolegji i apelit kryesohet nga gjyqtari kryesues. Kryesuesi është përgjegjës për mbarëvajtjen e seancës. Në fillim të çdo seance dëgjimore, Kryesuesi përcakton praninë e palëve dhe avokatëve të tyre. 3. Pala që përfaqësohet në seancë përmes avokatit, mund t’i drejtohet Kolegjit të Apelit vetëm përmes atij, përveç nëse ndonjë anëtar i Kolegjit të Apelit ia parashtron asaj pale një pyetje drejtpërdrejt 4. Pas hapjes së seancës me gojë, gjyqtari kryesues paraqet një hyrje të shkurtër të ankesës, çështjeve ligjore të kontestuara dhe çfarëdo gjetje faktike të konstatuar nga vendimmarrësi i Aktvendimit apo Aktgjykimit gjegjës, për të cilin pala pretendon se është “qartazi i pasaktë”. 5. Në dëgjimin me gojë, palëve mund u jepet mundësia për të bërë një prezantim të shkurtër verbal të argumenteve të tyre ligjore. Palët kufizojnë prezantimet e tyre në faktet dhe provat që pasqyrohen në shënimet që janë të rëndësishme për ankesën dhe çështjet ligjore që janë të rëndësishme për ankesën. Kolegji i Apelit mund të caktojë një afat të arsyeshëm kohor për secilën palë për prezantimet e tilla. 6. Përveç nëse lejohet në mënyrë të veçantë në bazë të nenit 70 të këtij ligji, gjyqtari(ët) nuk do të nis procedurat për vlerësimin e provave. 7. Procesmbajtësi kujdeset që procesverbali fjalë-për-fjalë i të gjitha seancave mbahet dhe regjistrohet nga raportuesi i gjykatës. Procesverbali i tillë nënshkruhet nga Kryesuesi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 41 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT - 70 Verify source ↗
Neni 70
AI-assisted research summary: The Appeals College may allow new evidence to be submitted only in extraordinary circumstances with well-proven reasons.
Neni 70 Paraqitja e provave të reja Në rrethana të jashtëzakonshme dhe për arsye që dëshmohen mirë, Kolegji i Apelit mund t’i lejoj një pale paraqitjen e provave të reja që nuk kanë qenë në dispozicion të palës gjatë procedurës së shkallës së parë për vlerësimin e provave. Kërkesa me shkrim për një leje të tillë duhet së pari t‟i dorëzohet Kolegjit të Apelit dhe duhet t‟i dorëzohet palëve tjera jo më pak se pesëmbëdhjetë (15) ditë para datës së seancës kur propozohet paraqitja e këtyre provave. Kolegji i Apelit mund të autorizojë paraqitjen e provave të reja nëse vlerëson se në këtë mënyrë drejtësia do të vihet në vend. - 71 Verify source ↗
Neni 71
AI-assisted research summary: The Appellate Panel must decide procedural costs for both the first instance and the appeal, and it must calculate those costs separately.
Neni 71 Shpenzimet 1. Në Aktvendimin apo Aktgjykimin e tij lidhur me ankesën, Kolegji i Apelit merr një vendim lidhur me shpenzimet procedurale për shkallën e parë dhe atë të apelit. Dispozitat e neneve 62 dhe 63 të këtij ligji zbatohen mutatis mutandis. 2. Në vendimin e tij për shpenzimet, Kolegji i Apelit llogarit ndarazi shpenzimet për procedurat për shkallën e parë dhe atë të apelit. KAPITULLI XVIII ANKESAT SIPAS PARAGRAFIT 1.6 TË NENIT 5 TË LIGJIT PËR DHOMËN E POSAÇME - 72 Verify source ↗
Neni 72
AI-assisted research summary: This article sets the complaint process for the list of employees with legitimate rights, including notice, filing deadlines, evidence rules, hearings, translations, and appeal steps.
