LIGJI NR. 06/L-111 PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK (Shpallet i pavlefshëm me Akgjykim nr. KO219/19, Publikuar: 13.07.2020, e gjeni tek Aktgjykimet, Gjykata Kushtetuese)
This is the preamble to a law on salaries in the public sector.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 06/L-111
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble to a law on salaries in the public sector. This article says the law sets the pay, reward, and related post-service benefit framework for public officials, with exceptions for AKI and FSK. This article defines key pay terms used in the law on public sector salaries. This article sets out the principles governing salaries and rewards: legality, fairness, equal pay, transparency, non-discrimination, and predictability. Civil servants’ pay consists of base pay plus applicable supplements; for Assembly administration employees, pay and certain supplements are regulated by this law, including a separate act approved by the Assembly Presidency.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 06/L-111 PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK (Shpallet i pavlefshëm me Akgjykim nr. KO219/19, Publikuar: 13.07.2020, e gjeni tek Aktgjykimet, Gjykata Kushtetuese)
Showing 41 of 41
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble to a law on salaries in the public sector.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË 1 LIGJI NR. 06/L-111 PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK LIGJI NR. 06/L-111 PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK KAPITULLI I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law sets the pay, reward, and related post-service benefit framework for public officials, with exceptions for AKI and FSK.
Neni 1 Qëllimi dhe fushëveprimi 1. Ky ligj përcakton: 1.1. sistemin e pagave dhe shpërblimeve për zyrtarët dhe funksionarët publikë, që paguhen nga buxheti i shtetit, përjashtimisht AKI dhe FSK; 1.2. rregullat për përcaktimin e pagave të punonjësve të ndërmarrjeve publike në Kosovë dhe 1.3. Kriteret për pagën kalimtare dhe përfitimet tjera pas përfundimit të funksionit për funksionarin publik dhe funksionarin publik me status të veçantë, si dhe për ish zyrtarin e lartë që është duke i realizuar të drejtat sipas ligjit përkatës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key pay terms used in the law on public sector salaries.
Neni 2 Përkufizime 1. Në këtë ligj shprehjet/fjalët kanë këtë kuptim: 1.1. Paga bazë, është komponenti kryesor apo i vetëm i pagës, që shpërblen punën sipas nivelit të kompleksit të funksionit, pozitës apo gradës dhe nivelit të kualifikimit të kërkuar për atë funksion, pozitë apo gradë. Kompleksi është pasojë e kombinuar e përgjegjësisë, rëndësisë dhe lirisë të vendimmarrjes, vështirësisë dhe rrezikshmërisë të kryerjes të detyrave në atë funksion, pozitë apo gradë, si dhe kufizimeve që shoqërojnë punën; 1.2. Shtesë page, është komponent i pagës, që i shtohet pagës bazë dhe që synon të shpërblejë punën për kushte të vështira, sektorë apo specialitete të veçanta dhe që nuk shpërblehet nga paga bazë. Shtesa e pagës mund të jetë e rregullt, kur përfitohet çdo muaj, apo e parregullt, kur shpërblehet sipas rastit dhe sipas këtij ligji; 1.3. Shtesë e rregullt”, është shtesa për kushte tregu, shtesa e posaçme, shtesa e performancës në sistemin e arsimit parauniversitar dhe shtesa për kushte të vështira/ të dëmshme të punës; 1.4. “Shtesë e parregullt”, është shtesa për punë jashtë orarit të punës dhe shtesa e performancës; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË 2 LIGJI NR. 06/L-111 PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK 1.5. “Shpërblim”, është pagesa që shpërblen punën e kryer nga anëtari i një organi kolegjial me kohë jo të plotë; 1.6. “Kompensim”, është një pagesë në formën e heqjes së shpenzimeve të kryera apo që do të kryhen nga zyrtari, për udhëtime, qëndrim apo përfaqësim (reprezentacion) në apo gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare; 1.7. “Klasa e pagës”, është një ndarje që i korrespondon një koeficient i caktuar dhe që përbëhet nga një grup funksionesh, pozitash apo gradash me nivel të njëjtë apo pothuajse të njëjtë kompleksiteti dhe që përfitojnë të njëjtën pagë bazë. 2. Shprehjet: “funksionar publik”, “funksionar publik me status të veçantë”, “zyrtar publik”, “nëpunës civil”, “nëpunës civil me status të veçantë”, “nëpunës i Shërbimit Publik”, “nëpunës kabineti”, “nëpunës administrativ dhe mbështetës”, në këtë ligj kanë të njëjtin kuptim me atë të përcaktuara në Ligjin për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article sets out the principles governing salaries and rewards: legality, fairness, equal pay, transparency, non-discrimination, and predictability.
Neni 3 Parimet e sistemit të pagave dhe shpërblimeve 1. Pagat bazohen sipas parimeve të përcaktuara me këtë ligj, si vijon: 1.1. parimi i ligjshmërisë - nënkupton që pagat e përfituesve përcaktohen vetëm në pajtim me këtë ligj dhe me aktet nënligjore, të autorizuara dhe të nxjerra në zbatim të tij; 1.2. parimi i drejtësisë – nënkupton që niveli i pagës duhet të shpërblejë në mënyrë të drejtë kompleksin e punës dhe kontributin e individit në punën e organizatës; 1.3. parimi i pagës së barabartë - nënkupton që secili përfitues i pagës merr pagë të barabartë për punën në funksionin, pozitën apo gradën e njëjtë apo të krahasueshme; 1.4. parimi i transparencës – nënkupton që procedura për përcaktimin e pagës, niveli i saj dhe administrimi i sistemit të pagave të jetë transparente për publikun, pa rënë në kundërshtim me mbrojtjen e të dhënave personale sipas legjislacionit në fuqi; 1.5. parimi i mosdiskriminimit - nënkupton që asnjë përfitues i pagës nuk diskriminohet në pagë, ashtu siç përcaktohet në Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi; 1.6. parimi i parashikueshmërisë – niveli i pagës, i përcaktuar sipas këtij ligji, nuk mund të ulet, përveç në një situatë të jashtëzakonshme të vështirësive financiare dhe vetëm në bazë të ligjit. KAPITULLI II PAGA E NËPUNËSIT CIVIL - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Civil servants’ pay consists of base pay plus applicable supplements; for Assembly administration employees, pay and certain supplements are regulated by this law, including a separate act approved by the Assembly Presidency.
Neni 4 Paga e nëpunësit civil 1. Paga e nëpunësit civil përbëhet nga paga bazë dhe shtesat, sipas rastit. 2. Shtesat që përfitohen nga nëpunësi civil sipas rastit, janë: 2.1. shtesa për kushte tregu; 2.2. shtesa e performancës; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË 3 LIGJI NR. 06/L-111 PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK 2.3. shtesa të posaçme për pozita apo grup pozitash sipas nenit 8 të këtij ligji; 2.4. shtesa për punë jashtë orarit të punës. 3. Paga e nëpunësit të Administratës së Kuvendit të Republikës së Kosovës rregullohet me këtë ligj, sipas shtojcës 1 të këtij ligji. 4. Shtesa dhe Kompensimi i nëpunësit të Administratës së Kuvendit të Republikës së Kosovës rregullohet me këtë ligj dhe me akt të veçantë të miratuar nga Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës. 5. Rregullimi me akt të veçantë sipas paragrafit 4. të këtij neni, bëhet duke u bazuar në natyrën dhe kushtet specifike të punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The provision defines a civil servant’s base salary, ties it to the salary class for the job position or grade, and gives the Government of Kosovo power to set position-grade equivalence by sublegal act.
Neni 5 Paga bazë e nëpunësit civil 1. Paga bazë e nëpunësit civil është ajo pjesë e pagës, që përfiton nëpunësi civil për punën e kryer në një pozitë të caktuar apo për një gradë të caktuar. 2. Paga bazë e nëpunësit civil përcaktohet nga Klasa e Pagës të cilës i përket pozita e punës sipas Shtojcës nr. 1, bashkëngjitur dhe pjesë përbërëse e këtij ligji. 3. Klasifikimi i një pozitë të caktuar të Shërbimit Civil, sipas paragrafit 2. të këtij neni, kryhet në bazë të rregullave të vlerësimit dhe klasifikimit të pozitave të punës, sipas dispozitave për klasifikimin e pozitave të Shërbimit Civil, në pajtim me legjislacionin për zyrtarin publik. Klasa që i përket një pozitë e caktuar përcaktohet shprehimisht në rregulloren e organizimit të brendshëm të institucionit, të miratuar sipas Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura. 4. Në rastin e nëpunësve civilë me status të veçantë, për të cilët sipas Ligjit për Zyrtarët Publik zbatohet sistemi i gradave personale, paga bazë përcaktohet nga Klasa e Pagës të cilës i përket grada, sipas Shtojcës nr. 1, bashkëngjitur dhe pjesë përbërëse e këtij ligji. 5. Në rastin e nëpunësve civilë me status të veçantë, sipas paragrafit 4. të këtij neni, Qeveria e Kosovës, me propozim të ministrit përgjegjës për administratën publike dhe ministrit përgjegjës për kategoritë e nëpunësve ku zbatohet sistemi i gradave personale miraton, me akt nënligjor, ekuivalencën e pozitës me gradën. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This article sets a market supplement for certain civil service professions and key posts, caps it at 50% of base pay, and assigns approval/review steps to the Government and the responsible ministries.
