LIGJI NR. 06/L-113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA
This provision is the preamble and title of a law on the organization and functioning of the state administration and independent agencies.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 06/L-113
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble and title of a law on the organization and functioning of the state administration and independent agencies. This article says the law sets rules for organizing and operating state administration institutions and independent agencies established by the Assembly of Kosovo. This article defines several administrative terms, including policy-making, public service delivery, policy implementation, internal support functions, and administrative functions. Public administration must carry out its activities in line with the Constitution, the law, and applicable legislation. Public administration must serve the public interest and citizens with professionalism and political neutrality in decision-making.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 06/L-113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA
Showing 57 of 57
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble and title of a law on the organization and functioning of the state administration and independent agencies.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË 31 LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA KAPITULLI I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law sets rules for organizing and operating state administration institutions and independent agencies established by the Assembly of Kosovo.
Neni 1 Qëllimi dhe fushëveprimi 1. Ky ligj përcakton rregullat për organizimin dhe funksionimin e institucioneve të administratës shtetërore dhe të agjencive të pavarura të themeluara nga Kuvendi i Kosovës. 2. Qëllimi i këtij ligji është të krijojë një kuadër ligjor për themelimin, organizimin, funksionimin, përgjegjshmërinë dhe performancën e institucioneve të administratës shtetërore dhe të agjencive të pavarura. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines several administrative terms, including policy-making, public service delivery, policy implementation, internal support functions, and administrative functions.
Neni 2 Përkufizimet 1. Fjalët apo shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. funksion i hartimit të politikave - është përgatitja e politikave publike, hartimin i akteve ligjore, miratimi i akteve nënligjore dhe përcaktimi i standardeve të detyrueshme. 1.2. funksioni i dhënies së shërbimeve publike - është veprimtaria e ofrimit të shërbimeve apo e prodhimit të të mirave materiale, të përcaktuara me ligj si shërbime publike, për të cilat Qeveria apo një komunë ka detyrimin ligjor t’i ofrojë apo të sigurojë për qytetarët e Republikës së Kosovës, siç janë shërbimi shëndetësor publik, arsimi publik, furnizimi me ujë, pastrimi i ujërave të ndotura, mbledhja e mbeturinave apo shërbime të tjera në fushën e kulturës, rinisë, artit, përkujdesjes shoqërore, etj. 1.3. funksion i zbatimit të politikave - është zbatimi i legjislacionit, politikave dhe dhënia e shërbimeve publike. 1.4. funksion i brendshëm mbështetës - përfshin menaxhimin e burimeve njerëzore, menaxhimin financiar, menaxhimin e përgjithshëm (të pronave, të pasurisë, teknologjisë informative, logjistikës), auditim, si dhe të funksioneve të tjera të ngjashme mbështetëse, që bëjnë të mundur funksionimin normal të institucioneve. 1.5. funksion administrativ - janë funksionet sipas nënparagrafëve 1.1, 1.2, 1.3 dhe 1.4 të paragrafit 1 të këtij neni së bashku, si dhe çdo funksion tjetër administrativ në zbatimin e procedurave administrative. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË 32 LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Public administration must carry out its activities in line with the Constitution, the law, and applicable legislation.
Neni 3 Parimi i ligjshmërisë Administrata publike ushtron veprimtarinë e saj në bazë të Kushtetutës, ligjit dhe legjislacionit të zbatueshëm në Republikën e Kosovës. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Public administration must serve the public interest and citizens with professionalism and political neutrality in decision-making.
Neni 4 Parimi i profesionalizimit dhe neutralitetit politik Administrata publike i shërben interesit publik dhe qytetarëve me profesionalizëm dhe neutralitet politik në vendimmarrje. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Public administration must act transparently and inform the public about its activities.
Neni 5 Parimi i transparencës Administrata publike ushtron veprimtarinë në mënyrë transparente dhe duke informuar publikun për veprimtarinë e saj. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Public administration institutions must exchange information and cooperate when carrying out their functions.
Neni 6 Parimi i bashkëpunimit ndërinstitucional Institucionet e administratës publike shkëmbejnë informacion dhe bashkëpunojnë në ushtrimin e funksioneve të tyre. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Communities, persons with disabilities, and members of both sexes are entitled to equal opportunities for participation and representation in public administration institutions at central and local level.
Neni 7 Parimi i mundësive të barabarta Komunitetet dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuara, si dhe pjesëtarët e dy gjinive, kanë mundësi të barabarta për pjesëmarrje dhe përfaqësim në institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal, në pajtim me ligjin. KAPITULLI II ADMINISTRATA SHTETËRORE NËNKAPITULLI 1 DISPOZITA TË PËRGJITHSHME PËR ADMINISTRATËN SHTETËRORE - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: State administration is the Government’s organizational and professional apparatus that serves the public interest by drafting and implementing policies.
Neni 8 Administrata shtetërore 1. Administrata shtetërore, është aparati organizativ dhe profesional i Qeverisë, që i shërben interesit publik nëpërmjet hartimit dhe zbatimit të politikave. 2. Administrata shtetërore përbëhet nga struktura hierarkie të organizuara, nën drejtimin, kontrollin dhe mbikëqyrjen e Qeverisë. 3. Administrata shtetërore ka personalitet juridik unik. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: This article says what parts make up the state administration and the ministerial system, and allows executive agencies to be set up under the Prime Minister in exceptional cases.
Neni 9 Organizimi i administratës shtetërore 1. Administrata shtetërore përbëhet nga Zyra e Kryeministrit, sistemet ministrore dhe agjencitë rregullatore. 2. Sistemi ministror përbëhet nga: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË 33 LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA 2.1. ministria; 2.2. agjencia ekzekutive, dhe 2.3. administrata e shërbimeve publike. 3. Përjashtimisht, në varësinë e Kryeministrit mund të themelohen agjenci ekzekutive për mbulimin e funksioneve të koordinimit qeveritar apo të natyrës horizontale. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The minister is accountable to the Government and Assembly and must direct, control, and supervise the ministerial system and agencies in the relevant state-responsibility field.
Neni 10 Përgjegjësia për administratën shtetërore 1. Ministri është përgjegjës para Qeverisë dhe Kuvendit për veprimtarinë e të gjithë sistemit ministror në fushën e përgjegjësisë shtetërore të përcaktuar me legjislacionin përkatës. 2. Ministri (në vijim: ministri përgjegjës) drejton dhe kontrollon veprimtarinë e sistemit ministror dhe mbikëqyr veprimtarinë e agjencive në fushën përkatëse të përgjegjësisë shtetërore, në pajtim me këtë ligj. 3. Funksionimi i sistemit të përgjegjësisë të ministrit për performancën e sistemit ministror përcaktohet në pajtim me legjislacionin për funksionimin e Qeverisë. 4. Dispozitat e paragrafëve 1, 2 dhe 3 të këtij neni zbatohen edhe për Zyrën e Kryeministrit lidhur me agjencitë ekzekutive në varësi të tij. 5. Fusha e përgjegjësisë shtetërore për çdo ministri, përcaktohet me ligj. NËNKAPITULLI 2 ORGANIZIMI I SISTEMIT MINISTROR - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Ministry is responsible for public policy, directing, coordinating, controlling, and supervising the ministerial system within its area of responsibility.
Neni 11 Ministria 1. Ministria është përgjegjëse për hartimin e politikave publike, për drejtimin, koordinimin, kontrollin dhe mbikëqyrjen e të gjithë sistemit ministror brenda fushës përkatëse të përgjegjësisë. 2. Ministria është përgjegjëse për të gjitha funksionet administrative në fushën përkatëse të përgjegjësisë, përveç nëse nuk u janë deleguar institucioneve të tjera të administratës shtetërore sipas ligjit. 3. Organizimi i ministrisë përfshin ministrinë dhe degët e saj. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Executive Agency is established by law to carry out administrative functions within a ministry’s or the Prime Minister’s Office’s state responsibility area.