Neni 72 Ankesat lidhur me listën e të punësuarve me të drejta legjitime 1. Përveç nëse nuk përcaktohet saktësisht me këtë nen, procedura për lëndët që bazohen në ankesat që bien nën paragrafin 1.6 të nenit 5 të Ligjit për Dhomën e Posaçme do të ndjek rregullat e tjera procedurale të përshkruara në këtë ligj e që Dhoma e Posaçme i zbaton mutatis mutandis nëse i vlerëson si të domosdoshme dhe në interes të drejtësisë. 2. Pas pranimit të listës së të punësuarve me të drejta legjitime në bazë të nenit 10 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2003/13, apo në bazë të çfarëdo legjislacioni pasues që rregullon krijimin e një liste të tillë, Agjencia shpall listën së bashku me njoftimin për qytetarët mbi të drejtat e personit për të parashtruar një ankesë në Agjenci brenda njëzetë (20) ditëve pas datës së shpalljes, duke kërkuar përfshirjen në një listë të tillë dhe/apo duke sfiduar përfshirjen e një apo më shumë personave tjerë në një listë të tillë. Personi i cili parashtron një kërkesë apo kundërshtim të tillë, do të përfshijë aty në deklaratë të fakteve dhe argumenteve ligjore që mbështesin kërkesën apo kundërshtimin e tillë; ai person ka barrën e dëshmisë për të gjitha faktet e pretenduara në kërkesë dhe/apo në kundërshtim. 3. Njoftimi për qytetarët, që u përmend në paragrafin 2 të këtij neni, përmban një kopje të formularit për plotësimin e një kërkese dhe/apo kundërshtimi. Formulari i tillë përmban informata që duhet paraqitur për t‟i mundësuar Agjencisë vlerësimin e kërkesës dhe/apo të kundërshtimit. 4. Pas pranimit të ndonjë kërkese dhe/apo kundërshtimi lidhur me listën e të punësuarve me të drejta legjitime, Agjencia mund të kërkojë nga parashtruesi që të sigurojë prova shtesë dhe/apo informata që janë të nevojshme për t’i mundësuar Agjencisë vlerësimin e mirëfilltë të kërkesës dhe/apo të kundërshtimit. Agjencia mund të merr vendim për zhvillimin e procedurës për vlerësimin e provave, që do të jetë zyrtarisht i regjistruar, për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të japin dëshminë apo të paraqesin prova tjera. Pas ofrimit të një mundësie të arsyeshme për dhënien e dëshmisë dhe paraqitjes së provave, Agjencia lejon cilindo person apo avokatin e tij për të paraqitur argumentet në mbështetje të kërkesës dhe/apo të kundërshtimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 42 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT 5. Pas adresimit zyrtar të të gjitha kërkesave dhe kundërshtimeve, Agjencia – nëse është e nevojshme – rregullon listën e punësuarve me të drejta legjitime, dhe nëpërmjet një vendimi të Bordit të vet të Drejtorëve në përputhje me nenin 10.2 të Rregullores së UNMIK-ut 2003/13, apo në bazë të çfarëdo legjislacioni pasues që rregullon krijimin e një liste të tillë, Agjencia shpall zyrtarisht listën përfundimtare të punësuarve me të drejta legjitime. Ky vendim do të përmbajë një shpjegim të arsyetuar: 5.1. për përfshirjen e cilitdo person në listë; 5.2. për përjashtimin e cilitdo person në listë, i cili ka qenë në listën paraprake të shpallur; 5.3. për refuzimin për përfshirjen e një personi i cili ka kërkuar të përfshihet në një listë të tillë, pas shpalljes origjinale; si dhe 5.4. për pranimin apo refuzimin e ndonjë kundërshtimi tjetër ndaj listës. 6. Agjencia shpallë listën e saj përfundimtare të të punësuarve me të drejta legjitime në mbështetje të paragrafit 5 të këtij neni e në përputhje me nenin 10.6. të Rregullores së UNMIK- ut 2003/13, ose në pajtim me çfarëdo legjislacioni pasues që rregullon krijimin e një liste të tillë, Agjencia shpall listën së bashku me njoftimin për qytetarët mbi të drejtat e personit për të parashtruar një ankesë në Agjenci brenda njëzetë (20) ditëve pas ditës së shpalljes për të kundërshtuar në listë të tillë dhe/apo në lidhje me shpërndarjen e fondeve të mbledhura nga Agjencia për personat e identifikuar në atë listë. Ankuesi(t) që parashtrojnë një ankesë të tillë përfshijnë një deklaratë të fakteve dhe argumenteve ligjore që mbështetin ankesën e tillë; personat që ankohen kanë barrën e dëshmisë për të gjitha faktet e pretenduara në ankesë. 