Neni 6 Shtesa për kushte tregu 1. Shtesa për kushte tregu përfitohet për profesione të caktuara- të nevojshme, në pozita të caktuara kyçe profesionale të Shërbimit Civil, rekrutimi apo mbajtja e nëpunësve në këto profesione e pozita objektivisht është i pamundur për shkak se tregu privat ofron paga të paktën pesëdhjetë për qind (50%) më të larta se sektori publik. 2. Vlera e shtesës për kushte tregu nuk mund të jetë më e lartë se pesëdhjetë për qind (50%) e pagës bazë. 3. Llojet e pozitave dhe profesionet përkatëse për të cilat përfitohet shtesa për kushtet e tregut, vlera dhe procedura për përfitimin e saj miratohet me akt nënligjor të Qeverisë së Kosovës, me propozim të ministrisë përgjegjëse për administratën publike dhe ministrisë përgjegjëse për financa. Përfitimi i shtesës për kushtet e tregut rishikohet në baza vjetore nga Qeveria. 4. Pas miratimit të aktit nënligjor nga Qeveria, sipas paragrafit 3. të këtij neni, përfitimi i shtesës GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË 4 LIGJI NR. 06/L-111 PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK për kushte tregu miratohet nga ministria përgjegjëse për administratën publike dhe ministria përgjegjëse për financa, me propozim të arsyetuar të institucionit përkatës. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Civil servants may receive an annual performance bonus, with the amount tied to yearly performance evaluation and capped at 50% of monthly base pay.
Neni 7 Shtesa e performancës 1. Nëpunësi civil përfiton shtesë vjetore për performancë bazuar në rezultatet vjetore të vlerësimit të punës. 2. Shtesa për performancë përfiton nëpunësi civil që është vlerësuar “Shkëlqyeshëm” në vitin përkatës, në përpjesëtim të drejtë, në pajtim me dispozitat e Ligjit për Zyrtarët Publik në lidhje me nëpunësin civil duke krahasuar me performancën e përgjithshme të institucionit. 3. Shtesa për performancë përfitohet në fund të çdo viti, totali i vlerës nuk mund të kalojë pesëdhjetë për qind (50%) të pagës bazë mujore. 4. Fondet e përdorura në çdo institucion për shtesën e performancës nuk mund të jenë më të larta se zero pikë pesë për qind (0.5 %) e fondeve totale të përdorura për pagën bazë të nëpunësve civilë në të njëjtin vit financiar. 5. Qeveria e Kosovës, me propozim të ministrisë përgjegjëse për administratën publike dhe ministrisë përgjegjëse për financa, miraton, me akt nënligjor, masën dhe procedurën për fitimin e shtesës për performancë. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Disa civil servants listed here are entitled to a special allowance on top of base salary, capped at 40%, and the Government sets the detailed list, rules, and amount by sublegal act.
Neni 8 Shtesa të posaçme të nëpunësve civilë 1. Përfitojnë shtesë të posaçme mbi pagën bazë: 1.1. zyrtarët e Administratës Tatimore dhe inspektorët hetues të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës; 1.2. gardianët në shërbimin korrektues; 1.3. zjarrfikësit në operacione të rrezikshme. 2. Shtesa e posaçme, sipas paragrafit 1. të këtij neni, nuk mund të jetë më e lartë se dyzet për qind (40%) e pagës bazë, sipas Shtojcës 1 të këtij ligji. 3. Lista e pozitave apo grup pozitave, që përfitojnë shtesën e posaçme, rregullat për përfitimin dhe vlera e shtesës përcaktohet me akt nënligjor të Qeverisë, me propozim të ministrisë përgjegjëse për administratën publike dhe ministrisë përgjegjëse për financa. 4. Nëpunësit civilë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, të cilët ushtrojnë funksione të Agjencisë, përfitojnë shtesë deri në njëzet për qind (20%) mbi pagën bazë. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Civil servants are entitled to extra pay or time off for overtime, standby, weekend, holiday, and night work.
Neni 9 Shtesa apo kompensimi për punë jashtë orarit të punës 1. Nëpunësi civil përfiton shtesë page ose kompensim me pushim për punën jashtë orarit të punës, kujdestarisë, punën në fundjavë, punën në ditët e festave zyrtare dhe për punën gjatë natës. 2. Puna jashtë orarit të punës kompensohet në masën pesëdhjetë për qind (50%) me kohë pushimi dhe në masën pesëdhjetë për qind (50%) me shtesë page. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË 5 LIGJI NR. 06/L-111 PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK 3. Më kërkesë të nëpunësit, mund të përfitojë kompensim me kohë pushimi mbi masën pesëdhjetë për qind (50%). 4. Shtesa e pagës apo kompensimi me kohë pushimi, për punë jashtë orarit të punës llogaritet në pajtim me dispozitat e Ligjit të Punës. 5. Qeveria miraton, me akt nënligjor, kushtet e detajuara për shtesa dhe kompensime për punë jashtë orarit të punës sipas këtij neni. KAPITULLI III PAGAT E FUNKSIONARËVE PUBLIKË - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Public officials are entitled to a fixed salary equal to the base salary for their function, and they may not receive other supplements except the special supplement under Article 12.
Neni 10 Paga e funksionarit publik 1. Funksionari publik përfiton një pagë fikse të barabartë me pagën bazë për funksionin. 2. Paga bazë për funksionarin publik përcaktohet nga Klasa e Pagës të cilës i përket funksioni në pajtim me Shtojcën nr. 1 të këtij ligji, bashkëngjitur dhe pjesë përbërëse e këtij ligji. 3. Funksionari publik nuk përfiton shtesa të tjera mbi pagën bazë, me përjashtim të shtesës së posaçme të përcaktuar në pajtim me nenin 12 të këtij ligji. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Some part-time members and a part-time chair of certain collective governing bodies are entitled to monthly remuneration, subject to meeting attendance conditions; full-time personnel are not entitled to this attendance-based payment.
Neni 11 Shpërblimi i funksionarëve për kohë të pjesshme 1. Anëtarët e organeve drejtuese (këshilla, borde, komisione), të tipit kolegjial, të institucioneve kushtetuese, të agjencive të pavarura dhe të institucioneve të sistemit të drejtësisë, të krijuara me ligj, të cilët nuk e ushtrojnë mandatin me kohë të plotë dhe nuk përmenden shprehimisht në Shtojcën nr.1 të këtij ligji, shpërblehen në masën njëzet për qind (20 %) të pagës së kryetarit të organit kolegjial me kohë të plotë. 2. Në rastin kur edhe kryetari i organit drejtues është me kohë të pjesshme, atëherë shpërblimi i tij, si dhe shpërblimi i anëtarëve të organit drejtues, bëhet në masën tridhjetë për qind (30%) për kryetarin dhe njëzet për qind (20%) për anëtarët, të pagës së Sekretarit të Përgjithshëm të institucionit. 3. Shpërblimi i parashikuar në paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni përfitohet çdo muaj, me kusht pjesëmarrje në mbledhjet e organit kolegjial, jo më pak se një herë në muaj dhe për çdo mbledhje të organit kolegjial, me kusht pjesëmarrje në mbledhje, në rastin kur ky organ mblidhet më rrallë se një herë në muaj. 4. Kryetarët, anëtarët dhe punonjësit e tjerë të institucionit, në marrëdhënie pune me kohë të plotë, nuk përfitojnë shpërblimin e parashikuar në paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni, për pjesëmarrje në mbledhjet e organit kolegjial. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Deputies may receive a special supplement on top of base salary, and municipal assembly members may receive a 30% supplement for attending meetings, subject to the article’s limits.