Neni 12 Agjencia Ekzekutive 1. Agjencia Ekzekutive themelohet për të kryer funksionet administrative brenda fushës së përgjegjësisë shtetërore të një ministrie apo Zyrës së Kryeministrit, si në vijim: 1.1. zbatimin e ligjit, duke zgjidhur çështje individuale dhe duke kryer veprime administrative sipas Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative; 1.2. mbledhjen e tatimeve, taksave, detyrimeve doganore, kontributeve apo detyrimeve të tjera dhe menaxhimin e tyre për qëllimin për të cilin janë krijuar; 1.3. mbrojtjen e sigurisë publike nëpërmjet ushtrimit të autorizimeve policore, dhënien e GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË 34 LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA lejeve, licencave, autorizimeve dhe miratimeve për veprimtari ekonomike specifike dhe kryerjen e inspektimeve; 1.4. mbledhjen, përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave dhe informacionit për Qeverinë; 1.5. ushtrimin e përbashkët të funksioneve të brendshme mbështetëse. 2. Agjencia Ekzekutive themelohet me ligj. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Public service administration must provide services directly to citizens in accordance with the law.
Neni 13 Administrata e shërbimeve publike 1. Administrata e shërbimeve publike është përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve drejtpërdrejtë për qytetarët, në pajtim me ligjin. 2.Administrata e Shërbimit Publik organizohet si një njësi e Shërbimit Publik apo si një institucion i Shërbimit Publik. 3. Njësia e Shërbimit Publik apo institucioni i Shërbimit Publik themelohet, organizohet, funksionon dhe shuhet sipas ligjeve të veçanta sektoriale, që rregullojnë atë shërbim publik. 4. Veprimtaria e njësisë së Shërbimit Publik drejtohet dhe bashkërendohet nga ministria apo një agjenci ekzekutive përgjegjëse. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The Regulator Agency regulates and supervises operators of a specified market to protect consumers and ensure free competition.
Neni 14 Agjencia Rregullatore 1. Agjencia Rregullatore bënë rregullimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë së operatorëve të një tregu të caktuar me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe sigurimit të konkurrencës së lirë. 2. Agjencia Rregullatore themelohet me ligj. NËNKAPITULLI 3 ORGANIZIMI I BRENDSHËM I ADMINISTRATËS SHTETËRORE - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The ministry is headed by the minister and organized into a secretary general, departments, and divisions.
Neni 15 Organizimi i brendshëm i ministrisë 1. Ministria drejtohet nga ministri dhe organizohet në këto nivele: 1.1. sekretari i përgjithshëm; 1.2. departamentet, dhe 1.3. divizionet. 2. Njësitë administrative, të parashikuara në nënparagrafët 1.2. dhe 1.3 të paragrafit 1 të këtij neni, organizohen në madhësi të përshtatshme në bazë të funksionit dhe kompleksit përkatës. Si rregull, çdo nëpunës civil apo nëpunës administrativ dhe mbështetës është pjesë e një njësie administrative. 3. Dispozitat e këtij neni zbatohen edhe për organizimin e Zyrës së Kryeministrit, përveç nëse përcaktohet ndryshe me ligj të veçantë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË 35 LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The deputy minister assists the minister and may replace the minister during temporary absence or for responsibilities expressly delegated by the minister.
Neni 16 Zëvendësministri Zëvendësministri ndihmon ministrin dhe është pjesë e hierarkisë administrative dhe zëvendëson ministrin në rastet e mungesës së tij të përkohshme apo për përgjegjësitë e deleguara shprehimisht nga ministri. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The ministerial cabinet supports the minister and deputy minister(s), is not part of the ministry hierarchy, and cabinet staff may not exercise managerial or administrative authority over ministry personnel.
Neni 17 Kabineti ministror Ministri dhe zëvendësministri/at mbështeten nga një kabinet i përbashkët ministror. Kabineti nuk është pjesë e strukturës hierarkike të ministrisë. Nëpunësit e kabinetit nuk ushtrojnë asnjë kompetencë drejtuese ose administrative mbi personelin e sistemit ministror. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Secretary General is the ministry’s top civil servant and must lead, coordinate, supervise, and support the ministry’s administrative-professional work under the minister’s direction.
Neni 18 Sekretari i Përgjithshëm 1. Sekretari i Përgjithshëm është nëpunësi më i lartë civil i ministrisë, përgjegjës për drejtimin e të gjithë veprimtarisë administrativo-profesionale të sistemit ministror. 2. Sekretari i Përgjithshëm i raporton dhe i përgjigjet drejtpërdrejt ministrit dhe ushtron detyrën nën drejtimin dhe udhëzimet e ministrit. 3. Sekretari i Përgjithshëm ka këto përgjegjësi kryesore: 3.1. mbështet ministrin në punën e tij; 3.2. siguron koordinimin e hartimit të politikave në ministrinë përkatëse; 3.3. siguron zbatimin dhe kontrollin e zbatimit të legjislacionit, të politikave dhe të vendimeve të ministrit; 3.4. siguron drejtimin, koordinimin, kontrollin dhe mbikëqyrjen e të gjithë sistemit ministror; 3.5. siguron bashkëpunimin me ministri të tjera dhe institucionet, si dhe me agjencitë e pavarura; 3.6. vendos për administrimin e burimeve financiare, materiale dhe njerëzore, të sistemit ministror, në përputhje me legjislacionin në fuqi; 3.7. çdo përgjegjësi tjetër, që i caktohet me ligj apo të deleguar shprehimisht nga ministri. 4. Sekretari i Përgjithshëm mbështetet nga stafi profesional dhe mbështetës. 5. Sekretari i Përgjithshëm, në rast mungese, zëvendësohet nga drejtori i një prej departamenteve të ministrisë, i caktuar me shkrim nga vetë Sekretari. Në rast pamundësie shëndetësore, drejtori i departamentit që zëvendëson Sekretarin e Përgjithshëm caktohet me shkrim nga ministri. 6. Sekretari i Përgjithshëm mund t’u delegojë detyrat e përcaktuara në paragrafin 3 të këtij neni drejtuesve të departamenteve apo divizioneve të ministrisë . Në këtë rast, ai mbetet përgjegjës për mbikëqyrjen e detyrave të deleguara. 7. Sekretari i Përgjithshëm krijon një regjistër, në të cilin përcaktohen aktet e delegimit, detyrat dhe fusha e delegimit, personit të cilit i është deleguar dhe periudha e delegimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË 36 LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The department must have at least two related divisions, and the department director reports to the Secretary General.
Neni 19 Departamenti 1. Departamenti përfshin së paku dy divizione me funksione të ndërlidhura. 2. Departamenti drejtohet nga drejtori i departamentit, i cili i raporton dhe i përgjigjet Sekretarit të Përgjithshëm. 3. Drejtori i departamentit është përgjegjës për përcaktimin e objektivave të divizioneve përbërëse, monitorimin e veprimtarisë së tyre dhe për sigurimin e koordinimit ndërmjet tyre. 4. Drejtori i departamentit, në rast të mungesës, zëvendësohet nga udhëheqësi i divizionit, i caktuar me shkrim nga vetë drejtori apo, në rast pamundësie shëndetësore, caktohet me shkrim nga Sekretari i Përgjithshëm. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: A division is the basic organizational unit of a ministry, led by a division leader who reports to the department director unless this law says otherwise.
Neni 20 Divizioni 1. Divizioni është struktura themelore e organizimit të një ministrie dhe është ekskluzivisht përgjegjës për fushën e caktuar të përgjegjësisë brenda ministrisë. 2. Divizioni udhëhiqet nga udhëheqësi i divizionit. Udhëheqësi i divizionit i raporton drejtpërdrejt drejtorit të departamentit, pjesë e të cilit është divizioni, përveç kur përcaktohet ndryshe me këtë ligj. 3. Udhëheqësi i divizionit, në rast të mungesës, zëvendësohet nga nëpunësi civil i nivelit më të lartë i të njëjtit divizion. Në rast se ka më shumë se një nëpunës civil të të njëjtit nivel, ai zëvendësohet nga nëpunësi civil i nivelit më të lartë, që ka përvojë më të gjatë në Shërbimin Civil. Në rast pamundësie shëndetësore të udhëheqësit të divizionit, zëvendësimi caktohet nga drejtori i departamentit. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: This article sets how the ministry’s internal administrative units are organized and who they report to.