7. Pala e pakënaqur me listën përfundimtare, pavarësisht nëse është ankuar ndaj listës preliminare apo jo, ka të drejtë të dorëzojë ankesën me shkrim pranë Dhomës së Posaçme para skadimit të afatit kohor prej njëzet (20) ditësh dhe ankesa do të: 7.1. përmbajë emrin e personit apo emrat e personave të cilët parashtrojnë ankesën apo në emër të atyre që ankesa parashtrohet; 7.2. përmbajë emrin dhe adresën e secilit agjent të personave; 7.3. përfshijë një deklaratë të hollësishme për faktet që mbështetin ankesën, si dhe 7.4. përfshijë një deklaratë të hollësishme për argumentet ligjore që mbështetin një ankesë të tillë. 8. Një kopje e ankesës do t‟i dorëzohet Agjencisë nga zyrtari për menaxhimin e lëndëve i Dhomës së Posaçme brenda pesë (5) ditëve të punës pasi që të jetë parashtruar në Dhomën e Posaçme. 9. Agjencia ka cilësinë e palës kundërshtare për çdo lëndë apo procedurë që bazohet në një ankesë të tillë. Brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve të punës pas pranimit të një ankese të tillë, Agjencia do t’ia dorëzojë Dhomës së Posaçme përgjigjen e saj ndaj ankesës së bashku me të gjithë dokumentacionin që posedon Agjencia e që drejtpërdrejt lidhet me krijimin nga ana e saj të një liste të tillë. Agjencia do ta dorëzojë përgjigjen e vet dhe dokumentet e tilla në gjuhën zyrtare të përzgjedhur nga palët në procedurë. 10. Një kopje e përgjigjes dhe dokumenteve që parashtrohen nga Agjencia do t’i dorëzohen ankuesit(ve) nga Regjistër mbajtësi i Dhomës së Posaçme brenda pesë (5) ditë pune, pas dorëzimit të shkresave të tyre në Dhomën e Posaçme. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 43 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT 11. Gjyqtari i vetëm të cilit i është caktuar lënda, me nismë të vet apo në bazë të një kërkese me shkrim nga ankuesi(t) apo Agjencia, mund të vendos për mbajtjen e një apo më shumë seancave gojore lidhur me çështjen. Nëse mbahet një seance gojore, atëherë gjyqtari i vetëm do të udhëzojë Regjistër-mbajtësin që, së paku pesë (5) ditë më herët para seancës gojore, t’i dorëzojë palëve një njoftim me shkrim për kohën dhe ditën e seancës së tillë. 12. Dhoma e Posaçme aranzhon, nëse është e nevojshme, përkthimin e ankesës në gjuhën e kundërt zyrtare nga ajo e paraqitur dhe çfarëdo shkrese tjetër që parashtrohet nga ankuesi, nëse një veprim i tillë është i nevojshëm për palët. Përkthimet e tilla do t’iu dorëzohen ankuesit(ve) dhe Agjencisë sa më shpejt që është e mundur. Nëse mbahet një seancë dëgjimore ku dokumentet në fjalë do të diskutohen, atëherë seanca e tillë do të mbahet jo më herët se shtatë (7) ditë pasi që dokumentet e përkthyera t‟i jenë dorëzuar palëve. 13. Aktgjykimi i Gjyqtarit të vetëm merret dhe i dorëzohet ankuesit(ve) dhe Agjencisë jo më vonë se nëntëdhjetë (90) ditë pas datës kur ankesa është dorëzuar në Dhomën e Posaçme. Të gjitha Aktvendimet dhe Aktgjykimet e Gjyqtarit të vetëm mund të apelohen në përputhje me dispozitat e zbatueshme të Ligjit për Dhomën e Posaçme. 14. Kolegji i Apelit zgjidh të gjitha apelet e tilla urgjentisht. KAPITULLI XIX PROCEDURAT PËR RIORGANIZIM DHE LIKUIDIM - 73 Verify source ↗
Neni 73
AI-assisted research summary: Objections to decisions are handled under this law or successor legislation, with first-instance proceedings assigned to a single judge.