Neni 12 Shtesa të posaçme për funksionarët publik 1. Deputetët mund të përfitojnë shtesë të posaçme mbi pagën bazë. 2. Shtesa e posaçme, nga paragrafi 1. i këtij neni, i takon deputetit për funksion parlamentar: Kryetar i Kuvendit, nënkryetar i Kuvendit, kryetar i komisionit parlamentar, zëvendëskryetar i komisionit parlamentar dhe kryetar i grupit parlamentar. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË 6 LIGJI NR. 06/L-111 PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK 3. Deputeti ka të drejtë në kompensim për pjesëmarrje në seancë plenare, për pjesëmarrje në mbledhje të komisionit parlamentar dhe për shpenzimet mujore. 4. Kriteret dhe procedurat për shtesa dhe kompensim nga paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni, me propozim të Komisionit përkatës parlamentar për buxhet dhe financa, përcaktohen me rregullore nga Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës. 5. Shtesa nga paragrafi 2. i këtij neni paguhet vetëm për një funksion dhe nuk mund të kalojë tridhjetë për qind (30 %) të pagës bazë. 6. Shtesa dhe kompensimi për stafin politik të Kuvendit të Republikës së Kosovës rregullohet me akt të veçantë të miratuar nga Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës. 7. Anëtarët e Kuvendit Komunal për pjesëmarrje në mbledhjet e Kuvendit Komunal dhe komitetet e përhershme, mund të marrin një shtesë të posaçme prej tridhjetë për qind (30%) të pagës bazë të përcaktuar për anëtarin e Kuvendit. 8. Anëtarët e Kuvendit Komunal, që marrin një pagë të rregullt nga buxheti i Kosovës, përfitojnë vetëm shtesën sipas paragrafit 7. të këtij neni. 9. Shtesa jepet vetëm një (1) herë brenda muajit dhe paguhet vetëm nëse anëtarët e Kuvendit Komunal marrin pjesë në mbledhjet e Kuvendit Komunal, përkatësisht të komiteteve të përhershme komunale. KAPITULLI IV PAGAT E FUNKSIONARËVE PUBLIKË ME STATUS TË VEÇANTË - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Special-status public officials get a fixed salary equal to the base salary for their function or grade, and they generally cannot receive extra supplements.
Neni 13 Paga e funksionarit publik me status të veçantë 1. Funksionari publik me status të veçantë përfiton një pagë fikse të barabartë me pagën bazë për funksionin apo gradën përkatëse. 2. Paga bazë për funksionarin përcaktohet nga Klasa e Pagës të cilës i përket funksioni apo grada, në pajtim me Shtojcën nr. 1, bashkëngjitur dhe pjesë përbërëse e këtij ligji. 3. Funksionari me status të veçantë nuk përfiton shtesa të tjera mbi pagën bazë, me përjashtim të nenit 14 të këtij ligji. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Police officers, customs-related staff, and tax administration staff are entitled to special salary supplements, with caps of 40% or 20% of base pay depending on the case.
Neni 14 Shtesa të posaçme për Funksionarin publik me status të veçantë 1. Zyrtarët policor përfitojnë një shtesë të posaçme për ato detyra që kryejnë në sektorë apo operacione të posaçme me rrezikshmëri për jetën. 2. Shtesa e posaçme, sipas paragrafit 1. të këtij neni, nuk mund të jetë më e lartë se dyzet për qind (40%) e pagës bazë, sipas Shtojcës 1 të këtij ligji. 3. Inspektorati policor, zyrtarët doganor dhe zyrtarët e Administratës Tatimore përfitojnë shtesë deri në njëzet për qind (20%) të pagës bazë. 4. Lista e pozitave të zyrtarëve policor, Inspektoratit policor, zyrtarëve doganor dhe zyrtarëve të Administratës Tatimore, që përfitojnë shtesën e posaçme, rregullat për fitimin dhe vlera e shtesës përcaktohet me akt nënligjor të Qeverisë, me propozim të ministrisë përgjegjëse për punë të brendshme dhe ministrisë përgjegjëse për financa. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË 7 LIGJI NR. 06/L-111 PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK KAPITULLI V PAGA E NËPUNËSIT TË KABINETIT - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Cabinet employees get a fixed salary equal to the base salary, and they may receive a special allowance up to 20% of base salary, except political advisers.
Neni 15 Paga e nëpunësit të Kabinetit 1. Nëpunësi i kabinetit përfiton një pagë fikse të barabartë me pagën bazë. 2. Për çdo emërtesë të nëpunësit të kabinetit përcaktohet klasa e pagës të cilës i përket emërtesa, në pajtim me Shtojcën nr.1 bashkëngjitur dhe pjesë përbërëse e këtij ligji. 3. Përveç pagës bazë, nëpunësi i Kabinetit, me përjashtim të këshilltarit politik, mund të përfitojë një shtesë të posaçme, e cila nuk mund të kalojë njëzet për qind (20%) të pagës bazë. 4. Kriteret dhe procedura për përfitimin e shtesës, sipas paragrafit 3. të këtij neni, rregullohen me akt nënligjor të miratuar nga Qeveria. KAPITULLI VI PAGA E NËPUNËSIT TË SHËRBIMIT PUBLIK DHE E NËPUNËSIT ADMINISTRATIV DHE MBËSHTETËS - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: This article says the pay of public service, administrative, and support employees is made up of a base salary plus supplements.
Neni 16 Struktura e pagës për nëpunësin e Shërbimit Publik dhe nëpunësin administrativ dhe mbështetës 1. Paga e nëpunësit të Shërbimit Publik dhe nëpunësit administrativ dhe mbështetës përbëhet nga paga bazë dhe shtesat. 2. Shtesat që përfitohen nga nëpunësi i Shërbimit Publik dhe nëpunësi administrativ dhe mbështetës, sipas rastit, janë: 2.1. shtesa për kushte të vështira/të dëmshme të punës; 2.2. shtesa e performancës për nëpunësin e sistemit të arsimit parauniversitar; 2.3. shtesa të posaçme për pozita apo grup pozitash sipas neneve 19 dhe 20 të këtij ligji; 2.4. shtesa për punë jashtë orarit të punës. 3. Paga bazë për nëpunësit e Shërbimit Publik dhe nëpunësin administrativ dhe mbështetës përcaktohet nga Klasa e Pagës të cilës i përket pozita në pajtim me Shtojcën nr. 1, bashkëngjitur dhe pjesë përbërëse e këtij ligji. 4. Për shtesën për punën jashtë orarit të punës zbatohen dispozitat e nenit 9 të këtij ligji. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Shtesa për kushte të vështira/të dëmshme shpërblen punën në kushte që rrezikojnë shëndetin dhe nuk mund të tejkalojë 10% të pagës bazë.
Neni 17 Shtesa për kushte të vështira/të dëmshme të punës 1. Shtesa për kushte të vështira/të dëmshme shpërblen punën në kushte të dëmshme për shëndetin. 2. Kriteret, të cilat duhen përmbushur për përfitimin e shtesës për kushte të vështira/dëmshme të punës, janë: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË 8 LIGJI NR. 06/L-111 PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK 2.1. kryerja normale e punës përfshin rrezikun e shkaktimit të plagëve, sëmundje ose probleme shëndetësore të menjëhershme apo të mëvonshme, si pasojë e ekspozimit në ambientin e punës ku paraqiten elemente të dëmshme kimike, fizike, biologjike, psikologjike, si dhe dëmtime nga përdorimi i mjeteve të punës; dhe 2.2. rreziku për shëndetin është i vazhdueshëm, i mundshëm dhe serioz, me gjithë faktin se institucioni ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për përmirësimin e gjendjes në vazhdimësi. 3. Shtesa për kushte të vështira/të dëmshme nuk mund të jetë më e lartë se dhjetë për qind (10%)e pagës bazë. 4. Qeveria e Republikës të Kosovës, me propozimin e ministrit përgjegjës për administratën publike, ministrisë përgjegjëse për shëndetësi dhe ministrisë përgjegjëse për financa, miraton, me akt nënligjor, grup pozitat të cilat përfitojnë shtesa për kushte të vështira/të dëmshme të punës, kushtet e detajuara për përfitimin dhe vlerën e saj. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Professional staff in the pre-university education system who show special work results have the right to receive a performance supplement.
Neni 18 Shtesa e performancës për nëpunësin e sistemit të arsimit parauniversitar 1. Nëpunësit profesionalë të sistemit të arsimit parauniversitar,të cilët tregojnë rezultate të veçanta në punë, kanë të drejtë të marrin shtesën e performancës. 2. Qeveria e Republikës së Kosovës, me propozimin e ministrit përgjegjës për administratën publike, ministrisë përgjegjëse për arsim dhe ministrisë përgjegjëse për financa, miraton, me akt nënligjor, rregullat për shtesën sipas paragrafit 1. të këtij neni, kushtet e detajuara për përfitimin dhe masën e saj. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: University professors and certain academic staff may receive special salary supplements for specified roles and work.