Neni 21 Organizimi i strukturave përgjegjëse për funksionet e brendshme administrative të ministrisë 1. Shërbimet e teknologjisë së informacionit, mirëmbajtja, logjistika dhe shërbimet e tjera të ngjashme (në vijim : shërbimi i menaxhimit të përgjithshëm) kryhen të gjitha së bashku nga një njësi administrative, që i raporton drejtpërdrejt Sekretarit të Përgjithshëm. 2. Shërbimet e lidhura me planifikimin, zbatimin, kontabilitetin dhe raportimin financiar (në vijim: shërbimi i menaxhimit financiar) kryhen të gjitha së bashku nga një njësi administrative, që i raporton drejtpërdrejt Sekretarit të Përgjithshëm. Udhëheqësi i kësaj njësie është njëkohësisht zyrtar kryesor financiar, i cili menaxhon financat publike në përputhje me ligjin. 3. Funksionet e auditimit të brendshëm kryhen nga një njësi administrative, që i raporton ministrit. 4. Njësitë e parashikuara në paragrafët 1, 2 dhe 3 të këtij neni organizohen si departament apo divizion, në varësi të madhësisë dhe kompleksit të detyrave përkatëse. 5. Kriteret për organizimin e funksioneve si në paragrafët 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni rregullohen me akt nënligjor në pajtim me këtë ligj dhe ligjet e veçanta, propozuar nga ministria përgjegjëse për administratën publike dhe të aprovuar nga Qeveria. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË 37 LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The Executive Agency is led by an executive director, who reports to the minister and informs the Secretary General.
Neni 22 Drejtimi i Agjencisë Ekzekutive 1. Agjencia Ekzekutive drejtohet nga drejtori ekzekutiv. 2. Drejtori ekzekutiv i Agjencisë është nëpunës civil i kategorisë së lartë drejtuese sipas ligjit për zyrtarët publikë. 3. Drejtori ekzekutiv për performancën dhe veprimtarinë e Agjencisë, i përgjigjet ministrit dhe informon Sekretarin e Përgjithshëm. 4. Në rastet e agjencive të mëdha dhe me veprimtari komplekse, në ligjin e themelimit të agjencisë mund të përcaktohet që drejtori ekzekutiv të mbështetet nga jo më shumë se (2) dy zëvendësdrejtorë. Zëvendësdrejtori është nëpunës civil i kategorisë së lartë drejtuese sipas ligjit për zyrtarët publikë. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The executive director must run and represent the Agency and handle the listed management, budget, contracting, and property functions.
Neni 23 Funksionet e drejtorit të Agjencisë Ekzekutive 1. Drejtori ekzekutiv drejton dhe përfaqëson Agjencinë dhe në mënyrë të veçantë është përgjegjës për : 1.1. propozimin e planit dhe raportit vjetor të performancës të Agjencisë; 1.2. menaxhimin e burimeve njerëzore të Agjencisë në pajtim me ligjin për zyrtarët publikë; 1.3. ekzekutimin e buxhetit dhe miratimin e pagesave sipas legjislacionit për menaxhimin e financave publike; 1.4. lidhjen e kontratave në emër dhe për llogari të institucionit, në pajtim me ligjin; 1.5. menaxhimin e pronës shtetërore, që i është besuar Agjencisë për administrim. 1.6. çdo përgjegjësi tjetër që i caktohet me ligj. 2. Drejtori ekzekutiv mund t’ua delegojë detyrat e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni drejtuesve të njësive administrative të institucionit. Në këtë rast, ai mbetet përgjegjës për mbikëqyrjen e detyrave të deleguara. 3. Drejtori ekzekutiv krijon një regjistër, në të cilin përcaktohen aktet e delegimit, detyrat dhe fusha e delegimit, personit të cilit i është deleguar dhe periudha e vlefshmërisë të delegimit. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Regulatory agency heads are appointed by the Government, or in special cases by the Assembly, and serve a four-year term.
Neni 24 Udhëheqja e Agjencisë Rregullatore 1. Agjencia Rregullatore udhëhiqet nga drejtori apo përjashtimisht, sipas ligjit të themelimit, nga një organ drejtues kolegjial. 2. Drejtori apo anëtari i organit drejtues kolegjial i një agjencie rregullatore emërohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me propozim të ministrit përgjegjës dhe përzgjidhet sipas procedurave për përzgjedhjen e nivelit të lartë drejtues të shërbimit civil, në pajtim me ligjin. 3. Në pajtim me ligjin e veçant, drejtori apo anëtari i organit drejtues kolegjial i Agjencisë Rregullatore mund të emërohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, sipas detyrës zyrtare apo me propozim të Qeverisë të Republikës së Kosovës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË 38 LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA 4. Drejtori apo anëtari i organit drejtues kolegjial i një agjencie rregullatore emërohet në detyrë për një mandat katër (4) vjeçar me mundësi rizgjedhje edhe për një mandat. 5. Në çdo rast, drejtori apo organi drejtues kolegjial i Agjencisë Rregullatore i përgjigjet, për performancën dhe veprimtarinë e Agjencisë, Qeverisë së Kosovës nëpërmjet ministrit përgjegjës. 6. Mandati i drejtorit apo anëtarit të organit drejtues kolegjial të Agjencisë Rregullatore përfundon para afatit, vetëm për një nga këto shkaqe: 6.1. mosparaqitjen, brenda afatit, në Qeveri të Planit Vjetor të Performancës apo Raportit Vjetor të Performancës; 6.2. mosmiratimin nga Qeveria të Raportit Vjetor të Performancës për dy (2) vjet radhazi; 6.3. shkelje të rënda të ligjit; 6.4. mungesë e rëndë e integritetit apo veprime në konflikt interesi me detyrën zyrtare. 6.5. kufizimit apo heqjes së zotësisë për të vepruar, me vendim të formës së prerë; 6.6. dënimit me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale; 6.7. me arritjen e moshës së pensionimit. 7. Përfundimi i parakohshëm i mandatit është kompetencë e Qeverisë, në bazë të propozimit të ministrit përgjegjës. Në rastin e parashikuar në paragrafin 3 të këtij neni, vendimi për përfundimin e parakohshëm të mandatit është në kompetencë të Kuvendit, sipas detyrës zyrtare apo përkatësisht në bazë të propozimit të Qeverisë të Republikës së Kosovës. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The director or governing body of the Regulatory Agency is responsible for making regulatory decisions within the agency’s competence.
Neni 25 Funksionet e drejtorit /organit drejtues të Agjencisë Rregullatore 1. Drejtori apo organi drejtues i Agjencisë Rregullatore është përgjegjës për marrjen e vendimeve me karakter rregullator në kompetencën e Agjencisë Rregullatore. 2. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: This article also applies to the director’s or collegial governing body’s functions in the Regulatory Agency.
Neni 23 i këtij ligji zbatohet edhe për funksionet e drejtorit apo organit drejtues kolegjial të Agjencisë Rregullatore. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Executive and regulatory agencies must be organized into one or more departments, and certain support services are handled by the responsible ministry unit or by internal units in larger agencies.