Neni 73 Procedurat për riorganizim dhe likuidim Procedurat për kundërshtimin e vendimeve të Agjencisë, ose paraardhësit të saj (AKM-së), një administratori apo komisioni për likuidim në bazë të Rregullores së UNMIK-ut 2005/48 apo Ligjit nr. 04/L-035 për Riorganizimin e Ndërmarrjeve të Caktuara dhe Pasurisë së tyre apo çfarëdo legjislacioni pasues do të rregullohen nga po ky ligj apo legjislacioni pasues (cilitdo që është në fuqi). Në shkallë të parë, zhvillimi i lëndës apo procedurës lidhur me kundërshtime të tilla do t’i caktohet Gjyqtarit të vetëm sipas rregullave të përcaktuara për caktimin e lëndëve. Sa i përket çështjeve që nuk mbulohen me ligjin e tillë apo me legjislacionin pasues, do të zbatohen mutatis mutandis dispozitat më të përshtatshme të këtij ligji. - 74 Verify source ↗
Neni 74
AI-assisted research summary: Kreditorët e ndërmarrjes që kanë dorëzuar me kohë kërkesën në Agjenci dhe preken nga vendimi i Autoritetit të Likuidimit mund ta ankimojnë atë në Dhomën e Posaçme brenda 30 ditëve.
Neni 74 Shqyrtimi i vendimeve të Autoritetit për likuidim 1. Procedura para Dhomës së Posaçme për kundërshtimin e vendimit të një Autoriteti të Likuidimit që është duke kryer likuidimin e një ndërmarrje ose aseti sipas Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit do të rregullohet në bazë të këtij neni. 2. Çdo kreditor i Ndërmarrjes i cili ka dorëzuar me kohë kërkesën në Agjenci dhe i cili cenohet nga një vendimi i Autoritetit të Likuidimit mund ta kundërshtojë vendimin e tillë, duke parashtruar një ankesë në Dhomën e Posaçme kundër Agjencisë brenda tridhjetë (30) ditëve pas pranimit të vendimit. Çdo ankesë e këtillë duhet të bazohet në pretendimin se procesi i likuidimit nuk është kryer në pajtim me Ligjin për Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Ankesa duhet të jetë në pajtim me kërkesat e paragrafit 2 të nenit 35 të këtij ligji dhe të bashkëngjisë një kopje të vendimit ndaj të cilit është ngritur kundërshtimi. 3. Në shkallë të parë, zhvillimi i lëndës apo procedurës lidhur me ankesa të tilla do t’i caktohet Gjyqtarit të vetëm sipas rregullave të përcaktuara për shpërndarjen dhe caktimin e lëndëve. 4. Dispozitat e tjera të përgjithshme procedurale në nenet 22-63 të këtij ligji zbatohen për lëndët dhe procedurat bazuar në ankesa të tilla. Gjyqtari i vetëm apo aty kur është e zbatueshme GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 44 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT Kolegji përkatës, mund të nxjerrë një Aktgjykim për vërtetimin, shfuqizimin dhe ndryshimin e vendimit të Autoritetit të Likuidimit. KAPITULLI XX DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 75 Verify source ↗
Neni 75
AI-assisted research summary: Një gjyqtar i vetëm ose një kolegj mund të zgjasë afatet ose periudhat e parashikuara me këtë ligj vetëm në rrethana të jashtëzakonshme dhe për arsye shumë të bazuara.
Neni 75 Zgjatja e afateve të dhëna kohore Çdo gjyqtar i vetëm apo kolegj, por vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, si dhe vetëm për arsye shumë të bazuara, mund të zgjasë afatet kohore apo periudhat e përcaktuara me këtë ligj, për aq kohë sa konsiderohet e arsyeshme brenda rrethanave. - 76 Verify source ↗
Neni 76
AI-assisted research summary: This article says the law overrides conflicting provisions, except that a specified reorganization law or its successor prevails in any conflict with this law. It also requires court officials to quickly reorganize work and assign cases, and requires the Special Chamber to apply relevant civil procedure rules when this law does not sufficiently address a procedural issue.