Neni 19 Shtesa e posaçme për nëpunësin e arsimit universitar 1. Profesorët universitarë, që kryejnë funksionet, si: rektori, prorektori, dekani dhe prodekani dhe shefi i departamentit, përfitojnë një shtesë të posaçme për ushtrimin e funksionit përkatës. Vlera e shtesës nuk mund të kalojë njëzet për qind (20%) të pagës bazë. 2. Profesorët universitarë gjithashtu për kryerjen e punës si mentorë të temave të diplomës për të gjitha nivelet e studimeve (baçelor, master dhe doktoratë), mund të përfitojnë një shtesë të posaçme, dhjetë për qind (10%) të pagës bazë. 3. Personeli akademik në arsimin universitar i cili ofron shërbime shëndetësore në SHSKUK, kur këtë e lejon ligji, përfiton një shtesë në vlerë prej tridhjetë për qind (30%) të pagës për pozitën me orar të plotë të punës ku ofrohet shërbimi përkatës publik nga punëdhënësi i cili është përgjegjës për ofrimin e atij shërbimi. 4. Qeveria e Republikës së Kosovës, me propozim të ministrisë përgjegjëse për administratën publike, ministrisë përgjegjëse për arsim dhe ministrisë përgjegjëse për financa miraton, me akt nënligjor, rregullat për shtesën sipas paragrafëve 1. dhe 2. të këtij neni, kushtet e detajuara për përfitimin dhe vlerën e shtesave. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Some health-sector staff are entitled to special salary supplements, with a 20% cap for the supplements in paragraphs 1 and 3.
Neni 20 Shtesa e posaçme për nëpunësin e sistemit shëndetësor 1. Profesionistët shëndetësor në SHSKUK dhe QKMF, që ushtrojnë funksione udhëheqëse dhe të cilat nuk janë pjesë e shtojcës 1. të këtij ligji përfitojnë një shtesë të posaçme për ushtrimin e funksionit përkatës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË 9 LIGJI NR. 06/L-111 PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK 2. Nëpunësi profesional i sistemit shëndetësor, i cili ushtron detyrën si personel akademik në arsimin universitar kur këtë e lejon ligji, përfiton një shtesë në vlerë prej tridhjetë për qind (30%) të pagës për pozitën me orar të plotë të punës ku ofrohet shërbimi përkatës publik nga punëdhënësi i cili është përgjegjës për ofrimin e atij shërbimi. 3. Nëpunësit profesionalë të sistemit shëndetësorë, të cilët ushtrojnë detyrën në profesione të veçanta, të rralla apo në lokacione të largëta, përfitojnë një shtesë të posaçme. 4. Shtesa e posaçme, sipas paragrafëve 1. dhe 3. të këtij neni, nuk mund të jetë më e madhe se njëzet për qind (20%) e pagës bazë. 5. Qeveria e Republikës së Kosovës, me propozimin e ministrit përgjegjës për administratën publike, ministrisë përgjegjëse për shëndetësi dhe ministrisë përgjegjëse për financa, miraton, me akt nënligjor, grup pozitat, rregullat për shtesën sipas këtij neni, kushtet e detajuara për përfitimin dhe masën e saj. KAPITULLI VII LLOGARITJA DHE REALIZIMI I PAGËS - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: This article defines how base salary is calculated, sets full-time work at 40 hours per week, treats one month as 173 work hours for monthly pay, and sets a 0.5% increase for each full year of work experience.
Neni 21 Llogaritja e pagës bazë 1. Paga bazë është ajo pjesë e pagës, që përfitohet për punën e kryer me orar të plotë në një funksion apo pozitë të caktuar. 2. Punë me orar të plotë konsiderohet puna me kohëzgjatje javore prej dyzet (40) orësh. Për efekt të llogaritjes të pagës mujore, një (1) muaj llogaritet të ketë njëqind e shtatëdhjetë e tri (173) orë pune. 3. Vlera e pagës bazë, për punën e kryer me orar të plotë, llogaritet duke shumëzuar koeficientin e klasës së pagës me vlerën monetare të koeficientit. 4. Raporti i koeficienteve është një me dhjetë (1:10), të shpërndarë në gjashtëdhjetë e nëntë (69) nivele të koeficienteve, bashkëngjitur dhe pjesë përbërëse si Shtojca 2 e këtij ligji. 5. Funksionari publik, funksionari publik me status të veçantë, zyrtari publik dhe stafi akademik universitar, që marrin pagën bazë sipas Shtojcës 1 të këtij ligji, nëse angazhohen me punë në një institucion tjetër publik, kur këtë e lejon ligji i veçantë, marrin një pagesë, si pagë deri në njëzet për qind (20%) për angazhimin në atë institucion. 6. Qeveria e Republikës së Kosovës, me propozim të ministrisë përgjegjëse për administratën publike dhe ministrisë përgjegjëse për financa, miraton, me akt nënligjor, kushtet, masën dhe procedurën e pagesës për angazhimin shtesë sipas paragrafit 5. të këtij neni. 7. Paga bazë rritet në bazë të përvojës së punës në masën zero pikë pesë për qind (0.5%) për çdo vit të plotë pune. 8. Qeveria e Republikës së Kosovës, me propozim të ministrisë përgjegjëse për administratën publike dhe ministrisë përgjegjëse për financa, miraton me akt nënligjor, rregullat për llogaritjen e përvojës në punë, sipas paragrafit 7. të këtij neni. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Ky nen rregullon llogaritjen dhe pagesën mujore të pagës në sektorin publik, përfshirë transferimin në llogari bankare deri në fund të muajit.
Neni 22 Llogaritja dhe pagesa 1. Paga (paga bazë dhe shtesat) llogaritet çdo muaj nga institucioni përkatës, në raport me kohën efektive të punës dhe rregullat e këtij ligji. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË 10 LIGJI NR. 06/L-111 PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK 2. Paga do të paguhet për çdo muaj. 3. Paga paguhet nëpërmjet listës së pagave dhe transferimit të mjeteve në llogaritë personale/ individuale bankare deri në datën e fundit të muajit përkatës. 4. Pagesat e pagave bëhen përmes sistemit të pagave, të menaxhuar nga Ministria e Financave, i cili ndërvepron me sistemin informativ të burimeve njerëzore. 5. Qeveria e Republikës së Kosovës, me akt nënligjor, me propozim të ministrit përgjegjës për administratën publike dhe ministrisë përgjegjëse për financa, miraton rregullat e detajuara për zbatimin e këtij neni. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The first-year coefficient value is 239 euro, later years are set by the annual budget law, and the total fund for supplements may not exceed 8% of the base salary budget.
Neni 23 Përcaktimi i vlerës së koeficientit dhe fondi për shtesa 1. Vlera monetare e koeficientit për vitin e parë të zbatimit të këtij ligji do të jetë dyqind e tridhjetë e nëntë (239) euro. 2. Për vitet e tjera buxhetore, vlera monetare e koeficientit përcaktohet me ligjin vjetor të buxhetit. 3. Përcaktimi i vlerës së koeficientit bëhet në pajtim me legjislacionin për menaxhimin e financave publike. 4. Fondi i përgjithshëm për të gjitha shtesat sipas këtij ligji nuk mund të kaloj tetë për qind (8%) të buxhetit të përgjithshëm të pagës bazë të përcaktuar sipas ligjit për ndarjet buxhetore. 5. Fondi sipas paragrafit 4. të këtij neni alokohet nga ministria përgjegjëse e financave për organizatat buxhetore vetëm në pajtim me këtë ligj dhe aktet nënligjore të miratuara në bazë të këtij ligji. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The salary level set under this law may be reduced by law in extraordinary financial difficulties.
Neni 24 Ulja e nivelit të pagës Niveli i pagës, i përcaktuar sipas këtij ligji, në situata të jashtëzakonshme të vështirësive financiare, mund të ulet me ligj. KAPITULLI VIII KOMPENSIMET - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Public officials and functionaries are entitled to compensation for official travel and lodging abroad, and for representation expenses while performing official duties.
Neni 25 Kompensimi për udhëtime dhe shpenzimet e reprezentacionit 1. Zyrtarët dhe funksionarët publikë kanë të drejtë të kompensohen për shpenzimet e kryera për udhëtime dhe qëndrim zyrtar jashtë vendit. 2. Zyrtarët dhe funksionarët publik gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, kanë të drejtë për shpenzimet e kryera për reprezentacion. 3. Kushtet, mënyra, vlera e kompensimit dhe procedura për përfitimin e kompensimit, sipas paragrafëve 1. dhe 2. të këtij neni, miratohen me akt nënligjor të Qeverisë së Kosovës, me propozim të ministrit përgjegjës për administratën publike dhe ministrisë përgjegjëse për financa. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Diplomatic service employees working abroad are entitled to compensation for living costs, children’s schooling, moving household items, and travel home.