Neni 26 Organizimi i brendshëm i agjencive 1. Agjencia Ekzekutive dhe ajo Rregullatore organizohet si një apo disa departamente në bazë të fushëveprimtarisë. Niveli i organizimit përcaktohet në pajtim me këtë ligj. 2. Rregullat për organizimin e brendshëm të ministrive, sipas nënparagrafëve 1.2, 1.3 dhe paragrafit 2 të nenit 15, si dhe neneve 19 deri 21 të këtij ligji, zbatohen për organizimin e brendshëm të Agjencisë Ekzekutive dhe Agjencisë Rregullatore, në përputhje me nivelin e organizimit, përcaktuar sipas paragrafit 1 të këtij neni. 3. Shërbimet e përgjithshme të menaxhimit , menaxhimit financiar, menaxhimit të burimeve njerëzore dhe të auditimit të brendshëm në agjencitë ekzekutive, me një numër punonjësish më të vogël se pesëdhjetë (50), kryhen nga njësia përgjegjëse administrative e ministrisë përgjegjëse. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË 39 LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA 4. Në rastin e agjencive ekzekutive të mëdha dhe me veprimtari komplekse, si dhe agjencive rregullatore, njësitë administrative që kryejnë shërbimet e përcaktuara në paragrafin 3 të këtij neni, krijohen brenda agjencisë dhe i raportojnë drejtpërdrejt drejtorit apo organit drejtues kolegjial të agjencisë rregullatore. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Local branches are administrative units within a ministry or executive agency, organized by size and complexity, with branch directors leading and reporting up, and some shared branches allowed with government-related approval.
Neni 27 Organizimi i degëve lokale 1. Dega lokale është struktura administrative, si pjesë e një ministrie ose një agjencie ekzekutive, e cila themelohet për të ushtruar më mirë detyra administrative në territorin e një ose më shumë komunave, në pajtim me këtë ligj. 2. Varësisht nga madhësia dhe kompleksi i veprimtarisë, degët lokale të ministrive ose të agjencive ekzekutive organizohen si departamente apo divizione. 3. Drejtori apo udhëheqësi i degës lokale drejton degën përkatëse, raporton dhe i përgjigjet udhëheqësit drejtpërdrejt. 4. Shërbimet e përgjithshme, funksionet e menaxhimit financiar dhe ato të auditimit të brendshëm për degët lokale, kryhen nga njësitë përgjegjëse administrative të ministrisë ose Agjencisë Ekzekutive, pjesë e së cilës është dega. 5. Ministritë apo agjencitë ekzekutive mund të kenë degë të përbashkëta lokale, të cilat mund të kryejnë detyra administrative për një apo disa ministri apo agjenci ekzekutive. Në këtë rast, dega lokale krijohet me miratimin e Qeverisë apo në bazë të marrëveshjes së ministrave përgjegjës dhe të autorizimit nga Qeveria. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: This article sets rules for what internal-organization regulations for state administration bodies must include, and who approves them.
Neni 28 Rregullorja për organizimin e brendshëm 1. Rregullorja për organizimin e brendshëm të institucioneve të administratës shtetërore përbëhet nga: 1.1. struktura funksionale; 1.2. organogrami i detajuar i institucionit, që përfshin edhe klasën e secilës pozitë të punës dhe grupin e çdo pozite të kategorisë profesionale në pajtim me dispozitat për klasifikimin në Shërbimin Civil sipas Ligjit për Zyrtarët Publikë ; 1.3. misionin dhe përshkrimin e punës të çdo njësie të brendshme administrative. 2. Rregullorja për organizimin e brendshëm të ministrive dhe të agjencive ekzekutive përfshin edhe degët lokale, të cilat janë pjesë e tyre. 3. Organizimi i brendshëm i ministrive dhe agjencive ekzekutive miratohet me akt nënligjor nga Kryeministri, në bazë të propozimit të ministrit përgjegjës dhe miratimit paraprak të ministrit përgjegjës për administratën publike dhe opinionit të ministrit përgjegjës për financat. 4. Organizimi i brendshëm i Agjencisë Rregullatore miratohet nga drejtori apo organi kolegjial i Agjencisë, pas mendimit paraprak të ministrit përgjegjës për administratën publike dhe ministrit përgjegjës për financat. 5. Paragrafi 3 i këtij neni zbatohet për agjencitë ekzekutive dhe degët lokale në varësi të Zyrës së Kryeministrit dhe i përshtatet organizimit të brendshëm të Zyrës së Kryeministrit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË 40 LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA 6. Qeveria e Kosovës, sipas propozimit të ministrit përgjegjës për administratën publike, miraton Rregulloren për standardet të organizimit të brendshëm të institucioneve të administratës shtetërore, procedurat e detajuara për përgatitjen, propozimin, konsultimin dhe miratimin e organizimit të brendshëm, si dhe përmbajtjen e memorandumit shpjegues të propozimit. NËNKAPITULLI 4 MBIKËQYRJA E ADMINISTRATËS SHTETËRORE - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: This provision assigns oversight of executive and regulatory agencies to ministers, the Prime Minister’s Office in some cases, and the Government of Kosovo through the responsible minister.
Neni 29 Drejtimi dhe mbikëqyrja 1. Drejtimi dhe mbikëqyrja e Agjencisë Ekzekutive dhe agjencive rregullatore realizohet nëpërmjet: 1.1. sistemit të menaxhimit të performancës, dhe 1.2. instrumenteve specifike të drejtimit dhe mbikëqyrjes. 2. Çdo ministër ushtron, drejtimin dhe mbikëqyrjen e performancës dhe veprimtarisë të agjencive ekzekutive të sistemit ministror. Në rastin e agjencive ekzekutive në vartësi të Kryeministrit, drejtimi dhe mbikëqyrja ushtrohen nga Zyra e Kryeministrit. 3. Mbikëqyrja e performancës dhe veprimtarisë të agjencive rregullatore është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës, e cila ushtrohet nëpërmjet ministrit përgjegjës, që vepron si njësi përgjegjëse sipas këtij neni. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Executive and regulatory agencies must prepare an annual performance plan every year, submit a yearly performance report, and publish the plan, report, and performance statement online within one week of submission or approval.
Neni 30 Sistemi i menaxhimit të performancës 1. Çdo agjenci ekzekutive dhe agjenci rregullatore harton dhe propozon çdo vit planin vjetor të performancës (në “Plani i Performancës”) së saj. 2. Plani i performancës, sipas paragrafit 1 të këtij neni, përfshin: 2.1. kuadrin logjik, që përcakton objektivat, produktet dhe rezultatet specifike për t’u arritur, të kombinuar me treguesit e performancës, indikatorët dhe detyrat përkatëse, si dhe 2.2. pjesën financiare, që specifikon buxhetin e agjencisë dhe shpërndarjen e tij sipas rezultateve specifike për t’u arritur. 3. Plani i performancës dakordohet ndërmjet agjencisë dhe Njësisë Përgjegjëse deri më 30 nëntor të vitit paraardhës. Në rast të mungesës së dakordimit, plani vjetor i performancës miratohet nga ministri për agjencitë ekzekutive dhe nga Qeveria e Kosovës për agjencitë rregullatore, jo më vonë se 31 dhjetori i vitit paraardhës. 4. Çdo agjenci i paraqet Njësisë Përgjegjëse raportin vjetor të performancës (“Raporti i Performancës”) brenda datës 31 mars të vitit të pasardhës. Raporti i performancës përfshin informacion të detajuar për arritjen e objektivave, produkteve dhe rezultateve të përcaktuara në planin e performancës. 5. Njësia Përgjegjëse, bazuar në raportin e performancës, fillon një proces dialogu institucional me agjencinë për rezultatet e performancës të vitit të kaluar. Dialogu përfshin vlerësimin nga njësia përgjegjëse e rezultateve të arritura nga agjencia. Dialogu mbi performancën përfundon brenda tridhjetë (30) ditëve nga paraqitja e Raportit të Performancës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË 41 LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA 6. Bazuar në rezultatet e dialogut të performancës, sipas paragrafit 5 të këtij neni, Njësia Përgjegjëse përgatit Deklaratën e performancës vjetore të agjencisë, që miratohet nga ministri për agjencitë ekzekutive dhe nga Qeveria e Kosovës për agjencitë ekzekutive rregullatore. Deklarata e performancës përfshin miratimin apo mosmiratimin e raportit të performancës dhe një vlerësim të performancës dhe fushat specifike, në të cilat është e nevojshme të ndryshojë performanca e agjencisë. 7. Plani i performancës, raporti i performancës dhe deklarata e performancës, publikohen në ueb faqen e ministrisë dhe të agjencisë përkatëse brenda një afati një (1) javor nga paraqitja, përkatësisht miratimi i tyre. 8. Qeveria e Kosovës, me propozim të Ministrisë së Administratës Publike dhe të Ministrisë së Financave, me akt nënligjor, miraton rregullat e hollësishme për hartimin dhe formatin e planit të performancës, të raportit të performancës dhe të deklaratës së performancës. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The Responsible Unit may oversee an executive agency by requesting information and documents, conducting inspections, and issuing binding instructions; it may not give orders or instructions on specific individual administrative procedures within the agency’s competence.