Neni 76 Konfliktet dhe interpretimi 1. Dispozitat e këtij ligji mbizotërojnë mbi secilën dispozitë që nuk përputhet me të në cilëndo rregullore, ligj apo akt tjetër nënligjor. Megjithatë, në rast të ndonjë konflikti mes këtij ligji dhe Ligjit nr. 04/L-035 për Riorganizimin e Ndërmarrjeve të Caktuara dhe Pasurisë së tyre apo të legjislacionit pasardhës të saj (cilido që të jetë në fuqi në atë kohë), ky i fundit do të mbizotërojë. 2. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, Kryetari i Gjykatës Supreme në bashkëpunim me Gjyqtarin Mbikëqyrës të Dhomës së Posaçme dhe me Administratorin pa vonesë ndërmarrin hapat e nevojshëm për riorganizimin e punës pranë gjyqtarëve të vetëm dhe Kolegjeve të Apelit si dhe caktimin e menjëhershëm të lëndëve tek gjyqtarët. 3. Në interpretimin dhe zbatimin e këtij ligji, kudo që është e nevojshme për të zgjidhur një çështje procedurale që nuk trajtohet mjaftueshëm me këtë ligj, Dhoma e Posaçme do të zbatojë mutatis mutandis dispozita përkatëse të Ligjit mbi Procedurën Kontestimore. - 77 Verify source ↗
Neni 77
AI-assisted research summary: This article repeals several earlier laws, but allows the Special Chamber to keep using the older procedural rules in a pending case when that is necessary for a proper trial.
Neni 77 Shfuqizimi i ligjeve të mëparshme 1. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji shfuqizohet: 1.1. Ligji nr. 04/L-033 për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për Çështjet në Lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit (GZ. Nr. 20/22 Shtator 2011, Prishtinë); megjithatë, me kusht që nëse një rast që është në punë në Dhomën e Posaçme në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji ka përmbyllur procedurat me shkrim dhe gjykimi i atij rasti kërkon vazhdimin e zbatimit të dispozitave procedurale të Ligjit nr. 04/L-033 për Dhomën e Posaçme, atëherë Dhoma e Posaçme mund të zbatojë ato dispozita procedurale deri në masën e domosdoshme për të siguruar një gjykim të tillë të duhur 1.2. Ligji nr. 04/L-246 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-033 për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për Çështjet në Lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit (GZ. Nr. 20/02 Prill 2014, Prishtinë); 1.3. Ligji nr. 05/L -127 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-033 për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për Çështjet në Lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i Plotësuar dhe Ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-246 (GZ. Nr. 13/21 Prill 2017, Prishtinë) 1.4. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The excerpt identifies Article 6 and the related law titles, but does not state an operative rule in the text provided.
Neni 6 i Ligjit Nr. 04/L-115 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që Kanë të bëjnë me Përfundimin e Mbikëqyrjes Ndërkombëtare të Pavarësisë së Kosovës (GZ. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 45 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT Nr. 25/07 Shtator 2012, Prishtinë) 1.5. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Article 6 identifies Chapter IV of the cited amendment law.
Neni 6 i Ligjit Nr. 04/L -273 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që Ndërlidhen me Mandatin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Republikën e Kosovës (GZ. Nr. 32/15 Maj 2014, Prishtine), 1.6. Kapitulli i IV, - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Neni 10 i Ligjit Nr. 05/L-103 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që Ndërlidhen me Mandatin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Republikën e Kosovës (GZ. Nr. 21/29 Qershor 2016, Prishtinë).
Neni 10 i Ligjit Nr. 05/L-103 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që Ndërlidhen me Mandatin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Republikën e Kosovës (GZ. Nr. 21/29 Qershor 2016, Prishtinë). - 78 Verify source ↗
Neni 78
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette.
Neni 78 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit të tij në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 06/L-086 30 maj 2019 Shpallur me dekretin Nr. DL-127-2019, datë 21.06.2019 nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 27 QERSHOR 2019, PRISHTINË 46 LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 06/L-086 PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET NË LIDHJE ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in