Neni 26 Kompensimi për punonjësit e shërbimit diplomatik, të cilët ushtrojnë detyrën jashtë vendit 1. Punonjësit e shërbimit diplomatik, që ushtrojnë detyrën jashtë vendit, përfitojnë këto GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË 11 LIGJI NR. 06/L-111 PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK kompensime: 1.1. kompensim për koston e jetesës sipas vendit ku ushtrohet veprimtaria; 1.2. kompensim për shpenzimet e shkollimit të fëmijëve; 1.3. kompensim për zhvendosje të sendeve familjare; 1.4. kompensim për udhëtime në atdhe. 2. Kushtet, mënyra dhe procedura për përfitimin e kompensimit sipas paragrafit 1. të këtij neni dhe vlera përkatëse miratohet me akt nënligjor të Qeverisë, me propozim të ministrit përgjegjës për punët e jashtme dhe Ministrisë së Financave. KAPITULLI IX DISPOZITA PËR PAGAT E NDËRMARRJEVE PUBLIKE - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Public-enterprise boards set salaries for state-majority enterprises within set coefficient limits, and may set performance bonuses only after a positive annual result and commission approval.
Neni 27 Kompetenca për caktimin e pagave në ndërmarrjet publike 1. Organet kolegjiale drejtuese të ndërmarrjeve publike, me kapital mbi pesëdhjetë për qind (50%) shtetëror, miratojnë: 1.1. nivelet e pagave të punonjësve të tyre të caktuar nga Qeveria, brenda koeficientit minimal 1 dhe koeficienti maksimal 7, sipas vlerës se koeficientit të përcaktuar me nenin 23 paragrafi 1. të këtij ligji; 1.2. masën e shtesës për performancë, por jo më shumë se një pagë mujore në vit, pas daljes së rezultatit pozitiv financiar vjetor, si dhe pas miratimit nga Komisioni ndërministror për ndërmarrje publike. 2. Për ndërmarrjet publike, veprimtaria e të cilave është me humbje, ose që subvencionohen nga shteti, Qeveria e Kosovës, me propozim të Komisionit ndërministror për ndërmarrje publike, miraton, me akte të veçanta, nivelin e pagave dhe të shtesave për performancën e punonjësve të tyre sipas paragrafit 1. nën-paragrafit 1.1. të këtij neni. 3. Komisioni Komunal i Aksionarëve, për ndërmarrjet publike, me kapital mbi pesëdhjetë për qind (50%) të zotëruar nga komunat, cakton nivelet e pagave të punonjësve të tyre, brenda koeficientit minimal 1 dhe koeficientit maksimal 5, sipas vlerës së koeficientit të përcaktuar me nenin 23 paragrafin.1. të këtij ligji. KAPITULLI X DISPOZITA TRANZITORE DHE TË FUNDIT - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Certain public officials with special status are excluded from the law’s pay, allowance, bonus, and Annex 1 rules until 31 December 2022, and they may not receive any other salary supplement or pay increase during that period.
Neni 28 Dispozita tranzitore 1.Dispozitat e këtij ligji për sistemin e pagave, shtesave, shpërblimeve dhe shtojca nr. 1 e këtij ligji nuk zbatohen për funksionarin publik me status të veçantë: gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarin, prokurorin, kryesuesin e Këshillit Gjyqësor dhe kryesuesin e Këshillit Prokurorial deri me 31 dhjetor 2022. 2. Funksionari publik nga paragrafi 1. i këtij neni nuk do të përfitojë asnjë shtesë tjetër mbi pagë dhe asnjë rritje page për periudhën e përcaktuar në paragrafin 1. të këtij neni. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË 12 LIGJI NR. 06/L-111 PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: For the Kosovo Privatization Agency, the law’s rules on salaries, allowances, bonuses, and Annex 1 do not apply until 31 December 2022.
Neni 29 Për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, dispozitat e këtij ligji për sistemin e pagave, shtesave, shpërblimeve dhe shtojca numër 1 e këtij ligji nuk zbatohet deri me 31 dhjetor 2022. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Disa ish-zyrtarë publikë kanë të drejtë për kompensim kalimtar dhe disa përfitime të tjera pas përfundimit të mandatit, nëse plotësojnë kushtet e përcaktuara.
Neni 30 Pagesa kalimtare pas përfundimit të funksionit 1. Funksionari publik dhe funksionari publik me status të veçantë: Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kryeprokurori i Shtetit, Kryetari i Gjykatës Supreme, i cili pas përfundimit të mandatit nuk realizon asnjë të hyrë nga buxheti i shtetit, nga institucioni ku ka bartur funksionin, ka të drejtë në: 1.1. kompensimin kalimtar për pesë (5) vite në vlerë prej shtatëdhjetë për qind (70%) të pagës bazë të fundit, në institucionin në të cilin ka bartur funksionin; 1.2. një asistent, një vozitës, të cilët zgjidhen nga funksionari dhe një veturë zyrtare në përdorim, të cilët paguhen në pajtim me ligjin përkatës për paga, dhe 1.3. një zyre të mobiluar. 2. E drejta e përcaktuar në paragrafin 1. të këtij neni zbatohet nëse funksionari publik ka ushtruar së paku një (1) vit mandatin e tij. 3. Deputeti pas përfundimit të mandatit të rregullt apo para kohe, i cili nuk realizon asnjë të hyrë nga buxheti i shtetit, ka të drejtë në kompensimin e pagës kalimtare për një (1) vit në vlerë prej njëqind për qind (100%) të pagës bazë të fundit. 4. Funksionari publik: Zëvendëskryeministri, Ministri dhe Kryetari i Komunës, i cili pas përfundimit të mandatit nuk realizon asnjë të hyrë nga buxheti i shtetit, ka të drejtën e kompensimit kalimtar për një (1) vit në vlerë prej shtatëdhjetë (70%) të pagës bazë të fundit, në institucionin në të cilin ka bartur funksionin. 5. Funksionari publik: Zëvendësministri, i cili pas përfundimit të mandatit nuk realizon asnjë të hyrë nga buxheti i shtetit, ka të drejtën e kompensimit kalimtar për gjashtë (6) muaj në vlerë prej shtatëdhjetë për qind (70%) të pagës bazë të fundit, në institucionin në të cilin ka bartur funksionin. 6. E drejta në kompensim të pagës së përcaktuar në paragrafët 4. dhe 5. të këtij neni zbatohet vetëm nëse ka ushtruar së paku gjashtë (6) muaj mandatin e tij të rregullt. 7. Përftimi i paraparë sipas këtij neni nuk paguhet nëse funksionari: 7.1. jep dorëheqje nga funksioni; 7.2. shkarkohet nga funksioni për shkelje ligjore; 7.3. pas përfundimit të mandatit, ushtron ndonjë funksion për të cilin paguhet nga Buxheti i Republikës së Kosovës; 7.4. me vendim të formës së prerë nga gjykata është shpallur fajtor për një vepër penale të kryer gjatë kohës së tij/saj në Institucionin ku ka bartur funksionin, ose gjatë periudhës së marrjes së përfitimit të paraparë me këtë nen. 8. Funksionari, i përcaktuar në këtë nen, pas përfundimit të mandatit ka të drejtë të kërkojë mbrojtje në pajtim me ligjin. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË 13 LIGJI NR. 06/L-111 PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK 9. Ish zyrtari i lartë që është duke i realizuar të drejtat sipas Ligjit nr. 03/L-001 për përfitimin e ish zyrtarëve të lartë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-038, ka të drejtën e përfitimit deri në pesë (5) vite, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Subordinate acts provided for by this law must be approved within 9 months after publication in the Official Gazette of Kosovo.
Neni 31 Aktet nënligjore Aktet nënligjore të parapara me këtë ligj miratohen brenda nëntë (9) muajve pas publikimit në “Gazetën Zyrtare” të Republikës së Kosovës. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Ndalohet ndryshimi i strukturës, komponentëve ose niveleve të koeficientëve të pagave kur ligji hyn në fuqi; për funksione, pozita ose emërtesa të reja kërkohet përcaktimi i klasës së pagës nga ministritë përkatëse.
Neni 32 Ndalimi dhe përcaktimi i ekuivalencës 1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, ndalohet çdo ndryshim në strukturën, komponentët apo nivelet e koeficienteve të pagave. 2. Me rastin e krijimit të funksioneve, pozitave, apo emërtesat e reja, institucioni në të cilin krijohet pozita kërkon nga ministria përgjegjëse për administratën publike dhe ministria përgjegjëse e financave përcaktimin e klasës të pagës që zbatohet për atë funksion, pozitë apo emërtesë në bazë të ekuivalencës. 3. Me marrjen e kërkesës, ministria përgjegjëse për administratën publike dhe ministria përgjegjëse e financave vlerësojnë funksionin, pozitën apo emërtesën me ekuivalencë në bazë të parimeve të këtij ligji dhe bëjnë propozimin për aprovim në Qeveri, për klasën e pagës që zbatohet për atë funksion, pozitë apo emërtesë. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: When this law enters into force, it repeals the listed laws.