Neni 31 Instrumentet specifike të mbikëqyrjes dhe drejtimit të agjencive ekzekutive 1. Për ushtrimin e mbikëqyrjes të një agjencie ekzekutive, Njësia Përgjegjëse ka të drejtë: 1.1. të kërkojë informacion dhe dokumente lidhur me punën e agjencisë; 1.2. të ndërmarrë inspektime lidhur me ligjshmërinë, efektivitetin dhe efiçiencën e punës të agjencisë dhe të nxjerrë urdhra të detyrueshëm për korrektimin e veprimeve bazuar në rezultatet e inspektimit; 1.3. të nxjerrë udhëzime të detyrueshme lidhur me zbatimin e objektivave të përcaktuar në planin vjetor të performancës. 2. Njësia Përgjegjëse nuk mund të japë urdhër apo udhëzime lidhur me procedurat administrative për çështje të caktuara konkrete dhe individuale në kompetencë të Agjencisë Ekzekutive. 3. Përveçse kur parashikohet shprehimisht ndryshe me ligj, Njësia Përgjegjëse është, gjithashtu, “organi epror” në procedurën e ankesës administrative ndaj akteve të Agjencisë Ekzekutive, sipas Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The Responsible Unit may request information and documents and carry out inspections when supervising a regulatory agency. It may not issue orders or instructions on administrative procedures for specific individual matters within the agency’s competence.
Neni 32 Instrumentet specifike të mbikëqyrjes të agjencive rregullatore 1. Për ushtrimin e mbikëqyrjes të një agjencie rregullatore, Njësia Përgjegjëse ka të drejtë: 1.1. të kërkojë informacion dhe dokumente lidhur me punën e agjencisë; 1.2. të ndërmarrë inspektime lidhur me ligjshmërinë, efektivitetin dhe eficiencën e punës së agjencisë. 2. Njësia Përgjegjëse nuk mund të japë urdhra apo udhëzime lidhur me procedurat administrative për çështje të caktuara konkrete dhe individuale në kompetencë të agjencisë rregullatore. 3. Përveçse kur parashikohet shprehimisht ndryshe me ligj, ndaj vendimeve/akteve të Agjencisë Rregullatore në ushtrimin e funksioneve të saj rregullatore, mund të ngrihet drejtpërdrejt kontest administrativ në gjykatën kompetente për çështjet administrative. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË 42 LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA NËNKAPITULLI 5 DELEGIMI I DETYRAVE TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Administrata shtetërore may delegate certain administrative tasks to natural or legal persons, including profit and non-profit entities, but only where expressly allowed by applicable legislation and through competitive procedures.
Neni 33 Delegimi i Detyrave 1. Administrata shtetërore mund të delegojë ushtrimin e detyrave të caktuara për realizimin e funksioneve administrative sipas këtij ligji, personave fizikë apo juridikë fitimprurës dhe jo- fitimprurës. 2. Delegimi mund të bëhet vetëm për fushat e përcaktuara shprehimisht nga legjislacioni në fuqi për partneritetin publik privat apo nga legjislacioni tjetër i veçantë. 3. Delegimi kryhet vetëm sipas procedurave konkurruese të parashikuara në pajtim me legjislacionin në fuqi. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: A delegating authority may delegate an administrative task only if the listed conditions are met.
Neni 34 Kushtet e delegimit 1. Një detyrë administrative mund të delegohet në qoftë se plotësohen këto kushte: 1.1. realizimi i detyrës nga palët e treta ka arsyeshmëri ekonomike; 1.2. ngrit cilësinë e shërbimit publik, që kryhet nëpërmjet delegimit; 1.3. nuk do të cenonte interesat publike apo të drejtat dhe interesat e ligjshme të personave, ndaj të cilëve ekziston detyrimi për Shërbimin Publik; 1.4. nuk do të cenojë kryerjen e vazhdueshme dhe efektive të Shërbimit Publik të deleguar; 1.5. autoriteti delegues ka kapacitet të mjaftueshëm për të monitoruar dhe mbikëqyrur zbatimin e detyrave të deleguara. 2. Delegimi nuk përfshin transferimin e përgjegjësisë për detyrat e deleguara. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: The delegating institution must set work objectives and performance indicators for each delegated task and assign a responsible unit. That unit must build and run performance management and measurement systems, monitor performance, and submit at least one annual report or other reports on request to the institution head.
Neni 35 Mbikëqyrja e detyrave të deleguara 1. Për çdo detyrë të deleguar, institucioni delegues miraton objektivat e punës dhe treguesit e performancës, si dhe cakton në administratën e tij një njësi përgjegjëse për detyrën e deleguar. 2. Njësia Përgjegjëse, në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni, është përgjegjëse për : 2.1. hartimin dhe vendosjen e një sistemi të administrimit të performancës; 2.2. hartimin dhe vendosjen e një sistemi treguesish për matjen e performancës; 2.3. mbikëqyrjen dhe monitorimin e performancës. 3. Njësia përgjegjëse përgatit dhe i paraqet titullarit të institucionit të paktën një raport vjetor apo raporte të tjera sipas kërkesës për performancën në funksionin e deleguar. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË 43 LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA NËNKAPITULLI 6 BASHKËPUNIMI NË ADMINISTRATËN SHTETËRORE - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: State administration institutions must cooperate, share information and assistance, and may set up joint working groups or joint units for administrative tasks.
Neni 36 Bashkëpunimi 1. Institucionet e administratës shtetërore bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, duke përfshirë këto segmente: 1.1. sigurojnë të dhëna, informacione dhe ndihmën e nevojshme për kryerjen e funksioneve të tyre; 1.2. krijojnë grupe të përbashkëta pune për hartimin e strategjive, politikave, studimeve ose projekt akteve të veçanta për administrimin e zbatimit të projekteve të Qeverisë; 1.3. krijojnë njësi të përbashkëta për të kryer detyra administrative, të cilat për nga natyra e tyre kërkojnë pjesëmarrjen e disa institucioneve apo të lidhin marrëveshje për shërbime. 2. Grupet e përbashkëta të punës themelohen me pajtimin e ministrive të përfshira. Vendimi merret nga ministria që kërkon themelimin e grupit punues. Kur nuk arrihet një marrëveshje nga ministrat e përfshirë, grupet e përbashkëta të punës krijohen me vendim të Kryeministrit. Vendimi për krijimin e grupit të punës duhet të përcaktojë : 2.1. çështjen që duhet të analizohet nga grupi; 2.2. produktin e punës së grupit, si: raportin ose projektstrategjinë, programin ose propozimin legjislativ; 2.3. afatin për realizimin e produktit, dhe 2.4. institucionin përgjegjës për ndihmë teknike të grupit. 3. Grupet e përbashkëta të punës përbëhen nga zyrtarët publikë të sistemit ministror. Në to mund të përfshihen edhe ekspertë të jashtëm. 4. Në rastet kur një detyrë e veçantë ka të bëjë me dy (2) ose më shumë ministri, grupi i punës kryesohet nga një përfaqësues i ministrisë, së cilës i përkasin detyrat kryesore, ministritë e tjera duhet të bashkëpunojnë në mënyrë të rregullt. 5. Kryeministri mund të autorizojë një ministër për të administruar ose koordinuar punën e dy ose më shumë institucioneve për hartimin e politikave ose për të administruar zbatimin e një projekti qeveritar, që u përket fushave të përgjegjësisë shtetërore. 6. Procedurat e bashkëpunimit për secilën nga format e parashikuara në paragrafin 2 të këtij neni përcaktohen me akt nënligjor të Qeverisë, me propozim të ministrit përgjegjës për administratën publike. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: At least two state administration institutions may conclude a service agreement.
Neni 37 Marrëveshjet e shërbimit 1. Marrëveshja e shërbimit mund të bëhet për të rritur efikasitetin e kryerjes të shërbimeve të menaxhimit të përgjithshëm, menaxhimit financiar, menaxhimit të burimeve njerëzore dhe të auditimit të brendshëm për institucionet e administratës shtetërore. 2. Marrëveshja e shërbimit mund të bazohet në njërën nga skemat në vijim: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË 44 LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA 2.1. ministria amë iu ofron shërbime mbështetëse administratave të agjencive; 2.2. një agjenci iu ofron shërbime mbështetëse agjencive të tjera pas miratimit të ministrive të tyre amë. 3. Marrëveshja e shërbimit lidhet nga së paku dy institucione të administratës shtetërore. 4. Marrëveshja e shërbimit përcakton: 4.1.institucionet e administratës shtetërore të përfshira në bashkëpunim; 4.2. listën për secilin shërbim, duke përfshirë këtu përgjegjësitë e secilës palë dhe mekanizmin për financimin e ofrimit të shërbimit. KAPITULLI III AGJENCITË E PAVARURA NËNKAPITULLI 1 THEMELIMI DHE STATUSI I AGJENCIVE TË PAVARURA - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Independent agencies are established by law, and they may be created only for competencies that are outside the Government’s executive powers and support parliamentary oversight of legality and integrity in specific administrative fields.
Neni 38 Themelimi i agjencive të pavarura 1. Agjencitë e pavarura themelohen me ligj në bazë të nenit 142 të Kushtetutës. 2. Një agjenci e pavarur mund të themelohet, sipas paragrafit 1 të këtij neni, për të kryer kompetenca, që plotësojnë së bashku këto kushte: 2.1. nuk janë pjesë e kompetencave të pushtetit ekzekutiv të Qeverisë sipas Kushtetutës, dhe 2.2. i shërbejnë Kuvendit për ushtrimin e mbikëqyrjes/kontrollit parlamentar të specializuar të ligjshmërisë dhe integritetit në fusha të caktuara të veprimtarisë administrative. 3. Ligji për themelimin e një agjencie të pavarur rregullon organizimin, funksionimin dhe kompetencat e agjencisë së pavarur. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Rules for proposing a draft law to establish an independent agency and what must be submitted to the Assembly.
Neni 39 Iniciativa ligjore për themelimin e një agjencie të pavarur 1. Propozimi i një projektligji për themelimin e një agjencie të pavarur ushtrohet sipas Kushtetutës. 2. Propozuesi, së bashku me projektligjin dhe deklaratat e tjera shoqëruese të kërkuara sipas ligjit, duhet të paraqesë në Kuvend edhe deklaratën, që arsyeton plotësimin e kushteve të përcaktuara në paragrafët 1 dhe 3 të nenit 48 të këtij ligji dhe opinionin e Auditorit të Përgjithshëm. 3. Në rastin kur propozimi i projektligjit nuk paraqitet nga Qeveria, Kuvendi kërkon detyrimisht edhe mendimin e Qeverisë. 4. Kapitulli IV i këtij ligji zbatohet duke u përshtatur me përmbajtjen e projektligjit dhe të memorandumit shpjegues. 5.Kuvendi nuk merr në shqyrtim asnjë propozim, përveç nëse parashikohet ndryshe në Kushtetutë, që nuk është në pajtim me paragrafët 2 deri 4 të këtij neni. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË 45 LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Independent agencies have independence in carrying out their functions and powers, and they have legal personality.
Neni 40 Pavarësia dhe statusi i agjencive të pavarura 1. Agjencitë e pavarura gëzojnë pavarësi në ushtrimin e funksioneve dhe kompetencave të tyre funksionale, organizative dhe në administrimin financiar në pajtim me ligjin. 2. Agjencitë e pavarura gëzojnë personalitet juridik. NËNKAPITULLI 2 UDHËHEQJA DHE ORGANIZIMI I BRENDSHËM I AGJENCIVE TË PAVARURA - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: An independent agency is led by its head or a collegial governing body under its founding law.
Neni 41 Udhëheqja dhe organizimi i agjencisë së pavarur 1. Agjencia e pavarur drejtohet nga titullari apo nga një organ drejtues kolegjial në pajtim me ligjin e themelimit. 2. Titullari apo organi drejtues kolegjial i agjencisë së pavarur mbështetet nga administrata e institucionit përkatës. 3. Dispozitat për organizimin e ministrisë të parapara në nenet 15, 18, 19, 20 dhe 21 të këtij ligji zbatohen dhe përshtaten edhe për organizimin e administratës të agjencisë së pavarur. 4. Titullari apo organi drejtues kolegjial i agjencisë së pavarur mund të mbështetet në punën e tij nga asistenti administrativ dhe vozitësi. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: Independent agencies’ internal organization regulation must be approved by the head or collegial governing body, which must first seek advisory opinions from specified officials; those opinions are due within 15 days, and the regulation must be published within 15 days after approval.
Neni 42 Organizimi i brendshëm i agjencive të pavarura 1. Rregullorja e organizimit të brendshëm të agjencive të pavarura përfshin: 1.1. strukturën funksionale; 1.2. organogramin të detajuar të institucionit, që përfshin edhe klasën e secilës pozitë të punës dhe grupin e çdo pozite të kategorisë profesionale në pajtim me dispozitat për klasifikimin në Shërbimin Civil sipas Ligjit për Zyrtarët Publikë. 1.3. misionin dhe përshkrimin e detyrave të punës të çdo departamenti apo divizioni. 2. Rregullorja përfshin administratën e agjencisë. 3. Rregullorja e organizimit të brendshëm të një agjencie të pavarur miratohet nga titullari apo nga organi kolegjial drejtues. 4. Para miratimit të rregullores, organi miratues detyrohet të kërkojë mendimin këshillimor të ministrit përgjegjës për administratën publike, ministrit përgjegjës për financa dhe të Auditorit të Përgjithshëm. Ministri dhe Auditori i Përgjithshëm japin mendimin brenda një afati prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga paraqitja e kërkesës. 5. Rregullorja për organizimin e brendshëm të agjencisë së pavarur publikohet në faqen e saj zyrtare në gjuhët zyrtare, më së voni pesëmbëdhjetë (15) ditë pas miratimit të saj. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË 46 LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA NËNKAPITULLI 3 RAPORTIMI, MBIKËQYRJA DHE TRANSPARENCA E AGJENCIVE TË PAVARURA - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: Independent agencies answer to the Assembly of Kosovo and must submit annual performance plans and reports on set deadlines.