Neni 33 Shfuqizimi 1. Me hyrjen në fuqi të këtij Ligji shfuqizohen: 1.1. Ligji nr. 03/L-147 për pagat e nëpunësve civil; 1.2. Ligji nr. 03/L-001 për përfitimin e ish zyrtarëve tё lartë i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-038; 1.3. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Neni 11, paragrafi 2. i ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës; 1.4.
Neni 11, paragrafi 2. i ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës; 1.4. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Neni 15 i Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës; 1.5.
Neni 15 i Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës; 1.5. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: This text identifies Article 9 of Law No. 03/L-159 on the Anti-Corruption Agency.
Neni 9 i Ligjit nr. 03/L-159 për Agjencinë Kundër Korrupsionit; 1.6. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: This provision cites Article 35, paragraphs 1 and 2, of Law No. 06/L-054 on Courts.
Neni 35, paragrafët 1. dhe 2. të Ligjit nr. 06/L-054 për Gjykatat; 1.7. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: This text is a reference to Article 21, paragraph 1, subparagraphs 1.1 to 1.10, item 1.8 of the Law on the State Prosecutor.
Neni 21, paragrafi 1., nën-paragrafët 1.1. deri në 1.10., i Ligjit nr. 03/L-225 për Prokurorin e Shtetit; 1.8. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: This provision refers to Article 18(1) of Law No. 06/L-055 and to any law or subordinate act that regulates salaries, compensations, allowances, and bonuses.
Neni 18, paragrafi 1., i Ligjit nr. 06/L-055 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, si dhe çdo dispozitë e ligjit dhe e aktit nënligjor që rregullon çështjen e pagës, kompensimeve, shtesave dhe shpërblimeve. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË 14 LIGJI NR. 06/L-111 PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect 9 months after it is published in the Official Gazette.
Neni 34 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 9 (nëntë) muaj pas publikimit në “Gazetën Zyrtare” të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 06/L-111 2 shkurt 2019 Ligji shpallet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, duke u bazuar në nenin 80 paragrafi 5 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. G A ZE TA ZY R TA R E E R E P U B LIK Ë S S Ë K O S O V Ë S / N r. 7 / 01 M A R S 2019, P R IS H TIN Ë 15 LIG JI N R . 06/L-111 PËR PAG AT N Ë SEKTO R IN PU BLIK Shtojca nr. 1 Nr. Titulli i pozitës Klasa Koeficienti Institucioni/Fusha e zbatimit 1 President i Kosovës A1 10 2 Kryetar i Kuvendit të Kosovës A2 9 3 Kryeministër i Kosovës 4 Kryetar i Gjykatës Kushtetuese 5 Nënkryetar i Kuvendit A3 8.5 6 Zëvendëskryeministër 7 Zëvendëskryetari i Gjykatës Kushtetuese 8 Ministër A4 8 9 Kryetar i Kryeqytetit 10 Deputeti 11 Kryetar i Gjykatës Supreme 12 Kryesues i Këshillit Gjyqësor 13 Kryesues i Këshillit Prokurorial 14 Kryeprokuror i Shtetit 15 Drejtori i Përgjithshëm i Policisë 16 Kryetar i Akademisë së Shkencave 17 Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese 18 Kryetar i Dhomës së Posaçme 19 Avokat i Popullit 20 Auditori i Përgjithshëm i Kosovës G A ZE TA ZY R TA R E E R E P U B LIK Ë S S Ë K O S O V Ë S / N r. 7 / 01 M A R S 2019, P R IS H TIN Ë 16 LIG JI N R . 06/L-111 PËR PAG AT N Ë SEKTO R IN PU BLIK 21 Zëvendës kryeprokuror i Shtetit A5 7.75 22 Gjyqtar i Gjykatës Supreme 23 Shef i stafit Presidencë, në Zyrën e Kryeministrit dhe në Gjykatën Kushtetuese 24 Kryetar i Komunës 25 Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale 26 Prokuror në Prokurorinë e Shtetit/Speciale A6 7.5 27 Zëvendës kryesues i Këshillit Prokurorial/Gjyqësor A7 7 28 Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit 29 Drejtor i Përgjithshëm i Transmetuesit Publik - RTK 30 Kryetar i Gjykatës së Apelit 31 Komisioner i Mbrojtjes së të Dhënave Personale A8 6.75 32 Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit 33 Zëvendës auditor i Përgjithshëm 34 Kryetar i Gjykatës Themelore 35 Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore 36 Gjyqtar i Gjykatës së Apelit 37 Prokuror në Prokurorinë e Apelit 38 Prokuror i Prokurorisë Themelore për Krime të Rënda A9 6.65 39 Gjyqtar i Gjykatës Themelore për Krime të Rënda 40 Nënkryetar i Akademisë së Shkencave A10 6.5 G A ZE TA ZY R TA R E E R E P U B LIK Ë S S Ë K O S O V Ë S / N r. 7 / 01 M A R S 2019, P R IS H TIN Ë 17 LIG JI N R . 06/L-111 PËR PAG AT N Ë SEKTO R IN PU BLIK 41 Shef i Kabinetit A11 6.25 Presidencë, në Zyrën e Kryeministrit dhe në Gjykatën Kushtetuese 42 Këshilltar i lartë politik 1 43 Anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave 44 Gjyqtar mbikëqyrës në Degën e Gjykatës Themelore A12 6.15 45 Zëvendësministër A13 6 46 Kryetari i Komisionit të Pavarur për Media 47 Kryetar i Organit Kolegjial në institucione të pavarura kushtetuese dhe agjenci të pavarura që kanë organe kolegjiale dhe i përgjigjen Kuvendit të Kosovës. 48 Ndihmës i Auditorit të Përgjithshëm A14 5.7 49 Zëvendës avokat i popullit 50 Drejtor i Përgjithshëm në Agjencitë Rregullatore 51 Anëtar me korrespodencë i Akademisë së ShkencaveA15 5.6 52 Prokuror i Prokurorisë Themelore A16 5.5 53 Gjyqtar i Gjykatës Themelore 54 Ambasador A17 5.25 në diplomaci G A ZE TA ZY R TA R E E R E P U B LIK Ë S S Ë K O S O V Ë S / N r. 7 / 01 M A R S 2019, P R IS H TIN Ë 18 LIG JI N R . 06/L-111 PËR PAG AT N Ë SEKTO R IN PU BLIK 55 Anëtar i organeve kolegjiale A18 5 në institucione të pavarura kushtetuese dhe agjenci të pavarura që kanë organe kolegjiale dhe i përgjigjen Kuvendit të Kosovës. 56 Anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 57 Zëvendësdrejtor i përgjithshëm në Agjencitë Rregullatore 58 Gjyqtar për Kundërvajtje 59 Këshilltar politik 1 Presidencë dhe në Zyrën e Kryeministrit 60 Këshilltar i lartë politik 2 në ministri 61 Shef i Protokollit A19 4.7 Presidencë dhe në Zyrën e Kryeministrit 62 Nënkryetar i komunës A20 4.1 63 Kryesues i Kuvendit Komunal A21 4 64 Këshilltar politik 2 A22 3.8 në ministri dhe institucione kushtetuese 65 Drejtor i Drejtorisë Komunale 66 Zëvendës kryesues i Kuvendit Komunal A23 3 67 Shef i Kabinetit të Kryetarit të Komunës A24 2.5 në komuna 68 Anëtar i Kuvendit Komunal A25 1.7 në komuna 69 Drejtues i Lartë 1 B1 7 në Shërbimin Civil (Sekretari i Përgjithshëm në Presi- dencë, Zyrë të Kryeministrit dhe Gjykatë Kushtetuese) 70 Drejtori i Përgjithshëm i Doganave 71 Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Doganave B2 6.5 72 Drejtor i Drejtorisë në Doganë B3 6 G A ZE TA ZY R TA R E E R E P U B LIK Ë S S Ë K O S O V Ë S / N r. 7 / 01 M A R S 2019, P R IS H TIN Ë 19 LIG JI N R . 