Neni 43 Mbikëqyrja dhe performanca e agjencive të pavarura 1. Përveç kur parashihet ndryshe me ligj, agjencitë e pavarura i përgjigjen Kuvendit të Kosovës. 2. Veprimtaria e agjencisë së pavarur mbikëqyret në mënyrë të përhershme nga një komisioni i Kuvendit, që e mbulon fushën e përgjegjësisë përkatëse (në vijim: komisioni përgjegjës). 3. Çdo agjenci e pavarur harton dhe i propozon komisionit përgjegjës planin vjetor të performancës për vitin e ardhshëm deri më 30 nëntor. Dispozitat e nenit 30 të këtij ligji për përmbajtjen e planit vjetor të performancës zbatohen edhe në këtë rast. 4. Plani vjetor i performancës miratohet në bazë të një procesi-dialogu nga komisioni përgjegjës deri më datën 31 dhjetor. 5. Çdo agjenci i paraqet komisionit përgjegjës raportin vjetor të performancës deri më datën 31 mars të vitit të pasardhës. Raporti vjetor i performancës përfshin informacion të detajuar për arritjen e objektivave, produkteve dhe rezultateve të përcaktuara në planin vjetor të performancës. 6. Përveç raportit vjetor sipas paragrafit 5 të këtij neni, agjencia paraqet, gjithashtu, raporte për periudha më afatshkurtra apo raporte për çështje të posaçme, nëse kërkohet nga komisioni përgjegjës. 7. Raporti vjetor i performancës shqyrtohet nga komisioni përgjegjës në dialog me agjencinë përkatëse. Komisioni përgjegjës, bazuar në rezultatet e mbikëqyrjes së përhershme dhe në shqyrtimin e raportit të paraqitur, përgatit një raport vlerësimi të performancës dhe një projektrezolutë, që përfshin vlerësimin e punës të agjencisë. 8. Përmbledhja e raportit të performancës të agjencisë prezantohet në mbledhjen e Kuvendit nga titullari i tij apo përfaqësuesi i organit drejtues kolegjial. Në të njëjtën mbledhje prezantohet edhe raporti i vlerësimit të performancës të komisionit përgjegjës. 9. Pas prezantimit në mbledhjen e Kuvendit, raporti i vlerësimit të performancës dhe projektrezoluta e hartuar nga komisioni përgjegjës votohen. 10. Plani vjetor i performancës, raporti vjetor i performancës, si dhe raporti i vlerësimit të performancës dhe rezoluta e miratuar nga Kuvendi, bëhen publike nga administrata e Kuvendit, nëpërmjet mjeteve të përshtatshme. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: Çdo agjenci e pavarur duhet ta paraqesë raportin vjetor të performancës në dëgjim publik deri më 31 mars të vitit pasardhës dhe t’i publikojë disa dokumente në faqen e saj zyrtare.
Neni 44 Transparenca e agjencive të pavarura 1. Çdo agjenci e pavarur detyrohet që çdo vit, deri më datën 31 mars të vitit pasardhës, të prezantojë raportin e saj vjetor të performancës në një dëgjim publik me shoqërinë civile dhe publikun e gjerë. 2. Në dëgjimin publik marrin pjesë anëtarë të komisionit përgjegjës të Kuvendit. 3. Çdo agjenci e pavarur detyrohet të publikojë, në ueb faqen e tyre zyrtare, Planin Vjetor të performancës, Raportin Vjetor të performancës, Raportin e Vlerësimit të performancës dhe Rezolutën e Kuvendit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË 47 LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: Public institutions and independent agencies must cooperate and exchange necessary information when exercising their legal powers.
Neni 45 Detyrimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimit reciprok të informacionit 1. Çdo institucion, organ apo autoritet tjetër, që ushtron pushtet legjitim në Republikën e Kosovës, është i detyruar të bashkëpunojë dhe t’u përgjigjet kërkesave të agjencive të pavarura gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre ligjore, në pajtim me ligjin. 2. Në ushtrimin e autorizimeve të tyre ligjore, institucionet e administratës shtetërore dhe agjencitë e pavarura janë të obliguara të shkëmbejnë informacionin e nevojshëm në kuadër të veprimtarisë së tyre. NËNKAPITULLI 4 EMËRIMI DHE LIRIMI I TITULLARIT APO ANËTARIT TË ORGANIT DREJTUES TË AGJENCISË SË PAVARUR - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: The conditions and procedure for appointing the head or a member of the governing body of an independent agency are set by the agency’s founding law.
Neni 46 Kushtet dhe procedura për emërimin e titullarit apo anëtarit të organit drejtues 1. Kushtet për emërimin e titullarit apo anëtarit të organit drejtues të një agjencie të pavarur, përcaktohen me ligjin e themelimit të agjencisë. 2. Procedura e zgjedhjes, miratimit apo dhënies së pëlqimit për titullarin dhe anëtarin e organit drejtues përcaktohet me ligjin e themelimit dhe Rregulloren e Kuvendit. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: The dismissal procedure for the head and a member of the governing body is set by the founding law and the Assembly Rules.
Neni 47 Procedura e shkarkimit të titullarit dhe anëtarit të organit drejtues Procedura e shkarkimit të titullarit dhe anëtarit të organit drejtues përcaktohet me ligjin e themelimit dhe Rregulloren e Kuvendit. KAPITULLI IV KRIJIMI, BASHKIMI DHE SHUARJA E AGJENCIVE - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: A law establishing an executive or regulatory agency must include minimum details about the agency and its setup, and the explanatory memorandum must include specified supporting information.
Neni 48 Krijimi i një agjencie të re 1. Ligji që themelon një agjenci ekzekutive apo rregullatore (ne vijim: Agjenci ) duhet të përfshijë të paktën këto dispozita: 1.1. emrin; 1.2. statusin e agjencisë (nëse është agjenci ekzekutive, rregullatore apo e pavarur); 1.3. funksionet dhe kompetencat e agjencisë; 1.4. dispozitat për organin drejtues të agjencisë dhe mbikëqyrjen e performancës të veprimtarisë së saj, nëse janë të ndryshme nga dispozitat e përcaktuara me këtë ligj; 1.5. afatin për emërimin e organit drejtues të agjencisë. 2. Ligji që themelon një agjenci përcakton edhe: 2.1. ministrinë përgjegjëse, nën varësinë dhe/apo mbikëqyrjen e së cilës themelohet dhe funksionon agjencia apo të përcaktojë se agjencia ekzekutive funksionon nën përgjegjësinë e Kryeministrit, dhe GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË 48 LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA 2.2. degët lokale si dhe funksionet administrative dhe kompetencat e tyre. 3. Memorandumi shpjegues, që shoqëron projektligjin për themelimin, duhet të përmbajë të paktën këto informacione: 3.1. specifikimin e funksioneve shtetërore në fjalë dhe arsyet thelbësore për propozimin e ndryshimit, si dhe arsyetimin për vazhdimin e ndërhyrjes publike në këtë fushë (testi i interesit publik); 3.2. vlerësimin e performancës të formës aktuale institucionale për kryerjen e funksionit në fjalë; 3.3. analizën e formave institucionale në dispozicion për ushtrimin e funksioneve përkatëse, që çon në përzgjedhjen e llojit të propozuar të institucionit (testi i opsioneve për kryerjen e funksioneve); 3.4. sqarimin dhe arsyetimin për ndryshimet e propozuara për organizimin e organit drejtues dhe mbikëqyrjen e performancës/veprimtarisë të institucionit, nëse janë të ndryshme nga ato të përcaktuara me këtë ligj; 3.5. projektbuxhetin për vitin e parë buxhetor, duke përfshirë këtu specifikimin e kostove operative lidhur me themelimin e institucionit; 3.6. projektplanin e performancës vjetore të organit të ri; 3.7. kufijtë e numrit të punonjësve për vitin e parë buxhetor. - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: If an agency law creates a new agency through merger or dissolution of at least two existing agencies, it must include specified merger details and legal-effect rules; the explanatory memorandum must also include a transition plan.