06/L-111 PËR PAG AT N Ë SEKTO R IN PU BLIK 73 Drejtues i lartë 2 B4 5.8 Në Shërbimin Civil (Sekretari i Përgjithshëm në minis- tri; Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore; Drejtor i Përgjithshëm/Kryeshef ekzekutiv në agjenci dhe institucione të pavarura, ATK/Thesar) 74 Drejtues i lartë 3 B5 5.4 Në Shërbimin Civil dhe në Administratën e Shërbi- meve Publike(Drejtor i Përgjithshëm në agjenci ekzeku- tive; Sekretar i Përgjithshëm në Universitet, Avokat i përgjithshëm shtetëror) 75 Drejtues i lartë 4 B6 4.5 Në Shërbimin Civil dhe në Administratën e Shërbimeve Publike (zëvendësdrejtor i përgjithshëm në agjencitë ekzekutive të përcaktuara me ligje të themelimit - ATK, AVUK) 76 Drejtor i Instituteve Hulumtuese - Shkencore 77 Udhëheqës i Departamentit në Doganë C1 5.2 78 Udhëheqës i Degës Doganore C2 4.4 79 Drejtues i mesëm 1 Drejtor i Departamentit të Buxhetit (MF), Drejtor i De- partamentit të Politikave Ekonomike dhe Bashkëpunim ndërkombëtar, Departamenti i Menaxhimit të Zyrtarëve Publik, Departamenti për Menaxhim i Reformave të administratës Publike, Drejtor i Zyrës Ligjore në ZKM, Drejtor i Sekretariati Koordinues ZKM, Drejtor i Zyrës Strategjike ZKM 80 Drejtues i mesëm 2 C3 4 në Shërbimin Civil (Drejtor i Departamentit në Presi- dencë, Zyrë të Kryeministrit, ministri, institucione kushtetuese dhe të pavarura, agjenci të pavarura, polici dhe drejtor i burgjeve) G A ZE TA ZY R TA R E E R E P U B LIK Ë S S Ë K O S O V Ë S / N r. 7 / 01 M A R S 2019, P R IS H TIN Ë 20 LIG JI N R . 06/L-111 PËR PAG AT N Ë SEKTO R IN PU BLIK 81 Drejtues i mesëm 3 C4 3.65 Në Shërbimin Civil dhe në Administratën e Shërbimeve Publike (Drejtor i Departamentit në agjenci ekzekutive, drejtor i departamenteve të administratave të shërbi- meve publike, zëvendësdrejtor i burgjeve) 82 Udhëheqës njësie/ Ndërrimi Doganë 83 Drejtues i ulët 1 C5 3.2 në Shërbimin Civil dhe në Administratën e Shërbimeve Publike (udhëheqës i Divizionit në Presidencë, Zyrë të Kryeministrit, ministri, institucione kushtetuese dhe të pavarura dhe agjenci të pavarura) 84 Drejtues i ulët 2 C6 2.8 në Shërbimin Civil dhe në Administratën e Shërbimeve Publike (udhëheqës i Divizionit në agjenci ekzekutive, udhëheqës i sektorit në komuna) 85 Komandant i zjarrfikësve 86 Shef sektori/Njësisë C7 2.3 ATK 87 Kryepunëtor C8 2.2 88 Udhëheqës i stafit administrativ teknik C9 2 89 Ministër këshilltar diplomatik/Ministër fuqiplotë D1 3.7 në diplomaci 90 Këshilltar diplomatik D2 3 në diplomaci 91 Zyrtar i lartë doganor D3 3.1 92 Ekzekutiv profesional 1 D4 2.9 pozitat profesionale të veçanta në administratën shtetërore dhe në agjenci të pavarura (ekspert në prokurori të shtetit, ekspert në agjenci të pavarura rregullatore, ekspert në forenzikë, specialist buxheti dhe specialist makroekonomik në Ministrinë e Financave, ekspert që administrojnë sisteme qendrore të TIK-ut, Inspektor i Arsimit në MASHT ) G A ZE TA ZY R TA R E E R E P U B LIK Ë S S Ë K O S O V Ë S / N r. 7 / 01 M A R S 2019, P R IS H TIN Ë 21 LIG JI N R . 06/L-111 PËR PAG AT N Ë SEKTO R IN PU BLIK 93 Ekzekutiv profesional 2 D5 2.65 pozitat profesionale të veçanta në administratën shtetërore dhe në agjenci të pavarura (ekspert në proku- rori të shtetit, ekspert në agjenci të pavarura rregulla- tore, ekspert në forenzikë, specialist buxheti dhe spe- cialist makroekonomik në Ministrinë e Financave, në Shërbimin Korrektues, ekspert që administrojnë sisteme qendrore të TIK-ut) 94 Konsull në diplomaci 95 Sekretar i parë i ambasadës në diplomaci 96 Zëvendës konsull D6 2.6 në diplomaci 97 Zyrtar doganor 98 Sekretar i dytë i ambasadës në diplomaci 99 Instruktor në qendrat e kompetencës /profesionale D7 2.4 100 Ekzekutiv profesional 3 D8 2.35 pozitat profesionale në Shërbimin Civil dhe pozitat profesionale të nëpunësve të shërbimeve publike (niveli qendror dhe lokal) 101 Sekretar i tretë i ambasadës në diplomaci 102 Atashe në ambasadë në diplomaci 103 Zjarrfikës D9 2.2 104 Zyrtar i ri doganor D10 2 105 Ekzekutiv profesional 4 D11 2.15 pozitat profesionale në Shërbimin Civil dhe pozitat profesionale të nëpunësve të shërbimeve publike (niveli qendror dhe lokal) G A ZE TA ZY R TA R E E R E P U B LIK Ë S S Ë K O S O V Ë S / N r. 7 / 01 M A R S 2019, P R IS H TIN Ë 22 LIG JI N R . 06/L-111 PËR PAG AT N Ë SEKTO R IN PU BLIK 106 Ekzekutiv profesional 5 D12 1.85 pozitat profesionale në Shërbimin Civil dhe pozitat profesionale të nëpunësve të shërbimeve publike (niveli qendror dhe lokal) 107 Ekzekutiv profesional 6 D13 1.65 pozitat profesionale në Shërbimin Civil dhe pozitat profesionale të nëpunësve të shërbimeve publike (niveli qendror dhe lokal) 108 Kadet doganor D14 1 109 Shef i stafit (KK) E1 7.75 Kuvendi 110 Zëvendës shef i Stafit E2 6.5 Kuvendi 111 Këshilltar i Kryetarit/Nënkryetarit E3 6 Kuvendi 112 Zyrtar i lartë personal i Kryetarit E4 4.1 Kuvendi 113 Zyrtar personal i Kryetarit E5 3.7 Kuvendi 114 Këshilltar i Grupit Parlamentar E6 3.7 Kuvendi 115 Zyrtar për Siguri – Truproje/Media E7 3.7 Kuvendi 116 Menaxher i zyrës së Kryetarit E8 3.7 Kuvendi 117 Asistent i Kryetarit E9 3.5 Kuvendi 118 Vozitës i Kryetarit/Nënkryetarit E10 3.2 Kuvendi 119 Asistent i nënkryetarit/Grupit Parlamentar E11 2.8 Kuvendi 120 Sekretar i Përgjithshëm E12 7 Kuvendi 121 Drejtor i Përgjithshëm E13 6.2 Kuvendi 122 Drejtor i Drejtorisë E14 5.2 Kuvendi 123 Koordinator E15 4.2 Kuvendi 124 Këshilltar Juridik E16 4.2 Kuvendi 125 Zyrtar Certifikues E17 4.2 Kuvendi 126 Zyrtar i lartë Profesional E18 3.7 Kuvendi G A ZE TA ZY R TA R E E R E P U B LIK Ë S S Ë K O S O V Ë S / N r. 7 / 01 M A R S 2019, P R IS H TIN Ë 23 LIG JI N R . 06/L-111 PËR PAG AT N Ë SEKTO R IN PU BLIK 127 Menaxher i Zyrës së Sekretarit E19 3.7 Kuvendi 128 Zyrtar Profesional E20 3.5 Kuvendi 129 Asistent Profesional E21 3.2 Kuvendi 130 Zyrtar Administrativ E22 3.1 Kuvendi 131 Asistent Administrativ E23 2.8 Kuvendi 132 Asistent teknik E24 2.8 Kuvendi 133 Profesor i rregullt, Profesor emeritus, Këshilltar shkencor F1 6.3 ushtrimi i pozitave si rektor, prorektor, dekan, prodekan, kompensohen me shtesë funksionale 134 Profesor i asocuar F2 5.7 në Universitet 135 Profesor asistent, bashkëpunëtor shkencor F3 5.1 në Universitet 136 Ligjërues në Universitet F4 4.6 137 Lektor në Universitet F5 3.8 138 Asistent në Universitet F6 3.75 139 Hulumtues i pavarur F7 3.5 hulumtues në institute shkencore 140 Asistent i ri F8 3.1 në Universitet 141 Drejtor i shkollës së mesme F9 2.9 142 Drejtor i Shkollës Speciale 143 Zëvendësdrejtor i shkollës mesme/Speciale F10 2.7 144 Drejtor i shkollës fillore F11 2.7 147 Mësimdhënës në shkollë të mesme F14 2.6 148 Mësimdhënës në shkollë speciale 145 Zëvendësdrejtor i shkollës fillore F12 2.5 146 Drejtor i institucioneve parashkollore F13 2.5 149 Mësimdhënës në shkollë të mesme të ulët 6-9 F15 2.45 G A ZE TA ZY R TA R E E R E P U B LIK Ë S S Ë K O S O V Ë S / N r. 7 / 01 M A R S 2019, P R IS H TIN Ë 24 LIG JI N R . 