Neni 49 Bashkimi i agjencive ekzistuese 1. Nëse ligji i themelimit të një agjencie përcakton krijimin e një agjencie të re si pasojë e shkrirjes me bashkim apo shuarje e së paku dy (2) agjencive ekzistuese, përveç sa parashikohet në paragrafët 1 dhe 2 të neni 48 të këtij ligji, duhet të përmbajë edhe dispozita për: 1.1. përcaktimin e të gjitha agjencive që bashkohen/shuhen; 1.2. datën e bashkimit/shuarjes, dhe 1.3. rregullimin e pasojave juridike për zyrtarët, pronën në administrim, kontratat, detyrimet ndaj palëve të treta dhe procedurat administrative në vazhdim të agjencive që bashkohen/shuhen. 2. Rregullimi i pasojave juridike sipas nënparagrafit 1.3 të paragrafit 1 të këtij neni duhet të sigurojnë vazhdimësinë e veprimtarisë dhe respektimin e interesave të zyrtarëve ekzistues dhe palëve të tjera të përfshira. 3. Memorandumi shpjegues, që shoqëron projektligjin për themelimin, përveç sa parashikohet në paragrafin 3 të nenit 48 të këtij ligji, duhet të përmbajë edhe planin e tranzicionit, që përmban një listë të detyrave dhe afatin për të gjitha aktivitetet e natyrës organizative të nevojshme për të përfunduar procesin e riorganizimit. - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: An agency’s dissolution includes liquidation and either withdrawing from its functions or transferring those functions to existing institutions, another agency, or a ministry.
Neni 50 Shuarja e një agjencie 1. Shuarja e një agjencie përfshin likuidimin e agjencisë dhe tërheqjen nga funksionet që ajo ka kryer ose transferimin e të gjitha funksioneve ose pjesë të këtyre funksioneve tek institucione GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË 49 LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA ekzistuese, qoftë një agjencie tjetër apo një ministrie. 2. Ligji mbi shuarjen e një agjencie duhet të përcaktojë: 2.1. emrin e agjencisë që shuhet; 2.2. funksionet dhe kompetencat e agjencisë së shuar, që nuk kryhen nga një institucion shtetëror; 2.3. funksionet dhe kompetencat e agjencisë së shuar, që janë bartur te institucionet ekzistuese dhe përcaktimin e këtyre institucioneve; 2.4. datën e shuarjes, dhe 2.5. rregullimin e pasojave juridike për zyrtarët, pronën në administrim, kontratat, detyrimet ndaj palëve të treta dhe procedurat administrative në vazhdim të agjencive që bashkohen/shuhen sipas paragrafit 2 të nenit 49 të këtij ligji. 3. Memorandumi shpjegues, që shoqëron projektligjin për themelimin, përveç sa parashikohet në pikën 3 të nenit 48 të këtij ligji, duhet të përmbajë edhe planin e tranzicionit, që përmban një listë të detyrave dhe afatin për të gjitha aktivitetet e natyrës organizative të nevojshme për të përfunduar procesin e riorganizimit. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: The minister responsible for public administration approves the methodology for preparing proposals to create, merge, or dissolve agencies.
Neni 51 Metodologjia Ministri i ministrisë përgjegjëse për administratën publike miraton metodologjinë për përgatitjen e propozimit për krijimin, bashkimin dhe shuarjen e agjencive. KAPITULLI V STATUSI I AGJENCIVE AKTUALE - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: The status of current executive, independent, and regulatory agencies listed in Annex 1 is determined by special laws.
Neni 52 Statusi i agjencive aktuale Përcaktimi i statusit të agjencive ekzekutive, të pavarura dhe agjenci rregullatore, në shtojcën nr.1, rregullohen me ligje të veçanta. KAPITULLI VI DISPOZITA KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: This article sets transitional rules for special laws on executive, regulatory, and independent agencies, requiring harmonization by 31 December 2021 and temporary application of this law in limited cases until that happens.
Neni 53 Dispozitat kalimtare dhe aktet nënligjore 1. Ligjet e veçanta, që rregullojnë agjencitë ekzekutive, rregullatore dhe të pavarura të përcaktuara në shtojcën e këtij ligji, do të harmonizohen me këtë ligj, deri me 31 dhjetor 2021. 2. Deri në harmonizimin e ligjeve të veçanta, sipas paragrafit 1 të këtij neni, ky ligj do të zbatohet për agjencitë ekzekutive, rregullatore dhe të pavarura, të përcaktuara në anekset përkatëse të tij, për çdo çështje, që nuk është rregulluar në mënyrë të plotë (shteruese) nga ligji i veçantë, që rregullon statusin e agjencisë përkatëse. 3. Qeveria e Republikës të Kosovës miraton Planin e Veprimit për Racionalizimin e Agjencive, përgatitë dhe propozon harmonizimin e ligjeve të veçanta me këtë ligj sipas paragrafit 1 të këtij neni. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË 50 LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA 4. Ministria përgjegjëse për administratë publike është përgjegjëse për modernizimin e vazhdueshëm të administratës shtetërore. - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: When this law enters into force, the State Administration Law No. 03/L-189 of the Republic of Kosovo and any conflicting provision are repealed.
Neni 54 Shfuqizime Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Ligji i Administratës Shtetërore nr. 03/L-189 i Republikës së Kosovës dhe çdo dispozitë tjetër në kundërshtim me këtë ligj. - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: This article says the law enters into force 30 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 55 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi tridhjetë (30) ditë pas publikimit në “Gazetën Zyrtare” të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 06/L-113 2 shkurt 2019 Ligji shpallet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, duke u bazuar në nenin 80 paragrafi 5 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË 51 LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA Shtojca 1: Lista e Agjencive 1 Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale 2 Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore 3 Agjencia për Ndihmë Juridik Falas 4 Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale 5 Agjencia për Krahasim dhe Verifikim të Pronës 6 Agjencia Kosovare e Privatizimit 7 Autioriteti i Aviacionit Civil 8 Trusti i Kursimeve Pensionale i Kosovës 9 Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë 10 Agjencia e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore 11 Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve 12 Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës 13 Agjencia e Kosovës për Standardizim 14 Drejtoria e Akreditimit e Kosovës 15 Agjencia e Kosovës për Akreditim 16 Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin e të Rriturve 17 Agjencia për Pronësi Industriale 18 Avokatura Shtetërore 19 Inspektorati i Shëndetësisë 20 Agjencia Qendrore e Prokurimit 21 Instituti i Kosovës për Administratë Publike 22 Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë 23 Agjencia për Barazi Gjinore 24 Agjencia e Metrologjisë e Kosovës 25 Njësia e Inteligjencës Financiare 26 Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve Kosovare 27 Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar 28 Agjencia e Financimit Shëndetësor 29 Agjencia për Pajisje dhe Produke Mjekësore 30 Shërbimi Gjeologjik i Kosovës 31 Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë 32 Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë 33 Inspektorati i Tregut 34 Agjencia e Statistikave e Kosovës 35 Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë 36 Doganat e Kosovës 37 Administrata Tatimore e Kosovës 38 Thesari 39 Shërbimi Korrektues i Kosovës 40 Shërbimi Sprovues i Kosovës 41 Agjencia e Menaxhimit Emergjent GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 01 MARS 2019, PRISHTINË 52 LIGJI NR. 06/L -113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA 42 Agjencia e Kosovës për Forenzikë 43 Akademia e Kosovës për Siguri Publike 44 Agjencia Kadastrale e Kosovës 45 Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës 46 Agjencia e Punësimit 47 Inspektorati i Punës 48 Agjencia për Shoqërinë e Informacionit 49 Instituti i Mjekësisë Ligjore 50 Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës 51 Agjencia Pyjore e Kosovës 52 Agjencia për Shërbimet e Navigimit Ajror 53 Agjencia e Regjistrimit Civil 54 Sekretariati i Këshillit të Sigurisë së Kosovës 55 Inspektorati Policor i Kosovës 56 Policia e Kosovës 57 Autoriteti Rregullator i Hekurudhave 58 Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit 59 Zyra e Rregullatorit për Energji 60 Autoriteti Rregullator për Komunikime Elektronike dhe Postare 61 Autoriteti Kosovar i Konkurrencës 62 Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik 63 Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale 64 Agjencia Kundër Korrupsionit 65 Organi Shqyrtues i Prokurimit
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 06/L-113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in