06/L-111 PËR PAG AT N Ë SEKTO R IN PU BLIK 150 Mësimdhënës në shkollë të mesme e ulët 1-5 F16 2.3 151 Pedagog/psikolog F17 2.3 në arsimin para universitar 152 Sekretar i shkollës në shkollat e mesme dhe fillore 153 Mësimdhënës në institucionet parashkollore F18 2.25 154 Bibliotekar F19 2.1 155 Edukator F20 2 156 Krijuesit dhe përformuesit e kulturës dhe të artit 1 G1 3.4 në institucionet kulturore-artistike 157 Krijuesit dhe përformuesit e kulturës dhe të artit 2 G2 3 në institucionet kulturore-artistike 158 Krijuesit dhe përformuesit e kulturës dhe të artit 3 G3 2.6 në institucionet kulturore-artistike 159 Krijuesit dhe përformuesit e kulturës dhe të artit 4 G4 2.1 në institucionet kulturore-artistike 160 Krijuesit dhe përformuesit e kulturës dhe të artit 5 G5 1.9 në institucionet kulturore-artistike 161 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike H1 6.75 162 Drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së 163 Drejtor i QKUK H2 6.4 164 Drejtues në shëndetësi 1 H3 5.3 Shëndetësia e nivelit tretësor 165 Drejtues në shëndetësi 2 H4 5.2 Shëndetësia e nivelit dytësor 166 Drejtues në shëndetësi 3 H5 5.1 Shëndetësia e nivelit parësor 167 Mjek specialist, Stomatolog Specialist H6 5 ekspert i mjekësisë ligjore dhe pozita të ngjashme në shëndetësi, në institucionet shëndetësore dhe institu- cione të tjera ku ushtrohet profesioni përkatës. 168 Mjek specialist të mjekësisë familjare 169 Mjek në specializim H7 3.65 në institucionet shëndetësore dhe institucione të tjera ku ushtrohet profesioni përkatës G A ZE TA ZY R TA R E E R E P U B LIK Ë S S Ë K O S O V Ë S / N r. 7 / 01 M A R S 2019, P R IS H TIN Ë 25 LIG JI N R . 06/L-111 PËR PAG AT N Ë SEKTO R IN PU BLIK 170 Mjek i përgjithshëm, Stomatolog H8 3.5 në institucionet shëndetësore dhe institucione të tjera ku ushtrohet profesioni përkatës, Inspektorët shëndetë- sor 171 Farmacist farmacist i diplomuar, në institucionet shëndetësore dhe institucione të tjera ku ushtrohet profesioni përkatës 172 Psikolog klinik H9 3.2 173 Fizioterapeut/Logoped 174 Kryeinfermier H10 2.5 në institucionet shëndetësore 175 Infermier/mami/teknik mjekësor/Teknik farmacist 1 H11 2.25 Niveli tretësor i shëndetësisë 176 Infermier/mami/teknik mjekësor/Teknik farmacist 2 H12 2.2 Niveli parësor dhe dytësor i shëndetësisë 177 Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë P1 6.5 178 Ndihmësdrejtor/ Drejtor i departamentit në Polici P2 6 179 Kolonel në PK P3 5 180 Nënkolonel në PK P4 4.55 181 Major në PK P5 3.9 182 Kapiten në PK/Inspektor në IPK P6 3 183 Toger në PK P7 2.75 184 Rreshter në PK P8 2.4 185 Polic i Lartë në PK P9 2.2 186 Polic P10 2 187 Polic i ri P11 1.9 188 Kadet policor P12 1 G A ZE TA ZY R TA R E E R E P U B LIK Ë S S Ë K O S O V Ë S / N r. 7 / 01 M A R S 2019, P R IS H TIN Ë 26 LIG JI N R . 06/L-111 PËR PAG AT N Ë SEKTO R IN PU BLIK 189 Ekspert Udhëheqës 1 L1 8 Ekspert që udhëheq një departament funksional në fushën e aviacionit civil dhe Navigimit Ajror 190 Ekspert Udhëheqës 2 L2 7.5 Ekspert që udhëheq një Divizion funksional në fushën e aviacionit civil dhe Navigimit Ajror 191 Ekspert 1 L3 7 Ekspert në fushën e aviacionit civil dhe Navigimit Ajror; Ekspert administrojnë sisteme shtetërore me rëndësi strategjike shtetërore 192 Ekspert 2 L4 5.5 Ekspert në fushën e aviacionit civil dhe Navigimit Ajror; Ekspert administrojnë sisteme shtetërore me rëndësi strategjike shtetërore; Këshilltar juridik 1 në GJK 193 Ekspert 3 L5 4 Ekspert në fushën e aviacionit civil dhe Navigimit Ajror; Ekspert që administrojnë sisteme shtetërore me rëndësi strategjike shtetërore; Këshilltar juridik 2 në GJK dhe Avokati i Popullit, 194 Ekspert 4 L6 3.5 Avokat shtetëror, bashkëpunëtor profesional dhe ekspert në gjykatë dhe prokurori 195 Drejtues 1 L7 5 Zyra kombëtare e auditimit 196 Auditor 1 L8 4.13 Zyra kombëtare e auditimit 197 Auditor 2 L9 3.7 Zyra kombëtare e auditimit 198 Auditor 3 L10 3.26 Zyra kombëtare e auditimit 199 Auditor 4 L11 2.83 Zyra kombëtare e auditimit 200 Nëpunës i Kabinetit 1 M1 2.4 në kabinete politike në Presidencë, Zyrë të Kryeminis- trit (asistent administrativ, vozitës, mbrojtje e afërt, staf mbështetës dhe pozita të ngjashme) 201 Nëpunës i Kabinetit 2 M2 2.2 në kabinete politike (asistent administrativ, vozitës, mbrojtje e afërt, staf mbështetës dhe pozita të ngjashme) G A ZE TA ZY R TA R E E R E P U B LIK Ë S S Ë K O S O V Ë S / N r. 7 / 01 M A R S 2019, P R IS H TIN Ë 27 LIG JI N R . 06/L-111 PËR PAG AT N Ë SEKTO R IN PU BLIK 202 Nëpunës i Kabinetit 3 M3 1.8 në kabinete politike të kryetarëve të komunave (asistent administrativ, vozitës, mbrojtje e afërt, staf mbështetës dhe pozita të ngjashme) 203 Nëpunës administrativ dhe mbështetës 1 në të gjitha institucionet e administratës publike (re- cepsionist, vozitës, korrier, kuzhinier, staf mbështetës , sigurimi dhe pozita të ngjashme) 204 Nëpunës administrativ dhe mbështetës 2 M4 1.6 në të gjitha institucionet e administratës publike (re- cepsionist, vozitës, korrier, staf mbështetës, sigurimi dhe pozita të ngjashme) 205 Nëpunës administrativ dhe mbështetës 3 M5 1.45 në të gjitha institucionet e administratës publike, me- kanik, elektricist, zdrukthëtar, ujë instalues, farkëtar dhe pozita të ngjashme, stafi në arsimin parauniversitar) 206 Nëpunës administrativ dhe mbështetës 4 M6 1.35 në të gjitha institucionet e administratës publike (roje, kopshtar, shtëpiak, pastrues, autolarës, rrobalarës dhe pozita të ngjashme) GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË 28 LIGJI NR. 06/L-111 PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK Shtojca 2. Tabela e koeficienteve Nr. Koeficienti 1 10 2 9 3 8.5 4 8 5 7.75 6 7.5 7 7 8 6.75 9 6.65 10 6.5 11 6.4 12 6.25 13 6.2 14 6.15 15 6 16 5.8 17 5.7 18 5.6 19 5.5 20 5.4 21 5.3 22 5.25 23 5.2 24 5.1 25 5 26 4.7 27 4.55 28 4.5 29 4.4 30 4.2 31 4.13 32 4.1 33 4 34 3.9 35 3.8 36 3.7 37 3.65 38 3.5 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË 29 LIGJI NR. 06/L-111 PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK 39 3.4 40 3.26 41 3.2 42 3.1 43 3 44 2.9 45 2.83 46 2.8 47 2.75 48 2.7 49 2.65 50 2.6 51 2.5 52 2.45 53 2.4 54 2.35 55 2.3 56 2.25 57 2.2 58 2.15 59 2.1 60 2 61 1.9 62 1.85 63 1.8 64 1.7 65 1.65 66 1.6 67 1.45 68 1.35 69 1
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 06/L-111 PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK (Shpallet i pavlefshëm me Akgjykim nr. KO219/19, Publikuar: 13.07.2020, e gjeni tek Aktgjykimet, Gjykata Kushtetuese)
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in